ft22222222.gif

Nr.14 - qershor 1999

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

pikniktirane.jpg

FTERIOTET E TIRANĖS NĖ NJĖ PIKNIK MASIV

NJĖ TRADITĖ E BUKUR

Takimi i fteriotėve qė banojnė nė Tiranė tek kodrat e Liqenit artificial pėr ēdo vit, tani ėshtė kthyer nė njė traditė, sa tė bukur aq edhe me vlerė.Sivjet ky takim u organizua mė 29 maj 1999. Shumica e fteriotėve erdhėn dhe pushuan pėr dy-tre orė sė bashku nėn hijet e pemėve tė parkut tė Tiranės. Kjo traditė e filluar qė nė pranverėn e vitit 1963, u rifillua me takimin e vitit tė kaluar mė 24 maj 1998, vazhdoi sivjet dhe pastė jetė tė gjatė. U mbledhshim dhe u takofshim gjithnjė pėr tė mira! Ajo qė na riktheu nė kėtė traditė, ėshtė edhe merita e gazetės "Fterra jonė" , qė ėshtė bėrė aq e dashur pėr ēdo fteriot. Fteriotėt, kudo qė janė, kėshtu takohen e bashkohen: edhe nė Fterrė, edhe nė Sarandė, edhe nė Vlorė, bile edhe nė Athinė.

KĖNAQĖSIA DHE GĖZIMI I KĖTIJ TAKIMI

Teksa afrohemi tek vendi i takimit, njė gėzim i natyrshėm na pushton. Kemi mall e dashuri, por edhe kurreshtje pėr njėri-tjetrin. Sigurisht qė tė gjithė bashkė-fshatarėt dėshirojnė tė vijnė nė kėtė takim, por praktikisht ėshtė e pamundur, sepse jeta, puna, hallet, mosha e problemet e kohės dhe tė njerėzve janė tė ndryshme.

Megjithėkėtė pjesėmarrja sivjet ėshtė mė e mirė. Kishin ardhur mė shumė. Takime, pėrqafime, shtrėngime duarsh, pse jo edhe ndonjė pikė loti malli e gėzimi, qė mė tė moshuarit nuk i mbajnė dot. Ardhja e njerėzve vazhdon e gėzimi rritet. Kush me fėmijėt, nipėrit e mbesat pėr dore, kush me bashkėshorten, kush me biēikleta e ēanta nė duar e aparate fotografikė nė krahė. Dhe nga njė takim i thjeshtė, u kthye nė njė festė tė vėrtetė.

Vijnė nga tė gjitha moshat, por bie nė sy ardhja e mė tė moshuarve, tė cilėt duket se e ndjejnė mė shumė kėnaqėsinė dhe gėzimin e kėtij aktiviteti tė bukur. Dėshira pėr tė bėrė njė fotografi i vė krah pėr krahė njeri-tjetrit Safet Memin, Rait Brahon, Ismet Elezin, Dilaver Shkurtin, Lutfi Dushėn, Halil Hizmon, Resul Mitėn, Naxhi Zhupėn, Sami Kofinėn, Liri Fterrėn, Abedin Mėrkurin, Shanėn, Diton, Afėrditėn, Faten etj.

Ndėrsa aparatet fotografike shkrepen njėri pas tjetrit, kamera e Xhemal Matos, Rebi Korkutit , Ridvan Dhulit dhe e televizionit shqiptar bėjnė punėn e tyre duke fiksuar e xhiruar pa u lodhur. Shumė domethėnėse ishte dhe grumbullimi e fiksimi nė celuloid i tė gjithė fėmijve, nipėrve e mbesave fteriotė, qė kishin ardhur dhe qė i dhanė mė shumė gjallėri kėtij takimi.

Si padashur u takuan brezat, moshat ekstreme: gjyshrit dhe gjyshet e dashura dhe nipėrit e mbesat qė lozin e cicėrojnė si zogjtė nė degėt e pemėve sipėr kokave tė tyre. Mė i vogli i takimit ishte vetėm 2 vjeē, ishte djali i Linditės, vajzės sė Elham e Meshtane Gjonit. Tė moshuar kishte disa, bile edhe mbi 80 vjeē. Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur edhe futbollistėt e vegjėl tė "skuadrės sė ardhme tė Fterrės", Rodin, Gentin, Elion, Roelin, Enean, Julin, Leandron, Orestin etj., tė cilėt zhvilluan njė ndeshje futbolli, nė fushėn e vogėl, nėn hijen e pemėve.

