ft22222222.gif

Nr. 45 - korrik 2005

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

 

U PĖRKUJTUA 8-VJETORI I GAZETĖS “FTERRA jonė”

 

Nė njė takim-koktejl nė ambjentet e Hotel “Dajti” u pėrkujtua 8-vjetori i daljes se numrit tė parė tė gazetės "Fterra jonė" .

            Erdhėn nė kėtė takim bashkėpunėtorė, sponsorizues, miq e shokė, lexues tė gazetės dhe bashkėfshatarė. Megjithėse nė kushte tė rėnda shpirtėrore pas humbes se bashkėshortes sė tij, nga Fterra erdhi Teno Lona, kryeplaku i fshatit. Nga Saranda erdhi dhe pėrshėndeti  Mynir Zhupa. Patėm miq nga Kuēi, Ēorajt, Borshi, Golemi dhe nuk munguan, si zakonisht, gazetarėt e TVSH-sė Ilir Buēpapa, Nebi Duro e Abdulla Kėnaēi. Stefan Qirjako e miq tė tjerė, na nderuan me pjesėmarrjen e tyre.

Pėrshėndetjen e rastit e bėri Bardhyl Xhama, njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė gazetės "Fterra jonė". Oratori  nėnvizoi kontributin e kėsaj gazete pėr pasqyrimin e historisė, traditės, arsimit, kulturės, figurave tė Fterrės qė nga kohėt mė tė vjetra deri nė ditėt tona.

Gazeta "Fterra jonė" gjatė kėtyre 8 vjetėve ka botuar 44 numra nė 446 faqe,. Nga muaji maj i vitit 2002 gazeta del me 12 faqe, nga 8 faqe qė dilte mė parė, nga tė cilėt 450 kanė qėnė editoriale, artikuj problemorė, intervista, reportazhe etj. Pėr fteriotė tė vaēantė janė botuar 136 artikuj. Janė botuar, gjithashtu, rreth 450 fotografi, qė e kanė bėrė gazetėn mė tė pasur, mė tėrheqėse nė paraqitjen e saj estetike.

U vu edhe nje herė theksi nė kontributin e veēantė qė jep kjo gazetė qė fteriotėt kudo qofshin tė jenė gjithmonė tė bashkuar, nje veēori dalluese e tė gjitha kohrave.

Nė kėtė takim folėn edhe Ismet Elezi, Mukadeze Ruka, Besa Dusha, Fatmir Dusha dhe si zakonisht Feksor Shkurti pėrshendeti me poezi.

Njė punė e mirė ėshtė bėrė pėr pasqyrimin e Fterrės dhe tė fteriotėve nė internet. Tashmė ka 5 vjet qe Fterra ka faqen e saj ku pasqyrohen mjaft materiale tė rėndėsishme. Vendin kryesor e zėnė shkrimet e botuara nė gazetė. Ka faqe tė veēantė pėr gazetėn "Fterra jonė" qė nga numri 1 e deri 44, po ashtu ka faqe tė veēantė pėr 136 figura tė fteriotėve, ka njė faqe tjetėr ku ka mbi 400 fotografi. Nė internet ėshtė pasqyryar gjithashtu materiali i dorėzuar nė redaksinė qėndrore qė do tė hartojė Enciklope-dinė e Kuveleshit dhe mjaft materiale tė tjera.

Gjithashtu tė gjithė numrat e gazetės "Fterra jonė" janė depozituar dhe mund tė gjenden edhe nė Bibliotekėn Kombetare, qė do tė vlejė sidomos brezave qe do tė vijnė dhe historianėve. Gjejmė rastin tė falėnderojme Petrit Bezhanin qė e mundėsoi njė gjė tė tillė,

Botuesi ėshtė i ndėrgjegjshėm se mė gjithė punėn e bėrė, ashtu siē thane edhe disa nga folesit, ka vend pėr pėrmirėsime. Duhen rubrika te reja, duhet folur me shume per emigrantet, dikujt mund t’i kemi mbetur “borxh”, ndonjerin e kemi lėnduar padashur, nė ndonjė shkrim mund tė ketė pasė edhe pasaktėsi jo substanciale, por jemi, gjithashtu, tė ndėrgjegjshėm, se asgjė nuk ėshtė bėrė me qėllim dashakeqės, sepse nuk ėshtė nė natyrėn tonė, nuk ėshtė nė natyrėn e fteriotėve.   

                                                                                                                                   @

Nr.45 – korrik 2005

 

 

FESTA E PRANVERĖS

 

Edhe kėtė vit, siē ėshtė bėrė traditė, fteriotėt u grumbulluan nė njė piknik tė pėrbashkėt tek Kodrat e Liqenit artificial. Ėshtė kjo njė traditė e bukur fteriote qė i ka rrėnjėt tek dashuria e vėllezėria qė kemi me njeri tjetrin.

            Ja, atje nė freskinė qė sjellin hijet e pemėvė, duke soditur si vijnė grupe-grupe fteriotėt mė familjet e tyre, mendja shkon tutje, nė ato qė kėmi parė e kemi dėgjuar, takime tė tilla fteriotėsh qė kanė mbetur  tė pėrjetuara nė bejte:

Atje te guri n’Ixuar

Ē’u mbėlodhė njė tabuarr…

Ishin ato kohe tė viteve ‘20 kur gjyshėrit e me vonė prindėrit tanė mblidheshin me njėri-tjetrin, kuvėndonin, luanin, kėndonin, qanin hallet e dertet. Me vonė, pas viteve ’30,  kėto u pasuan nga tė tjerė:

Atje tek Kroi i Bedrinit,

Studentėt seē u mbėlodhė…

Se ishte bėrė traditė qė nė ēdo verė kur vinin studentėt, tė cilėt pėr Fterrėn nuk ishin pak, do tė mblidheshin, do tė merrnin tė piqnin ndonjė mish e do ta bėnin “refene” siē i thonė nė Fterrė.

Dhe tradita pati ato zikzaket e  saj, po asnjėherė nuk u shua. Vazhdoi e vazhdon ajo nė Fterrė, nė Tiranė, nė Sarandė, nė Vlorė e deri nė Athinė e kudo ku ka fteriotė.

            Feksorit i mbeti koka nga rruga, priste ardhjen e bashkėfshatarėve, sepse e prisnim qė kėtė vit nė piknik pjesėmarrja nuk do tė ishte aq masive si nė vitet e kaluara. Kjo  pėr shkaqe tė njohura familjare e shėndetėsore. Megjithatė erdhėn edhe nga Fterra, edhe nga Durrėsi, edhe nga Saranda, edhe nga Vlora.  Korkutajt erdhen tė gjithė me tė mėdhenj e tė vegjėl, erdhi edhe Gjuzideja qė nuk ka munguar asnjėherė. Edhe Kurupajt ishin tė gjithė, bashkė me dhėndurrė e me fėmijė, “doktoresha” kishte ardhe qė nga Fterra. Fatmir Dusha nuk i harron kėto takime ndaj erdhi familjarisht e ndenji deri ne fund. Pjesėmarrsja mė e vogėl e piknikut ishte Viola  qė sapo kishte mbushur 8 muaj, atje sė bash me Xhamajt e saj, nė krahė tė gjyshes…. Dhe vargu i fteriotėvė vazhdon. Disa, qė pėr arsye tė ndryshme nuk mund tė qėndronin gjatė, erdhėn, u takuan me njėri-tjetrin dhe ikėn. Edhe kjo duhet vlerėsuar. 

            Me pas secili me rrethin familjar shijuan ushqimet e pijet e preferuara, qė veē gatimit tė amvisave, ja shtonte lezetin edhe ambjenti aq i kėndshėm i Kodrave tė Liqenit.

                                                                                                                                  @ 

Nr.45 – korrik 2005 

 

 

Ēfarė shkruan revista angleze  “current  eorld archaeology” pėr

Muzafer Korkutin

Muzafer Korkuti

Drejtor i Institutit Shqiptar tė Arkeologjisė

Intervistė nga Richard Hodges

 

Muzafer Korkuti, Drejtor i Institutit tė Arkeologjisė nė Shqipėri qė prej vitit 1998, ėshtė njė studiues mendjethellė qė nė mėnyrė modeste fsheh njė shkollim tė njė tipi qė rrallėkush prej nesh mund tė ketė akoma. I intervistuar gjatė drekės, ai ishte nė fillim i turpshėm tė tregonte si u bė arkeolog dhe se si karriera e tij u zhvillua, dhe vetėm pas njė ore ai filloi tė ndihej mė i lirshėm ndėrsa po vlerėsonte atė ēka po shfaqej nga ajo qė ai po tregonte. Nga ana tjetėr, unė nuk u ēudita aspak prej tij pasi ai ėshtė arkeologu mė i rrallė- njė produkt i Stalinizmit (bėhet fjalė pėr periudhėn e formimit si arkeolog; shenim imi.), student nė Leningrad, kaloi 10 muaj nė Kinė gjatė Revolucionit Kulturor, studioi dhe mė vonė gėrmoi dhe sė fundmi ka bashkėdrejtuar dy projekte tė mėdha me arkeologė tė mėdhenj amerikan.

