ft22222222.gif

Nr. 20 - qershor 2000

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

botuesi.jpg
Botuesit e gazetes "Fterra jone"

TRE VJET- GAZET "Fterra jonė"

Ashtu si pa kuptuar, u mbushėn 3 vjet nga dalja e numėrit tė parė tė gazetės "Fterra jonė", e cila nisi udhėn nė dhjetėditorin e fundit tė muajit maj 1997.

Gjatė gjithė kėsaj kohe botuesi ėshtė munduar tė paraqesi sa mė mirė e me vėrtetėsi historinė, arsimin, kulturėn, traditat, jetėn e njerėzve tanė, etj. dhe mendojmė se i ėshtė arritur qėllimit.

Gazeta ėshtė mirėpritur nga lexuesit fteriotė, tė cilėt, siē shprehen, "mezi presin tė dalė". Por ajo ėshtė pritur mirė e pėrshendetur edhe nga miqtė e dashamirėsit e Fterrės dhe tė fteriotėve, tė cilėt jo vetėm kanė shprehur admirim pėr tė, por dhe na kanė shkruar herė pas here.

Gazeta shpėrndahet nė Fterrė dhe nė qytetet ku banojnė mė shumė fteriotė, por ajo shkon regullisht edhe nė Greqi, Itali, Belgjikė, Kanada, Amerikė e vende tė tjera ku jetojnė fteriotė

Gazeta "Fterra jonė" ka botuar njė numėr artikujsh tė rėndėsishėm, intervista, reportazhe, korrespondenca, portrete tė bashkėfshatarėve, krijime nga ēdo moshė, si dhe ka trajtuar probleme tė historisė, arsimit, kulturės, ekonomisė, jetės sė pėrditėshme, etj. Materiali i paraqitur nė gazetė pėr kėta 20 numra pėrbėn rreth 600 faqe tė daktilografuara. Pra, ėshtė "njė historik mė vetė" pėr Fterrėn Disa bashkėfshatarė i kanė lidhur nė formė libri tė gjithė numrat. Duke filluar nga numri 3 i saj gjithėsej janė botuar 215 fotografi, qė i ka dhėnė njė pamje mė tė kėndėshme. Me vlera kanė qėnė botimi i listes sė familjeve fteriote sipas vend-banimit, harta e pėrafėrt e Fterrės, numėratori telefonik i fteriotėve, etj. Gazeta ka pasqyruar veprimtaritė e rėndėsishme tė fteriotėve, sidomos ato masive, siē ishte Kuvendi i Tretė i Fterrės mė 5 shtator 1999, organizimet e takimeve tė fteriotėve nė Tiranė, Sarandė, Athinė, dhe aktivitete tė tjera.

Ndihmesė kanė dhėnė me shkrimet e kujtimet e tyre bashkėfshatarėt, tė cilėt e kanė bėrė mė tė larmishme dhe mė tė kėrkuar gazetėn.

Por gazeta do ta kishte tė vėshtirė tė delte rregullisht pa ndihmėn e veēantė tė sponsorizuesve tė saj, tė cilėt asnjėherė nuk kanė pritur t'iu thonė, por kanė shfaqur vėtė vullnetin e tyre tė mirė, e pse jo, nė ndonjė rast u ėshtė dashur tė "zėnė radhė" pėr sponsorizimin.

Jemi tė vetėdijshėm se jo gjithēka ka kaluar nė mėnyrė tė pėrsosur. Ka pasė edhe ndonjė gabim, paskatėsi harresė apo vonesė, tė cilat si nė ēdo punė janė tė pranueshme.

Botusi ka dėshirėn e mirė qė gazeta t'a vazhdojė misionin e saj duke pritur me dashamirėsi ēdo bashkėpunim e ndihmesė pėr ta bėrė gazetėn, ashtu siē e duam tė gjithė, njė pasuri tė tė gjithė fteriotėve, faktor bashkimi e vėllazėrimi tė mėtejshėm nė breza .

Ju faleminderit tė gjithėve

BOTUESI

Nr.20 - qershor, 2000

pikniktirane.jpg

QĖ NGA FTERRA NĖ TIRANĖ -

BIJTĖ E TU PĖRPJET I NGJITE

-Takim tradicional i fteriotėve te Parku nė kodrat e Liqenit -

Kur u festua 570- vjetori i Fterrės sonė ( i dokumentit kur pėrmendet pėr herė tė parė emri Efteran- Fterrė) mė pesė shtator 1999, jo pak fteriotė shprehėn idenė se, kur tė bėhej takimi tė dielėn e fundit tė muajit maj nė Tiranė, ata do tė vinin. Dhe kaluan ditė, javė e muaj. Filluan telefonatat midis fteriotėve. Njė fax i Halitit arriti nė Sarandė. Eduard Maēi u vu nė krye tė punės, organizator e ndėrlidhės, qė bie vetėm tė mira nga Fterra nė Tiranė dhe nga Tirana nė Fterrė. U bė lista . U gjet autobuzi. Dhe tė premten, 26 maj, erdhi ora e nisjes. Rrugė e vėshtirė nga Lumi i Vlorės. Njė ndalesė afėr Vlorės, atje ku plumbi i tė ligut mori padrejtėsisht jetėn e Valterit tė Kofine, nė kohėn e turbullirave tė atij viti qė e ka shkruar historia dhe e ka regjistruar kujtesa e popullit. Atje u vendos njė kurorė me lule tė freskėta, tė sjellura qė nga Fterra. Liro Gjonikja e qau me ligje: ēfaj u kishe bėrė, qė tė vranė, o Djalė!Dhe, njė autobuz me njerėz derdhin lotė hidhėrimi. Pėr Valterin qau njė Fterrė, pėr Valterin derdhėn lotė tė gjithė sa e njihnin, deri nė Vlorė.

