ft22222222.gif

Nr. 47 - dhjetor 2005

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

DOLI NUMRI I RI I GAZETËS "FTERRA JONË" ,
SPONSORIZUAR NGA
INXHI HYSENI (HIZMO), VLORË DHE TENO LONA, FTERRË


GËZUAR E PËRQAFIME FTERIOTËVE TANË !
Historikisht në Fterrën tonë, pavarësisht se në shekujt e shkuar janë festuar më shumë ditët fetare, në shekullin e kaluar, me zhvillimin e kurbetit dhe me civilizimin e mëtejshëm të shoqërisë, në Fterrë nisi të festohet edhe dita e Vitit të Ri. Kjo festë u kremtua edhe me shume ne gjysmën e dyte e këtej te shekullit që sapo kaluam. Dhe tashmë, në Fterrën tonë është krijuar traditë e qëndrueshme festa e Vitit të Ri, si festë kryesisht familjare.
Dhe si të tillë e festojnë këtë ditë gjithë fterjotët kudo që janë. Ndaj edhe ketë vit fteriotët, aq më tepër që janë të organizuar dhe në komunitete dhe në Tiranë, dhe në Vlore dhe në Sarandë, do ta festojnë në familje e në miqësinë e tyre.
Gazeta “Fterra jonë” ju uron të gjithëve, madje çdo fterjoti, emër për emër: Gëzuar e nga mot më mirë, me shëndet e jetë, me gjithë çfarë u do zemra !
Me këtë rast, do të dëshironim t’ju urojmë të gjithë brezit të ri të Fterrës e të fteriotëve, kudo që janë, urimet më të mira dhe më shumë suksese në studimet e tyre në shkollat e larta ne Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, kudo që janë në Evrope e ne ShBA e Kanada, apo gjetkë.
Gëzuar të gjithëve ! Gëzuar e përqafime ! Paçi fat e jetë në gjithçka dëshironi, o fterjotët tanë të mirë, brez pas brezi !
Nr.47-dhjetor 2005



URIME PËR VITIN E RI 2006


Gazeta “Fterra jonë” dëshiron të falënderojë e të urojë gjithë lexuesve e bashkëpunëtorëve tanë: Gëzuar Vitin e Ri 2006 !
Gëzuar, gjithë komunitetit të fteriotëve në Tiranë, në Vlorë dhe në Sarandë. Shëndet e jetë, mbarësi e gëzime në të gjitha familjet fteriote dhe në të gjithë fterjotët jashtë e larg Fterrës e Shqipërisë sonë!

Urojmë:
Gjithë sponsorizuesit e gazetës “Fterra jonë”, duke shpresuar, se edhe në të ardhmen, do te jenë të gatshëm, jo vetëm për te dhënë kontributin modest për gazetën, por për të dhënë një ndihmesë të veçantë dhe për ringritjen e Muzeut të Fterrës, në Fterrën tonë, me histori e kulturë.
Urojmë:
Mësuesit e shkollës së Fterrës sonë, Lekë Koka nga Çorraj, Hajde Dhulin (Lonaj) e Lane Zhupën ( Maçaj), që përpiqen të mësojnë e të edukojnë nxënësit e paktë në shkollën “Hiqmet Dusha”, shkollë me tradita e me emër në Fterrë e në krahinën Kurvelesh-Bregdet.
Infermiere-maminë, Antoneta Kurupi, e cila i ka shërbyer Fterrës e fteriotëve me te gjithë përkushtimin e saj shpirtëror, pa u kursyer e pa u mërzitur me asnjë pacientë në kohë të vështirë, në dimër a behar, që kur ka mbaruar shkollën e mesme e deri më sot, pa u larguar asnjë herë nga vendlindja e saj, Fterra jonë e përbashkët.
Dona ,- siç i thonë të afërmit e saj,- nuk është kursyer për të ndihmuar në çdo veprimtari që ka kërkuar Fterra, ne grupin”Fterra në këngë” apo në aktivitete të tjera që janë zhvilluar në Fterrë e jashtë Fterrës.
Ndaj gazeta i uron: shumë urime, dhe mbarsi për Vitin 2006.! Gëzuar !
Biznesmenin, Profit Zani, i cili jep një kontribut të vyer për fshatin edhe si biznesmen, duke u shërbyer me lokalin e tij, gjithë fteriotëve dhe miqve e vizitoreve të Fterrës, apo kalimtarëve, me gjithçka sa mundet, por edhe me veprimtarinë e tij në dobi të ruajtjes së traditës e kulturës në Fterrë, në dobi të historisë e pasurimit të muzeut, në ringritjen e tij në të ardhmen.
I urojmë, që në perspektivë jo të largët, të ketë mbarësi në ngritjen e një dhome muze për Babin e tij e mësuesin e disa brezave fteriotësh,duke mos kursyer edhe ndihmën e gazetës “Fterra jonë”.
Biznesmeni, Sherif Lona, i cili për vite të tëra, në disa vjet si punonjës tregtie në lokalin, që tashmë e ka pronësuar, duke kthyer në biznesmen, ka kryer detyrën e tij në dobi te Fterrës e të fteriotëve dhe të gjithë vizitorëve e kalimtarëve në Ixuar.
Lokali i tij ka shërbyer dhe si një qendër e bukur, ku fterjotët, kanë qëndruar, jo vetëm për të pirë një gotë ujë Ixori apo një kafe, një raki a një birrë të freskët, por dhe kur, në raste festash, kanë organizuar veprimtari të ndryshme, ku, grupi “Fterra në Këngë”, ka dhënë programe të mira kulturore e artistike.
Urojmë, njëherazi Baki Gjonin, të cilit i jemi mirënjohës që, për disa vjet ka ndihmuar në shpërndarjen e gazetës “Fterra jonë” .
Njëherazi, urojmë Gëzuar Vitin e Ri !, dhe falënderojmë Rebi Korkutin ne Tiranë, Sezai Kofinën ne Vlore, Merqez Zenelin në Sarandë, Eqrem Shakaj në Tiranë, Imer Shkurtin në Kombinat-Tiranë, Teno Lonën e Profit Zanin në Fterrë dhe Hajri Mërkurin në Tiranë, për ndihmën që kanë dhënë e japin për shpërndarjen e gazetës “Fterra jonë” rregullisht e me korrektesë miqësore. Urojmë gjithashtu shoferin, Elidon Lona, që 2-3 here në javë u shërben dhe fteriotëve, me autobusin e tij, në linjën Sarandë-Tiranë dhe Tiranë- Sarandë.
Gazeta shpreh mirënjohjen ndaj të gjithëve !
Njëherazi, Gazeta “Fterra jonë” uron, me gjithë dëshirë, gëzuar Vitin e Ri, fteriotin tonë, Robert Maçi, dhe si Zv/kryetar i Bashkisë, duke i uruar njëherazi suksese në detyrën e tij, si dhe për mbështetjen që u jep fteriotëve në Sarandë.
Gazeta “Fterra jonë” uron: Gëzuar Vitin e Ri, gjithë banorët e Fterrës, duke u qenë mirënjohës për pritjen dhe përcjelljen shpirtërore që na bëjnë ne fteriotëve që jetojmë e punojmë jashtë e larg Fterrës sonë. Urimin më të mirë, gjithë grave të mira në Fterrën tonë, të cilat dinë të presin e të përcjellin, dhe me “vetulla” dhe me “petulla”.
Urojmë blegtorët e mirë të Fterrës: Hariz Zhupën, që me bagëtinë e tij, të ngritur e të mbajtur brenda në Fterrë, u gjendet dhe u përgjigjet kërkesave e nevojave të Fterrës, si dhe gjithë barinjtë e tjerë, që kanë ngritur kopetë e tyre për rreth fshatit e në Galisht, me prodhimin e të cilave u shërbejnë dhe fteriotëve.
Urojmë gëzuar Vitin e Ri, fteriotëve ne Durrës, Gjuzidenë me te gjithë bijtë e saj, Serjan e Perlat Dhulin, Sihat Zhupën e bijtë e mirë të Osman Hizmos, në Kavajë e Durrës, dhe gjithë te tjerët, te cilët gazeta Fterra jonë i mirëpret me respekt te na dërgojnë çfarë dëshirojnë për gazetën...
Urojmë dhe falënderojmë gjithë Haderajt në Shkodër, Agimin e Lajen familjarisht!
Një urim të veçantë duam t’i dërgojmë shokut, mikut dhe bashkëpunëtorit të përhershëm të Gazetës “Fterra jonë”, shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur, Bardhylit tonë të dashur, të cilit i urojmë shëndet me gjithë Ferasetin, Edin e Bertin familjarisht. Gëzuar Vitin e Ri në Boston dhe paçi mbarsi që të gjithë ju Xhamajt, për gjithçka ju do zemra.
Ju përqafojmë, Bardhyl !
Lemania, Haxhua, Adelina e Kanua, dëshirojnë të urojnë: Gëzuar Vitin e Ri 2006, gjithë grave, që kanë marrë burrat e tyre fteriotë, duke uruar njëherazi që dhe bijtë e bijat, paçin fatin e tyre. Kjo sepse burrat fteriotë dinë: edhe t’i duan gratë e tyre, edhe t’i respektojnë, duke respektuar dhe mençurinë fteriote, që thotë: “Është grua gjiri, dhe jo mashan hiri”.
Urojnë gjithashtu nipërit e mbesat e tyre, që i kanë shpirt mbi shpirtin.
Urim të veçantë Lefter Çipës, rapsodit të madh të zonës dhe mirënjohje mikut të Fterrës tonë.
Njëherazi urojmë Muhamet Tartarin në Vranisht, duke i shprehur mirënjohjen për respektin e tij ndaj fteriotëve.
Gazeta jonë uron Kryetarin e Komunës sonë të Lukovës , z. FitimHizmo, familjarisht, me Nedreten dhe djemtë e tij, gëzuar e nga mot më mirë !
Urojmë gjithashtu që të ketë mbarësi në realizimin e prioriteteve të veprimtarisë së tij, duke forcuar bashkëpunimin me çdo fshat dhe bijtë e kësaj zone në Tiranë e kudo gjetkë në dobi të zhvillimit të fshatrave të kësaj komune.
Gëzuar Vitin e Ri 2006 !
Gazeta “Fterra jonë”, njëherazi, uron me dëshirë të plotë fshatrat Kuç, Çorraj e Borsh, kurveleshasit e bregdetasit dhe gjitthë shokët e miqtë e fterjotëve nga këto fshatra me banim në Sarandë, Vlorë e Tiranë dhe kudo gjetkë.
Urojmë kryetarët e këtyre tre fshatrave, që të kenë mbarësi në veprimtarinë dhe bashkëpunimin historik e tradicional midis këtyre fshatrave, në dobi të forcimit të solidaritetit midis gjithë kësaj zone, duke dhënë kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve që kanë vendlindjet tona.
Nr.47-dhjetor 2005




