ft22222222.gif

Nr. 2 - korrik 1997

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujy kryesore

shkembikuq.320.jpg
Fterra - Shkembi i Kuq (Foto: V.Zeneli)

FTERRA - SHPIRTI I NJERĖZVE TANĖ

Fterrė ! Emėr i fshatit tim, i fshatit tėnd, i fshatit tonė. Ėshtė vėndlindja e fterjotve, vėndlindja e tė parėve tanė pėr shumė shekuj me radhė. Kėtu nė Fterrė kam lindur dhe unė, dhe Nėna ime, dhe Babai im. Dhe Gjyshi. Dhe gjyshja. Dhe...Dhe...

E dua Fterrėn se kėtu pashė pėr herė tė parė dritėn e Diellit. Kėtu pashė dhe dritėn e Hėnės. Kėtu fterjoti ka shtirė dhe nė dritė tė vetėtimės. Kėtu zogu ngre folenė. Kėtu vjen dhe dallandyshja nė pranverė. Kėtu dita ėshtė "tjetėr ditė". Edhe nata "tjetėr natė".

Ujėt e Ngurrėzės tonė nuk e gjen kudo. E kanė studjuar hidrologėt. Nga ky ujė pi gati gjithė fshati. Ėshtė ujė qė jep shėndet. E se mos vetėm ky ujė? Po pse ujėt e Ixorit si tė duket? I freskėt e i ftohtė. Janė dy burime qė ndofta i detyruan tė parėt tanė tė vendosen kėtu. Ky ujė edhe ajrin e bėn tė freskėt. Edhe lumi ka vlerė. Edhe detin nuk e kemi larg. 11-12 km nuk ėshtė shumė. Nė klimėn e fshatit tim bėhen tė gjitha llojet e pemėve : edhe ulliri, edhe protokalli edhe hardhia, edhe...edhe... Tokė e paktė, por kur kujdesej pėr tė, ajo ta shpėrblen , tė ushqen e tė mban. Me atė tokė jemi rritur e bėrė kaq. Koshtrat, brezaret, shkallat prodhojnė dhe perime dhe patate dhe misėr, se gruri bėhet nė malin e fshatit. Nė fshatin tonė pėrzihen tė gjithė klimat. Edhe klima e detit vjen. Era e detit Jon hyn grykės sė Lumit. Edhe klima e malit zbret. Klima kodrinore sundon mbi lumė e rrėzė mali. Se rreth 200 metra mbi nivelin e detit ėshtė.

Kjo ėshtė natyra. Nė kėtė natyrė janė rritur e maturuar bijtė e Fterrės. Nė fshatin tonė ka pasur edhe trimėri, por mė shumė dituri, mė shumė mėnēuri popullore, e cila kur ėshtė kultivuar nė shkollė ėshtė bėrė mėnēuri shkencore, qė ka rrezatuar nė Shqipėri, madje, pėr hir tė sė vėrtetės, edhe jashtė Shqipėrisė. Tani Fterra ka disa shkencėtarė. Pėr arsimdashje ėshtė shquar fshati ynė. Deri nė vitet shtatėdhjetė pėr arsimdashje, sipas traditės dhe shifrave, radhitej ndėr tė parat nė tė gjithė fshatrat e Shqipėrisė, bashkė mė Leshnicėn e Sarandės e Karbunarėn e Lushnjės.

Mirėsia dhe mėnēuria janė "piramida" tė Ftėrrės. Urtėsia e mirėsia pėr njeriun, pėr fterjotin janė nė shpirtin e tij. Fterjoti e do fterjotin. Kėshtu ka qėnė gjithmonė. Kėshtu do tė jetė pėrherė. Ska si tė ndodhė ndryshe. Kjo ėshtė historia e tradita jonė. Dhe rrėnjėt e tė mirės pėr ne bijtė e kėtij fshati burojnė atje, nė Ixuar,... nė ēdo lagje e shtėpi tė Fterrės sonė. Ky ėshtė fshati ynė. Nga Fterra jonė rreth 150 familje banojnė kėtu nė Tiranė. Nė Fterrė nuk bėhen 100. Nė Sarandė, Vlorė e nė Tiranė ka mė shumė. Tani ka edhe nė Greqi e Itali, ka dhe nė Kanada e SHBA. Jeta na ka shpėrndarė, por ajo qė na lidhe sė bashku ėshtė Fterra jonė. Edhe unė, edhe ti, fteriotė jemi. Kėshtu e quajnė veten edhe bijtė tanė. Se atje ėshtė shpirti ynė, nė Fterrė.

