ft22222222.gif

Nr.1 - maj 1997

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

MISIONI YNĖ

 

            Nisur nga dėshira e mirė pėr ti shėrbyer sadopak Fterrės sonė dhe nė mirėnjohje tė saj, ne tre bij tė kėtij fshati, qė lindėm nė Fterrė, menduam tė botojmė kėtė gazetėz kėtu nė Tiranė, nė shėrbim tė fterrės dhe gjithė bashkėfdshatarėve tonė tė kudondodhur, nėpėr Shqipėri e deri jashtė Atdheut.

            Nė faqet e saj tė vogla do tė pėrpiqemi tė pasqyrojmė me korrektesė shkencore e profesionale nė radhė tė parė historinė e kulturėn e Fterrės dhe tė fteriotėve, jetėn dhe punėn e fshatit e tė bijve tė saj, traditėn dhe edukatėn, bashkimin e vėllazėrimin e pėrhershėm me njėri-tjerin e me miqtė e shokėt, tė kaluarėn mė tė largėt e mė tė afėrt, deri nė ditėt tona.

            Shpresojmė dhe besojmė qė, me punėn tonė e me ndihmėn e mbėshtetjen e tė gjithė fteriotėve, tė japim njė kontribut modest nė misionin tonė pėr tė mbjellė mė shumė harmoni ė mė shumė mirėnjohje, mė shumė kulturė e mė shumė dituri pėr fshatin dhe bashkėfshatarėt tanė. Do tė ishim tė gėzuar qė ti shėrbejmė sadopak veēanėrisht brezit tė ri nė fshat e jashtė tij, qė ēdo banor nė Fterrė dhe me origjinė nga Fterra ta ndjejė veten krenar e i nderuar qė ka gjak dhe edukatė nga ky fshat i vogėl me emėr tė mirė.

Mirėnjohje pėr fshatin, respekt e dashuri pėr ēdo fteriot, tė mira nė ēdo derė e ēdo familje!

          Paē mbarėsi moj "Fterra jonė"

                                                                                                                   Botuesi

Nr.1, maj - 1997

 

 

 

fterra.jpg
Fterra

GJURMĖ TĖ HERSHME BANIMI

 

            Ėshtė vėshtirė pėr tė mos thėnė e pamundur, tė gjesh kohėn e saktė se kur ėshtė banuar pėr herė tė parė fshati ynė. Jo vetėm se mungojnė tė dhėnat historike, por edhe pėr faktin se banimi i tij nuk ėshtė bėrė nė njė ditė apo vit tė caktuar. Nė fillim lugina e Fterrės me kodrat e faqet e maleve qė e formojnė atė ka qėnė shfrytėzuar si kullota e zona tė pasura pėr gjueti. Kėta vizitorė tė parė qė kishin populluar bregdetin e Jonit shumė herėt, vinin nga kalaja e Badhrės (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit, e Karosit (Qeparo), kala tė cilėt siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike kanė qėnė tė banuara qysh nė epokėn e bronzit (rreth 4000 vjet mė parė).

            Pėr lashtėsinė e banimit tė fshatit na vijnė nė ndihmė tė dhėnat gjuhėsore. Kėshtu, emėrtime tė mirėfillta shqip janė Qafa e Qishės, me tė cilin lidhet ekzistenca e njė lagje fshati nė Qafėn e Qishės. Aty ka edhe mure qė i takojnė njė kohe mė tė vonė, shekullit tė IX-XI para erės sonė. Tė tilla janė Ixuar Ixor burin uji, Bėrda kodėr e vogėl, varré tog me gurė tė vegjėl etj. Ka dhe disa emra qe shpjegohen si ndikim i gjuhės greke e turke si derve, foti, hon, perivol etj.

            Burimi i parė i shkruar qė dėshmon pėr ekzistencėn e fshatit ėshtė ai i vitit 1431, i cili na bėn tė njohur se fshati kishte 12 oxhaqe, qė do tė thotė se ai banohej nga 12 familje tė mėdha.

