ft22222222.gif

Nr. 7 - prill 1998

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

nenafteriote.jpg
Gra fteriote

NĖNAT TONA -

BURIM I JETĖS, PASURI E SHPIRTIT

Tregojnė : Djalin e detyruan ti shkulte zemrėn Nėnės sė vet e tia ēonte me dorėn e tij Mbretit. Por duke vrapuar u rrėzua. Dhe nė ēast pėrsėri zėmra e Nėnės foli: Mos, o Bir! Mu vrave, Bir i Nėnės!

Ja e tillė ėshtė zemra e Nėnės! Ndaj ēdo njeri e do nėnėn e vet. Dashuria pėr nėnėn ėshtė instikt, ėshtė detyrim shpirtėror, se Nėna tė ushqen me gjakun e saj, me qumėshtin e saj, me shpirtin e saj. Ajo tė rrit e tė edukon, tė bėn njeri. Nuk thonė kot qė fėmijėn e rritin dashuria e nėnės dhe pėrkėdhelitė e saj. Kėtė e kanė bėrė mirė edhe nėnat fteriote. Por jo vetėm kėtė. Ato na kanė dhėnė shpirtin e tyre tė mirė e tė pastėr, na kanė dhėnė pjesė nga jeta e tyre. Dhe kur ne bijtė i kemi shqetėsuar, e, ndonjėherė, dhe i kemi "vrarė" nė shpirt, ato pėrsėri na kanė falur, se zemra e Nėnės, ashtu siē di tė dashurojė fort, ashtu di dhe tė falė shumė.

E prapė jo vetėm kaq. Nėnat fteriote na kanė dhėnė dhe dėshirėn e pasionin pėr kulturė e dituri, na kanė shtirė nė gjak dashurinė pėr shkollėn, pėr kulturėn, qė ne fėmijėt e tyre tė mos vuanim si ato.. Dhe djemtė e Fterrės ua kanė plotėsuar dėshirėn Nėnave tė mira.Pėr gjithēka qė kanė bėrė pėr ne bijtė e tyre, nė xhenet u vaftė shpirti!

Ato janė e mbeten tė veēanta. Ato numėrohen shumė. Ato janė derė mė derė, nė ēdo familje, qė nga trimėresha Mene Zhupa, burrėresha Hazo Dhuli e Shaho Shehe, Zulė Memi e Hateme Elezi, Dili Dusha e Merjeme Zhupa, Nėnė Fatimeja e Nėnė Ilja, Nėnė Lutja e Nėnė Gjulzaja, Nėnė Havaja e Nėnė Razia, Nėnė Zula , Nėnė Shileja e Xhane Matja dhe deri tek nėnat e reja tė ditėve tona qė ruajnė traditat e mira tė Nėnave fteriote. Duke kujtuar emrat e disave ne duam ti respektojmė tė gjitha, emėr pėr emėr, se tė gjitha kanė qėnė e mbeten tė mira e tė bukura, tė menēura e tė drejta.Faleminderit, o Nėna fteriote pėr gjithėēka qė keni bėrė e bėni pėr bijtė e Fterrės pėr tė ruajtur cilėsitė mė tė mira tė jetės e kulturės sonė. Nėnat tona janė burimi i jetės e pasuri e shpirtit tonė.

Guro ZENELI

Nr.7 - prill, 1998

 

 

doligazeta.jpg
Nje grup fteriotesh duke lexuar gazeten "Fterra jone"

GAZETA NA BASHKOI MĖ TEPĖR

Asnjeherė fteriotėt nuk kanė qėnė tė ndarė nga njeri-tjetri, nė tė mira e tė kėqija. Sot ėshtė edhe njė diēka tjetėr qė na bashkon mė tėpėr : Gazeta "Fterra jonė". Ėshtė me tė vėrtet njė veprim domethėnės qė tre bij tė Fterrės, megjithėse tashti gjyshėr e me thinja, menduan dhe na nxorrėn kėtė gazetė, qė tė gjithė e presim me padurim. U lumtė, u them unė. Por jam i sigurt se nga tė gjithė fteriotėt kudo qė janė marrin veē urime Muzafer Korkuti, Agron Xhama e Guro Zeneli, qė punojnė drejpėrdrejt pa asnjė shpėrblim nė nxjerrjen e gazetės.

