ft22222222.gif

Nr. 43 - shkurt 2005

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore 

PĖRGATITET FJALORI ENCIKLOPEDIK

PĖRGATITET FJALORI ENCIKLOPEDIK I KURVELESHIT

-               Njė sipėrmarrje me vlerė –

 

Njė grup intelektualėsh kurveleshas, nė bashkėpunim mė Shtėpinė Botuese “Toena” me president te respektuarin Fatmir Toēi, dhe nėn kujdesin e Shoqatės Kulturore Atdhetare “Labėria” kanė disa kohė qė po mbledhin mate-rialet pėrkatėse pėr hartimin e “Falorit Enciklopedik tė Kurve-leshit”, i cili do tė jetė njė vepėr e vyer me rendesi tė veēantė, jo vetėm se do tė grumbullohen  e pėrpunohen mjaft tė dhėna, por ajo qė ka mė shumė rėndėsi, vėnia e kėtyre tė dhėnave nė dispozicion tė gjithė atyrė qė duan tė dinė mė shumė pėr kėtė zonė, si pėr brezat e sotėm edhe pėr ata qė do tė vijnė.

      Nė kėtė enciklopedi, sipas platformės sė miratuar nga redaksia qendrore, do tė pasqy-rohen vlera historike, kulturore, atdhetare, luftaraka, etnokulturore, ekonomike, arsimore, topono-moastikė, etj. Mė konkretisht, nė kėtė platforme parashikohet:

       “1. Emėrtimi (toponimia) i objekteve e vendeve tė ndryshme me karakteristikat e tyre nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr: krahinė, fshat, lagje, mal, kullota, pyll, korie, ara buke, pėrrenj, lumenj, gryka, qafa, kurrize, hone, shpella, burime, mbetje arkeologjike, objekte fetare (kisha, xhamija, tyrbe, vende tė shėnjta tė lashta e tė kohėve tė vona), objekte pagane etj.me tė dhėnat konkrete.

2. Emėrtimi i vendeve historike, vendndodhja e tyre, ngjarja me tė cilėn lidhet me vlera pėr fshatin, krahinėn a mė gjerė.

3. Ngjarje historike (nė gjithė periudhat) pėr fshatin, komunėn (lokalitetin), krahinėn a mė gjerė dhe protagonistėt kryesor tė tyre (psh Kryengrtija e Tanzimatit).

4. Figura historike e shoqėrore mė ndihmesė nė shkallė fshati, komune, krahine e deri mbarėkombėtare, lindur a me prejardhje nga fshatrat e Kurveleshit (tė dhėna tė shkurtėra biografike dhe si materializohen vlerat e tij). Mė konkretisht:

- a. Figurat tė lashtėsisė, pėrfshi pushtimin osman;

- b. Figura tė periudhės sė pavarėsisė, tė Luftės me grek un e parė, Luftėn e Vlorės, Revolucionin e Qershorit;

- c. Figura tė periudhės sė mbretėrisė; - d. Figura tė Luftės sė Dytė Botėrore:

- Komandatė e komisarė ēetash partizane, nacionaliste e tė "Ballit Kombėtar" nė ditėn e inaugu­rimit tė tyre, me veprimtarinė konkrete luftarake tė formacionit qė drejtonin;

- Komandantė e komisarė tė batalioneve partizane, nacionaliste e balliste dhe veprimtarinė konkrtete luftarake (kuptohen batalionet qė vepronin nė mėnyrė autonome, para krijimit tė formacioneve mė tė mėdha

luftarake si grupe apo brigada ku ato u pėrfshinė);

- Komandatė e komisarė tė Komandave tė vendit; - Kamandantė e komisarė grupesh e brigadash

partizane e balliste;

- e. Figura tė periudhės socialiste nė shkallė komune (lokaliteti), krahine e mė gjerė, nė adminis­tratat vendore (kryetarė Komiteti Ekzekutiv, kryetar Lokaliteti), drejtora e lartė nė organet qėndrore;

     - ė. Figura nė fushėn e arsimit, kulturės, folklorit dhe atė shkencore, tė botimeve etj..

5. Organe administrative nė Komunė, krahinė si dhe objekte tė ndryshme social kulturore e ekonomike qė kanė funksionuar apo funksionojnė edhe sot.

            6. Pasuritė mbitoksosre e nėntoksore, miniera Materialet pėr ngjarje a figura historike qė do tė dėrgohen, ėshtė mirė tė jenė tė shoqėruara edhe me fotografi, skica e pamjet pėrkatėse me sqarimet e nevojshme.

¶¶¶

Duke qėnė se kjo ėshtė njė vepėr kolektive e me karakter shkencor, e ndėrtuar mbi kritere strikte shkencore, Redaksitė e fushave, e nė fazėn pėrfundim­tare Redaksia qėndrore, ruajnė tė drejtėn dhe detyrimin shkencor tė bėjnė redaktimin e materialeve, sistemimin e tyre si dhe pėrzgjedhjen e zėrave qė do tė futen nė Fjalorin enciklopedik nė pėrshtatje me kriteret e vendosur duke ruajtur raporte tė drejta me objektin e veprės por edhe baraspesha e barasvlera duke mos rėnė as nė barazitizėm”.

Nė kėtė kuadėr janė krijuar grupe pune pėr mbledhjen e materialeve nė mbėshtetje tė udhėzimit qė ka hartuar redaksia qėndrore. Pėr Fterrėn nė kėtė grup pune bėjnė pjesė Prof. Dr, Jakup Mato, Prof. Dr. Muzafer Korkuti, Bardhyl Xhama dhe Guro Zeneli, tė cilėt deri tashti kanė bėrė njė punė tė ēmuar.

Kėto materiale do t’i paraqeten redaksisė qendrore. Pastaj ėshtė detyrė dhe e drejtė e asaj redaksie,  nė se do ti pėrfshijė apo jo, tėrėsisht apo pjesėrisht,  kėto materiale nė enciklopedi.

Kushdo qė ka pretendime, mendime apo materiale qė para-shikohen nga platforma, ėshtė i lutur t’i paraqesė me shkrim tek grupi i punės tė fshatit tonė, deri mė 31 mars 2005. Mbas kėsaj date materialet dorėzohen nė redaksinė qėndrore.

Shpresojme nė mirėkuptimin pėr ta paraqitur sa mė denjėsisht Fterrėn nė kėtė enciklopedi

                                                                                                    @

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

Mesazhi i Gazetės sonė

 

Gazeta “Fterra jonė”, tashmė ėshtė konfirmuar dhe ėshtė bėrė njė model pozitiv pėr lexuesit e saj, jo vetėm pėr komunitetin fterjot, por edhe pėr lexues tė tjerė nga fshatrat fqinjė apo pėr lexues tė ndryshėm, nė Tiranė, Vlorė, Sarandė e deri jashtė shtetit.

            Njė lexues i veēantė dhe i madh, me mbi 1000 persona, ėshtė dhe faqja nė Internet e pėrgatitur dhe mbajtur nga Agron Xhama, qė lexohet me interes dhe prej tė cilėve ka dhe vlerėsime nga mė pozitivet.

Vlera mė e madhe e kėsaj gazete ėshtė prezantimi pozitiv qė i bėhet Fterrės sonė dhe fterjotėve tanė nė njė masė tė madhe njerėzish, qė, ose e kanė dėgjuar, ose e njohin pak,

ose nuk e njohin. Njėherazi, kjo Gazetė u ka dhėnė mundėsinė dhe vete fterjotėve qė tė njohin mė mirė vendlindjen e tyre e tė parėve tė tyre, madje tė njohim mė mirė dhe  njeri-tjetrin.

Njė vlerė e veēantė e saj ėshtė se e njeh lexuesin me historinė, kulturėn dhe traditat e mira tė Fterrės e tė krahinės Kurvelesh-Bregdet, njeh lidhjet e mira me njeri-tjetrin dhe me fshatrat fqinjė e me komunitetet pėrkatėse.

Vlerė e madhe ėshtė se kjo Gazetė lė nė faqet e saj njė memorje tė gjėrė pėr Fterrėn dhe pėr fterjotėt. Edhe keq tė shkruash, ėshtė mė mirė sė tė mos shkruash fare, duke mos lėnė asgjė tė shkruar pasardhėsve.

Latini thoshte: Verba volant, scripa manent. Fjala fluturon, shkrimi mbetet.

Pra, vlera e saj ėshtė e vyer dhe e ēmuar, ėshtė e pazėvend-ėsueshme dhe progresive pėr vendlindjen tonė dhe pėr ēdo lexues tonin.

Nė kėtė gazetė janė shkruar dhe jo pak portrete, skica, ngjarje me interes tė drejtpėrdrejtė pėr jo pak fterjotė. Por, sigurisht, ende ka dhe shumė tė tjerė, pėr tė cilėt ėshtė mirė tė shkruhet. Nė qofte se, pėr jo pak, nuk ėshtė shkruar deri tani, kjo nuk ka ardhur se “dikush” ka kėtė ose atė “rezervė”, nuk ka ardhur se njeri ėshtė mė i mirė se tjetri, mbasi, para gazetės “Fterra jonė”, tė gjithė janė ftejrot tė mirė dhe tek ēdo fterjot janė  shikuar e shikohen anėt e mira, sepse realisht tek fterjotėt, pa pėrjashtim, sundojnė anėt e mira, pavarėsisht se dihet qė “nuk ka insan, pa noksan”.  Edhe kur ėshtė bėrė ndonjė kritikė apo vėrejtje, apo kur ėshtė ngritur ndonjė problem, sugjerimi ėshtė bėrė me urtėsi e me shumė kujdes, pa pėrdorur emėr konkret. Kjo, se Gazeta “Fterra jonė” ka principin: tė flasim e tė shkruajmė pozitivisht, siē flet e shkruan ēdo njeri i edukuar, i civilizuar dhe i kulturuar..

