ft22222222.gif

Nr. 21 - gusht 2000

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

guroalban.jpg
Guro Zeneli

TĖ HESHTĖSHAPO TĖ SHPREHĖSH MIRĖNJOHJEN

Njė grua, qė tha vetėm "jam nga Fterra", pa e prezantuar emrin, mori nė telefon nga Athina, vetėm se deshi tė falėnderonte gazetėn "Fterra jonė", se i ishte pėrmendur emri nė njė artikull tė numrit 20-tė.

Haxho motra, siē i themi ne fteriotėt qė kemi punuar e jetuar pėr vite me radhė nė Sarandė, pasi u kthye para disa ditėsh nga Amerika, se ishte tek djali, dėrgoi me e-mail (postėn elektronike) 7 falėnderime pėr nė Boston, si shprehje tė mirėnjohjes pėr respektin qė ata i kishin bėrė gjatė qėndrimit tremujor nė atė qytet.

Dhe "e-maili" i Haxhos dhe telefonata e fterjotes nga Athina, qė nuk e mėsova dot emrin e saj, mė dhanė ndjesi shpirtėrore, mė dhanė gėzim, mė shtuan respektin, madje dhe mė nxitėn tė shkruaj kėto pak rreshta.

Ē'ėshtė e vėrteta, kur dikush, ky ose ai, tė falėnderon pėr diēka tė bėrė nė adresė tė tij, sikur gėzohesh. Jo se fiton ndonjė gjė, por ja qė njeriu pėrbehet nga mish e gjak, ja qė njeriu ka arsye e shpirt. Dhe i vjen e tė vjen mirė kur tjetri shpreh mirėnjohje. Ėshtė fjala pėr mirėnjohje me anė tė fjalės, qė nuk ka vlerė materiale, qė nuk kushton parą. Por qė, siē thotė populli, "fjala tė shėron", "fjala tė ngroh, fjala tė ftoh", "fjala lidh e fjala zgjidh", e tė tjera e tė tjera vlera qė ka fjala.

Shumė dinė ta thonė fjalėn e mirė, dinė dhe tė falėnderojnė. Por ka dhe nga ata qė nuk e njohin forcėn e fjalės, apo

qė pėrtojnė dhe ta mendojnė e jo mė ta shprehin. Ndofta nga pakujdesia, ndofta nga mukajeti, ndofta ngadiēka tjetėr, as nuk ta thonė fjalėn e mirė. asMadje me qėndrimin e tyre tė akullt, sikur tė vrasin, sikur tė shqetėsojnė, sikur tė mėrzitin.

Dy fjalė nė gjuhėn shqipe janė nga mė tė bukurat: "tungjatjeta" dhe "faleminderit". "Tungjatjeta", qė uron: ty-tu.zgjatėt-jeta. Dhe "faleminderit", qė tė fal nder. Tė tilla fjalėformime kaq tė bukura nuk i kanė as gjuhė shumė tė zhvilluara.

Nė vitet e fundit kanė filluar tė pėrdoren gjėrė dhe fjalė tė tjera po tė bukura, qė shprehin thelbin e mirėnjohjes si: rrofsh, je shumė i mirė, tė dua shumė, tė kėrkoj ndjesė, mė vjen keq, e tė tjera fjalė apo shprehje tė kėsaj natyre, qė njeriun e ngrohin, i japin dhe frymė

Po pėrse ta falėnderoj?, pyesin disa. Falėnderimi bėhet edhe pėr fjalėn e mirė qė tjetri thotė pėr ty, dhe pėr sugjerimin qė bėn, dhe pėr problemin qė tė ngre, dhe pėr arritje e suksese nė punė a nė jetė, dhe pėr kujdes a respekt qė tregon, dhe pėr njė mirėbesim. Me njė fjalė, pra, pėr gjithėēka tė mirė qė tė bėn tjetri. Dhe pėr tė shprehur mirėnjohjen nuk ka pse askush tė mos jetė falėnderues, nuk ka pse tė bėhet "koprac" pėr tė thėnė njė fjalė tė mirė mirėnjohėse. Etika ėshtė detyrė njerėzore. Mirėnjohja ėshtė virtyt. Dhe virtytet janė universale pėr tė gjithė njerėzit. Virtytin e shprehin tė gjithė njerėzit e kulturtuar. Kėtė e shprehin edhe fteriotėt tanė tė mirė, tė cilėt i kemi tė shumtė. Mirėnjohja ėshtė qytetėrim.

