ft22222222.gif

Nr.12 - shkurt 1999

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

agron333.jpg
Agron Chama

NJĖ VĖSHTRIM NĖ POPULLSINĖ E FTERRĖS

Fteriotėt sot janė rreth 430 familje dhe mbi 2000 frymė

Fterra ėshtė fshat i vjetėr. Nė dokumentet qė njihen deri sot, pėrmendet nė vitin 1431 si fshat i nahies sė Sopotit me 12 hanė (familje tė mėdha e nė gjendje relativisht tė mirė ekonomike). Gradualisht popullsia e fshatit erdhi duke u shtuar. Nė fillimet e kėtij shekulli familjet e fshatit kane varijuar nga 80 deri 100 familje dhe nė nė dhjetor 1944 nė Fterrė kishte gjithsej 116 familje qė banonin nė fshat, 10 qė banonin jashtė fshatit dhe 8 qė banonin jashtė Shqipėrisė.

Nga njė evidentim qė kemi bėrė del se fteriotėt pėrbėjnė sot rreth 430 familje dhe mbi 2000 frymė . Ky evidentim ka qėllin kryesor qė tė njihemi mė mirė me tė afėrmit, fisin dhe gjithė bashkėfshatarėt kudo qė janė.

Nė kėto 50 vjetėt e fundit ka njė rritje tė theksuar natyrore, por ka edhe lėvizje e largime, sidomos nga fshati nė qytet.

Ndėr shkaqet mė kryesore tė largimit nga fshati, mund tė pėrmendim : a) fshati nuk ka kushte te favorshme pėr zhvillimin e ekonomisė, veēanėrisht tė bujqėsisė; b) fteriotėt, duke njohur edhe kurbetin, kanė aspiruar gjithėnjė pėr njė jetė mė tė mirė; c) arsimimi ka qenė njė pėrparėsi e gjithė edukimit tė bashkėfshatarėve dhe mbas mbarimit tė shkollave ata kanė punuar nė vende tė ndryshme brenda e jashtė Shqipėrisė; ē) sedra, nė kuptimin e mirė tė fjalės, ka bėrė qė shumė bashkėfshatarė, duke ndjekur shembėllin e atyre qė jetonin mė mirė, tė ngulmojnė pėr tė ndjekur rrugėn e tyre. Njė ndihmesė tė veēantė pėr kėtė dhanė edhe bijtė e fshatit qė tėrhoqėn shumė bashkėfshatarė, nė kurbet nga fundi i shekullit tė kaluar e fillim tė kėtij shekulli, dhe nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė nė vitet pas ēlirimit.

Fterra, megjithėse njė fshat i bukur, ėshtė i varfėr dhe nuk mban dot shumė familje. Kjo ka qėnė arsyeja kryesore qė vazhdimisht bashkėfshatarėt janė detyruar tė ikin nga fshati

Nė vitet para ēlirimit kishte dy lloj "kurbeti", njėri larg Shqipėrisė, kryesisht nė Turqi. Tjetri jashtė Fterrės, nė qytete tė ndryshme, me nėpunėsi e punė tė tjera qė servirte koha.Kėta nuk ishin pak,ishin rreth 30 veta, midis tė cilėvė edhe mjaft intelektualė ,qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė rritjen e nivelit tė arsimit, tė kulturės e tė mėnyrės sė jetės sė fteriotėve. Karakteristika e asaj periudhe ishte qė burrat shkonin ku tė gjenin punė dhe familjet jetonin nė fshat. Pas ēlirimit, sidomos pas viteve 50, ata qė ishin nė qytete filluan nė masė tė marrin edhe familjet. Shumė familje qė ikėn nga fshati nė vitet 50 erdhėn nė Kombinatin e Tekstilit nė Tiranė ku jetojnė edhe sot, e ku me tė drejtė thuhet se ka njė "Fterrė tė dytė", falė kujdesit tė veēantė tė bijve tė Fterrės,qė kane ndihmuar njėri-tjetrin.

Tjetėr arsye e largimit nga fshati, ka qenė edhe arsimimi. Mjaft bashkėfshatarė, tė cilėt mbaruan shkolla u emėruan nė punėra nė rrethe tė ndryshme tė vendit si nė arsim, shėndėtėsi, ushtri, nė sektorėt e ekonomisė e gjektė, sidomos nė vitet 1950-1990. Edhe ata nuk ishin pak .Kjo ishte dhe mundėsia mė e mirė nė ato vite pėr tė ikur nga fshati e pėr tu sistemuar diku mė mirė. Nė kėtė periudhė kanė ikur nga fshati kryesisht tė rinj, tė cilėt me kohė krijuan familjet e tyre. Familje nga fshati janė larguar shumė pak, mbasi, siē dihet, kishte disa pengesa nga ligjet e kohės.