Gazeta jonė e ka shprehur sa e sa herė, qė nė faqet e saj ka vėnd pėr tė gjithė, pa asnjė pėrjashtim. Por, kuptohet qė kėtu ka arsye nga mė tė ndryshmet, por jo “subjektivizma” apo “rezerva” pėr kėtė apo atė person. Dėshira ėshtė qė tė shkruhet pėr tė gjithė. Por, kuptohet qė, nė radhė tė parė, lipset tė ketė material faktik, tė ketė tė dhėna, qė kanė vlerė botuese pėr gazetėn, por qė tė jetė dhe i shkruar, ku tė kėtė, tė paktėn nje ngjarje apo njė detaj, dhe jo thjeshtė biografinė, siē i thuhet nė gjuhėn e popullit, apo CV-nė, qė i thuhet nė rregullat zyrtare. Se gazeta nuk mund tė bėjė as “biografi” e as “histori”. Prandaj, do tė luteshim, qė as kush tė mos ketė “qejfmbetje” duke thėnė: “pse s’mė lavdėrove mua”?!.

Njėherazi duam tė theksojmė, se nė gazetėn “Fterra jonė” ėshtė shkruar e po shkruhet: me mirėsi ndaj tė gjithėve, ndaj Fterres sonė, dhe pa ligėsi ndaj askujt. Dhe pėr kėdo qė ėshtė shkruar, janė parė anėt e mira dhe jo ndonjė gabim apo e mete njerėzore dhe as jeta private e kėtij apo atij fterjoti.

Ėshtė mė mirė, qė ēdo njeri prej nesh tė vlerėsojė mė shumė atė qė bėhet, atė qė shkruhet, duke ruajtur traditėn tonė pozitive qė te njeri-tjetri, shikojmė ato qė na bashkojnė e na afrojnė nė komunitetin fterjot e me njeri-tjetrin dhe jo ndonjė cikėrrimė, apo thashethem i vockėl, qė mund tė bėjė tė kundėrtėn.

Ēdo gjė e vogėl, ngushtėsi  apo ligėsi, qoftė dhe “e vockėl”, qė mund tė bėhet, me dashje apo pa dashje; ēdo paragjykim a paramendim, ēdo “anė” qė prish e ndan, qė zėmėron e shqetėson tjetrin, pa ia patur “borxh” kush; ēdo pakėnaqėsi, qė shprehet aty-kėtu, se “ēfarė kini qė nuk shkruani pėr “mua”, apo pėr “babanė”a “nėnėn”, pėr “burrin” a “gruan”; pra, ēdo gjė qė cenon solidaritetin e njohur fterjot, le ta anashkalojmė, le ta hedhim pas krahėsh, duke mos u marrė fare me tė, por tė merremi me ato qė na bėjnė mirė tė gjithėve.

Eshtė mė mirė, qė secili nga ne fterjotėt, krahas punėve vetiake, le tė  kontribuojė, sa mė shumė tė jetė e mundur, dhe pėr Fterrėn, dhe pėr fterjotėt, si obligim shpirtėror ndaj Vėndlindjes sonė tė pėrbashkėt, brenda mundėsive e aftėsive qė ka secili prej nesh.

Gazeta “Fterra jonė”, edhe njė herė thekson, se ėshtė e hapur pėr tė gjithė lexuesit fterjotė, tė ēdo moshe, gjinie e profesioni, madje dhe pėr ēdo lexues tjetėr, duke mirėpritur ēdo material, por mundėsisht te radhitur ose, tė paktėn, tė shkruar lexueshėm. Dhe Gazeta do tė pėrpiqet ta bėjė tė botueshėm.

 

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

 

SHUQON E KUJTOJ,  SIĒ E NJOHA 60’VJET MĖ PARĖ

 

Shuquri Sadiku ka mbi 20 vjet qė ėshtė ndarė nga jeta, por unė vazhdoj ta kujtoj ashtu siē e njoha 60 vjet mė parė. Ne ishim bashkėfshatarė, por u njohėm mė mirė nė vitet e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, atėhere kur detyra e kohės na afroi, na bėri bashkė dhe na vuri nė drejtimin e Ēetės Territoriale “Fuat Mato” tė Fterrės.

            Shuqua u bė i njohur nė ato vite se ėshtė njė nga tė parėt fteriot qė mori pjesė nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare  duke qėnė antar i Njėsitit Luftarak tė fshatit dhe e kthyen shtėpinė e tij bazė tė ilegalėve. Kur u ktheva nė Fterrė, nė korrik 1943, Shuqon e gjeta komandant tė ēetės “Fuat Mato”. Gjer atėhere, qysh prej njė viti, ēeta kishte shkruar faqet e para tė historisė luftarake tė saj, duke kryer njė sėrė detyrash, nga tė cilat kish bėrė mė tepėr jehonė goditja e postbllokut fashist nė kryqėzimin e rrugės nė Ixuar tė Borshit. Nė atė sulm, tė 27 janarit 1943, ku ra dėshmor i parė i Fterrės, Fuat Mato, me emrin e tė cilit u pagėzua ēeta. Shuqua kishte kryer detyra tė veēanta. Mori  pėrsipėr detyrėn e zbuluesit. Njė ditė mė parė shkoi nė Ixuar tė Borshit, si pėr tė bėrė “Pazar”. Atje, me ndihmėn e bashkėfshatarit Selfo Lleshi qė punonte si shollėxhi, takoi togerin italian qė komandonte postbllokun. Arriti tė futej si mysafir edhe nė ēadrėn e tij, nga i cili, indirekt, mori tė dhėna tė vlefshme pėr sulmin e tė nesėrmes. Nė mesnatėn e 27 janarit, Shuqua dha sinjalin e sulmit, duke hapur zjarr me mitrolozin e tij kundėr bunkerit nė kthesėn e sipėrme dhe, kundėr ēadrės sė komandantit, objekte tė cilat u paralizuan. Gjatė vazhdimit tė luftimeve u shqua pėr guxim e trimėri dhe shkoi aq afėr  objekteve tė armikut sa qė u godit nga ashkėlat e granatave dhe mbeti i plagosur. Pėr mjekimin e Shuqos, krahinori i partisė mori masa, duke sjellė ilegalisht nga Himara, tė mirėnjohurin doktor Petro Cani.

            Pėr mė se njė vit, bashkė me Shuqon si komandant e unė komisar, drejtuam ēetėn territoriale. Brenda asaj kohe ēeta pati intensitet luftimesh tė vazhdueshme, sepse u zhvilluan dhe dy operacione tė ashpra tė pushtuesit gjerman. Nė pėrballim tė situatave qė paraqiteshin, sipas rastit, ēeta zinte pozicionet e saj tė njohura: Bėrdėn, Borshin e Vjetėr, Kalanė e Borshit, Omlonė, Qafėn e Rrėmullės, Qafėn e Arrės, e deri nė Qafėn e Frashėrit mbi Piqeras. Nga ana ushtarake, Shuqua ishte mė i pėrgatituri, por dhe i vendosur e trim. Mė kujtohet njė rast kur, nė njė natė tė ftohtė dimri, unė me 4-5 shokė ndodheshim nė Omlo pėr tė mbrojtur krahėt e ēetės qė ishte nė Kala. Shuqua pati guxim dhe gjeti kohė e erdhi tek ne, pėr tė na parė e pėr tė na ndihmuar.

            Ishte guximtar, por kishte edhe inisiativė. Kur kapitulloi Italia fashiste, nė dhjetor 1943, ai e mori ēetėn e shkoi nė Portopalermo (Suge) dhe ēarmatosi efektivin e ushtarėve italianė tė baterisė sė mbrojtjes bregdetare. Po ē’do tė bėnin me topat e rėndė 149 m/m? Shuqua kishte kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė armėn e artilerisė dhe, i vajti mendja qė ato pak njohuri qė mbante mėnd pėr pak ditė t’ua mėsonte edhe disave nga luftėtarėt e ēetės. Kėshtu u bė. Dhe kur kolona me makinat gjermane u dukėn nė kthesat e Llogorasė, ai hapi zjarr kundėr tyre. Ishte ky njė akt qė bėri jehonė tek banorėt e fshatrave pėrreth, aq sa kur ndėgjonin gjėmime topash thoshin “Topat e Shuqos”.

            Shuqua nuk ishte vetėm komandant, por edhe mitralieri i vetėm i ēetės. Nė fillim, qysh kur ēeta u krijua ai mbante njė mitroloz tė lehtė grek. Me atė luftoi deri nė shtator 1943, kur kapitulloi Italia. Mė pas, arma e tij kryesore ishte mitrolozi i rėndė “Breda”, tė cilit i bėnte rregullisht shėrbimet dhe e pėrdorte me mjeshtėri. Ishte edhe i fuqishėm fizikisht. Mitrolozin shpesh herė e mbante vetė nė shpinė, pa e ndarė armėn nga trekėmbėshi. Nė intervale kohe tė qeta, mitrolozin e linte tė vendosur nė pozicion majė Bėrdės. Breshėria e parė e mitrolozit ishte sinjal alarmi pėr tė gjithė ēetėn. Ndodhi njė herė qė Shuqua pa pėrtej nė rrėzė tė Vake njė kolonė gjermane qė u ngjit nga Boderi dhe po drejtohej pėr nė Ēorraj. S’mund ta linte rastin ti ikte, ndaj gradoi shėnjestrėn nė distancėn maksimale dhe hapi zjarr me breshėri tė paprera. Gjermanėt, tė zėnė nė befasi u ēorjentuan dhe u kthyen mbrapsh, duke lėnė mbrapa dhe kafshėt me armė e paisje.

            Nė ato vite Shuqua i ishte pėrkushtuar tėrėsisht luftės pėr liri. Edhe familja e tij ishte vėnė nė shėrbim tė asaj lufte, kurse shtėpia e tyre, jo pakherė, u kthye nė vendkomandė pėr shtabet e reparteve partizane. Gjat pranverės sė viti 1944, pėr tre muaj, u vendos atje Shtabi i Brigadės se 6-tė Sulmuese. Ēeta e Fterrės, nė mė tė shumtat luftime tė saj bashkėveproi me repartet partizane, sidomos ato tė brigadės sė 5, 6, 12 dhe me ēetat territoriale tė fshatrave fqinjė. Ishte ky njė faktor tjetėr qė Shuqon, si komandant e luftėtar e bėri tė njohur e me emėr edhe jashtė kufijve tė fshatit.