Falėnderimi tė ngroh, tė bėn mė tė njerėzishėm, mė tė kujdesshėm. Thonė se i dituri tė kėrkon falje edhe kur nuk ka fa. Ai thotė faleminderit dhe pėr njė fjalė a pėr njė mirėsjellje.

Mė 1995 nė Neė Jork, kur nė falėnderuam njė qytetare amerikane se na tregoi stacionin e metrosė, e dini si na u pėrgjigj?

- Faleminderit juve, u pėrgjigj ajo me gėzim, qė mė dhatė rastin t'iu ndihmoj pėr diēka. You ' re Ėelcome! Bye! (Ju faleminderit! Mirupafshim!).

Ajo u largua. Ne biseduam pėr temėn qė e hodhėm nė kėto rreshta, nė kėto ditė korriku tė vitit 2000.

Guro ZENELI

Nr.21 - gusht, 2000

hulusiu.jpg
Hulusi Hizmo

FTERRA - IDENTITETI YNĖ

Tė kesh identitet do tė thotė tė njohėsh veten , tė dish se kush je e nga je, do tė thotė tė dish prejardhjen tėnde.

Fterra historikisht i pėrket Kurveleshit, "kasabasė labe" siē ėshtė cilėsuar nė kėngėn himariote. Fterra ėshtė e vogėl, por pėr ne ėshtė e madhe dhe e bukur. Se andej kanė prejardhjen qindra e qindra bij e bija qė po ia shtojnė vlerėn pėrditė. A ka pasuri mė tė madhe?

Nė breza, fteriotėt e kanė dashur Fterrėn. Me krenari kemi pohuar se jemi nga Fterra. Me punėn dhe sjelljen e tyre fteriotėt kanė nderuar emrin e fshatit tonė.

Nė emrin e mirė qė kanė lėnė e po lėnė bijtė e saj me veprimtarinė e mėnēurinė e tyre, si Isa Hizmo, Lazo Kofina i Parė, Xhafer Shehu, tė tjerė qė kėrkuan rrugėn e diturisė nėpėrmjet shkollave fetare, si Selim Gjonika, Fetan Zani,Hivzi Bezhani, Hasan Hizmo, Hamdi Mita, Shaqo Gjoni, Idriz Avreci; vend nderi zėnė dėshmorėt e Luftės Nacionalēlirimtare, Hiqmet Dusha, Fuat Mato, Turhan Mato, Osman Memi, Azem Ēeli e Shaqo Mita, luftėtarėt Mene Zhupe, Mehmet e Bilal Dusha, Shuquri Sadiku, Bektash Gėdo, Lazo e Sami Kofina, Nafiz Bezhani, Pasho e Naxhi Zhupa, Razip Gjoni; ata, qė siē thonė, u kishte fjala kuvend, si Ismail Bezhani, Katiu i Korkute, Laze Dusha, Tahsin Elezi, Rakip Gėdo,, etj.; mėsuesit dhe intelektualėt tanė tė nderuar, pishtarėt e dijes, si Mėsuesit e Popullit Lame Xhama e Xhevdet Kofina, Profesor Shefki Mita, vėllezėrit profesorė Ismet e Besim Elezi, Safet Kofina, Neim e Ēerēiz Zani, Hiqmet Shehu, Tare e Rait Braho, Remzi Mato, veprimtarėt shoqėrorė si Refik e Nail Bezhani, Safet Memi, Dilaver Shkurti, Nexhip Dauti, Sako Zeneli etj.etj; rapsodėt popullorė Isuf Avreci, Xheladin Shkurti, Teno Lona e sa e sa tė tjerė qė bashkė me ta, emri e puna e tyre meriton e do tė meritojė vetėm nderim e respekt dhe mbetet shembull i lartė frymėzimi nė breza.

