ft22222222.gif

Nr. 3 - shtator 1997

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

besimelezi.jpg

FTERRA,VENDLINDJA IME - COPĖZA MĖ E DASHUR E ATDHEUT

Intervistė me Prof. Dr. BESIM ELEZI

YLL I KIRURGJISĖ SHQIPTARE

Pyetje : Fterra ju njeh mė shumė si birin e Tahsinit dhe si mjek nė zė. A mund tė na njihni shkurt me jetėn tuaj familjare ?

B.Elezi : Jam i gėzuar qė komunikoj me bashkėfshatarėt e mi nė faqet e kėsaj gazete. Qoftė jetėgjatė kjo nismė e bukur pėr njė fshat qė e meriton.

Unė jam larguar nga Fterra nė moshėn 12 vjeē. Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta punoj e banoj nė Tiranė pėr mė shumė se 40 vjet; me gruan Marikėn, mjeke gjinekologe dhe djalin Bledar, inxhinier elektronik. - Vajza, Ema, punon si mjeke e pėrgjithshme nė Austri. Jam i lumtur qė jam dy herė gjysh i Jonit dhe Teas.

Pyetje: Ēkujtime ju sjell fshati i lindjes dhe ēju lidh me tė ?

B.Elezi: Fterra ėshtė vendlindja ime, ėshtė copėza mė e dashur e atdheut.Me tė lidhen kujtime tė pashlyeshme tė fėmijėrisė dhe nostalgjia qė vjen duke u shtuar me kalimin e moshės.

Atje prehen eshtrat e babait tim tė mėnēur, atdhetar e demokrat, qė e donte aq shumė Fterrėn sa gjurmonte nė historinė e saj zakone e doke homerike.

Fėmijėria e traumatizuar nga luftrat e shkatėrrimet, varfėria deri nė uri ka patur dhe momentet e saj tė gėzuara, ėndėrrimet dhe shpresat.

Nė jetėn time profesionale kam mjekuar me mijėra bashkėatdhetarė nga brenda dhe jashtė vendit, por kur marr vesh se vjen njė i sėmurė nga fshati im, dhjetra llampa kujtimesh ndizen nė mendjen time dhe nė mėnyrė spontane njė simpati dhe interes i veēantė jo vetėm human e profesional, por dhe me ngjyrime tė forta emocionale.

Pyetje: Nga opinioni i kualifikuar jeni cilėsuar si shkencėtar nė kirurgji, si yll i saj. Cili ėshtė aktiviteti juaj shkencor?

B.Elezi: Qė nė fėmini kam ėndėrruar tė bėhem mjek, ndofta i nxitur nga ajo nevojė e dhimbshme e fshatit pėr ndihmė mjekėsore.

Pėr tė realizuar kėtė mė ėshtė dashur tė mobilizoj gjithė energjitė e mia mendore e fizike, aq sa shpesh kanė mbetur tė mangėta anė tė tjera tė jetės. Si shef i Departamentit tė kirurgjisė tė spitalit Universitar dhe Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve, anėtar i Komitetit Permanent tė Eurokirurgjisė dhe Kolegjit Ndėrkombėtar tė Kirurgėve, intensiteti i detyrimeve ėshtė shtuar.

Pėrveē veprimtarisė praktike e pedagogjike tė pasqyruar nė shumė publikime e tekste, kam bėrė dhe kėrkime modeste tė pėrmbledhura nė dy monografi, tė referuara nė shumė aktivitete kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Pyetje: Ēfarė kėshillash do tiu rekomandonit lexuesve tanė?

B.Elezi: Bashkėfshatarėve tė mi dashamirės do tiu uroj shėndet e dashuri pėr punėn, solidaritet, shpirtgjerėsi e vizion tė gjerė botėkuptimor e kulturor.

Intervistoi G.ZENELI

Nr.3 - shtator, 1997

icoricol.jpg

 FTERRA - TĖ PAKTĖN 600 VJEĒARE

Ja kėshtu flet historia, kėshtu shkruajnė dokumentat:

a. Historianėt: Fterra bėnte pjesė nė trevėn e sopotit (Kalaja e Borshit). Mė 1431-1432 nė defterėt turq shėnohet me emrin Efteran, me 12 zjarre (Familje). Por shėnohet vetėm si pjesė (hisé). Pjesė e kujt? Mė 1583 del me emrin Ifteran me 24 zjarre. Pse Iferan?

