ft22222222.gif

Nr.16 - tetor 1999

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikuj kryesore

fterre5shtator.jpg
Fterre, 5 shtator 2004

FTERRA JONĖ ĒILTĖRSISHT,

HAPI KRAHĖT E PRITI BIJTĖ

Kishte kohė qė fteriotėt dėshironin tė takoheshin nė qendėr tė Fterrės, nė Ixuar, tek burimi. Por nuk mjaftonte vetėm dėshira. Ėshtė i domosdoshėm vullneti i organizuar. U diskutua se cila do tė ishte "koka" e festės. Dhe nė bisėdė e sipėr u gjet. Emri i fshatit tone Efteran (Fterra) pėrmendet nė dokumentin "Defteri Osman", pėrpara 570 vjetėsh, mė 1431. U shfaq mendimi se fshati ėshtė mė i lashtė. Muzaferi ynė, historian i shquar tha se Fterra rreth saj ka vendbanime tė lashta. Edhe vėtė ajo ėshtė mė e lashtė se 570 vjet. Por ja qė mė parė nuk kemi ndonjė dokument tjetėr. Nuk thonė kot "ec e gjeje". Ndaj nė kėtė bisedė u miratua ideja: "Fterra nė vite 570 - vjetori i saj". Dhe nisi puna. Kjo ide u botua nė gazetėn "Fterra jonė". Kryeplaku, Teno Lona, dėrgoi njė letės fteriotėve nė Tiranė. Nisi veprimtaria mendore dhe organizuese.

Vlera shpirtėrore duhej materializuar. E mori pėrsipėr njė grup fteriotėsh nė Tiranė, Sarandė e nė Fterrė. Dhe fryti u dha.

Erdhi dita e takimit, erdhi 5 shtatori 1999.

Erdhėn, e nga nuk erdhėn

Disa ditė pėrpara takimit zbritėn nė Fterrė jo pak fteriotė. Disa morėn dhe lejen e zakonshme. E premtja u mbush plot me fteriotė. Tė shtunėn erdhėn gati tė tėrė. Pak erdhėn tė dielėn nė mėngjes. Parashikimi u tejkalua. Priteshin 200-300 vetė. Sipas kryplakut tė Fterrės, Tenos, erdhėn mbi 700 vetė. Erdhėn nga SHBA amerikanja Kostanca, me Dritėn e Dylonin, dy fėnmijėt e saj. Erdhėn pėr tė plotėsuar amanetin e Fiqret Fterrės: "Hirin e trupit ma hidhni nė detin pranė Fterrės".

. Nga Kanadaja erdhi djali i Nurēes, Qatua i pėrmalluar. Nga Italia djali i Damos, Klementi. Vilsoni me tė tjerė erdhėn nga Athina. Erdhėn e nga nuk erdhėn. Edhe Xhemile Mėrkuri erdhi nga Stambolli. Erdhėn gati tėrė fteriotėt nga Tirana e Saranda, erdhėn dhe Haderajt nga Shkodra tė ikur nė vitet 20. Erdhėn dhe djem e vajza, nipėr e mbesa, madje dhe stėrnipėr e stėrmbesa. Erdhėn edhe nuse e dhėndurrė fteriotė. Erdhi dhe nusja e djalit tė Bahriut, qė u martua atė ditė. Erdhėn sa spritej e smendohej.

Erdhi dhe shpirti i Fiqretit

Tė shtunėn mbasdite, para se tė perėndonte Dielli, 12 km larg Fterrės, pranė Detit Jon arritėn nga SHBA gruaja e Fiqretit, Kostanca dhe dy fėmijėt e ēiftit Fiqret-Kostanca, motra e Fiqretit, Liri Fterra, (Lubonja) bashkė mė dy djemtė: Fatos e Agim Lubonja. Edhe Todi pati dėshirė tė vinte, por nuk e lejoi "insulina" e diabetit. Kishin ardhur kėtu 50-60 fteriotė. Dy furgonė erdhėn nga Tirana, tė tjerė nga Fterra

Kostanca nxorri nga njė ēantė njė kuti tė zezė hermetike. Nė tė ishtė hiri i trupit tė Fiqretit tonė, tė Fiqretit tė Kostancės, hiri i vėllait tė Lirisė. U bė njė ceremoni emocionale. Pak fjalė pėr jetėn e veprėn e Fiqretit. Pak fjalė e shumė emocione. Ishte moment varrimi, por kėtė radhė varri "bėhej" nė det. Feksori recitoi njė vjershė elegjike plot ndjenja.

Kostanca me gjunjė qė i dridheshin nga emocioni, ashtu, me pantallona pėrveshur e kėmbėzbathur, shoqėruar nga Drita, Diloni e Liria, Fatosi e Agimi dhe gjithė fteriotėt e pranishėm, u fut nė ujėt e Detit dhe pėrhapi hirin e trupit tė Fiqretit. Dhe deti u duk se ndali dallgėt. Lotėt e Kostancės dhe motrės - Liri sikur shtuan ujėt e Jonit. Deti e thithi nė gjirin e vet hirin e trupit tė Fiqretit, tė njė njeriu tė madh, siē ishte e siē mbetet Fiqret Fterra.

Bashkė me perėndimin e Diellit tė 4 shtatorit, perėndoi dhe njė jetė njeriu, jeta e Fiqretit. Kutia qė zbrazi hirin, pasi u la nė ujėt e kripur tė Jonit, u fut nė ēantėn e Kostancės pėr tu varrosur nė Amerikė, atje ku vdiq e ku do tė prehet shpirti e kujtimi i tij i pėrhapur nėpėr Oqeanin Atlantik e deri nė Detin Jon, afėr Fterrės sonė, pėr tė mos e harruar kurrė, si njė shembull unikal.

kujtimfterra.jpg
Nje kujtim

 Fterra dėgjon fjalėn e bijve tė vet

Fterra vazhdon takimet, vazhdon traditėn, vazhdon tė organizojė kuvende. Para disa vitesh, mė 1979, u mblodhėm fteriotėt me rastin e inagurimit tė Muzeut dhe mė 1986 u bė kuvendi pėr 70-vjetorin e shkollės sė parė shqipe. Ky ėshtė, si tė thuash, kuvendi i tretė.

Nė orėn 10.00 njė tufė lule te lapidari, simbol i tė rėnėve nė luftėn pėr liri. Flet pėr ta ishpartizani Dilaver Shkurti. Besa, Flutura dhe Dushua, me lotė nė sy, vunė lule pėr Hiqmetin. Edhe tė tjerė bėnė tė njėjtėn gjė. U duk se nga qielli filluan tė binin "lotė". Nisėn ca pika shiu. Dikush u merakos. Por retė sikur na ndien. Ato u pėrhapėn dhe shpejt doli Qielli me Diellin plot dritė. Pėrshėndet rapsodi Teno Lona, kryeplaku i fshatit, por kėtė herė, ndryshe nga tradita, me anė tė njė vjershe tė posaēme uron: Mirėseardhjėt nė Fterrėn tuaj, nė Fterrėn tonė! Gėzim Dusha ēel sesionin shkencor. "Fterra nė vite - 570 vjetori i saj" - referon profesor Korkuti. Pas tij e merr fjalėn Dilaveri me temėn "Patriotizmi i Fterrės nė rrjedhėn e historisė". Mbyllet sesioni me kumtesėn "Mėnēuria popullore dhe dija intelektuale - kryevlera tė fteriotėve tanė". Fterra dėgjon me vemendje fjalėn e bijve tė saj.

Guro ZENELI

Nr. 16 - tetor, 1999

muzokorkuti21.jpg

FTERRA NĖ VITE - 570 VJETORI I SAJ

Tė dashur bashkėfshatarė,

Tė dashur prindėr e bashkėmoshatarė, vėllezėr e motra, bij e bija, nipėr e stėrnipėr!

Tė nderuar miq e dashamirės, tė pranishėm nė kėtė takim tė fteriotėve.

Komisioni nismėtar i Tiranės mė ngarkoi tė flas pėr historinė e Fterrės sonė dhe nga dėshira pėr tė gjetur "sebepin" e kėsaj ardhje nė fshat, tė nisur nga dokumenti i vitit 1431, sugjeruan qė tė festojmė "570 vjetorin" e themelimit tė fshatit. Pėr tu plotėsuar dėshirėn unė pranova, por me kusht qė ti shtojmė kėtij pėrvjetori edhe shumė vite, bile edhe shekuj qė paraprijnė historinė e lashtė tė fshatit - Fterra nė vite.