FTERIOTËT UROJNË


Nga Safet Memi,

Uroj gjithë fteriotëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, shëndet të plotë dhe lumturi në familjet e tyre.
Bashke me gruan, Didon, urojmë me dashuri të madhe, me dashurinë e gjyshit, për mjaltin e mjaltit, Andin, djalin e Maksit, duke dashur me gjithë zëmër të ketë mbarësi në punën e tij si avokat dhe u bëftë me emër të madh e të mirë.
Në të njëjtën kohë urojmë, Nipin, Elvinin dhe mbesën Ildën, fëmijët e bijës sonë, Lejlasë, që janë në Itali.
Gëzuar të gjithëve, derë më derë, e fteriotë më fteriote, nga fëmija më i vogël e deri te më i moshuari !

Nga Ismet ELEZI,
Të dashur fteriotë, kudo ku jetoni e punoni, gëzuar Vitin e Ri 2006.
Ju uroj nga zemra ta kaloni gëzuar e me shëndet me gjithë familjet tuaja.
Viti 2006, qoftë vit i mbarë, i rritjes së mirëqenies dhe i forcimit të mëtejshëm të solidaritetit, të bashkimit dhe vëllazërimit tonë, si dhe i realizimit të tri dëshirave të mëdha të fteriotëve:
Asfaltimi i rrugës Borsh-Fterrë-Kuç; ringritja dhe sistemimii i muzeut; përfundimi i historikut të fshatit.
Njëherazi dëshiroj të uroj: motrat, vëllain, djemtë me familjet e tyre dhe në veçanti: mbesën tonë Armindën e Blendin në ShBA, që të bëhen me fëmijë, gëzimi i jetës së tyre dhe i tonës; mbesën tonë, Elën, që të marrë diplomë të shkëlqyer në drejtësi; mbesat Nevilën e Elirën, të marrin nota të mira në mësime.
Falënderimet dhe urimet më të mira gazetës "Fterra jonë" dhe botuesve të saj.
Ju përshëndes dhe ju uroj të gjithëve - Gëzuar 2006!

Nga Dilaver Shkurti,
Ndjej gëzim të veçantë që arritëm që nëpërmjet gazetës “Fterra jonë”, jo vetëm të shkruajmë për Fterrën e fterjotët, por dhe të përshëndesim e urojmë për Vitin e Ri, edhe njeri-tjetrin,edhe miqtë, edhe dashamirësit tanë.
Së pari, gjej rastin të falënderoj nga zemra të gjithë fterjotët, kudo që janë, të cilët u bënë merak për shëndetin tim. Të gjithëve ua shpërblefsha në gëzime.
Njëherazi, ju uroj derë më derë Gëzuar Vitin e Ri 2006 ! Pastë mbarësi e gjithë të mirat te çdo fteriot, në Fterrë,Sarandë, Vlorë, Durrës e Tiranë dhe kudo që janë, në emigracion, nga Evropa e deri në Amerikë e Kanada.
Uroj, gjithashtu, Komunitetin fteriot në Tiranë, Vlorë e Sarandë që të ketë e të organizojë sa më shumë veprimtari të bukura dhe si familje, dhe si komunitet, dhe si shok e si miq.
Do të dëshiroja të kujtoj e të nxis, veçanërisht, intelektualët dhe afaristët fteriotë, që gjatë vitit 2006 të mendojmë dhe të bëjmë diçka për dy prioritetet kryesore që ka Fterra e fterjotët: për Xhadenë dhe për Muzeun.
Si gjysh që jam, dua të uroj mbesën time të ëmbël, Arditën, e cila pasi mbaroi në Amerikë studimet e larta për filozofi e marrëdhënie ndërkombëtare master,e që tani punon mirë në Losanxhelos të Amerikës. Nuk mund të lë pa uruar me shumë dashuri, mbesën e vogël, Tean, që më 23 nëntor mbushi 4 vjeçe dhe gjithë nipërit e mbesat e mi në Greqi, Kanada, ShBA, me gjithë prindërit e tyre. Shtoj një urim zemre për Bardhylin e gjithë Xhamajt në Boston. Urim me dhimbje u bëj fëmijëve të të paharruarit Valter Kofina në Itali.
Njëherazi uroj gëzuar Vitin e Ri për fterjotët në Belgjike e Holandë, familjes së Kudretit dhe Hulësiut, te të cilët isha dhe për vizitë vitin që sapo kaluam.
Gëzuar të gjithë fteriotëve, gëzim e lumturi ne çdo familje fteriote !

Nga Lutfi DUSHA
Me rastin e Vitit të Ri 2006 dua të përshëndes dhe uroj thellë nga zemra të gjithë fteriotët kudo që janë, në Fterrë, brenda e jashtë vendit, që viti që vjen të jetë vit shëndeti, gëzimi e lumturie në familjet e tyre. Paçin suksese në punë e të mira në jetën familjare. Paçin dashuri dhe solidaritet, siç e ka pasur traditë në breza Fterra jonë.
Uroj në Sarandë: Gëzimin e Tahirenë, e nëpërmjet tyre edhe pasardhësit e tyre.. Uroj Telo Hizmon në Sarandë e Nuhon në Vlorë, gëzim shëndet e lumturi në familje.

Nga Xhamajt që janë në Amerikë,
Bardhyli e Ferastei, Edi e Besa, Berti e Anila, si dhe pasardhësit e tyre Laerti, Jona, Dea e Xhoni, përmes gzetjës "Fterra jonë" urojnë bashkëfshatarët
Gëzuar Vitin e Ri 2006 ! Sjelltë ky vit mirësi, dashuri e begati për të gjithë fteriotët.

Nga Rexho KURUPI,
Uroj gjithë fteriotët kudo që jetojnë e punojnë. Gëzuar Vitin e Ri 2006.
Uroj botuesit e gazetës "Fterra jonë". Me dashuri ju uroj Rabos, Hamzait, Nuros, Sermies e Lames, Tefos, Xhevos, Namikut, dhe fëmijëve të tyre. Uroj gjithashtu, dajket e mia Hanen dhe Haken me gjithë bijtë dhe bijat e tyre. Uroj vëllezërit dhe motrat e mia me fëmijët e tyre Uroj familjarisht Bexhetin e Zeqinenë dhe së fundi, i uroj Zarifesë, Melit e Feksorit, Linës e Besnikut, Ronit e Ditës dhe fëmijëve të tjerë gjithë të mirat për Vitin e Ri 2006.

Nga Lek XHAMA,
Urimet më të mira gjithw fteriotëve, shokwve e miqve pwr Vitin e Ri 2006
Qoftw njw vit i mbarw me shëndet dhe me gjithçka ju dwshwron zemra.

Nga Servet DAUTI,
Gëzuar Vitin e Ri 2006, gjithë fteriotëve kudo ku janë.
Uroj veçanërisht: Bardhylin në Amerikë, vajzën time Ilirjanën familjarisht, mbesat në Detriot Ilva dhe Averina, vëllanë e motrat në Greqi Festim, Lida e Tonia si dhe të gjithë nipërit e mbesat.

