ft22222222.gif

Nr. 10 - tetor 1998

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

profitzani.jpg
Profit Zani me familjen

HISTORIA, KULTURA E TRADITA JUAJ MERITOJNĖ TĖ BĖHEN TĖ NJOHURA EDHE NĖ AUSTRI

Ekspeditė studiuesish austriakė nė Fterrė

Nė muajt korrik e gusht, pėr tri javė nė Fterrė erdhėn Prof.Dr. Karl Peres, nga Austria, bashkė me njė ekip studiuesish prej 10 vetėsh. Ata anketuan gjithė familjet fteriote pėr probleme ekonomike e sociale, nė shėrbim tė njė studimi tė tyre pėr Shqipėrinė, ku njė vend tė rėndėsishėm do tė zėrė edhe fshati ynė Fterrė.

Me kėtė rast, gazeta jonė i kėrkoi, nėpėrmjet korrespondentit tė saj nė Fterrė Profit Zani, nje intrevistė tė shkurtėr Prof.Dr. Karl Peres. Profesori u tregua i gatshėm.

Ne e falėnderojmė duke e botuar nė gazetėn "Fterra jonė"

Pyetje : Profesor, ju lutemI, a mund tė na shprehni se cilat janė pėrshtypjet e para pėr fshatin tonė ?

Pėrgjigje: Pėrshtypja e parė ishte pak befasuese. Nė fshatin tuaj dominojnė tre elemente natyrorė : guri, uji dhe pylli (Edhe druri edhe pema). Me ujin kuptohet jeta. Guri nėnkupton vėshtirėsitė e jetės. Dhe pylli mbron nga Dielli, sjell freski, por edhe mbulon fshatin nga qielli nė kohė tė keqe nga elementė tė jashtėm.

Pyetje: Po si u bė e mundur ardhja juaj nė Fterrėn tonė, kur ju nuk e dinit fare se ekzistonte njė fshat i tillė? Pse erdhėt pikėrisht nė kėtė fshat e nuk shkuat nė njė fshat tjetėr?

Pėrgjigje: Kini shumė tė drejtė. Por ja qė rasti kėshtu e solli. Mendimin pėr kėtu, nė kėtė fshat, na e nxiti

Profesor Ismet Elezi, i cili ėshtė bir i kėtij fshati. Idea e tij ne na joshi. Dhe ja erdhėm nė Fterrėn e vogėl e tė bukur, por me interesa shkencore pėr nga pėrmbajtja e saj. Unė flas si studiues, pėr atė qė ne na intereson mė shumė.

Pyetje: Na falni, ju lutem, por a mund tė na jepni ndonjė konsideratė pėr kėtė bir tė fshatit tonė ? Sigurisht, pa ju vėnė nė siklet.

Pėrgjigje : Me gjithė dėshirė. Ju faleminderit qė mė jepni rastin tė shpreh jo vetėm konsideratė tė lartė pėr tė, por edhe ta falėnderoj pėr kėtė nder qė mė ka bėrė mua dhe gjithė ekipit tonė. Profesor Ismeti ėshtė dhe njeri dhe shkencėtar qė gėzon reputacion. Libri i tij " Mbi tė drejtėn zakonore tė Labėrisė", ėshtė me shumė vlerė. Ne jemi duke e pėrkthyer nė Gjemanisht dhe shpresojmė ta botojmė nė Austri.

Pėr ne ka vlera qė austriakėt tė mėsojnė pėr jetėn dhe njerėzit nė kėto anė.

Pyetje: Po pėr ne fteriotėt kėtu,

me ēiltėrsi do tė deshėm tė na shprehnit pėrshtypjet tuaja, pėrshypjet e njė profesori nga Austria.

Pėrgjigje: Ju jeni shumė mikpritės. Pritja juaj ėshtė e veēantė, se ėshtė shumė e pėrzemėrt dhe e pastėr, ska fallsitet, ska diplomaci, ska shtirje. Ka vetėm zemėr tė mirė. Duket altruizmi i fteriotėve. Veē kėtu kanė ngelur pak banorė. Janė larguar familje tė tėra. Dhe anėtarė tė familjeve qė janė kėtu, brezi i ri, ėshte larguar, madje deri jashtė shtetit tuaj. Mungon brezi 20-40 vjeē. Mė ka bėrė pėrshtypje tė madhe meraku i pėrmalluar i nėnave dhe pjesėtarėve tė shtėpisė pėr ata qė janė larguar nga Fterra.