popullsia.jpg
Grafika e vendbanimit te familjeve

Pėrqėndrimet mė tė mėdha tė fteriotėve kanė qenė e janė nė Tiranė, Sarandė e Vlorė, por ndėrsa deri nė vitin 1960 shkonin mė shumė nė Vlorė, sepse atje ishte edhe qėndra e rrethit, pas vitit 1960 fillojnė tė shkojnė mė shumė nė Sarandė, ku nga 2-3 familje qė kishte nė fillim tė viteve 50, ato nė fund tė vitit 1960 arritėn rreth 25 dhe sot janė mbi 80. E kundėrta ndodh nė Vlorė, nga ku ka largime nė drejtim tė Tiranės, sidomos kėto vitet e fundit.

Pas viti 1991 fenomeni i largimit tė familjeve nga fshati u bė masiv, si pėr shkaqe ekonomike e njė jetė mė tė mirė, ashtu edhe nga mundėsitė qė u krijuan pėr levizjen e lirė tė popullsisė. Nė kėto 6-7 vjetėt e fundit jane larguar nga Fterra rreth 40 pėrqind e familjeve, tė cilat kryesisht jane vendosur nė qytetin e Sarandės e nė afėrsi.

Familjet qė kanė banuar nė Fterrė nė vite tė ndryshme na paraqiten nė grafik:

populsia2.jpg
Grafika e numrit te familjeve sipas viteve

Siē del nga kėto tė dhėna, nė Fterrė gjatė viteve 1960 deri 1990, ėshtė mbajtur pothuajse i njėjti numėr familjesh, pėr shkak tė ikjes sė familjeve tė reja nga fshati.

Kurbeti ka qenė plagė e vjetėr e Fterrės, si ai i herėshmi, aq mė tepėr ai i riu. Njė numėr jo i vogėl fteriotė kanė emigruar nė Turqi shumė herėt, (pėrqėndruar mė tepėr nė Stamboll e Izmir). Kemi tė dhėna qė kurbeti ka filluar nga fundi i vitit 1700, por ka shumė mundėsi tė jėtė mė i hershėm. Disa bashkėfshatarė shkuan nė shkollat turke dhe atje jetuan e punuan nė punėra tė ndryshme, deri edhe personalitete tė Universitetit perandorak. Megjithėse nuk kemi shifra tė sakta, por nga tė dhėnat e grumbullura del se nė Turqi jetojnė rreth 30 familje me orgjinė nga Fterra, qė pak lidhje mbajnė me tė afėrmit e tyre nė Shqipėri. Disa familje janė asimiluar , kanė ndėrruar mbiemrat dhe nuk dinė gjuhen shqipe. Ndėr fiset qė kanė patur mė shumė nė kurbet nė atė kohė janė Xhama, Hizmo, Mėrkuri, Korkuti, Zani, e tė tjerė.

Mbas vitit 1991 kur u hapėn kufijtė, ikėn edhe mjaftė familj fteriote si dhe shumė individė tė veēantė, sidomos nė Greqi e Itali. Ka fteriotė me gjithė familjet e tyre qė kanė shkuar e jetojnė pėrgjithmonė edhe nė Amerikė, Kanada, Gjermani, Austri, etj. Gjithė familjet fteriote qė janė nė emigracion sot llogariten rreth 90 dhe me rreth 380 frymė. Nga kėto mė shumė se gjysmat janė nė Greqi. Duhet thėnė se ka mjaft lėvizje emigrantėsh dhe tė familjeve tė tyre sidomos nė Greqi dhe Itali, prandaj edhe numri i tyre paraqitet i pėrafėrt dhe si vendbanim ėshtė marrė vendbanimi i pėrhershėm nė Shqipėri.

Pėr tė pasė njė ide mė tė qartė se ku janė pėrqėndruar fteriotėt me banim po japin njė grafik analitik Familja fteriote karakterizohet nga familja e re nė moshė e nė pėrmbajtje. Sot janė tė rralla rastet, e mund tė themi se nuk ka as nė fshat, dy kurorė brenda nė njė familje. Sekush ka familjen dhe shtėpinė e tij. Kėshtu ka qenė tradita edhe mė parė: rriteshin fėmijėt, ndaheshin nga njėri tjetri dhe krijonin familjet e tyre. Sot nė mbi 400 familje vetėm 7 janė me mbi 7 persona, kurse familjet me njė frymė pėrbėjnė mė pak se 2 pėrqind tė tė gjitha familjeve fteriote.

Pėrbėrja e familjeve sipa frymėve ėshtė : familje me njė frymė 26, familje me dy frymė 49, familje me tre frymė 86, familje me katėr frymė 161, familje me pesė frymė 72, familje me gjashtė frymė 25, familje mbi 7 frymė 7.

