ft22222222.gif

Nr. 5 - dhjetor 1997

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikuj kryesore

botuesi.jpg
Botuesit Muzafer Korkuti, Agron Xhama, Guro Zeneli

URIMI BURON NGA ZEMRA

Kaluam njė vit tė vėshtirė. Vėshtirėsitė rralluan dhe vajtjet e ardhjet Fterrė - Sarandė - Vlorė - Tiranė, tek njeri - tjetri, madje as tek tė afėrmit. Ky qe vit i krizės sė rėndė,pėr tė gjithė. Dhe pas njė kohe tė vėshtirė urimi ndjehet mė shumė si njė nevojė shpirtėrore, qė duket se lehtėson e gėzon shpirtin e njeriut. Kjo e shton dėshirėn, qė nė vitin e ri 1998, tė shkojmė derė mė derė, nė ēdo familje, dhe sipas zakonit, me njė gotė raki nė dorė, tė urojmė reciprokisht njeri - tjetrin. Gėzim e dashuri do qė tė mbjellė e tė shtojė edhe gazeta "Fterra jonė" me tė gjithė shkrimet e saj. Kėtė dėshiron tu sjellė nė familje, nė fis, nė miqėsi e nė shoqėri, nė punė e nė jetė, kudo e kurdo.

Ndaj numri 5 i gazetės sonė vjen e uron : Humori e gėzimi, kultura e pasuria u shtofshin nė familjet e fteriotėve. U shtoftė vullneti pėr tė pėrfituar mė tepėr dituri e mė shumė ekonomi.

Ekonomia e tregut tė lirė kėrkon punė tė madhe, kėrkon mendim progresiv. Ėshtė koha qė, veēanėrisht mosha e re, ti futet me pėrpjekje e vullnet tė fortė ekonomisė sė tregut dhe tė bėhen tė pasur pėr tiu larguar fukarallėkut tė trashėguar. Dhe shembuj tė mirė kemi dhe nė Fterrė, dhe nė Sarandė, dhe nė Vlorė,dhe nė Tiranė, madje edhe jashtė Shqipėrisė. Ju i njihni dhe i dini mė mirė.

Zhvillimi kėrkon dituri e pasuri. Pėr dituri e pasuri ka nevojė shoqėria. Me dituri e pasuri mbahet jeta. Kėto urojmė pėr fteriotėt tanė. Dhe vetė gazeta "Fterra jonė" vazhdon tė dalė e do tė dalė nė sajė tė sponsorizimit qė i bėhet nga vetė fteriotėt. Ndryshe... Ne botuesit e saj kemi vetėm penėn, po pėr fatin tonė tė keq nuk kemi forca financiare, megjithėse pėr ēdo numėr nuk duhen mė shume se 70-80 mijė lekė tė vjetra. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė. Dituria e pasuria kur ecin bashkė jo vetėm mbėshtetin njėra-tjetrėn, por nė tė njėjtėn kohė sjellin zhvillim e pėrparim. Ndaj pėr ēdo fteriot urojmė mė tėpėr dituri e mė tepėr pasuri

Gėzuar ! Nga mot mė shumė !

 

lamexhama.jpg
Mesuesi i Popullit LAME XHAMA

 
  LAME XHAMA - MĖSUES I POPULLIT

VLERĖ PĖR MĖSUESINĖ SHQIPTARE

Atė ditė dhjetori, pėsė vjet mė parė, mė pikoi nė zemėr lajmi i hidhur nga zėri i dridhur i Bardhylit: Babai,... na la!

Xha Lamia ndėrroi jetė. Por ai na la fizikisht, se shpirtėrisht e kemi. E kemi dhe sot pas pesė vjetėsh e do ta kemi nė breza. Madje shembėllin dhe veprėn e tij, punėn e nderuar si Mėsues do ta ketė jo vetėm Fterra, por edhe Saranda e Shqipėria. Sa nder i ka bėrė ky mėsues Fterrės ! Nderin e saj e ka shtrirė jo vetėm nė tė sotmen, por edhe nė tė ardhmen, jo vetėm nė fshatin tonė, por edhe nė tėrė vendin. Do tė shkojnė vite e shekuj dhe "Mėsuesi i Popullit " Lame Xhama do tė kujtohet si figurė e mėsuesisė pėr Shqipėrinė. Ja e tillė ėshtė jeta : tė mirėt, tė diturit, trimat, mėsuesit madhorė, lėnė kudo emėr tė mirė. Emėr tė mirė na ka lėnė xha Lamia ynė ne fteriotėve. Faleminderit Xha Lames ! Fterra e bijtė e saj i janė mirėnjohės!