Thom Fterra nė vite, se ėshtė e vėshtirė tė gjesh kohėn e saktė se kur ėshtė banuar pėr herė tė parė fshati ynė. Jo vetėm se mungojnė tė dhėnat historike, por edhe pėr faktin se banimi i tij nuk ėshtė bėrė nė njė ditė apo vit tė caktuar. Nė fillim lugina e Fterrės me kodrat e faqet e maleve qė e rrethojnė kanė qėnė shfrytėzuar si kullotė e zonė e pasur nė gjueti. Kėta vizitorė tė parė qė vinin herė pas here, kishin populluar bregdetin e detit Jon shumė herėt. Ata vinin nga kalaja e Badhrės (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotiti, nga kalaja e Qeparoit, kala qė, siē dėshmojnė tė dhėna tė sigurta arkeologjike, kanė qėnė banuar qysh nė kohėn e bronzit (rreth 4000 vjet mė parė). Ato janė dhe burime nga mė tė vjetrat pėr tėrė Shqipėrinė.

Pėr lashtėsinė e fshatit na vijnė nė ndihmė tė dhėnat gjuhėsore, emrat e vendeve, (emrat e burimeve e tė krojeve, emrat e qafave, tė arave, tė brigjeve, tė majave, tė shpellave, tė lumenjve e pėrrenjve), tė cilat janė pėrmbledhur nė mėnyrė tė plotė nė Hartėn e Fterrės tė botuar nė nr.14 tė gazetės "Fterra jonė".

Shumica e kėtyre emėrtimeve janė emra tė mirėfilltė shqip. Fjala vjen, Qafa e Qishės, lidhet me ekzistencėn e njė lagje nė Qafė tė Qishės. Ajo ka mure shtėpish qė i takojnė shekullit IX-X tė erės sonė. Njė grup tjetėr emėrime vendesh si Ixuar-Ixor (burim), Bėrda - kodėr e vogėl, varrė - tog me gurė tė vegjėl etj., lidhen me ardhjen e njė popullsie me orgjinė sllave, ose pėr tė qėnė mė tė saktė, me pėrfshirjen e fshatit tonė nėn pushtimin administrativ tė shtetit Bullgar. Tė tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhės turke e greke, si derven, foti, hon, perivol e shumė tė tjera.

Edhe toponimet ( emrat e vendeve) Galile, Kikė, apo emrat e njerėzve Avrec-Jevrej, Rahile etj., janė me prejardhje ēifute dhe pa mėdyshje duhet tė lidhen me vendosjen e ndonjė familje ēifute, ndoshta nė shekukullin e 17-tė.

fterraefteran2.jpg
Faaksimale e dokumentit

Dokumenti i parė i shkruar pėr ekzistencėn e fshatit tonė ėshtė defteri osman i vitit 1431, i cili na bėn tė njohur se Efteran-Ifteran-Fterra, bėnte pjesė nė nahijen e Sopotit, kazaja e Gjirokastrės dhe kishte nė atė kohė 12 hanė, familje me kryefamiljarė, si dhe familje tė tjera qė paguanin taksa tė vogla. Nė defterin e vitit 1431-1432 pėrmendet edhe Borshi e Ēorraj, si dhe emra fshatrash qė mė vonė u zhdukėn, si Kokni, Bagadhule, Vakaj, Koma etj.

Nė njė dokument qė i takon vitit 1583, dmth pas 150 vjetėsh, del pėrsėri emri i fshatit Ifteran me 24 zjarre (shtėpi) dhe mė pas, sipas njė burimi tjetėr, me 45 zjarre (shtėpi). Nė shekujt qė vijojnė (shek.16 deri nė shek.19) nuk kemi dokumenta tė shkruara, por historinė e fshatit tonė do ta gjejmė nė ngjarje historike tė labėrisė e nė ngjarjet e mėdha tė Shqipėrisė. Fterra jonė, ndonse e futur thellė nė grykat e Kurveleshit tė Poshtėm, mori pjesė aktive nė luftrat pėr liri e pavarėsi.

Fshati ynė merr pjesė me armė nė dorė nė kryengritjen e vitit 1833-34 kundėr zbatimit tė reformave tė Tanzimatit. Nė ballė tė kryengritjeve labe ishte Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, kurse Lazo Kofina ( i parė) ishte komandant i ēetės sė Fterrės dhe kėshilltar i Zenel Gjolekės. Siē dihet turqit e shtypėn kryengritjen sa me forcė aq edhe me tradhėti, dhe Lazo Kofina e Hasan Luēi u zunė rob dhe u internuan nė Turqi. Ata nuk pranuan ofiqe e sqima tė qeverisė turke dhe mbajtėn lart emrin e nderuar tė patriotit.

Gjurmė tė pashlyera nė historinė e fshatit tonė kanė lėnė ngjarjet e viteve 1913-1916. Pa u konsoliduar shteti i porsa formuar mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė, filloi Lufta Ballkanike, e cila preku drejtpėrdrejt edhe Fterrėn tonė.

Nė maj 1913 ushtarė grekė erdhėn nė Fterrė. Kjo i detyroi fteriotėt tė mėrgonin ku tė mundnin, shumica shkuan nė Lumin e Vlorės dhe dimri i vitit 1913-1914 ka qėnė njė nga periudhat mė tė vėshtira. Nė pranverėn e 1914-ės burrat e fshatit u ngritėn me armė nė dorė, u organizuan nė ēeta dhe sa bashku me ēetat e tjera arritėn tė pėrzėnė ushtarėt grekė nga vatani. Fteriotėt u rikthyen nė fshatin e tyre me shtėpi tė djegura e ara tė shkretuara. Me punė e djersė, nė vjeshtė tė vitit 1916, fshati u pėrtėrit dhe u arrit tė hapėt shkolla fillore nė gjuhėn shqipe, me

Pas katėr vjetėsh zhvillohet Lufta e Vlorės. Ēeta vullnetare e fshatit, me rreth 40 luftėtarė, nėn komandėn e Xhafer Shehut, u nis pėr nė Drashovicė dhe u rreshtua nė luftė kundėr forcave italiane dhe, sė bashku me gjithė luftėtarėt e tjerė tė Labėrisė, arritėn tė ēlirojnė Vlorėn.

Ngjarje tė mėdha tė historisė sė popullit tonė ndjektin njėra-tjetrėn. Mė 1924, pėr njė kohė tė shkurtėr, vjen nė fuqi qeveria demokratike me Fan Nolin nė krye. Dhe pėrsėri fteriotėt mbėshtesin Qeverinė e Nolit. Demokratė si Tasin Elezi, Ismail Bezhani me shokė, pėr pėrkrahjen qė i dhanė qeverisė sė re, intrenohen nė Krujė(T.Elezi) dhe Gjirokastėr (I.Bezhani).

Gjatė viteve 1925-1939 me vendosjen e Republikės e mė pas tė Mbretėrisė, nė jetėn e fshatit u bėnė mė pėrcaktuese kushtet gjeografike. Dominoi ekonomia e pėrzier, qė karakterizonte ēdo familje - blegtori, bujqėsi, frutikulturė, mė saktė pak nga tė gjitha, po asnjė familje nuk arrinte tė siguronte bukėn e vitit. Jeta nė familje e mbėshtetur nė kėtė bazė ekonomike kthehej ( sigurohej jetesa pėr 12 muajt e vitit) me pėrpjekje e mundim tė madh. Pati familje qė zgjeruan tokėn bujqėsore duke mbjellė nė Fushė tė Zhulit, nė Galisht , Rrėmullė e Fonicė, por rendimenti ishte shumė i ulėt. Hera herės nuk arrinin tė merrnin as farėn. Kishte dhe pak familje qė u shquan si blegtorė (Zhupajt, Gjonajt, Dhulajt), duke krijuar kope tė mėdha me dhėn, por dhe pėr ato tregtimi i prodhimeve blegtorale ishte i vėshtirė e tė ardhurat tė kufizuara. Kėshtu kriza e viteve 1933-36, qė preku tėrė vendin, u ndie rėndė edhe nė fshatin tonė. Pėr tė zbutur kėtė gjendje tė vėshtirė shumė burra tė fshatit mėrguan nė qytet, duke bėrė punė krahu, e pėr tė gjetur nėpunėsi tė ulta, si xhandar e disa edhe hoxhė.

Po pėr vitet 30-tė, vlen tė veēojmė faktin qė njė pjesė e rinisė sė fshatit me sakrifica tė mėdha ndoqėn studimet e mesme nė Normalen e Elbasanit, nė Gjimnazin e Gjirokastrės e tė Tiranės, etj. Kėshtu u formua brezi i parė i intelektualėve me arsim, brez i cili nisi traditėn e shkollimit e arsimimit tė fteriotėve. Normalistėt e shquar si Hiqmet Dusha e Turhan Mato (dėshmor) dhe mėsuesit Xhevdet Kofina, Lame Xhama, Shefki Mita, Safet Kofina, Hiqmet Shehu e Tare Braho, i dhanė njė emėr tė mirė fshatit kudo qė punuan dhe Fterra u quajt fshati i mėsuesve.

