ft22222222.gif

Nr. 42 - dhjetor 2004

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore:

New Page 1

GEZUAR, GEZUAR VITI I RI 2005

- Nga mot e mė mirė –

 

Po lėmė pas njė vit. Njė vit me tė mira dhe suksese. Por edhe dhimbje pėr disa fatkeqėsi qė tanė ndodhur. Koha ecėn. Detyra e secilit ėshtė t’i pėrgjigjet progresit pėr tė bėrė edhe mė shumė pėr vete, pėr familjen, pėr shoqėrinė e miqėsinė, pėr fteriotėt, pėr njėri-tjetrin, pėr Fterrėn tonė.

            Festa tradicionale nė 575 vjetorin e dokumentit tė parė pėr Fterrėn (Efteran) mė 28 gusht 2004, mbetet njė ngjarje e bukur nė kujtesėn e tėrė fteriotėvė. Me rastin e kėsaj feste u bėnė edhe punė tė mira, u pėrmirėsua dukshėm xhadja Fterrė-Borsh, u rihap Vatra e kulturės. Rifilloi puna pėr ringritjen e muzeut. Grupi polifonik “Fterra nė kėngė” pėrgatiti e dha njė program tė kėndshėm artistik. Lidhjet e fteriotėve me njėri-tjetrin e me Fterrėn u forcuan dhe solidariteti fteriot jehoi mė shumė nė fshat e fqinjė.

            Ky vit kėrkon dhe mė shumė vemendje nga tė gjithė fteriotėt nė Fterrė dhe afėr e larg saj, pėr tė bėrė mė shumė.

            Po ēfarė duhet bėrė mė tej? Nė festėn e Fterrės u pėrcaktuan dhe u miratuan publikisht dhe prioritetet e detyrave qė kemi, tė gjithė sė bashku, pėr tė ardhme nė Fterrė. Duam tė theksojmė dy nga mė kryesorėt: Sė pari: Duhet tė vazhdojė Mirėmbajtja e xhades dhe duhen rritur pėrpjekjet pėr ta filluar asfaltimin e xhades Kuē – Fterrė – Borsh.  Dhe sė dyti: rifillimi e vazhdimi i rindėrtimit tė Muzeut tonė dhe i ringritjes sė tij, si njė detyrė e rėndėsishme pėr ēdo fterjot.

            Njėherazi, pėr xhaden, ėshtė e nevojshme tė forcojmė lidhjet dhe bashkėpunimin me njeri-tjetrin, si dhe me Kuēin e Borshin, pėr mė tepėr me institucionet pėrkatėse shtetėrore, sidomos me Ministrinė e Transportit dhe Drejtorinė e Pėrgjithėshme tė Mirėmbajtjes  dhe rregullimit tė Rrugėve.  

            Pėr vitin 2005, ju urojmė gėzuar! Ky vit sjelltė mė shumė gėzim nė ēdo familje fteriote, kudo qė ndodhet. Ky vit qoftė i mbarė pėr tė gjithė nė punė, nė dituri ė nė jetė. Paēim mė shumė dashuri pėr njėri-tjetrin, mė shumė forcė pėr tė ndėrtuar e zhvilluar jetėn.

Na u shtoftė dėshira pėr vendlindjen tonė. Urojmė nė radhė tė parė Fterrėn mea qė jetojnė atje, urojmė tėrė fteriotėt kudo qė janė dhe gėzohemi pėr lidhjet qė mbajnė me njėr-tjetrin e me Fterrėn, motiv qė ėshtė shprehur bukur nė librin: “Ne tė lam, po ti s’na le, Se ti vjen, ku jemi ne”,

         Tė gjithve pėrgėzimet mė tė mira

          Qoftė i mbarė viti 2005 pėr Fterrėn, fteriotėt dhe gjithė shqiptarėt!

                                                                                                                  Musa SHKURTI

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

 

Editorial

NJĖ TRADITĖ E BUKUR

         

            Tradita jonė ėshtė se pėr vit, e pėrherė ėshtė bėrė punė e dobishme pėr vendlindjen tonė, tė cilėn e mbajnė gjallė ata qė banojnė atje. Njeherazi, banorėt nė vendlindje kanė qėnė pėrherė ata qė kanė kėrkuar zgjidhejn e problemeve tė fshatit duke bashkėpunuar ngushtė me fterjotėt e larguar nga Fterra pėr zgjidhjen e tyre. Dhe nė bashkėpunim e sė bashku, mund tė themi gojaplot se nuk ka fterjot, qė tė mos ketė bėrė diēka pėr Fterrėn tonė.

Janė mbi 40 shoferė fterjotė, qė nga Fterra, nė Sarandė e Vlorė e deri nė Tiranė  apo dhe nė rrethe tė tjerė, ku ata jetojnė, qė nė njė formė a nė njė tjetėr, kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar pėr Fterrėn dhe fterjotėt, deri dhe thjeshtė pėr udhėtimin e tyre. Janė tė shquar: nė mėnyrė tė veēantė, Nexhip Dauti, i cili qė nė vitet e Luftės Antifashiste Nēl. e deri sa ndėrroi jetė, ka qėnė pėrherė shoferi qė nuk besoj se ka fterjotė qė nuk ka lėvizur nga Fterra pėr nė Fterrė-Kuē-Vlorė apo Fterrė-Bregdet-Sarandė qė tė mos ketė hypur nė makinėn e tij. Pas tij rreshtohet dhe shoferi Avni Shkurti, shofėri i mirėsjellur me tė gjithė. Musai e Haruni, dy vėllezėrit Maēaj kanė qėnė pėrherė nė shėrbim tė fterjotėve. Irfan Brinja ka qėnė i veēantė pėr shumė e shumė vite nė ndihme tė fterjotėve. Edhe Ifraim Gjoni ka vlera pėr kontributin e tij, veēanėrisht, nė rrugėn Vlorė-Fterrė. Ashtu dhe Kanan Brinja. Kėshtu dhe Shazuvan Brinja. Kėshtu dhe dhjetra shoferė tė tjerė.

Kategori tjetėr qė kanė dhėnė njė kontribut tė vyer pėr punėt e Fterrės kanė qėnė tė gjithė fterjotėt-nėpunės qė kanė qėnė, nė fillim nė Vlorė, dhe pas viteve 1960 e kėtej, nė Sarandė. Ėshtė i njohur kontributi i Tare Brahos, pėr vite me radhė, kur ishte nė seksionin e arsimit nė Vlorė dhe Rait Brahos nė Ministrinė e Arsimit. Duhet pėrmendur kontributi i tė gjithė mėsuesve nė Vlorė, si Safet Kofina, Hiqmet Shehu me Hėnėn e tij tė shquar, qė dhe shtėpinė e mbanin tė hapur pėr tė fjetur e pėr tė pritur jo pak nxėnės  fterjotė qė vinin e shkonin nėpėr shkolla deri Tiranė-Elbasan-Shkodėr a gjetkė. Kėshtu ka ndihmuar dhe Naxhi Shkurti e Nazmi Brinja, Vasfi Braho e Musa Shkurti, dhe…jo pak tė tjerė.

            Shquhet nė Sarandė, pėr vite mė radhė, Gėzim Dusha, si i papėrtuar pėr t’ju gjėndur nė ēdo hall cilitdo fterjot, qė merret deri dhe me letrat e thjeshta tė banorėvė nė Fterrė, sė bashku me Merqezin e me Seranin, dhe me …tė tjerė e tė tjerė. Ruhet nė kujtesėn e fterjotėvė fakti qė fterjotėt-nėpunės nė Sarandė, si Jashik Maēi, qė ndihmoi konkretisht pėr ndėrtimin e ujėsjellėsit nė Fterrė para 30 vjetėsh, apo Agron Xhama pėr ndėrtimin e klubit, qė sot e gėzon Sherif Lona nė Fterrė, e tė tjerė e tė tjerė. Nuk mund tė anashkalojmė gatishmėrinė dhe ndihmėn e mundshme tė inspektorit dhe drejtorit, Bardhyl Xhama, ashtu si dhe tė avokatit, Verdi Haderi, i cili tashmė, veēanėrisht nė kėto vitet e fundit, ėshtė njė nga fterjotėt i shumangazhuar pėr problemet e Fterrės. Do tė veēonim kėtu kontributin e ēmuar tė Refik Bezhanit pwr xhaden si dhe vitet e fundit punwn e Shuaip Maēit dhe Mėrtir Gjonit, nė rrėgullimin dhe mirėmbajtjen e rrugės Borsh-Fterrė-Qafa e Dėrrasės, ashtu dhe tė disa tė tjerėve e tė tjerėve. Ėshtė pėr t’u veēuar kontributi i Shako Mehmetit pėr ndėrtimin e Muzeut nė vitin 1980, i cili dhe kohėt e fundit, ėshtė duke dhėnė njė ndihmė tė re e tė ēmuar pėr rindėrtimin e dritareve dhe derės sė kėtij Muzeu, qė do ringritur i tėri, pėr tė cilin kėrkohet njė kontribut mė i gjėrė dhe nga shumė fterjotė tė tjerė.   