            Shuqua kontribuoi shumė edhe pėr ta mbajtur Fterrėn tė bashkuar me luftėn, nė Frontin Nacionalēlirimtar. Kėtė mė shumė se me fjalė ai e bėnte me veprat e tij. Ishte aq i interesuar e preokupuar pėr kėtė ēėshtje sa qė edhe kish rrezikuar pėr vete. Nė njė rast, kur ēeta jonė, si dhe forca tė tjera tė krahinės, ishte vendosur nė pozicionin e pėrparuar nė Breg tė Borshit tė Vjetėr, pėr tė sqaruar njė keqkuptim tė lindur aty lidhur me “sjelljen” e 3-4 bashkė-fshatarėve fteriotė, debatoi ashpėr dhe u konfliktua me pėrfaqėsuesin e krahinorit, aq sa puna vajti tek armėt.

-  “Unė tė arrestoj” – foli i pari i krahinės, dhe hoqi automatikun nga supi.

- “Ti mė ha…” ia ktheu Shuqua, dhe i drejtoi maliherin. Shuquri Sadiku ishte njė komandant e luftėtar trim, por edhe kėrkues e kritik ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve, donte rregull e disiplinė si nė njė ushtri tė vėrtetė. I donte, i ndihmonte dhe i mbronte shokėt dhe bashkėfshatarėt, por edhe nuk ia pėrtonte pėr t’i kritikuar. Ai ē’kishte ta thoshte ndėr sy dhe askėnd nuk pėrgojonte pas krahėve. Pėr kėto cilėsi, si edhe pėr kontributin e tij nė luftė, shokėt dhe fshati e donin, i besonin dhe i bindeshin fjalės sė tij, pavarėsisht se kur nxehej i “hiqte dhe gurin e fundit”, se ashtu ishte ai, e priste drunė me njė tė rėnė tė sėpatės, krijonte nė kėto raste edhe ndonje mėri e qejfmbetje.

Nė korrik tė vitit 1944, Shuqua kaloi si kuadėr nė Brigadėn e 12-tė, ku, duke marrė parasysh kontributin e dhėnė prej tij dhe pėrvojėn e fituar nė drejtimin e ēetės “Fuat Mato”, iu ngarkua detyra e komandantit tė kompanisė. Ai ishte njė tip qė nuk fliste shumė pėr veten e vet, por pėr shokė e bashkėluftėtarė tė tij. Pas luftės, mė kanė treguar se edhe atje, nė brigadėn e 12-tė, nė tė gjithė luftimet e saj ku mori pjesė, dėshmoi vendosmėri, guxim e trimėri. Pas ēlirimit tė Vlorės, Shuqua me njė detashment zbulimi partizanėsh u dėrgua me njė barkė nė ishullin e Sazanit pėr tė verifikuar gjendjen dhe situatėn e atjeshme. Parashikohej tė ishte nje mision i rrezikshėm sepse shkonin drejt tė panjohurės, paēka se kur zbritėn atje gjetėn vetėm lepuj, mbasi kishte tė ngjarė qė pas kapitullimit dhe largimit tė italianėve, gjermanėt tė mos kishin shkelur nė ishull.

Pas  Ēlirimit, pėr ca kohė nė Tiranė, tė dy me Shuqon, familjarisht kemi banuar nė nje apartament. Shkuam jo si gjitonė, por si vėllezėr tė mirėkuptuar. Ishin marrėdhėnie qė buronin nga vendlindja jonė e pėrbashkėt, Fterra, dhe  qė frymėzoheshin nga kujtimet e paharruara qė kaluam nė vitet e Luftės Ēlirimtare.

                                                                                                      Safet MEMI

 

 

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

EJUP MITA,

“PERSONALITET I SHQUAR I QARKUT TĖ VLORĖS”

 

Ėshtė kėnaqėsi e veēantė pėr ne fteriotėt, kur shikojnė e dėgjojnė qė njė bir i fshatit tonė i kalon caqet e nderimit brenda fshatit dhe bėhet personalitet nė shkallė qarku.

            Pas Besim Elezit, Personalitet i Qarkut tė Vlorės, ku pėrfshihet dhe rrethet Sarandė e Delvinsė, shpallet EJUP MITA.

            Vlerat morale jetėsore tė Ejupit janė tė mėdha dhe ėshtė vėshtirė tė pasqyrohen nė njė shkrim tė tillė. Ato janė vlera tė Ejupit, por edhe tė prindėrve tė tij, tė Nuriut dhe tė Shanės, janė vlera tė tė gjithė familjes e veēanėrisht tė motrės Shaze, e cila rrėmbeu armėn nė dorė dhe luftoi, si burrėrėshė qė ishte, kundėr pushtuesve fashisto-naziztė. Kėto vlera u ruajtėn dhe nga motrat e vėllai i tij, Ahmeti.

            Ejupi u lind nė Fterrė mė 1936. I ati dhe gjyshi kanė punuar si hoxhė nė fshatrat e Vlorėa.

            Shkollėn fillore Ejupi e mbaroi nė Gumenicė mė 1949, 7-vjeēaren nė Vlorė mė 1953, tė mesmen nė Teknikumin Bujqėsor tė Kamzės nė vitin 1957 duke u diplomuar agronom i mesėm dhe pas njė viti pune si agronom nė lokalitetin e Koculit, shkon pėr studime nė Institutin e Lartė Bujqėsor, dega e frutikulturės,  tė cilin e pėrfundon nė vitin 1963.

            Nė vitet 1963-1966 punoi agronom dhe pėrgjegjės sektori nė fermėn e Mifolit. Mė pas kryeagronom nė ndėrmarrjen bujqėsore “Vlora”. Prej kėndej dėrgohet pėr specializim nė Itali. Mbas kryerjes sė specializimit emrohet drejtor i kėsaj ferme tė rėndėsishme. Nė vitet 1972-79 emrohet drejtor nė fermėn e Llakatundit.

            Si specialist e organizator i aftė qė ishte, ngarkohet me detyrėn e organizimit tė Institutit tė Pemtarisė nė Vlorė dhe pėrgjegjės i seksionit tė bujqėsisė nė komitetin ekzekutiv tė rrethit. Puna dhe sjellja e tij bėnė qė tė zgjidhet nė kėshillin popullor tė rrethit dhe nė komitetin ekzekutiv.

            Duke qėnė drejtues e specialist i aftė, nė vitet ’80 caktohet anėtar i kolegjumit tė Ministrisė sė Bujqėsisė. Po ashtu edhe nė komitetin e shkencės e bashkėpunėtor shkencor dhe drejtor nė institutin e ullirit Vlorė. Mė 1991- 92 e nxjerrėn nė asistemcė qė u pasua me pension tė para-kohshėm.

            Ecuria e tij, duke ngjitur njė nga njė shkallėt e drejtimit administrativ e shkencort, tregon pėr aftėsitė e tij, vullnetin e madh dhe pėrkushtimin e Ejupit nė punė, duke e renditur atė si njė nga figurat mė tė spikatura tė intelektualėve tė Vlorės.

            Nė Vlorė e mė tej, shokėt, bashkėpunėtorėt, bashkėfshatarėt, miqtė,  e kushdo qė e ka njohur, shprehen me vlerėsimet mė tė larta pėr virtytet dhe vlerat e veēanta tė Ejupit tonė.

            Pėr tė gjitha kėto, ėshtė dekoruar nga Kuvendi Popullor me Urdhėrin e Punės tė klasit tė Dytė dhe tė klasit tė Parė.

            Jeta e tij model nuk mund tė mos tėrheqte vemendjen e pushtetarėve tė sotėm, tė cilėt, me propozim tė Drejtorisė Rajonale tė Bujqėsisė dhe Ushqimit tė Vlorės, me vendim tė kėshillit tė qarkut, i dhanė titullin: PERSONALITET I SHQUAR I QARKUT TĖ VLORĖS me motivacionin “ Personalitet shkencor, drejtues i talentuar dhe organizator i prodhimit bujqėsor, i pėrkushtuar pėr futjen e metodave tė reja nė zhvillimin e bujqėsisė shqiptare”

           

                                                                                                Zeko BRAHO

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

Ē’bėri Flora pėr nėnė Shilenė ?

- sipas bisedės me mbesėn pėr gjyshen e saj -

 

Ajo vdiq nė 1967. Atėhere unė isha 10-12 vjeēe. E desha dhe nė deshi. Madje ajo mė deshi shumė. Se gjyshet e duan  mė shumė “Mjaltin e Mjaltit”. Mė ėshtė bėrė dhe nė ėndėrr. Nuk e di pse m’u duk sikur mė tha: Fisi Kondaj u shua. Unė qeshė e fundit nė atė fis. Po dhe mua mė zuri nėma: Tė humtė vendi i varrit ! Kisha vite qė ndjeja njė detyrim. Doja t’i gjėja varrin. Po ku t’ia gjėja e si t’ia gjėja ? Unė kisha 40 vjet pa shkuar nė Fterrė. Pėrbrenda mė brente njė mall e njė dhimbje.

            Ja kėto, shprehu Flora nė njė bisedė tė rastėsishme, 37 vjet pas vdekjes sė Gjyshes sė saj, Salihe Kondes. Fliste me pasjon pėr gjyshen e saj, Nėnė Shilenė. Kujtonte pleqėrinė e thellė dhe hallet e jetės sė saj. Se jeta halle ka. Sa mirė e thotė mėnēuria: “Pa halle mos na lėntė, por hall mbi hall mos na dhėntė” ! Nėnė Shilesė, dhe halle mbi halle i kishte dhėnė.

Florėn e brente meraku: Ku ta gjėntė e si ta gjėntė varrin e Gjyshes? Vendosi tė pyeste e tė pyeste. Nė fillim pyeti njerėzit e vet. Pyeti e kė nuk pyeti, tė afėrt e tė largėt. Por asnjė nuk i dha pėrgjigje tė saktė. Madje pati dhe nga ata qė “ i nxorėn gjuhėn”. Ndonjė e cilėsoi kėtė punė si njė “mėndjelehtėsi”. Ndonjė tjetėr i tha: rri moj vajzė, se asaj tani i janė tretur dhe kockat e jo mė vendi i varrit. Pati dhe nga ata qė e kėshilluan se kishtė tė tjerė pėrpara saj pėr t’u marrė me varrin e Shilesė.

