ft22222222.gif

Nr.18 - shkurt 2000

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore 

parlament4.jpg
Nje grup fteriote pas takimit te zakonshem

" KUVENDI " I FTERRĖS

"Kuvendi" i FterrėsMė duket njė emėrtim i goditur. Kėshtu e quajti takimin e pėrditshėm tė fteriotėve nė njė kafe tė Tiranės Halit Zhupa, kur i nipi, Rodi, e pyeti se ku shkonte ashtu i veshur shik ēdo mėngjes nė orėn 10, sikur tė kishte orar zyrtar. Dhe tani kėshtu e quajmė gati tė gjithė: "Kuvendi" i Fterrės. Se ėshtė me tė vėrtet njė kuvend shokėsh e bashkėfshatarėsh, ku mblidhemi jo thjesht pėr tė pirė njė kafe, por dhe pėr tė biseduar, pėr tė mėsuar hallet e njėri-tjetrit, pėr tė shkėmbyer mendime pėr veten tonė e pėr Fterrėn. Si bij tė saj, ruajmė dashuri e respekt jo vetėm pėr vendlindjen e njerėzit, por dhe pėr ēdo gur e burim, pėr ēdo kalldrėm e shesh, pėr ēdo pyll e mal

Agroni u bė nismėtar i kėtij "kuvendi" e mė pas e ndoqėn dhe shumė tė tjerė. Nė kėtė "kuvend" lindi nisma pėr tė botuar gazetėn "Fterra jonė", botuesit e sė cilės: Muzaferi, Gurua e Agroni, e ngritėn nė nivelin e njė gazete me emėr tė mirė jo vetėm nė fshat, por edhe jashtė saj. Kėtu, nė kėtė "kuvend" lindi nisma pėr tė festuar 570-vjetorin e dokumentit tė parė tė shkruar tė ekzistencės sė fshatit tonė, qė u kthye nė njė kuvend tė madh, ku morėn pjesė gjithė fteriotėt, nga ishin e nga sishin, jo vetėm nga Shqipėria, por edhe nga Amerika, Kanadaja, Turqia, Greqia, Italia etj., ku i ka ēuar emigrimi. Nė kėtė "kuvend" lindi nisma pėr njė takim nė kodrat e liqenit tė Tiranės, qė ėshtė kthyer nė traditė tė njė feste popullore tė pėrvitshme. Kėtu diskutohet pėr shkollėn e fshatit dhe bėhen pėrpjekje pėr tė gjetur fonde pėr rikonstruksionin e saj. Kėtu do tė gjesh ēdo ditė nė orėn 10, nė njė a dy tavolina tė bashkuara, plot bashkėfshatarė: Dilua e Agroni tė parėt, Lutfiun e Rakipin,

Guron e Muzon, Luanin e Skėnderin, Bajramin , Rexhon e Vehapin, Halitin e Feksorin. Vijnė dhe Ismeti, Safeti, Raiti, Resuli, Nafizi, Bedua, Vexhiu, Agim Kofina, Jashiku, Imeri, Rebiu, Ėngjėlli, Serveri, Samiu, etj. Kėtu vjen dhe Agim Haderi qė nga Shkodra, vijnė fteriotė nga Saranda, nga Vlora, nga fshati. Na nderojnė shpesh dashamirėsit e miqtė tanė Ristan Ziu, i cili na e ka vėnė lokalin e tij "nė dispozicion", Jorgo Ēelo, Trifon Toska, Skėnder Hasko, Halo Abazi e shumė e shumė tė tjerė. Kėtu bėjmė edhe ndonjė festė tė vogėl kolektive pėr ditėlindjet, datat e shėnuara, ndonjė "refene", etj.

Na kritikojnė njėēikė se e kemi "kuvendin mashkullor". Tė drejtė kanė, por rrethanat tė till janė. Megjithatė, kėtu, me raste, kanė ardhė edhe gratė dhe fėmijėt tanė, nipėr e mbesa.

Veē "kuvendi" i Fterrės nė Tiranė nuk ėshtė ligjėvėnės. Kėtu shkėmbehen mendime, ndėrmerret dhe ndonjė nismė e pastaj gjithėēka u delegohet "kuvendeve" nė Fterrė, nė Sarandė e nė Vlorė, ku jetojnė mė shumė familje fteriote. Pastaj si miratohen, pėrmes gazėtes e lidhjeve tė tjera, nisma bėhet "ligj" e zbatohet nga tė gjithė.

