ft22222222.gif

Nr.17 - dhjetor 1999

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikuj kryesore

percjellja.jpg
Nga percjellja e grupit Austriak

GJITHMONĖ E MĖ MIRĖ

Shekulli i ri po vjen. Ai po troket derė mė derė tek tė gjithė njerėzit e mirė tė botės, tek tė gjithė shqiptarėt dhe tek tė gjithė fteriotėt kudo qė janė. Ai kėrkon mirėsi, dashuri, ngrohtėsi,paqe e qetėsi, punė e pėrpjekje pėr njė jetė mė tė mirė.

Shekulli i ri kėrkon qė tė shikojmė pėrpara, tė shikojmė nga e ardhmja, tė shikojmė se si ta ndėrtojmė mė mirė jetėn, tė lėmė mėnjanė mėritė, armiqėsitė dhe tė rrisim dashurinė e vėllezėrinė me njėri-tjetrin.

Fteriotėt, nė traditėn e tyre, janė njerėz tė bashkuar e tė vėllazėruar, qė e shikojnė me orptimizėm tė ardhmen, duke pėrfshirė edhe ata qė dallgėt e jetės i kanė pėrplasur, e ndonjerin edhe rėndė. Edhe ata shohin nė fund njė rreze drite, qė u jep shpresė.

Disa gjėra tė mira i bėmė vitin qė po mbyllim, zhvilluam takime, piknikė, vajtje-ardhje, organizuam njė Kuvend, qė nuk e teproj ta quaj madhėshtor, mė 5 shtator nė Fterrėn tonė tė dashur, se ne e duam atė e ajo na do neve. Vitin qė vjen, tė parin vit tė shekullit tė ri, pėrsėri urojmė qė ta presim me mė shumė dashuri e respekt pėr njėri-tjetrin, mė shumė veprimtari tė bukura.

Qoftė i mbarė ky shekull pėr gjithė botėn, pėr gjithė shqiptarėt, pėr gjithė fteriotėt tanė nė mėmėdhe e kudo nėpėr botė!

Argon XHAMA

Nr.17 - dhjetor, 1999

 

klinton.jpg
Klinton Fatmir Mita

TONI I VOGĖL

Nuk kisha ndėrmėnd tė shkruaja pėr tė, por kur hyra tek dera e "Studio fotografike MITA", nė anė tė djathtė tė saj, mė tėrhoqėn vėmendjen vetėtimthi dy sy tė bukur - bojėqielli nė njė fytyrė tė shėndetėshmė, me buzė tė holla si rracė arjane. Pėrkula trupin pėrpara tij dhe iu luta ta puthja nė syrin e bukur. Ai as foli e as kundėrshtoi. Dhe unė e putha me gjithė shpirt nė faqen e pastėr si drita e nė fytyrėn e bukur si ėngjėll.

- Marshalla, i thashė dhe kokėn e tij e futa me ėmbėlsi midis dy duarve tė mia, duke e pyetur: Sa vjeē je?

Ndėrsa unė e pyeta, ai ngriti doēkėn e zemrės, drejtoi sytė te dora e tij, mbylli gishtin e madh dhe ngriti lart katėr gishtėrinjtė e tjerė, pėr tė mė thėnė se "jam katėr vjeē". E putha pėrsėri e pėrsėri, si tė puthja mbesėn time, Hekgėn e Gazmendit.

- Po emrin si e ke?

- Toni i vogėl, mė thonė, u pėrgjigj, por Klinton, ma ka vėnė gjyshi. Nė karrike rrinte si tė ishte mė i madh ndėr nė, tė katėr tė rritur.

- Po a ke motėr a vėlla?

- Motėr e vėlla jam vetė, u pėrgjigj, duke mė ngulur sytė nė sytė e mia e duke ngritur kokėn pėrpjetė.

-E kemi "Gjelin" e shtėpisė, sqaroi e ėma, Zamira. Edhe nė kpėsht ėshtė komadnant nė grupin e tij. Toni nuk njeh sėmundje nė trupin e tij, veē, siē thonė prindėrit e tij "kur e ēojmė nė kopėsht na vjen me kollė".

Nė shtėpi vėren shpesh fotografinė e stėrgjyshit tė tij, Shaqo Mitės, me mustaqet e tij tė mėdha e ne fytyrėn krenare, qė nuk u pėrul as pėrpara pushtuesit gjerman.