Nė fillim tė luftės Italo-Greke, Fterra, si grykė e Kurveleshit, u bė front lufte. Ushtria greke e vendosur nė fshatin tonė bombardohej nga artileria e aviacioni italian. Nė fillim ushtria greke e mė pas ushtria italiane dėmtuan rėndė ekonominė e fshatit. Pasojat e Luftės sė Dytė Botėrore u ndien qė nė fillimet e saj. Gradualisht filloi dhe rezistenca ndaj pushtuesve italianė e mė pas, mė e fuqishme, mė e organizuar edhe ndaj pushtuesve gjermanė. Njė moment me rėndėsi shėnon mbledhja e gjithė popullit tė fshatit nė korrik tė vitit 1942, tek Kroi i Bedrinit, ku u hodhėn bazat e bashkimit politik nė luftė kundėr armikut. U formua ēeta vullnetare me nė krye Hiqmet Dushėn dhe njė kėshill prej 5 vetash mė kryetar Himet Ēallon. Nė gusht ēeta mori pjesė nė ēlirimin e Kuēit dhe tė Kurveleshit qė nga kjo kohė mbeti zonė e lirė. Mė 27 janar 1943 ēeta e fshatit ju bashkua ēetės "Hajredin Tremishti" nė sulmin qė iu bė fashistėve italianė nė postbllokun e Borshit. Nė kėtė pėrpjekje ra dėshmor Fuat Mato, dėshmor i parė i rinisė sė Kurveleshit.

Me pasoja tė rėnda ishte pėr fshatin tonė edhe operacioni i dimrit i vitit 1943-44 dhe ai i qershorit 1944. Pa u ndalur nė hollėsitė e ngjarjet e veprimeve luftarake qė u zhvilluan nė fshatin tonė e mė gjerė, meriton tė cilėsohet se gjatė Luftės herioike Nacionalēlirimtare gjithė fshati, mbėshteti fuqimisht luftėn dhe u rreshtua i tėrė nė anėn e fitimtarėve. Atė e dėshmojnė veprimtaria aktive e

ēetave territoriale, ku rol tė veēantė luajti rinia komuniste e fshatit dhe pjesėmarrja e 38 partizanėve nė luftėn pėr ēlirimin e vendit. Nė kėtė luftė heroike dhanė jetėn dėshmorėt Hiqmet Dusha, Turhan e Fuat Mato, Azem Ēeli, Osman Memi e Shaqo Mita.

Nė kėto pak faqe ėshtė e pamundur tė flitet pėr tė gjithė ngjarjet. Por dėshiroj tė pėrmend edhe disa data qė meritojnė tė trajtohen mė vete e natyrisht mė gjerė.

- Nė shkurt 1943 Fterra dėrgon pėrfaqėsues nė mbledhjen qė u bė nė Kuē e nė Progonat, pėr pajtimin e gjaqeve. Vendimet e marra bėnė qė gjatė kohės sė luftės tė mos kishte asnjė krim pėr hakmarrje.

- Menjėherė pas ēlirimit, mė 1946, u ngrit komisioni pėr rindėrtimin e fshatit. E para u rindėrtua shkolla e pastaj tė gjitha shtėpitė e djegura.

- Mė 25 nėntor 1955 u inagurua hidrocentrali i fshatit, njė arritje e shėnuar pėr kohėn

- Mė 10 mars 1956 u krijua kooperativa bujqėsore.

- Mė 16 tetor 1961 u krijua kooperativa e bashkuar Borsh-Fterrė-Ēorraj (siē thashė ngjarje qė kėrkojnė trajtim tė veēantė)

Me aspektin etnografik fshati ynė bėn pjesė nė krahinėn e Kurveleshit, dhe bashkė me Ēorrajn, Kuēin, Kallaratin e Bolenėn formojnė Kurveleshin e Poshtėm. Mendoj se ėshtė njė rast shumė i veēantė formimi i krahinės etnografike tė Kurveleshit, e cila me kushtet gjeografike tė saj, me njė masiv malor ku rreth tij janė vendosur fshatra tė cilat janė tėrėsisht tė hapura ndaj krahinave tė tjera, formon njė krahinė mė vete. Kjo specifikė gjeografike dhe etnografike ka bėrė qė organizimi administrativ i fshatit tonė (por dhe i fshatrave tė tjera) tė ndryshojė disa herė. Nė vitet 30 qendra e prefekturės ishte Gjirokastra dhe nėnprefektura nė Gusmar. Kjo strukturė organizative u trashėgua edhe nė vitet e para pas ēlirimit. Mė 1949, me krijimin e qarkut tė Vlorės, Fterra dhe fshatrat e Kurveleshit tė Poshtėm kaluan nė vartėsi tė Vlorės. Nė fillim tė vitit 1960, pėrsėri ndryshon struktura administrative, Fterra dhe Ēorraj kaluan nė administrim tė rrethit tė Sarandės.

Po njė gjė mbetet e pandryshuar, cilėsimi sipas krahinės etnografike. Fteriotin kur e pyesin tė pėrgjigjet: jam nga Fterra, jam nga Kurveleshi, jam nga Labėria.

Vitet 90-tė hapėn njė faqe tė re nė historinė e fshatit tonė. Ndryshimet ekonomike e shoqėrore u pėrqafuan e u mbėshtetėn qysh nė fillim. Pluralizmi politik u shpreh nė grupimin e njerėzve nė tre parti politike. Dhe nė kėtė kthesė tė madhe fteriotėt u shquan pėr arsye, pėr menēuri e pajtim.

Vitet 90-tė janė gjithashtu vitet e ndryshimeve tė mėdha demografike, qė erdhėn si rezultat i kufizimeve tė skajshme, qė ishin bėrė gjatė 50 vjetėve tė monizmit, por edhe si rrjedhojė e mundėsive tė reja qė krijoi lėvizja e lirė e njerėzve, si dhe mundėsive tė kufizuara ekonomike qė ka fshati ynė. Si pasojė njė numer jo i vogėl tė rinjsh, jo vetėm nga ata qė banojnė nė Fterrė, por edhe nga ata qė banojnė nė Sarandė, Vlorė, Tiranė etj., morėn rrugėn e kurbetit. Sot shumė punojnė e jetojnė nė Greqi e Itali, kurse tė tjerė nė Gjermani, Austri, Amerikė e Kanada.

Kanė ikur djemtė e vajzat, kanė shkuar larg e nėpėr botė, se Fterra, ashtu si gjithė vendi, ėshtė e varfėr e nuk i mban dot. Ata kanė shkuar atje ku ėshtė puna, ku ėshtė jeta, por mendjen e zemrėn e kanė kėtu, nė Fterrė. Ata e kanė pėr nder qė kanė lindur nė Fterrė e prindėrit e tyre janė me origjinė nga Fterra.

Dhe ne kemi ardhur sot kėtu, nė kėtė fillim vjeshte tė vitit 1999, me plot prodhime e begati qė ka shtatori nė Fterrė, pėr tė festuar e gėzuar tė gjithė bashkė, fteriotė tė katėr brezave, qė pėrfaqėsojnė rreth 430 familje me mbi 2000 frymė. (Fterra me 71 shtėpi, Saranda me 82, Tirana me 167, Vlora 48 etj.)

Kemi ardhur nė fshatin tonė tė dashur, tė vogėl por tė bukur, tė ngritur pranė burimeve plot ujė tė Ixorit e Ngurrėzės, me bimėsi e gjelbėrim tė pėrhershėm, me klimė bregdetare tė rivierės, por dhe me ashpėrsinė qė krijojnė malet e larta pėr rreth (qė tė rrinė mbi kokė). Jemi nė Fterrėn tonė qė lindi e rriti bij e bija qė i kanė dhėnė emėr tė mirė dhe e kanė bėrė atė tė njohur, ndaj kėtė emėr tė nderuar, tė mbrujtur e formuar nė traditėn e qindra viteve, ta mbajmė e ta lartėsojmė edhe nė vitet mė tė lumtura qė do tė vijnė.

Prof.Dr. Muzafer KORKUTI

Nr. - 16, tetor, 1999

dilo75vjetor.jpg
Dilaver Shkurti

PATRIOTIZMI I FTERIOTĖVE -

NE RRJEDHEN E HISTORISE

Ne fteriotėt, qė kemi ardhur sot nė kėtė takim tė bukur bashkėfshatarėsh e miqsh, bashkėkohės tė shekullit tė 20-tė, me moshė tė ndryshme, nga te rinjtė deri tek tė moshuarit qė po kapin shekullin, jemi tė gėzuar qė bashkohemi dhe takohemi nė vendlindjen e tė parėve tanė pėr shumė shekuj, nė vendlindjen e prindėrve dhe gjyshėrve tanė, nė Fterrėn tonė ku pėr herė tė parė pamė dritėn e diellit e tė hėnės dhe ku shqiptuam fjalėt NĖNĖ e BABA, vella e motėr, FTERRĖ e fteriotė.