Nė kėtė "kuvend" po afrohen pėrherė e mė shumė tė rinj, pėr ta ruajtur traditėn; sigurohet bashkėpunim me emigrantėt, qė dhe ata tė jenė tė lidhur me fshatin e bashkėfshatarėt afrohen intelektualėt tanė tė shquar, si Besim Elezi, Hamlet Bezhani, Sezai Braho, Jakup Mato, Sheri Mita e shumė e shumė tė tjerė, tė cilėt janė tė punėsuar dhe kohėn e kanė tė zėnė.

Ja, pra, ky ėshtė "Kuvendi" i Fterrės, qė funksionon ēdo ditė nga ora 10 deri 11.30 e qė tė shtunate tė dielat ka "pritje" pėr ata qė nuk kanė mundėsi tė vijnė mė shpesh. Kėshtu ka qėnė edhe mė parė tradita e fteriotėve. Mblidheshin tek xhamia, nIxuar, mbi Korkutaj, etj

Mirėse tė vini, tė dashur fteriotė, nė "Kuvendin e Fterrės" !Mirėse tė vini ju dashamirės tė fteriotėve qė na nderoni vazhdimisht me praninė tuaj!

Bardhyl XHAMA

Nr.18 - shkurt, 2000

jashik18.jpg
Takohen moshataret

 

NJĖ TAKIM I VEĒANTĖ E I GĖZUAR

Me dėshirėn e mirė pėr tu takuar e kujtuar jetėn e shkollės fillore e tetėvjeēare, njė grup shokėsh e shoqesh bashkėmoshatarė me banim nė Tiranė, ish-nxėnės tė shkollės fillore e tetėvjeēare nė Fterrė e Ēorraj, u mblodhėn nė njė drekė tė pėrbashkėt mė 22 janar 2000.

Me shaka e humor takimi u quajt "klasa 46", jo pėr shkak tė ndonjė renditjeje numerike, por pėr faktin se pjesėmarrėsit e kėtij takimi janė kryesisht tė lindur nė vitin 1946. Me kėtė "kod" emėrtimi mendojme dhe shpresojmė tė organizohen edhe takime tė tjera, me njė pjesėmarrje edhe mė tė gjerė, pasi nė kėtė takim ishin prezent vetėm 10 ish-nxėnės, nga 30 qė u renditėn nė listėn e hartuar me kujtesėn kolektive tė tė gjithė pjesėmarrėsve tė takimit.

Pėr nga radha ky ishte takimi i dytė, pasi i pari nė rreth mė tė ngushtė, me pjesėmarrje tė ish-nxėnėsve Besnik Gjoni, Rebi Korkuti, Kamber Aliko, Petrit Bezhani, dhe Edip Bezhani, u zhvilua disa muaj mė parė. Ky takim nismėtar ka meritėn e pėrpunimit tė idesė e dėshirės pėr takime mė tė gjera dhe progresi u duk qė nė takimin e dytė, ku pjesėmarrja u dyfishua. Shpresojmė se takimi i tretė do tė sigurojė njė pjesėmarrje mė tė madhe. Nė kėtė takim, pėrveē pjesėmarrėsve tė takimit tė parė, tė cilėt janė edhe grupi nismėtar e organizatori i takimit tė dytė, ishin tė pranishėm edhe ish-nxėnėsit Shqiponja Sadikaj, Lisbona Shkurti, Alime Hizmo dhe Ahmet Hizmo. Pjesėmarrja e shoqeve pėrbėn edhe njė tregues cilėsor tė kėtij takimi.

Nderi dhe supriza e takimit ishte prania e mėsueses sė parė, apo mėsuese Dallandyshes, siē i thėrrisnim ne nė ato vite si ish-nxėnės.. Emocionet e saj, por edhe tonat, ishin jo tė pakta, por tė gjitha tė kuptueshme. Pas rreth 45 vjetėsh ndarjeje njė takim i tillė i lind vetė emocionet, jo vetėm se kujtimet e fėmijėrisė mbartin nė vetvete emocione, por edhe se mosha e tė gjithė pjesėmarrėsve ėshtė rreth 55 vjeē, moshė, qė pėrmban nostalgji pėr fėmijėrinė, shkollėn, vendlindjen, shoqėrinė fillestare etj.