Po Flora nuk u tėrhoq. Ajo vazhdoi tė pyes e tė kėrkojė. Pyeti dhe doktor Edipin, i cili e pėrgėzoi. Madje e kėshilloi qė tė pyeste Astrit Avrecin nė Fterrė, se ai mund ta dinte konkretisht, ose dhe mund tė pyeste ata qė jetojnė nė Fterrė. Po ku ta gjėnte Astritin ? Tė shkonte kėtu e nė Fterrė pėr njė pyetje? Mėsoi se Astriti kishte telefon celular. Me tė pyetur i gjeti dhe numrin.

Dhe i ra telefonit.

- Jam Flora Braho, vajza e Tares dhe Belkėzit. Tė flas nga Tirana, se kėtu jam vendosur me gjithė familjen time. Kam njė hall. Dua tė di se ku e ka varrin Nėnė Shilea. Dua ta ngrė andej dhe ta vendos nė Shtufez nė varret e gjithė fshatit. S’dua tė mbetet varrhumbur.

- Vendin e varrit e di unė,-ia ktheu Astriti.

- Atėhere, unė dua t’i bėj varrin e ri nė Shtufez. Dhe pėr punėn qė do tė bėhet, do tė pėrgjigjem unė.

- Nuk bėjmė pazar pėr kėtė punė, se dhe ne e kemi pėr detyrė.

- Se si do ta bėni, e dini ju mė mirė se unė,- u tha Flora. Mua mė thoni kur duhet tė vij nė Fterrė.

- Atėherė, - i tha Astriti, - ti do tė vish kėtu nė ditėn e ceremonisė.

Dhe pasi konkluduan dhe pėr kohėn se kur mund tė bėhej ceremonia e shpėrnguljes sė eshtrave, Astriti bashkė me  Profitin nisėn nga puna. Caktuan vendin. Shkuan nė Sarandė. Biseduan dhe skicuan varrin. E sollėn nė Fterrė. E vendosėn nė vėndin e duhur. Dhe, kur i mbaruan tė gjitha punėt, i bėnė telefon Florės.

- Ne,- i thanė,- i mbaruam tė gjitha punėt. Edhe varrin e montuam. Tė presim pėr tė bėrė ceremoninė duke vendosur eshtrat e Nėnė Shilesė nė varrin pranė dy djemve, Remziut e Xhevdetit dhe nipit, Vasfiut.

            Flora u gėzua, sikur iu ngjall gjyshja, nėnė Shileja, gojė-ėmbėl, qė i thoshte: “Ē’kė pėr vete, jepua dhe tė tjerėve”. S’dinte si t’i falėnderonte kėta dy njerėz, Astritin e Profitin, tė cilėt u angazhuan si askush dhe i plotėsuan njė dėshirė duke i hequr njė daramet nga shpirti.

Dhe njė ditė tė caktuar Flora u nis pėr nė Vlorė. Shkoi tek e ėma, Balkėzi. I tregoi se ēfarė kishte bėrė.

            - Do vij dhe unė,- kėmbėnguli Balkėzi.

            - Si tė duash, moj Mami,- por mos lodhesh.

            Tė nesėrmen u nisėn pėr nė Fterrė. Kur arritėn nė Himarė, qėndruan te njė baēe qė ishte plot me lule. Folėn tė zotit tė shtėpisė.

- Duam ca lule natyrale,- iu lut Flora, gruas qė doli te porta.

- Pėr kė i do, moj bijė !

- Pėr te varri i Gjyshen nė Fterrė.

- Merr sa tė duash,- ia priti e zonja e baēes.

Pasi e falėnderua gruan himarjote, morėn rrugėn pėr nė Fterrė. Arritėn nė kohėn e duhur. Nė Shtufez bėnė ceremoninė. Mbi pllakėn e varrit shkruan me tė folmen fterjoēe: “Gjishes time tė dashur. Na Mesa, Flora”. Krahas lules qė vendosi Flora, njė lule tė kuqe i vunė mbi varr dhe Astriti me Profitin. Mbesa ia bėri Gjyshes tė gjitha nderimet njerėzore.

Nė Ixuar shtruan drekė Astriti me Profitin. Dhe para se tė largoheshin nga Fterra, Flora me gjithė Nėnėn e saj, Balkėzin shkuan dhe nė Ngurrėz. Shkuan e bėnė njė “vizitė” duke vėnė nga njė lule dhe mbi varrin e Hivziut dhe Merjemes, dy gjyshėrit e tjerė, prindėrit e Mamasė, Balkėzit.

Nė fund tė bisedės Flora u lut: Po shkrove, tė lutem, mos le pa falėnderuar shumė e shumė, Astritin dhe Profitin pėr punėn e madhe qė mė bėnė, pėr pritjen shpirtėrore, pėr bujarinė e tyre. Nuk di si t’i falėnderoj ! Pa ata, unė s’e bėja dot kurrė varrin e gjyshes, qė e kam dashur aq shumė. Ata mė kursyen lodhjen, kohėn dhe punėn time kėtu nė Tiranė. Ata mė bėnė njė nder qė nuk shpėrblehet. Nuk e mendoja tė ishin kaq tė mrekullueshėm. E mrekullueshme ishte dhe pritja nga Kurupajt, te Alikua, me Florėn e Donen, dhe Manushen aq tė mirė. Falėnderim tė veēantė shpreh Flora pėr burrin e saj, Flamur Agovin dhe dy bijat, Denadėn dhe Arditėn, qė jo vetėm nuk iu bėnė pengesė, po pėrkundrazi e nxitėn qė tė shprehte mirėnjohjen pėr Gjyshen e mirė, Nėnė Shilenė.

Pas 40 vjetėsh, unė rimora njė mal me dashuri pėr Fterrėn dhe ata qė mbajnė gjallė Fterrėn – mbyll bisedėn Flora

                                                                                  Guro ZENELI 

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

Nga Isa Hizmo Kanada

V A S H D I M E S I A...

 


 

Ju uroj nga zemra botuesve te gazetes '' Fterra Jone'' dhe gjithė lexuesve mbarėsi pėr punėn e lavdėruar qė bėn kjo gazetė nė tė mirė tė Fterrės tonė. Pėrshėndes edhe botimin e librit “Ne tė lam, po ti s’na le…”, tė shkruar me pasion pėr vendlindjen, duke dhėnė kėnaqėsi gjithė fteriotėve. Titulli dhe kuptimi i kėtij libri ėshtė aktual dhe kuptimplot dhe pėr ne emigrantėt fteriotė kudo  qė ndodhemi, me ndryshimin: “ Ne ju lamė, por ju s’na lini”

Krijimtaria e fteriotėve ėshtė vazhdimėsia e mėnēurisė, kulturės, arsimit. Nė Fterrė janė rrėnjėt e krijuesve, qė nga Prof. Dr. Ismet Elezi, Prof. Dr. Muzafer Korkuti, Prof. Dr. Jakup Mato, Nafiz Bezhani, Bardhyl Xhama, Agim Mato, Vullnet Mato, Vehap Bezhani, Servet Dauti, Barjam Sadiku, Naxhi Zhupa etj.(te me falin autoret e tjere qe s'munda ti kujtoj tani dhe ti shkruaj te gjithe).

Titulli dhe kuptimi i ketij libri eshte aktual dhe kuptimplote dhe per ne emigrantet fterriote kudo qe ndodhemi, me ndryshimin; "Ne ju lame, po ju s'na late, se ju vini ku jemi ne."

Bijt e shquar tė Fterrės, me punėn e admirueshme dhe nė kushtet e veshtira aktuale qe kalon Shqiperia dhe Fterra jone, bėjnė njė punė fisnike e tė ēmuar pėr kulturen, traditen dhe unitetin fteriot.

Me anė tė faqes tuaj nė internet ne ju kemi pranė. Ju na ''ushqeni'' e na ''ngacmoni'' me mallin e dashurine, me nostalgjine dhe obligimin per Fterren tone te dashur dhe njerzit e saj te mrekullueshem.

Fterra eshte nje fshat i vogel gjeografikisht dhe numerikisht, por nepermjet njerzve te saj te shquar ka rrezatuar kurdohere mencuri popullore, nivel te larte arsimimi, unitet dhe humanizem. A nuk eshte vashdimesi, qe ēdo vit ne auditoret e Universiteteve tona dhe jashte vendit, te ulen jo pak bija e bij fterriotesh? Kjo na gėzon te gjitheve, pasi ky brez i shkolluar do ta ruaj emrin e mire te Fterres e fterrioteve.

Dua tė falėnderoj  organizatoret e Festes se Fterres, vecanerisht fterriotet qe jetojne ne Fterre me kryetarin Teno Lona per mikpritjen bujare te fterioteve dhe miqve e dashamireve te shumte, ku u pa uniteti e organizimi i mire per riparimin e xhadese Fterre-Borsh dhe rihapjen e Vatres se Kultures. Ne nje te ardhme te afert, shpresojme qe te perfundoje asfaltimi i xhadese Kuc-Fterre-Borsh. Kjo do te beje te mundur zhvillimin e metejshem te Fterres tone.    

E falenderueshme eshte puna e grupit nismetar per ringritjen e Muzeut te Fterres. ku me dokumenta dhe fakte do tė pasqyrohet historia dhe kultura e pasur e Fterres tonė. Besoj se me kontributin e te gjithe fterioteve do tė bėhet edhe me i mire e me i pasur nga ēka qenė.  

Na gezon fakti qe ne keto ngjarje na nderuan shume shokė, dashamires e miq tė fterioteve. Kjo tregon qe fteriotet i duan dhe i nderojne, ashtu si dhe Fterra di ti doje e nderoje miqte e saj.