Jemi krenarė pėr historinė e lashtė tė Fterrės, ashtu siē citoi Profesor Muzaferi. Bashkė me historinė e fshatit tonė qė ėshtė e hershme, na jepet e drejta tė mendojmė edhe pėr trimėrinė e shfaqur nė tėrė kėtė histori, pėr patriotizmin si bashkėshoqėrues nė jetėn e fshatit tonė. Vazhdimėsia e patriotizmit nė luginėn tonė tė Fterrės, ka qėnė e pėrhershme. Tė parėt tanė, pėr tė mbrojtur fshatin kanė luftuar nė ēdo situatė. Kėshtu e kanė njohur kohėrat, kėshtu e ka pėrshkruar edhe historia, kėshtu i ka pėrjetėsuar vetė populli nė folklor bėmat e tij. Fitorja morale e ka ndjekur gjithmonė atė, sepse pėr herė ka qėnė e ndezur dėshira pėr liri, qė ka motivuar ēdo pėrpjekje pa bėrė llogari pėr sakrificat. Edhe kur vendi ynė ishte nėn pushtimin Otoman, pėr lirinė fteriotėt luftuan edhe kur u ndodhėn tė vetėm. Rėnia nė luftėn pėr liri e jo pak bashkėfshatarėve tanė, ėshtė tregues i heroizmit dhe patriotizmit.

Fterra e sotme krenohet pėr bijtė dhe bijat e tė gjithė brezave, pėr patriotizmin dhe kulturėn e tyre, pėr traditėn, pėr solidaritetin dhe vėllazėrimin e pėrhershėm nė fshat e nė fqinjė, pėr vyrtytet e larta nė ēdo periudhė.

Patriotizmi qė nė shqip ėshtė baraz - atdhetarizėm , ka qėnė thelbi shpirtėror i popullit tė Fterrės sonė. Kjo ėshtė shprehur nė faktin se fteriotėt nė radhė tė parė kanė dashur fshatin e tyre dhe nė kohė paqeje,dhe nė kohė lufte. Ėshtė e natyrshme qė koha e paqes ėshtė mė e gjatė se ēdo periudhė lufte. Dhe tė parėt tanė e kanė shprehur kėtė nė ēdo kohė, sepse gjithmonė kanė dashur vendlindjen e tyre, kanė dashur njėrėzit e tyre, kanė dashur e respektuar njėri-tjetrin, kanė nderuar e respektuar njeriun.

Megjithėse burimet ekonomike tė fshatit kanė qėnė tė pakta dhe e bėnin tė vėshtirė kėtu jetesėn, megjithėse kjo i detyronte fteriotėt tė shkonin nė qytete e zona mė tė mira ekonomike e jetese, megjithėse emigronin deri nė vende tė ndryshme tė botės, pėrsėri e ruajtėn dashurinė pėr Fterrėn. Me sa dimė ne, emigracioni nė fshatin tonė ka filluar rreth viteve 1850. Fillimisht kanė shkuar jo pak, madje disa e kanė lėnė jetėn edhe jashtė Fterrės. Njė pjesė ndėrtuan jetėn atje ku shkuan. Dimė qė nė Turqi ka edhe sot fteriotė tė njohur pėrveē disave qė gati pas dy shekujsh e kanė humbur identitetin "Fterrė". Karakteristika kryesore e atij kurbeti ishte qė pjesa mė e madhe e linin familjen nė Fterrė dhe venin e vinin pranė saj.

Me formimin e shtetit shqiptar mė 1912 e gjer nė vitet 1930-1940, emigracioni erdhi duke u pakėsuar, derisa nė shtetin monist u ndalua tėrėsisht. Nė periudhėn deri nė vitin 1990, fteriotėt tanė u larguan nga fshati, duke u vendosur kryesisht nė Vlorė, Sarandė e Tiranė, ku ngritėn familjet e tyre. Dhe megjithėse punonin e jetonin larg Fterrės me detyra tė ndryshme, asnjėherė nuk u ndanė nga fshati. Duhet pėrmendur gjithashtu qė deri nė vitet 40-tė njė pjesė e fteriotėve qė punonte ne fshatra dhe qytete tė tjera, familjet i mbanin nė fshat.

Pas viteve 90, nė kushtet e demokracisė pluraliste , pėrsėri u zhvillua emigracioni. Kėshtu aktualisht bij e bija tė fshatit tonė ose tė fteriotėve qė banojnė nė Tiranė, Sarandė, Vlorė e gjetkė, kanė emigruar kryesisht nė Greqi, Itali e pak nė shtetet e tjera te Evropės, e jo pak deri nė Amerikė e Kanada. Karakteristika e kėtyre ėshtė se edhe kėta janė tė lidhur ngushtė me fteriotėt e Fterrės tonė. Ata edhe nė kėtė festė shpirtėrisht jetojnė me ne. Shembujt e dashurisė pėr Fterrėn e fteriotėt janė tė shumta.. Pėr ilustrim pėrmendim vetėm pak. Fiqiret Shehu ka ikur nė Amerikė nga Fterra nė moshėn 17 vjeē dhe punoi e jetoi nė New Jerse. Por nė moshėn 83 vjeē, para se tė vdiste, la amanet qė hiri i trupit tė tij tė hidhet nė det afėr Fterrės. Shumė fteriotė tė tjerė si Niazi Zhupa , Ile Zeneli e deri dhe mosha tė reja si Pullumb Shkurti, kanė kėrkuar qė trupi i tyre tė prehet nė vorrezat e Fterrės. Tė tjerė dashurinė pėr fshatin e kanė shprehur nė forma tė ndryshme. Ibrahim Shehu, kur iku nga Fterra nė Tiranė nė vitet 20-30, fėmijve u vuri mbiemrin Fterra, si Liri Fterra, Zija Fterra, Fiqret Fterra etj. Ose njė pjesė e fisit tė Hadere i vendosur nė Shkodėr nė vitet 20-30, ruan dhe sot mbiemrin e vet dhe e thonė edhe tani me krenari qė jemi nga Fterra. Dashuria pėr fshatin e pėr njėri-tjetrin, dashuria pėr punėn, dashuria pėr dijen, dashuria pėr krahinėn ėshtė nje shprehje e hershme e patriotizmit tė fteriotėve. Shembull i kėtij patriotizmi ėshtė edhe takimi i sotėm.

Dashuria pėr Fterrėn e pėr njėri-tjetrin, lidhjet qė kemi patur fterioti me fteriotin, ka bėrė qė nė fshatin tonė tė mos zhvillohen disa fenomene negative si: PREJA DHE GRABITJA (formė pėrvetėsimi e pasurisė sė tjetrit qė kryhej me vetgjyqėsi nė Labėri).

KUSARIA (sa dhe dyert liheshin pa ēelsa)

VĖLLAVRASJA ( nuk ėshtė njohur nė asnje periudhė paqėsore apo luftarake)

Nė Fterrėn tonė nuk ka pasur asnjėherė HASMĖRI. Fterioti e ka dashur fteriotin, urtėsia dhe mirėsia pėr njėri-tjetrin kanė qėnė e janė nė shpirtin e tij. Profesor Ismet Elezi thekson nė veprėn e tij " E drejta zakonore e Labėrisė", se nė Fterrė ka qėnė e zhvilluar vėllamėria dhe motėrmia e trashėguar qė nga koha e Ilirėve, ku palėt ishin tė detyruara tė ndihmonin njėri-tjetrin nė ēdo tė keqe e fatkeqėsi. Nė tė gjitha periudhat, duke qėnė konseguent nė zbatimin e ligjit tė shtetit dhe tė shoqėrisė, fteriotėt me punėn dhe sjelljen e tyre kanė lartėsuar emrin e Fterrės sonė qė na ka lindur.

Si ēdo fshat dhe Fterra ka traditat e saj. Ajo ėshtė dalluar pėr atdhetari dhe nė ēdo luftė qė ėshtė bėrė, nė krahinė e nė Shqipėri, ka pasur pjesėn e saj tė lavdėrueshme.

Nė shekullin e kaluar njihen disa nga luftėrat guximtare tė krahinės. Nė kėto luftėra kanė qėnė jo pak fteriotė. Kėshtu, kanė qėnė pjesėmarrės aktivė nė kryengritjen e TANZIMATIT mė 1847 kundėr taksave tė rėnda dhe rekrutimit ushtarak tė detyrueshėm pėr llogari tė Perandorisė Turke. Kontribut te shquar ka dhėnė nė kėtė kryengritje dhe komandanti i ēetės sė Fterrės LAZO KOFINA i parė, i cili njėkohėsisht ishte edhe kėshillėtar i ngushtė i Gjolekės. Turqit e shtypėn kryengritjen, Lazo Kofinėn dhe Hasan Luēin i kapėn tė gjallė dhe i internuan nė Stamboll, por fteriotėt edhe pas kėsaj nuk u nėnėshtruan. Kuptimplote, jo vetėm pėr Lazo Kofinėn e parė, por pėr tė gjithė fteriotėt, janė vargjet :

...O more Lazo Kofina

Shumė andra tė ka linja,

pse ske prurė dhe ti sqima..