Kapėrcehet dhimbja. Dhe udhėtimi vazhdon. Jeta bėn punėn e saj. Nė Tiranė, tek Ura e Beshirit, pranė Kombinatit, u pritėn nga "kryetari" ynė, Dilaveri. Nderim atyre qė kanė ndėrruar jetė e qė prehen nė varrezat e Kryeqytetit. Lule tek Refiku, Nedini, Ahmeti, Sulo Haxhiu e te fteriotė tė tjerė. Secili tek mė tė afėrtit. Edhe lule, edhe psherėtima, edhe lotė, por edhe respekt. Lehtėsohet sadopak shpirti i rėnduar. Nė mbremje venė nėpėr tė afermit e tyre. Takime, pėrqafime. U pėrmalluan e u ēmalluan. E shtuna u kthye nė ditė vizitash. Ndėrsa tė Dielėn tek parku natyror i Liqenit, ora 11.00, takohen fteriotėt, si tė ishin njė familje plot harmoni. Disa prezantohen, tė tjerė rinjihen. Ata tė moshės sė tretė pyesin: e kujt je , moj bijė? i kujt je, mor djalė?

Gazeta "Fterra jonė", thotė shpesh herė Nexhua ynė, tėrė kėnaqėsi, sikur na afroi e na bashkoi dhe mė shumė, sikur na njohu dhe me historinė e kulturėn e Fterrės sonė. Sot ėshtė dhe tre vjetori i kėsaj gazete. Por, ne nuk e pėrmendėm. Nuk i vume kokė muhabetit, siē donte Gezimi me ca te tjerė nė Sarandė. Megjithatė festa vazhdon e ngrohtė, se kur takon njerėz qe i ke tė njohur, miq, por, pėr mė tepėr, kur i ke dhe bashkėfshatarė e me ta ke dhe "njė lugė gjak", gėzimi ėshtė mė i madh. Kėtė ndjesi e perjetuan mbi 600 fteriotė qė janė mbledhur kėtu, nė kėtė gjelbėrim tė kėndshėm, nė kėtė takim tradicional tė fteriotėvė tė Tiranės.

Gėzohesh kur vėren se si takohen gratė e ardhura nga Fterra: Lirua e Avniut, nėna e pesė djemve tė mirė; Hasua e Qenanit, e dashur me tė gjithė; Xhemilja e Jetorja, dy valltare nė vite pėr Fterrėn; Afua e Bajamja, dy kėngėtare me zė bilbili; Pullume Zhupa, mė e moshuara nga fshati me fteriotet qė kanė 40-50 vjet nė Tiranė. Pėrqafohen si motra me motrėn. Ku e kam Resmen?, pyet Lirua. Pa Kanon, stė takoj, i thotė autorit tė kėtyre rreshtave. Pyetja e momentit ėshtė: Po Videa e Shana? Po Venua e Mezua? Po Dudushja e Pestrova? Po kjo e po ajo? Po ky e po ai?Kė tė le e kė tė zė mė parė? Ato dhe ata janė shumė. Nuk mund ti pėrmend me radhė e tė gjithė.

E veēanta e kėtij takimi ėshtė pjesėmarrja e gjerė e moshės sė re, e shumė vajzave dhe jo pak djemve, e ēifteve tė reja, me nuse qė janė bėrė si tė ishin bija tė Fterrės dhe me dhėndurė si tė ishin bij tė familjeve fteriote. Fėmijėt mbushin hijet duke luajtur me top. Tė tjerė kėndojnė grupe-grupe. Mosha e madhe vazhdon bisedat shtruar. Shfaqet njė dėshirė: profesor Ismeti tė na thotė dy fjalė. Dhe Ismeti e pranoi. Pranė tij janė Safeti, Nafizi, Dilaveri, Bajrami, Rakipi, Raiti, Luani, Selimi, Bardhyli, Jakupi, Rexhua, Vehapi,Janė nga ata fteriotė qė i kanė dhėnė luftės pėr liri dhe punės nė paqe; qė kanė dhėnė kontribut dhe pėr Fterrėn, por dhe pėr Shqipėrinė; qė i kanė dhėnė dhe shkencės shqiptare dhe artit e kulturės, dhe mėsuesisė, drejtėsisė, mjekėsisė, inxhinierisėMidis tyre nis tė flasė Ismeti me emocionet e moshės, por saktė e shtruar. Thotė fjalė me mend, siē thonė Elezajt e Fterres. Flet per trimėrinė e diturinė, pėr traditėn e bukur fteriote e pėr bashkim-vėllazėrimin me njeri-tjetrin. Por nuk mund tė rrijė pa pėrshėndetur dhe kryeplaku i Fterrės, Tenua, i cili thotė se ka sjellur dashurinė e zemrave nga Fterra dhe amanetin e tė parėve pėr tė ruajtur bashkim-vėllazėrimin. Se dardha nėn dardhė bie, ia pret Firdusi, nga atje ku dėgjon me vėmendje. Pa pritur del e pershendet dhe njė nxėnės i klasės sė tetė tė shkollės sė fshatit tonė. Ėshtė Besmiri, djali i Profitit, nipi i mėsues Neimit. Pastaj, jehon kėnga e grupit folklorik tė Fterrės. Shijohet ėmbėlsia dhe krenaria e kėngės fteriote. I kėndohet trimėerisė e diturisė, mirėsisė e dashurisė njerėzore, bijve tė shquar fteriotė: /Vendlindje tė kemi Nėnė/ me gjithė shpirt tė pėrshėndesim/ jemi bij nga kjo rrėnjė/ kemi nderin qė ju presim/. Kėnga, bejti, humori shkojnė nga "trapezi" nė "trapez", siē shkojnė dhe urimet gojė me gojė. Nė sytė e disave shikon dhe lotė mallėngjimi e gėzimi. Dėgjon e bie nė mendime. Por, fol e qesh ėshtė festa jonė. Bardhyli ia merr me pathos kenges "Dallandyshe vogėlo". Hasani ia nis:"Taipi me atė valle/ gju mė gju me Taro Gjonė/ Xhemilja vallen e grave/ pėr shtatė qejfe, ē'e hodhė/.Dhe me tej: Qaj, o qaj, o zemra ime - Si pend e korbit u nxive/. Dhe Tomorri vazhdon: Lavdi Zotit, tė bekoi/ Fterrė e dashur dhe e dlirė/ shpresė e paqe triumfoi/ pėr demokracinė e mirė/. Tė mbeten nė kokė vargjet: Ujė, pemė e bukuri/ qė kur ke lindur nė vite\ u bėre me dituri / bijtė e tu pėrpjetė i ngjite/.