Ne folėm gjatė drekės nė njė nga restorantet Italian mė nė zė tė Tiranės, pas njė promovimi libri nė Akademinė e Shkencave. MK, siē njihet shpesh, ishte i entuziazmuar. Katėrmbėdhjetė libra mbi arkeologjinė shqiptare ishin botuar nė 2004, kryesisht nga anėtarė tė Institutit tė tij. Promovimi nė Akademinė e Shkencave ishte njė rast pėr kėtė njeri zakonisht tė pėrmbajtur, t'u binte trumpetave. Ditėn nė vijim, pėr mė tepėr, qeveria do tė pėrcaktonte nėntė parqe arkeologjikė tė rinj. Arkeologjia ėshtė nė lulėzim nė Shqipėri, thekson ai me guxim. Ndienja e tij e krenarisė dhe kėnaqėsisė ėshtė e dukshme.

Muzafer Korkuti ka lindur nė jugun e Shqipėrisė 69 vjet mė pare. Republika atėherė kishte njėzet vjet qė ishte vendosur dhe vendi ishte varfėruar nga pasojat e fundit tė sundimit osman. Ai kishte dėshirė, siē thotė vetė, tė punonte me sendet/gjėrat e prekshme si dhe tregon pėr njė prirje/dėshirė pėr shkencat ekzakte si matematika dhe fizika. Kėshtu qė, nuk ishte e rastėsishme qė nė 1955, nė bazė tė organizimit tė sistemit komunist, ai ishte fillimisht njė mėsues filloreje nė njė fshat tė quajtur Kuē nė distriktin e qytetit bregdetar tė Vlorės, e mė tej drejtor i kėsaj shkolle. Nė vigjiljen e vitit tė ri tė 1956 jeta e tij ndryshoi pėrherė. I thirrur bashkė me nxėnėsit e tij mė tė mirė nė pallatin e Brigadave nė Vlorė, ata u paraqitėn para Enver I--Ioxhės, diktatori kishotesk i komunizmit shqiptar. Siē tregon MK, tė mbushur me shpirtin e socializmit, ata u prezantuan me '"emocion dhe dashuri". Njė vit e gjysmė mė vonė, MK u thirr nė Tiranė pėr tė studiuar ēfarė tė dėshironte nė Universitet. Fillimisht ai mendoi tė bėhej fizikant, por mė pas vlerėsoi praninė e arkeologėve rus nė Shqipėri dhe i tėrhequr nga perspektiva e punės nė terren, kaloi tre vjet duke u trajnuar si arkeolog. Nė Apoloni, duke punuar pėrkrah sovjetikėve, ai gjeti njė bust mermeri tė Demostenit.

Pas diplomimit ai u pėrzgjodh pėr specializim dhe mė vonė, menjėherė pas vizitės sė Nikita Khrushov nė Shqipėri, u pėrzgjodh sėrish tė shkojė nė Moskė. Pas dy muajsh studimi nė Institutin e Arkeologjisė sė Moskės. ai vazhdoi mė tej nė Universitetin e Leningradit. Dukshėm ai e admiron kėtė periudhė tė jetės sė tij. Mė shumė se dymijė tė rinj shqiptarė- kryesisht kadetė tė marinės- ishin nė qytet gjatė kėsaj kohe. Nė studimet nė Leningrad ai mori njė bazė tė mirė nė tė kuptuarin se si kultura materiale mund tė pėrdorej pėr tė shkruar historinė. Ēėshtja se si veglat prej kocke ishin prodhuar dhe si klasifikoheshin e tėrhoqėn shumė atė. ndėrkohė qė ndėrlikimet e historisė sllave e ēoroditnin. Qėndrimi i tij nė Bashkimin Sovjetik, u ndėrpre kur Enver l-foxha pasi vizitoi Beijing, denoncoi Khrushovin pėr devijim nga rruga e vėrtetė e Stalinizmit. Fillimisht, kadetėt e ushtrisė u thirrėn nė Shqipėri e mė tej dhe studentėt si MK.

I kthyer nė Tiranė, MK mbaroi studimet e tij, duke mbrojtur temėn e tij mbi njė tumė helenistike tė hershme nė Apoloni pranė Departamentit te Shkencave Shoqėrore tė Universitetit tė Tiranės. Nė kėto vite ai asistoi Frano Prendin nė gėrmimin e vendbanimit tė njohur palafit tė periudhės neolitike tė Maliqit, nė Shqipėrinė juglindore. Kėto gėrmime shpėtimi, me shtresat arakeologjike tė pasura e transfor-muan arkeologjinė neolitike nė vend. Shumė i rėndėsishėm ėshtė njė fragment i njė filmi tė zhvilluar nė Maliq. Pa dyshim, i rregulluar pėr kamerat. i riu MK hipėn nė njė xhip pėr tė shkuar nė vendbanim dhe aty i ndjekur dhe nga kolegia e tij Aleksandra Mano, pėrshkojnė me hapa tė rregullt, me qėllim survein e mbetjeve tė trarėve tė drurit tė ekspozuar. Nė filmin bardh e zi, MK i hollė/dobėt (nė trup) i ngj an Gary Cooper, ndėrkohė qė shoqja e tij me njė fund valėzues tė ndritshėm tė lidhur fort nė mes i ngjan Marilyn Monroes nė filmin e John Huston "The misfits" i bėrė nė tė njėjtėn periudhė. Skena e sajuar me mjeshtėri bashkon energjitė dhe elegancėn e individėve qė janė duke shijuar njė Shqipėri qė ndiente se pėr herė tė parė kishte njė drejtim/udhėheqje. MK punoi me Prendin pėr 14 vjet nė kėtė vendbanim, punė qė ēoi nė shumė artikuj dhe nė monografinė e tij Neolithikum und Chalkolithicum im Alhanien (Mainz 1995).

Nė 1965 MK iu dha rasti i madh i jetės sė vet. Nė sajė tė njė marrėveshje mes Akademive tė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Kinės, filloi shkėmbimi i akademikėve. MK kishte dyshime mbi logjikėn e kėtyre lidhjeve pasi kishte hendekė tė mėdhenj midis situatave politike tė shtetit mė tė madh tė botės dhe njėrit prej shteteve mė tė vegjėl. Pa dyshim, citimet e veprave tė Moa Tse Tung dhe Enver Hoxhės nė ēdo vepėr shkencore ishin diēka e pėrbashkėt pėr tė dy vendet. Por, gjithsesi paleoJiti pėrbėnte njė gjuhė tė pėrbashkėt. Mk qėndroi larg pėr dhjetė muaj. Ai fluturoi nga Tirana nė Pragė, Moskė, nė Omsk, pastaj Siberi, nė lrkutsk dhe pastaj Beijing. Pėr gjashtė muaj ai ndoqi leksione me Pei Ven Cun. pas tė cilave kaloi njė muaj nė njė germim paleolitik e mė tej tre muaj duke vizituar vendbanime neolitikc dhe tė bronzit. Komunikonte mė shumė nė rusisht. "Ata ishin tė pėrgatitur teorikisht (thotė ai). pėrkufizimet bazė nuk kanė ndryshuar shumė qysh atėherė". Paleoliti, thekson ai, ėshtė njė gjuhė e pėrbashkėt nė gjithė botėn

Ata ishin nė tė njėjtėn kohė praktik dhe pragmatist pėrfundon ai, dhe eksperienca i dha atij njė vision botėror. Pei Ven Cun ishte njė student i Henri Breuil dhe proklamonte se kishte mėsuar tre gjėra nga prehistoriani francez: Paleolitin, pirjen e verės dhe diēka qė ai nuk e pranonte/pohonte. Pei Ven Cun kishte qenė njė anėtar i ekipit kinezo-amerikan nė vitet '30 qė zbuluan (dhe humbėn) mbetjet e njeriut tė Pekinit.

I kthyer nga Kina, ai gjithnjė pati mundėsinė tė gėrmonte nė Rumani. Natyrisht bėhej fjalė pėr njė vendbanim neolitik nė Danub ku do tė ndėrtohej njė central hidro­elektrik. Shkolla rumune e arkeologjisė, kujton ai, ishte shumė konkuruese me praktikėn evropiane perėndimore, gjė qė ai do ta zbulonte mė vonė kur do tė bėnte njė tur nė Itali. Gjatė kėtyre viteve ai u fokusua nė historinė e pėrgjithshme tė shoqėrisė prehistorike, duke u pėrqėndruar nė aspektet mjcdisore dhe tcknologjke. Puna e Gordon Childe pati njė influencė tė madhe. Pėrqasja historike e Childe mbi krijimin e shoqėrive neolitike nė Ballkan ishte korniza e kėrkimeve tė punės sė tij. Nė ēdo hap, ai qesh dhe kujton njė njeri nga Shkodra, nė veriun e Shqipėrisė, i cili ishte nė dijeni tė veprės sė Childe me titull: "Njeriu krijon vetveten". qė i papunė me shumė kujdes i shkruan qeverisė duke thenė: "kam nevojė pėr njė punė sepse ndryshe do tė bėhem majmun".

