ft22222222.gif

Nr. 37 - shkurt 2004

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

defteri.jpg
Faksimale e defterit

FTERRA NĖ DEFTERIN E VITIT 1583

Nė dokumentin mė tė hershėm qė kemi deri sot pėr fshatin tonė, Regjistri i Perandorisė Osmane i vitit 1431 (botuar nė gazetėn "Fterra Jonė" nr.9, gusht 1998), Efterana (Fterra) kishte 12 hane.

Pėr tė kuptuar ndryshimet qė kanė ndodhur 152 vjet mė vonė na vjen nė ndihmė Defteri i sanxhakut tė Delvinės dhe nahijes sė Himarės i vitit 1583, ku bėn pjesė edhe Kurveleshi, tė cilin na e vuri nė dispozicion tė transkiptuar turkologu dhe historiani Prof.dr.Ferit Duka,tė cilin e falėnderojmė me respekt.

Nė defeterin e vitit 1583 Eftera-Fterra, bėnte pjesė nė nahijen e Kurveleshit dhe kishte 60 hane-shtėpi, me kėtė pėrbėrje:

-Hane tė krishtera 30

-Hane tė islamizuara 9

-beqar (tė krishterė) 21

-bennakė (person i martuar me pak tokė) 4

-ēift (njė pendė dhé, ėshtė sipėrfaqe ngastėr toke e zakonshme pėr pėrdorim tė njė familje) 30

-gjysėm ēift (kryefamiljar qė kishte nė pėrdorim gjysmėn e sipėrfaqes sė zakonshme tė tokės). 4.

Regjistri i vitit 1583 ka tė dhėna me shumė vlerė pėrsa i takon emrave personal e rrjedhimisht edhe pėrbėrjes fetare. Proēesi i islamizimit ishte nė fillimet e tij, vetėm 9 shtėpi kishin pranuar fenė e re. Ato janė familjet e Ali Mata (Mane?), Hasan Gjon-i, Hasan Gjini, Sinan Hasan-i, Sinan Ali-u, Mehmed Ali-u, Ali Nika, Hasan Tupe, Hysejn Martin-i. Nė defter shkruheshin vetėm emrat e kryefamiljarėve tė cilėt dėshmojnė pėr pėrkatėsinė e re islame, kurse mbiemrat vazhdojnė tė ruhen sipas traditės krishtere.

Sipas defterit fshatrat fqinjė kishin:

-Kuē-i 41 hane; Ēernogorica (Ēorraj) 44 hane dhe Oresha (Borshi) 75 hane. Tė gjitha ishin familje tė krishtere.

Mė poshtė po japim listėn e kryefamiljarėve tė fshatit Efteran (Fterrė).

Koka Gjin-i, Zota(?) Brat-i, Gjon Brat-i, Boga Gjon-i, Petri Gjin-i, Gjin Selam-i(?), Gjoka Nika, Nika Mitri, Gjin Dhima, Brat Kosta, Mata Brat-i, Koka Reē-i, Martin Andria, Gjoka Mėhill-i, Martin Koka, Gjoka Martin-i, Mėhill Martin-i, Kosta Martin-i, Asti Mata, Gjin Ēani, Andria Martin-i, Gjon Kosta, Boga Gjin-i, Mois (?) Gjin Nika, Theofan Gjon-i, Petri Martin-i, Nika Dhima, Dhima Mėhill-i, Gjon Kosta, Llambi (I) Sterja (?), Llesh Gjin Ēani, Gjoka Gjin-i, Deda Gjin-i, Martin Gjon-i, Gjorka Guma, Andria Nika(b)**, Ali Mata (Mane?) (gj.ē.)***,Hasan Gjon-i (gj.ē.), Hasan Gjin-i (gj.ē), Gjin Hasan-i (b), Zota Hasan-i(b), Sinan Hasan-i (ē)****, Sinan Ali-u (gj.ē), Mehmed Ali-u (gj.ē.), Thomas Gjon-i, Andria Mallkoē-i, Gjoka Martin-i (tjetri), Gjoga Gjon-i, Gjika Andria (b), Gjin Armar-i, Gjoka Mitri, Ali Nika (ben.)*****, Hasan Tupe (ben.), Hysejn Martin-i(ben.), Golem Gjon-i, Martin Koka, Llesh Gjin-i, Iljas Deda (ben.), Andria Mėhill-i.

Prof. Muzafer KORKUTI

himara.jpg
Kopertina e librit "Himara ne shekuj" e autorit Spiro Rusha

"Bijė Fterre, nuse Ēorre, ...

Nga shkėmbinjtė u lėshove..."Vlerė e madhe pėr Fterrėn tonė.

Nė historinė e njohur tė Fterrės e tė fterjotėve bėn pėrshtypje dhe gruaja fterjote, bėjnė pėrshtypje bijat e saj. Madje do theksuar se nė jo pak familje gruaja ka qėnė burrėreshė, ka qėnė ajo qė ka mbajtur shtėpinė e miqėsinė, duke mbajtur tė nderuar dhe burrin nė kurbėt apo nė stane. Aqė ėshtė e vėrtėt kjo sa pėr jo pak familje, thuhej: do tė vemi nga Hazua (Dhuli), do tė vemi te Farua,(Shehe), te Gjulzaja (Korkuti), te Hatemja (Meme), e tė tjera e tė tjera. Ose janė tė njohura disa gra qė e lidhėn jeten deri dhe me kujtimin e burrit, apo siē ėshtė shėmbulli i lartė i Lime Dushės, qė e dinė tė gjithė se si ajo e lidhi jetėn me djalin qė i mbeti nė bark pak muajsh, qė nga 30 gushti 1943 e deri sa ndėrroi jetė nė moshė tė thellė.

Por nė kėtė editorial e kemi fjalėn pėr gratė trimėresha, qė Fterrės nuk i kanė munguar nė ēdo kohė. Dhe shėmbujt nuk janė pak, saqė ndonjėherė vijnė nė kujtesėn e Fterrės deri si legjenda. Shkėmbi i madh mbi Ixuar, atje lart rreth 1000 metro, quhet Shkėmbi i Lekes, qė tė kujton heroizėm luftarak tė gruas me emrin Leke. Pas saj vjen Maro Kondia, "Bije Fterre, e Nuse Ēorre...", tashme e njohur nė legjendėn pėr tė nė luftėn kundėr pushtuesve otomanė. E treta grua qė njihet nė histori eshte trimėresha Mene Zhupe, qė, siē shkruante shtypi i viteve 1913-1914, turpėroi dhe burrat me qėndresėn e saj luftarake kundėr andartėve grekė, pikėrisht nė ato vite.