Guro ZENELI

Nr.2 - korrik, 1997

lazokofina.jpg
Lazo Kofina i pare

  FTERRA NĖ KRYENGRITJEN KUNDĖR TANZIMATIT

Lazo Kofina ( i parė) figurė e rėndėsishme

Fshati ynė mori pjesė me armė nė dorė nė kryengritjen e viteve 1833-34 kundėr zbatimit me dhunė tė reformave tė Tanzimatit. Nė ballė tė kryengritjes labe ishin Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, Abdyl Koka, etj. Lazo Kofina (i parė) ishte komandant i ēetės sė Fterrės dhe kėshillėtar i Zenel Gjolekės.

Poeti popullor i ka dhėnė nė vargje ngjyrat e kryengritjes:

Kush e bėri gurgulenė

Kuē, Kallarat e Bolenė

Me njė mulla Lazo Fterrė.

Turqit e shtypėn kryengritjen sa me forcė aq dhe me tradhėti.Lazo Kofina e Hasan Luēi u kapėn rob dhe u internuan nė Turqi. Ata spranuan ofiqet e qeverisė turke

O more Lazo Kofina

Qė nuk vure kurrė sqima (grada)

Shumė andra tė ka linja

Pasojat e shtypjes sė kryengritjes u ndien nė tėrė fshatrat e Kurveleshit. Turqit mobilizuan me forcė rininė e krahinės dhe i dėrguan nizamė (ushtarė) pėr 6 vjet nė Sudan, Konjė e gjetkė.

O port e madhe me shesh

Ēu shkrove pėr Kurvelesh

I lidhe djemtė si desh.

Nizamė nė dhetė largėt ku piqej buka nė diell, shkuan djemtė e fukarenjve, se tė kamurit paguanin pėr tė mos i dėrguar djemtė ushtarė. Nė vend tė tyre shkonin bedelė.

Juzbash uratėn paē,

Nja dy djem tė mos i ngaē,

Kanė mjaltė sa tė pėllcaē!

Djemtė e agallarėve

Janė nga dy e nga tre,

E ēitin shtegun me ne.

Muzafer KORKUTI

Skender DUSHA

Nr.2 - korrik, 1997

angliflamur.jpg

MISIONI ANGLEZ NĖ FTERRĖ

Gjatė Luftės erdhi ēasti tė kishim edhe ne "lidhjet tona" me "Fuqitė e mėdha". Kjo ndodhi nė maj 1944.

Ne ishėm duke lojtur mbi Korkutaj, kur dėgjuam njė zhurmė motorri qė vinte tamam prej shtėpisė sonė. Kur shkuam aty, u ndodhėm para njė pamje tė ēuditshme. Nė oborr njė si motorr sa njė kashun, ushtonte dhe ndriēonte mė njė llampė elektrike. Njė ushtarak po merrej me tė. Njė tjetėr kishte hipur nė mėnin e xha Jasharit dhe po lidhte njė tel (duket ka qėnė antena).Ushtarakėt anglezė ishin tre. Me ta ishte dhe njė shoqėrues shqiptar, Hiqmeti nga Gjirokastra. Emrin anglezėve asnjė nuk ua mbane mend. Babai kujtonte se njeri kishte njė emėr si Kol. Ata banuan 2-3 muaj nė shtėpinė tonė.