Vura re dhe nivelin e arsimimit qė ka fshati juaj i vogėl. Kam pėrshtypjen se do tė jetė vėshtirė tė gjendet njė fshat tjetėr qė tė ketė njė valė tė tillė intelektualėsh, qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm jo vetėm nė jetėn e fshatit, por dhe tė gjithė shoqėrisė e vendit tuaj. Unė kam mėsuar se keni shkencėtarė nė drejtėsi, nė arkeologji, nė mjekėsi, nė art e kulturė, nė blegtori, etj; kam mėsuar se keni artistė me emėr, poetė, shkrimtarė, gazetarė, dhe jo pak specialistė tė zotė tė fushave tė ndryshme

Pėr mua ishte njė surprizė dhe u habita shumė me gazetėn "Fterra jonė". Kjo dhe nė Austri ėshte gjė e rrallė. Kjo tregon nivelin e kulturės qė kanė bijtė e Fterrės suaj. Kjo mė bind edhe pėr diēka tjetėr, qė fteriotėt e Tiranės, dhe kudo qė i kini, janė shumė tė lidhur mė ju dhe me njeri-tjetrin. Te niveli i gazetės shikoj njė cilėsi tė lartė tė Fterrės me tradita kulturore e arsimore.

Uroj botuesit ta mbajnė pėrherė kėtė gazetė. Edhe njė dėshirė dua tė shpreh: Vėrtet qė jeta nė fshatin tuaj, me sa duket, ka ndryshuar shumė, por unė uroj qė nė vitet e ardhme tė ketė ndryshime drastike. Dėshiroj qė tė vij ta shikoj kėtė zhvillim.

Pyetje : A ju kujton ndonjė ngjashmėri fshati ynė me atė tė Austrisė?

Pėrgjigje : Natyrisht qė edhe ka. Ka fshatra nė Alpet Austriake me kushte jetese tė ngjashme. Dhe atje banorėt kanė vėshtirėsi jetese, se ato gjenden nė lartėsira tė mėdha. Edhe atje njerzit janė tė detyruar tė merren me blegtori e bujqėsi.

hankozani.jpg
Hanko Zani me gazetaren austriake

Pyetje : Si e ndjeni veten nė Fterrėn tonė, pasi jetuat kėtu gati tri javė? Ne duam tju konsiderojmė si bashkėfshatar i nderuar. Komenti juaj ?

Pėrgjigje: Ėshtė nder pėr mua tė jem fteriot. Kjo ėshtė ndjenjė e bukur pėr mua, aqe mė tepėr kur unė ndodhem shumė larg shtėpisė sime. Unė kėtu e kam ndjerė veten si nė familje me njerzit e mi. Kėtu gjeta njė shtėpi tjetėr qė nuk do ta harroj, pavarėsisht nga largėsia qė ka me shtėpinė time. Kam pėr ti folur me respekt pėr njerzit e kėtij fshati edhe gruas time, me tė cilėn jam martuar para 20 vjetėsh. Dhe dy djemve tė mi. Do tia tregoj edhe vėllait tim qė ka trashėguar profesionin e babait, si bojaxhi. Kam shumė pėr ti thėnė edhe miqėsisė sime. Kam dhe ēfarė tė shkruaj.

Madje do tė dėshiroja qė Fterra tė binjakėzohej dhe me ndonjė fshat austriak. Binjakėzimin e shkollės suaj me njė shkollė nė Kras tė Austrisė ne e konsiderojmė njė fillim tė mirė e tė gėzueshėm.

Pyetje : Ne jemi tė gėzuar qė ju si Profesor austriak bashkė me ekipin studiues hytė edhe nė kujtesėn e Fterrės dhe tė gjithė fteriotėve, por dhe nė historinė e fshatit tonė. Ju, si profesor qė jeni, a do tė na jepni ne kėnaqėsinė e tė lexuarit diēka nga pena juaj shkencore?

Pėrgjigje: Kam kėnaqėsi dhe vullnet pėr ta bėrė njė punė tė tillė. Do tė ishte mė vlerė pėr mua. Reziultatet e punės sonė gjatė kėtyre ditėve kėtu do tė hidhen nė letėr. Ne kėmi nė plan tė botojmė dhe njė libėr nė Austri pėr gjithė sa kemi mundur tė akselerojmė nė Shqipėri. Nė kėtė libėr do tė ketė njė kapitull tė veēantė pėr Fterrėn, pėr aspektet e jetės nė kėtė fshat, shoqėruar dhe me fotografi, nga jeta juaj nė Fterrė. Historia,kultura e tradita juaj meriton tė bėhet e njohur dhe nė Austri.