Janė shquar pėr kontribut dhe fterjotėt nė mjekėsi, qė nga Safet Memi e Besim Elezi me Hamza Memin e Sezai Brahon, e deri te Maks Memi, Lekė Xhama, Edip Bezhani e Diana Mėrkuri nė Tiranė, Edlira Kofina nė Vlore e Peti Zeneli nė Sarandė, e tė tjerė e tė tjerė. Madje, ėshtė vėndi qė tė respektojmė me mirėnjohje dhe disa ndihmės/mjekė, si Halil Hizmo, Bahri Shkurti, Idriz Maēi, Ahmet Avreci, Abedin Mėrkuri, Nebi Dauti, Rasim Shkurti, deri te Antoneta Kurupi nė Fterrė, e tė tjerė e tė tjerė, tė cilėt, pėrherė me gatishmėri tė plotė, kanė qėnė nė shėrbim mjekėsor tė fterjotėve kudo ku kanė qėnė.

               Nė fakt, edhe njėherė duam tė theksojmė se nuk ka fterjot, nga pozicioni mė i thjeshtė e deri te pozicioni mė i lartė, administrativ apo shkencor, qė tė mos ketė bėrė diēka tė mirė pėr Fterrėn apo pėr kėtė apo atė fterjot. Kjo ėshtė njė traditė e vyer qė edhe do ruajtur, por do bėrė dhe sa mė mirė nė ēdo kohė.

 

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

 

NĖ PROMOVIMIN E LIBRIT TĖ NAFIZIT

( pas vdekjes )

 

Nafizi, tashmė njihet edhe si avokat me emėr, por edhe si krijues e analist i fortė i problemeve shtetėrore. Kėtė e ka treguar nė tė gjithė veprimtarinė e tij krijuese gjatė gjithė jetės sė tij.

              Nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, Nafizi nxorri nga botimi dhe librin e fundit tė tij: “Me tė madhin Samerset Mom”.

Familja Bezhani, dy djemtė e tij, Beni dhe Vironi, Botuesi “Toena” dhe miqtė e Nafizit, mė 7 nėntor 2004,nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, organizuan promovimin e kėtij libri, duke plotėsuar kėshtu amanetin e tij.

Fjalėn e ēeljes e mbajti djali i tij, Vironi, i cili falėnderoi miqtė e dashamirėsit e Babait, Nafizit tė shtrenjtė, pėr nderimin qė i bėnė, dhė nė ceremoninė e varrimit, dhe tani, nė promovimin e kėtij libri.

 - Kur Babai ynė, tha Vironi,- u bė gati ta promovonte kėtė libėr, dhe nė momentin, kur ishte duke ia dhuruar miqėsisė sė tij mė tė ngushte, kur, ai dhe ne, mendonim se ishte mirė, pa pritur e kapi sėmundja e rėndė qė e ndau nga ne tė gjithė, duke lėnė amanet qė, promovimin e kėtij libri,  ta organizojmė ne, dy djemtė dhe miqėsia e tij e ngushte, me tė afėrmit dhe me tėrė miqėsinė e gjėrė tė tij. Prandaj, si obligim ndaj amanetit tė tij, si shprehje e dashurisė dhe respektit pėr Tė, dhe nė nderim tė Jetės dhe tė Krijimtarise sė tij, me tė cilėn kishte lidhur shpirtin gjithė jetėn e vet, ne organizuam, ketė ceremoni modeste pėr  promovimin e njė nga librave mė tė dashur tė tij: “Mė tė Madhin  Samerset Mom”.

              Pėr librin foli miku dhe shkrimtari i shquar,Skėnder Hasko,njėherazi dhe redaktori i kėtij libri.

 

NAFIZI - SI NJERI DHE SI KRIJUES

    

Kjo qė bėjmė sot ėshtė homazh pėr Nafizin dhe krijimtarinė e tij.

             Libri: “Me tė Madhin “Samėrset Mom”, ėshtė njė prurje e re, sepse ka ndėrthurur jetėn e vet  me pėrkthimet e pėrkthyera tė autorit tė madh Mom. Dhe kjo ndėrthurje nuk ėshtė e lehtė tė bėhet, se pse duhet tė dish: ē’tė thuash, si ta thuash dhe kur ta thuash.

 Nafizi ka ditur tė gėrshetojė shumė mirė stilin e mirėfilltė gazetaresk me letėrsinė artistike. Pėrdor me suskes figurat letrare, si krahasimin, epitetin, metaforėn e tjera. Gjendja e tij emocionale nė kohė tė ndryshme e nė situata tė caktuara konkrete, pėrcillet te lexuesi po me atė tension. 

Ėshtė pėrdorė dialogu konēiz e domethėnes, pa sorollatje nėpėr gjėrat e parėndėsishme. Ka dhėnė karaketret e personazheve, tė cilėt megjithėse janė njerėz konkretė, tė pėrveēėm, ngjajnė si dy pika ujė me personazhet artistikė-pėrgjithėsues. I tillė psh. ėshtė punonjėsi i kuadrit, Janaqi, njė burokrat tipik, nga ata qė ta sjellin nė majė tė hundės, nga ata qė thonė fjalėn e mirė e tė fusin gurin nė trastė. Janaqi, qė mund ta krahasosh me njė pllakė gramafoni tė prishur, bėn me dhjetra herė e nė tė njėjtėn mėnyrė pyetjen : “ Ore, dale ku i ke ti dokumentat?”. Dhe i vuajturi Nafiz, i pėrgjigjet, sa me dhimbje, aq dhe me shpoti: “Kėtu, shoku Janaq, kėtu”.

Siē shprehet dhe vetė, Nafizi nuk lexonte e pėrkthente vetėm se i pėlqente shumė Samėrset Mom-i, por edhe pėr tė qėnė sa mė larg intrigave e thashethemeve tė njerėzve jo-njerėz.  

              Te personazhet e tregimeve tė Mom-it, ai sheh hipokritin, hileqarin, tė pafytyrin, intrigantin, thashethemaxhiun, dyfytyrėsinė, delirantin e paranojakun, etj. Autori sheh tė njėjtėt, edhe ndėr ne, nė atė periudhė tepėr tė mundimshme tė tij, shkaktuar nga kjo racė e shpėrfytyruar njerėzore, qė kanė patur, por dhe qė kanė , (se s’janė sosur), sėmundjen e ndyrė tė tė bėrit keq tė tjerėve, racė qė meriton pėrbuzjen e tė gjithėve.

Po tė shkėputim njė frazė, thėnė nė faqet e para tė librit, njihemi me karaterin e Nafizit, me objektivitetin qė e ka karakterizuar gjatė gjithė jetės. Citoj autorin: “ Sado i cėnuar tė jetė njeriu, sado padrejtėsi tė rėnda tė veprojnė mbi ndėrgjegjen e tij, sado i pakėnaqur tė jetė ai, prapėseprapė nuk mund tė mos shikojė tė vėrtetėn objektive dhe tė gjykojė realisht pėr tė”. Dhe pastaj, rendit arritje nė arsim e kulturė, veprat qė po ndėrtohen dhe arritjet nė ēdo sektor. Ai thotė:”…janė dy faqe…qė duhen peshuar e gjykuar drejtė nga cilido, dy faqe qė mund tė harrohen, dy faqe qė i pėrkasin historisė”.

Me kėtė autori tregon se ai nuk ėshtė si disa qė ēdo gjė e bėjnė krejt tė bardhė, ose si disa tė tjerė, qė ēdo gjė e bėjnė krejt tė zezė. Ai sheh tek e bardha njolla tė zeza, por edhe tek e zeza, njolla tė bardha. Ai thotė: “njera faqe e zezė e tjetra e bardhė…”.

Nė fund, dua tė them se, pėrkthimi i tregimeve tė Samėrset Mom-it ka qėnė njė terapi pėr dhimbjen shpirtėrore tė vetė autorit, Nafiz Bezhani. Gjithashtu, dua tė them se ky libėr ėshtė dhe historik, dhe artistik, ai vlen pėr brezat pasardhės, por dhe pėr ne, sepse, se siē ka thėnė njė filozof i lashtė, “ njeriu plaket duke nxėnė”.

 

                                                                                                          Skėnder HASKO        

                                                                                                               Shkrimtar

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

 

ALI ĒELI - NJERI SHĖMBULLOR

 

Sa herė qė e takon Ali Ēelin, aq herė gėzohesh, se takon njė njeri  tė mirė, njė njeri zemėrbardhė, njė njeri qė tėrė jetėn e tij nuk ėshtė dėgjuar ndonjėherė pėr ndonjė fjalė jo tė mirė nė adresė tė ndonjė njeriu nė punė, nė shoqėri e nė familje.