Kėta miqtė anglezė disa herė ngjiteshin nė mal, diku nė Papadhi, dhe prisnin parashutat me ushqime dhe veshėmbathje qė vinin me aeroplan. Mė kujtohet se herė pas here vinin partizanė tė dėrguar nga komandat e tyre dhe diēka bisedonin ose merrnin. Njė ditė qershori a korriku tė vitit 1944 ata ikėn. Mua dhe tim eti na dhanė si dhuratė nga njė biēak dhe njė beretė

Kam lexuar shumė pėr misionet angleze nė Shqipėri, po skam ndeshur nė tė dhėna kush ishin ata qė punonin nė Fterrė.Kujtimin e mirė qė lanė pas nėna e shprehtė shpesh: "ishin njerėz tė mirė". Ndofta njė ditė do tė mėsojmė mė shumė pėr ta.

Jakup MATO

Nr.2 - korrik, 2001

selimgjonika2.jpg

  MĖSUES SELIMI

Pas kujtimeve tė ish nxėnėsve

Mėsues Selimi lindi nė Fterrė rreth vitit 1860 dhe ka vdekur mė 1936.

Ėshtė nismėtari i ēeljes sė shkollės sė parė shqipe tė fshatit, aty nga fundi i tetorit 1916, mbasi kishte marrė pjesė nė njė kurs pedakogjik, ku jepte mėsim Jani Minga.

Selim Gjonika vuri nė dispozicion tė shkollės shtėpinė e tij dhe shkriu tė gjithė mundėsitė pėr mėsimin e shkrim-kėndimin dhe veprimeve arithmetike nga nxėnėsit. Edhe pse mjaft autoritar, me fėmijėt sillej mirė, i porosiste tė merrnin sa mė shumė dije pėr tė nderuar familjen dhe atdheun, kultivonte tek ata dashurinė pėr gjuhėn amtare. Shpesh herė, nė mungesė tė teksteve, u tregontge ngjarje pėr Skėnderbeun, pėr ngritjen e flamurit nė Vlorė, pėr trimėrinė e burrave e grave tė fshatit nė luftė kundėr pushtuesve. Shkolla e dituria, thoshte mėsues Selimi, janė lumturia e vėrtetė pėr njeriun.

Me punėn e tij tė palodhur Selim Gjonika u bė njė figurė e dashur dhe e nderuar jo vetėm pėr nxėnėsit, por pėr gjithė fshatarėt. Ai, si mėsues i parė i shkollės, pėrkujtohet me respekt edhe sot e kėsaj dite.

Bardhyl XHAMA

Nr. 2 - korrik, 1997

fterra3.jpg
Fterra

  ARSIMI NĖ FTERRĖ NĖ VITET 20

EDHE VAJZAT NĖ SHKOLLĖ

Nė vitin 1925, duke parė kushtet e vėshtira tė mėsimit, banorėt e Fterrės ndėrtuan godinėn e re tė shkollės. Nė inspektimin qė u bė nga Jani Minga, thuhejse shkolla e Fterrės si godinė ėshtė e mirė, po e palotėsuar me orendi dhe kėshtu mėsimet jepen nė xhami. Ndėrsa nė vitin 1926 nxėnėsit filluan mėsim nė godinėn e re me dy dhoma. Nė pasqyrėn qė jėpėt pėr klasat e nxėnėsit pėr vitin shkollor 1926-1927 vihet re njė dukuri e re: Pėr herė tė parė nė bankat e shkollės janė ulur dhe vajzat. Ky ishte njė sukses i madh po tė kihet parasysh fanatizmi i asaj kohe. Statistikat tregojnė se nė tre klasa tė hapura, nė 39 nxėnės, 16 janė vajza qė vazhdonin klasėn e parė.

Klasat mė tė larta, nxėnėsit e Fterrės, tė etur pėr tė mėsuar, i vazhdonin nė Kuē e nė Borsh, duke bėrė ēdo ditė 4-5 orė rrugė, duke mbajtur nė torbėn e librave edhe pak bukė misri me djathė e me qepė. Ėshtė koha kur nė Fterrė, qė nga viti 1922, punon i pėrkushtuar mėsuesi i palodhur dhe dritėdhėnės Neim Zani, pėr tė cilin do tė shkruajmė numrin tjetėr.