Nga Jashik e Muazez MAÇI
Për vitin e Ri 2006 urojmë fteriotët me banim në Fterrë, në Sarandë e në Tiranë, gjithë fteriotët brenda e jashtë atdheut, shokë e miq, lexues të gazetës "Fterra jonë", GËZUAR e gjithë të mirat, shëndet e lumturi, suksese në punë e në biznes.

Nga Rakip e Lule KORKUTI
Ju urojmë gëzuar e për shumë vjet, Vitin e Ri
Urime vajzave të mia Elsës dhe Almës në Kanada dhe familjeve të tyre, motrës Gjuzidesë, dhe fëmijëve të tyre që ndodhen në Itali
Shëndet dhe lumturi në familjet tuaja!

Nga Përparim SHKURTI
Të dashur fteriotët!
Motra dhe vëllezër!
Ju uroj nga zemra GËZUAR Vitin e Ri.
Ta kaloni me shëndet e pa dhimbje. U mbyll e keqja e viti 2005.
Ju përqafoj të gjithëve, kudo që jeni.

Nga Halit dhe Elvira ZHUPA
Ju urojma gazuar Vitin e Ri 2006 Hulusi, Manxurana, Kudret e Monda

Nga Divit Shkurti,
Erdha te ju të gazetës “Fterra jonë”, te “Parlamenti” i Komunitetit Fteriot, se dua të përshëndes e të falënderoj doktor Edip Bezhanin, i cili edhe vjet edhe sivjet më ka pritur e më ka shërbyer tamam si djalë Ferre dhe si biri i Refik Bezhanit. Më gëzoi që më dha të fala dhe për gjithë fterjotët në Sarandë.
Dua që dhe me rastin e Vitit të Ri 2006, t’i uroj gëzuar Vitin e Ri, të ketë shëndet e të mira me grua e me djalë dhe me të gjitha ata që i do dhe e duan.

Nga Engjëll DUSHA
Uroj nga zemra Gëzuar e nga mot më mirë Vitin e Ri 2006, gjithë fteriotët, kudo që jetojnë, sidomos atyre që banojnë në Fterrë. Urim të veçantë kam për blegtorët e Fterrës, të cilët bëjnë një punë të vështirë e fisnike.

Nga Musa SHKURTI,
Uroj gëzuar Vitin e Ri 2006! Uron botuesit e gazetës "Fterra jonë" , Agron, Guro e Muzafer. Gëzuar për punën e mirë që bëni në dobi të Fterrës, dhe të të gjithë fteriotëve. Përgëzime!
Një urim nga zemra kam edhe për Bardhyl Xhamën, i cili aktualisht ndodhet në ShBA, Boston. I uroj shëndet dhe lumturi në familje, duke përfshirë edhe nipër e mbesa të tij. E presim me mall të takohemi në Tiranë.
Urim të veçantë i bëj vëllait tim të madh, Naxhiut, në Vlorë. I uroj shëndet. Gëzuar Vitin e Ri 2006!
Përshëndetje dhe përqafime

Nga Feksro SHKURTI
Me rastin e Vitit të Ri 2006 përshëndes dhe uroj:
Vajzën time të dashur Eniana Shkurti, e cila është studente në Rimini, Itali,
Familjen e te ndjerit Fiqret Fterra në ShBA Constance dhe fëmijët e saj, Drita e Dylon Fterra,
Shkrimtarin shqiptaro-amerikan Bardhyl Xhama, familjarisht

Nga Shako Mehmeti,
Bashkëpunëtori ynë, përveç shkrimit që dërgon se si e festojnë Vitin e Ri 2006, në Fterrë, na lutet që të bëjmë dhe disa urime të veçanta për këta fteriotë:
Për Xhevitin në Zhupaj, si njeri shembullor tërë jetën e tij gati 90 vjeçare, që ka punuar e jetuar me nder, që fjala i ka buzëqeshur për të gjithë njerëzit, që shtëpinë e ka pasur tërë jetën, shtruar për miq e shokë, fteriotë e të huaj, me dorën bujar të Meaftes.
Për gruan më të moshuar në Fterrë, që po ngjitet në 100 vjet, Refija Mero, gruan e Veip Meros, e cila ka jetuar e punuar gjithë jetën e saj, duke përballuar me dinjitet tërë hallet e jetës në një shekull, duke pirë ujë në burimin e Ixorit, që kur e pi të freskon tërë trupin, dhe duke jetuar në klimën e Fterrës, ku merr ajër të pastër Fterre, që kur e thith të zgjeron mushkëritë
Për Hamza Mehmetin, duke i uruar me shumë dëshirë dhe me mirënjohje për tërë veprimtarinë e tij të çmuar në dobi të Fterrës, dhe si njeri me vlera, dhe si kryetar këshilli, për shumë vite me radhë, duke dhënë një kontribut të shquar për gjithë punët e mira, që janë bërë në Fterrën tonë.
Për Beshir Zhupën të cilit, dhe me rastin e vitit të Ri, por dhe me rastin e organizimit të festës së djegies së rakisë, i urojme Gëzuar e mbarsi dhe në cilësinë tradicionale të rakisë së tij.

Nga Rebi Korkuti,
Gëzuar Vitin e Ri, gjithë fterjotëve, kudo që janë, dhe në vëçanti kelegëve të mi, biznesmenë, te vegjël e të mesëm. Ju uroj të jkenë mbarësi në veprimtarinë e tyre gjithë biznesmenëve, që nga Shkodra me Agim Haderin e deri në Sarandë Agim Maton, e në Fterrë, Profitin e Sherifin në Ixuar.
Fterjotët gjithmonë kanë ecur me kohën dhe jo vetëm e kanë kuptuar, por dhe i janë përgjigjur asaj me dinjitet. Sot ka ardhue koha e zhvillimit të biznesit. Dhe mua më vjen mirë që jo pak fterjotë janë marrrë e po merren me këtë detyrim të kohës së sotme demokratike. Në se fteriotët janë shquar si njerëz të civilizuar dhe arsimdashës, sigurisht duke e ruajtur këtë traditë me shumë vlerë, uroj që tashmë fterjotët të futen dhe në “notin” e biznesit, se do të këtë mbarësi cilido fterjot që do të ketë guximin t’i futet këtij “noti”.
Uroj cilindo, duke ofruar dhe ndihmën time si fterjot e si biznesmen. U shtofshi sa më shumë !
Gëzuar të gjithëve ! Paçi mbarësi në zhvillimin e biznesit !

Nga Nebi Dauti,
Uroj fterjotët kudo që janë. Uroj gjithë Dautajt në Sarandë, familjen e Hakiut, Plotimin familjarisht dhe gjithë mbesat e nipërit tanë në Sarandë e në Tiranë.
Uroj Selimin e Resmen, Lifon e Ahmetit, familjarisht në Tiranë dhe Astritin me Gjubranë në Fterrë. Uroj Ejup Mitën në Vlorë, duke i uruar dhe me rastin e dekorimit të tij.
Gëzuar gjithë fterjotëve kudo që jetojnë e punojnë.
Nr.47-dhjetor 2005



MIRËNJOHJE NDAJ PRINDËRVE,
MIRËNJOHJE TRADITËS ARSIMDASHËSE TE FTERRËS

- Intervistë me znj. Mukadeze Mançe ( Ruka ) , profesore e asocuar, pedagoge, për 36 vjet pa ndërprerë, në Universitetin e Tiranës, duke qenë dhe mësimdhënëse dhe studiuese shkencore në linguistikë -