Ku nuk shkon gazeta jonė : Nė Fterrė, nė Sarandė, nė Tiranė, nė Vlorė, nė Durrės, po edhe nė Itali, nė Greqi, nė Kanada e nė Amerikė. E duan dhe e kėrkojnė bashkėfshatarėt tanė kudo qė janė.

Njė masė e madhe kanė dėrguar edhe pėrshėndetje,disa edhe me poezi, karakteristikė kjo pėr fteriotėt, tė cilat janė botuar, por pjesėrisht, sepse botuesit, si modest qė janė, nuk pranojnė lavdėrime e urime me emėrin i tyre. Bėjmė njė punė modeste pėr Fterrėn dhe pėr fteriotėt, tė thonė. Dhe ja sė paku njė herė nė javė ata mblidhen tė tre tok. Shkojmė edhe ne tė tjerėt, unė, Dilaveri, Jakupi, Rakipi, Lutfiu, Skėnderi e tė tjerė qė duan tė ndihmojmė. Atje mblidhen shumė, shumė fteriotė e dashamirės, japin mendime, rrahin probleme, kujtojnė ngjarje,ndodhi, saktėsojnė ndodhitė.

Ata punojnė tė tre bashkė, asnjeri nuk pranon se ėshtė kryesori, tė tre ndjejnė njėlloj pėrgjegjėsinė pėr ēdo numėr. Sigurisht edhe bashkėpunėtorėt japin ndihmėsėn e tyre pa harruar sponsorėt, pa tė cilėt gazeta nuk mund tė dalė.

Bardhyl XHAMA

Nr.7 - prill, 1998

mirte.jpg
Mirteza Brinja

NUK HARROHEN ATO DITĖ

Dimėr, 1944

Ishte operacioni i dimrit. Forca tė shumta gjermano-balliste po viin nga Saranda nė drejtim tė Kuēit. Lam shtėpitė dhe u drejtuam pėr nė shpella. Si bazė pėr strehimin e fshatit kanė qėnė shpellat e Guvave. Nė Shpellat e Soroit strehohej lagja e bregut tė Lleshe.Ndėrsa nė Korita vendoseshin Rrėza e Ixorit, Hiesit, Rukajt, Kofinajt, Zhupajt. Lagja Gjofterraj shfrytėzonte shpellat e Guvave. Mataj, Haderaj e Lonaj shkonin nė drejtim tė Koritave dhe te Gryka e Dedeēalit. Rruga nė tė majtė kur shkon nė Lugun e Thellė shfrytėzohej mė shumė nga Mehmetajt.

Nė njė darkė mbėrrita nė Fterrė. Rastėsisht takova kushėriun tim, Fuat Brinjėn qė ishte partizan.Hajde, mė tha, se do tė vemi bashkė nė Guva. Sa dollėm nė qafė tė Pirgut, gjermanėt e ballistėt filluan tė pėrdorin shėnjė dhėnėse pėr ndriēim terreni.

Binte njė vesė e hollė.Kisha me vete njė batanie tė vjetėr. Isha lagur nė gjunjė e poshtė, isha bėrė ujė. Kisha veshur njė palė opinga me tela. Me siklet arritėm tek Shpella e Hundės sė Madhe qė ka vetėm njė shteg tė futesh brenda. Tek dera e shpellės dėgjuam zėra. Shpella ishte mbushur plot me njerėz. Drita e zjarr nuk kishte.

Unė mbeta tek dera ku pikonte. U mbėlodha gėrmuq nga tė ftohtit. Thashė se nuk do gdhihesha gjallė. Po njeriu qėnka i fortė shumė. Nė mėngjez, sa u hap dita, xha Agua, Ago Dusha, mė pa se ku kisha fjetur dhe i erdhi keq. I thotė Luanit, tė nipit qė e kishte tė pėshtjellė me shark pėr tu kujdesur pėr mua.