Toni i vogėl lindi para gati katėr vjetėsh nė matėernitetin e Tiranės, ku e pritėn duart e mjeke - Terezinės tė Sezaiut tonė, por u rrit nė dyqanin e "Studio Mita". Duke parė sytė e shndritėshėm e tė vėmendshėm tė Tonit, tė krijohet mendimi se profesionin e bukur tė fotografit, qė Babi Fatmir e trashėgoi nga i jati, Resuli, sigurisht nė nivel kameramani, ndofta Toni do ta trashėgojė mė shumė. Ėshtė brez i mirė, ai qė brezin e ri e bėn mė tė mirė se veten. Le tė bėjmė tė gjithė kėtė, se fėmija ėshtė gėzimi i familjes, bukuria e ripėrtėritja e jetės, e ardhmja e shoqėrisė. Fėmijėt janė dhe lezeti i ēdo gėzimi nė familje, aqė mė shumė nė festėn e Vitit tė Ri. Fėmijėt janė "mjalti i mjaltit" pėr gjyshėrit, janė dasshuria e veēantė e tyre. I tillė ėshtė edhe Toni i vogėl pėr gjysh-Resulin dhe gjyshen-Qibro.Por Toni ėshtė i dashur dhe pėr tė gjithė sa vijnė nė "Studion Mita", apo kalojnė nė rrugė para saj. Toni ėshtė djali i vetėm i Fatmirit dhe Zamirės, qė i janė futur ekonomisė sė tregut, dhe me vullnet, dhe me mirėsi.

Guro ZENELI

Nr.17 - dhjetor, 1999

untitle77.jpg

PĖR MELHEM KA NEVOJĖ ĒDO PLAGĖ

Sa herė vjen njė festė, aq mė tepėr kur vjen Viti i Ri, ēdo njeri me zemėr, pėr mė tepėr ēdo Nėnė e Babė, kujton tė mirat, po dhe hallet e jetės, duke bėrė, si tė thuash, bilancin e tė shkuarės e duke menduar me shpresėn e mirė pėr tė ardhmen. Dhe kur njeriu kujton hallet, i lėndohen dhe plagėt. Se plaga nė zemėr mbetet e pėrjetshme. Se shpirti i vrarė derdhet nė ligjėrime e vajtime. Kėshtu ka ndodhur dhe me zemrėm e Myrteza Brinjės.

E plagosur rėndė ėshtė zemra e tij. Ėsstė zemra e Babait-Myrte dhe zemra e Nėnės-Bajame pėr Valterin birin e tyre. Ndaj zemra e prindit vajton:

"Si u zhduk e se nga vate,

njė Allah ėshtė qė e di"

Dhe mė tej Myrtja shkruan:

"Zemra e shkretė mė dridhet,

me lotėt qė kam nė sy,

hallet qė na kanė zėnė,

skanė ilaē, as qetėsi"

Po pėr humbje tė tilla, qė siē thotė populli " as hasmit mos i ndodhshin",

nuk ka as fjalė e as ngushėllim. Ndaj, dhe unė, dhe shumė fteriotė, e kemi takuar, e kemi pėrqafuar me dhėmbje Myrtezain tonė tė mirė, por goja na ėshtė mbyllur, dhėmbėt na janė shtėrnguar dhe gjuha na ėshtė lidhur, e ska folur dot. Veē gjoksi na ka dhėmbur. Dhe me vete kemi thėnė: NdoftaNdofta ka dhe ndonjė shpresė. Babai dhe nėna deri sa nuk e kanė parė me sy djalin e humbur, sikur ua do zemra tė mos e besojnė, sikur diku jeton njė rreze shprese. Se ēdo vdekje e lė njė shėnjė. Thonė se dhe deti nuk e mban tė vdekurin brenda.

Mirėpo Valteri i Myrtezait e Bajames ka lėnė vetėm njė pikėllim tė thellė. Dhe zemra e Myrtes ka dhe hallin se:

"Mamaja tė qa me ligje,

Ku tė kam djalė-xhani?

U hodhe nė det me dallgė,

Dole a sdole se di!?

Por zemra e Mirtes vajton dhe pėr mbesėn, Lolėn, qė vajti nė Itali dhe qė

" Ngado qė vemi e shkojmė,

nuk na del ajo lloi,

O vjazė, si e dhe xhanė,

mos pate njė porosi?!

