ft22222222.gif

Nr. 23 - dhjetor 2000

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

edlirazani2.jpg
Edlira Zani

EDLIRĖ - NĖ GEN, EDLIRĖ -NĖ PUNĖ

Pasi i ramė ziles, derėn na e hapi Edlira. Na befasoi me mirėsjelljen dhe me punėn e saj. Atje, nė katin e dytė tė pallatit nr.2 nė rrugėn e "Barrikadave", mbi kafe "Europa" ap.5, kjo vajzė kishte ngritur qė para tre vjetėsh Shkollėn private tė Modės, e cila ėshtė e para dhe, deri sot, e vetmja nė Shqipėri.

Nė Greqi shkoi siē shkuan shumė e shumė emigrantė. Por Edlira, sė pari, iu vu punės pėr tė mėsuar mirė gjuhėn greke, me tė lexuar e me tė shkruar. Dhe pastaj u fut me dėshirėn e plotė pėr tė studjuar nė Institutin e Modės nė Athinė, ku studjoi 2 vjet. Nė fund tė studimeve u cilėsua "Star" i shkollės, duke dalė e para ndėr tė parat. Drejtoria e Institutit i propozoi qė Edlira tė ngrinte njė filial nė Shqipėri. Dhe Edlira e priti me gėzim. Nuk ndenji nė Vlorė, por erdhi nė Tiranė, ku ia nisi punės me pėrpjekje e me vullnet tė fortė. Dhe ia arriti qėllimit. E ndėrtoi njė shkollė tė tillė 2-vjeēare, si motrat e saj nė 40 vende tė Botės, deri nė Angli e Amerikė. Dhe ka nxjerrė brezin e parė nė dy vitet e para. Tani ka brezin e dytė. Ka kėrkesa ndaj vetes. Shqiptarkat, na thotė Edlira, kanė fantazi.

- Po ti, e pyet si pak me habi Muzaferi ynė, si arrite qė tė hapėsh kėtė institut 2-vjeēar tė Modės?

- Geni i Fterrės e vullneti im, mė sollėn kėtu ku mė gjetėt ju fteriotėt e mi, na pėrgjigjet. Mbaj mend, vazhdon bisedėn Edlira, kur isha fėmijė, merrja nėpėr duar librat e Babė Neimit nė Fterrė. E pėlqeja mėsuesinė. Edhe Gjyshi, edhe Babi mėsues qenė. Tani unė jam e kėnaqur, qė jo vetėm ngrita kėtė shkollė, por arrita tė bėhem edhe mėsuese pėr modėn nė Tiranė, duke punuar me sedėr e kėmėngulje. Ju mė gėzuat qė erdhėt, se edhe Mamaja, Lavdia, mė ka thėnė gjithmonė: lidhu me fteriotėt, se i ke dhe tė tutė, por i ke dhe tė mirė. Jam e malluar pėr Fterrėn.

- E njohim shpirtin e Lavdies, i thamė ne, Hėna Shehu dhe Lavdie Zani u bėnė si dy bija tė mira tė Fterrės.

- Ashtu ėshtė, miratoi rrjedhshėm me zėrin e saj tė ėmbėl e fytyrėn tė qeshur.

Na gėzoi puna e saj. E theksojmė, ėshtė i vetmi Institut Mode nė Shqipėri. Kėtė e ka ngritur bija nga Fterra jonė, vajza e Lavdijes dhe Ēerēiz Zanit. Patėm dėshirė tė pinim edhe njė kafe mė tė, por ajo ishte nė orėn e mėsimit dhe kohėn e kishte shumė tė kursyer. U mėsonte vajzave tė bėhen prerėse, qepėse, modeliste e stiliste. Dhe e bėnte kėtė nė saj mendjes sė saj krijuese e tė shpirtit tė saj identik me emrin e vet, Edlira.

Na befasoi me kulturėn e saj pėr modėn qė nga koha e Krishtit e deri nė modėn e vitit 2000, madje deri pėr veshjen e njerėzimit. Megjithėse nė Shqipėri ka shumė defiēite pėr modėn, Edlra ėshtė e vendosur tė bėjė diēka. Ishte e vendosur tė studjonte dhe gjėrat mė tė bukura tė veshjes shqiptare. Pėrpiqet tė njohė dhe modėn e Evropės. Ka bėrė dhe sfilat mode me studentet e saj nė ēdo fund viti. Ka bėrė edhe njė panair.