Nė dėshirėn pėr tė marrė mbiemrin "Fterra", nė raste tė ndryshme, siē e morėn Fiqret, Zija e Liri Fterra dhe nderuan emrin e fshatit. Me mbiemrin Fterra njihej e nė vitet '20 - '30 -tė oficeri Jaho Mato.Me pseudinimin Lulo Fterra ka shkruar juristi Nafiz Bezhani, tė cilėt janė bėrė tė njohur e kanė mbajtur lart emrin e Fterrės.

Nė ruajtjen e mbiemrit tė derėbabės nga vajza edhe pas martesės, nė fshat apo nė fqinjė, tė cilat nė ēdo kohė i shoqėron urimi: "U trashėgofsh, nderofsh derėbaben dhe fshatin"!

Shoqėrimi i mbiemrit tė vajzėrisė, por edhe lidhjet e forta martesore, janė njė tregues i dukshėm tolerance, civilizimi dhe pjekurie nė jetėn e kėtij fshati.

Nė Fterrė ėshtė e njohur ruajtja e mbiemrit tė vajzėrisė, sa qė ndodhte tė "harroje" ku qe martuar vajza, e cila qe bėrė tashmė, nėnė, gjyshe, vjehėrr e stėrgjyshe nė derėn e burrit. Tė gjithė i kemi nė kujtesė dhjetra e dhjetra emra tė nėnave, gjysheve e stėrgjysheve tona qė shqiptojmė me dashuri mbiemrin e tyre tė derės sė babės. Kjo ėshtė njė shprehje e dukshme e barazisė sė djalit me vajzėn, e cila ruan gjithė tė drejtat me vėllezėrit e saj. Nė ato raste kur nuk ka trashėgimtarė djem, ajo ruan tė gjallė shkėndijen e fisit, duke iu pėrmendur mbiemri. Ėshtė pėr tė theksuar se ruajtja e mbiemrit tė vajzėrisė ėshtė njė dukuri qė haset e sanksionuar nė ligj nė shtetėt e zhvilluara, e cila e shoqėron femrėn nė tėrė dokumentacionin e saj.

Tė pohosh me plot gojėn identitetin tėnd, do tė thotė "t'u kesh besė kėmbėve" siē thotė fjala e urtė, dmth, tė manifestosh cilėsitė e mira njerėzore. Dhe kėto cilėsi janė ushqyer nė breza nė mėnyra nga mė tė ndryshmet nė Fterrė, qė nga bekimet e urimet e nėnave tona tė urta, si " mė paē uratėn", "u bėfsh i hairit", "ndezėprak", "bėfsh prokopi", etj. dhe tė kundėrtat e pėrgjėrimeve si: "vulė - humbur", "sheprak", etj., tė cilat janė drepėrdrejt nxitje qė njeriu tė bėhet i zoti, tė lėrė gjurmė nė jetė, tė lėrė emėr, tė ketė identitetin e tij.

Vlera e njohjes sė Fterrės nė breza dhe lidhja e fteriotėve merr rėndėsi tė veēantė nė kohėn e sotme, kur edhe ne fteriotėt jemi shpėrndarė deri nė vende tė ndryshmė. Pra, njohja e vlerave tė Fterrės dhe lidhjet e fteriotėve janė investim pėr Fterrėn e fteriotėt kudo ku janė.

Nė tėrė kohėt ne fteriotėt kemi treguar virtytet e mira: pastėrti shpirtėrore, mirėsi njerėzore, ndershmėri, mikpritje, dashuri dhe respekt, harmoni dhe marrėdhėnie tė mira me njėri-tjetrin, me miqtė e shokėt, qė i kanė shėrbyer e i shėrbejnė bashkimit e vėllazėrimit. Virtytet e fteriotėve dhe niveli i lartė i arsimit, bėjnė qė Fterra jonė tė njihet nė shkallė vendi si fshat me kulturė.

Sa herė qė pėrmėndet fshati Fterrė, mendja tė shkon tek shumė fteriotė qė ke njohur apo ke dėgjuar, mendja tė vetė te vlerat e Fterrės

Ja ky ėshtė idientiteti ynė, kjo ėshtė vlera e veēantė e fteriotėve.