Konsulli freng i Jasninės (fillimi i shekullit XIX) shėnonte: "Njė lidhkė (milje) nė lindje Borshit, gjendet Fterra, fshat shqiptar"

Historiani i njohur Kolė Lukaj, qė studioi kėtė zonė pėrmend se: "Kėshtu kemi njė vazhdimėsi tė plotė prej vitit 1431-1432 deri sot nė kėtė luginė vetėm pėr Borshin, Fterrėm, Ēorrajin". Ai pėrmend edhe kėto fshatra tė zhdukura tė kėsaj lugine: Sopoti, Kokni,, Bigadhule, Vakanji (Vakaj), Koma, Baiade (ose Bafade) etj. Komat - sgjen ku tė shpjegojė shtrirjen e tij dhe e vendos diku nga Saranda. Mos vallė Koma(t) ėshtė afėr bregut tė Komės? Atje gjyshėrit duke hapur ara, gjetėn mure, vatra zjarri e sende. Kėshtu tregonte gjyshi Ismaili.

b. Legjendja: "Mė parė shtrihej poshte te varréja (zalli). Po shumė kohė mė parė pėr tre ditė e net u vithis dhe u mbulua me zall (varré) qė vinte si lumė nga lart. Edhemė vonė kur u mbyt Mevlani varrea lėvizte si lumė. Kjo ka qėnė vonė" - tregonte shpesh nėna:

Kur isha i vogėl dhe shikoja kalldrėmet e bukura e shumė tė lėmuara nga kėmbėt (tek shtėpia e mėsues Neimit dhe pėrtej nė Kofinaj) mė dukeshin si gjymtyrė tė njė tė varrosuri gjigand. Ēdonin ato fragmente tė ēuditshme kalldrėmi, vetėm nė ato dy skaje?

c. Sizmologėt (specialistė pėr tėrmetet) si profesor Eduard Sulstarova e kanė bėrė objekt studimi zonėn e Fterrės dhe pėr kėtė ai na bėri edhe njė shkrim tė veēantė, i cili botohet nė kėtė numer.

Jakup MATO

Nr.3 - shtator, 1997

FAN NOLI DHE FTERIOTĖT

Po tė kini shfletuar me vėmendje librin e Fan Nolit "Historia e Skėnderbeut (Gjergj Kastriotit)" botim i vitit 1921 (faqe 64) do tė shikoni se atje pėrmenden edhe fteriotėt. Mos u ēuditni, pėrmendet fjala fteriotėt kur sqaron prapashtesėn - iot. Qė tė pėrmėndėtė fjalėr suliot, himariot, delvinjot, frashėriot ėshtė e kuptueshme. Por kur krahas tyre shėnon edhe fjalėn "fteriot" kuptojmė edhe nė kėtė rast eruditin Noli dhe na vjen mirė qė Fterra jonė ka qėnė e dėgjuar edhe pėr Nolin. E pata lexuar nė rini tė herėshmė kėtė libėr dhe ndjeva kėnaqėsi. Na ka pėrmendė mjeshtri i madh. Ta nderojmė se dhe duke na pėrmendur na ka nderuar.

Cili fteriot pat nderin tė njihej mė rė? Ku e dėgjoi Noli fjalėn "fteriot"? Kėtė ende nuk e dimė.

Jakup Mato

Nr.3 - shtator, 1997

xhkofina.jpg
Mesuesi i Popullit Xhevdet Kofina

RESPEKT PĖR PROFESOR XHEVDETIN

Kėshtu i thėrrisnin tė gjithė nė Vlorė Xhevdet Kofinės: "Profesor Xhevdeti". Pėr vite e vite me radhė jepte lėndėn e matematikės. I pėrgatitur, i rreptė, kėrkues, ai kishte fituar respektin e brezave tė tėrė tė nxėnėsve. Ishte njė intelektual i formuar. Fteriotėt i mbajnė mend prirjet e tij nacionaliste qysh nga Lufta Nacionalēlirimtare , po kompromis me armikun ai nuk bėri kurrė. Pėrkundrazi, pėrkrahu luftėn, u aktivizua pėr hapjen e shkollave nė zonat e ēliruara tė Jugut dhe me vendosjen e pushtetit tė ri ushtroi profesionin e mėsuesit qė e donte aq shumė.

Duke punuar sė bashku me tė si mėsues nė Vlorė, sibashkėfshatar e komshi, mė kujtohen disa thėnie tė tij qė kanė mbetur si proverbiale. Njė vit, kur maturantėt gjimnazistė ndodheshin para provimeve, i kėrkuan tiu a shpjegonte menjėherė tė gjitha pyetjet dhe ai u pėrgjigj: " Ju doni tė hani njė ka brenda orės e pastaj tė shkoni te doktori e ti thoni: na bėj njė gjilpėrė qė tė tretet kau." Qindrat e kuadrove qė ka nxjerrė nga duart e tij ruajnė pėr tė respekt tė thellė dhe kur ndokush takohej me tė e pyeste: A mė mban mėnd, profesor? Ai e pėrqafonte me pėrzemėrsi, vinte buzėn nė gaz e pėrgjigjej me humor: "E ku ti njohė pula gjithė vezėt esaj?". Nė mbrėmjen e dhėnies sė diplomave, mbajmend se u tha nxėnėsve: " Ju uroj, jetė e lumturi dhe dėshiroj tu shikoj shkencėtarė me mjekėr tė thinjur". Me sa duket, uronte dhe veten tė rronte gjatė e tė lunturohej me nxėnėsit etij. Por, nė punė e sipėr, nė krye tė detyrės, i lodhur nga njė veprimtari kėmėngulėse e pasionante, ai vdiq ende pa dalė nė pension, duke mbetur i pėrjetshėm nė mendjen e vlonjatėve e tė bshkėfshatarėve. Pėr punėn e tij tė palodhur ėshtė nderuar me dekorata e titullin "Mėsues i merituar"

