ft22222222.gif

Nr.13 . prill 1999

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikuj kryesore

deshmoret.jpg
Deshmoret e Fterres

PĖR ATA QĖ JETĖN DHANĖ

Vetė fjala "luftė" ėshtė e rėndė. E rėndė se merr jetė njerėzish, se djeg e shkatėrron, se kėrkon sakrifica tė mėdha. Ndaj luftėn nuk e do Njeriu, por kur ajo tė zė, kur ajo tė imponohet, atėhere duhet pėrballuar me ēdo sakrificė pėr tė mundur luftėn, pėr tė shpėtuar jetėn, pėr tė fituar lirinė e pėr tė bėrė zhvillimin.

Shqiptari nuk ka qėnė asnjėherė nė historinė e tij luftėnxitės, por ama sa herė qė tė huajt - pushtuesit - ia kanė imponuar, ai ka ditur tė pėrballet me heroizėm. Kėshtu ndodhi edhe nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe me fteriotėt tanė. Fterra jonė e vogėl me rreth 100 shtėpi bėri sakrificėn e saj tė madhe, u bashkua e tėra me luftėn pėr liri. U dogj dy herė si fshat. Derdhi dhe jo pak gjak. Gjashtė yje tė pashuar ka sot Fterra jonė. 5 Maji u bė dita e tyre. Kjo ditė e madhe, simbol i gjakut tė tė rėnėve pėr liri e demokraci, na fton tė shkruajmė, na fton tė kujtojmė dėshmorėt e fshatit tonė tė mbuluar me nder e lavdi tė pėrjetshme.

Fuat Mato - mė i riu midis tyre , dėshmori i parė i Fterrės dhe i rinisė sė Kurveleshit; Hiqmet Dusha e Turhan Mato - dy komisarėt, lajmėtarė tė kushtrimit, simbol tė frymėzimit, mjeshtėr tė dyfekut, tė fjalės e tė organizimit; Azem Ēeli e Osman Memi, tė dy jetimė, trima tė ēartur, qė se njohėn frikėn, tė shquar pėr qėndresė dhe akte heroizmi; Shaqo Mita , mbylli vargun e tė rėnėve, pleqėria dhe shikimi i kufizuar nuk e penguan qė edhe kėtė herė tė gjente saktė rrugėn e lirisė, vjershėtor i frymėzuar dhe atdhetar gjer nė vdekje.

Hiqmeti, Turhani, Azemi, Fuati, Osmani dhe xha Shaqua ishin njerėz tė thjeshtė, tė lodhur e tė munduar nga hallet e jetės dhe nga shtypja e dyfishtė. Ata u lindėn dhe u rritėn nė Fterrė. Atje hodhėn shtat dhe formuan karakterin e tyre, u ushqyen me pak bukė misri tė pjekur ndėnė saē dhe me shumė atdhetari, ndershmėri e trimėri.. Nė Fterrė ata mėsuan shkronjat e gjuhės sė ėmbėl shqipe dhe morėn dituritė e para. Bashkė me shokėt lozėn e rendėn nėpėr sokakėt e fshatit dhe shuan etjen me ujin e ftohėt tė Ixorit. Ata e deshėn jetėn, ndaj ranė pėr jetėn, pėr Fterrėn dhe pėr tokėn mėmė. Pesė nga tė gjashtė ishin tė rinj dhe shijuan fare pak nga jeta, madje katėr prej tyre nuk arritėn as tė veshin rrobat e dhėndėrrisė, por tė vyrtytshėm, tė ndėrgjegjshėm si askush tjetėr e dhanė jetėn "si me le".

Pėr tė gjithė bijtė e saj Fterra vajtoi dhe kėndoi rrimė vai, oshėtimė kėnge. Historike edhe vaji edhe kėnga. Kushtrim e flamur vargu i vajit dhe i kėngės. Fterra u pėrlot kur ra Fuati, provoi dhimbje e rėnkime kur ra Hiqmeti, ndjeu keqardhje pėr xha Shaqon dhe urrejtje pėr kriminelėt qė e masakruan. Por vaji dhe dėshpėrimi pushtoi tėrė fshatin kur nė njė mėngjez korriku tė 44 -trės erdhi i njėkohshėm lajmi i rėnies sė tre bijve tė tjerė: Turhanit, Azemit dhe Osmanit. Vargjet e mėposhtme e sjellin pranė atmosferėn e asaj dite tė zezė.

Filloi vaj e ligjėrima

An e mbanė fshatit tėnė

Erdh mandata pėr tre trima:

Turhan, Azem e Osmėnė.

Qajnė nėnat, qajnė motrat

Pėr kėta trima qė ranė,

Dridhen malet, tunden kodrat

Pėr ata qė jetėn dhanė.

