
BURIME QË NUK I GJEN, BURIME QË JAPIN JETË!
Kur del ne Qafen e Derrases te kenaq syrin nje lugine e tere, qe formohet midis dy maleve te thyer, e pershkuar
mes permes nga nje lume me uje te kthjellet, qe kryesisht burojne nga e per rreth Fterres. Syri te shkon e te mbyllet ne Qafen
e Kalase se Borshit. Ne te majte, ne mes te ketij pozicioni, Qafa e Kuçit-Qafa e Kalase, shtrihet nje fshat me natyre e bukuri
karakteristike. Duke udhetuar ne xhaden gjarperueshe, ve re, poshte, ne te djathte te rruges, nje pyll me shkurre, kryesisht,
mare e shqope, ndersa ne te majte zbret nje mal, me terren shkembor te thyer, vende-vende me lisa dhe vende-vende i veshur
me bimen e hamuriqit qe i sherben si ushqim bletes.
Eshte me emer, per te gjithe sa e kane provuar, burimi ne te hyre te Fterres, uji i lehte e i paster i Ngurrezes,
qe buron nga thellesia e shkembit e qe shperndahet neper familjet fterjote, qysh ne vitet '70-te. Ne qender te saj eshte Ixori,
burimi tjeter me i fresket e me i bollshem, me te cilin eshte ndertuar dhe nje hidrocentral per Fterren tone qe ne vitin 1955-1956,
por qe...
Pikerisht keto dy burime i japin jete Fterres. Keto dy burime e kane bere Fterren tone te jete e banueshme
ne jete te jetes. Ky uje e ka bere Fterren tone qe te kete dhe peme e fruta nga me te ndryshmet, qe te behen ketu perime e
zarzavate te shijshme, qe te rriten lule sa aromatike aq dhe te dobishme, veçanerisht per bleten, qe prodhon ate mjalte aqe
te shijshem. Ky uje mban gjalle blegtorine, dele e dhi, qengja e kecer, mishi i te cilave ka shije te atille, qe te ben te
hash dhe kockat e tyre . Ky uje i jep jete Fterres sone. Nga ai uje kemi pire te gjithe ne fterjote. Ai uje eshte "gjaku"
yne.
Ketu ne kete fshat kryqezohen ererat e malit, te kodres, te lumit e te detit dhe krijojne nje "aliazh", qe
rralle mund ta gjesh. Ne çdo kohe qe te shkosh ne kete fshat, ke deshire te thithesh pikerisht kete ajer te fresket, qe te
zgjeron mushkrite, qe ta do trupi ta thithesh pa mbarim, se te duket qe te jep jete e ta zgjat jeten. Ky ajer e ben klimen
te dashur, e ben klimen te shendeteshme, ne vere me ajer te fresket e ne dimer me nje te ftohte te bute, e rralle dimra me
pak debore.
Ne Fterren tone ka burime qe nuk i gjen, ka burime qe te japin jete.
Guro ZENELI
Nr.24 - maj, 2001
SHOQATA " GALILEA" NIS RRUGEN E SAJ
Para pak kohesh, nje grup fterjotesh, ne Fterre e ne Sarande, me inisiativen
e tyre krijuan shoqaten me emrin "Galilea". Kete shoqate e formuan fterjotet: Taip Lona, Beshir Zhupa, Arben Dhuli, Ardit
Malo, Teno Lona, Verdi Haderi, Mynir Zhupa, Mertir Gjoni dhe Eduard Maçi.
Shoqata ka bere Statutin e saj dhe eshte rregjistruar si person juridik.
Ajo emertohet: Shoqata e mbrojtjes dhe zhvillimit te pasurive kulturore e natyrore te fshatit Fterre", qe shkurt emertohet:
"GALILEA".
Objekti i kesaj shoqate eshte ruajtja dhe zhvillimi i vlerave pasurore
e kulturore te Fterres sone, per t'i kthyer keto vlera ne kapital te komunitetit fterjot.
Natyra i ka dhuruar Fterres sone pasuri te çmuara. Pasuri e çmuar jane
pyjet. Ne keto pyje rritet derri i eger dhe sorkadhja. Gjuetia pa kriter ka demtuar shume, veçanerisht sorkadhen. Vijne e
gjuajne me leje e pa leje. A nuk do te ishte mire qe ky rezervat te ruhej e te kultivohej? Ne keto pyje ka dhe shpende te
rralla si kokoshi i eger dhe vidra ne ujrat e Gjezhdanices.
Pasuri me vlere eshte dhe baseni i Galishtit, Gurres, Kroi i Molles
e deri ne Fonice, ku rritet thelleza e malit. Burimet natyrore jane nje pasuri tjeter e vyer. Pasurite e Fterres jan te shumta.
