ft22222222.gif

Nr. 39 - qershor 2004

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

rexho222222.jpg
Inginier REXHO KURUPI

rexhofamiljacol28.jpg
Rexhua me familjen

 

AI QĖ MĖSOI NGA JETA DHE PERBALLO JETEN ME URTESI

 

Jeta nuk ėshtė fushė me lule. Madje as ka qėnė e as mund tė jetė e tillė. Mėnēuria e popullit thotė: "Pa halle mos na lėntė, por hall mbi hall mos na dhėntė”! Por i mirė dhe i zoti ėshtė ai qė di tė pėrballojė detyrat e hallet e jetės, dhe tė shkollimit, dhe tė ndertimit tė familjes, dhe tė punės qė mba jetėn, dhe tė rritė e tė edukojė femijė, dhe tė dijė tė ndėrtojė shoqėri e miqėsi, dhe tė jetė njeri midis njerėzve, e qytetar midis qytetarėve.

Rexho Kurupi ėshtė njė nga fterjotėt e veēantė qė, dhe i ri, dhe burrė, dhe tani nė moshėn e tretė; madje qė kur ngeli jetim pa nėnė dhe i varfėr ekonomikisht, arriti tė mbijetojė, tė studjojė, tė shkojė nė shkollė nė Tiranė, madje deri dhe pėr studime tė larta nė Gjermani. Arriti tė bėhet dhe inxhinier me emėr nė gjeologji, special­ist i zoti dhe drejtues i aftė, punonjės politik i shquar pėr kohėn nė tė cilėn jetoi.

Nė filozofi ka njė mėnēuri qė thotė: Tė gjithė jemi prodhim i kohės qė jetojmė. Edhe Rexhua kėshtu ka qėnė e kėshtu ėshtė. Madje kėshtu kanė qėnė e kėshtu janė fterjotėt tanė tė mirė. Sigurisht, si tė gjithė tė mirėt e shoqėrisė. Ose, mė saktė, si pjesa e kultivuar dhe e civilizuar e njerėzve tė pėrparuar, qė kanė dashur e duam tė renė, qė e pėrqafojnė dhe punojmė pėr atė qė ėshtė pėrparimtare.

Na erdhi kjo rezyme nė kujtesė nė ditėn e lindjes sė Rexhos, ditė qė frymėzoi kėtė shkrim nė kėtė 70 vjetor tė ditlindjes sė tij, nė 10 maj tė kėtij viti. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė ne t'i urojmė: Tė rrojė sa mė gjatė! Se njerėzit e mirė gjatė duhet tė rrojnė; se ėshtė mirė dhe pėr familjen, dhe pėr miqėsinė, dhe pėr njerėzinė. Deshėm t'i uronim edhe nė njė "ceremoni", por Rexhua s'na lejoi qė s'na lejoi tė organizonim njė aktivitet tė tillė.

- Unė,- na tha, - do tė bėj "gabimin" e Safet Memit, qė ėshtė shumė e mė shumė se unė. Edhe Safeti kėtė "gabim" bėri vitin e kaluar, kur kishte ditJindjen nė 80 e ca vjetor.

* * *

Tani Rexhua ėshtė thinjur. Edhe flokėt i ka rėnė jo pak. Madje flokėt kanė filluar t'i bien qė nė rini. Ėshtė ēėshtje trashgimnie, e ndofta dhe ēėshtje hallesh. Nėna e tij e la jetim kur sa ishte bėrė 10 vjeē. Ajo vdiq se u thye nė kryqe, kur ngarkoi ritėn e vajit nga shtėpia e Qazos pėr nė Rimin e Kurupe. E qau siē qan fėmija Nėnėn. Fėmija qan pėr Nėnėn, dhe kur ajo ikėn nga shtėpia pėr nė punė, por nuk merret dot me mend se sa i qan zemra fėmijės kur Nėna i ikėn pėrjetė.

Nė ditėt e para njė e mė dy i shkonte dhe tek varri, duke qarė e duke u lutur: Nėnė! Ku mė le mua? Apo deshe mė shumė Saimenė? (Saimeja ishte motra e tij qė kishte vdekur 6 vjeēe). Dhe ngashėrehej e ngashėrehej tek koka e varrit, deri sa dikush vinte e mirrte nga Ngurrėza dhe e binte nė Kurupaj. I ati, Arifi, nuk i thoshte dot asnjė fjalė, veē e fuste nė gjoks, duke e shtėrnguar fort e mė fort e duke i thėnė: Tė ka xhan Baboēi. Ndaj mos shko mė vetėm tek varri, se do tė vemi bashkė. Por fėmija 10 vjeēar "harronte" e shkonte, se e digjte malli pėr nėnė Rakibenė. Ndaj dhe humbja e Nėnės mbeti pikėllimi mė i madh nė jetėn e Rexhos.

Ishte viti 1946. Jeta e imponoi Arifin te martohej. Mori pėr grua Manushen. Kėshtu, Rexhua u bė me njerkė, njė emėr qė dhe kur e dėgjon tė shqetėson. Por zemra e lėnduar e Rexhos e bėri Manushen "Nėnė tė dytė", se dhe njerka e bėri Rexhon "djalė tė parė" tė saj, As Manushja s'i vrejti vetullat me Rexhon e as Rexhua nuk i ngrysi vetullat me Manushen.

Mėsues Neimi i bėrtiste nė shkollė se Rexhua njė ditė shkonte nė shkollė e njė ditė shkonte me kecėr. Kėshtu bėnin dhe disa nga shokėt e tij tė fėminisė, si Musai e Serani. Himet Maēi e bėri pjesėtar tė shtėpisė sė tij. Qullash hanin Hasua e Musai, me ta bashkė hante dhe Rexhua. Me gjithė se nė fukarallėk, Xha Himeti nuk e gremisi njė herė gojėn e nuk e theu njėherė zemrėn. Eh,- thotė Rexhua,- sa zemėrbardhė ishte ai njeri!

Gjyshja, Hankua dhe i ati, Arifi, njė ditė behari i thanė: Sivjet do tė vesh nė shkollėn unike, se nuk do tė vuash dhe ti si ne. Dhe kėshtu u bė. Rexhua filloi shkollėn 7-vjeēare nė Kuē. Mirpo Arifin shteti e mori tre muaj ushtar nė Vlorė. Fėminia iu bė mė e vėshtirė. Tani i duhej tė ndėrpriste shkollėn. I duhej tė vente me bagėti, se dhitė mbetėn pa ēoban. Mirpo gjyshe Hankua i tha: Me dhi do tė vete unė gjyshja jote, se ti, o Bir, do tė vesh nė shkolJė. Kėshtu bashkė me Ahmetin dhe Hulėsiun vazhdoi dhe mbaroi 7-vjeēaren e Kuēit. Tė tre sė b.ashku banonin nė njė dhomė tė shkollės. Zjarrin e ndiznin nė njė karrocė dore, bėrė si vatėr me baltė e gurė. Lexonin nėn dritėn e kandilit apo fenerit me vajguri. Kėtu u miqėsua dhe me shokėt e klasės, kuējotėt Hasan Luēi e Shyqyri Alia.

- Tani qė mbarove mirė me mėsime, do tė vazhdosh dhe shkollėn e mesme nė Tiranė, - i tha i Ati. Meso pėr vete e... lena ne...se ne kėtu kemi pėr ta ngrysur jetėn.