Vaji zgjati vetėm pak kohė, kurse kėnga vazhdon edhe sot. Madje edhe vajet e nėnave e tė motrave u kthyen nė kėngė, njė dėshmi e madhe, dėshmorėt ranė pėr tė mbetur pėrjetėsisht shtatore tė pavdekshme

Bajram SADIKAJ

Nr. 13 - prill, 1999

dasma.jpg
Dasem ne Fterre

"NUSJA E MIRĖ - BIJĖ E PARĖ E JONA"

Ishja duke ecur pėr nė zyrė. Mendjen nuk e di ku e kisha. Pėrpara mė doli njė nuse e re, e mirė, e bukur, e hijshme. Unė qėndrova duke e shikuar me mirėsi, megjithėse ende nuk po e njihja.

- Mė fal! Foli ajo. Ju nuk po mė njihni. Unė kam dėshirė tju pėrshėndes, se dhe unė jam nga Fterra

- Gėzohem, ia ktheva, tė faleminderit qė mė fole, se unė nuk po tė njoh. Po e kujt je?

- Jam nuse nė Shkurtaj, mu pėrgjigj. Arjana mė quajnė, jam nusja e Valdetit tė Shanės.

- Nuk qėnke "e lerė", por qėnke "e blerė", shtova unė me shaka,i kėnaqur nga pėrshėndetja qė mė bėri njė nuse e njė fterioti, fis nga fisi i Ismail bej Vlorės.

- Unė jam bėrė si "e lerė" nė Fterrė, vazhdoi ajo, se i dua dhe i ēmoj fteriotėt. Mė ėshtė puqur gjaku. Keni gjak tė ėmbėl ju fteriotėt, buzėqeshi Arjana.

- Tė kėrkoj ndjesė, i thashė, qė tė quajta "tė blerė" . Por e thashė me shaka. Nė Fterrėn tonė ka njė thėnie tė bukur: "Nusja e mirė bėhet bija e parė e fshatit", ashtu si dhe"dhėndėrri bėhet djali i parė i shtėpisė". Ajo qeshi me zemėr. U pėrshėndetėm me mirėsi.

Ky dialog i shkurtėr mė nxiti tė shkruaj. Ndėr mend mė erdhi thėnia e latinėve: "Fytyra shpesh ėshtė pasqyrė e zemrės". Mu kujtuan njėra pas tjetrėn nuset qė pėr ne fteriotėt janė bėrė me tė vėrtetė si bija tė para tė Fterrės. E kėto janė shumė. Nuk e di nga tia filloj mė parė. Mė vjen para syve Hėna aq e mirė e Hiqmet Shehut, qė unė sbesoja tė ishte bijė gjirokastrite, se mė dukej vetėm fteriote. Pėr fteriote e dinin dhe gati tė gjithė sa e njihnin dhe nė Vlorė, ku punoi e jetoi si mėsuese shembullore.

Mė vonė njoha dhe shumė tė tjera. Njoha dhe Lemanin e Lufi Dushės, njė grua fisnike dhe e rregullt nė familje e nė miqėsi. Kur shkova me punė nė Sarandė, nė vitet 1968-69, njoha njė tjetėr tė tillė, Ferasetin, qė kur mė prezantoi Nėnė Lutja unė nga qė e mora pėr fteriote e pyeta se e kujt ishte nga Fterra. Nėnė Lutja mė shpjegoi se ishte bijė nga Delvina, por qė kishte marrė "nurin" e bijės sė Fterrės. Ėshtė nusja e Bardhos, mė tha. E Bardhylit pra.

Nė Vlorė, nė Sarandė e nė Tiranė kam mundur tė njoh jo pak. Dhe tani kam arritur nė gjykimin

marrė "nurin" e Fterrės, duke sjellė me vete jo vetėm bukurinė femėrore, por kanė

njėsuar edhe zemrėn e tyre me zemrėn fteriote. Njė e tillė ėshtė edhe Beti e Ilir Bezhanit. Bujari e mirėsi ka nė edukatėn e Zezit tė Jashikut. Motėr e mirė ėshtė bėrė Haxhua e Agronit dhe kur isha nė Sarandė dhe tani nė Tiranė. E veēantė ėshtė Adelina e Muzaferit tonė. Nuk ėshtė mė pak Sasha e Hamletit e Terezina e Sezaiut, Violeta e Dushos, Roza e Vexhiut, Filja e Zaēes, Maria e Sulės, Tanja e Maksit tė Safetit, Bardha e Trashėgimit, e. Nuk mund tė mos jesh mirėnjohės pėr Evjeninė e Rrahimit, bijė nga minoriteti, qė si infermiere edhe nė Athinė tregohet e gatshme pėr gjithė fteriotėt, sa herė qė kanė nevojė pėr shėrbim mjekėsor. Por nuk mund tė lesh pa pėremendur Shpresėn e Bakiut nė

Sarandė. E pse jo dhe Kanon time nė Tiranė.

