ft22222222.gif

Nr. 40 - gusht 2004

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

PROGRESI HISTORIK I FTERRĖS SONĖ

 

Tė bėsh progres do tė thotė tė bėsh pėrpara, tė kalosh nė mėnyrė graduale nga e vjetra ne tė renė, tė ngjitesh shkallė-shkallė nga niveli i ulėt nė njė nivel mė tė lartė, do tė thotė tė mėnjanosh tė vjetrėn e tė pėrkrahėsh tė renė, tė mohosh regresin e tė mbėshtetėsh progresin qė ēon  pėrpara liritė e tė drejtat natyrore e shoqėrore tė njeriut dhe, njėherazi, tė ndikosh e tė kontribuosh nė  civilizimin e shoqėrisė nė tė cilėn jeton. Dhe ky progres duket nė nivelin e vetėdijes vetiake e shoqėrore, nė aftėsitė psiqike, nė mėnēurinė popullore e nė dijen intelektuale, nė zhvillimin arsimor e kulturor, nė vetite etiko-morale, nė zhvillimin e pergjithshėm mendor.

            Parė me kėtė sy, Fterra jonė, nė pėrshtatje me kohėn, ka ditur dhe tė kuptojė, por dhe t’i pėrgjigjet kohės, duke bėrė progesin gradual tė mundshėm tė saj, brenda kuadrit tė  krahinės Kurvelesh-Bregdet dhe brenda kuadrit tė pėrgjithshėm, duke qėnė e parė me tė parėt.

            Fterra jonė pėrmendet pėr herė tė parė, e shkruar nė “Defterin turk”, mė 1431, me emrin “Efteran”, me  12 hane dhe dokumentin e dytė, pas 152 vjetėsh, mė 1583, me 60 hane-shtėpi, ku vetėm 9 kryefamiljarė fterjotė ishin konvertuar nė muslimanė, kur Kuēi rregjistronte 41 hane, Ēorraj 44 dhe Borshi 75, nė tė cilat tė gjitha familjet ishin tė krishtera. Emri i Fterrės na del dhe nė njė vjershė popullore, nė luftėn pėr liri kundėr ushtrisė turke, komanduar nga sulltan Sulejman Kakoniu, qė erdhi nė nahijen e Himarės, mė 1537, kur Maro Kondia, “ Bijė Fterre, Nuse Ēorraj”, qė i pėrket krenarisė sė dy fshatrave tona, Fterrė e Ēorraj, hyri nė ndėrgjegjen shqiptare si legjendė nė histori. Fterra del pėrsėri nė skenėn e dokumentave, rreth 240 vjet mė vonė, nė kohėn e Tanzimatit, kur nė Kurvelesh u thurėn vargjet me pyetjen: Kush e bėri gurgulenė ?. Dhe vjen pėrgjigja: “Kuē, Kallarat e Bolenė,/ Me njė Mulla Lazo Fterrė”.

 Edhe nė periudhėn e Rilindjes Kombtare, Fterra bėhet e njohur me bijtė e saj, qė shquhen nė Stamboll edhe pėr hoxhė, edhe pėr kadi apo nėpunėsira, por pėrherė me veprimtari atdhetare. Pėr kėtė flet dhe viti 1878 nė luftėn e Lėkurėsit, kur: Islam Fterra armė-larė, / U vra nė uxhum tė parė./

Fterra ka dashur progresin, ka ėndėrruar  pėr liri e demokraci. Prandaj dhe i ėshtė pėrgjigjur ēdo momenti historik, siē iu pėrgjigj dhe pėrpjekjeve pėr pavarėsi mė 1912, luftės pėr vatanin mė 1913-1914, pjesėmarrjes nė Luftėn e Vlorės mė 1920 me 48 burra nė Ēetėn e Fterrės mė komandant Xhafer Shehun, ashtu siē iu pėrgjigj dhe pjesėmarrjes sė saj masive me 45 partizanė nė Luftėn Antifashiste Nēl.me komisarin e Fterrės, Hiqmet Dushėn, ashtu siē pėrqafoi dhe demokracinė mė 1990-1991.   

Nė progresin e Fterrės ka ndikuar ndjeshėm dhe lėvizja e fterjotėve, edhe  “kurbet” nė shekullin e 19-tė, edhe nėpėr Shqipėri, qė u bė i ndjeshėm nė vitet 1920-’40-tė, dhe akoma mė shumė nė periudhėn e viteve 1950-2000. Si rezultat i kėsaj lėvizje, tashmė, vetėm nė Tiranė janė 190 familje fterjote-tiranase, Sarandė mbi 70, Vlorė mbi 40, Durrės 16, ndėrsa nė Greqi mbi 60, dhe nė Itali, SHBA e Kanada mbi 50 familje fterjote, pėrveē jo pak tė tjerė djem e vajza, disa prej tė cilėve jane pranuar dhe nėnshtetas tė Amerikės apo Kanadasė. Ndėrsa nė Fterrėn tonė, aktualisht janė 53 familje me mbi 150 banorė, tė cilėt mbajnė gjallė Fterrėn dhe na nxisin tė vijmė kėtu herė pas here. Pra, sipas tė dhėnave qė disponojmė rezulton qė jashtė Fterrės nėpėr Shqipėri janė 362 familje, ndėrsa jashtė Shqipėrisė janė 120 familje. Sipas kėtij studimi, del se tashmė jemi rreth 2350 fterjotė, pa llogaritur dot moshėn fėminore.

Fterra jonė, brėnda  kushteve tė kohės, ka bėrė progres edhe nė mėnyrėn e jetesės, edhe nė emancipimin e gruas fterjote, duke lėnė pas tė vjetrėn e duke pėrqafuar tė renė,  edhe pėr edukimin dhe arsimimin e fėmijėve, dhe pėr civilizimin qytetar tė komunitetit fterjot, ndryshe nga ēka ndodhur nė bujqėsi e blegtori, qė shkoi drejt rėnies, si pasojė e eliminimit  tė pronės private, duke mohuar inisiativėn e lirė tė individit, qė tashmė ka filluar tė zhvillohet normalisht.  

 Njėherazi ky progres duket dhe nė zhvillimin ekonomik nė njė nivel tė pranueshėm pėr tė  pėrballuar jetėn, duke u bazuar nė njė ekonomi tė pėrzier, pak nga tė gjitha prodhimet blegtorale e bujqėsore, deri te rritja e bletės, por me pak shkėmbim nė natyrė e me tregti tė vogėl. Sigurisht, jeta ka qėnė dhe ėshtė e vėshtirė, por brenda kushteve tė kohės, Fterra ka bėrė njė jetė tė qetė me psikologjinė e fshatarit qė kėnaqet me pak, por ama, pa njohur historikisht: as vjedhje, as vrasje e as hasmėri, as brenda Fterrės e as me fqinjėt. Kėtu nuk ka patur as lypės e as hyzmeqarė te njėri-tjetri, si nė gjithė zonėn Kurvelesh-Bregdet, ku pėrherė kanė qėnė fshatra tė mbledhura, kryesisht me martesa brenda fshatit apo nė fshatrat fqinje e jo mė larg, ku lidhjet e gjakut e tė njohjes dhe krenaria labe-bregdetare, nuk lejonin qė tė kishte as bej e as aga. Secili jetonte me djersėn e familjes sė vet, sipas tė drejtės zakonore dhe normave etiko-morale tė fshatit e krahinės, duke ndihmuar e bashkėpunuar njėri me tjetrin. Kur familja ndodhej nė vėshtirėsi ekonomike, atėhere rrugėdaljen e gjėnte nė kurbet, siē e gjeti dhe nė vitet ’90-tė e kėtej. Njėherazi, ishte dhe dėshira pėr tė parė botėn, ishte dhe vullneti pėr tė ndėrtuar njė jetė mė tė mirė, ashtu siē ishte zelli pėr shkollė. Tė gjitha kėto sė bashku, kanė qėnė faktorėt kryesorė, qė i kanė nxitur fterjotėt tė ikin, dikur nė kurbet, ndėrsa tani-nė emigracion.    

Nė kėtė natyrė e nė kėtė klimė, Nėnat tona kanė lindur e rritur bij e bija me trashėgimi tė pastėr genetike, pėrjashto raste tė rralla. Bijtė e bijat fterjotė janė shquar pėr “brumė gruri”, i cili kur  ėshtė pjekur nė “furra” cilėsore tė shkollave, ėshtė transformuar nė cilėsi  intelektuale.

Nė Fterrėn tonė ka sunduar kryesisht koncepti i jetės civile, i shfaqur nė prirjen dhe zellin pėr tė mėsuar e studjuar, duke mos iu ndarė gjithė jetėn rrugės sė dijes. Arsimimi i fterjotėve ka nisur herėt. Dimė qė nė kohėn e Turqisė, jo vetėm ata qė ikėn nė kurbet, por dhe ata qė ishin nė Fterrė shkonin nė xhaminė-mejtep, ku mėsonin dhe “Sherjatin”, librin me rregullat e fesė e tė jetės. Nė xhami shkonin kryesisht gratė dhe mė pak burrat. Kjo ka bėrė qė shumė gra tė Fterrės, krahas besimit te Zoti, morėn dhe kulturė fetare e morale, madje dhe njė farė kulture tė gjuhės turke. 

Nė kėtė periudhė Fterra u shqua pėr shumė hoxhė. Kėshtu nė 20-30 vitet e fundit tė shekullit tė 19-tė dhe nė 10 vitet e para tė shekullit tė 20-tė, nga Fterra kishin mbaruar pėr hoxhė e kadi mbi 40 bij fterjotė, tė cilėt pas viteve ’20-tė tė shekullit tė shkuar, kanė shėrbyer, herė si hoxhė-besimtarė, e herė dhe si mėsues tė gjuhės shqipe nė fshatra tė ndryshme, kryesisht tė Labėrisė, aq sa u krijua proverbi: 80 shtėpi - 100 hoxhė, duke u konvertuar nė mėsues pas ēeljes  sė shkollave shqipe nė shumė fshatra tė krahinės sė Labėrisė nė vitin 1916 e kėtej.

Progresi mė i ndjeshėm  e mė i dukshėm  pėr  Fterrėn  ka qėnė e mbetet  shekulli i 20-tė, kur fterjotėt nė mėnyrė masive iu vėrsulėn dijes. Tregues i parė  ėshtė nė vitin 1905, kur mulla Hasan Hizmo solli nė Fterrė Abetaren e parė nė gjuhėn shqipe. Ndėrsa me hapjen e shkolles sė parė shqipe mė 1916 mė mėsuesin e parė mulla Selim Gjonika, u bė hapi vendimtar historik pėr Fterrėn, sepse fterjotėtė iu futėn rrugės sė diturisė nė gjuhėn shqipe.

Nė vitet ’20-‘30-tė disa bij tė Fterrės nisėn rrugėn e mėsuesisė. Kėshtu, shkuan nė Normalen e Elbasanit njėri pas tjetrit 9 fterjotė. Shembull i shquar u bėnė mėsuesit e parė: Neim Zani nė Fterrė, Lame Xhama nė Sarandė dhe Xhevdet Kofina nė Vlorė, tė cilėt punuan me pasion mbi 40 vjet, pa u larguar asnjėherė nga katedra e mėsuesit, deri sa dolėn nė pension nė vitet ’60-tė.. Ky shėmbull i veēantė nxiti  djem e vajza nga Fterra qė tė ndiqnin shkolla pedagogjike. Ndaj, sidomos nė vitet 1950-2000, kanė mbaruar pėr mėsuesi 100 bij e bija fterjotė, prej tė cilėvė shumica dėrmuese me universitet, midis tyre 10 janė me titullin Profesor. Ndaj kėnga Fterjote thotė: O portat e gurta,/Ē’burra kini nxjerrė,/ Mbi 100 mėsues,/ Dije kanė mbjellė/.

Por bijtė e Fterrės  kanė preferuar dhe shkollat tė tjera tė larta. Kėshtu pėr Drejtėsi kanė mbaruar 18, pėr Mjekėsi 52, ekonomistė e financierė 33, inxhinierė 37, artistė e krijues 10, agronom e veterinerė 10, dhe pėrveē 15 partizanė nga Lufta Nēl qė u bėnė oficerė, janė dhe mbi 30 tė tjerė qė kanė mbaruar studimet e larta ushtarake.

Nga treguesit e 50 vjetėve tė fundit deri nė vitin 2000, del se nuk ka asnjė familje fterjote qė fėmijtė e vet tė mos i kėnė mbaruar qė tė gjithė shkollė 7-8 vjeēare. Kėshtu, 7-8 vjeēaren e kanė mbaruar gati tė gjithė tė lindurit nga vitet ’50-’60-tė e kėtej. Ndėrsa shkollė tė mesme i bie, mesatarisht, tė kenė mbaruar 2 e 3 vetė nė ēdo familje. Ndėrsa tė Lartėn e kanė mbaruar mbi 300 fterjotė. Mbi 50 janė shquar si specialistė e si krijues dhe me tituj e grada shkencore, duke ecur nė traditėn e mė tė mirėve. Nė familjet e trungut tė prindėrve tė viteve ’50-’60-tė, del se nė 100 shtėpi, i bie tė kenė mbaruar, mesatarisht 2-3 vetė shkolla tė larta. Ky arsimim masiv, prodhoi dhe cilėsi nė mėsuesi, drejtėsi, mjekėsi, inxhinieri, nė art e kulturė, e deri nė krijimtari letrare-artistike e shkencore.