Dhe njė gjest fėmije qė meritoi falėnderime: Elio Teodor Keko ( nipi i Dilaverit dhe i Dudushit) gjen 1000 lekė dhe kėrkon nėpėr turma se tė kujt ishin, dersa gjeti humbėsin e tyre. - Tė lumtė Elio, i tha Bardhyli, kėshtu nderove veten, prindėrit dhe gjyshin e gjyshen.

Ndėrkohė, takimet e bisedat vazhdojnė. Vazhdon edhe ardhia e fteriotėve tė tjerė, si Dėshira, Kastriot Kofina me nusen e fėmijėt, Zaēia e Ferhat Malua me familjet, Valdet Shkurti me Arjanėn e gocėn e tij. Ju lumshin kėmbėt e mirseerdhėt tė gjithė, e mot mė shumė e mė mirė! Ky ėshtė urimi dhe dėshira e tė gjithė pjesėmarrėsve nė kėtė takim.

ERDHA TU TAKOJ E TU NJOH MĖ MIRĖ

-Dėgjova njoftimin nė tėlevizion pėr takimin qė do tė bėnin fteriotėt dhe thashė do tė shkoj ti takoj e ti njoh mė mirė bashkėfshatarėt e mi. Kėto ishin fjalėt e njė gruaje me moshė pak tė thyer, por e mbajtur mirė. Fytyra e saj e ndjente peshėn e viteve, sidomos tė dallgėve tė jetės, por sytė e saj shkėlqenin nga gėzimi dhe zgjuarsia Duke parė grumbullimin e shumė bashkėfshatarėve rreth saj, si dhe duke dėgjuar fjalėt e saj tė mėnēura, bashkėshortja ime, Meli, mė pyeti:

- Cila ėshtė kjo grua qė nuk e njoh?

Me zė tė ulėt i them se kjo ėshtė Liri Shehu, ose Liri Fterra, e shoqja e Todi Lubonjės.

- Po, e kam dėgjuar emrin e saj, por nuk e kam njohur, pra ėshtė e jėma e Fatos Lubonjės.

- Jo, i them unė, mė parė ėshtė bijė e Fterrės sonė. Gjatė gjithė jetės sė saj ajo ka mbajtur dy mbiemra, Shehu nga fisi qė ėshtė nė Fterrė dhe Fterra nga babai i saj, Ibrahim Shehu.

- Unė kam shumė dėshirė ta takoj. Pas prezantimit vazhdon biseda: - Kur dėgjoja bisedat apo lexoja artikujt e Fatosit, mė pėlqenin shumė dhe jo vetėm nga mendimet, por edhe nga qetėsia e pjekuria me tė cilėn i shpjegon dhe argumenton problemet. Mė dukej sikur e njihja prej kohėsh. Mė vonė e mora vesh se ėshtė nip nga fshati ynė. Pra, tek djali juaj, pėrveē tė tjerash, ka zėnė vend e ėshtė bėrė pronė e tij edhe urtėsia, zgjuarsia e mirėsia qė i karakterizon fteriotėt.

- Ashtu ėshtė - thotė Liria - ai, megjithėse nuk ėshtė rritur nė Fterrė, ka shumė dėshirė tė shkojė nė atje e tė shikojė ku kemi patur shtėpinė, si dhe tė njihet jo vetėm me fteriotėt qė banojnė atje, por me tė gjithė, kudo qė janė.

- Atėherė, mirėardhshi nė Fterrė nė gusht a shtator 1999, kur do tė bėhet takimi i fteriotėve! Fterra na do e na pret, shkojmė qė tė mblidhemi si fėmijėt rreth nėnės

NGA PIKNIKU TE LIQENI - NĖ TAKIMIN NĖ FTERRĖ

Bisedat e njerėzve qė duhen, smbarojnė, e ashtu grupe-grupe sipas traditės sė krijuar, ulen nė barin e njomė e hijen e pemėve tė parkut "pėr tė ngrėnė bukė" sė bashku. Sa e shijshme tė duket buka kur e ndan me njerzit qė tė rrethojnė, e ca mė tepėr me bashkėfshatarėt, nipėrit dhe mbesat e dashura.