Ashtu, i qetė dhe i dashur ėshtė me tė tėrė. Me fterjotėt kėtu nė Vlore dhe ca mė shumė. Edhe i do, edhe i respekton tė gjithė njerėzit, pėr mė tepėr fterjotėt. Ka mall pėr Fterrėn tonė. E zė malli  pėr fterjotėet. Madje, nė se bėn vaki dhe nuk vjen nė takimin qė zhvillojme sistematikisht ēdo tė diel, ne fterjotėt-vlonjatė, si komunitet fterjotė, Aliu merakoset pėr ata qė s’erdhėn. Merakoset, jo se nuk erdhėn, por se mos kanė ndonjė hall apo ndonjė hall mbi hallet. Midis nesh e kemi njeri shėmbullor.

I tillė ka qėnė tėrė jetėn. Edhe kur u lind e u rrit me halle e vėshtirėsi Aliu ishte fėmijė dhe djalė qė nuk i ndihej zėri pėr keq. Tė tillė e edukoi Nėna dhe Babai i tij, qė lanė emėr tė mirė nė tėrė Fterrėn tonė, si familje punėtore dhe patriotike. Nga kjo familje doli partizan dhe vėllai i Aliut, Azem Ēeli, qė ra dėshmorė pėr lirinė e Atdheut nė Luftėn Antifashiste Nēl., duke mbetur njė yll i pashur nė qiellin e Fterrės dhe tė Shqipėrisė. Ndėrsa Aliu, pasi mbaroi shkollėn fillore nė Fterrė dhe, mė vonė, atė 7-vjeēare, shkoi nė shkollėn ushtarake nė Tiranė, nė Shkollėn e Bashkuar, ku doli oficer. U tregua I gatshėm pėr tė punuar si ushtarak atje ku e thėrriste detyra, atje ku e caktonin strukturat pėrkatėse ushtarake. Detyrėn e tij si ushtarak e kreu me pėrgjegjėsi dhe me pėrkushtim. Aliu ishte shėmbull i ushtarakut tė rregulltė, deri sa doli nė pension i nderuar.

            Edhe tani nė pension, shoku e miku ynė Ali Ēeli, mbetet njė neri shėmbullor edhe nė familje, edhe nė shoqėri, edhe nė komunitetin fterjot tė Vlorės. Ėshtė i interesuar qė veprimtaria shoqėrore e komunitetit fterjot tė shkojė mirė e mė mirė, qė fterjotėt tė venė e tė vijnė dhe tė shkojnė sa mė mirė me njeri-tjetrin e mė tė gjithė qytetarėt vlonjatė, po si qytetarė tė Vlorės.

            Ne kėtu nė Vlorė themi: tė jemi tė gjithė si Ali Ēel,i i mirė dhe i dashur me tė gjithė.

                                                                                              Nebi  DAUTI

                                                                                                    Vlorė 

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

 

 

Nė pėrkujtim

AMANETI  I  SEJKOS

 

Brezi rreth tė 50-tave, e ka njohur  Sejkon, si njė fterjot tė mirė, qė nuk bėnte askujt, as zarare e as tė liga. Mund tė pranonte t’i bėnte vetes, por jo tė tjerėve. Dhe, ndodhte kėshtu me tė, se Sejkua ishte besimtar. Ndaj kishte dhe shpirtin e mirėsisė. Njeharazi Sejkua mbahet mėnd, si njė usta i mirė i punės me dru, si njė marangoz qė dinte tė shtronte dysheme dhe tė bėnte tavane, dyer e dritare, por qė dinte tė hidhte dhe ēatitė e shtėpive. Ndėrsa, Xha Veliu mbahej si murator, si usta i gurit, Sejkua mbahej si marangoz, si usta i drurit. Dhe, tė dy, herė bashkė e herė veē e veē, si tė ishte puna, ata shkonin gati shtėpi mė shtėpi nė Fterrėn tonė. Me zanatin e tyre u kanė bėrė mirė tė gjithė atyre qė kanė ndėrtuar apo riparuar shtėpi. Ndofta, nuk ka shtėpi nė Fterrė qė tė mos ketė dorėn e kėtyre ustallarėve.

Por Sejkon, Fterra e mban mend dhe pėr diēka tjetėr, e mban mend  dhe pėr njė zgjuasri natyrale, per disa ”vasijete” qė ka lėnė, qofshin  nė formė shakaje  apo qė merren si shaka, por qė, nė disa raste, ishin dhe me pak “spec” pėr politikėn pėrkatėse.

Sejkua mbahet mėnd dhe pėr dėnimin qė iu bė se “me njė varkė me dėrrasa” do tė hidhte nė Korfuz nė vitin 1949-50 njė grup personash, midis tyre dhe dy-tre fterjotė. Kjo “fjalė” i kushtoi rėnde. Kjo “fjalė” e futi nė “shtatė penxhere”. Edhe kėtė e tha se donte t’u bėntė mirė tė tjerėve. Tamam, siē thotė njė proverb : “Bėn mirė, tė gjėsh keq”. Dhe Sejkua deshi tė bėnte mirė, por gjeti keq, duke bėrė, nė mos jam gabim, 5 vjet burg. Razipi bėri mė shumė, se u dėnua pėr mungesė vigjilence, nga qė ishte punonjės policie. Edhe Razipi, nga qė kishte zemėr tė mirė, nga qė nuk ia lejonte shpirti i mirė qė  tė denonconte njė apo dy fterjotė dhe atė qė u konsiderua “grup”, shumicėn e tė cilėve i njihte pėr njerėz tė mirė, u dėnua dhe mė rėndė. 

Njeherazi Sejkon Fterra e mban mend dhe pėr njė amanet tė tij kuptimplotė, qė ėshtė pėr tė gjitha kohėt e pėr mbi kohėt. Po cili ėshtė ky amanet?  Nė Fterrė, vite mė parė, ndofta shumė vite, tė paktėn qė nė kohėn e Turqise, ai qė mori emrin “Kadiu i Korkute”, ndėrtoi shtėpinė mė tė mirė nė Fterrė, e cila i reziston kohės dhe sot e kėsaj dite. Por kohėt ecėn  dhe ndryshuan. Korkutajt u larguan nga Fterra. Ishin vitet kur prona private ishte “shuar” dhe konsiderohej se prodhonte psikologji negative. Atėhere mbi gjithėēka vlerėsohej “prona shoqėrore mbi mjetet e prodhimit’, madje mbi ēdo vlerė tjetėr. Duke qėnė kėshtu, edhe Korkutajt, edhe tė tjerė fterjotė qė tashmė jetonin e punonin nė Sarandė, Vlorė e kryesisht ata qė ishin vendosur nė Tiranė, i shitėn ose ua lanė tė tjerėve shtėpitė e bėra nga tė parėt e tyre.

Mė kujtohet njė bisedė me Nėnė Ilen. Im vėlla, Sakua ndėrtoi shtėpi tė re, sipas rregullave, brenda vijės sė verdhė tė fashtit, afėr qendrės sė Fshatit, pranė Ixorit. Nė kėto kushte, njė i ardhur nga Kaparjeli, njė fare Bajrami, iu lut t’ia jepte pėr tė jetuar shtėpinė e Zeneljave, qė tashmė  kishte ngelur bosh. Dhe vėllai Sako, si zemėrbardhė qė ishte dhe si mikpritės qė respėktonte shumė “tė huajt” qė vinin nė Fterrė, ia dha tė jetonte e ta mirėmbante shtėpinė, pa bėrė fare pazare. Nė atė kohė as kush nuk bente pazare e jo mė Sakua, qė ishte njeri i cili kishte pėr moto tė jetės sė tij: Nderi

– Jetė, e Jeta - Nder. Kur njė tė shtunė, shkova nė Fterrė, Nėnė Ilja mė tha: Bir, thuaj tėt vėllai, tė mos e jap shtėpinė nė Vijėn e Pale, se “nuk shitet Guri i Babait”.

- Nuk merrem me atė punė,-ia ktheva unė. E di vetė se ē’bėn Vėllai.

Pavarėsisht, si u zhvilluan ngjarjet dhe si u zhvillua jeta, mua mė ka ngelė nė kujtesė fjalia: “Nuk shitet Guri i Babait !”.     

Dhe kjo mėnēuri, m’u kujtua kėto ditė, kur mėsova se Sejkua, kur mori shtėpinė e Korkute, me ēmimin simbolik tė asaj kohe, siē ndodhte kudo, u tha fėmijve tė tij: “Njė dhomė ėshtė e Korkute pėr tė ardhur sa herė tė duan e kur te duan nė Fterrėn e tyre”. Ku ta gjėsh kėtė shpirt. Ky ėshtė shpirti i hizmajve, shpirti i njeriut tė thjeshtė, shpirti i njeriut tė vuajtur, shpirti i njė fterjoti te mire, shpirti i Sejko Hizmos.

     Pastaj djemve tė Korkutajve u tha: Faleminderit, ju djemve tė Muharremit e Gjulzasė, se mė bėtė me shtėpi. Unė si maragoz qė jam, do ta rregulloj e ndreq me dorėn time. Por unė,  po ju them se njė dhomė do tė jetė juaja tėrė jetėn. Ju, kur tė doni e sa te doni, tė vini e tė rrini nė dhomėn tuaj. Kjo dhomė do te konsiderohet e korkutajve.