Dhe kėshtu vjeshta e vitit 1951 e gjeti nė "Politeknikumin 7- Nėntori", nė degėn minerale. E zgjodhi kėtė degė, se kėtė degė kishte zgjedhur dhe Vehapi i Xha Nedinit, me shtėpinė ngjitur pranė. Tani Rexhos iu shtua me shumė zelli pėr tė mėsuar. Ky zell e bėri qė, pas katėr vjetėsh, diploma e tij tė firmosej nga Ministri i Arsimit tė asaj kohe, Ramiz Alia. Edhe nevoja ekonomike, edhe sipas thirrjes qė iu bė, nisi punėn nė pikėn gjeologjike nė Kamė tė Tropojės, ku punoi 3 vjet rresht.

Por Rexhos tani i ishte shtuar "oreksi" pėr shkollė tė lartė. Kriteret i plotėsonte mė sė miri. Mehmet Rama e ldris Mulosmani, tė parėt e rrethit Tropojė, i dhanė bursė jashte shtetit. Dhe djali i Xha Arifit, Rexhua erdhi dita t'i hipi aeroplanit e tė shkojė nė Laipsig e Saksoni pėr studime tė larta, ku studjoi tre vjet. Por "politika e kohės" e ktheu nė Tiranė. Ndėrprerja e bursės nė Gjermani mbetet dėshpėrimi mė i madh nė jetėn e tij. Tashme Rexhua edhe ishte martuar. Ndaj iu desh qė edhe tė punonte edhe te studjonte nė Universitetin Tiranė, po pėr gjeologji. Kėtu iu gjėndėn Ali Progri dhe Ismet Elezi. Ndaj u fut nė punė nė laborator nė Universitet, ku vazhdoi dhe studimet e rregullta. U emrua si bashkėpunėtor shkencor. Ishte dhe student, por ishte bėrė edhe burrė, edhe baba. Kultura gjermane iu bė baze e shėndoshė pėr sukses e pėr progres. Se jeta ėshtė rregull.

Dhe vitet ecnin. Bashkė me to pėrparonte dhe Rexhua, se tashmė i kishte kapėrcyer vėshtirėsitė mė tė mėdha. Tani ishte bėrė zot i vetes, ishte inxhinier gjeolog i zoti pėr minerale tė rralla apo tė ēmuara, madje kishte fituar dhe emėr, duke studjuar tėrė zonėn shkėmbore e ranore. Studjoi rėrėn e bregut tė detit nga Velipoja nė Vjosė dhe deri te shkėmbinjtė rrėnjėsor, nga dalin metale tė ēmuara, metale tė rralla. Rėra duket e thjeshtė,- argumenton Ing. Rexho,- por nuk ėshtė aq e thjeshtė. Drejtoi me aftėsi ekspedita tė rėndsishme. Drejtoi sektorė prodhimi. Drejtoi, si sekretar i Komitetit tė Partisė, pesė miniera bashkė: Valias, Krrabė, Mushqeta, Mėzez, Priskė, qė kishin njė armatė inxhinierėsh me 5-6 mijė punėtorė. Dhe Rexhua ia doli punės faqebardhė deri sa doli nė pension nė vitin 1990.

Rexhua nė 70 vjetorin e ditlindjes sė tij, e kthen kujtesėn nė vite. Jetėn e ka tė pastėr si ujėt e Ngurrėzės, ku pi njė fshat i tėrė. Kujton vėshtirėsitė nė femini e nė rini. Por mė vonė kujton dhe gėzime. I pari gėzim ėshtė krijimi i familjes. Gėzim tė veēantė ndjeu kur u bė baba me vajzėn e parė, Melin, mė 2 nėntor 1958, kur ishte student nė Gjermani, duke lexuar telegramin e dėrguar nga Refiku prej Tirane. Jetės sė tij i ka dhėnė gėzim Zarifeja, gruaja e tij, e cila iu pėrkushtua Rexhos, Amelisė, Markelinės dhe Djalit, Auronit, ashtu siē iu pėrkushtua dhe luleve nė serėn e kopshtit botanik nė Tiranė pėr 25 vjet, pa ndėrprerė njė ditė. Tani mbetet e pasionuar pas nipėrve e mbesave dhe luleve nė shtėpi, qė u flet me emra latinisht

Kujton Rexhua momentin kur pranoi emrin Ameli, qė ia propozoi njė student jordanez nė Lajpsig, qė kishte me kėtė emėr motrėn e mirė tė tij, ashtu siē i vjen ndėr mend Markelina kur mori emrin arkeologjik qė u zbulua nė Apol1oni nė 1963 dhe djalin qė ia caktoi Hamleti, emrin Auron.

Gėzim ka ndjerė Inxhinier Rexhua sa herė zbulonte diēka nė thellėsi tė tokės, por dhe sa herė bėnte mirė pėr kėtė ose atė njeri. I bėhet zemra mal kur i mbushet shtėpia me nipėr e mbesa, me dhėndurrėt, Feksorin e Besnikun dhe nusen e Auronit, Aferditėn nga Gora, bijėn e Bexhetit, qė tė kėnaq dhe me bejte gėzimi. Te Rexhua gjen harmoni me nuse e dhėndurrė, me krushqi e miqėsi, me fterjotė e me shoqėrinė e tij tė gjėrė. Ėshtė kjo harmoni qė e bėn tė jetė i gėzuar me jetėn e tij tė ndershme e tė thjeshtė.

Rexhua ka vepruar mirė e pėr mirė, madje nuk e prishte as me atė qė ishte i lig. Nuk thonė kot: bėmė, o babė, tė tė ngjaj. Se Rexhua ėshtė biri i shquar i Arif"dedesė" ..

Punoi me nder, pa bėrė kurrė zhurmė, pa ia bėrė nė asnjė ēast vetes "me sy". Bilanci i 70 vjetorit tė ditlindjes sė tij tregon se ka qėnė i ndershėm dhe i drejtė me veten dhe me tė tjerėt. Ndaj Rexhua nuk ka asnjė vėrejtje, qoftė dhe shoqėrore, e asnjė lloj mase ndėshkimore, as nė punė e as nė jetė, kur, atėhere, ishte vėshtirė tė shpėtoj e "pa u lagur".

 

                                                                               Guro ZENELI

 

  

 

TARO  E  SHEMRAT

Tregim nga  Hektor Veshi

     Taroja, Taro Banushi i thirrnin nga emri i babait, pasi mbiemrin e kish Alikaj, shkoi bashkė me familjen emigrant ekonomik diku nė trevat e Turqisė aziatike. Kish me vete gruan, Zemanen, vajzė e dalė nga njė derė e mirė e fshatit  Kuē nė Kurvelesh dhe katėr fėmijė, tė gjithė djem nė moshė nga gjashtė deri nė gjashtėmbėdhjetė vjeē. Shpresoi t’u siguronte jete tė mirė atje ku shkoi. Por gjeti hidhėrimin e pakufishėm.  Fėmijėt iu sėmurėn shpejt, nuk u muarr vesh  arsyeja,  pasi nė fshatin ku ishin vendosur  mungonte  ndihma mjekėsore. Duke filluar nga mė i vogėli vdiqėn njėri pas tjetrit tre mė tė vegjėlit. I varrosėn vetė me dhimbje tė papėrshkruar nė njė tokė moēalore tė nėmur nga natyra se zot ishin miskonjat e gjithfarė insektesh. I dhanė mallkimet asaj toke dhe sikur tė arratiseshin, rrėmbyen djalin e madh e u nisėn tė ndjekur nga kuēedra-vdekje pėr tė arritur njė ditė e mė parė, njė orė e mė parė, nė fshatin e lindjes, nė Ēorrajin malor, ku i kishin lindur fėmijėt e ishin rritur vetė me bukė misri tė ėmbėl e ajėr tė pastėr tė shėndetshėm. Por, o Perėndi, ē’fatkeqėsi! Kamxhiku i dhimbjes prindėrore pa kufi ra edhe njė herė mbi ta: Nė rrugė e sipėr, mu nė tren, iu vdiq edhe djali i madh gjashtėmbėdhjetėvjeēar! Tė pikėlluar sa nuk kish ku shkonte mė, e varrosėn diku, nė stacionin mė tė parė ku ndaloi treni, sepse pagesėn qė kėrkohej pėr nė varreza nuk e pėrballonin dot. Morėn trenin tjetėr, pa pyetur e pa ia mėsuar as emrin vėndit ku hapėn varr e vunė nė tokė tė huaj djalin e fundit, mė tė madhin.