Rakip KORKUTI

Nr. 3 - shtator, 1997

neimzani2.jpg

MĖSUESI YNĖ I NDERUAR, NEIM ZANI

Tė gjithė e kujtojnė me respektin mė tė thellė mėsuesin e palodhur Neim Zani, qė pėr rreth 40 vjet punoi me pėrkushtim tė lartė pėr mėsimin dhe edukimin e qindra nxėnėsve fteriotė, para e pas ēlirimit tė atdheut, e qė u nda nga ne afėr 20 vjet mė parė.

Njė brez i tėrė fteriotėsh, qė sot janė kuadro tė larta e tė mesėm, mjektė, inxhinierė, ekonomistė, mėsues, artistė, shkrimtarė, ushtarakė, juristė, shkencėtarė, pedagogė, agronomė, punėtorė bujėsie e blegtorie, amvisa e deri pleq e tė moshuar, i kanė marrė mėsimet e para nga mėsues Neimi. Me korrektėsi shembullore nė detyrė, pak i ashpėr, por i drejtė, kėrkues ndaj nxėnėsve e prindėrve, i palodhur e zemėrbardhė, mėsues Neimi u pėrpoq qė pothuajse gjithė nxėnėsit e Fterrės tė shquhen e tė shquhen, veē tė tjerave, pėr shkrimin e tyre tė bukur, pėr aftėsi tė veēanta nė tė gjithė disiplinat e dijes, tė dalluar nė shkollat qė vazhduan mė pas. Ai kėrkonte disiplinė, rregull, kryerjen me pėrpikmėri tė detyrave dhe nuk tė falte lehtė po tė gaboje. Edhe ndonjė rigė apo shufėr shege qė kemi ngrėnė ndonjėherė nėpėr duar, kur e mbushnim kupėn, mendoj se na ka bėrė shumė mirė.

Arritjet e shkollės sė Fterės sonė, pėrparimi i madh qė ka bėrė ajo nė arsim e dituri, qindrat e tė diplomuarve me arsim tė mesėm e tė lartė, janė tė lidhura pazgjithshmėrisht edhe me kontributin e veēaantė qė ka dhėnė mėsuesi ynė i parė, i respektuari Neim Zani., pėr tė cilin edhe ėshtė dekoruar.

Bardhyl XHAMA

Nr.3 - shtator, 1997

hiqmetdusha.jpg

AMANETI I HIQMETIT :

MOS E LINI FSHATIN TĖ PĖRĒAHET

Me vjen keq qė nuk shkruaj dot shumė kujtime pėr Hiqmetin e dashur. Me karakterin e tij tė fortė, zemrėn e madhe e tė ēiltėr, me buzėqeshjen e pėrhershme, kishte fituar simpatinė jo vetėm pėr fshatarėt, por tė gjithė ata qė e njihnin.

Pas okupimit fashist Hiqmeti ishte i pari nė fshat qė propagandoi luftėn kundėr okupatorit. Puna e tij nuk u pėrqėndrua vetėm nė Fterrė, por nė tė gjithė fshatrat e Kurveleshit e tė Rrėzomės. Hiqmeti ka shkrirė pėr atdheun gjėnė mė tė shtrentė, gjakun dhe jetėn e tij, mė 30 gusht 1943.

Nė datat 27-28 gusht Hiqmeti erdhi njė natė nė Fterrė pėr tė takuar familjen, shokėt e dashamirėsit. Nė mėngjezin e datės 28 gusht duke kaluar xhadesė, te portokalja e Brahe, mė flet mua. U takuam dhe u pėrqafuam dhe mė uroi qė isha pranuar nė parti. E percolla deri tek pėrrali mbi Rukaj, i propozova tė shkoja edhe unė me tė. " Jo, mė tha, - duhet tė rrish nė fshat, tė punosh qė tė fitosh simpatinė e tyre dhe porosia ime ėshtė qė tė luftoni tė mos pėrēahet fshati".

U ndamė me tė pėr tė mos u takuarmė, por fjala, karakteri, burrėria, dashuria e buzėqeshja, nuk do tė shlyhen kurrė nga unė dhe nga tė gjithė ata qė e kanė njohur dhe kanė punuar me tė, tek tė gjithė ish nxėnėsit e tij tė shkollės sė Fterrės.

Gjatė gjithė kohės sė luftės dhe nė vazhdim u punua pėr tė mbajtur amanetin e tij qė fshati tė mos pėrēahet. Dhe mendoj se pėr kėtė kemi tė drejtė tė krenohemi tė gjithė bashke.

