ft22222222.gif

Nr. 25 - dhjetor 2001

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

xhkofina.jpg
Mesuesi i Popullit Xhevdet Kofina

NDĖRROI JETĖ ME SHKUMĖS NĖ DORĖ

Ishte i etur per dije. Por themelet e dijes merren ne shkolle. Po ku ta gjente e kush ta ēonte ne shkolle Xhevdetin nga Fterra? E ndihmuan per ta pervetesuar ate Jani Minga dhe Aleksander Xhuvani. Keta dy burra te diturise shqiptare e perkrahen konkretisht. Ne Shkollen Normale te Elbasanit, ky nxenes i njome u shfaq si model i sjelljes dhe si thithes i diturise. Duke pare keto veti, Aleksander Xhuvani, me 1926, i propozon Ministrise se Arsimit qe "bursisti nga Kurveleshi, Xhevdet Kofina, qe ka deftyer zotesi te madhe per t'u bame mesues filloreje e me kohe do te bahet nga me te miret mesues, do te ishte mire te dergohej ne Austri, ne Akademine Pedagogjike"

Por bursa nuk iu dha. Vullneti i Xhevdetit u shtua. Puna autodidakte e lartesoi duke e bere mesues jo vetem per shkollen fillore, por edhe per shkollen e mesme. Dhe parashikimi i Drejtorit te Normales se "do te bahet nga me te miret mesues" u tejkalua.

Punoi ne shkolla te ndryshme. U be i njohur ne Permet, ne Erseke, ne Sarande, ne Gjirokaster. Kudo la gjurme, veēanerisht te nxenesit, por edhe te masat e njerezve. Ne Vlore beri emer.

Edukimi i dashurise per Atdheun dhe i dashurise per dijen- ishin boshti i veprimtarise se tij.E kerkuan te regjistrohej ne partine fashiste, por nuk pranoi, pavaresisht se ishte e detyrueshme per nepunesit e asaj kohe. Perkundrazi, ai agjitonte kunder fashisteve. U vu ne balle te demostruesve ersekas qe ne ditet e para te prillit 1939. Edukimin patriotik e kishte ne shpirt, veēanerisht per brezin e ri. Ne ato vite u muarr me organizimin e shkollave ne zonat e lira dhe te ēliruara. Dhe frutin e kesaj pune, ai e pa tek jo pak ish-nxenes te tij. Heroi Ali Demi, eshte nje shembull i veēante .

Per veprimtarine e tij si mesues, u zgjodh delegat, se bashku me Lame Xhamen dhe Mustafa Luēin - ne Konferencen e Dyte arsimore te qarkut Gjirokaster, qe zhvilloi punimet me 29 gusht 1944 ne Lipe te Permetit. Ne kete konference u caktua me detyren e organizimit dhe te funksionimit te shkollave te Kurveleshit te Siperm. E kreu kete detyre pa u thyer perpara asnje veshtiresie.

Miqesia e tij ishte e gjere. Por miqte e ngushte i kishte me vlera. Mik i ngushte i tij ishte Islam Radovicka, per nje kohe , Komandant i Zones se Pare Operative Vlore-Gjirokaster. Ne operacionin fashist ne pranvere 1943, familja e Islam Radovickes u strehua ne shtepine e Xhevdetit ne Fterre dhe ne Korita te Fterres sone.

Pas Ēlirimit te Atdheut u emerua mesues ne qytetin e Vlores. Ne Vlore punoi ne shkollat e mesme deri sa nderroi jete me shkumes ne dore. Shkelqeu kur dha letersi ne gjimnazin "Ali Demi", veēanerisht kur trajtonte figuren e Faik Konices. Ky rast u be shkak per ta ulur ne shkollen 7-vjeēare. Por shpejt, per pergatitjen e tij te gjithaneshme, per nivelin e larte profesional, e ēuan ne shkollen Tregetare dhe ne gjimnazin "Ali Demi". Kur ne Vlore u hap shkolla e mesme pedagogjike "Jani Minga" Xhevdetin e vune ne krye te listes per te dhene Matematiken Racionale. Tashme Vlora i therriste "Profesor". Fuqite mendore dhe fizike, zemren e tij, i vuri ne sherbim te nxenesve, madje dhe te atyre qe vazhdonin pedagogjiken me korrespondence.

Nxenesit e donin dhe e dashuronin me gjithe shpirt, se keshtu i dashuronte dhe ai ata. Po te ngelej nxenesi ne ndonje lende apo ne klase, Profesor Kofina, siē e thirri Vlora, bente njeren. Fajin nuk e ka nxenesi, kembengulte ai, por mesuesi. Sipas tij lenia e nxenesit ne klase eshte paaftesi e mesuesit, eshte pasoje e stilit dhe metodes se mesuesit ne procesin mesimor-edukativ. Jeten e tij e shkriu per nxenesit.

Ishte 30 qershor 1965. Bente konsultime me nxenesit maturante te shkolles pedagogjike ne lenden e Matematikes Racionale. Ishte dhe vape, por profesori vazhdonte konsultimet. Ne syte e tij u ndje lodhje. Lodhja po e kapiste. Nxenesit i thane ta nderpriste, se tashme kaloi dreka. Por Profesor Kofina nuk donte ta leshonte shkumesin nga doraU be heshtje. Dhe nxesnesit degjuan fjalet e Profesor Kofines: -E nderpresim, per mbasditeė ! Ne oren 17.00,Dhe u nis per ne shtepi, qe e kishte fare prane shkolles. Ndjeu dhembje ne koke. Sa vajti ne shtepi, hemoragjia cerebrale beri gjemen.

Profesor Kofinen e qau dhe e percolli per ne banesen e perjeteshme nje Vlore e tere.

Zeko BRAHO

Nr.25 - dhjetor,2001

elvirakofina.jpg
Elvira Dervishi (Kofina)

MIRĖNJOHJE PĖR ELVIRĖN NĖ VLORĖ !