Dua tė shfaq njė falėnderim tė veēantė pėr rapsodin e njohur Z. Lefter Cipa, qe i dhuroi Fterres nje poemth poetik te mrekullueshem. Autori me vleresimin e tij maksimal per Fterren dhe fteriotet, duket sikur ka lindur e jetuar ne Fterren tone. Edhe nje bir fterre nuk do kish ''gatuar' kaq bukur ato vargje ''Naimjane''. Ato janė si nje himn per ne. Do te doja ta pershendesja po me vargje kete rapsod te shquar dhe mik te  fterrioteve, por nuk e kam fuqine dhe talentin e tij, gjithashthtu me humbjen e vellait tim te dashur Fejzi, me eshte keputur nje pjese e shpirtit dhe me jane prere krahet.

Per kete me erdhi ne ndihme nje shoku im nga Kuci, Perlat Fejzaj qe banon prane meje ketu ne Kanada. Shpesh i tregoj ne internet per Fterren, pasi Perlati e njeh Fterren dhe fteriotet nga afer. Perlati e ka takuar personalisht Lefter Cipen pikerisht ne Fterre para disa vjetėsh dhe ne shenje respekti per te dhe Fterren, deshiron ta pershendese me vargje. Ju lutem, mundesisht t’i botoni ne gazeten ''Fterra Jone'' vargjet e tij.

Falėnderime e mirėnjohje

 

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

MBROJTĖS TĖ FSHATIT

Legjendė


 

 

Thonė se dikur, nė kohėra qė nuk mbahen mend, shtėpive tė para tė fshatit Fterrė nė Kurvelesh, iu kanosėn disa armiq. Nuk dihej se nga vinin. Me sa kuptohej, duhet tė kishin dalė nga jugu, nga deti. Kur iu afruan pranė fshatit, qendruan nė njė qafe kodre e po vėshtronin me habi e zili tėrė vendin qė u zinte syri. Shtėpitė ishin tė bukura e tė rrethuara nga pemė tė shumta, malit sipėr tij kullosnin bagėti tė shumta kurse poshtė, bregoreve deri nė lumė, menduan ata, duhet tė kish gjah tė shumtė. "Kėtu qėnka pėr tė jetuar. Kėtu do qendrojmė ne", tha i madhi i tyre.

Po a do na lenė tė zotėt? pyeti me frikė njeri ngaburrat.

         I madhi, komandanti qėndroi pak e u mendua. Do ta pushtojmė nga sipėr, nga mali. U bėjmė shoqėri ose i vrasim ēobanėt, pastaj, duke jetuar me mish e qumėsht, pushtojmė edhe fshatin kur tė jemi tė pėrgatitur mirė. Tani, vazhdoni kėshtu tutje-lart t'i shkojmė tufes sė parė tė dhenve qė duken sipėr nė shullė, tha komandanti. Turma lėvizi, kapėrceu njerėn bregore, kapėrceu edhe tjetrėn dhe kur iu afrua tufes, ndodhi e papritura e parė e madhe: u shkulėn nga sipėr shkėmbenj, gurė e drurė, lugina gjėmoi aq shumė sa dukej sikur e tėrė toka do tė ēahej. Njerėzit s'kishin ku tė futeshin dhe vetėm u mblodhėn grusht kokė ulur, por njė rrėshqitje e re pikėrisht atje ku ishin ata i pėrpiu dhe humbėn pothuaj tė gjithė nėn gurė e drurė. Pėr fat tė tyre, tre vetė dolėn mbi dheun qė rrėshqiti po nuk po e njihnin njeritjetrin nga plagėt dhe dheu qė i mbulonte.

U shkundėn nga dherat, fshinė gjakun me gjethe dhe kur njohėn njeritjetrin vendosėn tė futeshin nė fshat natėn, tė vrisnin ē'tė gjenin dhe tė jetonin tė paktėn nė shtėpinė mė tė veēuar tė fshatit. Kur bėnė gati thikat dhe nga dy drurė me nyje nė duar, u nisėn. Sapo bėnė nja pesė hapa, iu doli pėrpara njė kafshė e ēuditshme. Kafsha, herė dukej, herė zhdukej. I delte perpara njerit dhe sapo ai bėhej gati ta godiste me dharten (drurin me nyje qė mbante nė dorė), kafsha zhdukej. Bjeri more, ja tek ėshtė!, -thoshte tjetri. Po kafsha pėrsėri zhdukej dhe i delte pėrpara pikėrisht atij qė urdhėronte shokun t'i binte me dharte. Aq shumė u munduan ata ta largonin dhe aq shumė i pengoi ajo kafshė e ēuditėshme sa tre burrat i zuri mėngjezi. Ditėn, keqbėrėsit nuk sulmuan dot se ishin tė pakėt. U ulėn diku mes shkurreve. Shikonin njeritjetrin dhe armėt, me inat e dėshpėrim.

-A nuk e lemė kėtė punė?!, tha njeri nga burrat. Duket nė ketė fshat nuk futesh dot me krime e dredhi. Diēka tjetėr duhet. Ja, neve na pengoi edhe njė gomar, siē duket edhe ai ėshtė mė i zgjuar se ne. Tre trimat e plagosur, morėn pėrsėri rrugėn nga kishin ardhur. Njeri nga inati kur po nisej skicoi nė njė rrasė guri prej shtufi tė errėt njė gomar. Kur e panė fshatarėt u habitėn dhe e quajtėn vendin ":Qafa e gomarthit". Ashtu iu duk tė parit nė vizatim, njė gomar jo i rritur plotėsisht, por jo edhe i vogėl, pullak, njė pullak i paditur qė s'mund tė ishte aq trim...

Kaluan kohė. Aq shumė kohė sa njerėzit nuk e mbanin dot mend se atėhere koha matej me zėnien e hėnės, zmadhimin e zvogėlimin e saj derisa rizihej hėna e re, vetull gjysėmrreth i artė nė qiell.

Por njė ditė u shfaq nė krahun verior tė fshatit njė taborr i madh burrash luftėtarė tė armatosur mirė sa dukej sikur secili ishte njė bajloz. Kur erdhėn te burimi iu doli pėrpara njė burrė.

Ndaloni - u foli rėndė ai, kėtej nuk kaloni dot!

- Kush je ti qė flet ashtu?! Me ne nuk matesh dot as ti e as njė ushtri mbretėrore!

- Provojeni tė bėni vetėm njė hap mė pėrpara. Dhe do ta shihni se ēfarė do t'ju gjejė!, u foli trimi i vendosur. Dhe sikur tė ishte njė mal, kryqėzoi duart e veta nė gjoks. Pėrkrenarja i rrinte kėrcėnueshėm nė kokė, kurse pėrbri kėmbės sė djathtė i ndrinte shpata e rėndė dhe e gjatė.

               - Suljuni kėtij trimoshi mburracak, pa shokė, se s'ka ē'tė na bėjė neve kaq tė shumtė e tė fortė!, urdhėroi komandanti i armiqve.

            Hordhia iu sul, duke bėrtitur e tundur shpatat. Por trimi, hop, u hodh sipėr tyre, pėrmbi shkėmb.

Ndiqeni!, - urdhėroi pėrsėri komandanti i tyre. Ata iu sulėn si re karkalecash. Gati e rrethuan trimin. Por, ai i ra shkėmbi me shpatė, fap! Dhe, pėr habi tė gjithė sa e ndiqnin ta vrisnin, shkėmbi u ēa duke formuar njė si shpellė ku mund tė luftohej lirisht.Trimi hyri brenda, u shty mė tej, ku shpella nuk kish dritė, por ai vetė shikonte si tė ishte nėn diell. Armiqtė e shumtė e ndoqėn sipas urdhėrit. Por, ata, kalo te kthesa e shpellės, e trimi pre nė fyt, e hidh tej nė hapėsirėn e thellė tė shpellės. Sa mė shumė hynin e nuk dilnin, aq mė shumė i zinte inati e sedra ata mė pas. Dhe kėshtu, nė fund hyri edhe vetė komandanti, por pėsoi edhe ai fatin e ushtarėve qė komandonte. Atėhere trim i paparė doli nga shpella dhe u ul mbi njė shkemb tė pushonte. I pihej ujė. Zbriti tė pinte nė burimin qė rridhte nė fund tė shpellės ku luftoi i vetėm kundėr njė ushtrie tė tėrė dhe e shfarosi.

Kaluan edhe shume e shumė vjet. Jeta e fshatit rridhte nė paqe. Por njė ditė fshatarėt nisėn punėn pėr tė hapur xhadenė nga do tė kalonin makinat me njerėz e mallra. Iu desh ta thyenin njė pjesė nga ai shkėmbi - shpellė brenda. Pėr habinė e tė gjithėve, uji rridhte i kuq.

- Mos u habisni, - u tha pas disa ditėve mė plaku i fshatit.Eshtė gjaku i armiqve qė vrau trimi mbrojtės i ynė shumė e shumė kohė mė parė, kur ēau me shpatė shkėmbin e zhduku njė ushtri. Uji i burimit rrodhi i kuq pėr shuumė e shumė kohė.

- Po vetė ai qė vrau armiqtė e mbrojti fshatin tonė, ē'u bė?, - pyeti njė nga fshatarėt plakun e menēur.

- Ja tek ėshtė, sipėr nesh. shkėmbi vetė, si njeri i gjallė. Quhet Mirosh Mara, na e kanė thėnė pleqtė tanė, e atyre iu kishin thėnė pleqte e meparshėm.

-Uh, vėrtet! Si nuk mė ka rėnė nė sy mė parė mua tė gjorit, tha si me turp fshatari qė pyeti. Dhe aty pėr aty i propozoi plakut tė menēur: Shkojmė dot bashkė ta shohim nga afer?

- Po, tha plaku i menēur, besoj se do tė mė mbajnė gjunjėt tė ngjitem deri atje. Burri mė i ri ecte pėrpara, pas tij duke i dhėnė dorėn ngjitej plaku i ditur. Kur shkuan te vendi, panė shpellėn, dheun e kur dhe po kundronin format e shkembit, flokėt, hundėn, sytė, gojėn, tė gjitha si tė skalitura nga njė dorė hyjnore. Deshėn t'i hypnin nė trup, t'ia preknin me dorė "fytyrėn", por pėr habinė e tyre, njė trup njeriu i shndritshėm u ngrit e fluturoi pėrpjetė. Tė dy burrat mbetėn tė nemitur. Sa mė lart ngjitej njeriu vezullues, aq mė shumė po iu rėnqethej trupi burrave. E ndoqėn fluturimin e tij deri tutje, mbi qendrėn e fshatit. Iu duk se atje gjeti vend dhe u ul trupi vezullues. Atėhere, burri e pyeti edhe njė herė plakun e menēur:

-Pėrse mendon ti se vajti atje dhe u ul Miroshi ynė?

