ft22222222.gif

Nr. 6 - shkurt 1998

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

shkembikuq.320.jpg
Fterra = Shkembi i Kuq

FTERRA - PORTA E KURVELESHIT

Nė jugperėndim tė Shqipėrisė, vetėm 200 m. Mbi nivelin e Detit Jon dhe 5 km nė vijė ajrore larg detit, gjendet Fterra jonė. Majat e maleve qark saj, tė mbuluara nga dėbora nė ditė dimri vazhdojnė nė vargun nė radhėshtėrnguar si nė vallen e rėndė labėrishte.

Natyra, megjithėse disi e kursyer nė faktorėt e domosdoshėm jėtėsorė, paraqitet bujare nė bukuritė krijon gėrshetimi i harmonishėm i ashpėrsisė malore me bimėsinė, gjelbėrimin dhe klimėn bregdetare tė rivierės. Kontrastet e natyrės kanė gjetur mėshėrimin e tyre edhe nė karakterin dhe psikologjinė e banorėve tė Fterrės. Ata, nė vijimėsi janė prezantuar sa vitalė e tė paepur, aq edhe tė qetė, humane e dashamirės, bujarė, tė ndershėm e tė drejtė. Nuk njihen tek ne as gjakmarrja, as shitblerja e grave, as mercenarizimi. Nė trevėn e Labėrisė, historikisht janė identifikuar si arsim-dashės, pėrkrah tė zhvillimit kulturor dhe te progresit. Vetėm nga brezat e kėtij gjysmėshekulli janė diplomuar rreth 300 vetė me arsim tė lartė.

Nė shekullin e 19-tė, por edhe nė fillimet e kėtij shekulli, pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė ekonomike, njė numėr i madh i banorėve tė aftė kanė punuar jashtė fshatit, duke ushtruar punė krahu, nėpunėsi tė ndryshme, mėsuesinė, klerikė, etj. Nė 50 vjetėt e fundit demografia ka pėsuar ndryshime. Aktialisht nė Fterrė banojnė rreth 70 familje, ndėr kohė qė janė krijuar tė reja afro 300, kryesisht nė Sarandė, Tiranė, Vlorė e gjektė.

Si gjithė krahina etnografike e Kurveleshit ku bėn pjesė, Fterra ka historinė dhe traditėn e saj.Shtatė gryka mundėsojnė hyrjen nė kėshtjellėn natyrore tė rrafshnaltės sė Kurveleshit. Midis tyre lugina e ulėt e Fterrės ėshtė konsideruar Porta e Kurveleshit tė Poshtėm. Fshat rrėzė malit e pranė detit, kufi me Kalanė e Sopotit nė Borsh, Fterra ėshtė cilėsuar edhe si "porta" e luftrave tė zhvilluara nė kėto anė.

Bajram SADIKU

Nr. 6 - shkurt, 1998

 
 

KU BANOJNĖ FTERIOTĖT ?

Jeta i ka detyruar qė njė pjesė e madhe e fteriotėve tė lėvizin e tė shkojnė nga njė vend nė tjetrin, tė largohen nga fshati e tė shkojnė jashtė e larg tij qė nga Saranda, Vlora, Tirana dhe jashtė Shqipėrisė.Me dėshirėn e mirė pėr tė krijuar tė dhėna sa mė tė plota pėr tė gjithė fteriotėt kudo ku jetojnė, duke filluar nga ky numėr do tė botojmė listėn emėrore dhe frymėt pėr ēdo familje fteriote sipas vendbanimit tė pėrhershėm qė ka sot. E filluam me Fterrė, Sarandėn, Durrėsin, Kavajėn e Shijakun, sepse mendojmė se kėto tė dhėna janė disi mė tė sakta. Por, mund tė ketė gabime. Prandaj dora-dorės me botimin e tyre nė gazetė, janė tė gjithė tė lutur qė tė bėjnė saktėsimet pėrkatėse, sepse nė njė numėr tė mėvonshėm, mendojmė tė botojmė listėn e pėrgjithėshmė tė bashkėfshatarėve tanė nė vendbanimin aktual.