Ndėr kujtimet e urimet e takimit kryesori ishte ai pėr mėsuesit e ciklit fillor e tėtėvjeēar, Neim Zani, Fate Braho, Difo Gjoni, Durro Hizmo, Baki Gjoni, Simon Duka, Jorgo Melica, Isa Kaēi.

Pėrfundoi ky takim i gėzuar me urimin: Mirė u pafshim nė takime tė tjera.

Jashik MAĒI

ish-nxėnės i shkollės

Nr.18 - shkurt, 2000

isa18.jpg
Isa Hizmo = portret

KUSH ISHTE ISA HIZMO

Bisedė me stėrnipin e Isa Hizmos, Halilin

Kam dėgjuar pėr Isain, na thotė Halili, stėrnipi i tij, qė kur isha 10 vjeē, nė vitin 1935 e 1936. Nė kėto vite erdhi ne Shqipėri njė djalė i tij, Fejzullai, tė cilin e kam takuar dhe unė. Ai na foli pėr Isain duke na treguar pėr jetėn e tij dhe tėrė Hizmajt qė ishin nė Turqi.

Pėr Isain nė fakt ėshtė shkruar pak. Flitet pėr tė nė Historikun e fshatit tonė. Ėshtė shkruar diēka nė gazetėn "Bashkimi" dhe nė gazetėn "Fitorja" (gazetė e Sarandės nė vitet 1970-1990), si dhe ne "Fterra jonė" ( e botuar kėto tre vjetėt e fundit). Por mė shumė Isain e ruan kujtesa e tė moshuarve fteriotė, si njė njeri me shkollė tė madhe, si njė Hoxhė me emėr, si Hoxhė i "Sulltanatit"

Ka lindur nė Fterrė rreth vitit 1840 nė njė familje fshatare. Prindėrit e tij ishin Ahmet Hizmo dhe Nislo Hizmo (Dusha), qė lindėn dy djem, Isain e Idrizin, dhe pesė vajza: Salihenė, Xhekon, Hazimenė, Minenė dhe Saranė.

Mėsoi qė fėmijė nė xhaminė e fshatit mėnyrėn e tė falurit musliman dhe bashkė me tė dhe gjuhen e folur turke. Xhaxhai i tij Mustafa Hizmo, qė ishte hoxhė nė Delvinė e Janinė, e mori me vete . Nuk dimė se ēfarė shkolle mbaroi, por dimė qė pastaj e dėrgoi nė gjimnazin "Zosimea" tė Janinės, tė cilin e pėrfundoi me rezultate tė larta. Mbaj mend qė gjysh Idrizi mė kėshillonte qė tė mėsonim si Isai.

Mė vonė vazhdoi Universitetin e Stambollit nė Fakultetin Drejtėsi e Teologji , tė cilin e pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera . U emėrua pedagog nė atė fakultet. Nė punėn e tij u shqua . Nė vitin 1878 u caktua me detyrėn e Dekanit nė Fakultetin Drejtėsi e Teologji nė Universitetin e Stambollit dhe Hoxhė i Oborrit tė Sulltanit, ku u njoh dhe u miqėsua me jo pak klerikė tė vendit. Aty u lidh me miqėsi me Rektorin e Universitetit tė Stambollit, Hasan Tahsinin. Dimė se ėshtė njohur me vėllezėrit Sami e Naim Frashėri, Ismail Qemalin, Bajo Topullin e Dr. Ibrahim Temon. Nė vitin 1879 ishte anėtar i Shoqėrisė sė tė shtypurit tė shkronjave shqip tė Stambollit dhe i komisionit qė hartoi alfabetin e Stambollit. Midis klerikėve dhe intelektualėve tė atjeshėm njihej me emrin Isa Shefki Gjirokastriti. (Shefki ishte titull fetaro-pedagogjik). Pėr tu pėrmendur ėshtė fakti se diploma e Hivzi Bezhanit, qė kishtė pėrfunduar Fakultetin Drejtėsi-Teologji nė StaMboll, mė 1908, ka firmėne Dekanit tė Fakultetit Isa Shefki .