Nė mėnyrė tė pa-shmangshme, MK nė 1967 u bė drejtor i qendrės arkeo1ogjike, nė atė kohė njė sektor i Institutit tė Historisė dhe Gjuhėsisė. Gjatė nėntė vjetėve ai transformoi qendrėn, duke krijuar revistėn "Iliria" dhe duke mbajtur nė mėnyrė tė guximshme njė konferencė internacionale mbi arkeologjinė ilire nė 1972, konferencė ku u ftuan tė merrnin pjesė studiues perėndimorė si N.G.L. Hammond dhe i riu Anthony Harding. Nė kėtė periudhė ai ftoi njė ekip francez tė rikthehej nė Shqipėri, dhe kėshtu Pierre Cabanes, nga Universiteti i Clermont-Ferrant, filloi lidhjet e tij tė gjata me Apoloninė duke vazhduar punėn e Leon Rey-it nė 1920.

Por Shqipėria nė vitet '70 filloi tė ndiejė efektet e para tė izolimit, pasi marrėdhėniet me Kinėn ishin prishur. Ēerek shekulli i ardhshėm mund tė ishte ēdo gjė tjetėr pėrveēse i lehtė. Nė 1976, duke vijuar me politikėn partiake, MK u zėvendėsua si drejtor nga mikja e tij e vjetėr Aleksandra Mano dhe u dėrgua nė njė qendėr rajonale nė Fier (afėr Apolonisė). Pėr shumė njerėz, politika e dėrgimit tė intelektualėve nga Tirana nė provinca ishte njė shok i vėrtetė. Pėr MK ajo rezultoi njė periudhė e qetė, pėrvetėsuese e jetės sė tij. Si student i ri ai kishte shijuar tė gėrmonte nė Apoloninė e afėrt me misionin e Bashkimir Sovjetik tė kryesuar nga Vladimir Demitriovich Blavatski. Tani, ai do tė fokusohej nė ngritjen e njė Muzeu nė Fier qė do tė ilustronte gjetjet e pasura arkeologjike tė zonės, duke hedhur bazat pėr bashkėpunimin e tij tė mėvonshėm nė vitet '90 me Jack Davis nga Universiteti i Cincinnatit, nė Projektin e Surveit nė terren nė zonėn e Mallakastrės. Rreth fundit tė dekadės, sidoqoftė, ai u kthye sėrish nė Tiranė si drejtor i Institutit Arkeologjik. Ndėrsa Shqipėria kishte rėnė dukshėm nė izolimin e viteve '80, MK gjen burime energjie, duke gėrmuar nė vendbanim neolitik ēdo vit dhe duke ngritur njė shkollė verore nė Butrint nė 1982 pėr tė trajnuar njė brez tė ri arkeologėsh. Pėr shumė vite, rreth njėzet projekte nė terren u sponsorizuan nga instituti i tij. E menduar mirė nga qeveria, fondet nuk pėrbėnin problem; ēėshtja ishte tek pajisja e projekteve me personel. Nė 1984, ai sėrish gjendet duke gėrmuar jashtė vendit, kėtė rradhė nė njė vendbanim paleolitik nė Paris.

Nė fund tė viteve' 80 ai largohet nga posti i drejtorit: Shqipėria po hynte nė njė periudhė konfuze dhe tė vėshtirė me betejėn drejt demokracisė duke ēuar nė zgjedhjet e 1991. Duke kujtuar kėtė periudhė tė egėr kur Instituti i Arkeologjisė nga njė flamurtar akademik i Shqipėrisė komuniste. u kthye nė njė sehirxhi/dėshmitar tė dyfishtė nė kalimin e vėshtirė drejt kapitalizmit, MK bėhet i menduar. "1990-1995 ishte njė ferr"­thotė ai- "njė rrėmujė e vėrtetė dhe njė konfuzion intelektual". Kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr arkeologjinė shqiptare. Studiuesit serioz, kujton ai, rezistuan sa mė mirė qė mundėn, ndėrsa tė tjerėt ("peshat e lehta") e ndėrprenė punėn. Disa u larguan vėrtet. Sėrish, nė periudhėn e fillimit tė viteve '90 MK nė mėnyrė tė zgjuar e rikrijoi vetveten, duke zhvilluar njė bashkėpunim me Karl Petruso nga Universiteti i Teksasit nė Arlington. Siē tregon MK: Petruso kishte punuar nė gėrmimet nė shpellėn legjendare tė Frankthit nė Greqi, ndėrsa ai po fillonte punėn nė gėrmimet e shpellės sė Konispolit (afėr Butrintit). Ata arritėn projektin nė njė moment me shumė konfuzion, metodologji tė ndryshme, prejardhje tė ndryshme dhe arritėn "njė bashkėpunim tė shkėlqyer pėr katėr vjet". I inkurajuar nga kjo eksperiencė. MK nisi njė bashkėpunim tė ri me Jack Davis nga Universiteti i Cincinnati, duke prezantuar metodat mė moderne tė surveit nė terren nė Shqipėri, dhe duke zbuluar nė mėnyrė tė papritur gjetje tė Paleolitit tė Mesėm dhe tė Lartė nė rajonin e Mallakastrės, rreth Apolonisė.

I rizgjedhur drejtor nė 1998, ai ndihet tashmė i sigurt se arkeologjia shqiptare i mbijetoi kaosit dhe tani ka filluar tė lulėzojė. MK e shikon periudhėn e re si njė fazė stabilizuese me prospekte nė rritje. Ai dėshmon pėr praninė nė rritje tė misioneve tė huaja qė bashkėpunojnė me stafin shqiptar. Tė huajt po paraqesin eksperienca tė ndryshme qė e pasuroj nė arkeologjinė shqiptare. Dhe atėherė, ai ėshtė krenar me faktin se 45% e arkeologėve shqiptarė janė tė rinj, qė kanė pėrfunduar studimet pasuniversitare (shumica jashtė Shqipėrisė) nė pesė vitet e fundit. Duke parė drejt tė ardhmes, ka mė shumė energji shpėrthyese se sa atėherė kur ai filloi profesionin.

Pasi folėm pėr mė shumė se njė orė, ky njeri i qetė dhe i matur, u ēel dalėngadalė. Ai thjesht shijoi tė rishikonte historinė e tij personale. Unė i kėrkova atij njė mendim tė fundit dhe ai m'u pėrgjigj se "ėshtė absolutisht e nevojshme ta duash atė qė bėn nė mėnyrė qė tė arrish diēka. Ky ėshtė ēelėsi i suksesit" pasioni i tij pėr arkeologjinė ėshtė i dukshėm. Jeta e tij akademike, e shėnuar me episode nė Bashkimin Sovjetik tė Khrushovit dhe nė Kinėn e Revolucionit Kulturor, u rea!izua dhe nė njė shkallė internacionale, tashmė e kulmuar, nė mėnyrė paradoksale, nga eksperiencat e tij nė bashkėdrejtimin e projekteve nė vendin e tij me state amerikane. Gjithandej, kėshtu, ai gjeti njė disiplinė tė brendshme duke kumtuar dhe publikuar tė dhėnat prehistorike tė jashtėzakonshme tė Shqipėrisė, ndėrsa kjo e fundit pėrjetonte ndryshime tė mėdha nė drejtim/udhėheqje. Nė shumė mėnyra, ai ėshtė njė dishepull i Gordon Childe, duke sjellė nė shkencėn e tij rigorozitetin dhe pėrpjekjet intelektuale qė ne ia njohim/atribuojmė njė vetėm mendimtar i tė madh nė arkeologji. Mbi tė gjitha, ai me mjeshtėri dhe qetėsi ka siguruar qė shkenca e tij jo vetėm i ka rezistuar stuhive tė trazirave ideologjike, por ka pėrparuar nė tė njėjtėn kohė.