- Viti i Ri është festë tradicionale, kryesisht familjare. Si e përjetoni ju këtë festë ?
- Atmosfera e festës në çdo fund viti, krahas haresë, më sjell dhe pak trishtim. Çdo vit njeriu shkruan një kapitull të jetës dhe në fund të tij kthen kokën pas për të rijetuar për pak çaste gëzimet dhe sukseset e arritura, ndërsa mundohet të lerë pas hidhërimet dhe dështimet. Ky vit që po mbaron më ka sjellë shumë arritje, gëzime dhe kënaqësi, por edhe pak trishtim për mbylljen e karrierës si pedagoge, – pasionin e jetës time.
- Mund t’i thoni lexuesit tonë se si e keni festuar ju në vite, këtë festë ?
- Vitin e ri ne tradicionalisht e festojmë në familje. Kur prindërit (Hava e Sinan Ruka) ishin gjallë, çdo 1 Janar ne mblidheshim tek ata dhe uronim njëri – tjetrin për festën. Ishin vërtet festa të gëzueshme ku Lirimi ia merrte këngës labe, Ajeti ia kthente dhe në bashkoheshim në iso. Momenti më i bukur i këtyre festave ishte imitimi i filmave komikë nga Idealja, Lumturia dhe unë, kur të qeshurat kumbonin në dhomë. Çaste padurimi kalonim kur ndahej byreku me “lekun e fatit” brenda, traditë, e cila vazhdon edhe sot në familjet tona. Bisedat për Fterrën dhe fteriotët ishin pjesë e pandarë e këtyre festave të paharruara. Unë jam larguar nga Fterra në një moshë shumë të vogël, vetëm 5 vjeç, por falë kujtimeve dhe bisedave për të në familje, ajo ka qenë për mua përherë e afërt dhe e dashur, sepse ajo është brenda meje.
- Familja Hava e Sinan Ruka konsiderohet një familje e madhe. Ç’mbresa keni ju dhe si arritët të shkolloheni ju bijtë e bijat e tyre?
- Largimi nga Fterra dhe vendosja në Tiranë ishte një ngjarje e rëndësishme për familjen Rukaj, një familje e madhe me 9 pjesëtarë. Ajo kishte nevojë për shumë krahë pune, kështu që motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj u futën në punë. Ndonëse isha fare e vogël, më kujtohet një bisedë e Lirimit me babain. Lirimi, që atëherë ishte vetëm 13 vjeç dhe punonte në Kombinat, një ditë, i brengosur, i thotë babait: ”Shokët e mi filluan shkollën e mesme, po unë me 7 – vjeçare do të mbetem?”. Babait iu mbushën sytë me lot dhe i tha: ”Edhe ti do të vazhdosh shkollën dhe do të bëhesh inxhinier, ti do të bëhesh më i mirë se shokët e tu, sepse edhe punon edhe në shkollë do të shkosh”. Dhe kështu Lirimi vazhdoi Politeknikumin natën. Prindërit e mi ishin njerëz të thjeshtë dhe me një arsim minimal, por nga dashuria për arsimin ata bënë sakrifica të panumërta që të gjithë fëmijët e tyre të merrnin arsim të lartë. Unë ndjehem e privilegjuar që nga të shtatë vëllezërit dhe motrat jam e vetmja që i kam kryer të gjitha etapat e shkollimit ditën, ndërkohë që të gjithë të tjerët kanë kryer ose të mesmen, ose të lartën natën.
- Cilët janë ata faktorë që e bënë familjen, Hava e Sinan, të përballojnë me sukses sfidat e vështira të jetës?
- Nuk është e lehtë të rritësh, të edukosh, të arsimosh 7 fëmijë, 5 vajza dhe 2 djem. Por cilat janë ato cilësi të prindërve të mi, që i bënë ata të përballojnë me sukses sfidat e vështira të jetës? Ndershmëria, sinqeriteti, dashuria për punën, ndjenja e sakrificës, korrektesa dhe respekti për të tjerët. Këto cilësi të tyre ata janë përpjekur t’i përçojnë tek fëmijët përmes shembullit të tyre dhe për këtë kanë qenë të nderuar dhe të respektuar nga shoqëria. Autoriteti i tyre në familje ka qenë i padiskutueshëm. Kur ishim të vegjël ndodhte që të grindeshim me njëri – tjetrin. Nëna kurdoherë na qortonte të dy. Njëri do të reagonte: “Po unë s’kisha faj, ai (ajo) filloi i pari” dhe nëna i përgjigjej : “Edhe ti ke faj se nuk dite t’ia gjesh gjuhën”. Kjo gjë na bënte më të matur, më tolerantë dhe më të dashur me njëri – tjetrin. Toleranca, dashuria për njëri – tjetrin dhe mirëkuptimi u bënë pjesë e pandarë e jetës sonë. Tani që vëllezërit dhe një motër jetojnë larg Shqipërisë, ndjejmë shumë mall për ta, ashtu sikurse ndjejmë shumë edhe mungesën e motrës sonë Hajrie, që u nda nga jeta vitin e kaluar. Lirimi dhe Ajeti me fëmijët e tyre jetojnë në Amerikë. Lirimi dhe Violeta punojnë si mësues të gjuhës shqipe për amerikanët që përgatiten për të punuar në Shqipëri e Kosovë, kurse Ajeti punon si mekanik. Edhe fëmijët e tyre, duke ecur në gjurmët e prindërve, kanë mbaruar shkollat e larta për arte, biznes ndërko-mbëtar, inxhinieri kompjuterike, pikturë. Idealja jeton familjarisht në Itali dhe fëmijët e saj kanë mbaruar Fakultetin Ekonomik.
Vitet kalojnë dhe brezat zëvendësojnë njëri – tjetrin. Qamilja, me qetësinë dhe mençurinë e saj tani më ngjason gjithnjë e më shumë me nënën. Të dy djemtë e saj kanë vazhduar traditën e familjes për arsimin. Lumturia me vetëmohimin e saj dhe me zemrën bujare është më e dhembshura nga të gjithë.
- Ç’mund të na thoni për kënaqësitë dhe problemet e profesionit tuaj të bukur të pedagogut për 36 vjet pa ndërprerë ?
- Viti që po vjen për mua do të jetë ndryshe në aspektin e punës. Unë mbylla një karrierë 36 vjeçare si pedagoge e gjuhës ruse në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin Ekonomik. Është e natyrshme që në përfundim të kësaj karriere të gjatë të kujtosh disa nga momentet më domethënëse. Janë 36 breza studentësh që kam përgatitur vit pas viti me shumë dashuri e përkushtim. Kam pasur një punë që e kam bërë me aq dëshirë e pasion, sa mendoj se isha e prerë për të, dhe se asnjë punë tjetër nuk do ta kisha bërë më mirë. Puna me studentët më ka dhënë shumë kënaqësi. Vlerësimi më i madh për punën time është përqafimi dhe mallëngjimi i ish – studentëve të mi kur takohem me ta. Ata sot janë ministra, drejtorë bankash, pedagogë, biznesmenë, politikanë, etj. Në vite kam pasur edhe shumë studentë fteriotë. I kam përkrahur dhe ndihmuar vazhdimisht, por pa u bërë lëshime. Pjesë e pandarë e punës sime ka qenë edhe puna shkencore, hartimi i teksteve mësimore dhe programeve të lëndëve, udhëheqje diserta-cionesh, diplomash, etj. Momente të rëndësishme kanë qenë për mua marrja e gradës “Doktor”, pjesëmarrja në specializime e seminare ndërkombëtare në Rusi, Itali, Angli, Maqedoni e Greqi, duke kulmuar me marrjen e titullit “Profesor e Asociuar” dhe drejtimin e suksesshëm të Departamentit të Gjuhëve Sllave e Ballkanike për një periudhë 5 vjeçare. Të gjitha këto më kanë bërë të ndjehem e vlefshme dhe e realizuar në punën time.
- Por sa e lehtë është për një grua, që të jetë një pedagoge dhe drejtuese e aftë, një nënë e kujdesshme, një bashkëshorte e mirë?
- E vështirë, por e mundur. Në familje kam pasur ndihmën e pakursyer të bashkëshortit tim, Bardhylit, njeri me zemër të madhe, që di të falë shumë dashuri dhe të vjehrrës sime Ajrie, gruas së rrallë, tek e cila kam gjetur dashurinë dhe ngrohtësinë që kisha tek prindërit e mi. Gjëja që më lumturon janë dy fëmijët e mi Manjola dhe Ervini. Vajza ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe Master në Administrim Biznes dhe punon në Bankën e Shqipërisë, kurse djali është student në Itali. Ata ndjehen po aq fteriotë, sa edhe skraparllinj. Kur djali ishte i vogël dhe e pyesnin nga ishte, ai përgjigjej: “Trupin e kam nga Skrapari, kurse kokën nga Fterra”. Kur u nis për në Itali, ai mori me vete edhe flamurin shqiptar, në traditën e gjyshit të tij, Nuri Vlusha (Mançe), patriot dhe Qytetar Nderi i Skraparit, kryetar i shoqërisë “Vatra” në Amerikë dhe Australi.
- Po në të ardhmen, tashme në jetën e lirë, cilat do të jenë angazhimet tuaja ?
- Edhe tani që jam në pension (ose “në profesion të lirë” siç më pëlqen ta quaj), nuk mund të ndahem nga pasioni i jetës sime. Vazhdoj të jap mësim në Fakultet si pedagoge e jashtme dhe në kurse për mësimin e gjuhës shqipe nga të huajt, po punoj, gjithashtu, për hartimin e një fjalori shqip – rusisht pas fjalorit rusisht-shqip që doli kohët e fundit. Në orët e mia të lira libri vazhdon të mbetet shoqëruesi më i mirë. Më kujtohet shprehja e xha Refikut “Do të vdes duke lexuar”, por shpresoj se ka ende kohë për këtë.
- Me rastin e Vitit të Ri, çfarë do t’ju uronit fteriotëve tanë dhe miqësisë tuaj ?
- Në këtë prag feste të ndërrimit të viteve do të doja t’u uroja të gjithë fteriotëve dhe miqve të mi, kudo që ndodhen, në Shqipëri e jashtë saj, një vit të gëzuar, lumturi në familje, suksese në detyrat e tyre dhe shumë dashuri.
Le t’i grumbullojnë çdo ditë pikat e vogla të gëzimit, se me to vjen dita dhe mbushet kupa e lumturisë. Do të dëshiroja shumë që të shijojnë çdo çast të jetës dhe të mos rrinë asnjë ditë pa qeshur, se e qeshura jo vetëm të zgjat jetën, por përmirëson edhe cilësinë e saj. Do t’ju uroja gjithë të mirat dhe mbarsi për jetën dhe punët e tyre.
Ju faleminderit!
Edhe ju, paçi mbarsi për gjithçka që dëshironi !
Intervistoi, Guro Zeneli
Nr.47-dhjetor 2005