Ne e pėrgėzuam pėr kėtė vepėr tė bukur qė ka bėrė. I lumtė mendja!

Guro ZENELI

Nr.23 - dhjetor, 2000

kamberbrinja.jpg
Kamber Brinja

KAMBER BRINJA - BURRĖ I NDERUAR

110 vjet pėrpara, lindi njė nga burrat mė tė nderuar tė Fterrės sonė, Kamber Brinja.

Kushtet ekonomike ne atė periudhė, si pėr shumicėn e fshatarėve tanė, ishin tė vėshtira. Nė moshė tė re, bashkė me tė vėllanė, Asllanin, emigeruan nė Turqi. Mė 1912 kthehet nė atdhe dhe martohet me Metullahe Shkurtin, me tė cilėn lindėn 4 fėmijė: Arshiun, Shefqetin, Merjemen dhe Nevzatin. Mė 1928 i vdes gruaja duke i lėnė 4 jetimė, mė i vogli Nevzati 2 vjeē. Tre nipėrve dhe mbesės sė tij Merjemes, ju erdhi nė ndihmė dajkua i tyre Demir Shkurti. Edhe martesa e dytė u shua pas dy vjetėsh.

Qė nga ajo kohė Kamberi ju kushtua rritjes sė fėmijve, "vet burrė e vet grua".

Nė vitin 1930 vishet xhandar. Shėrben nė Kuē e Himarė, afėr fėmijve. U kujdes nė mėnyrė tė veēantė pėr t'i shkolluar. Arshiu vazhdoi shkollėn teknike, Shefqeti bujqėsoren e Kavajės dhe Nevzatin, pas fillores nė Kuē e Borsh, e futi pėr zanat nė Durrės.

Mė 1937 burgoset si fanolist dhe me t'u liruar kthehet nė fshat. Okupimin fashist e pėrjetoi me dhėmbje si gjithė fshatarėt tanė. Nuk pushoi sė foluri fshtarėve tė Fterrės me urrejtje pėr okupatorin.

Nė fillimin e lėvizjes Nacionalēlirimtare , nė kontakt me Hiqmet Dushėn, Kamberi u pėrfshi i pari nė tė gjithė aktivitetet. Propagandonte me tė madhe inkuadrimin e tė rinjve nė radhėt e ēetave dhe tė batalioneve partizane, duke dhėnė shėmbėllin i pari. Shefqeti, partizani i parė i Fterrės, mori pjesė nė ēetėn "Hajredin Tremishti", Nevzati dhe nipėrit e tij Bexheti, Fuati e Nazmiu, u inkuadruan nė Brigatėn e 8-tė Sulmuese. Vetė Kamberi ishte i pari qė mori pjesė nė ēetėn e fshatit qė me krijimin e saj te Kroi i Bedrinit nė vitin 1942. Mori pjesė nė tė gjithė luftimet qė bėri ēeta jonė: Fterrė, Kala tė Borshit e deri nė pritėn qė ju bė gjermanėve nė gusht 1943 nė Qafėn e Muzinės, ku tregoi njė heroizėm tė veēantė pėr tė shpėtuar jetėn e dy djemve trima tė fshatit Razip Gjoni dhe Bexhet Brinja.

Kamberi u bė njė nga propagandistėt mė tė shquar tė Fterrės dhe nė krahinėn e Kurveleshit, duke mbėshtetur nė ato vite tė stuhishme, pėrveē udhėzimeve tė organizatės sė partisė dhe tė frontit nė Fterrė, edhe tė deleguarit qė vinin herė pas here si Jahon, Memon, Bedriun e Mustafanė, tė cilėt ishin miqt e tij tė veēantė.

Pas ēlirimit, njeriu i nderuar i Fterrės sonė, i dekoruar dhe i lavdėruar pėr pjesėmarrjen e tij nė luftėn pėr lirinė e Shqipėrisė, u vendos nė Tiranė pranė djemve tė tij, e me porosi tė Bedri Spahiut, punoi pėr njė kohė tė gjatė nė recepsionin e kryeministrisė.

Kamberi u nda nga neve nė vitin 1965, nga njė sėmundje e gjatė, por ai do tė kujtohet me respekt nga tė gjithė bashkėfshatarėt nė kėtė 110 vjetor tė lindjes.