Kjo traditė vazhdon edhe mė mirė nė kushtet e demokracisė, kur dhe fterjotėt fituan mė shumė liri e tė drejta, mė shumė hapėsira dhe pėr pjesėmarrje mė tė madhe nė shkolla, kur numri i bijve fterjotė ėshtė rritur shumė, sidomos nė emigracion, ku mjaft fterjotė kanė mbaruar studimet ose pjesėrisht, ose plotėsisht, sidomos nė Greqi, por mė shumė nė SHBA e Kanada. Nga sa dime ne kėto shkolla i kanė mbaruar mbi 30 vetė, nga tė cilėt 20 janė vjaza. Pra, evidencat tona tregojnė se aktualisht janė mė shumė vajzat ato qė ndjekin Universitetet, se sa djemtė. Ky ėshtė njė progres i shquar nė rrugėn e dijes. Kjo ėshtė njė vlerė e ēmuar pėr tė gjithė. Kjo ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr brezin tonė e pėr tė gjithė fterjotėt.

Pėr sa tham, mund tė konkludojmė se ėshtė nė dobi tė tė gjithėve qė ky progres tė pėrparojė pa u ndėrprerė, madje me ritme mė cilėsore. Kjo sepse, dhe trashgimninė, dhe traditėn e kemi. Mėnēuria nuk na mungon. Por, koha e sotme kėrkon  njė angazhim e njė vullnet mė tė madh nga secili e nga tė gjithė sė toku, pėr tė forcuar solidaritetin dhe bashkėpunim nė Komunitetin tonė fterjot, si dhe me mjedisin e komunitetet ku jetojmė e punojmė.

 

                                                                                  Dilaver SHKURTI 

Nr. 40 – gusht 2004

 

 

FTERRA  RREZATON  ARSIM  E  DITURI

- Mbajtur nė takimin nė Fterrė, 28 gusht 2004 -

            Nuk ka asnjė dyshim se fillesat e arsimimit nė fshat duhet t’i kėrkojmė nė shekuj, derisa dukumenti i parė i shkruar vėrteton se qysh nė vitin 1431 fshati kishte 12 hane, ndėrsa 152 vjet mė vonė nė Fterrė numėroheshin 60 shtėpi. Nuk do tė pėrqėndrohem as nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, kur  Isa Hizmo kryente detyrėn e dekanit nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Stamboll, ndėrsa Ali Xhama, Omer Korkuti e deri te Hoxhė Bezhani me medalje tė artė universitare e shumė tė tjerė rrezatonin dituri e arsim edhe ne Perandorinė e Turqisė.

            Po le tė pėrqėndrohemi pak te ēelja e shkollės sė pare shqipe nė fshatin tonė.

            Tė dhėnat tregojne se  mėsimi i shqipes ka filluar nė vitet e para tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė e mbase dhe mė heret. Se dihet qė Abetarja u soll fillimisht  nė Fterrė rreth vitit 1905 nga Hasan Hizmoja, ndėrsa nė vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar nė Janinė, krahas shkollės nė gjuhėn turke  nė xhami, u mėsonte fterjotėve edhe gjuhen shqipe.

            Selim Gjonika, nismėtari i shkollės sė parė shqipe nė Fterrė,, nuk u mjaftua me mbarimin e Medresesė sė Janinės, por mbaroi edhe njė kurs disamujor pėr mėsues, qė t’u shėrbente mė mire bashkėfshatarėve. Lufta e kohės dhe shpėrngulja nė masė e fterjotėve  nga andartėt grėkė qė shkretuan fshatin, e vonuan ēeljen e shkollės.

            Dhe ja, erdhi tetori i vitit 1916. Burri i ndershėm , patriot e me dituri Selim Gjonika, me bujarinė e njeriut tė Perėndisė dhe mirėsinė e fterjotit, u tregua i gatshėm jo vetėm tė jepte mėsim gratis pėr bijtė e fshatit, por dhuroi dhe njė mjedis tė shtėpisė sė tij pėr zhvillimin e mėsimit.

            Janė tė shumta dhe fatmirėsisht tė shkruara mbresat e ish-nxėnėsve tė parė tė shkollės pėr ditėn e parė tė ēeljes sė saj e pėr mėsuesin e tyre tė adhuruar.

            “ Dita e sotme, - tha mėsues Selimi, - ėshtė e bardhė e plot hare dhe do tė mbetet e paharruar, si njė ditė e madhe dhe e shquar”. Pas afėr 90 vjetėsh, tė mbledhur sot kėtu nė Fterrėn tonė, ne i japim plotėsisht tė drejtė mėsuesit tė parė tė shkollės sonė shqipe, se ajo qe, mbeti e do tė mbetet nė breza njė ditė e bardhė, e madhe dhe e shquar.

            Le tė kujtojme se rreth tė 20 nxėnėsit , tė etur pėr dije, ēka tregon traditė mė tė lashtė, u ulėn kėmbėkryq mbi postiqe, pa libra, pa fletore e orendi shkollore. Por mėsues Selimi, pas organizimit tė njė ceremonie te thjeshtė me bashkėfshatarėt e rritur e tė vegjel, me mjete rrethanore, u mėsoi fėmijėve qysh ditėn e parė shkronjėn A-tė shtypit e tė dorės dhe numrat 1 e 2. Ja, kėtej nisi udha e diturisė pėr fterriotėt, qysh atė ditėn e parė nė tetorin e gjashtėmbedhjetės, qysh orėt e para tė mėsimit. Ishte kjo fillesė e thjeshtė e simbolike nė njė dhomė shtėpie, qė do tė linte mbresa tė pashlyeshme nė zhvillimin e arsimit  pėr fterjotėt. Janė rikujtuar e shkruar fjalėt e tij para njerėzve: “Merrni dije pėr tė nderuar veten, familjen e fshatin tonė tė lashtė.

Dhe, me tė vėrtetė, kėshtu ndodhi me bijtė e bijat e Fterrės gjatė rrjedhės sė viteve, duke ardhur deri nė ditėn e sotme.

            Mė 1922 fillon punėn nė shkollėn e Fterrės i paharruari Neim Zani, mėsuesi ynė i respektuar, qė mėsoi dhe edukoi breza tė tėrė fterjotėsh. Ata pėrbėjnė armatėn e madhe tė njerėzve tė ditur, qė rrezatojnė arsim nė gjithė vendin e me gjerė. Mendoj e vlerėsoj se, krahas nismėtarit Selim Gjonika, mėsues Neimi ka meritėn mė tė madhe nė historinė e arsimimit tė bijve e bijave tė fshatit. Ai punoi me pėrkushtim njė jetė tė tėrė, pėr t’u dhėnė njohuritė bazė nxėnėsve tė etur pėr dije. Shkrimi i fterjotėve ruan edhe sot e kėsaj dite atė bukuri e korrektėsi qė kishte mėsues Neimi.

I rreptė, i drejtė, kėrkues, serioz e fjalėprerė, bujar nga shpirti, i pastėr nga ndėrgjegjja, kėmbėngulės pėr tė dhėnė mėsim cilėsor, me paraqitje burrėrore e veshje intelektuali, qė fjala i zinte vend jo vetėm te nxėnėsit por dhe te bashkėfshtarėt, qė tė respektonte e kėrkonte ta respektoje, qė nuk falte lehtė gabimet e sidomos fajet nė mėsim, ja, i tillė ka mbetur e do tė mbetet nė mendjen time e tė nxėnėsve tė tij Neim Zani, ky burrė i shquar i arsimit fterjot, i nderuar nga fshati, i nderuar edhe nga shteti me dekorata tė larta.

            Dhe rruga e arsimit nė Fterrė pėrparon vit pas viti. Mė 1925 ndėrtohet shkolla e re fillore dhe mė 1926 nė tė ulen 39 nxėnės, nga tė cilėt, pėr herė tė parė, dhe 16 vajza. Pra, nisi dhe pėr to, nė formė tė organizuar, arsimimi aq i dėshiruar, i mbetur vetėm nė dėshirė nga pengesat e fanatizmit tė kohės. Tashmė, rruga e shkollės qe e ēelur pėr tė gjithė. Djemtė  vazhdonin shkollat dhe mė lartė, nė Kuē e nė Borsh, por u arrit qė deri nė Ēlirim rreth 20 fterjotė  tė mbaronin edhe shkollat e mesme, midis tyre rreth 15 vetė vazhduan ose mbaruan shkollėn Normale tė Elbasanit, qė pėr kohėn ishte Universiteti i Mėsuesisė. Nga ky “Universitet” dolėn  dhe Mėsuesit e Popullit, bij tė Fterrės sonė, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.

Edhe pas pushtimit fashist e nė vitet e Luftės shkolla e Fterrės  nuk i ndėrpreu plotėsisht mėsimet. Nė kėtė periudhė shkėlqeu si meteor  mėsuesi Hiqmet Dusha, emrin e tė cilit mban sot shkolla. Si intelektual i formuar, me njė vizion tė qartė pėr luftėn e tė ardhmen e vendit, ai jo vetėm i mėsoi, por dhe i edukoi nxėnėsit me mdjenja tė larta patriotike. Shembulli mė i lartė qe, padyshim, pjesėmarrja nė luftėn e madhe pėr ēlirim dhe dhėnia e jetės nė ballin e betejės. Kontributi i tij pėr fshatin e pėr shkollėn nuk do tė harrohen kurrė. Ai ėshtė dhe do tė mbetet pėrgjithmonė nė mendjen tonė si njė pishtar i pashuar pėr dituri e pėr                                                                     

            Pas luftės Nacionalēlirimtare e nė vazhdim shkolla e Fterrės njohu rritje sasiore e cilėsore. Mė 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor i Shqipėrisė me motivacionin: “Fshat nga gjiri i tė cilit kanė dalė me dhjetėra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”.

         Tashmė, nė kushte tė reja, hapen njėra pas tjetrės klasat e tetėvjeēares nė fshat, ndėrtohet shkolla e re me 16 dhoma mėsimi dhe me pajisje e orendi tė nevojshme. Numri i nxėnėsve dhe i mėsuesve rritet nga viti nė vit. Kanė meritė shumė mėsues, fteriotė e tė zonave tė tjera. Por  vlerėsim tė vaēantė meriton mėsuesja Dilfigjare Lona, qė ka punuar nė Fterrė rreth 20 vjet si mėsuese, me pėrkushtim, me dashuri e respekt pėr nxėnėsit e prinderit, me aftėsi pedagogjike e dashuri prindėrore pėr fėmijėt. Respekt tė vaēantė kemi pėr Stavri Dhramin, qė ka punuar e drejtuar me pėrkushtim e me arritje tė mira mbi njė dhjetėvjeēar nė shkollė, respekt edhe pėr tė shoqen, bijėn e Fterrės Burbuqen, qė kam bindjen se ėshtė kampione jo vetėm pėr sasinė e viteve, por dhe pėr arritjet si mėsuse e drejtuese e shkollės pėr njė kohė tė gjatė. Respekt e nderim edhe pėr mėsuesit e huaj e tė fshatit qė kanė punuar nė vite apo punojnė nė shkollėn e Fterrės.

Por, vitet e fundit, sidomos  kėtė dhjetėvjeēar, pėr shkak tė emigrimeve tė shumta tė fterjotėve, duhet tė pranojmė se shkolla ėshtė zvogėluar shumė, aq sa  trembemi tė pėrmendim shifra. Numri i tė gjithė nxėnėsve tani nuk ėshtė as sa ishin nxėnėsit e parė nė tetorin e vitit 1916! Thirrja ėshtė: Tė mos e braktisim fshatin, tė mundohemi ta ndėrtojmė edhe kėtu jetėn sa mė mirė, siē e kanė ndėrtuar nė tė vėrtetė njė pjesė e mirė e fterjotėve.

           Dhe, sė fundi, po jo nga rėndėsia, dua tė them disa fjalė dhe pėr kontributin e fterjotėve nė zhvillimin e arsimit shqiptar. Pėr kėtė flasin dhe shifrat. Ne kemi tė regjistruar deri tani emrat e mbi 120 fterjotėve qė kanė mbaruar shkollat  pėr mėsues, rreth gjysmat janė femra. Por edhe  mė shumė duhet tė jenė. Dhe nė kėtė shifėr nuk pėrfshihen mjekė, inxhinierė, ekonomistė, oficerė etj., qė kanė dhėnė apo japin mėsim nė shkolla tė mesme e tė larta si specialistė tė lendėve pėrkatėse. Nga lista e mėsuesve kemi Mėsues tė Popullit e tė Merituar, kemi professorė e doktorė shkencash, kemi drejtues tė shkollave, pedagogė, dekanė, kemi artistė e shkrimtarė, kemi studiues e shkencėtarė. Pra, fterjotėt nuk janė mjaftuar vetėm me detyrėn e mėsimdhėnėsit tė thjeshtė, por janė rritur nė nivel vazhdimisht, duke u pėrfshirė nė shumė fusha tė shkencės, tė diturisė e tė kulturės. Dhe nė kėtė drejtim mund tė themi me plot gojėn se kontributi i tyre pėr vendin tonė ka qenė e ėshtė i ēmuar.

Qindra fterjotė tė tjerė, me arsim tė mesėm e tė lartė nė degė tė tjera tė shkencės e tė dijes, kanė dhėnė e japin ndihmesė tė vyer nė pėrparimin e vendit, kanė rrezatuar arsim e dituri nė nė ēdo detyrė qė kanė kryer e kryejnė, duke punuar me ndershmėri e pėrkushtim.