Urimet e takimet e gotave tė rakisė sė Fterrės, birrės e pijeve freskuese, pasojnė njėra-tjetrėn dhe fluturojnė midis grupeve, qė, si nė njė dasėm tė vėrtetė, janė ulur tė hanė e tė pinė sė bashku. Bashkė me urimet e dollitė, edhe "vizitat" ndėrmjet njėri-tjetrit. Si pa kuptuar u dėgjua dhe kėnga labe. Grupi i pėrbėrė nga Vexhiu, Besniku, Gafuri, Ridvani, Mira, Lela dhe dy dhėndurrė tė Kajtazit tė ndjerė e tė Pestrovės, Agushi dhe Ylli e ndryshuan atmosferėn e kėtij takimi, ku pėrveē kėngėve labe u kėnduan edhe kėngė tė tjera. Dėshira pėr tė kėnduar sė bashku, tėrhoqi si me magnet edhe solistin e njohur tė kėngės labe, Beniamin Kurupin, zėri i veēantė i tė cilit para pak ditėsh u dėgjua dhe u duartrokit nė skenat e Italisė.

Urimet e zemrės vazhdojnė e si pa kuptuar koha kalon dhe si ēdo fillim ka dhe njė mbarim. Ndahemi me urimin e pėrbashkėt: U takofshim gjithmonė pėr tė mira.

Mirėupafshim nė Fterrė .

Feksor SHKURTI

Nr.14 - qershor, 1999

 

 

defteseshkolle.jpg
Deftesa e Lame Xhames per mbarimin e Shkolles Normale te Elbasanit

NJERĖZ TĖ DIJES - BIJ TĖ FTERRĖS SONĖ

Dija ėshtė shprehje e aftėsisė psiqike, ėshtė shprehje e edukatės arsimdashėse tė familjes e tė fshatit tonė, ėshtė shprehje e punės studjuese e intelektuale me vullnet nga vetė fteriotėt, si dhe e kushteve tė zhvillimit tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi.

Nė fshatin tonė, tė paktėn nė kėta tė dy shekujt e fundit, janė shquar dhe fteriotėt me zgjuarsi natyrale e mėnēuri popullore; dhe fteriotė tė kultivuar nė procesin e shkollimit e tė studimit; dhe krijues popullorė; dhe krijues letrarė e shkencorė.

Ndėr tė parėt fteriotė me dije qė njohim ėshtė pėrmendur Mulla Lazo Fterra, i cili, nė vitet 30-40 tė shekullit tė 19-tė, ka qenė kėshillėtar-sekretar i Zenel Gjolekės, veēanėrisht nė kohėn e organizimit dhe tė zhvillimit tė Kryengritjes sė Tanzimatit.

Bijtė e fshatit tonė u kultivuan nė mėnyrė tė veēantė duke shkuar nė kurbet, veēanėrisht nėpėr shkolla, kryesisht pėr hoxhė e kadi(jurist). Nuk dimė kush ėshtė i pari, por njė gjė ėshtė e saktė: gati ēdo derė kishte njė njeri nė kurbet. Kjo del dhe nė kujtesėn e popullit dhe nė foklorin e tij.

Ėshtė kuptimplotė dialogu i njohur: - Nga je ti? - Qėnke nga fshati: 80 shtėpi - 100 hoxhė.Nuk dimė se kush ėshtė goja e parė qė e ka formuluar kėtė ide, por e saktė ėshtė qė kjo thėnie u transmetuar nga brezi nė brez, madje nga njerėz tė ditur tė krahinės Kurvelesh-Bregdet e nė gjithė Labėrinė. Kjo sepse bij tė Fterrės kanė shėrbyer si hoxhė, duke pėrhapur dijen e kohės nė krahina tė ndryshme, veēanėrisht nė fshatrat e Kurveleshit e tė Labėrisė, ndėrmjet zonės Delvinė-Gjirokastėr e deri nė Vlorė.