Shtrohen nė natyrė "tavolinat" e fteriotėve. Dhe nis mirėsia me raki tė sjellė nga Fterra. Gėzuar nga mot! Shėndet e jetė! Fat e mbarėsi! Urimet shkojne nė 20 "tavolina" me fteriotė. Nė secilėn janė disa breza, madje qė nga stergjyshi e deri tek stėrnipi apo stėrmbesa. Janė ulur sipas familjes e miqėsisė sė ngushtė. Ne i pagėzuam me emerat e mė tė mėdhenjve nė moshė. Tavolina e Naxhiut, Ēelos e Halitit me nipėrit e tyre, Teno e Taip. Nė krah ajo e Dilaverit me Feksorin e gazetės sonė. Mė tej jane vendosur Resuli e Firdusi, Bardhyli e Agroni me Ferasetin e mirė, por jo me Haxho motrėn qė mungon se ėshtė nė Amerikė, tek djali, Berti. Sofra e Nexhos jep plot humor, duke na kujtuar kėshtu dhe Xha Himetin. Kėtu janė dhe Hamleti me Petritin, dy bij tė Refikut, sė bashku me Ergysin, djalin e bukur, qė, me trupin e tij shtatlartė, na kujton stėrgjyshin e tij, Hivziun e mirėnjohur. Atje, bashkė janė dhe Jashiku me Muazezin, "nusen pėr veten tonė", siē e cilėson kunata e saj, Hasua. Nė tavolinėn e malajve kėndohet. Malo e Muhamet, dy vėllezer veteranė, ish-partizanė trima, dėgjojnė e gėzojnė me djem e rini plot. Kėndon dhe tavolina ku mė e madhja ėshtė Pestrova e xha Qazos mbi 90-vjeēar, e cila shijon kėngėn qė ia merr i biri, Ridvani, duke kujtuar Kajtazin e shtrenjtė. Plot ėshtė dhe vendi ku mė i madhi ėshtė Rakipi, tė cilit sot i mungon vėllai, Muzua, se ėshtė me shėrbim. Vazhdon kėnga e biseda. Nebiu me Rasimin emocionohen mė shumė. Tefua e rregulltė na mallėngjen né, miqtė e Agjahut tė paharruar. Bajrami me Shqipen fisnike pranė, na kujton trimin e luftės, Shuquri Sadikaj. Ėshtė e ngrohtė biseda nė tavolinėn e Shanės dhe Vehapit me tėrė njerėzit e tyre. Ndjen gezim te tavolina ku janė Sadetja dhe Fatja, Samiu dhe Hulusiu me Manxuranėn, qė kanė ardhe kėto ditė nga Belgjika, ku kanė disa vjet qė banojnė. Jep ndjesi grupi ku janė Azemi e Elhami, dy djemtė e Taro Gjonit, tė njohur si valltar i shquar i Fterrės, rrugėn e tė cilit e ndejk mbesa e tij, studentja e shkėlqyer nė Akademinė e Artit, Enalda, bija e Meshtanes sė Gani Maēit. Artistėt janė pranė e pranė . Aktorija e njohur, Gasterja, ėshtė me kengėtaren e labėrishtes, Bajamen, nusen e vėllait tė saj, sė bashku me Afon, bilbilen e polifonisė. Midis nesh ka ardhur pa Burbuqen dhe Stavri Dhrami, dhėndėrr e mėsues i mirė pėr vite me radhė nė Fterrėn tonė. Alma dhe Arseni, ardhur nga Saranda, na kujtojnė Nexhipin, i cili pėr shume vite ēonte me makinėn shevrolet nga Fterra nė Kuē fėmijėt pėr tė mesuar nė shkollėn 7-vjeēare. Me nipėrit ėshtė dhe Hakiu, me bijėn e tij, Linditėn.Takojnė me mall Selimin, Resmen e Lifon. Pranė ėshtė dhe Tomorri, qė me vjershat e tij na kujton Isuf Avrecin. Liri Fterra-Lubonja ėshtė e veēanta jonė, ėshtė bija qė na sjell ndėrmend derėn e fisme tė Shehe. Fatosi, djali i saj dhe i Todit, na dėrgoi pėr tė lexuar njė artikull dinjitoz. Edhe Dritėn aq tė mirė tė Jakupit, nuk e kemi mė pak. Djali i Zaēes e Files, Toni, kishte ardhur nga Italia. Lezeti i festes janė fėmijtė e shumtė tė rinjtė. Ja, Ergysi i Kapos, Suela e Vises, Toni i vogėl, Ada e Files dhe Ina e Lirisė sė Ferhatit, Teuta Maēi, Daniela, studentja nė juridik, etj, etj. Bėhen dhjetra fotografi. Rebiu e tė tjerė, filmojnė me kamerat e tyre.