Duke lexuar librin e historianit Spiro Rusha, nga Qeparoi: "Himara nė Stuhitė e Shekujve" gjetėm dhe faktin, qė e njihnim pak dhe qė nuk e publikonim, se Maro Kondia ka qėnė Bijė e Fterrės dhe Nuse nė Ēorraj. Kėtė fakt e ka shkruar dhe studjuesi Mexhid Kokalari nga Gjirokastra nė librin e tij pėr kryengritėsit popullorė nė shekuj, qė nė vitin 1979. Kėtė e pohon edhe studjuesi nga Kuēi, Hasan Luēi, nė librin e tij "Gjolekajt e Kuēe nė breza". Duke qėnė kėshtu, ne vendosėm tė botojmė nė mėnyrė besnike, siē po e shikoni, pjesėn e marrė nga libri i Historianit Spiro Rusha, "Himara nė Stuhitė e Shekujve", pėr t'u njohur mė kėtė tė vertėtė historike dhe pėr tė mėnjanuar hamėndjet se Maro Kondia ėshtė bijė nga andej ose kėtej, pa mohuar aspak vlerėn qė i ka dhėnė e qė i jep Ēorrajit figura e Maros si nuse e martuar nė Ēorraj, por pa mohuar dhe vlerėn qė i jep Fterrės si

Patrioti i shquar Spiro Rusha, personalitet i njohur dhe historian, na paraqet librin e tij "Himara nė stuhitė e shekujve", nė tė cilėn nėpėrmjet dokumentave historike tė mbledhura pėr shumė vite, bėn njė paraqitje tė shkurtėr historike tė popullit tė kėsaj treve tė lashtė. Pėr fteriotėt dhe lexuesit e gazetės "Fterra jonė" ky libėr ka vlera tė vėēanta sepse na jep njohuri mė tė plota historike qė nga kohėt mė tė lashta, por ka edhe veēorinė tjetėr qė na bėn me dije edhe pėr figura fteriotėsh tė pėrmendura nė histori pėr trimėritė e tyre. Duke botuar vetėm njė pjesė shumė tė vogėl, falėnderojmė autorin pėr kėtė vepėr historike dhe rekomandojmė leximin e saj, sepse secili ka shume se ēfarė tė mėsojė, sidomos nė ditėt e sotme kur ka perpjekje pėr tė shpėrndarė mjegull pėr Himarėn dhe trevat e saj.

"Njė sulm tjetėr i egėr kundėr krahinės sė Himarės u ndėrmuarr nė vitin 1537 nga Sulejman Kanuniu (ligjvėnėsi).Synimi kryesor i kėsaj ekspedite kunėr mbretėrisė sė Napolit qė sundohej nga Spanja e Karlit tė V, me objektiv marshimin e mėtejshėm mbi Europėn Perėndimore. Por pėr tė kaluar mbi Europėn , mė parė duhej likujduar Himara, e cila formonte pengesėn fillestare serioze tė ekspeditės, tė udhėhequr personalisht prej Sulltanit

Lufta u zhvillua nė korrik 1573.... "Sulejmani u ndalua nė krahinėn e himarjotėve pėr disa ditė, i etshėm pėr ti shfarosė ata popuj qė u shkaktojnė dėme tė vazhdueshme vasalėve tė tij pėr rreth.... Urdhėroi qė Ajaz Pasha bashkė me kryetarin e jeniēerėve tė shkonin pėr ti nxjerrė nga shpellate tyne ato bisha, si thonte ai, e tė bėnin kėrdi tė tilla qė tjetėr tė mos e tepronte prej atyre njerėzve, veē kujtimit qė kanė qėnė shfarosė... Por ndodhi e kundėrta...sepse ata burra shumė tė shkathėt tue i sulmue herė nė brinjė, herė nė ballė, herė nė bisht, herė tue u tėrheq, herė tue ndeshun me skuadrat vranė me shėmbėtim mė shumė se 8000 (turq) dhe i detyruan tė tjerėt tė tėrhoiqen rokopujė tė ngatėrruem pėr mjerimin qė u ngjan shokėve tė tyne.."

Nė luftėn e ashpėr dhe ta pabarabartė kundėr pushtuesit otoman, merrnin pjesė edhe gratė, jo vetėm duke furnizuar luftėtarėt burra e vėllėzėrit e tyre, poe edhe me armė nė dorė e me kurthe qė u ngrehnin forcave armike pėr ti dėmtuar, duke sakrifikuar edhe jetėn e tyre. Ngjarje tė tilla heroike janė pasqyruar edhe nė folklorin popullor tė krahinės. Njė grua nga Qeparoi, Marė Lania, e futi njė njėsi luftarake nėpėr greminė dhe vetė me shoqet ė saj u hodhėn nė humnera pėr tė mos rėnė nė duart e armiqėve.

(Shih, Shėnimin: 12).

Njė tjetėr grua heroinė nga fshati Fterė, Maro Kondia e kapur prej turqėve nė befasi kur po mbushte ujė pėr tua shpurė luftėtarėve dhe e detyruar tu tregonte se ku ndodheshin tė fshehur fshatarėt e rrethuar, Marua e detyruar, vendosi tė hakmerrej dhe tė sakrifikonte edhe veten. Ajo i futi nėpėr shkrepa dhe njeri pas tjetrit i shtynte me marifet nėpėr gremina dhe kur u zbulua veprimtaria e saj, u hodh edhe vete nė greminė.

Shėnimi 12. ėshtė vjershė pėr Marė Lane:

" Na diq Marė Lania,

Vajzė kapedania,

Marė lane, Marė Lane,

O moj zėra kapedane,

Thėllėza zėmėr stėrralle,

Shoqet i more nė valle,

Shoqet nė valle i more,

Moj thėllėzė fluturove,

Dhe mbi harca thikė-thikė,

Ti u bėre ēikė-ēikė,

Tė mos bjerje nė jezitė,

Nato qėntė osmanllinjtė....

Shėnimi 13, ėshtė Vjersha pėr Maro Kondėn:

Bijė Fterre, nuse Ēorre,

Djalin mė tė mirė more,

Po ēe do nuk e gėzove,

Nga shkėmbijtė u lėshove,

Turqitė prapa ēi more,

Smore njė, po di taborre,

Nė pėrrua i lėshove,

Gjithė ēorrajt i nderove.

(nga folklori).

. . .

Sa mė sipėr ėshtė marrė nė mėnyrė besnike nga Libri i shtetarit rigoroz dhe Historianit tė njohur, Spiro Rusha, me origjinė nga Qeparoi, me titull: "Himara nė Stuhitė e Shekujve", botuar nė vitin 2001, nė Shtėpinė botuese "ARBĖRI.", Tiranė -

( Shėnim i redaksisė: vetėm theksimi me bold, ėshtė i Redaksisė )

Gjithashtu, po botojmė edhe njė pjesė (paragraf) nga libri i Hasan Luēit, "Gjolekajt e Kuēe nė breza", botim i vitit 2000, ku nė faqen f.52. pohon midis tė tjerash: ..." njė ditė osmanėt kapėn, kur ajo mbushte ujė, Maro Kondin, bijė nga Fterra, e martuar nė Ēorraj, ( fisi Kondaj ėshtė shuar prej vitesh nė Fterrė) ...kjo nuse furnizonte me ujė trimat...

Kėsaj trimėrie i kushtohen dhe vargjet:

Katafigji portė-portė,

Shove ēorogoricjotė,

Katafigji shtigje -shtigje,

Nxorre nėnėtėdhjetė vigje...

Kėtė pohim e argumenton, i mirėnjohuri Mexhid Kokalari, nė studimet e tij, nė librin: "Trimat e kryengritjeve popullore" faqe 160, viti 1979.

Sqarim: Ndėrsa historiani Spiro Rusha e pėrmėnd kėtė trimėri tė ndodhur nė vitin 1573, nė shekullin e 16-tė kur, nė krahinėn e Himarės, ka ardhė nė krye tė ushtrisė turke, Sulltani Sulejman Kanuniu, autori Hasan Luēi e lidh kėtė me kohėn e Gjolekė Labit, nė kohėn e kryengritjes kundėr reformave tė Tanzimatit.

Sidoqoftė, per Fterrėn ka rėndėsi, qė kėtė tė dhėnė e japin dhe e pranojnė tre studjues seriozė, tė mirėnjohur, sė pari, historiani serioz dhe shtetari rigoroz, Spiro Rusha nga Qeparoi, nė librin: "Himara nė Stuhitė e Shekujve", ashtu si dhe studjuesi skrupuloz, Mexhid Kokalari, si dhe studjuesi Hasan Luēi, nga Kuēi .