Dihet qė Isai asnjėherė nuk e harroi vendlindjen dhe shumė djem tė fshatit i mori nė Stamboll dhe i ndihmoi pėr tu regjistruar nėpėr shkolla e pėr tė bėrė punė tė ndryshme. Kėshtu Fakultetin e Drejtėsisė e Teologjisė e mbaruan: Hivzi Bezhani, Avdul Mita, Hasan Mita, Meto Mehmeti, Sheme Dauti, Fetan Zani, Selim Gjonika, Laze Ēipi, Idriz Avreci, Hamdi Mita, Shaqo Gjoni etj. Nė fakultetin Ushtarak kanė qėnė Hasan Hizmo dhe dy djem tė tjerė, njėri nga Kondajt dhe tjetri nga Maēajt.

Isai edhe gruan e mori nga Fterra, nga fisi Mato, e cila ishte halla e Halil Matos. Nga kjo martesė lindi njė vajzė qė quhej Hanife (martuar nė Stamboll me Ahmet Bej Borshin).Pas vdekjes sė gruas sė parė u martua me njė vajzė nga Ēamėria tė fisit me emėr, Dinajve. Me gruan e dytė pati dy djem, Hajriun dhe Fejzullahun. Me dėshirėn e gjyshit Idriz dhe nė kujtim tė Isait e djalit tė tij, djemve tė mi u vura emrat Fejzi e Isa.

Fejzullai, kur erdhi nė Shqipėri, na pat thėnė se Isai kishte vdekur para 20 vjetėsh, qė i bie rreth vitit 1915.

Koha bėn punėn e saj. Sistemi i kaluar e izoloi Shqipėrinė. Kėshtu qė kemi 60 vjet qė kemi shkėputur lidhjet me trashėgimtarėt e Isait nė Stamboll e gjetkė. Fevzi Zani, kur erdhi nė Fterrė, na pat thėnė se njė djalė nga fisi i Isait ėshtė doktor me emėr.

Korresp. "Fterra jonė"

Nr.18 - shkurt, 2000

maerselamaci18.jpg
Marsela Maci

FTERIOTĖ NĖ UNIVERSITETETE BOTĖS

Janė shumė, por do tė pėrmendim vetėm katėr prej tyre. Ata qė me zgjuarsi e me zell fituan konkurse pėr tė vazhduar kėto shkolla. Ata qė traditėn arsimdashėse tė fshatit e kanė nė gjak, qė me punėn e tyre nderojnė veten, familjen dhe Fterrėn e lenė emėr tė mirė atje ku mėsojnė.

Marsela Maēi, e bija e Jashikut dhe e Muazezit, studion nė Universitetin e Utrehtit nė Holandė pėr drejtėsi. E fitoi me konkurs tė drejtėn e studimit, me pedagogė tė ardhur nga Utrehti. E sponsorizon Fondacioni Soros, por ndihmon edhe familja. Mbasi u pėrgatit pėr njė vit me radhė pėr zotėrimin e gjuhės, tani vazhdon normalisht me rezultate optimale, duke i plotėsuar tė gjitha detyrimet. Zotėrimi i anglishtes e ndihmon tė zgjerojė horizontin. Njė juriste e re, e pėrgatitur nė Perėndim, do ti shtohet Shqipėrisė.

Ardita Mita, vajza e Kudretit dhe e Mondės, studion pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare nė Virgjinia tė Shteteve tė Bshkuara tė Amerikės. Bursėn e ka fituar me mundin dhe djersėn e saj, me konkurs midis shumė pjesėmarrėsve.

Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė edhe Elton Dusha, djali i Dantes, i cili, gjithashtu me konkurs ka fituar njė bursė amerikane. Studion nė Boston.

Vajza e Ganes sė Shkurte, Blerina, studion nė Losanxhelos pėr stomatologji, duke qenė gjithmonė e shkėlqyer nė mėsime.

Ka dhe tė tjerė si kėta, por ka shumė e mė shumė bij e bija tė emigrantėve fteriotė, qė janė integruar nė shtetet ku punojnė e vazhdojnė me shumė sukses shkollat e larta, pa pėrmendur me dhjetra qė vazhdojnė mėsimet nė ciklet e ndryshme arsimore e qė janė shembull nė tė gjitha drejtimet.

Ju urojmė bijve tanė tė bėhen tė ditur, ta ēojnė mė lart emrin e fshatit qė ka nxjerrė mbi 300 kuadro me arsim tė lartė e rreth dyfishin me arsim tė mesėm. Ata kanė gjak nga Fterra, janė si pema qė rritet e do tė prodhojė fryte, por besoj se nuk do tė harrojnė se rrėnjėt e kėsaj peme janė vaditur me ujin e Ixorit.