Kenga e vallja tė shpie kujtesėn nė thellėsi tė viteve, tek shumė fteriotė, qė e kanė hedhur vallen mė thua: Taro e Kadri, Lazo e Mehmet, Vahit, Bastri e Muhedin, Axhem e Shefqet, Idriz e Kamber. Tė vjen ndėrmend grupi i vajzave tė Fterrės qė konkuroi me cilėsi nė Vlorė qė nė vitet 50. Nė kėtė takim vėllazėror u kujtuan shumė e shumė ngjarje e histori, personale e familjare, shoqėrore e tė Fterrės, tė jetės e tė punės. Por mbi tė gjitha u kujtuan gati tėrė fteriote, tė cilėve autori i kėtyre rreshtave u kėrkon ndjesė se nuk mundet ti pėrmed tė gjithė. Takime tė tjera do tė na vijnė. Gazeta tė tjera kemi pėrpara. Ky takim ėshtė i pari i kėtij shekulli tė ri. Ai nė Fterrė, nė shtatorin e vitit tė kaluar, ishte i fundit tė shekullit tė 20-tė. Tė dy mbeten tė bukur, secili me lezetin e tij. Mė tė bukur e mė tė dashur bėfshim tė tjerė nė Ixuar te burimi dhe kėtu te parku i Liqenit nė Tiranė nė fundmajin e ēdo viti..

Perherė bashkim e vėllazėrim !

Guro ZENELI

Nr.20 - qershor, 2000

idrizhoxhe.jpg
Idriz Avreci = hoxhe

FSHATI I DITURISE

Tė gjithė ata qė e njohin fshatin Fterrė, kur u paraqitet ndonjė banor i kėtij fshati, shpesh shtojnė: "Fshati i hoxhėve", duke kujtuar kėshtu njė veēori kulturore tė tij. Kėshtu ėshtė quajtur ky fshat prej kohėve qė smbahen mend. Dhe ka njė arsyė tė vėrtetė qė ky fshat i vogėl, qė asnjėherė nuk i kaloi tė njėqind shtėpitė, tė quhet "Fshati i hoxhėve". Prej tij, vetėm ata qė ruhen nė kujtesė tė banorėve janė disa dhjetra. Qė nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė e deri nė mesin e shekullit njėzetė numėrohen rreth 40 nga ky fshat. Dhe shėrbyen si hoxhė nė dhjetra fshatra tė Shqipėrisė jugė-perėndimore. Janė tė rralla fshatrat e rrethit tė Vlorės (sidomos tė zonės sė gjerė tė Lumit tė Vlorės), si dhe tė shumtė fshatrat e tjera tė besimit mysliman tė rrethit tė Sarandės etj., ku tė mos kenė shėrbyer klerikė nga ky fshat.

Kėta klerikė qė kryenin shėrbesat e hoxhės kishin mbaruar shkollat e mesme (medrese), madje edhe tė larta. U arsimuan nė disa nga qytetet e njohura e tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Janinė, Delvinė, Filat, madje edhe nė Stamboll e vende tė tjera. Isa Hizmo thuhet se pati studiuar nė Arabinė Saudite. Ky u bė i shquar, kujtesa e popullit e ruan edhe si njeri qė falte nė xhami Sulltanin dhe si hoxhė oborri. Nė tė vėrtetė e dokumentuar ėshtė se ai ishte dekan i njė universiteti nė Stamboll. Dhe sot ruhet nė familje tė bashkėfshatarėve tanė ndonjė diplomė me firmėn e tij. (Hoxha i Fterrės, qė shėrbeu deri nė vitin 1960, kishte diplomė tė fimosur prej tij si dekan). Isai lindi nė Fterrė rreth viteve 1850. Fillimisht mori mėsimet e para nė xhaminė e fshatit. "Xhaxhai i tij, Mustafa Hizmo, - shkruan njė pasardhės i tij nė gazetėn "Fterra jonė" , - qė ushtronte detyrėn e hoxhės nė Delvinė dhe Janinė, e mori me veteMė vonė ai vazhdoi studimet nė Universitetin e Stambollit, nė fakultetin teologji-drejtėsi, tė cilėn e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera. Nė vitin 1878 u caktua me detyrėn e dekanit nė kėtė fakultet". Ai pėrdorte edhe mbiemrin "Shefki" Fterra, ose Gjirokastriti; thuhet se "shefki" ishte njė titull qė iu dha. Duket se ai ndihmoi shumė bashkėfshatarė tė tij (dhe bashkėatdhetarė) tė vazhdonin nė Stamboll shkolla tė ndryshme, shumė prej tė cilėve edhe pėr hoxhė.

Hoxhėt e Fterrės, ata qė ruhen nė kujtesėn e bashkėfshatarėve ende qartė, mund tė ndahen nė dy grupe: ata mė tė hershmit tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė (1840-1900) dhe ata qė kanė shėrbyer gjatė shekullit tė 20-tė. Nga grupi i parė njohim pak dhe nuk ka shumė tė dhėna pėr ta. Nga periudhat mė tė hershmė mbahen mend, veēanėrisht Isa Hizmo. Mulla Lazo Kofina pėrmendet nė kėngėt popullore, kushtuar ngjarjev tė viteve 1840. Mustafa Hizmo, nė mesin e shekullit tė 19-tė punoi si hoxhė nė Delvinė e Janinė. Nuk ėshtė e qartė nė se ky e ēeli i pari rrugėn pėr vargun e gjatė tė djemve fteriotė qė do tė studionin pėr hoxhė apo ndonjė tjetėr. Deri sa ai kishte arritur tė bėhej hoxhė nė disa qytete tė rėndėsishme tė perandorisė turke, merret me mend se para tij ka patur njė traditė mė tė hershme si fshat nė kėtė fushė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė ushtroi detyrėn e hoxhės Laze Ēipi. Po nė kėtė periudhė pėrmenden si hoxhė tė njohur Hasan Hizmo dhe Iliaz Mita. Thuhet se Hasani pati studiuar nė njė shkollė me njerin nga familjet turke Inionu, qė mė vonė pati detyra tė rėndėsishme shtetėrore. Duhet pėrmendur kėtu se disa nga ata qė shėrbyen si hoxhė patėn mbaruar edhe shkolla tė profileve tė tjera dhe natyrisht kishin studiuar edhe teologji. Gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė shėrbeu si hoxhė nė Filat dhe nė Janinė dhe nė pleqėri tė thellė edhe nė fshatin e vet, Jakup Mato. Tradita vazhdoi deri nė fillimet e shekullit 20-tė.