Rreth kėtij problemi, nė numrin e ardhėshėm, Redaksia e gazetės "Fterra jonė", do tė mundohet tė realizojė dhe njė intervistė me historianin, Spiro Rusha.

mesuesja.jpg
Mesuese Suzana

Vajza tiranase nė Fterrė

Banonim nė tė njėjtėn rrugė. Ishim shoqe tė fėminisė se herėshme. E ndoqa nė shkollėn fillore tė lagjes sonė dhe mė pas nė Institutin femėror tė vajzave. Shtėpia ku ne shkuam tė banojmė dhe mė vonė Lufta Nacionalēlirimtare sikur na larguan nga njera-tjetra, por mes nesh mbeti pėrgjithnjė ajo ndjenjė, nostalgji e veēantė, qė tė lidh me kujtimet e moshės sė herėshme.

Nė vitin 1947 ose 1948, kur unė ende isha nxėnėse, ndėrsa Suzana e kishte mbaruar shkollėn, u takuam rastėsisht nė rrugė. Fjalėt e para qė mė tha ishin: Liri, jam mėsuese nė Fterrė.

E pashė me habi dhe zili. Fterra ishte fshati i Babit tim, i cili kur qe larguar pėr gjithnjė prej tij, kishte ndryshuar mbiemrin e familjes pėr tė marrė atė tė fshatit. Duket se e kishte dashur shumė, e kishte bėrė me dhimbje. Mua , ndarja aq shpejt me babanė, isha pak mė shumė se dy vjeēe kur mė vdiq, mė bėnte ta doja dhe ta respektoja atė dashuri dhe Fterrėn ta shikoja gjithnjė si timen.

E zgjata me veten time pėr tė treguar atė ndjenjėn e zilisė. Vetė nuk e kisha parė asnjėherė Fterrėn, kurse Suzana, njė vajzė aq e edukuar, e butė, e ėmbėl dhe e pashme, jetonte mes bashkėfshatarėve tė mi. E kishin mirėpritur dhe nuk mund tė ndodhte ndryshe. Ata njerėz tė mirė dhe tė njohur si arsimdashės nuk kishte si tė mos ta donin dhe respektonin atė vajzė tė re, (pavarėsisht nga biografia qė e kishte nisur pėr nė Fterrė), e cila kishte lėnė familjen, kryeqytetin dhe kishte shkuar aqė larg, mes fterjotėve pėr tė arsimuar fėmijtė.

Prindėr e nxėnės e deshėn Suzanėn.

- Kam njė mėsuese, vajzė xhevaire, -thoshte pėr tė,- Vahideja, nėna e Jakup Matos.

Kujtime tė gjalla, tė pashlyeshme ruan pėr tė ishnxėnėsja e saj Dallandyshe Shkurti. - E kishim idhull,- tregon Dallandyshja. Qe e dashur, e edukuar, e pashme, vishej ndryshe nga ne. Ishte shumė e sjellshme. Njė herė nė dimėr i dėrgva dru pėr zjarr dhe ajo me atė ēiltėrsine e saj mė tha: "Si i mbajte, je kaq e vogėl".

Afėrdita Rusi flet pėr vlerat e saj nė mėsimdhėnie, pėr njerėzoren qė shikonte te Suzana, mėsuesja e tyre. Suzana e la Fterrėn sepse e transferuan nė shkollėn 7 vjeēare nė Kuē. Por dhe kėtu, nė Kuē e ndoqėn djemtė dhe vajzat e Fterrės.

Nga ajo kohė, Halit Zhupa, ēpalos kujtimet e tij. E nis me duart e saj : I kishte tė bukura, tė bardha. Binin nė pah aqė mirė kur shkruante nė tabelėn e zezė. Ishte e thjeshte, vishej mirė dhe me sqimė.

Po kush ishte Suzana Kėlliēi? Lindi mė 1925, nė njė familje tiranase, patriote, perparimtare, arsimdashėse. Gjyshi i saj, Myhtesimi, klerik me funksion, mori pjesė aktive nė ngjarjet mė tė shėnuara tė Shqipėrisė tė asaj kohė. Punoi me pėrkushtim pėr tė vėnė nė jetė vendimet e Kongresit te Manastirit dhe tė atij tė Elbasanit, mori pjesė nė kryengritjen antiosmane mė 1912, qe nismėtar pėr ngritjen e Flamurit nė Tiranė dhe pėr thirrjen e Kongresit tė Lushnjės. Qeveria demokratike e Fan Nolit e nderoi duke i vene emrin e tij njė rruge tė Kryeqytetit, emėr qė e mban dhe sot. Vajza e tij Alie, ishte njė nga mėsueset mė tė dalluara tė Tiranės, e nderuar me titullin "Mėsuese e popullit". Nė njė ambjent tė tillė u rrit dhe edukua Suzana. Porse, babai i saj, nė 1945 pushohet nga puna si ishnėpunės i lartė i administratės sė Zogut. Ishte vetėm Inspektor ministrie. Me kėtė spjegohet fakti qė Suzana gjatė tėrė kohės nuk iu afrua qytetit tė saj, por punoi: Fterrė, Kuē, Konispol e mė pas fshat nė fshat. Vetėm nė prag tė pensionit punoi nė shkollėn "Kongresi i Lushnjės" nė Tiranė. As tė krijojė familje nuk mundi. Gjithnjė nė lėvizje. Ndėrroi jetė mė 12 shkurt 1977 nė moshen 52 vjeēare.

Ishte e talentuar, e pėrgatitur, e donte profesionin dhe nxėnėsit, punoi me pėrkushtim dhe frymėzim.

Liri Lubonja (Fterra)

Tiranė, shkurt 2004

lekxhama.jpg
Dr. Lek Xhama

Dr. Lek XHAMA paraqitet me dy libra shkencore:

Kane dalė nė qarkullim dy libra tė karakterit shkencor nga Dr. Lek Xhama: "Terminologjia mjekėsore e gjuhės latine" pėr studentėt e shkollave tė larta tė infermjerisė dhe "Higjena pėr laborantėt dentarė". Tė dy kėto botime janė vlerėsuar nga mendimi pedagogjik dhe specialistė tė kėsaj fushe.

Terminologjia mjekėsore e gjuhės latine, ėshtė vėrtet njė tekst pėr shkollat e larta tė infermjerisė, por ai mund te lexohet edhe nga shume njerez tė tjerė qė duan tė kujtojnė ose tė shtojnė njohurte e tyre nė kėtė gjuhė. Nė mėnyrė tė vecantė, pėr lexuesin e gjerė, atje gjen shprehje te spikatura latine, qė pėrdoren gjerėsisht jo vetėm nė fushėn e mjekėsisė, por nė tė gjitha fushat: " Sa ditė qė nuk ke mėsuar asgjė, aq ditė quhen tė humbura", "Shumė koka, shumė mendime", "Pėrsėritja ėshtė nėna e dijes", "Tė dashuruarit janė si tė marrosurit", "Rinia i kėndoftė e para dashurisė", "Argumentat peshohen, nuk numerohen", "Nė Asnjė moshė nuk ėshtė vonė pėr tė mėsuar", " Derisa jam gjallė shpresoj", "Ėshtė mė lehtė tė ruhesh nga sėmundjet se sa tė kurohesh prej tyre", "Hyjnor ėshtė mjeti qė zhduk dhimbjen", "Ji i pėrqėndruar nė atė qė bėn", "Mė shumė u duhet besuar syve se veshėve", "Mėso tė dėgjosh kur nuk duhet tė flasėsh",

Aktualisht Dr. Lek Xhama eshte pedagog nė Shkollėn e Lartė tė Infermierėve nė Tiranė dhe ėshtė duke punuar pėr njė libėr tjetėr shkollor.