Nuk prure lule e sqima, dmth grada. Ata qė ju nėnėshtruan turqve u kthyen me salltanete, ndėrsa fteriotėt qė nuk ju nėnėshtruan, nuk morėn grada e pozita.

Fshati ynė mbėshteti aktivisht ngritjen e Flamurit tė Pavarėsisė mė 1912 dhe qeverinė e Ismail

Qemalit. Me 14 dhjetor 1912 ngrihet edhe ne Fterrė Famuri shqiptar tek ulliri pranė shkollės sė vjetėr.

Rezistenca e fteriotėve ishte aktive edhe kundėr andartėve grekė nė vitet 1913-1914, pavarėsisht se fshati u dogj, familjet u detyruan tė ikin nė Vlorė e pėr rreth saj. Nė kėto luftime nga Fterra u vranė gjashtė veta : Halil Dhuli, Muēo Mato, Muēo Gjoni, Mato Zhupa, Adem Gjoni dhe Lame Mehmeti dhe u plagosėn pesė veta : Nuredin Kofina, Azis Mehmeti, Huso Zhupa, Mato Dusha dhe Hysen Maēi.

Me pjesėmarrje aktive nderoi veten Fterra jonė

nė Luftėn e Vlorės mė 1920 me ēetėn e saj me 48 burra nėn drejtimin e komandantit XHAFER SHEHU . Nė kėtė luftė fteriotėt treguan trimėri tė veēantė dhe qėndruan nė Vlorė deri nė ēlirimin e plotė tė qytetit. Nė kėtė ēetė tė Fterrės bėnin pjesė: Xhafer Shehu, Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Naim Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e tė tjerė. Dhe nė ndihmė tė tyre Jahja Mato, Shefqet Shkurti, Dervish Shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Ēallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.

Edhe nė vitin 1924 fteriotėt mbėshtetėn qeverinė e Fan Nolit. Si shpėrblim i kėtij qėndrimi nė janar 1925 forcat bashibozuke tė Hysni Demės bastisėn fshatin, rrahėn dhe torturuan shumė fshatarė. Dy bashkėfshatarėt tanė u internuan, Tahsin Elezi nė Krujė dhe Ismail Bezhani nė Gjirokastėr.

Patriotizmin populli i Fterrės e ka demotruar nė ēdo kohė, nė paqe dhe nė luftė. Por patriotizmin nė shkallėn mė tė lartė populli i Fterrės e ka treguar nė Luftėn e Madhe Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Pushtimi i atdheut ėshtė si tu rrėmbesh syve dritėn. Dhe kur i vidhet syrit drita, terri merr nė sundim ēdo gjė. Thirrja "ēdo bir i kėtij vendi tė bėhet njė ushtar i lirisė", intelektualėve dhe djemve tė thjeshtė tė Fterrės u dha dritė e shpresė qė nė shtator 1940, kur Hiqmet Dusha, i ardhur si mėsues nė Fterrė, nė fjalėn e tij me rastin e 28 - vjetorit tė Pavarėsisė theksoi: " Populli dhe rinia shqiptare nuk e durojnė dot robėrinė, nuk i durojnė dot tė huajt nė vatrat tona, pėr liri e pavarėsi populli ynė ka derdhur shumė gjak dhe po ta lypė nevoja do tė derdhė pėrsėri". Dhe i pari qė u vu nė krah tė udhėheqėsve tė luftės nė krahinėn tonė, Mustafa Matohitit, Memo Metos, Birēe Sinamatit etj. Ishte HIQMET DUSHA. Thirrja e patriotėve komunistė tė 8 Nėntorit 1941, qė, "ēdo bir i kėrij vendi tė jetė ushtar i luftės pėr njė Shqipėri tė lirė e Demokratike", qė nė Fterrė e dėrgoi Nimet Mita nga zona e Vlorės pėr Hiqmet Dushėn, ngjalli gezim tek rinia dhe populli i Fterrės.

fteriotepartizane.jpg
Partizane fteriote

Mė 27 qershor 1942 nė Fterrė u hodhėn bazat e organizimit politik e ushtarak me krijimin e Kėshillit Nacionalēlirimtar me kryetar patriotin Mehmet Ēallo dhe njėsitin e parė guerril tė Fterrės, ku i deleguari i posaēėm ishte Bedri Spahiu. Nė ēetė u regjistruan 21 vetė, ndėrmjet tyre : Shuquri Sadikaj,

Dervish Shkurti, Adem Lona, Fuat Mato, Pasho Zhupa, Mustehak Ēallo, Nuri Mita, Veip Mero, Zihni Mero, Malo Malaj, Razip Gjoni, Kamber Brinja, Rufet Ruko etj. Komandant i parė i ēetės u caktua Lazo Kofina, nėnkomandant Muhedin Haderi, pėrgjegjės politik Hiqmet Dusha dhe zėvendės Shaban Mita. Mė pas njė pjesė kaluan nė formacionet partizane. Radhėt e ēetės u shtuan me Mehmet Dushėn, Safet Memin, Bilal Dushėn, Eqerem Kofinėn, Ismet Elezin, Dilaver Shkurtin, Result Mitėn, Halil Maton, Lutfi Dushėn, Nafiz Bezhanin, Veli Mehmetin, Osman Memin, Bektash Gėdon, Fuat Brinjėn, Nevzat Brinjėn, Nazmi Brinjėn, Safet Gjonin, Damo Gjonin, Uzeir Shkurtin, Sinan Rukon, Axhem Shkurtin, Naxhi Zhupėn, Remzi Brahon, Sefto Gjonin, Sami Kofinėn, Shefqet Brinjėn, Shuquri Shkurtin, Ahmet Haxhinė, Nejazi Zhupėn, Bexhet Brinjėn, Levend Gjonin, Azem Gjonin, Hetem Malon, Bastri Dautin, Hivzi Kofinėn, Azem Ēelin, Lavdosh Zani, Mezan Shkurti, Halil Hizmo, Hamza Mehmeti, Sadik Mehmeti, Selim Avreci, Muhamet Malo si dhe kėshillėtarėt Lame Xhama, Neim Zani, Belul Brinja, Sherif Dusha, Shefqet Shkurti, Zilfo Malo, Xhevdet Kofina, Qazim Gjoni, Qemal Mehmeti,etj. Ēeta e Fterrės u bė nė tė vėrtetė burim i rėndėsishėm pėr pėrgatitjen dhe dėrgimin e vullnetarėve nė ēetat dherepartet partizane.

Nuk mund tė lėmė pa theksuar 27 janarin 1943, ku ēeta e Fterrės, nė koordinim me ēetat e tjera tė krahinės, sulmuan postbllokun e Borshit, ku mbeti i vrarė dėshmori i parė i Fterrės dhe i rinisė sė Kurveleshit, trimi 16 vjeēar FUAT MATO. Nė pranverė 1943, ēeta e Fterrės "Fuat Mati", u bashkua gatalionin "Ismail Hakiu"

Pėr pjesėmarrje nė Luftėn Antifashiste kundėr okupatorėve, djemtė e Fterrės dhanė shembullin e parė. Nga fshati ynė, gati 100 shtėpi, morėn pjesė nė repartet e rregullta partizane 45 vetė, duke pėrfshirė edhe dy vajza, Shaze Mita dhe Naxhije Mato, pa pėrmendur kėtu pjesėtarėt e tjerė tė ēetės vullnetare nė fshat, si dhe shumė burra tė tjerė tė armatosur , tė cilėt merrnin pjesė direkt nė luftime, shumė gra e vajza e ēobanė tė staneve, tė cilėt ndihmuan partizanėt me ushqime, veshėmbathje, strehim etj. Populli i Fterrės i plotėsoi me nder detyrimet si pjesėtar aktiv nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare. Nderi mė i madh u takon nė radhė tė parė dėshmorėve Hiqmet Dusha, Turhan Mato, Fuat Mato, Osman Memi, Azem Ēeli e Shaqo Mita, tė cilėt dhanė jetėn pėr mėmėdhenė. Ėshtė rasti tė kujtojmė ata partizanė qė nuk jetojnė mė, si Mehmet e Bilal Dusha, Iljaz Kofina, Shuquri Sadikaj, Bektash Gėdo, Ahmet Haxhiu, Mustehak Ēallo, Bexhet Brinja, Muho Zhupa, Damo e Sefto Gjoni, Rufet Ruko, Razip Gjoni, Naxhije Mato, Ali Dukagjini, Remzi Braho, Halil Mato, Uzeir Shkurti, Nimet Mita etj.

Pra, si konkluzion, fteriotėt pėrherė janė radhitur nė anėn e progresit. Kjo frymė progresi, kėto tradita tė patriotizmit, ne paqe dhe nė luftė, u panė qartė edhe nė kthesėn e madhe tė viteve 1990-91 me vendosjen e demokracisė nė Shqipėri, kur tė gjithė bijtė e Fterrės morėn krahun pėr liri e demokraci tė vėrtetė . Pėrqafimi i demokracisė pluraliste nė Fterrė e nga tė gjithė fteriotėt tanė, kudo qė jetojnė e punojnė, ėshtė njė shprehje dhe kuptim i drejtė i progresit ekonomik e social tė vetė fshatit tonė e tė ēdo fterioti si individ.