Emrin e Xha Lames si "Mėsues i Popullit" e njeh tėrė mėsuesia sjqiptare. E bėri tė njohur puna e tij. Nė profesionin e bukur tė mėsuesisė, Xha Lamia e ngriti lart dhe nivelin e dijes, dhe shkallėn e nderit. Nga mėsues i thjeshtė, nga edukator i fėmijve, i atyre qė i bėri tė nxėnė dije e kulturė, u ngjit nė nivelin e lartė tė "Mėsuesit tė Popullit". Tė tillė ne si Fteriotė kemi vetėm Xha Lamen. Rrethi i Sarandės e Delvinės sė bashku kanė dhe Xhelal Berberin, Fejzo Mehmetin.....

Edhe nė gjithė Shqipėrinė Mėsues tė Popullit nuk ka shumė, ata numėrohen. "Mėsuesi i Popullit" ėshtė vlerė. Ėshtė vlerė edhe pėr Shqipėrinė.

Po pėr Fterrėn tonė Xha Lamia ėshtė mė shumė. E jo vetėm si mėsues, por edhe si simbol i patriotizmit, fisnikėrisė, simbol i urtėsisė, simbol i edukatės nė familje e nė shoqėri, si njeri me tė gjitha vlerat njerėzore. Vlerė dhe nder i ka dhėnė Xha Lames edhe gruaja e tij, Nėnė Lutja jonė. Nuk thotė kot populli : burri pasqyrė e gruas. Po Xha Lamia ishte pasqyrė edhe pėr tėrė brezat e nxėnėsve qė mėsoi dhe edukoi pėr 40 vjet.

Guro ZENELI

Nr.5 - dhjetir,1997

abedin.jpg

 
  ME PĖRZEMĖRSI E DASHURI KY BEDUA YNĖ

Gati ēdo mbasidte shikon 5 burra, ose duke shėtitur, ose duke pirė diēka tek "Imperial" nė Tiranėn e Re. Ėshtė Abedin Mėrkuri me Arjanin e Hairin, dy djemtė dhe Agimin e Dhorin, dy dhėndurrėt e tij. Jo pak herė shikon edhe dy vajzat, Antonetėn e Ardianėn sė bashku me dy nuset Luljetėn e Matildėn. Midis tyre tė bie nė sy ngrohtėsia e harmonia, qė shumė kush do ta kishte zili. Bedua, siē i themi neve shkurt, rriti dhe edukoi katėr fėmijė, dy djem e dy vajza shembėllorė. Por dhe dy nuset dhe dy dhėndurrėt si fėmijėt e vet i ka. Kur djemtė janė tė zėnė me punė, Bedon e shikon midis dy dhėndurrėve. Tė nėntė kėta dhe Fatja, gruaja e Bedos, qė tė dhjetė, shkojnė si jo mė mirė. Mes tyre nuk ka zili, nuk ka cmirė, por gjerėsi e pėrzėmėrsi. Atje ku shkojnė mirė gratė, thotė Bedua, atje shkojnė mirė edhe burrat, shkojnė mirė tė gjithė.

Vetėm Hairi mbeti pa shkollė tė lartė, se donte domosdo tė bėhej shofer. Dhe Bedua nuk ia imponoi, pamvarėsisht se Fatia qau me ngashėrim atė ditė kur Hairi kėmėnguli se do tė bėhej shofer. Tani Hairi nuk i doli keq, se i ėshtė futur ekonomisė sė tregut dhe punon rrugėn Tiranė-Vlorė dhe sjell nė Tiranė rehat-rehat dhe Faten dhe Bedon.

Bedua pasi jetoi e punoi pėr 41 vjet nė Vlorė, gjithėnjė i qetė, i matur e fytyrėėmbėl, kėtė periudhė ka ardhur nė Tiranė. Nė Vlorė gati e njohin tė gjithė, si tė mirėsjellur e pėrherė korrekt e i pakursyer nė punė. Njihet si laborant i zoti, si ndihmėsmjek i aftė, si doktor, qė e thėrrasin nė Vlorė. Analizat qė bėnte Bedua nuk dilnin ndryshe nė Tiranė.