          Nė historikun e krijimit tė fshatit njė pjesė e sė vėrtetės na vjen edhe nėpėrmjet gojėdhanave, tė cilat kanė aritur deri nė fillim tė shekullit tonė. Nė kujtimet pėr historikun e fshatit Tahsin Elezi shkruan se nė  grykėn e Fterrės erdhen per here te pare si gjuetare, kater vellezer: Gjoni, Lleshi, Ēoku dhe Xhama, te cilet me vone themeluan kater lagje kryesore: Gjofterraj, Llesh (Bregu i Lleshe), Ēokaj  dhe Xhamaj. Me vone linden edhe nenlagjet Baliaj, Komaj, Rukaj, Dukagjinaj. Me shtimin e familjeve e me zgjerimin e nevojave per kullota e toka te reja, u vendosen familje edhe ne Ēerrice, ne Arqi, Gjezhdanice e me pas edhe ne mal Galisht.

            Ne shekullin e kaluar fshati kishte afersisht sshtrirjen dhe madhesine qe ka sot.

            Fterra bėn pjėsė nė Shqipėrinė e lartė bregdetare, me njė klimė mesdhetare dimra tė butė e verėra tė nxehta.

            Ajo ėshtė e vendosur nė shpatin perėndimor tė malit, nė njė terren tė thyer qė pritet nga shumė pėrrenj. Fshati duket sikur ėshtė vendosur nė njė gropė, qė rrethohet nga male tė lartė shkėmborė me shumė pak bimėsi. Kodrat pėrrreth fshatit janė tė veshura me shkurre (mare, shqope, sqina,etj.), qė kanė gjelbėrim tė pėrhershėm.

            Arat e fshatit, tė gjitha tarraca tė bėra gjatė shekujve nga stėrgjyshėrit tanė, falė edhe burimeve plot ujė qė ka fshati, janė kthyer nė ara e kopshte tė begatė dhe pėrbėjnė bazėn ekonomike tė ēdo familje.

 

POZITA HISTORIKE

 

            Shqipėria e lartė bregdetare p.e. sonė ka qėnė e banuar nga fise ilir i Kaonėve, Bregdeti i Jonit, ose siē u quajt gjatė mesjetės bregdeti i Himarės, ėshtė njė nga zonat mė tė lashta tė banuara nė gjithė truallin e Shqipėrisė. Shpella nė Spile tė Himarės ka qėnė e banuar rreth 10.000 vjet mė parė. Pas kėsaj janė banuar edhe Korosi (Qeparo), Badhra, Sopoti, Gjashnjari (afėr Lukovės) etj. Nė kohėn antike, shek.IV-II p.e. sonė u ngritėn qendra tė reja si Sopoti antik, Hundecoca, Himara, etj. Lindja e fshatit tonė si edhe gjithė fshatrat e tjera tė bregdetit, duhet parė si vazhdimėsi nga e njėjta popullsi, nė pėrshtatje me kushtet sociale, ekonomike e politike qė u krijuan gjatė mesjetės.

 Prof.Dr.Muzafer KORKUTI

Nr.1, maj - 1997

selimgjonika.jpg
Selim Gjonika, mesues i shkolles se pare shqipe ne Fterre, dale bashke me familjen e tij

DĖSHIRĖ E HERSHME PĖR ARSIM E DITURI

 

 

Fshati ynė e nis historinė nė thellėsinė e shekujve. Po kaq e vjetėr ėshtė edhe dėshira pėr arsim e dituri. Zhvillimi kulturor qė trashėgoi fshati provon pėr njė traditė tė lashtė nė kulturė.