Hulusi HIZMO

Bruksel, Korrik 200

Nr.21 - gusht, 2000

nexhipdauti4.jpg
Nexhi Dauti

NEXHIPI - MIKU I TĖ GJITHĖVE

Ishte mga bijtė mė tė dashur tė Fterrės. Ishte i njohur nga Fterra nė Vlorė dhe nga Fterra nė Sarandė. Tė tillė e bėri profesioni i tij, e bėri sjellja e tij. Ndaj e njihnin shumė. Ndaj i flisnin nė emėr: Nexhip! O Nexhip! Mbaje se jam pėr nė Kuē! Jam pėr nė Borsh! Jam pėr nė Vlorė! Jam pėr nė Sarandė!. Ky ishte zėri lutės i dhejtra udhėtarėve qė i tingėllonte nė vesh shofer Nexhipit si thirrje shpirti, sa herė udhėtonte nėpėr rrugėt e zonės Vlorė-Gjirokastėr. Dhe sa i vinte nė vesh kjo thirrje, kėmba e djathtė e Nexhipit vendosej nė frena. Dhe hallexhiu hipte i lehtėsuar duke uruar shoferin e mirė. Tė rrallė janė nė kėtė zonė ata qė nuk i kanė ngritur dorėn pėrpara makinės sė tij. Dhe me gisht mund tė jenė ata qė pėr arsye se nuk kishte vend, nuk u ka ndaluar.

I papėrtuar ditėn dhe natėn. U vinte nė ndihmė jo vetėm fteriotėve po e po, por edhe banorėve tė fshatrave pėr rreth. Shprehte gėzim tė veēantė kur ēonte nxėnės e studentė nėpėr shkolla deri nė Tiranė. Nė kthim sillte dhe materiale ndėrtimi e porosi tė ndryshme. E bėnte kėtė punė nga fshati nė qytet dhe nga qyteti nė fshat.

Fėmija i parė i Bastriut dhe i Husnos u rrit me halle nė mes katėr vėllezėrve e dy motrave. Sė pari e ushqeu qumėshti i nėnės sė tij. Jeta e bėri tė fortė. Jeta e shoferit e bėri mikun e tė gjithėve. Miqėsia e parė qė e ruajti tėrė jetėn ishte ajo me Avniun, qė e nisėn qė nė fėmini nė Tiranė kur filluan punėn nė ofiēinė, ku u bėnė edhe mekanikė, dhe shoferė. Kėtė zanat qė tė dy e ushtruan tėrė jetėn.

Ishin vite lufte. Ilegalėt organizuan nė zemėr tė Tiranės, nėn hundėn e fashistėve, aksionin pėr rrėmbimin e arshivit dhe pėr tė marrė armė dhe materiale tė tjera me rėndėsi tė veēantė nė dobi tė luftės pėr ēlirim. Shoferi qė drejtonte makinėn ishte Nexhip Dauti. Aktiv ishte edhe nė luftėn pėr ēlirimin e Tiranės. Pėr njė kohė shėrbeu si shofer i komandantit tė divizionit tė mbrojtjes sė popullit.

Martesa me Merxhanen e mirė, vajzėn e Demirit dhe tė Hankos, e lidhi mė shumė Nexhipin mė Fterrėn. Me prirjen qė kishte pėr tė bėrė miqėsi, u bė mik i shumė njerėzve. Prirja pėr miqėsi ėshtė mesazhi mė i bukur pėr njeriun. Kėtė prirje tė Nexhipit na e kujton edhe i biri i tij, Dėfrimi, djali. Kėtė prirje e kanė gjithė fėmijėt e Nexhipit dhe shumė fteriotė. Kėtė prirje e kanė njerėzit e mirė. Dhe fteriotėt tanė tė tillė janė.

Dilaver SHKURTI

Mynir ZHUPA

Nr.21 - gusht, 2000

 

TE STANI, NE BORSH TE VJETER

Njė mbasdite tė gushtit 1943, komandanti i ēetės "Fuat Mato", Shuquri Sadiku, mė ngarkoi mė detyrė pėr tė ēuar tė nesėrmen nė mėngjes njė letėr shumė tė rėndėsishme tek Memo Meto nė Kuē, ku ishte kėshilli nacionalēlirimtar dhe komanda partizane e krahinės. Komandant Shuqua mė dha tė gjitha udhėzimet e nevojshme si tė isha shumė i kujdesshėm, si tė ruaja mirė letrėn, si tė ecja mbi rrugė nė rast nevoje, etj.