@

kopertinemelihaja.jpg
Kopertina e librit te Meliha Shkurtit

MELIHAJA DHE LIBRI I SAJ

Rreth librit "Nga jeta nė Fabrikėn e Tekstileve tė Leshta"

Libri "Nga jeta nė Fabrikėn e Tekstileve tė Leshta" e Znj. Meliha Lohja ( Shkurti ), ku ajo punoi pėr njė kohė shumė tė gjatė si pėrgjegjėse e kontrollit tė cilėsisė, na paraqet mjaft mbresa e kujtime nga koha e vrullshme e punės dhe e jetės nė Kombintin e Tekstileve, ku Melihaja, nusja e nderuar e Shkurte, bashkėshortja e Qaniut, punoi nje kohe shumė tė gjatė.

Nė kėtė gjigand tė industrisė tė asaj kohe kanė punuar njė numėr jo i vogėl fteriotėsh, tė cilėt kanė qėnė nė kombinat qė nė fillimet e tij dhe atje kaluan femijėrinė, rininė e jetėn e tyre deri sa dolėn nė pension.

Disa prej tyre pėrmenden edhe nė librin e Melihase. Ja si shprehet autorja pėr disa prej tyre:

" Kujtoj ndihmės mjekun Halil Hizmo. Tė gjithė nė Kombinat e lagje, e thėrrisnin "doktor Halili". E njihte mirė betimin e Hipokratit. Ai gjendej gjithmonė aty ku llindte nevoja, nė ambulancė, nė urgjencė, nė vendet ku kishte ndodhur aksidenti. Pėr tė sėmurėt, ndiqte ecurinė e shėndetit tė tyre, u bėnte shėrbime edhe nė shtėpi, pėr ndonjė mjekim ose injeksion. Edhe kur doli nė pension, mbeti i papėrtuar, nė shėrbim tė tė sėmurėve".

Mė poshtė, nė kujtimet e saj shkruan pėr njė tjetėr familje tė nderuar:

" Mė 16 korrik 1988 u organiazua njė pasdite tematiko - dėfrimi nė klubin e kulturės, mbi familjen qė imponon respekt, kushtuar Ikbale e Beshir Bezhanit. Portretet e Ikbales e tė Beshir Bezhanit i vendosėn nė njė stendė.

Ikbale Bezhani - punėtore e dalluar, nuse shėmbullore, nėnė e dashurBeshir Bezhani - brigadier, hidraulik i dalluar, respekton prindėrit, prind shėmbullor.. I pėrshėndeti drejtori i Kombinatit tė Tekstileve. Inxhinier Bashkim Elmazi tha: " Ėshtė kėnaqėsi tė marrėsh pjesė nė njė aktivitet tė tillė, ku bėhet fjalė pėr familjen e respektuar, si nė punė, ashtu edhe jashtė saj. Falėnderoj xha Nedinin dhe Zonjėn qė kanė edukuar fėmijė tė mbarė, qė sot janė bėrė njėrėz tė pėrkushtuar ndaj familjes"

Dhe kujtimet e mbresat nuk kanė tė mbaruar, shoqėruar edhe me nje numur tė madh fotografishe te shume personave dhe aktiviteteve tė asaj kohe.

Agron Xhama

bastridauti.jpg
Bastri Dauti

Nė mirėnjohje pėr Dajko Bastriun

Po te permendesh emrin e Isuf Avrecit, menjehere te vjen ndermend qenia e tij si vjershetor. Hivzi Bezhani ka ngelur me emrin "Hoxhe Bezhani". Refiku te kujton radiofolesin e shquar. Emri i Godo Zhupės te sjell ndermend "ēelnikun" e deleve. Tasin Elezi - njeriun e ditur. E kėshtu me radhe. Kėshtu ēdo fterjot, perveē se ka lene emrin "Njeri i mirė", ka dhe nje "epitet" tė tij, qė me ti pėrmendur emrin, te del perpara nje cilesi e shquar e jetes sė tij e rregjistruar nė kujtesėn e fterjotėve dhe tė gjithė sa e kanė njohur.

Dajko Bastriut, siē i thėrrisnim ne nipėrit nė Dhulaj, sa i kujton emrin, tė del pėrpara syve njė meso-burrė fytyrėqeshur e fjalėmbėl, me njė bastun nė dorė, tė cilin herė e ngulte e herė e pėrdridhte, sikur do ta fluturonte diku, si pėr ti thėnė: "unė tė mba pėr "tangėrllėk", se kėmbėt i kam tė forta". Kanė qėnė jo pak burra nė Fterrė, qė e kanė pėrdorė kėshtu bastunin. Mė kujtohet dhe Mėsues Neimi, por edhe Xha Azisi mė qafė tė Mehmete, edhe xha Lazua pėrtej nė Kofinaj, edhe Xha Fejzua nė zhupaj, qė rrallė e pashė ti qeshte buza. Xha Ēallua nė Gjofterraj nuk e hoqi bastunin nga dora, qė e kishte "mikun" mė tė ngushtė edhe kur shkonte pėr vizita gati derė mė derė nė Fterrrė, sipas parimit tė tij: "vizitat, sa mė tė shkurtėra e tė rralla, aqė mė tė pėlqyera janė", edhe kur shkonte me "kafshėn e dorės" nė Kuē pėr tė bėrė ndonjė tregėti tė vogėl. Pėrdorimi i bastunit nė Fterrė, mė kujton burra gjirokastritė, qė dilnin nė Qafėn e Pazarit me bastun nė dorė.

Por Bastriu ka ngelė nė kujtesėn e fterjotėve edhe pėr sufranin e shtruar pėrherė me "buke e kripe e zemėr tė bardhė", me ēfarė tia zinte hera, me atė qė kishte dollapi i nikoqires Husnije. Pėrgjigjej edhe pėr tė tjerė. Kur njė mik nga Kuēi ishte nisur pėr tek Meto Shkurti, Bastriu e ktheu mė qafė tė Kadrėmit pėr nė shtėpinė e tij. Dhe kėtė e bėri dhe pėr ta nderuar Xha Meton, bekshinė e fshatit, dhe pėr tė nderuar mikun e tij. Kėtė e bėri se siē e dinte mirė Bastriu, Bekshiu ishte "hollė" nga ekonomia. E se mos njėherė ! Shtėpia e Bastri Dautit ishte herė pas here plot me miq, qė vinin nga fshat e fqinjė, dhe nga Kuēi, dhe nga Ēorraj, dhe nga Borshi, por dhe mė tutje. Tek kjo shtėpi bujare, qė nė kohėn e Selim Gjonikės, vinin mė shumė se kudo gjetkė edhe njerėzit e fisit tė Dautajve, edhe njerėzit e fisit tė Dajke Husniesė, e cila nuk i uli ndonjėherė vetullat e nuk e ngushtoi njėherė zemrėn, edhe kur i mbushej shtėpia me miq, sa nuk kishin vend ku tė rrinin.

Dhe nė dasma e nė davete, qė nė shtėpinė e Bastri Dautit kanė qėnė tė shumta, ndezej dollia dhe mirėsia, kėnga e vallja fterjote, sa dridhej dyshemeja e shtėpisė. Dhe vallen e merrte dhe e hiqte vetė Bastriu. Ishte vallja e qejfit tė tij, ishte vallja qė e hidhte majė gishtėrinjve, si tė ish njė baletmaestėr popullor, duke u shkrirė i tėri me ritmin e valles dhe ritmin e kengės. E ka hedhė kėtė valle nė fshat e nė fqinj. Kishte shokė dhe Mehmet Kofinėn e Vahit Malon. Nė qoftė se Taro Gjoni e xha Kadriu hidhnin vallen e rėndė tė burrave, Bastriu hidhte vallen e lehtė tė "zotnive" qė tė pushtonte shpirtin, kur e shikoje, apo kur e dėgjoje.