Dilaver SHKURTI

Nr.23 - dhjetor, 2000

fteriotepartizane.jpg
Partizane fteriote

NGJARJE QĖ NUK HARROHEN

Ishte vjeshta e vitit 1943 dhe ēeta e Fterrės ishte vendosur nė Kala tė Borshit e nė Omlo. Njė pjesė e ēetės ishte vendosur nė Gostilė,ku njė haur kishim si qendėr. Kėtu ishim rreth 30 veta Kishim njė mitroloz dhe armatime tė tjera tė kohės. Detyra jonė ishte qė tė kontrollonim territorin rreth e rrotull. Organizonim patrulla natėn dhe ditėn, deri sė Konjak pėr t'u mbrojtur nga armiqtė. Afėr nesh ndodhej edhe njė ēetė e Borshit qė udhėhiqej nga Cano Hajdini, sot dėshmor. Kėtu vazhduam pėr njė kohė tė gjatė.

Forcat gjermane erdhėn dhe filluan luftimet nė Kala dhe nė Omlo Kjo nuk ishte hera e parė qė ēeta ndeshej me nazistėt gjermanė.

Ishte njė rast tjerėr qė ēeta ishte vendosur nė Kala dhe Omlo nė bashkėpunim me Ēetat e fshatrave tė tjera tė zonės. Ishim vendosur nė pozicione. Urdhėri ishte tė mos bėhej asnjė lėvizje. Sipas informatės qė ishte do tė vinte njė autokolonė gjermane. Ishin katėr makina. Makinat i lanė nė xhade te shtėpitė e Meme. Trupat gjermane u nisėn nė kėmbė drejt kalasė. Pasi u afruan shumė, u dha sinjali i sulmit. Gjermanėt nė kėtė kohė u kapėn nė befasi dhe u thyen. Filloi ndjekja nga forcat e ēetave deri nė fushė nėpėr rrepe. Nė mbrėmje pėrfituan nga errėsira dhe njė pjesė e tyre u larguan. U kapėn makinat me materiale. Nė kėto luftime tė gjithė shokėt u treguan luftarakė dhe te pa pėrmbajtur. Nė veēanti u dallua Razip Gjoni dhe Nafiz Bezhani, tė cilėt u hodhėn matanė urės dhe gati i vunė nė rrethim gjermanėt.

Ēeta e Fterrės ka bėrė dhe shumė aksione tė tjera, duke filluar nga Qafa e Shethanasit, nė breg tė Borshit, nė Omlo, deri nė Qafė tė Frashėrit si dhe nė Porto Palermo. Shuquri Sadiku, artilieri i talentuar e qėlloi autokolonėn gjermane nga Porto Palermua nė Llogora me artileri dhe e detyroi tė kthehet mbrapsh

. Ēeta e Fterrės mori pjesė dhe nė luftimet nė Qafė tė Muzinės kundėr autokolonės gjermane qė vinte nga Greqia. Gjithashtu mori pjesė nė luftimet qė u zhvilluan nė Sarandė, ku erdhėn tre motoskafe me gjemanė nga Korfuzi. Atje u zhvilluan luftime dhe u zunė 16 robėr. Motoskafet u detyruan tė kthehen nė Korfuz.

Ēeta e Fterrės e ka filluar aktivitetin nė vitin 1942. Nė janar 1943, bashke me ēeta tė tjera, kreu aksionin e parė nė Ixuar tė Borshit kundėr fashistėve italianė. Nė kėto luftime mbeti i vrarė dėshmori Fuat Mato, i cili ishte njė revolucionar i kohės qė i urrente fashistėt dhe tradhėtarėt.

Ishin kohė tė vėshtira, mungonin ushqimet dhe sendet tė tjera tė domosdoshme, por populli i Fterrės ishte i bashkuar dhe i pėrballonte vėshtirėsitė

Azem GJONI

Veteran

Nr.23 - dhjetor, 2000

grupkenge1956.jpg
Grupi polifonik i Fterres 1956

KRIJIMTARIA -

PASURIA E ĒMUAR E FTERIOTĖVE

Fterra qė kur ka njohur veten, ka kėnduar labėrishte. Kanė kėnduar burrat, kanė kėnduar gratė. Edhe sė toku, edhe mė vete. Kėnga labe bashkon. Por edhe vallja kėrkon shokė. Njihet dhe vallja e burrave dhe vallja e grave, ashtu siē njihet dhe vallja e pėrzier, burra e gra. Tekstet e kėngėve kryesisht janė bėrė nga vetė fteriotėt. Me vajtjet e ardhjet, me daljet jashtė fshatit e jashtė krahinės, janė marrė edhe kėngė e valle nga tė tjerėt, veē gjithmonė kėngė polifonike tė Labėrisė. Me tekstet kanė shprehur gėzimin e hidhėrimin. Gėzimin - me kėngė e valle. Hidhėrimin - me vaj e lot. I kanė kėnduar jetės, me tė mirat e me hallet e saj.