Hoxhėt, veēanėrisht nė fundin e shekullit tė kaluar dhe nė fillimet e kėtij shekulli, ishin nga njerėzit mė tė ditur tė kohės. Ata qenė mėsuesit dhe patriotėt e asaj periudhe. Kanė lėnė emėr 30-40 tė tillė. Mė i pėrmendur mbahet Isa Hizmo, i cili nė periudhėn e Lidhjes sė Prizėrenit ka qenė hoxhė i Sulltanatit nė kryeqytetin e Perandorisė Turke, madje, sipas gojės sė brezave, ka qenė edhe dekan i fakultetit teologjik-juridik nė Stamboll, kur Hasan Tahsini ishte Rektor Universiteti nė kryeqytetin e Perandorisė. Mė i fundit hoxhė me emėr, qė arriti dhe brezi ynė i moshės 40-50 vjeē e lartė,ėshtė hoxhė Bezhani.

Pas viteve 40-60-tė tė kėtij shekulli, feja, si kudo nė Shqipėri, mori goditjen e madhe. Por, pavarėsisht nga kjo, ėshtė fakt qė fteriotėt nė fillim tė kėtij shekulli, veēanė-risht nė vitet 20-tė, e drejtuan vėmendjen veēanėrisht nė rrugėn e mėsuesisė dhe tė nėpunėsit nė pėrgjithėsi. Brezi i parė i mėsuesve: Selim Gjonika, Neim Zani, Lame Xhama, Xhevdet Kofina, Hiqmet Shehu, Safet Kofina e tė

tjerė, mbeten mėsuesit mė me emėr, jo vetėm pėr ne fteriotėt, por shumė mė gjerė, deri nė nivelin krahinor e kombėtar. Lame Xhama ėshtė "Mėsues i Popullit", ndėrsa tė tjerė janė Mėsues tė Merituar e mėsues me emėr.

Nė vitet 50-90 nga fshati ynė kanė mbaruar shkollat e larta jashtė e brenda Shqipėrisė rreth 250 djem e vajza fteriotė. Rreth 20 kanė kryer studimet jashtė shtetit. Kėto janė shifra maksimale nė raport me popullsinė e fshatit tonė. Kėto janė dhe vitet kur ne kemi patur zhvillimin mė tė madh arsimor sasior e cilėsor, veēanėrisht nė fushėn e mėsuesisė,tė mjekėsisė,tė artit e kulturės tė ekonomisė, tė ushtrisė e degėve tė tjera tė jetės. Aktualisht janė pesė bij nga Fterra jonė qė kanė fituar titullin profesor: Ismet Elezi, njeriu i shquar nė 2000 shkencėtarėt e Botės pėr vitin 1999, profesor nė drejtėsi, Besin Elezi nė mje-kėsi, Muzafer Korkuti nė arkeologji, Sezai Braho nė mjekėsi, Hamlet Bezhani nė gjuhėsi. Janė jo pak tė tjerė me tituj shkenco-rė nga doktor i shkencave e deri asistent/ profesorė, si: Jakup Mato nė art e kulturė, Zeko Braho pėr historinė e arsimit, Hamza Memi e Edip Bezhani nė mjekėsi, Zaēe Malo nė veteri-nari, Vehap Bezhani nė gjeologji, Kudret Mita nė ushtri, etj.

Nė fushėn e dijes, tė shquar janė edhe juristi Nafiz Bezhani, skrimtarėt Bardhyl Xhama e Vullnet Mato, poetėt Sulejman e Agim Mato, dramaturgėt e artistėt Sheri Mita e Ilir Bezhani, gazetari i shquar i televizionit Xhemal Mato, farmacistja Naze Hizmo, inxhinieri hidroenergjetik Islam Zhupa dhe inxhinieri tipograf Lirim Ruko, kimisti Ismet Hizmo, njohėsi i proble-meve ushtarake Bajram Sadiku, i proble-meve tė naftės e tė tregtisė sė jashtme Dilaver Shkurti, etj. specialistė tė fushave tė ndryshme, emrat e tė cilėve, u kėrko-jmė ndjesė, qė nuk mundėm tu pėrmendim emrat.

Brezi i ri i sotėm e ruan dhe po e vazhdon traditėn e arsimdashjes, qė duket dhe nė bijtė fteriotė qė banojnė nė Tiranė, Vlorė, Sarandė e gjetkė. Jo pak, me sa dimė ne, kanė shku-ar pėr studime dhe jashtė shtėtit. Sedra pėr tu bėrė dikush ėshtė e dukshme.