Kėto janė vetėm disa. Janė ato qė unė kam mund ti njoh si nuse dhe si bija tė mira, qė jeta i bėri fteriote. Edhe mbiemra morėn mbiemra fteriotė. Ato tani janė si ne, janė fteriotet tona. Ndaj ne fteriotėt kemi bėrė tonėn thėnien: "Nusja e mirė bėhet bijė e parė e jona". Tė tilla janė "nuset" e fteriotėve tė tė gjithė moshave. Ndaj ėshtė rasti tiu themi: Faleminderit, mijėra herė! Se na kanė dashur siē i kemi dashur; se na kanė mbajtur mė shumė se sa i kemi mbajtur; se na kanė edukuar fėmijėt me ndjenjėn e dashurisė e tė mirėsisė pėr fteriotėt nė veēanti e, pėr njerzit, nė pėrgjithėsi. Ne kemi mėnēu-rinė "grua gjiri e jo mashan hiri". Ndaj ne ēmojmė e respektojmė nuset qė u bėnė si "tė lera", qė u bėnė bija tė mira tė fshatit tonė, qė frymėzuan me dashuri e ėmbėlsi, jo pak bij tė Fterrės nė krijimin dhe ndėrtimin e shumė familjeve fteriote.

Guro ZENELI

Nr. 13 - prill, 1999

 
 

KUR JANI CARUQIS,

- PIKTORI I SHQUAR GREK - ISHTE NĖ FTERRĖ.

Nuk e kemi ditur se nė fshatin tonė ka qenė, pėr disa kohė, edhe piktori i madh grek, Jani Caruqis. Kėtė e mėsova rastėsisht nga piktori ynė i njohur, Artisti i Popullit, Hasan Nallbani.

Nė vitin 1984 kur Hasan Nallbani ishte nė Greqi, pėr specializim, njė ditė korriku, shkoi nė Muzeun Bizantin tė Athinės piktori Jani Caruqis. Ky i tregoi se kishte qenė nė Shqipėri gjatė Luftės Italo-Greke, si oficer dhe ruante disa kujtime nga Fterra.

Por interesante dhe i rėndėsishėm ishte fakti tjetėr: Jani Caruqis tregoi se nė Fterrė,nė atė kohė kishte bėrė portretin e njė gruaje nga Fterra. Si shprehje falėnderimi familja e vajzės kishte therė njė dhi, dhe gjysmėn ia kishte dhėnė Janit, piktorit-oficer. Ai tregoi interes pėr atė portret dhe ishte shprehur se po tė gjendej do tė kishte kėnaqėsi tė veēantė. ( Sekretari i tij i tha Hasanit se po tė gjendej ajo pikturė do tė shpėrblehej mirė). Duket nuk ka qenė njė skicė e thjeshtė, por portret i vėrtetė.

Natyrshėm tė lindin dhe pyetjet: Cili ėshtė ai model i bukur, qė frymėzoi piktorin e talentuar, tė mėsuar me bukurinė klasike grekė e parisiane? ( Mė 1935 ai studjoi nė Francė). A ruhet ai portret gjėkundi, nė ndonjė sepete? A mban mend ndonjėri diēka pėr kėtė ngjarje? Po vetė piktori mos ka nė arkivin e tij nė Athinė ndonjė shėnim, kujtim a vizatim pėr Fterrėn?

Piktori grek dhe pse ishte 74 vjeē (lindi mė 1910) kujtonte me respekt fshatin e Fterrės. Miku ynė Carruqis nuk jeton mė. Djemtė tanė nė Greqi do tė dinė ta nderojnė, duke vėnė mbi varrin e tij njė tufė me lule, me mbishkrimin " Fterra - nderon Carruqin e paharruar". Do tu lutesha djemve tė fshatit nė Greqi, nė se munden, tė mė dėrgonin ndonjė material mė tė plotė pėr piktorin. Mund tė bėnim diēka mė shumė si "Miq tė Caruqit".

Jakup MATO

Nr. 13 - prill, 1999

 
 

GRUPI TEATRAL I FSHATIT NĖ VITET E LUFTĖS

Nė vazhdim tė inisiativės sė parė dhe suksesit qė korrėm me skeēet "Drejtori analfabet" dhe "Pionieri nė luftė pėr liri", pėrgatitur nga Lame Xhama dhe shfaqur nė Haliqe tė Meme nė fillim tė vitit 1944, rinia e fshatit tonė dha njė ndihmesė tė mirė pėr propagandimin e Luftės Nacionalēlirimtare dhe urrejtjen kundėr armiqve dhe tradhėtarėve tė vendit, duke organizuar njė grup tė kompletuar teatral tė Fterrės, qė mė vonė mori emrin e grupit teatral tė Kurveleshit.