           Respekt e nderim pėr bijtė e bijat e ditura tė fshatit tonė, qė ia kanė ngritur mė lart emrin Fterrės dhe fterjotėve!

            Fterrė, 28 gusht 2004.

                                                                                    Bardhyl  XHAMA

                                                                                    Mėsues i Merituar

                                    

Nr. 40 – gusht 2004

 

 

LIDHJET ME FTERRĖN DHE ME NJĖRI-TJETRIN,

NEVOJĖ SHPIRTĖRORE E MATERIALE, PĖR SOT  E PĖR MOT

         

            Le tė kthejmė mendimin te tė parėt tanė, duke kujtuar, pėr njė ēast, secili njerėzit e vet nė kurbet-vite tė shkuara, apo nė emigracion-kėto vite. A ka ndonjė fterjot qė ka ikur dhe "ka hedhur gurin pas"?. Pėrkundrazi, nė tė gjitha kohėt, dhe kur fterjotė shkuan nė kurbet, dhe kur shkuan pas nėpunėsisė, civile e ushtarake, dhe tani nė emigracion, pėrsėri "shpirti i Fterrės" sė pėrbashkėt na ka ndjekur pas. Ėshtė kjo arsyeja, qė nė Fterrė, njė nga bijtė e kėtij fshati, ka sjellė sot librin me titullin kuptimplot: "Ne tė lam, po Ti s'na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne".

Duke biseduar me fterjotė tė moēėm, duke studjuar Historikun e Fterrės e gazetėn "Fterra jonė", duke njohur, sa ka qėnė e mundur jetėn e bijve tanė nė emigracion dhe veprimtarinė e Komunitetit fterjot, arrin lehtė nė gjykimin, se fterjotėt nė tėrė historinė e njohur, pėrherė kanė ndjerė dhe kanė mbajtur lidhje tė forta me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin. Madje kemi bėrė "fterjote" dhe nuset tona, dhe dhėndurrėt tanė, sipas mėnēurisė: "Nusja e mirė bėhet bijė e parė e fshatit", ndėrsa "dhėndėrri i mirė bėhet djalė i parė i shtėpisė". Njėherazi, kemi bėrė dhe simpatizantė e miq, gati nga ēdo krahinė e Shqipėrisė e deri nėpėr botė, nga etni e fe tė ndryshme, jashtė komplekseve tradicionale.

Pra, duke e parė kėtė problem nė kėto dy shekujt e fundit, (shekulli i 19-tė dhe 20-tė), del se fterjotė, qė kanė shkuar nė Turqi apo Selanik, nė Europė e deri nė Sh.B.A. e Kanada, i kanė mbajtur lidhjet  me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin. Kėtė e vėrejmė kėnaqshėm edhe sot te fėmijtė tanė.

Duke i vėzhguar kėto lidhje, historikisht e aktualisht, del: Sė pari, se lidhja me Fterrėn ėshtė dashuri shpirtėrore, ėshtė dashuria pėr vendlindjen, si atribut individual pėr ēdo fterjot, i shprehur: nė mall e derte, nė bejte e vajtime e deri nė krijimtarinė letrare e artistike, nė krijimtarinė shkencore, arkeologji e drejtėsi, nė median e shkruar e nė emisione televizive dhe deri: poezi e libra, kushtuar Fterrės e fterjotėve. Cili fterjot erdhi nė Fterrė dhe nuk u gjallėrua e nuk u pushtua nga ndjesi tė veēanta? Njė fterjot i dalur nėpėr botė, nė njė bisedė tė lirė nė Tiranė, na dha kėtė ide: Nė Evropė kam shkuar,/ N’Amerikė kam fjetur,/ Por vend mė tė dashur ,/ Nga Fterra, s’kam gjetur./ 

Njėherazi, kjo lidhje ėshtu shprehur dhe nė mbėshtetjen e nė solidaritetin  shoqėror pėr njėri-tjetrin, pėr bijtė e Fterrės e tė fterjotėve, kryesisht pėr shkollim e kulturė, pėr nėpunėsi e pėr profesione apo zanate tė ndryshme. Fterjoti nuk ėshtė kursyer pėr tė bėrė mirė, me aq sa ka patur nė dorė, cilitdo, aq mė tepėr fterjotit jashtė Qafave tė fshatit.

Sė dyti, janė lidhje ekonomike tė shprehura nė anėn materiale, edhe duke marrė, por edhe duke dhėnė diēka pėr Fterrėn. Kėshtu, bie fjala, fterjoti ka marrė nga vendlindja, njė kavanoz me mjaltė a njė shishe me ujė Ixori, njė varg me ēepele a njė bukfiqe, njė shishe vaj ulliri a njė "kokakola" me raki me aromė rrushi amerikan, apo dhe pak mish tė pjekur fterre, apo patate e qepė tė ėmbla nga koshtrat tona.

Gjithashtu, ftetrjoti dhe ka prurė diēka nga vetja e nga mundi i tij nė Fterrė. Kėshtu, ka sjellė jo vetėm civilizim, por dhe ndihmė ekonomike pėr familjen dhe kontribut  pėr Fterrėn. Tė tilla punė kanė bėrė kurbetlinjtė nė Stamboll, nga mezi i dytė i shekullit 19-tė, Isa Hizmo me tė tjerė, duke nxitur idenė: ēdo derė njė djalė nė kurbet, por dhe duke dhėnė ndihmė pėr rregullimin dhe ndėrtimin e kalldrėmeve nė lagjet e fshatit Fterrė, tė cilėt, sipas traditės, i ndėrtuan me duart e tyre ustallarėt fterjotė, qė janė mirėmbajtur deri vonė, por qė nė kėto vitet e fundit, pėr fat tė keq, janė duke u parė me "syrin e njerkės".

 Eshte e vyer ndihma para dy shekuj pėr ndėrtimin e Xhamisė-mejtep; pėr shkollėn fillore e pėr xhaden Kuē-Fterrė nė vitet '20-30-tė; pėr telefoninė me Kuēin nė vitet '30-'40-tė e me Borshin nė vitet '60-tė; pėr ndėrtimin e Hidrocentralit nė Fterrė ne 1956-tėn e pėr shkollėn 8-vjeēare dhe ujėsjellėsin nė vitet '60-'70-tė; pėr rregullimin e mirėmbajtjen e xhades, nga ana e Borshit e Kuēit; por dhe pėr ndėrtimin e godinės dhe Muzeut pėr Fterrėn, nė vitin 1979-80-tė, e tė tjera punė, qė janė bėrė nė dobi tė Fterrės. Njė shėmbull i freskėt i viteve tė fundit, ėshtė dhe rregullimi e mirėmbajtja e varrezave tė Fterrės, duke dhėnė ēdo fterjot njė kontribut modest financiar. Nė kėtė kuadėr bėjmė apel pėr mė shumė kontribut pėr vendlindjen tonė e tė tė parėve tanė. Ėshtė obligim i pėrbashkėt ringritja e Muzeut tė Fterrės, rregullimi dhe sistemimi me projekt i Ixorit, si qendėr e Fterrės, ripėrtėritja e ujėsjellėsit me ujėt e Ngurrėzės e ndofta dhe rikompozimi i Lapidarit  tė dėshmorėve tė Fterrės sonė. Realizimi i kėtyre detyrimeve kėrkon mbėshtetjen kryesisht tė iniciativės sė lirė private, por dhe asaj komunitare. Detyrė madhore pėr komunitetin fterjot ėshtė mirėmbajtja, madje deri  asfaltimi i 10 km rrugė, nga Ixori ynė, kėtu ku jemi, e deri nė Qafėn e Kalasė sė Borshit, qė ėshtė nė dobi tė vetė egzistencės sė Fterrės sonė, tė cilėn tė gjithė e duam shumė, deri dhe me tepėrim.

Lidhja me Fterrėn e me njėri-tjetrin ėshtė jo vetėm tradite e kultivuar, por mund tė cilėsohet dhe si trashgimni genetike, qė vėrteton se dhe geni fterjot i pėrket genit shqiptar, i cili nuk u shua, as nėn sundimin shekullor nga Perandoria Romake e as deri te sundimi otoman 500 vjeēar, madje as te arbėreshėt e Italisė e as te arvanitasit e Greqisė, kur Amerika e Jugut nė mė pak se 200 vjet, humbi etninė dhe gjuhėn e vet, duke u konvertuar nė “Amerikėn Latine”. Kujtojmė kėtu dhe shėmbullin e Fiqret Fterrės,qė megjithse i rritur nė Tiranė dhe i ikur nė Amerikė nė djalėri qė nė 1943, pa ardhur asnjėherė nė Fterrė, kur vdiq nė 1997 nė Nju Xhersi, la amanetin qė hirin e trupit t’ia sillnin e t’ia hidhnin nė detin pranė Borshit, amanet qė ia plotesoi Gruaja e tij, amerikania Kostancė, me dy femijtė e tij, 5 vjetė mė parė. Pra, lidhjet e fterjotėve me njėri-tjetrin e kanė bazėn dhe te instikti i dashurisė pėr njėriun tėnd, e kanė burimin dhe te qumėshti i nėnave fterjote, dhe tek edukata familjare dhe e vendlindjes, dhe te mjedisi i Fterrės.  

Sė treti, janė lidhje shoqėrore e miqėsore tė fterjotėve qė janė shtrirė dhe fshat e fqinj, me shokė e miq nga krahina e nga treva shqiptare, madje dhe me tė huaj, deri dhe nė jo pak martesa tė reja, qė janė bėrė kėto vitet e fundit dhe nė Itali e Greqi, Amerikė e Kanada, apo gjetkė.

Prandaj, tradita e lidhjes me Fterrėn dhe me njėri-tjterin ėshtė e nevojshme, jo vetėm tė njihet, por dhe tė ruhet e tė zhvillohet  pėr tė mos “u tkurrur” mė tej, qė mund tė ēojė deri nė braktisjen e Fterrės sonė "lule xheneti", siē e kanė quajtur tė parėt tanė, sepse ka vlera njerėzore e natyrore, ka vlera historike-arsimore-kulturore, ka vlera tė mirėsisė e tė virtytit, ka vlera tė punės e tė jetės. Fterra ėshtė vend me bukuri ekzotike e me natyrė pjellore, me njerėz qė shquhen pėr urtėsi e mirėsi. Mirpo, nė kushtet e demokracisė, duhet njohur dhe vlera turistike e Fterrės, si  pėrparėsi pėr kthimin e saj nė njė pikė turistike tė ēmuar.

            Kjo sepse Fterra mund tė bėhet pikė turistike pranverore e verore, madje dhe pėr vjeshtėn e parė. Dhe ja pse. Nė pranverė ringjallet jeta, kur “prilli mbush ēeturėt” e “maji njom dhe gurėt”. Nė verė, kur dhe buzė detit tė zė vapa, kėtu nuk ndjen pikė djerse. Edhe vjeshta e parė, kėtu ėshtė e artė dhe e kamur. Nė kėtė periferi, dhe nė dimėr ka njė klimė normale, qė nuk i njeh temperaturat ekstreme.  

Pra, Fterra ka njė pozicion komod. Ka ujė burimi tė lehtė. Nga lart vjen era e malit, qė tė freskon ballin. Nga lugina vjen era e detit ngarkuar me avuj uji. Nga lumi  vjen freskia e vesės. Kėtu dhe toka, si njė organizėm i gjallė, me kullotat e saj speciale, u jep njė shije tė veēantė dhe qumėshtit, djathit e mishit tė qėngjit e tė kecit, ashtu siē kanė “nostimė” dhe frutat e perimet, vaji i ullirit e rakia e rrushit, fiku perdhikul dhe arra qė thyhet me dorė, patatja e qepa me qepujkėn etj. Kėtu kultivohet dhe bleta., mjalti i tė cilės ėshtė kurativ pėr disa sėmundje. Mjeku Peti Zeneli, nė vėzhgimet e tij, ka arritur nė gjykimin se nė kėtė klimė nuk ka as dhimbje koke e as sėmundje zemre, kėtu nuk ka as tė dhjamosur e as diabetikė, pėrveē sėmundje stomaku pėr mungesė regjimi.

Nė kushtet e demokracisė globale, kur nė sajė tė komunikimit elektronik e lėvizjes sė shpejtė tė njerėzve ka ndryshuar dhe ligji i hapėsirės dhe i kohės, nė dobi tė qytetėrimit, problemi ėshtė tė ndryshojmė dhe mentalitetin tonė tė jetesės pėr tė punuar, jo vetėm me dashuri platonike pėr Fterrėn, por tė mendojmė dhe individualisht, dhe si komunitet, se ēfarė mund tė realizohet pėr ta kthyer Fterrėn nė njė pikė turistike tė ēmuar, krahas Borshit qė kemi pranė, sepse dhe Fterra, edhe zyrtarisht e administrativisht, hyn nė zonė turistike, si pjesė pėrbėrėse e Komunės Lukovė.