Kjo ėshtė tradita jonė, tradita e punės pėr tė fituar dije e pėr tė pėrhapur kulturė. Edhe botimi i gazetės "Fterra jone" ėshtė shprehje e kulturės sė fshatit tonė, i njohur nė gjithė Republikėn si fshat i vogėl, por me arsim e kulturė-dashje tė madhe.

Emri i fituar me dije dhe aftėsi ėshtė mė jetėgjatė se emri i fituar me ēdo pozitė tjetėr. Dija tė bėn tė virtytshėm e tė mban larg tė keqes. Ndaj dhe fteriotėt kanė ditur tė pėrballojnė ēdo kohė, sado tė vėshtirė, me urtėsi e mirėsi

Guro ZENELI

Nr.14 - qershor, 1999

bezhanaj1930i.jpg
Familja Bezhani ne vitet '30

FTERIOTĖ TĖ SHQUAR -

INSPIRUES TE EDUKIMIT FETAR

(Sipas kujtimeve tė gjyshit, Ismailit dhe babit, Nedimit)

Tanimė ėshtė e njohur dashuria dhe interesi i fteriotėve pėr arsimin dhe pėr punėn e bėrė nga ne jo vetėm nė Fterrė, por dhe nė Kurvelesh e mė tej. Ėshtė me interes tė njihen, ashtu si shumė mėsues, profesorė, doktorė etj. , edhe ata dhjetra fteriotė tė cilėt inspitruan me dijet e tyre nė edukimin fetar.

Njihen pėr kohėn kur jetuan, por edhe sot u kujtohet emri pėr diturinė e tyre, pėr dashurinė dhe pėr njerzillėkun jo vetėm si fetarė, por nė radhė tė parė si njerez me virtyte tė larta morale, patriotike dhe zakonore.

Nga Fterra jonė, me sa di unė, kanė ushtruar detyrėn si hoxhė mbi 26 veta. Njihen pėr arsimin e tyre tė lartė, tė mbaruar sidomos nė Turqi (Stamboll) Isa Hizmo qė arriti deri Kryehoxhė nė Sulltanat; Hivzi Bezhani qė mbaroi arsimin e lartė pėr Kadi (Jurisprudencė) dhe mbasi punoi pėr disa kohė si Kryekadi nė Janinė, erdhi e punoi Hoxhė nė Fterrė deri nė fund tė jetės sė tij. Omer Korkuti mbaroi shkollėn pėr kadi nė Egjipt, Hamdi Mita e Hasan Hizmo po ashtu kanė qėnė me arsim tė lartė. Hoxhallarė tė tjerė qė njihen pėr vlerat e tyre edhe sot janė shumė. Nė Lumin e Vlorės kujtohet me nderim Sulo Shehu. Me respekt tė veēantė kujtojmė hoxhė Selim Gjonikėn, mėsuesin e parė tė shkollės shqipe nė Fterrė.

Hoxhallarė tė tjerė nga Fterra kanė qėnė edhe Hasan Mita, Fetah Zani, Xhafer Shehu, Idriz Avreci, Sheme Korkuti, Nuri Mita, Shemedin Dauti, Rustem Elezi, Rrapo Sadikaj, Iljaz Ēipa, Sulo Mato, Feim Korkuti, Ahmet Shehu, Shaqo Gjoni, Meto Mehmeti, Xhelal Dauti, Hasim Mita etj.

Kėtė shkrim do ta mbyll me emrin e nderuar tė njė djali nga Fterra qė mbaroi kėto vitet e fundit arsimin e mesėm fetar nė Maqedoni. Ai ėshtė Ardit Hasko Malo.

Beshir BEZHANI

Nr.14 - qershor, 1999

kudretpapa.jpg
Kudret Mita ne takim me Papen

KOLONEL KUDRET MITA -

PĖRFAQĖSUES USHTARAK I SHQIPĖRISĖ NĖ NATO NĖ BRUKSESL

Kur Kudret Mita u emrua me detyrė Atashe Ushtarak pranė NATO nė Bruksel, gjithė bashkėfshatarėt e tij qė e morėn vesh, u gėzuan shumė qė nje djalė nga Fterra tė pėrfėqėsojė vendin tonė nė kėtė organizėm kaq tė lartė Euro-Atlantike, roli i sė cilės njihet, por qė po njihet ēdo dite edhe mė mirė nė kushtet e sotme, kur ajo po bėn gjithė pėrpjekjet e mundshme qė shqiptarėt, kudo qė janė, tė jetojnė me dinjitet, tė mos u preket integriteti dhe tė fitojnė lirinė e mohuar.