Nuk e njihja mė parė. Pėr babain e saj, Safetin, kisha dėgjuar se ėshtė njeri i mirė dhe mėsues i zoti. Rasti e solli tė takoj tė bijėn nė Vlorė, Elvirėn, aty nė spital, me pėrparėse tė bardhė duke vizituar pacientė tė sėmurė nga sytė. Pėr tė jatin e saj, fteriotėt thoshin : nuri i mėsuesisė, ndėrsa pėr tė bijėn, une do tė thosha se ėshtė : nuri i mjekėsisė!.

Duke pritur me vajzėn nė korridor dėgjoja copa bisedash: - Sot ėshtė Elvira, kemi fat. Njėri thotė: ajo ėshtė mjekja mė e mirė. Dikush tjetėr shtoi se ajo ėshtė bija e Safetit, mėsuesit nga Fterra. Kėnaqesha kur i dėgjoja ato fjalė zemre nga pacientėt qė pritnin tė vizitoheshin. Kėnaqesha, por nuk u futa nė bisedė me ta, se doja tė dėgjoja mė shumė.

Pas pak futem nė dhomėn e vizitės. Kur i thashė se jam nga Fterra, hoqi syzet dhe mė shikoi me miresi.

- Nė Fterrė rri?-, mė tha.

- Jo, i thashė,vitet e fundit jemi vendosur nė Borsh. Po zemrėn nė Fterrė e kemi tė gjithė.

- Ah ! Sa dėshirė kam tė vij nė Fterrė-, mė tha dhe psherėtiu lehtė.

- Po pse s'vjen, i thashė, nė mblidhemi vazhdimisht nė Fterrė.

- Po s'kam njeri tė afėrm atje. Dhe uli kokėn.

- Tė gjithė ne fteriotėt - vazhdova bisedėn - jemi gjak me njėri-tjetrin. Dhe nė atė ēast ndjeva njė mirėnjohje mė tė thėllė pėr kėtė vajzė fteriote.

- Nejse, i them, ke njė farė tė drejte, por kjo s'ėshtė e tera, sepse nė Fterrė janė tani rreth 50 shtėpi. Vėrtet shumica kane ikur, por aty, kur bėhemi bashkė, bėhemi prapė shumė. Me shaka i them se nė Ixuar kemi gjetur tė gjithė Fterrėn qė na pret e na pėrcjell me mall. Fterra i ka tė gjithė njėlloj.

Mė pyeti pėr shumė gjėra e kujtime nga ato qė i kishte thėnė babai. Edhe unė e pyeta pėr fteriotėt e Vlorės, pėr lidhjet me ta, pėr vatjet e ardhjet.

- Vemi e vijmė, mė tha, dhe mė tregoi emra e biseda qė kishin tė bėnin me Fterrėn.

Mbasi mbaroi punė me vajzėn, mė dha recetėn e syzave dhe porositė mjekėsore. Desha t'i jepja diēka nga kėnaqėsia, po e pashė qė bėra gabim. Jo vetėm qė s'i mori, por u skuq. Atėhere i besova edhe mė shumė bisedat qė dėgjova jashtė.

Ekzaminimin ose pėrcaktimin e numerit tė syzave qė bėri Elvira, ishte plotėsisht me atė tė profesorit grek nė Athinė.

- Ku i ke bėrė kėto syza?-, me pat pyetur Profesori ne Athine.

- Nė Vlorė, i thashė, tek njė doktoreshė shqiptare.

- I lumtė, mė tha, i bėj tė fala nga une si koleg dhe s'ke pse vjen nė Athinė, kur keni tė tillė mjeke nė Shqipėri.

Tek Elvira pashė bijėn e Fterrės, qė i ruan dhe i trashėgon tė tėra cilėsitė dhe vyrtytet mė tė mira tė intelektualėve fteriotė.

Shako MEHMETI

Nr. 26 - dhjetor, 2001

hamzamehmeti.jpg

NA SHKRUAN XHA HAMZAI

Kam qene per shume vite kryetar i keshillit te Fterres sone. Jam perpjekur per te bere diēka per fshatin, brenda mundesive te kohes. Ne ato vite u ndertua vepra e pare ne Fterre, 1955-56, hidrocentrali i Fterres, qe ēoi drite ne ēdo familje. Me vone u ndertua dhe shkolla 8-vjeēare e Fterres. U ndertua dhe Mapua, si e quajtem ne atehere, qe sot eshte dyqani qe ka Profiti. Ne vitin 1979 u ndertua dhe nje Muze i mire, dhe si godine, por dhe si histori, pavaresisht se ne vitin 1992 elemente te paditur e shkaterruan ate dhe ketu e 9 vjet jemi pa Muze ne Fterren tone me histori dhe dituri.(!!??). Edhe telefonin qe kishim, dhe me Borshin, dhe me Kuēin, po keta elemente e shkaterruan me idene se do t'u vinin te rinj nga " Qielli". Zot, na ruaj nga marrezite!!. Edhe Vatren e Kultures nuk e kishim aq te keqe. Edhe ujesjellesin ne ato vite e ndertuam, duke sjelle dere me dere ujin aqe te mire te Ngurrezes sone, qe e kemi dhe sot. Edhe klubin qe ka sot Sherifi yne atehere e ndertuam. Edhe per mirembajtjen dhe rregullimin e xhadese Kuē- Fterre-Borsh, diēka u be. Edhe djem e vajza nga Fterra ēuam jo pak ne shkolla te mesme e te larta. Keto jane pune te dukshme se kemi bere dhe pune te tjera qe vane dem.

A e dini pse i thashe te gjitha keto?

Se kam nostalgji per punen qe eshte bere per Fterren tone dhe deshiroj qe si moshe e madhe qe jam, ne emer te jetes sime te gjate e te pervojes brenda ketyre grykave, t'u them fterjoteve kudo qe jane, te gjithe brezave, te rinj e te medhenj, te ndihmojne me sa te munden per pobleme qe ka Fterra jone, pavaresisht se tani fshati eshte "rrudhur" shume, pavaresisht se shumica e fterjoteve banon e jeton ne Tirane, Sarande, Vlore e deri ne Greqi e Itali, madje deri ne SHBA dhe Kanada. Keto rruge i hapi Demokracia dhe mire u be. Por ama Fterra dhe problemet e Fterres sone nuk duhet te ngelen shkrete.