            Mjafton tė pėrmendim se nga Fterra kanė dalė shumė njerėz me arsim tė lartė qysh nė qindvjeēarin e kaluar, si Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Ali Xhama etj. Qė nė vitin 1878 Isa Hizmon e gjejmė si dekan nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Stamboll, si bashkėpunėtor tė Hasan Tahsinit, Rektorit tė Universitetit tė parė turk. Edhe Ibrahim Hizmoja kishte pėrgatitje tė gjerė kulturore dhe njihte mirė letėrsinė gojore shqipe e tė vendeve tė Lindjes sė Afėrt, ēka e lejoi tė merrej me krijimtari.

            Figura tė shquara tė dijes kanė qėnė edhe Omer Korkuti e Hivzi Bezhani, qė kanė kryer Fakultetin e Drejtėsisė nė Stamboll. Tė tjerė, si Jaho Mato, Fetah Zani kanė mbaruar shkollat e mesme nė Janinė e Filat dhe nuk kanė qėnė tė vetmit. Fterra ka pasė edhe disa bejtexhinj, ku ėshtė shquar Isuf Avreci e mė vonė Shaqo Mita.

            Abetaret e para mendohet tė kenė hyrė nė Fterrė nė fund tė shekullit tė kaluar, por ajo qė dihet ėshtė se rreth vitit 1905 njė abetare tė tillė e ka sjellė Hasan Hizmoja. Ka tė dhėna se para shpalljes sė Pavarėsisė Fetah Zani u ka mėsuar shumė fteriotėve shkrim e lexim nė gjuhėn shqip

Bardhyl Xhama

Nr.1 maj, 1997

 

shkollaevjeter.jpg
Shkolla fillore e Fterres

SHKOLLA E PARĖ SHQIPE

 

Nė fund tė tetorit tė vitit 1916 u ēel nė Fterrė shkolla e parė shqipe me rreth 20 nxėnės tė moshės 7-12 vjeē. Midis tyre bashkėkohėsit kujtojnė Qazim Gjoni, Lame Xhama, Fero Gjoni, Himet Maēi, Neshat Brinja, Muharrem Korkuti, Sherif Dusha, Arif Mita, Qerim Avreci, Gani Maēi, Bastri Dauti, Tefik Hizmo, Beqo Hizmo, Vait Malo, Nedim Bezhani etj. Mėsues i parė u bė Selim Gjonika, qė kishte mbaruar medresenė e Janinės.

Pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe nė fshat ndihmuan veēanėrisht Tahsin Elezi, Remzi Braho, Iljaz Busha, Mato Dusha e tė tjerė, tė cilėt punuan pėr ti bindur prindėrit qė tė dėrgonin fėmijėt pėr tė mėsuar dhe ndėrtuan disa orendi tė thjeshta shkollore.

            Pėr ecurinė e shkollės pėrmes vėshtirėsish dhe kujtime tė ish nxėnėsve do tė shkruajmė nė numrat e ardhshėm.

Bardhyl Xhama,

Nr.1 maj, 1997

 

lapidari.jpg
Lapidari i deshmoreve te Fterrs

KUR BINTE NJĖ BIR FSHATI, NGRIHEJ NJĖ KĖNGĖ

 

            Kėshtu ndodhi atėhere. Ishte kohė lufte. Shqipėrinė tonė e kishte pushtuar fashizmi. Ēizmja e huaj dhe pėr fteriotėt ka qėnė e rėndė, e papranueshme. Kėtė e tregon edhe historia e kėtij fshati tė vogėl.

            Sekretari i Gjolekės, njė nga kėshillėtarėt e tij nė kohėn e kryengritjes sė Tanzimatit, nė shekullin e kaluar, ishte fterioti Lazo Kofina i Parė, pėr tė cilin Fterra ka  mė shumė se njė kėngė.