Kudretin nuk e ēoi nė kėtė detyrė tė lartė as rastėsia, e aq mė pak miqėsia. Detyra qė mori ėshtė njė pėrpjekje e vazhdueshme kėmėngulėse e tij pėr tė ecur pėrpara nė karjerėn ushtarake, duke iu kushtuar tėrėsisht artit ushtarak nėpėrmjet studimeve kėmėngulėse. Kudreti ka mbaruar jo vetėm Akade-minė Ushtarake, por edhe Fakuku-ltetin e Historisė e tė Gjeografisė nė Universitetin e Tiranės. Ai ka pėrvetėsuar mirė gjuhėn angleze. Pėr profesionin e tij ushtarak, ka bėrė disa herė specializime pasuniversitare brenda e jashtė shtetit dhe ka dalė gjithėnjė me rezultate tė shkėlqyera, si nė disa kurse specializimi nė kuadrin e NATO-s, nė Obermergau tė Gjermanisė, nė Qendrėn Amerikane

"Xhorxh Marshall" pėr studimet strategjike evropiane nė Garmish-Partenskishen tė Gjermanisė, nė Kolegjin e Mbrojtjes tė NATO-s nė Romė dhe nė kurse tė tjera nė SHBA dhe nė Angli.

Kudreti gjatė gjithė karjerės sė tij ushtarake ėshtė marrė me studime tė ndryshme me vlera shkencore dhe ushtarake. Ai ėshtė autor i shumė shkrimeve, leksioneve, kumtesave, studimeve tė tjera me karakter tė veēanė. Por ajo qė e bėn mė tė dukshėm punėn e tij shkencore dhe kontributin e tij nė kėtė fushė, ėshtė tė qėnėt si autor e bashkėautor nė mjaft botime me vlera tė veēanta : tė Fjalorit Enciklopedik Ushtarak, duke punuar personalisht mbi 100 zėra tė rėndėsishėm tė fushės sė Historisė Ushtarake dhe tė artit ushtarak; bashkėautor nė dy fjalorė tė terminologjisė ushtarake, siē ėshtė Fjalori i termave gjitharmėsh (shqip-anglisht-italisht-rusisht) dhe, sė fundi, pjėsėmarrja aktive e tij nė punimet e Fjalorit tė termave tė NATO-s (Anglisht-fėrngjisht-shqip e ndėrjselltas me pėrkufizime shqip e anglisht)

Para disa kohėsh, Kudreti, duke qėnė me detyrėn e Shefit tė Departamentit tė Politikės sė Sigurimit tė Mbroijtjes nė Akade-minė e Mbrojtjes ,mbrojti gradėn shkencore "Doktor i Shkencave".me temė nga kryengritjet shqiptare tė viteve 1912-1920. Lidhur me ketė mbrojtje, tek Revista Mbrojtja, organ ushtarak e kulturor i Ministrisė sė Mbrojtjes Nr.8/1996, ndėrmjet tė tjerash gjejmė edhe kėtė vlėrėsim: "Kolonel Mita ėshtė nga tė parėt qė, nėpėrmjet monografisė sė tij, paraqet nė mėnyrė origjinale dhe tė plotė vepri-mtarinė luftarake tė kėtyre krye-ngritjeve tė mėdha pėr shfaqien e dukurive tė artit ushtarak autentik shqiptar tė kohės. Kjo u arrit nga auotori vetėm nė sajė tė njė pune tė lodhėshme e kėmėngulėse shumė-vjeēare, me njė disiplinė tė rrėptė shkencore, me njė gjuhė tė pasur dhe tė rrjedhėshme, mbėshtėtur nė njė lėndė tė gjerė dokumentare arkivore dhe nė letėrsinė e botuar mė parė".

Njė kujtim tė paharruar Kudreti ka me Papa Voitilen, qė do tė mbetet tėrė jetėn nė kujtimin e tij. Ndoshta ėshtė i vetmi fteriot qė ėshtė takuar me njė Papė.