Hoxha i fshatit Fterrė Hivzi Bezhani, qė ushtroi detyrėn e klerikut deri nė vitin 1960, ishte diplomuar pėr drejtėsi dhe teologji nė Stamboll.

Gjatė shekullit tė 20-tė, kryesisht nė gjysmėn e parė, nga ky fshat, kryen detyrėn e hoxhės njė numėr i madh burrash, sidomos po tė kemi parasysh se kemi tė bėjme me njė fshat tė vogėl. Kėta klerikė myslimanė mbuluan njė numėr tė madh fshatrash e qytetesh, madje zona e krahina tė tėra dhe pėr disa breza radhazi, ose nė vazhdimėsi, duke ia lėnė kėtė detyrė bashkėfshatarėve tė tyre. Kudo pėrhapėn kulturėn e kohės. Ishin njėkohėsisht pėrēues tė dijes, tė rregullave tė mirėsjelljes, pėrēues tė kulturės fetare. Deri vonė pleqtė e fshatit, krahas tė falave, sureve, recitonin me pasion poezi tė autorėve tė vendeve arabe, pėrmendnin proverba e fjalė tė urta arabisht. Dhe nga tė dhėna tė shumta kėta klerikė myslimanė kujtohen me respekt nga banorėt e fshatrave ku shėrbyen Ishin njerėz tė urtė, shembull tė njerėzve tė sjellshėm, tė ditur e tė devotshėm.

Hoxhėt e Fterrės kanė shėrbyer pėr njė kohė mjaft tė gjatė nė shumė krahina. Mė shumė kanė shėrbyer nė fshatrat e Vlorės. Po ashtu, nė disa fshatra kanė shėrbyer nėri pas tjetrit hoxhė nga Fterra. Disa fise, si Mita, Hizmo, Mato etj. kanė nxjerrė disa hoxhė dhe kėtė e kanė vazhduar brez pas brezi pėr njė kohė tė gjatė.Nė kohėn tonė ka studiuar nė shkollė tė mesme nė Shkup Artur Malo. Dhe tani Edvin Ruko vazhdon studimet pėr drejtėsi dhe teologji nė Arabinė Saudite.

As.Prof.Dr. Jakup Mato

Nr.20 - qershor, 2000

dushaj.jpg
Mehemt, Hiqmet, Bilal e Lutfi Dusha

NĖ NJĖ DERĖ,KATĖR BIJ TĖ SHQUAR

Fterra jonė ėshtė e njohur si fshat i dhėnė pas dijes, si fshat arsimdashės, si fshat i mėsuesisė, (nė shekullin e 19-tė pėr hoxhė, nė shekullin e 20-tė pėr mėsues). Por, njėherazi kur fteriotėt i ka thirrė liria, ata nuk kanė kursyer as jetėn, as gjakun. Kėto ndjenja u shfaqėn veēanėrisht nė luftėn-epope 1939-1944. Fteriotėt u radhitėn nė ēeta, nė batalione e nė brigada partizane. 45 vetė vunė pushkėn nė sy kundėr pushtuesit dhe morėn emrin e nderuar partizanė. 6 prej tyre dhanė jetėn pėr liri.

Nė kėtė luftė kanė dhėnė kontribut tė shquar dhe katėr djemtė e Laze Dushėz dhe tė Nėnė Zenepes, siē i foli Fterra. Pėr katėr vėllezėrit Dusha, tė mbroje lirinė ishte njėsoj si tė ruaje dritėn e syve. Ndaj ata, (Hiqmeti ishte i pari), tė katėr bij tė njė dere, iu pėrgjigjėn zėrit tė brendshėm tė Atdheut: ēdo bir i kėsaj toke - ushtar i lirisė!

Hiqmeti, i pari dhe nė Fterrė, qė pėrfaqėsoi luftėn pėr liri e demokraci, por u bė edhe frymėzues e organizator kryesor i kėsaj lufte nė fshat e mė gjerė. Dhe kjo jo mė kot, por sepse Hiqmeti ishte nga djemtė me dije e kulturė, ishte intelektual i asaj kohe, kishte mbaruar Normalen e Elbasanit. Dhe i kulturuari, i dituri e ndjek dhe e kupton thellė nevojėn e lirisė, ai nuk e duron dot mė shumė se tė tjerėt, robėrinė. Ishte kjo arsyeja themelore qė Hiqmeti, i emėruar si mėsues nė Fterrė qė nė shtator 1940, u bė inisiator e pėrkrahės i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare nė fshatin tonė. Mė 27 qershor 1942 te Kroi i Bedrinit u formua kėshilli nacionalēlirimtar i Fterrės dhe njėsiti gueril me komisar Hiqmetin, qė Fterra, i madh e i vogėl, e donte aq shumė. E donte dhe e respektonte pėr fjalėn e ditur e tė ėmbėl tė tij, se ish buzėgaz qė kur kishte lerė, pėr ndjenjat fisnike e mirėsinė e tij, pėr ndjenjėn e unitetit e tė bashkimit qė kultivoi, pėr mendjen e zgjuar e pėr trimėrinė.