-Pėr kėtė nuk kam dėgjuar gjė nga pleqtė, gjyshėrit e stėrgjyshėrit. Po... ma merr mendja se ka tė bėjė me menēurinė e bukurinė e grave tė fshatit tonė. Pamje si kok gruaje ka qendra e tij me atė llomijen qė e ka penguar shkėmbi i kuq ku thuhet se ka flori brenda dhe me ujin e ftohte kristal qė rrjedh nė Izvor e, duke pirė nga ai ujė, si nė verė edhe nė dimėr, na fal dashuri tė gjithėve si njė nėnė e pavdekshme, tha plaku i menēur.

x x x

                 Ja kėshtu, me dy legjenda bashkė, tė fiksuara nė dy emra (toponime) "Maja e Mirosh Marės" nė veri dhe "Qafa e gomarthit" nė jug, e shpjegojnė arsyen pėrse ėshtė bėrė i dėgjuar brenda e jashtė vendit emri Fterrės dhe i fteriotėve.

                          

                                                                                                   Hektor VESHI

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

Dertet e Hamzait…

- nga biseda shoqėrore te kafe “Dajti”-

 


 

E kėrkoja nė telefon nė Fterrė, nė disa celularė me antenė fikse qė kanė disa familje atje. Po mė thanė, qė Hamzai kishte ardhur nė Tiranė. E kėrkova te Rexhua, tė cilit iu luta qė me Hamzain tė pinim njė kafe te “Dajti”, atje ku venė gati pėr ditė njė “dorė” fterjotėsh.

Dhe ditėn tjetėr, nė orėn qė lam, Hamzai erdhi me Namikun dhe nipin e tij, djalin e Velos. Pasi porositėm nga njė kafe, e pyeta me dashamirėsi:

    - Pse ke ardhur nė Tiranė?,- Ke ndonjė hall, apo…

       Pa mė lėnė tė mbaroja pyetjen, ai u pėrgjigj:

     - Kam ardhur pėr njerėzit. I kam zėnė me radhė. Dje qė mė kėrkove ti, mė gjete te Rexhua. Se, mė shumė kam kėtu nė Tiranė, se sa nė Fterrė. Ja, mė shoqėron, herė njėri e herė tjetri, po mė shumė vjen me mua, ky djali i djalit, i Velos, e kam fjalėn. E do gjyshin ky. Se dhe gjyshi e do shumė e shumė. Isha unė, dhe te Parlamenti i Fterrės, por ty nuk erdhe.

Dhe biseda u shtua.

- Mua mė ka ikur mosha,- vazhdoi bisedėn Hamzai, - por, po deshėt, ju nė Tiranė, ndihmoni dhe mė shumė Fterrėn, se ne atje kemi ngelė njė dorė njerėz dhe aq e kemi takatin.

-Ju qė jini atje e mbani gjallė Fterrėn tonė, se po tė jetė pėr ne kėtu, nuk kemi ēfarė t’i bėjmė

*  *  *

Njihet Hamzai nė fshat e fqinj, se nė Fterrė lindi dhe gjithė jetėn nė Fterrė e kaloi, pa kaluar qafat pėr asnjė lloj detyre shoqėrore apo shtetėrore, sepse jetėn ia kushtoi familjes sė tij, dhe iu pėrgjigj fshatit sa herė qė e kerkoi madje, dhe kur doli nė pension, Fterrės iu pėrkushtua. Ndaj, dhe tani nė moshėn 82 vjeēare ka daramet se i duket qė Fterra do tė mbetet pa njerėz. Dhe kėtė daramet, e ka sepse Hamzai ėshtė nga ata fterjotė, qė kėtu lindi e kėtu u rrit, kėtu punoi dhe jetoi me blegtori e bujqėsi. Edhe me krijimin e kooperativės, nė 1956, pasi kreu njė kurs disa mujor pėr veteriner, punoi si brigadjer blegtorie. Dhjetė vjet mė vonė, u zgjodh Kryetar i Kėshillit tė Fterrės. Dhe punės sė kryetarit, iu pėrvesh me dėshirė e me vullnet tė fortė pėr tė bėrė diēka pėr Fterrėn. Nuk kurseu as mundin e as lodhjen dhe nuk pėrtoi tė shkojė zyrė mė zyrė nga Fterra nė Borsh e deri nė Sarandė, ku ishte qėndra e rrethit nė ato vite. Nuk la fterjotė, qė mund tė kishte diēka nė dorė, pa e zėnė pėr “xhakete”.

- Nuk u ndahem unė,-thoshte Hamzai, qė vinte me autobuzin e linjės nga Fterra nė Sarandė ,- se njeriu e kthen kokėn nga ai qė e zė pėr xhakete.

Nė tė 15 vjetet, deri nė vitin 1981, qė mbajti detyrėn e kryetarit tė fshatit, nuk pėrtoi asnjėherė pėr tė shkuar kudo qė duhej bėrė diēka pėr Fterrėn. Nuk la bir nga Fterra pa e zėnė pėr “xhakete”, pa i shkuar nė zyrė, edhe pėr punėt e fshatit, edhe pėr zanate, edhe pėr shkollimin e fėmijėve fterjotė, nė tė mesmė apo dhe tė lartė.  Tė paktėn fjalėn do ta thoshte. 

Hamzai ka qenė njė nga kryetarėt qė ėshtė pėrpjekur shumė pėr ndėrtimin e rindėrtimin e objekteve social-kulturorė nė fshat, si pėr Vatrėn e kulturės, Klubin, Shkollėn 8 vjeēare dhe Ujėsjellėsin, linjėn telefonike me Borshin, e tjera.

Edhe kėto ditė kishte ardhur nė Tiranė pėr tė takuar njėrėzit, fterjotėt me radhė. Dhe takoi shumė, jo vetėm pėr t’u ēmallur me ta, por edhe pėr tė shprehur ndonjė merak pėr punėt e fshatit. Shqetėsimi mė i madh i tij ishte forcimi i lidhjeve tė fterjotėve me njėri-tjetrin edhe nė Fterrė, edhe Sarandė, edhe nė Vlorė, por edhe kėtu nė Tiranė.

- Fterjotėt i kanė tė mira lidhjet. Ndonjė gjė tė vogėl dhe mund tė ketė, por nė pėrgjithėsi “uniteti”, qė thua ti, ėshtė i fortė.

- I fortė ėshtė, i fortė,- u pėrgjigj Hamzai,- por dhe ndonje grindje pėr ca gjėra tė vogla, ēoku ngrė kokė, qė nė Ixuar e deri kėtu. Ndaj,-tha Hamzai,- kur unė dėgjoj nga kėto lloj pakėnaqėsish,- unė dhe mėrzitem. Edhe mosha e ka fajnė, se unė vajta 82 vjeē. Jam futur nė moshėn e thellė.

- Njeriu, Xha Hamza,- i thashė,- plaket, kur i plaket truri.

- Edhe trurin e kemi sa gjėjmė shtėpinė,-ma ktheu me humor. Po atė gazetėn mos e lini pa nxjerrė, pa unė s’e lexoj dot se nuk i lexoj dot ato shkronjat e vogla qė vini ju nė gazetė. 

     Nipi i tij, djali i Velos, nxėnės nė 8 vjeēare, qė dėgjoi bisėdėn tonė, pyeti:

      - Ku shitet gazeta “Fterra jonė”?

     - Pse ti, nuk e merr!?,- iu drejtua Hamzai, tėrė merak..

       - Ka dhe raste qė nuk e gjėj, -ia ktheu ai. Gazetėn qė shkoi nuk e kam marrė.

         - Merre, o djalė, merre,- e kėshilloi Gjyshi nipin, - se ėshtė gazetė qė shkruan shumė mirė pėr Fterrėn e pėr fterjotėt tanė.

           

                                                                                         Guro ZENELI

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

Sulejman Mato

 

M E Ē A N I

Tregim

 

Ka njerėz qė tė kalojnė para syve njė jetė tė tėrė, si njė hije. Ata ikin pa u ndier, pa lėnė  gjurmė, pa lėnė  miq e pasardhės ,madje pa bėrė gjera qė tė kujtohen…Tė tillė njerėz , edhe nėse  pėrcillen me bujė pėr nė botėn e panjohur, pas ca kohėsh harrohen nga tė gjithė, sikur tė mos kenė ekzistuar kurrė.

Njerėz si Meēani  vijnė rrallė nė kėtė botė dhe kur ikin  mbeten gjatė nė kujtesė.

Ai ishte  disa vjet mė i madh se ne, por entuziazmi me tė cilin i merrte gjėrat dhe dėshira pėr tė luajtur me ne tė vegjlit, e bėnin njė fėmijė tė pėrjetshėm. Tani jam duke sjellur ndėr mend sytė e tij tė kaltėr, me atė ndriēim tė ngrohtė ngjyrėqielli.

Prindėrit i kishin vdekur prej kohėsh, e kishin lėnė jetim qė nė moshė tė vogėl, atė dhe tė motrėn, Peshon.

Peshua , qysh nė moshėn 15 vjeē, u martua me njė ndihmėsmjek, djalin e madh tė hallė Hazbos, tė cilėn  nuk e pata njohur.Pas martesės sė motrės Meēani mbeti vetėm, duke i kaluar ditėt  aty, nė hauret e vjetra tė Shkurtajve. Mirėpo as ikja e motrės dhe as skamja  nuk i shtuan dot asnjė  brengė  nė sytė e tij ngjyrė kristali dhe nuk ia hoqėn dot as atė ndriēim fėminor. Kur mbėrriti nė moshėn qė duhej tė vinte brisk nė faqe, tė gjithė e kuptuan se ai nuk do tė bėhej kurrė burrė. …Mė tepėr nga tė gjithė ky fakt shqetėsoi motrėn e  tij . Tani dera e tyre nuk  kishte asnjė mundėsi pėr tė pasur  trashėgimtarė. Por Meēani, sikur tė mos i kishte ndodhur asgjė, me njė  entuziazėm jashtėkohor, i sfidonte tė gjithė. Ecte rrugėve tė fshatit duke i pėrshėndetur tė gjithė  i pari, me atė ngazėllimin e tij  tė veēantė, ndonėse tė gjithė e dinin se ai gjallonte "prej mėshirės sė sė tė pamėshirshmėve ", njerėzve qė besonin zotin.