Grupi, qė pėrbėhej nga Ismet Elezi, Rait Braho, Dilaver Shkurti, Shaban Mita, Resul Mita, Eqerem Kofina, Lutfi Dusha dhe Luan Dusha, vendosi tė vėrė nė skenė dramėn "Lulja e Kujtimit" tė Foqion Postolit.

Megjithė vėshtirėsitė e shumta pėr ta realizuar, si cilėsitė e individuale pėr tė luajtur rolet nė dramė, ambientet e ndriēimit, mungesa e femrės pėr tė luajtur rolin e Olimbisė etj., me vullnet tė veēantė grupi u organizua me sukses.

Rolin kryesor, atė tė Olimbisė, e mori Ismeti, tė Kristos - Raiti, tė Nikos - Dilaveri, tė Dhimitrit - Resuli, tė qeraxhiut - Lutfiu, tė Sandrit - Shabani. Dramėn e shoqėruam dhe me skeēe tė ndryshme ku rrolin kryesor e luajti Eqeremi, ndėrsa mbrapa skenės mė i riu i grupit, Luani, duke kėnduar kėngė partizane. Skemėn e ndriēimit e sajoi me kujdes Shabani.

Shfaqjen e parė e dhamė me shumė sukses nė fshatin tonė, ku u vlerėsauan lart rrolet e tė gjithė pjesėmarrėsve tė grupit. Shfaqjen e dytė e dhamė nė Himarė ku korrėm njė sukses tė jashtėzakonshėm, tė tretėn shfaqje nė Qeparo ku na u bė njė pritje e veēantė, e pėrgėzuan grupin dhe i uruan suksese tė mėtejshm. Shfaqjen e katėrt e dhamė nė Kinemanė e Sarandės, e cila sapo ishte ēliruar, nė prani tė popullit dhe qindra partizanėve. Nė shfaqje asistoi dhe misioni anglez, i cili na pėrgėzoi. Suksesi nė Sarandė ishte madhėshtor.

Shfaqjen e fundit, me porosi tė organeve udhėheqse tė luftės nė qark, e dhamė nė Progonat nė njė mbledhje tė zgjeruar tė rinisė antifashiste. Shfaqja u prit me plot entuziazėm e sukses dhe influencoi shumė nė rritjen e ndjenjave patriotike tė rinisė pėr tė shtuar radhėt partizane, brigadat e mbrojtjes sė popullit dhe vullnetarė nė tė gjitha aktivitetet qė kėrkoheshin nė atė periudhė.

Kjo veprimtari e tė rinjve tė Fterrės, qė e kujtojmė sot pas 55 vjetėsh, do tė mbetėt e paharruar pėr neve qė e realizuam dhe pėr ata qė e panė dhe u frymėzuan.

Rait BRAHO - Dilaver SHKURTI

ish pjesėmarrės tė grupit teatral

Nr. 13 - prill, 1999

bakiu.jpg
Baki Gjoni dhe mesues te tjere te shkolles ne Kuc

BAKIU - MĖSUESI ME TRĖNDAFILA

Ishin vitet 1954-1955. Muzaferi,Bakiu, Dallandyshja, Bedena dhe unė, pasi kishim mbaruar shkollėn pedagogjike, u emėruam mėsues nė shkollėn 7-vjeēare nė Kuē. Dėshira pėr profesionin e bukur tė mėsuesit dhe mosha jonė e re na bėnin tė punonim me pasion. Tani qė kanė kaluar vite, nė bisedė me shokė e miq, kujtesa kthehet dhe nė atė moshė kur u futėm nė jetėn e punės. Dhe kjo sepse edhe dhėmbshuria ishte e veēantė midis nesh.

***

Shumė nga nxėnėsit e kishin zakon qė tu sillnin mėsuesve trėndafila. Zakon i bukur ky. Por gati pjesa mė e madhe e nxėnėsve ia jepnin Bakiut. Dhe ai, pasi bėnte njė tufė shumė tė madhe, na ngacmonte e pyeste me shpoti: "Doni lule?". Njė ditė unė i tregoja njė prindi se duhet tė takonte Bakiun dhe nisa tia pėrshkruaja. - E njoh, e njoh! - tha ai. - Ėshtė ai mėsuesi me trėndafila. Dhe kėshtu i mbeti ky epitet i bukur. Por pėr Bakiun duhet shtuar edhe "mėsuesi pėrherė me humor e buzėgaz". E kam patur zili humorin e kėndshėm dhe shakanė e mprehtė tė tij

***

Ne mėsuesit atėhere jepnim ēdo lėndė. Unė mora veē gjuhės e aritmetikės edhe muzikėn. Por mėsimi nė muzikė nuk mė shkonte aspak, mbasi nxėnėsit tė gjithė kėngėt i kthenin labēe, ose i kėndonin ca nota mė poshtė. Ramė dakord ta jepte Bakiu muzikėn. Ai gjeti njė zgjidhje mė interesante, si veza e Kolombit. Tekstet i kėndonte labēe. Ai ia merrte, ndonjė ia kthente, tė tjerėt iso. Kėndonte bukur Bakiu, hidhte valle si xha Kadriu, po dhe te pjesa "Ushtari dhe vdekja" lojti bukur nė festival. Veē gramafonin me gisht e rrotullonte!