Ato duhen njohur dhe duhen ruajtur si pasuri e vyer.
Keto jane fare pak nga tere veprimtaria qe duhet te zhvilloje kjo shoqate.
Ne ftojme te gjithe fterjote kudo qe jane qe te shfaqin mendimet e tyre dhe te japin kontributin e mundshem per shoqaten tone
dhe problemet qe ka ne kete drejtim.
Taip Lona- Kryetar i Shoqates.
Avokat. Verdi Haderi- Sekretar i Shoqates
Nr.24 - maj, 2001

|
Shaban Mita |
PASIONI MBA PUNËN - PUNA MBA JETËN
- Nga biseda me 81-vjeçarin,Shaban Mita - nje "biblioteke e gjalle",nje
radist i talentuar-
Harizi, miku i Halitit dhe i fterioteve, na çoi drejt e ne shtepi te
Shabanit. E gjetem fillikat. Sa hyme, u ngrit e na mireseardhi.
- Keshtu, na tha, edhe ju erdhet tek une, edhe une erdha tek ju. Se
kamngelur siç me shihni. Pleqeria eshte e keqe per kedo qe e ze. Pleqeri, o moj e shkrete, s'te desha po erdhe vete.
Kur e shikon njeriun ne kete vetmi, shpirti te trazohet e mendja te
fluturone ne jeten me halle.Natyrshem Shabani fillon te flase per Fterren e per fterjote. Menyra se si flet te imponon. Mendimin
e ka te fresket. Gjuhen e ka te paster. Te shikon drejt e ne sy. Une filloj ta gric nga pak, por me kujdes, qe te mos e lendoj.
E pyes te me flase per vete. Por jo. Shabani me flet per Fterren. Flet tere dashuri e tere pasion.
- Desha te vija ne festen e Fterres, por nuk me la mosha. Kam mall
per Fterren, njesoj siç e kam dhe per Nenen e Babain tim. Rinine ia kushtova Fterres. Harxhova shume per te. Jo para, jo.
Por, harxhova shpirt. Une jeten e vura ne dispozicion te Luftes. Por fati e deshi qe une te vazhdoj te jetoj, seHiqmeti, ylli
i Fterres, Dhe psheretiu ne shpirt Ah!! Çfare Hiqmeti ishte Ai! Po Safeti? Safet Memi, e kam fjalen. Pse ka me te mire se
Safeti ? Ta them une qe nuk ka. Hiqmet e Safet nuk gjeje ne Fterre. Nje "dore" ishim ne fillim ne luften antifashiste: Hiqmeti,
Lazua, une, Mehmeti, Safeti, Eqremi, Bilali...dhe Fterra e tere. Ja, ne beme sa ishte e mundur qe Fterra jone te mos perçahej.
Fterra ishte ne mes te Kuçit dhe te Borshit. Kuçi me partine. Borshi kishte jo pak me ballin. Ne ishim midis tyre. As njeri
e as tjetri nuk na linin te benim krye. Por ne ditem te mbame terezine. Dhe me Borshin nuk u beme hasme. Dhe me Kuçin beme
miqesi.
Fterjote jane dhe te dijes e te shkences. Jane dalluar fterjote, dhe
ne jete, dhe ne pune, dhe ne krijimtari. Kane punuar, dhe per vete, dhe per shoqerine. E di mire une kete. Vajta 81 vjeç.Eshte
nje jete e tere kjo.Eshte nje shekull.
Kam patur miq nga Kuçi. Memo Meto ishte miku im i pare. E doja se ishte
dhe poet. Hiqmeti kishte mik te veçante Mustafa Matohitin. Ne na beri miq lufta.Dhe Abdyl Hakiun e kisha mik.Dhe me thoshte:
ju moret penen, ne gradat. ..
Per tete vjet, nga 1934 - 1942, Shabani studioi ne Medrese ne Tirane.
Qe ketu filloi aktivitetin antifashist. U lidh me Muhamet Bakirin. Por u diktua. Kjo e detyroi qe, ne prill te vitit 1942,
te kthehet ne Fterre. Ketu u lidh me Hiqmetin. Hiqmeti ishte lidhur me Mustafa Matohitin. Ato dite, ne Fterren tone, erdhi
Bedri Spahiu, i cili kerkoi te bente nje takim me ca fteriote.
- Me tere fshatin. - i tha Hiqmeti.
