ft22222222.gif

Nr.44 - maj 2005

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Numer special per 8-vjetorin e gazetes "Fterra jone"

New Page 3

PSE DOLI KJO GAZETĖ

 

E dini pse doli dhe mbahet “Fterra jonė”? Se nė Fterrėn tonė ka lėndė tė parė pėr gazetė, se te fterjotėt tanė tė mirė eshte e zhvilluar aftėsia e tė menduarit dhe afėsia kijuese, se  te fterjotėt ka mėnēuri popullore dhe dije intelektuale, ka tradita historike e kulturore, ka e ē’nuk ka….

 Ka njė lėndė tė pasur…

Fterra ėshtė ai “ēik” vend, ėshtė ajo “copė” tokė, ėshtė toka “nėnė”, qė si “organizėm i gjallė” prodhues, me natyrėn e klimėn, me burimet ujore, ka zhvilluar bujqėsinė, blegtorinė dhe pemtarinė, duke bėrė qė, nė shekuj me radhė, njeriu tė ngulet e tė mos shkulet, nga kjo treve kodrinore e luginore, 200-250 m. mbi nivelin e detit, me kėmbėt te lumi, ulur “kėmbėkryq” mbi kodra dhe i shtrirė sa gjatė-gjėrė nė prehrin e malit, qė i rri si kurorė pėrmbi kryet e saj.

Dhe, pikėrisht, fterjoti nė kėtė trevė, qė nė lashtėsi, ndėrtoi  shtėpi, hapi ara, njėra nė sup tė tjetrės, mbolli portokalle, ulli, hardhi, misėr e grurė, perime e patate, dru drufutorė e tė tjera. Njėherazi, nė kėtė terren kultivoi blegtorinė, dele, dhi e lopė vendi, kafshė ngarkese, kryesisht mushkėn e kalin, shpendėt e shtėpisė, bletarinė, e tė tjera e tė tjera, duke zhvilluar kėshtu, njė ekonomi mikste.

Historikisht, nė Fterrėn tonė ka patur rreth 100-120 shtėpi. Dhe njerėzit kėtu krahas punėve nė bujqėsi e blegtori, zhvilluan dhe kurbetin. Fatkeqėsisht, ne nuk kemi mundur tė njohim mirė tė kaluarėn e lashtė, madje as nė mesjetė, para vitit 1431. E themi kėtė se parpara kėtij viti, nuk njohim, tė paktėn deri tani, ndonjė dokument tė shkruar pėr Fterrėn tonė

Aktualisht, nė kushtet e sotme, Fterra ka si prioritete kryesore pėr zhvillimin e saj: bujqėsi e blegtori, frutikulturė e turizėm. Dhe, mbi tė gjitha, fterjotėt kudo qė janė kanė kėrkuar dhe kėrkojnė dituri.

Fterra jonė njihet nė dokumenta historikė, qė nė fillimet e shekullit tė 15-tė e kėtej. Por njohje mė tė plotė kemi, nė mėnyrė tė veēantė, nė shekullin e 19-tė dhe tė 20-tė. Dimė qė, qysh nė shekullin e 19-tė ka bėrė kurbet, kryesisht nė Turqi, nė Stamboll, Izmir, e gjetkė nėpėr perandori. Dimė gjithashtu pėr zhvillimin arsimor e kulturor nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 19-tė e, kryesisht, nė vitet 1920 dhe deri nė vitet 2000.

Ėshtė kjo arsyeja qė Fterra njihet si fshat arsim-dashės e njėherazi dhe kulturė-dashės, si fshat qė, dhe pėrpara Pavarėsisė, ka nxjerrė njė numur tė madh, hoxhė e kadi, apo nėpunės tė kategorive tė ndryshme. Ndėrsa, pas Pavarėsisė e kėtej, pėrveē shumė hoxhėve, tė cilėt, para e pas viteve ‘20-tė, u konvertuan nė mėsues tė gjuhės shqipe, pati dhe njė numur, kryesisht djem, (19 gjithsejt), qė nė vitet ‘20-tė-40-tė, ndoqėn studimet nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, shumica e tė cilėve u bėnė mėsues tė mirėnjohur deri nė nivel shqipėrie.

Kjo traditė u zhvillua mė shumė nė vitet ‘40-tė – 2000, kur mumri i mėsuesve u shumėfishua. Sipas shifrave tė nxjerrura nga Dilaver Shkurti, kanė mbaruar studimet pėr mėsuesi, mbi 135 fterjotė, shumica dėrmuese e tė cilėve kanė kryer studimet e larta universtare. Nga Fterra jonė janė 2 “Mėsues tė popullit”, janė 12 profesorė, pėrveē njė numuri tė madh me titij e grada tė tjera shkencore.

Dhe jo vetėm nė mėsuesi, ku Fterra shquhet, por bijtė e Fterrės janė me emėr dhe si specialistė nė fusha tė ndryshme, si mjekėsi, drejtėsi, inxhinieri, ekonomi, ( industri, bujqėsi e blegtori), nė art e kulture, nė krijimtarine popullore, artistike e shkencore. Nė 60 vitet e fundit kanė mbaruar shkolla tė larta mbi 300 bij e bija fterjotė.

Ndaj janė kuptimplotė vargjet e kėngės, tė ngritura nga Shako Mehmeti :

O portat e gurta,

Ē’burra kini nxjerrė,

Mbi 100 mėsusa,

Dije kanė mbjellė,…

            Gjithashtu, janė kuptimplote vargjet e kėngės qė janė kėnduar nė vitin 1999, nga grupi polifonik i Himarės, me tekstin e rapsodit tė mirėnjohur, Lefter Ēipa, ku thotė:

Fterra kasabaja labe,

            Poshte e sipėr evropiane…

Ėshtė vendi pėr tė thėksuar dhe virtytin e mirėsisė fterjote, ku shfaqet dhe karakteri, dhe ndershmėria, dhe drejtėsia pėr tė bėrė mirė, jo vetėm njeri-tjerit, por  dhe ēdo njeriu tjetėr, nė punė e nė jetė. Pėr kėtė flet tėrė tradita fterjote. Ėshtė kuptimplote se si pihet dhe rakia nė Fterrė, nė dasma e davete. Ndėrsa, nė fshatra pėr rreth, pihet kryesisht me “shėndete”, qė, sipas zakonit: t’ia imponosh tjetrit qė ta pijė me fund, nė Fterrėn tonė nuk pėrdoret pothuajse fare fjala “shėndete”, por ėshtė pėrdorė e pėrdoret, masivisht, urimi: “Mirėsi “, qė nuk imponon, por lejon qė secili ta pijė gotėn e rakisė, sipas dėshirės sė tij.

Njėherazi, ėshtė pėr t’u theksuar se nė faqet e kėsaj gazete ėshtė dhėnė idea se  fterjotėt, pėrherė kanė ditur tė kuptojnė dhe t’u pėrgjigjen kushteve tė kohės. Kėshtu, kur ka qėnė koha pėr tė luftuar, kanė luftuar pėr liri; kur ka qėnė koha pėr tė punuar, kanė punuar; kur ka qėnė koha pėr tė ndėrtuar kanė ndėrtuar dhe kur ka qėnė koha pėr tė studjuar, kanė studjuar. Dhe karakteristikė eshtė se, kryesisht, fterotėt kanė kėrkuar mėnēuri e dituri dhe janė shquar pėr ekuilibėr, pėr civilizim dhe mirėsi.  

*   *   *

Ėshtė pikėrisht, kjo “lėndė” e parė e Fterrės sonė, ėshtė pikėrisht ky“brumė”, janė kushtet e reja tė demokracisė, janė traditat e pasura, historike e kulturore nė shekuj me radhė, ėshtė emri i mirė i kėtij fshati dhe bijve tė tij, ėshtė pozicioni: “Fterra-Labėri- Fterra-Rivierė”, qė pasqyron historinė e gjeografinė, por dhe aktualitetin e perspektivėn, tė cilat na nxitėn dhe na obliguan, tė nxjerrim gazetėn “Fterra jonė”, qė para 8 vjetėsh, nė muajin Maj 1997, duke punuar nė mėnyrė krejtesisht vullnetare, . 

Dhe ne, tre bij tė Fterrės, pavarėsisht se kemi qėnė e jemi dhe me detyra tė tjera, jemi pėrpjekur tė gatuajmė pjesė nga “brumi”i Vendlindjes sonė dhe fterjotėve tanė tė mirė, duke dhėnė nė faqet e saj vlerat mė tė mira tė Fterrės dhe tė fterjotėve, tė mirė e tė civilizuar, paqėsor e punėtorė, tė ndershėm e tė drejtė, tė mėnēur e tė ditur.

*   *   *

            Ka njė mėnēuri qė thotė se ėshtė mė mirė tė shkruash, qofte dhe keq, se sa  tė mos shkruash asgjė, se nė fund tė fundit, dhe kur shkruan keq, u thua tė tjerėve: mos shkruani si “Filani’, dmth,“mos shkruani keq”!

Por ne, si botues tė kėsaj gazete, pasi biseduam, shoqėrisht e miqėsisht, konkluduam tė shkruajmė pozitivisht, pa negativizėm ndaj askujt, te shkruajmė  nė mėnyrė profesionale, me vėrtetėsi e ngrohtėsisht, me mirėsi e dashamirėsi, jashtė tė gjitha komplekseve politike e nepotike, larg ēdo kompleksi tradicional.