Meqė kėshilli i fshatit nuk na e leu shkollėn, ne e lyem me nxėnėsit. Po nė njė mbledhje disa fshatarė "zevzekė", na vunė pėrpara me kritika: "pse i vini nxėnėsit tė punojnė; ata vijnė pėr tė mėsuar, jo pėr tė lyer" etj. Unė,si drejtor i shkollės, u zura ngushtė. U ngrit Bakiu dhe kėrkonte me kėmbėngulje qė ti pėrgjigjeshin pyetjes sė tij: "Edhe mua shteti kėtu mė ka dėrguar tu bėj mėsim fėmijve tuaj. Ju pse mė detyruat tė lyej? Hė, pėrgjigjuni se mėsim nė shkollėn pis nuk bėhet". Nervozizmi i sallės u shua, kaloi nė humor.

. Kėto jane disa kujtime nga vitet e para tė punės si mėsues nė Kuē. Bakiu tėrė jetėn ia kushtoi mėsuesisė deri sa doli nė pension. Mė kanė thėnė se tashti punon nė njė dyqan, por nga bisedat me humor nuk largohet dot. Dhe punėn e bėn shumė mirė. Tė gjitha i bėn Bakiu se gjithmonė punėtor dhe i drejtė ka qenė. Ndaj respekti ėshtė konstant pėr Bakiun. Gjej rastin ti uroj jetė tė gjatė e humor pėrherė.

Jakup MATO

Nr. 13 - prill, 1999

raziedusha.jpg
Razie Dusha dhe vajza e saj Dallandyshja

THA SHUMĖ BULLĖ RAZIJEA,
UNĖ SHKROVA VETĖM KAQ

Razije Dusha lindi dhe rriti 10 fėmijė

Historikisht nė Fterrėn tonė, pėrkrah burrave tė shquar, kanė qenė edhe gratė jo pak burrėresha, tė cilat i kanė qėndruar jetės nė ballė, jo disa muaj e disa vjet, por gati njė shekull. Njė grua e tillė ėshtė edhe Razije Dusha, qė pėr nga mosha po sfidon shekullin e 20-tė, qė ka njohur kohė tė vėshtira e vite luftrash. Mban mend kur vendi ynė donte tė shkėputej nga Turqia otomane. Se sa vjeēe ishte atėhere, kanė shkuar shumė vite. Luftrat Ballkanike nuk i kanė ikur nga kujtesa. Mban mend mirė kur "gratė e Kurveleshit, me foshnja nė dorė" morėn rrugėn pėr nė Vlorė. Edhe regjimin e Zogut e mban mend me tė mirat e me tė kėqiat e kohės. Nuk harron dot as pushtimin fashist, sidomos Luftėn Nacional ēlirimtare. Pėr Hiqmet Dushėn I mbushen sytė me lot.

Megjithėse po bėhet vėrsnike me shekullin, jeta i duket si njė film

Kisha gati 10 vjet pa u takuar. Por vėrejtjen e saj ma shprehu me shumė kujdes e me shumė mirėsi. Unė, mė tha, kur kam patur kėmbė, si ju tė rinjtė, nuk kam lėnė derė fterioti pa vajtur. Nėnėn tėnde e kam dashur shumė. Ngrinte dhe kėngė nė dasma, po bėnte dhe vaje me ligje nė vakira. Ishim dhe shoqe, dhe gjak. Edhe Ilja lindi 10 a 11 fėmijė, por i vdiqėn shumė. Ashtu qe shkruar, a tė keqen. Mua mi ruajti Zoti. I kam qė tė dhejtė, 6 djem e 4 vajza. I linda e i rrita. I mėsova dhe edukova sa munda.