Pra, ajo qė e karaketrizon familjen, ėshtė se kemi tė bėjme me familje te reja qė vėrtitet nga 3-5 persona dhe me kryefamiljarė deri 40 vjeē, ēka tregon se po rritet njė brez i ri fteriotėsh, tė cilėt sigurisht, do tė bėjnė mė shumė nga brezi ynė pėr vete, pėr familjen dhe pėr fshatin.

Fterra ka gjithėsej 38 mbiemra familjesh. Nga tė dhėnat e grumbulluara del se mė shumė janė: Shkurtaj 56 familje, Brinja 34 familje, Gjoni 33 familje, Zhupa 30 familje, Mehmeti 23 familje, Bezhanaj 18 familje dhe pastaj me radhė Hizmaj, Dautaj, Mitaj, etj.

Sot nė Fterrė nuk banon asnjė familje nga kėto mbiemra : Bezhani, Braho, Ēallo, Ēeli, Dusha, Elezi, Gėdo, Haderi, Korkuti, Mato, Memi, Mėrkuri, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Xhama dhe Zeneli. Disa nga familjet fteriote, pėr shkak se nuk kanė lėnė trashėgimtarė meshkuj, gradualisht janė fikur. Kėshtu mund tė pėrmendim Kondi, Ēipa, Gjonika, Trako, Gjoni (ėshtė njė fis tjetėr qė nuk ka tė bėjė me kėta Gjonaj qė kemi), Seferaj, Goxhaj, Cocaj, Luēi, por ato duhet tė jenė mė shumė po tė kemi parasysh se nė fshat pėrdoren edhe shumė emra tė tjerė vendesh, arash, etj, qė nga fisi i tyre nuk ka trashėgimtar

AgronXhama

Nr.12 - shkurt, 1999

fatimemato.jpg
Fatime Mato

ISHTE NĖNA E FUATIT, NJĖ SPARTANE

Mė kujtohet ai janari i zi i vitit 1943, kur nėnė Fatimenė tėrė natėn nuk e zinte gjumi. Ashtu, veshur me ca ēitjane tė zeza e me njė mandile tė zezė nė kokė, herė dėgjonte nė qetėsi e herė shikonte nga dritarja nė errėsirėn e natės po gjumė nė sy nuk i vinte dot. Djali i vogėl, Fuati, i kishte shkuar me pushkė nė krah nė aksionin qė bėhej kundėr italianėve nė postbllok nė Borsh. Kishte shkuar me shumė bashkėfshatarė dhe me ēetėn e Kuēit. Nėnė Fatimeja ia kishte merakun Fuatit, se ai ishte mė i vogli, por dhe mė guximtari e nuk e ndiente frikėn. Prandaj ajo nuk flinte, po pėrpėlitej nė rroba. I dukej minuta orė dhe ora kush e di sa e gjatė. Diku lehnin qentė dhe ajo priste mos po i kthehej djali. Por mė kot. Skishte shumė kohė qė nga familja ishte ndarė bashkėshorti i saj, babai i fėmijve dhe e kishte hidhėruar pa masė. Edhe Turhani ishte nė shkollė, nė Normalen e Elbasanit, larg. Fuatin e kishte drejtuesin e halleve tė shtėpisė. Por ja qė nė kėtė natė tė zezė tė janarit atij i ishte mbushur mendja top se fashizmi pa luftė nuk mund tė ikij, se armikun e luftojnė burrat dhe Fuati e quante veten burrė, megjithėse ishte akoma nė tė shtatėmbėdhjet vitet.

Sapo vinte e nata bėhej mė e padurueshme dhe mė e trishtueshme. Nėnė Fatimeja deshi njė herė tė dilte tek ndonjeri pėr tė pyetur, por prapė mendoi se sdo mėsonte gjė e si zakonisht drejtoi lutjet tek Zoti. Ruaje o Zot, se ėshtė akoma i vogėl, i paditur pėr kėto punė. Doli tek dera dhe pa se kishte kaluar mezi i natės. Diku dėgjoi dhe njė zė burri, por nuk e kuptoi se nga erdhi dhe kush mund tė ishte. Svonoi shumė dhe u dėgjuan zėra edhe nga gjitonėt. Posa filloi tė hapeshin dhe shenjat e ditės, po atėherė nėnė Fatimesė sytė iu errėsuan mė shumė.Pa nė portė se po hynin disa vetė, burra e gra. Menjėherė e ndjeu si ishte puna, - Hajdeni, hajdeni se .... Lufta gjak kėrkon dhe gjakun e japin burrat qė luftojnė.E kishin parė Fuatin qė kishte kaqė ditė qė mblidhte fishekė dhe kishte pastruar armėn. I kishte folur Nėna, por ishte e kotė, mbasi ai qe i ve-ndosur pėr luftė. - Vėllezėr dhe motra, lufta sapo ka filluar. I pari kėtu nė Fterrė na u vra Fuati im. Po lufta do kėrkojė dhe tė tjerė. Lufta qė filloi do tė vazhdojė deri sa tė realizohet ideali i Fuatit dhe i tė gjithė shqiptarėve.