   I        shin tė hidhėruar sikur t’i kishin tė thyera kėmbė e duar e sikur nuk kishin mė as zemėr as gjak, veē mėndjes prej somnambulėsh, qė megjithatė i drejtonte saktėsisht nė kthimin pėr nė shtėpinė nga ishin nisur jo mė shumė se njė vit mė parė.

            Kur erdhėn nė fshat, nė Ēorraj, sipas zakonit, nuk mbeti asnjeri pa u shkuar nė shtėpi. Pėr habinė e tė dyve, tė gjithė, vizitorėt, dhe njerėzit e fisit e miqtė sa hynin , nė fillim u thoshin “mirėseardhėt” dhe pastaj vazhdonin me ngushėllimin “vetė shėndoshė” ose “Zoti u dhashtė durim e besim”. Dikush tregoi se atė ēift e kishin martuar prindėrit me shkuesi kur ishin tė vegjėl, afro pesėmbėdhjetė vjeēe nusja dhe jo mė shumė se tetėmbėdhjetė vjeē dhėndėrri. Por tė dy tė gjatė, truplastarė, shquheshin ndėr shokė e shoqe pėr nga bukuria. Nė fakt Tarua, kur u kthye nga kurbeti i pafat, tragjik pėr fėmijėt e vet, ish burrė tridhjetė e shtatė vjeē dhe e shoqja, Zemania nuk i kish kaluar tė tridhjetė e katėr vjetėt.

Pas disa muajve, kur kish kaluar periudha e ngushėllimeve dhe e mirėseardhjes nga tė gjithė bashkėfshatarėt e miqtė, Zemania veshur e tėra nė tė zeza, vendosi njė ditė tė shkonte nė shtėpinė e prindėrve, nė Kuē. Kish menduar t’i jepte fund jetės bashkėshortore. E ndjente veten tė “pafat”, siē thosh vetė pėr tė mos pasur as familje, as fėmijė! Pasi kish qėndruar nja dy ditė tek prindrit, babai dhe nėna e saj e pyetėn:

I ke marė leje Taros pėr tė qėndruar mė shumė kėtu, nė derėbabe? Se na kemi ca zakone qė nuk e lėme familjen pa kaluar njė vit nga vdekja e fundit dhe nė ēdo rrethanė vajza qėndron pranė prindėrve vetėm pak ditė.

            Me gjysėm zėri e kokėulur, mbėshtjellur me shaminė e zezė sa mezi i dukeshin sytė, Zemania u tha prindėrve se nuk donte tė kthehej mė nė atė shtėpi. Ata e qėrtuan rėndė. Ajo u tha se mbase kish qenė vetė fatkeqėsia si pėr burrin dhe pėr fėmijėt jetėshkurtėr. Lotėt i rridhnin ēurk faqeve e i njomnin mbėshtjelljen e shamisė sė zezė nė gushė. Prindėrit panė njėritjėtrin nė sy dhe nuk iu pėrmbajtėn lotėt. Thirrėn djalin, Sinon dhe i treguan si mendonte motra e vet, Zemania. Kur ata i thoshin tė shkonte persėri nė shtėpi se jeta vazhdon dhe ajo kundershtonte, vellai Sino nuk u pėrmbajt dot. Siē e kish nė dorė kėrraben e dhenve prej dru thane me pak gunga, i ra lehtė sė motrės mu nė kokė. Tė shkosh, i tha, se djalė si Tarua dhe burrė pėr ty nuk ka tjeter nė Kurvelesh tė Poshtėm!.

            Pa mbaruar fjalėt, asaj i plasi gjaku mbi ballė, i rrodhi mbi vetulla e po i shkonte nė sy. Tė alarmuar e ulėn Zemanen nė nje stol druri, fron i thoshin, i hoqėn shamitė nga koka, po ē’tė shihnin?! Asaj i ishte ēarė nje pjesė e lekurės sikur te ish dashur t’ia ripnin deri mbi ballė! I dhanė ndihmėn e duhur mjekėsore ne spitalin dhe pas njė ditė, e hypėn nė njė mushkė Me njė shoqėrues, e pėrcollėn deri tek i shoqi ne fshatin e vet, nė Ēorraj.Kjo ngjarje nuk do tė ishte marrė vesh nga tė tjerė jashtė familjeve tė Taros e Zemanes, po tė mos bėhej tė dielėn mė tė afėrt njė dasėm nė fshatin fqinj, karshi Ēorrajt, nė Fterrė. Kushėriri i Taros, Idris Hizmoja martonte djalin.

Kur erdhi Tarua me nusen, tė gjithė e pritėn tė ngritur nė kėmbė nė odėn e shtruar me qylymė. Dikush diē tha pėr ta ngushėlluar, me qė nuk e kish takuar dot mė parė. Por Tarua iu pėrgjigj: “Sonte, kemi ardhur nė kėtė shtėpi pėr gėzim. Njė ēift i ri do tė fillojė jetėn bashkėshortore e do tė lindė fėmijė… Ai e shpuri fjalėn menjėherė atje ku i dhimbte plaga, por pa e treguar dhimbjen nė sy tė miqve e kushėrinjve. Pėr tė gjithė, nė radhė tė parė pėr tė zotin e shtėpisė, ato pak fjalė, sollėn lėhtėsim.U ulėn mbi jastėkė tė mbushur me kashtė nė tė katėr anėt e dhomave tė shtėpisė. Pėr ta gjallėruar sadopak darkėn, trokitėn gotat duke uruar me zė “gėzuar”.

Por heshtja ra pėrsėri. Dikush e ndryshoi urimin duke rinisur trokitjen e gotave tė shoqėruar me fjale urimi pėr ēiftin e ri. Pėrsėri dasma vijonte e shurdhėr. Shurdhėrinė sikur e shtonte edhe mė tepėr drita e mekėt e dy llampave me vajguri qė i jepnin dhomave edhe njė aromė tė rėndė. Labit i duket sikur ėshtė nė rast morti e mezi duron po tė ndjehet i detyruar tė mos kėndojė pikėrisht nė dasėm, ku siē dihet, “dy martohen, gjithė tė tjerėt tėrbohen”.Por kishte arsye. Ishte bėrė si ligj i pashkruar qė, mbi dhimbjen e fatkeqėsisė sė njė tė afėrmi, madje edhe te nje bashkefshatari, nuk dilet duke kėnduar nė se nuk gjendet mundėsia ta japė lejen vetė fatkeqi ose t’i kėrkohet leje atij. Ky zakon me fuqi ligji vazhdon edhe sot nė fshatrat tona. Kur ai pyetet dhe jep lejen, (si rregull nuk refuzohet), “hapet kėnga”.