U nisa pa gdhirė mirė nga shtėpia nė Lug tė Thellė. Arrita nė Kuē, ku takova Memo Meton, tė cilit i dhashė letrėn nė dorė. Ai buzėqeshi. Mė pėrgėzoi. Pasi e lexoi atė, mė tha:

- Sa mirė qė erdhe, sepse edhe unė do tė jap njė letėr pėr Shuqon. Do tė shoqėrosh dhe njė shok deri nė Fterrė. Prej atje do ta shoqėrojė njė korier tjetėr deri nė Piqeras, ka njė letėr shumė tė rėndėsishme pėr Miho Xhanin.

Pasi u pėrshėndetėm qė tė tre, ne u nisėm pėr nė Fterrė nga rruga qė unė kisha ardhė. Gjatė rrugės u njoha mė mirė me korierin partizan Hajro Dule, ishte mė i madh se unė nė moshė. Ishte nga Bolena.

Nė Fterrė takuam Shuqon nė shtėpinė e Xhevit Matos, ku ishin zyra e kėshillit nacionalēlirimtar e dhe ēetės "Fuat Mati" tė fshatit tonė. Iu paraqit korieri partizan. I dorėzuam dhe letrėn e Memos. Shuqua tha qė tė shkoja edhe nė Piqeras me kėtė shokun e ardhur nga Kuēi. Nuk e bėra fjalėn dysh. Vepruam si na porositi komandant Shuqua. Arritėm nė Borshin e Vjetėr. Kaluam nga Qafa e Omloit, nėpėr rrugėn e vjetėr. Pėrpara se tė arrinim nė Piqeras, shoku im Hajro Dule qėndroi mbi fshat. Nga njė djalė rreth 12 vjeē mėsova se nė fshat nuk kishte fashistė e ballistė. Djali na shoqėroi deri nė shtėpinė ku ishte vendosur kėshilli nacionalēlirimtar dhe komada e ēetės sė fshatit Piqeras, ku ndodhej Miho Xhani.

Miho Xhani na dha nga njė letėr pėr Shuqon dhe Memon. U nisėm pėr t'u kthyer nė Fterrė.

Nė Borshin e Vjetėr takuam Nustret Zenelin, qė po kulloste bagėtitė. Nustreti me atė buzėqeshjen karakteristike dhe me fjalėn e ėmbėl, na foli i pari:

- Mė dukeni tė lodhur - na tha. Dhe pa pritur nxorri nga trasta e tij bukė misri me djathė. Ne, tė uritur e hėngrėm me shije. Na u duk se hėngrėm "mjaltė". Nustreti na ftoi tė venim tek hauri nė stan pėr t'u ēlodhur dhe pėr tė ngrėnė mė mirė. Atje, nė haur, tek stani, takuam xha Rrapon, siē i thėrrisnim ne tė rinjtė e asaj kohe. Ishte njė burrė i thjeshtė, i ndershėm, zemėrbardhė, bujar, mikpritės e shpirtmirė. Nė stanin e tij u pritėm shumė mirė. Nė qoshen e stanit u ul kryemiku, - se kėshtu e do zakoni, - tha me dashuri xha Rrapua. Gjetėm njė mikpritje tė ngrohtė. Kjo se xha Rrapua i kishte pėr zemėr partizanėt. Ky stan kishte pritur dhe kishte pėrcjellė partizanė.

Halil HIZMO

Nr.21 - gusht, 2000

jakupmato.jpg
Prof.Dr. Jakup Mato

EDHE NJĖ PROFESOR MĖ SHUMĖ

E lidhi jetėn me punė tė pastėr. Vullnetin pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė ia kultivoi qė nė fėmijėri familja dhe Fterra jonė. Pėr tė vazhduar shkollėn udhėtonte 8-10 orė, mė kėmbė nga Fterra - malit e nė Gjirokastėr. Ndofta disa nuk e besojnė, por ja qė kjo ėshtė e vėrteta e vėshtirė e jetės sė shumė fteriotėve pėr tė marrė arsim e kulturė.