Synimi i saj ishte, dhe mbetet, tė mbjellė mirėkuptim e harmoni, dashuri e miqėsi.  duke promovuar vlerat e Fterrės dhe tė fterjotėve, nga vendlindja deri nėpėr botė. Ishte, dhe mbetet, dėshira pėr tė pasqyruar dhe transmetuar nė breza me radhė, vlerat e tė parėve tanė dhe aktualitetin tonė nė progres. 

Dhe pasi u pėrcaktua kjo pėrmbajtja e gazetės, atėherė e kėrkua dhe “koka” e saj, se si do tė quhej. Dhe fare thjeshtė, nė mėnyrė kuptimplote, u tha: “Fterra jonė”, duke dalė nė mėnyrė periodike, njehėrė nė dy muaj, (zakinisht, nė fund tė muajit tė dytė) me formatin, tashmė i njohur, sasia e faqeve 8, qė mė vonė u bėnė 12, ashtu siē del dhe aktualisht, duke kėrkuar qė nė faqet e saj, tė shkruajnė tė gjithė fterjotėt, qė i kanė mundėsite dhe aftėsitė.

Kėto 8 vjet vėrtetuan se kjo gazetė ka pasur e ka vlera tė veēanta pėr Fterrėn dhe pėr tė gjithė komunitetin e fterjotėve. Por ama progresi i saj kėrkon tė rritet dhe cilėsia profesionale, tė shtohen bashkėpunėtorėt e saj, tė trajtohen mė shumė probleme me interes mė tė gjėrė pėr Fterrėn dhe fterjotėt. 

                                                                                         Guro ZENELI.

 

 

PĖRHERĖ E DASHUR, GJITHMONĖ NĖ NGJITJE

- Nė tetėvjetorin e gazetės “Fterra jonė” -

U mbushėn tetė vjetė qė kur gazeta  e dashur “Fterra jonė” pa dritėn e parė tė botimit, nė maj tė vitit 1997.

Edhe pse ishte njė vit i mprapshtė, kur vendi kalonte ēaste shumė tė vėshtira, tre nga bijtė e shquar tė Fterrės, Muzafer Korkuti, Agron Xhama e Guro Zeneli morėn nismėn  e guximshme pėr tė nxjerrė njė gazetė dhe, duke patur mbėshtetjen morale tė shumė bashkefshtarėve, nismėn e kthyen nė realitet.

Dhe kėshtu, para tetė vjetėsh, pa asnjė fond, pa asnjė bazė materiale, pa asnjė zyrė dhe pa asnjė shpėrblim pėr punėn e kryer, botuesit tanė tė nderuar e tė respektuar nxorėn nė dritė gazetėn me titullin kuptimplotė e gjithėpėrfshirės “Fterra jonė”. Vėrtet njė gazetė e vogėl, me vetėm tetė faqe, por me njė botė tė madhe, me njė shpirt tė gjerė, me njė vizion tė qartė qysh nė numrin e parė  pėr tė pasqyruar e pėrjetėsuar historinė e kulturėn e Fterrės e tė fteriotėve, jetėn dhe punėn e fshatit e tė bijve tė saj, traditat dhe edukatėn, bashkimin e vėllazėrimin e pėrhershėm me njėri-tjetrėn e me miqtė e shokėt, tė kaluarėn e largėt, po dhe mė tė afėrtėn e tė sotmen.

Kėto synime madhore, tani pas tetė vjetėsh botim tė gazetės “Fterra jonė”, i shohim mė sė miri tė materializuara nė qindra faqet  e saj, duke u bėrė pėr lexuesit e shumtė, bashkėfshatarė e dashamirės, njė libėr i hapur, njė enciklopedi me vlera tė mėdha dokumentuese pėr tė gjithė brezat e sotėm, por, sidomos, pėr brezat e rinj qė janė e do tė vijnė.

Pėr tė krijuar njė ide mė tė saktė pėr sasinė e madhe tė informacionit qė ka sjellė gazeta “Fterra jonė” nė kėta tetė vjetė, po japim shkurt disa tė dhėna statistikore:

Janė botuar deri mė sot 44 numra gazete, me 446 faqe,. Nga muaji maj i vitit 2002 gazeta del me 12 faqe, nga 8 faqe qė dilte mė parė. Vetėm shkrime kryesore, si editoriale, artikuj problemorė, intervista, reportazhe etj. janė botuar 450 artikuj. Shkrime pėr fteriotė tė vaēantė janė botuar 136 artikuj, tė cilėt kanė dhe vendin e tyre nė faqen e internetit. Janė botuar, gjithashtu, rreth 450 fotografi, qė i kanė dhėnė gazetės jetė e frymėmarje, paraqitje estetike e kanė ilustruar mė sė miri pėrmbajtjen e shkrimeve.

Gazeta ka nxitur e pasqyruar takimet e fteriotėve  nė festėn tradicionale qė bėhet nė fshat ēdo pesė vjet, organizimin e piknikut tė pėrvitshėm qė bėhet nė Tiranė nė kodrat e Liqenit tė dielėn e fundit tė majit, ka nxitur e pasqyruar filmin dokumentar “Fterra-Labėri, Fterra-Rivjerė”, apo dokumentarin pėr Mėsuesin e Popullit Lame Xhama. Lėnda e gazetės shėrbeu edhe si lendė bazė pėr librin e Guro Zenelit  “Ne tė lam, po Ti s’na le, se Ti vjen ku vemi ne” etj. etj.

Ja, pra, pse gazetėn e quajtėm njė enciklopedi pėr fshatin, njė libėr tė hapur ku gjithkush mund e duhet tė shkruaj gjėra me vlerė, por qė gjen edhe njė material tė pasur e tė zgjedhur pėr gjithēka qė lidhet me fshatin, me tė kaluarėn e tė sotmen. Se ta themi me sinqeritet, njė pjesė e madhe e fteriotėve, pėrfshirė dhe mua,  nė gazetė mėsuam shumė ndodhi e hollėsi qė nuk i dinim fare, apo i kishim tė mjegullta, nga gazeta mėsuam pėr sipėrfaqen rreth 40 km katore tė fshatit, pėr gjithė ato emra burimesh, arash, qafash, lėmenjsh etj., pėr Defterin Osman tė vitit 1431 ku pėrmendet pėr herė tė parė fshati nė njė dokument tė shkruar, pėr pėrbėrjen dhe lėvizjet interesante tė popullsisė, pėr pasuritė e mbitokės e tė nėntokės, pėr blegtorinė e bujqėsinė. Shumė ngjarje e figura tė historisė, tė arsimit e diturisė, tė kulturės e mirėsisė, tė mikpritjes e bujarisė etj. i kemi njohur e saktėsuar pėrmes gazetės. Dhe jo vetėm tė sė kaluarės sė largėt, tė luftės pėr liri e pavarėsi, po dhe tė sė kaluarės mė tė afėrt, tė  Luftės Nacionalēlirimtare e madje deri nė ditėt e sotme. Kjo ndodh se gazeta ėshtė e hapur, nė tė shkruajnė tė gjithė, madje jo vetėm fteriotė, por dhe shume dashamirės tė saj. Kjo ndodh se nė gazetė nuk ėshtė shkruar vetėm pėr figura tė shquara e tė spikatura,  pėr njerėz me grada e tituj shkencorė,  por shumė e mė shumė edhe pėr njerėzit e thjeshtė, pėr barinjtė e blegtorėt,  pėr nėnat e motrat tona punėtore, tė urta e bujare, pėr pleqtė mendjehollė e zemėrēelur, pėr nxėnės e studentė, pėr emigrantėt me mall tė pashuar pėr mėmėdheun e fshatin, pėr gėzime e fatkeqėsi familjare etj.,etj.

Ja, pra, pse ēdo numėr gazete pritet me dėshirė nga fteriotėt e mė gjerė. Ėshtė e lavdėrueshme puna e Agron Xhamės qė e ka futur gazetėn ‘Fterra jonė” edhe nė Internet. Pėrmes faqeve tė internetit ajo lexohet nė tė gjitha kontinentet. Jo, ju siguroj qė kjo nuk ėshtė propagandė. Pėrveē shumė fteriotėve nė Greqi, Itali, nė shtete tė tjera tė Evropės, Amerikė, Kanada etj. gazetėn e kanė parė e lexuar nė internet edhe disa tė huaj,  Dhe Agronit i kanė ardhur shumė mesazhe prej tyre, ku shpesh kėrkohen dhe tė dhėna te tjera per kėtė fshat tė ēuditshėm, qė nuk e gjejnė dot nė hartė, por qė pėr ta  ka disa arritje mbresėlėnėse. Kjo ėshtė kėnaqėsi jo vetėm pėr botuesit, por edhe pėr gjithė komunitetin fteriot.

