ft22222222.gif

Nr. 41 - tetor 2004

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

New Page 1

Ata qė i dhanė mė shumė vlerė Festės nė Fterrė.

- Djemtė e vajzat e ardhur nga emigracioni -

1.          
    E themi qė nė fillim, se festa nė Fterrė doli mė mirė nga sa mendohej. Pjesėmarrja ishte e madhe, madje mund ta themi goja plot, se kishte pjesėmarrės mė shumė se pesė vjet mė parė, ne vitin 1999. Vetėm makina tė vogla, vetura kishin ardhur mbi 150. Gjithashtu kėtė radhė kishin ardhur mė shumė nga moshat e reja. Sundonte brezi i rinisė dhe mosha 30-50. Ajo qė i gėzoi tė gjithė ishte se kishin ardhur mė shumė nga djemtė e vajzat qė punojnė e jetojnė nė Greqi. Kishin ardhur shumė nga Saranda. Edhe nga Tirana e Vlora nuk kishin ardhur pak. Kėtė radhė kishin ardhur dhe jo pak miq nga Borshi, Kuēi e Ēorraj, madje dhe njė grup nga Himara, z. Dhimojani dhe Ylli Neranxi me shoqėrinė e tyre. Njė shoqėri e bukur kishte ardhur dhe nga Ēorrajt, midis tyre dhe Isuf Alikaj, Kamber Skėndo e Lekė Koka me tė tjerė. Nė njė tavolinė mė tej pinin  e kėndonin dhe njė grup kuējotėsh. Edhe dy kryetarėt e Kuēit na nderuan nė drekėn tonė. Madje na nderuan me pjesėmarrjen e tyre dhe rapsodėt e mirėnjohur Muhamet Tartari nga Vranishti, bashkė me birbilin e kėngės, Arapin e mirėnjohur dhe Tajarin nga Amonica, drejtori i shkollės. Vjersha qė na dha Lefteri pėr Fterrėn na gėzoi. Erdhi dhe deputeti, Sabit Broka, bashkė me kryetarin e Komunės Lukovė, Fitim Hizmo. Na nderoi me pjesėmarrjen e tij, Drejtori i mirėmbajtjes se rrugeve tė rrethit Sarandė, Ilir Ristani. Ishte i pranishėm edhe fterjoti ynė, Berti Maēi, nenkryetar i Bashkisė Sarandė.

2.

    Safeti e Ismeti dėrguan njė pėrshėndetje tė ngrohtė,se kuptohet, mosha bėn punėn e vet. Pėr Dilaverin ishte bėrė merak gjithė fshati, se kishin marrė vesh q ė ishte sėmurė rėndė nga zemra. Por fati e desh tė bėhet mirė, pavarėsisht se ne festė nuk mundi tė vijė. Kumtimi i tij "Progresi historik i Fterrės" u lexua, me sqarimin pėrkatės, dhe u dėgjua me vėmendje. Edhe kumtimi i Bardhylit: "Fterra rrezaton arsim e dituri" u dėgjua me interes, ashtu siē u dėgjua dhe kumtimi qė mbajti Gėzim Dusha. Nga Vlora prisnim mė shumė, por siē morėm vesh Naxhiu dhe Zekua kishin arsye. Ne i donim tė ishin nė Ixuar me ne. E rėndėsishmė ėshtė qė fterjotėt tė jenė mirė, kudo qė tė jenė, se nuk ėshtė e thėnė dhe nuk munden tė vijnė tė gjithė. Ajo qė na gėzoi mė shumė ishte se djemtė dhe vajzat qė kishin ardhur nga jashtė, kishe dėshirė dhe t'i takoje, dhe tė bisedoje me ta dhe tė bashkėpunoje me ta, deri pėr punėt mė tė vogla tė Fterrės. Edhe pastrimin para Muzeut, edhe pastrimin e burimit nė Ixuar, edhe lyerjen e Lapidarit tė dėshmorėve, edhe heqjen e barėrave ne mure apo vendosjen e parrullave, e bėmė kryesisht me kėta djem e vajza.

3. 

    Grupi polifonik i Fterrės, me gjithėse nė fillim u ngrit me ca vėshtirėsi, pėrsėri ata qė e kanė mbajtur atė grup, ata e mbajtėn dhe kėtė radhė, me ndonjė "firo" tė vogėl, qė nuk e dėmtoi. Sigurisht, organizator i grupit, si pėrherė ishte Teno Lona. Nė qendėr tė grupit e tė kėngės u vu Ana Kofina. Ėshtė pėr t'u ēmuar vlera qė i jep kėtij grupi Tomorr Avreci me  Taipin, si gjithmonė bashkė me Elidonin e mirė. Mihal Dhuli ishte njė kthyes me grykė i kėngės. Livani si pėrherė i gatshėm. Beniamini, i njohur dhe nė njė grup tė shquar polifonik nė Tiranė, kėndon e nuk shpreh  lodhje. Bajamja tregon gatishmėrinė e saj. Ēajupi, bashkohet me inisiativėn e tij, duke kėnduar bukur kėngėn e njohur tė grupit polifonik tė Fterrės:

O Kurveleshi me halle,

Zėri yt ku s'u dėgjua...

Gastere Shkurti, njė artiste profesioniste, na bėri shumė punė, dhe pėr organizimin, dhe pėr prezantimin, dhe pėr ison nė kėngė. Ja pra, bashkimi bėn fuqinė. Dhe kėnga jehoi. Dhe Fterra u kėnaq, duke dėgjuar kėngė frymėzuese, kėngė tė bukura polifonike.

4.

    Na ngeli nė kujtesė angazhimi e qytetėrimi i djemve e vajzave tė ardhura nga jashte, tė cilėt dinin tė ēmonin punėn, dinin tė bėnin ēdo lloj pune, pa asnjė lloj "turpi". E jo vetėm kaq, por ata qėndronin shumė mė lartė dhe nė fjalėn e kulturuar, dhe nė veshjen e emancipuar, dhe nė sjelljen e qytetėruar, dhe nė edukatėn njerėzore e shoqėrore. Ata tashmė ishin qytetarė nga Fterra. Dhe Fterrės i dhanė hijeshi. Tė tillė ishin shumė vajza e djem. Madje, tė tillė ishin transformuar tė gjithė ata qe kishin punuar e jetuar jashte nė kėto vite tranzicioni.

    -Kurbeti, - na tha Astrit Avreci, -  te jep dhe para, tė bėn dhe "njeri". Ne tani, kėtu  kemi mall, por s'kemi mė njerėz. Fterra ka mbetur me ne qė kemi ngelė kėtu.  Dhe Astriti ka tė drejtė se vėrtetė: "ne jemi, dhe kėta kemi".

    - Fterrėn, ftilloi mė tej bisedėn Astriti,,- po deshėt ndihmojeni ju, nė Tiranė e Sarandė dhe kėta djemtė qė janė nė emigracion. Kėshtu, siē ndihmoni ju, ėshtė mirė tė bėjnė tė gjithė fterjotėt, kudo qė janė. Ndryshe...

5.

    Kėtė "ndryshe..." me tri pika retiēense, e ndjeva dhe unė. Ndjeva se mė rrethonin dy "botė". Ajo qė pata zili e mė bėri pėr vete, ishte "bota" e tė ardhurve nga jashtė. Madje mė tėrhoqi vėmendjen dhe Lirimi, qė kishte ardhur nga Amerika. Tė bisedoje me Lirimin jo vetėm ēmalleshe, por ndjeje dhe kėnaqėsi. Unė Lirimin e kam njohur herėt. Puna nė Tiranė mė lidhi me tė, kur ai ishte drejtor nė kombinatin poligrafik Tiranė, ku shtypeshin gazetat e revistat. Por tani ndjeva se kisha nje Lirim "tjetėr", dhe  kur mė mori ne telefon, dhe kur bisedova me tė nga afėr. Ishte bėrė mė i kujdeshėm, dhe nė tė folur, dhe nė sjellje, dhe nė falėnderim. Njė sjellje qytetare pashė te Graniti i ardhur nga Roma, sė bashku me Margaritėn e Jashėn polake, qė rrezatonin  fisnikėri. Tė gėzonte shpirti, kur shikoje qė nė Fterrė, nė lokalin te Sherifi apo te Profiti, rinia kėndonte e hidhte valle deri nė mesnatė, qė tė krijonte pėrshtypjen sikur ishe te njė disko nė natyrė. Fterra ishte mbushur me rini, me djem e vajza, madje dhe burra e gra, tė civilizuar e tė qytetėruar, qė tė dukej se ishe nė Romė apo nė Athinė, ku pėr tri-katėr netė qė i pashė, asnjė nuk krijoi ndonjė shqetėsim social nė kėto mjedise. Ata ishin fterjotė nė Fterrė, por arsyetimi i tyre ishte si nė qytetet e zhvilluara tė botės sė zhvilluar. Ata dinin tė silleshin, dinin tė respektonin, dinin tė bisedonin si qytetarė modernė, por dinin dhe tė kėndonin e tė kėrcenin bukur.