Tarua i dinte mirė kėto zakone por, zemra e plagosur, e mbante peng. U mat me vete ē’mund tė bėnte. Priti jo pak se ndofta i kėrkonte dikush leje tė hapte kėngėn. Por vuri re mirė heshtjen, heshtjen pyetėse pėrzier me njė dhimbshuri qė dukej sikur shihej qartė nė fytyrat e dasmorėve edhe nė atė dritė tė mekėt tė llampave tė vajgurit. Pasi fėrkoi disa herė mustaqet dhe mjekrėn e gjatė, duke vrojtuar si nėn vetulla tė gjithė sa ishin ulur pėr rreth sufraneve tė rrumbullakėt, mbushur me mish tė pjekur, vuri duart nė gjunjė dhe, hop, u ngrit nė kėmbė.

-.Hajdeni, hajdeni t’ja marrim njė valleje!, i ftoi tė tjerėt. Njė gėzim pėrqethės i pėrfshiu tė tėrė dhe nxituan kush e kush t’i shkonte pranė e ta zinte pėr dore .Tė gjithė donin tė ndiqnin vallen qė po merrte ai, Taro Banushi, kushėriri i helmuar nga vdekjet radhas tė tė katėr fėmijėve!

 Po cilės kėngė do t’ia merrte vallė?! Se, ato tė zakonshmet, qė i dinin ata, me tė cilat hapen dasmat, nuk i pergjigjeshin kėtij momenti. Nuk vonoi dhe vetė ai ja nisi njė bejtje tė re, tė padėgjuar kurrė nga ata dasmorė, as nga gjyshstėrgjyshėrit e tyre:

 

“Ju shokė, ju shokė/ ju shokė ēudi do bėni;

Ju shokė ēudi do bėni/ si lot Tarua nga vėndi;

Si lot Tarua nga vėndi/ se nuk ishin ēpime gjėmbi;

Se nuk ishin ēpime gjėmbi/ ishin katėr mina shkėmbi!…”

 

            Nė vargun e fundit, zėri i Taros u mek dhe gjunjėt nuk i mbajtėn dot mė. Por vetė kushėriri, qė e kish zėnė pėr dore qysh nė fillim tė valles, iu lut pranė veshit : “Burrėrinė e tregove me ngritjen nė valle e fjalėt-gjyle qė kėndove! Tani mbahu ose ulu!” Tarua u ul nė vėndin ku ishte mė parė. Burrat dhe shumė gra qė festonin ne heshtje deri nė atė moment nė dhomėn ngjitur, i erdhėn pranė njeri pas tjetrit. Duke i dhėnė dorėn, e falėnderuan dhe i uruan “jetė e fat!”. Kusheriri i tij Idrizi, e falėnderoi duke ia fshirė lotėt nė atė heshtjen pasuese, plot respekt nga tėgjithė. “Pse shaka ėshtė kjo?! Tė rrallė janė burrat qė bėjnė kėtė qė bėri im kushėri, Tarua”, thoshte duke kaluar nga njeri sufran te tjetri e nga dhoma e burrave nė atė tė grave.

            I kujtojnė edhe sot nė Fterrė e nė Ēorraj ato vargje tė paharruara, sidomos kur bisedohet pėr hallet e emigrantėve.

…Afro njė javė pas dasmės, kushėri Idrizi i erdhi Taros nė shtėpi nė Ēorraj. Si kushėri i dhėmbshur, i qau hallin edhe njė herė ēiftit tė mbetur duarthatė nga ai pak kurbet me tė vėrtet i nėmur! Biseduan hollėsisht se si mund t’i vihej sadopak njė farė melhemi plagės sė tyre tė thellė. “…Se ngjarje, nė mos aq tė hidhura, tė ngjashme me tė tyre, kanė ndodhur e do tė ndodhin nė kėtė botė jallane”, tha ai. Tė dy bashkė, burrė e grua, e dėgjonin me respekt e vėmendje ēdo fjalė tė tij. Zemania kish lidhur fort kokė njerėn shami qė ia zinte edhe gjysmėn e ballit dhe, sipėr saj, kish lidhur lirshėm, si ēdo grua labe, njė shami tjetėr sterrė tė zezė. E ulur nė fund tė vatrės, ngriti kokėn e u tha prerė kushėririt Idriz dhe tė shoqit, Taros:”Unė nė kėtė shtėpi do tė vdes. Banore nėn ēatinė e saj. Nėnė e ndonjė fėmije tjetėr nuk bėhem dot! Taron, e di vetė Perėndia sa e kam dashur qysh nė fillim…Ai ėshtėi ri, ėshtė edhe i lirė nga unė tė marrė njė grua tjetėr e tė bėjė fėmijė me tė. Pranoj tė jetoj si shemėr, tė bėhem nėnė e dytė pėr fėmijėt e tij, pėr nder tė derės sė Xhelajve nga kam ardhur…”

Nga fjalėt tėrė dashuri tė kushėririt dhe nga ato tėrė dhėmbje tė nuse Zemanes sė vet, Tarua nuk po fliste dot. Atėhėre kushėri Idrizi i bėri njė propozim konkret: Martohu me Hatixhenė e Skėndajve, i tha. Eshtė vajzė e shkathėt, e mėnēur dhe nga derė e mire, siē e di edhe vetė ti.

Pasi e peshuan nga ēdo anė, gjatė njė viti tė tėrė dhe dėgjuan edhe njerėz tė ligjit pėr ta ditur nė se lejohej apo jo tė martohej njė burrė me grua tjeter, pa u ndarė ligjerisht me tė parėn, vendosėn: Tarua mori nuse Hatixhenė. Ato, dy gra, pėr vite e vite me radhė u panė nė fshat pėrherė bashkė, nė punė e nė mbledhje fshati, nė vizita te miqtė e nė mulli pėr tė bluar drithin. Zemania gjithmonė e veshur me tė zeza, me kuti duhani nė xhep e dy shami tė lidhura nė kokė, Hatixheja me rroba ngjyrė kafe ose tė kombinuara me tė zeza. E, po tė shkoje nė shtėpinė e Taro Alikajt, do tė dėgjoje fėmijėt t’u drejtoheshin si njerės edhe tjetrės:” Nėno, dua…”. Hatixheja qė i lindte u jepte qumėsht nė gji, Zemania i pėrkundte e i ushqente duke i mbajtur nė pėqi.

Vetėm pas vdekjes sė Taros dhe dy grave, e morėn vesh nė fshat se dy gratė ishin shemra dhe Taro kish qėnė burri i dikurshėm i Zemanes, babai i katėr fėmijėve tė humbur dikur, diku larg nė kurbet. E kishin njohur vetė si babai i shtatė tė tjerėve, tė lindur me Hatixhenė, tė rritur aty nė fshatin malor, tė gjithė tė shėndetshėm e tė bukur.

            Taro vdiq pa pritur kur sapo kishte lindur fčmija i shtatė, djalė. Askush nuk e mori vesh nga goja e tij se cilėn plagė kish mė tė thellė, atė tė fėmijėve qė kish lėnė dikur atje larg nėn dhč tė huaj, apo shndėrrimin e tė dashurės sė parė nė trung tė zi, qė tretej e tretej, duke nxjerrė tym duhani, si njė trung peme qė digjet pa flake, gjatė njė jete tė tėrė!