Pėr nėnėn e pėr babanė,/ qė mbetėn mė lotė nė sy.

Pikėllimi i Myrtes tonė nuk paska kufi. Zemra e tij ėshtė bėrė me shumė plagė tė pashėrueshme, ku njėra lėndon tjetrėn. Se nuk mjaftoi Valteri - Biri i tij. Nuk mjaftoi as Lola - bija e vėllait, Ēumanit! Tragjedi tjetėr hyri nė atė vėllezėri, kur Sokoli i Dinos nė Borsh, u vra nė gjueti. Ndaj zemra e Myrtes vazhdon tė kullojė ngashėri dhe pėr katėr motrat e Sokolit tė vrarė, kur vajton:

Vėlla-xhani, ku tė kemi?

Si tė durojmė pėr ty?

Katėr motra qajnė vėllanė

Me lot e me ngashėri.

Dhe mė tej zemra e Myrtes 70-vjeēar ulėrin brenda krahėrorit tė Myrtes sė dhėmshur, kur thotė:

Ngado vemi, ngado shkojmė,

Jemi veshur nė tė zi,

Zemra jonė kullon serė,

Nė Brinjaj, nė tri shtėpi.

Dhe unė, nisur dhe nga dhėmbja qė kanė jo pak familje tė tjera fteriote, shkrova i nxitur nga vargjet e Myrtes kėtė skicė, me dėshirėn e mirė e mendimin shpirtėror se mund tė shėrbejė si melhem pėr ēdo zemėr tė pikėlluar, se pėr melhem ka nevojė ēdo plagė.

Plagė tė rėndė ka marrė para pak ditėsh dhe zemra e Ballkėzit nė Vlorė pėr humbjen e jetės sė djalit tė saj tė vetėm, Bujarit 42 vjeēar .Plagė tė rėndė morėn tri motrat e tij. Plagė tė rėndė morėn Brahajt. Por dhėmbje ndjen dhe fterioti, dhėmbje ndjen edhe shoqėria e miqėsia, madje dhe tėrė sporti shqiptar.

Por ja qė :

" Ja dhanė gurit, e u ēa;

ia dhanė lumit, e u tha;

ia dhanė njeriut - e duroi."

Guro ZENELI

Nr.17 - dhjetor, 1999

jakupmato.jpg
Prof.Dr. Jakup Mato

 

FTERRA NĖ KĖNGĖT POPULLORE

Ėshtė vėshtirė tutregosh bashkė-fshatarėve pėr kėngėn popullore tė fshatit dhe aq mė tepėr po tė ballafaqohesh me tėrėsinė e atyre qė dinė fteriotėt.

Megjithėkėtė unė e prita me dėshirė propozimin qė mu bė pėr tė shkruar mbi folklorin e fshatit, se me tė jam ushqyer qė fėmijė, mė ka shoqėruar tėrė jetėn, mė ka nxitur respektin pėr fjalėn poetike.Gjithashtu ky shkrim do tė nxiste tė mbledhim e tė ruajmė mė me kujdes krijimtarinė popullore nė fshatin tonė..

Po tė kujtonim kėngėt e shumta qė kemi dėgjuar nė dasma e festa, do tė shihnim se populli, si njė kronikan i kujdesshėm ka pėrshkruar luftėra e pėrpjekje pėr liri, gėzime e fatkeqėsi, tabllo tė heroizmit e tė punės, qė vijnė deri nga lashtėsitė si fragmente tė njė historie tė tėrė.

Kur flasim pėr kėngėn popullore tė fshatit tonė, nuk mund tė shqyrtojmė vetėm ato kėngė qė pėrmendėn ngjarje nga fshati ynė apo qė njihen si tė krijara nė kėtė trevė. Kėnga popullore ėshtė si zogu. Ajo fluturon dhe ēdo fshat e quan si pronė tė vetėn. A nuk janė po kėngė tė fshatit tonė ato vargje drithėronjėse qė kemi dėgjuar pėr fatkeqėsitė e gjyshėrve tanė, kur kėndohej :

"Gratė e Kurveleshit shkojnė pėr nė Vlorė,

qaj moj Shqipėri, ulėr moj e gjorė,

I pėrzuri greku me foshnjė nė dorė"

Kur kėndohet: "Bregu krye ngriti", apo: "Grykė e Kuēit, grykė e keqe, 1300 dyfeqe, i mban Gjoleka me vete", ose kur nė Lumin e Vlorės kėndohet " Ēu derdhė lebrit nėpėr brinja, prina breshkaqėni prina"; nė tė gjitha kėto kėngė ishte edhe fterioti, qė luftonte pėr liri, pėr flamur, pėr Atdhe.