Edhe kur bėntė vapė, edhe kur malet i mbulonte dėbora, Jakupi, si jo pak fteriotė tė tjerė, nuk vonohej as nė orėn e mėsimit, edhe kur vinte nga Fterra nė Gjirokastėr. Sedrėn e kishte tė madhe. Njė ndjenjė e brendshme i thoshte: " Mos e turpėro veten pėrpara tė tjerėve, as mos e ul namin e mirė tė Fterrės". Kjo e nxiti tė marrė nota shumė tė mira nė shkollė.

Nė shkollė e sipėr, nė Universitet ku studionte pėr gjuhė-letėrsi shqipe, i lindi dėshira pėr t'u marrė me studime. Letėrsia e tėrhoqi mė shumė. Kjo se jo pak fteriotė shquhen pėr krijimtari e pėr humorin qė thumbon, por s'tė shqetėson. Kjo i dha frymėzim dhe Jakupit. Dhe ja, kaluan vite Jakup Mato kreu detyra tė ndryshme, mėsues e drejtor shkolle nė Kuē, specialist nė Ministrinė e Arsimit e tė Kulturės, nė Institutin e Studimeve Pedagogjike, kryeredaktor i gazetės "Mėsuesi", drejtor i Arteve nė Ministri, specialist i arteve nė shkallė republike, drejtor i Akademisė sė Arteve nė Tiranė. E pastaj dy herė drejtor i Qendrės sė Studimit tė Artit pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, nė vitet 1994 dhe 1998.

Dhe nė ēdo detyrė, nė ēdo pozicion, Jakupi ynė nuk iu nda punės studimore. Me vullnet tė fortė e me korrektesė kreu dhe detyrat shtetėrore, por me zell tė veēantė punoi nė fushėn studimore. Paradite nė zyrė, mbasdite nė bibliotekė. Studjoi e shkruaj, shkruaj e studjo. Dhe bėri vepra Jakupi. "Risi tė letėrsisė shqipe", ėshtė libri i tij me vlerė, se artikujt studimorė pėr letėrsinė e artin shqiptare, pėr letėrsinė humoristike nė revista shkencore janė tė shumtė, ashtu siē janė tė shumtė dhe artikujt nė shtyp. Cilėsia e krijimtarisė sė profesor Jakupit ėshtė vlerėsuar edhe me ēmime kombėtrare.

Pasi ka pėrfunduar librin qė del sė shpejti nga botimi " Paradokset e humorit dhe satirės", tani nė vitin 2000 pėrpunon librin tjetėr "Enigma e procesit krijues dhe tė komunikimit artistik". Vullneti dhe zelli i veēantė i dhanė Jakupit kėnaqėsinė e kėrkuar, duke e ngritur nė rrugėn e studimeve tė njėpasnjėshme. Para 20 vjetėsh fitoi titullin e parė shkencor. Nė vitin 1986 meritoi titullin "Bashkėpunėtor i vjetėr shkencor". Para gjashtė vjetėsh u bė asisten- profesor.

Dhe ja, nė vitin e parė tė shekullit tė ri, tė shekullit qė jemi, meritoi titullin e lartė shkencor: Profesor. Kėnaqėsi pėr Jakupin e familjen, gėzim pėr shokėt e miqtė e tij, pėr ne fteriotėt, krenari pėr Fterrėn.

Guro ZENELI

Nr.21 - gusht, 2000

zenel.jpg
Zenel Shkurti

ZENELI I MIRĖSIVE

Nė Fterrėn tonė ka njė mesazh tė pėrcjellur nė vite: heqkeqi bėhet i mirė. I tillė ishte dhe Zeneli, i cili qė nė fėmini, u pėrball me vėshtirėsitė e viteve 1913-1916 kur fteriotėt u bėnė muhaxhirė Lumit tė Vlorės, pėr shkak tė barbarisė sė andartėve grekė qė prenė dhe pemėt nė fshatin tonė.

Si i pari i djemve tė Hamitit e Zulės, i ra barrė e rėndė. Ndaj u detyrua tė punojė edhe hizmeqar nė Qeparo e mė vonė si pjatalarės nė Vlorė. Kur u vesh si xhandar mė 1935, mundi tė ndihmojė edhe familjen nė Fterrė. Vdekja e vėllait tė dytė,Mevlanit, i a shtoi dhe hallet, qė nuk iu ndanė. Por karakteri mė shumė iu forcua.