Dhe kur arrijme nė kėtė pėrfundim, bazohemi dhe nė pėrvojėn e fshatrave nėpėr Botė, qė i kanė kthyer nė qendra urbane, duke ndėrtuar vila e duke i transformuar nė vende pune e ēlodhėse. Nė zona tė ndryshme rurale dhe atje ku ka pak banorė, madje dhe atje ku nuk ka banorė, shkojnė nga qyteti nė periferi, siē i konsiderojnė ata ish-fshatrat, dhe kryejnė punė bujqėsore e shėrbime tė tjera. Njė shėmbull tė tillė e kemi edhe tek njė numėr fterjotėsh qė jetojnė e punojnė nė Sarandė, por qė vijnė herė pas here nė periudha tė ndryshme tė vitit, si pėr tė punuar koshtrat e tyre, dhe pėr tė ndėnjur kėtu me ditė a me muaj, se nė kėtė klime e kėtė mjedis tė zgjatet dhe jeta.

Tregues i mirė dhe shpresėdhėnės ėshtė dhe fakti qė disa fterjotė, jo vetėm kanė filluar tė mendojnė, por dhe kanė filluar tė rregullojnė shtėpitė ekzistuese, por dhe tė ndėrtojnė shtėpi me kerkesat e kohės sė sotme. Kėtė po e shikojmė, sidomos te ata fterjotė qė merren me aktivitet privat, qė janė duke menduar e projektuar ndėrtimin e shtepive tė tyre tė reja pėr tė ardhur me pushime dimėrore a verore, apo nė vjeshtė e nė pranverė, sipas mundėsive.

            Kėshtu, mendojmė se Fterra jonė do tė kthehet njė qėndėr turistike edhe pėr tė huaj, edhe pėr miq e shokė tė fterjotėve nga shumė anė, deri nga bota ku janė e ku punojnė. Eshtė shėmbull i bukur, qė me nxitjen e Ismet Elezit erdhi nė Fterrė njė ekip studjuesish nga universiteti i Gracės nė Austri, qė pėr tri javė bėnė studimin social-kulturor pėr Fterrėn tonė, qė e kanė botuar dhe nė njė libėr shkencor tė atij universiteti. Ėshtė frymėzuese dėshira e publicistit Fatos Lubonja, djali i Liri Fterrės, qė kėrkon tė ketė njė shtėpi nė Fterrėn tonė, ku tė vijnė e tė banojnė pėr njė kohė tė caktuar edhe poetė e krijues tė tjerė, se Fterra jonė ėshtė dhe vėnd frymėzues, edhe me natyrė ekzotike,  edhe me histori e kulturė, edhe me bij tė shquar tė saj.

            Pėr gjithė sa theksuam, gjykojmė se, pėr mė tepėr nė kushtet e ekonomisė sė tregut tė lirė, janė tė gjitha mundėsitė pėr tė ruajtur e forcuar lidhjet me vendlindjen  tonė dhe tė tė parėve tanė, duke gjallėruar dhe riorganizuar Komunitetin fterjot, kėtu e nė Tiranė, duke u organizuar dhe nė emigracion, sidomos komuniteti fterjot nė Greqi, ashtu si kudo ku ka bashkėsi fterjotėsh, duke zgjeruar e forcuar lidhjet me Fterrėn dhe me njėri-tjterin, bashkėpunimin midis nesh, duke parė gjithnjė ato qė na bashkojnė pėr ta bėrė Fterrėn tonė ashtu siē e duam tė gjithė. Se nė Fterrė, ashtu siē na tha njė profesor, Jakupi, mund tė jetosh si zotni edhe duke qėnė bari, edhe duke qėnė bletrritės. 

                       

                                                     Punuar, nė bashkėpunim

                     Gėzim Dusha, Jashik Maci dhe Guro Zeneli

Nr. 40 – gusht 2004

 

 

A P E L

PER  DY  PRIORITET  E FTERRĖS

  

Fterra ėshtė fshat me histori e kulturė. Historia e saj ėshtė e njohur nė fshat e fqinjė. Po pėrmendim vetėm momentet mė tė njohura nė historinė e krahinės sė Himarės e Kurveleshit, tė paktėn qė nga vitet 1431 e deri nė vitet e Luftės Antifashiste Nēl.

 Folklori i popullit dhe botime tė ndryshme na njohin me faktin se nė luftėn kundėr sulltan Sulejman Kanoniu-t, qė erdhi nė krye tė ushtrisė otomane pėr tė nėnshtruar Krahinėn e Himarės mė 1537, Maro Kondia, ”Bijė Fterre, Nuse Ēorre,...” , ka hyrė dhe nė historinė shqiptare si legjendė reale. Pastaj vijmė te Lazo Kofina i Parė nė vitet 1830-1850, si kryengritės dhe si kėshilltar i Zenel Gjolekės. I njohur ėshtė shembulli i „Islam Fterra armė larė,/ U vra nė uxhum tė parė“, nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, mė 1878 nė luftėn e Lėkurėsit. Vetmohues ėshtė qėndrimi i pesė fterjotėve qė ranė pėr vatanin kundėr mercenarėve andartė dhe veglave tė tyre, mė 1913-1914, ashtu si ėshtė e njohur dhe trimėresha Mene Zhupe, po nė  kėtė vit, kur kishte filluar Lufta e Parė Botėrore.

Le tė vijmė mė afėr: Nė Luftėn e Vlorės, ku Ēeta e Fterrės me 48 fterjotė me komandant  Xhafer Shehun me nam; apo nė Luftėn e Dytė Botėrore, kur e tėrė Fterra u lidh masivisht me Luftėn Antifashiste Nēl, me nė ballė udhėheqėsin shpirtėror, komisarin „Hiqmet Dushė lulenė,/ Buzagas qė kur kish lerė,/ Qaj o Nėnė e qaj o Fterrė...”, bashkė me 45 partizanė fterjotė.

Fterra pėrherė ka kuptuar kohėn dhe ka pėrkrahur tė renė, progresin, lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė. Fterra njihet historikisht si fshat qė ka bėrė kurbet, ashtu siē shquhet pėr hoxhė e mėsuesi, pėr nėpunėsi tė gjerė dhe, aktualisht, pėr emigracion masiv. 

Fterra njihet pėr mėnēuri popullore e dije intelektuale. Megjithėse Fterra ėshtė njė fshat  qė historikisht nuk i ka kaluar 100-120 shtėpi, tė paktėn pėr kaq njihet nė dokumenta zyrtare, dhe nė dy shekujt e fundit, prej saj, vetėm gjatė shekullit 20-tė, kanė mbaruara mbi 300 fterjotė shkolla tė larta. Mbi 120 kanė mbaruar pėr mėsues. Mė shumė se 10 janė profesorė. Mbi 50 janė specialistė tė shquar tė dijes e tė shkencės, tė ekonomisė e tė teknikės, tė artit e tė kulturės. Ka njerėz tė shquar, sidomos nė arsim e kulturė, nė drejtėsi e mjekėsi,  nė krijimtarinė letrare e artistike, kulturore e shkencore, deri nė nivele kombetare e ndėrkombėtare. 

            Fterra jonė ėshtė vend me natyrė ekzotike e me klimė tė shėndetshme, me ujė burimesh e me gjelbėrim tė pėrhershėm, me prodhime bujqėsore e blegtorale, deri pėr mjaltin cilėsor, qė e prodhon Bleta, qė shkon lule mė lule, dhe nxjerr mjaltin kulme-kulme.

            Fterra jonė, 10 km xhade - larg nga Borshi pranė, mund tė transfomohet nė njė pikė tė bukur klimaterike – turistike, jo vetėm pėr ne fterjotėt, si vendlindja jonė e dashur, por dhe pėr tė tjerė, se nė kėtė “copė tokė” mund tė flesh me kokėn nė Fterrė e me kėmbėt e lagura nė detin e Borshit, tashmė i njohur si vend i bukur turistik. Pra, ditėn nė det e nė mbrėmje tė pishė ujė burimi me mish tė pjekur nė hell  e me djathė e ullinj,  me raki aromė nga rrushi amerikan, qė tė nxit e tė eksiton pėr njė jetė mė aktive, familjare e shoqėrore.

 

            Pėr tė gjitha kėto arsye e tė tjera si kėto, para Fterrės e fterjotėve  janė dy priorotete konkrete:  

            I pari, Mirėmbajtja dhe asfaltimi i xhades Borsh – Fterrė – Kuē.

            Dhe, i dyti, Ringritja e Muzeut tė Fterrės, qė e kishim, por qė fatkeqėsisht ekstremizmi politik i vitit 1991-1992 e prishi, duke na e lėnė godinėn tė vdekur, qė pret tė ringjallet nga duart e mendjet e bijve    mirė  fterjotė.

 

            Pėr detyrėn e parė kėrkohet nė radhė tė parė mbėshtetje nga organizmat pėrkatėse shtetėrore pėr ta bashkuar asfaltin me rrugėn nė vazhdim, dhe nga Borshi turistik pėr tė dale nė Sarandė e Himarė, dhe nga Kuēi me shumė lavdi, pėr tė zbritur nė Vlorėn e Flamurit.

  Pėr detyrėn e dytė, Ringritjen e Muzeut, kėrkohet vetėm ndihmė nga tė gjithė fterjotėt dhe familjet e tyre.

 

Ringritja e Muzeut ėshtė obligim pėr tė gjithė bijtė fterjotė, qė kanė edhe konceptimin dhe mundėsitė praktike pėr ta bėrė, edhe mė mirė nga sa u bė nė vitin 1980.

            Po ēfarė duhet pėr kėtė?

1.      Konceptimi i pėrmbajtjes sė Muzeut, dhe ..

2.      Mbėshtjetja materiale,  si dokumentare dhe sponsorizuese.

Ndėrsa e para zgjidhet nė mėnyrė vullnetare, nga njė grup i vogėl njerėzish, tė cilėt e kanė dhe pėrvojėn e duhur, e dyta kėrkon pjesėmarrjen  e tė gjithė fterjotėve, edhe pėr grumbullimin e materialit dokumentar, deri dhe kujtime e fotografi sipas njė programi tė pėrcaktuar, por edhe njė kontribut financiar, si pėr riparimin e godinės sė Muzeut dhe punėn pėr ndėrtimin e pėrmbajtjes sė Muzeut, pėr tėrė bazėn materiale dhe gjithėēka qė duhet bėrė.

Realizimi i kėsaj detyre ka nevojė pėr tė ngritur njė komision tė posaēėm e tė kualifikuar pėr muzeun.

Pėr sa mė sipėr, kėrkojmė qė tė deklarojmė me votim publik aprovimin shpirtėror tė gjithė fterjotėve deri dhe tė nxėnėsve tė shkollės pėr njė angazhim efektiv pėr realizimin e kėtyre dy prioriteteve qė u theksuan nė kėtė apel publik.

 

Grupi i nismėtarėve, i pėrbėrė nga:   

Safet Memi, Ismet Elezi, Muzafer Korkuti, Dilaver Shkurti, Lutfi Duah, Rexho Kurupi, Gėzim Dusha, Berti Maēi, Agron Xhama, Naxhi Shkurti, Zeko Braho, Mira Brinja, Jashik Maēi, Perlat Dhuli, Vilson Kofina, Agim Haderi,Teno Lona, Shezai Kofina, Verdi Haderi, Profit Zani, Piro Malo, Shako Mehmeti, Feksor Shkurti  dhe Guro Zeneli.

 

                                                                      Fterrė, mė 28 gusht 2004.

Nr. 40 – gusht 2004

A mund tė bėhet Fterra pikė e bukur turistike?

 

Fterra mund tė bėhet njė pikė turistike pranverore, verore, madje dhe pėr vjeshtėn e artė, ndofta dhe mė bukur. Dhe ja pse. Nė pranverė ringjallet jeta. Dhe, si e tillė, kėtu shtohet bukuria dhe hijeshia. Ndėrsa nė verė nė shumė zona, madje dhe buzė detit tė zė vapa gati e paduruar, nė Fterrė ka freskllėk dhe trupi nuk ndjen djersė. Vjeshta kėtu ėshtė e artė dhe e kamur, kur gjetkė nuk ėshtė e tillė. Nė kėtė luginė, edhe nė dimėr ka njė klimė normale, qė rrallė mund tė kalojė nė temperatura ekstreme.  

Dhe tė gjitha kėto, sepse Fterra ka njė pozicion komod, ka njė pozicion tė veēantė. Ka ujė tė freskėt nga burimet. Nga lart vjen era e malit, qė tė freskon ballin. Nga lugina vjen era e detit, ngarkuar me avuj uji. Ndėrsa nga lumi  vjen freskia e vesės , qė e bėn kėtė kėtė copė tokė tė vyer me freskllėk tė pėrhershėm, ku njeriu nuk ndjen as tė nxehtė as nė verė e as tė ftohtė tė ngrirė nė dimėr.

Njėherazi, ka njė tokė qė ėshtė njė organizėm i gjallė, e cila me barin dhe gjethen  e saj speciale, jo vetėm mban dele, dhi e lopė, por u jep njė shije tė veēantė edhe tė gjitha prodhimeve blegtorale: si qumėshtit, djathit e mishit te tyre. Ėshtė i ēmuar nė kėtė zonė: qumėshti i lopės, kosi i deles, djathi i dhisė dhe mishi i qengjit nė prnaverė e ai i kecit nė verė. Gjithashtu, kėtu prodhohen disa lloje pemėsh e frutash, qė nga  portokallja,  limoni e qitro-limoni, fiku e hardhia, arra e tė tjera e tė tjera. Fterra ka qėnė e njohur dhe pėr prodhimin e perimeve e patateve dhe qepės e qepujkės sė ėmbėl.