Gazeta ėshtė e tė gjithėve dhe pėr tė gjithė. Ajo edhe tani, pas tetė vjetėsh,  ėshtė pa buxhet, pa mjete, pa zyra. Botuesit janė po ata, Muzua, Agroni, Gurua. Vullnetarisht kanė punuar e punojnė, pa asnjė shpėrblim. Njė punė shumė e nderuar, njė punė qė duhet ta ēmojmė tė gjithė, njė pėrkushtim i gjatė e i lodhshėm pėr fshatin. Meritojnė nderim e respekt edhe ata qė e kanė sponsorizuar gazetėn, biznesmenė e nėpunės, njerėz tė thjeshtė e emigrantė, sepse pa ndihmėn e tyre botimi i gazetės do tė vėshtirėsohej. Kjo edhe sepse tė ardhurat nga shitja e gazetės janė aq tė pakta, sa nuk mund tė pėrballojnė kurrsesi shpenzimet pėr botimin e saj. Meritojnė nderim e respekt edhe ata qė shpėrndajnė gazetėn, ata qė e tregtojnė atė nė Tiranė, Vlorė, Sarande e deri nė Greqi. Respekt e nderim tė vaēantė pėr bashkėpunėtorėt e gazetės, pėr ata qė shkruajnė, pėr ata qė nxjerrin nė dritė krijimet e tyre, qė vlerėsojnė  punėn e fteriotėve  e tė botuesve duke u siguruar lėndėn e parė. Nderim dhe pėr lexuesit, se ata janė konsumatorėt e punės qė bėhet, pėr ata botohet gazeta.

Dhe, sė fundi, nderim e falėnderim pėr tė gjithė ju qė keni ardhur nė kėtė datė pėrkujtomore, nė tetėvjetorin e gazetės “Fterra jonė”, fteriotė e dashamnirės tė Fterrės,  bashkepunėtorė e lexues.

Gėzuar Festėn! Gėzuar me raki fterre, qė ėshtė e pastėr dhe e kulluar si ujėt e Ixorit!… Gėzuar!…

Mirutakofshim nė pėrvjetorė tė tjerė!

                                                                                                Bardhyl  XHAMA

 

 

FALĖNDERIM

 

Gazeta “Fterra jonė” falenderon banorėt e Fterrės dhe kryetarin Fshatit, z. Teno Lona, pėr ndihmėn dhe mbeshtetjen qe i ka bėrė  kėsaj gazete ne tė gjitha drejtimet, deri nė shpėrndarjen e saj.

Njeherazi, falėnderojmė Komunitetin e Fterjoteve ne Sarande, Komunitetin e fterjotėve ne Vlore dhe, pėr mė tepėr, Komunitetin e fterjotėve ne Tirane, me kryetar, shokun dhe mikun tonė, Dilaver Shkurti, tė cilit, gjėjmė rastin t’i urojmė shendet e jete te gjate pas operacionit me sukses qė bėri ne zemėr, per kontributin qė kanė dhene nė mbėshtetje tė Gazetės sonė.

Falenderojme gjithe sponsorizuesit  e gazetes sone : Rebi Korkuti, Halit Zhupa, Sokol Dusha, Klement Gjoni, Resul Mita, Besa Dusha, Agim Mato, Albina Haxhiu, Feksor Shkurti, Albert Xhama, Gazmend Zeneli, Agim Haderi, Eduard Zhupa, Halil Hizmo, Imer Shkurti, Arsen e Sokol Bezhani, Ilmi Mita, Piro Malo, Hulusi Hizmo, Agim Haderi, Edlira Zani, Saide Shkurti, Fteriotet e Sarandes, Firdus Mita, Fatmir Toci, Harun Maci, Teodor Keko, Kleva & Marsela Gjoni, Fatmir Zani, Eduard Avreci, Atlet Maēi, Islam Hizmo, Alban Zeneli, Elvira Kofina, Belul Malo,  Pirro Malo, Mimoza Shkurti, Isa Hizmo, Agim Haderi, Gane Faruku (Shkurti),

Falėnderojmė bashkėpunėtorėt e shumtė qė  kane shkruar nė faqete e kėsaj gazete si dhe tė gjithė ata qė na kanė derguar lėndė e materiale apo ata qė kane nxitur  dhe kanė kėshilluar pėr tė  botuar dhe pėr tė shkruar  nė gazete pėr kėtė apo atė problem apo figurė tė Fterrės sonė. 

Me kėtė rast ftojmė me mirėnjohje ēdo fterjot qė, herė pas here, jo vetėm te shkruaj, por dhe te shfaq pozitivisht mendime tė lira e sugjerime pėr tė rritur dhe mė shumė vlerat e gazetės “Fterra jonė”, duke shfaqur mendime se ē’duhet bėrė mė mė mirė e mė shumė pėr tė ngritur dhe cilėsinė e saj dhe gjėrėsinė e problematikės nė faqet e kėsaj gazete.

Gazeta falėnderon tė gjithė ju lexuesit e saj, pėr mirėkuptimin dhe dashamirėsine tuaj.

 

 

TĖ PĖRSHĖNDESIM REDAKSINĖ!

 

Tetė vjet tė jetės sė njė gazette, aq mė tepėr pėr njė gazetė pėr njė fshat, s’janė pak. Qė tė dilnin tėrė ato numra ėshtė dashur mund pėr tė siguruar materialet dhe pėr tė shpėrndarė gazetėn. Prandaj nė kėtė pėrvjetor, sė pari, tė pėrshėndesim redaksinė Muzaferin, Guron dhe Agronin dhe t’u urojmė punė tė mbarė, bashkė me tė gjithė bashkėpunėtorėt fteriotė e tė tjerė. Nė fillim na u duk se nė gazetė do lexonim gjėra tė ditura. Por u provua se nga numri nė numėr ne mėsonim gjėra pak ose aspak tė njohura pėr bashkėfshatarėt tanė. Dijet tona pėr historinė e fshatit dhe pėr bijtė e tij u zgjeruan e u thelluan. Redaksia pati njė meritė tė veēantė se nuk u kufizua vetėm nė pak njerėz qė ishin bėrė tė njohur nė shkallė vendi, por shkroi me radhė pėr tė gjithė fterjotėt, duke dhėnė njė shembell mėsimdhėnės dhe emancipues. Pėrmes gazetės u njohėm me shumė vlera morale fisnike tė bashkėfshatarėve, qė u karakteri-zuan nga ndershmėria, dashuria pėr njėri tjetrin dhe pėr punėn, malli pėr fshatin dhe respekti pėr ata qė s’jetojnė mė.

            Nė kėtė rrugė qė ka ndjekur, le t’i urojmė gazetės edhe shumė e shumė vjetė tė tjera. Brezat qė do vijnė do tė thonė: U lumtė atyre qė nxorėn kėtė gazetė dhe i bėnė tė mos harrohen ngjarje, histori dhe njerėzit e fshatit.

 

                                                                                                     Jakup MATO

 

 

NJĖ VASHĖZ E BUKUR

 

Tetė vjet mė parė, na lindi njė vashėz e bukur,

Me sy tė shkruar, me faqe e me krahė si flutur,

Veē gėzimit, pėr emrin e saj filluan tė mendojnė

Mbi faqen e parė u shkrua emri kuptimplotė: "Fterra jonė"

 

Jetė tė gjatė e punė tė mbarė gazetės sonė i uruam,

Pėr kėtė nisėm kaq tė mėnēur, botuesit e saj falėnderuam,

Pėrshėndetje e mirėnjohje, nga ēdo fteriot, nga miq e shokė,

Njė fshat i vogėl me gazetė, rast i rrallė nė Shqipėri dhe Evropė.

 

Ka qytete tė mėdhenj, qė akoma nuk kanė nxjerrė gazetė,

Ndėrasa gazeta "Fterra jonė"  sot po mbush tetė vjetė

Simotrat-gjitone, qė pas teje lindėn dhe u botuan,

Shėmbėllin tėnd s’e ndoqėn dot, shumė probleme pėrjetuan.

 

Kur ti nise fluturimin tėnd, kur dolėn numrat e parė,

Dikush pati dhe mosbesim, se a do ta kishte jetėn tė gjatė,

Pėr mė mirė e mė bukur, kėtė koha e jeta e vėrtetuan,

Mbi faqe e tua, mendja e pena fteriote, vazhdon e shkruan.

 

I falėnderojmė nga zemra bashkėpunėtorėt tanė tė gazetės,

Ata janė dhe do mbeten miqtė mė tė mirė tė Fterrės,

Jetė tė gjatė o “vashėza” e bukur, o gazeta "Fterra jonė"

U bėfsh nėnė e dijes e kulturės, pėr brezat qė do jetojnė.

 

                                                  Feksor SHKURTI

 

 

PROFESORET E FTERRĖS

 

Besim ELEZI, (20 mars 1935): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, kirurg i shquar.

               Ka  lindur nė Fterrė. Ka kryer shkollėn fillore nė fshatin e lindjes dhe atė unnike nė Gjirokstėr. Shkollėn e mesme mjekėsore e ka mbaruar nė Tiranė nė vitin 1952. Nė vitin 1957 ka mbaruar me diplomė "shkqelqyeshėm" Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė. Qė atė vit ėshtė emėruar mjek kirurg dhe pedagog nė Katedrėn e Kirurgjisė. Mė pas ka kryer specializime dhe kualifikime nė disa klinika tė botės.

               Me punė kėmbėnguėse ka ngjitur shkallėt e karierės mjekėsore, pedagogjike e shkencore. Nė vitin 1964 mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore "Kandidat i shkencave mjekėsore”, mė pas mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore “Dokor i shkencave mjekėsore”. Pėr veprimtarinė pedagogjike mori gradėn "Docent" e mė pas "Profesor". Nė vitin 1976 u emėrua shef klinike dhe nė vitin 1982 shef katedre, qė mė pas u quajt Departament nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza".

              Ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė modernizimin e kirurgjisė shqiptare, duke futur shumė metoda tė reja diagnostikimi dhe trajtimi. Ka pėrgatitur, nė tė njejtėn kohė, njė numėr tė madh mjekėsh dhe kirurgėsh.

Nė vitin 2003 u pensionua. Tani drejton Shėrbimin Universitar tė Kirurgjisė nė Spitalin e Durrėsit.

            Eshte zgjedhur Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve tė Shqipėrisė, anėtar i Komitetit Permanent tė Eurokirurgjisė dhe anėtar i Kolegjit Ndėrkombėtrar tė Kirurgėve. Ka bėrė njė numėr publikimesh dhe referimesh nė takime shkencore nė vend dhe jashtė. Ka botuatr monografi e tekste mesinore dhe rreth 100 artikuj e kumtesa.

Eshte nderuar me urdhėra e medalje tė ndryshme. Nė vitin 2002 ėshtė shpallur "Personalitet i shquar i Qarkut"  pėr Vlorėn, ku nė motivacion, midis tė tjerash, thuhet: “…Vlersohet si bir i Kurveleshit pėr atdhetari, humanizėm e marrėdhėnie tė ngushta shoqėrore".

 

¶¶¶

 

Edip BEZHANI ( 26 korrik 1948 ) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave Mjekėsore, pedagog e kirurg.

Lindi nė Fterrė, ku kreu dhe filloren. Gjimnazin dhe Fakultetin e Mjekėsisė tė UT i pėrfundoi nė Tiranė.

Nė vitin 1972, mbasi u diplomua si mjek i pėrgjithshėm, fillon specializimin pranė klinikės sė kirurgjisė  sė pėrgjithshme, pėr urologji, nė Spitalin Nr.2 nė Tiranė, qė e pėrfundon nė vitin 1975. Nga ky vit deri nė vitin 1990 punon si specialist urolog dhe kirurg i pėrgjithshėm nė Poliklinikėn Qendrore tė Tiranės, si dhe nė klinikėn urologjike tė Spitalit Nr. 2 (pėr kirurgjinė ) nė Tiranė

Nė vitin 1990 filloi punėn si pedagog nė Fakultetin e Mjeksisė nė specialistetin e urologjisė, ku vazhdon tė punojė edhe sot.

Nė vitin 1996 mbrojti  titullin Doktor i Shkencave Mjekėsore, ndėrsa nė vitin 2004 merr titullin Profesor i Asocuar.

Ka kryer disa specializime brenda e jashtė shtetit, ėshtė pesė herė pjesėmarrės nė seminare ndėrkombėtare  nė Austri, ka mbajtur  referate nė seminare e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, si dhe ėshtė bashkėautor nė shumė publikime kombėtae e ndėrkombėtare

Nė vitin 2001 botoi monografinė : “Morfometria  dhe funksioni i veshkės unike”.

 

¶¶¶

 

Fejzi HIZMAJ (11 korrik 1948 - 10  maj 2004) :  Profesor i Asocuar,Doktor i Shkencave Mjekėsore, drejtues administrativ, pedagog.

Lindi nė Fterrė. Mbasi mbaroi shkollen e mesme nė Tiranė, vazhdoi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė, qė e  pėrfundoi mė 1971. Me pas, pėr dy vjet, specializohet pėr mjek mikrobiolog nė Institutin e Higjienės e tė Epidemiologjisė, ku punon deri nė vitin 1983 si specialist mikrobiolog, parazitolog dhe epidemiolog.

Nga viti 1983 deri nė vitin 1996 punon nė Drejtorinė e Higjienės dhe tė Epidemiologjisė nė Tiranė si mjek laboratorist. Prej vitit 1996 punoi  nė Institutin e Shėndetit Publik nė Tiranė si specialist e drejtues, deri sa ndėrroi jetė.

 Ka kryer specializime tė ndryshme brenda e jashtė shtetit nė fushat e shėndetit publik e tė mikrobiologjisė. Ka dhėnė mėsim nė Fakultetin e Mjekėsisė e nė institucione tė tjera mjekėsore e shkencore tė specialitetit.             

  Ka njė kontribut tė vaēantė nė fushėn e studimeve shkencore e tė zbatimit tė tyre. Ka kryer mjaft studime shkencore, ka botuar dhjetra artikuj shkencorė,  5 prej tė cilėve jashtė vendit, ka marrė pjesė me kumtime nė shumė sesione e konferenca shkencore brenda e jashtė vendit.

 

¶¶¶

 

Hamlet BEZHANI (10 qershor 1940): Profesor, Doktor i Shkencave Filologjike, pedagog pėr gjuhėt gjermane e angleze.

        Ka lindur nė Fterrė, ku mbaroi dhe arsimin fillor. Shkollėn shtatėvjeēare dhe gjimnazin i pėrfundoi nė Tiranė. Nga viti 1958 deri mė 1961 studioi nė Gjermani nė Universitetin e Laipcigut pėr gjuhė e letėrsi gjermane. Nga viti 1961 deri mė 1964 pėrfundon UT nė degėn  gjuhė e letėrsi angleze e shqipe.

Nga viti 1966 deri mė 2005 punon nė Universitetin e Tiranės, nė katedrėn e gjuhės angleze, si pedagog, shef katedre, zėvendėsdekan pėr anėn shkencore nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Pėr vite me radhė  ka drejtuar Kėshillin Shkencor tė Fakultetit Histori-Filologji e tė Gjuhėve tė Huaja.

Gjatė kėtyre viteve ka kryer shumė kualifikime pasuniversitare, nė Gjermani, nė Kinė, nė Amerikė, nė Francė etj.

Ka njė veprimtari tė dendur shkencore e botuese nė fushat pėrkatėse. Ėshtė bashkėautor nė hartimin e Fajalorit Gjermanisht-Shqip nė dy vėllime, me rreth 82.000 fjalė, botuar nė Gjermani. Ka hartuar disa tekste universitare pėr studentėt me mbi 1300 faqe, etj. Kontribut tė vaēantė ka dhėnė edhe nė fushėn e pėrkthimeve nga gjuha angleze e gjermane, ka hartuar e mbajtur  kumtesa e referate shkencore nė veprimtari brenda e jashtė vendit. Mban titullin Doktor I Shkencave Filologjike.

Nė vitin 1995 merr edhe titullin “Profesor”.

 

¶¶¶

 

Ismet ELEZI  (5 prill 1920) : Profesor, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė nė administratė, jurist.

Ka lindur nė Fterre. Mesimet e para i mori nė vendlindje dhe i mbaroi nė Piqerras. Ka pėrfunduar Liceun e Tiranės (1942 ) dhe mė 1943 filloi studimet e larta nė Firence tė Italisė, tė cilat i ndėrpreu nė kushtet e luftės.

Nga korriku i vitit 1943 mori pjesė aktive nė rininė antifashiste nė Kurvelesh. Nė vitet  1946-1951 kreu studimet e larta pėr drejtėsi nė Leningrad (Petėrburg) (ish Bashkimi Sovjetik) me diplomė tė shkėlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) pėr marrjen e gradės shkencore. Gjatė viteve ka pasur detyra tė ndryshme: Prokuror Kasacioni pranė Gjykatės sė Lartė, Sekretar Shkencor i lnstitutit tė Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosė Juridike nė Kėshillin e Ministrave (1966-1985).

Ka drejtuar katedrėn penale nė Fakultetin e Drejtėsisė (1957-1990). Pėr rreth 50 vjet punon si pedagog. Gradėn shkencore e ka marrė nė vitin 1961, kurse titullin “Profesor” mė 1972. Ka krijimtari tė gjerė shkencore (mbi 8000 faqe tė botuara). Vepra shkencore: "E drejta zakonore penale e shqiptarėve" ka marrė ēmimin e Republikės. Vepėr me vlerė tė vacantė ėshtėdhe "E drejta zakonore e Laberisė”. Ėshtė autor i disa teksteve tė sė drejtės penale (Pjesa e Posaēme) si dhe bashkėautor i teksteve tė tjerė.

Ka marrė pjesė nė konferenca shkencore kombėtare e ndėrkombėtare. Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu Ndėrkombetar"  nė shkencė.

Ėshtė veteran i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

 

¶¶¶

 

Jakup MATO ( 16 shtator 1934 ): Profesor, Doktor i Shkencave,studiues arti.

Lindi nė  Fterrė.  Shkollėn fillore e kreu nė  fshatin e lindjes, ndėrsa shtatėvjeēaren dhe tė  mesmen nė  Gjirokastėr. Pas pėrfundimit tė  shkollės sė  lartė , nė  Universitetin Shtetėror tė  Tiranės (1959), punoi nė  Ministrinė  e Arsimit dhe tė  Kulturės si specialist i letėrsisė , kryeredaktor i gazetės “Mėsuesi”, drejtor i arteve dhe zėvendės kryetar i Komitetit tė  Kulturės dhe tė  Arteve. Nga viti 1973 deri 1987 punoi si specialist i arteve nė  Komitetin Qėndror tė  Partisė . Mė  1987 u emrua drejtor i Institutit tė  Lartė  tė  Arteve (sot Akademia e Arteve). Nga viti 1991 e nė  vazhdim ka qenė  punonjės shkencor nė  Qendrėn  e Studimit tė  Arteve tė Akademisė sė Shkencave, ku dy herė  ishte edhe drejtor i saj.