 

Richard I-Iodges ėshtė Drejtor i Institutit Botėror tė Arkeofogjisė nė Universitetin e East Anglia dhe drejtor shkencor i Fondacionit BlItrinti

Nr.45 – korrik 2005

 

 

Me Edipin e ndritshėm,  nė “Maternitetin e Burrave”

 

Pėrherė kam patur mendim simpatik pėr Edipin. Ky vlerėsim e ka bazėn dhe te fisi i bezhanajve qė ka rrėnjė mirėsie e diturie. Nė kujtesė mė erdhi Hivzi Bezhani, gjyshi i Edipit, i cili kur kryente nė Fterrė pėr vite tė tėra rolin e Hoxhės, nuk pranonte asgjė nga besimtarėt. Hoxhllėkun e bėnte si mision fetar. Nėna ime, qė ishte besimtare, Hoxhė Bezhanin e kishte idhull. Mbaj mend, kur isha i vogėl, qė njė ditė mė tha: Sot qė mė erdhi djathė nga stani, dua t’i shpie njė pjatė me djathė tė njomė.

 Xha Hivziu kishte mbaruar mė 1908 pėr kadi nė Stamboll. Dhe kadiu cilėsohej si “I dituri i tė diturve” se   zotėronte jurisprudencėn e sheriatin, se kishte pėrvojė, por dhe  logjikė juridike, se ishte njeri i drejtė, qė mendonte: “kjo eshte e drejtė, ndaj duhet berė”, se ishte i paanshėm nė gjykimin e tij.  Madje, ne detyren e kadiut, caktohej me ferman tė sulltanit. Pėr vlerat e tij, nė vitet e demokracisė, kam dashur qė Xha Hivziut t’i bėja  njė emision televiziv, si kadi nė Stamboll e Janinė, dhe si klerik i shquar nė  Fterrėn tonė. Por,... nuk munda...

Pata pėrfitim intelektual, qė njoha nga afėr birin e Hivziut, Refikun e mrekullueshėm. E njoha veēanėrisht nė vitet studentore nė Tiranė dhe kur isha me punė nė Sarandė, qė Refiku bėri njė punė tė madhe pėr rregullimin dhe mirembajtjen e xhades nga qafa e Kuēit e deri nė Ixuar tė Borshit. E njoha si njeri me kulturė e me shpirt tė pastėr,  me mirėsi, si rrallė tė tjerė. E njoha si baba shėmbullor.      

- Tė lumtė,- i thashė njė ditė Edipit,-  qė je bėrė mjek.

- Mė bėri Baba Refiku,- m’u pėrgjigj Edipi. Ndryshe kushedi ē’mund tė isha bėrė. Une vetėm mėsova...Rroftė dhe nėnė Rabua qė mė dha qumėshtin e  pastėr tė gjirit  tė saj. Dhe Hamleti, tashmė ėshtė profesor i mirėnjohur pėr anglisht e gjermanisht. Petriti - gazetar e studjues. Mensuri, Inxhinier i shquar pėr monumentet e kulturės pėr vendin tonė.

 Sa mirė do tė ishte qė ēdo baba i fterjotė t’i kishte bėrė e t’i bente tė gjithė fėmijtė e vet me shkollė tė lartė ! Por kėtė nuk e bėn dot ēdo baba. E ka bėrė Refiku, e ka berė Tasin Elezi, e ka bėrė Lame Xhama, e ka bėrė Sherif Dusha e Sinan Ruka,...Kjo traditė  vazhdon. Dhe nė brezin tonė janė disa qė e kanė ndjekur kėtė shėmbull. Gjykoj se detyra mė e madhe pėr ēdo fterjot, ėshtė tė arsimojė fėmijtė me shkollė tė lartė. Le t’i bėjmė fėmijėt mė tė ditur  se veten tone. Edhe Edipi me Zanėn, Besin e tyre e kanė futur nė udhėn e dije .-Unė mėsoj,- thotė Besi,- se nuk duhet ta turpėroj fisin e bezhane. 

*   *   *

Kur mė operoi Edipi, unė thashė me shpirt: Rrofshin djemtė me shkollė tė Fterrės, aq mė shumė mjekėt qė shpėtojnė jetė njerėzish. Dhe numėroja mjekėt fterjotė. I mora me breza. Nga Safeti te Besimi e deri Edipi, Edlira nė Vlorė dhe Peti nė Sarandė. Por, pastaj ngeca...Kam idenė se kemi dhe mė tė rinj. Por tė shquar unė nuk di. Qoftė gabimi im. 

Kur po bėhesha operacion, m’u bė si ėndėrr. Pėrpara syve, nė anėn e zemrės, kisha doktor Edipin. Nė anėn tjetėr, Perėndinė. Perėndia donte tė mė merrte nė duart e saj. Doktorri i thoshte: Nuk ta lė se e kam marrė pėrsipėr ta shėroj me duart e mia. Po nuk e shėrova dot, atėhere... 

“Grindja” e Edipit me Zotin,  mė prishi ėndrrėn. Pashė se isha nė duart e sigurta tė doktor Edipit. Pranė tij ishte dhe miku im, doktor Sula. Pėr rreth ishin dhe nje grup vajzash, qė kur mjeku bente: ga!, ato ishin gati. Ne shpatullat e mia ishte  doktor Birbili. Nė anėn time tė majtė, mjeku, qė kontrollonte rrahjet e zemrės. Plagėn, ma qepi dibrani me humor. Edipi mė dha jetė, se ishte njė moment qė thosha me vete: Nuk u bė kjameti, le tė vete te Nėnė Ilja e te vėllai Sako.

Kur u bėnė analizat e prostatės, Edipi erdhi e mė tha:

      - Do tė jap njė lajm tė gėzuar.

      - Ēfarė?,-  e pyeta, duke menduar ndonjė gjė tė mirė pėr veten e tij.  

      - “Mbjellja” ka dalė e pastėr. E bėmė dy herė. Qėndrova dhe vetė nė procesin e  biopsisė.

      - Rrofsh !,- mė doli urimi nga zemta. Mė gėzove!    

      - Jam gėzuar unė, mė shumė se ti,-ma priti tėrė shpirt.  

      Eh ! mor Edip,-thashė me vete. E dija se ishe flori, por nuk e mendoja qė tė ishe kaq shpirt-flori. Tė njihja e tė doja, por tani mė ngele nė fokusin e syrit dhe brenda shpirtit. Edipi ėshtė tamam: bėm o babė, tė tė ngjaj! Por, Edipi jep dhe mesazhin: Ec nė shėmbullin e mė tė mirit. Arrije atė. Kaloje. Dhe atėhere lėvdatė paē! Dhe Edipi e ka arritur kėtė. Por nuk rri ne vend...Edipi ecėn nė rrugėn e profesionit dhe tė mirėsisė qytetare. Ndaj, unė nuk e di, ka njė Edip tė dytė diku.. apo ... Kam shumė shokė,  miq e kolegė,...Edhe mjek njoh jo pak. Mirėpo, Edip-“tė dytė” nuk kam gjetur...Dhe Edipi ėshtė i tillė, nė njė kohė  kur ka ca tė tjerė, qė, ose janė prishur, ose kanė njolla...

*   *   *

      Nė orėn 09.00, doktor Edipi me ēoi te dhoma e infermjerisė, pėr tė pritur deri sa tė shtrohesha nė dhomėn e caktuar. Pas pak nė korridorin e pavjonit u dėgjua njė zė inatēor, qė, duke shtyrė me duar e me kėmbė karrike e stola, thėrriste e bėrtiste me sa kishte nė kokė: Pėrjashta ! Tė gjithė pėrjashta !

       - Kush ėshtė ky, qė bėrtet kėshtu,-  pyeta njė infermjere qė ishte aty pranė.

       - Ky ėshtė” i madhi” nė kėtė pavjon.

       - Po ky ėshtė dhe profesor,- ia ktheva me keqardhje.

       - Po dhe profesorėt bėrtasin kėtu te ne, -tha ajo.

     Heshta. Nuk ia zgjata. Ndėrkaq, Profesori u shfaq te dera e infermjerisė, duke pėrsėritur tė bėrtiturėn: Pėrjashta!

     - Mė falni profesor,- iu drejtova,- po unė pres tė shtrohem, ndaj mė kanė lėnė kėtu, bashke me kėtė tjetrin.

     Ne ēast, heshti. Mė pa nė fytyrė. Dhe u kthye. Por prapė, iu drejtua nje infermjereje, qė ishte nė koridor:

     - Nxirri tė gjithė pėrjashta!

     - Ky ėshtė i doktor Edipit, dhe unė nuk mund ta njerr, - iu pėrgjigj ajo.

     - Faleminderit,- iu drejtova unė infermjeres, qė nuk i mėsova dot as emrin.

     - Nuk e bėj pėr ty,- ma ktheu,- por pėr doktor Edipin, qė ėshtė aq i mirė.

     Ndėrkaq unė dola jashte klinikės sė urologjisė dhe u mbėshteta te faqja e murit.

     S’kaloi pak dhe te dera u dėgjua njė zė:

     - Ku ėshtė pacienti i doktor Edipit? Tė vijė brenda!