Kėshtu mund tė krijojmė tė dhėna mė tė sakta. Po ashtu, do tė botojmė edhe listėn e familjeve qė ka pasė fshati fill pas ēlirimit si dhe familjet qė kanė qėnė jkashtė fshatit.

Botuesi

Nr. 6 - shkurt, 1998

saranda3.jpg
Saranda

 

1960 - FTERRA ME SARANDĖN

Nė vitet para Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, 1920 - 1940, Fterra jonė administrativisht ka qėnė e lidhur me nėnprefekturėn e Kurveleshit, me qendėr nė Gusmar e me prefekturėn e Gjirokastrės. Me ndarjen administrative qė u bė pas ēlirimit fshati ynė, si dhe pesė fshatrat e Kurveleshit tė poshtėm, kaloi me rrethin e Vlorės.

Ndėrsa nė vitin 1959 u muarr vendimi qė mė 1 janar 1960 Fterra, sė bashku mė fshatin Ēorraj, tė lidhej me rrethin e Sarandės. Nė kėtė rast u bė diskutim i masiv nė Fterrė. Ky problem u shrtrua nė mbledhjen e popullit. Dikush argumentoi: - Tė kthehemi nga Saranda, e kemi mė afėr, ėshtė vend i buktė, mė i pasur. Njė tjetėr thoshte: me kėta nga Borshi na shkon edhe puna, agrume ata e agrumee dhe ne, ullinj ata e ullinj edhe ne. Dikush tjetėr u ngrit tė kundėrshtonte: Vėrtet njė ēikė larg ėshtė Vlora, po kėtej ėshtė edhe qeverria. Themi se hallet do ti zgjidhim vetė, po helbete, mund tė na duhet tė vemi edhe nė qeverri. Kemi dhe fėmijė, edhe shkollat kėtej janė. Njė tjetėr shprehu mendimin: Kėtej nga Kuēi jemi shumė mirė, se vetėm pėr shkolla ushtarake nuk dėrgojmė dot, tė tjerat i kemi me bollėk, ndėrsa nga Saranda do i kemi tė kufizuara.

Mbas shumė debatesh u ngrit xha Ismaili (Ismail Bezhani). Unė do tė them mendimet e mia, tha ai, tė mirat e tė kėqiat tė njėrės e tė tjetrės anė. Kėtej nga Borshi kemi Qafėn e Shethanasit, nga Kuēi Qafėn e Dėrrasės. Kur vrehet Qafa e Shethanasit nuk bie shi, kur vrehet Qafa e Dėrrasės mund tė bjerė edhe breshėr. Thatė pėr bar e pėr pėrralet. Kėshtu ėshtė. Kėtej nga Borshi ėshtė vend mė i butė e nga Kuēi mė i ftohtė. Por kini parasysh edhe njė gjė: kėtej nga Borshi po spati restorant nuk ke ku ha, bile po tė zuri nata ske as ku tė flesh. Ndėrsa kėtej nga Kuēi ska shtėpi qė tė mos tė tė thotė: ktheu, o mik, nga shtėpia. Vėrtet nga Borshi janė njerėz me kamje, po me kėta nga Kuēi na afron psikologjia e Kurveleshit. Edhe diēka tjetėr: Kėtej nga Kuēi vėrtet i themi qafė e zezė, por veē tė mirave asnje e keqe nuk na ka ardhė.

Diskutimi u bė i gjatė. Shumė fshatarė kishin dėshirė tė ktheheshin nga rrethi i Sarandės. Disa donin tė ruanin traditėn. Por pėrfundimisht fshati ynė u kthye nga Saranda. Pėr Fterrė, nė fakt, u bė mė mirė.