     Kėtė qytetėrim  e "preka" dhe nė takime e biseda qė pata me fterjotė tė tjerė qė kishin ardhur pėr festėn. Kė tė pėrmend mė parė? Vilson Kofinėn apo LameMehmetin,  Mihal Dhulin apo Ivan Rukėn me Majlindėn, qė unė e pandeha "studente" e shkuar studentes apo Koēon e Delo Zhupėn me tė tjerė. Tė tillė ishin tė gjithė tė "ardhurit".   Ishin "afėr" tyre e gati si ata, dhe jo pak djem e vajza fterjotė qė ishin "tė dalė". Nuk thonė kot ėshtė mė i ditur "i daluri" se sa "i mėsuari". Si kėta ishin dhe katėr punėtorėt qė punuan me dėshirė e vullnet pėr gati njė muaj nė mirėmbajtjen dhe rregullimin "kapital" tė rrugės Borsh-Fterrė. Nuk ke ē'thua as pėr Taipin e Hakanin, as pėr Tomorrin e Kimetin, aq mė tepėr pėr Shuaipin qė ishte teknik-zbatues pėr punėn nė kėtė rrugė i cili, nė bisedėn e tij nė Sarandė, na tha se, pėr punėn nė kėtė xhade, do ta forcojė mė shumė kontrollin, veēanėrisht pėr hapjen e kanaleve anėsore.
    - Rruga mba dhe bie njerėzit kėtu, se ja tek ėshtė Borshi e Saranda. Tani nuk ėshtė larg as Athina,-na thotė Hamza Mehmeti.  Ndaj, Hamzai, i kėnaqur nga djemtė e Fterrės, gjatė gjithė jetės sė tij, u shpreh me gjithė shpirt: Djemtė e Fterrės bifshin dhe nė gurė !    Une shtova si me shaka: po dhe vajzat, xha Hamza ! Se  ja kur degjova Anėn duke kėnduar ...

6.
    Kur tė dėgjova ty Ana duke kėnduar, mė erdhi nė kujtesė mėnēuria "si goja-zemra". Kėtė e ndjeva dhe nėsytė e tu, se sytė janė pasqyrė e shpirtit tė njeriut. Zoti, siē duket, tė  gatoi me nge e me dėshirė. Tė dha shpirtin e pastėr, tė dha bukurinė e hijeshinė, tė dha zėrin e birbilit. Dhe i tha Fterrės: Ja ku e ke, me tė gjitha tė mirat. Dhe si e tillė, ti u tregove e gatshme pėr tė kėnduar pėr Fterrėn e fterjotėt. Ndaj kur kėndoje nė festėn e Fterrės, tė qeshte syri, tė gufonte gjoksi, tė gėzonte zemra dhe tėrė qėnia jote ėngjėllore. Kur kėndoje, moj Ana, dukeshe sikur kishte zbritur hėna nga prapa malit dhe birbili kishte dalė nga pylli i gjelbėr pėr tė derdhur zėrin e bukur nė shpirtin e fterjotėve tė dėshiruar pėr ta  bijė tė bekuar, qė bėn birbilin ta dėgjojė, qė bėn lumin tė ndalojė, qė bėn shkėmbin tė jehojė, qė bėn njeriun ta shijojė.  Faleminderit Ana! Dhe jo vetėm ty. Por faleminderit dhe Nėnės qė tė lindi, Fajkasė qė mbetet si fajkua dhe Babait tėnd Reshatit, qė tė ka merak mė shumė se veten e tij, qė don tė tė ruaj si ėngjėllore e kofinajve, madje pse jo dhe e Fterrės mbarė. Por unė do tė falėnderoja dhe Sabriun, bashkėshortin tėnd, skraparliun e mirė, qė u tregua tamam:  "Dhėndėrri i mirė, djalė i parė i shtėpisė", por qė nė kėtė rast, ai u suall si djalė Fterre, nga ata tė mirėt.  Unė e ndjeva se ishte i tillė qė nė fjalėt e para tė tij, qė nė gatishmėrinė dhe gėzimin qė ai shprehu qė Ana e tij, por dhe Ana jonė, tė kėndonte nė Fterrė e pėr Fterrėn. Ndaj dhe mė gėzoi shumė. Se i miri njihet, qoftė dhe nė njė rast tė vetėm. Se  dhe njeriu ėshtė si vera e mirė, qė njihet me ta vėnė nė buzė. Kėshtu e njoha dhe unė dhėndėrrin e Reshatit dhe tė Fajkasė, bashkėshortin e Anės, bijės sė kėngės sė Fterrės, qė ka ligjėruar deri nė festivale kombetare tė Shqipėrisė.  Edhe unė kisha ėndėrr ta shijoja nga afėr atė kėngė qė dilte nga shpirti yt aq i dlirė. Rrofsh moj Ana, qė gėzove dhe burimin e Ixorit e qė ngjalle dhe shpirtin e fterjotėve nė gjumin e parajsės. Talenti, kur ėshtė pėr sė mbari, siē je ti moj Ana, nuk ka tė ēmuar.

    Ėshtė merita jote qė nė atė festė, jo vetėm u ngrit grupi, por qė dhe u bashkuan me zėrin tėnd zėrat e tjerė tė grupit polifonik, kur ndonjė "zė i njohur" i kėtij grupi nuk dėshironte tė kėndonte as grupi nė atė ditė feste. Ėshtė pėr tė ardhur keq. Por ja qė ka dhe kėshtu. Por ti, moj Ana, u ngjite lart, shumė lart, se bėre tė fitojė e mira, e tė mundet e liga. Edhe pėr kėtė, jo vetėm unė, por kam mendimin, se tė gjithė ata qė tė dėgjuan atė ditė tė 28 gushtit 2004, tė falėnderojnė, tė pėrgėzojnė e tė urojnė. Dhe jo vetėm kaq, por unė me gjithė shpirt tė jam mirėnjohės qė shfaqe, dhe nė kėtė rast, vlerat e tua tė ēmuara. Ndaj dhe mė frymėzove pėr tė shkruar fare pak pėr ty moj Ana, qe je stoli pėr Fterrėn tonė dhe nuk ke nevojė tė stolisesh mė shumė as nga unė e as nga askush. 

7.

    Sigurisht dhe njė dasmė qė bėhet, ka telashet e veta. Madje, shpesh ndodh qė  mbasi mbaron shfaqen dhe pakėnaqėsi. Ka dhe llafe, qė opinioni i shėndoshė i konsideron "llafe grashė", (kupto kėtu ato pak gra qė merren me"llafe"). Por, edhe nė festa gjėndet ndonjė "tip" i vėshtirė qė pėr njė "limon" do tė prishė njė "festė", pavarėsisht se as dasma nuk prishet pėr njė limon", dhe as festa nuk prishet qoftė dhe nga njė "njėsh i shtrėmbėr". Se "njėshi i shtrėmbėr" ėshtė zero e fil. Ndėrsa komuniteti, bashkėsia ėshtė shumė, ėshtė gjithėēka. Ndaj dhe  "njėshi i shtrėmbėr" mėrzit veten, se bashkėsisė nuk ka ē'i bėn.

     Disa djem bėnė dhe njė sugjėrim miqėsor. Shėrbimi nė lokale mund t'i japė mė shumė kėnaqėsi cilitdo qė vjen nė kėtė apo atė lokal. Vėrtetė lokali ėshtė privat, por shėrbimi ėshtė publik, dhe lokali funksionon nė sajė tė klientit. Koncepti: pronė ėshtė  private, por shėrbimi ndaj publikut ėshtė detyrim: dhe zakonor, dhe moral, dhe demokratik e njerėzor, dhe ligjor. Ndaj dhe pronarėt pėrsėmbari shkruajnė me tė mėdha dhe kėrkojnė tė respektohet idea: Klienti ėshtė "mbreti"im! Apo: Klienti ėshtė "bosi" im ! Prandaj kamarjeri e ka pėr detyrė qė klientit t'i dhurojė dhe "vetulla", dhe "petulla". Madje njė djalė fterjot, qė punonte nė lokal nė Athinė, shtoi se dhe veshja e tyre duhet tė jetė profesionale, aqė mė tepėr nė ditė feste.

