ft22222222.gif

Nr. 36 - dhjetor 2003

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

feksorlexon.jpg
Feksor Shkurti

Reportazh

VJESHTĖ NĖ FTERRĖN TONĖ

Fterra jonė ėshtė e bukur nė ēdo stinė. Pranvera dhe vera janė gjallėrimi i jetės. Por nė Fterrė, e bukur ėshtė dhe vjeshta. Gjethet e pemėve, nė koshtra dhe ara, kanė njė ngjyrė tė artė. Bukurinė e shtojnė portokallet, limonat e hurmat. Kėto tė fundit gati sa nuk thyhen nga prodhimi. Harmonia e ngjyrave krijon njė bukuri tė rrallė natyrore, njė kolorit ngjyrash, njė "qilim" tė bukur ku dominon ngjyra e vjeshtės.

Nė ditėt me diell tė muajit nėntor, e sidomos nė perėndim tė Diellit, nuk tė ngopet syri duke soditur bukuritė e Fterrės sonė. Kodrat pėr rreth e malet lart gjelbėrojnė, por edhe zverdhojnė nga gjethet e rėna, sikur janė lagur nga njė vesė ngjyrė argjendi. Rreth fshatit tonė tė dashur, duke filluar nga lumi deri nė kodrat e malet pėr rreth qė gjelbėrojnė e zverdhojnė duket sikur janė larė nga njė shi me ngjyrė tė artė.

Muaji i prodhimit tė rakisė

Pothuajse nė tė gjitha rrugėt dhe sokakėt e Fterrės ndihej aroma e mushtit tė rrushit dhe rakisė, qė pikon nga tubi i kazanit. Gati nė ēdo shtėpi ishin ngritur kazanėt e djegies sė rakisė. Mundimin e shpėblente currili i rakisė qė pikonte nga napat e vendosura nė grykderdhjen e llullanit tė rakisė. Aroma e saj sikur tė josh. Dhe tradita e kėrkon qė ta provosh dhe tė urosh tė zotin e shtėpisė. Kėshtu uruam te Hamza Mehmeti,Mufut Haxhiu, Novrus Malo, Aliko Kurupi, Taras e Kimet Shkurti, Sulo Zani e Geno Dhuli e tė tjerė etj.

- Tė bėftė mire! Gėzime paēim gjithmonė. Edhe ju ta pini gėzuar!-, pėrgjigjej i zoti i shtėpisė.

- Pėrpara disa vjetėsh i gjithė fshati e digjte rakinė vetėm me njė kazan,- vazhdon bisedėn Tarasi. Duhej tė prisje radhėn. Lodheshim duke e transportuar mushtin e rrushit dhe drutė e zjarrit deri posht shtėpisė sė xha Neimit,sepse vetėm njė kazan kishte i gjithė fshati. Ndėrsa tani kanė kazanė e paisje pėr djegien e rakisė, gati tė gjithė.

- Kur ne ishim tė rinj, ndihmonim prindėrit. Dėgjonim dhe bisedat e kėshillat qė jepnin "esnafėt" e djegies sė rakisė. Na vijnė ndėrmend Gani Maēi, Lazo Kofina, Qazim Gjoni, Xhafo Brinja, Feim Dauti, dhe ,

,,

Ashtu, si burimet e shumta tė ujit nė Fterrė, gjatė kėtij muaji ishin shtuar "burimet" e rakisė. Enėt dhe trabuzanat po mbushesheshin. Rakia e Fterrės ka njė shije dhe aromė karakteristike, qė dallohet nga llojet e rakive tė tjera. Kjo pėr pėr arsye tė "Rrushit amerikan", i cili rritet e kultivohet aq shumė nė Fterrėn tonė.

Nga biseda me Balilin

Balili erdhi pėr vizitė pėr tė parė Babain, i cili kėto kohėt e fundit ėshtė rėnduar shumė. Pasi u pėrshėndėtėm dhe shkėmbyem pytje-pėrgjigjet e para tė zakonshme, biseda u pėrqėndrua tek dashuria prindėrore.

-Lamja, Hadilja, Rexhua dhe unė, jemi rritur jetim nga Nėna. E kemi ndier shumė mungesėn e saj. Nėnė Xhybeja vdiq e re. Na la tė vegjėl,nga 2 deri ne 14 vjeē. Babai ynė e kishte shumė tė vėshtirė tė na rriste e tė na shkollonte. Duhej mbajtur shtėpia e bagėtia. Edhe ne banonim nė Lumė. Hall i madh ishte gatimi i ushqimit dhe larja e rrobave. Nuk mund tė harroj, veēanėrisht tre-katėr vjetėt e parė, kur ne mbetėm shumė keq.

Pas dsa kohėsh e bindėm Babain qė tė martohej. Me ndėrmjetėsinė e Himet Ēallos u martua me Bedenėn nga Kuēi. Ardhja e saj nė shtėpinė tonė na gėzoi. Na ndryshoi jetesėn. Pyetja e parė qė i bėmė ishte: A din tė bėsh byrek? Kemi tre vjetė pa ngrėnė,- i tham. Ajo qeshi dhe ditėn tjetėr na bėri byrek, qė na shijoi shumė. Ishte dhe pastėrtore. Po Nėna nuk na u zėvendėsua. Unė edhe sot qė jam tek tė shtatėdhjetat shkoj tek varri i saj dhe derdh lot pėr Nėnėn. Biseda kaloi tek vėllezėria e mirė qė kanė pasur e kanė.

Balili ka punuar me ndėrgjegjie tė lartė,jo vetėm kur ishte brigadier nė kooperativė, por sidomos kur punoi si pėrgjegjės pėr mirėmbajtjen e rrugės automobilistike. Kujton me respekt Refik Bezhanin kontributin e ēmuar qė dha nė pėrmirėsimin dhe mirėmbajtjen e rrugės nga Borshi nė Fterrė e deri nė Kuē.

- Pėr kėtė arsye,- e mbylli bisedėn Balili,- i jemi mirėnjohės dhe e kujtojmė pėrherė me nderim.

Perspektiva shqetėson

Largimi i fteriotėve nga Fterra vazhdon. Tani kėtu kanė mbetur vetėm 5l familje. Gjate viteve tė fundit janė larguar 39 familje. Nė Bregun e Lleshe,nga 25 familje kanė mbetur 10. Nė lagjen e Lone dhe Mehmetajve, nga 18 familje kanė mbetur 13. Ne lagjen e Ixorit,nga 18 familje kanė mbetur 9.Ne lagjen e Zhupajve dhe Kofinajve,nga 11 kanė mbetur 6 familje. Ndėrsa lagjen e Gjofterre,nga 13 familje kanė mbetur 8.Arsyet e largimit janė pėr njė jetė mė tė mire.