I thashe keto sa me siper edhe per nje te vertete tjeter. Bijte e Fterres qe ishin ketu ne fshat me detyrat e kohes, si brigadjere, pergjegjes sektori, sekretar partie, kryetar keshilli ne Fterre a ne baze kooperative Borsh-Fterre-Ēorraj, te gjithe jane perpjekur shume per te bere dhe punet e bujqesise sipas kohes qe ishte, por te benin diēka dhe per fshatin tone.

Dhe keto perjekje i kane bere bashke me bijte e Fterres ne Sarande e deri ne Tirane ne detyrat e funksionet qe kishin. Ndihma e tyre ishte e pakursyer. Edhe ne qe ishim ketu kishim lidhje te ngushta me bijte e ikur nga Fterra, edhe ata qe ishin larguar dhe punonin ne shtet a ne pune te tjera mbanin lidhje shume te mira me ne ketu. Ne saje te ketij bashkepunimi u bene te gjitha ato pune qe permenda me siper.

Faleminderit bijve fterjote, kudo qe jane.

Qė prej vitit 1959 deri nė vitin 1966 une kam qėnė kryetar Fronti dhe sekretar ishte Xhevdet Braho. Per punen e Frontit na dha nje ndihme tė veēante, sidomos per dokumentacionin, Vasfi Brahua dhe Bardhosh Xhama.

Nė vitin 1966, nė qershor, u bėnė zgjedhjet pėr nė kėshillin e fshatit dhe shokėt mė zgjodhėn kryetar, detyrė tė cilėn e kam patur per 15 vjet rresht, deri nė viitin 1981. Ne te gjjitha keto vite kam patur lidhje te ngusha me te gjithe bijte e fshatit, kudo qe ishin. Dhe sa here qe kishja ndonje problem per Fterren, atehere merrja rrugen dhe u gjeja zyren dhe shtepine, duke u kerkuar me kembengulje ndihmen dhe mbeshtetjen per zgjidhjen e hallit qe kishte Fterra.

Nje ndime te madhe me kane dhene perhere mesuesit e fshatit, madje jo vetem ata qe ishin dhe bij te Fterres, por dhe ata pak te huaj qe kane qene mesues ne fshatin tone here pas here, apo per pak kohe. Kam qare hallet e fshatit dhe me kane treguar rruget e zgjidhjes qė duheshin ndjekur deri dhe pėr materialet apo dhe pėr probleme tė ndryshme.

E kam veshtire qe t'i permend te gjithe fterjotet qe kane ndihmuar fshatin, prandaj te me falin ata qe nuk mund t'i permendim. Po a mund te harrojme Refikun qe beri aqe shume, sidomos per xhadene ? Nuk mund te harrojme edhe punen e madhe qe beri Safet Memi, kur erdhi me qarkullimin ne vitet '60-te, qe ndertoi dhe spitalin e bukur ne Borsh, qe eshte dhe sot. Ne te vjetrit, sa here vemi ne Borsh apo bie fjala per ate spiale, i themi:" Spitali i Safetit". Edhe Lutfi Dusha ne ato vite ndihmoi jo pak pėr problemet e fshatit. Nevzat Brinja e Musa Maēi na ndihmonin per makinat. Po si mund te harrohet ndihma qe ka dhene Nexhip Dauti e Avni Shkurti dhe Irfan Brinja e me vone Harun Maēi, qe ndihmon dhe sot? Muratoret i mirrnin deri nga Kudhesi per muret e vatrės sė kulturės, per punimet e shkollės, e tjera. Vetėm shtrimi i rrugės per ne shkolle qe u be me punė vullnetare, vajti 1500 orė punė, pėrveē qe dhame dhe leke. Themelet e shkolles arriten 7 metra thellėsi, per te cilin punuan dhe vete arsimtaret dhe nxenesit me drejtor Durro Hizmon. Te drejten per ēeljen e shkollės 8-vjeēare e ka marrė Safet Memi e Lame Xhama, me kerkesen qe formuluan. Kjo ka qėnė njė ndihme.e madhe. Nuk mund te harrohet ndihma e Agronit per ndertimin e klubit apo per furnizimin e fshatit me artikuj te ndryshem, apo interesimi i Jashikut per ujesjellesin e Fterres. Po te gjithe e dime ndihmen qe kane dhene mjeket tane qe ne Tirane e deri ne Sarande, qe nga Besimi qe ka operuar ēdo fterjot te semure, qe i ka shkuar, apo Bahri Shkurti e Sezaiu me te tjere, me vizitat e mjekimet qe benin kur vinin ne Fterre, dhe deri tek Edip Bezhani ne spitalin e Tiranes dhe Peti, qe u gjendet fterjoteve sot ne spitalin e Sarandes. Shembull ndihme ka qene e eshte dhe Muzua per muzeun dhe per shkollen. Pra, te gjithe fterjote per Fterren, kane ndihmuar e ndihmojne, secili me profesionin e tij e me punen e tij. Nuk mund te le pa kujtuar me shume respekt kontributin qe ka dhene,ndjese paste,Sako Zeneli, si kur qe brigadjer ne fshat,dhe kur ishte pergjegjes sektori,dhe kur merrej me pune partie, dhe kur ishte Kryetar i Keshillit te Bashkuar Borsh- Fterre-Ēorraj.