Nuk e tepėrojmė tė themi njė realitet tė njohur: Shumica dėrmuese e teksteve kanė qėnė dhe janė tė bėra nga fteriotė. Populli i Fterrės, edhe ėshtė llafosur, edhe ka biseduar me njėri-tjetrin me bejte, me vjersha, me kėngė e humor nė varagje, ( dhe me pak ironi e pak sarkazmė), me thėnie tė mėnēura, me gjuhėn e Ezopit, me fabulat plot nėnkuptime. Nuk ka dasėm apo gėzim shoqėror, ku tė mos jetė ngritur nė ēast njė e disa kėngė, ku njėri ia ka hedhur, e tjetri ia ka pritur, ku dasmorėt apo pjesėmarrėsit tė mos kenė shkėmbyer urimet e shakatė nėpėrmjet kėngės sė momentit. Nuk ka vdekje ku tė mos ketė vajtim me ligje, tė hartuara kryesisht nga gratė. Nė vdekjet e rėnda janė tė shumta vajtimet me ligje dhe nga shoqėria e miqėsia e familjes qė rėnkohet. Gjithashtu nuk ka ngjarje patriotike, tė paktėn nė kėta dy shekuj e kėtej, deri tek Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare , nga ku trashėgojmė dhe fragmente vargjesh tė ngritura e tė kėnduara nė Fterrė, nė ato kohėra. Nuk ka figurė patriotike nga Fterra qė tė mos I jetė ngritur njė kėngė apo tė mos jenė futur pėr tė, bie fjala, qoftė dhe dy vargje. Prandaj mund tė themi se populli i Fterrės, ashtu si dhe disa fshatra tė tjerė tė Kurveleshit e Labėrisė, ėshtė popull poet, popull-krijues, ku janė njohur jo pak vjershėtorė popullorė, vjershat e tė cilėve janė dhe tė grumbulluara e tė botuara veēanėrisht nga Instituti Popullor nė Tiranė, apo tė botuara nė gazeta tė ndryshme tė kohės, herė me emra e mė shumė herė pa emra, por me emrin "populli". Me kėtė numer masiv krijuesisht popullorė nė Fterrėn tonė shpjegohet edhe fakti qė vetėm pak kanė lėnė mė shumė se tė tjerėt krijimtari mė tė gjerė. Pothuajse ēdo familje qė ka bėrė dasmėn nė Fterrė, nuk ka ngelur pa ngritur njė kėngė urimi pėr miqtė, pėr ēiftin, pėr dhėndėrrin apo pėr diēka tjetėr. Nuk ka familje, kryesisht grua, qė tė mos ketė vajtuar me ligje, kur i ka vdekur burri apo, aqė mė tepėr, kur i ka vdekur njė i afėrt nė moshė tė re e tė papritur. Fteriotit, ose i ka kėnduar, ose i ka vajtuar zemra, por asnjėherė nuk kanė pushuar sė shprehuri ndjenjat e emocionet e tij, nė harmoni me syrin logjik tė mendjes.

Tek kjo traditė e ka burimin dhe fakti, qė nga fahati ynė ka dalė, pėrherė e nė ēdo periudhė, njė numėr jo i vogėl krijuesish, qoftė shkencorė, qoftė letrarė, duke e ngritur kėtė traditė fatlume nė nivel tė lartė krijimi.

Kjo traditė krijuese ėshtė gjė e bukur, qė vazhdon edhe sot, dhe nė Fterrė, dhe tek fteriotėt tanė, kudo qė janė. Edhe nė detyrat apo punėt qė kanė bėrė fteriotėt tanė nė zyrat e shtetit, dje apo sot, asnjėherė nuk kanė qėnė as dogmatikė e as strikt, as tė ngushtė e as sektarė, por gjithmonė tė ekuilibruar nė shoqėri, krijues tė nderuar nė punė dhe njerėz tė dalluar pėr mirėsi njerėzore, duke respektuar ligjet e shtetit e moralin e shoqėrisė. Tek fteriotėt ėshtė interesante, njė psikologji karakteristike, qė shprehet nė njė menēuri tė tillė: "as nė ballė, se tė zė plumbi; as nė fund, se tė zė turpi". Kjo nė fakt ėshtė psikologji e intelektualit, i njeriut pa ambicje politike dhe pa ligėsi djallėzore, e njeriut qė jeton e punon me djersėn e tij, pa i rėnė mė qafė askujt, ėshtė psikologjia e njeriut qė punon e krijon.