 

                                 Prof.Dr. Hektor VESHI 

Prill 2004

AI,... XHA ABDYLI... MIKU I SHUMĖ FTERIOTĖVE

 

E kisha parė me dhjetra herė, ashtu tė heshtur, paksa tė kėrrusur, tek ecte me hap tė ngadalshėm ai njeri trupmadh, qė vitet e jetės e kishin rėnduar e rėnduar. E kisha parė edhe mė shumė nė veprimtari tė rėndėsislm1ė, qė s'dinte tė fliste pėr vetė, me gjithė se "Hero i Popullit", por pėr punėn dhe pėr tė tjerėt. Gjuha i shkonte te shokėt partizanė, te dėshmorėt e luftės pėr liri. I kujtonte me mall zemre heroizmat e tyre. Ishte fund-vere. Atė ditė qe, disa bashkėmoshatarė, bashkė me ne ca tė rinj, kishim ardhur nga Fterra, nė shtėpinė e tij, nė Kuē. Xha Abdyli e gjetėm vetėm, se e shoqia pėr pak ditė kishte zbritur nė Vlore, ndėrsa fėmijėt e tij i kishte nė Tiranė

U gėzua shumė kur te dera hynė bashkėmoshatarė tė tij fteriotė, me tė cilėt i shkuam nė shtėpi. Na priti buzagas e me humor. I u bė qejfi pėr miqtė qė i "zunė" derėn. Vėrtetė nė Tiranė ata takoheshin mė shpesh, madje kėmbenin dhe telefonata, por kėtu ishim nė Kuē. Ndaj takimi ishte dhė mė i gėzueshėm. Bisedonin bashkėmoshatarėt. Muhabeti gėlonte. E pėrse nuk flitej. E cilin nuk kujtuan...

Pas pak u ngrit. Hapi frigoriferin. Nxori mish tė pjekur qė ia kishin dhėnė njė ditė mė parė nė Valth tė Golėmit, ku kishte shkuar pėr tė pėrkujtuar Heroin e Popullit, Themo Vasin. Nė tavolinė vuri dhe djathė, gjizė e domate. Nuses qė ishte me ne, i tha: tani moj bijė, ngreu e pėrgatiti kėto qė na zuri hera.

U shtrua tavolina. Na ftoi tė fillonim tė banim. Ndėrkaq mori dhe dy pjata tė tjera me mish tė pjekur e ushqime tė tjera. Pastaj ngriti gotėn e rakisė dhe uroi. Urimi i xha Abdylit, shtoi urimin e miqve...

Pashė me ngulm atė burrė tė thinjur, duke menduar se si ky burrė kishte shkelur gati ēdo skaj tė Shqipėrisė nė vite lufte e ne vite pune. Madje gjatė Luftės Antifashiste kishte shkuar pėrtej kufijve shtetėrorė, dhe nė Kosovė e Metohi, pėr t'i ēliruar nga pushtuesit nazistė. Ky burrė, ky mik i fteriotėve, ky mik i bezhanajve, madje dhe i Refikut tonė, nuk e kishte kursyer kurrė veten pė tė kryer detyrat e ngarkuara, duke qėnė i pari nė salaifica dhe qė nuk ishte thyer edhe kur nė prehrin e tij mbante shokėt e rėnė nė luftė, duke i lėnė amanetin e fundit, njė porosi pėr nėnėn, pėr babain, pėr... tani ishte bėrė gjysh e mbi gjysh.

Kur erdhi makina qė do tė niseshim pėr nė Vlorė, ne edhe kafet i kishim pirė. U ngritėm. Por bashkė me ne u ngrit dhe xha Abdyli. Ne e lutem tė qėndronte nė shtėpi. Por kjo nuk ishte e mundur. Erdhi me ne. Na pėrcolli deri te makina. Takoi shoferin tė cilin e njihte.

- Hajde, moj bijė - i tha nuses,- dhe hip kėtu pėrpara, se ke femijė tė vogėl ti, se rruga ėshtė dhe e gjak dhe jo e asfaltuar.

Kanė kalur mė shumė se dy dekada qė nga ajo ditė. Fėmija ėshtė rritur. Shumė nga ata qė ishin nė atė drekė nė atė shtėpi, nuk janė mė. Edhe Ai po ashtu, ka ndėrruar jetė. Por, vlerat njerėzore tė atij njeriu, tė atij heroi, tė Abdyl Hakiut, mikut tė shumė fteriotėve, nuk harrohen.

 

                                                                               Petrit BEZHANI

 

fteraqershor.jpg
FetanZani

DIĒKA PĖR "BOĒON", MULLA FETANIN

 

Njė kapriēio e rastit, e shfaqur nė njė moment tė veēantė tė jetės, e bėri Sulo Zanin, nė moshė tė thyer, i ve dhe pa djalė, tė martohet nė "pleqėri". Kur ende po pėrjetonte pikėllimin pėr humbjen e trashgimtarit tė vetėm, nė Qafe tė Kalldrėmit kalonin dy gra, tė cilat, duke dėgjuar "dongun" e orės sė murit tė shtėpisė sė Sulos, thanė: e kujt do t'ia lėrė: shtėpi, mall e gjė, tani qė mbeti pa bina dhe iu shua dera?

Te Sulo Zani, qė i dėgjoi kėto fjalė, nė qėnien e tij gjal1oi sedra. Nuk duhej shuar dera! Ndaj u rimartua. Dhe nga kjo martesė lindėn dy djem, Fetani e Neimi. Njėri u bė hoxhė me emėr dhe tjetri mėsues i shquar. Nė thelb edhe hoxha ėshtė mėsues, por qė jep dije pėr fenė. Ndėrsa mėsuesi, tė hap sytė e tė bėn tė nxėsh dije shkencore, dijet e jetės.

Fetani, pasi u bė hoxhė nė Janinė, u caktua nė Delvinė, ku gjeti dhe miqėsinė e tė Atit dhe iu duk se zuri vendin etij. Delvinjoti, Jaho Ēino ishte njė nga miqtė e dėgjuar tė Sulo Zanit. Ato qė pėrfitoi nė Janinė dhe, si hoxhė nė Delvinė, u pėrpoq t'i transmetonte te tė tjerėt, dhe nė Fterrė e te fterjotėt. U fliste nė Fterrė pėr ato qė kishte parė e jetuar nė Janinė e Delvinė. Mendonte e pėrcillte ato qė ishin pėrparimtare.

Kur i erdhėn nga Delvina pėr ngushėllim pėr vdekjen e tė Atit, Fetani priti miqtė e Babait sa mė mirė, me respekt e edukatė. Pas njė kohe tė shkurtėr tė qėndrinit nė Fterrė, shkon me punė nė Armen tė Vlorės, ku punoi si "mėsues", veprimtari tė cilėn e vlerėsoi inspektori Jani Minga. Por kėrkesat pėr tė bėrė shėrbesa fetare e bėnė qė tė rikthehet nė funksionin e Hoxhės, nė fillim, po nė Annen, nė Kropisht e Mavrovė. Pastaj, mbi 35 vjet, kreu detyrėn e hoxhės nė fshatin Gjorm. E njohu dhe e respektoi tėrė kjo krahinė. E thirrėn: "Babė Hoxha" i Gjormit. Ndėrsa fterjotėt i thoshnin "Mulla Fetani".

E respektoi tėrė zona,jo vetėm se u bėnte shėrbesat fetare me ndershmėri e me besin te Zoti, por edhe se "Babė Hoxha" i Gjormit u

gjėndej njerėzve nė tė mira e nė tė kėqia, pėr mė tepėr nė halle e fatkeqėsi. Predikonte mėsimet fetare dhe harmoninė midis njerėzve, se ky ishte vullneti i Perėndisė. Mirėsia ėshtė udha e Perėndisė, e liga ėshtė e tė Paudhit. Virtyti ėshtė pėr njeriun e mirė, vesi ėshtė pėr tė ligun. Kėshtu thoshte shpesh Mulla Fetani.