            Qė  nga viti 1960 e nė  vazhdim ka botuar njė  numėr tė  konsiderueshėm artikuj shkencorė  e kritikė  pėr

letėrsinė  dhe artet, ka mbajtur njė  sėrė  kumtesash nė  veprimtari shkencore. Ka botuar monografitė : “Risi tė  letėrsisė  shqiptare” (1983), “Paradokset e satirės dhe tė humorit” (2000), “Imazhe, kode, kumte” (2001), “Rrjedhave tė artit paraprofesionist” (2004) .

           

¶¶¶

 

Mukades Manēe (RUKA) ( 1948 ) : Doktore e Shkencave, Profesore e Asocuar.

Lindi nė Fterrė. Mbaroi Universitetin e Tiranės, nė degėn Gjuhė - Letėrsi Ruse. Eshtė kualifikuar jashtė shtetit, Rusi, Itali, Angli. Ka referuar dhe botuar studime shkencore filologjike. Ka hartuar tekste mėsimore universitare. Ka botuar fjalor Rusisht-Shqip. Ka fituar gradėn shkencore “Doktor i Shkencave” mė 1988, dhe titullin shkencor “Profesor i Asociuar” 1999. Ėshtė Pėrgjegjėse e Departamentit tė Gjuhėve Sllave e Ballkanike nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, nė Universitetin e Tiranės.  

 

¶¶¶

 

Muzafer KORKUTI  ( 17 maj 1936 ) :Profesor, Doktor i Shkencave, arkeolog i shquar.

           Lindi nė Fterrė. Pasi kreu shkollėn fillore nė fshatin e lindjes, ndoqi mėsimet nė shkollėn shtatė-vjeēare dhe tė  mesme nė Shkodėr. Punoi si mėsues dhe drejtorr I shkollės shtatėvjeēare tė Kuēit nga viti 1954 deri nė vitin 1957.

          Studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, nė degėn e historisė. Ato i pėrfundoi me rezultate shumė tė mira nė vitin 1962. Pėr njė kohė tė shkurtėr ndoqi studimet e larta nė Leningrad ( Petėrburg), por u detyrua t’i ndėrpriste pėr shkak tė  prishjes sė marrėdhėnieve midis dy vendeve. Pasi mbaroi shkollėn e lartė u emrua nė Qendrėn e Studimeve Arkeologjike tė Akademisė sė Shkencave. Gjatė veprimtarisė sė tij 41 vjeēare nė kėtė institucion u specializua nė fushėn e prehistorisė dhe drejtoi gėrmime nė mė shumė se 15 qendra pre e protohistorike. Ka botuar mbi 45 artikuj shkencorė nė revista shkencore nė Shqipėri dhe 34 artikuj nė revista jashtė shtetit. Ėshtė bashkėautor nė disa tekste universitare.,  “Arkeologjia” 1972,”Arkeologjia” 1993, nė tekstin “Historia e Shqipėrisė”, nė botimin “Les Illyriens”, 1985, dhe nė “Historia e popullit shqiptar”, 2003. Ėshtė autor i librit: “Neoliticthum und Chalkolithichum in Albanien”, botuar nė Gjermani, nė vitin 1995. Qė nga viti 1968 deri nė vitin 2002 ka qenė lektor i arkeologjisė nė Universitetin e Tiranės, ndėrsa gjatė viteve 1972 – 1975 nė atė tė Prishtinės.

            Ka dhėnė leksione nė universitete tė ndryshme tė botės, si nė Paris (Francė), Heidelberg dhe Munster (Gjermani),  Romė, Pizė, Bari, Leēe, Bolonjė (Itali),  Athinė e Selanik (Greqi), Vienė (Austri),  Sinsinati (ShBA) etj. Ėshtė pjesėmarrės nė disa dhjetra simpoziume dhe kongrese ndėrkombėtare.  Ėshtė drejtor i Institutit tė Arkeologjsė nga viti 1998 deri 2005, kryeredaktor i revistės “Iliria” (1971 – 2003) dhe anėtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, 1986.

¶¶¶

 

Sezai BRAHIO ( 20 gusht 1939 ): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, pedagog.

Ka lindur ne Fterrė, ku kreu dhe filloren, ndėrsa 7-vjeēaren nė Kuē dhe Tepelenė. Shkollėn e mesme mjekėsore e kreu nė Tiranė.

Nė vitin 1963 mbaroi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė teė Universitetit tė Tiranės. Po kėtė vit emėrohet pedagog nė katedrėn e farmakologjisė tė Fakultetit tė Mjekėsisė.

Qė nga viti 1963 e nė vazhdim ka zhvilluar dhe zhvillon leksione dhe seminare me tė tri deget e Fakultetit tė Mjekėsisė. Leksione e seminare ka zhvilluar pėr njė kohė tė gjatė edhe nė Prishtinė nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme, si dhe leksione me specializantėt pasuniversitarė.

Ėshtė bashkėautor i hartimit tė programeve  mėsimore universitare e pasuniversitare tė lendėve tė farmakologjisė mjekėsore e klinike. Ėshtė nismėtar e kontribues nė krijimin e mbarėvajtjen e Institutit Studimor tė Mjekėsisė Popullore

Ka kryer specializime jashtė shtetit nė fushėn e farmakologjisė mjekeėsore dhe asaj klinike, si nė Rumani, Francė, e Itali. Ka qenė kryetar i komisionit dhe redaktor shkencor i kumtesave dhe referateve tė Konferencės sė Parė Kombėtare tė Mjekėsisė Shqiptare (1986). Ka mbajtur  referate shkencore nė Athinė e Londėr. Ėshtė anėtar i komisionit tė nomenklaturės sė barnave (qė drejtohet nga Ministria e Shėndetėsisė), duke qenė pėr katėr vjet radhazi edhe kryetar i kėtij komisioni.

Qysh nga viti 1982 e nė vazhdim ka kryer edhe detyra tė tilla, si shef i sektorit shkencor tė Fakultetit tė Mjekėsisė, shef i katedrės sė farmakologjisė dhe shef i departamentit tė lėndėve biomjekėsore.

              Ka veprimtari tė gjerė botuese: ka hartuuar mjaft tekste universitare e monografi, ka botuar shumė artikuj nė revista shkencore dhe  ka mbajtur dhjetra referate shkencore e kumtesa.

              Nė vitin 1980 i jepet titulli “Doktor i Shkencave” dhe mė 1994 “Profesor”.

 

¶¶¶

 

Vehat BEZHANI  (4 prill 1934 – 12 prill 2002) : Asistent Profesor, Doktor i Shekencave nė Gjeologji

Lindi nė Fterrė. Mbas mbarimit  tė shkollės sė mesme politeknike nė Tiranė, punoi pėr disa vjetė nė Mirditė si gjeolog. Nė vitin 1961 pėrfundon Universitetin e Tiranės dhe deri nė vitin 1968 punon pėrsėri nė Mirditė, nė Rubik, si inxhinier gjeolog. Nga viti 1968 deri nė vitin 1972 e gjejmė nė ndėrmarrjen gjeologjike tė Pukės.

 

Nga viti 1972 deri nė vitin 2000 kryen detyra tė rendėsishme nė Institutin e Kėrkimeve dhe Projektimeve Gjeologjike nė Tiranė, detyra qė i vazhdoi deri kur doli nė pension.

Ka kryer shumė studime e projektime me vlerė nė fushėn e gjeologjisė e veēanėrisht pėr perspektivėn e  bakrit nė rrethet e Veriut, i vetėm, apo me grupe pune  tė drejtuar prej tij. Ėshtė bashkėautor nė hartėn gjeologjike dhe atė metalogjenike tė Shqipėrisė,

Nė vitin 1988 merr titullin “Doktor i Shkencave”, nė vitin 1991 titullin “Mjeshtėr kėrkimesh” dhe vitet e fundit

Asistent-Profesor.

 

¶¶¶

 

Zaēe MALO ( 1945 ) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė i administratės.

Lindi nė Fterrė. Ka kryer studimet universitare nė Institutin e Lartė Shtetėror tė Bujqėsisė Tiranė, Veterinari. Ka punuar veterinier nė NB Kamėz, pedagog nė Univeristetin Bujqėsor, specialist nė Komitetin e Shkencės, Drejtor nė Institutin e Kėrkimeve Veterinare dhe Drejtor nė Drejtorinė Veterinare nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Ushqimit.

            Ka botuar shumė artikuj shkencorė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Eshtė, gjithashtu, autor dhe bashkėautor nė shumė botime shkencore dhe libra universitare. Ėshtė delegat zyrtar i Shqipėrisė nė Organizatėn Botėrore tė Veterinarisė, Paris. 

           

¶¶¶

 

Zeko BRAHO (9 shtator 1934) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, studiues dhe pedagog. 

Ka lindur nė Fterrė. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin e lindjes, tė mesmen nė Normalen e Elbasanit, ndėrsa studimet e larta nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Tiranės, tė cilat i pėrfundoi mė 1957. Dha mėsim nė shkollėn e mesme pedagogjike nė Vlorė, nė gjimnazet e kėtij qyteti, nė Akademinė e Aviacionit e tė Marinės dhe nė Filialin e Universitetit tė Tiranės pėr Vlorėn. Pas vitit 1990 ėshtė nė kryesinė e disa shoqatave kulturore tė rrethit.