NË FTERRËN TONË - NË NDËRRIMIN E VITEVE


Festa e Vitit të Ri, për ne fterjotët është një festë e gëzuar, që hyn e ulët “këmbëkryq” derë më derë e te çdo fteriot. Kështu do të ndodhë dhe në këtë vit të ri, madje dhe më mirë se vitet e shkuara, këtu në Fterrën tonë, në Vendlindjen tonë e të të parëve tanë.
Në çdo derë fillon me higjienën e pastërtinë. Lyhen shtëpitë me gëlqere të bardhë, madje edhe gurët e trungu i pemëve para shtëpisë. Kështu bëhet brenda e jashtë. Pastaj bëhen petët e byrekut e të samsasë. Theret e bëhet mish në tepsi të mëdha, që piqen në furrat e shtëpive me tepsi 500-she, të prerë thela-thela, apo në hellin tradicional, që e dredhin me gëzim ata më të rinjtë. Veç nën syrin e më të rriturve. Ndonjëri vë dhe pak bukë, fetë të prerë, që të bjerë mbi të lëngu i mishit kur piqet. Sa e shijshme është ! Nikoqiret e mira janë më të ngarkuarat me punë. Ato kanë ruajtur dhe mjaltë e arra me çepele të shijshme, dhe për të qerasur gjithë pjesëtarët e shtëpisë, veçanërisht fëmijët dhe miqtë e shokët që u shkelin derën në këtë ditë të gëzuar.
Edhe ky vit i ri Fterrën e gjen më të gëzuar e më të begatë. Disa do t’i gëzojnë dhe bijtë që mund t’u vijnë nga Saranda apo dhe nga emigracioni, sipas mundësive te tyre. Sidoqoftë Fterra do t’ju urojë atyre me gjithë zemër, madje dhe me lot malli :Gëzuar, o bijtë tanë, kudo që jini !
Është diçka e bukur, kur në ditën e Vitit të Ri, këputet nga një degë apo lastar ulliri, ngarkuar me kokrra, të cilën e futin brenda në shtëpi. Dhe kjo bëhet se ulliri është bima më e bekuar, është bima më bujare, është bima që na jep vajin më të ushqyeshëm, na jep kokrrat që kripen e bëhen aq të shijshme, na jep drurin me të cilin bëhen punime artistike, na jep gjelbërimin e përhershëm. Dhe jo vetën kaq. Por ulliri që në lashtësi e deri më sot, ka qenë e mbetet simbol i paqes në dorën e njeriut. Në këtë ditë festë përdoren për urim: gëzuar e gëzuar! Dhe esenca e rrushit, rakia aromatike, që prodhohet nga rrushi amerikan, siç i themi ne në Fterrë. Këto vitet e fundit është futur dhe vera e birra, madje jo vetëm në festën e vitit të ri, por dhe ne gëzime a festa të tjera.
Në këtë ditë feste shkëmbehen dhe vizita të gëzuara, duke shkuar nga njeri te tjetri, dhe si individ, dhe si familje, deri dhe fëmijët që gëzojnë vizitorët me të dashur. Dhe kjo sepse ka një traditë që vizitorët e parë, janë fëmijët, madje mundësisht djemtë, të cilët mendohet se sjellin mbarësi për gjithë vitin në familjen ku shkelin të parët. Kjo është një traditë e hershme. Edhe për mua është gjë e bukur, kur në familje të hyn një fëmijë që është engjëllor me gjithçka. Fëmija është lezeti në shtëpi, është lezeti në familje, është vetë jeta, se është e ardhmja, është pasardhësi i jetës në çdo familje. Sa gjë e bukur!.
Vizita të veçanta bëhen në ditën e vitit të ri në familjet që viti i kaluar i ka lënduar me ”plagën” e vdekjes, aq më tepër, kur ka ndodhur dhe ndonjë gjëmë, që pikëllon dhe gurët e Fterrës. Kjo vizitë ka kuptim të madh, ka kuptimin që këtu e tutje, u mbylltë e keqja dhe ardhtë e mira në këtë derë. Në këtë ditë bëhet dhe ndonjë vizitë në varrezat e fshatit, në nderim e në respekt për njerëzit e dashur që na kanë ikur nga jeta. Kush respekton te vdekurit, respekton e nderon veten, tregon edukatën dhe kulturën e tij. Fterjotët këtë e kanë gjë të bukur.
Të jep kënaqësi te veçantë, momenti kur nusja e shtëpisë apo bija e saj, të qeras me fruta, bie fjala të ofron një ftua aromatik, apo arrë me çepele, apo mjaltë me arrë, apo një thellë samsa, apo pse jo dhe një gota raki me pak meze, sa për shije. Eh sa mirë dinë nënat e motrat tona fteriote për t’i dhënë gëzim mysafirit apo mikut të familjes! Vizitat janë kënaqësi dhe për atë që bën vizitën, dhe për atë që e kthen vizitën. Vizita e njeriut tënd dhe njeriut të mirë në shtëpi, është e sjell mbarësi.
Ka lezet e ka sy zjarri me dru prralli apo me hilqe apo me ndonjë dru ulliri, nga ndonjë trung i vjetër apo ndonjë degë e thyer nga era e shiu, që të ngroh dhe kur e shikon me sy. Çfarë bisedë e bukur bëhet rreth këtij zjarri nga burrat e zakonit e nënat e dashura e të mençura fteriote, deri në orët e vona të darkës, ndofta dhe të natës së parë të janarit.
Urojmë mbarësi për gjithë fterjotët dhe në këtë Vit të Ri.
Gëzuar, e nga mot më mirë!
Shako MEHMETI
Nr.47-dhjetor 2005



Ç’NA SHKRUAN GËZIMI NGA SARANDA ?...