Kur, disa tė sėmurė i shkonin pėr t'i shėruar me "duva", Mulla Fetani i kėshillonte tė shkonin te Mjeku apo te Farmacisti nė Brataj apo deri nė Vlorė. Madje kur njė grua kėmbėnguli pėr duva qė tė bėnte njė djalė, se kishte disa vajza, Fetani e bindi atė se kjo ishte punė e Zotit, dhe jo e duvasė sė Hoxhės e nuskės sė Priftit. "Po tė bėhej djalė me duva, moj bijė,- i tha Mul1a Fetani,­ atėhere dhe unė do te isha bėrė me djale e nuk do tė rrija me njė vajzė".

Ishte vetė Fetani, qė me kembenguljen e tij, megjithėse ishte hoxhė, nė kundėrshtim dhe me traditėn fetare nė Fterrė, futi rakinė ne dasmėn e nipit tė tij, nė 1958, duke kėshilluar: Pini, po me karar, se Pengameri ka dėnuar harrėmen.

Fetani lexonte dhe gazetat, lexonte dhe libra patriotike. Kishte mbajtur miqėsi me Jaho Maton, me Hiqmet Shehun, Safet Kofinėn, Remzi Maton e Nail Bezhanin. Dimė qė ka shkėmbyer letra dhe me Ismet Elezin, Shefki Mitėn e Fiqret Fterrėn. Donte tė dėgjonte mirė e mė mirė pėr fterjotėt kudo qė ishin. Gėzohej qė fteljotėt shkolloheshin. Nė shtėpinė e tij nė Gjorm hynin e dilnin herė pas here, jo vetėm fterjotėt e banorėt e Gjormit, por dhe tė tjerė e tė tjerė. Dera e tij ishte hapur. Si i priste, ashtu e prisnin Fetanin dhe nė Fterrė, dhe nė Lumin e Vlorės, madje dhe nė qytetin e Vlorės, kur shkonte te Hysni Trako, Daro Dhulja a diku gjetkė.

Si njeriu i Zotit, Fetani as nuk gėnjente e as nuk mashtronte, sepse ai kishte bindje fetare, por ama jo me verbėri. Se ishte besimtar i tillė, ndaj dhe ishte nėnkryetar pėr Vakėfin nė rrethin e Vlorės.

Pavarėsisht se e kisha gjysh, unė e njoha nga afer, kur ai vazhdonte tė ishte hoxhė nė Gjorm e unė mėsues, po nė Gjorm. Ne nipėrit e mbesat e tij i thėrrisnim "Boēo". Na donte shumė, por dhe ne e donim se ishte pėr t'u dashur. Ndaj dhe i obliguar e nė nderim pėr tė, unė, si nip i tij, shkrova kėto rreshta, duke dashur tė tregoj se, dhe "Boēi" ynė, ishte njė fterjot: i ditur, i drejtė, me mirėsi dhe me bujari. Ndaj Fetan Zani mund tė vendoset midis atyre fterjotėve, me tė cilėt krenohet Fterra dhe fterjotėt.

                                                                                  Hulėsi HIZMO

 

NJERIU I MIRĖ

- Shėnime, 1959 – ­

 

Shkova nė repartin e pėrgatitorit. U befasova. Vetėm heshtje. Punėtorėt punonin duke u pėrlotur, nėn refrenin e zhurmė sė makinave, si njėherė-njėherė. Por makina e endjes ishte fikur. Pranė ishte njė vajzė ]3-14 vjeēe. Ishte e Shtėpisė sė Fėmijės, Edlira Ēekani, e quanin, ish nxėnėse nė ekonomi. E pėrlotur fliste me vete. Kur pa mua e ngriti zėrin si pėr tė justifikuar lotėt.

- Ėshtė njeriu i mirė. E kam si baba,­ tha ajo me lotėt qė i pikonin te mjekra e njomė e saj. Askush nuk fliste. Tė gjithė prisnin njė lajm.

      Nė ēast, ra ēanga, qė theu mono­toninė e prishi mėrzinė. Erdhi kryetari i repartit tė tezgjahut, Bajram Boēi, qė kishte shoqėruar Selimin pėr nė spital. Selimi,- tha ai me zė tė lartė,- ėshtė jashtė rrezikut. Edhe dora i shpėtoi.

- A ka dhimbje ?, - u dėgjua zėri i Edlirės.

Kryetari vuri buzėn nė gaz, duke sqaruar: i kanė dhėnė qetėsues. Njė numur i madh punėtorėsh tė turnit tė dytė, gati gjithė reparti i Selimit, ndodheshin nė Spital. Ata do tė vijnė dhe do ta na bien njė informacion mė tė plotė. Selimi mė tha tė mos e ndėrpresim punėn nė repart. Ndaj, tani hapni makinat me kujdes. Le tė fillojmė nga puna.

Informacioni qė na tha Bajrami ishte i saktė. Mbasdite, sė bashku me pėrfaqėsues tė organizatave tė masave, tė drejtorisė sė fabrikės dhe tė Drejtorisė sė Kombinatit Tiranė, shkuam nė spital. Me ne erdhi dhe Edlira. Kur po hynim pėr nė pavionin ku ishte shtruar Selimi, njė roje na pyeti: te kush do tė shkoni?

      - Te Njeriu i mirė,- u pėrgjigj menjė­herė vajza e Shtėpisė sė Fėmijės, Edlira.

Te shtrati, pranė i qėndronte Resmja, e shoqja e tij. Ishin dhe tė afėrm e shokė tė tij. Sa na pa, sytė e Selimit u ēelėn.. E Shoqja na falėndėroi tė gjithėve sa ishim, qė iu ndodhėm pranė nė kėtė moment rreziku. Edlira i shkoi te koka, duke e shikuar me sy tė pėrlotur. Ndenjėm pak. U qetėsuam shumė, se tani e pamė me sytė tanė, njeriun e mirė, teknukun e makinave tė repartit, ku ne mbanim jetėn tonė dhe tė familjeve tona.

      Lajmin e gėzuar qė Selimi la spitalin, na e dha pėrsėri Bajram Boēi.

      - Tani,- tha ai,- mund t'i shkojmė dhe njė vizitė nė shtėpi. Sigurisht vizitė tė shkurtėr. Ndaj, - shtoi me tej,- caktoni pėrfaqėues nga turnet, caktoni dhe orėn e tė shkojmė dhe nė emėr tė kolektivit.

Dhe mbasdite, nė orėn e caktuar shkuam. Shtėpia ishte plot me njerėz. U liruam vendin atyre tė turnit tė parė. U pėrshėndetėm. Biseda u kthye nė gėzim, qė unė nuk e kisha parė. Resmja, grua fisnike, nderonte miqtė duke u lutuar dhe imponuar tė merrnin diēka nga sinia. Nė kėmbė qėndronin Nasi dhe Sofia, miqtė familjarė tė Selimit e Resmes, qė ishin si pjesėtarė tė familjes apo fis i afėrt i tyre. Ato ditė, shumė vite mė parė, familja Avreci nė Kombinat priti e pėrcolli shumė e shumė shokė e miq.

Tashmė kanė kaluar shumė vite. Selimi dhe Resmja janė bėrė disa herė gjyshėr nga Nefua, Nepi dhe Eda. Tradita e mikpritjes nė kėtė familje vazhdon si pėrherė. Dera ėshtė e hapur. Kėtu tė presin dhe me "vetulla" dhe me "petulla". Tek dera zakonisht tė pret Safoja, bija trupvogėl e shtėpisė, por me zemėr tė madhe. E kendshme nė muhabet, e mėnēur, si tė ishte njė e moēme. Nuk ka si tė jetė ndryshe. Janė katėr vajzat e mira tė Resmes dhe tė Selimit, Njeriut tė mirė, emėr qė ia vuri Edlira e Shtėpisė sė Fėmijės, qė nė vitin 1959. Dhe i tillė mbeti Selimi tėrė jetėn dhe nė familje, dhe nė Avrecaj, dhe midis fteljotėve, dhe midis miqve nė Kombinat, ku vazhdon tejetojė kėtu e 50 e ca vjet mė parė, qysh kur filloi punė Kombinati i Tekstileve nė vitin 1951.