Largimi pėrbėn njė problem. Pėr largimin tė vjen dhe mirė, por dhe keq. Njė shkak mė vetė ėshtė perspektiva e arsimimit tė fėmijėve. Tė vjen keq kur shikon se gjithnje e mė shumė zvogėlohet Fterra jonė. Ata qė largohen vėshtirė se kthehen mė. Tė paktėn kėhtu ka ndodhur deri tani.

Nė ditėt e fundit tė nėntorit u largua Taras Shkurti me gjithė familjen e tij. Shkoi pėr tė banuar nė Sarandė. Pashė se u mbyll me dryn dhe njė portė shtėpie.Edhe Kapo Zhupa po ndėrton shtėpi nė Sarandė. Ndėrsa Besnik Zhupa po pėrgatitet pėr nė Tiranė. Po tė vazhdohet kėshtu perspėktiva e Fterrės sonė shqetėson. Edhe varret do tė ngelen pa vizitorė.Ideja qė Fterra nė njė tė ardhme mund tė bėhet fshat turistik, duket ca si e largėt, pavarėsisht nga ajo natyrė, nga ajo klimė e ai ajėr,pavarėsisht nga ai ujė qė jep jetė dhe pavarėsisht nga ajo tradita e vyer e Fterrės, nga vlerat e ēmuara tė saj.

Megjithatė, sa mirė Profit !

Nė Ixuar takova Profit Zanin dhe djalin e tij, Besmirin. Sa afrohesh tek dyqani i tij, tė bie nė sy puna dhe kujdesi qė, Babė e Bir, tregojnė edhe pėr ambientin e jashtėm tė cilin e ka rregulluar dhe zbukuruar. Ka bėrė punime cilesore. Ka mbjellė dhe lule e pemė. Ka krijuar njė mjedis tė bukur e tė pastėrt. Me punėn e tij tė imponon respekt.

Ka bėrė njė punė shumė tė mirė edhe pėr riparimin e mirėmbajtjen e Lapidarit,kushtuar 6 dėshmorėve. Ka mbjellė dhe disa pemė dekorative anės rrugės, pavarsisht se ka dhe nga ata qė shpesh ia dėmtojnė. E Profiti kur i shikon te dėmtuara, ndjen dhimbje nė shpirt.

- I kam vėnė vehtes si objektiv,- thotė Profiti,- qė tė hapim e tė rregullojmė edhe burimin e ujit nė Ixuar sė bashku me Teno Lonėn dhe tė rinjtė e fshatit, megjithėse janė tė paktė. Qendra e fshatit,- shton mė tej ai,- tregon kulturėn e Fterrės.

Edhe brenda dyqanit Profiti ka bėrė disa ndryshime e pėrmirėsime. Ka vendosur tavolina e dyqani shėrben edhe si klub. Ka ngritur e modifikuar dhe njė furrė pėr pjekjen e mishit. Pjek dhe nė hell. Ka ndėrtuar dhe banjon. Sa mirė!

Brenda dyqanit nė njė kėnd, tė bie nė sy edhe biblioteka, ku janė ekspozuar libra, botime e krijime tė autorėve fterjot dhe tė fshatrave pėr rreth. Sa bukur Profit !

- Tė lutem,- mė tha,- dua tė mė dėrgosh botimin e fundit tė Nafizit, "Mėkatarė 3", por mundėsisht, me autografin e tij. Ua kėrkoj krijimtarinė gjithė fterjotėve. Sa mirė, Profit !

Me kėto mbresa, u largova nga Fterra me obligimin pėr ti shkruar nė gazetėn "Fterra jonė", ato qė ndjeva nė shpirt ato ditė vjeshtė nė vendlinjen tonė.

Feksor SHKURTI

Nr. 36 - dhjetor 2003

shefqetshkurti.jpg
Shefqet Shkurti

SHEFQETI, PĖR 80 VJET ,

LA EMĖR TĖ MIRĖ PĖR JETĖ

- Sipas "tregimit" tė Rasim Shkurtit -

Jemi 109 vjet larg ditės qė ka lindur, ai qė tė gjithė fterjotėt e brezit tonė i thoshnim: Xha Shefqeti, i cili, nė kujtesėn e Fterrės, la emėr tė mirė pas. U rrit heqkeq. Qė 6 vjeē mbeti jetim. Atėhere ishte kohė e kurbetit nė Turqi. Dhe i ati, Seiti nuk dihet pse e si, por e sakta ėshtė qė mbeti nė kurbet. "Mbeēė more shokė mbeē"! E ėma Maxharja u martua me Braho Shkurtin. Dhe dihet se ēėshtė "njerku" apo "njerka". Kjo e detyroi Shefqetin e vogėl tė shkojė hyzmeqar nė familjen e Dajlan Godos ne Ēorraj, qė pas pak kohėsh iku nė Turqi. Me tė bashkė shkoi dhe djaloshi Shefqet. Kėshtu e ka jeta, cave u ecėn "fushe me lule", cave me peripeci tė papritura. Kuptohet qė u fut nė punė, qė tani cilėsohen si punė "tė zeza". Dhe kuptohet qė dhe tė ardhurat ishin ashtu si ishin. Ndaj, tani i doli zot vetes dhe me shpresėn sė nė Selanik do tė gjente njė punė mė tė mirė, hipi vaporrit e shkoi. Por "nga shiu ra nė breshėr", se deti kudo ėshtė njėsoj i kripur, ndėrsa kurbeti ishte kudo i hidhur. Dhe jo vetėm kaq. Por, djalin e ri Shefqet, po e digjte dhe malli pėr njė motėr e njė vėlla, qė i kishin mbetur vetėm nė Fterrė, Hafėzen dhe Axhemin.

Ndėnji sa u ēmall, por jeta ekonomike nuk e mbante. Ndaj mendjen e mbante ngritur. U "hypi" kėmbėve dhe ndali nė Vlore. Puna e parė qė bėri, me mėsues privat, mėsoi tė shkruaj e tė lexojė nė gjuhėn shqipe. E pas saj, edhe italisht. Kėtu nė Vlorė, gjeti mundėsinė dhe u vesh xhandar. Ishin vitet 20-tė. Pas tre-katėr vjet shėrbim nė Vlorėn e Flamurit, transferohet nė Burrel, por tashme, pas njė kursi qė kishte bėrė, si nėn/officer xhandarmėrie.