     - Ja ku jemi,- u pėrgjigj biri im..

     - Po pse dolet jashtė ju?

     - Na erdhi rėndė nga e bėrtitura e  atij, qė ėshtė dhe profesor, -ia ktheu Biri.     Mėsuam se, kjo grua e qeshur, ishte kryeinfermjerja, Bukra, e cila, siē kishte fytyrėn dhe emrin, ashtu shfaqi shpirtin e saj. Edhe, kjo e ēmonte Edipin tonė: si mjek e si njeri. Edhe nė pavjon ku isha shtruar, infermjeret mė respektonin edhe se isha pacient i Edipit. Unė u jam mirėnjohės: Hajries nga Tirana, Fatimes nga Burreli, Faries buzėgaz nga Bujani i Tropojės e deri sanitares Lindida nga Pogradeci, si dhe Binakut, Ēetit... Me mirėsi na shėrbyen tė gjitha infermjeret, dhe mua dhe Rexhos, qė ishte operuar pėrpara meje, i cili, si profesor i mirė, mė mėsoi si tė respektoja punėn e personelit qė na shėrbente me dėshirė. Vetėm njė nxinte nė fytyrė, sikur pacientėt i mbante nė krahė, duke i  ushqyer me bukėn qė binte nga shtėpia e saj, megjithėse pacientėt, dhe ushqimin, dhe ēarēaf, jastėk e batanie, i sillnin nga shtėpia. Kėshtu i solla dhe unė. Kėshtu tė gjithė. Hajde spital shtetėror, hajde!  Mė ngeli nė kujtesė korrektėsia dhe fisnikėria e dr.Aurel Jankut, i cili vizitonte pėr ditė mikun tim tė dhomės, Albert Toska. 

     Doktor Edipi e pėrjetonte gjėndjen psikologjike te pacientit. Timen, ca mė shumė. Kur mė pa infeksionin, thirri me esklamacion:

     - Mos! Ku tė gjeti ty, ky infeksion !

     - Mė kanė thėnė,- ia ktheva,- se nė spitalet tona, mos u tremb nga operacioni, por nga infeksioni.

     - Megjithatė,-shtoi Doktori,- mos u shqetėso, se do ta kurojmė.

     - Fjala jote pėr mua ėshtė fjalė perėndie,-ia ktheva me besim te zotėsia dhe shpirti fisnik i tij. Shqetėsimin e tij e vura re dhe nė: eko e nė  analizėn e gjakut, dhe kur pata hemoragji e anemi, dhe kur ...

     Njė ditė mė ftoi dhe pėr drekė tė shkonim nga liqeni. Eh, more Edip, ti je me gjithė tė mirat qė ka njeriu i mirė. Ti ke mirėsi dhe nė genin e bezhane dhe nė kulturėn e  qytetarinė tėnde. Unė ngela borxhli, se asnjė kafe nuk i dhashė dot, duke mbetur i ngarkuar me mirėnjohje shpirtėrore. Nė mendjen time doktor Edipi ėshtė njė shėmbull i ndritshėm midis mjekėve, infermjerėve dhe pacientėve, aq mė tepėr midis ne  fterjotėve.

     Me kėto pėrhtypje dola, pas dy javėsh,  nga pavjoni i urologjisė, nė spitalin nr. 2 Tiranė, te cilin, qė nė diten e parė, infermjerja Farie, duke buzėqeshur, mė tha: Mos u ndruani, se ky spital, ėshtė: “Materniteti i Burrave”, ashtu siē ėshtė pėr ne: “Materniteti i grave”. 

                                                                                                                      Guro ZENELI.

  Nr.45 – korrik 2005

 

 

NDERIM PĖR ATA QĖ LUFTUAN KUNDĖR FASHIZMIT

 

 

Me rastin e 9 majit,  60 vjetorit te fitores mbi fashizmin, nga popujt fitimtarė nė Sheshin e Kuq nė Moskė, u bėnė festime tė mėdha. Gjithashtu nė Tiranė, Ambasada Ruse, organizoi njė ceremoni solemne ku me porosi tė Presidentit Putin u dekoruan 59 veteranė shqiptarė.

Ėshtė njė nder i madh pėr Fterrėn dhe fteriotėt qė 5 prej te dekoruarve janė fteriotė: Liri Lubonja (Fterra), Pasho Zhupa, Ismet Elezi, Dilaver Shkurti dhe Naxhi Zhupa.

                                                                                                        Halit Zhupa

 

Nr.45 – korrik 2005

 

URIME 55 VJEĒARĖVE

 

Mė shumė se 17 bashkėmoshatarė lindėn nė vitin 1950. Ata lindėn nė Fterrė, nė Galisht e nė lum tė Haxhie. U njohėn me njeri tjetrin ashtu, tė truar e tė troqosur, sapo hidhnin hapat e para tė dijes nė kopsht me edukatore Nazire Zhupen. Mė pas nė klasėn e parė me mėsues Durron.

Tė rreshtuar nė banka bashkė me klasėn e tretė e cila i kishte mė tė rritur nė moshė, tendosur nė bankat e klasės sė parė: Ēaushi, Iliri i xhaxha Shuqos, unė, Taipi, mė pas Livani, Illua, Sėrmaja, Lina, Rina, Flora, Tufa, Lulzimi, Veliu, Harizi, Shakua, Afrimi, Xhelili, Valteri e Sulua nė bankat e fundit ishin djem mė tė gjatė se ne.

E mbaruam shkollėn fillore nė Fterrė. Klasėn e IV e bėmė me mėsues Neimin, i cili e rriste kėrkesėn e llogarisė se kėrkonte shumė. Para se tė na ēonte nė provimin e klasės sė IV, qė bėhej nėn kontrollin e drejtorisė sė shkollės bashkė me nxėnėsit e Ēorrajt, bėnte njė para provim. E kujtoj gjithnjė. Nxehesh dhe thoshte: ti do tė bėhesh mekanik, ti shofer, ti usta, ti ashtu e ti kėshtu. E duhet ta kesh pėr fis qė tė hash pilafin me riz. Dhe shumė nga ne, ashtu dolėm, sic e parashikonte mėsues Neimi.

Kaluam klasėn e IV tė gjithė shkuam nė klasėn e V, nė Ēorraj, shkuam tė shumtėt. Lulzimi, Xhelili dhe Sulua e vazhduan nė Sarandė.

Ne, nė Ēorraj shkollėn e kishim larg, lodheshim, lageshim, mėrdhihnim, por kaliteshim. Na shoqėronte, vajtje ardhje, mėsuesja e histori - gjeografi dhe matematikės, e paharruara Difua. Ne bėnim pushim nė Lucas, e Difua lexonte romane. Ajo lexonte shumė dhe neve na ushqente me kulturėn e saj duke na thėnė vazhdimisht, mėsoni dhe lexoni. Na i jepte librat tė moshės sonė. Kalonim tek shtėpia e saj dhe e kishte mbushur plot me lule. Lulet e mėsueses i mbillnim nė vazot e shtėpive tona.

Krahas mėsuese Difos, 2 vjet patėm drejtor Viktor Qurkun, shkrimtar, i cili sot nuk jeton. Por ne s’e harrojmė kurrė pėr kulturėn qė na dha nė lėndėn e letėrsisė.

Mėsues tė tjerė patėm Durron e Luanin, tė cilėt lėndėt e tyre, mundoheshin ta jepnin me pasion.

            Durrua na mėsoi bukurshkrimin e pikturėn. Luani formulat e para tė kimisė. Mėsues tė tjerė Thomai, Fotina, Efigjeni, Simoni etj.

Koha e lirė shfrytėzohej me futbollin, kishim mėsues qė luanin mirė. Shokė nga ne duke u rritur, mėsuam tė luanim bashkė me ta. Luanin mirė: Bakiu, Simua, Tenua, Panua etj. Ata zhvillonin spartakiada me zonat.

            Pra, duke u rritur e duke u formuar u beme mė tė ditur e mė tė pjekur.

Sipas mundėsive ekonomike tė familjeve tona, njė pjesė vazhdoi shkollat e mesme e mė vonė tė lartėn, njė pjesė ndihmuan familjet. Por asnjėhėrė ne nuk u ndamė. Nė pushime bashkė, nė pus tė Taros e pus tė Maēe e Veshe bashkė.

Jeta rrodhi si ujet e Ixorit. Ne nxėnėsit e kopshtit e tė Galishtit u rritėm e u bėmė djemtė burra, sot janė gjyshėr. Ca jane gra, kanė dhe fėmijėt e festojmė.

Perseri do te bejme bashkarisht festen tone, ashtu tė shpėrndarė nė tė gjithė Shqipėrinė e nė emigracion, besoj se njė e diel e gushtit do tė na bashkojė pėrsėri.

 

Tre shokėt e paharrur.