Bastriu me jetėn e punėn qė bėri, ndėrtoi historinė e tij, duke ua lėnė trashgimni tė nderuar katėr djemve: Nexhipit, Nebiut, Hakiut e Plotimit, dhe dy bijave: Miros e Shpresės, qė tė gjithė zemėrmire e bujar. Madje, "historine" e tij tė pashkruar nė libėr, por tė rregjistruar nė kujtesėn e fterjotėve, e gėzojnė dhe nipėrit e tij, pesė djemte e Nexhipit dhe Merxhanes, dhe me bijėn e vetme Almėn zemerqeshur, sė bashku me gjithė nipėrit e mbesat e tjerė tė shumtė "tė rrėnjės" Bastri-Husnije. Ky trung ėshtė i tėrė mirėbėrės, dje dhe sot. Por kėtu, po pėrmend Nexhipin me "Shevroleten" e tij, qė nuk pėrsėritet dot mė, qė ca e quanin "Makina e Kuēit" e ca tė tjerė "Makina e Kurveleshit", ndėrsa ne fterjotė i therrisnim "Makina e Nexhipit", qė e njohu tėrė krahina nga Vlora-Lumi i Vlorės- Kuē- Borsh e gati gjithė Bregu e Bregdeti deri nė Sarandė.

U rrit me halle. Truallin e shtėpisė, dikur, ia caktuan nė Skomora pranė ish-Shkollės e Xhamisė. Por nuk mundi ta ndėrtonte. Atehere u gjėnd Xhevo Gjonikja (Kofina) qė i ofroi mbėshtetje duke e ftuar tė banonte nė shtėpinė e Gjonike. Ishin vite tė vėshtira, ishin vitė lufte.

Por Bastriu diti tė mbėshtesė dhe luftėn pėr liri e demokraci, diti dhe tė ndėrtojė jetėn. Nė luftė bėri detyren e luftės. Nė paqe u muar me bujqėsi e blegtori. Bletėn e kishte pasion, ndaj dhe e kultivoi me shumė vullnet. Nė Fterrė e nė fshatrat fqinjė njihej dhe si njė gjuetar i shquar, sidomos i derrave tė egėr. Pėr shumė probleme tė fshatit fjala e tij peshonte, kur mblidheshin burrat e asaj kohe. Si kryetar i kėshillit tė fshatit u interesuar shumė pėr xhaden, pėr tė cilėn bashke me Tasin Elezin i kanė dėrguar dhe letėr qeverisė tė asaj kohe. Interes tė madh tregoi dhe pėr linjėn telefonike me Kuēin e Vlorėn. Po kėshtu dhe pėr ndėrtimin e hidrocentralit nė Fterrė nė vitet 1955-56.

Bastri Dauti ėshtė nga ata qė la pas gjurmė nė kujtesėn e Fterrės, si fterjotė qė bėri sa mundi pėr fshatin e pėr njerėzit ė tij, por dhe pėr shokėt e miqtė, ngado qė i kishte e nga do qė i vinin, nga fshat e nga fqinjė, veēanėrisht nga Kuēi e Borshi, por dhe nga fshatra tė tjerė tė Kurveleshit e Bregdetit. Ndaj kushdo qė e ka njohur i ėshtė mirėnjohės virtytit tė tij.

Guro ZENELI

safetmemi.jpg
Safet Memi

Virtyti tek fterjotėt dhe simbolika e tij

Fterra jonė ka vlera nė gati tė gjitha komponentėt e jetės. Njė nga kėto vlera ėshtė virtyti, si njė prirje dhe si njė forcė e botės shpirtėrore pėr tė bėrė mirėFterrės, fterjotėve dhe ēdo njeriu tjetėr. Eshtė pikėrisht ky virtyt qė e bėn njeriun tė bėjė punė tė mira. Shfaqjet e virtytit: mirėsjellja, mirėsia dhe mirėnjohja janė parametrat kryesore te jetės, janė njėherazi balanca nė ēdo bashkėsi njerėzore, janė thelbi i njeriut me vetitė: i mirė, i ndershėm, idrejtė. Dhe duke e parė me kėtė sy, del se pėgjithėsisht, fterjotėt janė tė virtytshėm, jovetėm me pjesėtarėt e familjes e me njeri-tjetrin, por dhe nė raport e nė marrėdhėnie me shoqėrinė e miqėsinė, me vendlindjen apo vendbanimin, madje dhe me Atdheun e me shtetin, deri dhe me vėndet ku fterjotėt kanė vajtur pėr tė punuar e pėr tė jetuar, si emigrantė apo si banorė permanent tė atij vendi.. Jeta ėshtė dhurata mė e madhe pėr njeriun, aqe mė tepėr kur kėtė dhuratė di ta shijosh e ta pėrdorėsh. Dhe vjen njė ditė, kryesisht nė moshėn e tretė, qėnjeriu bėn analizėn dhe shtron pyetjen: si e pėrdora jetėn, ēfarė lash pas? Lashė fėmijė, lashė emėr, lashė pronė a lashė vepėr, apo diēka tjetėr. Duke e parė nga ky kėndvėshtrim, vėmė re se me kalimin e viteve, tek fterjoti ėshtė formuar njė bukuri e veēantė shpirtėrore, e cila ėshte shprehje e dashurisė sė njeriut pėr njeriun, qė e ka bazėn: tek trashgimnia, tek kushtet nė tė cilat u rrit dhe u edukua fterjoti, tek mjedisi i Fterrės dhe psikologjia njerėzore e fterjotėve; tek mėnēuria popullore nė Fterrė dhe tek arsimimi i fterjotėve deri me Universitet; tek ndikimi i fesė, tek prirja pėr t'u bėrė tė mirė e pėr tė bėrė mirė, duke zėnė vend, siē thoshnin hoxhėt, idetė e Perendise, ndryshe nga tė tjerė qė, duke pėrqafuar mendjen e "shejtanit", janė bėrė tė liq, duke bėrė tė liga tek lidhja e gjakut dhe shoqėrisė e miqėsisė me njeri-tjetrin, tek bashkimi e vėllazėrimi i pėrhershėm midis fterjotėve dhe me ēdo njeri tė mirė. Prandaj, fterjotėt, kur ka qėnė koha pėr tė punuar, kanė punuar nė ēdo lloj pune, nė Fterrė e jashtė saj; kur ka qėnė koha pėr tė luftuar pėr lirinė, kanėluftuar, dhe me pushkė nė sy, dhe me fjalėn e urtė ; dhe, kur ka qėnė koha pėr t'u shkolluar, kanė mėsuar e studjuar me zell e me vullnet tė fortė, duke u bėrė me dije, njerėz tė penės e tė dijes, tė arsimit e tė kulturės, duke kryer detyra tė rėndėsishme intelektuale e administrative, shtetėrore e shoqėrore, deri nė nivele tė larta tė krijimtarisė: kulturore e artistike, studimore e shkencore, nė fusha e nė pozicione tė ndryshme.

Por, duke e parė virtytin ndėrmjet fterjotėve, ėshtė e natyrshme qė, ashtu siē kemi njerėz tė shquar nė fenė myslimane, nė arsim e nė shkencė, nė drejtėsi e mjekėsi, nė art e kulturė, nė gjuhėsi e krijimtari, madje, dhe nė mėnēurinė popullore, ashtu kemi dhe simbole virtytesh e simbole mirėsie, qė kanė bėrė punė shumė tė mira nė jetėn e tyre dhe pėr Fterrėn, dhe pėr fterjotėt, dhe pėr ēdo njeri tjetėr, atje ku kanė jetuar e punuar.