Ju faleminderit, Profesor. Ne ju jemi mirėnjohės. Kontributi juaj pėr Fterrėn do tė mbetet i veēantė.

- Ne duhet tju falėnderojmė dhe mė shumė juve si burim i punės sonė studiuse Urimet mė tė mira pėr fteriotėt kudo qė janė

Faleminderit juve, Profesor!

Intervistoi : Profit ZANI

Nr.10 - tetor, 1998

esatxhama.jpg
Esat Xhama

ESAT XHAMA -NJĖ NDĖR KURBETLLINJTĖ MĖ TĖ VJĖTĖR TĖ FTERRĖS

Ai erdhi pėrsėri kėtė vit nė Shqipėri, se e djeg malli, e afron gjaku me vendin e tij, me njerzit e tij, paēka se ai vete ka lindur dhe ėshtė rritur nė Turqi, se atje ka qėnė edhe babai, se atje ka qėnė dhe gjyshi i tij. Megjithėse i moshuar, ka kaluar 75 vjetėt, ka njė trup tė lidhur prej atleti, tė cilin, siē tregon vetė, e ka nė sajė tė punės qė ka bėrė dhe qė bėn akoma edhe nė kėtė moshė.

Tė pret me pėrzemėrsinė karakteristike tė njė fterioti, me buzė nė gaz , zemėr nė dorė e njė shqipe pėr tia patur zili. Ka njė memorje qė do ta krahėsoja mė njė kompjuter. Biseduam mjaft probleme e halle tė kurbetit tė vjetėr e tė ri, por, veē tė tjerave, me interes na u duk tė hedhim nė letėr ato qė ai mbante mėnd shumė mirė pėr fisin e tij. Ai kujton :

- Gjyshi im ka shkuar nė Turqi (nė Izmir, nė Soqe ku banojmė edhe sot) aty nga viti 1850- 1860. Ėshtė kthyer nė Shqipėri, ėshtė martuar dhe ka ardhė pėrsėri nė

Turqi. Edhe unė kam ardhė nė Shqipėri nė moshėn 5 vjeē dhe kam ndejtur nė Fterrė nga e cila ruaj shumė kujtime.

Me sa mė kanė treguar mė tė moshuarit, nė Turqi kanė qėnė tre kushėrinj nga fisi XHAMA : Taipi (gjyshi im), Veseli dhe njė tjetėr qė nuk po ia kujtoj dot emrin.

- Gjyshi im Taip Xhama, ėshtė martuar me Lejlanė, nga fisi i Dushe dhe me tė ka lindur e rritur 8 fėmijė qė quheshin Ismail, Shamet, Xheko, Ali, Salihe, Xhelil, Isuf dhe Hava. Tė gjithė u martuan e krijuan familjet e tyre.

Ismail Xhama, u martua me Zilihanė, nga fisi i Zhupe dhe lindėn njė vajzė qė quhet Nurije, e cila u martua dhe krijoi familjen e saj.

Shamet Xhama, babi im, u martua me Xhekon, nga fisi i Eleze. Lindėn 5 fėmijė, dy vajza e tre djem. Dy vajzat, motrat e mia qė ishin mė tė mėdha nga unė, Hajrija dhe Binazi , krijuan familjet e tyre dhe tashti kanė vdekur, kurse ne tre vėllezėrit , unė, Nevzati e Turhani, shyqyr zotit, jemi mirė e shėndoshė. Unė jam martuar me Asijen nga Shalėsi i Konispolit, kam 4 fėmijė, dy djem e dy vajza dhe 11 niper e mbesa. Femijėt e mi quhen Ahmet, Nilgjyl, Xhemile dhe Rexhep. Unė dhe djemtė mbajmė mbiemrin Xhama.

Xhaxhallarėt janė tre: Aliu, u martua dhe ka njė vajzė e cila ka trė fėmijė dhe burrin e ka nga Vėrva e Konispolit.Xhaxhai tjetėr Xhemili ėshtė i martuar . Ka lindur njė djalė, i cili gjithashtu ėshtė i martuar dhe ka njė djalė qė i kanė vėnė emrin e gjyshit, dmth Xhemil. Kurse Xhaxhai tjetėr Isufi ėshtė martuar dhe ka tre fėmijė. Djemtė e tij janė Fiqreti i martuar me tre fėmijė dhe Hismeti i martuar me tre fėmijė.