Korresp. i "Fterra jonė"

Nr.18 - shkurt, 2000

harta.jpg

GJITONI I PARI VĖLLA

Zakonisht, kur mė merr malli, shikoj disa fotografi dhe hartėn e Fterrės. Mu kujtuan nė ēast mjaft ngjarje e histori qė na tregonin prindėrit e gjyshrit tanė dhe mė tė moshuarit e fshatit pėr fqinjėsinė e mirė qė kanė patur me tė gjithė fshatrat qė e rrethojnė Fterrėn. Dhe kjo falė urtėsisė e mėnēurisė tė vetė fteriotėve qė kanė ditur tė krijojnė e mbajnė miqėsi e dashuri me fqinjėt Por kjo nuk do tė mund tė arrihej nė rast se edhe fqinjėt tanė nuk do tė kishin tė njėjtėn dėshirė, urtėsi e mėnēuri, pėr tė pasė marrėdhėnie tė mira me fteriotėt.

Nuk kanė tė numėruar ngjarjet e historitė qė tregohen pėr lidhjet midis Fterrės sonė me fshatrat e tjera, sidomos me Kuēin, Ēorrajn, Borshin, Tatzatin, Golemin, Zhulatin,e tėrė Bregdetin tonė, lidhje kėto, qė e kanė zanafillėn qė nga luftrat mė tė vjetra kundėr perandorisė Osmane, nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare, e deri nė ditėt e sotme.

Nuk ka pasur vaki tė rėnda nė fshatrat pėr rreth qė tė mos kenė marrė pjesė fteriotėt, duke u gjendur nė ēdo hall, ashtu siē kanė ardhė me tė gjitha nderet edhe ata kur ka pasė vaki nė Fterrė. Nuk mund tė shkonte xhinaze nėpėrmjet Fterrės pėr nė Kuē ose Borsh, pa u percjellė nga dhjetra fteriotė.

Kush erdhi nė Fterrė nga kėta gjitonė dhe nuk u prit siē e kane zakon fterioitėt, e kush nga fteriotėt shkoi nė ndonjė nga kėto fshatra dhe nuk u prit si mik i nderuar.

Ėshtė vėrtet njė shembull i bukur qė fshatra kaq pranė njėri-tjetrit tė shkojnė nė harmoni. Edhe probleme e halle janė krijuar, sidomos pėr pronat qė janė nė kufij midis fshatrave, pėr kullotat, pėr bagėtitė e ndonje zėnkė tė rastit, por ato janė zgjidhė me drejtėsi, me ligj e zakon dhe nuk i kanė hapur rrugė vėllavrasjes.

Karakteristike ėshtė, se midis familjeve tė kėtyre fshatrave me Fterrėn, janė krijuar jo pak miqėsi, vėllemėri , por akoma mė shumė jane lidhur krushqi, ēka tregon njė miqėsi tė njė shkalle mė tė lartė. Pra tek shumė bij tė fshatrave fqinjė ka gjak fterioti, ashtu siē ka nė Fterrė dhe nga nipėrit e kėtyre fshatrave. Njė ditė ne, disa fteriotė, po numėronim kėto krushqi, sidomos me Kuēin dhe Borshin. Dhe doli njė listė mjaft e gjatė, dhejtra krushqi dhe nė brezat qė jetojnė sot. Tradita ėshtė ruajtur e po zhvillohet.

Nė kėtė shkrim tė shkurtėr pėr gjitonėt tanė tė mėdhenj, nuk kam pėr qėllim tė shkruaj ngjarje, histori e emra tė veēantė, por dua tė ngacmoj kujtesėn e bashkėfshatarėve tanė, e pse jo dhe tė gjitonėve tanė, qė kanė pėrjetuar e dinė mjaft ngjarje Kėto t dhe mund tė shkruhen, e, sipas mundėsive, herė pas herė tė botohen, tė paktėn, nė gazetėn "Fterra jonė", qė me to tė njihen brezat pėr tė forcuar mė tej kėtė miqėsi midis njėri-tjerit, se jemi pranė e pranė, e, siē thotė populli: "Gjitoni ėshtė i pari vėlla".