Por Hiqmetin e deshėn dhe e respektuan tė gjithė sa e njohėn, sepse sa e takoje e sa bisedoje me tė, sikur tė kishte hedhur "sėrėn". Kur veprimtaria e tij u zgjerua dhe nė Kurvelesh, dhe nė Bregdet, dhe nė Rrėzomė, u caktua dhe komisar i ēetės "Toto Bolena" (mė 23 qershor 1943). Dhe mė 7 gusht po tė kėtij viti, u inkuadrua nė batalionin "Asim Zeneli", i pari batalion nė qarkun e Gjirokastrės. Ndėrsa mė 30 gusht, u ndez lufta e pėrgjakshme e Libohovės. Dhe Libohova u ēlirua, por Hiqmeti ynė, 27 vjeēar, derdhi gjakun pėr lirinė, pėr Libohovėn, pėr Shqipėrinė.

Rėnia e Hiqmetit helmoi Nėnė Zenepen e bashkėshorten, Limen besnike qė e la me Dushon nė bark. Helmoi dhe vėllezėrit, qė u betuan se nuk do tia linin hakun pa marrė. Helmoi gjithė fshatin dhe shokėt e tij.

Dhe Mehmeti, vėllai mė i madh, u pėrfshi i tėrė nė luftėn pėr liri. Kishte shėrbyer si nėpunės nė Bicaj, Tropojė e Berat. Nė fillim tė vitit 1943 erdhi nė Fterrė. U radhit nė ēetėn territoriale. Kur Hiqmeti doli partizan, Mehmeti u caktua komisar i ēetės, tė cilėn e drejtoi me zotėsi ushtarake. Aktivitetin e zgjeroi edhe nė Kurvelesh, edhe nė Zonėn e Parė Operative Vlorė-Gjorokastėr. Nė fund tė vitit 1943 u caktua komisar i batalionit partizan "Dishnica". Pastaj komisar i grupit tė 5-tė, komandant i grupit tė I-rė. Me formimin e brigadės sė 19-tė sulmuese nė gusht 1944, u caktua zėvendėskomandant i saj. Ishte delegat i ushtrisė nė Kongresin e Pėrmetit. Udhėhoqi me trimėri brigadėn nė shumė aksione, nga jugu i vendit e deri nė Tiranė. Mehmeti pėr luftėn ka merita tė mėdha. Ai diti tė luftojė e tė drejtojė. Diti tė drejtojė dhe nė qarkun e Elbasanit dhe tė Durrėsit. Diti tė bėjė punė tė mirė me policinė shqiptare. Fitoi me merita gradėn kolonel. Jetoi e punoi me dinjitet 72 vjet. E rsepektoi Fterra. E rsepektuan shokėt e miqtė.

Kanė kaluar 17 vjet kur Mehmet Dusha ndėrroi jetė, por ai la pas kujtimet e luftės e tė punės nga Fterra nė Sarandė, Gjirokastėr e Vlorė, Durrės e Elbasan e deri nė Tiranė, nė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme, si njeri korrekt me ligjin e shoqėrinė.

 

Njė bir tjetėr trim e i mirė i kėsaj dere ėshtė dhe Bilali. Edhe ky, si vėllezėrit e tjerė, vazhdoi traditėn patriotike tė familjes e tėvėllezėrve mė tė mėdhenj. Nė moshėn 16 vejē, nė vitin 1942, pėrqafoi luftėn pėr ēlirimin e vendit. Mori pjesė nė aksionet e Ēetės "Fuat Mato". U bė njė nga propagandistėt kryesorė nė fshat. Nė prill 1944 u rreshtua nė repartet partizane, nė batalionin e rinisė, nė grupin e I-rė dhe nė brigatėn e 16-tė sulmuese, me funksionin e zėvendėskomisarit tė kompanisė. U dallua pėr guxim e trimėri dhe pėr aktivitetin e tij politik. Nė gusht 1944 mori pjesė si delegat nė Kongresin e parė tė Rinisė nė Helmės tė Skraparit. Pas ēlirimit tė vendit, deri sa u nda nga jeta nė moshė tė re, punoi dhe u dallua si kuadėr i lartė ushtarak. Punoi me pėrkushtim si komisar regjimenti e brigade, nė ushtrinė e shtetit shqiptar.

Tradita e trimėrisė nė Dushaj vazhdoi. Dhe vėllai i vogėl Lutfiu eci nė shembullin e bukur tė tre vėllezėrve tė tij. Kėshtu u edukua nė mjedisin familjar e shoqėror, por edhe nė Fterrėn tonė. Nė moshė fare tė re, u pėrfshi nė luftėn pėr ēlirimin e vndit. U bė pjesėmarrės aktiv nė ēetėn e fshatit dhe nė organizatėn e rinisė. Mė vonė partizan nė batalionin e rinisė sė qarkut. I dalluar nė aktivitetet e rinisė tė Fterrės dhe tė Kurveleshit. Ndjenjėn e lartė ndaj detyrės e shfaqi nė tė gjitha punėt qė kreu nė organėt e Ministrisė sė Brendshme. Punoi me korrektesė. Ligji-ligj, befeli-befel, - thotė Lutfiu. Iu pėrgjigj si pak tė tjerė thirrjes pėr tu kthyer bashkė me familjen nė Fterrė, pėr tė ndihmuar nė punėt e Fterrės e mė vonė dhe nė Bregdet. Lemania, njė grua fisnike, e shoqėroi kudo me dashuri e dinjitet.

Edhe tani nė pension, Lutfiun ne e kemi plot vitalitet. Na kėnaq me biseda me me humorin popullor fteriot. Di e mban mend shumė bejte e vjersha popullore tė Fterrės tė viteve tė shkuara. I tregon ato me kėnaqėsi e humor. Ne e dėgjojmė me interes.