U largova nga Shpella e Hundės sė Madhe dhe vajta nė Grykė tė Guvave, ku gjeta prindėrit dhe vėllezėrit. Sa mė pa nėna mė foli me merakun e prindit: Ku ke fjetur, mė tha. Kur mė pa dhe tė lagur u shqetėsua shumė dhe menjėherė mė hoqi ato rroba e vesha tė tjera, u mbėshtolla dhe me njė prokof tė dhirė. Zjarr nuk ndezej megjithėse ishte ftohėt, mbasi natėn bėhej dritė e ditėn tym.

Dhe familja ime e bashkėfshatarėt e mi, po dhe sa e sa shqiptarė vuajtėn nga Operacioni i Dimrit, me shi, acar, dėborė, pa bukė e pa vėshėmbathje. Nuk harrohen ato ditė.

Myrteza BRINJA

Nr.7 - prill, 1998

PĖRPJEKPJE PĖR HAPJEN E KONVIKTIT NĖ KUĒ

Shkolla, sikurse edhe nė vitet para ardhėse, ishte tre-klasėshe, dhe me katėr nxėnės tė rregullt, nė klasėn e dytė dhe tre tė rregullt, nė klasėn e tretė. Kjo i detyronte disa djem tė fshatit, qė kėrkonin tė vazhdonin mė tėj mėsimet, tė shkonin ta kryenin klasėn e katėrt dhe te pestė nė fshatrat ose qytete tė tjera, gjė qė kishte shumė vėshtirėsi si pėr familjet dhe pėr nxėnėsit. Ata qė shkonin nė shkollėn e Kuēit dhe tė Borshit e bėnin rrugėn mė kėmbė duke udhėtuar 4 deri 5 orė nė ditė, me bukė misri, pak djathė e qepė nė trastėn e librave.Ata ishin tė veshur aq keq sa qė mund ti quajmė tė leckosur, dhe shollėt (kėpucėt) e tyre ishin tė atilla qė shpesh i nxirrnin gishtėrinjtė e kėmbėve pėrjashta. Nė verė tė gjithė djemtė ecnin zbathur nga qė nuk kishin ētė vishnin. Megjithė kėto kushte tė vėshtira djemtė fterjotė nuk thyheshin, por shkonin rregullisht nė shkollė dhe pėrgjithėsisht mund tė thuhet se mėsonin mjaft mirė, traditė e cila u ruajt gjatė. Njė trajtim tė mirė nxėnėsve te Fterrės qė vazhdonin nė kėto fshatra u bėnin mėsuesit Mustafa Luēi, Estref Pula e Mitro Vranai.

Me luftėn kėmėngulėse tė popullit dhe pėrkrahjen e madhe qė dha Jani Minga, u arrit qė nė Kuē tė hapej njė konvikt pėr tė vazhduar klasėn e 4-tė dhe tė 5-tė fillore nxėnėsi e Kurveleshit. Por regjimi nuk e zgjati shume jetėn e kėtij konvikti, prandaj pėrfaqėsuesit e Kurveleshit tė Poshtėm u mblodhėn mė 17 korrik 1931 nė Kuē dhe i bėnė kėrkesė Ministrisė sė Arsimit pėr ēeljen e tij, i cili u mbyll pas dy vjete pune. Nė kėtė kėrkesė midis tė tjerash thuhej: " Nuk mund tė pėrshkruhet dėshpėrimi ynė dhe dėmet qė solli mbyllja e konviktit nė fjalė. Veēanėrisht shtojmė se me mbylljen e konviktit dėshira pėr arsim sa vete pakėsohet, mbasi shkollat fillore nuk mund tė japin frytin e dėshiruar.

Duke shpresuar se ajo PT Ministri, duke marrė parasysh mirėsinė qė do tė na sjellė konvikti, do tė japė urdhėrat pėrkatėse pėr riēeljen e tij" (AQSH f.295, viti 1931, dosje 33, f.126). Por ai nuk u hap mė. Kėtė kėrkesė e kanė firmosur edhe pėrfaqėsues tė Fterrės Ismail Bezhani, Feta Zani, Ali Dauti dhe Murat Dhuli.