Dhe jo vetėm kaq, por Sejkua bėri dhe njė deklaratė me dorėn e tij, si garanci e shkruar, pavarėsisht se dihej qė ai nuk e kthente fjalėn. Sejkua ishte nga ata qė dhe para gjyqit e pranoi se kishte thėnė: “Njė varkė me dhoga per tė dalė nė Korfuz, e bėj unė”. 

Ja ky ishte amaneti i Sejko Hizmos, njė amanet qytetar, njė amanet njerėzor, njė amanet bujar, qė e bėn vetėm njė njeri me zemėr bujare. E ku ta gjesh kėtė shpirt, shpirtin e njeriut tė thjeshtė  e tė vuajtur, shpirtin e njė fterjoti te mirė  

                                                                                          Guro  ZENELI

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

 

Tri Skica

 

1.  Mirėnjohja e Betit, mirėnjohje pėr Abedinin

 

Para pak kohėsh Abedinit i vdiq gruaja e tij, Fate Brahja, qė e kishte shoqen e jetės, qė ishte mėsuese e nėnė me virtyte tė ēmuara, dhe pėr dy vajzat dhe pėr dy djemtė, ashtu siē ishte dhe pėr dy nuset e dy dhėndurrėt e familjes: Fate-Abedin. Fatja ishte dhe mbetet e respektuar nga fterjotėt dhe gjithė brezat e ishnxėnesve dhe shoqėrisė e miqėsisė sė saj, qė nga Fterra e deri nė Vlorė, ku kaloi gati gjithė jėtėn e saj.

Nė kėtė ngushėllim erdhėn shumė, edhe fterjote, edhe shume miq e dashamirės nga ana e Brahajve dhe Mėrkurajve, nga shoqėria e miqsia e tėrė. Midis tyre erdhi dhe nje nuse fterjote, bijė nga Shkodra, Beta, gruaja e Ilir Bezhanit. Nuk kishte qėnė ndonjėherė nė familjen e Bedos dhe Fates. Por, me tė mėsuar pėr vdekjen e Fates, unė,-i tha Ilirit,- do tė shkoj tė ngushėlloj Abedinin, pavarėsisht se ti Ilir nuk vjen dot tė vemi bashkė.

            Dhe Beta, sė bashku me nje shoqen e saj nė lagje, shkoi drejt e nė ngushėllim. Kur i dha dorėn, i tha:

- Ju, ndofta nuk mė njihni. Unė jam gruaja e Ilir Bezhanit. Edhe atė nuk e di nė e njihni. Ai s’mundi tė vinte, se ashtu pati njė detyrim tjetėr. Por, erdha unė dhe nė vend tė tij.

- Faleminderit, -ia ktheu Abedini,- faleminderit shumė ! Po unė edhe Ilirin, e njoh si djalin e Nailit, e njoh si artist, por jo fizikisht.

- E po kėshtu e ka distanca. Ju pak kohė kini qė kini ardhur nga Vlora....Kėshtu qė...Unė, nė fakt kam ardhur nė mirėnjohje pėr ju ndaj Gjyshit tė Ilirit tim.

Abedinit, ende nuk po i vinte ndėr mend se kush ishte ky gjyshi i Ilir Bezhanit. Beta qė e kuptoi “sekretin”, vazhdoi bisedėn.

- Ju, kur i ėshtė bėrė autopsia Xhevdet Kofinės nė spitalin e Vlorės, nė vitin 1965, kini qėnė ai qė jini marrė me trupin e tij, madje e kini larė dhe veshur me duart tuaja.

- Po. Ashtu ėshtė, - ia ktheu Abedini. Po ty, kush ta ka thėnė kaq tė saktė.

- Ai, fterjoti qė ka qėnė me ju, por qė e zuri gjaku dhe u bė pėr vete pėr ndihmė.

- Tani e kuptova,- ia ktheu Bedua ynė. Tė feleminderit dhe mė shumė. Ky nder qė ti mė bėrė mua sot, tregon se qėnke njė grua shumė fisnike, qėnke shumė e mirė.

Kur kėtė “histori”, Bedua ma tregoi mua, u ndjeva mirė, madje u gėzova shumė, qė Beta e Ilir Bėzhanit, mė doli ashtu siē e cilėson Kanua ime, ashtu siē e kam vlerėsuar dhe unė. Se realisht, nuk ka njeri mė tė mirė se ai qė njeh dhe shpreh mirėnjohjen, pėr mė tepėr njė nuse, siē ėshtė nė kėtė rast Beta,  pėr njė veprim ndaj gjyshit tė burrit, para 40 vjetėsh. Sa mirė...! Sa bukur.. !

            Sa ia tregova Kanos nė shtėpi, ajo mė tha:

    - E shikon ? Ne nuset tuaja, jemi mė tė mira sė vetė ju burrat qė ju kemi. 

     Unė ngela ngushtė. Desha s’desha, u munda. Beta doli fitmtare. Ndjeva gėzim qė Iliri i Nailit tė mrekullueshėm, ka njė nuse kaq fisnike. 

 

 

2. KRUSHKĖ,… THUAJA DY FALĖ, …

 

- Neta ėshtė punonjėse nė Kuvendin e Shqipėrisė. Eshte nga Pėrmeti, por ėshtė nuse nė Ēorraj. Sa mori vesh pėr librin kushtuar Fterrės, “Ne tė lam, por Ti s’na le,...”, erdhi nė zyrė dhe u interesua pėr historinė e marrėdhėniet e dy fshatrave tona -

***

            Ka njė mėnēuri qė thote se Fterra dhe Ēorraj janė “njė shtėpi me dy zjarre”, kur ka tė tjerė qė thonė se Fterra dhe Ēorraj ėshtė “njė fshat me dy lagje”.

Pra, sidoqoftė, logjika ėshtė njė: kemi qėnė dhe jemi bashkė, pa ndarje e pa pėrēarje, as dje e as sot. Madje kėtė e vėrteton dhe vetė historia dhe fati i pėrbashkėt i dy fshatrave tona, pavarėsisht nga ndonjė moment ekstrem, para gati 100 vjetėsh, kur  ndonjė i “ngarkuar” rėndė nga mentaliteti fetar-pėrēarės, deri dhe si “vegėl” e ndonjė pushtuesi tė huaj, ka dashur tė mbjellė “dasi fetare”.

Mirpo dhe pėr historinė e fesė, ja ēfarė flet historia, me dokumenta tė shkruar. Mė 1431 dhe mė 1537, Fterra dhe Ēorraj, ashtu si gjithė fshatrat e Kurveleshit, madje tė gjithė Labėrisė, ishin tė njė feje, i pėrkisnin fesė krishtere-ortodokse, se nė kohėn e Perandorisė Romake, para 395-ės pas Krishtit, i pėrkisnin fesė krishtere-katolike, siē flet dhe vetė toponimia, sepse, akoma mė parė. ishim tė gjithė paganė. Vetėm 1583, nė “Defterin turk” del sė nė Fterrė nė 60 hane-shtėpi, vetėm 9 fterjotė-kryefamiljarė ishin konvertuar nė muslimanė, ndėrsa tė gjithė tė tjerėt, madje dhe vetė anėtarėt e kėtyre 9 kryefamiljarėve ishin tė krishterė. Ēorraj nė kėtė vit, sipas kėtij dokumenti, kishte 40 hane-shtėpi. Nė kėtė vit edhe Kuēi vazhdonte tė ishte i krishterė.

Njėherazi, dihet se konvertimi nė fenė muslimane, i gati tė gjithė fshatrave tė Labėrisė, pėrfundoi nė vitet 1635-1640, pra, gati nė mesin e shekullit tė 17-tė.

Dėshiroj tė shtoj se dhe mė pėrpara dhe mė vonė, asnjėherė nuk janė ndėrprerė krushqitė midis kėtyre dy fshatrave, aqė mė shumė nė kohėn e demokracisė, kur kėto miqėsi janė shtuar shumė, edhe duke marrė, edhe duke dhėnė. Pra, tė lerat janė bėrė “tė blera”, e “tė blerat” janė bėrė tė lera.(tė lindura).

Kėtė ide e vėrteton dhe fakti qė mė 1537, kur akti heroik nga Maro Kondia, “Bijė Fterre, Nuse Ēorre, djalin mė tė mirė more, po ē’e do qė s’e gėzove...” u kthye nė legjendė reale, kundėr ushtrisė sė komanduar nga sulltan Sulejman Kanoniu, qė sulmoi nahijen e Himarės.                               

***

Neta, siē i thėrrasin shkurt Antonetės,  shoqėria e saj dhe kėtu nė Kuvend, nusja e Janaq Lagjit nga Ēorraj,  ėshtė me origjinė nga Pėrmeti, i cili shquhet pėr njerėz tė urtė e tė mirėsjellur, ashtu siē dallohet dhe kjo bijė e asaj ane, qė tashmė ėshtė bėrė “bijė e mirė” pėr Ēorraj e Fterrė bashkė.