Në Sarandë jetojmë e punojmë mbi 65 familje. E themi kështu se kemi dhe jo pak familje fteriote që kanë ikur dhe, aktualisht, punojnë e jetojnë në emigracion kryesisht në Greqi.
Me këtë rast, të gjithë fteriotëve, që këtu në Sarandë e deri kudo që janë, ju urojmë :Gëzuar Vitin e Ri 2006 ! Se kjo është tradita jonë, të shprehin dëshirën tonë të madhe për të pasur në familjet e tyre mbarësi për gjithçka, të kenë gëzime dhe gjithë të mirat !
Por të them te drejtën, në emër të komunitetit fteriot dua të uroj me kënaqësi Gazetën “Fterra jonë” që na jep ne fteriotëve këtë mundësi për të shprehur urimet tona për njeri-tjetrin, duke arritur të urojme dhe nëpërmjet gazetës njeri-tjetrin. Sa gjë e madhe ! Sa punë me vlerë ! Jo të gjithë komunitet e kanë këtë mundësi. Ne e kemi. Kjo është vlerë e madhe për Fterrën tonë.
Urimi midis nesh është traditë e bukur, është traditë historike. Mirësia fteriote është e njohur në fshat e fqinjë, sepse për këtë fterjotët janë të njohur në këtë zonë. Gjithmonë me njeri-tjetrin e përherë pranë njeri-tjetrit, në radhë të parë shpirtërisht. Kështu në gëzime , kështu në halle e për më tepër në fatkeqësitë e jetës.
Komuniteti fteriot në Sarandë është i lidhur shumë dhe me vendlindjen tonë, duke iu gjendur pranë, në radhë të parë Fterrës dhe banorëve të Fterrës sonë. Kështu është vepruar, që nga vitet ’60-të, kur u shtuan banorët fteriotë në këtë qytet e deri më sot, që po shkruajmë me kënaqësi urimin tonë për gjithë fterjotët. Komuniteti ynë here pas here organizon veprimtari të ndryshme. Janë zhvilluar takime të ndryshme shoqërore deri dhe për probleme tonat e për probleme të Fterrës e të fteriotëve. Në fatkeqësi për më tepër. Rregullisht dhe këtu në Sarandë dhe në Fterrë jemi të organizuar. Kjo traditë është përcjellur dhe te brezi i ri dhe te fëmijët tanë. Kështu ndodhi dhe në fatkeqësinë e Leandro Mehmetit, dhe në të Diktim Zhupës. E shprehën mirënjohjen dhe Dulla dhe Sulo Zhupa. - Fterjotët tanë,-thanë ata,- na u gjendën kaq pranë në këtë moment kaq të dhimbshëm.
Jo pak fteriotë mblidhemi gati çdo ditë te lokali i Çele. Shkëmbehen mendime. Shtrohen probleme. Dëfrim Dauti kërkoi të kontribuojmë për ndriçimin e jashtëm në Fterrë. Plotimi ndërhyri në KESH dhe gjeti një transformator 100. Në Athinë u mobilizuan jo pak për të mbledhur deri dhe ndihma në para. Vlejnë të përmenden : Kudret Haxhiu, Vilson Kofina, Artan e Elmaz Dauti, Sokol Maçi, e të tjerë.
Edhe në Sarandë, po kështu ndodhi. U ndez një sensibilizim kontribuues nga Merqezi, Sirani, Lulëzimi, Dulla e të tjerë. U blenë materialet e nevojshme, shume prej tyre u dërguan dhe në Fterrë. Po punohet për vendosjen e transformatorit, ndarjen e linjave, ndriçimin e jashtëm, e tjera. Te mjeku ynë i talentuar, Peti Zeneli, fterjotët tanë kanë shprehur e shprehin besimin e madh në profesionalizmin e tij, por dhe gatishmërinë e treguar me prezencën dhe kontributin e tij të çmuar mjekësor deri dhe në sallën e operacionit. Peti është i aftë se nuk i ndahet studimit profesional. Kur doktor Peti kthehet nga jashtë bie libra mjekësore e jo rroba a bizhuteri. Libra solli nga Parisi, libra solli nga Turqia, libra solli nga Beogradi. Libra sjell nga kudo ku ka shkuar e shkon në disa konferenca mjekësore ndërkombëtare. Mendimin juridik e gjejmë te Av. Verdi Haderi, i cili është i papërtuar dhe për problemet e fshatit. Berti Maçi, zv/kryetar i Bashkisë Sarandë, kontribuoi për materiale elektrike.
Nuk mund të lëmë pa përmendur as gatishmërinë e Qëndrim dhe Arsen Dautit, Asaf e Fisnik Gjoni, Gjysho Dhulin, Asllan Brinjën e Gjykim Dautin, Madrid Shkurtin , Mynir Zhupën, Çajup Gjonin, Eduard Maçin e të tjerë, të cilët janë afër problemeve të Fterrës. Është i njohur Mërtir Gjoni e Shuaip Maçi për mirëmbajtjen e rrugës së Fterrës.
Komuniteti fteriot zhvillon aktivitete të mira dhe me rastin e festave të nëntorit, të 7-8 marsit, e sidomos të Vitit të Ri. Vizitat te njëri-tjetri janë të dashura e të këndshme. Të bukura kanë qenë dhe aktivitetet në Butrint, Lëkurës, Ksamil, a gjetkë.
Edhe në këtë Vit të Ri, do ta bëjmë më bukur. Vizitat e para u takojnë familjeve që kanë pasur fatkeqësi. Për Hakiun do t shkojmë te Beratja e Jetnori. Edhe te Gjonia do të kujtojmë Harunin. Pastaj dhe në dyer të tjera. Me një gotë raki do të bëjmë: Gëzuar Vitin e Ri ! Nga mot, më mirë ! Gëzuar të gjithëve, mbarësi e mirësi për të gjithë ! Gëzuar gjithë fteriotëve Vlorë e Tiranë dhe kudo që janë.
Urimi më i mirë për të gjithë fteriotë është: Edhe më shumë të bëjmë për njëri-tjetrin, por më shumë të bëjmë për Fterrën, për Muzeun e për Xhaden, për ato punë që e bëjnë Fterrën të mos katandiset si Bregu i Borshe. Dhe kjo s’do të ndodhë. Fterra duhet të mbetet Fterrë, madje të bëhet një pikë e bukur turistike.
Nr.47-dhjetor 2005




... PO NAXHI SHKURTI NGA VLORA?...


Shikojeni Fotografinë: Janë fteriotët e Vlorës,komuniteti fteriot në Vlorë. Kështu të bashkuar e presim vitin e Ri, me dashuri e respekt për njëri-tjetrin. E ruajmë traditën, vemi e vijmë për gëzime e hidhërime dhe kur duhet i gjendemi shoqi shoqit. E kemi si rregull, mblidhemi çdo të diel. Këtë vit jemi mbledhur më shumë, sepse kemi pasur dhe shumë gëzime. Aq më tepër në halle e hidhërime jemi dhe më pranë njëri-tjetrit. Para pak ditësh patëm një gëzim, ndaj dhe organizuam dhe shtruam dhe një banket. Fterioti ynë i nderuar, Ejup Mita, u vlerësua me çmimin rajonal “Personalitet i shquar i Qarkut”, gjë që evidentoi, si përpjekjet e tij të vazhdueshme në fushën e ekonomisë, por njëherazi dhe ballëlartësinë e fteriotëve të Vlorës dhe më gjerë.
Edhe Zeko Braho është nderi i komunitetit fteriot. Vazhdon të japë mësim në Universitetin “Ismail Qemali”, duke qenë i vetëm me gradë dhe titull në lëmin e pedagogjisë dhe psikologjisë. Vazhdon të bëjë dhe studime e botime në fushën e arsimit dhe mendimit pedagogjik. Prej më shumë se njëzet vjet është zgjidhur përgjegjës i seksionit të veteranëve të paraluftës. Si komunitet e festuam edhe këtë gëzim.
Edhe Alaudin Haxhiu, djali i Balil Haxhiut, major në forcat e Ministrisë së Brendshme, u dekorua nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”, dhe pas dy vajzave lindi djalë. Në një banket të organizuar së bashku shfaqëm kënaqësinë dhe e uruam të ketë gjithnjë suksese në punë dhe shëndet e lumturi në familje.
Vitin e Ri 2006 e presim edhe me gëzime të tjera. Por, gëzimi më i madhe dhe më i vyer është se këtë vit, Vitin e Ri 2006, si gjithnjë e presim më të bashkuar dhe me më shumë dashuri për njëri tjetrin. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe kur midis nesh kemi bashkëfshatarë me vlera. Ali Çeli mbetet modeli i njeriut të mirë e të thjeshtë, i matur dhe kokë ulur si kalliri i grurit plot me kokrra. Nebi Dauti i kudo gjendur dhe i gatshëm kurdoherë për çdo problem. Edhe Nazmiu dhe Shazuvani, të lidhur me fteriotët dhe shumë të rregullt. Me përpikëri e kryejnë çdo detyrë Shazua, sidomos për lidhjen e komunitetit me Tiranën. Çamarrok dhe i shquar për bujari, mbetet Ifraim Gjoni. Shkon shpesh në Fterrë dhe na bie prej andej lajme. Nuk e mban për vete, por e bie dhe për neve faqoren e rakisë në takimet që bëjmë. Me vlera mbetet Bajraktar Mehmeti, intelektual i matur dhe përfaqësues i denjë i Mehmetajve në komunitet. Merr pjesë në çdo takim dhe tregon interes për shqetësimet e bashkëfshatarëve.
Edhe Mevlud Gjoni mbetet model sjelljeje dhe bashkëpunimi. E konkurron Ifraimin për bujari. Islam Hizmo vazhdon traditën e xha Sulos, i ndershëm, i qetë, dashamirës dhe plot respekt. Nuho Hizmo të ngjall respekt sapo bisedon me të.
Sezai Kofina, vazhdues i denjë i traditës së Kofinajve. Së bashku me motrat, jo vetëm ndihmojnë por dhe e nderojnë komunitetin. Në sy bie, sidomos motra e tij Elvira, okuliste e shquar e qytetit të Vlorës dhe shumë dashamirëse për të gjithë fteriotët. Meritë për traditën e vajtje ardhjeve kanë gratë.
S’mund të lëmë pa përmendur të bijat e Hamdi Mitës, Balen, Hatixhen, Rabon dhe Lavdie Zanin e Nabo Gjonin me Mirën, e të tjera, e të tjera gra, që janë model për lidhjet me fteriotët. Gratë tona janë model edhe për faktin se ato nxisin dhe më shumë të mbamë e forcojmë lidhjet si komunitet me njëri-tjetrin, madje dhe për fëmijët tanë.
Këtë rrugë të mbarë e ndjekin edhe të rinjtë si ata në moshë dhe të ardhurit më të rinj në Vlorë. Dallojnë Fatmir Zani i Lavdoshit, Teki Abazi, Tasim Mehmeti, Bujar Brinja si dhe Granit e Bashkim Brinja.
Por në vitin 2005 patëm edhe hidhërime. I rëndë ishte ndërrimi i jetës së Alfred Hiqmet Shehut në krye të detyrës duke dhënë mësim si nëndrejtor i shkollës 9-vjeçare te Pusi i Mezinit. Të gjithëve na hidhëroi veçanërisht pikëlloi, gruan, fëmijët, vëllanë e tij, Virtytin, dhe tërë farefisin. U përcoll me nderime nga fteriotët, që e morën vesh fatkeqësinë.
Vitin e Ri e presim, veç te tjerave, edhe me samsa, por jo me dërrudha tradicionale për Fterrën, por me arra, mishin e qengjit e kemi zëvendësuar me kaposh deti.
Urojmë gjithë fteriotët kudo që janë, Fterrë, Sarandë, Tiranë, Durrës e deri bijt e bijat fteriotë nëpër botë si emigrantë të rregullt e punëdashës madje dhe shumë shkollëdashës, paçin gëzime e mbarësi për gjithçka.