Vėllai, Nevzati, ėshtė i martuar dhe ka tre fėmijė, dy vajza dhe njė djalė qė quhet Gjyven dhe mbam mbiemrin Xhama. Ėshtė i

martuar dhe ka dy fėmijė.

Njė tjetėr i fisit nga Xhamajt nė Izmir ka qėnė edhe VEJSEL XHAMA. Ata kanė qėnė tre vėllezėr. Djem tė Godo Xhamės. Dy djem tė tij mbaruan shkollėn e oficerėve ne Bitol (Manastir) dhe u vranė nė luftė nė Ermenicė nė kufi tė Turqisė. Kurse Vejsel Xhama ėshtė i martuar e ka gjashtė fėmijė, dy djemtė e tij quhen njėri Xhafer e ka dy fėmijė dhe tjetri Ali qė ka po dy fėmijė.

Kėta janė Xhamaj qė kanė qėnė vetėm nė Izmir, kurse nė Stamboll ka pasė tė tjerė xhamaj, si Rustem Xhama, etj. qė unė nuk i kujtoj mirė. Besoj se ka pasė edhe nė vende tė tjerė tė Turqisė. Ka pasė dhe ka edhe fteriotė tė tjerė nė Turqi. Nga Fterra nė Izmir (Melehem) ka qėnė dhe Rexhep Mėrkuri, qė kishte dy vajza, tė cilat janė nė Stamboll dhe njė djalė qė quhet Selahedin.

Ato qė mbaja mėnd ua thashė. Besoj se jini tė kėnaqur qė nė Izmir kini njė Fterrė tė vogėl, kryesisht nga fisi i Xhame. Po ti mbledhėsh me tė mėdhenj e me tė vegjėl, po tė shtojmė edhe nipėrit e mbesat nga vajzat e martuara, na bėhen vėrtet njė fshat mė vete. Paēin jetė e fat dhe tė mos e harrojė njėri-tjetrin dhe Shqipėrinė.

Kaq pėr kėtė radhė, kam edhe shumė fotografi e kujtime tė tjera, tė cilat do ti dėrgoj."

Bisedoi Agron Xhama

Nr.10 - tetor, 1998

nxenesshkolle.jpg

UDHĖ TĖ MBARĖ NĖ RRUGĖN E DIJES

Rreth 500 nxėnės e studentė fteriotė u ulėn nė bankat e shkollave pėr vitin shkollor 1998-1999

Filloi viti i ri shkollor edhe pėr fteriotėt. Filloi ai nė Fterrėn tonė tė dashur, nė shkollėn 8-vjeēare qė mban emrin e mėsuesit tonė tė nderuar e dėshmor Hiqmet Dusha. Tė 70 familjet qė banojnė nė Fterrė iu gėzuan ditės sė parė tė shkollės nė rrugėn e dijes, nė atė shkollė qė ka nxjerrė breza tė tėrė njerėzish tė ditur, qindra me arsim tė mesėm e mbi 300 me arsim tė lartė, mėsues e pedagogė, mjekė e inxhinierė, ekonomistė e ushtarakė, punėtorė e fermerė, qė sot janė shpėrndarė nė tė katėr anėt e Shqipėrisė.

Filloi viti i ri shkollor edhe pėr mbi 160 familje fteriote qė banojnė nė Tiranė, mbi 80 nė Sarandė, rreth 50 nė Vlorė, 15 nė Durrės, e nė shumė qytete tė tjera tė vendit. Ky vit shkollor do tė ketė nxėnės fteriotė edhe jashtė Shqipėrisė. Vetėm nė Greqi janė mbi 40 familje, ka tė tjerė nė Itali, Amerikė, Kanada dhe nga ata mė tė herėshmit nėTurqi, tė cilve, bashkė me urimin e vitit tė ri shkollor, do tė donim qė tiu bėjmė njė apel : Tė kujdesen qė tė mos harrojnė guhėn shqipe. Askush nuk mund ta besonte sesa shumė familje fteriote janė shpėrndarė anekėnd sikur gazeta "Fterra jonė" tė mos e kishte bėrė kėtė bilanc. Ne ju urojmė tė gjithė nxėnėsve njė vit tė mbarė, me plot dije e kulturė, qė tė mbahen lartė e mė lartė traditat e fshatit. Urojmė, gjithashtu, ata qindra mėsues e pedagogė fteriotė qė nisėn detyrėn e shenjtė tė mėsimit dhe tė edukimit tė brezit tė ri nė tė gjithė Shqipėrinė dhe dėshirojmė tė jenė shembull i pėrkryer i edukatorit, nė mėnyrė qė brezi i ri i sotėm ta ēojė nesėr mė pėrpara demokracinė drejt familjes evropiane.