    Kėto dy sugjerime miqėsore, ndofta nuk janė kryesore, por ama janė tregues qė flasin  pėr kulturėn e Fterrės dhe tė pak fterjotėve. Sepse ēdo gjė, deri dhe sjellja nė rrugė e paraqitja sa mė e bukur e fshatit dhe ēdoindividi, i jep vendlindjes sonė mė shumė nder e dinjitet njerėzor. Pavarėsiht nga ky ose ai "sugjerim", apo nga ndonjė "shkėmbim fjalėsh" qė shkakton konkurenca ndėrmjet "tregtarėve" pėr fitim, Fterra jonė nė kėtė Festė gėzoi dhe gurėt e varresė. Fterjotėt erdhėn me gėzim dhe u larguan tė kėnaqur nga vendlindja e tyre. Me vete morėn mėnēuri fterjote, morėn mesazhin e kėngės sė bukur, qė jehoi deri lart pėr mbi mal dhe fshat e fqinjė,... nė Sarandė, Vlorė e Tiranė e te bijtė fterjotė nėpėr botė. Bukurinė dhe kėnaqėsinė e kėsaj feste ata, dhe do ta shpėrndajnė, dhe do ta ruajnė atje ku janė, nė Greqi, nė Itali, nė SHBA e Kanada,a...gjetkė, pėr ta gjallėruar e freskuar pėrsėri pas pesė vjetėsh.

     Ndaj  urojmė: Mirupafshim pas 5 vjetėsh, tė shtunėn e fundit tė gushtit 2009 !

                                                                                                                Guro Zeneli

Nr. 41 – tetor 2004

 

 

 

 

Lidhjet me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin,  nevojė shpirtėrore e

materiale, pėr sot  e pėr mot

 

Le tė kthejmė mendimin te tė parėt tanė, duke kujtuar, pėr njė ēast, secili njerėzit e vet nė kurbe t- vite tė shkuara apo nė emigracion-kėto vite. A ka ndonje fterjot qė ka ikur dhe "ka hedhur gurin pas"?. Pėrkundrazi, nė tė gjitha kohėt, dhe kur fterjotė shkuan nė kurbet, dhe kur shkuan pas nėpunėsisė, civile e ushtarake, dhe tani nė emigracion, pėrsėri "shpirti i Fterrės" sė pėrbashkėt na ka ndjekur pas. Ėshtė kjo arsyeja, qė nė Fterrė, njė nga bijtė e kėtij fshati, ka sjellė sot librin me titullin kuptimplot: "Ne tė lam, po ti s'na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne".

Duke biseduar me fterjotė tė moēėm, duke studjuar Historikun e Fterrės e gazetėn "Fterra jonė", duke njohur, sa ka qėnė e mundur jetėn e bijve tanė nė emigracion dhe veprimtarinė e Komunitetit fterjot, arrin lehtė nė gjykimin, se fterjotėt nė tėrė historinė e njohur, pėrherė kanė ndjerė dhe kanė mbajtur lidhje tė forta me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin. Madje kemi bėrė "fterjote" dhe nuset tona, dhe dhėndurrėt tanė, sipas mėnēurisė: "Nusja emirė bėhet bijė e parė e fshatit", ndėrsa "dhėndėrri i mirė bėhet djalė i parė i shtėpisė". Njėherazi, kemi bėrė dhe simpatizantė e miq, gati nga ēdo krahinė e Shqipėrisė e deri nėpėr botė, nga etni e fe tė ndryshme, jashtė komplekseve tradicionale.  Pra, duke e parė kėtė problem nė kėto dy shekujt e fundit, (shekulli i 19-tė dhe 20-tė), del se fterjotė, qė kanė shkuar nė Turqi apo Selanik, nė Europė e deri nė Sh.B.A. e Kanada, i kanė mbajtur lidhjet  me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin. Kėtė e vėrejmė kėnaqshėm, edhe sot te fėmijtė tanė.

Duke i vėzhguar kėto lidhje, historikisht e aktualisht, del se: Sė pari, se lidhja me Fterrėn ėshtė dashuri shpirtėrore, ėshtė dashuria pėr vendlindjen, si atribut individual pėr ēdo fterjot, i shprehur: nė mall e derte, nė bejte e vajtime e deri nė krijimtarinė letrare e artistike, nė krijimtarinė shkencore, arkeologji e drejtėsi, nė median e shkruar e nė emisione televizive dhe deri: poezi e libra, kushtuar Fterrės e fterjotėve. Cili fterjot erdhi nė Fterrė e nuk u gjallėrua e nuk u pushtua nga ndjesi tė veēanta? Njė fterjot i dalur nėpėr botė, nė njė bisedė tė lirė nė Tiranė, na dha kėtė ide: Nė Evropė kam shkuar,/ N'Amerikė kam fjetur,/ Por vend mė tė dashur,/ Nga Fterra, s'kam gjetur./   Njėherazi, kjo lidhje ėshtė shprehur dhe nė mbėshtetjen e nė solidaritetin  shoqėror pėr njėri-tjetrin, pėr bijtė e Fterrės e tė fterjotėve, kryesisht pėr shkollim e kulturė, pėr nėpunėsi e pėr profesione apo zanate tė ndryshme. Fterjoti nuk ėshtė kursyer pėr tė bėrė mirė, me aq sa ka patur nė dorė, cilitdo, aq mė tepėr fterjotit jashtė Qafave tė fshatit.

Sė dyti, janė lidhje ekonomike tė shprehura nė anėn materiale, edhe duke marrė, por edhe duke dhėnė diēka pėr Fterrėn. Kėshtu, bie fjala, fterjoti ka marrė nga vendlindja, njė kavanoz me mjaltė a njė shishe me ujė Ixori, njė varg me ēepele a njė bukfiqe, njė shishe vaj ulliri a njė "kokakola" me raki me aromė rrushi amerikan, apo dhe pak mish tė pjekur fterre apo patate e qepė tė ėmbla nga koshtrat tona.  Gjithashtu, ftetrjoti dhe ka prurė diēka nga vetja e nga mundi i tij nė Fterrė. Kėshtu, ka sjellė jo vetėm civilizim, por dhe ndihmė ekonomike pėr familjen dhe kontribut  pėr Fterrėn. Tė tilla punė kanė bėrė kurbetlinjtė nė Stamboll, nga mezi i dytė i shekullit 19-tė, Isa Hizmo me tė tjerė, duke nxitur idenė: ēdo derė njė djalė nė kurbet, por dhe duke dhėnė ndihmė pėr rregullimin dhe ndėrtimin e kalldrėmeve nė lagjet e fshatit Fterrė, tė cilėt, sipas traditės, i ndėrtuan me duart e tyre ustallarėt fterjotė, qė janė mirėmbajtur deri vonė, por qė nė kėto vitet e fundit, pėr fat tė keq, janė duke u parė me "syrin e njerkės".

Eshte e vyer ndihma para dy shekuj pėr ndėrtimin e Xhamisė-mejtep; pėr shkollėn fillore e pėr xhaden Kuē-Fterrė nė vitet '20-30-tė; pėr telefoninė me Kuēin nė vitet '30-'40-tė e me Borshin nė vitet '60-tė; pėr ndėrtimin e Hidrocentralit nė Fterrė ne 1956-tėn e pėr shkollėn 8-vjeēare dhe ujėsjellėsin nė vitet 60-'70-te; pėr rregullimin e mirėmbajtjen e xhades, nga ana e Borshit e Kuēit; por dhe pėr ndėrtimin e godinės dhe Muzeut pėr Fterrėn, nė vitin '70-tė-'80-tė, e tė tjera punė, qė janė bėrė nė dobi tė Fterrės. Njė shėmbull i freskėt i viteve tė fundit, ėshtė dhe rregullimi e mirėmbajtja e varrezave tė Fterrės, duke dhėnė ēdo fterjot, njė kontribut modest financiar. Nė kėtė kuadėr bėjmė apel pėr mė shumė kontribut pėr vendlindjen tonė e tė tė parėve tanė.

     Ėshtė obligim i pėrbashkėt ringritja e Muzeut tė Fterrės, rregullimi dhe sistemimi me projekt i Ixorit,
si qendėr e Fterrės, ripėrtėritja e ujėsjellėsit me ujėt e Ngurrėzės e ndofta dhe rikompozimi i Lapidarit
tė dėshmorėve tė Fterrės sonė. Realizimi i kėtyre detyrimeve kėrkon mbėshtetjen kryesisht tė iniciativės sė lirė private, por dhe asaj komunitare. Detyrėmadhore pėr komunitetin fterjot ėshtė mirėmbajtja, madje deri  asfaltimi i 10 km rrugė, nga Ixori ynė, kėtu ku jemi, e deri nė Qafėn e Kalasė sė Borshit, qė ėshtė nė dobi tė vetė egzistencės sė Fterrės sonė, tė cilėn tė gjithė e duam shumė, deri dhe me tepėrim.