Agron XHAMA

Nr.18 - shkurt, 2000

iljaskofina18.jpg
Iljaz Kofina

PAK FJALE PĖR XHA LAZON

Sipas bisedės me Selim Avrecin

- Ti, mė pyeti bija ime e vogėl, fole pėr Lazo Kofinėn e Parė.Pse, ka dhe njė tė dytė?

I shpjegova se nuk ka Lazo Kofina " tė dytė". Ai qė pėmenda nė kumtesėn e mbajtur nė Fterrė i pėrket shekullit tė 19-tė, periudhės sė Tanzimatit. Ndėrsa Lazo Kofina, pėr tė cilin foli me aq respekt Selimi ynė, ėshtė i shekullit tė 20-tė, i brezit tė Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare. Ky ėshtė nipi i Lazos sė Parė. Kėshtu ishte atėhere, emri i gjyshit i vihej nipit. Ky Lazo ėshtė nipi i atij Lazos. Madje emri i plotė ėshtė Iljaz. Njihen si brez trimash e njerėz arsimdashės. Trim ishte Lazo Kofina i Parė e trim doli dhe Lazo Kofina i dytė pėr nga koha e jo nga cilėsitė, qė i provoi gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare. Xha Lazua, siē e thėrrisnim ne tė rinjtė e viteve 50-60-tė, edhe nė jetėn civile kishte kurajo qytetare pėr ta pasur zili, qė ndonjėherė, ndofta, siē mendonin disa, e kalonte dhe masėn e kohės.

qqq

Kur i thanė se njė nip i tij u fejua me njė bijė nga Shkodra, xha Lazua shprehu idenė: "Tani qė u bera krushk edhe nė Shkodėr, nuk kam mė tė keq". Ideja e tij mbante edhe psikologjinė tradicionale, sipas moralit "nuse vendi e mushkė Golėmi", por edhe idenė e hapjes sė bijve tė fshatit, idenė e progresit. Shikojeni kėtė ide aktualisht, kur jo pak bij e bija tė fteriotėve tanė kanė arritur tė krijojnė familje deri edhe jashtė shtetit. Kur dėgjoj pėr miqėsi tė tilla, mė del pėrpara ideja e Xha Lazos, qė po tė jetonte sot, ndofta do tė thoshte: "Shyqyr qė erdhi dita tė bėhėmi krushq deri nė Amerikė".

Hapja ėshtė zhvillim. Zhvillimi sjell pėrparim. Nė Fterrė ėshtė rrezja sa nė Fterrė. Nė Sarandė - sa nė Sarandė. Nė Tiranė - sa nė Tiranė e nė Neė York - sa nė Neė York, tė cilin nuk e cilėsojnė mė kot si "Kryeqytet" i Botės, ku fliten 60 gjuhė dhe ku bashkėjetojnė nė mirėkuptim 60 kombėsi.

Kur Fterra jonė u bė kooperativė nė vitin 1956, u kolektivizuan dhe qetė. Kolektivizoi dhe xha Lazua kaun e tij. Mirpo pas ca ditėsh mori vesh se qetė i kishin ēuar nė Nezhinė - Piqeras pėr ti shitur. U ngrit e shkoi dhe mori kaun e tij. E shiti vetė dhe u kthye nė shtėpi.

- Ēe bėrė kaun? e pyeti Nadua, e shoqja.

- Ja, i tha, e bėra radio. Do ta kem tek koka ēdo darkė.

qqq

Nė fshatin tonė kishte ardhur njė i deleguar nga rrethi, qė ish dhe mik nė Fterrė. Nė bisedė e sipėr i thanė se xha Lazua ēdo darkė dėgjonte "Zėrin e Amerikės". Vendosėn tė shkojnė nė shtėpinė e tij pėr vizitė.

- A pranon miq, o Xha Iljaz, - foli i deleguari qė printe i pari grupin.

- Kur hapet dera nuk pyetėt mė, po uluni nė krye tė qoshesė, si mik i parė qė jeni. Biseda rrodhi lirshėm. Xha Lazua shtroi rakinė dhe pak meze shtėpie. Kur ora po vente 6.30 mbas dite, pasi kėrkoi falje, shtoi: "Tani mė erdhi sahati pėr avdes. Pak minuta dhe erdha. Ju pini raki, se tė shtėpisė jeni. Pastaj porositi: Plakė, shėrbeu miqve, sa tė marr avdes. Dhe Xha Lazua shkoi nė dhomėn e tij, dėgjoi "Zėrin e Amerikės" e pastaj u kthye nė trapez.