Nga Historiku i Arsimit te Fterrės

Nr.7 - prill, 1998

EDHE PSE BĖHEJ LUFTĖ NE MĖSONIM

Mėsues Hiqmeti ishte larguar nga shkolla. Kishte dalė partizan. Por... kishte rėnė dėshmor nė luftė pėr liri. Ne nxėnėsit e shkollės kishėm mbetur si zogjtė pa klloēkė. Vetė ne fėmijėt morėm inisiativėn. U mblodhėm nė korridorin e xhamisė pėr tė mėsuar kėngė partizane, sepse shkolla ishte djegur. Nė kėtė kohė Siri Bezhani, duke parė gatishmėrinė tonė, erdhi vullnetarisht pėr tė na mėsuar . Na bėnte mėsime tė ndryshme. Shkruanim nė copa letra.Lexonim libra sa pėr tė mos harrruar shkrimin e kėndimin. Kjo zgjati afėrsisht 2-3 muaj. Lexonim edhe komunikata tė Frontit. Organizonim edhe shėrbime tė ndryshme .Shoqėronim partiza nė vende tė ndryshme. Ēonim ushqime parti- zanėve nė Breg tė Borshit e nė Bėrdė. Ēonim letra tė ndryshme nė Ēorraj e Borsh. Luan Dusha na siguroi disa kėngė partizane. Ne i mėsonim me dėshirė ato. Nė sytė tonė na dilte mėsues Hiqmeti.

Hader HADERI

Nr.7 - prill, 1998

PĖR MĖSUESEN TIME TĖ PARĖ

Mėsuesja ime e fillores Bedenė Braho mė mbeti nė kujtesė si njė idhull dhe shumė vjet mė pas. E urtė, e dashur, e qeshur, veshur me njė fustan tė bardhė me lule tė kaltra mė habiti kur e pashė edhe tė ngarkuar me shkarpa pėr nė shtėpinė e saj ku rrinte. Mbante me vehte motrėn, Nadirenė, por kurrė nuk pamė ti bėntė ndonjė "favor" nė klasė. Por ajo qė mė "skaliti" nė kujtesė portretin ishte ai shkrimi me shkronja kapitale mbi njė dėrrasė tė pa zdrukuar mirė, i emrit tė shkollės sonė fillore "Demir Dhrimo", Ēorraj. E ngjyrosėm me laps tė kuq e blu sė bashku me mėsuesen tjetėr nga Kuēi, kolegia e vetme e saj, Hatika Gjokutaj. Kanė kaluar mbi 45 vjet qysh atėhere...

Hektor VESHI

nga Ēorraj

Nr.7 - prill, 1998

bastridauti.jpg

BUJARIA E METO SHKURTIT...

Fteriotėt pėr tė huajt janė mik- pritės.Kėtė e njeh gjithe krahina dhe mė gjėrė Nė njė takim tė rastėsishėm me njė shok nga Cmokthina e Vlorės, mbasi u prezantuam, mė tha kėto fjalė : Ju fteriotėt jini mikpritės e bujarė, ndofta edhe tė varfėr, por zemrėn e kini tė pasur. Unė pėr ju kam krijuar respekt dhe kėtė e kam bėrė muhabet edhe gjetkė. Njė natė, mė tha ai, vite mė parė, kur kaloja nė rrugėn Borsh-Fterrė-Kuē pėr tė shkuar nė fshatin tonė mė kėmbė, nata mė zuri nė Fterrė dhe kur mendoja se ku do ta kaloja atė natė pėrpara mė doli njė burrė thatim, qe te zalli i fshatit, i binte boblės. Shuquri Shkurti e thoshin. Mbasi folėm e u pyetėm me shoqi-shoqin, ai kėmėnguli qė tė kthehesha nė shtėpinė e tij. Megjithėse fillimisht ngurova, por ai mė ktheu me detyrim. pėr nė shtėpi. Ne, mė tha ai, kemi shtėpi e ske se ku shkon natėn.