Pra, kėtu ka kushte klimatike e tokėsore, ku kultivohet e zhvillohet blegtoria e bujqėsia, pa tė cilat nuk mund tė ketė as jetė e as progres nė asnjė fshat e nė asnjė vend. Fterra njihet dhe si zonė e pėrshtatshme pėr kultivimin e bletės, mjalti i tė cilės ėshtė kurativ.

Dhe jo vetėm kaq. Fterra ka historinė e pasur tė saj, ka histori me emėr.  Eshtė e shquar pėr arsim e kulturė. Eshtė e shquar se nė tė gjitha kohėt ka qėnė fshat i qetė, qė ka ditur dhe ta kuptojė dhe t'i pėrgjigjet kohės. Prej kėsaj treve kanė dalė bij e bija tė shquar, edhe pėr Fterrėn, edhe pėr krahinėn, edhe nė nivel shtetėror e kombėtar.

 Tė gjitha kėto e kanė bėrė Fterrėn tonė tė gėzojė emėr tė mirė, veēanėrisht pėr njerėz me mirėsi,  e fshat qė ka nxjerrė  shumė intelektualė tė shquar nė shumė fusha te jetės.

            Ky vend me histori e kulturė, ky vend me vlera tė mėdha natyrore e klimaterike, kjo tokė pjellore, qė ka mbajtur e mban jetėn e fterjotėve nė kėtė truall, nuk meriton tė tkurret mė tej. Pėrkundrazi tė gjithė fterjotėt, ata qė banojnė nė Fterrė dhe tė gjithė ata qė banojnė nė Sarandė, Vlorė, Tiranė e gjetkė, deri dhe ata qė banojnė e jetojnė nėpėr Botė, e kanė pėr obligim shpirtėror jo vetėm tė jenė tė lidhur me Fterrėn e me njėri-tjetrin, por edhe tė kontribuojnė konkretisht, duke qėndruar pėrherė tė lidhur me Fterrėn, nė pėrshtatje me konceptin e kohės sė sotme, nė kushtet e demokracisė globale.                            

            Prandaj, problemi ėshtė tė ndryshojmė sadopak mentalitetin tonė tė jetesės  pėr tė punuar, jo vetėm me dashuri platonike pėr Fterrėn, por tė mendojmė dhe ēfarė mund tė bėjė mė konkretisht komuniteti i fterjotėve nė dobi tė lidhjeve me Fterrėn dhe me njeri-tjetrin, ashtu si dhe pėr ta kthyer Fterrėn nė njė pikė turistike tė ēmuar, krahas Borshit qė kemi pranė, sepse dhe Fterra, edhe zyrtarisht, edhe administrativisht ėshtė dhe hyn nė zonė turistike, si pjese pėrbėrėse e Komunės Lukovė. 

            Pėr tė gjitha kėto arsye Fterra jonė nuk ėshtė vend qė duhet braktisur, siē mund tė ndodhė me disa fshatra tė tjera qė nuk i kanė kushtet e kėsaj zone. Madje kur themi nuk duhet tė braktiset e tė shuhet, pavarėsisht se ėshtė rrudhur shumė, bazohemi dhe nė pėrvojėn e jo pak fshatrave tė tjerė, edhe nėpėr botė, qė janė kthyer nė pika urbane, duke ndėrtuar vila e duke u shndėrruar nė vende pune dhe vende ēlodhėse. Nė zona tė ndryshme rurale dhe atje ku pak banorė, madje dhe atje ku nuk ka, banorėt shkojnė nga qyteti nė periferi, siē i konsiderojnė ata ish-fshatrat, dhe kryejnė atje punė bujqėsore e shėrbime tė tjera. Njė shembull tė tillė ne e kemi edhe me njė numer fterjotėsh qė, vėrtet jetojnė e punojnė nė Sarandė, por vijnė herė pas here dhe nė periudha tė ndryshme tė vitit, si pėr tė punuar koshtrat e tyre, siē u themi ne, dhe pėr tė ndėnjur kėtu me ditė apo deri dhe me muaj.

Kjo traditė i ka rrėnjėt qė kur fterjotėt shkonin nė kurbet. Dikur kurbetllinjtė shkonin me vite, deri nė Selanik e Janinė, nė Stamboll e Izmir, dhe me gjithė se ishin ato kushte tė vėshtira komunikimi e lidhjeje, ata ruanin dhe lidhjet me Fterrėn, edhe duke ardhur, edhe duke u kthyer nė Fterrė nė moshėn e thellė. Mė vonė kemi jo pak shembuj qė fterjotė, burra dhe gra, nė moshė tė madhe apo nė kohė pensioni, kanė ardhur si ēift apo dhe tė vetėm dhe kanė jetuar kėtu nė stinė tė veēanta tė vitit, tė cilėvė nė kėtė klimė u ėshtė zgjatur dhe jeta.

Tregues shpresėdhėnės ėshtė dhe fakti qė jo pak fterjotė  kanė filluar jo vetėm  tė mendojnė, por dhe tė rregullojnė shtėpitė ekzistuese, dhe tė ndėrtojnė shtėpi me kerkesat e kohės sė sotme. Kėtė po e shikojmė sidomos te ata fterjotė qė merren me aktivitet privat, qė janė duke menduar e projektuar dhe ndėrtimin e shtėpive tė tyre tė reja pėr tė ardhur me pushime dimėrore apo verore, apo nė vjeshtė e nė pranverė, sipas rastit.

            Kėshtu, mendojmė ne, Fterra jonė do tė kthehet njė qendėr turistike edhe pėr tė huaj, edhe pėr miq e shokė tė fterjotėve nga shumė anė, deri nga bota ku janė e ku punojnė. Eshtė shembull i bukur qė, me nxitjen e Ismet Elezit, erdhi nė Fterrė pėr tri javė njė ekip studjuesish nga universiteti i Gracės nė Austri, i cili pėr tri javė bėri studimin social-kulturor pėr Fterrėn tonė, qė u botua dhe nė njė libėr shkencor tė atij universiteti.

            Ėshtė frymėzuese dhe duhet mbėshtetur dėshira e publicistit dhe opinionistit Fatos Lubonja, djalit tė Liri Fterrės, qė kėrkon tė ndėrtojė njė shtėpi nė Fterrėn tone pėr ta bėrė njė qendėr banimi, ku tė vijnė e tė banojnė pėr njė kohė tė caktuar,  poetė e krijues tė tjerė, se Fterra jonė ėshtė dhe vend frymėzues, edhe me natyrėn ekzotike,  edhe me historinė e kulturėn e saj, dhe me emrin e mirė qė ka, dhe me bijtė e shquar qė ka  nxjerrė nė tė gjitha kohėt.

Madje, nė kėtė vend, mund tė jetosh si zotni, edhe duke qėnė bari, edhe duke qėnė bletėrritės.    

 

Nr. 40 – gusht 2004

 

NJĖ MERAK HISTORIK PĖR FTERRĖN...

= Pak histori pėr  xhaden tonė =

 

            Nė fillim tė shekullit tė 20-tė, ėndėrra e parė e Fterrės  ishte tė mėsonte shkrim e kėndim nė gjuhėn shqipe. Kėshtu, mė 1905, ėshtė mulla Hasan Hizmo qė solli, nga Stambolli nė Fterrė, Abetaren e parė nė gjuhėn shqipe. Dhe nisi t’ua tregonte e mėsonte fterjotėve

            Bashkė me ndjenjėn e gjuhės u rrit dhe ndjenja e lirisė. Nė Fterrė u ngrit Flamuri  mė 4 dhjetor 1912, nė mbėshtetje tė 28 Nėntorit tė atij viti nė Vlorė. Nė fillimet e Luftės sė Parė Botėrore, mė 1913-1914, erdhėn ata qė u quajtėn “andartė”, tė cilėt bėnė gjėma tė papara nė historinė e Fterrės e tė krahinės sė Kurvelshit, ku u vranė 5 fterjotė dhe u plagosėn 7 tė tjerė. Jo vetėm kaq, por u shkatėrrua tėrė fshati, madje u prenė dhe pemė. Ndaj pėr gratė e Kurveleshit, brenda tyre dhe gratė e Fterrės, qė ikėn me kėmbė pėr nė Vlorė, u ngrit elegjia: “Gratė e Kurveleshit, me foshnja nė dorė,/ Ulėr moj e mjerė, ulėr moj e gjorė”...

            Nė vitin 1916, muajin tetor, u hap shkolla e parė nė gjuhėn shqipe nga mulla Selim Gjonika, qė pati jetė vetėm tre muaj, se lufta bėnte luftė. Liria e Flamurit u nėpėrkėmb, se erdhėn ata qė populli u vuri nofkėn: “breshkamėdhenjtė”. Nė Fterrė u organizua njė ēetė me 48 fterjotė, tė komanduar nga Xhafer Shehu me nam, e cila mori pjesė nė Luftėn e Vlorės.

            Eshtė kjo periudhė qė fterjotėt, bashkė me gjuhėn dhe lirinė, kėrkuan qė udhėt e kėmbėsorėve e tė kuajve tė ktheheshin nė xhade. Qė nė fillimet e Luftės sė Parė Botėrore, edhe jo pak fterjotė, u mobilizuan nga ushtri tė huaja pėr hapjen e xhades sė Llogarasė dhe asaj: Vlorė-Lumi i Vlorės-Kuē- Fterrė-Borsh, si xhade strategjike pėr luftėn. Madje ata qė punuan nė xhaden e Llogarasė, nga qė komandėn e kishin austriakėt, sollėn nė Fterrė dhe njė proverb gjerman, qė ka ardhur deri nė ditėt tona nė formėn:” Befeli – Befel”, tė cilėn e kam pėrdorur edhe unė pa e ditur deri vonė “historinė” dhe etimologjinė gjermane: “Befehl ist Befehl” (Rregulli ėshtė rregull). Ndoshta, kėshtu erdhi tek ne dhe ndikimi i proverbit francez:”Loi c’est Loi” (Ligji ėshtė ligj).

            Por, lufta solli luftėn. Dhe xhadja jonė mbeti pėr tė kaluar makinat ushtarake. Vetėm nė vitin 1925-1926, kuēioti Ismail Hakiu, Major i asaj kohe, nė bashkėpunim me Ismail Bezhanin, ish-Kryeplak i Fterrės, nisėn punėn pėr tė plotėsuar ėndrrėn e kėsaj zone pėr tė ndėrtuar e rregulluar xhaden qė tashme e kalonin dhe makinat civile. Dhe Fterra bėri festė.

            E, megjithate, xhadja Kuē-Fterrė-Borsh mbeti e dorės sė tretė, pėr tė mos thėnė jashtė dore. U desh tė vinte Lufta italo-greke (1940-1941), qė mbi kėtė xhade tė vihej dorė, po pėr interes tė luftės. Pėrsėri djersėn e derdhėn krahėt e fterjotėve.

            Edhe 50 vitet e fundit, kjo xhade ėshtė mirėmbajtur po me interesimin dhe krahėt e fterjotėve. Njė punė e lavdėruar ėshtė bėrė nė vitet 1970-1980, e mbeshtetur dhe nga drejtuesit e pushtetit nė fshat, nė zonė e nė rreth, por dhe nga kuadrot fterjote me punė nė Sarandė. Ėshtė pėr t’u veēuar puna e bėrė nė mėnyrė vullnetare nga Refik Bezhani, i cili, megjithėse nė pension e nė Tiranė, erdhi me ditė e me muaj nė Fterrė dhe dha njė kontribut tė ēmuar pėr rregullime tė rėndėsishme nė kėtė xhade, duke u mbėshtetur dhe nga puna e Brigadės se punėtorėve fterjotė, drejtuar nga brigadieri i palodhur, Balil Haxhiu dhe Kryetari i Kėshillit tė Fterrės, Hamza Mehmeti.

            Pikėrisht nė sajė tė interesimit tė fterjotėve nė Tiranė, Vlorė e Sarandė dhe tė punės sė bėrė nga fterjotėt me banim nė Fterrė, u bė e mundur tė mirėmbahet e tė funksionojė kjo xhade.

            Mirpo, nė vitet e tranzicionit, pėr disa vjet, kjo xhade nuk u mirėmbajt siē duhet. Aty nga viti 1994, rruga nga Kota-Lumi i Vlorės-Kuē-Fterrė-Borsh, padrejtėsisht u kthye nė rrugė rurale, rrugė fshati.

            Nė kėto vitet e fundit, me ndėrhyrjen dhe presionin e gjithė fshatrave tė kėsaj zone, por dhe tė Kuēit e tė Fterrės, dhe me gatishmėrinė e Ministrisė sė Transportit, u arrit qė nė vitin 2003 tė merret Vendimi i Qeverisė duke e rikthyer kėtė rrugė nė identitetin e saj historik, nė rrugė nacionale. Pėr kėtė, Fterra i ėshtė mirėnjohės, nė mėnyrė tė veēantė, Ministrit Spartak Poēi. Dhe jo vetėm kaq, por tani ėshtė duke u punuar dhe pėr asfaltimin Vranisht-Kuē. Dhe pasi tė mbarojė ky asfaltim, ideja dhe logjika zyrtare ėshtė qė nė vitin e ardhshėm tė vazhdojė asfaltimi Borsh-Fterre-Kuē, gjithėsej 22 km.