Ajo fliste kėshtu dhe mua mė parafytyrohej pėrpara syve njė Nėnė me tė vėrtetė heroike. Se ėshtė natyrale tė lindėsh, por ėshtė vėshtirė tė rritėsh mirė e shendoshė dhe tė edukosh 10 fėmijė, njėrin mė tė mirė se tjetrin. Kjo ėshtė aftėsi dhe zotėsi, madje heroizėm njerėzor. 10 i ka tė barkut tė saj, ndėrsa 22 i ka nipėr e mbesa. Tani ėshtė bėrė dhe stėrgjyshe. Pret tė bėhet dhe katėrgjyshe. Jetėn ua kushtoi fėmijve tė saj. Tani jeton herė tek njėri e herė tek tjetri, por mė shumė tek Skėnderi. Kėto ditė unė e gjeta tek Lulja. Jeton me mallin dhe merakun pėr "mjaltin e mjaltit", fėmijėt e fėmijve, veēanėrisht pėr pesė nipėrit e mbesat qė i ka nė Amerikė, bashkė me Danten, e nuk i takon dot.

Kur e pyeta se cilėt janė momentet qė nuk I harron dot nė jetėn e saj gati 100-vjeēare, Bullė Razijea, siē i themi ne, mė shpjegoi se njeriu ka ca momente qė nuk mund ti harrojė sa tė rrojė. Kujton ditėn kur u martu e kur hypur nė njė mushkė tė bardhė shkoi nuse nė Dushaj. Kujtoi kohėn kur nė kokė vinte njė kapele me pendė pule dhe "kapardisej" si njė nga femrat e bukura. Kujtoi lotėt e derdhur nė kohė tė vėshtira. E kam larė me lot Ballshin, se atėhere kisha shumė halle. Por, mbi tė gjitha, na shpjegoi tre raste tė veēanta. I pari ishte viti 1946 kur i shtetėzuan farmacinė nė Himarė. Me farmacinė jetonim, me tė rrita fėmijėt. Farmacia ishte vetė jeta. Kur ma morėn, mu duk se mė morėn jetėn mua dhe burrit tim Sherifit. Ngelėm me gisht nė gojė.

I dyti, nė Kuē kur mė thirrėn nė lokalitet se pse i kisha folur Liri Belishovės, qė nė atė kohė ishte e internuar. Mė raportuan me njė letėr anonime nė Vlorė. Nuk bėn tė flaē me njė tė interrnuar, mė thanė. Mė vjen turp, ua ktheva, se tek ajo kam qėnė qeraxheshė nė Ballsh nė kohė tė vėshtira. Mua mė bėni ētė doni, u thashė, por vetėm djemtė mos mi trazoni, se ata nuk dinė ēbėj unė kėtu nė Kuē. Atėhere jam trembur shumė. Siē tė thashė, pėr fėmijėt. Dhe prisja nga dita nė ditė me frikė nė zemėr pėr ta. Por, shyqyr Zotit, nuk mi ngacmuan.

I treti, ėshtė viti 1997, kur u shkatėrrua shteti, kur njerzit morėn armėt dhe veshėt mė dėgjonin luftė kallashni- kovėsh. Ska gjė mė tė keqe se shqiptari tė vrasė shqiptarin. As hasmi mos mbet pa shtet! Duhet shtet. Dhe tė jetė i fortė. Se atėhere dhe jeta e njeriut ėshtė e qetė dhe e sigurtė.

Tha shumė Bullė Razijea, por unė kėto shkrova, kur ēdo vit i saj mund tė jetė njė faqe mė vete.

Guro ZENELI

Nr. 13 - prill, 1999

 
 

PĖRBINDĖSHI QĖ VRET MĖSUES E DJEG SHKOLLA

(Nė Kosovė kanė punuar edhe mėsues e pedagogė nga Fterra)

Shkak pėr kėto kujtime u bėnė ngjarjet e dhimbshme nė Kosovė, ku pėrbindshi me emrin Millosheviē shfryu gjithė histerinė e tij ndaj popullit tė pafajshėm qė kėrkon liri. Mė tronditi thellė, veēanėrisht, lajmi i vrasjes para fėmijve tė mėsuesve tė shkollės sė Godenit , afėr Gjakovės, nė afėrsi tė kufirit tonė.

Dhe mu kujtua shtatori i vitit 1980, kur shoqėrova pėr nė Kosovė si gazetar njė grup veteranėsh tė arsimit, qė kishin ēelur aty shkolla shqipe gjatė e pas Luftės Nacionalēlirimtare.

Pritja qė na u bė nė Prishtinė, Prizren, Podujevė, Deēan, Mitrovicė, Pejė e nė gjithė krahinat qe e papėrshkrueshme. Por nė

Gjakovė ajo arriti kulmin. Fėmijėt e shkollės, tė veshur me kostume popullore tė malėsorit tonė, sė bashku me mėsuesit, na pritėn nė rreshta tė gjata, me lule nė duar e kėngė patriotike nė gojė. Secilit nga ne i vendosėn nė gjoks njė karafil tė kuq.