...DHE MĖNĒURIA E BASTRI DAUTIT

Kur kalonim sė bashku me tė tek mezi i fshatit, na foli njė burrė nga porta e tij, Ai pyeti Shuquriun. - Nga vini e ēe ke kėtė mik. Shuquriu i tregoi. Ai ishte Bastri Dauti. Bastriu nuk na la tė shkonim poshtė po na ktheu sė bashku me Shuqurinė nė shtėpinė e tij. Dhe sė bashku kaluam njė natė shumė tė kėndėshme. Nė mėngjez herėt u ndava me pėrshty- pjet mė tė mira .Unė mbeta borxhlli.

Mbas shumė kohe mė bie rasti tė kaloj pėrsėri nė Fterrė. Por kėtė herė ditėn. Dhe vendosa ti bėj njė vizitė tė shkurtėr Shuquriut, shtėpinė e tė cilit ma treguan ca fėmijė. Kur hyra nė shtėpinė e tij dhe u takova, pashė se nuk kishte mė tė varfėr njeri, por me njė zemėr tepėr bujare. Atėhere kuptova edhe arsyen pse Bastriu na ktheu atė natė pėr darkė nė shtėpinė e tij.

Hader HADERI

Nr.7 - prill, 1998

GJURMĖ NGA JETA E NĖNĖ HAVASĖ

Mė 8 mars mbushi 10 vjet nga dita qė ndėrroi jetė. Por nėnė Havanė e kujtojnė me dhėmbje pesė vajzat e dy djemtė e saj, tashmė tė gjithė prindėr. Njė nga mbesat, Jonela qė ndodhet nė Amerikė, ku studjon pėr artin e regjizurės, ka thurė dhe vargjet: " Dua tė tė ngjaj ty, Dhe nė mendje dhe nė sy".

Njė vjeēe Havaja mbeti jetime, por edhe njerkėn e bėri Nėnė. Ishte njeri qė nuk ndezte sherre, por shuante konflikte, mbillte harmoni e mirėsi nė ambjentet ku jetonte e punonte.

Nė 35 vjetėt qė jetoi nė Fterrė ka lėnė gjurmė tė mira. Por dhe nė gjysmėn tjetėr tė jetės u bė e njohur nė Kombinatin e tekstileve si grua e punės e me dinjitet.

Hava Rukia (Sadiku), kur ishte koha e luftės u bashkua nė mbėshtetje tė Shqipėrie tė lirė e demokratike. Dhe kur Shqipėria iu vesh punės pėr tė shėruar plagėt e luftės, Havaja, ndėr tė parat, pėrveshi llėrėt.

Trime mbahet ajo sot edhe nė Fterrė, bashkė me bullė Gjulzanė burrėreshė. Tre orė rrugė nė kėmbė dhe me fėmijė-kaēi, bėnte nga Fterra nė Kuē pėr tė kryer detyrat qė kėrkonte koha.

Nė moshė tė madhe mėsoi tė shkruaj e tė lexojė. Librin e bėri pjesė tė jetės sė saj. Intuita pėr tė renė e bėnte atė tė kuptonte jetėn me realizėm e ta pėrballonte me kurajo. Nė familje kishte barrė tė rėndė. Lindi dhe rriti 7 fėmijė, 6 prej tyre u bėnė me shkollė tė lartė. Mirėsjellja dhe korrektesa kanė lėnė gjurmė, jo vetėm tek bijtė e bijat e saj, por dhe tek tė gjithė sa e kanė njohur. Pėrvojėn e jetės e kishte tė madhe. Tė tillė e kishte bėrė atė dhe puna dhe hallet. Ēdo ditė qė vjen, shpjegon Lumturia, e ēmoj mė shumė, kur e krahėsoj me ne, bijat e saj.

Guro ZENELI

Nr.7 - prill, 1998

safet.jpg
Safet Memi

PAK PĖR SAFETIN, NJERIUN E VEĒANTĖ TĖ FTERRĖS SONĖ

Kush e njohu e nuk e respektoi Safet Memin?