Dhe kur Nėnė Fatimesė ia prunė Fuatin dhe e shtrinė nė mesin e odės, zėri i saj dridhėroi:

- Xhani i nėnės, plagėn e paske marrė nė gjoks... I ke qėndruar armikut ballė pėr ballė, tė keqen nėna! E paske plagėn tė madhe, o trim i nėnės! Nė sy e nė vetulla tė shoh urrejtje pėr armikun. Nė faqe e nė buzė shoh buzėqeshjen tėnde, shpresė pėr tė ardhmen. O bir i nėnės! Ētė ka hypur ky nur! Nėna, o bir, nuk tė qan, se nuk qahen trimat. Trimat nuk kthehen nga ideali i tyre, qoftė edhe kur u kėrkohet jeta.

Kjo ishte nėnė Fatimeja e atij janari tė vitit 1943. Poeti Memo Meto i kėndoi:

Ishte nėna e Fuatit

njė spartane,

ju flet shokėve dhe shoqeve

krenare, etj.

Hader HADERI

Nr.12 - shkurt, 1999

normalistet.jpg
Xhevdet Kofina, Lame Xhama, Shefki Mita, Hiqmet Shehu, Tare Braho, Hiqmet Dusha, Turha Mato

NORMALISTĖT E FTERRĖS - RREZATUAN ARSIM E KULTURĖ NĖPĖR SHQIPĖRI

Dėshira e fteriotėve pėr arsim e dituri ėshtė e hershme. Ajo u pa mė qartė nė shekullin e shkuar, kur disa nga bashkėfshatarėt tanė mbaruan shkolla tė larta e tė mesme jashtė vendit, kryesisht nė Turqi e Greqi.

Por "dita e bardhė" pėr arsimin erdhi nė tetor 1916, kur nė fshat u ēel shkolla e parė shqipe. Qė nga ky vit mori rrugė shkollimi i mbarė i fėmijėve fteriotė, rrugė qė pati ngjitje gjatė gjithė kėtij shekulli, qė po mbyllet kėtė vit.

Pasioni pėr dije dhe pėr profesionin e nderuar tė mėsuesit nxiti shumė fteriotė, qysh para Ēlirimit, qė tė bėnin tė pamundurėn pėr tė vazhduar e mbaruar Normalen e Elbasanit, njė nga shkollat mė tė famshme tė asaj kohe.

Edhe pse nė gjendje tejet tė vėshtirė ekonomike, ndėr tė parėt qė mbaruan Normalen qenė Xhevdet Kofina e Lame xhama. Nė gjurmėt e tyre ecėn Hiqmet Shehu,Safet Kofina, Hiqmet Dusha,Tare Braho,Shefki Mita,Turhan Mato etj.

Disa tė tjerė, si Dilaver Shkurti, Rait Braho, Sadik Mehmeti e ndonjė tjetėr, filluan shkollėn Normale, por pėr shkak tė luftės nuk e pėrfunduan dot atė.

Kėta intelektualė,tė pa- jisur me arsimin e kulturėn mė tė mirė tė kohės, me shembullin e tyre tė lavdėrueshėm rrezatuan dituri jo vetėm nė vend-lindje, por kudo ku punuan e jetuan nėpėr Shqipėri. Prandaj shumė prej tyre mbajnė tituj tė lartė si "Mėsues i Popullit" e "Mėsues i Merituar", ndėrsa Hiqmet Dusha e Turhan Mato u flijuan pėr ēlirimin e Atdheut.

Kur na ndajnė vetėm pak ditė nga festa e 7 Marsit, Ditės sė Mėsuesit, ne i kujtojmė me respekt tė thellė ish-normalistėt tanė, qė vunė gurthemeli nė arsimin shqiptar, por pėrshėndesim dhe urojmė, gjithashtu, tė mbi 100 mėsuesit e pedagogėt fteriotė, qė sot punojnė anekėnd Atdheut.