Edukatėn e punės ia dedikon fillimisht Xha Sherifit, farmacist, me tė cilin punoi 5 vjet nė Himarė, nė farmaci, ku u bė si himarjot. Dhe tani pas 40 vjetėsh miqtė nga Himara pėr

mirėnjohje i sjellin nga njė shishe me raki rrushi. Bedua buzėqesh dhe u thotė djemve : Himarjotėt po i bėre miq, i ke pėr jetė.

Tani shpesh nė bisedat e tij kujton fėmijėrinė nė Fterrė, vijėn e Pale, Ixorin, ujėt e freskėt, pemėt e frutat e koshtrave, bashkėfshatarėt e mirė tė tij. Bedon e respektojnė tė gjithė, nė radhė tė parė pėr 46 vjet punė korrekte dhe me mirėsi pėr tė gjithė.

Guro ZENELI

Nr.5 - dhjetir,1997

fiqretfterra.jpg
Fiqret Fterra

 
  FIQRET FTERRA - BIR I FSHATIT TONĖ

Kur iku nga Fterra mė 1916 Ibrahim Shehu, deshi tė mos e harronin qė ishte bir i atij fshati. Prandaj mori mbiemrin Fterra. Ai ishte burrė me kulturė. Kishte studiuar nė Zosimea tė Janinės. Pastaj mė 1920 u vendos nė Durrės. Edhe fėmijėt e tij ruajtėn mbiemrin qė mori i ati. Pėr vajzėn e tij Liri Fterra (Lubonja) tė gjithė ata qė e njohin kanė njė respekt tė veēantė, si grua intele- ktuale dhe fisnike.

Por kėtė radhė dua tė flas pėr tė birin, Fiqretin. Kam patur kėnaqėsi tė madhe kur kam lexuar artikujt e tij pėr teatrin botuar nė fillim tė viteve 40. Shkruante me pasion, zjarr rinor, por edhe me argumenta bindėse e profesionale. Ai ishte nga njerzit mė tė pėrgatitur e mė tė kulturuar tė teatrit.

Fiqreti lindi mė 1916. Qė i vogėl mbeti jetim. Por ishte njeri mevullnet dhe pasion,

Kjo duket nga pėrpjekjet qė bėri pėr tu shkolluar. Qė nė rini ai u njoh si njė djalė i talentuar i skenės. Bashkė me disa shokė tė tjerė, ai krijoi njė grup teatral gjatė viteve 30. Ky grup dha shfaqie nė lokale tė ndryshme nė Tiranė, Durrės, Kavajė, Vlorė, Berat, madje edhe nė kinema Nacional (Tiranė) pas filmave.Kjo kishte nisur tė bėhej praktikė nė ato vite.

Suksesi nė kėto shfaqie, ngrohtėsia qė e priti publiku, e nxiti tė shkonte mė 1938 tė studionte nė Rumani nė Teatrin e Bukureshtit. Pastaj shkoi nė Itali nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Romės, tė cilėn e mbaroi mė 1942. Shqipėrisė i vinte njė artist i ri i talentuar, por . Shqipėria e asaj kohe

skishte vend pėr talente tė tillė. Ai shkruan me zjarr artikuj dhe kėrkon tė ngrihet teatri kombėtar, por asgjė smundi tė bėhej.

Punoi pėr ca kohė nė Radio Tirana - nė redaksinė e kulturės, ndihmoi grupe amato- rėsh pėr tė vėnė nė skenė "Kopra- cin" e Molierit, punoi me gji-mnazistėt pėr "Vilhelm Telin" e Shilerit, qė nuk u shfaq se u ndalua.

Pastaj u largua nė Itali dhe mė vonė nė Amerikė. Atje spati mundėsi tė ushtronte profesionin dhe pasionin e tij. Ēfarė vullneti e sakrifica i janė dashur tė riut jetim tė pėrshkonte kėto rrugė tė vėshtira!

Malli pėr fshatin, kujton Liria, nuk iu nda tėrė jetėn. Erdhi nė

Shqipėri mė 1994 dhe 1995, por gjendja shėndetėsore se lejuan tė shkonte nė fshat. Ai pėr tė ruante kujtime tė shumta. Atje kishte shkuar i vogėl disa herė, tek njerėzit e nėnės, nė Dhulaj.