Nė orėn 11.00 tė ēdo dite, te Libri Universitar nė Tiranė, takohen dy burra tė qetė, dy njerėz tė mirė e tė ditur, me arsim e me kulturė, njeri mjek e tjetri jurist, qė janė dhe kunetėr, por qė tėrė jetėn, dhe shok, dhe miq, dhe vėllezėr. Janė tė mirėnjohurit Safet Memi e Ismet Elezi. Tek ta lexon mirėsi e dashuri, prej tyre pėrfiton

njohuri e dituri. Tė gėzon shpirti kur i shikon duke shėtitur nga parku i Liqenit nė Tiranė kėta dy njerėz tė mėnēur e tė mirė.

Kush e njohu e nuk e respektoi Safetin? E jo mė kot. Safeti ėshtė nga ata njerėz tė rrallė qė di tė nderojė dhe tė voglin dhe tė madhin, njerzit e tij dhe ata qė janė "tė huaj". Ky nderim buron nga dashuria qė ai ka pėr njerėzit. Dhe nga kjo dashuri buron gatishmėria e tij pėr tė bėrė vetėm tė mira. Qė nga Fterra deri nė Tiranė, tė gjithė sa e njohin,e cilėsojnė si simbol tė mirėsisė. Pėr Safetin gjėja mė e bukur nė jetėn e njeriut ėshtė mirėsia. Ajo, vjen dita qė tė del pėrpara.

Pa Nėnė mbetesh jetim, pa Baba mbetesh fukara. Safeti mbeti: dhe jetim, dhe fukara. I ati, Hamdiu, dhe e ėma Meneko, pėr fatin jo tė mirė tė Safetit, ndėrruan jetė nė moshė tė re. Edhe motra, Baftia, po kėshtu. Tre vėllezėr-fėmijė Safeti,Osmani e Hamzai mbetėn nė dorėn e fatit. Hamzain e rritėn tezet, ndėrsa Safeti u detyrua tė shkojė si ndihmės- ēoban pranė Vahit Malos, kushėri i tij.

Kur Sherif Dusha kėrkoi njė ēirak si farmacist nė Ballsh, Ago Dusha dėrgoi Safetin e vogėl. Iu vu punės, por sytė e mendjen e kishte pėr shkollė, tė cilėn e kishte lėnė pėrgjysėm nė Fterrė. Kur ishte nė farmacinė e Rexhep Hitos, nga Tatzati nė Vlorė, u lidh me lėvizjen pėr ēlirimin nga fashizmi. E arrestuan, por e lėshuan

se nuk ia provuan dot fajėsinė. Nė Tiranė u lidh me shokė tė rėndėsishėm tė Luftės. tė cilėt i rekomanduan tė shkonte nė Bregdet. U kthye nė Himarė, ku tashmė ishte vendosur dhe Xha Sherifi me farmacinė e tij. U lidh me grupet ilegale

tė zonės. U rrezikua disa herė, pėrpara detyrės sė kohės nuk u tėrhoq. Detyra e thirri tė kthehej nė vendlindjen e tij, nė Fterrė, ku dhe balta pėr tė "ishte mė e ėmbėl se mjalta". Kėtu u vu nė krye tė fshatit dhe forcoi lidhjet me Bregdetin dhe Kurveleshin.

Meritė e veēantė e tij ėshtė se edhe nė kushtet e luftės, diti tė ruajė lidhjet harmonike brenda fshatit. Kur tė tjerėt nxisnin pėrēarje dhe hidhnin helmin e luftės sė klasave, Safeti nuk u infektua nga ai helm politik. Ėshtė njė mėritė e padiskutueshme edhe e Safet Memit qė nė fshatin tonė gjatė luftės, por edhe mė vonė, nuk pati pėrēarje, nuk pati vėllavrasje, nuk pati hazmėrira. Detyrėn pėr njė Shqipėri tė lirė demokratike e kreu me nder e dinjitet.

Safeti asnjėherė nuk u largua nga funksioni mjekėsor, deri sa doli nė pension.

Edhe nė rini, edhe nė tėrė jetėn ishte altruist, pėr tė tjerėt bėnte gjithēka. Ndihmonte njerzit e punės, ndihmonte njerzit e drejtė. Pėrkrahje maksimale u kushtonte tė sėmurėve.

