ft22222222.gif

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

fterra640.jpg

Numri i vizitoreve

Kalo ne faqen Kryesore 'FTERRA"

New Page 1

KUR DOLI NUMRI I PARË I GAZETËS “FTERRA JONË”

DHE FAQIA E FTERRËS NË INTERNET

 

Pas vitit 1993,  kur më nxorën në pension të parakohshëm për shkak të të ashtuquajturave “reforma”, çdo ditë shkoja të pija kafe me disa shokë tek “Stili”, i pari lokal i asaj kohe në Parkun “Rinia”. U a kisha thënë këtë edhe disa bashkëfshatarëve, të cilët filluan të vinin herë pas here. Më shpesh vinin Bardhyli, Muzaferi dhe Gurua. Çmalleshim me njëri-tjetrin, bisedonim nga gjërat më të ndryshme, kryesisht për Fterrën dhe fteriotët. Kështu kafe “Stili” filloi pak nga pak të bëhet vend-takimi i fteriotëvë. (Më pas , kur “Stili” u kthye në lokal lodrash, shkuam tek “Manastiri”. më pas tek ”Shqipëria” dhe me prishjen e kioskave të parkut, nga 17 shkurti 2001,  kaluam tek lulishtja e tavernës “Dajti”.

 Në një nga këto takime, midis të tjerave u diskutua edhe se çfarë mund të bëjmë për Fterrën.  Kishte mendim për te bere një shoqate, apo klub, të nxirrej edhe një buletin, por nuk u duk gjetje e duhur.

Unë, ndërkohë, kisha filluar të mësoja e të punoja me kompjuterin që më dërgoi djali nga Amerika. Një ditë duke punuar gjej rastësisht një shabllon gazete. Menjëherë më lindi ideja se mund të bënim edhe ne për Fterrën një gazetë të vogël. I bëra modifikimet e duhura shabllonit që gjeta dhe i vura titullin. Në fillim mendova ta quaja Fterra, pastaj Fteriotët dhe me pas Fterra jonë. I printova variantet dhe mora në telefon Guron, Muzon e Bardhylin për të pirë kafe. Pa u thënë se çfarë kisha bërë, sepse, me thënë të drejtën, surprizat më pëlqejnë. Ata  erdhën, dhe unë u nxora nga një fije letër dhe ua vura përpara. Atyre u qeshi fytyra, sidomos Guros e Bardhylit si specialistë të gazetarisë. Filluam të diskutojmë. Fillimisht për titullin. Nuk mbaj mend mirë se kush insistoi me tepër, ndoshta Gurua, por fitoi varianti që gazeta të quhej “Fterra jonë”. Çështja tjetër që u diskutua ishte se si ishte më mirë ta quanim: gazetë, apo gazetëz. Fitoi varianti i Guros që të quhej gazetëz,  dhe ne kështu e quajtëm për disa numra rresht.

Po si do të behej më tej? Diskutuam që unë të bëja një model me 4 faqe, ta shkruaja, ta radhitja dhe ta shikonim ne e tua jepnim edhe disa të tjerëve për të dhënë ndonjë mendim. Dija aq pak nga kompjuteri, sa çdo fillestar. Mirë, për të shkruar, se e kisha të lehtë nga që me makinë shkrimi kisha punuar mbi 40 vjet, por si të bëja një faqosje, si të shkruaja titujt, si të kaloja një shkrim nga një faqe tek tjetra, e shumë e shumë probleme teknike. Bardhyli, Gurua dhe Muzaferi nuk merrnin vesh fare nga kompjuteri. Iu futa punës me dëshire e  pasion. Oh, sa peripeci kam pasur, por nuk është vendi për ti shkruar. Mbas disa ditësh u bë modeli i parë në 4 faqe me shkrime për provë. Te nesërmen u takuam tek "kafja jone". E pame. U pëlqye. U bënë përsëri  diskutime. 

            Filloi puna konkrete.  Vetëm për letër,  për bojë dhe për fotokopjim duheshin 7.000 leke, pa llogaritur këtu punën dhe shumë shpenzime të tjera. Ndaj duhej  gjetur sponsori. Dhe menjëherë Rebi Korkuti, që atëherë ishte në Vlorë me një biznes të vogël, u tregua i gatshëm.  U caktuan artikujt. Filluan të mblidhen materialet dhe një e nga një, unë i hidhja në kompjuter dhe  i printoja. Bëheshin korrigjimet përkatëse dhe përsëri ne kompjuter. Botues mbetëm ne të tre, Muzaferi, Gurua dhe unë. Bardhyli nuk pranoi se, nuk shkon, tha, të jemi dy xhamaj. Numri i parë i gazetës mori formë javën e fundit të prillit. U takuam me shokët. Unë e mbaja në një zarf të madh sikur të kisha një thesar. Dhe vërtet ajo u bë një thesar. Dhe kështu numri i pare me  8 faqe ishte gati më 25 prill 1997 ( e ruaj me fanatizëm atë kopje).  Me shumë dashamirësi Fatmir Mita bëri shumëfishimin. Gazeta ishte gati dhe filloi shpërndarja javën e parë të muajit maj që quhet edhe “ditëlindja” e gazetës. U dërgua në Tiranë, Vlorë, Sarandë e Fterrë. Ndjemë  gëzim të veçante kur morëm  falënderime nga fteriotë, miq e dashamirës. Më pas dolën edhe disa gazeta të tjera lokale, si “Labëria”, “Kuçi i Labërisë”, “Borshi” etj. por fatkeqësisht disa prej tyre nuk e patën jetën të gjatë.