Bardhyl Xhama

Nr.2 - korrik, 1997

fteriotepartizane2.jpg
Partizanefteriote

ATJE, TEK KROI I BEDRINIT

KRIJOHET KĖSHILLI NACIONAĒLIRIMTAR

Ardhja nė Fterrė disa herė e ilegalėve tė Kurveleshit dhe tė Qarkut tė Gjirokastrės Bedri Spahiu, Mustafa Matohiti, Memo Meto, tė mbėshtetur nga Hiqmet Dusha e patriotė tė tjerė, pėrgatitėn kushtet qė edhe nė Fterrė tė formohej Kėshilli Nacionalēlirimtar dhe njėsiti i parė vullnetar i fshatit.

Mbledhja u zhvillua mė 27 qershor 1942 tek Kroi i Bedrinit, nė fund tė fshatit. Kjo mbledhje ishte kuvendi mė i rėndėsishėm popullor, sepse hodhi bazat e bashkimit politik tė popullit tė Fterrės, i deleguar nė kėtė mbledhje ishte Bedri Spahiu.

Pasi u fol pėr situatėn dhe gjendjen e rėndė ekonomike tė fshatarėsisė, u shtrua problemi pėr organizimin e luftės sė armatosur kundėr okupatorit. Tė gjithė ata qė donin vdekjen e fashizmit dhe lirinė e popullit u bashkuan nė Frontin dhe pėr tė arritur kėtė ishte e domosdoshme tė krijohej Kėshilli Nacionalēlirimtar dhe ēeta partizane vullnetare.

Mbledhja te "Kroi i Bedrinit" zgjati 10 orė. Nė fund u arrit nė pėrfundim se janė tė gjitha mundėsitė tė bashkohemi qė tė luftojmė armikun, tė formojmė Kėshillin Nacionalēlirimtar dhe njėsitin e armatosur.

Duke u bazuar nė diskutimet e pjesėmarrėsve u propozua dhe u zgjodh Kėshilli Nacionalēlirimtar me 5 veta. Kryetar zgjodhėn Mehmet Ēallon. Gjatė luftės mė shumė kohė nė kėshill nė Fterrė kanė punuar Mehmet Ēallo, Safet Memi, Shaban Mita, Lame Xhama, Sherif Dusha, Neim Zani, Halil Mato, Qazim Gjoni, Belul Brinja, Shefqet Shkurti, Kamber Brinja, Zilfo Malo etj.

Uniteti i treguar nga populli i Fterrės pėr krijimin e kėsgillit dhe tė ēetės vullnetare, u ēmuan shumė dhe u pėrdorėn si shembėll pozitiv nė fshatrat e tjera, sepse qenė tė parėt nė Qarkun e Gjirokastrės qė kishin ngritur Kėshillin Nacionalēlirimtar.

DHE NJĖSITI I PARĖ VULLNETAR I FTERRĖS

Lufta pėr tė fituar pavarėsinė e vendit ka qėnė kurdoherė e rėnjosur thellė tėk fteriotėt. Prandaj edhe nė kėtė mbledhje tek "Kroi i Bedrinit", pati shumė diskutime tė zjarrta, midis tė cilave mė kujtohen:

Adem Lona: " Jam dakord tė luftojmė armikun, i cili na ka zaptuar vatanin, dushmani do plumb kokės, ta shporrim kėtė qen qė na ka hyrė nė vatrat tona mė forcė. Kush ėshtė burrė, tė regjistrohet vullnetar! Unė jam gati tė luftoj me armė, megjithė moshėn e kaluar, prandaj shkruajmėni edhe mua".

Iljaz Kofina: "Sa kohė dp tė durojmė breshkaxhinė qė nuk po na le as folė pulash pa na bastisur, nuk i shohim dot me sy fashistėt, duhet tua tregojmė vendin sa nuk ėshtė vonė. Unė jam dakord tė dal vullnetar pėr tė luftuar".

Muhedin Haderi: "Rėndėsi ka qė tė luftojmė dhe tė fitojmė, pas ēlirimit tė krijojmė njė qeveri pėr fukaranė, qė gjhaku tė mos na shkojė kot, mė regjistroni edhe mua".