Ka botuar monografitė: pėr Jani Mingėn, Marigo Posion, “Vlora nė rrjedhėn e historisė”, “Historiku i arsimit nė Vlorė”dhe disa studime tė tjera. Ka botuar artikuj shkencorė dhe ka mbajtur kumtesa nė veprimtari shkencore. Mban gradėn shkencore Doktor dhe titullin Profesor i Asocuar.

 

¶¶¶

 

 

NĖPĖR FAQET E GAZETĖS “FTERRA jonė”…

 

MISIONI YNĖ

 

Nė faqet e saj tė vogla do tė pėrpiqemi tė pasqyrojmė me korrektesė shkencore e profesionale nė radhė tė parė historinė e kulturėn e Fterrės dhe tė fteriotėve, jetėn dhe punėn e fshatit e tė bijve tė saj, traditėn dhe edukatėn, bashkimin e vėllazėrimin e pėrhershėm me njėri-tjerin e me miqtė e shokėt, tė kaluarėn mė tė largėt e mė tė afėrt, deri nė ditėt tona.

Nr.1 – maj 1997

 

FTERRA - SHPIRTI I NJERĖZVE TANĖ

 

            Fterrė ! Emėr i fshatit tim, i fshatit tėnd, i fshatit tonė. Ėshtė vėndlindja e fterjotve, vėndlindja e tė parėve tanė pėr shumė shekuj me radhė. Kėtu nė Fterrė kam lindur dhe unė, dhe Nėna ime, dhe Babai im. Dhe Gjyshi. Dhe gjyshja. Dhe...Dhe...

            E dua Fterrėn se kėtu pashė pėr herė tė parė dritėn e Diellit. Kėtu pashė dhe dritėn e Hėnės. Kėtu fterjoti ka shtirė dhe nė dritė tė vetėtimės. Kėtu zogu ngre folenė. Kėtu vjen dhe dallandyshja nė pranverė. Kėtu dita ėshtė “tjetėr ditė”. Edhe nata “tjetėr natė”.

...................     Mirėsia dhe mėnēuria janė “piramida” tė Ftėrrės. Urtėsia e mirėsia pėr njeriun, pėr fterjotin janė nė shpirtin e tij. Fterjoti e do fterjotin. Kėshtu ka qėnė gjithmonė. Kėshtu do tė jetė pėrherė. S’ka si tė ndodhė ndryshe. Kjo ėshtė historia e tradita jonė. Dhe rrėnjėt e tė mirės pėr ne bijtė e kėtij fshati burojnė atje, nė Ixuar,... nė ēdo lagje e shtėpi tė Fterrės sonė.

Nr.2 – korrik, 1997

 

SI I KAPĖRXEJNĖ FTERIOTĖT  KOHĖT E VĖSHTIRA

…………………….

            Edhe nė  vjetėt e shtetit monist fterioti e ka mbėshtetur fteriotin. Shėmbėll i veēantė i mirėsisė ka qėnė Safet Memi e pas tij Rait Braho, Nail Bezhani, Refik Bezhani, Hava Ruke, Zenel Shkurti, Hamza Mehmeti, etj. etj. E kush mė shumė e kush mė pak secili me mundėsitė qė kishte……………….

……………….fteriotėt shquhen pėr arsye e jo pėr inat, pėr pajtim e jo pėr hakmarrje, pėr dashuri e jo pėr urrejtje, pėr mėnēuri e jo pėr “kobure”, pėr fjalėn e ėmbėl e jo pėr armėn e zjarrit. Fterioti ka dashur paqen dhe jo luftėn, ka bėrė mirėsi dhe jo ligėsi…………….

Nr.4 – tetor, 1997

 

SA NUMRA DO TĖ DALĖ GAZETA ?

 

Njė dashamirės i Fterrės, mbasi lexoi numrin e fundit tė gazetės "Fterra jonė" , me njė farė dyshimi mė pyetu:

- Pėrsa numra keni material qė mund tė nxirrni gazetėn?

- Do tė pėrgjigjem – i thashė –me njė ngjarje qė ka ndodhur nė Fterrė.

“Bėhej njė dasėm nė fshat. I zoti i dasmės donte me ēdo kusht t’i kėnaqte sa mė shumė tė ftuarit. Njėri nga dasmorėt, pėr t’a ngacmuar, i thotė tė zotit tė dasmės:

- A ke raki qė tė na ngopėsh tė gjithve, o i zoti i shtėpisė! Se me keto shishe tė vogla qė na ke nxjerrė, nuk mjaftojnė as pėr t’u fėrkuar.

I zoti i dasmės, duke e marrė edhe si shaka, por edhe si tė vėrtetė, nuk foli. Shkoi nė dhomėn tjetėr, mori dy tramyzana me raki dhe i vuri nė dhomėn ku ishin dasmorėt, duke i thėnė bashkėfsahatarit qė e ngacmoi:

- Kam raki unė, jo sa tė ngopeni ju, por tė punojė hidrocentrali i fshatit 24 orė rrjesht”!

Kėshtu edhe puna e gazetės. Ftera ėshtė “rakia” e gazetės. Fterra ėshtė 600 vjeēare, sa e njohim deri tani. Individėt ndėrrojnė jetė, por fshati jo. Ndaj sa tė jetė Fterra e sa tė jenė fteriotėt dhe gazeta "Fterra jonė"  mund tė dalė. Kjo ėshtė dhe dėshira e gati tė gjithė bashkėfshatarėve dhe dashamirėsve tanė kudo qė janė.

Nr.4 – tetor 1997

 

NĖNAT TONA – BURIM I JETĖS, PASURI E SHPIRTIT

 

..................Dashuria pėr nėnėn ėshtė instikt, ėshtė detyrim shpirtėror, se Nėna tė ushqen me gjakun e saj, me qumėshtin e saj, me shpirtin e saj. Ajo tė rrit e tė edukon, tė bėn njeri. Nuk thonė kot qė fėmijėn e rritin dashuria e nėnės dhe pėrkėdhelitė e saj. Kėtė e kanė bėrė mirė edhe nėnat fteriote. Por jo vetėm kėtė. Ato na kanė dhėnė shpirtin e tyre tė mirė e tė pastėr, na kanė dhėnė pjesė nga jeta e tyre. Dhe kur ne bijtė i kemi shqetėsuar, e, ndonjėherė, dhe i kemi “vrarė” nė shpirt, ato pėrsėri na kanė falur, se zemra e Nėnės, ashtu siē di tė dashurojė fort, ashtu di dhe tė falė shumė.

Nr.7 – prill, 1998

 

GAZETA NA BASHKOI MĖ TEPĖR

                 

            Asnjeherė fteriotėt nuk kanė qėnė tė ndarė nga njeri-tjetri, nė tė mira e tė kėqija. Sot ėshtė edhe njė diēka tjetėr qė na bashkon mė tėpėr : Gazeta “Fterra jonė”. Ėshtė me tė vėrtet njė veprim domethėnės qė tre bij tė Fterrės, megjithėse tashti gjyshėr e me thinja, menduan dhe na nxorrėn kėtė gazetė, qė tė gjithė e presim me padurim. U lumtė, u them unė. Por jam i sigurt se nga tė gjithė fteriotėt kudo qė janė marrin veē urime Muzafer Korkuti, Agron Xhama e Guro Zeneli, qė punojnė drejpėrdrejt pa asnjė shpėrblim nė  nxjerrjen e gazetės.

Nr.7 – prill, 1998

 

TAKIMI i PĖRZEMĖRT

..................                 

Fteriotėt gjithėnjė kanė qėnė tė bashkuar. Njė merak kanė ca nga ata qė janė mė tė moshuar. A do tė vazhdojnė fėmijėt, nipėrit dhe mbesat tona kėtė harmoni, kėtė dashuri e bashkim me njeri-tjetrin? Por kur vren me kujdes ngrohtėsinė e kėtij takimi bindej se ajo qė kultivuan prindėrit tane tek ne, do tė ketė vijimėsi te fėmijėt tanė.

Nr.8 – qershor 1998

 

E NJOHIN, POR DHE DINĖ TĖ ĒMOJNĖ JETĖN.

Me fteriotėt e Sarandės sė bukur.

 

……………    fteriotėt, tė ēdo moshe e kudo qė janė, kanė njė gjė tė pėrbashkėt: punojnė e jetojnė me nder e dinjitet, duke ndėrtuar lidhje dhe me banorėt e atij vendi ku jetojnė, por edhe duke mbajtur lidhje me tė afėrmit dhe me Fterrėn.Kėta qė jetojnė nė Sarandė. Gati ēdo mbasdite takohen tek kafja e Kinoteatrit, nė qendėr tė Sarandės. Herė janė 4-5 e herė 10-15 fteriotė. Pinė kafe e bisedojnė me njeri-tjetrin duke qarė dhe hallet e fshatit. Gėzimi, psh, arrin tė interesohet edhe pėr njė top pėr fėmijėt e Fterrės nė Fterrė. Problemi ėshtė si tė ndihmojnė e tė lehtėsojnė ata qė kanė mė shumė halle.