Fterioti ėshtė puro-fteriot, ėshtė puro-shqiptar, sepse e do Fterrėn, e do Shqipėrinė, sepse jo vetėm e do, por, nė pozicionin e vet, pėrpiqet tė bėjė a tė krijojė dhe diēka, edhe pėr Fterrėn, edhe pėr fteriotėt, edhe pėr Shqipėrinė, edhe pėr shqiptarėt.

Fterioti, nga qė ėshtė krijues e njeri me mendje femėr, ėshtė njėherazi edhe puro-njeri, ėshtė puro-civil, sepse e do njeriun, i do njerėzit. Dhe jo vetėm kaq, por edhe e respekton njeriun, i respekton njerėzit, ėshtė dhe mirėnjohės ndaj tė mirės, ėshtė dhe mirėbėrės ndaj tė tjerėve. Fterioti, nė se nuk bėn dot tė mira, tė paktėn tė liga nuk bėn. Ndodh kėshtu se ka dhe zemėr, dhe logjikė. Nė Fterrėn tonė kemi gjetur shprehjen : o ti njeriu me mend, provoje nė trupin tėnd, si tė dhėmb, ashtu mė dhėmb.

Vini re se ēfarė ndodh dhe sot e kėsaj dite nė Fterrėn tonė, megjithėse atje kane ngelur pak njerėz tė moshės aktive. U bė festa e 570 vjetorit tė Fterrės. Ēdo gjė kaloi shumė mirė. Nuk ndodhi asgjė e keqe, sado e vogėl tė ishte. E theksojmė kėtė, po tė kemi parasysh se nė Fterrė ato ditė u mblodhėn 700-800 vetė. Dhe tėrė fshati gėzoi e kėndoi. Pėr kėngė u shqua veēanėrisht grupi foklorik i fshatit, i organizuar dhe i drejtuar jo mė nga njė njeri i vetėm, por edhe nga Tenua, dhe nga Hasani, dhe nga mė tė rinjtė, Eduard Maēi e Arditi i Haskos. U kėnduan disa kėngė tė reja. Gati i gjithė repertori, tekstet e kėngėve, ishin vetėm tė ngritura nga fteriotė. Dhe jo vetėm nga Tenua, i mirėnjohur deri nė Sarandė e Vlorė, apo nga dy vėllezėrit, gjithashtu tė mirėnjohur Hasani e Shakua, por edhe nga Tomor Avreci, tek i cili, siē duket, shpėrtheu nė kėtė festė damari i Isuf e Meleq Avrecit e deri tek vargjet, qė u kėnduan edhe nėpėr darka e drekat e shtruara nėpėr familje. Por edhe nė Tiranė, njė nxėnėse nė 8-vjeēare, Elira Elezi, vazhdon traditėn krijuese nė damarin krijues tė Eleze, e cila herė pas here na dėrgon vjersha pėr botim nė gazetėn "Fterra jonė" . Pėr botim presim dhe nga ēdo fteriot tjetėr, nė Fterrė apo kudo qoftė, dhe i ēdo moshe.

Le tė lulėzojė mė shumė, sot e mot, krijimtaria e fteriotėve tanė, dhe krijimtaria popullore, dhe krijimtaria shkencore, dhe ajo letrare e artistike.

Guro ZENELI

Nr.23 - dhjetor, 2000

dervishshkurti.jpg
Dervish Shkurti

NJERIU I MIRĖ - DERVISH SHKURTI

Nė Breg tė Lleshe, nė njėrėn nga lagjet e Fterrės sonė, janė shtėpitė ė fisit tė shku-rtajve. Kėtu e ka vend-lindjen dhe Dervish Shkurti, ose siē i thėrrisnim ne te rinjtė, xha Dervishi.