Lidhja me Fterrėn e me njėri-tjetrin ėshtė jo vetėm tradite e kultivuar, por mund tė cilėsohet dhe si trashgimni genetike, qė vėrteton se dhe geni fterjot i pėrket genit shqiptar, i cili nuk u shua, as nėn sundimin shekullor nga Perandoria Romake e as deri te sundimi otoman 500 vjeēar, madje as te arbėreshėt e Italisė e as te arvanitasit e Greqisė, kur Amerika e Jugut nė mė pak se 200 vjet, humbi etnine dhe gjuhėn e vet, duke u konvertuar nė "Amerikėn Latine". Kujtojmė kėtu dhe shėmbullin e Fiqret Fterrės,qė megjithse i rritur nė Tiranė dhe i ikur nė Amerike nė djalėri qė nė 1943, pa ardhur asnjėherė nė Fterrė, kur vdiq nė 1997 nė Nju Xhersi, la amanetin qė hirin e trupit t'ia sillnin e t'ia hidhnin nė detin pranė Borshit, amanet ia plotesoi Gruaja e tij, amerikania Kostancė, me dy femijtė e tij, 5 vjetė mė parė. Pra, lidhjet e fterjotėve me njėri-tjetrin e kanė bazėn dhe te instikti i dashurisė pėr njėriun tėnd, e kanė burimin dhe te qumėshti i nėnave fterjote, dhe tek edukatafamiljare dhe e vendlindjes, dhe te mjedisi i Fterrės.

Sė treti, janė lidhje shoqėrore e miqėsore tė fterjotėve qė janė shtrirė dhe nė fshat e fqinjė, me shokė e miq nga krahina e nga treva shqiptare, madje dhe me tė huaj, deri dhe nė jo pak martesa tė reja, qė janė bėrė kėto vitet e fundit dhe nė Itali e Greqi, Amerikė e Kanada, apo gjetkė.  Prandaj, tradita e lidhjes me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin ėshtė e nevojshme, jo vetėm tė njihet, por dhe tė ruhet e tė zhvillohet  pėr tė mos "u tkurrur" mė tej, qė mund tė ēojė deri nė braktisjen e Fterrės sonė "lule xheneti", siē e kanė quajtur tė parėt tanė, sepse ka vlera njerėzore e natyrore, kavlera historike arsimore- kulturore, ka vlera tė mirėsisė e tė virtytit, ka vlera tė punės e te jetės.

Fterra ėshtė vend me bukuri ekzotike e me natyre pjellore, me njerėz qė shquhen pėr urtėsi e mirėsi. Mirpo, nė kushtet e demokracisė, duhet njohur dhe vlera turistike e Fterrės, si  pėrparėsi pėr kthimin e saj nė njė pikė turistike tė ēmuar. Kjo sepse Fterra mund tė bėhet pikė turistike pranverore e verore, madje dhe pėr vjeshtėn e parė. Dhe ja pse. Nė pranverė ringjallet jeta, kur "prilli mbush ēeturėt" e "maji njom dhe gurėt". Nė verė, kur dhe buzė detit tė zė vapa, kėtu nuk ndjen pikė djerse. Edhe vjeshta e parė, kėtu ėshtė e artė dhe e kamur. Nė kėtė periferi, dhe nė dimėr ka njė klimė normale, qė nuk i njeh temperaturat ekstreme.    Pra, Fterra ka njė pozicion komod. Ka ujė burimi tė lehtė. Nga lart vjen era e malit, qė tė freskon ballin. Nga lugina vjen era e detit ngarkuar me avuj uji. Nga lumi  vjen freskia e vesės. Kėtu dhe toka, si njė organizėm i gjallė, me kullotat e saj speciale u jep njė shije tė veēantė dhe qumėshtit, djathit e mishit tė qėngjit e tė kecit, ashtu siē kanė nostimė dhe frutat e perimet, vaji i ullirit e rakia e , fiku perdhikul dhe arra qė thyhet me dorė, patatja e qepa me qepujkėn etj. Kėtu kultivohet dhe bleta., mjalti i tė cilės ėshtė kurativ pėr disa sėmundje. Mjeku Peti Zeneli, nė vėzhgimet e tij, ka arritur nė gjykimin se nė kėtė klimė nuk ka as dhimbje koke e as sėmundje zemre, kėtu nuk ka as tė dhjamosur e as diabetik, pėrveē sėmundje stomaku pėr mungesė regjimi.

Nė kushtet e demokracisė globale, kur nė sajė tė komunikimit elektronik e lėvizjes sė shpejtė tė njerėzve ka ndryshuar dhe ligji i hapėsirės dhe ikohės, nė dobi tė qytetėrimit, problemi ėshtė tė ndryshojmė dhe mentalitetin tonė tė jetesės pėr tė punuar, jo vetėm me dashuri platonike pėr Fterrėn, por tė mendojmė, dhe individualisht dhe si komunitet, se ēfarė mund tė realizohet pėr ta kthyer Fterrėn nė njė pikė turistike tė ēmuar, krahas Borshit qė kemi pranė, sepse dhe Fterra, edhe zyrtarisht e administrativisht, hyn nė zonė turistike, si pjese pėrbėrėse e Komunės Lukovė.  Dhe kur arrijme nė kėtė pėrfundim, bazohemi dhe nė pėrvojėn e fshatrave nėpėr Botė, qė i kanė kthyer nė qendra urbane, duke ndėrtuar vila e duke i transformuar nė vende pune e ēlodhėse. Nė zona tė ndryshme rurale dhe atje ku ka pak banorė, madje dhe atje ku nuk ka banorė, shkojnė nga qyteti nė periferi, siē i konsiderojnė ata ish-fshatrat, dhe kryejnė punė bujqėsore e shėrbime tė tjera. Njė shėmbull tė tillė e kemi edhe tek njė numur fterjotėsh qė jetojnė e punojnė nė Sarandė, por qė vijnė herė pas here nė periudha tė ndryshme tė vitit, si pėr tė punuarkoshtrat e tyre, dhe pėr tė ndėnjur kėtu me ditė a me muaj, se nė kėtė klime e kėtė mjedis, tė zgjatet dhe jeta.

Tregues i mirė dhe shpresėdhėnės ėshtė dhe fakti qė disa fterjotė, jo vetėm kanė filluar tė mendojnė, por dhe kanė filluar tė rregullojnė shtėpitė ekzistuese, por dhe tė ndėrtojnė shtėpi me kerkesat e kohės sė sotme. Kėtė po e shikojmė, sidomos te ata fterjotė qė merren me aktivitet privat, qė janė duke menduar e projektuar ndėrtimin e shtepive tė tyre tė reja pėr tė ardhur me pushime dimėrore a verore, apo nė vjeshtė e nė pranverė, sipas mundėsive. Kėshtu, mendojmė se Fterra jonė do tė kthehet njė qėndėr turistike edhe pėr tė huaj, edhe pėr miq e shokė tė fterjotėve nga shumė anė, deri nga bota ku janė e ku punojnė. Eshtė shėmbull i bukur, qė me nxitjen e Ismet Elezit erdhi nė Fterrė njė ekip studjuesish nga universiteti i Gracės nė Austri, qė pėr tri javė bėnė studimin social-kulturor pėr Fterrėn tonė, qė e kanė botuar dhe nė njė libėr shkencor tė atij universiteti. Ėshtė frymėzuese dėshira e publicistit Fatos Lubonja, djali i Liri Fterrės, qė kėrkon tė ketė njė shtėpi nė Fterrėn tonė, ku tė vijnė e tė banojnė pėr njė kohė tė caktuar edhe poetė e krijues tė tjerė, se Fterra jonė ėshtė dhe vėnd frymėzues, edhe me natyrė ekzotike,  edhe me histori e kulturė, edhe me bij tė shquar tė saj.

Pėr gjithė sa theksuam, gjykojmė se, pėr mė tepėr nė kushtet e ekonomisė sė tregut tė lirė, janė tė gjitha mundėsitė pėr tė ruajtur e forcuar lidhjet me vendlindjen  tonė dhe tė tė parėve tanė, duke gjallėruar dhe riorganizuar Komunitetin fterjot, kėtu e nė Tiranė, duke u organizuar dhe nė emigracion, sidomos komuniteti fterjot nė Greqi, ashtu si kudo ku ka bashkėsi fterjotėsh, duke zgjeruar e forcuar lidhjet me Fterrėn dhe me njėri-tjterin, bashkėpunimin midis nesh, duke parė gjithnjė ato qė na bashkojnė pėr ta bėrė Fterrėn tonė, ashtu siē e duam tė gjithė. Se nė Fterrė, ashtu siē na tha njė profesor, Jakupi, mund tė jetosh si zotni, edhe duke qėnė bari, edhe duke   qėnė bletrritės.  Ju faleminderit.   