Nė kėtė mėnyrė u shpreh edhe Xhafer Mato e shumė burra tė tjerė qė e morėn fjalėn nė atė kuvend. Ata tė gjithė shprehėn urrejtje kundėr pushtimit fashist, shfaqėn

patriotizmin e tyre tė flaktė dhe dhanė fjalėn qė populli i Fterrės, i bashkuar si njė trup i vetėm, tė qėndronte e luftonte deri nė fund okupatorin.

Nė ēetėn vullnetare u regjistruan 25 vetė, midis tyre mund tė pėrmend: Shuquri Sadikaj, Dervish Shkurti, Adem Lona, Fuat Mato, Pasho Zhupa, Mustehak Ēallo, Nuri Mita, Veip Mero, Zihni Mero, Malo Malaj, Razip Gjoni, Kamber Brinja etj. Komandant i parė i ēetės u zgjodh Iljaz Kofina dhe zėvendėskomandant Muhedin Haderi. Pėrgjegjės politik u caktua Hiqmet Dusha dhe ndihmės Shaban Mita.

Njėsiti vullnetar zbatonte vendimet e Kėshillit Nacionalēlirimtare, ishte organ luftarak i armatosur nė duart e tij dhe nė tė njėjtėn kohė bashkėpunonte ngushtė me ēetat partizane tė Kurveleshit.

Pas aksionit tė Postbllokut tė Borshit mė 27 janar 1943, ēeta e Fterrės u pagėzua me emrin e dėshmorit "Fuat Mato". Nė prill 1943 u pėrfshi nė batalionin territorial tė Kurveleshit tė Poshtėm me emrin "Ismail Hakiu".

Dilaver SHKURTI

Nr. 2 - korrik, 1997

shaqo33.jpg
Shaqo Mita - deshmor

  XHA SHAQON NA E VRANĖ

Shaqon na e vranė Janė kėto fjalėt qė na tha Mehmeti duke ardhė bashkė me dy korjerėt e tij nė drejtimin tonė, njė grup i vogėl partizan qė kishėm qėndruar nė njė vend dominues nė malin e Fterrės.

Kėto mu kujtuan edhe sot, prandaj me rasin e pėrvjetorit tė rėnies, dėshiroj tė them dy fjalė zemre pėr patriotin dhe dėshmorin e fshatit tonė, Shaqo Mita.

E pėrfytyroj xha Shaqon me trup tė gjatė, tė veshur hijshėm, me njė jelek tė leshtė me mėrthena, me mustaqe te verdha e tė dredhura, me qeleshen e bardhė e buzėqeshjen qė nuk i mungonte kurrė.. Mė ngjante tamam me figurat e ndritura tė Rilindjes. Dhe, nė fakt, i tillė ishte.

Xha Shaqua ka qėnė luftėtar trim, i gatshėmn sa herė e ka lypur atdhe. Mori pjesė nė ēetėn e Nuredin Kofinės nė vitet 1912-1914. Po kėshtu rreshtohet nė ēetėn e Fterrės. Qė tregoi trimėri nė Luftėn e Vlorės mė 1920.

Luftėn Nacionalēlirimtare e priti me simpati, u bė aktivist i saj, sė bashku me pjesėtarėt e familjes. Shtėpia u bė strehė e partizanėve e djali e nusja u rreshtuan nė ēeta e batalione. Tashmė i plakur dhe pa dritėn e syve, si njė nga mjetet pėr demaskimin e armiqve e tradhėtarėve pėrdori kėngėn satirike. Kjo ubė edhe shkak qė e morėn dhe e pushkatuan nė Lumė tė Ēorre nė qershor 1944, duke u bėrė kėshtu dėshmori i gjashtė i fshatit.

Xha Shaqua ėshtė shquar edhe si njė nga bejtaxhinjtė mė tė spikatur tė fshatit. Pėr ēdo ngjarje historike e shoqėrore ai ka thurur kėngė, qė kėndohen nė fshat e mė tej. Por pėr kėtė do tė duhet mė vonė njė shkrim i veēantė.