Nga bisedat e mė tė moshuarve, si dhe nga tė dhėnat e prindėrve tanė, dimė se fėmijėria dhe rinia e tij ka kaluar nė vėshtirėsi. Njė proverb thotė: "pa nėnė mbetesh jetim, pa baba mbetsh fukara". Kėshtu u rrit xha Dervishi, me vėshtirėsi dhe me varfėri. Provoi herėt dhimbjet dhe mundimet e jetės, por prej tyre diti tė marrė e tė ruaj ato mė me vlerė: ndershmėrinė dhe vullnetin pėr punė, cilėsi tė larta njerėzore.

Nėnė Fatua e pati shumė tė vėshtirė tė rriste fėmijėt e saj jetimė Ndaj xha Dervishi u detyrua tė punonte qė nė moshė tė re pėr tė siguruar bukėn e gojės.

Mėsoi si autodidakt shumė mirė. Kishte mendime e konceptime tė qarta. Ishte me humor dhe optimist pėr jetėn. Ushqente ndjenja patriotike. Mori pjesė nė Luftėn e Vlorės mė 1920, bashkė me bashkėfshatarė tė tjerė. Mė 1923-1924 mbaroi me sukses kursin njevjeēar nė shkollėn e Plotėsimit pėr nėnoficer xhandarmėrie. Mė 1924 bėnte pjesė nė ushtarakėt e krahut tė fanolistėve.

Punoi si ushtarak, nė xhandarmėri, nė vitet 1925-1939 nė disa rrethe tė vendit: Mirditė, Mat, Korēė, Durrės e Gjirokastėr. Kudo tregoi vullnet dhe drejtėsi nė kryerjen e detyrės. Ishte kjo arsyeja qė gėzonte simpati dhe respekt tek njerzit. Dėshiroj tė pėrmend kėtu njė kujtim timin personal: Nė vitin 1944, kur po kaloja si korier partizan nga Kuēi nė shtabin e zonės nė Zagori, nė Labovė fjeta nė njė familje. Nė bisėdė e sipėr, morėn vesh qė isha nga Fterra e Kurveleshit. Ata mė folėn pėr fteriotin e nderuar dhe te respektuar nga e gjithė krahina, Dervish Shkurtin. E ndjeva veten shumė krenar.

Mė 1939, ardhjen e fashizmit italian nė Shqipėri, xha Dervishi e priti me revoltė. Nuk pranoi tė shėrbente mė. Dhe la detyrėn ushtarake. U kthye nė vendlindjen e tij nė, Fterrėn tonė.

Mė 1942 u aktivizua nė ēetėn territoriale tė Fterrės, e krijuar tek Kroi i Bedrinit. Mori pjesė nė tė gjithė luftimet qė bėri ēeta e fshatit.

Pas ēlirimit, punoi nė Vlorė si furnitor, magazinier, pėrgjegjės nė mencėn e punėtorėve nė ndėrmarrjen bujqėsore.

Shtėpia e xha Dervishit nė Vlorė, tėrė kohėn ka qėnė mikpritėse pėr fteriotėt, tė cilėt e kishin edhe si pikė tė ndėrmjetme qėndrimi midis Fterrės e Tiranės.

Por xha Dervishi u dallua nė jetė edhe si prind e familjar shėmbėllor. Sė bashku me bashkėshorten e tij, xhare Sanen, lindėn dhe rritėn 8 fėmijė, pesė djem dhe tri vajza.

Jetuan nė Fterrė dhe nė Vlorė. Pėrballuan hallet e jetės dhe tė familjes. Gjithė jetėn e tyre u bėnė edhe edukatorė tė mirė pėr fėmijėt e tyre. Tė gjithė fėmijėt I arsimuan, gjashtė me arsim tė lartė dhe dy me tė mesme, tė cilėt u bėnė arsimtarė, ekonomistė dhe inxhinierė. Tė gjithė kėta, aktualisht kane krijuar familjet e tyre dhe janė bėrė me nipėr dhe me mbesa. E siē na thotė Musai, nė takimet tek "parlamenti i Fterrės", i cili ka pak kohė qė ka ardhė e banon nė Tiranė, gėzohet shumė kur fėmijėt e tij, bile edhe nipėr e mbesa, qė kanė lindur nė Vlorė, thonė: Jemi nga Fterra.

Fterrėn e bėjnė tė dėgjuar nė gjithė Shqipėrinė dhe mė tej, njerėzit e mirė, tė thjeshtė, korrektė nė detyrė, tė ndershėm dhe familjarė tė mirė, ashtu siē ka qėnė edhe xha Dervishi, tė cilin e kujtojmė me shumė respekt nė kėtė 27 vjetor tė ndarjes nga jeta.