Virtyti, tek vetėdija e fterjotėve, historikisht, ka qėnė dominant. Prirja pėr tė bėrė mirė njeri-tjetrit dhe ēdo njeriu, ėshtė shfaqur dukshėm, qė nga i dituri Isa Hizmo nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare, qė hodhi idenė: "ēdo derė -njė djalė nė kurbet", tė cilėt ushqyen tek bijte fterjote vetite mė tė mira etiko-morale, virtytin e karakterin e pastėr e njerėzor.

Tė mira, pėr Fterrėn dhe fterjotėt, kanė berė pėr vite me radhe: Xhafer Shehu me nam,/ Me mėndje si evropian...; ka bėrė Ismail Bezhani, edhe si njeri, edhe si kryeplak, si pėr fterjotėt dhe pėr xhaden e Fterrės; ka bėrė Nail Bezhani, qė ka futur nė punė nė Tiranė disa djem tė ardhur nga Fterra, qė ka kontribuar pėr ndėrtimin e hidrocentralit tė Fterrės nė vitet 1955-1956; ka bėrė Refiku i mirėnjohur pėr xhaden e Fterrės, ka bėrė Hamza Mehmeti, si kryetar kėshilli, pėr problemet e fshatit, e tė tjerė, e tjerė.

Nė kėtė kėndvėshtrim, pothuajse, nuk ka fterjotė tė mos ketė bėrė tė mira. Prandaj dhe mund tė pėrmėnden, emėr pėr emėr, shumė e shumė tė tjerė, por nė radhė tė pare, ata tė brezit tė luftės, si brez i pastėr, si njerėz tė mirė, tė ndershėm e tė drejtė, ashtu si dhe nėnat e baballarėt tanė tė ēmuar, qė, gati tė gjithė, kanė qėnė e mbeten tė virtytshėm, sepse tė tillė janė njohur, nė kohėn e feminise e tė rinisė, nė kohė lufte e kohė paqeje, nė fshat e ne qytet, nė gjithė jetėn e tyre, sepse e kanė ndėrtuar jetėn, me pastėrti e me urtėsi e mirėsi, duke u dhėnė gėzim dhe tė tjerėve, kur shpesh, ndofta, gėzimin, nuk e kanė pasur as vetė.

Midis fterjotėve shquhet Safeti, qė buron mirėsi, duke bėrė ndere tėrė jetėn. Kėshtu e nisi jetėn qė 10 vjeē, si ēoban nė Galisht te Vahit Malo, kėshtu punoi nė farmaci te Sherif Dusha nė Ballsh, ku shkoi me ndihmėn e Laze Dushės, kėshtu te farmacia e Rexhep Hitos nė Vlorė, kėshtu nė farmacinė e Fadil Kotonit nė Tiranė nė vitin 1940 dhe po kėshtu nė farmacinė e Himarės. Duke punuar me vullnet e me nder, fitoi dhe profesionin e farmacistit, por dhe opinionin e njeriut me shpirt fisnik, duke bėrė mirėsi, nga e cila ndjente kėnaqėsi, sikur t'ia kishin bėrė tė mirėn, tė tjerėt atij. Kjo kėnaqėsi shpirtėrore pėr 'tė, ka qėnė ngrohtėsia qė mban trupin gjallė. Ky fterjot, nė tėrė jetėn e tij, nė ēdo pozicion tė tij, ka bėrė mirėsi pas mirėsie. Madje, duke parė veprimtarinė e tij shumė vjeēare, mund tė arrish nė konkluzionin se Safeti ėshte nga ata njerėz, qė nuk i ka shkuar as ndėrmėnd tė bėjė ndonjė ligėsi. Eshtė pėr t'u theksuar fakti qė, ky njeri, nė vitin 1966, nga drejtor nė Ministrinė e Shėndetėsisė, mori udhėn e mjekut vullnetar pėr nė Borsh, me objektiv pėr tė ndėrtuar spitalin nė Kooperativėn Borsh-Fterrė-Ēorraj, tė cilin nė aktivin e Tiranės e bėri shėmbull Kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, duke thėnė: "Shteti do vullnetar si Safet Memin, dhe jo nga ata qė duhet t'i caktojė partia me gisht". Dhe Safeti, me urtėsinė dhe vullnetin e tij, i mbėshtetur dhe nga kryetari i kooperativės, Bedo Mici, realizoi dėshirėn e vet, duke u ndėrtuar Spitali nė qėndėr tė Borshit, qė populli, tashmė, me tė drejtė, e quan "Spitali i Safetit".

Tek ky virtyt njerėzor, tek kjo ndershmėri, tek shpirti i tij i pastėr, tek ndjenja e sė drejtės, e ka themelin tėrė veprimtaria e tij nė Fterrė e jashtė saj, nga niveli i farmacistit, nė nivelin e mjekut dhe deri nė nivelet e nėpunėsit tė lartė. Kėshtu nė kohė tė mira e kėshtu nė kohe tė vėshtira. Nė qoftė se gjatė Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare, nė Fterrėn tonė, nuk pati asnjė konflikt tė ashpėr, asnjė vėllavrasje mes fterjotėsh, njė meritė tė veēantė, ka veprimtaria shėmbullore e mėsues Hiqmet Dushės, dhe puna ,qė bėri, me tė e pas tij, Safet Memi, i cili e plotėsoi me korrektesė, jo vetėm nė ato vite, por nė tėrė jetėn e tij, amanetin qė i la Hiqmeti: "Safet, kij kujdes, tė mos na pėrēahet Fterra jonė", kur e pėrcolli pėr nė luftė, te "Pėrroi i Dardhės".

Pra, modeli i punės, "Hiqmet-Safet", nė Fterrėn tone gjatė viteve tė luftės, pėrbėn dhe mbetet njė "shkollė"pėr fterjotėt, pėr sot e pėr breza, sepse ditėn tė ruanin bashkimin e vėllazėrimin, dhe nė ato momente lufte, kur nė ca fshatra pėrreth, ndodhte ndryshe, dhe, nė njė kohė kur, jo pak hasetlinj, nxisnin qė tė vritej tė paktėn njė fterjot nė fshatin tonė, si ballist apo si dezertor i luftės. Ndaj, janė kuptimplote vargjet-kėngė: Pėr Hiqmet Dushė lulenė,/ Qaj, o Nėnė e qaj o Fterrė,..., apo vargjet: O Safet, o adalet,/ O i miri, sa pėr dhjetė,/ Tė mirat, t'u bėfshin jetė./ Dhe me Didon me lezet ....

Nė jetė, ka njerėz qė bejnė tė mira. Por, ka dhe nga ata qė bėjnė tė liga. Ka dhe tė tjerė, qė nuk bėjnė, as tė mira e as tė liga, por shikojnė veten e tyre. Kadhe ca, qė vėrtetė nė moshėn e rinisė me mendjen : "I riu si veriu", nuk bėjnė tė mira, por ama, me kalimin e viteve ndjejnė e mendojnė, dhe fillojnė tė merren etė bėjnė mirėsi. Do thėnė se kjo ėshtė ndofta kategoria mė e madhe nė numur. Por, Safeti ynė, ėshtė nga ata qė, qysh nė moshėn e tė riut e nė moshėn e burrit , madje dhe nė vitet e pensionit e nė vijim, sa herė qė i ėshtė dhėnė mundėsia, ka folur e ka bėrė vetėm tė mira, vetėm mirėsi. Fjala dhe veprimi i tijkanė qėnė pėrherė "melhem" pėr hallet e tė tjerėve.