Hader HADERI

Nr. 6 - shkurt, 1998

xhafer.jpg
Xhafer Shehu

KUJTIME

Fterra ėshtė e dėgjuar. E kanė bėrė tė njohur njerėzit e mirė tė fshatit. Kujtoj Isa Hizmon - hoxha i parė tek i cili, siē thoshin tė parėt tanė falej Sulltan Hamiti nė Stamboll; Omer Korkuti - gjykatės nė Gjykatėn e Lartė nė Turqi, Ibrahim Hizmo - profesor i emruar nga Turqia nė Filat ( Ēamėri); Bajram Mehmeti - qehaja i Portės sė Lartė etj. Me sa di unė tė katėr qėnė edhe bashkėpunėtorė tė ngsuhtė tė Hasan Tahsinit. Kjo tė bėn tė ndjesh edhe krenari, por edhe obligim pėr vetė Fterrėn. Kjo ka ndikuar qė njė kėshillė burrash autoritarė tė punonin e tė propagandonin qė tė hapej edhe njė shkollė nė Fterrė. Nga viti 1905 Hasim Gjoni (babai im) qė ishte nė atė kohė nė Konicė, grumbullonte libra e shkrime shqipe dhe i dėrgonte me Habil Dhulin tek Selim Gjonka e Sinan Avreci.

Nga ana tjetėr Ismail Bezhani, Xhafer Shehu, Mato Dusha, Jaho Mato, Rakip Gėdo, Hamit Shkurti, Idriz Hizmo, Ali Dhuli punonin derė mė derė qė tė bindnin fshatin pėr tė bėrė njė shkollė nė gjuhėn shqipe. Kėshtu erdhi viti 1916 kur Selim Gjonika e hapi kėtė shkollė nė shtėpinė e tij me 21 nxėnės qė unė edhe sot i kujtoj mirė: Ishim dhe unė, Lame Xhama, Fero Gjoni, Xhafo Brinja, Muharrem Korkuti, Sherif Dusha, Tefik Hizmo, Vait Malo, Hetem Malo, Nedim Bezhani, Halil Mato, Zenel Shkurti, Qerim Dauti, Hivzi Kofina, Mehmet Kofina, Hidajet Gjonika, Arif Kurupi, Qemal Mehmeti, Feti Lona, Faslli Ruko, Sinan Ruko.

Qazim GJONI

Nr. 6 - shkurt, 1998

 

ĒERĒIZ TOPULLI DHE ĒETA E TIJ KA QĖNĖ EDHE NĖ FTERRĖ

Kur isha i vogėl dhe mė vonė nė bisedė me gjyshin tim, dėgjoja historira tė ndryshmė tė jetuara dhe tė dėgjuara nga ai.

Nė njė nga kėto histori ai mė tregoi se Ēerēiz Topulli dhe ēeta e tij kanė qėnė edhe nė Fterrė pėr 2-3 ditė nė shtėpinė e gjyshit tonė nė Lug tė Thellė. Sipas gjyshit kjo duhet tė ketė ndoshur aty nga pranvera e vitit 1908 pas luftės sė Mashkullorės, kur Ēerēizi me ēetėn e tij u fut nė Kurveņesh pėr tu shpėtuar ndjekjeve tė ushtrive turke.

Ēerēizi, tregonte Idriz Hizmo, kishte ardhur se i kishte thėnė vėllai i tij Bajo Topulli, i cili njihej me Isa Hizmon qė nga Stambolli. Nė bisėdat e Ēerēizit me gjyshin dhe njerėzit e tjerė ishte biseduar pėr luftėn qė duhej bėrė pėr tu shkėputur nga Turqia, qė Shqipėria tė bėhej e lirė dhe e pavarur.

Halil HIZMO

Veteran

Nr. 6 - shkurt, 1998

fuatmato.jpg
Fuar Mato

 
 

NĖ IXUAR U HAP LUFTA ATĖ NATĖ...

Mė 26 janar 1943 ēeta "Hajredin Tremishti", qė ishte ēeta e parė partizane e Kurveleshit, ndodhej nė Fterrė. Ajo nė bashkėpunim me ēetėn territoriale tė Fterrės dhe tė njė pjese tė njėsitit tė Ēorrajt dhe Borshit kishin vendosur tė sulmohej dhe asgjėsohej postblloku fashist nė Borsh. Qenė bėrė pėrgatitjet e nevojshme. Duke shfrytėzuar errėsirėn e natės dhe fshehtėsinė e lėvizjes u sigurua afrimi e vendosja e partizanėve pa u diktuar deri disa metra afėr pozicioneve tė fashistėve italianė.