Safet MEMI

Nr.3 - shtator, 1997

HIQMET DUSHA KOMISARI,

 NDĖR TĖ PARĖT, ISH I PARI

Hiqmeti aktivitetin politik e kishte filluar qė nė shkollėn Normale tė Elbasanit, ku u pranua edhe nė rininė komuniste. Pėr veprimtarinė e tij antizogiste nė vitin 1939 pėrjashtohet nga shkolla. Mė 7 prill 1939 merr pjesė nė demostratat e studentėve.

Nė shtator 1940 erdhi mėsues nė Fterrė dhe menjėherė filloi aktivitetin revolucionar. Me rastin e 28 - vjetorit tė Pavarėsisė nė fjalimin e tij midis tė tjerave tha: " Populli dhe rinia Shqiptare nuk e durojnė dot robėrinė, neve nuk i durojmė dot tė huajt nė vatrat tona, pėr liri e pavarėsi populli ynė ka derdhur shumė gjak dhe po ta lypė nevoja do tė derdhė pėrsėri". Hiqmeti porositi nxėnėsit qė tė mos nderojnė alla fashiste. Mė vonė, nga viti 1942, me inisiativėn e tij griset flamuri fashist dhe nuk u dėrgua asnjė i ri nga Fterra nė Itali nė aktivitete qė organizonte partia fashiste.

U shqua si edukator i brezit tė ri me ideyė e reja pėrparimtare pėr kohėn. I njihte mirė bashkėfshatarėt dhe u dinte tė gjitha brengat dhe hallet e tyre dhe pėrpiqej tua lehtėsonte ato. Rreth tij u grumbulluan tė gjithė fshatarėt dhe ai u bė pėrēues i luftės pėr liri, u shpjegoi dhe bindi tė rinjtė dhe fshatarėt pėr luftėn kundėr okupatorit dhe ēlirimin e vendit. Fterra dalėngadalė u kthye nė njė bazė tė rėndėsishme dhe tė pėrhershmė tė luftės. Atje vinin vazhdimisht drejtuesit kryesorė tė qarkut tė Gjirokastrės, tė cilėt sigurisht, takimin e parė e kishin me Hiqmetin dhe shtėpia e tij u shndrua nė bazėn kryesore tė luftės nė Fterrė. Nė tė gjithė ngjarjet kryesore tė kėsaj periudhe ėshtė organizimi, drejtimi, mendja e ndritur e Hiqmetit qė nga krijimi i kėshillit nacionalēlirimtar, tė njėsitit tė parė tė fshatit, tė sulmit mbi postbllokun e Borshit, ku u vra dhe dėshmori i parė i Kurveleshit, Fuat Mato.

Nė 23 qershor 1943 nė Kondale nė Fterrė inagurohet ēeta "Toto Bolena", ku komisar i saj caktohet Hiqmet Dusha dhe me 7 gusht 1943 kjo ēetė inkuadrohet nė batalionin "Asim Zeneli", i pari batalion nė qarkun e Gjirokastrės.

Nė luftėn e Libohovės kundėr garnizonit italian mė 30 gusht mori pjese edhe batalioni "Asim Zeneli". Pas dy ore lufte tė pėrgjakshme Libohova u ēlirua, por armiqtė tė mbyllur nė kala, tė mesėrmen u vijnė pėrforcime nga Gjirokastra dhe lufta vazhdon. Pikėrisht nė kėto pėrpjekje, midis katėr dėshmorėve, ishte dhe komisari trim Hiqmet Dusha, i cili ishte ndėr tė parėt qė u hodh nė sulm. Shembulli i trimėrisė sė tij u pėrhap gjithandej. Nė kujtim tė tij, ēetės dhe me vonė batalionit "Dishnica" nė Pėrmet ju vu emri "Hiqmet Dusha".

Hiqmeti sot kujtohet jo vetėm nga bashkėfshatarėt e tė gjitha moshave, por emri i tij ėshtė bėrė i njohur nė shumė zona tė tjera e veēanėrisht nė krahinėn e Kurveleshit, ku ai ka pasė dhe aktivitetin kryesor.

Dilaver SHKURTI

Nr.3 - shtator, 1997

fterra3.jpg

SIPĖRFAQJA - KLIMA - RRESHJET NĖ FTERRĖ

SIPĖRFAQJA

Zona e Fterrės shtrihet nė rreth 4100 ha sipėrfaqe, 2500 ha janė me aktivitet ekonomik. 1600 ha shtrihen nė luginėn e Galishtit. Tokė e kultivuar ėshtė vetėm 200 ha, qė ndodhet nė brendėsi tė fshatit. Ndėrsa sipėrfaqa truall ėshtė rreth 30-40 ha. 2500 ha ėshtė e pyllėzuar me shkurre e pyje me gjelbėrim gjithėvjetor dhe me pemtari.

KLIMA

Klima ėshtė e butė, me ekuilibėr tė lagėshtirės, freskisė dhe temperaturės jo shumė tė lartė nė verė e me mikrozona dalluese te veēanta. Zotėrojnė erėrėt nga jugu me shpejtėsi mesatare 3-5 m/se. Nė mesditė haset puhia tokėsore.