Nė kėngėt popullore tė Fterrės vendin e parė e kanė zėnė ato qė i kėndojnė luftės pėr liri dhe Atdheut.

Kuē, Kallarat e Bolenė

dhe Ēorraj e Borsh e Fterrė

niviciot derė mė derė

me njė mulla Lazo Fterrė

kėrcyen nė Tepelenė,

(kėngė pėr luftėn kundėr tanzimatit)

E njėjta ide pėrmendet nė njė kėngė tjetėr, qė siē duket i pėrket 1878-tės:

Kuē, Kallrat e Bolenė,

Fterrė e Ēorraj kufi,

gra e burra gjithė ēqenė

u mblodhėn e bėnė benė

se do vdesim pėr liri.

Ja dhe disa vargje tė tjera:

Tė enjten e tė xhumanė

Aga bej a paē belanė,

djemtė e Shqipėrisė u vranė.

Islam Fterra nė sulm tė parė

e mori plumbi nė ballė,

bashkė me Idriz Zhulanė.

Nė kėrto pak vargje del dhe kontributi i fteriotėve pėrkrah gjithė fshatrave pėr rreth. Nė kėto del qartė dhe ndjenja e unitetit e respektit pėr njėri-tjetrin. Po tė futesh nė kėngėt si ato tė Isuf Avrecit, Xheladin Shkurtit, Shaqo Mitės, Tahsin Elezit e tė tjerė, vėren lidhjen tė ngushtė midis fateve tė fshatit me fatet e atdheut.

Njė pėrmbajtje tė pasur nė ideale e nė mesazhe, kanė kėngėt e Luftės Nacionalēlirimitare, krijuar nga poetėt popullorė tė fshatit tonė pėr trimėrinė e pėr heroizmin e dėshmorėve si: " Nė postbllok u hap zjarri, kush u hodh nė luftė i pari, djali i vogėl i Jasharit, Fuati, petrit i malit". Ideali i lirisė shprehet nė vjershat e Hiqmet Dushės, si nė: "Lamtumirė, o Shkėmb i Kuq, Shqipėri"; "Lamturmirė, o fushė e male, ti burim". "Kėtė zgjedhė kaq tė rėndė, si e duron", "tė hidhen tė gjithė nė luftė pėr liri".

Nė disa botime njihen njė varg kėngėsh tė krijuara nė Fterrė deri nė vitet 90 qė i kėndojnė luftės,ndėrtimit, kulturės e diturisė. "Unė punoj pėr shoqėrinė, dhe ajo punon pėr mua", kėndonte T.Elezi. Nė to flitet pėr unitetin, pėr lidhjet e reja midis fshatit e qytetit, pėr luftėn kundėr zakoneve tė vjetra prapanike. Nė njė kėngė thuhet: "vini re, or vini re; tė vendosur jemi ne; pėr liri e pėr atdhe".Nė njė numėr kėngėsh mund tė dallosh psikologjinė e re e tė pėrparuar.

Nė kėngėt e Fterrės e tė krahinės i kėndohet Gjolekės, por edhe Laze Fterrės (apo Lazo Kofinės), njėrit prej ndihmėsve tė Gjolekės, qė ishte jo vetėm shkronjės i tij, por edhe bashkėluftėtarr "pallėvetėtima", qė nė krye tė disa trimave do ti dėgjohet emri nė Kurvelesh e Tepelenė, ku jepen edhe tiparet e tij morale: "O more Lazo Kofina, pse spranove grada e sqima, plot me arna tu mbush linja".

I kėndohet me dhėmbje Islam Fterrės (Gjonika), qė "ra nė sulm tė parė", si trim i rrallė. Me shpatė e dufek luftojnė tė tjerė: " Nė Ēukė Mustafa Fterrė, Xhaferi (Shehu) me tė tjerė, pesė a gjashtė andartė i theri". Nė romanin "Vrasja e tradhėtisė ", pėr njė fteriot shkruhet qė ka shkuar deri nė Shkodėr nė luftė kundėr shovenistėve serbė. Nė gazetėn e Vlorės mė 1920 shkruhet pėr trimėrinė e Mene Zhupes, qė " edhe burrat i turpėroi". Vjersha popullore hedh dritė mbi njė varg ngjarjesh e heronjsh, qė i kapėrcejnė kufijtė e fshatit, bile dhe tė zonės.