- Lajmeroi me nxenesit qe te vinin ne mbledhje, nje per dere.Erdhi
gati tere Fterra. Ishte 27 qershor 1942. U mblodhem te Kroi i Bedrinit. Foli gjate Bedriu me te gjithe. Tere diten ligjeroi.
Ishte i vogel Bedriu, por si floriri, ama. Na kerkoi te formohej çeta ne Fterre. Dhe çeta u formua ate dite. Komandant çete
u caktua Lazo Kofina, zevendes komandant Muhedin Haderi. Ndersa komisar - Hiqmeti. Dhe zevendeskomisar, Shabani.
Ne Medrese, Shabani kishte mesuar dhe gjuhe te huaja : anglisht, arabisht
e italisht. Kur takoi rastesisht nje vit me pare nje kolonel te Natos, e habiti ate kur recitoi ne anglisht poezine "Korbi".
Por nga Insan Qereshniku, qe ishte inxhinier, mesoi zanatin e radistit. Ismeti bleu tek Insani, nje radio qe e çoi ne Fterre.Radioja
e Eleze u vu ne dispozicion te luftes. Hiqmeti solli nje makine shkrimi, ku shtypeshin lajmet. Nga kjo radio u dha per here
te pare ne Kurvelesh lajmi per kapitullimin e Italise fashiste, ne shtator 1943. Ne kete radio degjohej BBC, degjoheshin lajmet
e botes. I dergoheshin Memo Metos ne Kuç, ku pergatitej nje buletin lajmesh, qe perhapej ne Kurvelesh e Laberi.
Kur Shabani shkoi ne Gusmar, ne nenprefekture, perdori nje radio qe
ua kishte marre gjermaneve. Kete radio Shabani e ka dhe tani ne shtepi. E ruan per gati 60 vjet,si nje kujtim te vecante,
si nje gje te shtrenjte. Ja, atje ne nje kend te dhomes e mban si nje pasuri te çmuar. E shikon dhe i gezon shpirtin se i
kujton rinine, i kujton jeten e tij.
Ne 1942-1943 punoi me radio ne Fterre, ne '44 - '45 ne Gusmar, ne '46
punoi ne radio-Tirana, 6 vjet ne radio Gjirokastra. Pastaj ngriti dhe radio-stacionin ne Kashar. Ne vitet '60 ngriti radio-stacionin
ne Shijak e ne Rinas. Nen drejtimin e tij punonin dhe 14 specialiste te tjere. Shkoi dhe ne Kine per kualifikim ne 1968. Dhe
deri ne vitin 1980, sa doli ne pension, punoi si specialist me emer ne ATSH. Na permendi me respekt te vecante drejtorin,
Arqile Aleksi, dhe jo pak kolege te punes.
Idealin e rinise e ruan dhe tani ne moshe te thelle. Ka shume merak
ne shpirt. Karakterin e ka stoik. Fjalen e ka te zgjuar. Por dhe trimerine e ka ne sy.
Ndermend me erdhi mençuria qe thote: "Plaku eshte biblioteke e gjalle". Lumthi, thashe
me vete, kush e shfrytezon "biblioteken". Mire eshte qe
"biblioteka" e tyre t'u mbetet te gjalleve.
Guro ZENELI.
Nr.24 - maj, 2001

IXORIT TONË PO I MERRET FRYMA
Ixori yne eshte dhe simbol dhe pasuri e çmuar per Fterren tone. Kur
pi uje ne ate burim,sikur dhe shpirti te freskohet e mendja te kthjellohet,por dhe njeriu sikur bekohet. Uje te bekuar e quajne
dhe ata qe pine per here te pare ne ate burim te bekuar. Po tani shikoja ate pak uje qe mezi dilte, dukej sikur therriste:
Ndihme!Ndihme! Te vinte dhe keq,por ndjeje dhe shqetesim.
E ndjeva kete, para disa ditesh qe isha ne Fterre, kur pashe se ne
te dale te ketij dimri, Ixorit i ishte zene fryma. Shirat e stines dhe vershimi i varrese e kane mbushur ate pothuajse plot
me zhavorr. Ixorit i mungonte kujdesi, i mungonte dora e njeriut, mungonte dhe dora e pleqesise se fshatit, dhe dora vullnetare
e atyre pak fterjoteve qe jetojne e punojne atje,por dhe interesimi i ne fterjoteve qe jetojme ne Sarande e Tirane e gjetke.