Nr. 9 – gusht, 1998

 

DOKUMENTI MĖ I HERSHĖM PĖR FTERRĖN

           

Regjistri i perandorisė osmane i vitit 835 (1431)  qė mban titullin “SURET-I DEFTER - I SANCAK- I ARVANID” (Kopje e regjistrit tė sanxhakut tė shqipėrisė) botuar nė Ankara mė 1954 nga Halil Inalcik, pėrbėn burimin e parė dhe mė tė saktė tė numrit tė familjeve tė ēdo fshati qė do t’i paguanin detyrimet ekonomike perandorisė osmane pėr vitin 835 (viti 1431 sipas kalendarit tonė) ..........

            Fshati ynė bėnte pjesė nė nahijen e Sopotit (Kazaja e Gjirokastrės kishte 11 nahije) dhe nė regjistėr shėnohet Efterane. .............

            Duke bėrė intepretimin e kėtij dokumenti, rezulton se nė vitin 1431 nė fshatin tonė kishte 12 familje tė mėdha dhe disa familje tė tjera nė njė gjendje ekonomike mė tė dobėt. Pra, Fterra nė vitin 1431 kishte mė shumė se 12 familje.

Nr. 9 – gusht, 1998

 

HISTORIA, KULTURA E TRADITA JUAJ MERITOJNĖ TĖ  BĖHEN TĖ NJOHURA  EDHE  NĖ  AUSTRI

Ekspeditė studiuesish austriakė nė Fterrė

 

            Nė muajt korrik e gusht, pėr tri javė nė Fterrė erdhėn Prof.Dr. Karl Peres, nga Austria, bashkė me njė ekip studiuesish prej 10 vetėsh. Ata  anketuan gjithė familjet fteriote pėr probleme ekonomike e sociale, nė shėrbim tė njė studimi tė tyre pėr Shqipėrinė, ku njė vend tė rėndėsishėm do tė zėrė edhe fshati ynė Fterrė.

            ..........................

            Pėrgjigje: Ju jeni shumė mikpritės. Pritja juaj ėshtė e veēantė, se ėshtė shumė e pėrzemėrt dhe e pastėr, s’ka fallsitet, s’ka diplomaci, s’ka shtirje. Ka vetėm zemėr tė mirė. Duket altruizmi i fteriotėve. Veē kėtu kanė ngelur pak banorė. Janė larguar familje tė tėra. Dhe anėtarė tė familjeve qė janė kėtu, brezi i ri, ėshte larguar, madje deri jashtė shtetit tuaj. Mungon brezi 20-40 vjeē. Mė ka bėrė pėrshtypje tė madhe meraku i pėrmalluar i nėnave dhe pjesėtarėve tė shtėpisė pėr ata qė janė larguar nga Fterra. Vura re dhe nivelin e arsimimit qė ka fshati juaj i vogėl. Kam pėrshtypjen se do tė jetė vėshtirė tė gjendet njė fshat tjetėr qė tė ketė njė valė tė tillė intelektualėsh, qė luajnė njė rol tė rėndėsishėm jo vetėm nė jetėn e fshatit, por dhe tė gjithė shoqėrisė e vendit tuaj. Unė kam mėsuar se keni shkencėtarė nė drejtėsi, nė arkeologji, nė mjekėsi, nė art e kulturė, nė blegtori, etj; kam mėsuar se keni artistė me emėr, poetė, shkrimtarė, gazetarė, dhe jo pak specialistė tė zotė tė fushave tė ndryshme

            Pėr mua ishte njė surprizė dhe u habita shumė me gazetėn “Fterra jonė”. Kjo dhe nė Austri ėshte gjė e rrallė. Kjo tregon nivelin e kulturės qė kanė bijtė e Fterrės suaj. Kjo mė bind edhe pėr diēka tjetėr, qė fteriotėt e Tiranės, dhe kudo qė i kini, janė shumė tė lidhur mė ju dhe me njeri-tjetrin. Te niveli i gazetės shikoj njė cilėsi tė lartė tė Fterrės me tradita kulturore e arsimore.

             Uroj botuesit ta mbajnė pėrherė kėtė gazetė. Edhe njė dėshirė dua tė shpreh: Vėrtet qė jeta nė fshatin tuaj, me sa duket, ka ndryshuar shumė, por unė uroj qė nė vitet e ardhme tė ketė ndryshime drastike. Dėshiroj qė tė vij ta shikoj kėtė zhvillim.

.......................

Nr.10 – tetor, 1998

 

A MUND TĖ BĖHET FTERRA FSHAT TURISTIK ?

 

            Gjithmonė e kam menduar e dėshiruar njė gjė tė tillė, sepse e dua tė bukur e tė mirė Fterrėn time, por dhe profesioni im ka ndikuar nė kėtė dėshirė. Disa herė i kam bėrė pyetje vetes: A mund tė bėhet Fterra njė fshat turistik? Kėtė pyetje dhe debat bėmė edhe para disa ditėsh nė njė nga takimet e zakonshme tė tė shtunės ……..

Nr.10 – tetor, 1998

 

FTERRA JONĖ ĒILTĖRSISHT,  HAPI KRAHĖT E PRITI  BIJTĖ

 

Kishte kohė qė fteriotėt dėshironin tė takoheshin nė qendėr tė Fterrės, nė Ixuar, tek burimi. Por nuk mjaftonte vetėm dėshira. Ėshtė i domosdoshėm vullneti i organizuar. U diskutua se cila do tė ishte “koka” e festės. Dhe nė bisėdė e sipėr u gjet. Emri i fshatit tone Efteran (Fterra) pėrmendet nė dokumentin “Defteri Osman”, pėrpara 570 vjetėsh, mė 1431. U shfaq mendimi se fshati ėshtė mė i lashtė. Muzaferi ynė, historian i shquar tha se Fterra rreth saj ka vendbanime tė lashta. Edhe vėtė ajo ėshtė mė e lashtė se 570 vjet. Por ja qė mė parė nuk kemi ndonjė dokument tjetėr. …………

Erdhi dita e takimit, erdhi 5 shtatori 1999.

..................................

Nr. 16 – tetor, 1999

 

AKT UNIKAL I NJĖ PATRIOTI SHQIPTAR

 

Fiqret Fterra (Shehu), emigruar nė SHBA, para se tė vdiste la amanet qė hiri i trupit tė tij tė hidhej nė det afėr Fterrės. Me kėtė akt unikal, ai tregoi edhe njė herė se ishte dhe mbetet patriot i vėrtetė. Familjarėt dhe fteriotėt i bėnė nderimet e duhura. Nė kėtė ceremoni emocionale, nė emėr tė bashkėfshatarėve tanė,

.........................

Nr. 16 – tetor, 1999

 

TĖ BASHKUAR DJE NĖ LUFTĖ  DHE SOT NĖ PAQE

 

Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare ishte epopeja mė e lavdishme nė historinė e re tė popullit shqiptar.

Pjesėmarrja aktive nė kėtė luftė pėr liri, pavarėsi kombėtare e demokraci, paraqet disa karakteristika kryesore edhe pėr popullin tonė tė fshatit tė Fterrės, si pjesė pėrbėrėse e Labėrisė.

Nr.19 – prill, 2000

 

FSHATI I DITURISE

 

            Tė gjithė ata qė e njohin fshatin Fterrė, kur u paraqitet ndonjė banor i kėtij fshati, shpesh shtojnė: “Fshati i hoxhėve”, duke kujtuar kėshtu njė veēori kulturore tė tij. .........

            Kėta klerikė qė kryenin shėrbesat e hoxhės kishin mbaruar shkollat e mesme (medrese), madje edhe tė larta. U arsimuan nė disa nga qytetet e njohura e tė zhvilluara tė Perandorisė, si nė Janinė, Delvinė, Filat, madje edhe nė Stamboll e vende tė tjera.

Nr.20 – qershor, 2000

 

FTERRA - IDENTITETI YNĖ

...........

            Nė breza, fteriotėt e kanė dashur Fterrėn. Me krenari kemi pohuar se jemi nga Fterra. Me punėn dhe sjelljen e tyre fteriotėt kanė nderuar emrin e fshatit tonė.

            .............

                        Tė pohosh me plot gojėn identitetin tėnd, do tė thotė "t'u kesh besė kėmbėve" siē thotė fjala e urtė, dmth, tė manifestosh cilėsitė e mira njerėzore. Dhe kėto cilėsi janė ushqyer nė breza nė mėnyra nga mė tė ndryshmet nė Fterrė, ............

Nr.21 – gusht, 2000

 

ME FYTYRE TE QESHUR E ZEMER TE GEZUAR

 

Ishte nje atmosfere festive. Tė gėzohej zemra kur shikoje njerėzit grupe – grupe, qė po vinin per tė kremtuar 5-vjetorin e gazetės "Fterra jonė",  nė tavernėn e hotel “Dajtit” nė Tiranė, mė 28 prill 2002. Mė tė parėt kishin ardhė qė nė orėn 9, e pastaj tė gjithė me radhė. As shiu, qė ra atė ditė, nuk i pengoi fteriotėt, miqtė, shokėt, dshamirėsit dhe tė ftuarit tė vinin nė kėtė ceremoni qė pritej me njė gėzim tė ligjshėm.

…………………………

Nr- 28 – maj, 2002

 

GAZETA JONE – NJE LIBER I HAPUR

 

      I urojme gazetes “Fterra jone” gezuar pesevjetorin! Nga vjetet, ajo mund te duket si nje femije qe sapo ka mesuar te flase,ndersa nga pjekuria ka arritur moshen e nje te riu te mencur, qe do te shtyje perpara  dhjetevjecare te tjere.