Kontributi i tij nė mjekėsi ėshtė i ēmuar. Nė vitet 60, 70 pėr disa vjet u kthye nė Fterrė e Borsh. Spitali qė ka dhe sot Borshi ėshtė meritė e tij personale, ėshtė pėrkushtimi i tij.Viti 1946 e gjeti nė Tiranė me punė nė spitalin civil, ku iu pėrkushtua shėrbimit mjekėsor. Cilėsia nė shėrbim kėrkon kulturė mjekėsore, ndaj iu vu studimit. Detyrė e re pėr tė ishte lufta pėr dituri. Mbaroi shkollėn e mesme mjeksore. Pastaj dhe tė lartėn. Punonte dhe mėsonte, rriste dhe edukonte katėr fėmijė, u bė katėr herė baba i mirė (Tani ėshtė bėrė katėr herė gjysh i ėmbėl). Pėr vlerat e tij e ēuan nė zyrat e larta tė shtetit, por edhe nė Fterrė, edhe nė Vlorė, edhe nė Tiranė, edhe kur ishte partizan, edhe kur mori pushtet drejtues Safeti ruajti pėrherė e me tė gjithė, me vartėsit e me eprorėt, ndershmėri e drejtėsi, mirėsjellje e kujdes njerėzor, vyrtytet mė tė larta. Vepra mė e madhe e tij ėshtė mirėsia. Safeti mbetet njeri i

mirė pėr tė gjithė sa e kanė njohur. Rrallė takon nė jetė njerėz qė bėjnė tė mira nė mėnyrė masive, tė varfėrve e tė pasurve, nė Jugė e nė Veri, qė nuk gabojnė as ndaj vetes e as ndaj tė tjerėve.

Pėr Safetin mund tė thuash shumė. Por ne thamė pak pėr Njeriun e veēantė tė Fterrės sonė.

Guro ZENELI

Nr.7 - prill, 1998

I PANJOHUR PĖR TĖ... PO DJALE SHKOLLE NGA ĒORRAJ

Fjalė zemre pėr Mehmetin Kofinėn

Punonte nė PT-nė e Kuēit dhe priste dhe biletat pėr postėn e Vlorės. Nė njė ditė nė fund gushti u vu nė pozitė tė vėshtirė. Ndodhej nė kėmbė aty nė dyshemėnė e kamjonit tė mbuluar me mushama, duke mbajtur nė dorė biletėn e fundit sipėr duarve tė shumta e lutjeve "nėma mua", "nėma mua"... Unė isha fare afėr dhe dridhesha nga emocioni se mos nuk nisesha dot atė ditė pėr nė Vlorė. Por nė njė moment guxova, zgjata dorėn dhe ia tėrhoqa biletėn nga dora e tij. "Hip nė makinė" - mė tha menjėherė. Hipa sa hap e mbyll sytė dhe u ula nė stolin e drunjtė, i lehtėsuar por ende i trembur, se njė stuhi ankimesh dhe kėrcėnimesh iu pėrplasėn atij si "kemi njė javė kėtu", "ai djalė ėshtė..." etj. " E ēti bėjmė tani! - tha xha Mehmeti, edhe sikur tia marrim biletėn, ja vetėm njeri nga ju do tė shkojė. Pastaj, djalė shkolle ėshtė...Tani nuk ia marrim dot biletėn nga dora!". Nė fakt, kur kalova nė kėmbė pranė zyrave tė PT-sė sipėr te rrapi i madh, nė Kuē, i thashė njė fjalė, por ai hapur, nuk mė premtoi.

Bashkė me"stampimin" thellė nė subkoshiencė tė frikės sė atyre kohėve nė se do tė hipnim apo jo nė "postėn e Kuēit", mė ka mbetur i paharruar ky moment respekti i tij, pėr mua, i panjohur pėr tė, por "djalė shkolle" nga Ēorrajt. Ndaj dėshiroj tė fiksohet ky falėnderim e kujtim pėr tė, si tipar i fteriotėve, paēka se ai vetė nuk dėgjon, por... dėgjon Fterra.