Temperaturat mesatare vjetore lėkunden nė 12-15 grade C, nė dimėr 8-9 gradė C qė zbret deri nė 3-4 gradė C. Korriku arrin deri 20 gradė C, maksimalja 30 gradė C.

RRESHJET

Rreshjet arrijnė mesatarisht 1800 mm shi nė vit. Nė zonat e majave te maleve deri 2000 mm. Nė muajin mė tė thatė arrin deri 20 mm. Rreshjet maksimale ne 24 orė arrijnė deri nė 60 mm shi. Dėbora bie rrallė deri nė disa centimetra e zgjat disa orė e deri 1-2 ditė. Nė majat e maleve arrin 40-50 cm, nė zona tė veēanta edhe mė tepėr.

BURIMET KRYESORE...

Kushtet hidrometereologjike, topografike e gjeologjike kanė bėrė tė mundur sasira tė mėdha ujrash qė dalin nė formė burimesh. Nė sipėrfaqen prej 25oo ha rrjedhin rreth 20-25 milione m3 ujė ose rreth 0,6-07 m3/sek. Nė njė front prej 7-8 km. Burimet kryesore tė fshatit janė: Ngurrėza, Gjezhdanica, Ixori. Nė luginėn e fshatit janė burimet e Gurrės, tė Vidhezės dhe burime nė formė krojesh me prurje tė vogla. Nė Ngurrėz burojnė rreth 20 l/sek. Nė Ngurrėzėn 2 rreth 250 l/sek., nga burimi i Gjezhdanicės 500-600 l/sek. Burimi i Ixorit nxjerr 40 l/sek.

Relievi rreth kuotave 120 m deri 350-400 m pėrbėhet nga formacione flishe (shtuf), ndėrsa formacionet kryesore mbi kėto kuota pėrbėhen prej gėlqerorėve masivė. Kontakti i flisheve me gėlqerorėt, bėn qė ujrat tė priten e tė dalin nė formė burimesh nė sipėrfaqen e tokės. Ka depozitime tė mėdha ujore nė Ngurrėz dhe nė Ixuar, por njė pjesė e mirė dredhon e del poshtė nė Gjezhdanicė dhe nė Dukhila.

Burimet e fshatit kanė njė sipėrfaqe ujėmbledhėse nė rreth 6-7 km2, nga ku duhet tė dalin rreth 0,2-0,4 m3/sek, por dalin mė tepėr. Kontribuon nė kėto burime dhe lugina verore e Galishtit.

Studimet kimike dhe bakteriologjike tregojnė se ujėrat e Fterrės kanė tregues shumė tė mirė pėr tu pirė dhe nė krahėsim me burimet e Bistricės, Tatėzatit, Kuēit e Smokthinės, janė ujra tė pastra, kanė pėrmbajtje mineralisimi tė Ca, Mg dhe HCO3 etj. qė nuk kalojnė 0,24 gr/lit. Veēanėrisht uji i Ngurrėzės ėshtė mė i mirė. Ujrat e Fterrės fortėsinė e kanė 8, ndėrsa temperaturėn 11,6° C. Studjues tė huaj parashikojnė tė pėrdorin burimet e Bistricės pėr pirje duke e pėrzier me ujrat e burimeve tė Fterrės.

...DHE VLERAT UJORE TĖ FSHATIT

Deri tani janė shfrytėzuar pėr tė pirė, pėr bujqėsinė e blegtorinė, fare pak pėr ujė komunal e industrial, pėr mullinj bloje dhe dėstila. Mė 1956 me ujrat e Icorit u ndėrtua hidroēentrali nė Fterrė me fuqi 25 kė/orė dhe prodhim vjetor 50.000 kė qė funksionoi pėr 20 vjet derisa u ndėrtua linja e tensionit tė lartė.

Pėr ujitje gjatė verės mund tė pėrdoren deri 250 l/sek. Pėr tė pirė deri 10 l/sek deri pėr 5000 banorė. Rrjeti i ujėsjellėsit ka nevojė tė rikonstruktohet, se ka mbi 20 vjet qė ėshtė ndėrtuar. Uji tjetėr mund tė shfrytėzohet pėr qėllime tė tjera. Nga ujrat qė bashkohen tek Ara e Maēe, nė Lumė, mund tė pėrfitohet njė energji elektrike rreth 10 milionė kė nė vit. Njė hidrocentral i tillė ėshtė me leverdi.

Ujėt e Fterrės mund tė gazohet. Pastėrtia dhe pėrbėrja e ujit, afėrsia nga Borshi dhe Bregdeti janė kushte tė favorshme pėr gazimin dhe tregtimin e tij, pse jo dhe eksportin. Ndoshta do ti vijė koha.