Naxhi SHKURTI
Komuniteti i fteriotëve të Vlorës:
Familje 44
Pjesëtarë 171
Vajza të martuara 26
Motra të martuara 30
Emigrantë 45

Në fotografi: 1
Ulur: Mevluti, Zekua, Ejupi, Naxhiu.
Në këmbë: Shezaiu, Islami, Alaudini, Bajraktari, Aliu, Shazua, Nazmiu, Nebiu

Ne fotografi 2 :
Naxhi SHKURTI, i mençur, i përkushtuar dhe dinjitoz. I papërtuar për problemet e komunitetit fteriot të Vlorës dhe si veteran i zgjedhur në komitetin e veteranëve të LANçl të rrethit të Vlorës.
Nr.47-dhjetor 2005



Nga rapsodi Teno Lona

Do kujtoj kohën që shkoi

Do kujtoj kohën që shkoi,
Për hatër të miqësisë,
Për Kuçin që na mësoi,
Kuçi det i historisë.

Bashke me shokë të tjerë,
Tetë djem dhe nje vajzë,
Edhe sa e sa të tjerë,
Na dhe dritë, që ta dhamë.

Nuk harrohen ato vite,
Akull borë e cingërimë,
Në “harapat” e Gjolige,
Ato vite ne i dimë.

Erdhi koh’e mësuesisë,
Ishim shumë e s’na mirr vendi,
Kuçi sofër e bujarisë.
Bukën tënde kush s’e hëngri ?

Nga Kunjova te Vishati,
Grashec e tutje në Lumë,
Për çdo natë na mblithte fshati,
O kohë e Kuçit me vulë.

Feti Bisha, burrë-shumë,
Vite, po nuk i harrojmë,
Ç’u bëtë? Je, për-allanë,
Na çkrih me një shkop në dorë.

Unë që lozja top më shumë,
Nga Hurdhja te Shesh i Rrethit,
Bedon nuk ua lë më unë,
Eh, mor Teno, dreq i dreqit.

Ca kujtime fëminie,
Ca kujtime që më s’vijnë,
Dhe merakë djalërie,
Ca i dinë e ca s’i dinë.

Koha shkon e mosha bie,
Po me Kuçin nuk u ndamë,
Iso, këngë Papadhie,
Si vëllai me vëllanë.

Këtu lindëm, këtu mbemë

Jetojmë, në miqësi,
Që kemi mbrujtur në vite,
Ende s’kemi dashuri,
Presim fjalën e një dite.

Po dhe fjala, në mos ardhtë,
Përsëri, nuk prishet punë,
Sepse prapë do jemi bashkë,
Ndjenjat, nuk shtypen me dhunë.
Së bashku, kështu menduam,
Veçanti për këtë herë,
Për vendlindjen, ne punuam,
Këtu lindëm, këtu mbemë.

Kënga lezet i shakasë

Në fillimin e çdo kënge,
Do derdh mjaltin e çdo zemre,
Po dhe helm të ketë kënga,
Atë helm e nxjerrtë zemra.
E nxjerrtë veten mënjanë,
Si hirrën që djathi ndanë,
Se në mendjen e njeriut,
Futen dhe pikat e shiut.
Futet Dielli më pas,
Si behar, avash-avash,
Dhe ngjitet lart e më lart,
Sa me lart e aq i zjarrtë
Si rrushkuqet në lofatë,
Rapsodi, mbi gur të thatë,
Që mbeti vetëm në fshat,
O do rrojë, o do pëlcasë,
Dhe nga varri do t’ju flas,
Kënga lezet i shakasë.

Çmendu, o mendje një herë !

Flokë-pala, palë, palë,
Si hëna kur del ngadalë,
Kur ti ulesh përmbi gjunjë,
Ulet Perëndia pranë.

Merakun që kam në mendje,
Dhe brenga që kam në zemër,
T’u ngjitshin mbi veten tënde,
Që nga floku gjer në themer.

Si qyqja, krua më krua,
Që vajton fatin e humbur,
At-here, do besosh mua,
Mos mbeç si pemë e shkundur.

Përmbyse mëndjen që ke,
Lere vjeshtën, merr pranverë,
S’ke pse të rrishë si je,
Çmendu, o mendje një herë.

Në malet e Kurveleshit

Në malet e Kurveleshit,
Bëra miqtë më të mirë,
Gjokse burrash, dallgë deti,
Lapidar nën yje rrinë.

N’ato vende bëhet dasmë,
Ku pihet me fund dollia,
Atje foshnja rritet jashtë,
Plot shëndet nga bukuria.

Atje nata, shkon pa gjumë,
S’të lënë yjet me dritë,
Rritet shelegu me vulë,
Shtatë pashë i venë brijtë.

Buz’ e çupës flakë e kuqe,
Që sa lind e bëhet plakë,
Atje pajat në sënduqe,
Jetojnë shekuj të gjatë.

Atje foshnja lind më këmbë,
Atje buza s’kërkon ujë,
Dhe zogjtë dalin me pëndë,
Pikë e vesës derdhë lumë.

Atje zër’i blegërimës,
Tund dhe lulet në lëndinë,
Atje dritë e vetëtimë,
Kthehet prap, se nuk arrinë

Atje bari, s’thahet kurrë,
Vaditet nga vesë e natës,
Edhe buza përmbi buzë,
Ndizet flakë si palcë e vapës.

Atje ëngjëll i mëngjezit,
I jep vëndit bukurinë,
Ndofta dhe dallgët e detit,
S’flasin dot e brenda rrinë.

Ata miq, burra zakoni,
Rriten në male pa ujë,
Në se kini gjunjë shkoni,
Unë s’kam ç’u them më shumë.

Atje kam ngritur folenë

Si zogu me sqep e thonjë,
Fije-fije duke mbledhë,
Në zemrën tënde kërkomë,
Atje kam ngritur folenë,
Si një ëndërr, e padukur,
Vetëm dy veta e dinë,
Kur në gjoks, ti rri si flutur,
Buza, ëmbël të puth gjinë.

Puth e puth deri te thoi,
Mos mbaroftë ata të puthur,
Dhe kur etja ime shkoi,
Syri yt, me lot qe mbushur.

Merri, merri, mend e shkreta,
Si deti me dallgë- lumë,
Leri arrzat , se vjen bleta,
Që ka hoje mjalti, shumë

Nga Sulejman MATO

Kila

E vogël, e vogël sa një doçkë fëmije,
e posanxjerrë nga prushi i vatrës,
e përlyer me hi dhe gaca zjarri...
Shkëlqen dhe vetëtin në kujtesën time
kilë e fëminisë

Ti ishe për mua mësimi i parë në jetë,
ABC-ja e urisë.

Kam provuar shumë lloje bukësh në jetë
por papritur më je shfaqur ti.
Ndonjëherë dhe kam dashur të të harroj,
por s'kam mundur, kurrsesi.

Ja erdha prapë tek kjo shtëpi

Ja,erdha prapë te kjo shtëpi
Ku kam kaluar fëmijërinë,
Degët e fikut mbi avlli
Krahët me mall drejt meje shtrijnë.

Ja vatra ku u rrita unë
Dhe ëndërrova gjithësinë,
Pas malesh deti i pagjumë,
Më zgjonte netësh papushim.

Ne shihnim yjet nga dritarja,
Shkëlqenin si vishnja të kuqe,
Na zinte gjumi në mendime
Për botën që përhumbej tutje.

Eh!Vite mbushur me uri,
me errësirë, paragjykime…
Nuk ndiej për ty më nostalgji,
malli më merr për strehën time.