 

                                      Punuar, nė bashkėpunim Gėzim Dusha, Jashik Maēi, Guro Zeneli.

Nr. 41 – tetor 2004

 

 

 

 

Nė promovimi i librit "Ne tė lam, po i s'na le,..."

- takim miqsh e shokėsh tė hershėm e tė sotėm -
 

Nė paraditen e tė dielės sė parė tė muajit tetor 2004, nė ambjentet e hotel "Dajtit" Tiranė, u bė promovimi i librit, "Ne tė lam, po Ti s'na le,...", e autorit Guro Zeneli.

 

Morėn pjesė shumė miq e shokė dhe fterjotė. Nderuan me pjesėmarrjen e tyre: Kryetari i Grupit Parlamentar tė PSSH-sė Gramoz Ruēi, Ministri i Transporteve, Spartak Poēi, dhe deputetėt: Ylli Bufi, Robert Ēeku, Bardhyl Agasi, Ilir Zela, Sali Shehu, Flamur Hoxha, Ardian Myslimi,e tjerė,Inspektorja e Lartė, Fatmira Laska, Artistja me emėr, Irini Qirjako, e tjerė. Njė atmosferė tė gėzueshmė i dhanė takimit miqtė e hershėm: Agim Mero, Piro Andoni, Jorgo Melica, Nasho Jorgaqi, Liri Lubonja, Luan Dibra, Zef Gurakuqi, Spiro Dede, Spiro Ēavo, Liri Gjoliku, Fatmir Toēi, Burim Husi, Neshat Tozaj, Edi Mazi, Kastriot Ēaushi, Avdulla Kėnaēi, Ilir Buēpapa, Nebi Duro, etj. Dhe fterjotėt, Safet Memi, Ismet e Besim Elezi, Dilaver Shkurti, Lutfi Dusha, Jakup Mato,e tė tjerė e tė tjerė.

 

Pasi autori falenderoi pjesėmarrėsit dhe prezantoi pėrmbajtjen e librit, duke dhėnė motivin e botimit tė tij, me mesazhin kuptimplotė tė filozofisė qytetare qė mėson se: Sado qė tė bėsh pėr Vendlindjen, prapė ke bėrė pak", ashtu si: "Sado qė tė bėsh pėr Nėnėn, pėrsėri je borxhli", autori dhuroi me autograf 160 libra pėr tė gjithė miqtė dhe shokėt e pranishėm.

Promovimi i librit shėrbeu qė, autori dhe miqtė e jetės sė tij, tė takojnė  me nostalgji njeri - tjetrin.
 

Takimi ishte i ngrohtė dhe miqėsor.  

                                                                                                 

Koktejl vazhdoi pėr njė orė.

 

Aktivitetin e pasqyroi RTSH-ja nė kronikėn e lajmeve tė ditės.

 

 

Meritėn e kanė vlerat e vendlindjes sonė

 

 

Mirėseardhėt!


Ju faleminderit, emėr pėr emėr, pėr pjesėmarrjen tuaj nė kėtė promovim, tė librit: "Ne tė lam, po Ti s'na le, se Ti vjen, ku vemi ne,.."

Ardhja juaj sot kėtu, me jep privilegj dhe nder qė tė ndodhem midis shokėsh e miq tė jetės sime, duke mė shkaktuar emocion dhe ndjesi te veēantė, duke mė lėnėgjurmė dominante nė kujtesėn time. Se  miku, ėshtė si vera, e cila sa mė e vjetėr tė jetė, aq mė e kėndshme ėshtė, ashtu si dhe njė dokument, sa mė i lashte tė jetė, aq mė shumė vlerė ka. Kėshtu ėshtė dhe me ju miqtė e mi, qė sa mė tė hershėm jini, aq mė tė dashur e mė fisnik, jini bėrė nė sytė e mi.

Kėtė libėr ia kam kushtuar vendlindjes, sepse vendlindja ėshtė ajo "copė tokė e dashur", qė njeriu, me gjithė se e lė, pėr njerėn apo tjetrėn arsye, ajo nuk tė lė, por tė ndjek e tė vjen, atje ku jeton e punon;  dhe: Sado qė tė bėsh pėr Vendlindjen, prapė ke bėrė pak, ashtu si : Sado qė tė bėsh pėr Nėnėn, pėrsėri je borxhli ndaj saj. Ky mesazh pėrshkon tėrė librin, qė nga pjesa e parė, memorja, dhe deri nė skicat, meditimet, portretet e intervistat, reportazhet e kumtimet pėr vėndlindjen, si njė copė vend i pasur: me histori e kulturė, me mėnēuri popullore dhe dije intelektuale, kushtuar vlerave tė Fterrės dhe veprimtarisė sė ēmuar tė jo pak fterjotėve tė shquar, nė krah e midis Kurveleshit dhe Bregdetit, nė pozicionin: Fterra-Labėri, Fterra - Rivierė, nė pėrbėrjen e Komunės Lukovė. 

 

Njėherazi, duke shkruar pozitivisht, jam pėrpjekur, qė nė faqet e kėtij libri, tė jap mirėsinė e solidaritetin e fterjotėve, me njeri-tjetrin, me fshatrat e me krahinėn pėr rreth, por dhe me shoqėrine e miqėsinė e fterjotėve me sarandjotė e vlonjatė, me tiranas e shkodranė e deri nė treva tė tjera, madje dhe nė Athinė e Romė, nė Nju Jork e Montreal, e gjetkė. Baze e kėsaj lidhje, me njeri-tjerin dhe me tė
tjerėt, historikisht e aktualisht, ėshtė kultura e toleranca e fterjotėve tė mirė, qė shikojne te njeri-tjetri ato qė bashkojne e jo ato qė ndajne. Mbi kėtė traditė progresive, janė ftuar dhe sot kėtu, shokė e miq, jashtė komplekseve tė ndryshme, duke e parė njeri-tjetrin, sy mė sy, si njerėz, si shok e si miq, si civilė e si qytetarė.

 

Brumi i kėtij libri ėshtė urtėsia dhe trimėria e kėsaj zone, solidariteti historik i saj, i shprehur me mėnēuri, bie fjala, nė vargje tė tilla si: Kaonė jemi tė gjithė,/ Nga njė farė e nga njė fis,/ Po, qė nė
kohėn e Turqisė,/ Nė zonėn e Labėrisė,/ U ndamė e u bėmė dish,/ Nė xhami edhe nė qish. Kėto janė vargje qė i pėrkasin kohės kur u bė dasia fetare, para e gjatė shekullit tė 17-tė, ku populli vazhdoi tė kėndojė: Qė nė Gumenicė e lart,/ Himarė i thonė ēdo fshat,/ E nisim me Bregdenė,/ E shkojmė nė Tepelėnė,/Vemi-kufi me Delvinė,/Nė Dragji(Tragjas) e gjer Kaninė..  Shėmbull i kėsaj historie ėshtė dhe Maro Kondia, "Bijė Fterre, nuse Ēorre,/ Djalin mė tė mirė more,/ Po ē'e do qė s'e gėzove,/ Nga shkėmbinjtė u lėshove,/ Turqit prapa ē'i more,/ ..."si njė legjendė reale qė ėshtė krenari e pėrbashkėt e komunitetit fterjot e ēorrjot.  "Mielli" dhe "vaji" i kėtij libri janė: Lazo Kofina i parė, kėshilltar e sekretar i Gjolek Labit me shokė, gjatė Kryengritjes kundėr Tanzimatit, 1830-1850, kur pėr tė u thurėn vargjet: "O more Lazo Kofina, s'pranove lule e sqima..,"i cili nuk iu pėrul nė asnjė moment sundimit otoman. Janė unikale nė kėtė zonė vargjet: S'na ndau dot as  shejtani,/ As turku, as grekomani,/ As ungjilli e as kurani. Njė "brumė gruri" ishte rilindasi, "Isa Hizmo, mėndjeholli, qė fterjotė Stamboll i mori,.." me idenė:"ēdo derė, njė djalė nė kurbet", duke i ndihmuar jo pak djem tė bėhen  hoxhė e kadi. Brumė i veēantė ne vitet '20te, ka qėnė pėr Fterrėn, avokati "O Xhafer Shehu me nam,/  Me mendje si evropian,/,  Kėrkon liri pėr vatan,/.. Fterra ka qėnė e pėrmendur nė zonėn e Labėrisė si fshat "80-shtepi-100 hoxhė", hoxhėt qė u bėnė mėsuesit e parė tė gjuhės shqipe, nėpėr  zonė nė Vlorė-Gjirokastėr-Delvinė. Njė tjetėr brumė diturie ka qėnė nė vitet '40-tė mėsuesi e komisari "Hiqmet Dusha me vlerė,/ Buza-gaz qė kur kish lerė,...", qė ra heroikisht  mė 30 gusht 1943, pėr ēlirimin e Libohovės.