Nė Tiranė u lidh me lėvizjen antifashiste, u lidh me ilegalėt, madje duke qenė nė karabinieri. Veterani i orėve tė para, Skėnder Hajro, tregon se Zeneli ishte njeriu ynė i besuar. Komunikatat dhe shtypin ilegal e shpėrndante edhe midis karabinierėve. E vuri veten nė dispozicion tė luftės pėr liri. Edhe me municion e ndihmoi lėvizjen. Safeti ynė shpjegon se Zeneli mbantė lidhje tė ngushta me Subi e Muhamet Bakirin. Duke qenė sekretar nė xhandarmėrinė e Tiranės dha tė dhėna tė rėndėsishme nė dobi tė luftės. Ndihmoi e shpėtoi nga pushtuesit nazifashistė jo pak luftėtarė tė lirisė. Ndaj gėzonte dhe statusin e veteranit tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare . U dallua dhe si punonjės nė adnministratėn e tregtisė dhe tė fakultetit tė mjekėsisė. Ndaj dhe ėshtė dekoruar. Njė jetė tė tėrė punoi me vullnet e ndershmėri. Vėshtirėsitė e jetės e bėnė mė tė fortė, e bėnė tė jetė korrekt nė detyrė.

Shikonte hallet e jetės e tė familjes. Sė bashku me Shanėn u bė edukator i mirė pėr tre djemtė dhe tri vajzat e tij. Dhe shembulli dhe puna e tij kanė lėnė gjurmė dhe sot. Ishte i lidhur ngushta me fteriotėt. Nexhipi dhe Avniu, zanatin e shoferit, qė e gėzuan njė jetė tė tėrė, e patėn nė saj tė Zenelit. Edhe kthesa nė jėtėn e Dilaverit, qė u fut nė radhėn e intelektualėve, u arrit nė sajė tė Zenelit. Nė dobi tė tyre vuri dhe shtėpinė, njė dhomė qė kishte nė ato vite. Sa merrte vesh se nė spital ishte ndonjė fteriot i sėmurė, shkonte mė njė pako nė dorė. Edhe vizitat familjare i bėnte me dėshirė veēanėrisht pėr tė takuar fteriotėt e miqtė e tij. Nuk linte pa ngushėlluar, pėr mė tepėr familjet nė momente hidhėrimi. Ndaj ata qė e njihnin nga afėr e thėrrisnin: Zeneli i mirėsisė. Ndihmonte dhe nxėnėsit e studentėt fteriotė me aq sa mundėte. I mėsonte dhe si tė gatuanin. U kėrkonte dhe rregull. E kishte pėrfituar kėtė edukatė nė punė e nė luftė, nė tėrė jetėn e tij gati 80 - vjeēare. Ndaj nė kėtė pėrvjetor ne e kujtojmė me kėto pak fjalė. Emri i mirė mbetet edhe pas vdekjes. Ndaj ne shkruam kėto pak fjalė pėr Zenelin tonė tė mirė, pėr Zenel Shkurtin, qė mėsoi nga jeta, por dhe qė diti ta pėrballojė me dinjitet atė.

Rait BRAHO

Nr.21 - gusht, 2000

 

PĖR VAIT MALON NGA FTERRA

- Sipas bisedės me Servet Dautin -

Vendlindja ėshtė prehri mė i ngrohėt i jetės. Nė vendlindje njeriu pagėzohet me ėndėrrat pėr tė ardhmen. Fshatrat shqiptar sidomos ato malore kane karakteristikat e tyre tė veēanta. Fshatrat e Labėrisė, njerėzit e tyre, janė artistė, kėngėtarė, humoristė nga natyra, por edhe shumė mikpritės dhe humanė. Fshati Fterrė historikisht bėn pjesė nė Kurveleshin e Poshtėm. Qafa e Kalasė nė lindje dhe Qafa e Dėrrasės nė perėndim janė dy porta natyrore me histori tė lavdishme, nėpėrmjet tė cilave hyn nė Fterrė nga Borshi dhe nga Kuēi. Nga verilindja tė rri mbi kokė Qafa e Rrėmullės, njė toponim interesant. Nėpėrmjet kėsaj qafe del nė Galisht-Tatzat, mė tej nė zonėn e Rrėzomės, deri nė Delvinė. Nė Galisht, disa fteriotė kanė pasur hauret, sepse rrinin me bagėti.