Njerzit e afėrm na thonė se dallohej pėr kulturė e interesa tė gjera, vullnet dhe humorin e tij tė hollė. Mallin pėr fshatin e tij nuk e shaujti dot kurrė.Kur ishte i ri nuk e lejoi politika. Kur u hap Shqipėria e mundi mosha. Vitet e rėnduan. Dhe ja,para disa ditėsh me keqardhje mėsova se Fiqreti nė moshėn 82 vjeēare ndrroi jetė nė dhe tė huaj me merak pėr Fterrėn.

Nderime pėr Fiqretin tonė!

Jakup MATO

Nr.5 - dhjetir,1997

gjofterr.jpg

MERAK PĖR FTERRĖN

Vete gjithėnjė nė Fterrė jo vetm kur ka ndonjė sebep, shkoj edhe kot sė koti. Me fshatarėt takohem, sepse Borshi me Fterrėn janė afėr 10-11 km dhe ēokė do shohėm e do pyesėm. Dhe kur bėhet ndonjė javė pa parė njeri, ia hip makinės dhe drejt e nė Ixuar.

E si tė mos shkoj atje ku kam lėnė rininė time! Nuk e kam fjalėn pėr nostalgjitė qė ka e ndien ēdo njeri pėr

vendin e lindjes. Por mua mė bėn mė tė lidhur mė tė Ixuari dhe djersa e derdhur.

Ah more vėllezėr si qe Ixori mė parė, gėrmadhė. Diku atje nė qendėr ishte njė fik gėrdhuq, nė vath tė dyqanit mė tej portokalja e xha Xhevdetit, njė mėn i madh nė Ixuar nėn xhade qe i thoshin mėni i Brahe ku smbetej ēoban i Kurveleshit e udhėtar pa pėrkulur degėt e ngarkuara me kokrra. Kish dhe mėne e fiq tė tjerė.

Vite mė parė nė klubin me dhoga, ku punonte xha Samiu, u ulėm bashkė me Sakon, nė atė kohė pėrgjegjės sektori, pėr tė pirė nga njė raki. Mė thotė: Shako, ti je usta i mirė, bashkė mė xha Veliun (babain tim) duhet ta rregullojmė Ixorin, tja ndryshojmė faqen. Bėmė disa plane bashkė dhe vendosėm pėr shumė punė. Filluam sistemimin e qendrės me mure mbajtėse dekorative. Kushdo qė na shikonte kėnaqej dhe jepte ndonjė mendim tė mirė. Qendrės sė Fterrės pėr pakė vite ju ndryshua pamja. Me punėn e vetė fteriotėve dhe kujdesin e ndihmėn e intelektualėve, ashtu siē ka edhe diēiturėn nė luk tė Fterrės : "Puna e rinisė, kujdesi i kėshillit". Ndėrtuam e bėmė gjėra tė mira e pėr zili. Historisė sė fshatit ju bė nderim i madh me muzeun qė nuk mund ta harrojmė kurrė. U lodhėm shumė, u shpenzuam shumė me dhjetra rrugė nga Tirana nė Fterrė. Muzafer Korkuti me qindra, Guro Zeneli nga Saranda ditė e netė atje. Dhe ja arritėm bashkė. Fterra gjeti historinė qė nga viti 1431, gjer nė vitin 1981.

Por kėtė vit tė mbrapsht dora ogurzezė nuk kurseu asgjė dhe historisė 500-600 vjeēare i vunė kazmėn. Mallkuar qoftė ajo dorė, pastė mallkimin e tė gjithė bijve tė Fterrės qė punuan e derdhėn djersėn pėr atė muze. Ajo dorė e mallkuar dhe e stimuluar nga politikanė maskarenj arritėn dhe e rrėnuan, por nuk do tė mund tė mohojnė historinė, se ajo ėshtė e shumė mendjeve tona dhe neve do tė gjejmė forca dhe mundėsi pėr ta ribėrė prapė. E kam kėtė shkrim dhe si apel pėr ata qė u dhėmb zemra pėr Fterrėn.

Shako MEHMETI

Nr.5 - dhjetir,1997

Enter supporting content here