Kjo e ka bėrė Safet Memin, qė tė jetė, gjithė jetėn e tij, i virtytshėm. Kjo ka qėnė e mbetet vetia mė e mirė e cilėsia mė e lartė morale e tij, qė tregon gati pėrsosmėri morale. Kjo shkallė e lartė qytetarie eshtė shfaqur e shfaqet nė fjalėn e sjelljen, nė qėndrimet e veprimet e drejta tė tij. Sigurisht, jeta ka dhe gabime, se nė jetė njeriu dhe gabon. Madje dhe gabimi ėshtė njerėzor. Por, Safeti ynė, ėshtė nga ata qė mund tė ketė bėrė gabime ndaj vetes, por jo ndaj tė tjerėve, as nė familje, as nė shoqėri e miqėsi, dhe as ndaj ndonjė fterjoti e as ndaj ndonje njeriu tjetėr, nė asnjė kohė e nė asnjė rast. Tė paktėn, nė rreth 50-60 fterjotė, tė pyetur nė kohė tė ndryshme, nė forma shoqėrore e miqėsore, tė moshės sė dytė e tė tretė, nuk na ka rastisur qė tė ketė shprehur, qoftė dhe njė njeri i vetėm, ndonjė rezervė apo vėrejtje, pėr virtytet e kėtij njėriu tė qytetėruar, qė nė genin e Memajve.

Kėshtu, jeta, e ndershme dhe e drejtė, e ka bėrė Safetin tė jetė gjithmonė me fytyrė tė pastėr, qė, dhe kur kthen kokėn pas, tė mos i skuqet faqja pėrpara askujt, sepse, mbi tė gjitha, ka bėrė mirėsi e nder kujtdo qė i ėshtė dhėnė mundėsia, jo vetėm nė Fterrėn tonė, por dhe nė Kuē e nė Borsh, nė Sarandė e Vlorė, e deri jo pak tė tjerėve, nė Tiranė a gjetkė, qė nga viti '40-tė e deri nė ditėt tona, duke i shėrbyer njelloj, si tė madhit dhe tė voglit, duke qėnė i mirė, i ndershėm, i drejtė, i kujdesshėm dhe i rregulltė, dhe me veten e tij, dhe me tė tjerėt, nė familje, nė shoqėri e nė miqėsi e deri nė shtet, duke u kthyer simbol i virtytit pėr ne fterjotėt, sot e nė breza.

Dhe nė fund nuk mund tė lėshė pa theksuar vlerėsimin sintezė, qė bėri nė bisedė e sipėr, veterani, Selim Avreci: "Nuk vjen mė Safet, nė Fterrėn tone".

Guro ZENELI

nafizi37.jpg

NJĖ "PARLAMENT" I VOGĖL ME POLITIKĖ TĖ MADHE

(Njė kandil nė errėsirė)

(vijon nga numri i kaluar)

Logjika e shprehjes sė pavarur tė mendimeve, pa dyshim, krijon edhe diferencime tė ndryshme, por ato nuk krijojnė asnjėherė antagonizėm kur problemet i bashkon analiza, arsyeja, logjika, dashuria e, mbi tė gjitha, Atdheu ! Mė bėnin shumė pėrshtypje bisedat e tyre, tė sinqerta, pa shfaqje tė inatit apo smirės ndaj njėri-tjetrit. Nga tė gjitha ditėt, kur unė kam marrė pjesė, nė kėto takime, mė ka lėnė mbresa vetėm njė ngacmim midis dy socialistėve, nga tė cilėt njėri ishte "nanoist" dhe tjetri "metist", por edhe kėta, asnjėherė nuk kanė prishur seriozisht qejf me njėri-tjetrin. Kjo ndodhi mė 29 janar 2003. Nė orėn 9,30, tavolina po mbushej, por ata tė dy, ende nuk kishin ardhė. Pas pak u duk nė derė "nanoisti", me njė gazetė nė dorė. Ai mori njė karrige nė krahun tjetėr dhe zuri vend pranė "kryetarit". Pastaj thirri kamerjerin dhe porositi :

-Tė shkurtėr ! Tė shkurtėr, ė ?

U hodhi njė sy tė gjithėve dhe vuri mbi tavolinė gazetėn "Zėri i popullit". Nė faqen e parė tė saj ishte botuar fotografia e Kryeministrit Fatos Nano.

-E, e shikoni kush ėshtė ky ?-na tha neve duke treguar me gisht fotografinė. Atij burri i dėrgon letėr-falėnderimi edhe Bushi, e vlerėson lartė edhe z.Xhefri, (ambasadori amerikan nė Shqipėri), e vlerėson lartė edhe Berluskoni, prijsi i madh i Italisė, si dhe tė gjithė udhėheqėsit e tjerė tė Evropės.

Po Gejxhi ?-e ngacmoi me ironi "deputeti aleancist"

-Ti pusho!-iu pėrgjigj ai. -Ti ke tė drejtė tė flasish vetėm kur tė shtrohet problemi i Bishtit tė Pallės.

"Aleancisti" ka mbaruar akademinė ushtarake nė Bashkimin Sovjetik dhe pėr shumė vite ka qėnė oficer madhor nė Ministrinė e Mbrojtjes. Ndaj, "nanoisti" shprehet me ironi se ai, si ushtarak, nuk duhet tė ketė tė drejta pėr diskutime politike, por vetėm pėr ato ushtarake, pra, kur tė paraqitet rasti ushtarak i Bishtit tė Pallės

-Po, mor, po!-u pėrgjegj i qetė "aleancisti", por edhe kur ti vijė radha Bishtit tė Pallės, "nanoistėt" nuk do tė pyesin neve, por Gejxhin , apo ndonjė admiral tė NATO-s. A e dėgjove z. Majko ? Sikur Shqipėrinė tia kishte lėnė ēflik i jati, u tha :

-A doni baza ushtarake ? Vini gishtin e zgjidhni ku tė doni!

-Tė ndaloj tė flasėsh pėr Majkon!-ia preu fjalėn me shpoti njė pensionit i krahut tė majtė. Majko e "rregulloi" ushtrinė, dhe tani, pėr tė mos humbur kohė, merret me rrugė, tunele dhe teleferik. Po projekton tunelin nėn Adriatik, pėr tė "baritur" me tren. Pastaj do tė projektojė njė teleferikė qė tė lidhė "JAL"-ėn, apo "Gjadrin" me Kaliforninė!...

-Hajde Zhyl Vern,hajde!-ia ktheu "aleancisti"

Nė kėto ēaste, u duk nė derė "metisti".

-Hė, ai ua mbledh juve!- tha "aleancisti".

Qeshėn shokėt, ndėrsa "nanoisti" vazhdoi tė lexojė titujt e lajmeve nė faqen e parė tė gazetės, duke e ngritur edhe mė lartė zerin e tij : "Letėr e Fatos Nanos drejtuar Bushit, ku e siguron pėr pėrkrahjen e plotė tė Shqipėrisė pėr luftėn nė Irak!" Mė poshtė, ishte botuar njė lajm tjetėr, qė thoshte : "Ambasadori amerikan nė Shqipėri, zoti Xhefri, kishte vizituar Vlorėn, pėr tė parė nga afėr pėrparimet qė kishin bėrė trupat shqiptare nė stėrvitjet ushtarake nga oficerėt amerikanė. Ai kishte deklaruar se "kėto mėsime ata do ti venė nė jetė nė Irak"

Smirret vesh se ēndodh nė kėtė Shqipėri ! A ka, vallė, mandat kryeministri shqiptar, qė tė vendosė pėr pėrfshirjen e Shqipėrisė nė luftėn SH.B.A.- Irak ? Kur dėgjoja recitimin e "nanoistit", ndieja se po mė mblidhej njė lėmsh nė fyt, si jurist dhe si shqiptar, nė respekt tė normave kushtetuese, tė dinjitetit, personalitetit dhe sovranitetit tonė kombėtar. Po shikoja se tė gjitha kėto po nėpėrkėmbeshin dhe njeriu mbetet si njė guak, qė nuk ka asnjė vlerė. Gjithēka ėshtė e pėrqėndruar nė duart e pak individėve, qė ndjekin politikė paramonarkike, tė varfėrimit tė popullit dhe pasurimit tė tyre. Faraonė shqiptarė .