Dilaver SHKURTI

Nr.23 - dhjetor, 2000

skender.jpg
Skender Dusha

SKĖNDERI YNĖ

"Tekniku i aeroplanit u caktua Skėnder Dusha nga Fterra, njeri studiues e kėmbė-ngulės. Meqėnėse gjer nė vitin 1959 nė Rinas ishin vetėm, pa specialistė tė tjerė, pa teknik katėrshe, pa inxhinier skuadrilje e pa kryeinxhinier, Skėnderit iu desh tė pėrballonte shumė probleme teknike. Por duhet thėnė, dhe nė formimin e repartit tė aviacionit nė Rinas, Skėnderi vet do tė pėrgatiste avionin, vet do tė gjente mungesat dhe vet do t'i eliminonte ato. Skėnderi e ndjente pėrgjegjėsinė qė kishte, prandaj studjoi literaturėn e bombarduesit dhe arriti t'a njohė atė nė detaje.

Prezantimi me Fatimen nga fisi i Idrizajve nga Kuēi, vajzė bonjake se babai i ishte vrarė nė Luftėn Nacionalēlirimtare , krijoi familjen dhe e ndau Skėnderin nga kolektivi nė hotelin e beqarėve nė Rinas dhe nuk do tė bėnte mė shaka duke u hedhur shokėve ujė tė ftohtė me kovė."

Nr.23 - dhjetor, 2000

gjulzakorkuti1.jpg
Gjulza Korkuti

TREGIMI I NENES

Duke lexuar dy vjersha tė Rebi Korkutit nė njė botim vetiak

Me ranė nė dorė rastėsisht. Por mė bėnė qė t'i lexoj "me njė frymė". Ishin vargje te thjeshta, vargje qė burojnė nga zemra. Njėra pėr gjėnė mė tė shrėnjtė nė Botė: pėr Nėnėn. Tjetra, pėr mė tė ėmblėn nė Botė: pėr Gjyshen. Vete vargjet e thurura pėr to janė shumė domethėnėse. Ato tregojnė shpirtin e pastėr e dashurinė e respektin qė ka biri pėr Nėnėn, nipi pėr Gjyshen.

Dhe vazhdoj leximin e vjershės "Tregimi i Nėnės". Pėr njė moment ndalem dhe po mendoj : Kush po flet, Rebiu apo Nėnė Gjulzaja. Vargjet i ka shkruar Rebiu, por fjalėt janė tė Nėnė Gjulzasė. Ėshtė njė histori e tėrė nė vargje, njė histori familjare, si e gjithė nėnave tona fteriote, por me veēantitė qė ka pasė secila nė jėtė. Xha Muharremi vdiq shume i ri, kur fėmijėt ishin akoma pa rritur e jeta kishte njėmijė halle, sidomos jeta e fshatit. Kėshtu qė Nėnė Gjulzaja, kjo grua kapetane, duhet tė pėrballontė njė jetė tė vėshtirė. Dhe e pėrballoi me shume dinjitet. Prandaj edhe varegjet qė ka bėrė Rebiu pėr tė, meritojnė shumė. Nėnė Gjulzaja, kur shkoi nė atė jetė, "takoi" burrin e saj Muharremin dhe nis t'i teregoje:

Lotėt akoma pa tharė,

E mora "Grivėn" e bardhė,

Dhe i vura samarė.

Mė ēoi drejt nė shtėpi,

Tė miqve qė kishe ti

Dhe ata njerėz tė lartė,

Qė s'mė kishin parė kurrė,

Nuk mė muarr as paratė,

Po mė dhanė mushkėn me grurė.

Dhe tė dy me "Grivėn" bashkė,

Kėrrenim kucka nė Lumė,

Ngarkar kushė mė shumė,

Punonim, se duhej punė.

Me veshtirėsitė qė nxirrte jeta, Nėnė Gjulzaja, i rriti, i edukoi dhe i shkolloi fėmijet, prandaj ajo iku e qetė nga kjo jetė :

Amanetet qė mė dhe,

U bėnė ashti siē the,

Dhe unė nga ajo botė,

Ika e ngopur plotė"

Tė dy me "Grivėn" bashkė,

Punuam natė dhe ditė,

I nxorra me shkollė fėmijtė.