Nė njė varg krijimesh popullore u kėndohet edhe heronjve tė tjerė tė tė gjithė vendit, si Ismail Qemalit, Abdyl Frashėrit, Mustafa Matohitit, Memo Metos.

Pėrmes kėngės popullore dallon dhe strukturėn shpirtėrore dhe cilėsitė qė vihen re nė gratė e vajzat qė morėn pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare "Vajzat e popullit ēu ngrenė,/ si djeltė e bėnė ēepenė,/ hodhėn supeve dufeknė", ose "Jemi nėna shqipėtare,/ pra sna erdhi fare rėndė,/ nuk qamė pėr djemtė fare,/ derdhėn gjak e hodhė rrėnjė".Nė Fterrė nėna e dėshmorit do tė pėrshkruhet me tone madhore nga populli e nė mėnyrė tė veēantė nė poezinė e Memo Metos, ku ajo pėrshkruhet si njė "spartane" qė jep kushtrimin, qė pėr ngushėllim tek mua mos nxitoni," se si djalin tim Fuatin kėtė herė,/ fashizmi do tė na vrasė dhe tė tjerė". Nė kėngėt e fshatit tonė del qartė bota e pasur shpirtėrore e nėnės fteriote.

Kėngėt e kėnduara, apo tė njohura si tė krijuara nė Fterrė, kanė njė shtrirje te gjerė nė kohė e nė hapėsirė. Ngjarjet qė ato pėrshkruajnė zhvillohen qė nė Stamboll, Berlin e nė Ėashington, nė Moskė e Paris, e kudo ku bėhen kevende pėr Shqipėrinė.

Nė kėngėt popullore ngjarjet lėvizin me njė dinamikė tė madhe, nė Jugė e nė Veri, nė "Argjri" e nė Kosovė, nė Janinė e nė Shkodėr. Nė to i qahet halli edhe popullit italian edhe atij grek. Populli me humor vė nė lojė perandorė e mbretėr, Hitlerin e Duēen.

Edhe kur kėndon pėr hallet, pėr plagėn e rėndė tė kurbetit, "garipat" qė janė "nė tė madh siklet", dhe padrejtėsitė, nuk vėrejmė pesimizėm, por herė revoltė e herė humor. Diku betohen dhe premtojnė tė mbajnė benė, ":Kush ta kthejė le ta therė, / ne nuk japim xhelepenė, "Dauti qė pati mjaltė, / Ju kthe djali mė tė prapė./ Harizi qė spati mjaltė, i vate djali nė Artė".

Nė kėngėt e popullit nuk ka fjalė tė mėdha, por figura plot dritė, me fjalė tė thjeshta me ngarkesė emocionale. Edhe nė Fterrė ka njė pėrvojė tė pasur tė krijuesve popullorė.Nė fshatin tonė janė shquar disa kėngėtarė tė talentuar tė kohėve tė kaluara dhe tė kohės sonė, si Isuf Avreci, Xheladin Shkurti, Shaqo Mita, Mustafa Mehmeti, Ile Zeneli, Tahsin Elezi etj. Nė Fterrė bien nė sy njė mori krijimesh e njė frymė e pėrgjithshme krijuese, njė aftėsi e bukur pėr tė kapur tė bukurėn nė jetė, pėr tė shprehur jetėn nė kėngė.

Nė vitet e fundit jane shquar veēanėrisht vjershėtori popullor Teno Lona, si dhe kėngėtari Hasan Mehmeti, vjershėtori i ri Tomorr Avreci e jo pak tė tjerė, tė njohur nga gjithė fteriotėt. Nė Fterrė ka jo pak krijues me humor popullor. Mund tė themi pa e tepruar se nė ēdo dasėm qė bėhet ngrihen kėngė gėzimi e bėhet jo pak humor me kėngė. Edhe nė ēdo fatkeqėsi tė rėndė qė ndodh, vajtohet me ligje e ligjėrime nga jo pak gra, qė u dridhet zemra nga pikėllimi.