E themi kete, se gryka i ishte zene nga zhavorri. Ndofta ishte rreth 40-50 metro kub. Na thane se me perpjekjet e bera ishte
arritur qe nga keshilli i komunes Lukove te akordohej nje fond me vlere,rreth 200 mije leke (te reja). Por kjo nuk ishte e
mjaftueshme. Madje dhe heqja e zhavorrit nuk e zgjidh dot problemin sepse dhe dimra do te vije prape. Prandaj nje plan me
i menduar dhe me nje projekt me te studiuar , shoqeruar dhe me nje investim me te plote do te perbente ndofta zgjidhjen me
te mire e me afatgjate. Une do te sugjeroja qe kontributi i secilit fterjot mund te ishte nje ndihme e mire per te sistemuar
dhe rregulluar Ixorin tone me ujin-"gjak" per te gjithe ne fterjote qe kemi lindur e jemi rrit atje, apo dhe per te gjithe
ata qe pine e mund te pine uje ne ate burim te bekuar, ku dhe bekohet njeriu..
Jashik MAÇI
Nr.24 - maj, 2001

KUJTIME NËPËR VITE
- Çfarë me tregoi Nevzat Brinja për Demir Shkurtin -
- Isha dy vjeç kur me vdiq nena, - tregon Nevzati. - Mbeta jetim e
pa njeri. Babe e Nene mu be Demiri dhe gjyshe Faho. Ata me moren ne gjirin e familjes se tyre ne Shkurtaj. Me trajtuan si
femijen e vet.
Dajo Demiri punonte ne xhandarmeri. Vinte here pas here. Me perkedhelte
njesoj si bijte e vet, Skenderin dhe Merxhanen. Nuk harroj dhomen ku une flija, ne gjirin e Gjyshes, e cila me trajtonte shume
shpirterisht. Kur ajo vdiq, une kam qare gjithe ato dite.
Ne Shkurtaj pashe dhe jeten e disa jetimeve te tjere, te Idrizit, Hamzait
dhe Osmanit, qe mbeshtetjen e tyre e kishin tek halla e tyre, nene Zula.Ndersa i madhi, Safeti, e kishte gjetur mbeshtetjen
tek Sherif Dusha. Dhe Fatimeja me Shabanin kishin ngele pa nene dhe u sherbente i ati, Xheladini. Nuk me harrohen vuajtjet
e Shabanit, qe ulerinte nga dhembjet, se nuk urinonte dot. Dhe vdiq, se nuk kishte as ilaçe e as mjekim. Jetime ishin dhe
femijet e Meto Shkurtit, mbasi i kishte vdekur e shoqja, Nislia. Ne kete lagje ishin dhe Esati e Isufi, dy jetime, pa nene
e pa babe, qe mbeshtetjen e tyre e gjeten tek bulle Hazua jone e mire.
Ja,kjo ishte femijeria jone atehere. Veshtireste e jetes na i lehtesuan
te afermit tane. Une, pa ndihmen e tyre nuk e di ne se do te kisha vazhduar dot te jetoja. Ndihma e Dajo Demirit, per mua
ishte vendimtare. Ai me mori dhe ne Shkoder, ne vitin 1942, kur une isha ne kushte te veshtira ekonomike ne Durres. Me mori
ne familjen e tij. Me futi ne pune per te mesuar zanat, se nuk thote kot populli qe "zanati eshte rreth i florinjte ne doren
e njeriut". Djali i tij I madh vazhdonte gjimnazin ne Shkoder. Me vone kuptova se baba e bir, ishin lidhur me levizjen per
çlirimin e vendit. Shperndanin trakte. I fshihnin ne tavan. Me futen dhe mua ne aksione. Mbaj mend qe bashke me Skenderin,
tek Kafja e Madhe e Shkodres, shperndame trakte. Ishte pune me rrezik koke.
Dajua u pikellua shume per vdekjen e vajzes se tij,Gjeraqines. Ne gusht
te vitit 1943 u transferua ne Vlore. Une u ktheva ne Fterre. Dhe ne dhjetor te atij viti dola partizan. Meriten dhe per kete
e ka Dajua im. Jam pikelluar kur ne fillim te vitit 1944 dajos i vdiq dhe Skenderi, djali i tij i madh. Por nuk kaluan shume
dhe 12 vite me vone vdiq dhe vete Dajua. Ishte duke u kthyer nga Kuçi per ne Fterre, se bashku me njerezit e tij te dashur,Ganiun
e Dautin. Afer Qafes se Derrases, tek arat e Gjolige, e zuri nje krize kardiake. Dhe, pa pritur, nderroi jete dhe dajua im
i shtrenjte, qe mua me kishte zevendesuar Nene e Babe. Ne ate çast te veshtire e te pikelluar erdhi me makine, si me porosi,
Dilaveri yne i mire. E sollen ne Fterre tek Nene Hankua. U be gjeme ne ate shtepi.