Bardhyl Xhama

Mėsues i Merituar

Nr.12 - shkurt, 1999

 
 

TRADITA FTERIOTE NĖ ATHINĖ

...kėtu secila mund tė ishte njė nuse pa vello dhe secili njė dhėndėrr i veshur me rroba tė reja

Kėtu nė Athinė ėshtė krijuar njė Fterrė e vogėl. Fteriotėt ruajnė zakonet dhe traditat e mira. Jetojnė e punojnė mbi 200 bashkėfshatarė. Siē e kemi pasė zakon edhe nė fshat, edhe kėtu lindi mendimi pėr tu mbledhur tė gjithė sė bashku pėr festat. Kėshtu ndodhi edhe kėsaj radhe. Si gjithmonė organizatori kryesor u bė i palodhuri Vilson Kofina.

- Tė kujtojmė bashkėrisht festat, tė rritet vėllazėria fteriote dhe tė mbahet tradita edhe nė Athinė. Mbasi u sigurua lokali filloi rėnia e ziles sė telefonit, ku dhanė njė ndihmesė tė veēantė Koēo e Diktim Zhupa. U njoftuan me radhė nė fillim Durro Hizmo , i cili vuri nė dijeni Trifonin e djemtė e tij, Mentari njoftoi nipėrit e nipėrit shokėt e tyre. Kėshtu lajmi u pėrhap nė tė gjithė lagjet e Athinės ku banojnė fteriotė.

Ja dhe e diela erdhi. Nė vendin e takimit, nė Pire, vijnė me radhė njė nga njė e nė grupe, tė qeshur e tė gėzuar sė bashku me familjet e tyre, dikush me Ford e dikush me Benz, njė tjetėr me motorr, dikush me tren a autobuz duke u pėrqafuar me mall e me gėzim me bashkėfshatarėt. Mbasi u grumbulluan tė gjithė u futėn nė lokalin, ku zunė vendet sipas dėshirės. Dikush u impresionua kur pa se ndodhej pėrballė tre kamerave qė filmonin fillimin e kėtij takimi. Fjalėn i pari e mori Vilsoni , i cili falėnderoi tė gjithė pjesėmarrėsit e takimit. Pas tij foli Kudreti, qė shprehu ndjenjat e sinqerta tė dashurisė pėr bashkėfshatarėt qė ju gjendėn pranė nė ato ditė tė vėshtira nė spitalin e Athinės. E pas tij me fjalė prekse shprehet Viktori pėr humbjen e vėllait tė tij, gjė qė i pėrloti bashkėfshatarėt e pranishėm. Kėshtu filloi takimi me mall e lot sė bashku.

U ngrit dollia e parė me raki Fterre. Me lezet thotė Ivani: "Ka pasur tė drejtė ai fterioti kur ka tha se kam raki sa tė punojė 24 orė hidrocentrali. Rakia e Fterres duhet pėr tė "mjekuar" plagėt e kurbetit. Tavolinat ishin tė mbushura plot, mishi i pjekur tė kujtonte njė piknik nė Fterrė, pranė ujit tė Ixorit. Shkuma nė gotat e birrės ėshtė si dėbora e Lucės. Kėnga dhe vallja ishin si kurorė gėzimi tė kėtij takimi qė ngjante si njė dasmė e vėrtetė. Me tė drejtė udhėtarėt ngadalėsonin hapat duke kthyer kokėn dhe kėrkonin me sy ku ndodhej "nusja". Por kėtu secila mund tė ishte njė nuse pa vello dhe secili njė dhėndėrr i veshur me rroba tė reja. Ndėrsa kamerat po filmonin sa nė njė anė nė tjetrėn, kėnga dhe vallja vazhdonte pa rreshur dhe ora kalonte pa u kuptuar. Kėshtu dita i linte vendin natės dhe asnjė spo e kuptonte qė kishte zbritur mbrėmja. Dielli u la vendin dritave qė ngjanin si xixėllonjat nė Fterrė.

Ora e ndarjes erdhi. U ndanė tė qeshur e tė gėzuar, duke mbartur me vete mbresa tė pa shlyeshme tė njė takimi tė njė Fterre tė vogėl nė mes tė Athinės.

Korrespondenti ynė nė Athinė

Nr.12 - shkurt, 1999

kucia.jpg
Hervo Dusha

 

DY FJALE ZEMRE PĖR NJĖ NĖNĖ TĖ VEĒANTĖ

Ajo ishte nėna e Gėzimit, por edhe Gėzimi ėshtė djali i saj

Ervehe Dusha, ose "Kuēja e Dushe", siē i flisnin nė Fterrė, ka qenė njė grua shembėllore, e dashur, zemėrbujare, njė nėnė e dhimshur, hallemadhe,por e fortė. Nė luftėn italo-greke, ju vra burri, xha Matua dhe e la me dy fėmijė te vėgjėl. Po ajo asnjėherė nuk u dorėzua. Kam patur rastin shumė herė tė takohem me tė, edhe kur isha fėmijė, edhe kur u rrita, edhe kur isha vet prind. Asnjėherė nuk e pashė tė ligėshtuar. Nė ēdo rast e nė ēdo kohė ajo donte domosdo qė tė tė gostiste, paēka se kishte vėshtirėsi tė shumta ekonomike. Por zemra e bardhė asnjėherė nuk tė lė tė vuash. Edhe babai im, mbaj mėnd, e kujtonte shpesh. Shkonim, thoshte, bashkė me Hiqmetin sa herė vinim nė fshat nė pushimet e shkollės. Na priste me njė bujari tė veēantė.