Mė vonė -, na thotė Rasimi-, shėrbeu nė Krujė, Berat, Sarandė- Markat, dhe pėrsėri nė Veri, por kėtė radhė nė Shkodėr. Ishin fillimet viteve 40-tė, kur kėtu nė Shkodėr u njoh me Mitat Gjoligun dhe Asim Vokshin. I prirur pėr pėrparim, xhandari Shefqet, pėrqafoi idetė pėrparimtare, qė i ushqyen Mitati nga Kuēi dhe Asimi nga Kosova. Kur xhandarmėria kishte nxjerrė njė urdhėrarrest pėr Asimin, Shefqeti e njoftoi qė tė largohej nga Shkodra. Por largimi i tij pa lėnė gjurmė, krijoi dyshimin mbi Shefqetin. Ndaj, pa pritur i doli transferimi pėr nė Bicaj- Kukės.

Por tashmė, duke parė rrezikun nė sy, Shefqeti braktisi shėrbimin dhe aty nga fundviti 1941 e fillimviti 1942, u kthye nė vendlindjen Fterrė, ku u lidh me Luftėn pėr Liri. Me krijimin e Kėshillit tė fshatit, u zgjodh anėtar. Nė ato vite, lufta e njohu dhe me Mustafa Matohitin, me Bedri Spahiun dhe Jaho Gjoligun e me te tjerė

Kur erdhi Liria, u caktua si sekretar pushteti nė komitetin ekzekutiv Kuē. Kur u suprimua ky komitet, aty nga marsi 1949, u emrua nėpunės i gjėndjes civile po nė Kuē.

Koha ecte. Shefqeti, megjithėse tashmė i kishte kaluar tė 50-tat, eci pas kohės. Kėshtu, sė bashku me disa fterjotė tė tjerė, me ndihmėn e tė mirit Nail Bezhani, nisi punėn si normist nė ndermarrjen e ndėrtimit nė Tiranė, ku punoi deri sa doli nė pension nė "21 Dhjetori". Nė pension doli, por megjithatė nuk u mbyll nė shtepi. U aktivizua si kryetar i komitetit tė prindėrve nė shkollėn e Kombinatit dhe si kryetar i Frontit nė bllok. U aktivizua dhe nė kryesinė e veteranėve tė Lagjes "Kombinat".

Me gruan e tij zemėrbardhė e tė ndershme tek Zoti, Mehmedinė, lindėn dhe rritėn 9 fėmijė, tė urtė, te sjellur, tė edukuar, qė nuk krijuan probleme, as prindėrve te vet, as nė shkollė e as nė shoqėri, duke ndėrtuar njė jetė tė thjeshte e me nder. Gati tė gjithė me arsim tė mesėm professional apo punėtor specialiste nė Kombinatin e Teksileve. Djali me i madh, Nehati ndihmės mjek, qė bėri dhe punėn e mjekut nė spitalin civil Tiranė. Dashamiri, u dallua si ekonomist i lartė.

Jetėn Shefqeti nuk e ndau kurrė as nga njerėzit e tij e as nga shoqėria. Nje shėmbull i rrallė ėshtė se, bashkė me vėlla-Axhemin, jetuan 17 vjet pa u ndarė. E rrallė dhe nė Fterrė, se tė mos harrojmė se Axhemi me Daron kishin 10 fėmijė e Shefqeti me Mehmedinė kishin 9. Ja, ky Shefqet, nė ēdo vend qė jetoi e punoi, nė Fterrė e Ēorraj, Stamboll e Selanik, Vlorė e Shkodėr, Berat e Tiranė, apo dhe gjetkė, nga 1894 deri 1975, kudo la mėr tė mirė. Lumthi kush e arrin kėtė. Shefqeti e arriti nė 80 vjetėt e jetės sė tij.

G.Z.

Nr. 36 - dhjetor 2003

doligazeta.jpg

SHQETĖSIMI I SHAKO MEHMETIT

- Kam ardhur per problemin e zgjedhjeve, por nuk mund tė rrija pa takuar me juve fteriotėt e mi tė dashur, se jemi nje gjak, jemi tanėt.

Kėshtu e nisi bisedėn para disa ditėsh Shako Mehmeti tek Taverna e hotel "Dajti", atje ku takohen ēdo ditė shumė fteriotė. Dhe me tej vazhdoi: Por, kam edhe nje shqetėsim dhe erdha tiua them juve, ta shkruani edhe nė gazetėn "Fterra jonė" , jo se unė nuk di tė shkruaj, se kėtė punė e kam bėrė shumė vjet mė parė dhe tashti i kam mundėsitė, por mendova se ėshtė mė mirė kėshtu, unė tė them shqetėsimin tim dhe ju bėni punėn tuaj. Nė fakt fliste paksa i revoltuar, prandaj edhe ne, qė ishim atje atė ditė, u munduam ta qetėsojmė.

- Ka njerėz qė nuk e kuptojnė punėn e gazetės "Fterra jonė" , nuk e kuptojnė se sa punė bėjnė botuesit, bashkėpunėtorėt e sponsorizuesit, e sa na e ka rritur vlerėn edhe neve si fteriotė kjo gazetė, qė tashti po mbush vitin e shtatė dhe qė pėrhapet jo vetėm brenda vendit, por edhe jashte Shqipėrisė. Ka edhe njė faqe nė internet dhe e lexojnė djemtė tanė nėpėr botė kudo ku janė. Por mė shkon mendja edhe se kėta njerėz nuk e lexojnė fare e flasin ashtu, kot.