E vajtoi Dajon tim familja, fisi dhe Ftera e tere u hidherua. Se te
gjithe e njihnin per njeri me miresi. Dhe ne kujtesen time ai mbeti njeriu model. Vlerat e tij ishin njerezore, ishin te medha
per ne njerezit e tij e per gjithe fteriotet. Edhe sot kur e kujtojme, pa dashje ngasherejme.
Korresondent i "Fterra jonë"
Nr.24 - maj, 2001

|
Prof.Dr. Muzafer Korkuti |
ATJE, JETA ËSHTË PUNË E PUNA ËSHTË JETË
Interviste me Profesorin e Arkeologjise shqiptare, Muzafer Korkutin.
Pyetje: Keni shkuar
disa here ne ShBA. Kete radhe qendruat me gjate. Cili ishte objekti i kesaj vizite?
Pergjigje: Zakoni
e do qe mikut t'i kthesh viziten sado larg qe te jete rruga e mundimi qe do te besh. Ndaj edhe une mora rrugen e gjate nga
Tirana per ne Neë York. Dhe qe andej ne Sinsinati,shteti Ohio ne ShBA. 12 ore ne ajer nuk i thone pak.
Koleget e Universitetit te Sinsinatit vijne çdo vere ne Apolloni te
Fierit. Dhe se bashku kerkojme dhe studiojme monumente arkeologjike te kesaj zone. Po materiali qe zbulohet, kerkon te studiohet.
Dhe per kete duhet te punosh ne biblioteka e laboratore. Kete bera dhe une gjate nje muaji e gjysme te qendrimit ne ate universitet,
qe eshte themeluar me 1819. Aty ka nje biblioteke shume te pasur dhe te profiluar me botime per arkeologjine e Mesdheut. Themeluesi
i asaj biblioterke eshte K.Blegen, qe ka lene gjithe pasurine e tij per te shtuar vazhdimisht fondin e librave dhe çdo vit
harxhohen 20.000 dollare per botimet e reja. Ne biblioteken e tyre kane zene vend edhe revista jona "Iliria" e botime te tjera
arkeologjike. Ishte vertet nje kenaqesi qe ne skedarin e asaj biblioteke apo ne kompjuter gjen emrin e studimet e tua.
Pyetje: Çfare pershtypjesh
e çfare mesazhi do t'ju percillnit ju lexuesve te gazetes sone dhe fterjoteve tane?
Pergjigje: Fterjotet
e brezit tim, por dhe ata me te rinjte, jane dalluar per rezultate shume te mira ne shkollat qe kane bere, jane dalluar per
dashurine dhe zellin per te mesuar,ndersa ne pune jane shquar per vullnet te forte e per karakter te paster,per mirenjohje
e per miresjellje me te tjeret.Keto cilesi i kam vene re dhe tek fteriote qe kane jetuar e punuar ne Amerike,ku jeta eshte
pune dhe puna eshte jete.
Nr.24 - maj, 2001

|
Nafiz Bezhani |
FTERJOTI QE TEJKALON MOSHEN
-Ne pervjetorin e lindjes se z.Nafiz Bezhan i-
Nafiz Bezhani e filloi jeten me liber per te marre dituri. Studjoi
ne shkollen Bujqesore te Kavajes. Por koha, qe ne moshen e adoleshences i kerkoi trimeri. Ishte koha kur vendi yne u pushtua
nga fashizmi. Atehere Nafizi perqafoi pikerisht trimerine.Dhe mori pushken ne duar. Kuptoi se pa liri nuk ka as dituri. Nga
shkolla u hodh ne çeten e Pezes, e para çete antifashiste ne Shqiperi, madje dhe ne Evrope.
Por lufta u shtri dhe ne Kurvelesh. Dhe Nafizi u be nga pjesemarresit
e pare ne çeten territoriale te Fterres se tij. Ne Fterre erdhi Tuk Jakova, nje nga udheheqesit e levizjes, komisar i Brigades
se Pare. Shkuan ne kete brigade dhe nje numur djemsh nga Fterra:Pashua,Samiu, Osmani, Azemi, Razipi, NafiziNe brigade gjeten
Turhanin, Shefqetin, Bektashin. Tre nga djemte e Fterres: Turhani,Osmani e Azemi dhane jeten per lirine e Atdheut. Te tjeret
vazhduan luften me amanetin e te reneve. Ne kete brigade u shqua per trimeri dhe Nafizi. Ndaj u zgjodh dhe delegat i Brigades
se pare , ndaj gezon dhe disa dekorata nga Kuvendi.Çlirimi e gjeti komandant te toges se zbulimit me graden toger. Por tani
pas luftes e therriste ndertimi i vendit, e kerkuan per te punuar ne organet e pushtetit civil. Punoi ne organet e Ministrise
se Brendeshme, ne Kryeministri, ne ministrine e bujqesise, shef kuadri ne pushtetin e qarkut te Vlores.