Bardhyl Xhama

Nr.10 - tetor, 1998

icoricol.jpg
Fterra - Rreza e Ixorit

 
 

A MUND TĖ BĖHET FTERRA FSHAT TURISTIK ?

        Gjithmonė e kam menduar e dėshiruar njė gjė tė tillė, sepse e dua tė bukur e tė mirė Fterrėn time, por dhe profesioni im ka ndikuar nė kėtė dėshirė. Disa herė i kam bėrė pyetje vetes: A mund tė bėhet Fterra njė fshat turistik? Kėtė pyetje dhe debat bėmė edhe para disa ditėsh nė njė nga takimet e zakonshme tė tė shtunės nė kafe "Manastiri" mė njė grup fteriotė qė mblidhemi herė pas here atje. Midis tyre ishte Dilaveri, Bajrami, Jakupi, Bardhyli, Rexhua, Rakipi, Muzaferi, Gurua, e tė tjerė.

Tė gjithė ishin tė njė mendje e dėshire se Fterra mund tė bėhet fshat turistik. Ajo ka kushte shumė tė favorshme. Ka ujin, pemėt, ka freskinė, ka njerzit e mirė, ka gjithēka. Ndofta kjo sot duket si e pamundur e ndokush do tė thotė "ėndėrra nė diell". Jo nuk ėshtė kėshtu. Vėrtet ajo do punė, do sakrifica, do dhe shumė para, por asgjė nuk ėshtė e pamundur. Le ta fillojmė nga mė e thjeshta, atė qė kemi mė shumė mundėsi. Pėr zhvillimin e kėtij lloj turizmi, bankat japin kredi. Tė rregullohen shtėpitė qė janė nė fshat, tė pėrshtaten me kushte tė favorshme pėr tė pushuar njerzit. Tė pajisen thjeshtė me orenditė mė tė domosdoshme , tė rregullohen banjat, tė cilat nė radhė tė parė janė pėr vetė ata qė baojnė nė shtėpi, tė futet uji brenda, e sipas mundėsive tė bėhen edhe mė dushe. Ja, Aliko Kurupi, siē na thonė, ka bėrė banjė moderne edhe me dush "Ariston", ndoshta dhe ndonjė tjetėr, e kėshtu tė gjithė gradualisht.

Ata qė janė ne emigracion, sipas kushteve qė ti ju krijohen, duhet tė investojnė pėr shtėpitė e tyre, pėr ti bėrė sa mė tė pėrshtatshme pėr tė pushuar, sidomos nė verė. Jam i sigurt se ndonjeri prej tyre, mbasi tė ketė bėrė ndonjė rregullim tė tillė, nuk do ta ketė pėr turp qė tė marrė edhe "afendikonė" ose ndonjė mik tė huaj pėr tė bėrė disa ditė pushimi nė Fterrėn e bukur. Kėshtu lidhet e shtohet miqėsia.

Po kush do tė pushojė nė Fterrė ? Nė radhė tė parė vet fteriotėt. E dini, por e keni parė edhe nga gazeta "Fterra jonė", se vetėm nė Sarandė, Vlorė e Tiranė janė mbi 300 familje fteriotė. Kush nuk do tė kishte dėshirė qė tė vinte tė paktėn 10-15 ditė pėr pushme nė Fterrė ? Dhe do tė vinin me dėshirė jo vetėm ata qė kanė njerėz tė afėrm tė familjes, por gjithė bashkėfshatarėt, edhe ata qė as kanė lindur e as janė rritur nė Fterrė, mjafton tė sigurojnė disa kushte minimale jetese. Por ky ėshtė vetėm hapi i parė. Pas kėsaj do tė dėshirojnė tė vijnė shumė tė tjerė, se dhe deti ja ku ėshtė. Pas kėsaj mund tė ndėtohet njė fshat i madh turistik me tė gjithe elementėt e nevojshėm, ndofta pas shumė vjetėsh, por bazat hidhen qė tashti.