Kohė mė parė, nė ato bisedat tona tė zakonshme me fteriotėt, u hap muhabeti pėr nėnė Hervon. Dhe ashtu siē e prisja, ashtu ndodhi. Sa u kujtua emri i saj, u treguan ngjarje e histori pėr "Kuēen". Sa mbaroi njė histori Lutfiu, foli pėr tė Luani, Dilaveri, Bardhyli, Skėnderi, Rakipi e Rexhua. Tė gjitha ngjarjet tregonin zemrėn e saj tė bardhė, karakterin e fortė dhe dashurinė e veēantė qė kishtė pėr fėmijėt, Tahirenė dhe Gėzimin.

Kur lindi Gėzimi, tregon Lutfiu, ishte njė ngjarje e veēantė, sepse lindi njė djalė nė njė shtėpi qė kishte rrezik ti shuhej emri, sepse nuk kishte meshkuj tė tjerė. Ndaj, vazhdon Lutfiu, sipas zakonit tė asaj kohe, qė djali tė rronte e tė bėhej burrė, duhej nxjerrė nė rrugė Kush e gjente bėhej vėlla me tė. Kėshtu ngjau dhe me Gėzimin, bile edhe emrin prandaj ja vunė Gėzim, sepse solli njė gėzim nė familje, por edhe nė farefis.

Erveheja ishte nėnė dhe si tė gjitha nėnat kishte merak pėr fėmijėt. Por edhe fėmijėt kishin dashuri e respekt tė veēantė pėr tė. Gėzimi e deshi shumė dhe e respektoi gjithė jetėn. Ai Gėzim, me atė tempreament nganjėherė tė rrėmbyer, pėrpara nėnė Hervos "dorėzohej". Sepse ai ja njihte edhe vuajtjet, edhe hallet, edhe dashurinė qė kishte pėr tė. Po dhe fėmijėt Gėzimi i rriti me dashuri e respekt pėr gjyshen e tyre, ndaj dhe ata e deshėn dhe e respektuan. Tahireja, megjithėse me njė numer tė madh fėmijėsh, nuk mbeti asnjėherė pa u kujdesur pėr tė jėmėn. E kush nuk e deshi e nuk tregoi respekt pėr atė grua aq tė mirė e fjalė ėmbėl, qė edhe ēdo porosi e kėshillė qė jepte e thoshtė me mirėsi, mė ėmbėlsi, qė domosdo do tė mbetej nė mendje. Kėshtu kanė qenė nėnat tona. Prandaj dhe ne i kemi dashur, i kemi respektuar dhe gjithėnjė do ti kujtojmė.

Agron XHAMA

Nr.12 - shkurt, 1999

hulusi.jpg
Hulusi e Manxurana Hizmo ne Bruksel

URIMI PRET, HIDHĖRIMI SPRET

Ka shumė virtyte Fterra jonė. Mendimtarė e zakonllinj tė urtė tė ēdo kohe i kanė theksuar ato. Dhe tashmė janė bėrė norma tė pėlqyera e tė zbatueshme pėr fteriotėt. Kėto virtyte pėrbėjnė njė "mikro-kushtetutė" tė Fterrės. Kėshtu psh : vajtje-ardhjet nė raste tė ndryshme; rregullat nė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė dhe punėt e pėrbashkėta; ato mbi pronėn dhe pasurinė e trashėguar, etj, kanė vlera morale e zakonore.

Nė Fterrė nė rastet e ngjarjeve tronditėse, ēobani e linte kopenė, ndėrsa bujku parmendėn. Pra lihej ēdo punė se " hidhėrimi spret" Kurse nė rastet kur nė Fterrė ziente kėnga e vallja, nė dasma e gėzime, "urimi pret". Dhe nė Fterrė tashmė pėrdoren shprehjet: "urimi pret", ngushėllimi spret"

Nisur nga kjo traditė me vlerė vėmė re me kėnaqėsi se edhe nė kushtet e sotme tė zhvillimit e tė pėrhapjes sė fteriotėve deri nė vende tė ndryshme tė botės, pėrsėri po gjenden forma, mėnyra e mjete qė ndjenjat qė pėrjeton secili pėr ēdo ngjarje, ti shfaqė sipas mundėsive, duke i pėrcjellė dhe tek tė tjerėt. Kjo vlerė forcon lidhjet, dashurinė dhe respektin e ndėrsjelltė midis fteriotėve.