Duke biseduar pėr gratė e dy fshatrave tona, Neta mė tregoi se dhe nė Ēorraj vajtojnė me ligje njėsoj, siē mė thua ti pėr gratė e Fterrės. Kur i tregova se unė u jam mirėnjohėse grave tė kėtij fshati pėr vajtimin me ligje, qė i kanė bėrė vėlliat tim, Sako, kur vdiq aksidentalisht nė moshėn 44 vjeēare, ajo mė tregoi rastin kur i vdiq i ati,Vangjeli

- Kur mė vdiq Babai, ne nga Pėrmeti, qė nuk e kemi vajtimin me ligje, e qamė nėn zė e me ngashėri, si shumė tė tjerė. Kurse, Nėna e Janaqit, priti sa priti qė ndonjė grua ta vajtonte me ligje, por askush nuk e bėri kėtė, se tek ne nė Pėrmet nuk ėshtė ky zakon e kjo traditė. Atėhere, Nėnė Jorgjia, njė grua kapedane, nisi vajtimin e saj si nėnat labe. Ishte momenti, kur arkivoli u ngrit mė krah dhe kur po afrohej dalja te dera, Nėnė Jorgjia, duke vajtuar me ligje, midis tė tjerave, mbaj mend qė iu drejtua Nėnės time, Luizės, me kėto vargje duke vajtuar me ligje:

Krushkė, thuaja dy fjalė,

 Se tani ėshtė mė tė dalė,

Dhe nuk ka mė pėr tė ardhė,

Krushku inė, qė s’ka tė sharė.

Vajtimi me ligje i nėnė Jorgjisė bėri qė jo vetėm Nėna ime dhe ne tė shtėpisė, por dhe tė gjithė tė afėrmit, qė u ndodhėn aty, nga sytė pikuan lotė.                         

- Kjo ėshtė njė traditė e fortė, por dhe e bukur e gjithė grave burrėresha tė Labėrisė,- u mbyll biseda jonė.

 

 

3. NA “SHPĖTOI” MENDJA E  REBIUT

 

 Fatmir nai kishte ftuar pėr t’i bėrė urimin pėr martesėn e djalit. Kėsaj vizite dėshironte t’i pėrgjigjej dhe Kanua , edhe si fterjot, edhe se e njihte Fatmirin, qė kur ka qėnė nxėnės nė shkollėn pedagogjike Vlorė. Dhe filluam tė mendojmė  se si do t’i vemi e me se do t’i vemi. Nė Sarandė vite mė parė, nė kėsi rastesh, bėnim njė vizitė “moderne”, siē e quante shoqėria e miqėsia jonė, qė do tė thoshte se shkonim “thatė”, ose me diēka simbolike, deri, bie fjala, njė lule natyrale. Por, jo me lekė.

Ndėrsa, kur ftesa ishte pėr ”darkė”, atėherė darovitej nė para, parafėrsisht sa  ajo  kushtonte.

Nė rastin konkret ne ishim pėr vizitė. Po si tė shkonim? Me pare? Po sa tė dhuronim? 500 apo 1000 ?(kuptohet tė reja). Kėnaqėsia ishte tė kėnaqnim, veēanėrisht Fatmirin tonė. Lekėt, sikur nuk na shkonin. Tė ēonim lule? Na u duk se dikush do tė thoshte: “Ama dhe kėta na hiqen sikur vijnė nga Parizi”. Nė Fterrė, vite mė parė e sipas zakonit, vizita tė tilla bėheshin me njė pako llokume. Edhe nė Sarandė, nė ato vite, po kėshtu bėnim. Po sot, shtator 2004, ē’tė bėnim? Si tė shkonim? Me lule? S’ishim “parizjanė”. Me llokume? S’ishim as nė Fterrė,  as nė Sarandė e as nė atė kohė.

- Marrim njė pako me ēokolata,- tha Kanua.

Dhe shkuam nė ėmbėltoren pranė “dyqanit” te Rebi Korkuti. I kėrkuam kėshillė shitėses, e cila, gjithashtu,  na rekomandoi pakon me ēokolata.

- Sa kushtojnė?,- pyetėm ne.

- 4.000 lekė (tė reja),- na u pėrgjigj ajo. Ja tek e ka ēmimin.

Kanua shikoi mua. Unė shikova Kanon. Kanua me pension, unė nėpunės.

- Mirė do tė ishte, - shtoi Kanua,- por si shumė shtrenjtė pėr ne.

- Ashtu ėshtė. Kini tė drejtė,- pohoi dhe vetė shitėsja.

Nė kujtesė mė erdhi profesor Ismet Elezi, studjues, edhe i tė drejtės zakonore tė Labėrisė, kur njė vit mė parė, nė takimin miqėsor me fterjotėt te Liqeni i Tiranės, kėshilloi qė te shkojmė te njėri-tjetri nė vizita miqėsore dhe jo me “zakone tė shtuara”, qė ta vėmė njeri-tjetrin nė siklet.  Aq mė tėpėr nė dasma e gėzime. Por edhe nė fatkeqėsi,- shtjelloi,- mė tej Ismeti ynė,-  nuk ka pse tė sikletosim asnjėrin, se njė pjesė e mirė e njerėzve tanė janė dhe “hollė” nga ekonomia.

- Sa mirė,- ka kėshilluar Ismeti,-shtoi Kanua ime.  

- Po Elezajt, gjithnjė tė mėnēur kanė qenė,- ia ktheva.

Kur u afruam te dyqani i Rebiut, u kthyem pėr ta pėrshėndetur dhe pėr ta pyetur se si e kishte gruan me shėndet, tė cilėn e kishte shtruar nė Spitalė. Fjala erdhi se donim tė shkonim njė vizitė pėr urim te Fatmiri se martonte djalin.

- Ju vizitė e kini. Bėni njė urim shpirtėror dhe kaq.

- Jo, jo, kėmbėnguli Kanua. Nuk i shkojmė dot duar “thatė”.

              - Atėhere,- tha Rebiu,- ēoni librin kushtuar Fterrės, “Ne tė lam, po Ti s’na le...” Pėr mua ėshtė dhurata mė e bukur e mė origjinale. Madje Manthua e Fatmiri do kėnaqen mė shumė.

             - Po mos e ka marrė... dhe...    

              - Jo, e di unė qė nuk e ka marrė.

U tha u bė.

Kur dolėm nga dyqani, nga goja mė doli mendimi: Na shpėtoi mendja e Rebiut tė Bullė Gjulzasė.

                                                                                               Guro ZENELI

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

 

 

SHĖNIME TE SHKURTĖRA NGA PANAIRI I LIBRIT

- Disa tituj librash nga shkencetare e shkrimtare fteriotė –

 

Para disa ditesh u hap ne Tiranė Panairi i Librit. Ishte me te vertet diēka e bukur e mbresėlėnėse. Sa shume tituj librash, sa shumė shtepi botuese. Kjo tregon se kane ndryshuar pėr mirė shumė gjėra. Libri po kėrkohet, libri po lexohet, libri po bėhėt pjesė e pandarė e jetės.

            Por nė kėto shėnimė tė shkurtėra, nuk desha tė shkruaj pėr atė, tė pėrgjithėshmen, por pėr tė veēantėn, pikėrisht pėr faktin se nė kėtė panair binin nė sy edhe shumė tituj librash tė fteriotėve tanė tė nderuar.

            Ja, kėtu tek stenda e librit shkencor nė nje vend te dukshėm libri i Prof. Dr, Ismet Elezit “E drejta zakonore e Labėrisė”, mė tėj libri “Parailirėt, Ilirėt, Arbėrit” e Prof. Dr. Muzafer Korkuti, nė krah libri i Prof. Dr. Jakup Matos “Rrjedhave te artit paraprofesionist” me tej si bashkautor na paraqitet juristi i ri, Altin Shkurti me librin “ Komentar i Kodit Penal Ushtarak tė Republikės sė Shqipėrisė”

            Njė stendė e veēantė qė na na tėrhoqi vemendjen “Shtėpia Botuese MILOSAU” nė Sarandė me pronar shkrimtarin Agim Mato. Kėtu janė radhditur njė sėrė librash tė botuara prej saj. Atje gjejmė edhe vėllain e Agimit, Vullnet Mato, shkrimtarin e talenduar te disa romaneve dhe veprave te tjera. Ai me kėnaqėsi pranon ti bėjmė nje fotografi para librave tė tij mė tė fundit: “Damkosja”, “Maturantėt", “ E fshehta tronditėse” botuar nė kėtė Shtėpi Botuese.

Duke vazhduar vizitėn nė panair na del pėrpara njė stendė tjetėr me dy nga librat e shkrimtarit pėr fėmijė Bardhyl Xhama: “Pse qau delfini” dhe “Nė kthetrat e piratit”. Edhe vetė Bardhyli ėshtė atje, por qi ėshtė i zėnė se kane ardhė shumė fėmijė tė blejnė libra, por ata duan edhe autografin e xhaxhi autorit.

Nė njė vend dominues  shikojmė njė tjeter stendė dhe padashur njė psherėtimė: janė paraqitur disa nga librat e tė paharruarit Teodor Keko, dhėndėrrit te Dilaverit, qė u nda nga jeta nė njė moshė shumė tė re.