Sa i vlen kjo fshatit ? Shumė. Vetėm nė aspektin ekonomik bashkėfshatarėt qė janė nė fshat do tė kenė disa tė ardhura mė tė mira. Sot jemi nė ekonoinė e tregut dhe ēdo shėrbim, ēdo mall paguhet. Pra, ata qė vijnė nė fshat, do tė paguajnė qira pėr dhomat qė do tiu vihen nė dispozicion. Ata duan tė ushqehen, kėshtu do tė shiten mė shumė produkte bujqėsore e blegtorale e nuk do tė shkojnė dėm., Fterra do tė gumėzhijė, edhe dyqani e klubi do tė gjallėrohen. Po kėta qė do tė vijnė do tė duan tė shkojnė edhe nė Borsh pėr plazh, kėshtuqė djemtė e fshatit qė kanė makina do tė kenė edhe tė ardhura nga transportimi i tyre. Kur ? Le tė hedhim hapat e para. Oreksi vjen duke ngrėnė. Tė rinjtė, sidomos, do tia shohin mė shumė hajrin kėsaj pune, e cila gjithsesi nuk pritet qė ti japi frytet menjėherė. Do tė duhen vite.

Pastaj kur tė rregullohet edhe rruga, edhe telefoni, edhe kushte tė tjera mė tė mira, do tė jetė njė fazė tjeter qė do tė sjellė mė shumė njerėz, pse jo edhe turistė tė huaj, tė cilėt do tė mahniten me bukuritė e fshatit. A nuk ishte kėshtu edhe me grupin e studiusve Austriakė qė thanė fjalėt mė tė mira pėr Fterrėn ?

Diskutimi mbetet i hapėt. Jo pėr tė pėrmendur vėshtirėsitė, se ato vėrtet ekzistojnė, por pėr tė treguar rrugėt e mundėsitė se si mund tė bėhet kjo. Shteti nuk merr pėrsipėr gjėra tė tilla. Kėtė duhet ta bėjmė vetė.

Agron XHAMA

Nr.10 - tetor, 1998

fterra11.jpg

ME ĒOBANĖT E FTERRĖS

Udhėtimi qė bėra nė Fterrė nė fund tė gushtit pėr tu takuar me Avniun pas operacionit qė kishte kaluar me sukses, mė dha mundėsi dhe kėnaqėsia qė tė bisedoj me djemtė mė tė fortė e mė tė kalitur nė vėshtirėsi, me blegtorėt e Fterrės.

Edhe puna qė kryejnė nė bujqėsi bashkėfshatarėt tanė nuk ėshtė e lehtė. Por tė jesh ēoban dimėr dhe verė nė mal, nė shi dhe nė breshėr, ėshtė sakrificė e madhe.Hasua, Besniku, Molotovi, Genua, Muēua, Dalani, Tarasi, Lavdoshi trajtojnė dhentė me nga mbi 100 krerė seicili, qė nga Hunda e Drerit, Fusha e Zhulit, Qafa e Rrėmullės e deri nė Galisht, Krekez e mė poshtė Prapanicė e Sarandė. Felatuni nė Lėkurės - Qafėgjashtė dhe nė behar nė Galisht trajton tė leshta e tė dhirta mbi 120 krerė me 12 zile pėr qafe me peshė tė madhe. Me Felatunin ėshtė bashkuar edhe Jubilari me 90 krerė. Po tu shtojmė kėtyre dhe tė dhirtat e Harizit. Muhos, Hakanit, Arbenit i kalojnė gjithėsej 1500 krerė. Po duke pėrfshirė edhe cangadhet e kolektivave tė fshatit tė grumbulluara me bazė lagjeje: Bregu i Lleshe, Zhupaj - Kofinaj - Ixori - Lonaj, Mehmetaj, Gjofterraj gjithėsej 700 krerė, nga njė tufė tė vogėl.

Tė dhirta trajtojnė gat qė tė gjitha familjet kanė nė behar nė mal dhe nė dimėr nė Fterrė edhe Sulua me Kapon, mbi 150 krerė. Pėrveē tė imtave nė Fterrė trajtohen edhe 45 lopė, tė cilat plotėsojnė nevojat e bashkėfshatarėve me qumėsht e dhallė. Ky vit shėnoi edhe njė favor pėr shitjen e qumėshtit me krijimin e baxhos nė Galisht, ku ēdo litėr qumėsht deleje shitej 55 lekė tė reja.