Duke u gdhirė 27 janar 1943 partizanėt hap zjarr me tė gjitha armėt: me pushkė, me bomba dore dhe mitrolozė tė lehtė. U krijua njė pėrshtjellim i madh nė ndėrtesėn ku rrinin italianėt. U dėgjuan britma. Mitrolozi i rėndė italian nga bunkeri hapi zjarr rrethor tė vazhdueshėm. Lufta vazhdoi disa orė. Pritej qė italianėt tė dorėzoheshin. Ēatia e godinės ku rrinin ushtarėt italianė ishte shkatėrruar plotėsisht. Partizanėt kishin arritur nė derėn endėrtesės e pranė bunkerit. Nė momentin mė kritik pėr forcat italiane, nga Palermua po vinte njė forcė e re nė ndihmė tė postbllokut. Rrethimet dhe lufta nė dy frontet u bė e vėshtirė.

Forcat partizane u tėrhoqėn nė drejtim tė Fterrės. Nė kėtė luftė u vra trimi i paepur Fuat Mato dhe u plagos Shuquri Sadiku.

Nėn zjarin e mitrolozave tė armikut ne mėundėm tė tėrhiqnim trupin pa jetė tė Fuatit. Rol tė veēantė luajti luftėtari i fortė dhe trim Veip Mero.

Ky aksion shumė i guximshėm pati njė rėndėsi tė madhe pėr rritjen e urrejtjes tė popullit pėr pushtuesit fashistė dhe bashkėpunėtorėt e tyre, pė r shtimin e radhėve partizane, pėr mobilizimin e popullit nė luftė pėr ēlirimin e vendit, pėr rritjen e eksperiencės nė orgfanizimin dhe zhvillimin e luftimeve nė shkallė mė tė madhe, qė u realizua mė vonė dhe mbi tė gjitha nė rritjen e besimit nė luftėn dhe fitoren mbi armikun.

Pashom ZHUPA

Ish pjesėmarrės nė aksion

Nr. 6 - shkurt, 1998

fatimemato.jpg
Fatime Mato

 
 

E ZEZA NATE E JANARIT

Fuat Mato, djali i vogėl i Jasharit dhe Fatimesė, vėllai i Turhanit dhe Xhanes (motra e vetme e Fuatit dhe Turhanit), lindi nė Fterrė nė qershor 1927.

Ishte 26 janar 1943.

Atė ditė u ngarkua me detyrėn e korrierit nė Ēorraj. Shokėt deshėn ta ruanin korrierin e vogėl e tė papėrtuar. Por Fuati mbasi kreu detrėn engarkuar fluturoi si era dhe dhe i doli ēetės pėrpara tek shkonin nė pėrpjekje me fashistėt.

Nė postbllokun armik, sė bashku me bombat e partizanėve tė tjerė, ranė edhe bombat e Fuatit. Po...aty e mori plumbi

dhe ra nė vijėn e parė, dėshmori i parė i rinisė sė Kurveleshit.

Nė Fterrė i u thurr kėnga me vaj:

E zeza natė e janarit, e zeza,

Nė postėbllok u ndez zjarri, e zeza,

Kush u hodh nė flakė i pari, e zeza,

Djali i vogėl i Jasharit, e zeza,

Fuati, petrit i malit, e zeza.

Nė Fterrė mė 28 janar 1943, nė ceremoninė e varrimit erdhėn edhe pėrfaqėsues tė rinisė nga tė gjithė fshatrat e Kurveleshit.

Njė fjalim tė zjarrtė mbajti Birēe Sinamati nga Kuēi. Tek varri i Fuatit bėri pėr tė betimin Hiqmeti ynė.

Memo Meto komisari i solli nėnė Fatimesė ngushėllimet e partizanėve tė krahinės. Dhe aty pėr aty ngriti vjershėn aq tė njohur:

Nė Ixuar u hap lufta atė natė,

Dhe nė Fterrė ulėrima, njė mandatė.