- Mė falni, kėrkoi pėrsėri ndjesė, - por ne pleqtė kemi dhe ca huqe. Duam tė marrim avdes ēdo darkė, pastaj flemė dhe me plakėn.

Pasi hėngrėn e pinė, Xha Lazua i shoqėroi deri nė qendėr tė fshatit, nė Ixuar. Njėri nga miqtė i tha, si me ironi se sonte tė lamė pa dėgjuar "Zėrin e Amerikės".

- Ai shte "Avdesi im" , a mė paēi uratėn, o djem! - u pėrgjigj Xha Lazua, si pa tė keq.

- Ja, ky ishte me pak fjalė xha Iljazi, e mbylli bisedėn Selimi, atė ditė qė unė isha pak i sėmurė nė shtėpi.

Guro ZENELI

Nr.18 - shkurt, 2000

axhemshkurti2.jpg
Axhem Shkurti

90 VJET JETĖ ME DINJITET

Nė bisedė me Rasim Shkurtin

Ishte fundi i shekullit 19-tė dhe fillimi i shekullit 20-tė kur edhe Fterra jonė, si gjithė vendi, qe mbuluar nga prapambetja, kur po bėheshin pėrpjekje nga Rilindasit pėr ta bėrė Shqipėrinė mė vehte. Familja e Seitit dhe Maxhares jetonte nė fukarallėkun e saj. Axhemit tė vogėl, birit tė tyre, iu shtuan hallet, se mbeti dhe jetim. Kjo e detyroi tė shkonte hizmeqar nė Qeparo e mė vonė nė Vlorė.

Nė fillim mbaroi dy vjetė nė shkollėn turke . Mė vonė mėsoi "vjedhurazi" shkrim e kėndim nė gjuhė shqipe. Mėsoi dhe tė komunikonte greqisht e italisht. Nė Vlorė ra nė kontakt me idetė patriotike.

Pasi punoi nė kėtė rreth gati dy vjet e gjysėm, ai u kthye nė Fterrė. Kėtu nuk qėndroi gjatė. Me ndėrhyrjen dhe rekomandimin e dajės sė tij, oficerit Jashar Mato, sė bashku me Sherif Dushėn, Zylfo Malon, Rexho Maton dhe Sulo Hizmon u veshėn xhandarė nė qytetin e Pėrmetit: U caktuan pėr tė shėrbyer nė krahinėn e Ballbanit ku shėrbeu deri nė ditėt e fillimit tė Revolucionit tė Qershorit tė vitit 1924. I edukuar me ndjenjat kombėtare tė viteve njėzetė, u bashkua me luftėtarėt e Pėrmetit dhe sė bashku me ta u nis pėr nė Tiranė. Nė Kozare tė Beratit ranė nė pėrpjekje me forcat e regjimit. Pas 2-3 orė lufte me forcat e Zogut vazhduan rrugėn pėr nė Tiranė. Nė Lushnjė u bashkuan me luftėtarėt e nisur nga Vlora . Pas tre ditėsh, mbėrritėn nė Tiranė.

Kur u formua Qeveria Demokratike e Fan S. Nolit, sė bashku me Dervish Shkurtin dhe Ago Dushėn shėrbyen 15 ditė nė ruajtje tė Qeverisė Demokratike. Pasi pėrfundoi shėrbimin e tij, u rikthye nė Lupckė - Ballaban. Pas pak kohėsh, me kėrkesėn e tij, u transferua nė Delvinė. Por me rikthimin nė pushtet tė Ahmet Zogut, Axhemi u nxorr nė lirim si fanolist.

Pjesėmarrja nė Revolucionin e Qershorit la gjurmė tė pashlyera nė kujtesėn e tij. Recitonte shpesh vargjet e Isuf Avrecit pėr Avni Rustemin:

O Avni Libohoviti,

Dragoi i maleve tė larta,

I madh hyner qe dhe yti,

Do shkruhet me shkronja tarta.

U detyrua tė kthehet nė Fterrė. Tshmė u martua me Daro Shkurti (Zani). Lindėn e rritėn nė kushte tė vėshtira 10 fėmijė, 6 djem dhe 4 vajza.