Shaqo Mita ka mbetur i pavdekshėm me trimėrinė e kėngėt qė thurri. Brezi ynė qė e ka njohur e kujton me respekt, brezi i ri tė mėsojė nga figura e tij e ndritur.

Lutfi DUSHA

Nr.2 - korrik, 1997

gazeta.jpg

 "LIBRI I FSHATIT"

Gazeta "Fterra jonė" nisi rrugėn e mbarė. U Mirėprit nga bashkėfshatarėt e dashamirėsit tanė, u quajt nga tė gjithė si njė nismė e lavdėrueshme. U lexua me njė frymė dhe u shpėrnda dorė mė dorė e familje mė familje. Gjithkush gjeti nė tė diēka nga e kaluara dhe e sotmja.

Po nė njė numėr gazete nuk mund tė thuhen gjithēka. Nė numrat e tjerė, duke pėrfshirė edhe kėtė tė dytin qė kemi nė dorė sot, historia, arsimi, kultura e jeta e fshatit do tė shpalosen hap pas hapi, pėrherė e mė mirė, pėr herė e mė qartė. Kemi bidnje tė plota se kjo bazetėz do tė kthehet pėr ēdo familje nė njė enciklopedi tė vogėl, nė njė "arkiv", ku brezat, veēanėrisht mė tė rinjtė, do tė mėsojnė prej saj e do tė krenohen me ne.

Nė kėtė vėshtrim, do tė ishte nder e detyrė qė gazetėzėn "Fterra jonė" , ta sigurojė ēdo familje, ndofta edhe duke u abonuar nė tė. Mendo ēgjė e bukur do tė jetė qė gazetat tė lidhen numėr pas numėri pėr tė krijuar kėshtu "Librin e fshatit", me dhjetra e qindra faqe! Kjo ėshtė nė nderin e tė gjithve, njė veprim qė rrezaton kulturė, bashkim e vėllazėrim.

Le tė krijojmė, pra, nė ēdo familje "Librin e fshatit"! Brezi i sotėm, por sodomos ai qė do tė vijė, do tė na falėnderojnė pėr kėtė nisėm.

Bardhyl XHAMA

Nr.2 - korriik, 1997

sherifl.jpg
Sherif Lona

SHERIFI I TĖ GJITHĖVE

Kushdo qė shkon nė Fterrė nėpėrmjet Borshit qoftė ky fshatar apo i huaj, ėshtė e pamundur tė mos ndalojė te "klubi i Sherifit", Ėshtė prezantimi i parė me fshatin, sidomos pėr ata qė nuk kanė qėnė herė tjetėr. Dhe ėshtė njė prezantim dinjitoz. Kjo falė kujdesit qė ka treguar Sherifi nė tė gjithė kohėt pėr njė pastėrti qė e kanė zili dhe amvisat e mira, pėr shėrbimin, pse jo edhe pėr furnizimin, pa ēka se nė kohė tė ndryshme ka pasė jo pak vėshtirėsi pėr artikuj tė ndryshėm.

Kush nuk e kujton klubin e Fterrės dhe bashkė me tė edhe Sherifin, kėtė djalė tė papėrtuar e fjalė ėmbėl, qė u ka shėrbyer fshatarėve nė tė mira e hidhėrime, qė nuk ka pėrtuar kurrė tė kryej edhe detyra e porosi tė ndryshme pėr bashkėfshatarėt. Kėshtu ka qėnė gjithmonė, edhe para rreth 20 vjetėsh, kur e filloi kėtė detyrė e ishte mjaft i ri, kėshtu ėshtė edhe sot. Dhe ne, qė kemi kujtimet mė tė mira e qė dėgjojmė edhe sot fjalė ėmbla pėr tė, na bėhet zemra mal e me gjith shpirt i urojmė: Tė lumtė Sherif! Me punėn e sjelljen nderon veten, familjen, gjithė fshatin dhe miqtė e shokėt.

Me shpresė se do tė shihemi sė shpejti, tė urojmė gjithė tė mirat.