            Edhe mė 1912 me tu marrė vesh se Ismail Qemali kishte ngritur flamurin nė Vlorė, pranė xhamisė sė Fterrės, tek ulliri i shkollės sė vjetėr tė fshatit, bashkė me flamurin u ngrit edhe njė kėngė. Sa herė vjen dita e flamurit nė Fterrė kėndohen shumė kėngė, por Kėnga e Flamurit ėshtė e para. Pas saj vjen lėnga e Lirisė. Kush nuk e kėndon me dėshirė kėngėn pėr Mene Zhupen?

            Edhe pėr 1920-ėn, pėr 48 burrat e Fterrės, me komandant Xhafer Shehun e ditur e tė mirė, janė ngritur e kėndohen kėngė. Dhe nuk ka vetėm njė. Fterra ēdo ngjarje e ka veshė nė kujtesėn e saj, e ka thurur kėngė.

            Kėto kėngė dėgjohen nė ēdo gėzim familjar e shoqėror tė fteriotėve. Shpirti i fteriotit shpėrthen nė kėngė. Dhe kėngėt pėr bijė e fshatit janė tė parat. Kjo ka qėnė tradita jonė. Kur bie njė bir i fshatit, ngrihet njė kėngė. Lotėt e kėnga shkrihen bashkė. Fterra nė kėto raste ka njė zemėr, se tė gjithė ndjejnė njė pikėllim.

            Ishte janar 1943. Nata e zezė e janarit, kur nė Fterrė u dha njė mandatė. Nė betėjė, nė luftė me pushtuesit fashistė, atje nė Borsh u ndez lufta. Fuati, djali i vogėl i Jasharit, mori plumbin nė ballė. Dhe nė Fterrė ulėrima njė mandatė. Po vajtohej Fuati me lot e me kėngė. Para fshatit del njė grua me, ėshtė nena e Fuatit, njė spartane, qė u thotė: Ju pėr djalin tim Fuatin kėtė herė, mos vajtoniDhe Fuati, 16 vjeēar, dėshmori i parė i rinisė sė Kurveleshit, u varros me kėngė. Kėnga pėrjetėsoi trimat: Hiqmetin, Turhanin tė gjashtė dėshmorėt e Fterrės tė gjithė trimat e tė gjitha kohėve. Se nė Fterrė kur bie njė bir, ngrihet njė kėngė

 

DHE KĖNGĖN E NGRINTE : DITURIA

    

            Tregojnė pėr njė grindje shoqėrore ndėrmjet dy burrave tė moēėm e tė mėnēur nga fshatrat fqinjė, Mediu dhe Mufiti. Ata bėnin fjalė me njėri-tjetrin se cilat ishin veēoritė dalluese mė kryesore tė fshatrave pėr rreth.

- Borshi, konkludoi Mufiti, ka patur gjithmonė mė shumė pasuri, Ēorraj ka patur mė shumė varfėri, Kuēi ėshtė shquar pėr trimėri, ndėrsa Fterra juaj, i tha fteriotit qė ndoshej pranė tyre, ka patur mė shumė dituri.

Vini re! Njė fshat i vogėl, qė  nė asnjė kohė nuk i ka kaluar 100 shtėpi. Nė kohėn e Turqisė thoshinin: 80 shtėpi - 100 hoxhė e kadi. Nė vitet 1920-1940 u bė fshati i jo pak mėsuesve. Nė vitet 1940-1990 u shqua pėr arsim masiv. Nė kėto vite rreth 250 bij e bija tė kėtij fshati kanė mbaruar shkollat e larta, brenda e jashtė Shqipėrisė.