Ndaj dhe unė dhe Manxurana nga Belgjika, me zemėr kemi uruar qysh kur doli gazeta "Fterra jonė", ndėrsa sot po i hedhim nė kėtė letėr pėr ti botuar nė gazetė kėto pak rreshta, duke i uruar jetėgjatėsi gazetės sonė, botuesve tė saj, shokėve tė mi tė dashur Muzaferit, Agronit e Guros. Nė kėtė gazetė hidhet e zeza nbi tė bardhė, po shkruhen vlerat e fshatit tonė, historia, traditat e kultura e Fterrės. Urojmė vetėm tė mira, vėllazėrim e lidhje tė pėrhershme pė ne dhe brezat qė do tė vijnė.

Me shumė mall e dashuri pėr Fterrėn e fshatarėt tanė kudo qė ndodhen!

Hulusi HIZMO

Nr.12 - shkurt, 1999

nailbezhani.jpg
Nail e Nedim Bezhani

NAIL BEZHANI NĖ KUJTESĖN TIME

Naili ishte njė njeri i madh, shpirtgjerė,dashamir ,por edhe largpamės.

Ai ishte i biri i Ismailit. si i tillė nuk mund tė nbetej i vetėm e pėr vete, sepse kishte trashėguar mirėsinė qė e karakterizoi tėrė jetėn e tij.

Me Nailin lidhen shumė familje fteriote qė janė sot nė Tiranė. Ai i solli me punė qė nga 1946 e mė pas nė Kombinat, nė kurse e shkolla.

Naili ka ndihmuare dhe nė zhvillimin e Fterrės. Kėshtu mė 1955 gjeti e transportoi deri nė Fterrė tubot pėr hidroēentralin, qė nė atė kohė as nuk gjendeshin kollaj e pėr ti sjellė nuk i mori pėrsipėr asnjė shofer. Hidrocentrali ynė ėshtė i lidhur edhe me emrin e kėtij biri tė denjė tė Fterrės.

Ai sot nuk ėshtė mė, por janė djemtė e Fterrės qė solli Naili nė Tiranė e qė mė vonė janė shumuar.

Tė gjithė e kujtojnė dhe e nderojnė birin e denjė tė Fterrės, Nail Bezhanin.

Qazim GJONI

Nr.12 - shkurt, 1999

skofina.jpg
Safet Kofina

SAFET KOFINA -

NJERIU QĖ BETOHEJ "PĖR FLAMUR"

Ishte viti 1916 kur nė fshatin tonė Fterrė u ēel shkkolla nė gjuhėn shqipe. Mė 1 shkurt tė kėtij viti nė njė familje atdhetare, qė si shumė tė tjera luftonte me jetėn e vėshtirėsi ekonomoke, lindi djali nė Kofinaj. Emrin ia vunė Safet. Bashkė mė qumėshtin e nėnės iu kulutivia edhe dashuria pėr tė mėsauar, pėr tė lexuar, pėr tė vazhduar shollėn , pėr tu bėrė mėsues. Pasi mbario katėr klasė tė shkollės fillore nė fshatin e lindjes e klasėn e pestė e kreu nė fshartin fqinj - Kuē, iu shtua zelli pėr tė vazhduar rrugėn e dijes. Me konkurs fitoi tė drejtėn pėr degėn e mėsuesisė nė shkollėn amirikane tė drejtuar nga Fullsi dhe familja Dako nė Tiranė, ku mėsoi pėr katėr vjet. Me mbylljen e saj vazhdoi Normalen e Elbasanit, nėn nxitjen edhe tė disa fteriotėve tė tjerė qė vazhdonin kėtė shkollė, veēanėrisht vėllait tė tij Xhevdetit, qė Vlora e thirri "Profesor" i matematikės. Ndėrkaq fitoi dhe njė konkurs pėr tė vazhduar studimet nė Itali. Por ekonomia familjare nuk e lejonte. Dhe ndaj vazhdoi punėn e mėsuesit.

Ka mbetur pėr mirė emri i mėsues Safetit nė Dragobi tė Tropojės. E gjeti shkollėn e Dragobisė me 9 nxėnės, por e bėri me 140 nxėnės. Madje arriti tė futė nė shkollė edhe vajza, duke fituar mbi patriarkalizmin e fanatizmin me rrėnjė tė thella. Gjurmėt e mėsuesisė sė tij pasionante i la edhe nė Golem tė Nivicės sė Kurveleshit. Kėshtu me vullnet tė fortė punoi dhe nė Drashovicė e nė Gjorm. Viti 1952 e gjeti inspektor arsimi nė rrethin e Vlorės. Pastaj drejtoi shkollat nė Skelė, nė Ujin e Ftofėt e nė konviktin e shkollės pedagogjike. Mė vonė po drejtor nė shokllėn "Ismail Qemali". Karrierėn shumė- vjeēare tė mėsuesisė e mbylli si drejtor i shkollės "Qemal Gorishova" dhe tė shkollės sė mesme bujqėsore tė mbrėmjes.