Kushtet klimaterike dhe bukuritė qė gėzon Bėrda, si pikė dominuese, mund tė ndėrtohet njė pikė ose fshat turistik ku shfrytėzohen tė mirat e malit e tė detit. Investimi kėrkon bashkėpinim me tė huajt.

Ing. Islam ZHUPA

Nr.3 - shtator, 1997

zaemalo2.jpg
Dr. Zace Malo

BLEGTORIA - SEKTORI JETIK I EKONOMISĖ FAMILJARE

Ftteriotėt janė shquar edhe si njerės tė apasionuar pas blegtorisė qė nė kohėn e lashtė dhe e kanė pasuruar brez pas brezi pėrvojėn duke mbajtur bashkė me kėrrabėn edhe fyellin e dashur tė ēobanit. Kėtė traditė e kanė diktuar vetė kushtet e terrenit tė thyer, me pak tokė tė punueshme, me kullota tė mira alpine si dhe me klimė tė tipit mesdhetar qė e favorizojnė zhvillimin e blegtorisė.

Tradicionalisht, zor se mund tė gjesh ndonjė shtėpi qė tė mos ketė mbajtur ndonjė manar apo njė tufėz dele e dhi. Nisur nga interesi fitimprurės i kėtij sektori jetik, disa familje kanė qėne vendosur jashtė fshatit. Nė tė katėr anėt e fshatit dėgjohej zilja, kėmbora dhe cula e ēobanit, nga Ēerrica, Lugu i Thellė, Gjishtirja, Lumi, Langadha, Hunda e Drerit, Rrėmulla, Gurra, Gjozeniku, Galishti i Poshtėm, Sheshi i Madh, Vidheza, Kreta, Arqia e deri nė kufi me Tatzatin.

Sipas gojdhėnės sė tė moēmve, Haskajt kanė pasur shumė bagėti. Tregojnė se kur ata bėnė 1000 kokė bagėti, ra bobla si njė sihariq pėr fshatin. Tradita blegtorale kanė Dhulajt, Mėngulajt, Zhupajt, Gjonajt, etj. Kėto familje pėrpara kolektivizimit kanė qėnė si tė thuash "ēelnika" e fshatit.

Nga barinjtė ėshtė preferuar delja dhe dhia e vendit pėrshtatur nė shekuj me kushtet ekonomike tė terrenit. Delja e vendit me trup tė vogėl, robust, me peshė tė gjallė 25-30 kg., me thundėr tė fortė, rezistente, ka drejtim ekonomik tė trefishtė, qumėsht, mish, lesh. Jep mesatarisht 40 kg qumėsht tė mjelė nė vit, 1-2 qingja si dhe 1-1,5 kg lesh tė ashpėr. Qumėshti, djathi dhe sidomos mishi i bagėtive tona shquhet jo vetėm pėr vlerat e larta ushqimore, por edhe pėr shijen e veēantė. Megjithėse leshi cilėsisht jo shumė i mirė, ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ekonominė familjare tė bashkėfshatarėve. Amvisat duararta kanė tjerrė lesh dhe me fillin kanė thurrur me argali qylimat hajmali, sa tė bukur aqa edhe komodė, me tė cilat janė zbukuruar odat e miqve, sikurse velėnxat, flokatet, sherqet, kostumet, trikot, ēorapet, dysheqet, jastėkėt, apo ēiltetė e buta qė ishin baza e veshėmbathjes tė banorėve tė fshatit.

Pėr nevojat e ekonomisė familjare fterioti ka mbajtur edhe gjedhėt, por kėta kanė shėrbyer mė tepėr pėr tė prodhuar qetė e punės pėr tė punuar arat dhe me pak pėr prodhimin e qumėshtit apo tė mishit. Kanė mbajtur edhe njėthundrakė, ku janė dalluar mushkat e forta, rezistente edhe ekonomike.

Larmia e florės shumė e pasur ka bėrė tė mbarėshtrohej edhe bleta me mjaltin e saj shumė tė shijshėm dhe cilėsor. Krahas djathit aq tė preferuar nė Pazarin e Delvinės, veēanėrisht i Galishtit, mjalti i Fterrės radhitet ndėr mė tė mirėt e vendit, pėr nga vlera ushqimore dhe dietike. Jo mė kot nė Fterrė thonė: "Gjeja e gjallė tė mban gjallė".

Fterioti ka siguruar jetesėn normale nė sajė tė kombinimit tė blegtorisė me pemtarinė, me ullishtet, perimet, pataten, dhe diēka mė pak me drithrat e bukės. Ky kombinim ushqimor i dominuar nga produktet blegtorale, me vlera tė larta biologjike, tė pėrvijuara me frutat dhe perimet e shijshme me vitamina dhe lėndė minerale, si duket kanė dhėnė ndikim pozitiv nė zhvillimin normal tė gjithė brezave. Ėshtė kjo arsyeja qė shumė dashamirės tanė, me humor, i quajnė fteriotėt si "izrailitėt e Sarandės".