Agron XHAMA

Nr.2 - korrik, 1997

rexho2.jpg
Ing. Rexho Kurupi

 PASURITĖ NATYRORE TĖ FTERRĖS

Fterra nė territorin e saj ka pasurģ jo tė pakta tė nėntokės e tė mbitokės, tė cilat nė lidhje e bashkėveprim me njėra-tjetrėn, me klimėn, me relievin, me pozicionin gjeografik e tė tjera, u japin mundėsi vendasve ti shfrytėzojnė pėr rritjen e mirėqėnies sė tyre. Tė tilla pasuri janė:

Burimet nėntokėsore tė ujrave, minerali i forforiteve, tė dolomiteve, tė shtresave bituminoze vanadmbajtėse si dhe shkėmbinjtė gėlqerorė e zhavoret e varréve si lėndė tė para ndėrtimi.

Tė gjitha kėto pasuri janė tė lidhura me fenomene gjeologjike, formimi i tė cilave ėshtė bėrė nė disa qindra milionė vjetė. Nė Fterrė dalin formacione tė Triasit, tė Jurės, tė Kretės, tė Paleogenit etj. Brenda kėtyre formacioneve gjenden pasuritė e nėntokės tė cilat po i renditim si mė poshtė:

Ujrat nėntokėsorė qė dalin nga gėlqerorėt janė njė pasuri e pa ēmuar qė i japin qė i japin jetė e gjallėri fshatit. Burimet e Fterrės, tė mbledhura sė bashku, japin njė debit mbi 1000 litra ujė nė sekondė. Pėrbėrja kimike nė kripra tė ndryshme minerale e temperatura e ulėt, i a rritin mė tepėr vlerat jo vetėm pėr pėrdorimin e deritanishėm, por krijon mundėsi edhe pėr industrializimin dhe tregtimin e tij.

Minerali i fosforoteve, qėdel nė horizontin gjeologjik tė kretakut tė sipėrm nė malin e Fterrės (nė Vlade deri nė Kroin e Mollės) ėshtė zbuluar me punime gjeologjike sipėrfaqėsore e nėntokėsore, duke pėrcaktuar disa milionė tonė rezerva, por mė njė cilėsi tė ulėt. Nė kėto horizonte, sipas studimeve gjeologo-minerare dhe ekonomike, janė kufizuar disa shtresa me cilėsi mė tė lartė. Pėr kėtė arsye perspektiva pėr kėtė mineral mbetet e hapur.

Dolomitet e Fterrės janė nė sasira tė mėdha dhe me cilėsi 18-20 pėrqind Mgo. Dolomitet gjejnė pėrdorim si lėndė ndėrtimi si dhe nė metalurgji. Ky lloj minerali dallohet me vėshtirėsi nga guri gėlqeror.

4. Shistet bituminoze vanadium mbajtėse, qė dalin nė kontaktin midis dolomiteve tė triasit tė sipėrm dhe gėlqerorit masovė tė triasit tė poshtėm e tė mesėm. Kėto shiste (petėza tė qymyr gurit tė cilat mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma, nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit).Pėrmbajtja e vanadiumit ėshtė relativisht e lartė, por duke qėnė se rezervat gjeologjike janė tė pakta (tė paktėn pėr thellėsinė e studjuar), tani pėr tani mbeten pa vlera praktike.

5. Nė kuptimin gjeologjikė edhe shkėmbinjtė gėlqerorė janė pasuri, por meqėnėse janė shumė tė pėrhapur, vlera e tyre nuk ndihet.

II. Pasuritė e mbitokės janė sa tė shumta aq edhe tė rėndėsishme. Pyjet dhe shkurret qė mbulojnė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Fterrės i japin atij veē bukurisė, jetė e gjallėri, i pastrojnė ajrin sa qė me tė drejtė mund tė quhen mushkėria e tij. Ato mbajnė tokėn nga gėrryerjet, ruajnė, strehojnė dhe ushqejnė qėniet e gjalla si insektet, shpendėt, kafshėt e egra e tė buta, tė cilat ruajnė ekuilibrin nė natyrė.