Me fillimin e Luftės Anti-fashiste Nacionalēlirimtare, Axhemi mori pjesė nė krijimin e ēetės sė Fterrės, tek Kroi i Bedrinit, si dhe nė betejat qė zhvilloi kjo ēetė. Kreu ēdo detyrė qė iu ngarkua. Vlen pėr tė veēuar, pjesėmarrja nė aksionin pėr transportimin e materialeve ushtarake tė kapura nė postbllokun nė Borsh. Nė kėtė betejė ra dhe dėshmori i parė i Fterrės, Fuat Mato. Po kėshtu, nė vitin 1943, kur forcat e Halil Alisė po digjnin fshatrat e Lumit tė Vlorės, sė bashku me fteriotė tė tjerė u nis pėr nė Gjorm.

Pas ēlirimit zgjidhet pėr disa kohė nėnkryetarkryetar i kėshillit tė Fterrės. Fillimnish punoi si punėtor e mė pas si kryepunėtor pėr mirėmbajtjen e rrugės Fterrė-Borsh.Nė vitin 1950 , sė bashku me disa fteriotė tė tjerė, pėr nevoja pune u vendosėn nė Tiranė. Mė ndėrhyrjen dhe rekomandimin e Nail Bezhanit, u punėsua nė ndėrmarrjen "21 dhjetori", si normist nė sektorin e Lumit. Punoi dhe magazinier nė Ndėrmarrjen e Furnizimit tė Punė-torėve. Punoi deri sa doli nė pension, nė vitin 1960. Edhe nė pension vazhdoi tė jeptė kontributin e tij.

Ndėrroi jetė mė 5 nėntor 1988 dhe u pėrcuall me nderime nga tė gjithė tė afėrmit, bashkėfshatarėt, miqtė, shokėt dhe dashamirėsit e tij.

Jetoi thjeshtė e me nder dhe pėrballoi jetė me dinjitet.

Korresp. I "Fterra jonė"

Nr.18 - shkurt, 2000

saliceli.jpg
Sali Celi

LE TA KUJTOJMĖ XHA SALINĖ

Xha Saliu qė nga fteriotėt mė tė hershėm tė Tiranės. Tėrė jetėn ka qėnė punėtor e punoi me ndershmėri. Jeta nuk i ka ecur dhe aq pėr mbarė, por ai asnjėherė nuk u ligėshtua dhe e pėrballoi atė me vėshtirėsi. Fteriotėt e kujtojnė me respekt. Edhe ata qė banonin nė fshat, edhe ata qė erdhėn nė Tiranė. Shtėpia e tij, kurdoherė e vogėl e me fėmijė, ka qėnė e hapur me bujari. Nė vitet e vėshtira tė sė kaluarės, kur nuk gjeje as hotel, Sali Ēeli hapte portat, hapte zemrėn pėr bashkėfshatarėt.

Sa herė qė ndonjė bashkėfshatar merrte shtėpi kėtu nė Tiranė, Saliu qe i pari qė shkonte ta ndihmonte. Se qe jo vetėm i papėrtuar, por dhe me duar tė arta. Ishte elektriēist vitet e fundit, por i zinte dora dhe pėr hidraulik, edhe pėr marangos, pėr gjithėēka. Edhe kur dikujt nga fteriotėt i ndodhte ndonjė fatkeqėsi, edhe kur dikush kishte gėzime familjare, Sali Ēeli do tė qe i pari. Fėmijėt i rriti me mundim, u dha shkollė e zanat, aq sa tė bėheshin tė aftė pėr jetėn.

U rehatua e u ripėrtėrit kur u martua me bashkėshorten e tij tė urtė, Sevdenė. Tė dy sikur u ujdisėn pėr njėri-tjetrin. Tė dy nuk ndaheshin, i shikoje gjithėnjė bashkė. Fituan respektin e dashurinė e bashkėfshatarėve, por dhe tė banorėve tė pallatit ku jetonin e tė gjitonėve pėr rreth.

Le ta kujtojmė xha Saliun, fteriotin e ndershėm e mikpritės, le ta kujtojmė tė qeshur e tė dashur siē ishte, le ta kujtojmė me shakatė e "thumbat" e tij tė lezetshėm, le tė kujtojmė e respektojmė virtytet e thjeshtėsinė e tij tė rrallė. Bukuria e njeriut qėndron tek thjeshtėsia dhe shpirtmadhėsia.

Shpirti i tij i madh prej vitesh prehet i qetė nė xhenet.

Bardhyl XHAMA

Nr.18 - shkurt, 2000

Enter supporting content here