Dhe njė nėnė, ikėn nga kjo botė e ngopur plotė, kur shikon se fėmijėt e saj janė rritur, kanė mbaruar shkolla, janė bėrė tė zotėt e vetes, kanė krijuar familje, kanė lindur fėmijė, kanė krijuar personalitetin e tyre, prandaj midis vargjeve te Rebiut, Nėnė Gjulzaja ėshtė e kėnaqur nga fėmijėt e saj, prandaj i thotė tė shoqit nė atė jetė:

Respekt tė madh mė kanė bėrė,

Me tė vesh e me tė ngrėne,

Po dhe ty s'tė kanė harruar,

Dhe varosh tė kanė ndėrtuar.

Por Nėnė Gjulzaja nuk harron ti tregojė xha Muharremit, se barrė tė rėndė pati edhe Rakipi, i cili ishte djali i madh dhe detyrimisht u bė krahu i familjes, ishte njėkohėsisht vėlla dhe baba pėr fėmijėt e tjerė. I duhej tė mbaronte edhe shkollėn, tė krijontė edhe familjen, por tė ishte edhe si "Derė Babe" pėr vėllezėrit e motrat:

Pėr tė mirė e pėr tė keq ,

Te Rakipi jemi mbledhė,

Pėr Rebin e Muzafer

Dhe pėr Gaziun e mjerė.

Nėnė Gjulzaja, ėshtė e kėnaqur me Muzaferin, qė kur shkoi ne shkollė nė Shkodėr

S'kish xhaketė, as kėpucė,

Pantallonat qė pat veshur

Ishin ēadėr nga e grekut.

Po kėto halle e vuajtje, bėnė qė Muzaferi tė arrijė majat mė tė larta tė shkencės e tė dijes, prandaj edhe nėnė Gjulzaja vazhdon tregimin e saj:

Pėr Muzaferin ē'tė them

I miri, i tė mirve djem,

I mirė u bė se kish vuar,

E hallet s'i kish harruar

Zanat tė mirė ka marrė,

Botėn e tėrė ka parė,

Dhe jeton pėr mrekulli,

Me grua e me fėmi.

Siē ndodh nė shumė raste, Nėna ka dobėsi pėr fėmijėn e vogėl, prandaj edhe kur vjen fjala pėr Rebiun, ajo tregon:

Tani pėr Rebinė do flas,

Qė nė bark desha ta vras,

Ku ta dija unė atėher,

Se do bėhej me vler.

Mbaroi shkollėn dhe ai,

Oficer ėshtė nė ushtri,

Me grua e me fėmi,

Me shtėpi e katandi.

Nėnė Gjulzaja tregon edhe pėr vajzat, pėr jetėn dhe hallet e tyre, duke filluar nga Limja, Kėzja e Gjuzideja, pa harruar tė shprehė konsiderata tė veēanta pėr Damon, qė ajo e donte shumė.

Lexuesit me tė drejtė mund tė pyesin: Po kush e ka bėrė kėtė tregim nė formė vjershe, Nėnė Gjulzaja apo Rebiu? Ja, pra. Kjo ėshtė veēantia e kėtyre vargjeve tė Rebiut. Nėpėrmjet gojės sė Nėnė Gjulzasė, Rebiu ka bėrė njė tregim tė jetės sė saj.

Me shumė ngrohtėsi e dashuri shkruan nė vargjet e tij Rebiu edhe pėr Gjyshen, Nėnė Hamon e dashure e tė ėmbėl, e cila mbeti jetime, por "ēau nė jėtė se ishte trime". Rebiu e ruan ne kujtesen e tij Gjyshen e dashur me karakteristikat e saj :

Natyra i kish falė shumė cilėsi,

Ish e zgjuar e kish bukuri,

Ish e dashur e kish thjeshtėsi,

Merrej vesh me kafsh dhe me njeri.

Nėnė Hamua kur kishte qėnė e re, kishte qėnė nė Turqi. Dhe prap kishte dėshirė tė shkonte te nipėr e mbesa qė i mbeten andej e u nda pėr jetė me tą. Ajo jetoi me dinjitet afėr shekullit. Por ajo kishte besim edh ne jeten e pėrtejme:

Besonte shumė pėr atė jetė,

dorė lėshuar, tepėr xhurmet.

Duke kujtuar me respekt kėto dy gra trimėresha fteriote, respektojme edhe nje herė gjithė nėnat, qė kanė qėnė shėmbell i vyrtitit, krenarisė, dashurisė e mikpritjes, dhe qė rrezatuan kudo e kurdoherė mirėsi.

Agron XHAMA

Nr.23 - dhjetor, 2000

Enter supporting content here