Pėr katėr vėllezėrit Dushaj, mund tė thuhet shumė e mė shumė. Por ne shkruam nga pak pėr secilin, duke i bashkuar nė njė shkrim, se tė katėr u shquan tėrė jetėn pėr trimėri nė luftė e pėr trimėri civile nė jetė, Trimėria e tyre e ka burimin dhe ne traditėn e dushajve, por edhe te qumėshti qė u dha Nėnė Zenepja, e cila priti e pėrcolli nė shtėpinė e saj, si bazė e parė e luftės, dhjetra partizanė. Pėr Xhanen e mirė, motrėn e Turhanit e tė Fuatit, gruan e Mehmetit, ndofta do shkruar mė vete.

Pėr Dushaj e Mataj shkruan gjaku e djersa qė derdhėn nė luftė e nė punė pėr vite me radhė. Unė shkrova vetėm pak.

Dilaver SHKURTI

Nr.20 - qershor, 2000

telezi.jpg

TAHSIN ELEZI - SHEMBULL MĖNĒURIE

Nė qendėr tė Ixorit, midis grumbullit tė shtėpive tė vogla, sipėr xhadesė, ėshtė shtėpia e Eleze dhe brezi ynė e njeh atė nga Xha Jasini (Tahsini), qė i dha emėr familjes sė eleze, e bėri atė tė njohur nė Kurvelesh e Labėri.

Tahsini u lind nė Fterrė mė 1894. Vdekja shumė e shpejtė e babait e la atė jetim dhe e detyroi qė qysh nė moshė tė njomė tė punojė si shėrbėtor nė njė familje tė pasur delvinjote. Aty mundi tė kryej shkollėn ruzhdije (afėrsisht shkollė 8-vjeēare). Me mėnēurinė natyrore e arsimin qė mori, arriti qė gjatė viteve 1916-20 tė kryente detyrėn e sekretarit tė nėnprefekturės sė Tepelenės e mė pas tė Himarės.

Ngjarjet e Luftės sė Vlorės mė 1920, i dhanė mundėsi Tahsinit 26 vjeēar tė demostrojė bindjet e tij patriotike, duke u rreshtuar nė ēetėn e Fterrės me komandant Xhafer Shehun, ku pėr aftėsitė e tij u caktua pranė shtabit tė Luftės si pėrkthyes i italishtes. Bindjet patriotike e bėnė Tahsin Elezin tė merrte pjesė aktive nė revolucionin demokratik mė 1924, si anėtar i partisė fanoliste. Me fitoren e forcave zogiste ai internohet pėr 7 muaj nė Krujė. Pas kryerjes sė dėnimit kthehet nė Tiranė, ku pėr 6 vjet punon si pėrkthyes i italishtes pranė Ministrisė sė Mbrojtjes.

Autodidakti Tahsin Elezi nė vitin 1932 vazhdon shkollėn e Plotėsimit, kurs njėvjeēar pėr kryetar komune. Kėshtu fillon karierėn si kryetar komune nė Kukės, Mirditė, Zagori, Jorgucat e Kuē (vitet 1932-1943). Nėpunės korrekt nė detyrė, i matur , i sjellshėm e i ndershėm nga tė gjithė ata qė e njihnin, ai ishte dhe njė nxėnės shembullor. Gjatė qėndrimit nė Mirditė mėson latinishten dhe greqishten me ndihmėn e ipeshkvit tė krahinės dhe kur i binte rasti, nė rrethe intelektuale, ai recitonte pjesė tė tėra nga veprat e Virgjilit.

Tahsin Elezi mė 1920 u radhit me patriotėt, mė 24-ėn me demokratėt e Fan Nolit, kurse gjatė viteve 30-tė ai ishte shembull i sė resė, i pėrparimtares, nė jetė dhe nė ekonomi. Ai arriti tė rindėrtojė shtėpinė sipas kėrkesave tė njė banese tė kohės, sjell radjon e parė nė Fterrė (mesi i viteve 30-tė) dhe bashkė me kunatin e tij Muharrem Korkutin, ngrėnė litėrvinė nė fshat.

Birit tė vetėm tė Eleze, nė vitet 20-30, i lindėn edhe katėr fėmijė, Ismeti, Mirua, Ditua dhe Besimi. ( Ėshtė koha kur intelektualėt e fshatit fėmijve u vinin emra kuptimplotė: Fat, Mirėsi, Dituri, Besim).

Okupacioni fashist italian e gjeti Tahsinin nė Fterrė dhe menjėherė e internuan nė Vlorė, kurse shtėpinė e bukur ja dogjėn. Pas luftės, deri sa vdiq (1967), intelektuali, burri i mėnēur Tahsin Elezi jetoi nė fshatin e tij tė dashur nė Fterrė. Emrin e nderuar qė ai i dha familjes sė Eleze e lartėsuan dhe e bėnė tė njohur nė Shqipėri e mė gjerė profesorėt e kėsaj dere Ismeti e Besimi.

Muzafer KORKUTI

Nr.20 - qershor, 2000

 
 

TANI MĖ VJEN NJĖ MALL

Kur ishja e vogėl, prisja me gėzim ardhjen e Verės, qė tė shkoja nė Fterrėn e gjyshėrve tė mi. Ndaj mezi prisja tė mbaronte shkolla. Dhe, sapo mbyllej shkolla, shkoja nė Fterrė me ujė tė freskėt, ku mė prisnin kėta gjyshėr tė dashur. Nuk mund tė harroj as kujdesin dhe pėrkėdheljet dhe as kėshillat e gjyshe Hatemes e tė babagjyshit Tahsin.