Hektor Veshi

Nr.7 - prill, 1998

ĒJANĖ ZOONOZAT ?

Zoonozat janė sėmundje tė rrezikshme, tė pėrbashkėta tė kafshėve dhe tė njerėzve. Ato kalojnė nga kafshėt e prekura te njeriu, me rrugė e mjete tė ndryshme. Kėshtu ato mund tė transmetohen nėpėrmjet kontaktit direkt tė njeriut me kafshėn e sėmurė

Sot njihen mbi 150 lloje sėmundjesh zoonotike

qė kalojnė nga kafshėt tek njeriu. Vetėm qeni transmeton mbi 50 lloj sėmundje. Vitet e fundit, nė vendin tonė ėshtė regjistruar njė rritje e zoonozave.

PLASJA

Ėshtė sėmundje e rrezikshme infektive, me zhvillim tė shpejtė, e kafshėve ( gjedh, dhen, dhi,derra), prej tė cilave kalon edhe tek njeriu. Shkaktari ėshtė njė mikrob i vogėl nė formė shkopi, i dukshėm vetėm nė mikroskop, qė quhet bacili i plasjes.

Kafsha e sėmurė ka nė organizmin e vet bacilin (mikrobin) e plasjes,i cili qarkullon me anėn e gjakut nė tė gjithė pjesėt e trupit duke u eliminuar jashtė organizmit nėpėrmjet feēeve, urinės, apo rrjedhjeve tė tjera dhe kėshtu ndot tokėn, ujin, ushqimet, etj.

Nėn ndikimin e oksigjenit tė ajrit dhe nė tėmperaturėn e mjedisit 12-15°C deri nė 40°C bacili i rėnė nė tokė ka aftėsi tė formojė spore. Sporet janė shumė rezistente si ndaj tempėraturave tė ulėta edhe atyre tė larta tė mjedisit rrethues duke ruajtur aftėsinė pėr tė shkaktuar sėmundje me dhjetra vjet. Depozita mė e madhe natyrore pėr ruajtjen e sporeve ėshtė toka. Kur bien nė organizmin e kafshės sporet transformohen pėrsėri nė bacile, tė afta tė shkaktojnė plasjen.

Infesktimi i kafshėve mund tė ndodhė kryesisht nė kullotė, sidomos nė periudhėn korrik-tetor, nėpėrmjet ujit tė molepsur, kur ushqehen nė grazhde me ushqime tė pėrlyera me mikrobin e plasjes, nėpėrmjet pickimit tė insekteve tė ndryshme si dhe nėpėrmjet lėkurės sė dėmtuar (plagėt, gėrvishjet, plasaritjet etj).

Kafshėt, si rregull, sėmuren 1-3 ditė pas infektimit dhe zakonisht vjen ngordhja brenda 5-7] ditėve. Ka raste qė kafshėt ngordhin menjėherė, pa shėnja ,sidomos dhentė dhe dhitė.

Shėnjat e sėmundjes dallohen me shfaqien e temperaturės sė lartė, mungesė oreksi, fryrje barku, diarre me gjak, urinim me gjak, ngordhje brenda 2-3 ditėsh dhe nė momentin para ngordhjes kafsha fryhet shumė dhe nga tė gjitha vrimat natyrore (goja, hundė, anus) vihet re rrjedhje gjaku nėpėrmjet tė cilave eliminohen sasira tė mėdha bacilesh.

Ka edhe njė formė tė lėkurės qė shfaqet me njė tė enjtur si lungė, nė majėn e sė cilės formohetnjė plagė e zezė e cila fillon tė rrjedhė. Kurse forma pa shėnja shfaqet pa pritmas nė formė tė rrufeshme ku sėmundja zgjat disa orė, kurse nė dhėn vetėm disa minuta. Kur bėhet autopsia e kafshės sė ngordhur, vėrehet enjtje e madhe e splinės (shpretkės) dhe mungesė e ngrirjes sė gjakut.

Nr.7 - prill, 1998

Enter supporting content here