* * *

Ja keshtu u bene tere ato pune ne Fterren tone, qe i thashe dhe me lart. Nuk kam lene zyre pa vajtur ne rrethin e Sarandes, duke me ndihmuar djemte e Fterres qe punoin ne ato vite ne zyra te ndryshme ne Sarande. Une dua t'i falenderoj me gjithe shpirt, sidomos Guron, Gezimin, Agronin, Jashikun, e te gjithe fterjote e tjere ne Sarande. Kujtoj me respekt dhe ndihmen qe me ka dhene mua si Kryetar Keshilli, ish-dhenderri i Xhafo Brinjes, Bejkush Duduni nga Gjirokastra, qe punonte si shef finance ne rrethin e Sarandes. Gati te gjitha problemet qe kishim, i kemi zgjidhur me ndihmen e djemve fterjote qe ne Sarande e ne Tirane.

Kėshilli ka ndihmuar edhe ne mirėmbajtjen e rrugės, si me punė vullnetare, ashtu edhe kur pruri Refiku buldozierin, si pėr menxėn, ashtu edhe pėr naftėn. Sė bashku me Refikun kemi vatur deri nė SMT-nė e Finiqit pėr marrjen e shtyllave ēentrifugale pėr telefonin. Komiteti s'donte tė na i jepte, po pastaj me anė tė tė njohurve dhe me ndihmėn e djemve fteriotė e morėm autorizimin.

Pėr te gjitha sa jane bere nė fshat e per fshatin, ka qėnė dhe eshte dhe merita e madhe e tė gjithė bashkėfshatarėve, tė cilet kanė mbeshtetur me gjithēka kane patur mundesi, deri dhe bujarine e veēante qe kane treguar, jo vetem me bijte tane kur vinin ne Fterre, por dhe per te gjithe te huajt qe kane ardhur a kane ndihmuar Fterren tone e fterjotet tane.

Ja keto na ka shkruar Hamza Mehmeti nga Fterra jone. Faleminderit Xha Hamza !.

Redaksia.

Nr. 25 - dhjetor, 2001

nezirshkurti.jpg
Nezir Shkurti

TERE KOHET - ME DJERSEN E BALLIT

- Interviste me mesuesen, Saide Shkurti, bija e Nezir Shkurtit dhe Vide Gjonit -

Cila eshte, shkurt, historia e familjes tuaj, qe ju dini apo qe ju kane thene prinderit?

Ka qene familje e varfer. Di qe Gjyshi, Haxhiu, ishte djali i Qamilit dhe Aishese (Aisheja ish nga Ēorraj).Gjyshi im qe ne moshen 2 vjeēare mbeti jetim. E rriti e ema, Aisheja, qe ishte nje grua punetore dhe e zgjuar. Djalin e vetem e edukoi dhe i dha virtyte te ēmuara, si ndershmerine ne marredhenie me te tjeret dhe dashurine per punen e per jeten.

Gjyshi im Haxhiu, u rrit me hallet e jetes. Fati i ra te martohej me Hatemen, bijen e Meto dhe Fatime Kofines.Edhe Fatimeja ishte nga fshati Ēorraj. Gjyshja, Hatemja, nuk kishte vella, por kishte tri motra. Nene Hatemja u martua me Gjyshin tim, Haxhiun, qe ne moshen 13 vjeēare.

Ēfare ju sjell ndermend Gjyshi dhe Gjyshja juaj ?

Familja Shkurti, kur u martuan Haxhiu me Hatemen, ishte e varfer. Te dy, ne krah te njeri-tjterit, i vune gjoksin punes. Ca toka per kullote i kthyen ne toke buke. Ndertuan dhe shtepi ne fshat. Shtepia eshte djegur dy here nga luftrat, me 1913-14 dhe 1943-44. Shtepia qe eshte tani ne Fterre eshte ndertuar nga dy gjysherit e mi per se treti. U moren dhe me pak ara ne Gjinali, Mortovice, ne Lugun e Thelle, qe i kthyen ne koshtra me ullinj e portokalle, rrush e fiq. Di qe rreth viteve '30-te gjysherit e mi u vendosen ne Vidhez, qe ishte per kullote bagetie. Ketu ka patur nje krua te fresket. Ketu ndertuan jeten. Ketu dhe ne fshat linden e rriten 10 femije, 3 djem e 7 vajza. Gjysherit i kam dashur. Nene Hatemen e kam me te gjalle ne kujtese, si grua - burrereshe. Gjyshin e di qe e kam patur te mire e te drejte. S'di ē'te them tjeter. Babai im, Neziri, ishte femija me i madh. Dhe nuk thone kot, i madhi-kusure madhi. Femija me e vogel eshte Halla ime, Rina, e shoqja e Irfanit.

Duke ju shprehur ngushellimin per humbjen e Babait tuaj,Nezirit, a mund te na tregoni diēka per Njeriun tuaj te dashur?

Di qe Babai ishte nje njeri shume korrekt ne tere jeten e tij. Di qe ka punuar tere jeten me ndershmeri e drejtesi. Di qe nuk ka ngaterruar asnje njeri, por ka pare punen e hallet e familjes se vet. Di qe ka dashur dhe respektuar jo vetem fterjotet, por dhe tere shoqerine e punes qe zuri ne Kombinat, qe kur erdhi ne vitin 1951 e deri sa nderroi jete ne kete vit, para pak muajsh.

Babai ka patur barren e halleve te gjithe vellezerve dhe motrave. Edhe gjate Luftes Antifashiste qendroi ne shtepi e me bageti, ndersa vellai i tij, Xhaxhi Mezani, doli partizan, i cili tashme eshte veteran i asaj lufte patriotike.

Po per te tjeret ēfare mund te shtoni?

Te dhjete femijte e Haxhi Shkurtit u shperndane ne punera te ndryshme ne te gjithe Shqiperine, si ne Tirane, Vlore, Durres e Sarande. Krijuan familje. Kane bere e po bejne nje jete te thjeshte e te paster. Edhe ne bijte e bijat, niperit e mbesat e Babait tim jemi shperndare deri jashte Atdheut, siē erdhi koha sot, dhe jetojme te gjithe mire e shendoshe. Jemi plot, e plot u befshim.

Po per familjen tuaj ēfare mund te na shpjegoni?