Kėto ishin pak, do thoshja shumė pak, nga ajo mori librash tė shkencėtarėve, shkrimtarėve e bashkėfshatarėve tė tjerė fteriotė, qė janė botuar e qė tė tjera janė gati pėr botim. Edhe nė kėtė fushė fteriotėt vėnė njė gur nė themelet e kulturės shqiptare duke nderuar veten, shokėt, miqtė e bashkėfshatarėt.

 

                                                                                                                                 @

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

“ME SYRIN E NJĖ JURISTI –

20 VJET TĖ QEVERISJES MONISTE”

 

Prof. Dr. Ismet Elezi, nė vazhdėn e veprimtarisė sė tij shkencore, para pak kohėsh nxorri nė qarkullim librin “ME SYRIN E NJĖ JURISTI - 20 vjet tė qeverisjes moniste”

Nė parathėnien e librit, ndėrmjet tė tjerave autori shkruan:

Nė kė tė punim modest, mendova qe me syrin e juristit, tė shkruaj kujtimet, mbresat e faktet e pėrjetuara nga afė'r nė vitet 1966-1985 tė qeverisjes moniste..

Qėllimi i parė' kryesor ėshtė qė me objektivitetin mė tė madh tė paraqes realitetin historik tė qeverisjes moniste. Kjo do t'u shėrbejė historianėve tanė pėr tė bėrė pėrgjithesime shkencore pėr veprimtarinė dhe pėrgjegjesitė e Kėshillit tė Ministrave tė asaj kohe.

Qėllimi tjetėr kryesor ėshtė qė, nepėrmjet analizės sė fakteve, pushtetarėt tanė nga pesimet tė nxjerrin mėsime, pėr tė mos lejuar pėrsėritjen e mentaliteteve, metodave e praktikave tė sė kaluarės nė qeverisjen e vendit.

Ėshtė me interes leximi i kėtij libri pėr tė kuptuar mė mirė disa probleme kyēe tė asaj kohe

 

 

                                                                                                                               @

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

 

 

MESAZHE NGA LARG

 

Ėshtė kėnaqėsi kur merr mesazhe vlerėsuese nga “pėrtej detit”, nga ata qė lexojnė faqen e internetit "Fterra jonė" , ose nga ata qė u ėshtė dhėnė mundėsia tė shikojnė dokumentarin “Fterra Labėri – Fterra Rivierė”. Por me shumė ndjen kėnaqėsi kur vlerėsimet i merr nga ata qė  janė miq tė fteriotėve, ose krejt tė panjohur

Faqia e internetit, nė tė cilėn vendin kryesor e zė gazeta "Fterra jonė", vizitohet nga fteriotė, miq e dashamirės.

            Pas emisionit qė transmetoi stacioni televiziv “Top-Channel”, ku u prezantua edhe faqia jonė e internetit, numri i vizitoreve pati rritje tė madhe. Vetėm ne dy dite faqia e Fterrės u vizitua nga mbi 300 shikues, pati shumė telefonata dhe pėrshėndetje nėpėrmjet postės elektronike.

Ja disa prej tyre:

 

Me quajne Viola Faruku, jam mbesa e Zenel Shkurtit dhe vajza e vogėl e Vigane Faruku. Jam 19 vjece dhe studjoj nė Universitet tė San Diego, California, US, pėr kriminalistikė. Shpesh herė vizitoj vebsajtin e Fterrės dhe kam lexuar gjėra interesante pėr edukimin e fterriotve dhe neve do ta vazhdojmė kėte traditė dhe do ta nderojmė Fterrėn nė kėto viset e largta qė jemi. Gjithashtu dhe dy motrat e mija : Anila studion nė Universitet pėr Fashion Designer dhe  Blerina nė Philadelphia pėr mjeksi. Dėshorj tė kem lidhje me gazetėn e Fterrės dhe t'ju shkruaj nga njė herė pėr gjėra interesante

Me respekt, Viola Faruku.

óóó

Nje mesazh tė ngrohtė morėm nga Ajete Kadrijaj, e cila ndėrmjet tė tjerash na shkruan:

 

Pershendetje te nderuar fteriotė!

Ndoshta eshte i papritur ky email nga ana ime ne adresen tuaj.

Paraditen e se djeles pash nje emision (jo tė tėrin) ne TVSH ku mbeta e mahnitur si me traditen dhe kulturen e Fterres po ashtu edhe natyra e kishte bekuar me bukuritė e saja.

Toponimi "Fterr" ishte i pa njohur per mua deri ne ato momente por me beri  per vete me ata emsion saqe them "mos vdeksha pa e pare ate bukuri dhe pasterti te natyres se Fterres".

Ndersa per te shuajtur kureshtjen sadopak u kyēa na makinen kerkuse (google) dhe e shenova emrin "Fterr" ku me sjelli kete faqe tuajen te internetit. Kjo me befasoi me teper, me aq shume materiale dhe pasi lexova disa syresh te paraqitura aty mu forcua me shume mendimi qe pata dhe vendosa edhe te ju pershendes nga zemra.

Perndyshe une jam nje shqiptare e lindur ne rrethina te Deēanit, me banin ne Zvicerr.

Me respekt: Ajete Kadrijaj

óóó

Miku i Fterrės dhe i fteriotėve, Artan Myftiu, na shkruan nga Zyryhu:

 “ E pashė faqen e internetit dhe me pėlqyen pėrmirėsimet qė ishin bėrė. I lexova gjithė artikuje e gazetės "Fterra jonė" , tė cilėn e pres me kėnaqėsi sa herė qė del, ashtu siē pres me kėnaqėsi tė takohem mė ju fteriotėt e nderuar, sa herė qė vij nė Tiranė”.

óóó

Rober Kallfa nga Nju York na shkruan

I dashur zoti Agron,

Rastesisht sot duke kerkuar ne Internet gjeta  Gazeten tuaj. Me pelqeu shume dhe per disa minuta mu duk sikur isha ne kohe disa vite te shkuara, dhe po ashtu u clirova dhe gjeta nje ambjent tjeter nga ai qe gjej pothuajse cdo dite ne gazetat e sotme shqiptare.

I lindur ne Gjirokaster e  rritur ne Vlore kam qene ne kontakt me mjaft fteriote ,dhe sinqerisht kam nje respekt te vecante per ta. Me respekt kujtoj  drejtorin tim ne 8 vjecare Safet Kofina dhe vellain e tij(gjitonet e mi Xhevdet e Xhemile Kofina, shokun e punes se babait tim Tare Braho, tė respektuarin Zeko Braho etj.

        Sot lexova per arsimin e do te kthehem perseri nje dite tjeter per me teper.

         Pergezimet e mia, ju lumte. Rober Kallfa,

 

óóó

 

Dr.Sylejman Krasniqi, mjek Radiolog nga Prizreni, ndėrmjet tė tjerave shkruan:

Per vebsajtin tuajin mora vesh nga top chanel dhe isha i befasuar qe ju zoteri Agron ne ate moshe keni arritur te beni nje gje te tille. Ju lumte dhe paqi jete te gjate e te lumtur...

Jeni shembull i shkelqyer se teknologjite e reja u takojne te gjitheve.

Faqja me pelqeu mjaft dhe ne te keni shume informata.

Ju pershendes dhe ju pergezoj edhe nje here.

Te fala vellezerore

 

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

Nga Lefter Ēipa

FTERRĖ, BOTĖ MIDIS MALESH…


 

1.

Fterrė botė midis malesh

O ilberi qė nuk kapesh,

Ē’ke njė dritė pėrpara syve,

Si njė dritė e perėndive

Qielli pėrpjetė kaluar,

Bukurinė ta ka pikuar,

Ndaj dhe ke burra tė flaktė,

Djem tė bukur dhe tė arte,

Djem tė bukur dhe tė mėnēur,

Pėr historinė janė gjendur.

2.

Fterrė moj pika e besės,

Shkėmbi me mjaltė i bletės,

Pesė mehallat nė gryka,

Si pesė kupa tė florinjta.

Zallet nė varrenė e bardhė,

Kanė burime tė kristaltė,

Aty shpirti gjen shėrimet,

Aty dashuritė rriten,

3.

Tė gjithė vashat vitore,

Porsi hėnėza qiellore,

Nuse pėr tė nusėruar,

Viset pėr tė zbukuruar.

Vashėza trėndafilishte,

Yjeve u bėjnė zgjime,

E zgjuajnė yjet nga endrrat,

Nė trėndafil, i kthejnė ėndrrat.

Zemra djemve u rrėmbejnė,

Marrin dhe nė zogj i kthejnė,

4.

Fterrė moj si kupė argjendi,

Kush ėngjėll pranė tė ndėnji?

Mos ėshtė ėngjėll i miqsisė,

Qė flet gjuhėn e Perėndisė,

Qė flet gjuhėn e tėrė zogje,

Ndaj dhe Zoti zbret pėr shlodhje,

Kėtu i gjalli s’ka vdekje,

Dhe i vdekuri s’pranon tretje.