            Shpresojmė dhe besojmė qė kjo ide tė realizohet

 

Ēfarė pamė nė mirėmbajtjen e rrugės Borsh-Fterrė

 

Nė ditėt e para tė gushtit  morėm vesh se nė rrugėn Borsh – Fterrė, 10 km nisi puna pėr mirėmbajtjen e saj. Ne shkuam pėr ta parė me sytė tanė. Qė nė Ixuar tė Borshit, Shakua na tha fjalė tė mira.

            - E ke parė me sytė e tu?- e pyetėm.

            - Unė vij nga Fterra. Mora masat e derės sė Muzeut, siē e tham. Deri nė Vreshta, afėr Langadhės, ishte bėrė punė me cilėsi,- shtoi Shakua, i sigurtė nė fjalėn qė thoshte.

            Megjithėse e besuam, por nga qė ne ishim nisur pėr atė punė dhe nga qė donim tė shkonim dhe nė Fterrė, morėm rrugėn pėr nė Qafė tė Kalasaė. Duke ecur e duke parė mė mirė shėnjat e punės. Nė Mostrogunė ishte bėrė punė mė e madhe. Edhe nė Krizė po kėshtu. Kaluam nė Pėrroin e Keq. Arritėm nė Bregun e Borshit tė Vjetėr. Zbritėm nė xhaden te Vreshta. Kudo pamė punė me cilėsi, pune me dėshirė e me vullnet. Kėtu gjetėm duke punuar njė brigadė njerėzish. Punohej dhe me krahė, por dhe me tė gjitha mjetet e domosdoshme mekanike, skrepa, rruspa, makina qė transportonte rėrė, …

            Ndaluam. Ata vazhduan punėn. Nuk e dinin dhe nuk e prisnin njė “vizitė” tė tillė.  Ne uruam:

- Me krah tė lehta !

- Faleminderit !- u pėrgjigjėn disa zėra.

I pari, Drejtori pėr mirėmbajtjen e rrugėve tė rrethit tė Sarandės, Ilir Ristani, dhe pas tij ne tė tjerėt, u dham dorėn njė pėr njė. Ishte njė brigadė me 10 vetė, qė dhe nė prezencėn tonė nuk e lėshuan punėn nga dora. Tekniku i zbatimit tė projektit tė rregullimit tė xhades Borsh-Fterrė, Shuaip Maēi na tregon pėr punėn e bėrė. Lavdėron veēanėrisht ata qė punojnė me mjetet mekanike. Skėnder Veliu ėshtė burri nga Fushėbardha, qė nuk di tė pushojė pa mbaruar punėn e ditės. Kėshtu punon dhe Faslliu nga Picari, ardhur nga Gjirokastra. Me tė njėjtin ritėm vazhdon punėn  gjirokastriti - Genci Babaramo dhe Romi Xuxi nga Senica. Tė gjithė i janė pėrveshur punės. Edhe para Ndėrmarrjes duan tė jėnė faqebardhė, por edhe para Fterrės duan tė nderohen. Ata punonin si tė ishin nė xhaden e familjes sė tyre.

- Shėmbull janė bėrė,- shton mė tej Shuaipi,- dhe katėr fterjotėt: Taipi e  Kimeti, Tomi e Hakani, tė cilėt, kėto kohėt e fundit, jo vetėm janė riorganizuar, por edhe i janė pėrveshur mirėmbajtjes sė xhades, duke punuar tė grupuar e tė normuar. Madje, kjo punė me cilėsi qė po bėhet kėtė radhė nuk ėshtė bėrė asnjėherė mė parė.

Drejtori, Ilir Ristani, pasi pa 6-7 km rrugė  dhe pasi dėgjoi raportimin e bėrė nga tekniku-zbatues, Shuaipi, gėzon e qesh i tėri dhe u jep dorėn duke i falėnderuar pėr kėtė  punė eė bėrė.

- Ju pėrgėzoj,- u thotė Drejtor Iliri,- se kini punuar si pėr shtėpinė tuaj. 

            Ndėrsa ne fterjotėt e ardhur nga Tirana e Saranda, kur pamė e kur dėgjuam pėr punėn e bėrė, i pėrqafuam me dashuri mirėnjohėse qė tė gjithė njė pėr njė, dhe miqtė, dhe tė zotėt e shtėpisė. Falėnderuam shumė dhe Drejtor Ilirin, qė fjalėn e ka fjalė e punėn e bėn punė. Iliri ka konceptin : U tha  - u bė.

            Kėshtu, siē jemi,- ndėrhyri Gėzimi, i ardhur nga Saranda, nė emėr tė komunitetit fterjot, ju ftoj tė gjithėve tė shkojmė nė Ixuar pėr tė pirė njė “kafe” fterjoēe. Ky ėshtė “vendim” qė nuk pranon debat,- shton me shaka Gėzimi,- por vetėm zbatim.

            - Dakort jemi,- u  pėrgjigjėn  punėtorėt, - por  nė orėn dy do ta lėmė punėn.

            - Por sot, po t’u lejojė Drejtori, mund ta lini dhe pak orė para orarit tė pėrditshėm.

            - Po tė jetė pėr orar,- ndėrhyri Shuaipi,,- ne kėtu punojmė deri pas dite vonė. Por sot me qėnė se na ka ardhur dhe vetė Drejtori ynė, e bashkė me tė dhe Kryetari i Komunės sonė, Lukovė, Fitim Hizmo, si dhe fterjotė qė nga Tirana, do ta respektojmė ftesėn e bėrė. 

            U kėnaq shumė dhe Vilson Kofina, qė kishte ardhur qė nga Athina nė Borsh e nė Fterrė, duke u bėrė dhe pjesėtar aktiv i punės nė dobi tė Fterrės.

            - Bravo Vilsoni, - mė tha Gėzimi.

            - Bėmė o Babė, tė tė ngjaj,- ia ktheva. E harrove ti Xha Mehmetin  se sa punė tė mirė ka bėrė  pėr vite me radhė pėr linjėn telefonike Kuē- Fterrė, kur ne ishim nxėnės dhe mėsues nė Kuē?

-Ke tė drejtė. Ashtu ėshtė vėrtetė,- aprovoi shpirtėrisht Gėzimi zemėrbardhė.

I falėnderuam. U pėrqafuam pėrsėri me ta duke u thėnė: - ne ikėm pėrpara. Ju mirėsetėvini !       

        Mikpritja - Vlerė e pėrjetėshme e Fterrės  

            Morėm rrugėn e Langadhės  pėr nė Qafėn e Shethanasit e drejt Ixorit, qėndrės sė Fterrės sonė. Duke udhėtuar me Drejtor Ilirin, na bėri pėrshtypje shqetėsimi i tij shpirtėror pėr punėn dhe pėr xhaden.

            - Nuk e mora shoferin, por  e ngas vetė makinėn,- sqaroi Iliri,- se dua ta provoj vetė rrugėn.

            Ec e ndalo…Dhe sa vėrente pjesė tė keqe tė xhades, i drejtohej Shuaipit.

            - Kėtu nė… Marnjine… duhet hedhur dhe ca asfaltė  Por edhe Mostrogunėn, edhe Krizėn apo ndonjė pikė tjetėr qė e gjykoni ju, - i drejtohet Shuaipit,- mund ta asfaltoni. Xhadja do bėrė qė nė asnjė pikė tė mos takojė nga poshtė makina. Ne duhet ta bėjmė kėtė rrugė tani,- theksoi Drejtori,- se Fterra mė 28 gusht ka festėn e saj tradicionale, qė e bėn njė herė nė 5 vjet.

            Na gėzoi ky preokupim. Ne u bindėm pėr kėtė cilėsi tė tij, qė nė takimin e parė nė Sarandė nė ditė tė qershorit, kur ia shtruam kėtė problem. Iliri ėshtė njeri i punės, njeri i fjalės, i zoti pėr menaxhimin e ndėrmarrjes qė drejton pėr rrethin e Sarandės. Punon si tė ishte jo vetėm dhėndėrr nė Sarandė, por si djalė e shkuar djalit tė vendit. Madje sot qė u pamė nė kėtė rrugė, na u duk se pranė kishim njė djalė qė punonte tamam si njė fterjot nga mė tė mirėt, duke harruar se Iliri  ėshtė nga Erseka e Kolonjės me dituri e trimėri njėherazi.

            Nė Fterrė pranė burimit nė Ixuar u ulėm pėr tė pirė “kafen” qė na ofroi Gėzimi. “Kafe” ishte fjala, se nė fakt, ashtu siē e ka mikpritja nė Fterrė, si vlerė e pėrjetėshme e saj, ishte pėrgatitur njė drekė e kėndshme, thjeshtė e bukur, me “vetulla” e me “petulla”, pėrpara lokalit te Profitit.

Gota e rakisė u bė shkas pėr tė ngritur dhe mirėsi, siē e kėrkonte rasti. U ngritėn, njėra pas tjetrės, mirėsi pėr kėta njerėz qė interesohen dhe punojnė pėr xhaden e Fterrės sonė. Tomi ngrė mirėsi me vjershė, duke uruar punėtorėt-specialistė “tė huaj”:

Me fterjotė pėrpara prijnė,

Nė rrugėn duke punuar,

Nga Gjirokastra na vijnė,

Shok e miq tė respektuar.

Skėnder Baba i moshuar,

Romi, Genci me Fasllinė,

            Me zemėr duke uruar:

Nga hera, mirėse tė vijnė..

 Nė kujtesė mė parakaluan tė gjithė ata qė kanė kontribuar pėr kėtė xhade, qė nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore e nė vazhdimėsi, gjatė gjithė shekullit 20-tė. Por sot u shpreh mirėnjohje dhe pėr institucionet e shtetit e nė mėnyrė tė veēantė pėr tri figurat kryesore ne jerarkinė institucionale. I pari, Spartak Poēi, Ministri i Transportit edhe pėr kthimin e saj nė rrugė nacionale, edhe pėr mbėshtetjen  kėmbėngulėse pėr mirėmbajtjen aktuale tė rrugės Borsh - Fterrė. Madje ka bėrė dhe njė premtin mė tė mirė, se nė vitin qė vjen mund tė asfaltohet dhe pjesa e mbetur nga Borshi nė Fterrė e deri nė Kuē.

            Sa mirė ! Fterjotėt, kudo qė janė shprehin mirėnjohjen.

            Mė ka ngelė nė kujtesė dhe takimi qė patėm nė zyrėn e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Rruga-Urės, zonjushės Majlinda Gjoni, vajzė krenare e me mendje aktive, e cila sa dėgjoi problemin, dhe pasi u konsultua dhe me Drejtorin nė Sarandė, Ilirin, kėrkoi qė fjala tė bėhej vepėr, sipas logjikės efektive: U tha – U bė.

            Kėshtu funksionimi vertikal i strukturės Ministri-Drejtori e Pėrgjithėshme-Drejtori nė rrethin e Sarandės,  bėri qė ne tė “shijojmė” mė sytė tanė punėn qė po bėhet pėr mirėmbajtjen e rrugės Borsh- Fterrė, 10 km e gjatė, nė kėto ditė gushti, si njė pjesė e rrugės nacionale qė u shėrben jo vetėm fterjotėve, por njė zone tė tėrė qė lidh tėrė fshatrat nga  Vlora-Lumi i Vlorės-Kuē-Fterrė-Borsh e deri nė Sarandė, gati 100 km rrugė.

            Pėr Fterrėn dhe fterjotėt kjo rrugė ėshtė kusht kryesor pėr ekzistencėn aktive tė Fterrės sonė dhe tė lidhjes sė fterjotėve me vendlindjen e tyre dhe tė tė parėve te tyre.

            Sa mirė ! Ne shpresojme e besojmė  se nuk do te jetė e vonė ajo ditė kur tė hiqet meraku mė i madh, historik e shekullor, i  Fterrės dhe i gjithė fterjotėve pėr asfaltimin edhe tė pjesės: Borsh-Fterrė- Kuē!

            Kėshtu u bėftė !

Nr. 40 – gusht 2004

 

 

Skicė

TĖ GJITHĖ NĖ NJĖ MENDJE JEMI

            Safet Memi dhe Ismet Elezi janė dy fterjotė qė ditėn janė nė Tiranė e natėn “flėnė” nė Fterrė. Ndaj ngahera ngrėnė probleme dhe kėrkojnė qė tė diskutohen nė “Parlamentin e fterjotėve”, atje ku mblidhen njė numur fterjotėsh gati pėr ditė nė orėn dhjetė, te lulishtja- tavernė “Dajti”. Kishin takuar Dilaverin. Kishin ngritur problemin e Muzeut. Tė diskutohej pėr tė. Nė festėn e Fterrės edhe mund tė thuhej diēka.

Dhe Dilaveri, si nja nga fterjotėt shumė i interesuar pėr problemet e Fterrės, e ngriti nė “Parlament”. Madje shprehu mendimin dhe pėr tė shkruar pėr kėtė problem nė Gazetėn “Fterra jonė”.

- Tė gjithė nė njė mendje jemi- i tham sa ishim nė atė bisedė.

Dilaveri ėshtė nga ata qė nxit dhe tė tjerėt, nxit dhe ne tė gazetės. Nxit dhe biseda e ngrė dhe probleme pėr Fterrėn. Shkruan me vullnet dhe nė gazetė.

Muzua para dy-tre muajsh shkroi dhe botoi nė gazetėn “Fterra jonė” njė intervistė shkencore, ku shpreh mendimet e tij dhe argumenton  sepse duhet tė ringrihet Muzeu dhe si mund tė ringrihet.