Nė pėrfundim dua tė theksoj se krijimtaria nė Fterrėn tonė mishėron artistikisht ideale tė mėdha, frymėzon pėrparim e zhvillim. Prandaj ne na bie pėr detyrė ta njohim, ta mbledhim, ta pasurojmė e tė mėsojmė prej krijimit popullor.

As.Prof.Dr. Jakup MATO

Nr.17 - dhjetor, 1999

shefkimita.jpg
Shefki Mita

SHEFKI MITA - INTELEKTUALI YNĖ

Mė 1 janar 1915 nė familjen e xha Hasanit, qė si shumė fteriotė tė tjerė luftonte me jetėn e vėshtirėsitė ekonomike, lindi djali i dytė pas Arifit dhe para Surjait - Shefkiu. Bashkė me qumėshtin e nėnė Xhekos iu kultivua dhe dashuria pėr tė mėsuar, pėr tė lexuar, pėr tė vazhduar shkollėn, pėr tu bėrė mėsues. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė fshatin e lindjes, ju shtua zelli pėr tė ecur nė rrugėn e dijes. Me nxitjen dhe tė disa fteriotėve tė tjerė qė vazhduan kėtė shkollė, me konkurs fitoi tė drejtėn pėr tė vazhduar shkollėn Normale tė Elbasanit, tė cilėn e mbaroi me sukses nė vitin 1939.

Nga viti 1939 deri nė vitin 1943 punoi arsimtar nė Gusmar tė Kurveleshit dhe nė Borsh. Tė thjeshtė e gojėėmbėl, tė dashur e tė ndershėm, tė drejtė e punėtor, tė apasionuar pas violinės e mbajnė mend ish-nxėnėsit nė Gusmar e Borsh.

Me fillimin e Luftės Nacionalēlirimtare kundėr okupatorėve fashistė, Shefkiu mori pjesė aktive nė tė. Bashkė me intelektualėt e tjerė fteriotė, tė drejtuar nga Hiqmet Dusha, u aktivizua nė ēetėn territoriale tė fshatit dhe nė kėshillin nacionalēlirimtar, duke dhenė kontributin e tij.

Gjendja ekonomike nė familjen e tij (kishte nėnėn, gruan dhe dy fėmijė), e detyroi nė gjysmėn e dytė tė vitit 1943 tė vinte nė Tiranė pėr tė siguruar trajtimin ekonomik tė familjes.

Ishte i apasionuar pėr gjuhė tė huaja. Nė kėtė kohė dinte italishten, anglishten dhe fliste greqisht. Gjatė qėndrimit nė Tiranė, nė gusht 1944, me ndihmėn e disa miqve tė tij, siguroi njė bursė pėr Austri nė fakultetin e inxhinierisė navale nė qytetin e Salzburgut. Studimet i mbaroi me rezultate tė shkėlqyera, duke pėrfituar pėrveē profesionit edhe gjuhėn gjermane.

Nė vitin 1948-1949, pėrmes vėshtirėsish, arriti si emigrant nė botėn e ėndėrruar prej tij, nė SHBA, nė Baltimor. Duke ju nėnėshtruar konditave tė reja ekonomike pėr tė siguruar shpenzimet e jetesės, bėri punė tė rastit dhe kreu studimet e larta pėr gjuhė angleze. Duke dhenė mėsim gjuhėn gjermane dhe angleze nė shkollė tė mesme, vazhdoi studimet pėr doktoratė pėr gjuhė tė huaja.

Nė vitin 1972 fitoi titullin Doktor dhe nė pas Profesor. Nė gazetėn "Neė York Times" shkruhet " Mister SHEFKI MITA merr titullin Doktor Profesor pėr gjuhė tė huaja". Shefkiu tashmė zotėronte shtatė gjuhė tė huaja. Nė kėtė periudhė botoi edhe njė libėr pėr gramatikėn shqipe. Nė vitin 1975 bėri shumė pėrpjekje nėpėrmjet ambasadės sonė pėr tu kthyer nė atdhe, ku kishte lėnė Hanon dhe dy djemtė e tij tė dashur, Dragushin dhe Sherin. Sėmundja e papritur nuk e la tė realizonte gėzimin e tij pėr tė ardhė pranė njerėzve tė dashur. Nga njė sėmundje e papritur u nda nga jeta nė vitin 1979 nė Filadelfia.