Mbasi ndenji pak i menduar, e vazhdoi dhe mė tej bisedėn:

- Dhe qė tė vijmė tek konkretia: Para disa kohėsh u ndesha me tre fteriotė: nje intelektual qė banon nė Tiranė, njė pensionist qė banon nė Vlorė dhe njė fteriot me banim nė Fterrė. Pretendimi i tyre ishte se gazeta nuk shkruan pėr tė gjithė fteriotėt, por vetėm pėr disa, se gazeta ėshtė private, e tjera llafe. I dėgjova e i degjova e pastaj u them:

- More, juve e keni lexuar apo jo gazetėn? Ti qė je intelektual e qė paske pretendime, a e lexon gazetėn? Po ajo ka pasė njė faqe te veēantė pėr ty, ka pasė njė faqe tė vecantė pėr babanė tėnd, ka shkruar disa herė pėr dajot e tu e pėr kushėrinjtė. Dhe ka shkruar se e meritojnė. Po ti qė je edhe pensionist, a e lexon gazetėn? Gjyshi yt ka qėnė ēoban, por megjithatė edhe pėr atė ėshtė shkruar dy herė nė gazetė, po fotografinė e babait dhe xhaxhallarėve tė tu e ke parė nė gazetė? Po pėr pėr njerėzit e tjerė tė fisit tėnd i ke parė shkrimet? Ēudi mė vjen edhe pėr ty, qė banon nė Fterrė. Sa herė ka shkruar gazeta pėr fteriotėt, shkrime tė veēanta pėr ēobanėt, pėr njerėzit e thjeshtė. Po fotografitė e gjithė atyre ēobanėve fteriotė, i ke parė nė gazetė?. Prandaj, mos fflisni e mos ja kėputni kot.

Dhe vazhdoi besedėn, ashtu, shtruar-shtruar, siē e ka zakon Shakua. Por vinte nga vinte dhe prap atė shqetėsim shprehte.

- Mirė more vėllezėr,- u thashė,- edhe unė jam i ndėrgjegjshėm, se mund tė ishte shkruar edhe pėr disa njerėz e ngjarje tė tjera, po mė thoni, ju qė kini kėto pretendime, kush nga ju i ka dėrguar ndonjė artikull ose fotografi gazetės dhe nuk ėshtė botuar? Se unė e di qė gazeta mė shumė vuan nga qė njerzit nuk shkruajnė. Di gjithashtu, se nuk ka ndonje rast qė ndonjė artikull tė mos jetė botuar. Madje duhet thėnė se dhe "zhgarravina" kur i dergojnė ca nga ne fterjotėt, ata tė gazetės i kthejnė nė artikuj dhe i kanė botuar nė gazetė. Mund tė jetė vonuar ose vonohet pėr arsye tė ndryshme, por unė di qė nuk mbeten pa botuar. Ja, kėshtu vazhdoi debati me ta. Por tek-tuk, mendime a shprehje tė tilla i kam dėgjuar edhe nga ndonjė tjetėr.

Ėshtė e vėrtetė se ankesa tė tilla ka e do tė ketė. Dhe kjo ėshtė gjė e mirė, se dhe gazetės i bėhet mirė. Kjo tregon se gazeta vlerėsohet dhe secili ka pretendime qė tė shkruhet pėr njerėzit e tij. Dhe shumė mirė se gazeta do tė vazhdojė tė dalė e kam idenė se do tė shkruaj pėr tė gjithė, por jo me njeherė. Ketu ka dhe njė problem, se kush mė mirė prej secilit nga vete ne, i dinė tė dhėnat qė duhen pėr tė shkruar pėr atė qė duam po secili nga ne? Pse nuk marrėn mundimin dhe ti hedhin nė letėr e ti dėrgojmė tek botuesit? Njeherazi, ėshtė detyra e jonė ti pėrpunojmė nė formė artikulli pėr gazetėn me aqė sa mundemi. Pastaj gazeta bėn punėn e saj. A mund tė mendohet se ka fteriot qė nuk di tė shkruaj pesė rreshta? Dhe kėtė nuk e pranon njeri. Shumė rrallė na janė dėrguar fotografi ose materiale tė vjetra, qė nuk kanė pak fteriotėt, por nuk i dėrgojnė pėr botim. Ku ti gjejė botuesi? Besoj tė gjithė e kanė parė me kureshtje fotografinė e diplomės sė Hivzi Bezhanit e marrė para 100 vjetėsh, qė u botua nė numrin e kaluar tė gazetės, po sa materiale tė tjera tė tilla kanė nėpėr sėnduqe e dollape bashkėfshatarėt tanė?.

Gazeta "Fterra jonė", jo pėr fajin e saj, mund ti jetė ndokujt "borxhli", por duhet tė kujtojmė se gjatė kėtyre viteve, nė 35 numura gazete qė kanė dalė, janė bėrė shkrime tė veēanta pėr 156 fteriotė dhe janė publikuar me faqe tė veēantė nė internet 125 prej tyre, qė mund ti shikojnė njerzit e tyre dhe gjithė fteriotėt nė tėrė botėn. Dhe kjo nuk ėshtė pak, sepse tė mos harrojmė qė kjo gazetė e vogėl, ėshtė e pėrdymuajshme dhe jo e pėrditėshme.

Por, pavarėsisht nga tė gjitha, gazeta me botuesit e saj, mbetet si gjithmonė plotesisht e hapur duke mirėpritur shkrime, fotografi e dokumenta qė ka, qė dėshiron dhe qė mendon ēdo fterjot se ėshtė mirė tė botohen, qė tė njihen me to lexuesit e kėsaj gazete, miqtė e dashamirėsit tanė tė shumtė.

Agron XHAMA

Nr. 36 - dhjetor 2003

nafizirreth.jpg
Av.Nav\fiz Bezhani

E VĖRTETA TĖ BĖN TRIM

Diskutim i Prof.Dr. Ismet Elezi me rastin e paraqitjes sė librit "Mėkatarė" 3

Gjatė jetės, sidomos nė punė, njeriu ndeshet me gjithfarė ngjarjesh e subjektesh. Veēanėrisht tė punosh nė gjykatė dhe sidomos nė Komisionin e Verifikimit tė figurave tė personaliteteve ku ka punuar Nafizi, ėshtė e natyrshme qė tė kesh tė bėsh me ngjarje dhe me subjekte tė llojit tė veēantė me mėkatarė.

Aftėsia qėndron nė atė qė tė dish ti njohėsh dukuritė,njerėzit, karakteristikat e tyre, tė futesh nė botėn psikologjike dhe tė analizosh rrethanat nė mėnyrė sa mė objektive e bindėse.por, ka disa mėnyra tė paraqitjes sė atyre gjėrave qė pėrjeton njeriu. Edhe pėr kėtė kėrkohet mjeshtėi, art. Romane me subjekte tė tillė pa dyshim qė priten me interes nga lexuesit. Kėtė e vėrtetoi edhe praktika e librave "Mėkatarėt" 1 dhe 2, tė cilėt u shitėn nė kohė rekord. Ky ėshtė njė tregues kuptimplotė.