Me vone mori kalemin dhe punoi ne "Mbrojtja e Atdheut". Ne lufte shfaqi
trimeri. Tani ne paqe-diturine. Me shoket- dashuri e respekt. Ne pune- vullnet te forte dhe ndershmeri. Kurajon civile e tregoi
dhe ne lufte dhe ne paqe, dhe ne diktature dhe ne demokraci. Mendimet etij i ka thene hapet. Miqesine e ka te vjeter e te
re. U njoh nga afer me Sejfulla Maleshoven. E respektoi dhe e nderoi dhe kur Sejfullain e denuan deri ne ekstrem, dhe kur
e perjashtuan nga Byroja Politike, dhe kur e shkarkuan nga Minister i Kultures, dhe kur e perjashtuan nga partia. Edhe tani
kur e pyet per Sejfullain te flet me shume respekt per te, si miku i mire per mikun e tij te mire.U njoh dhe me Nako Spiron.
U fut ne histori Nafizi dhe ne vitin 1956, ne Konferencen e Tiranes ku, me kurajo qytetare, u bashkua me kritikat e bera ndaj
udheheqjes se larte te shtetit te asaj kohe. U ndeshkua se nuk pranoi te terhiqej nga mendimi i tij.
Me nje vullnet te forte dhe me nje qytetari fisnike diti ta perballoje
jeten. Me vullnet studjoi dhe mbaroi fakultetin juridik.Pervetesoi dhe anglishten. Botoi dhe shume shkrime ne faqet e shtypit
te kohes. Beri dhe perkthime.U detyrua te shkruaj dhe me pseudonimin:Lulo Fterra dhe Sulo Labi. Ka botuar dhe studime shkencore,
juridike e albanologjike.
Ne kthesen e bere ne vitin 1990-1991 mori pjese aktive ne politiken
juridike, duke dhene kontributin e tij ne demokratizimin e vendit. Ne vitin 1994 beri jehone libri i tij: "I mallkauari i
Nojes". Me interes u ndoq dhe libri tjeter: "Procesi i shekullit". Ne jo pak shkrime ka ngritur probleme te rendesishme per
qeverisjen e vendit. Ndaj ne vitin 1997 Kuvendi e ngarkoi me detyren e rendesishme te Kryetarit te Komisionit te figurave
kryesore ne administraten e larte te shtetit, qe ende vazhdon ta kryej me ndershmeri fterjote dhe korrektesi ligjore. Megjithese
i ka kaluar te shtatedhjetat, perseri nuk i ndahet punes. Perpiqet te merret dhe me problemet e fshatit. Vjen shpesh dhe ne
"Parlamentin" e Fterres, ne lokalin ku mblidhen fterjotet, kryesisht te shtune e te dielen.
E nisi jeten me liber. Per lirine doli partizan. Pas Çlirimit mori
kalemin. Padrejtesia i dha kurajo. Jeta e beri te forte. Demokracia e riperteriti. Mosha nuk e lodhi. Ndaj Nafizin tone mund
ta cilesojme si fterjotin qe e tejkaloi moshen ne çdo periudhe te saj.
Ne pervjetorin e lindjes ne e pergezojme dhe i urojme.
Dilaver SHKURTI
Bashkëmoshatar
Nr.24 - maj, 2001

|
Diktim Zhupa |
SOLIDARITETI PËR NJËRI-TJETRIN -
LEHTËSON DHËMBJEN
- Kushtuar njeriut tone, fatkeqit Diktim Zhupes -
Ne nje nga spitalet e Athines ishte shtruar per kurim nje emigrant
nga Shqiperia. Ishte Diktim Zhupa nga Fterra jone. Pas vizitave dhe ekzaminimeve te semundjes, mjeket konstatuan se djali
nga Fterra vuante nga semundje e pasherueshme. Ky lajm i zi shkaktoi nje tronditje njerezore per te gjithe sa e degjuan, aqe
me teper per pjesetaret e familjes, per Nene Xhevon, per gruan e tij, Çaparen, per dy vajzat e tij, per vellezerit, per tere
fisin, per tere ftrejote e miqesine e tij.
Çaparja e vetme duhej te perballonte fatkeqesine qe e zuri, atje ne
mes te Athines, ku e kishte çuar nevoja per te jetuar dhe per te nxjerre ca para qe te ndertonin dhe shtepine e filluar ne
Sarande.