Nė pėrfundim tė kėtij kumtimi modest, dėshiroj tė tėrheq vemendjen e tė gjithė tė pranishmėve, qė, eshtė ne nderin tonė, nė dinjitetin e sejcilit, qė tė respektojmė traditat tona patriotike, vendlindjen tonė - Fterrėn e dashur. Sot, sigurisht, secili mund tė shkojė tė punojė e tė ndėrtojė jetėn materiale aty ku ka mundėsi e i bėhet mė mirė, por kudo qė tė jemi e tė punojmė, traditat e mira le ti ruajmė pėrherė.

Le tė nderojmė e respektojmė traditat tona mė tė mira!

Dilaver SHKURTI

Nr.16 - tetor, 1999

guruazeneli.jpg
Guro Zeneli

MĖNĒURIA POPULLORE DHE DIJAINTELEKTUALE -

KRYEVLERA TĖ BIJVE FTERIOTĖ

Tė flasėsh pėr njerėzit e dijes, nuk do tė thotė tė flasėsh vetėm pėr dijen intelektuale, sepse ēdo njeri nė procesin e punės e tė jetės bėhet i ditur nė njė drejtim tė caktuar. Kėshtu, bie fjala, bujku qė di tė prodhojė me rendiment, bariu qė di tė pjekė mishin nė hell, apo nikoqirja qė di tė gatuajė mirė, tregojnė se kanė dije mė shumė nga ata qė nuk i bėjnė dot kėto punė me cilėsi. Kjo ėshtė kulturė e fituar nė praktikėn e jetės.

Parė me kėtė kėnd, dijen nė Fterrėn tonė mund ta klasifikojmė, sė pari, nė menēuri popullore, qė pėrmban zgjuarsinė dhe menēurinė natyrore, tė trashėguar dhe tė fituar gjatė jetės, e cila nė fshatin tonė ėshtė e karakterit masiv. Dhe, sė dyti, nė menēuri tė kultivuar dhe tė fituar nė procesin e arsimimit e tė punės studjuese e krijuese, nė procesin e krijimtarisė artistike e letrare, kulturore e shkencore, pra, ajo qė cilėsohet: dije intelektuale, e cila pėrfshin njė tėrėsi njohurish, tė fituara nė mėnyrė sistematike, nė njė fushė tė caktuar, nė mėnyrė horizontale e vertikale, pra, nė gjerėsi e thellėsi, nė sasi e saktėsi.

Pėr menēuri popullore janė tė pėrmendur njė sėrė burrash e grash, qė, megjithėse jetėn e kaluan, si tė thuash, brenda qafave tė Fterrės, nė kujtesėn e fteriotėve, kanė lėnė njė menēuri qė ėshtė pėrcjellė brezave deri nė ditėt tona, e cila shprehet: nė vjersha popullore e nė bejte tė ndryshme tė ngritura nė momente gėzimi; nė humore e rromuze, ku qesėndisen gabime tė jetės sė njėrit a tė tjetrit; nė sentenca kuptimplote tė tipit: "o ti njeriu me mėnd, provoje nė trupin tėnd, si tė dhėmb, ashtu mė dhėmb", e tjera; nė ligjėrime vajtuese, tė krijuara nė fatkeqėsitė e jetės, nė pikėllime tė thella, kur Nėna ka vajtuar: "Djalė, a e Zeza," dhe Gruaja: "Veqil, a e Zeza" ! etj.

Kjo lloj menēurie ėshtė pasuri e bukur dhe jo e vogėl, se pėrcjell njė filozofi tė caktuar dhe mesazhe kuptimplote pėr jetėn, ėshtė pėrvojė qė fitohet nė jetė, ėshtė pasuri qė as shitet e as blihet nė pazar. Po e ilustroj kėtė ide me menēurinė qė: asnjėherė fteriotėt nuk kanė nxitur vėllavrasjen me njeri-tjetrin, as midis partizanėve e ballistėve gjatė Luftės. Dhe ėshtė fakt qė nė fshatin tonė nuk ka pasur asnjė tė pushkatuar real politik. Ose, kujt nuk i duket i bukur "pluralizmi politik" nė vitin 1943, pėr ti dhėnė dhe Ballit ca djem me vete, se, mirė nė fitonte partia Komuniste, po nė fitonte Partia e Ballit (se lufta njė ditė do pushonte), kush do ti ndihmonte djemtė e fshatit tė bėnin pėrpjetė ? Kujt nuk do ti pėlqente menēuria se "po tė ishte aq i mirė komunizmi sa e bėnin disa djem nė vitet 50-tė, do ta kishte marrė Inglitera e Amerika dhe nuk do ta linin ta mirrte Shqipėria e vogėl ? A nuk ėshtė kuptimplote ideja filozofike popullore se shkolla ėshtė furrė dhe furra-shkollė, qė brumin e misrit ta pjek, por nuk ta kthen dot nė brumė gruri, ashtu si brumin e grurit nuk ta kthen dot nė bukė misri, por veē ta pjek ? Po vjershat e Isuf Avrecit e bejtet e shumė fteriotėve a nuk shprehin menēuri nė pjesėn e tokės sonė, Fterrė ?

ooo

Mbi bazėn e kėtij "brumi", "brumit tė grurit" dhe jo "brumit tė misrit", mbi bazėn e aftėsive psikike, mbi bazėn e menēurisė nxitėse tė Nėnave tona e Baballarėve tanė, mbi bazėn e sedrės pėr tė ecur pėrpara, mbi bazėn e zgjuarėsisė natyrore, mbi bazėn e traditės arsimdashėse tė fshatit, mbi bazėn e vullnetit tė fortė tė secilit fteriot e tė mbėshtetjes e ndihmės morale pėr njėri-tjetrin dhe tė shfrytėzimit tė kushteve tė zhvillimit tė shoqėrisė, shumė fteriotė kanė kultivuar veten, janė shkolluar, janė bėrė me dije intelektuale, me aftėsi krijuese e aftėsi shkencore.

Ndėr tė parėt fteriotė me dije intelektuale ėshtė i pėrmenduri Mulla Lazo Fterra, i cili, nė vitet 40-tė tė shekullit 19-tė, ka qenė dhe kėshilltar e sekretar i Zenel Gjolekės, veēanėrisht nė kohėn e organizimit dhe zhvillimit tė Kryengritjes sė Tanzimatit. Nė shekullin e kaluar bijtė e fshatit tonė u kultivuan nė mėnyrė tė veēantė, duke shkuar nė kurbet, veēanėrisht nėpėr shkolla, kryesisht pėr hoxhė e kadi (juristė). Nuk dimė me saktėsi kush ka qenė i pari, por njė gjė ėshtė e njohur: gati pėr ēdo derė kishte njė njeri nė kurbet.

Ėshtė kuptimplotė dialogu i njohur: "Nga je ti ? - Qenke nga fshati: 80 shtėpi - 100 hoxhė". Nuk dimė kush ėshtė goja e parė qė e ka formuluar kėtė ide, por e saktė ėshtė qė kjo thėnie proverbiale ėshtė transmetuar nga brezi nė brez, madje tek njerėz tė ditur nė Kurvelesh e Bregdet e nė gjithė Labėrinė. Kjo sepse bij tė Fterrės sonė kanė shėrbyer si hoxhė, duke pėrhapur dijen e kohės nė fshatra e krahina tė ndryshme, veēanėrisht nė zonėn myslimane Delvinė-Gjirokastėr e gjer nė Vlorė, kryesisht nė fshatra. Hoxhėt, veēanėrisht nė fundin e shekullit tė kaluar dhe nė fillimet e kėtij shekulli, pėrfaqėsonin njerėzit e ditur, ata ishin mėsuesit dhe patriotėt e asaj kohe. Kanė lėnė emėr rreth 30-40 hoxhė tė tillė fteriotė. Ndėr tė parėt e mė i njohuri mbahet Isa Hizmo, i cili nė periudhėn e Lidhjes sė Prizėrenit, ka

qenė hoxhė i Sulltanatit tė Perandorisė Osmane, madje sipas gojės sė besueshme nė breza, ka qenė dhe profesor e dekan i fakultetit teologji-drejtėsi, kur Hasan Tasini ishte rektor Universiteti nė kryeqytetin e Perandorisė.