Nė vazhdim tė dy librave tė mėparshėm autori paraqitet sot me "Mėkatarėt" 3. Nė kėtė libėr pasqyrohen po ato karakteristika themelore tė botimeve tė mėparshme: mbrojtja e sė vėrtetės, sepse sipas autorit e vėrteta tė bėn trim, siē ėshtė Nafizi, ndershmėria dhe objektiviteti nė paraqitjen e fakteve, agumentimi i hipotezave tė ngitura, pasurimi i librit me shembuj nga praktika e tij, saktėsia juridike, dobia e konkluzione tė nxjerra pėr zgjidhjen e problemeve qė shqetėsojnė shoqėrinė dhe shtetin shqiptar.

Pa njohjen e realitetit nuk mund tė nxjerrėsh pėrfundime qė tė kenė vlerė aktuale dhe nė tė ardhmen.

Vlerat e librit janė tė shumėanėshme. Unė si jurist, duke u nisur nga ideja themelore qė theksohet nė parathėnie, se ligji ėshtė fjala e demokracisė, do tė prek shkurtimisht disa ēėshtje juridike qė pėrmban libri.

1. Shqetėsimi i parė i autorit fillon me "Dispozitat kryesore kushtetuese", tė cilat, pavarėsisht nga rėndėsia dhe roli i tyre nė shoqėrine e re demokratike, kishin mangėsi parimore! pėrsa i pėrket pushtetit gjyqėsor. Ato nuk i jepnin zgjidhjen e duhur si njė pushtet kryesor, krahas legjislacionit dhe ekzekutivit. Padyshim,qė kjo mangėsi parimore nuk mund tė mossillte pasoja negative, pėr tė cila bėn fjalė autori. Kjo mangėsi u plotėsua me Kushtetutėn nė fuqi.

2. Problem tjetėr me rėndėsi parimore ėshtė mosmiratimi i projekt kushtetutės 1994. Pėr pėrgatitjen e saj dhanė ndihmesėn e tyre ekspertė tė huaj. Analiza e shkaqevepse ai projekt nuk u miratua vihet nė libėr dhe hedh dritė edhe pėr ata lexues qė nuk kanė qėnė nė brendi tė ēėshtjes.

3. Njė vend me rėndėsi nė libėr i kushtohet ligjit Nr.7514, datė 30.9.1991, "Mbi pafajėsinė, amnistinė dhe rehabilitimin e ish tė dėnuarve e tė pėrndjekurve politikė"

Paraqitja e problemit bėhet me argumente bindėse, se Kuvendi nuk ishte organi kompetent pėr tė dhėnė pafajėsi, por kėtė tė drejtė e kanė vetėm gjykatat. "

Nga kėto veprime tė pabazuara rrodhėn shumė pasoja tė dėmshmelriminelė dolėn nga burgjet dhe dihet se ēfarė u bė.Deri tani ka mbetur pa u zgjidhur problemi i tė drejtave tė tė pėrndjekurve politikė. Mjaft diskutime e kundėrshtime kanė lindur nė praktikė. Autori thotė se ky ligj mbolli erėn dhe korri furtunėn.

4. Nė libėr flitet pėr njė ligj tjetėr tepėr aktuale qė ka lidhje me decentralizimin e kompetencave nga pushteti qėndror tė pushtetit vendor. Dihet se ky problem ka disa vjet qė ėshtė shtruar, por siē thotė autori, deri tani nuk ėshtė zgjidhur dhe qė kėrkon zgjidhje tė shpejtė, sipas pėrvojės sė shteteve tė tjerė. Kėshtu sigurohet demokratizimi i plotė i qeverisjes vendore.

5. Shqetėsim tė madh autori tregon edhe pėr realizimin e plotė tė parimit kushtetues pėr rregullimin e statusit dhe kushtet e favorshme qė duhen krijuar pėr diasporėn shqiptare, pėr bashkėkombasit tanė, duke e shoqėruar edhe me masa organizative institucionale.

6. Nė libėr trajtohet posaēėrisht domosdoshmėria e respektimit tė Kushtetutės e tė ligjeve nė fuqi pėr raportet midis organeve ligjvėnėse e ekzekutive me ato gjyqėsore. Pėrvoja e kėtyre viteve, siē thekson autori, ka treguar se sa dėme tė rėnda vijnė nga ndėrhyrja e politikės nė veprimtarinė e organeve gjyqėsore. Kėtė Nafizi e ilustron me shembuj nga pėrvoja e tij nė Gjykatėn e Kasacionit.

Opinioni publik kėrkon mbarėvajtjen e funksionimin normal tė organeve gjyqėsore pranaj konkluzionet qe dalin nga libri i Nafizit kanė vlera praktike.

Nė pėrfundim dėshiroj tė vė nė dukje se nga ana juridike analiza qė bėhet nė libėr ėshtė e saktė e argumentuar mirė.

Mendoj, se ajo qė meriton tė theksohet nė mėnyrė tė veēantė ishte se Nafizi, nė kushte tė rėnda fizike dhe me traumė tė madhe psikike, e bėn tė mundur librin, siē i kishte vėnė vetės qėllimin. Dhe kėtė qėllim e arriti dhe e botoi. Kurajua dhe vullneti i ēeliktė i Nafizit janė model pėr tė gjithė ne.

I uroj Nafizit shėndet e jetė tė gjatė, qė tė na japė libra tė tjerė, jo me mėkatarė, por me heronj pozitivė, siē ėshtė vetė.

Ismet ELEZ I

Nr. 36 - dhjetor 2003

mekatare3.jpg
Kopertina

DUKE LEXUAR LIBRIN "MĖKATARĖ-3"

Kur mora nė duar librin "Mėkatarė- 3", tė autorit Nafiz Bezhani, mu kujtua idea e Kritikut tė madh rus, Bjelinski, qė thotė se kur nė njė dramė arrij tė kuptoj qė nė fillim fundin, ikij nga salla e shfaqjes. Ndaj leximin e kėtij libri, kur kisha lexuar dy tė parėt po me idenė, "Mėkatarė", e nisa si me pėrtesė dhe mė shumė pėr hir tė Nafizit. Madje, leximin e nisa nė faqen 145 nė kreun "Parlament i vogėl, me politikė tė madhe", me kurjozitetin se ēfarė shkruan pėr komunitetin e fterjotėve, duke njohur dhe syrin kritik tė tij. Mirpo, mė ndodhi si nė burimin e Ngurrėzės, nė Fterrėn tonė qė, kur vė buzėt tė pishė nė tė, nuk i heq dot, deri sa tė pishė ujė mė shumė nga sa merr barku. Kjo mė bėri, qė ta lexoj brenda dy netėsh.