Dituria e puna u bėnė pronė e tij. Mė 1980 meritoi titullin Mėsues i Merituar". Kush nuk do tė dėshironte tė ishte i thjeshtė e gojėėmbėl, i dashur e i ndershėm, i drejtė e punėtor si Safeti? Pėr tė tillė e mbajnė mend breza tė tėrė nxėnėsish. Kėshilla e tij e vetme ishte: mėsoni tė bėheni tė ditur e tė mirė, se jeta tė tillė e do njėeriun. Tė tillė i bėri edhe 6 fėmijėt e tij. Model tė njeriut e tė mėsuesit e mbajnė mend dhe fteriotėt qė e kanė njohur nga afėr, njeriun qė jo mė kot betohej "Pėr flamur".

Dr. Zeko BRAHO

Nr. 12 - shkurt, 1999

tbraho.jpg
Tare Braho

T A R J A -  MĖSUES DHE EDUKATOR I NDERUAR

Ka jo pak njerėz tė shquar qė lenė gjumė dhe nė kujtesėn e brezave pasardhės. Njė i tillė ėshtė edhe Tarja ynė. Sepse Tarja me punėn e tij arriti tė vlerėsohet nė opinionin e kohės qė jetoi si mėsues i nderuar e i respektuar. Fterra jonė ka nxjerrė shumė mėsues tė tillė. Por Tarja ėshtė ashtu siē thonė latinėt: primus inter pares! - I parė ndėr tė parėt. Kėshtu u dallua si nxėnės nė tre klasat e shkollės fillore nė Fterrė, kėshtu nė klasėn e IV dhe te V-tė nė Tepelenė. Dhe po kėshtu nė shkollėn Normale nė Elbasan. U shqua pėr vullnet tė fortė nė jetėn e tij 66 vjeēare. Lindi nė Fterrė dhe u varros nė Vlorė, ku punoi e jetoi shumicėn e jetės sė tij si mėsues. Pak kohė, sė bashku me Hiqmet Shehun, shkoi si mėsues vullnetar dhe nė fshatra tė ndryshme tė Kosovės, qė e donin aq shumė gjuhėn e dashur shqipe.

Tarja dha ndihmesėn e tij nė Kongresin e Parė tė Arsimtarėve Antifashistė tė Shqipėrisė, qė u zhvillua nė Korēė nė 25-27 nėntor 1944, detyrat e tė cilit i shpėrndau nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė. Me kėmėngulje punoi e drejtoi sidomos nė disa shkolla si nė Trevllazėr e Tėrbaē, Kuē, Himarė e Sarandė e pėr vite tė tėra nė Vlorė. Ishte njohės i mirė i gjuheės e letėrsisė shqipe pėr shkollat e mesme. U bė dhe metodist i mirė nė shkollėn e mesme pedagogjike Vlorė, ku ka ndihmuar jo pak fteriotė pėr tė vazhduar studimet e mesme e tė larta, tė cilat dhe vet i kreu nė vitet 1953-1957. Ditarin e mėsuesit dhe librin pėr tė lexuar nuk i hoqi kurrė nga ēanta e tij. "Jam mėsues dhe nxėnės nė tė njėjtėn kohė" - thoshte Tarja shokėve.

Nė ditėn e vitit 1988 kur Tarja u nda nga jeta e kur dashamirėsit e miqtė po e pėrcillnin pėr nė banesėn e fundit, njė i panjohur u bashkuia me kortezhin." Unė,tha ai - nuk njoh asnjė nga ju, por do tė vij nė varrimin e kėtij burri, se mirėsi mė ka bėrė jo vetėm mua, por edhe shumė tė tjerėve. Unė do tė vij dhe ne emėr tė atyre".

Shembull i mirė u bė Tarja pėr tė gjithė sa e njohin e pėr tė gjithė brezat e nxėnesve qė mėsuan prej tij, sepse ai nuk e kurseu as mirėsinė e as diturinė pėr tė tjerėt. Nė kujtesėn e tė gjithėve mbetet si Mėsues dhe edukator i nderuar, si njeri i qetė qė nuk diti tė prishė qejf me njeri.

Pėr tė tillė e pėrkujtojmė dhe tani nė 10 vjetorin e vdekjes sė tij, ne fteriotėt e gjithė sa e njohin.

Rait BRAHO

Nr.12 - shkurt,1999

Enter supporting content here