……………………..

Nr- 28 – maj, 2002

 

NJĖ “ENCIKLOPEDI” E VOGĖL E FTERRES

 

Ndihmesa e gazetės "Fterra jonė"  pėr tė hedhur dritė mbi traditat kulturore tė fshatit ėshtė e madhe. Nė njė kėndvėshtrim kjo gazetė i ngjan njė “enciklopedie” modeste e tė vogėl, pėr njė fshat tė vogėl, por me njerėz tė mirė, tė kulturuar e tė mėnēur qė s’u doli kurrė emri pėr keq. Gazeta ka shembuj tė shumtė pėr tė pohuar kėto cilėsi.

            .........................

Nr- 28 – maj, 2002

 

PER  ATA QE MBAJNE GJALLE  VENDLINDJEN TONE

- mbresa  nga vizitat ne familje fterjote ne Fterre -

………………

Njeriu, kur vete atje ku i ka rene koka, vetiu  emocionohet. Dhe jo me kot, se ne shpirt te vjen Nena, ne shpirt te vjen Babai, te vijne njerezit e tu. Dhe Nenen e Babain, motren e vellain, njehere t'i jep Zoti. Dhe si njerezit e tu, njeriu nuk gjetka tjeter ne Bote. Dashuria per njeriun tend eshte instikt. Ketu fiton teoria e  Frojdit.

……………………………..

Nr. 29 – gusht, 2002

 

DOKUMENTARI TELEVIZIV:

FTERRA - LABĖRI, FTERRA - RIVIERĖ – NJĖ MONUMENT KULTURE

 

Nė fillim tė muajit gusht 2002, u shfaqe nė Radio- t elevizionin publik Shqiptar dokumentari televiziv “Fterra - Labėri,  Fterra – Rivierė, realizuar nga Guro Zeneli e Ilir Buēpapa,  me operator Nebi Duro e montazhier Andon Beqari.

Ky film u prit me interesim tė madh, jo vetėm nga fterjotėt, tė cilėt pėrjetuan me emocione tė jashtėzakonshme pėr vendlindjen e tyre, por edhe nga shumė shikues tė tjerė.

Nr. 30 – shtator, 2002

 

SHQETĖSIMI I SHAKO MEHMETIT

……………………….

- Mirė more vėllezėr,- u thashė,- edhe unė jam i ndėrgjegjshėm, se mund tė ishte shkruar edhe pėr disa njerėz e ngjarje tė tjera, po mė thoni, ju qė kini kėto pretendime, kush nga ju i ka dėrguar ndonjė artikull ose fotografi gazetės dhe nuk ėshtė botuar? Se unė e di qė gazeta mė shumė vuan nga qė njerzit nuk shkruajnė. …………..

Nr. 36 – dhjetor 2003

 

FTERRA NĖ DEFTERIN E VITIT 1583

 

            dokumentin mė tė hershėm qė kemi deri sot pėr fshatin tonė, Regjistri i Perandorisė Osmane i vitit 1431 (botuar nė gazetėn “Fterra Jonė” nr.9, gusht 1998), Efterana (Fterra) kishte 12 hane.

………Nė defeterin e vitit 1583 Eftera-Fterra, bėnte pjesė nė nahijen e Kurveleshit dhe kishte 60 hane-shtėpi, me kėtė pėrbėrje:……..

Nr. 37 – shkurt 2004

 

VIRTYTI  TEK FTERJOTĖT DHE SIMBOLIKA E TIJ

 

Fterra jonė ka vlera nė gati tė gjitha komponentėt e jetės. Njė nga kėto vlera ėshtė virtyti, si njė prirje dhe si njė forcė e botės shpirtėrore pėr tė bėrė mirėFterrės, fterjotėve dhe ēdo njeriu tjetėr. Eshtė pikėrisht ky virtyt qė e bėn njeriun tė bėjė punė tė  mira. Shfaqjet e virtytit: mirėsjellja, mirėsia dhe mirėnjohja janė parametrat kryesore te jetės, janė njėherazi balanca nė ēdo bashkėsi njerėzore, janė thelbi i njeriut me vetitė: i mirė, i ndershėm, idrejtė.

………………..

Nr. 37 – shkurt 2004

 

 

PROGRESI HISTORIK I FTERRĖS SONĖ

- Mbajtur nė takimin nė Fterrė, 28 gusht 2004

 

Tė bėsh progres do tė thotė tė bėsh pėrpara, tė kalosh nė mėnyrė graduale nga e vjetra ne tė renė, tė ngjitesh shkallė-shkallė nga niveli i ulėt nė njė nivel mė tė lartė, do tė thotė tė mėnjanosh tė vjetrėn e tė pėrkrahėsh tė renė, tė mohosh regresin e tė mbėshtetėsh progresin qė ēon  pėrpara liritė e tė drejtat natyrore e shoqėrore tė njeriut dhe, njėherazi, tė ndikosh e tė kontribuosh nė  civilizimin e shoqėrisė nė tė cilėn jeton. Dhe ky progres duket nė nivelin e vetėdijes vetiake e shoqėrore, nė aftėsitė psiqike, nė mėnēurinė popullore e nė dijen intelektuale, nė zhvillimin arsimor e kulturor, nė vetite etiko-morale, nė zhvillimin e pergjithshėm mendor.

......................

Nr. 40 – gusht  2004

 

NJĖ LIBĖR I RI, KUSHTUAR VENDLINDJES, FTERRĖS DHE FTERJOTĖVE:

“NE  TĖ  LAM,  PO  TI  S’ NA  LE,...”

 

.....Mesazhi kuptimplot i kėtij libri, qė nė titullin e tij, ėshtė filozofia qytetare qė mėson se “Sado qė tė bėsh pėr Nėnėn, pėrsėri je borxhli” dhe “Sado qė tė bėsh pėr Vendlindjen, prapė ke bėrė pak” .

Autori i dhuron me dashuri Fterrės sonė dhe ēdo lexuesi njė tufė shkrimesh pėr vlerat dhe pėr njerėzit e saj tė mirė nė breza, duke pėrcjellė idenė se vendlindja eshtė ajo”copė tokė” e dashur pėr jetė, dashuri qė rritet bashkė me moshėn dhe kulturėn e njeriut.

...Vlera e veēantė e kėtij libri ėshtė se nė faqet e saj gjėn Fterrėn “e vogėl” me pasurinė e madhe shpirtėrore e mendore tė saj e tė fterjotėve tanė tė mirė, tė cilėt e kanė dashur dhe e duan Njeriun, “mbretin” e qėnieve tė gjalla, bukurinė e jetės njerėzore, sepse vetė fterjotėt kanė qėnė e janė njerėz, veēanėrisht me ata qė kanė bukuri shpirtėrore e mendore.

Nr. 40 – gusht  2004

 

ATA QĖ I DHANĖ MĖ SHUMĖ VLERĖ FESTĖS NĖ FTERRĖ.

- Djemtė e vajzat e ardhur nga emigracioni -

1.          
    E themi qė nė fillim, se festa nė Fterrė doli mė mirė nga sa mendohej. Pjesėmarrja ishte e madhe, madje mund ta themi goja plot, se kishte pjesėmarrės mė shumė se pesė vjet mė parė, ne vitin 1999. Vetėm makina tė vogla, vetura kishin ardhur mbi 150. Gjithashtu kėtė radhė kishin ardhur mė shumė nga moshat e reja. Sundonte brezi i rinisė dhe mosha 30-50. Ajo qė i gėzoi tė gjithė ishte se kishin ardhur mė shumė nga djemtė e vajzat qė punojnė e jetojnė nė Greqi. Kishin ardhur shumė nga Saranda. Edhe nga Tirana e Vlora nuk kishin ardhur pak. ……..

Nr. 41 – tetor 2004

 

MESAZHI I GAZETĖS SONĖ

 

Gazeta “Fterra jonė”, tashmė ėshtė konfirmuar dhe ėshtė bėrė njė model pozitiv pėr lexuesit e saj, jo vetėm pėr komunitetin fterjot, por edhe pėr lexues tė tjerė nga fshatrat fqinjė apo pėr lexues tė ndryshėm, nė Tiranė, Vlorė, Sarandė e deri jashtė shtetit.

            Njė lexues i veēantė dhe i madh, me mbi 1000 persona, ėshtė dhe faqja nė Internet e pėrgatitur dhe mbajtur nga Agron Xhama, qė lexohet me interes dhe prej tė cilėve ka dhe vlerėsime nga mė pozitivet.

…………

Njė vlerė e veēantė e saj ėshtė se e njeh lexuesin me historinė, kulturėn dhe traditat e mira tė Fterrės e tė krahinės Kurvelesh-Bregdet, njeh lidhjet e mira me njeri-tjetrin dhe me fshatrat fqinjė e me komunitetet pėrkatėse.

Vlerė e madhe ėshtė se kjo Gazetė lė nė faqet e saj njė memorje tė gjėrė pėr Fterrėn dhe pėr fterjotėt. Edhe keq tė shkruash, ėshtė mė mirė sė tė mos shkruash fare, duke mos lėnė asgjė tė shkruar pasardhėsve.

Nr.43 – shkurt 2005

 

 

 

 

 

 

Enter supporting content here