Atmosferėn e bisedave e ndryshoi paksa ardhja e "metistit". Ai nxori nga ēanta njė shishe me raki dhe thirri kamerjerin :

-Bjer kėtu gota bosh pėr ata qė duan raki! -Pastaj u kthye me fytyrė nga shokėt dhe pyeti :

-Pėrse, vallė, qeshėt kur erdha unė ?

-U gėzuam!-u pėrgjigj "kryetari" me shaka.

-Leri ato ti, mos mi shit mua,-ia ktheu ai me pamje serioze. -Ju e dini mirė se unė, si socialist, i kam njėlloj, si Metėn ashtu edhe Nanon. Kur detyrohem tė kritikoj njėrin apo tjetrin, e bėj se kam njė ankth nė shpirt dhe nuk e mbaj dot brenda. Kur e them mendimin tim, ēlirohem, mė duket sikur i kam bėrė njė detyrė tė shėnjtė, detyrė tė idealit tim. Ja, p.sh., ju lexoni faqen e parė tė kėsaj gazete dhe kėnaqeni qė Nano i jep pėrkrahje Bushit, pėr luftėn nė Irak. Ju pėrgjegj "nanoisti" flakė pėr flakė :

-Akoma nuk e ke mėsuar ti qė z.Nano ėshtė kryeministėr i njė shteti kapitalist ? Ja kush ėshtė Nanua, e vlerėsojnė tė tjerė burra!-i tha ai duke i treguar faqen e parė tė "Zėrit tė popullit".

-Ēflet, more !-iu hodh "metisti",- shtet kapitalist e quan ti Shqipėrinė, ku vdesin njėrėzit nga uria ? Ēdo ditė na ngjethet trupi e na nxihet shpirti me lajmet e kobėshme qė dėgjojmė. Vetėm mbrėmė pamė nė televizion se nė Shkodėr e Tropojė pati dy vrasje pėr hakmarrje, nė Has vdiq njė fėmijė dy vjeē nga tė ftohtit dhe nga uria. Vėllai tjetėr po lufton me jetėn. Tre fėmijė qė ishin zhdukur me qėllim trafiku nė Greqi, u gjetėn tė vdekur nė Kakavi, pikėrisht atje ku zoti Nano zbret shpesh herė me helikopter, bashkė me tė shoqen, pėr tė shkuar nė Athinė, pėr pushimet javore! Por ta quajmė si thua ti, shtet kapitalist, a nuk ėshtė shkelje e rėndė e ligjeve shpėrdorimi i buxhetit tė shtetit pėr qėllime personale edhe nė shtetet kapitaliste? Por, me sa duket, zoti Nano ka marrė shembull nga miku i tij, Berluskoni, qė vazhdon prej vitesh nėpėr gjyqe, pėr korrupsion.

"Metisti" u kthye nga unė si triumfator e mė pyeti :

-Apo jo,zoti Nafiz, si thoni ju ?

Kur pėrmendi ngjarjen tragjike tė dy fėmijve tė Hasit, dy fėmijė si dy pullumba, qė luftonin me vdekjen me barkun bosh, e tė pambrojtur nga tė ftohtit, tė duket sikur nė Shqipėri nuk ka shtet. Po kaq tragjik ishte edhe lajmi i medias se njė grua kishte shkuar pėr tė lindur nė maternitet dhe nuk ishte pranuar sepse nuk kishte tė paguante 30.000 lekė. Ajo kishte lindur nė rrugė dhe fėmijaA mund tė digjohen kėto lajme me atė qetėsi qė i digjojnė liderėt e shtetit shqiptar ?

) (vijon nė numrin e ardhshėm

fteriotgjykimi.jpg

ATJE KU MBLIDHEN FTERIOTĖT

Kafe - Pasticeri "Saranda" qė ka hapur para pak kohesh nė Tiranė Gjykim Dauti, ēdo ditė e mė tepėr po bėhet njė qendėr ku herė pas here grumbullohen fteriotet. Pinė kafe qė aq me kujdes e bėn Alma, edhe ndonje raki fterre me kukurec e mish te pjekur, edhe ndonje ėmbėlsirė tė freskėt e tė shijshme qė bėn Tana, gruaja e Gjykimit.

Do gjendet gjithmone njė "sebep" pėr tu mbledhur. Para disa kohėsh, mė 10 dhjetor 2003, u mblodhėm se do tė inaguronim hapjen e lokalit, nuk kaloi shumė dhe u mblodhėm tė provojmė mishin e pjekur nė hell dhe kukurecin e pa kaluar java pėrsėri pėr ditėn e Baramit tė Madh. Por ky ritual vazhdon: Ja sot u mblodhėm se na ėshtė kthyer nga Hollanda e Belgjika Dilaveri, ose "kryetari", siē e quajmė neve. Na ka prurė edhe njė shishe mė Vodkė franceze e ajo duhet "asgjėsuar" E kėshtu "sebepet" nuk kanė fund.

Ēėshtė e vėrteta fteriotėt gjithmonė janė mbledhur e takuar me njėri-tjetrin, nė tė gjitha kohėt, edhe nė Fterrė, edhe nė Tiranė, edhe nė Sarandė, edhe nė Vlorė edhe kudo ku ndodhen mė shumė se tre fteriotė. Por tashti ka nje ndryshim pėr mirė: Tek kafja e Gjykimit nuk vijnė vetėm burrat, por vijnė edhe grate. Ja ku ėshtė Lutfiu me gjithė Lemanin, ja edhe Nevzati me Fitenetin, ja dhe Ėngjėlli me Pikon, Dilaveri me Dudushin, Skėnderi me Fatimen, Feksori me Melin, e sa e sa tė tjerė. Po jo vetėm burrat dhe gratė, por kanė filluar tė vijnė edhe tė rinjtė qė tė njihen e miqėsohen me njėri-tjetrin e ta vazzhdojnė traditėn e mirė tė fteriotėve. Nė njė takim tė para disa ditėsh Lek Xhama solli djalin e tij Leandron, Feksori solli djalin e tij, Gentin, Fatmir Dusha solli djalin e tij Eudori. E kėshtu njė pafundėsi fteriotėsh prej tre e katėr brezash, gjė qė na kėnaq pa masė neve mė tė moshuarve, sepse shohim qe edhe nė tė ardhmen fteriotėt do tė jėnė gjithmonė bashkė.

Por nuk do tė ndodhte tamam kėshtu nė rast se nuk do tė ishte Gjykimi qė tė pret me gjithė zemėr duke pėrtėritur traditėn e familjes qė nga gjyshrit e deri tek i ndjeri Nexhip e Merxhania, Alma, qė gjithmonė ėshtė buzėgaz, Albani, dhendėrri i Gjykimit, qė vetėm gėzohet kur atje vijnė vazhdimisht fteriotėt, Vendimi qė ėshtė i papėrtuar.

Dhe ne urojmė Gjykimin familjarisht: Ju vafte mbarė, keni edhe urimin e fteriotėve.

Agron XHAMA

Nr. 37 - shkurt 2004

Enter supporting content here