Që nga numri i parë, gazeta shkoi edhe jashtë shtetit, sidomos në Itali, Greqi, Austri e Gjermani. Duke filluar nga numri 3, me fotografinë e Hiqmet Dushës, filloi të dalë gazeta edhe me fotografi, të cilat i skaneroja poshtë e lartë me çmime të larta. Pra, duhej një skaner. Ja kërkova djalit dhe ma dërgoi nga Amerika. Kështu duke pas kompjuterin, printerin e skanerin dhe me vonë edhe aparatin fotografik, u kompletua baza materiale për përgatitjen e gazetës, e cila nuk ishte pak, por një investim rreth 2 mije dollarë.  Mu desh shumë kohë e jo pak shpenzime për të mësuar edhe përdorimin e tyre.

            Që nga ajo kohë rrodhën vite. Dhe gazeta vazhdon të dalë. Dëshirat e detyrimet shtohen. Kemi shume fteriotë, miq e dashamirës  jashtë shtetit. Mundësia më e mirë, që ata të mësojnë sa më shpejt diçka për Fterrën dhe fteriotët, është interneti. Ju futa me pasion të mësoja të punoja në internet, dhe nuk ishte e lehtë, sepse veç të tjerave, nuk dija anglisht. Punoja në internet kafe që kishin filluar të hapen ne ato vite dhe qe ishte 2000 leke të vjetra në orë. Punova, dhe të them të drejtën, harxhova shumë, deri sa mësova diçka. Ndoshta ndonjëherë tjetër do të shkruaj më gjatë për këtë. Me shumë mundim, në qershor 2001  arrita të hap një faqe të thjeshtë në internet. E titullova Fterra. Veç artikujve të gazetës “Fterra jonë” atje pasqyrova edhe disa gjëra të tjera, si psh: fjalë të rralla që përdoren në Fterrë, toponimet e Fterrës, poezi për Fterrën, numrat e telefonit të fteriotëve, fotografi të ndryshme, disa të dhëna për krijuesit fteriotë, etjera. Me kohë vazhdova të shfrytëzoj mundësi e teknologji të reja dhe faqja u përmirësua deri tek ajo që kemi sot: www.fterra.com  

Nuk dua që ndokujt ti shkojë mëndja tek “Beluli”, por me të vërtet është një punë kolosale. Sot në internet gjen më shumë se 2000 faqe të daktilografuara, mbi 1000 fotografi, mbi 70 videoclipe e të dhëna të tjera për Fterrën dhe fteriotët. Shumë fteriotëve që kanë dashur, u kam hapur faqet e tyre ne internet. Në internet  janë pasqyruar të gjithë numrat e gazetës “Fterra jonë” për 10 vjet, nga numri 1 i majit 1997 deri në nr. 55 të majit 2007. Kam futur në internet në enciklopedinë e hapët të përbotshme Wikipedia, që është në dhjetëra gjuhë, shumë të dhëna për Fterrën dhe fteriotët. Po ashtu gjatë këtij viti kam futur në internet dokumentarin “Fterra Labëri, Fterra Rivierë”, dokumentarin e vitit 1980 me rastin e dekorimit të Fterrës me dekoratë si fshat arsimtarësh e arsimdashësish, dokumentarin për Mësuesin e Populli Lame Xhama, pjesë nga dokumentari i vitit 1997 që ka bërë Rebi Korkuti në Fterrë,  si dhe rreth 70 videoclipe të ndryshme. Tashti aktualisht po punoj për krijimin në internet të arshivit të Fterrës ku, veç shkrimeve të publikuara, do të ketë edhe materiale të tjera marrë nga botime apo shkrime ashtu siç i paraqesin vet autorët, në mënyrë që secili mund ti lexojë e të gjykojë vet.

Pozitiv është gjithashtu fakti që gazeta “Fterra jonë” është përfshirë edhe në fondet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, falë kujdesit të veçantë të Petrit Bezhanit, i cili gjithashtu ka skeduar edhe pjesën më të madhe të artikujve që janë shkruar. 

                                                                                                      Agron XHAMA

sponsorizues.gif

lineee0322.gif

Ne rast se doni te kontaktoni me ne, mund te na gjeni ne kete adrese:

Agron Xhama Rr. Komuna e Parisit (Medar Shtylla) Pallatet ABC Godina L2 sh.1 ap.2 Tirana, ALBANIA

Tel: +355 4 2234591 & 2320861

Cel: 069 2154981

E mail: axhama@yahoo.com
E mail: axhama@fterra.com

http://www.fterra.com
http://fterrajone.tripod.com

Kliko ketu per te derguar e mail