Por... kur nuk do fati,Atehere do perballuar jeta siç te vjen.
Dhe tani duhej perballuar dhembja brenda shpirtit te saj. Diktimin
e kishte perpara syve. Ndaj atje, ndersy, nuk duhej te jepej. Njeherazi duhej t'i bente te gjitha sherbimet e domosdoshme.
Si fterjote e zonja,si bashkeshorte e mire, si grua trime e me vullnet, i qendroi tek koka dite e nate. Denesa e dhembja ishte
e madhe. Lotet i kaperdinte, qe te mos i rreshqisnin ne faqe. Me kurajo e shprese se Zoti mund te bente diçka, deri ne momentin
e fundit.Por
Ne kete hall, Çapares iu ndodhen prane, jo vetem dy motrat e saj,Vali
me Muzidene, jo vetem Koçua, Vigania, Agroni,Alekua, Arseni, por dhe shume e shume fterjote te tjere, qe punojne e jetojne
ne Greqi. Çdo dite, dhoma, korridori e pavjoni, ku ishte shtruar Diktimi, ishin plot me fterjote, madje dhe miq nga Kuçi,
Çorraj e Borshi e deri ne Sarande.
Por gjendja u rendua. Telefonat nuk rreshten ne Fterre, Sarande e Tirane.
Fterjotet vendosen te benin te pamunduren. Iu drejtuan mjekut te spitalit. Jemi gati, i thane, qe te paguajme te gjitha shpenzimet
e spitalit dhe tuajat, vetem te na shpetoni Diktimin. Jemi gati ta çojme deri ne Amerike, vetem ta shpetojme nga vdekja, kembengulen
fterjotet.
Por mjeku me lote ne sy u pergjigj: Nuk duam asnje shperblim, as per
spitalin e aqe me pak per ne, si personel sherbimi. Por semundja eshte e pasherueshme dhe nga vete Zoti. Ju, qenkeni vertet
njerez shume te mire per njeri-tjetrin. Siolidaritetin tuaj, kaq te madh, rralle e gjen. Ky solidariteti juaj do t'ia lehtesoje
dhembjen dhe familjes se tij, por na lehteson dhe ne, se dhe ne jemi njerez
Dhe lote ne syte e te gjitheve, vaj ne zemrat e tyre. Keshtu, me lot
e vaj, kaluan dhjete dite, deri ne ate moment qe Diktimi kerkoi te shikoje dy gocat e tij te shtrenjta, qe ia solli Koçua
ne nje kohe rekord. I perlotur i puthi dhe i perqafoi bijat e tij, duke u thene: - Behuni vajza te mira! Degjoni Mamin dhe
ne vendin tim! Nene Xhevos i thoni te duroje, siç ka duruar dhe per dy djemte e tjere! Shtepine e ke ti Çapare amanet! Nje
fotografi te saj ma vini tek koka e varrit !
Te gjithe, ne lote e ne vaj, te gjithe ne ngasherim. E nderkaq, Diktimi
vari koken ne duart e Çapares dhe ne gjoksin e nipit te tij, Agronit. Loter derdhen edhe greket ne spital.
Mbi 20 makina me fterjote moren rrugen per ne Shqiperi, duke percjelle
trupin pa jete te Diktimit ne mbi 1000 km. rruge, deri sa arriten ne Fterre. Ne Kakavi i priten te ardhurit nga Tirana, vellai-Islami,
Namiku,Trendelina,Nurija,Tefua dhe te tjere te ardhur nga Saranda. Te tjere ne Qafen e Muzines. Te tjere ne Qafen e Gjashtes.
Ne Borsh, Zhupaj , kusherinj e fis, te ardhur nga Tirana.
Fterra po perjetonte nje pikellim me vete. Te kepuste shpirtin vajtimi
i Nene Xhevos me zemer plot plage. Ishte vdekja e djalit te trete Lotuan dhe guret. Edhe qielli derdhi lote "shiu", bile me
rrembim. Edhe vete toka ate dite kur priti ne gjirin e saj trupin e nje djali te tille, Diktimit te Zhupe,buroi "lote". Helmi
ishte i madh. Pikellim tek te gjithe.
Por, ia dhane gurit e u ça, ia dhane lumit e u tha, ia dhane njeriut
e duroi...
Feksor SHKURTI
Nr.24 - maj, 2001

|
Vele Gjoni |
MË VJEN MALL PËR GJYSHEN
Gjyshja eshte "mesuesja" ime e pare. I jam mirenjohese per jete. E
kam ndjere rolin e madh te saj ne edukimin tim,kur shkoja dhe rrija ne Fterre, por dhe kur ajo vinte ne Tirane.