Plot me vaj e ulėrima gjithė fshati,

Sillej trupi luftėtarit Fuat Mati.

Qė nga turma del njė grua me tumane

Po del nėna e Fuatit, njė spartane,

u flet shokėvė dhe shoqeve krenare,

siē e kanė zakon nėnat shqipėtare

dhe u thotė: Pėr Fuatin mos vajtoni

dhe pėr ngushėllim tek mua mos nxitoni,

se si djalin tim Fuatin kėtė herė,

Fashizmi do tė na vras edhe tė tjerė

Tė ngrihemi qė tė gjithė djalė e plak,

Se liria i ka rėnjt mu nė gjak.

Dilaver SHKURTI

bashkėmoshatar dhe shok i Fuatit

Nr. 6 - shkurt, 1998

MJEKĖT NGA FTERRA

A e dini se Fterra jonė, njė fshat i vogėl, ka nxjerrė afėr 20 mjekė me arsim tė lartė? . Kėtu nuk kemi llogaritur ata me shkollė tė mesme ose bashkėshortet e bashkėfshatarėve tanė qė janė mjeke. Sot janė dhjetra mjekė tė shpėrndarė nėpėr Shqipėri.

I pari kėtė rrugė e nisi doktor Safet Memi. Ai ka edhe meritėn se ndihmoi shumė djem tė fshatit tė ecin nė rrugėn e tij. Ndonjeri, si Besim Elezi, u bė profesor i shquar i vendit, "kirurgu duarartė", qė iu dėgjua zėri edhe jashtė vendit. Nga brezi i tij u shquan Luan Dusha, i njohur si ftiziatėr, Hamza Memi petagog i Fakultetit tė Mjekėsisė. Pas kėtij brezi vijnė profesori Sezai Braho, i njohur si specialist i zoti i farmakologjisė dhe profesor nė fakultetin e mjekėsisė, doktor Fahri Mita kardiolog i shumė kėrkuar nga pacientėt, Lekė Xhama psikiatėr e higjenist, i ndjeri Agjah Ruko etj. Pas tyre vjen brezi mė i ri me Fejzi Hizmon, Maksim Memin, Peti Zenelin. Ėshtė pėr tu pėrmendur fakti se nga fshati ynė kanė dalė edhe vajza mjeke si Elvira Zhupa (Mita), Ema Kofina, Ema Elezi, etj.

Shumė ndihmėsmjekė fituan gjithashtu emėr tė mirė si specialistė. Nė Tiranė shpesh i drejtohen pėr vizitė e kėshilla Halil Hizmos, nė Borsh e Fterrė ėshtė i njohur "doktor Bahriu" e shumė tė tjerė si Abedin Shkurti, Lule Korkuti (Dusha), Ahmet Avreci, Meto Haderi, etj.

Mua si mjek mė ka takuar shpesh herė tė takohem me ish-petagog tė kėtyre mjekėve tanė ose me mjaft pacientė tė tyre. Dhe kam ndjerė kėnaqėsi se shpesh kam dėgjuar fjalė tė mira pėr aftėsitė e tyre.

Natyra e punės me tė sėmurėt dhe spitalet, shpesh i ka larguar kėta bij tė fshatit nga miqtė e tė afėrmit e tyre. Por kur ndonjeri ka patur hall nė spitale ata e kanė treguar sa dashuri, respekt e dhėmshuri kanė pėr bashkėfshatarėt e tyre. Se u a dinė mirė hallet, ua ndjejnė vuajtjet. Prandaj mos na na i vini re nė gėzimet e hallet, po pėr shėndetin na u drejtoni si bijve tuaj, se jemi bij tė Fterrės.