Sė pari, mė tėrhoqi me dinamikėn e tė shkruarit, me stilin e kthjellėt dhe me tė pėrjetuarit e problemeve nga autori.

Sė dyti, pashė se ndryshe nga dy librat e parė, ku trajton mė shumė mėkatet se sa "mėkatarėt" me pseudonime, nė kėtė libėr fshikullon, njėherazi, "mėkatarėt" e rinj, qė nuk janė mė me pseudonime, por me emrin e mbiemrin zyrtar deri me funksionet mė tė larta shtetėrore.

Sė treti, sepse nė tė trajton njolla tė zeza tė zhvillimeve tė demokracisė nė realitetin aktual, qė e bėjnė kėtė libėr, mė tė prekshėm e mė tė kėrkuar, ndryshe nga dy librat e parė qė ngjallnin mė shumė interes kurioziteti dhe interes profesional pėr kohėn e shtetit pa pluralizėm.

Kur e mbaron sė lexuari, tė bėn tė mendosh dhe tė pyesėsh, si ka mundėsi qė nė njė moshė madhore nė kohė rekord, brenda vitit 2002-2003, tė arrijė tė botojė tri libra, duke i radhitur vetė ne kompjuter, duke i redaktuar po vetė dhe duke gėrshetuar skedimin e ngjarjeve tė ndryshme tė historisė me penėn e tij, duke shprehur aēik mendimin e vet pėr ēdo veprim apo pėr ēdo ngjarje, duke na dhėnė njė libėr, dhe dokumentar, dhe ligjor, dhe letrar me probleme komplekse ?

Kėtė punė tė madhe e ben vetėm njė krijues vullnetfort, siē ėshtė Nafizi ynė.

Dhe jo vetėm kaq. Por nė librin e tretė autori shfaq dhe njė kulturė historike, veēanėrisht pėr shtetin e konceptimin e shtetit, si dhe nje pėrvojė krijuese letrare tė stilit kryesisht tė analistit, tė arrirė me sukses. Ėshtė me interes, dhe motivi e kėndvėshtrimi i tij i gjėrė, i cili, nga bisedat miqėsore nė komunitetin fterjot, ngjitet nė probleme madhore me karakter shtetėror e kombėtar tė menaxhimit tė vendit tonė, duke arritur deri nė majėn e problemeve tė politikės globale pėr luftėn nė Irak, duke berė kritikėn, por dhe duke pohuar se "Amerika ka qėnė, ėshtė e do tė mbetet guri i shpresės dhe i lumturisė pėr gjithė Shqipėrinė"(faqe 157). Njėherazi, autori zhytet deri nė platformėn e politikės ēifute nė Kongresin e Baselit nė Zvicėr mė 1897, pėr krijimin e shtetit tė Izraelit nė Palestinė, "me anėn e metodave tė nėndheshme dhe tė floririt", siē citon autori. Gjithashtu autori, duke marrė spunto nga karakteri civil i komunitetit fterjot nė Tiranė, merret dhe me kulturėn e Parlamentit Shqiptar nė seancat e tij, duke ballafaquar dy etika: etikėn qytetare - me qėndrimet fyese, deri te ringu i grushtave e i karrikeve.

Nėpėrmjet stilit tė tij analitik e narrativ, pyetėsor e habitor: Kush ? Kur? Pėrse vallė tė ndodhė kėshtu?! Dhe, Pėrse !? e Pėrse ?!tė tjera, jep edhe qėndrimet kritike, pa asnjė ndroje. Arsyetimi i tij, pavarėsisht se sa mund tė pėlqehet nga ky ose ai lexues, niset nga koncepti i sė drejtės, duke qėnė njėherazi ligjor, logjik dhe civil, por dhe trimėror. Pėr Nafizin, e vėrteta ėshtė e vėrtetė, pavarėsisht se mund tė jetė e hidhur e pavarėsisht se deri ku ngjitet shigjeta e kritikės. Konformizmi, sėmundje e karaktereve tė dobėta, te ky autor, shkakton keqardhje e zhgėnjim, jo vetėm pėr disa politikanė, por edhe pėr disa juriste qė tregohen konfromistė e servilė.

Mendoj se gjykimet e tij, pėrgjithėsisht janė objektive, pa i shpėtuar dot as kalemit qė e rrėmben, duke shprehur dhe revoltėn e pakėnaqėsitė e shpirtit tė tij tė ndjeshėm, dhe si krijues, dhe si intelektual, qė ka studjuar teorinė dhe njeh thelbin e shtetit, deri tė Anglisė, Francės e Amerikės, duke argumentuar parimin logjik e kushtetues se "pa ndarje tė pushteteve, nuk mund tė ketė liri, nuk mund tė ketė demokraci", duke bėrė njėherazi analizė tė jo pak problemeve tė periudhės sė tranzicionit, qė ēojnė nė pėrfundime me vlerė ligjore e njerėzore.(f.40)

Autori, me ndjenjė tė lartė atdhetarie, kur shikon padrejtėsi, vuan deri nė ankth, kur, bie fjala, titulli: "Nderi i Kombit" i jepet, njesoj si Nako Spiros, dhe nje gruaje qė nuk ka as kombėsi e as shtetėsi shqiptare, por vetėm e vetėm se ėshtė gruaja e njė mbreti, e cila nuk jetoi nė Shqipėrinė tonė asnjė vit. Por, pavarėsisht nga kjo, Nafizi di tė dėgjojė e tė respektoje ēdo lloj mendimi, qoftė dhe i papėlqyer pėr tė, duke ruajtur me konseguence mendimin e vet. Ndaj dhe shkruan: "Nuk mund te konceptohet nje shtet pluralist demokratik pa sovranitetin e plote e tė pacenuar tė pluralizmit tė mendimit".