            Prej tyre kanė dalė jo pak shkencėtarė e krijues tė fushave tė ndryshme, tė afirmuar deri nė shkallė kombėtare. Rreth 10 janė me tituj e grada tė larta shkencore. Tė shquar nė drejtėso kemi Prof.Dr, Ismet Elezin, Yll, siē e kanė cilėsuar tė huajt, nė kirurgji kemo Prof.Dr. Besim Elezin, mjek tė shquar Luan Dushėn. Arkeolog-shkencėtar, i njohur deri nė rrethet shkencore Universitare nė Amerikė e Gjermani, ėshtė Prof.Dr. Muzafer Korkuti. Studjues i dalluar nė art e letėrsi ėshtė Jakup Mato. Poetė tė njohur kemi Vullnet, Sulejman e Agim Maton, artist e regjisor nė zė Sheri Mita e Ilir Bezhani. Shkrimtar me emėr, kryesisht pėr fėmijė, Bardhyl Xhamėn, studiues- gjuhėtar i njohur Hamlet Bezhani, petagogė tė shquar nė Universitetin e mjekėsisė Sezai Braho e Hamza Memi, avokat i njohur Nafiz Bezhani, studiues Zeko Braho etj.

            Kėta janė vetėm disa, nga mė tė njohurit. Se krijues ka dhe tė tjerė ky fshati ynė, tė njohur brenda fshatit e tek bashkėfshatarėt, tė njohur nė rrethin Sarandė e Vlorė, madje dhe nė shkallė vendi a mė gjėrė.

            Me pjesė nga veprat dhe krijimet e tyre do tė njiheni nė tė ardhmen, herė pas here, sipas mundėsive qė do tė ketė pėr botim kjo gazetėz.

Guro ZENELI

Nr.1 maj, 1997

dante.jpg
Dante Dusha familjarisht ne Boston

KU JANĖ DJEMTĖ TANĖ

 

Kushtet e rėnda ekonomike dhe lėrkesa pėr njė jetė mė tė mirė, kanė bėrė qė njė numėr jo i vogėl bashkėfshatarėsh tanė tė emigrojnė nė vende tė ndryshme tė botės, krysisht nė Greqi e Itali, por edhe nė Gjermani, Austri, Zvicer, Francė e deri nė Amerikė dhe Kanada. Tė gjithė kane ikur me dhimbje nė zemėr se kanė lėnė kėtu njerėzit e tyre mė tė dashur dhe kanė shkuar drejt njė bote tė panjohur, drejt kurbetit, qė Fterra e ka pasė traditė tė vjetėr dhe prej saj ka njohur dhe vuajtje e lotė. por fshatarėt tanė gjithėnjė kanė qėnė njerėz tė punės, tė pėrpjekjeve dhe tė sakrificave dhe gjithmonė e kanė fituar bukėn e gojės vetėm me punė tė ndershme. Prandaj edhe bijtė tanė atje ku kanė shkuar punojnė rregullisht dhe kanė ndihmuar familjet e tyre nė Shqipėri. Kjo ka qėnė njė faktor i rėndėsishėm pėr tė pėrballuar shumė halle e probleme tė kėsaj periudhe tė vėshtirė. Numri i djemve e vajzave qė kanė shkuar emigrantė pas viteve 90 e arrin 100, por ne akoma nuk kemi tė dhėna tė sakta. Do tė kishim dėshirėn e mirė pėr ta tė shkruanim gjėra tė hollėsishme nė botimin tonė. Prandaj janė tė lutur gjithė bashkėfshatarėt qė tė na dėrgojnė bashkėpunimet e tyre pėr kėtė problem. Do tė jenė tė mirėpritura shkrimet e emigarntėve qė mund tu bjerė nė dorė ky botim pėr Fterrėn tonė tė dashur.

Zoti i pastė nė kujdes kudi qė janė. Paēin fat.

 

Agron XHAMA

Nr.1 maj, 1997

bregulleshe.jpg
Fterre - Bregu i Lleshe

ISHA NĖ FTERRĖ

           

Sė bashku me Pashon dhe Binjon morėm rrugėn pėr nė Fterrė. Ndofta situata nuk ishte e pėrshtatshme, por fatkeqėsia qė e gjeti motrėn time, Menen, pikėllimi pėr VALTERIN, mė bėri te vete.