Edip BEZHANI

Nr. 6 - shkurt, 1998

 
 

DELJA E FTERRĖS OSE SYSKA E (ZHUPE) MĖNGULE

E dėgjuar dhe e pėlqyer nė gjithė krahinėn nė Bregdet dhe nė Kurvelesh. Bėn pjesė nė rraacat e vendit me trup mesatar, peshė e gjallė 35-40 kg. Me lesh tė ashpėr. Nė krahėsim me delet e tjera e Mėngule jep mė shumė qumėsht 55-6° kg nė vit. Quhet syskė ose balė syska e Zhupe, sepse historikisht Zhupajt, Godua, Memua si dhe Jonuzi e Xheviti e formuan si rracė mė vete. Kėtė e patėn edhe Fejzo Zhupa e Taro Gjoni. Shkonin gjithėsej 2500-3000 krerė. Dele shumė rezistente ndaj kushteve tė ambjentit e sėmindjeve parazitare, sidomos nga sėmundjet e rriqrės, pirognezmosės e anaplazmosės, nė krahėsim me rracat e tjera. Kjo rracė u kryqėzua nė vitet 1955-1970, por barinjtė e ruajtėn si racė mė vete dhe sot ajo prap ka vendin e saj jo vetėm nė Fterrė, por edhe nė fshatrat fqinje Borsh, Ēorraj, Kuē, Golėm si dhe nė Bregdet e Rrėzomė, pra ėshtė shtuar e pėrhapur.

Sot tradita ruhet prapė nga Zhupajt si Besniku e Tori, por dhe tė tjerė si Hasko Malo e Geno Dhuli, Taras Shkurti, Dalan Shkurti, Lavdosh Xhaferi. Fterra ndonse nuk ka kullota dimėrore barinjtė shtegėtojnė nė Shėnvasil e Vurg. Ftera ka kullota tė mira pėr pranverė, verė e vjeshtė. Galishti me kretėn ėshtė kullotė shumė e mirė pėr prodhimin e qumėshtit, si dyhe Hejzi, Kroi i Mollės, Lugu i Fterrės, Fonica si dhe Rrėmulla, Marteza e Kopeci.

Ndonėse pati rėnie si kudo veēanėrisht nė vitet 1996, se i shitėn dhe i futėn lekėt nė firmat piramidale, barinjtė kėtė vit blegtoral po i kthehen traditės. Kėshtuqė nė tė ardhmen suska (delja) do tė shtohet.

Vlen tė pėrmendet se barinjtė e rinj ruajnė traditėn e tė parėve pėrsa i pėrket zakoneve tė stanit, mikpritjes, bujarisė. Tufave u kryhet shėrbimi i rregullt veterinar, kėshtuqė pėr kėto vite nuk kemi patur as plasje as militemcė.

Mynyr ZHUPA

Nr. 6 - shkurt, 1998

 
 NJĖ LULE NĖ TIRANĖ PĖR NĖNĖN E LULEVE TĖ FTERRĖS

Tė dielėn nė pesėvjetorin e lamtumirės sė Nėnės sė tij, Vahidesė, Jakup Maton e takova nė Tiranėn e Re tek kthehej i vetmuar nga varrezat.

- I bėra njė vizitė Nėnės nė banesėn e saj tė pėrjetėshme, mė tha. I mbolla njė oleandėr, helmės, siē i themi ne nė Fterrė. Dhe vazhdoi tė tregojė me emocione. I donte shumė lulet Nėna.

Ishin vitet pesėdhjetė. Jakupi atėhere, si dhe tė tjerė djem nga fshati ynė kishin shkuar nė shkollėn e mesme nė Gjirokastėr. Vinin rralė nė familje se vėshtirėsitė e udhėtimit ishin tė mėdha. Madje dhe kur vinin nė

Fterrė ktheheshin nė kėmbė pėr orė tė tėra nėpėr rrugė malore.