Kudreti ėshtė njeri i dashur, zemėrmirė, fjalėpak dhe ka dashuri tė veēantė pėr Fterrėn dhe pėr fteriotėt. Ai dhe bashkėshortja e tij, po ashtu fterioite, asnjėherė nuk e harrojnė vendlindjen. Edhe tashti qė janė nė Bruksel, prap nuk e harrojnė. - Edhe gazeta "Fterra jonė", thotė Kudreti, tė cilėn e marrim rregullisht falė kujdesit te Dilaverit, na nxjerr nga pak mallin.

Ne i urojmė mė gjithė zemėr shėndet e suksese nė punėn e tij tė nderuar.

Agron XHAMA

Nr.14 - qershor, 1999

eduardzhupa.jpg
Eduard Zhupa

FUTBOLLISTI DHE TRAINERI I NJOHUR

EDUARD ZHUPA

Nė kurorėn e gjelbėr, qė shtrihet pėrgjatė gjithė bregut tė artė tė Jonit, gjėnden dhjetra fshatra tė bukura e piktoreskė tė Rivierės sonė, secili mė tėrheqės se tjetri. Nė atė perlė tė pashoqe, nė njė luginė pak tė "fshehur" 10 km pranė Borshit, ėshtė edhe Fterra, me njerėzit e saj punėtorė e mikripitės, tė zgjuar e tė mėnēur.

Ky fshat i vogėl ka nxjerrė mjaft njerėz tė shquar, qė kanė bėrė emėr dhe i kanė sjellė vendlindjes sė tyre nder e krenari. I tillė ėshtė edhe njeri prej bijve tė saj, futbollisti Edi Zhupa, djalė i dytė i Halitit dhe i Elvirės. E kam njohur shumė vite me radhė kėtė djalė 33 vjeēar qė pėr hobi ka muzikėn, vallėzimin dhe pastėrtinė. Kur ishte vetėm 11 vjeē nisi tė luaj futboll. Dhe fati solli tė binte nė duart e njė pasionanti tė veēantė e tė mirėnjohur nė Durrės, trainerit Filip Xhain.

"Provimin" e parė Edi e dha nė Kuēovė, nė njė veprimtari moshatarėsh, ku shkėlqeu me gjithė talentin e tij. Ndėr kaq "Profesor Filipit" i gufonte zemra. Ishte i qeshur dhe entuziast, a thua se kishte zbuluar Pelen e Brazilit!

Mirėpo njė ditė "kingut prej Tirone" , siē i vunė epitetin, nė njė ditė stėrvitje, i vodhėn ēantėn .Ky gjest i ulėt, ia prishi disi qejfin, por nuk ia zbehu pasionin pėr futbollin. E ėma kujton se "edhe pėr bakllava ta ftoje, nuk lėvizte nga vendi, kurse kur ishte fjala pėr futbollin, fluturonte nė ēast".

Arriti tė hyjė nė Shkollėn e Mjeshtėrisė Sportive tė Durrėsit. Kjo ishte ngjarje e shėnuar dhe pas kėsaj e gjeti veten. Qė kėtu hodhi vėshtrimin tek futbolli i madh me moton: Pasion, disiplinė, punė, stėrvitje, pėr pėrvetėsimin e ēdo elementi teknik. Sprintet, sllallomet, stopimet dhe elementė tė veēantė tė teknikės individuale, e tėrhiqnin shumė sidomos gjuajtjet nė portė. Puna e tij ishte e admirueshme, kurse sjellja shėmbullore.

Shpejt erdhi dhe "fluturimi" jashtė shtetit - Finlanda, Turqia, Qipro dhe Greqia - ishin vendet qė i "shkeli" qysh nė moshėn 16-vjeēare, pra ende kur ishte djalosh i brishtė. Finlanda i pėlqeu shumė. Iu propozua qė tė qėndronte atje. Mirėpo Edi mendonte ndryshe, mendonte pėr prindėrit.

"Shkėndija" e "Studenti" u bėnė vatrat e reja tė Edit, biondinit tė talentuar. Te skuadra e studentėve u bė dhe kapiten e dirigjent i saj. E donin dhe e respektonin pėr pjekurinė e menēurinė, pėr cilėsi tė bukura. Ndėrkohė u bė student.