 

Nė Fterrėn tonė, me 100-120 shtėpi, nė shekullin e 20-tė, kryesisht nė vite 1950-2000, u shqua brumi i 10 profesorėve, dhe i mbi 300 bijve e bijave qė kanė mbaruar shkolla tė larta, brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Ėshtė kuptimplote kenga:" O portat e gurta,/ Ē'burra kini nxjerrė,/ Mbi 100 mėsuesa, / Dije kanė mbjellė,.../ , dy prej tė cilėve, Lame Xhama e Xhevdet Kofina, janė "Mėsues tė popullit".

 

Meritėn pėr kėtė libėr e ka nė radhė tė parė Fterra jonė, me pasuri shpirtėrore e mendore, gjatė tėrėhistorisė sė njohur tė saj. E them ketė sepse, "di dhe halla tė bėjė petulla, por kur nuk ka miell e vaj", s'ka ē'bėn. Ndėrsa Fterra jonė, pėr fatin e mirė tė saj, ka dhe "miell farinė" , ka dhe "vaj ulliri, ka dhe voshtinė mjalti, ndaj ka dhe "petulla" dhe "vetulla". Ndėrsa unė hodha, herė ujė nga burimi i Ixorit e herė nga burimi i Ngurrėzės, duke gatuar me dashuri kėtė libėr, tė cilin shpresoj qė t'ju shijojė sado pak. I kanė rritur vlerėn kėtij libri fterjotė e mirė e tė ditur, tė cilat janė personazhe tė civilizuar e tė kulturuar, si ata qė janė nė punė tė thjeshta e deri ata qė janė ngjitur nė nivele tė larta arsimore e kulturore, artistike e shkencore, madje deri te Njeriu Ndėrkombėtar, siē ėshtė midis nesh, profesori i ēmuar, Ismet Elezi ynė, dhe tė tjerė e tė tjerė.

 

Tablloja, qe jepet nė kėtė libėr, ėshtė shkruar me dashuri e me mall. Por ama, siē dihet, kur diēka shkruhet me dashuri e me mall, atėherė falet dhe ndonjė qejfmbetje, falet dhe ndonjė vėrejtje apomendim "ndryshe", ashtu siē falen dhe gabimet  teknike-gjuhėsore, qė mund t'i kenė shpėtuar ekipit botues.

 

Njėherazi, dėshiroj t'ju them shokėve e miqve qė janė tė pranishėm, se pėr tė shkruar kėtė libėr, mua mė ka frymėzuar historia dhe kultura e krahinės Kurvelesh e Bregdet, pjesė organike e tė  cilės ėshtė dhe Fterra jonė. Frymėzim i pėrhershėm pėr tė shkruar kėtė libėr ka qėnė pėrhere, lexuesja e parė kritike dhe redaktorja, Kanua ime.Gjėj rastin tė falėnderoj mikun tim tė shquar, dropu llitin e mrekullueshėm, intelektualin pa komplekse, Arqile Garon, qė mundėsoi botimin e kėtij libri, sė bashku me z.Vangjel Tavo dhe ēiftin simpatik, Dashamir e Aida, nė shtypshkronjėn "Kumi" Tiranė.

 

Edhe njėherė ju falėnderoj tė gjithėve, sepse ju tė gjithė jini njerėz tė ēmuar. Ju jam mirėnjohės pėr miqėsinė tuaj. Dhe tani, sė bashku me familjen, ju ftoj nė njė koktejl modest, dhe me gotėn nė dorė, dėshiroj t'ju shpreh dashuri e mirėnjohje, duke ju dhuruar dhe librin: "Ne tė lam, po Ti s'na le,..", si pjesė tėshpirtit fterjot, si pjesė e shpirtit tim.

 

Gėzuar ! Gėzuar !Tiranė, Tetor, 03.2004                               

 

                                                                                               Guro ZENELI

Nr. 41 – tetor 2004

 

 

 

 

U NDA NGA JETA NAFIZ BEZHANI

- nga ceremonia  mortore –

 

     E kush nuk e njihte Nafizin? Fterjotėt, sigurisht e kanė pasur tė tė njohur gjatė tėrė jetės sepse Nafizi ishte fterjotė dhe fterjot me emėr. Por Nafizi u bė i njohur dhe mė gjėrė. Atė e njohu opininoni publik  dhe si fterjot , dhe si  partizan nė luftėn Antifashiste Nēl. Dhe si jurist  e avokat me emėr, dhe si  oponencė ndaj fenimeneve negative nė shoqėri e nė shtet, dhe si krijues ,qė bėri studime e shkroi libra me vlerė. Pena e tij nuk ndali asnjėherė sė shkruari, deri dhe nė momentet e fundit tė jetės sė tij, duke mos pranuar asnjėherė qendrimin pensionist - pasiv nė jetė. Dhe pikėrisht pas n je jetė tė gjatė intensive Nafiz Bezhani, para pak kohėsh, mė 16 shtator 2004, ndėrroi jetė.

     Vdekja e tij ėshtė njė humbje, jo vetėm pėr dy djemtė e tij, pėr bezhanajt e pėr gjithė fterjotėt, por dhe pėr tė gjithė miqtė, shokėt e dashamirėsit e tij nė Tiranė e me gjėrė. Veprimtaria e tij e shquar e bėri Nafizin qė tė jetė njė figurė shtetėrore, njė jurist i shquar, duke dhėnė njė kontribut tė dukshėm nė zhvillimet demokratike  nė vendin tonė, veēanėrisht nė forcimin e shtetit tė se drejtės dhe nė konsolidimin e shtėtit ligjor nė Shqipėri, jo vetėm duke qėnė i zdhedhur nga Kuvendi i Shqipėrisė, nė funksionin e Kryetarit tė Komisionit pėr pastėrtinė e figurave tė larta tė shtetit, por njėherazi la tė shkruar trilogjinė "Mėkatarėt", si vlerė pėr pastėrtinė morale tė figurave politike tė shtetit shqiptar.

     Nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe artistėve tė Shqipėrisė u zhvillua ceremonia mortore e tij, ku u bėnė homazhe nderimi pėr tė dhe ku, Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, deputeti Limos Dizdari,  mbajti fjalėn e rastit,  duke vėnė nė dukje vlerat e tij si figurė e rėndėsishme e shtetit. Nafizi u pėrcuall me tė gjitha nderet qė i takonin pėr nė varrezat e Sharrės. Nė momentin e varrimit, fjalėn e rastit e mbajti Guro Zeneli.

     Gazeta "Fterra jonė" u shpreh dy djemve tė tij dhe gjithė bezhanajve ngushėllimet me tė thella pėr humbjen e Nafizit tonė


 

 

Na iku nga jeta... Nafizi ynė

-         nė momentin e varrimit –

 

Nė emėr tė bezhanajve dhe dy djemve tė tij tė dashur, Benit e Vironit dhe nė emėr tė komunitetit tė fterjotėve nė Tiranė e deri nė Fterrė, mė lejoni tė falenderoj pjesėmarrėsit nė kėtė ceremoni tė lamtumirės, ne nderimin tėnd, o Nafizi ynė i shtrenjtė!

Ky nderim ngushėllues pėr tė gjithė miqtė e shokėt, pėr fterjotėt, ka njė dhimbje tė veēantė, sepse ne, na iku nga jeta nje njeri i shquar dhe njė fterjot i ditur, nga njė derė me emėr, pėr mirėsi e mėnēuri, nė fshat e nė fqinjė. Ky nderim, ka dhimbje pėr Nafizin, se ne e kishin nje fterjot-atdhetar, me kurajo civile, por dhe profesionist tė drejtėsisė. Kėto vlera tė tij, Nafizi i shfaqi me dinjitet nė tė tri moshat e tij dhe nė tė tri kohėt qė jetoi. Kėshtu nė moshėn e rinisė,- nė moshėn e idealit-, nė kohėn e Luftės Antifashiste Nēl. luftoi si partizan trim nė Brigadėn e Parė Sulmuese pėr njė Shqipėri tė lire e demokratike. Kėshtu nė moshėn e burrit,- nė kohėn e shtetit ideologjik,- me kurajo tha tė drejtėn, duke pranuar dhe ndėshkimin.