Mirėpo nėnat i merrte malli. Por i hante dhe meraku pėr djemtė. Ndaj njė ditė Nėnė Vahideja mori rugėn e sosi tek i biri nė kadrėmet e Gjirokastrės. Kėtu u ēmall me tė birin, Jakupin.Dhe para se tė merrte rrugėn e kthimit bleu nė qytetin e gurtė njė zambak me gjithė rrėnjė tė futura nė dhė. E mbėshtolli me kujdes. Dhe nga Gjirokstra e solli nė Fterrė. Nė Borshin e Vjetėr, tek pėrroi i Vreshtės, shkuli dhe njė helmės, oleandėr. E solli nė krah dhe e mboli me zambakun nė oborrin e

shtėpisė. I plehėronte, i punonte, i ujiste gjithėnjė me kujdes tė veēantė. I rriste dhe i pėrhapte. Edhe nė Sarandė, edhe nė Tiranė deri nė vitet e fundit tė jetės sė saj. Me lulet merrj gjatė. I shikonte ndėr "sy". I pėrkėdhelte. E pastaj u shėrbente dhe u gėzohej.

Ndaj dhe Jakupi nė ditėn e pėrvjetorit tė pestė tė vdekjes shkoi e mbolli njė lule, njė oleandėr si ajo e Vreshtave tė Borshit, tek varri i saj. Njė lule pėr Nėnėn e luleve, Nėnė Vahidenė.

Guro ZENELI

Nr. 6 - shkurt, 1998

SHPIRTI I MRĖ QĖ ZBUT PIKĖLLIMIN

Emigrantėt fteriotė nė Athinė, ashtu si vėllezėrit, motrat dhe prinbdėrit e tyre nė Fterrė, nuk e festuan vitin e ri. Ata kishin marrė vesh se Leandro Mehmeti, Peniku i Dullos, ishte shtruar nė spital pa shpresė shėrimi. Solidariteti dhye interesimi i bashkėfshatarėve nė spitalin e Athinės, para dhe pas vdekjes, ishte mjaft pėrshtypjelėnės pėr tė gjithė ata qė e panė, veēanėrisht pėr personelin e spitalit. Shprehja e tyre e pėrsėritur,sa njerėz tė mirė,sa zemėrmirė,shprehte,ndoshta fare pak,shpirtin e madh tė tyre.

Pėr framiljarėt e Penit dhe tė gjithėve ishtė njė farė zbutje e dhėmbjes ai funeral i denjė pėr njė djalė nė lule tė jetės. Kontributi material i fteriotėve tė Athinės, shoqėrimi deri nė Fterrė, kurorat dhe fjalėt plot ndjenja pranė banesės sė fundit, ishin gjithėēka mund tė bėhej pėr kėtė filiz tė shkėlqyer tė njė familje tė mirė.

Nė kėtė rast gjithė fteriotėt qė punojnė nė Greqi dhe fteriotėt nė Sarandė e pėrrreth, demonstruan nė mėnyrė shėmbėllore ndjenjat e tyre njerėzore, sjelljen e qytetėruar.

Familja e Dullos falėnderon bashkėfshatarėt e dashur dhe tė mirė.

Fatmir DUSHA

Nr. 6 - shkurt, 1998

 
 

SHKRUAN SIRRIU NGA KANADAJA

Kėtu nė Kanada lexova me etje dhe me mall gazetėn "Fterra jonė" . Ju atje kėtė ndofta nuk e ndjeni. Kurse ne kėtu nė Kanada e ndjejmė shumė. Mėsova prej gazetės gjėra me vlerė pėr fteriotėt. E shkruara mbetet.

Dėshėroj tė falėnderoj e pėrgėzoj ata qė kanė marrė iniciativėn e botojnė kėtė gazetė. Njeriu i mirė nderon veten, nderon fshatin, nderon vendin. Fshati ynė ka qenė shėmbėll i mirė.

Ne si fteriotė tė larguar nga Fterra jonė e kemi pėr detyrė tė nderojmė e respektojmė ata qė jetojnė e banojnė nė fshatin tonė, ata qė mbajnė Fterrėn. Por fshati bėhet i mirė me ata qė janė atje, por dhe me fteriotėt e tjerė tė shpėrndarė deri nė Greqi, Itali, Amerikė e kėtu nė Kanada ku jemi 5-6 fteriotė tė ardhur nė kėto 2-3 vjetėt e fundit.

Ju falėnderojmė se gazeta na ēmalli

Sirri BEZHANI

Nr. 6 - shkurt, 1998

Edit

Enter supporting content here