 

                                             Melina SHKURTI (Lohja)

KĖNGA LABE - KĖNGAJONĖ

 

Kėnga labe ėshtė shumė e lashtė. Ta do mendja qė ka I i ndur bashkė me Labėrinė, se ajo pasqyron shpirtin e njerėzve tė kėsaj krahine tė madhe. Ajo ėshtė krijuar si nevojė shpirtėrorė pėr tė shprehur botėn e brendėshme, emocionet dhe ndjenjat e tij nė ditė gėzimi.

Kėnga polifonike, kėnga , nė njė farė mėnyre, ka qenė "muzika" e shpirtit tė banorit tė kėsaj ane. Dhe kjo "muzikė" shpėrthente nė raste gėzimi e hareje. Madje gėzimi i bėn njerėzit tė ngrihen e tė hedhin dhe valle. E jo vetėm kaq, por nė formė vajtimi, nė hidhėrime e pikėllime, "kėnga" labe kthehet nė elegji, nė vajtim me zė e me lot, veēanėrisht nga gratė, ku tregohet "historia" e personit fatkeq. Vajtime tė tilla tė bėjnė tė tė dridhet shpirti.

Edhe kėnga, edhe vallja janė njė trashgimni brez pas brezi, sigurisht, mund tė jetė e vetmja trashgimni pa "kadastėr" tė shtetit, pa prokurė e pa avokat, pa dėshmitarė, pa vula e pa hipotekė, por ama janė njė pasuri shpirtėrore e gjithė asaj treve kukėndohet polifonia, ku kėndon shpirti pa ndonjė instrument. Madje ėshtė interesante, qė me gjithė progresin qė ka bėrė kjo kėngė, pėrsėri instrumenti muzikor nuk ėshtė bėrė dot shoqėrues i saj. Thonė se kjo kėngė "instrument" ka kordat e zėrit, qė mahnit jo vetėm dėgjuesin e thjeshte, por edhe zėrat e pėrpunuar nė shekuj nga artistė tė mėdhenj.

Pjesė organike e kėsaj kėnge polifonike ėshtė dhe kenga fterjote, qė ėshtė kėnduar nė breza me radhė, qė kur njihet Fterra. Karakteristikė apo veēori e kėngės fterjote ėshtė karakteri i shtruar i saj, gjė qė shpreh dhe temperamentin dhe karakterin e qetė tė vetė fetrjotėve nė tėrė kohėt, ndryshe nga kėngėt me "dallgė­ - dallgė" tė shumė fshatrave tė tjera nė kėtė zonė.

E pėrbashkėta e kėngės fterjotė, e si pjesė e kėngės labe ėshtė se edhe kjo kėndohet e nuk shoqėrohet dot me instrument, se dhe kjo kėndohet me shumė zėra qė janė nė unison, se dhe kjo ka marrėsin, kthyesin dhe njė grup qė bėjnė isa. Marrėsi ėshtė njė, kthyesi gjithashtu ėshtė njė, ndėrsa ata qė bėjnė iso, mund tė jenė disa, por minimalisht duhettė jetė njė. Prandaj thonė: "tre lebėr, bėjnė njė kėngė", qė do tė thotė, se po u bėnė tre lebėr bashkė, ata ia marrin njė kėnge. Bile kėnga ėshtė kėnaqėsia e tyre. Ndėrsa vallja, nuk ka vetėm interpretim zėri, por ka dhe interpretim nė lėvizje dhe kėrkon njė grup mė tė madh pjesėtarėsh e jo vetėm tre vetė.

Vallj a ėshtė dhe valle burrash, por edhe valle e pėrzier, burra-gra, apo tė rinj e tė reja, kryesisht, tė renditur, njė burrė njė grua, deri 10 persona, ashtu siē ėshtė dhe vetėm valle grash. Nė se vallja bėhet e madhe nė numur burrash, atėherė vėrtetė hidhet nė njė valle, por kėndohet nga dy grupe, qe hedhin nje kėmbė, por qė grupi i dytė pėrsėrit atė qė kėndon grupi i parė, qė ėshtė njėherazi dhe marrėsi dhe udhėheqėsi i parė i val les sė burrave. Grupi i parė pėrbėhet nga 5-6 burra, por dhe grupi i dytė ka pak a shumė po kaq valltarė e kėngetarė njėherazi.

Zakonisht ata qė janė nė mesin e valles kėndojnė duke bėrė isa nė tė dy anėt e val les apo nė tė dy grupet e tė njėjtės valle. Ai qe udhėheq vallen, qoftė burrė apo qoftė grua, nė majėn e dorės sė djathtė, tund dhe njė shami. Shami mund tė tund edhe ai ose ajo qė mbyll vallen. Vėrtetė ai qė ia merrr dhe udhėheq vallen, ėshtė "njėshi" i valles dhe kengės, por ama njė vlerė tė veēantė ka dhe ai qė mbyll vallen nė fund tė saj. Njė rol tė veēante, ashtu si kthyesi nė kėngė, ka dhe ndjekėsi i valles, qė nė fakt bėhet dhe njė shtyllė mbajtėse pėr gjithė interpretimin e atij qė udhėheq vallen. Zakonisht 2-3 tė parėt bėjnė, nė momentin e duhur, rrotullimin e tyre nė harmoni me levizjet dhe me zėrat, duke i dhėnė valles njė bukuri e krenari tė veēantė. Pas rrotullimit, bashkimi bėhet me krahėt e ngritura e tė hedhura nė supin e njeri-tjetrit.

Nė vallen burrėrisht tė Fterrės ka patur valltarė tė shquar qė kanė ngelur nė kujtesėn e Fterrės dhe tė krahinės pėrreth, madje deri nė gėzime nė miqėsi, nė krahinė dhe deri nė festivale kombėtare tė zhvilluara nė Vlorė e Gjirokastėr apo gjetkė. Dhe emri i tyre pėrcillet brezave. Janė tė njohur e tė pėrmendur Taro Gjoni, Vahit Malo, Mehmet Kofina, Batstri Dauti, Kadri Gjoni, e tė tjerė. Traditėn e kėtij brezi, qė tashmė na ka lėnė pasurinė e madhe tė valles burrėrore nė Fterrė, e kanė ruajtur dhe zhvilluar Taip – Hasan –Xhuvel – Bejazi - Livan e tjerė.

Ėshtė me vlerė grupi polifonik i Fterrės, i organizuar dhe i drejtuar nga rapsodi i mirėnjohur, Teno Lona, Tashmė, me mbėshtetjen, po tė Tenos, ėshtė zėvendėsuar e shtuar dhe me te rinj tė tjerė, deri te kėngėtari e vjershėtori Tomorr Avreci, e tė tjerė mė tė rinj.

Ky grup ka njė vlerė tė veēantė, edhe se gjallėron jetėn nė Fterrė, por edhe nderon Fterrėn nė ēdo aktivitete qė zhvillohet nė krahinė e mė gjėrė. Tashmė e ka .bėrė traditė, qė ēdo veprimtari qė organizohet nė Fterrė e jashtė saj, grupi polifonik i Fterrės pėrfaqėsohet me dinjitet.

Kjo tradite me vlerė, ėshtė nė dobi tė tė gjithė fterjotėve qė tė ruhet e tė zhvillohet pėrherė, pavarėsisht nga tkurrja qė ka pėsuar Fterra jonė.