            Isha i hidhėruar, por edhe i mallėngjyer pėr Fterrėn. Kam vizituar Pekinin, Moskėn, Parizin, Stokholmin, Stambollin, Romėn, Athinėn etj., por Fterra jonė pėr mua ėshtė mė e ėmbėl, mė e dashur, mė afėr zemrės. Vajta-ardha nėpėr botė, nė Azi e nė Europė, por Fterrės se gjeta dot.

            Sapo kaluam qafėn e Dėrrasės, ndiem erėn e fshatit tonė. Kalon Pėrroin e Zi, Brodanin, Ēerricėn e Habilit e tė Zubos, Arėn e Leke tė Hetemit, pamė poshtė Lugun e Thellė, u ngjitėm nė Pirg, arritėm Qafėn e Dushe, Gjofterraj, Zhupak, Kofinaj, pastaj nė Bregun e Lleshe.

            Fshati kishte njė bukuri tė vėrtetė. Prozhektorėt e vegjėl tė vėnė prej Dullos nė Dushaj, nė Qafėn e Mehmete, Ixuar etj. I jepnin dritė Fterrės. Dullua kujdesej nė mėnyrė tė veēantė qė fshatarėve tė mos u mungonte nė asnjė kohė energjia elektrike. Nė televizor zakonisht shikonin stacione italiane dhe greke, ndėrsa Tiranėn vetėm nė orėt e satelitit, sepse ripertitori nė Qafėn e Kuēe ishte zhdukur.

            Shkolla 8-vjeēare u riēel. Mėsuesit, sidomos Bėrbuqja dhe Stavri, drejtori i shkollės Feriku, djali i Sejkos, me kolegėt e tyre ishin mobilizuar pėr tė realizuar programet mėsimore.

            Furra ishte mbyllur pėrkohėsisht. Bukėn e pėrgatitnin vetė nikoqiret. Klubi i Sherifit funksiononte. Bilardoja e Edisonit pėrkohėsisht spunonte. Ndėrsa dyqani i Profitit plotėsonte nevojat kryesore me semde ushqimore etj.

            Qingjat dhe kecat blegėrinin nė ēdo derė. Ky ishte njė nga preokupacionet. Duheshin udhqyer bagėtia.

            Tek motra ime u takuam me shumė bashkėfshatarė, qė me vizitat e tyre e lehtėsonin dhimbjen. Mustafa Shkurti, Xhevit e Jonuz Zhupa nga mė tė moshuarit, bisedonin shtruar. Nė ato biseda i kujtuam tė gjithė, por nė mėnyrė tė veēantė kujtuam viktimat e kėtyre viteve si Valterin e dashur, djalin e Myrtezait nė Sarandė, vajzėn e Ēumanit.  Atje kujtuam dhe ata qė ishin ndarė nga jeta muajt e fundit, Halilin, Refikun, Bektashin, Xhevon, Uzeirin, Tomorrin , xhare Hatemen, Kajtazin, Rruhiun dhe Zonjėn. Vorezat e fshatit ishin rrethuar bukur, falė kontributit tė gjithė fteriotėve nė Fterrė, Tiranė, Vlorė, Sarandė etj.

            Tė gjithė i shihje vetėm nė punė. Mbillnin dhe koshtrat. Nė qendėr tė Fterrės (Ixuar) nuk kishte shunė gjallėri. Lapidari i dėshmorėve tė Fterrės Hiqmetit, Turhanit, Fuatit, Osmėnit, Azemit, xha Shaqos na u duk sikur na thoshte: Mendoni pėrsėri pėr muzeun e fshatit, muzeumin e luftėtarėve tė lirisė! Fshati donte njė autobuz tė vogėl Tiranė-Fterrė. Donin njė repertitor. Donin furrėn e bukės. Ishin tė etur pėr gazeta e libra.

            Pas katėr ditėsh, me autobuzin e djemve nga Ēorrajt, qė kalonte tre herė nė javė rrugėn Ēorraj Kuē Fterrė Sarandė dhe anasjelltas, u kthyem pėr nė Tiranė, duke i thėnė Fterrės : Mirupafshim!