Jam mesuese. Jam e martuar me Beqirin. Burri im eshte inxhinier elektrik ketu ne Tirane, ne Fabriken e Bukes. Kemi dy femije, Vilmen dhe Saimirin. Vajza eshte studente ne Itali per sociologji. Djali eshte student ne Fakultetin Ekonomik. Te dy i kemi te mbare e te mire. Ne familjen tone bejme nje jete normale e ne harmoni.

Po me fterjote a jeni te lidhur ?

Si nuk jemi! Mua me kane lidhur shume te dy prinderit e mi, dhe Babai dhe Nene Videa, se qe te dy kane qene gjithmone te lidhur ngushte me fterjote. Babai, qe kur doli ne pension per muaj me radhe shkonte ne Fterre, veēanerisht sa qe Nene Hatemja gjalle. Edhe Beqirin,burrin tim, e kam siē i thone ne Fterre: "dhenderri i mire, eshte djalė i pare i shtepise".

E pranon Beqiri juaj kete?

Si nuk e pranon. E pranon se ne fakt eshte i mire. Dhe perderisa eshte i mire, do s'do, eshte dhe djalė i pare i shtepise.

Ju faleminderit !

Nr. 25 - dhjetor, 2001

fteriote25prill.jpg
Ftreiote ne nje takim ditelindjeje

ĒFARE U SOLLI FTERJOTEVE VITI 2001

Kaloi dhe nje vit, viti 2001. U mbyll viti i pare i shekullit te ri, i mijevjeēarit te ri, apo i mileniumit, siē i therrasin me kete fjale ne gjuhes latine. Ne histori, Fterres iu u shtua dhe nje vit me shume. Por ne jeten e njeriut ndryshon. Femijte, te rinjte, mosha e re rritet dhe nje vit. Te porsa lindurit fillojne te ecin ne kembe, te cileve u gezohen veēanerisht gjysherit e gjyshet. Por gjysherve u mblidhet lemshi i jetes, duke u paksuar edhe nje vit nga jeta. Dhe kur ben bilancin e jetes te vjen ne kujtese kenga me vargjet e kenges himarjote:porsi ujet shkojne vjete, me ah e me psheretime!.

Per fterjotet ky vit forcoi edhe me shume dashurine e vellazerimin midis nesh, bashkimin e bashkepunimin ndermjet fterjoteve. Nuk ka ngjarje te gezuar e veēanerisht te hidheruar, qe fterjote te mos vene tek njeri-tjetri. Ne gezime te urojne. Ne fatkeqesi te lehtesojne. Ne ēdo rast shprehin dashuri per njeri-tjetrin, shprehin respekt e mirenjohje. Miresia e mirenjohja jane ne shpirtin e fterjoteve. Edhe dashuria per dije e kulture eshte ne shpirtin e fterjotit, e trasheguar ne kaq e kaq breza. Madje dhe per fterjote, qe jane larguar ne vite, kjo tradite, qe i jep jetes kuptim, ruhet e zhvillohet me shume.

Nje tradite e bukur

Takimet tashme, jane bere tradite pozitive. Ato jane zhvilluar dhe me shoke e miq, dhe ne rrethe te ngushta, dhe ne rrethe te gjera, dhe ne baze Fterre. Por takime te tilla te fterjoteve jane bere e behen nga fterjote jo vetem ne Fterre, ku zakonisht jane mbledhur gati te gjithe fterjotet, siē ishte dhe rasti i 570 vjetorit te dokumentit te pare per Fterren tone, me 5 shtator 1999, para dy vjetesh, por edhe ne Sarande, ne Vlore e ne Tirane, madje dhe ne Athine fterjote takohen. Ne Tirane veteranet dhe ata qe kane dale ne pension takohen gati per dite ne lulishten e Hotel Dajtit, se te shtune dhe te diel takimi ketu behet me i gjere. Vijne dhe nga ata qe jane ne pune. Me rrale vijne dhe fterjotet e Shkodres. Agimi Haderi eshte me i shpeshti. Vijne dhe ata qe ndodhen jashte shtetit. Hulesiu ka ardhe dhe nga Belgjika. Bisedat jane te ngrohta. Pihet nje kafe me deshire. Disa shijojne me shume ēajin. Ne ca raste, kur ndonjerit i vjen raki nga Fterra, pihet dhe nga nje gote raki Fterre. Bardhyli eshte me merakliu, qe do qe te kenaqe, qofte dhe me nje gllenke raki, dhe ata qe nuk e pine. Shperthejne dhe humoret e shakate. Tregohen dhe histori. Ne pergjithesi jo, por ne pak raste ndizet dhe ndonje bisede politike, duke komentuar gazetat e ndryshme. Skenderi ( Dusha) mbron me stoicizem luften . Flet me pasion per aviacionin. Dite e gezuar eshte kur vjen ndonje fterjot nga Fterra, te cilin e pyesim shume per Fterren dhe fterjotet ne Fterre.

I bukur ishte dhe takimi i vitit 2001 tek Liqeni i Tiranes, ku erdhen dhe nga Fterra, ku u ēmallem me njeri-tjetrin, sepse erdhen dhe fterjote nga Durresi e nga Saranda. Ishte kenaqesi qe erdhen dhe nje numur i mire nga brezi i ri, madje me shume se here te tjera.

Ne Fterre u perkujtua dhe dita e 5 Shtatorit, si festa e fshatit tone, qe u be per here te pare para dy vjetesh, ne vitin 1999. Por kete radhe takimi u be prane Fterres, ne Langadhe, me mish te pjekur e raki rrushi nga Fterra jone. Ishte kryesisht brezi i moshes 50 vjeēare.