BAZA USHQIMORE

Baza e tė ushqyerit tė kafshėve pėr kushtet e fshati tonė, edhe nė tė ardhmen do ta pėrbėjnė kullotat nė natyrė dhe vetėm si suplementare do tė pėrdoren ushqimet e koncentruara, bari i thatė, etj. Kullota mund tė organizohet nė mėnyrė mė racionale, duke e ndarė atė nė parcela tė veēanta, ose duke e drejtuar me "shkop". Kullotat mė tė mira rezervohen pėr delet plleja, pėr qėngjat e kecat si dhe pėr adamazėt para ndėrzimit. Gjatė periudhės sė dimrit, krahas kullotės natyrore, kėshillohet, sipas mundėsive, pėrdorimi i kulturave foragjere tė mbjella, kryesisht hasėllet, Pėr ēdo dele rekomandohet njė sipėrfaqe 300-500 m2 hasėlle tė zhvilluara. Gjithashtu, fermeri-blegtor pėr tė pasur rezultate tė mira, ėshtė e udhės tė pėrdoren 150-200 gr koncentratė dhe 0,5 kg bar tė thatė nė ditė pėr ēdo dele.

Kjo normė ėshtė e vlefshme edhe pėr dhinė e gjorė, pėr tė cilėn nė mėnyrė tė padrejtė ėshtė adoptuar njė shprehje popullore "ku di dhia ēėshtė tagjia"!

Duhet bėrė kujdes qė tė mos harrohet dhe neglizhohet edhe dhėnia e pėrditėshme e 10-15 gram kripė gjelle/krerė, duke hequr dorė nga dhėnia e saj me fushata.

PĖRMIRĖSIMI RRACOR DHE

Pėr pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė cilėsive prodhuese dhe riprodhuese tė kafshėve, krahas tė ushqyerit e strehimit, ka rėndėsi tė veantė zgjedhja e damazėve, qė do tė pėrdoren pėr ndėrzim. Ata zgjidhen nga eksteriori ( pamja e jashtme), qė tė jenė individėt mė tė zhvilluar ndėr moshatarėt e tyre, pa cene dhe difekte trupore, me tipare tė rregullta dhe harmonike. Gjithashtu, ata zgjidhen edhe nga prejardhja, apo solji mė i mirė, me prodhimtarinė dhe peshėn trupore mė tė lartė, mbi aftėsinė trashėguese pėr tu transmetuar pasardhėsve cilėsitė e mira tė tij. Ai dash ose cjap, qėngjat dhe kecat e tė cilit do tė kenė tregues tė zhvillimit trupor dhe tė prodhimtarisė sė lartė nė krahėsim me nėnat e tyre, konsiderohet pėrmirėsues absolut. Pra, kėtu zbatohet parimi " I miri mė tė mirin jep mė tė mirin". Por blegtorėt gjatė zgjedhjes sė ēifteve nuk duhet tė lejojnė rėnien nė bashkėgjakėsi tė ngushtė gjate ndėrzimit, sepse ky ėshtė njė fenomen me pasoja negative.

KONTROLLI E PROFILAKSIA VETERINARE.

Problemi i kontrollit dhe profilaksisė veterinare kundėr sėmundjeve tė ndryshme infektive, parazitare, helmimeve, lidhet me mbrojtjen e shėndetit tė njerėzve nga shumė sėmundje tė pėrbashkėta qė kalojnė nga kafshėt e sėmura tek njeriu, ose siē quhet ndryshe zoonoza.

Pėr tė parambrojtur nga disa sėmundje tė rrezikshme si plasja, melitenca, tuberkulozi, enerotoksemia, agalaksia, paratifua, pseudopesti, difteriovariola, etj. ėshtė e domosdoshme qė fermeri-glegtor tė lidhet dhe tė kėshillohet me shėrbimin veteriner, pėr tė siguruar masat e vaksinimit dhe tė gjurmimit tė rregullt dhe tė pėrvitshėm. Vetėm kėshtu ēobanėt nuk do tė ngelen me krrabė nė dorė. Sėmundjet parazitare sjellin dėme tė larta, prandaj duhet tė luftohen me kohė. I domosdoshėm shte dhe respektimi i rregullave tė higjenės lidhur me kontrollin veterinao-sanitar tė qumėshtit, mishit dhe nėnprodukteve tė tyre, me qėllim qė ato tė mos bėhen tė rrezikshme pėr jetėn e njerėzve qė do ti konsumojnė.

Nė mbėshtetje tė kėtyre rregullave ka dalė dhe ėshtė nė fuqi ligji nr. 7674 datė 23.02.1993 "Mbi shėrbimin e inspektoratit veterinar", i cili rregullon normat juridike nėpėrmjet pronarit tė kafshėve, shėrbimit veterinar dhe atij tė shėndetit publik, ligj qė duhet njohur dhe zbatuar me korrektėsi.