 

Dilaver SHKURTI

Nr.1 maj, 1997

 

 

 

flamur.gif
Mungon fotografia

DOKTOR BAHRIU

 

            Ka njė jetė tė tėrė qė punon e jeton me ndee respekt. Dhe kjo nuk ėshtė e lehtė.

            Ka punuar gati gjithė jėtėn si ndihmėsmjek. Ka punuar dhe si drejtor spitali rural. E kujtojnė me nder nė zona tė ndryshme nė rethin e Vlorės e tė Sarandės. Nė Himarė punoi pėr disa vjet. Ishin vitet pesėdhjetė, para gati njė gjysėm shekulli. E mėsoi mirė dhe gjuhėn dhe kėngėn himarjote, tė cilėn e kėndon edhe tani sa herė i jepet rasti. I gatshėm dhe me gjithė shpirt pėr ti shėrbyer Njeriut. Njeriut i ka shėrbyer me pėrkushtim, ky Bahri Shkurti ynė. Dhe nė Vlorė, dhe nė Sarandė, dhe nė Kuē, dhe nė Borsh, por edhe nė Ēorraj e pėr tė tepėr nė Fterrė, gjakut e fisit tė tij.

            Ndjente kėnaqėsi sa herė qė u shėrbente veēanėrisht fėmijve dhe tė moshuarve. Ėshtė shquar Bahriu pėr kujdesin e plotė ndaj Nėnave. Kur i lutej ndonjė djalė pėr tė vizituar Nėnėn e tij, Bahriu linte ēdo punė dhe me ēam\ntėn nė dorė, me stetoskopin e tij, me njė dorė ilaēesh tė tjera merrte rrugėn pėr tek pacienti,

            Por kur ndonjė i ri thoshte: hajde tė shikosh pak Plakėn e Plakun, atėhere Bahriu mėrzitesh. Dhe njė vrejtje nuk e linte pa bėrė.

- Mos i thuaj Plakė! Ajo ėshtė Nėna jote! Edhe unė i them Nėnė. Edhe Babit nuk i thuhet Plaku! Tė tjerėt edhe mund ti thonė, po ti e ke Nėnė, e ke Baba. Unė jam burrė me fėmijė tė rritur dhe Babait tim i them: Baba Axhemi nė ēdo rast. Se kur i thua ashtu siē i the ti, njeriu dhe mėrzitet. Sigurisht Nėna e Babi nuk mėrziten kurrė nga fėmijėt e vet, por sidoqoftė nuk i vjen mirė nė shpirt. Nėna ėshtė nėnė dhe Babai ėshtė baba. Pėr Nėnėn dhe Babanė nuk ka moshė, kėshillonte Bahriu ynė, doktori i fshatit tonė.

            Tėrė jetėn i gatshėm, tėrė jetėn i papėrtuar, tėrė jetėn nuk tha qė mė lodhi puna. Shkonte nė ēdo derė qė e thėrrisnin. Por edhe kur nuk e thėrrisnin, Bahriu kishte bėrė zakon qė kthehej, veēanėrisht tek ato tė moshuarat dhe i pyeste se si e ndjenin veten. Ato nėnat e moēme kėnaqeshin. Dhe uratė i jepnin Bahriut. Se Nėnat tona zemėr tė mirė kanė.

            Nėnat tona nė Fterrė e thėrrasin: Doktor Bahriu dhe e kėrkonin mė shumė se sa njė doktor me shkolla shumė. Se Bahriu kishte dhe ilaēin, por edhe fjalėn e mirė, dhe kujdesin e mirė pėr tė gjithė. Edha tani nė tė 70-tat pėrsėri nuk e harron zakonin e vjetėr.

            Faleminderit Bahri!

                             Guro ZENELI

Nr.1 maj, 1997

Enter supporting content here