Kanė qenė tė njohur: Brahim Hizmo, si pėrkthyes i arabishtes, dhe si juristė kanė qenė Omer Korkuti, Xhafer Xhama e deri mė i fundit hoxhė e kadi me emėr Hivzi Bezhani, qė mbaroi Universitetin nė Stamboll nė 1908-ėn, si dhe ushtaraku i lartė Mahmut Elezi e mjeku veteriner Shefqet Xhama, e tė tjerė.

ooo

Nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli fteriotėt vazhduan kryesisht traditėn e nėpunėsisė e tė mėsuesisė, tashmė jo mė hoxhė tė arabishtes, por si mėsues tė gjuhės shqipe. Brezi i parė i kėtyre mėsuesve nė vitet 1910 e kėtej, ishin Selim Gjonika e Neim Zani, Lame Xhama e Xhevdet Kofina, Hiqmet Shehu e Safet Kofina, e deri tek Tare Braho me tė tjerė, qė mbeten tė nderuar, jo vetėm nė Fterrėn tonė, por dhe mė gjerė, deri nė nivel krahinor e kombėtar. Lame Xhama e Xhevdet Kofina u bėnė "Mėsues i Popullit", ndėrsa 5-6 tė tjerė janė "Mėsues tė Merituar".

Mund tė duket e pabesueshme, qė, nga njė fshat i vogėl, i cili pothuajse nuk i ka kaluar tė 100 shtėpitė, nė njė periudhė 60-70 vjeēare tė kėtij shekulli, tė kenė mbaruar shkollat e larta rreth 300 bij e bija fteriotė. I bie mesatarisht, qė nė ēdo familje aktive tė jenė 1-2 vetė me arsim tė lartė. Rreth 60% e fteriotėve, nėn moshėn 60 vjeē, janė me arsim tė mesėm e tė lartė dhe vetėm 30-40 % janė me arsim fillor e 7-8 vjeēar. Kėta janė tregues maksimalė nė raport me numrin e popullsisė sė fshatit tonė. Kėto janė dhe vitet kur ne kemi patur zhvillimin mė tė madh

cilėsor e sasior. Kėshtu, nga Fterra jonė dhe bij tė fteriotėve tanė, janė mbi 110 mėsues e pedagogė. Tre tė katėrtat e tyre janė me arsim tė lartė, 15% e tyre janė pėrgatitur si mėsues pėrpara vitit 1940. Dhe mbi 50 vetė janė me tituj e grada shkencore, janė studiues e specialistė me emėr.

Pėr nga numri, pas mėsuesisė, vendin e dytė e zėnė ata qė kanė mbaruar pėr inxhinieri; tė tretin - pėr ushtarakė, duke pėrfshirė kėtu dhe ata qė kanė dalė nga Lufta Antifashiste NĒL. Pėr nga cilėsia, vend tė shquar zėnė mėsuesit, juristėt e mjekėt. Tė njohur janė dhe 10 fteriotė nė fushėn e artit, letėrsisė e gazetarisė. Nė fakt nuk ka degė tė Universitetit qė tė mos e kenė mbaruar 2-3 a mė shumė fteriotė. Pesė bij tė Ftėrrės sonė kanė arritur tė fitojnė titullin e lartė: Profesor, tė cilėt nuk janė pak pėr njė fshat tė vogėl, siē ėshtė Fterra jonė. Profesor Ismet Elezi - nga njeriu i Fterrės - arriti tė radhitet pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė botės tė kėtij shekulli, nė vitin 1998. Profesor Besim Elezi ėshtė cilėsuar "Yll i kirurgjisė shqiptare". Profesor Muzafer Korkuti konsiderohet si arkeolog i shquar i vendit tonė. Sezai Braho, si profesori mė i mirė i farmakologjisė nė mjekėsi. Dhe Hamlet Bezhani, si profesor cilėsor i gjuhės gjermane e angleze. Ėshtė e udhės tė pėrmend kėtu Shefki Mitėn, qė ka qenė pedagog i filozofisė nė Filadelfia tė SHBA-sė dhe pėrkthyesin nga shqipja nė gjuhėn amerikane - Fiqret Fterrėn, qė jetoi e punoi nė SHBA pėr rreth 40 vjet.

Me tituj e grada tė tjera shkencore janė: Jakup Mato - nė art e letėrsi, Mukadez Ruka - nė gjuhėn

ruse, Zeko Braho - nė historinė e arsimit, Hamza Memi e Edip Bezhani ,Maks Memi e Fejzi Hizmo - nė mjeksi, Zaēe Malaj - nė veterinari, Vehap Bezhani - nė gjeologji, Kudret Mita - nė ushtri, Ejup Mita e Sulejman Haxhiu - nė agronomi, e tė tjerė.

Shquhen dhe jo pak studjues e specialistė apo menazherė nė drejtim, si juristi me emer Nafiz Bezhani, shkrimtari pėr fėmijė - "Mėsues i merituar" e gazetari Bardhyl Xhama, poetėt Vullnet, Sulejman e Agim Mato, dramaturgėt e njėherazi dhe artistė - Sheri Mita e Ilir Bezhani, mjeku endocrinolog Peti Zeneli, mjekia okuliste Elvira Kofina, mjeku psikiatėr Lek Xhama, gazetarja Liri Fterra e gazetari televiziv Xhemal Mato, muzikanti Zamir Brinja, ekonomisti me emėr nė tregti - Agron Xhama, gjeologu Rexho Kurupi, farmacistja - Naze Hizmo, njohėsi i problemeve tė naftės, tė tregtisė e diplomacisė Dilaver Shkurti, inxhinieri elektronik Agim Kofina, ushtarakėt me emėr Mehmet Dusha e Halit Zhupa, Bajram Sadiku, Pasho Zhupa, Arjan Mėrkuri e tė tjerė specialistė tė fushave tė ndryshme.

Me dinjitet e aftėsi, me korrektėsi e mirėsi kanė punuar jo pak fteriotė nė administratėn e lartė e tė mesme tė shtetit dhe pėrpara 1912-ės, dhe nė vitet 20-30, qė nga Jaho Mato e Tasin Elezi, Qemal Mehmeti e

Demir Shkurti dhe nė vitet 40-tė e kėtej si Safet Memi e Refik Bezhani, Rait Braho e Safet Gjoni, Nail Bezhani e Begdash Gėdo me shumė tė tjerė, deri tek mė tė rinjtė nė vitet 60-90-tė e nė vazhdim, tė cilėve u kėrkojmė ndjesė se nuk mundemi ti pėrmendim emėr mė emėr nė kėtė kumtim.

sherifilona.jpg
Sherif Lona dhe familja

Dija i ka bėrė fteriotėt, qė nė punė e nė jetė tė shikojnė anėt e mira e pėrparimtare tek njėri-tjetri e tek njerėzit nė pėrgjithėsi, tė shikojnė pikat qė bashkojnė e jo ato qė ndajnė. Ndaj fteriotėt, dhe nė marrėdhėnie me fshatrat fqinjė, kanė thėnė e thonė "lumi na bashkon e nuk na ndan", "mali na lidh e nuk na zgjidh", "qafa na afron e nuk na largon". Kjo logjikė do ēmuar, se mendimi i njeriut tė ditur nuk krahasohet dot me mendimet e qindra injorantėve. Dituria e ēon pėrpara shoqėrinė, injoranca e fyen, e vret. Dija tė bėn tė ekuilibruar e tė matur, kurse padija tė bėn sektar, ekstremist, nihilist, radikal. Dija tė bėn tė civilizuar e tolerant, kurse padija tė bėn kėrcėnues e imponues, si nė raportet familjare dhe nė raportet politike e sociale e me kolegėt e punės. Ka njė menēuri qė thotė: "gruaja stoliset pėrpara pasqyrės, ndėrsa njeriu stoliset nė rrugėn e dijes".Dija e jo pak fteriotėve ėshtė bėrė pasuri pėr shoqėrinė. Thelbi i diturisė sė profesorėve fteriotė citohet nė universitetet shqiptare e nė disa universitete nė Evropė e Amerikė. Nė shkollat e larta nė vendin tonė kanė pėrhapur dituri nė breza tė tėrė studentėsh rreth 30 pedagogė e profesorė fteriotė, efektivė apo tė jashtėm, madie disa kanė dhėnė leksione dhe nė Universitetin e Prishtinės. Fjala e tyre ėshtė bėrė e dobishme pėr progresin. Edhe brezi i ri i sotėm po e vazhdon traditėn e arsimimit. Madje, jo pak kanė shkuar pėr studime jashtė shtetit deri nė SHBA. Sedra pėr tu bėrė dikush ėshtė e ndjeshme.