5.

Fterrė jastėk i poetit,

Syr’ i bukur karshi detit,

Tek ti s’mbaron vjershėrimi,

Se ka shtroje nė birbili.

Ndaj kėtu lista gjethojnė,

Edhe burrat flakėrojnė,

Kėtu gėrxhet gjerdanohen,

Kėtu mjegullat largohen,

Kėtu s’pranon  vendi hije,

Se syr’i Diellit bie.       

6.

Fterrė zemėr e miqsisė,

Ku ėshtė fjal’ e mėnēurisė,

Ku bie, e shfaq zambakun,

Ku kuvendimi shtron sharkun,

Urė e Labėrisė sė madhe,

Qė lidh detinė me male,

Lidh Bregun me Labėrinė,

Zemra kėrkon gjakėsiė,

Gjaku gjakut i jep dorėn,

Malet shkarkojnė dėborėn.

7.

Vendi, kėtu gjėn gjuhėn,

Kėtu, ku puth buza buzėn,

Kėtu loti bėhet kėngė,

Kėtu guri peshon rėndė,

Kėtu guri s’rrukulliset,

Por dhe shkėmbi nuk gremiset,

Se mali s’ka shkarė kurrė,

Kėtu nuk bie fėrtunė,

Se flitet gjuhė e shqipes,

Flamuri lart valavitet.

8.

Kėtu zogu pėrplas krahėt,

Kėtu vrapin, mbajnė valėt,

Kėtu shkembi, tė jep dorėn,

Kėtu mali tė ul  kokėn,

Kėtu erėrat vijnė e kthehen,

Kėtu vetė burimet dehen,

Kėtu zbardhon, bardhėsia,

Kėtu rri zgjuar liria,

Kėtu zbret e shlodhet  Dielli,

Kėtu e shtrin shpirtin  Qielli.

9.

Kėtu, dhėndurrė dhe nuse,

Mbjellin edhe mbledhin lule,

Kėtu  rrojnė qė tė gjithė,

Shkulin netė e mbjellin ditė.

Kėtu foshnjėn e rrit vesa,

Pleqėrinė e mban shpresa,

Kėtu bota e do botėn,

Kėtu djali do babanė,

Kėtu vėllai do vėllanė,

Nga motra kurrė s’janė ndarė.

10.

Kėtu dihet ē’ėshtė Atdheu,

Qė kur ishte Skėnderbeu,

Kėtu ėshtė shkolluar jeta ,

Kur Prizėren i lidh besa,

Kėtu u firmos me dorė,

Pėr Smajl Qemalin Vlorė,

Kėtu kėnga ishte marrė,

Qė kur ka lerė lab’ i parė,

Kėtu dhe dyfeku krisi,

Kur liria rrugėn nisi,

Kėtu pati dejrsė dhe punė,

Lulėzimi s’u tha kurrė,

Kėtu ish demokracia,

Qė kur ka qėnė Labėria.

11

Kėtu hėna i lan faqet,

Kur mėngjezi vjen dhe hapet,

Po tė ish Noli nė Fterrė,

S’do ta kish lėnė Atdhenė,

Se kėtu ra dhe trumpeta,

Kur dha kushtrimin Gjoleka.

12.

Kėtu  flet gjuha e zemrės,

Me fjalė tė ėmbėl tė kėngės,

Siē i flet dhe miku mikut,

Siē i flet trimi fisnikut,

Ky ėshtė zėr’ i bashkėsisė,

Dashuria e kombėsisė,

Kjo ėshtė jetė e jetuar,

E ardhmja e pambaruar,

Ndaj tė gjithė, tė gjithė tokė,

Gėzuar, o miq fterjotė,

Gėzuar pėr vit e mot!

                         

Fterrė, mė 28 gusht 2004.

Nr. 42 – dhjetor 2004

 


 

 

 

FALĖNDERIM PĖR FALĖNDERIMET

 

Nė radhė tė parė dėshiroj tė falendėro,j me gjithė shpirt, shumė e shumė fterjotė, tė cilėt dhe gojarisht, dhe ne telefon, apo nė forma tė tjera, pėr falėnderimet qė mė kanė dhėnė pėr librin “Ne tė lam po Ti s’na le, se Ti vjen ku vemi ne”,  i botuar para pak kohėsh dhe i promovuar nė Fterrė, kur u bė festa mė gusht 2004, dhe nė Tetor nė Tiranė me shokėt e miqtė e shumė viteve.

          Falenderoj shumė, gjithashtu, jo pak ēorrjotė, kuējotė, borshjotė, vranishnjotė dhe dhe shumė tė tjerė nga fshatra tė Bregdetit, Kurveleshit dhe Lumit tė Vlorės e gjetkė.

            Falėnderoj dhe gjithė shokėt e miqtė, tė cilėt, jo vetėm erdhėn nė promovimin e librit nė sallėn e Hotel “Dajtit”, por dhe pasi e kanė lexuar, shumė prej tyre, kanė telefonuar, kanė ofruar dhe kafe, kanė lėrkuar dhe bisedė rreth librit, e tė tjera, e tė tjera.

 Komplimentat kanė qėnė aq shumė e aq tė ēmuara, sa unė nuk e mendoja edhe nga lexues nga Shkodra, Kruja, Vlora, Tropoja etj.  Mė kanė marrė nė telefon dhe nga jashtė shtetit, duke kėrkuar dhe libra pėr vete a pwr miq tė tyre. Edhe nė Tiranė ka jo pak kėrkesa. Ka dhe fterjotė qė kanė ngelur pa marrė. Autori shumicėn dėrmuese tė tyre i fali. Vetėm nė ditėn e promovimit nė Tiranė u falėn 160 libra. Dhe tani aktualisht, mė vjen keq, por nuk mundem t’ua plotėsoj kėrkesat qė vazhdojnė tė bėhen. Bisedova nė shtypshkronjė pėr tė botuar njė tirazh tjetėr, por tani pėr tani nuk mundem.

Falėnderoj tė gjithė lexuesit dhe shokėt e miqtė pėr vlerėsimet qė kanė bėrė pėr kėtė Libėr tė ēmuar pėr vendlindjen. Besimin qė kanė shprehur shokėt e miqtė te pena ime, shpresoj qė edhe nė tė ardhmen ta justifikoj dhe me ndonjė botim tjetėr.

Do tė mundohem, qė me ēdo botim nė gazetė apo nė libėr, t’ju jap kėnaqėsinė e mundshme estetike. 

                                                                                                                Guro Zeneli.

 

Sqarim miqėsor

RRETH NDONJĖ “KEQKUPTIMI”

     

Ēdo “ngjajshmėri”apo figurė letrare, qė ėshtė pėrdorur nė kėtė ose atė shkrim, nė tregime apo nė shkrime tė tjera, nuk ka tė bėjė aspak me asnjė person konkret. Kur ka qėnė e nevojshme emrat janė vėnė. Nuk ėshtė as e dobishme qė dikush tė interpretojė me hamendje figurat letrara si emra personash apo ndonjė skicė apo tregim, sqaroj shpirtėrisht se nė asnjė shkrim madje do tė nėnvizoja se me asnjė fjalė tė shkruar nė 235 faqet e kėtij libri, nuk ka patur e nuk ka as paramendim e asnjė lloj keqdashje ndaj askujt qė ėshtė bėrė personazh i kėtij aose atij shkrimi.

                                   

Dėshiroj tė sqaroj se, pavarėsisht se nė kėtė libėr nuk bėhet asnjė kritikė me emėr personi, sado e vogėl qoftė, nė faqet e librit ngrihen probleme dhe jepen mesazhe pozitive pėr ato ēėshtje qė trajtohen nė faqet e kėtij libri, duke parė gjithėēka me sy tė mirė.

Sigurisht, pėr librin mund tė ketė dhe jam i bindur se dhe ka, mendime e vėrejtje tė ndryshme, mund tė ketė dhe ndonjė pasaktėsi apo pakėnaqėsi, se autori nuk ka marrė pėrsipėr tė bėjė histori, por tė bėjė letėrsi publicistike. Ka qėnė pikėrisht kjo arsyeja qė, autori nė epilogun e librit, faqe 234, kėrkon ndjesė ēdo lexuesi nė se me diēka a diku nė ndonjė faqe e  shqetėson qoftė dhe njė fije, duke nėnkuptuar kėtu dhe ndonjė qė thotė: “Pse s’mė ka lavdėruar dhe mua, apo pse s’ka shkruar pėr vėllanė apo babanė tim…”, problem i cili nuk ka qėnė asnjėherė qėllim mė vete.

Edhe nė se ndonjė fjalė nė ndonjė skicė, tregim, apo meditim shikohet me syrin e “vigjilentit” pėr tė “gėrmuar” e pėr tė pėrgojuar apo pėr tė pagėzuar se “me kėtė fjalė kuptohet ky” e “me atė fjalė kuptohet ai”, autori mendon se nuk ėshtė as mirė e as e nevojshme, tė flitet me hamėndje. Atje ku ka qėnė nevoja e krijimtarisė ėshtė vėnė emri dhe mbiemri, ndėrsa atje ku krijimtaria shtron kėtė ose atė problem, pėr mė tepėr gjinitė e pėrmendura qė janė krijimtari e mirėfilltė, kuptohet qė nuk ka as vend e as kuptim pėr tė krijuar keqkuptime e keqinterpretime.