"Hemoragji" ne Fterre

Pas vitit 1990 e ketej nga fshati yne jane larguar shume fterjote, veēanerisht te rinjte e te rejat. Por ndryshe nga kurbeti i dikurshem, tani largimi behet me gjithe familjet, madje dhe me prinderit. Jane vendosur, me shume ne Greqi, te tjere ne Itali, te tjere ne ShBA e Kanada e deri ne vende te tjera te Botes. Ne Sarande kane shkuar dhe me shume. Ketu kane ndertuar dhe shtepite e tyre. Disa ne krye te Sarandes, disa ne Gjashte a Metoq, ku po krijojne nje lagje me vete. Dhe aktualisht ne Fterren tone jetojne 61 familje me 114 te rritur, nga te cilet 47 burra, 67 gra dhe 44 femije, baraz me gjithesej-158 banore. Ne gjendje pune jane 79, qe perballojne punet ne fshat. Dhe per kushtet e sotme nuk jane pak.

Ē' behet me prodhimet?

Fshati ka prodhime nga me te ndryshmet, sigurisht jo aqe shume, por llojshmeria eshte e madhe. Por ende fterjotet tane ne Fterre nuk jane bere bisnesmene per te tregetuar qepen, fiqte, ullinjte, portokale, mjalte,raki,arra apo prodhime te tjera bujqesore e blegtorale qe ka Fterra jone. Edhe baxho mund te ngrene fterjotet, sigurisht per ate sasi qumeshti qe prodhohet nga blegtoria qe kane fterjotet apo barinjte per rreth. Edhe ne fshat nuk ka pse te mos ruhet tradita e ruajtjes se cangadheve me nje ēoban te perhershem dhe jo te veje me cangadhe dhe mesuesi apo te moshuarit etj. Edhe diēka tjeter deshiroj te theksoj. Do te ishte mire qe djemte fterjote, te cilet jane ne Fterre ose ne Sarande mund te merreshin dhe me tregetimin e ketyre prodhimeve dhe me tregetimin e sendeve ushqimore apo mallrave te tjera qe sillen nga Saranda a Vlora apo nga gjetke.

Pak, per moshen e trete

Shendet e jete!, kane uruar gjithmone fterjotet. Me shendet e me jete normale kaloi dhe ky vit se kryesorja per njeriun eshte pikerisht shendeti dhe jeta. Te tjerat pas ketyre vijne. Edhe mosha e tretekaloi mire. Jane mire edhe grate edhe burrat e moshuar ne Fterre, Sarande, Vlore e Tirane. Kjo tregon jetegjatesi. Paēin gjithe fterjote jetegjatesi, le te rrojne sa u do xhani. Po pavaresisht nga urimi yne shpirteror, jeta ben dhe te saj. Viti 2001 shkaktoi dhe dhembje. Duke nderruar jete Qazimi e Shefqeti, Neziri e Muhameti, Hakja e Fatua. Keto dite dhjetori dhe Qenani. Po ne kete vit Diktimi i Zhupe ishte gjeme, ishte kuje, ishte dhembje e thelle per te gjithe. Te tilla dhembje mos paste Fterra jone !

Jeta leviz, njerezit levizin

Ne fterjoteve qe jetojme ne Tirane na erdhi mire qe na u shtuan radhet e fterjoteve ketu ku banojme ne. Per Musain, qe erdhi nga Vlora, u gezuam se na u shtua nje fterjot me shume ne kafen tone te perditeshme. Irfani dhe Saimiri qe na erdhen nga Saranda, na u duk sikur na sollen dhe nje "cope" bukuri nga perla e Shqiperise. Ndaj u uruam mireseardhjen ne Tiranen e te gjitheve, si kryeqytet i vendit tone.

Shkollimi eshte i pari, pas shendetit

Ne na gezon shume edhe shembulli i bijeve dhe bijave te fterjoteve kudo qe jane, kur mesojne dhe vazhdojne shkollat e larte ne Shqiperi e jashte saj. Dhe nuk ka pak shembuj te tille qe ketu e Amerike e Kanada. Dhe karakteristike eshte qe ruhet tradita. Djemte e vajzat fterjote zgjedhin deget me te mira. Djali i Maksit te Safetit vazhdon fakultetin e mjekesise. Kjo eshte dhe per tradite te kesaj familje, por ne radhe te pare per zotesi te vete djalit. Shembull i bukur eshte Marsela, vajza e Jashikut qe vazhdon me sukses vitin e trete ne Universitetin e Hollandes. Model eshte dhe Aida,vajza e Kudretit, qe vazhdon vitin e fundit ne universitetin e Washingtonit. Keshtu ka dhe te tjere e te tjere..

Po ēfare eshte bere per rrugen tone ?

Perpjekjet vazhdojne. Ne vitin 200 iu be nje leter Kryeministrit. Nga Nafizi yne u bene dhe disda perpjekje me shume. U dergua dhe nje grup specialistesh nga Ministria e Mbrojtjes, i cili duke e pare ne vend xhaden Borsh- Fterre, vleresuan dhe volumin e punimeve te nevojshme. Por ngeli vetem kaq. Kete vit iu drejtua nje leter tjeter ministrit te pushtetit lokal dhe deputetit te zones sone. Kane dhene fjalen se do te ndihmojne. Megjithate te shikojme se sa do te behet realitet. Vemendja jone, e te gjithe fterjoteve, eshte e madhe dhe maraku eshte i veēante.

Merita eshte e Agronit tone

Tashme bota eshte zhvilluar shume. Interneti eshte zhvillim kulmor i shoqerise njerezore. Interneti eshte jo vetem lidhje me boten e me njerezit e tu kudo qe t'i keshe, por eshte dhe nje mjet me shume vlere per te perfituar kulture boterore. Ke te koncpet dhe praktike e ka bere te tij, Agroni yne, i cili qe para gati nje viti ka hapur nje faqe te posaēme ne Internet per Fterren dhe per gazeten Fterra jone duke dhene historine dhe kulturen e Fterres sone. Kjo eshte nje arritje e bukur, eshte nje shprehje e kultures se kohes se sotme per te gjithe fterjotet, duke na sherbyer te gjitheve dhe per t'u lidhur me njeri tjetrin kudo qe jemi dhe per te marre informacion per Fterren dhe per fterjotet kudo qe jane. Interneti ta bie Fterren dhe fterjote afer teje dhe afer meje, afer te gjitheve.