I kujtoj shpesh me dashuri, kujtoj dhe ato vende ku kam kaluar pushimet gjatė fėminisė, si Ixorin me atė ujin e kulluar, ku shpesh rrija pėr njė kohė tė gjatė. Duke parė ujin mė dukej se qė atje do te dilte " e bukura e ujrave". Mbaj mend dhe mėnin e kuq tė Brahajve, qė na kėnaqte me mėnet e ėmbla. Po mė e ėmbėl ishte Hallė Hatemja e Brahajve. Ajo nuk mėrzitej nga ne. Na priste me buzė nė gaz. Nė Haliq kam kaluar orė tė tėra duke luajtur. Ndėrsa gjyshja ime punonte aq shumė. Dhe nuk ankohej kurrė. Gjyshin e gjeja tė qeshur dhe tė dashur. I donte bagėtitė. Donte lulet. Oborri dhe dritaret e tij ishin gjithmonė me lule.

Mė kujtohet kur ishte i sėmurė. Gjendja po i rėndohej. Ishin ditėt e fundit tė jetės sė tij, diēka mė pėshpėriti, por unė nuk e dėgjova. Ju afrova mė tepėr. Ai mė tha:" Ujiti lulet se mos thahen". Sa herė ujis lulet nė ballkon mė kujtohte gjyshi im. Por vitet ikin. Ikėn dhe gjyshi e gjyshja ime. Ikėn I mori Perėndia me vete. Tani shpirti i tyre prehet nė xhenet.

Ne, nipėr e mbesa, i kujtojmė me respekt. Skemi ēti bėjmė! Kjo ėshtė jeta. Tani qė u rritėm e kuptojmė kėtė. Atėhere, kur i kisha gjyshėritt, isha ende fėmijė. Tani mė vjen njė mll, mall i madh pėr ta.

Meriban MEMI

Nr.20 - qershor, 2000

bgedo.jpg
Bektash Gedo

SI NJĖ GUR I ĒMUAR,
MIDIS NJERĖZVE TĖ NDERUAR TĖ FSHATIT

Babai i tij emigroi nė Turqi. Bektashit, qė 12 vjeē, i ngeli barra e rėndė e shtėpisė.

Pasi mbaroi shkollėn e Fterrės dhe tė Piqerasit, u pėrball me vėshtirėsitė e jetės duke punuar si hizmeqar nė Sarandė, Korēė dhe Burrel. Nė Burrel u fut nė rrethet e lėvizjes antifashiste. Me ndihmėn e Muhamet Gjolleshės u rreshtua nė ēetėn e Matit. Mė vonė nė Brigadėn I Sulmuese tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare. Luftoi deri nė Kosovė me vetmohim pėr ēlirimin e Atdheut.

Janė tė njohura meritat e tij nė luftė pėr liri.. Edukimi ushtarak i kishte kultivuar jetė sa tė thjeshtė, aq edhe tė rregullt. I paisur qė gjatė luftės me njė ndjenjė tė lartė humori, me temperament tė gjallė, oficer gojė-ėmbėl, me sytė e tij bojė qielli ishte prototipi i njeriut tė sjellshėm, tė edukuar e shakaxhi. Natyra impulsive e bujare dhe ndershmėria kanė ngelur nė kujtesėn e tė gjithė shokėve tė tij qė e kanė njohur.

Bektashi kishte horizont tė gjerė. Cilėsitė ia kishte stolisur natyra. Por nė bazė kishte trashėgiminė nga fisi i tij i Gėde, qė me tė drejtė i kėndonin:

"Sharrohet fisi me vlerė,

fshatit i kanė vėnė nderė"

"O Rakip zėmėr ēeliku

tė vlerėson dhe armiku,

se ishe me mend e trim,

pėr kufijt sbėje lėshim"

Bektashi ka mbetur njė nga oficerėt mė tė dashur tė ushtrisė. Nė veēanti ka mbetur nė kujtesėn e bashkėfshatarėve qė ai aq shumė i donte dhe i respektonte. Me bujari dhe shpirtmirėsi ai ka ndihmuar shumė nga fteriotėt. Shokėt e tij i kujtojnė me respekt mirėsitė e tij.

Edhe unė dua tė tregoj diēka kur isha i ri, nuk kisha menduar se mund tė bėhesha oficer. Bektashi "me detyrim" mė futi nė Shkollėn e Bashkuar pėr oficer. Nuk mjaftoi me kaq. Por kur mbarova kėtė shkollė, pėrsėri u muarr me mua. Nuk e harroj kurrė atė gusht tė vitit 1954, kur mė thirri dhe mė tha me atė korrektėsinė e prerė ushtarake:

- Ti, djali i xha Godos, tė ka dalė bursa pėr studime tė larta nė Bashkimin Sovjetik. Tė nderosh fshatin dhe veten tėnde. Kėtė duam unė, Safeti, Refiku e Ismeti, qė djemtė e Fterrės tė shkollohen jashtė shtetit. Atje janė dhe Dilaveri, Hamzai, Pashua etj.

Me vėshtirėsitė e jetės, po fisniknė shpirt, Bektashi edukoi e shkolloi Fiqon arsimtare, djemtė e tij, Mandin, Adriatikun, Lulėzimin, tė cilėt janė shembull nė jetė dhe fisnikė, ashtu siē ishte ai vetė. Nuk e tepėroj tė shkruaj se ai edhe fėmijėt e motrės sė tij, Thėllėzės, i mbajti, i ndihmoi, edukoi, i shkolloi dhe i nxorri nė jetė. Bektashi pėr ta ishte baba i vėrtetė i tyre.

Si njė gur i ēmuar, midis njerėzve tė nderuar tė fshatit, Bektashi mbetet i paharruar, ndaj me rastin e 80-vjetorit tė lindjes e kujtojme me respekt.

Halit ZHUPA

Nr.20 - qershor, 2000

Enter supporting content here