Pėr tė kujdeseshin gratė e fshatit, me  ushqime e ndėrresa. Nė kompensim, ai u bėnte ndonjė punė: shkonte nė pyll  pėr tė prerė dru,  thurrte gardhin e nomeve pėr bagėtinė, rregullonte varret, u siguronte hejė dhive , ndreqte ndonjė  mur tė rrėzuar… ose, mė e madhja, shkonte ca ditė me dhi, pėr tė zėvendėsuar ndonjė ēoban i cili kishte nevojė tė jetonte disa ditė pranė familjes.…

- Meēan..Do tė shkosh  tė na mbledhėsh hejė pėr bagėti.

- “Faleminderit!”

- Pėrse thua ti faleminderit, nė vend qė tė tė falėnderojmė ne ty?

- Qysh  mos tė them faleminderit?- Ju mė mbani me bukė…

Ndodhte qė mushka jonė  nuk kthehej  nė mbrėmje. Ne ishim tre fėmijė, mė i madhi prej nesh ishte dhjetė vjeē dhe kishim frikė tė dilnim natėn.

- Meēan! - i lutej  nėna.- Do tė shkosh tė kėrkosh mushkėn …E ke,  o nė Shesheza, o nė Gomareza, o nė Bėrda…

            – Ku e dėrgon tani natėn?

- Pusho ti..Vetėm Meēani  mund ta gjejė se ku kullot ajo tani…

Nėnės sime nuk ia prishte kurrė. Pas dy-tre orėsh,  kur tė kishte pllakosur plotėsisht errėsira, ne dėgjonim zėrin  tij tė hollė: “Merreni se ua solla… e gjeta nė Gomareza…”

            Shėrbimet i shpėrbleheshin nė natyrė. Nėna ime herė do t’i jepte njė kapotė tė paveshur tė babait,   herė njė palė pantallona , po nga tė babait, herė tė tjera i jepte  miell , vaj ulliri , djathė, vargje me fiq  e ē’t’i  ndodhej nė shtėpi. Ndonjėherė i lutej tė ulej nė sofėr me ne fėmijėt: “Ke ngrėnė, Meēan?”  “Kam ngrėnė, si s’kam ngrėnė…” – thoshte dhe ikte i frikėsuar se  mos e ulnin tė hante me zor. Mirėpo nėna ia dinte huqet, dhe si ta ulte nė sofėr pa e ofenduar.

 “E di qė ke ngrėnė, - i thoshte,- por, ulu se nuk mė hanė fėmijėt pa ty .”  “Aa..Po qe kėshtu, mirė,”  dhe ulej pranė meje duke bėrtitur.  “Hajde! Haje pėrsheshin se e hėngra unė…” Zėrin e hollė e ngrinte  kastile pėr tė mė trembur. ”Bėj sikur ha qė tė hajė dhe Meēani,-mė thoshte nėna, duke bėrė kėshtu njė lojė tė dyfishtė. - Ka uri i ziu, por nuk e bėn veten”. Dhe unė bėja sikur nuk mė hahej…”Fute lugėn nė gojė!”- bėrtiste ai , pa kuptuar  pse ne gajaseshim nga klithma e tij.

            Edhe gratė e tjera tė fshatit nuk e linin pa e shpėrblyer pėr shėrbimet e tija  me ē’tė kishin nė shtėpitė e tyre tė varfra.

Shumė prej burrave tė fshatit punonin nė qytet, kėshtu, pėr Meēanin, kishte punė sa tė duash..

 ”Do tė vish nesėr me ne nė Galisht…,-i thoshin gratė.- Do tė rrimė atje dy-tri ditė. Do korrim grurin , pastaj do ta shijmė…do ta mbedhim nė thasė, do ta ngarkojmė, ca me mushka e ca nė krahė dhe do ta zbresim poshtė…Me njė fjalė kemi punė. ”

-“ Peqe!”-  pėrgjigjej Meēani. Ditėt e tjera ai do tė ngjitej nė arat e Galishtit sė bashku me gratė dhe ne fėmijėt, qė shkonim pas tyre  ngaqė na pėlqente jeta nė mal. Gjatė ditės  Meēani bėhej ujė nė djersė. Punonte si njė kafshė e gėzuar. Nuk e kuptoje dot nė e bėnte pėr t’u hyrė nė zemėr grave apo ngaqė puna i jepte vėrtet kėnaqėsi? Nė mbrėmje flinte me ne, nė njė shtrat druri shtruar me kashtė, ngritur mbi degėt e gorricės. “Kush do tė na tregojė njė pėrrallė?” Ndonse ishte gjashtė-shtatė vjet mė i madh se ne, vetė nuk mbante mend  asgjė. Pėrrallat ia tregonim ne, dhe ai nuk mėrzitej sė dėgjuari, duke qeshur me zė tė lartė si njė fėmijė i lumtur. Shpesh na linte pa gjumė: “Edhe njė…edhe njė…”, - thėrriste dhe ndiente kėnaqėsi edhe sikur tė njejtėn gjė t’ia pėrsėritnim dhjetra herė.

Ndėrsa ne rriteshim, ai mbetej nė tė njėjtėn moshė. Atėherė nuk mund ta kuptonim dot arsyen pėrse ai njeri i shkurtėr, me shpatulla tė   gjera e gjithė muskuj, kishte mbetur  pėrjetėsisht nė moshėn 10 vjeē?

Njė ditė prej ditėsh,  Meēanin e pamė me njė ēantė postieri nė krah. Kryetari i kėshillit kėrkonte njė njeri  tė papėrtuar dhe tė shkathėt pėr tė shpėrndarė postėn dhe gazetat e ditės nga qendra e lokalitetit nėpėr fshatrat e tjera.

Puna ishte e vėshtirė, se i duhej tė bėnte ēdo ditė rreth shumė kilometra nė kėmbė.

-Njeri mė tė pėrshtatshėm  se Meēanin  s’ke pėr tė gjetur,- i thanė.”

 -Dakord,-kishte thėnė ai.-Lajmėrojeni  tė vijė dhe tė fillojė punėn qė nesėr.

Meēani e priti me gėzim tė madh detyrėn e re.Pėr tė fjetur i caktuan njė haur tė mbetur bosh pas prishjes sė kooperativės, aty, poshtė zyrave tė kryesisė.

I gatshėm dhe i papėrtuar, ēdo mėngjes  ai merrte gazetat dhe letrat dhe nisej fluturim , fillimisht  pėr nė fshatin e tij tė lindjes, pastaj  pėr nė Ēorraj, i binte shpatit e shpatit tė malit Harapa,  zbriste  nė luginė…dhe dilte pėrsėri nė lumė tė Borshe. Mbrėmja e zinte  nė Borsh.

Dimėr e verė, nė shi apo nė erė, nė ditė tė nxehta apo nė ditė me dėborė, ai  bėnte tė njėjtėn gjė. Fshatarėt qė lėviznin me mushka nėpėr rrugėt e komunės e kishėn bėrė mikun e tyre tė pėrditshėm. Edhe shtėpive tė vetmuara, midis fshatrave, u kishte ardhur  rasti pėr shėrbime tė veēanta. ”Meēan, - i thoshin,- meqė shkon  nė Ēorraj , ēoje edhe kėtė trastė nė Kopalaj!- ..Meēan…Kur tė shkosh nė Fterrė duku nga Korkutajt, do tė marrėsh njė thes me patate  …” Dhe ai nuk thoshte kurrė jo.

Erdhi koha e lėvizjeve demokratike. Shumė nga djemtė e fshatit morėn rrugėt e kurbetit. Meēanit iu shtua puna. Duke udhėtuar ēdo ditė nga fshati nė fshat ai ngarkohej me letra, gazeta e porosira dhe ngarkesa tė ndryshme. Kishte njė kėnaqėsi tė veēantė qė, ndėrsa ecte rrugėve dhe monopateve, tė dėgjonte mėngjeseve zėrin e zogjve. Kjo gjė e gėzonte pa masė, pasi ishte nė harmoni me gjendjen e vet shpirtėrore. I lodhur ulej nėn hijen e ndonjė burimi, freskohej pak, pastaj niste rrugėn pėrsėri. Kohėt e fundit kishte nisur njė avaz tjetėr. Kur kalonte rrugėve  i vetmuar, kėndonte. Kėtė zakon e kishte nisur qysh kur ai kishte filluar tė shpėrndante edhe lekė. Emigrantėt i sillnin paratė gjer nė qendėr dhe Meēanit i takonte barra mė e vėshtirė: t’i ēonte ato nėpėr familjet qė i prisnin me padurim.

E kishin kėshilluar disa herė qė tė kishte tepėr kujdes, pasi kohėt e fundit nėpėr rrugė  lėviznin njerėz tė panjohur dhe tė dyshimtė dhe.., po tė dinin qė Meēani sė bashku me gazetat dhe postėn  ēonte edhe lekė…Mirėpo ai nuk u jepte rėndėsi kėtyre fjalėve, pasi nuk kishte frikė nga njerėzit e kėtyre fshatrave, ishte bėrė si tė thuash njeriu i tė gjitha shtėpive. Kush do tė guxonte tė vinte dorė mbi tė?

Meēani ishte bėrė njeriu postė pėr gjithė komunėn. Gratė e fshatit tė vogėl Krizė, sa dėgjonin zėrin e tij , dilnin nė xhade dhe e prisnin me njė gotė dhallė. “Do tė kthehesh  tė hash diēka ? …” Jo. Jo. se kam shumė punė,”-pėrgjigjej ai me seriozitet prej zyrtari tė rėndėsishėm.-“Atėherė, na, merri kėto  me vete.” Shpesh ato ia bėnin mėngjezin gati, tė mbėshtjellė.