Dy fjale per te gjithe

Solidariteti i fterjoteve eshte i njohur. Miresia e tyre eshte e shquar. Fterjoti dhe kur nuk te ben dot mire, te pakten keq nuk te ben. Kjo eshte karakteristike jona. Eshte gje e bukur. Eshte gje e mire. per kete ndihmon edhe gazeta "Fterra jone". Ndaj eshte mire ta ruajme e te vazhdojme ta botojme ate. Gazeta na sherben te gjitheve. Na afron e ne ēmall dhe me Fterren dhe me njeri-tjetrin.Por muajt e fundit eshte ndodhur ne veshtiresi per ta sponsorizuar. Kete numur e sponsorizoi Saideja, bija e Nezir Shkurtit dhe Vide Gjonit. Ne e falenderojme. Shembulli i saj eshte per tu nderuar. Kete gje mund ta bejne dhe fterjote te tjere. Ne shpresojme. 6-7.000 mije leke nuk jane ndonje made e madhe,por per gazeten jane shume, se botuesit punen e bejme vullnetare, por letren dhe botimin duhet ta paguajne. Eshte nje sasi e vogel, qe ndofta ēdo familje fterjote mund te kontribuoje. Gazeta ka vlere per te gjithe, ka vlere, dhe per historine, dhe per kulturen e Fterres sone.

Jeta gjate vitit 2001 ka qene e gjere. Ne ne kete numur gazete shkruam vetem keto dy faqe, shkruam vetem nje "cope' nga jeta e Fterres sone dhe vetem per gjate nje viti.

Besojme ne mirekuptimin e ēdo fterjoti, pa asnje keqkuptim.

Dhe me pune, dhe me fjale ,le ta bejme me te mire e me te gezuar vitin 2002 per te gjithe fterjote, le t'u urojme fterjoteve fat e jete, mbaresi dhe gjithe te mirat kudo qe jane.

Dilaver Shkurti

Guro Zeneli

Nr. 25 - dhjetor, 2001

fterrarexho25.jpg
Fterra - foto nga R. Kurupi

TRASHGIMIA E TOKES, NUK MUND T'I MOHOHET ASNJE FTERJOTI, KUDO QOFTE AI

Kthimi i tokes tek i Zoti eshte nje problem i madh dhe me rendesi jetike per te gjithe. Edhe paketa ligjore e vitit 1991, edhe ligjet e mevoneshme nuk e zgjidhen dot kete problem. Kushtetuta e miratuar nga Parlamenti dhe me Referendum, e shpallur me 28 Nentor 1998, nga pikpamja kushtetuese, e ka zgjidhur drejte, duke realizuar idene qe toka te shkoje tek i zoti, perpara shtetezimit dhe kolektivizimit te bere 1945-1966. Dhe, me sa dime ne, ky problem ne kushtet e Fterres dhe te mirekutimit midis fterjoteve eshte zgjidhur drejte.

Por kohet e fundit, pikerisht tani qe zgjidhja e ketij problemi eshte duke u vene ne rrugen e zgjidhjes ligjore ne perputhje me Kushtetuten e vitit 1998, ne Fterren tone ose ka keqkuptime, ose individe te veēante e ngacmojne duke krijuar dhe ndonje shqetesim ndofta te paarsyeshem.

Prandaj ndodhi qe fterjote ne Sarande, gati qe te gjithe, i kane derguar nje leter edhe Kryetarit te pleqesise se Fterres, por edhe fterjoteve ne Tirane.

Redaksia e Gazetes "Fterra jone", gjykon se, duke botuar ne menyre te permbledhur idete kryesore dhe te letres se fterjoteve ne Sarande, dhe te fterjoteve ne Tirane dhe pergjigjen qe dergoi Kryetari i pleqesise se Fterres, z.Teno Lona, do te sqaroje me mire dhe me sakte lexuesit e gazetes sone.

Ēfare shkruajne fterjote me banim ne Sarande

Kjo leter,- shkruajne fterjote e Sarandes,- duam te sherbeje si nje bashekbisedim dhe mirekuptim per zgjidhjen e halleve te perbashketa. Kemi marre vesh, vazhdojne ata, se po diskutohet ndarja e tokes ne fshat dhe se jane hedhe mendime qe toka te shperndahet vetem per ata qe banojne ne fshat. Ky fakt na shqetesoi dhe ndaj u mblodhem gati te gjithe ne fterjote me banim ne Sarande dhe kerkojme qe ky problem te diskutohet me gjere perarsye se kemi me shume gjera qe na bashkojne se sa na ndajne. Ne fakt ne Fterre nuk ka prekur asnje familje as reforma agrare. Ndaj secili ka patur token e vet te perfituar me djerse e me pune te ndershme. Bashkimi qe u be ne kooperative, brenda kerkesave te kohes, u be nga vete fterjotet sipas Statutit perkates. Kur u prish kooperativa, po vete fshati vendosi qe secili fterjote te marre token e tij, ate toke qe kishte futur ne kooperative. Tani ne jemi qe toka te ndahet ne pershtatje me Kushtetuten 1998.Trashgimia e tokes nuk mund t'i mohohet asnje fterjoti kudo qofte ai.

Fshati yne ne te gjitha kohet ka ruajtur solidaritetin dhe mirekuptimin, sa qe ne fakt asgje nuk na ka perēare dhe ndare nga njeri-tjetri. Te gjitha hallet dhe problermet Fterra jone, dhe ne lufte dhe ne paqe, i ka zgjidhe ne menyre kolegjale duke biseduar me te gjithe fterjote ne Fterre, ne Sarande, ne Vlore, ne Tirane e gjetke. Dhe te gjitha punet e mira qe jane bere ne Fterre jan realizuar me ndihmen dhe mbeshtetjen e te gjithe fterjoteve. Keshtu duam te zgjidhet dhe ky problem aktual, i cili t'i sherbeje adfrimit dhe jo ftohjes apo largimit te fterjoteve nga Fterra..