Njė mbrėmbje nė hotel "Grand" nė Prishtinė hyri nė holl njė mesoburrė, me flokė tė thinjur e vetulltrashė. E drejtuan tek unė. Nuk i pėrmbante dot emocionet kur kėrkoi tė mėsonte pėr mėsuesin e tij tė parė, Hiqmet Shehun. Kur i thashė se ai ėshtė bashkėfshatari im, por nuk ka mundur tė vijė me grupin e parė, u hodh e mė pėrqafoi fort, sikur tė kish nė kraharor mėsuesin e tij tė dashur, Hiqmet tonė tė nderuar, pėr tė cilin mė foli me dashuri e respekt tė veēantė pėr punėn qė kish bėrė nė Kosovė.

Po atė mbrėmje takova nė hotel nė Prishtinė arkeologun tonė tė njohur, bashkėfshatarin tim Muzafer Korkutin. Kishte ardhė pėr tė dhėnė leksione. I tregova pėr

nxėnėsin flokėthinjur qė kėrkonte Hiqmetin dhe nė bisedė me mėsues tė tjerė veteranė mėsuam se nė Kosovė dhe pikėrisht nė Pejė pas ēlirimit ka punuar si mėsues edhe Safet Gjoni. Njė numėr jo i vogėl bashkėfshatarėsh tanė kanė dhenė leksione nė Universitetin e Prishtinės.

Dhe tani idninjohemi pamasė kur marrim vesh mizoritė sėrbe nė Kosovė, kur mėsojmė qė vriten dhe i intelektualė tė shquar, mėsues e foshnja, kur shohim lotėt e fėmijve kosovarė, nė sytė e tė cilve, veē tmerrit, duket shkėndija pėr njė ėndėrr tė bukur, Kosovėn tė lirė e tė pavarur. Dhe jam i bindur se kėsaj here ėndėrra e tyre do tė bėhet realitet.

Bardhyl XHAMA

Nr. 13 - prill, 1999

safetgjoni.jpg
Safet Gjoni, ish mesues ne Kosove

muzaferkorkuti.jpg
Muzafer Korkuti ka dhen per disa vjet leksione ne Universitetin e Prishtines

BIJTĖ E FTERRĖS NĖ KOSOVĖ DHE PĖR KOSOVĖN

Fteriotėt e kanė treguar dashurinė e tyre pėr shqitarėt kudo qė janė nė tė gjitha kohrat. Disa nga bijtė mė tė mirė tė Fterrės kanė luftuar e punuar edhe nė Kosove:

NAXHI ZHUPA kujton : Karakteristikė e pėrbashkėt e partizanėvė tė Fterrės ėshtė se ata luftuan anė e kėnd Shqipėrisė, por luftuan edhe jashtė kufijve shtetėrore deri nė kapitullimin e Gjermanisė naziste Mė 9 maj 1945Kjo tregon se ata ishin patriotė e atdhetarė, por edhe internacionalistė deri nė sakrifikimNė trevat e Maqedonisė dhesidomos nė ēlirimin e Dibrės sė Madhe morėn pjesė nė luftime edhe partizanėt, bashkėfshatarėt tanė, Shefqet Brinja, Bexhet Brinja, Razip Gjoni, Nafiz Bezhani, Sami Kofina e Pasho Zhupa Ndėrsa nė tokat e Malit tė Zi, tė Bosnjės e tė Kosovės luftuan partizanėt e brigatės sė 8-tė, ku ishin edhe bashkėfshatarėt tanė Damo Gjoni, Lavdosh Zani, Nevzat Brinja dhe unė (N.Zh), qė atėhere isha 15 vjeē. Kemi vepruar nga 8 dhjetori 1944 deri mė 30 mars 1945 duke kryer1100 km marshime luftarake nė 124 ditė dhe 28 luftime.Nė Kosovė ne qėndruam me brigatėn nga 30 marsi 1945 deri nė 17 dhjetor 1945Nė Kosovė kanė luftuar edhe Bektash Gėdo dhe Shaze Mita .

HAMZA MEMI pėr 9 vjet rrjesht, nga viti 1972 deri 1981 ka dhėnė rregullisht leksione nė Universitetin e Prishtinės. Para disa ditėsh kur mėsoi se ish studenti i tij Alush Gashi, , u pushkatua nga serbet, ndjeu njė keqardhje tė veēantė.

MUZAFER KORKUTI ka dhėnė rregullisht leksione disa vjet nė Universitetin e Prishtinės dhe kontribut tė ēmueshėm shkencor qė vėrtetuar se kosovarėt banojnė nė trojet e tyre dhe janė popull mė i lashtė nga sėrbėt. Leksione kanė dhėnė edhe Sezai Braho, Ismet Elezi, etj.

Nė Kosovė kanė punuar edhe Nedim e Nail Bezhani, atje ka studjuar edhe Luan Dusha, atje kane dhenė ndihmesėn e tyre modeste pėr Kosovėn edhe bashkėfshatarė tė tjerė.