Agroni, megjithėse ėshtė nė Amerikė, te djali, Berti, pėrsėri na shkruan me merak dhe pėr gazetėn qė nuk po e fut dot nė Internetin e faqes “Fterra...”se ende nuk e ka marrė nė disketė, por edhe pėr problemet e Festės sė Fterrės, ashtu si dhe pėr ringritjen e Muzeut.

Rexho Kurupi ėshtė gjithashtu kėmbėngulės qė Muzeu duhet ringritur me doemos. Madje Rexhua thotė se Muzeu i pėrket Fterrės, u pėrket tė gjithė fterjotėve, i pėrket historisė sė Fterrės, madje edhe tė ardhmes.

Jashik Maēi ka shfaqur mendime konkrete pėr ringritjen e Muzeut, deri pėr ringritjen e tij me projekt. Madje dhe pėr qėndrėn e Fterrės. Dhe pėr Lapidarin e Dėshmorėve. Dhe pėr Ujėsjellėsin.

Na bėri pėrshtypjė shumė tė mirė gjykimi i Vilson Kofinės. Dhe jo vetėm gjykimi i tij, por dhe gatishmėria e vullneti pėr tė dhėnė edhe kontribut sponsorizues. Veē,-tha Vilsoni,- unė, ju lutem, dua tė mė thoni konkretisht se ēfarė duhet tė bėj. Dhe unė atė qė ka nevojė Muzeu, do ta bėj pa njė, pa dy. Unė do t’i pėrgjigjem me gjithė shpirt ēdo kėrkese tė Fterrės sonė. I gatshėm ėshtė shprehur dhe Piro Malo, djali i Muhametit dhe Mezos, qė dhe kontributin financiar e ka dhėnė mė tė madhin, se... ca tė tjerė...nuk dėshirojmė ta themi.

Shako Mehmeti, si pėrherė, veēanėrisht pėr ndėrtesėn e Muzeut dhe mjedisin rreth tij, u tregua hazėr-xhevap. E themi kėtė se Shakua e ka vėrtetuar kėtė qė nė vitin 1979-1980 nė ndėrtimin e godinės atėherė, kur u bė pėr herė tė parė, kur skaliti me dorėn e tij edhe shkallėt e Muzeut,  pėr tė cilat, kur i shikon sot se si janė katandisė, ngashėrehet dhe sytė sikur i “lagen” pak.

- Dje,- na tha nė Borsh,- unė shkova nė Fterrė dhe mora masat dhe pėr derėn, dhe pėr dritaret. Do t’i bėj nė punishten time qė kam ngritur kėtu nė Borsh pėr punėn me dru. Dhe e tha e bėri. E nisi kėtė punė, pa menduar, as pėr kohėn e as pėr parat qė mund tė harxhojė.

Sa mirė !  Kėtė shėmbull e kemi para syve tė gjithė ne fterjotė, kudo qė jemi. Ja, do ta shikojmė mė 28 gusht, nė ditėn e festės sonė tradicionale. Muzeu ėshtė njė merak i madh pėr tė gjithė intelektualėt e Fterres, qė janė nė ēdo derė e nė ēdo familje fterjote, deri nėpėr Botė. Ky ėshtė njė shqetėsim i tė gjithėve.

 Kėshtu na ndodh dhe ne. Maraz e kemi. Dert e kemi. Pse u prish Muzeu?! Kush qe ajo mendje e keqe qė bėri kėtė ligėsi nė historinė e Fterrės? Kush qe ajo dorė qė natėn e kohėve tė liga, bėri punė ta liga ?! Nejse, “ai ujė qė derdhet”, nuk mblidhet dot mė. Tashmė, puna ėshtė ta ribėjmė, ta ringrėmė. Madje dhe ai qė bėri kėtė ligėsi, me siguri ėshtė penduar, besojmė se vuan dhe nė shpirtin e tij, sepse u bė viktimė e njė urdhėri “politik” jo nga fterjotė, por nga ndonjė politikan ekstremist nga qendra.

 Nejse, le ta lėmė me kaq. Rėndėsi ka qė tashmė Muzeun e kėrkojnė tė gjithė. Rėndėsi ka qė tė gjithė njė mendje kemi. Tė gjithė nė njė mendje jemi. Kėshtu kanė qėnė fterjotėt pėr herė pėr tė gjitha problemet e Fterrės sonė, qė na do dhe e duam me gjithė shpirt.

                                                                        Guro ZENELI 

Nr. 40 – gusht 2004

 

VLERA TĖ PAZĖVENDĖSUESHME TĖ BLETĖS

 

            Fterra jonė njihet edhe si zonė, ku ėshtė kultivuar  me sukses Bleta.  Madje do thėnė se ka patur dhe disa familje qė kanė qėnė tė njohura pėr numrin e bletėve dhe mjaltin qė prodhonin, tė cilin e kishin dhe pėr pėrdorim familjar e miqėsor, por dhe pėr tregėti.

-Ne si qeparotas,-tregonte nė bisedėn e tij historiani Spiro Rusha,-  e njohim Fterrėn dhe pėr rritjen e Bletės. Nė Fterrė blinim mjaltė.

Dhe kjo ėshtė e saktė. Madje, nė luginėn e Fterrės kėrkonin tė sillnin bletėt e tyre dhe nga fshatra fqinjė per rreth, veēanėrisht nė stinėn kur nuk kishin kushte tė mira, ose nė kohėn kur bleta prodhon mjaltin. Nė vite me radhe kanė sjellė koshere bletėsh dhe nga Saranda apo Delvina. Dhe ndodhte kėshtu, se nė luginėn e Fterrės  ka klimė mė tė pėrshtatshme dhe ka kullotė tė shėndetshme pėr bletėn. Ndaj nė Fterrė, gati tė gjitha familjet, kush mė shumė e kush mė pak, kanė mbajtur bletė, mė i vogli deri dhe njė apo dy koshere me bletė. Ishin mė tė njohura pėr mirėrritjen e tyre familja Avreci, Dhuli ( Dautaj) e tė tjerė. Ėshtė i njohur nė Sarandė, fterjoti ynė Haki Dauti, qė gjatė tėrė jetės, edhe kur ishte nė punė nė Parkun e Sarandės, kultivonte disa koshere me bletė nė kodrat e Berdeneshit  apo dhe gjetkė.    

            Na gėzon fakti qė edhe tani, pėrsėri ka filluar tė kultivohet kjo qėnie pėr tė cilėn njeriu, dhe kur asaj i "shuhet" jeta, thotė: "mė vdiq bleta" ose "mė iku bleta" e tė tjera shprehje tė kasaj natyre, apo vargje qė kėndohen: “Moj bleta lule mė lule,/ E mbledh mjaltin kulme-kulme...” 

            Duke lexuar pėr bletėn kemi mėsuar se mjalti pėrmban elementė tė domosdoshėm pėr organizmin, se mjalti shėrben jo vetėm si ushqim pėr njeriun, por njėherazi shėrben edhe si ushqim kurativ, si ilaē me vlera tė veēanta pėr shėndetin e njeriut nė tė gjitha moshat.

            Kėshtu, mjalti shėrben si ilaē pėr  tė shėruar sėmundje, si ato tė lėkurės, tė organeve tė tretjes, tė mėlēisė e tė zemrės, tė sistemit nervor e tė syve, pėr gjendrat gjenitale femėrore, pėr organet e frymėmarrjes dhe  pėr sėmundjet alergjike, e tė tjera.

            Njėherazi, mjalti ėshtė njė produkt ushqimor i veēantė, qė nuk prodhohet  nė ēdo zonė e krahinė. Kurse zona e Fterrės  bėn pjesė nė zonat e preferuara, ku kultivohet bleta me rendiment tė lartė prodhues.

            Pėr tė gjitha kėto, mendojmė se bletaria ėshtė e domosdoshme tė kultivohet e tė zhvillohet sa mė shumė nga familjet fterjote me banim nė Fterrė, por dhe nga fterjotė me banim nė Sarandė apo nga tė gjithė ata qė i kanė kushtet e lidhjes me Fterrėn.   

 

Nr. 40 – gusht 2004

 

 

Sa  mirė !

 

Kur e takova me doktor Petin, e pėrshėndeta si ēdo qytetar tjetėr, por pa ditur se me kė kisha tė bėja. Ai bisedoi me mjekun. Unė vėshtorja me kėnaqėsi diskutimin miqėsor midis tyre.

- Ē’problem tė kesh pėr mua, mė ke nė dispozicion ! Telefonin mobil  e ke. Ose merrėm nė celular, ose kur tė vish herė tjetėr nė Tiranė, takohemi.

Pak a shumė ky ishte thelbi i bisedės sė tyre. Pasi u pėrshėndetėn ngrohtė njėri me tjetrin, mė tha dhe mua: mirupafshim!, Unė i zgjata dorėn, si njė i njohur i ēastit, si njė shok a mik  “mjeku”.

Sa u ndamė me tė, pyeta se kush ishte ky djalė.

- Nuk e njohe?

- Jo, nuk e njoha. Pse i kujt ėshtė?

- Mė fal,-tha Peti,- se unė mendova se ti e njihje. Ėshtė djali i Mėzos dhe Muhamet Malos.

- Pirua?

- Po.Po.

- Qėnkam turpėruar. Si nuk e pyeta pėr  Mezon?

- Ėshtė djalė flori,- mė qetėsoi Peti,- nuk ta merr pėr keq. I ėshtė futur ekonomisė sė tregut. Me sa di unė, ka mbarėsi nė  biznesin e tij.

E kisha dėgjuar kėtė mendim pėr tė. Madje edhe isha gėzuar qė njė djalė fterjot, aqė mė tepėr djali i Mezos, ishte biznesmen i zoti. 

Dhe Pirroja, tashmė, ka Auto-Servis “FTERRA” te ish-ndėrmarrja e mjeteve mėsimore “Hamdi Shijaku”, me cel. 068 25 69 315.

Ka MARETI  GIPS, ku  bėn Dekore Vilash, Tavane tė Varur, Mure Ndarės dhe Punim Allēiu., me adres: Ndėrmarrja e Mjeteve Mėsimore (Brenda), me tel. Cel. 068 20 44 352.

Ka, gjithashtu: Qendra Estetike “PIRRO”, Jetė e Bukuri, ku bėhet Dobėsim, Depilim, Estetik  dhe  Permanent, me adres, Hotel Rogner, kati i parė, me tel/fax. 247 817 dhe cel. 069 20 93 729.

Sa mirė,  Pirro!

Tė vjen mirė sa herė dėgjon qė ky ose ai fterjot i ėshtė futur ekonomisė sė tregut, sepse kėshtu  tregojnė qė nuk janė vetėm pėr kalem, por dinė  tė merren dhe me biznes. Tashmė, ka ikur koha kur nė kėtė vend pozicioni mė i mirė ishte nėpunėsia. Kohėt kanė ndryshuar. Dhe pėr mė mirė. Tani ėshtė koha e ekonomisė sė tregut. Ndaj gėzohesh kur dėgjon qė jo pak djem, madje dhe bija, i janė futur aktivitetit privat, disa dhe biznesit. Me sa dimė ne, ėshtė e shquar dhe Albina Haxhia, bija e Lames, pėr tė cilėn ėshtė shkruar nga Feksori nė gazetėn “Fterra jonė”.

Vilson Kofina, duke qėnė emigrant nė Athinė, shquhet  edhe nė biznes. Vilsoni ėshtė nga tė parėt qė ka ripėrtėrirė shtėpinė e prindėrve nė Fterrė, duke e bėrė  shtėpi tė kohės sė sotme, me tė gjithė komoditetin e nevojshėm.  Ndėrsa nė  Borsh ka ndėrtuar Hotel cilėsor, me disa dhoma e disa kate, ku mirėpret dhe fterjotė. Kur e takuam para disa ditėsh, bėri ftesė qė kush dėshiron nga fterjotėt, ėshtė i preferuar tė pronotojė, sepse do tė kenaqet nga gjithė komoditeti dhe kushtet e krijuara.

Edhe Qėndrim Dauti, qysh vitin e kaluar ka ndėrtuar njė lokal tė mirė po nė Shkallė  tė Borshit, atje buzėdetit. Edhe vėllai i tij, Gjykimi, madje pėrveē aktivitetit privat qė ka nė Sarandė, ka vėnė nė punė dhe njė lokal nė Tiranė, ku venė gati pėr ditė dhe fterjotė-tiranas.

Aktivitet privat tė mirė kanė nė Vlorė dhe Mira e Bujar Brinja, motėr e vėlla. Tė gėzon ky fakt qė fterjotė, nė ēdo kohė, edhe me njėri-tjetrin, edhe me tė tjerėt janė pėrherė paqėsorė.

Janė biznesmenė apo merren me aktivitet privat 15-20  fterjotė.  Shėmbulli i tyre tregon se tashmė jo pak fterjotė i janė futur, krahas arsimimit qė e kanė pėrparėsi, edhe ekonomisė sė tregut, e cila ėshtė “thelbi” i kėsaj shoqėrie. Ndaj ne na vjen mirė qė fterjotė kanė kthyer fytyrėn nga aktiviteti privat dhe biznesi edhe nė Tiranė, edhe nė Vlorė, edhe nė Sarandė.