Ne fund te faqes se trete te Letres jane firmat e 30 kryefamiljareve fterjote, qe banojne ne Sarande.

Letra mban daten 07.10.2001.

Fterjote me banim ne Tirane pergjigjen:

Toka i takon Atij qe e trashegon.

Zotit Teno Lona,

Kryetarit te fshatit tone,

Ne fterjote qe jetojme e banojme ne TIRANE, ka pak dite qe morem nje leter te neneshkruar nga fterjotet qe banojne e jetojne ne Sarande, ne te cilen ngrihej problemi se tani, ne Fterren tone te perbashket, ka filluar te behet nje ndarje e re e tokave te familjeve fterjote.

Te themi te drejten ne u shqetesuam per disa arsye.

E para, se ne e dime qe ky problem eshte zgjidhur dhe mbyllur me mirekuptimin e te gjithe fterjoteve qe para disa vjetesh. Dhe atehere askush nuk ngriti ndonje problem shqetesues.

E dyta, ne mendojme se kur lindin probleme te reja ne Fterren tone te perbashket, ne Fterren e te gjithe fterjoteve, kudo qe jetojne e banojne, deri dhe jashte Shqiperise, eshte e mira jone e perbashket qe te mirkuptohemi me njeri-tjetrin, pa krijuar probleme per asnje fterjot.

E treta, problemi i shperndarjes se tokave jo vetem ne Fterre, por dhe kudo ne Shqiperi vazhdon te jete i nderlikuar ne praktik, se me ligj eshte zgjidhur prej Kushtetetes qe ka hyre ne fuqi me 21.10.1998. Neni 41 dhe 181.

Ne mendojme se duhert ruajtur vendimi i marre me mirekuptim nga te gjithe bashkefshataret, kur ishte kryeplak z. Durro Hizmo, para disa vjetesh.

Ne te njejten kohe, tashme eshte i njohur dhe qendrimi i te gjithe zones se Bregdetit te Sarandes dhe te Vlores qe toka duhet t'i kthehet te zotit, ne perputhje me Kushtetuten, pavaresisht si eshte bere me perpara. Dhe Fterra, si e menēur qe eshte, ne e dime qe e ka zgjidhur kete problem, pa buje e pa zhurme, ne menyren e duhur, qe njeherazi tani perputhet dhe me Kushtetuten. Dhe kuptohet qe ligjet e me pareshme qe nuk perputhen me Kushtettuten mbeten te ngrire deri sa te zevendesohen me ligje qe vijne ne perputhje me Kushtetuten.

Njeherazi, ne dime se jane bere studime nga Qeveria, te cilat japin dhe rrugezgjidhjet e nevojshme qe perputhen me Kushtetuten dhe me deshiren e kerkesen e banoreve te gjithe asaj zone, ku eshte pjese e pandare, historikisht e aktualisht, edhe Fterra jone.

Gjithashtu, ju lutemi ne emer te fterjoteve te Tiranes, dhe ne emer te tradites sone te zgjidhjes se problemeve me ligj e me mirekuptim, qe te mos krijojme asnje shqetesim tek asnje fterjote, por perkundrazi, si gjithmone, te ruajme dashurine dhe vellazerine me njeri-tjetrin kudo qe jemi.

Prandaj , ju lutemi dhe ne Fterjote e Tiranes, qe te ruani statusin e deritanishem te shperndarjes se tokes, qe vjen dhe ne perputhje me vete Kushtetuten.

Kete problem e kemi biseduar te gjithe ne fterjote ne Tirane.

Me respekt e mirenjohje per te gjithe fterjotet kudo qe jane.

Dilaver Shkurti, Ismet Elezi, Nafiz Bezhani, Lutfi Fusha, Safet Memi, Rait Braho, Sezai Braho, Bardhyl Xhama, Agron Xhama, Rakip Korkuti, Muzafer Korkuti, e te tjere vazhdojne firmat e gati te gjithe kryefamiljareve fterjote ne Tirane. Dhe ata qe nuk kane hedhur firmen jane te ketij te te njejtit mendimi.

Tirane. Me 28 tetor 2001.

Nr.25 - dhjetor, 2001

xhadejafterrarexho.jpg

XHADJA - SHQETESIMI I TE GJITHEVE

Xhadja jone Kuē-Fterre- Borsh vazhdon te mbetet nje problem jetik per te gjithe fterjote, jo veteme per ata qe jetojne e banojne ne Fterre, por edhe per fterjote e Sarandes, te Vlores, te Tiranes e per te gjithe te tjeret kudo qe jane. Ky eshte nje shqetesim per te gjithe.

Rreth nje vit me pare, nje numur fterjote me banim ne Tirane, se bashku me kryetarin e pleqesise se Fterres, Teno Lona, i derguan nje leter Kryministrit, Ilir Meta. Por nuk u be e mundur qe t'i jepej ndonje rrugezgjidhje. Premtim eshte bere per te gjithe ate rruge Vlore-Kuē- Sarande, por siē duket deri tani ka mbetur premtim elektoral.

Pas zgjedhjeve te 24 qershorit 2001, perseri po ata fterjote, qe i derguan letren Kryeministrit, ne Shtator 2001 i derguan nje leter tjeter Ministrit te Pushtetit Lokal dhe te Decentralizimit, Arben Imami dhe Deputetit te zones, ku perfshihet dhe Fterra jone, Sabit Broka.

Premtim eshte bere se ne perspektive do te behen te gjitha perpjekjet per ta plotesuar kete kerkese jetike per Fterren dhe ate zone. Rrugezgjidhje konkrete ende nuk ka marre. Le te shpresojme, duke vazhduar te shtojme me shume dhe, te gjithe ne fterjote, perpjekjet tona kolektive dhe personale, me aqe sa mundemi per ta kthyer nga rruge rurale ne rruge nacionale dhe njeherazi te gjejme menyra per ta ndrequr perfundimisht ate rruge qe po na ha xhanin.

Nr. 25 - dhjetor, 2001

Enter supporting content here