 

Illua qė i vogėl dukej me njė temperament energjik i qeshur e i dashur me tė gjithė, nuk pati mundėsi qė tė vazhdonte shkollėn. Mori shkollėn e jetės, %Ē’i shifte syri ia bėnte dora. Punoi nė tunel nė Sasaj 3 vjet puntor i dalluar. Ishte nė turn, kur tuneli 2400 metra Sasaj - Tatzat u hap. Ku nuk kish qėnė I1lua ushtar i dalluar, nė kufi nė Grabon, Rreprik tė Koplikut. Por sėmundja e pashėruar e ndau nga ne, nė kulmin e jetės, la gruan e tij, Mozėn dhe dy goca tė vogla qė sot janė rritur nėn kujdesin e nėnės dhe autoritetit tė Illos po bėhen tė zonjat pėr vete. Orjeta ekonomiste e lartė, gazetare e redaktore e gazetės Bisnesi dhe Juri me pune ekonomiste e lartė.

Sulua. Djali mė i gjatė i klasės, vinte ēdo ditė i lagur, ashtu i ulur nė bankėn e fundit, por i pari nė mėsime. Mbaroi shkollėn e mesme nė Delvinė shkėlqyer dhe mė pas Institutin e Lartė Bujqėsor dega Frutikulturė. Pėr rezultate tė mira nė shkollė u emėrua nė ish Ndėrmarrjen Gjergj Dimitrov agronom, pėrgjegjės sektori e mė pas drejtor specialist nė Ministrinė e Bujqėsisė. Dy vjet punoi nė Dibėr. Kudo ku ishte u dallua si njeri, shok i mirė e kuadėr i zoti. Ka lėnė dy fėmijė, vajza nė Egjypt studente e djali nė Tiranė i cili ecėn nėn gjurmėt e Sulos nėn kujdesin e Verės bashkėshortja e Su1os.

Va1teri shquhej qė i vogėl si zanatēi, ja zinte dora ēdo gjė si babait tė tij sistematik nė zanat punoi nė naftė si elektroaut, mjeshtėr, dhe kohėn e lirė ua kushtonte rregullimit tė radiove dhe televizorėve. U nda nga ne nė vitin 1997. U vra nga bandat nė Qysh Bardhė. Fėmijėt qė ka i ka nė emigracion.

             Duke i kujtuar vazhdimisht e mė shumė tani kujtimi i tyre ngelet i paharruar pėr tė gjithė ne bashkėmoshatarėt dhe bashkėfshatarėt.

Ku ndodhen dhe ēfarė pune bėjnė disa nga bashkėmoshatarėt.

1. Mendolina Shkurti vajza e xha Metos nė Tiranė.

2. Rina Shkurti (Brinja) martuar me Irfanin jetoi punoi dhe u njoh si shitėse e dalluar nė Sarandė, sot jeton nė Tiranė.

3. Afrim Zhupa me shumė mundime e sakrifica u rrit por sot bashkė me fėmijėt ėshtė njė bizesmen i njohur nė fushėn e bujqėsisė nė Vurgun e Sarandės.

4. Lulzim Shkurti ndryshe i flasim xha Luli sepse flet pak e si plak llafi i peshon. Mjeshtėr i tornos i njohur nė gjithė qytetin e rrethin e Sarandės. Hobi i tij gjuetia.

5. Shako Mehmeti ustai qė i vogėl mbas xha Veliut duke u rritur e duke e prefeksionuar zanatin murator, suvatisjen, pėr pllaka, kombinat druri hoteleri turizėm pret e i pėrcjell bashkėfshatarėt duke i gostiten nga Shakua e Shaqia me frutat e Borshit qė s’mbarojnė gjithė vitin. Bashkėpuntor i gazetės Fterra jonė.

6. Xhelil Mehmeti shofer me autobus tė linjės Sarandė - Gjirokastėr - Vlorė. Ka dhe njė hotel tė vogėl nė Sarandė dhe minimarket.

7. Taip Lona jeton nė Fterrė, mjeshtėr i valles labe ruan traditėn e xha Taros. Kėtė ja ka trasmetuar dhe djalit Elidonit, pjesėmarrės nė festivalet folklorike.

               8. Livan Dauti. Sot nė emigracion, pjesėmarrės i grupit folklorik tė fshatit, hedhės i kėngės.

               9. Ēaush Maēi. Ka punuar nė naftė Sarandė e Ballsh sot punon nė rrugėn e qytetit.

             10. Qebir Maēi. Jeton nė Sarandė, hidrualik dhe nė kambizėm ruan traditėn e Fterrės, ndonėse u rrit nė Sarandė.

              11.Veli Rukaj. Ka punuar nė Borsh, sot nė emigracion, i malluar pėr fshatin dhe shoqėrinė.

              12. Hariz Zhupa, jeton nė Fterrė ruan traditėn e tė parėve blegtor i mirė, por edhe bletėrritės.

              13. Mynyr Zhupa lindur mė 25.3.1950 nė njė ditė me Taipin. Nė takimin e ardhshėm do zgjidhet se kush lindi i pari. Mjek veteriner nė Komunėn e Lukovės, me banim nė Sarandė.

Ju lutemi qė nqs kemi lėnė pa pėrmendur ndonjėrin tė na fali dhe tė na telefonojė e presim nė takimin tonė tė bashkėmoshatarėve.

Mirėardhshi nė takimin tonė nė javėn e parė tė gushtit.

                                  Shako Mehmeti, Lulzim Shkurti, Mandolina Dauti, Taip Lona, Mynyr Zhupa.

Nr.45 – korrik 2005

 

 

 

Darua - njė nėnė heroinė

           

Deri nė gjysmen e parė tė shekullit 20-tė, edhe nė Fterrėn tonė, martesat bėheshin me mblesėri, madje qė nė moshėn e adoleshencės. Vajzat i ēonin te burri edhe 13-14 vjeēe. Ky ishte zakoni. Dhe sipas kėtij zakoni, u martua, pa hedhur shtat, dhe Darua  ende  me trup tė dojtė.

Zakoni pėr tė martuar vajzėn herėt  bėhej me i dukshėm, aq mė shumė kur vajza mbetej jetime. Jetime mbeti dhe Darua, bashkė me vėllanė e saj, Fejziun. Babai, Hasan Zani iku nė kurbet, nė Stamboll, nga ku nuk u kthye dot mė. Kjo gjėndje e vėshtirė e detyroi  Xhekon (Memi), gruan e tij, tė martohet me Asllan Brinjėn. Kėshtu, dy fėmijtė, Daro e Fejzi, mbetėn pa babė e pa “nėnė”. Tani, pėr ta u interesuan dy xhaxhallarėt, Fetah dhe Neim Zani. Nė vitin 1926, nė shkollėn e Fterrės, midis njė grup vajzash, qė shkuan pėr herė tė parė pėr tė mėsuar shkrim dhe kėndim nė klasėn e parė fillore, ishte dhe Darua, e cila mbaroi vetėm klasėn e parė, se tashmė i dolėn pėrpara punėt e shtėpisė.

Pa mbushur as 14 vjeēe, Fetahu dhe Neimi, i thanė qė tė martohej me djalin Axhem. Dhe mbesa e pranoi martesėn e mblesėruar. Jetėn familjare e filloi nė njė dhomė tė vogėl nė Shkurtaj. Nė kėtė dhomė kaloi gėzimet dhe hallet. Pikėrisht nė kėtė dhomė, lindi dhe rriti shėndosh e mirė, jo njė e dy, por plot 10 fėmijė, 6 bij e 4 bija. Po nė kėtė dhomė, priste e pėrcillte dhe shkurtajt, qė nuk ishin pak, por dhe miqtė e tė shoqit, qė prapė nuk ishin pak. Shto kėtu, dhe vizitat e bashkėfshatarėve, qė, sipas zakonit, duhej tė shkelnin derėn e njėri-tjetrit, njė herė nė vit, zakonisht nė ditėn e Bajramit, pėrveē gėzimeve e halleve, sa herė qė ato bėheshin apo ndodhnin.

Dhe mos harroni, se atėhere nuk kishte drita elektrike. Dhoma ndiēohej nga kandili dhe nga zjarri nė vatrėn e kėsaj shtėpie. Nė kėto kushte, kur dhe i shoqi, Axhemi mė shumė ishte i ikur nė punė tė ndryshme shteti, larg Fterrės, Darua lante, vishte, ushqente dhe edukonte njerin pas tjetrit 10 fėmijė. Dhe tė gjithė, qė nga Bahriu e deri te i dhjeti Xhevalini, u bėnė tė mbarė e tė mirė, tė respektuar nė punė dhe nė jetė.