Kohėt e fundit ai sikur kishte filluar tė mos i refuzonte mė gjėrat qė i jepnin.

Kur  i premtonte koha, hynte nėpėr familje, pa teklif, dhe shtrohej si  nė shtėpinė e tij. Pėr tė ishin hapur qindra porta tė thjeshta fshatare. Edhe qentė e sertė tė staneve,  qė zakonisht i mbanin gjatė gjithė kohės tė lidhur nė zinxhirė, sa nuhasnin  erėn e Meēanit pushonin sė lehuri.

Ishte njė ditė dimri me erėra tė forta kur u dha  lajmi i  vrasjes sė Meēanit .

E kishin qėlluar nė kokė me  diēka tė fortė , tek burimi i vogėl poshtė krizės,   nėnė rrepet e denduara. Lajmin e dha njė fshatar qė kaloi atė mėngjes andej dhe e kishte gjetur me kokė nė ujė. Kishte njė tė ēarė goxha tė madhe nė kokė. Fshatari qė e pa e ngriti dhe e hodhi trupin e tij tė pajetė mbi mushkė  dhe e solli qė atė mėngjes para zyrave tė Komunės.

Lajmi i vrasjes  u pėrhap me shpejtėsi nė tė gjitha fshatrat pėrreth: “Kanė vrarė Meēanin!…Kur ? …Po pėrse?…Kujt i bėri dėm fakiri?

Pra fjalėt qė  “rrugėve kishin filluar tė lėviznin njerėz tė dyshimtė” kishin qenė tė vėrteta.Vrasėsi nuk e kishte prekur fare ēantėn e postierit. Ndoshta pas njė kundėrshtimi tė tij ai e kishte qėlluar nė kokė me diēka tė fortė…-”Vrasėsi nuk mund tė jetė nga anėt tona…”- thoshin tė gjithė. -“ Kush do ta vriste Meēanin? Veē ndonjė dorė e huaj, qė e marrtė mortja, e marrtė!”

Edhe kryetari i komunės, qė e donte me shpirt, u prek shumė.

-Varrimin do t’ia bėjė komuna, -tha ai.-Do t’i bėjmė njė varrim madhėshtor, qė tė mbahet mend nė histori.

Porositi edhe kryepleqtė e fshatrave tė tjera qė tė vinin  tė gjithė nė varrimin e Meēanit, nga 10 vetė pėr ēdo fshat. Atė ditė u porositėn nė Sarandė edhe 15 kurora, me fjalėt “Pėr djalin tonė tė dashur, Meēan…’’ Tė nesėrmen, qė nė orėt e para tė mėngjezit ,  sheshi para zyrave tė komunės ishte mbushur nga qindra e qindra fshatarė tė ardhur nga fshatrat pėrreth. Tė tjerė vazhdonin tė vinin, nga Fterra, Ēorraj, Qeparoi, Piqerrasi…Pak mė vonė u duk njė autobus i kuq, i cili ndaloi nė Ixuar tė Borshit dhe andej zbritėn rreth 30 vetė. Vinin nga Saranda. Sa kishin marrė vesh vrasjen e Meēanit vendosėn  tė merrnin pjesė nė varrimin e tij.  “Ē’bėhet kėshtu , jahu?!- u habit kryetari i komunės, kur pa atė mizėri njerėzish  qė vėrtiteshin tek sheshi, para lokalit. Tė tjerė vinin mė kėmbė nga Fterra. Shumė vetura dhe furgonė tė parkuar nė mėnyrė tė ērregullt  kishin bllokuar rrugėn nacionale, ndaj u dha urdhri qė ato t’i parkonin pėrkohėsisht nė rrugėn e Fterrės, ndėrsa mushkat dhe kuajt  t’i zbrisnin nėn rrugė,  nė afėrsi tė ish-shkollės sė mesme bujqėsore. 

Pas pak karvani i gjatė u lėkund duke marrė rrugėn e varrezave. Arkivolin me trupin e tij e ngritėn ca djem trupfortė. Karvani i  madh dhe i paparė ndonjėherė nė ato anė, lėvizi nė heshtje zie. Nė sytė e tė gjithėve ndihej  dėshpėrimi.

-More..edhe udhėheqės tė ishte ky Meēani, nuk do tė mblidheshin kaq shumė ?! - pėshpėriti dikush nėn zė - Udhėheqės qe?! Mirė e the...-Udhė… heqės, ishte i gjori, tėrė jetėn udhėve u rropat…dhe pėr ēfarė?”

.Ceremonia mortore nisi me fjalimet e rastit  dhe mbaroi me kurorat e vendosura mbi kapicėn  e dheut tė shkrifėt. Tė tjerat janė heshtje.

Edhe pėr presidentėt e shteteve tė mėdha, edhe pėr miliarderėt , edhe pėr shkrimtarėt dhe profetėt …Edhe pėr shkencėtarėt dhe heronjtė.Tė tjerat janė heshtje.

   (Marrė nga libri “Vizitor nė parajsė” e shkrimtarit Sulejman Mato)

 

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

PĖR DIFON LOTON GJITHĖ FTERRA

 


 

U mblodhėm kėtu nė Sheshez pėr t’i dhėnė lamtumirėn pėr nė banėsėn e fundit tė njeriut tė dashur tė Fterrės, Difos tonė.

            Difua lindi mė 1940 nė Fterrė, nė njė familje tė nderuar e tė respektuar Ishte vajza e dytė e Hases dhe e Qazimi Gjonit tė zgjuar, burrė zakoni e me tradita tė larta.

            Kur mbaroi shkollėn 7-vjeēare, vazhdoi shkollėn e mesme pedagogjike tė vajzave nė Tiranė, tė cilėn e pėrfundoi nė vitin 1959 dhe u emrua mėsuese nė shkollėn 7-vjeēare nė Ēorraj ku punoi pėr 5 vjet dhe mė vonė nė shkollėn e Fterrės ku punoi pėr 35 vjet, deri sa doli nė pension.

            Nė vitin 1963 Difua u martua me Teno Lonėn dhe lindėn e rritėn 6 vajza.

            Nė punė e nė jetė Difon e ka karakterizuar dashuria pėr nxėnėsit respekti dhe sjellja dinjitoze e humane. Nxėnėsit e saj kujtojnė sot me respekt e dashuri mėsuesen e tyre tė nderuar.

Atyre u a kishte imponuar respektin vetė Difua, me sjelljen e saj, me autoritetin profesional dhe me dashurinė e saj, si nėnė e me kujdes prej edukatoreje. Ėshtė kjo arėsyeja qė ata kudo qė janė shprehin sot hidhėrimin e thellė duke e pėrcjellė Difon, si gjithė ne, me lot nė sy e dhimbje nė zemėr.

            Difua kreu gati pėr 15 vjet nė fshat edhe detyrėn e sekretares sė pushtetit. Kuptohet qė njė detyrė e tillė i ngarkohej njė njeriu tė aftė, tė drejtė e tė ndershėm.

            Vdekja jote e parakohshme, e dashur Difo, ka helmuar thellė Tenon, vajzat, nipėrit e mbesat, vėllezėrit e motrat, tė afėrmit e tu e tė Tenos, por dhe tė gjithė ne bashkėfshatarėt e tu, miqtė e dashamirėsit.

            E dashur Difo

            Ti sot nuk duhet tė vdisje, sepse fjala jote e ėmbėl dhe e dashur qė tė impononte respekt, na duhej tė gjithve.

            Nuk duhet tė vdisje pėr Tenon, sepse prania jote e frymėzonte atė pėr tė thurrur vargje tė cilat sot janė bėrė tė pavdekshme e do kėndohen nė breza.

            Nuk duhet tė vdisje pėr tolerancėn dhe mėnēurinė tėnde nė ruajtjen e unitetit nė vėllezėri.

            Nuk duhet tė vdisje pėr vajzat, nipėrit e mbesat tė cilat sot po lotojnė mbi arkivolin tėnd sepse nuk do tė dėgjojnė mė kėshillat e tua dhe as pėrkėdheljet e ngrohtėsinė e nėnės dhe tė gjyshes.

            Nuk duhet tė vdisje sepse shtėpia kishte nevojė pėr Ty qė tė prisje e tė pėrcillje me ngrohtėsi miqtė e shumtė tė Tenos qė nga Muhamet Tartari nė Vranisht e deri tek Lefter Ēipa nė Pilur e mė gjerė.

            Nuk duhet tė vdisje edhe pėr vėllezėrit e tu tė cilėt kur vinin nė Fterrė gjenin tek ti dhėmshurinė jo vetėm tė motrės por edhe tė prindėrve.

            Nuk duhet tė vdisje edhe pėr Gjonen, sepse me fjalėt e tua ja ulje sadopak hidhėrimin qė e zuri.

            Por ja qė vdekja ėshtė e pamėshirėshme dhe nuk tė degjon as tia e as ne po tė gllabėron nė kthetrat e saj.

            Pėr tė gjitha kėto ti Difo, motra e tė gjithve, do mbetesh nė kujtesėn tonė si simbol i urtėsisė, dashurisė dhe respektit nė vėllezėri, gjitoni e fshat.

            Ti, e nderuar Difo, tė gjithė tė qanė me shpirt e me lot, por Xhikua tė qau si motėr e shkuar motrės, Beharja, Lirua, Monua e Beqarja tė qanė me ligje, me fjalėt qė ua impononte shpirti. Tė qau shumė dhe krushka jote Rina qė erdhi nga Greqia. Pėr ty lotoi gjithė Fterra.

            Pjesėmarrja e madhe nė kėtė ceremoni mortore, jo vetėm e bashkėfshatarėve por edhe e miqve e dashamirėsve, si dhe e fshatrave pėr rreth Ēorrai, Borshi e Kuēi, tregon mė sė miri respektin pėr njė mėsuese kaq tė respektėuar.

            Lamtumirė, e dashura jonė Difo! Shpirti yt u prehtė nė parajsė, duke mbetur pėr jetė e gjallė midis tė gjallėve.

                             

                                                                                           GĖZIM DUSHA

Nr.43 – shkurt 2005

 

Enter supporting content here