Nga sa thamė, vėmė re se: fteriotėt janė shquar veēanėrisht si hoxhė e si mėsues, si juristė e si mjekė, si letrarė e gjuhėtarė, deri dhe si shkencėtarė. Ndėrsa nė fushėn politike, megjithėse pėrherė kanė mbėshtetur progresin, nė tė gjitha pikat kulmore tė historisė nė kėta dy shekuj, 1847, 1878, 1912, 1920, 1924, 1940-44, dhe nė kthesėn e madhe nė vitet 90-tė, pėrsėri nuk janė shquar pėr kryepolitikanė. Kjo e ka arsyen te koncepti i fteriotėve pėr politikėn e tek mendimi se kolltukun mund tė ta marrin, por jo diturinė e fituar. Fteriotėt kanė marrė vlerė nga vlera e Fterrės sonė, gjithmonė me emėr tė mirė, por njėherazi edhe fteriotėt i kanė dhėnė vlerė Fterrės, madje i kanė dhėnė vlerė dhe krahinės e deri ne nivel shtetėror e kombėtar. Tradita jonė pėrcjell mesazhin, veēanėrisht pėr brezin e ri, qė tė mėsojė ca mė shumė nga libri, se motori i lėvizjes sė shoqėrisė ėshtė dija. Gjithashtu, duke vėrejtur veprimtarinė e bijve tanė, del se kultura fitohet e akumulohet nė fėmini e nė rini, aplikohet nė moshėn e pjekurisė dhe transmetohet nė moshėn e tretė. Nė qoftė se Fterra

jonė ėshtė bėrė e njohur deri nė gojėn e njerėzve tė ditur, si bie fjala, nė mendjen e Fan Nolit apo tek mendja e shumė burrave tė ditur tė Shqipėrisė nė tė gjitha periudhat, kjo meritė i pėrket dhe njohjes sė bijve me kulturė tė fteriotėve tanė. Njė pėrfundim tjetėr ėshtė se fteriotėt dijen nuk e kanė blerė, por e kanė fituar me vullnet e me forcat vetjake, duke studjuar librin nė shkollė e nė jetė e duke u saktėsuar nė procesin e tė shkruarit.

Tabloja qė dhamė nė kėtė kumtim vėrteton se nė Fterrėn tonė, megjithėse dituria e trimėria kanė ecur bashkė e nuk mund tė veēohen, por po ti vendosėsh ato nė balancė, tek fteriotėt dallon se balanca anon dukshėm nga ana e dijes, nga arsimi e kultura. Del, gjithashtu, se fteriotėt e kanė dashuruar dijen dhe pėr tė jetuar mė mirė, por jo me cmirėn "pėr tia bėrė vetes me sy", sepse i dituri e kupton mė mirė se kushdo tjetėr, qė, mė shumė nuk di, sesa di. Pra, tradita jonė mė e bukur ėshtė: pikėrisht tradita e punės pėr tė fituar dije, arsim e kulturė. Edhe botimi i gazetės "Fterra jonė" e pėrdymuajshme, prej gati dy vjetėsh, ėshtė shprehje e kulturės dhe dashurisė pėr Fterrėn, e njohur gati nė tė gjithė vendin si fshat i vogėl,por me arsimdashje tė madhe.

Pėrfundimisht, mund tė themi se emri i fituar me dije dhe aftėsi ėshtė mė jetėgjatė se emri i fituar me ēdo pozitė tjetėr. Dija ėshtė udhėrrėfyese nė punė e nė jetė, me tė i shėrben vetes e tė tjerėve; dija bėn qė tė mos humbasė emri, por tė pėrcillet brez pas brezi. Dija tė bėn tė virtytshėm e tė mban larg sė keqes. Ndaj dhe fteriotėt tanė kanė ditur tė pėrballojnė ēdo kohė, sado tė vėshtirė, me urtėsi e mirėsi, duke bėrė gjithmonė njė jetė tė pastėr e tė drejtė, si me veten dhe me tė tjerėt, duke nderuar njeriun e duke respektuar ligjin.

Ju faleminderit pėr vemendjen.

Guro ZENELI

Nr. - 16 tetor, 1999

fterre5shtatorfiqiret.jpg
Fiqret Fterra dhe familja e tij

AKT UNIKAL I NJĖ PATRIOTI SHQIPTAR

Fiqret Fterra (Shehu), emigruar nė SHBA, para se tė vdiste la amanet qė hiri i trupit tė tij tė hidhej nė det afėr Fterrės. Me kėtė akt unikal, ai tregoi edhe njė herė se ishte dhe mbetet patriot i vėrtetė. Familjarėt dhe fteriotėt i bėnė nderimet e duhura. Nė kėtė ceremoni emocionale, nė emėr tė bashkėfshatarėve tanė,

foli Guro ZENELI:

Vėllezėr e motra fteriotė, miq e dashamirės,

pjesėmarrės nė kėtė ceremoni emocionale !

Pėr ēdo njeri qė ndėrron jetė e meriton tė thuhet rezymeja e jetės, por aq mė tėpėr pėr Fiqret Fterrėn, si njeri i mirė e si patriot i veēantė, si artist e si intelektual, si njohės i mirė i shqipes, italishtes e gjermanishtes dhe, njėherazi, si pėrkthyes cilėsor nė gjuhėn amerikane.

Megjithėse nga fshati u largua qė nė moshėn fėminore sė bashku me prindėt e tij, Ibrahim Shehun e Ilmo Dhulen, pėrsėri mbajti lidhje me Fterrėn, dhe, kur u bė djalė i rritur, vinte tek halla e tij Aishe Shehja dhe gjyshja e tij nė Dhulaj. Pasi mbaroi shkollėn e mesme bujqėsore amerikane nė Kavajė, ku pėrvetėsoi mirė anglishten dhe njohu Shekspirin, i lindi dėshira tė merrej me artin dramatik. Nė kondita tė vėshtira ekonomike nisi veprimtarinė artistike, nė fillim diletante e mė vonė profesionale, mbasi mbaroi dhe studimet nė Romė nė Akademinė e Arteve pėr aktor e pėr regji. Ishin vitet kur Shqipėria ishte pėrfshirė nė luftėn pėr liri. U fut ca kohė si redaktor e si spiker nė radjo - Tirana. U kualifikua pėr regji nė Austri, ku artisti i njohur Hans Mozer i shpėtoi disa studentė shqiptarė nga dėrgimi nė frontin rus. Pėr artin Fiqreti punoi dhe me penėn e tij tė kulturuar. " Atje ku ka teatėr, ka qytetėrim " - shkruante Fiqreti. Mungesėn e teatrit e quante mėkat. Nė fillim tė vitit 1944 u detyrua tė largohej nga Shqipėria. Pėrmes vėshtirėsish arriti nė Kanada e mė vonė nė SHBA, nė New Jork e New Jersey, ku jetoi derisa ndėrroi jetė para dy vjetėsh, nė tetor 1997.

Fiqreti, si me jetėn e tij ashtu dhe me mbiemrin - Fterra, tė cilin e mbajti gjithė jetėn duke ua lėnė edhe fėmijve, me amanetin qė la "Hirin e trupit ma hidhni nė "Detin Jon", aty, sa mė afėr Fterrės", vėrtetoi tėrėsisht dashurinė e madhe qė ka patur pėr Fterrėn tonė, me njerėz tė mirė, me ujė tė pastėr, me pemė tė gjithėllojshme me natyrė ekzotike. Ndėrsa, me veprimtarinė si intelektual, tregoi nivelin e tij letrar e kulturor dhe demonstroi ndjenja tė larta progresive qė nė moshėn e rinisė, nė vitet 30-40 e deri sa ndėrroi jetė.

Momenti i sotėm, kur ne po plotėsojmė amanetin e Fiqretit tonė, ėshtė nė tė njėjtėn kohė jo vetėm vlerė e lartė e tij, por dhe nderim e respekt qė i bėn Fiqreti Fterrės sonė, qė na bėn tė gjithve nė, ėshtė njė ēast historik pėr tė gjithė fteriotėt, ėshtė njė shembėll i lartė i atdhetarisė sė thellė shqiptare, qė e bėjnė njerėzit e mėdhenj, siē ėshtė dhe Fiqreti.

Gjej rastin tė falėnderoj nė emėr tė tė pranishmėve e tė gjithė fteriotėve, bashkėshorten e denjė, atė qė, siē thoshte Fiqreti, "e kam bėrė fteriote", Znj. KOSTANCA, amerikanen e nderuar, qė na bėri kėtė nder tė veēantė pėr tė marrė pjėsė nė plotėsimin e amanetit tė Fiqretit tė shtrenjtė, duke ia rritur vlerėn Fterrės e duke pasuruar historinė e saj me kėtė ngjarje, qė ėshtė e para nė llojin e vet. Dėshiroj tė falėnderoj, gjithashtu, Dritėn e Dylonin,vajzė e djalė tė ēiftit model - Fiqret- Kostanca dhe motrėn Liri me dy djemtė:Fatos e Agim Lubonja.

Thenk Jou very much Mrs Kostanca and thenk Jou very much miss Drita e mister Dylon !

Pėrpara se tė hedhim hirin e trupit tė Fiqret Fterrės nė ujrat e kaltra tė Detit Jon, ashtu siē deshi vetė Fiqreti, ftoj gjithė pjesėmarrėsit qė ta nderojmė Fiqretin tonė me njė minutė heshtje

I pėrjetshėm kujtimi dhe shėmbulli i lartė i jetės sė ti.

Ju faleminderit

Guro ZENELI

Nr.- 16 tetor, 1999

Enter supporting content here