Ja erdha prapë tek kjo shtëpi
Ku kam jetuar fëmininë…
Më shohin trarët me çudi,
I shoh dhe bie në mendime.
Fterrë. 1976


Në ditën e lamtumirës

Nënë Razua - Nënë Heroinë, Nënë e lumtur...
Njihet si bija e Meto Kofinës nga Fterra dhe Fatime Shakaj nga Çorraj. Njihet si nusja dhe gruaja shembullore e Sherif Dushës. Njihet si nënë plot virtyte në të gjithë jetën e saj më me vlerë. Këtë bijë, këtë nuse, këtë grua e këtë Nënë, e përcollëm më 17 nëntor, me shumë respekt, në banesën e përjetshme të saj në moshën 95 vjeçare, e cila mbetet midis nesh një Nënë e Madhe, një Nënë Heroine, një Nënë si pak Nëna, që lindi, që rriti, që edukoi 10 fëmijë, në modelin e babait të tyre, Sherifit dhe ne modelin e shpirtit të saj të pastër.
Ndërroi jetë, si nënë e lumtur, sepse zemra e saj nuk i mori asnjë plagë të pashërueshme, në radhë të parë, në sajë të një nëne që diti të mirëmbaje e të mirërritë 6 djem e 4 vajza, madje dhe në kohë të vështira, në kohë lufte e në kohë me halle, që në Ballsh, ku lindi më 1930, djalin e parë, Luanin, me këmbë të mbarë për 9 fëmijë të tjerë, deri te Shpresa e Halua , si fëmijët e fundit të barkut të saj, të lindur në Fterrën e saj e në Fterrën tonë.
Jetoi sa i deshi xhani. Dhe iku duke lënë të përlotur në sy, e të lënduar në zemër të dhjetë bijtë e saj, nuset, që i kishte si bija, dhëndurët që i kishte si djem shtëpie, dhe mbi 40 nipërit e mbesat, se bashku me stërnipër e stërmbesa të saj, që, për të, ishin mjalti i shpirtit, që do te krenohen me gjyshen e stërgjyshen e tyre, gojëmbël e zemërbardhë.
Fterra dhe fterjotët do ta kenë si modelin e Nënës. Ballshi ku jetoi 13 vjet, mban mend si nusen e bukur dhe gruan, që diti te nderoje e të respektojë, të njohur e të panjohur. Himara për tre-katër vjet të vështira, të luftës e të pasluftës, do ta kujtojë si gruan e mirë të farmacistit të zotë, Sherifit patriot, që u shërbeu himarjoteve dhe gjithë Bregdetit, me gatishmëri e me respekt ne çdo moment. Dhe, për më shumë Kuçi, ku Xha Sherifi bashkë me Bullë Razijenë, u shërbyen tërë kuçjotëve e fshatrave për rreth, për 25 vjet me radhë, me devocion te shquar, në dobi të shëndetit të të gjithë njerëzve, pa asnjë dallim e pa asnjë ndryshim, në Kuç e në gjithë zonën e Kurveleshit. Personazh i vyer mbetet, dhe në faqet e gazetës “Fterra jonë”.
Kështu do ta kujtojnë e do ta kenë model, të gjithë sa e kanë njohur për vite me radhë, dhe këtu në Tiranë, kur jetoi tek bijtë e bijat e saj, të mirë e të mira, dhe kryesisht te Skënderi në moshën e thellë, ku Fatimja i shërbeu si nënë e shkuar nënës.
Lumthi, do të themi të gjithë ne, që kemi njohur e kemi pasur një grua e një nënë të tillë, si Razije Dushën, e cila në memorien e Fterrës e të fteriotëve dhe të gjithë sa e kanë njohur, do të ngelet një nënë punëtore e një grua shembullore, me shpirt të bardhë.
Le të mbetet e paharruar, në kujtesën e të gjithëve, si një Nënë e Madhe !
Guro Zeneli.

Nr.47-dhjetor 2005


Në ditën e lamtumirës

DAFINA ISHTE NJË KOLONË E ARTË E VËLLAZËRISË
DHE E GJITHË MIQVE TË FAMILJES HALLKOKONDI.
Sot përcjellim në banesën e fundit njeriun tonë më të dashur, Dafinën.
Babai i saj, Axhem Shkurti, biri i Fterrës së mençurisë, krenohej për miqësinë e lidhur me familjen e Sali Hallkos nga Vranishti.
Prandaj Dafinës ju desh të qëndronte në lartësinë e të dy familjeve. Të asaj nga ishte bijë, por edhe të asaj ku erdhi. Dhe këtë detyrë ajo e kreu më së miri, si bartëse e cilësive më të mira. Ajo ishte një kolonë e artë e vëllazërisë dhe e gjithë miqve të familjes Hallkokondi.
Ajo gjithë jetën e saj punoi në Profarma ku u çmua, u vlerësua dhe u respektua nga i gjithë kolektivi. Dhe nuk bëhej fjalë vetëm pse ishte një punëtore shumë e mirë. Tek Dafina i kishte sytë gjithë kolektivi, edhe kur duhej të ruhej një ekuilibër i domosdoshëm, edhe kur kishte njerëz problematik në punë. Ajo me mençurinë, çiltërsinë dhe dashamirësinë që e karakterizuan tërë jetën, zgjidhte problemet.
Dafina lindi dhe rriti dy fëmijë të saj. Por në jetë, në familjen tonë, ajo rriti shumë më tepër, u bë strehë për të gjithë, i nderoi të gjithë. Dafina realizoi të gjitha detyrat që i dolën përpara në të gjithë sektorët e jetës.
Por siç ndodh me të gjithë njerëzit, ajo ikën nga jeta me shumë dëshira të tjera të parealizuara. E veçanta e Dafinës është se ikën edhe me garamet. Ajo erdhi edhi në jetë dhe e jetoi atë si engjëll dhe ikën prej saj si një trim i mirë. Trimëria e saj ishte në fjalën e burrit që kishte, por edhe në ndeshjen dinjitoze me sëmundjen e gjatë.
Tek porta e shtëpisë vërtet nuk do të na presë më buzëqeshja e Dafinës, por djemtë, nuset, nipërit e mbesat, do të jenë shprehës të cilësive të mira të saj. Ky është një detyrim i madh nderi për të gjithë ata, për të gjithë ne. Dhe besoj se do ta realizojmë këtë detyrë sa të thjeshtë aq dhe të lartë karshi saj.
Të qoftë dheu i lehtë, e dashur Dafinë!
Pano HALLKO
nga Vranishti
Nr.47-dhjetor 2005


Nga Teno LONA

Elegji

Hidhërime, hidhërime,
Zëmëra që dot s’i thotë,
Mblidhuni, në penën time,
Derdhunu në vaj’ e lotë.

Si rrebesh, që zbret nga mali,
Kur vajton për lulet prilli,
Vetëm Perëndia falet,
Kur te heq gruan nga gjiri.

Malet, me borë e me mjegull,
Errësira,... mbi luginë,
Ç’është ajo,... që vjen... e vdekur,
Mbush me lule trendelinë?!

Eshtë ajo, që dil te dera,
Lezeti për miq e shokë,
Si qe vetë, ju dha dhe vlera,
Ndaj,... u mbulua me lotë.

Ajo që iku me plagë,
Me zemër të përvëluar,
Nuk u kthye dot e gjallë,
Ndezi zjarr e dogji truall.

I hodhi dheu furmi,
E zgjodhi si me” kërrabë”,
Do tretet,... në erimi,
Si qiri, dalë e ngadalë.

Te varret,... atje përtej,
Lëviz majë e qeparizit,
Çdo njeri, syrin do ktheje,
Bij’ e Hases dhe Qazimit.

Dergjet,... ajo që ka lënë,
Burrin ,vajzat dhe shtëpinë,
Qeparis, u thafsh në rrënjë,
Mba brënda,..fisnikërinë.

Varri, më buzë të xhadesë,
Atje,... çdo njeri do shkojë,
Do qëndrojë e do pyes,
Difo Lonia,- do thonë.


Sa herë,... të më marrë malli,
Do vete... t’i ulem pranë,
Po kam frikë se çahet varri,
Dofo, o Difo... me famë

Perëndia,... fluturimin,
Ja fali zogut mbi tokë,
Njeriut i dha durimin,
T’i shkojë brengat me shokë,...


O mendje mënçur, dëgjomë !

O mendje mençur, dëgjomë, !
Erdhi vjeshtë e iku gushti,
Haberi më ra si bombë,
Kur më thanë që vdiq Jakupi.

Djemtë e Mate me lezet,
I njeh shtufi dhe mëhalla,
Se me ta jam rritur vetë,
Kur vapën e ftohte dhalla.

Halili me Vahidenë,
Çifti që mbillte sevdanë,
Me prindër, të Tenos qenë,
Porsi motra me vëllanë.

Jetoj në këto shtëpi,
Si kukuvajka në pyje,
Muret mbuluar me zi,
Llafosem vetëm me yje.

Akoma pa ikur vetë,
Më bëni një elegji,
Dhe të jetë si të jetë,
Si kujtim për pleqëri.

Nga Hesma Hizmo ( Gjoni)

Ç’të të them Fejzi, o djalë, !

Ç’të të them Fejzi, o djalë,
Na bërë gjith’atë plagë,
Plum’i madh na ka marrë,
Që ditën, që jemi ndarë,
Kur të muluam në Sharrë,
Ikëm,... e atje të lamë,
Ne na le, në pleqëri,
Le grua, me fëmi,...

O djalë,... o melaqe,..
E le Vjollcënë,.. të re,
Djemtë për ditë, të qajnë,
Kanë nevojë për Babanë,
Të vegjël, në shkollë janë,
S’kanë Baba, t’u rrijë pranë.

Ç’të të them, Fejzi, o djalë !
Le,... dhe motër e vëllanë,
Që të dy, shumë larg vanë,
Kanada... dhe Austri,...
Rrinë,... me lotë në sy,
Se s’kanë vëllanë, Fejzi...

O Fejzi,.. o... melaqe ,
Bërë dhe shkencë të re,
Profesor i asocuar,
Por,... nuk ike i gëzuar,
Dhe Hizmajt i le,..helmuar,...

Nr.47-dhjetor 2005


Enter content here

Enter supporting content here