Ne urojmė dhe falėndėrojmė veprimtarinė e grupit polifonik "Fterra nė Kėngė".

 

                                                                              "Lapsi" nė Athinė.

 

Shėnim: nuk po i vėmė emrin, duke respektuar te drejtėn e tij, siē e ka shkruar vetė autori i kėtij artikulli, tė dėrguar nė "Email ", duke e falėnderuar dhe duke i kėrkuar ndjesė pėr ndonjė shkurtim redaktorial qė mund t 'i kemi bėrė.

FEJZI HIZMO

 

Plagė e rėndė iu shfaq djalit dhe birit tė Hizme, mjekut me emėr Fejzi Hizmos. Iu bėnė tė gjitha pėrpjekjet. Por ja qė dhe mjeku, qė shėron tė tjerėt, vjen njė moment e nuk shėron dot veten. Nėnat tona thoshin: kėto janė punėt e Zotit. Ndaj dhe ngushėlloheshin me idenė, se "Zoti ma dha e Zoti ma mori"

Por dhimbja bėhet mė e madhe kur njeriu ndėrron jetė para kohe, nė moshė tė re, kur nuk arrin dot tė plaket e tė shkojė nė botėn e pėrjetėshmė nė moshėn e thellė tė tij. Ndaj vdekjet e reja nė moshė, kanė pikėllim pėr tė gjallėt. Ndaj dhe nė Hizmaj shkaktoi pikėllim vdekja e djalit tė Halilit dhe Hesmasė. Kjo vdekje prishi jetėn e Vjollcės, gruas sė tij dhe helmoi fėmijtė. Nxiu shpirtin e Halilit dhe Hesmasė. I bėri plagė zemrėn motrės, Dolorės, qė jeton nė Austri, dhe vėlliat, Isait, qė ėshtė nė Kanada. Preku tėrė tė afėrmit, preku dhe kolegėt e Institutit, ku punoi pėr vite me radhė, dhe shoqėrinė e miqėsinė e tij, dhe fterjotėt tanė.

Dhe kjo sepse Fejziu ishte njė nga djemtė e shquar tė Hizme e midis fterjotėve, ishte njė nga mjekėt e zotė e tė mirė midis mjekėve nė Tiranė. Pėr tė tillė e ēmonin dhe pacientėt e tij, gjithė ata, pėr tė cilėt doktor Fejziu ishte i papėrtuar, qė ose t'i shėronte kur mund tė shėroheshin, ose t'i lehtesontė kur mund tė lehtesoheshin, tė paktėn shpirtėrisht.

Doktor Fejziu ishte nga ata qė shėronte dhe duke dhėnė kurėn e nevojshme, por dhe duke thėnė edhe fjalėn e ėmbėl e kurajoze. Ndaj dhe nė varrimin e tij e nderuan dhe shumė e shumė tė njohur e dashamirės, qė ndofta dhe shtėpinė nuk ia dinin ku e kishte. Njėherazi, me punėn e tij profesioanle dhe me virtytet e tij qytetare, Fejziu arriti tė krijojė dhe tė formojė figurėn e personalitetin etij. Niveli i tij studjues obligoi Fakultetin e Mjekėsisė qė tė propozojė t'i jepet titulli i lartė, Profesor.

Jeta e puna e bėri Fejziun qė tė mbetet si simbol pėr tė gjithė ata qė e njohėn. Ndėrsa pėr fterjotėt tė mbetet nė kujtesėn e tė gjithėve si njė nga bijtė e shquar nė Hizmaj e nė Fterrė, duke lėnė emėr tė mirė pėr shumė e shumė kohė pėr tė gjallėt.

Nderim pėr Fejziun e tė gjithėve, si njė shėmbull pėr tė gjithė sa e njohėn e punuan me tė.

 

                                                                              Dilaver SHKURTI

SHKELQIM SHKURTI

 

U mblodhėn per te percjelle e per t'i dhene lamtumiren e fundit, djalit, bashkeshortit, babait, vellait, kushuririt, mikut e shokut te dashur e te paharruar Shkelqim Shkurtit.

Ishte vdekje e papritur, por dhe e parakoheshme. Ishte nė moshėn 51 vjeēare. Ndaj tronditi shpirtine tė gjithė pjesėmarrėsve. Dhimbja shkon nė kufij te e durimit njerėzor. Por, ē't'i bėsh vullnetit tė Zotit!? Nė kėto raste hidhėrimi ndahet e perballohet sė bashku me tė afėrm, shokė, miq e dashamirės.

Ishte djalė qytetar, se tė tillė kishte dhe genin, por dhe se lindi nė Tiranė, nė vitin 1953, nė familjen e mirė Zenel-Shanė. U rrit me dashuri e ngrohtėsi familjare, midis dy vėllezėrve tė tij, Flamurit dhe Valdetit dhe tri motrave, Dijeni, Minevere e Vigane. Midis tyre nuk iu ndie ndonjėherė zėri pėr keq. I mirė, i drejtė, i mirėsjellur ishte dhe me Mimozėn, bashkėshorten e tij tė mirė, me tė cilėn lindėn dy vajzat e dashura, Sara dhe Denisa, qė tashmė mbetėn pa babain, qė i donte sa veten e qė pėr to kujdesej mė shumė se pėr vete.

Ēimi, siē e thėrrisnim, pasi mbaroi shkollėn 8-vjeēare "11 Janari" ne Tiranėn e Re, donte tė bėhej usta, donte tė bėhej mekanik. Ndaj dhe shkoi nė degėn mekanike. Si mekanik u dallua nė "Uzinėn e Traktorėve", ku ndjeu dhe ngrohtėsinė e shoqėrisė sė punės. Ndaj dhe u emrua dhe pėrgjegjės reparti. Mė vonė, pėr disa vjet, 1980-1990, punoi me pėrkushtim ne ndermarjen e Riparimit te Automjeteve, OAN.

Nė vitet e ekonomisė sė tregut iu pėrvesh punės pėr tė bėrė tregti, nė ballkonin e shtėpisė sė tij, duke shitur mallra tė ndryshme. Dhe me punė e djersė arriti tė blejė shtėpi tė re, qė tashmė ua la Nėnės, Gruas e dy vajzave tė tij.

Nė kujtesėn e njerėzve tė tij, por dhe tė gjithė sa e njohėn, Ēimi mbetet njeri me vlera, buzėgas, i ėmbėl, por qė bėnte jo pak shaka, qė gėzonte respektin e tė gjithėve. E megjithėse i lindur dhe rritur nė Tiranė, Ēimi ēmonte dhe donte dhe vendlindjen e prindėrve tė tij, Fterrėn dhe fterjotėt.

Kalojnė ditė e muaj. Do kalojnė dhe vite. Por dhimbja pėr Ēimin do tė mbetet plagė e pashėrueshme. Ēimi me trup shkoi prane Babait tė tij Zenelit, por bashke me shpirtin e Zenelit, babė e bir, do tė vije pėr ditė te Nėna, te vajzat, te Mimoza, te vėllėzėrit e motrat. Shpirtit tė tij do t'i duhet tė shkojė dhe pėrtej oqeanit, te Vigania nė Amerikė, se dhe asaj i ngeli daramet qė nuk i hodhi dot nje dorė dhe te varri, dhe vėllait i mbeti merak qė s'e pa dot Viganen, as para se tė mbyllte sytė e pasi i mbylli ata me plagė nė shpirt.

E megjithė kėto, Ēimi ynė do tė mbetet te tė gjallėt i paharruar sa tė jenė

tė gjallėt.             

                                                                                 Feksor SHKURTI

Enter supporting content here