Me vjen nder sy gjyshja ime, si nje grua labe. Ishte e gjate, me trup
te drejte,e forte. Ishte dhe amvise e mire, dhe mikpritese. Me keshillonte cilesite me te mira te njeriut. Me fliste per ndershmerine.
Me keshillonte per te mesuar dhe si te nderoja te medhenjte. Me krenari te ligjeshme gjyshe Velja na fliste, te gjithe ne
niperve te saj, dhe tregonte per luften,se si kishte pritur dhe percjelle partizanet, si u kishte bere triko dhe çorape, si
kishte mbrojtur disa partizane nga pushtuesit. Shtepia e gjyshe Veles ishte baze e Luftes. Ajo militoi ne radhet e grave antifashiste
. Djemte e saj: Safeti e Qenani dolen partizane. Nje here edhe vete gjyshja ishte ndeshur me gjermanet, kur deshen t'i digjnin
shtepine. Me tregonte si shpetoi pa u djegur shtepia e saj.
Nene Velja ne kujtesen time mbetet nje grua e perparuar e kohes. Me
vjen mall per gjyshen.
Fejzi HIZMO
Nr.24 - maj, 2001

|
Kajtaz Dhuli |
HAVANË E MORI PLUMBI, KAJTAZI MBETI PA NËNË
Gjyshja Aishe ishte bije nga Dhulajt. Tre vellezerit e saj kishin lene
plot djem e vajza. Por nga te tere gjyshja veçonte Muratin dhe Hazon. Me kujtohet bulle Hazua se vinte shpesh tek ne dheyeste:
ku e kam tim kusheri? Dhe Gjulzaja, ajo deli grua, i ushqente gjithmone keto marredhenie te mira. Kajtazi ishte djali me i
vogel i Muratit.
Ishin ditet e operacionit gjerman. Ne raste te tilla familjet e fshatit
"arratiseshin"neper pyje. Familja jone u fut me thelle, ne nje pyll me rrushkull, nen moçal te Çokes. Ne nje nga ato dite
te veshtira, tek po kthehesha ne strofullen e pyllit, degjova zera grash qe qanin e lebetiteshin me te madhe. Gjeta aty nje
grumbull grash, midis te cilave nene Dea (Validea), Sadihana, Gjulezaja e nuk e di kush tjeter qe merreshin me Kajtazin. Donin
t'i lidhnin plaget. Behej shume zhurme. Te gjitha ishin te shqetesuara. Midis tyre krejt i pergjakur ishte Kajtazi i vogel.
Pasi mori pak veten mes ngasherimash, mundi te flase.
Ne copezat e fjaleve te tij morem vesh gjemen. Te koiledhet e Marnjines
ne Langadhe, papritur ishte shfaqur nje makine me gjermane. Havaja, e ema, po kthehej ne konak. Me djalin e vogel shpejtoi
hapin te largohej. Por, gjermanet shtine. Plumbat vershellyen Nje "Oh" ! Dhe Nena ra perdhe. Me shpirt neper dhembe i peshperiti
te birit : "Ik, shpeto, o bir !" Nderkohe djalit 10-vjecar nje plumb i kishte marre gishterinjte. Gjaku po i rridhte. Krismat
e armeve me plumbat e tyre vazhdonin ta ndiqnin pas. Kajtazi i vogel mundi te futej ne perrua.
I tmerruar, i mbytur ne vaj e lot, me gjakun qe kullonte, kaloi shelgjet,
çifligun, dhe arriti ne moçale. Nenen ia kishte "ndaluar" plumbi. Kurse Kajtazi, me plumbin ne krah dhe ne dy gishtat e te
njejtes dore, arriti ne moçale. Gjaku ne gishta i ishte mpiksur. Plaga ia "ngjiti" te dy gishtat bashke, qe per vite me rradhe
mbeten ne kujtesen e tij, si nje kujtim i nje ngjarjeje tragjike.
Trupi i nenes se Kajtazit, Havase, kur kishin kaluar gjermanet, u gjet i rene ne
pyll midis koçimareve. Kuje e vaj ne Dhulaj, ne Shkurtaj e ne te gjithe fshatin. Nene Havane e percolli ne banesen e fundit
tere Fterra. Keqardhje e dhimbje. Ca me shume mallkim e urrejtje per pushtuesit, qe vrane nene Havane.
Havane e mori plumbi i armikut, Kajtazi 10-vjeçar mbeti pa nene
Bajram SADIKAJ
Nr.24 - dhjetor, 2001
|