Tek ky konceptim e ka bazen dhe fakti qė Nafizi shfaq mendimin kritik ndaj dukurive negative nė procesin e zhvillimevedemokratike nė Shqipėri, duke kėrkuar ritme mė tė shpejta e punė mė tė mira, nė dobi tė paqes e tė progresit. Madje autori,arrin deri atje sa tė kritikoje dhe vetė shtetin, duke shfaqur fare hapur mendimin dhe qėndrimin e tij, duke kėrkuar: "demokraci-kulturė"dhe jo "demokratismo"(demokraci e rreme). Kur lexon kėtė libėr, qė me penėn e tij nuk kursen asnjė, arrin nė gjykimin, se Nafizi ėshtė nga ata qytetarė qė kundėrshton shumė e bindet pak, pėr tė mos thėnė aspak, duke qėndruar nė pozicionin e tipit tė juristit korrekt me ligjin dhe tė qytetarit me sy kritik tė zhvilluar, qė e ēon kritikėn, ndofta, deri nė tepėrim, duke kritikuar kėshtu me tepėrime vetė tepėrimet e mėkatarėve tė vjetėr e tė rinj. Dhe vepron nė kėtė mėnyrė se kėrkon logjikėn ligjore. Ndaj dhe guxon, siē shkruan vetė, "tė qėllojė me gurė mbi shtetin, siē qėllojnė fėmijtė mbi ariun", duke i cilėsuar si "fajtor" VIP-at, apo "divat nė politikė", siē nėnvizon autori,

Pasi lexon 226 faqet e kėtij libri, nė logjikė formon mesazhin se: Shoqėria demokratike nė vendin tonė, do tė konsolidohet vetėm atėhere, kur tė gjithė "numruesit" shqiptarė, pėr mė tepėr "numruesit me pushtet", tė kenė "njė emėrues" tė pėrbashkėt - ligjin, dhe vetėm ligjin kushtetues, duke bėrė secili, jo atė qė "dua unė" pushtetari me forcėn e pushtetit, apo shqiptari me mosbindjen ndaj ligjit, por atė qė ėshtė e drejtė ligjore, para tė cilit, edhe "princi", edhe "shėrbėtori", lipset tė jemi tė barabartė, duke e zbatuar ligjin tė gjithė njėlloj.

Guro ZENELI

Nr. 36 - dhjetor 2003

sinozhupa.jpg
Sino Zhupa

 SINUA, NJĖ DJALĖ ME VLERA

- Tė mirėt dhe Zoti i do pėr vete -

Ka njė menēuri qė thotė: "Tė mirėt dhe zoti i do pėr vete". Ndofta kjo thėnie e ka burimin te pėrvoja e hidhur e jetės. Mund tė jetė rastėsi, por nė jo pak raste ka ndodhur qė Zoti ka marrė pėr vete djem apo vajza nga mė tė mirėt, ne brezin e tyre. Konkre tisht, kjo ide pėrkon dhe nė rastin e SinoZhupės, qė ishte vdekje nė moshė tė re dhe e papritur.

Ishte 3 maj 1953, kur Amerja lindi djalin Sino, qė dha gėzim nė familjen e Jonuzit. U rrit me tė mirat dhe me hallet e jetės sė atyre viteve. U edukua me virtytin e ndershmėrisė dhe me zellin pėr tė mėsuar. Kjo u duk qė nė klasėn e parė deri nė klasėn e tetė, kur shkėlqeu midis shokėve si nxėnes shėmbullor. Kujtoj katėr vitet e shkollės 8-vjeēare nė Ēorraj, ku venim pėrditė, vajtje e ardhje, ne kohe tė mire e tė keqe, qė na bėri tė njohim e vlerėsojmė mė mirė njeri-tjetrin. Ne ishim pesė nxėnės, madje, dhe kushėrinj, dhe shokė klase. Me Sinon shkonim si vėllezėr.

Jeta e poqi shpejt. Sinua nuk dinte tė ankohej. Pėrherė ishte I pranishėm nė orėn e mėsimit, madje gjithnje me dorėn: ta them unė? Nė matematike shkėlqente. Nuk kursehej pėr tė ndihmuar shokėt. Ishte fjalėpak dehe i matur nė ēdo veprim. Respektonte nxėnės e mėsues. Mė shumė mėsues Mihalin.

Studimet universitare, nė degėn ekonomi-plan, i mbaroi nė vitin 1978 me rezultate shumė tė mira. U shqua si ekonomist ne zyrėn e ekonomike nė kooperativėn e bashkuar Borsh-Fterrė-Ēorraj. U dallua pėr aftėsi e ndershmėri. Punoi me orar e pa orar. Bėri dhe studime ekonomike, duke dhėnė mendime me vlerė pėr ekonomine e tri fshatrave.

Por ndjente shqetėsim nė zemėr. Ndaj i rekomanduan tė kėrkonte tė transferohej mė afėr kujdesit mjeksor. Mirpo Sinua vazhdoi ti pėrkushtohej punės. Filloi tė lexonte dhe pėr mjekėsinė. Kėrkonte tė dinte pėr zemrėn e sėmurė tė tij, se e donte jetėn. Nė nėntor tė vitit 1983 sėmundja u rėndua. U shtrua nė spitalin e Sarandės. Nė dhomėm, ku ishte shtruar, vinin shumė vizitorė. Me motėr Alimenė bisedonte dhe pėr Fterrėn e pėr solidaritetin e fterjotėve.

- Kam shumė kujtime nga ai vėlla, - tregon duke mgashėryer Alimeja. Ai kishte njė ndjesi dhe humor tė kėnshėm. Sa herė mė vinte nė shtėpi, kėtu nė Tiranė, gėzoheshin shumė dhe dy djemtė e mi, atėhere tė vegjėl. Thėrrisnin: O Mami! Ka ardhė Daja Sinua.

Por mjerisht, ky gėzim nuk vazhdoi gjatė. Nė mesnatėn e 4 shkurtit 1984, nė spitalin e Sarandės, zemra e lodhur e 31 vjeēarit, Sino Zhupės, pushoi sė rrahuri. E goditi infrakti.

Kjo ishte njė goditje e rėndė, sidomos pėr Jonuzin dhe Ameren dhe njė plagė e pėrjetėshme pėr motrėn: Alime, Mene, Tanė dhe vėllain: Kapo e Mushi. Njė dhimbje pėr gjithė Fterrėn. Vdekja e Sinos me vlera, ėshtė njė palgė qė nuk shėrohet edhe tani, pas 20 vjetėsh. Alimeja vajton: Fterrė, hallemadhja jonė,/ Lote nga syte pse tė kullojnė?/ Djemtė e mirė, pse nuk tė rrojnė?/

Kjo, se na ka ikur njė djalė plot vlera, Sinua i shtrėnjtė, qė la dhimbje pėr tė gjithė.