Kėshtu dhe nė moshėn e tretė,- nė kohėn e kthesės sė madhe dhe tė periudhės sė tranzicionit demokratik,- pėrsėri, me tė njėjtėn kurajo e trimėri civile, foli e shkroi pėr tė drejtėn juridike, duke kėrkuar pastėrti morale nė administratėn e lartė tė shtetit dhe nė vetė shoqėrinė shqiptare. Pra, Nafiz Bezhani, ishte nga ata juristė e analistė qė diti dhe ta njohė kohėn, por njėherazi dhe ta vlerėsojė atė me gjykimin kritik tė tij.

Ky nderim pėr ne Fterjotėtė ėshtė njėherazi dhe i paharruar se i kushtohet birit tė Fterrės sonė, Nafizit, qė e kishim njė krijues e njė autor vullnet-fort e mendje-ēartuar me pene trimėrore, qė kapi dhe trajtoi probleme tė ndėrlikuara e komplekse pėr shoqėrinė,  si nė shtetin monist dhe nė shtetin pluralist, duke shkruar pėr drama njerėzore dhe intriga tragjike tė pėrmasave shekspiriane, duke thėnė tė vėrtetėn, pavarėsisht nga barra e rėndė e vetė tė vėrtetės, duke u munduar kėshtu, tė bėjė diēka nė dobitė njerėzve tė mirė e tė shoqėrisė, nė tė cilėn jetoi e punoi deri nė kėtė ditė mortore, qė e ndau nga ne tė gjallėt. 

Kjo ditė mortore ėshtė e rendė, se u nda nga ne pėr jetė Nafizi me emėr, avokati i shquar, qė si juristgjykonte konformė ligjit, ndėrsa si fterjot ndjente dhimbje pėr njeriun- viktimė, sepse kishte arsyen e njė burri te ditur, duke gjykuar brenda rrethanave, tė kohės e tė personazhit qė kishte humbur emrin e nėnės e tė babait, qė dinte tė diferenconte tė mirėn te njeriu, nga e liga qė ia impononte shteti. Dhe sė fundi, pėr ne ėshtė e dhimshme kjo ditė mortore, se u nda nga fterjotėt modeli i njeriut origjinal, Nafizit tonė tė paharuar, qė me emrin dhe veprėn e tij, do tė mbetet i gjallė midis tė gjallėve.

Ndaj ne, fterjotėt, nė kėto momente tė humbjes sėnjė njeriu tė shquar, tė Nafizit tonė, ndjejmė respekt e mirėnjohje pėr ty, Nafizi ynė fterjot, pėr ty Nafizi ynė  jurist, pėr ty Nafizi ynė krijues. Edhe njėherė, duke ndjerė dhimbje, pėr ty Nafiz qė, nga mal mė kėmbė, tani je shtrirė te varri i pėrjetshėm, unė, njė nga tė afėrmit e tu tė shumtė, nė emėr tė fterjotėve, falėnderoj me mirėnjohje tė gjithė miqtė, shokėt e dashamirėsit  e Nafizit tonė, fterjotit  tė paharruar.

Ti, i dashur Nafiz, po ndahesh nga ne pėr tė shkuar te prindėrit e tu, Xha Ismaili e Nėnė Hadilekua, pėr tė takuar me mall dy vėllezėrit e tu, Nailin e mrekullueshėm e Xha Nedinin shėmbullor dhe pėr tė shkuar te shpirti i tėrė atyre burrave tė lashtė e tė mėnēur tė Fterrės sonė, me histori e dituri.

     Tu prehtė shpirti nė paqen e pėrjetėshme ! Lamtumirė Nafiz !

     Njė heshtje varri pėr Nafizin qė nuk heshti kurrė.

     Nderim e mirėnjohje pėr Nafiz Bezhanin.

                               

                                                                                    Guro ZENELI

Nr. 41 – tetor 2004

 

 

 

PĖR FAMILJEN FĖRTĖNA NĖ STAMBOLL

 

Puna dhe detyrat e ndryshme qė kam kryer nė vite mė kanė dhėnė mundėsinė qė tė punoj e jetoj nė disa shtete, ku kam takuar qindra e mijėra bashkėatdhetarė tė emigruar nė periudhat e vėshtira qė ka kaluar Shqipėria. Mund tė them shkurt e qartė se tė gjithė ruanin dhe trasmetonin veti tė vyera tė tė parėve tė tyre, veēanėrisht si atdhedashės e arsimdashės.

Njė shembull kuptimplotė e mjaft domethėnės tė ruajtjes sė traditave edhe nga ata qė jetojnė prej dhjetėra vitesh jashtė atdheut e qė unė dua ta theksoj, ėshtė lidhja qė kam patur me familjen "Fėrtėna" nė Stamboll.

 

Puna mė shpuri nė vitin 1984 si Kryekonsull nė Stamboll. Aty kontaktova me shumė familje e shqiptarė tė vendosur nė periudha tė ndryshme. Ndėrmjet tyre dhe me familjen nga Labėria, me Muharrem e Semiha Fėrtėna. Muharremi ishte nga Progonati, ndėrsa Semihaja (Samijea, bija e Lame Xhamės, ikur nė Turqi qė 6 vjeēe) ishte nga Fterra. Kishin vetėm njė djalė, qė, pėr fatin e tyre tė keq, kishte pėsuar qė nė moshė tė njomė njė aksident automobilistik dhe me gjithė pėrpjekjet e tyre tė mėdha, vetėm sa i shpėtuan jetėn, por mbeti sakat. Muharremi dhe Semihaja ruanin e trashėgonin vetitė dhe zakonet mė tė mira tė tė parėve tė tyre shqiptarė, si mikpritjen, besėn,  sinqeritetin, dashurinė e pakufishme pėr vendlndjen etj.

Semihaja ishte njė grua tipike fteriote, si nė paraqitje, sjellje dhe zakone, edhe pse nga fshati kishte ikur qė nė vitin 1936 te xhaxhai i saj, po qė mbeti pėrfundimisht nė Stamboll, se filluan luftrat dhe u mbyllėn kufijtė.

Martesa nė njė familje labe aty, bėri qė cilėsitė e vyera te genit tė fteriotes tė kultivoheshin edhe mė shumė. Familja Fėrtėna ishte nga ato, qė, kur vinte Kryekonsulli i ri, vinte e para nė konsullatė, i uronte mirėseardhjen dhe shprehte gatishmėrinė pėr tė ndihmuar me mundėsitė qė kishin. Por, kėrkonin edhe qė t'ua ktheje vizitėn. Kėshtu ndodhi dhe kur shkova unė nė Stamboll. Kur ua ktheva vizitėn, tė them tė drejtėn, u befasova me ambjentin, ngrohtėsinė e pritjes dhe deri me gjellėt karakteristike tė Semihasė, qė ishte njė mjeshtre pėr gatim. Aty nuk munguan as dhe kėngėt labe, qė i kishin aq pėr zemėr. Unė nuk dija labēe, por nga ambjenti i ngrohtė qė u krijua, bėra dhe unė iso bashkė me tė tjerėt. Mė pas, vizitat te njėri-tjetri u bėnė tė zakonshme.

Ndihmėn dhe gatishmėrinė e kėsaj familjeje e prekėm nė ēdo aktivitet apo pritje qė organizohej nė Konsullatė. Por, nė mėnyrė tė vaēantė, vetitė dhe virtytet e lebėrve dhe tė fterriotes bujare, u treguan kur mė ndenji pėr ditė tė tėra nė dhomėn time tė spitalit pranė krevatit dhe mė shėrbeu pėr gjithēka. Semihaja nuk iu nda bashkeshortes sime, Verores, duke i sherbyer si njė motėr e madhe. Po ngjarja qė dua tė nėnvizoj ėshtė kjo: Kur Semihaja mori vesh se djali im qė ishte nė reanimacion kishte nevojė pėr ushqim special, e sidomos pėr lėng mishi (edhe pse kėto nuk mungonin nė spital), shkoi nė shtėpi dhe theri delen qė e mbante si manare, sepse e rriste pėr kur t'i vinte e ėma pėr vizitė nga Shqipėria. Delja u bė kurban pėr tė shpėtuar djalin tim. Dhe ēdo mėngjes i sillnin djalit lėng mishi dhe ushqimet e nevojshme qė gatuante Semihaja.

Kėto pak fjalė qė radhita nga pėrvoja ime nė shoqėrinė e miqėsinė me fteriotėt, tregojnė vlerat e mėdha tė kėtij komuniteti dhe vetitė e virtytet e shkėlqyera qė vijnė nga lashtėsia, por qė ruhen, trashėgohen brez pas brezi, kudo ku rrojnė e punojnė fterriotėt, brenda e jashtė Shqipėrisė.

                                                                                                     Idajet Gurra

                                                                                 Kryetar i Shoqatės A.K. "Opari" Tiranė

Nr. 41 – tetor 2004

 

 

 

 

Kur vajton,... Nėna djalin..