Zaēe MALO - Doktor i Shkencave

Nr.3 - shtator, 1997

 

TĖRMETET NĖ FTERRĖ

Nė bazė tė studimeve pėr zonimin sizmik tė Shqipėrisė, Fterra dhe tėrė rajonet pėrrreth saj, pėrfshihen nė zonėn me intensitet maksimal tė pritshėm 8 ballė. Fterra bėn pjesė nė zonėn sizmiologjike qė pėrfshin gjithė pjesėn bregdetare tė detit Jon dhe Adriatik dhe konsiderohet zonė me aktivitet sizmik mė tė lartė nė vendin tonė.

Sipas tė dhėnave qė disponojmė deri sot nė Institutin Sizmiologjik, Fterra ėshtė goditur shpesh nga tėrmete tė forta. Kėshtu mė 20 shtator dhe 10 tetor 1858 dy tėrmete tė forta me vatra nė afėrsi tė Kuēit, me intensitet VIII-IX ballė nė epizundė, janė si lėkundje 8 ballshe nė Fterrė dhe kanė shkaktuar dėmtime tė mėdha. Mė 14 qeshor 1893 njė tėrmet shkatėrrues goditi krahinėn e Himarės dhe nė veēanti fshatin Kudhės. Ai goditi shumė rende dhe Fterrėn, duke shkaktuar shkatėrrime tė mėdha. Intensiteti nė Fterrė ėshtė vlerėsuar 9 ballė. Ky tėrmet shkaktoi panik tė madh nė gjithė krahinėn, gjė qė reflektohet edhe nė vargjet e njė poeti popullor:

U tund e u shkund

Hondraqi,

Briti Mira, briti Llaqi,

Nė furrė u fut Qirjaqi.

Fterra dhe rajonet pėr rreth midis muajve maj-qershor 1966 jane goditur nga njė numėr i konsiderueshėm tėrmetesh, nga tė cilat 46 kanė pasur intensitet tė madh 4 ballė. Kėto lėkundje i kanė patur vatrat e tyre nė afėrsi tė Fterrės. Nė kėtė seri goditjesh, tėrmetet mė tė forta kanė ndodhur nė 25 maj 1966 nė 7 ballė intensitet dhe nė 16 gusht 1966, po me 7 ballė intensitet. Si rezultat i kėtyre tėrmeteve nė Fterrė nga 70 shtėpi u shkatėrruan 27, 17 u dėmtuan shumė rėndė dhe 20 tė tjera pėsuan dėmtime serioze

Prof. Edmond SULSTAROVA - Instituti Sizmiologjik

Nr.3 - shtator, 1997

harta.jpg

EDHE RRUGA KA NJĖ HISTORI

Unė do tė shkruaj pėr atė qė na lidh natyrshėm me fshatin, pėr RRUGĖN, e cila ka nje histori, ka njė pikėnisje. Filloi nė vitin 1925. Unė atėhere isha shumė i ri. Ismail Bezhani ishte i internauar nė Gjirokastėr nga qeveria e Zogut, si pėrkrahės i Fan Nolit. Nė bisedė me mikun e tij major Ismail Haki Kuēi konkludojnė se duhej tė rregullohej rruga Kuē-Fterrė-Borsh. Sinjalizuan pleqėsitė. Paria e fshatrave vendosi qė ēdo familje tė bėnte nga 10 ditė punė nė vit. Ndarja filloi nga Kuēi, i cili erdhi me trase deri nė Pėrrua tė Zi, Kallarati dhe Bolena deri nė Gomarez, Fterra deri nė Langadhė te Rripa e Cjepurrit. Punimet i ndoqi Ismail Bezhani dhe nga Kuēi Rrapo Aliu. Si inxhinier qė piketoi trasenė ishte Koēo Mani, i cili la pėr zbatim konduktorin Pirro Zbogo.

Rruga avash avash hodhi shtat dhe nė vitin 1925, pas njė vit pune, pėr herė tė parė kaloi rrugėn Borsh-Fterrė njė veturė e Qemal Kallullit nga Sasajt. Bile nga qė nuk besohej doli edhe shakaja se makinėn e prunė nė krahė nga kojledhet e Langadhės Hivzi Bezhani me Hamit Shkurtin. Kėshtu u lidh bregu me Kurveleshin deri poshtė nė Lumin e Vlorės. Njė tjetėr Bezhan, kėtė radhė Refiku nė pension, do ti kushtonte punėn e tij plot pasion dhe pėrkujdesje kėsaj rruge. Pruri makineri tė rėnda si bultozer, kompresorė etj. dhe bėri tė mundur rregullimin e rrugės. U bėnė pėrmirėsime nė Pėrrua tė Zi, mbi Gjologaj, nė Brodan, nė Kojledhet e Pirgut, nė Bėrdė, nė Langadhėn e Subiut e deri nė Borsh tė Vjetėr. Kėshtu Refik Bezhani realizoi atė qė xhaxhai i tij Ismaili filloi nė vitin 1925.

Por jeta vazhdon. Pėr kėtė xhade duhet pėrsėri punė.

Nedim BEZHANI

Nr.3 - shtator, 1997


Enter supporting content here