Po kush e mėsoi kėtė vajze e nuse tė re? Nevoja, jeta, vėshtirėsitė... Nė fėmini, “mėsueset” e saj u bėnė  Zulė Memja dhe Sane Hadushi, qė iu bėnė motrat e mėdha tė saj. Nga kėto mėsoi si tė bėnte punėt e shtėpisė, si tė bėhej nikoqire e mirė, si tė priste e tė pėrcillte shoqėrinė e miqėsinė. Madje arriti qė, nė davete e nė dasma, Darua ftohej tė ishte e pranishme, sigurisht pėr punė.

E mbajti shtėpinė me gjėlpėrė e shtizė, me furkė e argali, por dhe me bel e me shatė nė arat, qė nė Kanacele, nė Lug tė Dėrmishit, nė Ngurrėz  e nė koshtrat e Luēe, nė Gjinali e Mortovicė dhe deri nė nxjerrjen e shtyllave nė Heri, duke i zbritur nė Langadhė, e pastaj, atje ku i duheshin. Kėshtu punoi e jetoi qė kur u martua e deri nė vitin 1956, kur i shoqi Axhemi e mori nė Tiranė. Por dhe kėtu i dolėn vėshtirėsi pėr strehimin. Axhemi bėri jetė “beqari” 6 vjet me radhė. Dhe mė nė fund, arrti tė marrė njė shtėpi-barakė-druri. Nė kėtė shtėpi-barakė martoi Rasimin e Salihenė. Kėtu priste e dorovitėte, tashme njė shoqėri tė gjėrė, pa e ngushtuar zemrėn, as me miqtė e as me bulukun e shtėpisė.

Ja,...kjo ka qenė Daro Shkurti (Zani), qė s’e prishi ndonjėherė gojėn, as me njerėzit e shtėpisė, as me shkurtajt, qė janė njė lagje e tėrė, as me gjitoninė e as mė shoqėrinė e miqėsinė e gjithė shkurtajve, aq sa kafja e saj pėr mysafyrėt ishte me emėr. Ndaj, ata qė e dinin kėtė, shkonin me shumė dėshirė pėr tė pirė njė kafe nga dora e Daros. - Doni tė pini kafe pėr merak,- thoshte shpesh Mehmet Dusha,- shkoni te Daro Zani nė kombinat.

Dhe thuaj pastaj se nuk ishte grua heroinė ? Ndaj dhe ėshtė dekoruar me titullin e nderuar “Nėnė Heroinė” nga Presidiumi i Kuvendit tė Shqipėrisė nė vitin 1976, ndaj kjo grua e veēantė ka ngelur nė kujtesėn, jo vetėm tė Fterrės e tė fterjotėve, por dhe tė brezit qė e njohu nė Kombinatiin e tekstileve, nė ato vite. Ndaj nė ditėn e varrimit mė 13 prill 1981 u mblodhen aq shumė njerėz, sa askush nuk e mendoi, duke lėnė nė kujtesėn e Fterrės dhe Kombinatit shėmbullin e  shquar tė jetės sė saj, veēanėrisht tek bijt e bijat dhe 22 nipėr e mbesa, e te tė gjithė shkurtajt.

Ndaj dhe materialin qė sollėn nė gazetėn “Fterra jonė po e botojmė, duke e perkujtuar me nderim e respekt jetėn dhe punen e saj.

                                                                         Musa SHKURTI

Nr.45 – korrik 2005

 

 

 

Shpirtmadhėsia - tipari dallues i Tare Brahos

           

Ėshtė lindur mė 1922 nė Fterrė dhe e ka mbyllur jetėn mė 1988 nė Vlorė.

            Jeta e Tares, si e shumicės sė intelektualėve tė Fterrės ka kaluar pėrmes peripecive tė mėdha tė kohės pėrmes dallgėve tė jetės, nė pėrpjekje tė mundimshme pėr tė marrė arsim e kultrurė.

            Tri klasė tė shkollės fillore i kreu nė vendlindje, kurse klasėn e katėrt dhe tė pestė nė Tepelenė, pranė vėllait tė tij Remziut.

Mėsimet mė vonė i vazhdoi nė Normalen Elbasanit, tė cilėn e pėrfundoi mė 1943. Nė shkollė u aktivizia nė Lėvizjen Antifashiste Nscionalēlirimtare, duke qėnė shok bashkė me Thoma Deljanėn dhe shpėrndarės natėn, bashkė mė tė, tė komunikatave dhe shkrimin e parullave antifashiste nėpėr muret e shtėpive elbasanase.

            Si Atdhetar qė ishte, iu pėrgjigj thirrjes pėr tė ēelur e dhėnė mėsim nė shkollat shqipe tė Kosovės, ku shėrbeu njė vit dhe nuk u kthye dot me, pėr shkak tė acarimit tė luftės.

            U kthye nė Tiranė, ku gjithashtu u aktivizua nė lėvizjen antifashiste dhe pėr kėtė, nė kryeqytetin ende tė pushtuar, u zgjodh delegat pėr nė Kongresin e Parė tė Arsimtarėve antifashistė, qė u mbajt nė Pėrmet nė prag tė ēlirimit tė atdheut.

            Deri atje shkuan mė kėmbė sė bashku me Hiqmet Shehun e arsimtarė tė tjerė. Udhėtuan rrugė e pa rrugė dhe ēuan nė atė Kongres frymėn e lartė atdhetare dhe betimin pėr tė punuar me nder pėr edukimin e brezit tė ri tė Shqipėrisė, pėr tė luftuar kundėr plagės mė tė rėmdė tė kohės, analfabetizmit. Ai e tha fjalėn e tij edhe nė atė Kongres.

            Fill pas ēlirimit u emėrua nė qytetin e Vlorės, nė shkollėn e Skelės, por atdhetarizmi dhe humanizmi e bėnė qė tė dilte vullnetar pėr nė shkollat e fshatit dhe punoi me pėrkushtim nė Trevllazėr e Tėrbaē dhe pas tyre nė shkollėn 7-vjeēare tė Himarės dhe Sarandės.

            Edhe nė Sarandė iu pėrgjigj thirrjes, tė bėrė nė njė mbledhje nga goja e Tahir Kadaresė, pėr tė punuar nė zonat e vėshtira malore dhe Tarja, i pari, si njeri i sakrificės qė ishte, shkoi nė Kuē, si drejtor i shkollės 7-vjeēare dhe pastaj si inspektor i arsimit nė lokalitetin e Kuēit.

            Pėrkushtimi nė punė dhe aftėsitė e larta pedagogjike bėnė qė ta thėrrasin nė seksionin e arsimit tė rrethit tė Vlorės, fillimisht si inspektor shkollash dhe pastaj inspektor kuadri. Tė shumtė jane ata ish nxėnės dhe mėsues tė Vlorės qė flasin pėr ndihmėn metodiko-shkencore gjatė inspektimit dhe pėr pritjen e pėrzemėrt dhe sqaruese qė u bėnte hallexhinjve.

            Tarja ndihmoi shumė nxėnės dhe mėsues pėr tė vazhduar shkollat e mesme e tė larta dhe veēanėrisht shumė fteriotė, si kur ishte nė lokalitetin e Kuēit dhe kur shėrbente nė Vlorė.

            Dhe pėr kėtė ndihmesė nuk mund tė barazohet me asnjė nė Fterrė dhe mė gjerė. Nė rrugėn e ēelur prej tij vazhdoi mė vonė dhe Raiti, qė shėrbeu prej 19 vjetėsh si shef kuadri dhe kryespecialist nė Ministrinė e Arsimit dhe tė Kulturės.

            Tarja, ndėr mė tė parėt, e kuptoi se duhet tė thellonte njohuritė e tij, duke kryer dhe shkollėn e lartė me korrespondencė, se tashmė ishte me 4 fėmijė. Dhe pėr tė mos e harruar kėtė detyrė, tek koka e krevatit kishte ngjitur fort me zam njė kartoēinė ku shkruhej: “Mos harro se je dhe studnent!”

            Tarja ishte arsimtari i parė i Vlorės qė kreu studimet me korrespondencė nė degėn gjuhė-letėrsi nė Institutin e Lartė 4-vjeēar tė Tiranės.

            Nė fillim tė viteve ’60-tė u emėrua si mėsues i gjuhės dhe letėrsisė nė shkollėn e mesme pedagogjike tė Vlorės dhe zėvėndėsuesen e saj, shkollėn mjekėsore, nė tė cilėn u dallua pėr nivel tė lartė te mėsimdhėnies dhe sjellje prindėrore me nxėnėsit dhe nxėnėset, sidomos me ato qė vinin nga zona tė largėta malore tė Veriut, duke lidhur  miqėsi me disa famile, qė nuk u nda kurrė. Ajo miqėsi bėri qė  ato familje tė vėrshonin, jo vetėm kur Tarja ndėrroi jetė, por edhe kur fatkeqėsia u pėrsėrit me aksidentin vdekje-prurės tė tė birit, Bujarit.