Dhe nė Fterrė janė dy lokale, lokai i  Profitit dhe lokali i Sherifit, tė cilėt janė dhe qėndra pėr aktivitetet qė zhvillohen nė Fterrė. Nė Fterrė gati tė gjithė ata qė banojnė kėtu kanė aktivitet privat, kryesisht njė ekonomi tė pėrzier, me pak nga tė gjitha, edhe prodhime bujqėsore, edhe prodhime pemtarie, edhe perime e patate, edhe prodhime blegtorale, madje dhe bletė...edhe ...

Kur mėson se ky ose ai fterjot ka rregulluar jetėn, kur dėgjon se ky ose ai fterjot  po zhvillon biznesin, tė gėzon zemra, duke pėrcjellė mesazhin historik se fterjotėt janė nga ajo kategori, qė jo vetėm dinė ta kuptojnė kohėn , por dinė dhe ta pėrballojnė atė.

                                                                                           G. Z.

 

pashocol.jpg
Pasho Zhupa

PASHO ZHUPA- BIR I NDERUAR I FTERRĖS

 

            Ishte viti 1924, muaji qershor. Nė familjen e Mehmet Zhupės lindi njė djalė, qė i vunė emrin Pasho. Kjo ngjalli njė gėzim tė veēantė, sepse i ati, Mehmeti ishte rritur jetim, mbasi babai i tij ishte vrarė si bedel nė luftrat e ushtrisė turke, duke e lėnė familjėen vetėm me pak tokė ne Galisht dhe me njė tufė me tė imta. Edhe nėna qė e lindi u gėzua shumė, se edhe ajo ishte rritur jetime, mbasi babain ia kishin vrarė andartėt grekė nė vitin 1914. Pashua ishte kėmbėmbarė, se pas tij lindėn dhe dy vėllezėr e dy motra, duke u bėrė kėshtu pesė fėmijė.

            Pashua fėmijėrinė e kaloi me hallet e jetės nė malin e Galishtit. Me vėshtirėsi tė mėdha mbaroi pesė klasė tė shkollės fillore nė Fterrė, Kuē e Borsh, duke banuar familjarisht nė Galisht. Kėtu e zuri dhe Lufta Antifashiste. Nė kėtė zonė u vendos fronti i luftės iatalo-greke, i cili dėmtoi shumė dhe bagėtinė e Zhupajve.

            Familja e Pashos u bė bazė e njėsiteve partizane. Pėr kėtė shkak pushtuesit dogjėn kasollen e haurin e Zhupe dhe u grabitėn bagėtinė, duke u detyruar tė vendosen midis Borshit dhe Piqerrasit.

            Vetė Pashua, qė kur u krijua njėsiti gueril i fshatit nė vitin 1942, u rreshtua si anėtar i tij, duke qenė pjesėmarrės aktiv nė aksione tė ndryshme. Mori pjesė, gjithashtu, nė ēetėn "Hajredin Tremishti" dhe batalionin "Ismail Haki" tė Kurveleshit tė Poshtėm.

            Njė sitė, kur Pashua shkoi nė Gjirokastėr pėr tė shitur prodhimet blegtorale, pati rastin tė takohej me ish-mėsuesin e tij, Sheri Baboēi, i cili i dha dhe njė tufė komunikata pėr t'i ēuar nė Fterrė e nė Kuē. Nė janar 1943 mori pjesė nė aksionin kundėr fashistėve nė postėbllokun e Borshit, ku u vra Fuat Mato, dėshmori i parė i rinisė sė Kurveleshit, tė cilin Pashua e ngriti nė krahė nga pozicioni qė kishte rėnė. Nė verėn e vitit 1943 iu besua posta sekrete pėr ta ēuar nga Kurveleshi nė ēetėn e Ēamėrisė, duke u bėrė dhe njė nga shoqėrues e shtabit tė zonės sa parė operative nga Fterra nė Fushėbardhė. Ishte partizani prezent kur u dorėzua garnizoni i Sugės, nė kapitullimin e ushtrisė fashiste tė Italisė. Mori pjesė dhe nė luftimet kundėr gjermanėve qė erdhėn nga Qafa e Rrėmullės dhe nga ana e Vlorės. Nė nėntor tė 1943-shit, bashkė me fterjotėt Nafizi Bezhanin, Sami Kofinėn, Osman Memin, Azem Ēelin, Razip Gjonin, gjatė takimit me komisar Tuk Jakovėn, shkoi vullnetar nė Brigadėn e Parė partizane, ku gjetėn dhe Turhan Maton, Shefqet Brinjėn e Bektash Gėdon. Pashua mori pjesė nė shumė luftime tė kėsaj brigade, nė Borsh, Elbasan, Librazhd, Dibėr, Mat, nė ēlirimin e Krujės dhe tė Tiranės. Pėr merita nė kėtė luftė gėzon medaljen e "Kujtimit", "Trimėrisė" e tė "Ēlirimit", e udhėra tė tjerė ushtarakė.

            Qė gjatė viteve tė luftės ngjiti dhe shkallėt e karierės: skuadėr komandant e komandant toge dhe zv/komisar kompanie, ndėrsa pas ēlrimit, nė vitin 1946-komisar batalioni, nė 1947 komisar nė marinėn luftarake, nė 1949 nė degėn politike tė mbrojtjes bregdetare. Por Pashua kishte etje pėr studime. Ndaj kėrkoi dhe shkoi pėr studime nė Moskė, ku, nė vitin 1952, mbaroi akademinė ushtarako-politike me rezultate tė larta.  Pas kėtij studimi punoi si instruktor nė Drejtorinė Politike tė ushtrisė. Mė vonė shef i degės politike dhe komisar nė repartin e raketave. Njėherazi iu vu studimeve nė degėn histori gjeografi nė Universitetin e Tiranės. Ndėrsa nė vitin 1969 mbaroi studimet pasuniversitare pėr filozofi.

            Tėrė jetėn luftoi e punoi me devocion. Nė luftė u shqua si trim, nė paqe si  punėtor i palodhur nė ushtri, nė tė gjitha detyrat qe iu besuan. Kėshtu deri sa doli nė pension nė 1975. E, megjithatė, nuk e ndėrpreu veprimtarinė e tij shoqėrore nė lagjen ku banoi, kėtu nė Tiranė. Nė kėto vitet e fundit, mė shumė shkon e banon nė vendlindjen e tij, nė Fterrė, ku merr pjesė aktive nė biseda shoqėrore e miqėsore. Madje, me krahėt e tij ka ngritur dhe njė baēe tė bukur. Kėnaqet me frutat e perimet qė dalin nga duart e tij. I jep shėndet klima e Fterrės dhe e freskon ujėt e Ixorit. Gėzim te veēante i japin Pashos dhe Uzeimesė tre fėmijtė e tyre, dy djemte, Pajtimi si teknik i zoti, dhe Sokoli si oficer marine, bashkė me Mimozėn, vajzėn e tyre te vetme.

 

                                                                                    Dilaver SHKURTI

Nr. 40 – gusht 2004

 

 

NJĖ JETĖ, ME VULLNET E NDĖRGJEGJE

- NĖ 75 VJETORIN E LINDJES SĖ MUFIT HAXHIUT -

            Duke qėnė mėsues nė Fterrė, kam lexuar vazhdimisht gazetėn "Fterra jonė". Mė ka pėlqyer. Por mė shumė mė kanė tėrhequr shkrimet pėr lashtėsinė. Mendoj se bėn shumė mirė gazeta juaj qė shkruan e boton portrete pėr jo pak fterjotė. Duke qėnė kėshtu, po ju shkruaj dhe unė diēka pėr njė nga fterjotėt, qė gati gjithė jetėn i ėshtė pėrkushtuar vendlindjes sė tij, Fterrės, pėr Mufit Haxhiun.

            I ati i tij, Ismaili, ėshtė marrė me blegtori, pėr tė pėrballuar jetėn dhė pėr tė rritur fėmijtė. Dhe e pėrballoi atė me nder. Ishte njeri i thjeshtė e i ndershėm, ishte njeri qė e donte vatanin. Kėtė e tregoi nė vitin 1920, kur mori pjesė nė Luftėn e Vlorės bashkė me shumė fterjotė tė tjerė. Ndaj dhe ėshtė dekoruar me medaljen e "Trimėrisė". Haxhiajt u lidhėn ngushte dhe me Luftėn Antifashiste Nēl. qė nė fillimet e saj. Ahmeti, vėllai i Mufitit, doli partizan.

Ndėrsa vetė Mufiti u aktivizua me rininė antifashiste. Kėshilli Nacional-Ēlirimtar i fshatit e kishte korier. Eshte njė nga veteranėt e kėsaj lufte. Gėzon "Medaljen e Ēlirimit". Ishte ndėr tė parėt pjesėmarrės nė aksionet e rinisė pėr rindėrtimin e vendit. Punoi me pėrkushtim pėr tre muaj rresht nė hekurudhėn Peqin-Elbasan, ku shėrbeu edhe si organizator i brigadave vullnetare tė rinisė. Ka merituar edhe "Medaljen e Punės". Mė vonė kreu detyra partie. U dallua nė detyrėn e instruktorit tė Komitetit tė Partisė tė Rrethit Kotė, ish-qarku Vlorė.

Por kudo qė shkonte, edhe se nė moshė tė re, nuk i ndėrpreu asnjėherė lidhjet mė fterrėn e tij, tė cilėn gjithmonė e ka dashuruar me gjithė shpirt. Ndaj dhe kudo qė punoi jashtė Fterrės, familjen kryesisht e mbajti nė Fterrė. Kontribuoi dhe nė krijimin e kooperativės nė vitin 1956, ku u zgjodh edhe kryetar i kooperativės sė fshatit Fterrė. Ndėrsa nė vitin 1957 u caktua si instruktor nė Komitetin e Partisė nė Vlorė. Pastaj sekretar lokaliteti nė Kuē. Mė vonė, po si sekretar lokaliteti nė Piqerras. Ndėrsa nga 1963-1968 nė Komitetin e Partisė Sarandė. Pėr 10 vjet kreu detyra tė ndryshme nė Ndėrmarrjen Bujqėsore Lukovė, deri dhe zv/drejtor i kėsaj NB-je. Pėr  punė tė mirė ėshtė dekoruar me "Urdhėrin e Punės tė Klasit tė Tretė". Pėr 6-7 vjet, deri nė 1987, sa doli nė pension, punoi si Kryetar i Kėshillit tė Bashkuar  Borsh-Fterrė-Ēorraj.

Nė ēdo detyrė, punoi me vullnet. Kreu me ndėrgjegje detyrat e kohės qė jetoi. Ruan emėr tė mirė nė Bregdet, si njeri i drejtė e shoqėror. Tashmė, dhe si pensionist nė kėto vite, pėrpiqet tė japė kontributin e tij me kėshilla  e mendime nė dobi tė problemeve qė ka apo lindin nė fshatin e tij, Fterrė.

Edhe ne mėsuesit e respektojmė. Nė kėtė 75-vjetor, e urojmė pėr jetė tė gjatė e tė qetė.                                                                      

Lekė KOKA

Nr. 40 – gusht 2004

 

guinternet.jpg
Kopertina e librit

Njė libėr i ri, kushtuar vendlindjes, Fterrės dhe fterjotėve

Ne    lam,  po  Ti  s’ na  le,...”

Gjatė muajit Korrik, doli libri: “Ne tė lam po Ti s’na le, Se Ti vjen ku vemi ne”, shtypur nė shtypshkronjėn “Kumi” nė Tiranė.

Mesazhi kuptimplot i kėtij libri, qė nė titullin e tij, ėshtė filozofia qytetare qė mėson se “Sado qė tė bėsh pėr Nėnėn, pėrsėri je borxhli” dhe “Sado qė tė bėsh pėr Vendlindjen, prapė ke bėrė pak” .

Autori i dhuron me dashuri Fterrės sonė dhe ēdo lexuesi njė tufė shkrimesh pėr vlerat dhe pėr njerėzit e saj tė mirė nė breza, duke pėrcjellė idenė se vendlindja eshtė ajo”copė tokė” e dashur pėr jetė, dashuri qė rritet bashkė me moshėn dhe kulturėn e njeriut.

Libri formohet nga pesė kapituj, perveē, Nė vend tė hyrjes dhe Epilogut, prej kapitullit tė parė, Memorje-Skica,meditime, mėnēuri- Portrete e Intervista- Reportazhe dhe Kumtime. Nė kėtė libėr do tė gjėni vlera historike, kulturore, arsimore, natyrore dhe njerėzore tė Fterrės dhe tė fterjotėve. Duke lexuar kėto shkrime, do tė gjeni kėnaqėsi shpirtėrore e kulturore, qė jepen me stilin rrjedhės e tė kuptueshėm.

Vlera e veēantė e kėtij libri ėshtė se nė faqet e saj gjėn Fterrėn “e vogėl” me pasurinė e madhe shpirtėrore e mendore tė saj e tė fterjotėve tanė tė mirė, tė cilėt e kanė dashur dhe e duan Njeriun, “mbretin” e qėnieve tė gjalla, bukurinė e jetės njerėzore, sepse vetė fterjotėt kanė qėnė e janė njerėz, veēanėrisht me ata qė kanė bukuri shpirtėrore e mendore.

Autori, Guro Zeneli, me penė tė pėrkushtuar, na paraqet fytyrėn e pastėr e tė bukur tė Vendlindjes Fterrė, tė cilėn e adhuron.

Libri promovohet, pėr herė tė parė, nė festėn tradicionale tė Fterrės, mė 28 gusht 2004.  

 

Enter supporting content here