Fterra ka klimė karakteristike mesdhetare, rrjedhojė e sė cilės e bėn nga fshatrat e rralla nė Shqipėri me gjelbėrim gjithėvjetor dhe me njė shumėllojshmėri pemėsh e drurėsh frutorė e jo frutorė. Ėshtė vėshtirė tė gjesh nė Shqipėri cmarten, sqinėn, prrallin, hilqen, mėreten si dhe shkurre tė tjera dhe barishte aromatike dhe eterovajore qė kanė vlera mjekėsore dhe industiale. Pėrshtypja ime ėshtė se ato po shfrytėzohen nė mėnyrė jo racionale, si p.sh. mbledhja e ēaajit e rigonit, e lisrės, etj. Jo vetėm kaq, por disa individė pa menduar dėmet qė i bėjnė natyrės sė fshatit, vėnė zjarre duke shkretuar sipėrfaqe tė tėra me drurė e shkurre.

Me kėtė rast dėshiroj tiu kujtoj bashkėfshatarėve tė mi se tė parėt tanė i kanė ruajtur me zakon pyjet, tipik ėshtė pylli i Koritave i ruajtur shumė mirė.

Ing. Rexho KURUPI

Nr.2 - korrik, 1997

hajdindhuli.jpg
HajdinDhuli

SHKOLLA FURRĖ - E FURRA SHKOLLĖ

Ndėrroi jetė nė moshėn 104 vjeē. Kur mbushi 100 vjeē e kali shekullin, "nxorri" njė dhėmb tė ri. Kėtė nuk e besoi njeri. Ajo ishte njė ēudi e padėgjuar nė fshatin tonė.

Babėzot tu faltė imani,

rrojte sa tė deshi xhani!

Kėshtu ia thuri vargjet mė tė bukura Nurēia, qė ka thure shumė e shumė vargje popullore nė gėzime e nė dasma.

Gjoksin nuk e mbėrtheu kurrė babėzoti. Ndershmėrinė nuk e fyejti asnjėherė nė jėtėn e tij. Si bari me emėr tė mirė e kaloi shekullin. Si xhurmet i veēantė e njeri me humor e kujtojnė tė gjithė sa e kanė njohur dhe nė fshatrat pėr rreth.

Ishin vitet gjashtėdhjetė. Atėhere unė isha student. Dhe nė verė, nė pushimet e shkollės shkova nė fshat. Vajta pėr tė parė dhe Babėzotin. Kishte bukuri fizike dhe nė moshė tė thyer. Mė futi nė gjoksin e tij tė thinjur. Mė pyeti gjatė e gjėrė pėr mėsimet. Nuk mund tė harroj njė dialog me tė. Ishte dialog filozofik.

- Si vete nė shkollė, o bir!

- Na mėson shkolla, Babėzot.

- Mos ma trego mua atė. Po unė dua tė di " ke ti brumė pėr shkollė apo jo? - Shkolla o Bir, vazhdoi, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė furrė. Furra pjek. Dhe shkolla pjek. Furra si shkolla e shkolla si furra! Ja, hidhi asaj furrės brumė misri, nuk ta kthen dot nė bukė gruri. Hishi brume gruri, nuk ta kthen dot nė bukė misri. Misri - misėr e gruri grurė. Kėshtu ėshtė dhe puna e shkollės. Ajo tė pjek, por ama atė brum qė ke. Unė dua ti di : ēfarė brumi ke ti, ke brumė misri apo brumė gruri? Kėtė do tė dije Hajdini. Kėtė kam merak unė, brumin e jo furrėn. Se brumi ėshtė yti, furra ėshtė e botės.

E kan thėnė kėtė me jo pak shokė e miq tė mitė. Muzaferi mė nxiti ta shkruaj. Dhe unė e shkrova me mirėnjohje e nė kujtim tė tij, tė Babėzotit Hajdin Dhuli, qė tek tė gjithė sa e kanė njohur, nė fshat e fqinjė, ka lėnė emėr tė mirė.

Guro. ZENELI

Nr.2 - korrik, 1997

Enter supporting content here