            Shtėpia e Tares u bė hotel-restaurant pa pagesė pėr fteriotėt qė vinin apo kalonin nėpėr Vlorė.

            Shpirtmadhėsia ka qėnė tipari dallues i Tare Brahos.

                                                                                                            Zeko BRAHO

Nr.45 – korrik 2005


 

 

 

 

Pėr Hazon, Zuhon dhe  Malajt e tyre

 

     E mbaj mend si: ēoban tė zotin, familjar tė mirė, zemėrbardhė, fjalėpak, tė ndershėm, dashamirės, arsimdashės, qejfli i culės dyjare dhe i valles sė lehtė burrėrore. Me pak fjalė ky ishte Vahit Malo. Dhe jo vetėm kaq. Por Vahiti ndėrtoi dhe njė familje shėmbullore nė Galisht e nė Fterrė, nė luftė me kushtet e natyrės dhe tė motit, duke punuar pėrherė kryesisht me blegtori nė malet e Fterrės, nė Galisht.

     Mbeti jetim nė moshėn dy vjeēare, se i ati vdiq nė Stamboll, duke mbetur me Nėnėn e tij, Hazo Dhulen, atėhere 22 vjeēe, e cila e lidhi jetėn me njė djalė, me Vahitin e vetėm. Kushtet e bėnė Nėnė Hazon, siē i fliste tėrė brezi ynė, tė bėhej dhe grua dhe burrė nė familje e nė fshat. Shpejt fitoi emėr si grua e zonja, kurajoze, punėtore, nikoqire e mirė dhe burrėreshė, qė ua kalonte dhe jo pak burrave. Ne Fterrė, deri sa vdiq, thoshinin: "Do tė vemi te Hazua". Ndaj ajo thirrej deri nė kuvendin e burrave tė Fterrės.

     Ishte aq e zonja sa me nje grusht tė hollash qė i Ia i shoqi pas vdekjes, ndėrtoi shtėpinė e bukur, qė kanė dhe sot nipėrit e stėrnipėrit e saj. Njėherazi bleu dhe ca ara e kullota nė galisht, duke krijuar atje njė tufe me bagėti tė imta. Kėshtu rriti djalin 2 vjeēar, Vahitin dhe e bėri bari tė mirė, i cili krijoi dhe familjen e tij, duke u martuar mė Zuho Maēen, bijėn e Ruesinit. Kryetare e familjes mbeti tėrė jetėn Nėnė Hazua, si grua burrėreshė.

     Tashmė, nė familjen e Vahitit me Zuhon, lindėn 11 fėmijė. Jetojnė 4 vajza e 4 djem Mė i madhi, Haskua, qė sot jeton me familjen nė pension nė Fterrėn tonė. Tėrė jetėn e kaloi me bagėti maleve tė Fterrės, si njeri i ndėrgjegjshėm dhe ēoban i zoti

     Po Vahiti ishte dhe arsimdashės. Ndaj djalin e dytė, Zaēen e nisi nėpėr shkolla, qė tashmė ėshtė bėrė njė nga veterinerėt e shquar tė vendit tonė nė Tiranė, i cili ka fituar dhe titullin Profesor i asocuar, duke kryer aktualisht dhe detyrėn e Drejtorit tė Drejtorisė nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Ushqimit.

     Edhe vėllai tjetėr, Ferhati, i vendosur prej vitesh nė Tiranė, ku kreu shkollėn e mesme elektrike, dhe tashmė punon si teknik i elektrikut. Beluli, mė i vogli ndėr vėllezerit, pasi punoi vite me ardhė nė Metalurgjik te Elbasanit dhe ku kreu detyra tė rendessihme deri dhe sekretar i rinisė sė Metalurgjikut nė kėtė qytet, vitet e fundit emigroi nė Gjermani e Angli. Ndėrsa kohėt e fundit ėshtė kthyer nė Tiranė, ku po merret me nje biznes modest.

     Edhe mbesat e Nėnė Hazos, Amerja, Beqarja, dhe Gjubraja jetojnė nė familjet e tyre nė Fterrė, ndėrsa Dahatja nė Sarandė me djaline e madh tė saj. Djemtė e vajzat e Vahitit dhe Zuhos, nipėrit e mbesat e Hazo Dhulit, shquhen dhe pėr familjet e mira qė kanė formuar kudo qė janė. Edhe stėrnipėrit e stėrmbesat e shumtė tė Nėnė Hazos, janė bėrė djem e vajza tė mirė me punė e me shkolla tė ndryshme e deri nė emigracion, Evropė e Amerikė.

     Familja e Vahitit dhe Malajt janė njė fis i hershėm nė Fterrė. Nė fakt ėshtė njė degėzim shumėvjeēar i fisit Shkurtaj. Malo Shkurti i parė u nda nga trungu i Shkurtajve, duke e kthyer emrin nė mbiemėr. Pikėrisht, me atė Malo te parė, nis trungu i fisit Malaj. Ėshtė kjo arsyeja qė edhe tani ruhet vėIIazėria Shkurtaj-Malaj.

                                                                                 Dilaver SHKURTI

Nr.45 – korrik 2005

 

 

 

 

Dy poezi nga Feksor SHKURTI:

 

LEFTER ĒIPĖS

 

Mbi njė shkėmb nė buzė tė detit, shoh njė burrė duke shkruar,

Ėshtė i pakėt nga shėndeti, por ėshtė shumė i talentuar,

Lefter Ēipa penė-artė, mendje hollė e shpirt - bujar,

Mė ngjan si njė mal i lartė, se ėshtė njė poet i rrallė.

 

Kėngėt dhe vjershat e tua, mua mė pėlqejnė shumė,

Burojnė si uji nė krua e pastaj kthehen nė lumė,

Brenda tyre gurgullojnė, bukuritė e shpirtit tėnd,

Mė kėnaqin, mė shėrojnė, mė dehin, mė lenė pa mend.

 

Mė sjellin erėn  e malit dhe meloditė me longar,

Dėgjoj culėn e ēobanit, ison e detit me valė,

Aromė lulesh portokalli, manushaqe e trėndelinė,

Erėn e luleve tė malit, ndaj ta pėlqej poezinė.

 

Penėn e ngjyen nė det, ndaj s'tė mbaron boja kurrė,

Pllaka shkembi, ke si fletė, ē'i skalit si nė skulpturė,

Kėngėt, poezitė e tua, marrin krahė fluturojnė,

Kur i kėndojnė zogjt e shkruar, pilurjotėt birbilojnė.!

 

 

AH MOJ KENGA PILURJOTE

 

O'Pilur, o'fshat i bukur, je ballkon pėrmbi Rivjerė,

Midis maleve je futur, nė ēdo stinė ti ke pranverė,

Era e Jonit tė flladit, nga malet tė vjen freskia,

Gjer atje lart, kush u ngjit e s'u mahnit nga bukuria.!

 

Gurgullojnė ujrat nga malet, nga burimet gjer nė det,

Bashkohen me kėngėn labe, dhe s'shterojnė asnjėherė,

Ah moj kėnga pilurjote, moj perla e kėngės labe,

Me ty asnjėherė s'u ngopa, dhe pse shpirti mė kėnaqet.

 

Lefter Ēipa penė-artė, shkruan kėngė dhe poezi,

Kush i lexon ėshtė me fat, se ėshtė minierė me flori,

Burojnė kėngėt pilurjote qė i kėndojnė bilbilat,

Polifoni qė s'ka shoqe, si melhem qė shėron shpirtrat.

 

Ti moj kėnga pilurjote, qė ma ke pushtuar shpirtin,

Meloditė dhe isua jote, mė kanė rrėmbyer tė gjithin,

Herė si njė lum i rrėmbyer, herė e qetė si valė deti,

Herė si fėshfėrimė e pyllit, herė e fortė si ball' tėrmeti,

 

Pilurjotėt zėmėr-bardhė, trima, puntor" e tė zgjuar,

E kanė shpirtin si behar, e kanė lindė veē pėr tė kėnduar,

Nė Pilur tė gjithė kėndojnė, burra, gra, fėmijė e pleq,

Se pa kėngėn s'mund tė rrojne, ju kėndoftė zemra pėr jetė.

 

Shėnim: Kėto vargje ja kushtoj Pilurit dhe pilurjotėve dhe nė veēanti, miqve tė mi, Lefter Ēipa, Katina e Ermioni Muēo (Mėrkuri) dhe Stefan Ēipa, jua kushtoj kėngeve tė bukura pilurjote, tė cilat mė pėlqejnė pa masė.

                                                                                                                                       Autori

 

Nr.45 – korrik 200

 

FOTOGRAFI TĖ RRALLA

 

Hiqmet dhe Mehmet Dusha, Turhan dhe Fuat Mati dhe Mehmet Dusha

 

Enter supporting content here