Agron XHAMA

Nr. 13 - prill, 1999

shuqurisadikaj.jpg
Shuquri Sadikaj

"IKE SHUQO LUFTĖTARI,

POR SHUMBET EMRI E NAMI"

Kėshtu e ka jeta. Njeriu lind, rritet punon sikur do tė jetojė 1000 vjet. Dhe vjen njė ditė e ndėrron jetė. Kalojnė muaj e vite. Disa kujtohen nga veprat qė lėnė nė shkencė, nė art e kulturė, nė jetėn politike e sociale tė shoqėrisė, nė Ka dhe nga ata qė megjithėse nuk lėnė vepra tė shkruara, por lėnė emėr tė mirė pas, qė mbahen mend pėr mirė, qė i regjistron kujtesa e popullit dhe qė kalon gojė mė gojė, qė jeta e tyre kthehet nė kėngė apo deri nė legjendė dhe kėshtu shpesh ndodh pėr trimat nė kohė luftrash. Tė tillė kemi edhe ne nė Fterrėn tonė. Mė shumė kemi tė diturisė, tė mėnēurisė e tė zgjuarsisė, te penės, por kemi dhe tė pushkės. Pėr trimėri ka mbetur nė kujtesėn e fteriotėve edhe Shuquri Sadiku. Nė vite lufte lindi, mė 2 mars 1914, e nė vite luftrash u rrit. Dhe luftės iu pėrkushtua kur Atdheun e shkeli kėmba e pushtuesit. Ishin vitet e Luftės Nacionalēlirimtare, nė tė cilėn Shuquri Sadiku u pėrfshi i tėri. Nė luftė shfaqi edhe karakterin e tij tė fortė. Kėtė karakter e tregoi gjatė gjithė jetės sė tij.

Me krijimin e ēetės territoriale tė Fterrės u rreshtua ndėr tė parėt nė tė . Qė nė aksionin e parė nė Postbllokun nė Borsh, ku ra dhė dėshmori i parė i Fterrės Fuat Mati, e nė vazhdim nė tėrė pėrpjekjet, nė pozicionet ku luftoi Ēeta, si nė Kalanė e Borshit, Bregun e Borshit, Bėrdė e gjetkė, u dallua si luftėtar trim e si mitralier i veēantė ,sa qė njerzit e njihnin krismėn e mitrolozit tė tij e thoshin "Ja, filloi mitralozi i Shuqos".

Ai u ngjante luftėtarėve tė shquar popullorė. Nė luftė e sipėr fitoi besimin e bashkėluftėtarėve dhe cilėsitė organizuese e drejtuese ushtarake.

Bashkėpunoi ngushtė nė fillim me Hiqmetin e mė pas me Mehmet Dushėn e me Safet Memin, duke u bėrė kėshtu zbatues korrekt i detyrave tė Luftės dhe kompaktėsisė sė fshatit.

Ishte pėr kėtė arsye qė nė korrik 1943 iu caktua detyra si komandant i Ēetės qė kishte marrė emrin "Fuat Mato", tė cilėn e kreu me pėrkushtim deri nė korrik 1944, pėrmbi njė vit, kohė nė tė cilėn u inkuadrua nė Brigadėn e 12-S me detyrėn e komandantit tė kompanisė.

Edhe nė Brigadė u dallua si luftėtar trim e me pėrvojė . Pushka e tij gjėmoi nė kodra e male, nė fshatra e qytete, deri nė ēlirimin e plotė tė atdheut. Familja e tij mbeti bazė lufte. Me dinjitet punoi e drejtoi si kuadrėr ushtarak nė armėn e artilerisė deri nė vitet 1955-56, kur bashkėfshatarėt e kėrkuan Shuqon pėr kryetar tė kooperativės nė fillimet e saj. Ai u vu nė dispozicion tė tyre, duke punuar me devocion .Dhe pasi e kreu kėtė detyrė u rikthye nė ushtri, ku punoi deri sa doli nė pension.

Gjithė jeta e tij u karakterizua nga ndershmėria, drejtėsia e besnikėria ndaj idealeve pėr tė mirėn e popullit e atdheut. Ndaj tė gjithė sa e njohin e kujtojnė edhe sot me respekt, ndonse kanė kaluar 16 vjet qė ėshtė ndarė nga jeta. Ndaj dhe nėna e respektuar Vele Gjoni, duke vajtuar birin e Fterrės, shpreh dhėmbjen e saj me vargjet:

"Ike Shuqo luftėtari,

Shuqo me zemėr stėrralli,

Por shumbet emri e nami..."

 

Lutfi DUSHA

Nr. 13 - prill, 1999

Enter supporting content here