Galishti ka ujė tė bollshėm dhe toka shumė pjellore. Por ēuditėrisht nuk qėndron asnjė pėr shkak tė klimės dhe pozicionit gjeografik dhe minimumit te oreve me diell. Mirėpo tokat atje vazhdojnė tė shfrytėzohen, gjysma nga tatzatasit dhe gjysma nga fteriotėt. Serveti banon nė Tiranė, ka qėnė oficer nė armėn e ndėrlidhjes, por dashurinė pėr vendlindjen e ka nostalgji tė vazhdueshme.

Vete nga vete fjala dhe nuk mund tė rrijė pa kujtuar Vait Malon, xha Vaitin fjalėpakė, por me zemėr tė bardhė. Xha Vaiti ishte mjeshtėr i fyellit qė nė labėri i thonė dhe Culė. Por xha Vaiti ishte dhe mjeshtėr i pėrsosur i valles labēe , sa e vėshtirė qė ta heqėsh siē duhet hequr aq edhe madhėshtore e solemne, bashkė me Braho Shkurtin e Taro Gjonin me shokė. Dhe e hiqnin vallen " si sorkadh mė thua", siē i thonė labėrit.

Po le tė kthehėmi te Cula e xha Vaitit. Isha nė shkollėn e bashkuar, tregon Serveti. Vija nė fshat me pushime dhe shkoja nė shtėpi tė xha Vaitit, sepse e ėma e tij, bullė Hazua, ishte nga fisi ynė, njė grua me namuz, e zonja, sedėrqare dhe zakonlleshė si burrat.

Xha Vaiti ishte i sėmurė, por megjithatė ai fillonte ti binte fyellit. Si zakonisht fyelltarėt para se tė fillojnė, kalojnė ēaste turbullimi dhe pasi e vėnė nė cepin e majtė apo tė djathtė tė buzės, ia nisin vajtimit tė jetės, tė halleve e derteve, fatit tė keq apo tė mirė, gėzimeve dhe hidhėrimeve tė jetės, fukarallėkut. Ai kishte njė vend tė posaēėm, tek porta e jashtme, tek qemeri i portės.

Fyell si i Vaitit rrallė se mund tė gjendet. Cula e verdhė e tij ėshtė me nam. Tingujt nostalgjikė, drithėrues, pėrvėlojnė, trazojnė, turbullojnė dallgėt e shpirtit. Mbasi shfryu me duf xha Vaiti e hoqi culėn nga buzėt dhe e vuri nė prehėr duke thėnė me psherėtime: "Ma hoqe murzinė dhe dhėmbjen, mor djalė, paē uratėn. Edhe kaq ta bėra qejfin, po jam i sėmurė". Cula pėr baritorėt, pėr vėshtirėsitė e tyre dimėr e verė, ishte gazi, jeta dhe zbutja e fukarallėkut. Dhe tek i binte xha Vaiti, tregon Serveti, mendja ime fluturonte nga tingujt e culės sė verdhė, nė Ēerrica ku shkonim pėr mėllėnja, nė Ngurrėz, nė Langadhė, nė Hundė tė Drėrit a nė malin e Lucės, nė Gurrė, nė qafėn e Rrėmullės, nė qafė tė Arrės, nė Kretė tė Galishtit, tek Vidhi i famshėm ku bėnim piknik me bashkėfshatarėt, por edhe me djalin e xha Vaitit, Zaēen. Cula atje ku ėshtė, duket sikur bie, sikur i ėshtė lutur tė zotit, ti lėrė peshqesh e amanet buzėt dhe frymėn. Prandaj Haskua nuk e jep. Mė dhanė katėr desh pėr tė e se dhashė, thotė Haskua. Amaneti i babait nuk jepet kollaj, ėshtė i ngjitur pėr shpirti.

Ideal SERJANI

Nr.21 - gusht, 2000

Enter supporting content here