Fanella e "Partizanit" i kishte pėlqyer qė kur ishte ende fėmijė. Ndaj ėndėrronte qė ta vishte njė ditė. Dhe erdhi ai ēast kur u bė lojtar i kėsaj skuadre. Ndjeu krenari dhe e vlerėsoi si detyrim mė tė madh pėr sportin.

- Ka qenė njė djalė pėr ti pirė dollinė! - ka kujtuar kėto ditė njė nga trajnerėr e "Partizanit", Sulejman Starova, sekretar i pėrgjithshėm aktual i FSHF-sė.

Ka vite qė Edi ndodhet nė Greqi. Ashtu si shumė sportistė shqiptarė, edhe Edi mori rrugėn e mėrgimit. Fillimisht "Apolloni" i ēeli dyert dhe u bė "stacioni i parė". Shpejt kaloi tek i famshmi "Panathanikos" e pastaj tek "Kalifea" dhe "Sirios". Mė vonė, veshi fanellėn e "Tepsifeas" nė Glifalla, njė ndėr skuadrat e mira tė Athinės. Madje jo vetėm si lojtar, por edhe si trajner. Bėn punė pasionante dhe tė palodhur, me nivel e kulturė. Rezultatet nuk i munguan. Skuadra u ngjit nga vendi i 7-tė nė tė parin . Mė e rėndėsishme ėshtė se 17 gola janė tė mendjes dhe kėmbės sė Edit, duke figuruar nė golashėnuesit mė tė mirė. Nė kategorinė e vet vėshtirė ėshtė tė gjendet njė i dytė, me tregues tė tillė pozitivė, sa orgjinalė, aq edhe tė veēantė.

Edi si trajner do tė ecė edhe mė tej. Kjo ėshtė bindja e specialistėve qė e njohin nga afėr Edi Zhubėn, djalin e Fterrės suaj.

Prof. Ismet BELLOVA

Nr.14 - qershor, 1999

isufhaxhi.jpg
Isuf Haxhi

ISUF HAXHIU - JURIST I SHQUAR

Lindi nė Fterrė nė vitin 1923. Prindėrit i vdiqėn njėri pas tjetrit . Isufi, bashkė me vėllanė e tij Esatin, mbetėn jetimė. Nėna e mirė fteriote, tezja e tyre Hazimeja, martuar nė Rukaj , i mori nė shtėpinė e saj dhe i rriti me shumė mundim. Isufi mbaroi klasat e shkollės sė Fterrės. Por fati i keq i ndoqi pas varfanjakėt. Burri i tezes, mullixhi nė Fterrė, vdiq duke lėnė nė pikė tė hallit Hazimenė, qė kishte pėr tė rritur edhe dy fėmijė tė saj.

Me ndihmėn e Sinan Rukos, Isufi u fut shėrbėtor te njė plakė e mirė gjirokastrite, e cila duke parė sjelljen e mirė tė Isufit e bėri si djalin e saj dhe e dėrgoi nė shkollė, ku mbaroi filloren dhe tė mesmen. Nė vitin 1945, plaka me gjithė "djalin" e saj Isufin, erdhėn nė Tiranė.

Nė vitin 1946 Isufi shkoi pėr studime nė drejtėsi nė Universitetin e Odesės (BS), ku mbaroi me nota tė shkėlqyera. Nė vitin 1952 u emėrua jurist nė Arbitrazhin e Lartė dhe nė vitin 1956 nė Gjykatėn e Tiranės, ku punoi nė mėnyrė shembėllore deri sa vdiq nė vitin 1971 nė moshėn 48 vjeēare duke lėnė nė pikėllim gruan e tij Lirinė dhe djalin e vogėl 4-vjeēar Arjanin, i cili, nė shembėllin e tė jatit, ka mbaruar fakultetin ekonomik,e eshte i martuar e me dy fėmijė dhe punon nė Ministrinė e Rendit.

Shembėll i mirė u bė Isufi kudo ku mėsoi e punoi, shokėt dhe miqtė e tij, si dhe gjithė bashkėfshatarėt, nuk do ta harrojnė njeriun e nderuar, intelektualin e shquar dhe birin e denjė tė Fterrės, - Isufin, nė kėtė 28 vjetor tė vdekjes sė tij.

Lame HAXHIU

Dilaver SHKURTI

Nr.14 - qershor, 1999

Enter supporting content here