Blegtorėt e Fterrės, tė cilėt lexojnė rregullisht gazetėn "Fterra jonė", mė

dhanė shumė tė fala pėr bashkėfshatarėt nė Tiranė dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr botuesit e gazetės, tė cilėt i ftojnė pėr njė eskursion kolektiv nė Galisht tė Fterrės pėr tė provuar kulloshtrėn, djathin e njomė dhe, nėnkuptohet, tė shoqėruara me "koēonarė".

Dilaver SHKURTI

Nr.10 - tetor, 1998

antonetakurupi.jpg
Antoneta Kurupi

DOKTORESHA E FTERRĖS

Nga Fterra jonė ka shumė mjekė : Safeti, Hamzai, Maksimi, Sezaiu, Meribani, Violeta, Edipi, Luani, E.Elezi, E.Kofina, Agjahu, Leka, Poeti, Fahriu, Fejziu, Elvira, Nazja, Yll i kirurgjisė shqiptare profesor Besimi, pa harruar kėtu edhe Bahriun, Ahmetin, Meton, Nebiun, Dijeninė, Halilin, Nehatin, Lulen, Bedon, Rasimin, Alimenė, Lavdoshin, Osmėnin, Lavdirenė etj ( tė na falni nė se kemi harruar ndonjerin), disa prej tė cilėve nuk jetojnnė, tė cilėt jui kanė shėrbyer njerėzve me devotshmėri shembėllore nė tė katėr anėt e atdheut.. Por duke kujtuar gjithė kėta njerėz tė nderuar tė Fterrės qė shėrbyen nė mjekėsi, duam tė kujtojmė veēanėrisht edhe "mjeken" e Fterrės qė ju ka shėrbyer bashkėfshatarėve tė saj pėr 26 vjetė rrjesht. Ajo ėshtė DONJA, siē i thėrrasin me pėrkėdheli fteriotėt, me emrin e plotė tė saj ANTONETA KURUPI.

Pasi mbaroi shkollėn 8-vjeēare, pėr tre vjetė nė Sarandė u diplomua pėr mami-infermiere nė vitin 1972 dhe filloi punėn me kėtė detyrė nė Fterrė ku punon edhe sot.

Donja ka konsultuar para lindjes, ka pritur me dhjetra djem e vajza nga nėnat e tyre qė janė burim i jetės. Tė parin, kujton Donja, ka pritur Vitrin Dautin, i cili para disa muajsh u martua. Ajo vazhdon edhe sot tė presė fėmijė, sigurisht mė pak se vitet e para, sepse shumė nuse janė larguar nga fshati, por megjithatė, ajo vazhdon tė presė, sepse jeta nė fshat vazhdon. Gjatė gjithė punės sė saj humane 26 vjeēare nuk i ka ndodhė asnjė fatkeqėsi nė lindje, as tek fėmijėt, as tek nėnat. Dhe kjo flet shumė pėr pėr Donjėn, pėr aftėsinė dhe pėr humanizmin e saj.

Por Donja, jo vetėm si mami, por ka qėnė dhe ėshtė edhe njė infermiere tepėr e kujdesshme. Me cilindo qė bisedon, sidomos Lirua, flasin me shumė respekt, sepse ajo ėshtė kujdesur e u ka shpėtuar jetėn shumė fėmijėve, grave, pleqve, ditėn dhe natėn, nė dimėr e nė verė. Ajo asnjėherė nuk ka hezituar tė japė ndihmėn e saj. Shumė prej atyre qė kanė patur nevojė tė shtrohen nė spital, ajo i ka shoqėruar deri nė Sarandė, duke u bėrė mjekimet e nevojshme.

Vajzė e thjeshtė, me prindėr "evlija" Arifin dhe Manushen, me vėllezėr tė urtė e tė mirė, sidomos Rexhon, qė e konsideron baba tė dytė. Safet Memi ka ditur cilėn vajzė fteriote tė dėrgonte nė shkollėn 3-vjeēare.

I lumtė Donjės, doktoreshės sė nėnave dhe motrave tona, tė nipėrve, mbesave dhe vėllezėrve tanė nė Fterrė.

Dilaver SHKURTI

Nr.10 - tetor, 1998

Enter supporting content here