Fteriotėt kanė marrė vlera nga vlera e Fterrės sonė, gjithmonė me emėr tė mirė, por njėherazi edhe fteriotėt i kanė dhėnė vlera Fterrės, madje i kanė dhėnė vlera edhe krahinės e deri nė nivel kombėtar. I tillė ishte edhe Shefkiu, njė bir i Fterrės me kulturė tė gjerė , prandaj dhe fteriotėt e kujtojnė me respekt nė kėtė 20- vjetor tė vdekjes sė tij.

Dilaver SHKURTI

Vehap BEZHANI

Nr.17 - dhjetor, 1999

 

M B R E S A   U D H Ė T I M I

Mė 23 tetor 1999, nė Nju-Jork tė SHBA, me nismėn dhe sponsorizimin e Kompanisė botuese Gjonlekaj, u organizua simpoziumi kushtuar 70 - vjetorit tė vdekjes sė At Shtjefėn Konstandin Gjeēovit, vrarė nga shivenistėt serbė.

Nė kėtė simpozium morėn pjesė bashkėatdhetarė tė diasporės nė Amerikė, si dhe studiues-albanologė amerikanė, japonezė, anglezė dhe tre veta nga Shqipėria, ku bėja pjesė edhe unė. Ligjėratat ishin tė larmishme: nga At Zef Pllumi : "At Gjeēovi pėr fe e pėr atdhe"; prof. Leonard Fox; " Njė vėshtrim arketipik i Kanunit"; Kathlen Imhelz; " Tradita e lartė ligjore e Shqipėrisė"; Kazuhiko Iamamto : " Struktura etike e Kanunit"; Antonia Young:

" Zgjidhja e konfliktit dhe Kanuni"; Pal Doēi : " Puna e Gjeēovit pėr pasqyrimin e Kanunit tė Lekė Dukagjinit nė Mirditė"; Agron Alibali : " Ligjet zakonore dhe ēėshjtja e pronėsisė nė Shqipėri"; Anton Cefas: " Psikologjia etnike e nderit nė Kanunin e Lekė Dukagjinit",. Nė ligjėratėn time fola pėr vėshtrimin historiko-juridik tė veprės sė Gjeēovit - Kanunin e Lekė Dukagjinit. Tė gjitha ligjėratat ,qė vunė nė dukje meritat e mėdha para kombit e kulturės popullore tė Gjeēovit , u pritėn me interesim tė madh. Pėr simpoziumin folėn "Zėri i Amerikės", radio-televizioni "Malėsia", gazeta "Iliria", e mjete tė tjera tė informacionit.

Atdhetari e organizatori i simpoziumit, z. Gjek Gjonlekaj, dhe bashkėatdhetarėt e tjerė na rezervuan njė pritje vėllazėrore e miqėsore. Ata na krijuan mundėsi tė njihemi me mrekullitė amerikane, me ndėrtimet nė qytetin e Nju-Jorkut, me objektet kulturore e social- ekonomike tė rėndėsishme tė tij, tė informoheshim pėr pėrparimet e mėdha nė tė gjitha fushat e shoqėrisė amerikane. Pas kėtyre njeriu e ndjen vehten sikur ndodhet nė njė planet tjetėr shumė tė pėrparuar, i cili ka vėnė nė themel tė jetės sė tij punėn, individin, liritė dhe tė drejtat e tij themelore.

Njė suprizė e kėndėshme pėr mua ishte takimi, nė darkėn pas simpoziumit, me znj. Kostanca Fterra, e cila para njė muaji kishte ardhė nė Fterrė, pėr tė plotėsuar amanetin e bashkėshortit tė saj Fiqret Fterra, qė ti hidhte hirin e eshtrave tė tij nė detin afėr Fterrės. Porsa ajo mėsoi se unė jam nga Fterra, u shpjegoi pjesėmarrėsve nė tavolinė, nga Amerika, Japonia, Anglia etj., pėr vizitėn nė Fterrė dhe shprehu fjalėt mė tė mira pėr mikėpritjen ė fteriotėve. Unė dėgjova me krenari tė ligjėshme pėrshtypjet e saj shumė tė mira pėr Fterrėn tonė tė dashur dhe u ndamė miqėsisht me tė.