 

I dhėmb zemra dhe vėllait pėr vėllanė. Edhe sot zemrėn e kam plagė pėr vėllanė, qė ndėrroi jetė nė mars tė vitit 1979. Por motra e do vėllanė, sa do nėna djalin. Kėtė e kam ndjerė tėrė jetėn time te motra ime, Resme. Dhe jo vetėm te kjo motėr. Mirpo te Nėna kam parė dhe diēka mė shumė. Kam ndjerė se Nėna e do djalin mė shumė se veten. Nuk e thonė kot "historinė e zemrės". Dashuria e nėnės pėr djalin nuk ka tė krahasuar. Madje, as imagjinata mė e zhvilluar nuk e pasqyron dot. Unė e kam parė dhe ndjerė kėtė te Nėna ime, kur vajtonte djalin e saj, Sakon tonė.

Kėtė e ndjeva dhe atė ditė kur Shanė Shkurti (Dauti) vajtoi me lot e me ngashėri, djalin e saj, Shkėlqimin, qė i iku pa pritur e pa kujtuar nga infarkti nė zemėr. Se e ndjeva, ndaj ia mora dhe kėtė vajtim, qė po e botojmė.

 

U derėzeza, o djalė !

 

O Ēimi jeshe i ri, u derėzeza, o djalė !

Ē'pate korba nuk e di, u derėzeza o djalė !

Erdhe mirė nė shtėpi, u derėzeza o djalė !

Me gas e me harmoni, u derėzėza, o djalė !

Dhe tė ēuan nė spitalė, u derėzeza, o djalė !

Por s'tė kthyen dot tė gjallė, u derėzeza o djalė!

Edhe Nėnės kur i thanė, u derėzeza o djalė !

Bėrtiti tundi dynjanė, u derėzeza o djalė!

Ē'mė bėre, Ēimi o djalė,! u derėzeza, o djalė

Mė dogje shpirtin e xhanė, u derėzeza o djalė !  

 

 

Kjo dorė qė po shkruan

Kjo dorė qė po shkruan,
Kurrė s'ka pėr tė harruar,
Babain e dashuruar,
Pėr bija tė  pikėlluar.
Gjithė shtėpia ra nė zi,
Se na ike shumė i ri,
S'e kish menduar njeri,
Tė ikje nė befasi...
Ēim i dashur, Ēim puntori,
Pse Zoti kaq shpejt tė mori?
Ēfarė t'i them Shanės Nėnė,
Dhe dy vajzave qė ke lėnė?
Hapet dera, pres, shikoj,
Mos vjen Ēimi ta takoj!
Pse ike nė moshė tė re,
Pa menduar, ku na le ?

 

Mimoza Shkurti.

O Babi tė kam nė gji

O Babi tė kam nė gji,
Po pse nuk tė shoh me sy ?
Ku ke vajtė, e si po rri,
Denisa, s'duron pa ty.
N'orėn katėr ti mbarove,
Thėllė nė zemėr mė pikove,
Shpirtin tim ma pikėllove,
Me Sarėn shumė na helmove.
Po Mamanė ku e le,
Mė Nėnė Shanėn nė qoshe?
Ēfarė t'i themi edhe ne,
Mė lotė qė rrjedhin rrėke?

 

Denisa Shkurti.

 

Nr. 41 – tetor 2004

 

 

 

 

Njė grua krenare e burrėreshė

      

  Mė 6 tetor 2004, vajza, djemtė, nuset, tė afėrmit, miqtė e bashkėfshatarėt, i dhanė lamtumirėn e fundit Qeriba Mitės, bashkėshorte e tė ndjerit Resul Mita.

        Qeribaja lindi nė Luzat tė Tepelenės mė 1929 nė njė familje tė nderuar e me tradita patriotike. Prindėrit e saj e kishin tė vetme, por kjo nuk e pengoi vajzėn ende te re qė tė dilte partizane. Nė vitin 1944 ajo u rreshtua nė Brigadėn e 5-tė Sulmuese dhe marshoi e luftoi me guxim e trimėri kudo qė kaloi Brigada, deri nė ēlirimin e plotė tė Atdheut. Pėr kėto merita tė shquara ajo ėshtė dekoruar nga Kuvendi Popullor.

     Fill pas Ēlirimit, nisi punėn nė qytetin e Tepelenės, ku u njoh dhe u lidh pėrjetė me Resulin, edhe ai i sapo kthyer nga Lufta. Jetuan e punuan tė dy bashkė disa dhjetėvjeēarė nė Tepelenė, nė Vlorė e pjesėn mė tė madhe tė kohės nė Tiranė.

        Lindėn katėr fėmijė: Rozėn, Genin, Landin e Mirin, qė u shkolluan e janė bėrė punėtorė tė palodhur, fisnikė nga shpirti, tė dashur e tė nderuar nga tė gjithė.

      Qeribaja do tė kujtohet gjithmonė nga tė afėrmit e saj e nga bashkėfshatarėt si njė grua punėtore, e ndershme, krenare e burrėreshė.Tė katėr fėmijėt i rriti me pėrkushtim tė vaēantė. Shtėpia e saj, kudo ku ka punuar e jetuar, ka pritur e pėrcjellur me bujari e respekt shumė miq e dashamirės 

                                                                                                                                                                                                                                     Bardhyl  Xhama

Nr. 41 – tetor 2004

 

 

 

 

Fatja - simbol i  virtytit tė ēmuar

 

Nė qoftė se Nėna e do djalin, mė shumė se veten, nė qoftė se motra e do vėllain, aq sa do nėna djalin, Fatja ishte dhe njė nėnė e tillė pėr dy djemte e dy bijat e saj, ishte dhe njė motėr e tillė pėr dy vėllezėrit e vet, por dhe njė grua shėmbullore pėr Abedinin. Por Fatja ishte dhe njė femėr me virtyte tė larta, ishte dhe njė mėsuese e pėrkushtuar,, qė nxėnėsit i donte si t'i kishte tė saj. Me pak fjalė. kjo ishte Fate Mėrkuri ( Brahaj). Ishte dhe mbetet e tille. Ishte.se tani.Fatja ka ndėrruar jetė, qė mė 22 gusht 2004. Mbetet.se la modelin e femrės te Fterra, te Vlora e vlonjatėt, qė e njohėn, te banorėt e lagjes, ku jetoi vitet e fundit nė Tiranėn e re.

     Ndaj, dhe dhimbja e keqardhja, kur e pėrcollėm nė banesėn e pėrjetshme, ishte e madhe, por dhe e gjėrė, se  e ndjenė jo vetėm shumė pjesėmarrės, por dhe gjithė sa e morėn vesh nė Fterrė e Sarandė, Tiranė, apo tėrė njerėzit e njohur nė 68 vjetet e jetės sė saj.

     Ajo ditė e 22 gushtit u bė e zymtė, se na iku Fatja jonė engjėllore. Dhe e dini se ē'banesė zgjodhi? Banesėn e pėrjetėshmė tė Nėnės sė saj, Hatemes. U fut nė gjirin e  Nėnės. Dhe nėnė Hatemja dhe u gėzua, por dhe u helnua. U gėzua se iu fut bija nė gji. U helmua se la Bedon e pikėlluar, se la, nė ngashėri e nė lotė, dy djemtė e dy vajzat e saj, se u ra koka nė gjoks 8 nipėrve e mbesave tė saj, sepse u iku gjyshja aq e dashur, se u erdhi keq gjithė tė gjallėvė qė e njihnin. Madje pėr Faten ndjenė dhimbje dy nuset e dy dhėndurrėt, ndjenė dhimbje kunatat nė Brahaj e nė Mėrkuraj. Edhe kushėrinjtė e kushėrrirat e para, bijte e bijat  e Xhevdetit, qė u lindėn e u rritėn nė njė ēati, ndjenė dhimbje tė madhe.

     Dhe e dini pse? Se Fatja ishte si motėr pėr tė gjithė. Shkėlqeu si nxėnėse nė Fterrė e Tepelenė, kur ishte te vėllai, Raiti. Emėr la si mėsuese nė Fterrė dhe pėr shumė vite ne Vlorė, veēanėrisht nė kopshtin e fėmijėve nė Skelė.

     Emri i mirė i Fates shkoi dhe nė shtet. Ndaj dhe shteti e dekoroi me urdhėrin "Naim Frashėri".  Kėtė emėr e la dhe midis nesh, e la midis tė gjallėve pėr shumė e shumė kohė. Ndaj edhe nė lagjen, ku ndėrroi jetė, e pėrcollėn pėr nė vėrreza jo vetėm shumė fterjotė, por dhe jo pak banorė tė Fates shėmbullore.

                                          

                                                                        Zeko  Braho.

 

 Nr. 41 – tetor 2004

 

 

Enter supporting content here