Edhe nė ato shkrime apo krijimtari, ku ėshtė shkruar: “sipas bisedės me x apo y person, e vėrteta ėshtė se nga bashkėbiseduesi ėshtė marrė vetėm problemi apo ngjarja dhe jo krijimtaria e ndėrtuar pikėrisht mbi kėtė ose atė ngjarje, sepse krijimtaria ėshtė aftėsia dhe e drejta e autorit pėrkatės. Prandaj, dhe bashkėbiseduesi nuk ka pse tė marrė pėrsipėr, as vlerat e krijimit, ashtu siē nuk ka pse tė shqetėsohet as nga ndonjė keqkuptim apo hamendje e kėtij ose atij lexuesi.

Njėherazi, autori sqaron, se ēdo “ngjajshmėri”, figurė apo “simbol” i njohur nė jetė e nė letėrsinė legjendė, qė ėshtė pėrdorur nė kėtė ose atė shkrim, nuk ka tė bėjė aspak me asnjė person konkret tė asnjė kohe, qoftė dje, apo qoftė sot. Koinēidenca tė paramenduara nga autori nuk ka. Nė se dikush mendon ndryshe, kjo ėshtė e drejta e “mendjes” sė tij, sepse, ne fund tė fundit jemi nė kohen, kur njeriu ėshtė i lirė tė mendojė e tė shprehet ashtu siē dėshiron dhe ashtu siē e kupton.

E rėndėsishme ėshtė tė mos ecėsh pas hamendjeve e as pas koinēidencave tė rastit, kur ato nuk kanė tė bėjnė fare as me njerėz konkret e as me emra tė pėrveēėm, sqaroj shpirtėrisht se nė asnjė shkrim madje do tė nėnvizoja se me asnjė fjalė tė shkruar nė 235 faqet e kėtij libri, nuk ka patur e nuk ka as paramendim e asnjė lloj keqdashje ndaj askujt qė ėshtė bėrė personazh i kėtij aose atij shkrimi.

                                                                            Me respekt

                                                       Autori i librit “Ne tė lam, po Ti s’na le,…” 

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

 

 

Ē’KĖRKONTE QENANI NGA TĖ TJERĖT?

- Nga njė bisedė me Kimet Shkurtin nė Fterrė –

 

Kimeti na kujtoi Qenanin rastėsisht  nė njė bisedė tė lirė, i cili e vlerėsontėe Qenanin si njeri fare tė mirė pėr tė gjithė. Dhe vėrtetė, Qenani ishte njė burrė i qetė, qė fliste pak e nuk ngatėrronte njeri, i respektonte njerėzit dhe kishte tė njėtėn dėshirė, qė edhe tė tjerėt ta respektonin atė.

            - E di ē’mė ndodhi njė hėrė me Qenanin?- m’u drejtua nė bisedė Kimeti.

            - Sigurisht, jo,- ia ktheva.

            Dhe Kimeti nisi tė tregojė. Kisha nevojė pėr njė litar pėr kafshėn e dorės. I shkova Qenanit nė magazinėn e kooperativės.

            - Mė duhet njė litar,- iu luta. E paguaj sa tė bėn.

            - Ti e ke paguar,- m’u pėrgjegj.

            - Jo,-ia ktheva,- unė tani dua ta marr.

            - S’mė kuptove,- ma preu fjalėn. E ke paguar se ti mor djalė mė ke respektuar tėrė jetėn time, sa tė kam njohur. Mė flet. Mė pėrshėndet. Mė respekton. Dhe kur hyj nė klub mė ofron njė kafe apo dhe njė godė raki. Ndaj kėtė litar e ke nga unė. Ndaj tė thashė: Ti e ke paguar, se mė kė respektuar.

            Shpirtėrisht njeriu kur ėshtė fėmijė kėrkon mbėshtetje shpirtėrorė nga nėna e babai, nga njerėzit e shtėpisė, kėrkon atė qė shkruan Ēajupi.  Ē‘i rrit kalamajtė, ē’i rrit ēiliminjtė,/ Dashuri e Nėnės dhe pėrkėdhelitė. Kjo ėshtė mosha zero, apo mosha deri sa kapėrcen moshėn e adoleshencės. Madje dhe ligjėrisht pėr fėmijėn prindi pėrgjigjėt deri sa vete 18-20 vjeē. Ndėrsa nė moshėn e parė, 20-40, njeriu kėrkon tė bėhėt dikush, tė bėhet diēka dhe tė formojė familjen. Nė moshėn e dytė, 45-65 njeriu kėrkon tė punojė me shume dhe pėr tė mbajtur familjen, por dhe pėr tė dhėnė kontribut pėr shoqėrinė, pėr shtetin, pėr ekonominė apo pėr funksione tė tjera. Ndėrsa nė moshėn e tretė, mbi 65 vjeē, dėshiron respekt dhe mirėnjohje, pėr ato qė ka bėrė nė jetė. Kėtė e kėrkon kryesisht nga brezi i ri, nga ai brez qe nuk e njeh as jetėn e as veprimtarinė e tij dhe as kontributin qė ai mund tė ketė dhėnė pėr fshatin e krahinėn, pėr shoqėrinė e shtetin, apo nė fusha tė ndryshme tė jetės profesionale, si krijues shoqėror, letrar, artistik, apo shkencor e tjera, si njeri qė e ka jetuar jetėn qoftė dhe nė mėnyrėn e vet..  

            Ja, nė kėtė cikėl tė jetės, veēanėrisht mosha e tretė, njeriu kėrkon respekt e mirėnjohje nga tė tjerėt. Kėtė kerkonte dhe Qenani ynė nė Fterrė. Ashtu siē i respektonte ai tė tjerėt, ashtu dėshironte ta respektonin atė dhe tė therėt. Dy fjalė janė fjalėt mė tė ēmuara nė jetėn e njeriut: respekti dhe mirėnjohja, qė shprehen dhe nė fjalėt magjike: Faleminderit ! Mė fal ! apo forma tė tjera tė respektit dhe tė mirėnjohjes pė r tjetrin.

            Ja, kaq gjė kėrkonte Qenani ynė, qė jetoi thjeshtė e me nder me familjen e tij, me Hason aq tė mirė, qė rritėn dhe edukuan pesė djemtė e tyre shėmbullor nė punė e nė jetė.

Dhe kjo nuk ėshtė pak. Kjo ėshtė vlerė pėr ēdo njeri qė ka dhe ruan virtytin.

Vlerė ėshtė pėr cilindo njeri, qė shpreh nė forma tė ndryshme respekt dhe mirėnjohje pėr tė tjerėt.  

                                                                                                   Guro Zeneli.

Nr. 42 – dhjetor 2004

 

 

 

ATA QE DERGUAN URIME PER VITIN E RI 2005

 

 

Gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2005!

 

Eshte ky nje urim qe u drejtohet gjithe atyre qe mundesojne botimin e gazetes "Fterra jone", prinderve te mi Nako e Musa , motrave te mia,  Ermira, Marsela,  me familjet e tyre dhe  Rudina, si dhe vellait tim Besnik bashke me familjen e tij.

Uroj gjithashtu tė gjithe te afermit e mi, miqtė, shokėt dhe tė gjithėė fterjotėt kudo qė ndodhen.

Me respekt,

familja Ilir Shkurti

Montreal, Kanada 

 

 

GĖZUAR VITIN E RI 2005

Duke qėnė i larguar, familjarisht, me punė pranė Ambasadės sonė nė Prishtinė, shfrytėzoj rastin qė nėpėrmjet gazetės "Fterra jonė" tė uroj gėzuar pėr shumė vjet Vitin e Ri 2004.

- Prindėrve tė mi nė Tiranė.

- Motrave tė mia, lsės dhe Almės dhe, familjeve tė tyre nė Kanada.

- Xhaxhallarėve dhe dajove nė Tiranė.

- Kushėrinjve nė Kanada, Itali dhe SHBA.

- Gjithė bashkėfshatarėve kudo qė janė

Robert KORKUTI

Prishtinė

 

LEDIO KORKUTI

nga Toronto – Kanada,

i uron GĖZUAR "Fterra jonė"  e gjithė dashamirėsve tė saj

GĖZAUAR VITIN E RI 2005.

 

PĖRPARIM SHKURTI,

ju uron nga zemra Gėzuar e pėr shumė vjetn

Vitin e Ri 2005

tė gjithė fteriotėvė kudo qė janė, nė veēanti vėllezėrve

Bahriut, Rasimit, Imerit e Dafinės ju uron shėndet tė plotė.

 

 

 

Dante Dusha nga Bostoni

me familjen ju uron gjithe Fterjoteve kudo qe jane

Gezuar Vitin e Ri.

 

 

 

Enter supporting content here