U larguam nga Nju-Jorku me pėrshtypjet mė tė mira dhe admirim tė thellė pėr popullin amerikan e respekt pėr diasporėn shqiptare. Ėshtė fat i madh pėr vendin e popullin tonė qė ka njė mik tė vėrtetė e tė sinqertė - Amerikėn, e cila dha njė kontribut tė shquar pėr tė shpėtuar vėllezėrit tanė kosovarė nga barbarizmat serbe, dhe qė ndihmon fuqimisht Shqipėrinė pėr konsolidimin e demokracisė, tė mirėqėnies e tė pėrparimit shoqėror.

Prof.Dr. Ismet ELEZI

Nr.17 - dhjetor, 1999

ilmo.jpg
Ilmo Hajdini (Mehmeti)

" NĖNĖ FTERIOTIA"

Derėn e mbante hapur pėr miqtė,

por dhe nagantėn nė brez e kishte, se ishin kohė tė vėshtira

Pėrpara portės sė shtėpisė tė dalin pėrpara syve dy pllaka mermeri. Ato janė shenja tė historisė pėr ngjarje trimė-rie, tregues tė shpirtit trimėror e bujar tė njė gruaje, qė qerpikėt e syrit nuk i mbylli, as pėrpara pushtuesit. Fshati dhe zona e thirri me emrin "Nėnė fteriotia". Ilmo e quanin, por nėnė i thanė. Mehmeti e kishte mbiemrin, ose Hajdini nga familja ku u martua nė Kalasė, por " Fteriotia" e mbiemruan.

Dhe jo mė kot. Ilmoja shtėpisė sė Hajdine nė Kalasė ia shtoi bujarinė. Mikėpritjen e vuri nė qoshe, jo vetėm pėr bashkėfshatarėt e njerėzit e krahinės, por edhe pėr trimat e luftės pėr liri e demokraci. Ishte viti 1942. Shtėpia e saj atėhere ishte njė si haur, por sipėrfaqja bėhej e madhe kur hynin brenda trimat e luftės, kur vinte Avdul Hakiu, Mustafa Matohiti, Veledin Zeka, Bexhet Mema, Mitro Xhani figura tė njohura tė kėsaj ane. Shtėpia e "Nėnė fteriotes" u bė bazė e tyre. Nė kėtė shtėpi u krijua kėshilli i fshatit Kalasė mė 15 dhjetor 1942. Nė shembullin e saj ecėn edhe pesė shtėpitė e tjera rreth saj. Puna e "Nėnės fteriote" u bė e njohur nė Rrėzomė e nė Kurvelesh, sepse ajo sdonte tia dinte se ēfarė ishte vdekja. E priti nė shtėpinė e saj tėrė ēetėn "Hajredin Tremishti". Nė janar 1943 Kalasa e zgjodhi Nėnė fterioten" kryetare tė gruas sė fshatit. Rreth saj u mblodhėn disa gra kalasiote, tė cilat me duart e tyre thurėn bluza e ēorape pėr partizanėt qė luftuan pėr lirinė e vatanit. Ndihmat pėr luftėn qenė tė gjithanshme. Veprimtaria e "Nėnė fteriotes" u bė e njohur. Te "Nėnė fteriotia" u vendosėn dhe forcat e grupit tė parė, qė i printe Mehmet Dusha. Kur pushtuesit e kolaboracinistėt e arrestuan kėtė Nėnė sė bashku me dy vajza tė reja, Elifenė (Alidhima) e Zemon (Hajdini), djemtė e Kalasės u dolėn pėr zot, asaj qė e thėrrisnin "Nėnė fteriotia" dhe bijave tė fshatit.

Kanė kaluar vite. "Nėnė Fteriotes" shpirti i ka vajtur nė xhenet (parajsė), por respekti pėr emrin e punėn e saj ruhen dhe nė Kalasė ku kaloi shumicėn e jetės, dhe nė Fterrė ku lindi e jetoi rininė e saj tė hershme.

Nė Kalasė janė tė njohura vargjet :

Nėnė Ilmo tė kujtojmė,

tė kujtojmė e stė harrojmė.

Tė kujtojme cilėsitė,

trimėrinė e zgjuarsinė,

Ti ishe njė sokoleshė,

nagantėn mbaje nė brez,

luftove si trimėreshė,

ndaj ti rron e nuk po vdes

Eqerem QOKU

Veteran, Kalasė

Nr.17 - dhjetor, 1999

Enter supporting content here