Feksor SHKURTI

Nr. 36 - dhjetor 2003

nxenesshkolle.jpg
Nxenes ne Fterre

NĖ KĖRKIM TĖ "RRĖNJĖVE"

Ėshtė interesant me jetėn e njeriut. Ai lind "i bardhė". Porsa ia bėn koka "deng" fillon e percepton ambjentin qė e rrethon. Dhe gradualisht fillon tė njohė mė tė afėrmit e tij. Pastaj, bashkė me tė dėgjuarit nis dhe tė folurit. E, gradualisht formohet, dhe mendėrisht, dhe fiziologjikisht, duke kaluar kėshtu moshėn e fėminisė, tė adoleshencės e tė rinisė, duke u futur nė moshėn e parė tė jetės, 20-40 vjeē, kur njeriu krijon e formon familjen dhe synon pėr tu shfaqur e pėr tu bėrė "dikush". Por ėshtė vėshtirė tė ta marrė mendja, se njė djalė nė moshėn 30 vjeē tė kėrkojė rrėnjėt e tė parėve tė tij, sepse zakonisht, kėtė "detyrė" tė jetės, njeriu kėrkon ta bėjė dhe e bėn nė moshėn e tretė, pas 60-65 vjetėsh, kur del dhe nė pension dhe mendja i shkon pėr tek tė parėt e tij, qė tashmė janė nė botėn tjetėr.

Ndaj mė erdhi, dhe si ēudi, dhe si e papritur, dhe si e pabesuar qė, njė djalė qė nuk i kishte mbushur tė 30 vjetėt, Alket Lilo (Lilaj), lindur e rritur nė fshatin Zhupan (Zhupaj), pranė Fierit, te Qafa e Koshovicės, tani banor nė qytetin Fier, tė mirrte rrugėn pėr tė parė me syte e tij Fterrėn, qė e konsideron si vendlindjen e tė parėve tė tij, madje tė pesė e katėr gjyshit tė tij, Kovaēi- Fetahu. Ky, i dyti, sipas tė thėnave, ka ikur nga Fterra nė Turqi, nė Turēeli, ku ka jetuar pėr rreth 10-15 vjet dhe pastaj, ka ardhur ne kodrėn Koshovicė, nga ana e Fierit, ku ka krijuar fshatin me emrin e mbiemrit te tij Zhupan(Zhupaj). Kėtu, nė ketė fshat, kanė ardhur jo pak lebėr tė tjerė, por emri i mbeti i pandryshuar, madje i shkruar "Zhupan" dhe nė muzenė e Fierit.

Madje, jo vetėm kaq. Por, duke qėnė me pushime nė Qeparo, njė ditė iu kujtua "legjenda" apo "e vėrteta", qė kishte kaluar gojė mė gojė, deri tek babai dhe Xhaxhai i tij, tė cilėt e thone goja plot se origjinėn e kanė nga Fterra. Kjo "gojė" ėshtė pėrcjellė brez pas brezi, deri tėk Abedini, qe ua transmetoi "vesh mė vesh" tė katėr bijve tė tij, gojdhėnė qė i ishte ngulur si "gozhdė" nė kokė, djalit mė tė vogėl, Alketit, si amanet brezash, pėr tė gjetur se ku binte e se ku ishte vendlindja e stėr-stėr gjyshėrve, me emrin Fterrė, qė e kishin lėnė "pėr hallet qė nuk dihen", siē na tha Alketi, por edhe sipas njė llogarie tė pėrafert, ndofta, qė para dy shekujsh, ndofta para kohės sė Tanzimatit, ndofta dhe nė ato vite, ndofta dhe mė herėt, e pse jo, kur kjo nahije pranoi ndryshimin e fesė, nga feja kristiane nė fenė myslimane. Ec e gjėje kur nuk ka dokumenta, por vetėm gojėdhėna. Dhe kuptohet, qė nė ato kohė, dokumenta nuk kishte, ndaj duam sduam, besojmė gojdhėnėn, atė qė ėshtė pėrcjellė gojė mė gojė, por qė e pohojnė me kembenguljen e tyre Alketi dhe fisi i tij. Madje pretendojnė se i pari i tyre, i ikur nga Fterra, ka ardhur dhe ka krijuar fshatin qė ka marrė mbiemrin e tyre Zhupan( Zhupaj). Ndofta, dhe pėrsėri ndofta, nisur nga emri Kovaēi, pesė-gjyshi i Alketit, qė mė vonė eshtė bėrė mbiemri Kovaē Lilo(Lilaj), edhe nė Fterrė, mund tė ketė qėnė i ardhur nga diku, qė as vetė ata nuk e dinė. Ka qėnė kohė e lėvizjes sė popullatės, e lėvizjes sė njeriut, nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė, nė kėrkim tė disa kushteve mė tė mira gjeografike.

Na bėri pėrshtypje qė Alketi ishte "kompjuter" pėr tė parėt e babait e tė gjyshit. Tė gjithe emrat ishin Alush-Lilo-Abedin-Fetah-Imer-Jonuz-Alush-Faik-Halil-Daut-Hazbi-Bahri-Bajram e deri tani Bashkim-Agim-Liljana-AlketNjėherazi, Alketi tė paktėn ishte arsimdashės e kulturdashės, ishte distributor nė shoqėrinė "Marlboro" nė Fier, edhe pėr hirė tė anglishtes. Por Alketi edhe nė fėmijėn e tij ka ruajtur emrin tradicional, Sheqere, emrin e Nėnės sė tij, qė nė gjallje, tė trashėguar po nga Nėna, nga tė parėt e saj.

Ja kėto na tha me kėmbėngulje Alket Lilo, lagja "16 prilli", aneksi i Stadiumit, Fier, me telefon mobil: 0692103007., duke ardhur deri nė Jal tė Vunoit, bashke me Kryetarin e Fterrės sonė, Teno Lona, tė cilin, kur e pyetėm, sepse ishte munduar dhe Tenua, qė nga Lonajt e deri kėtu, na u pėrgjigj: Pėr Fterrėn tonė, Guro, pėr Fterrėn tonė.

Guro ZENELI

Nr. 36 - dhjetor 2003

nafizipaskali.jpg
Nafiz Bezhani dhe Paskal Haxhiu

Pjesė nga libri "Mėkatrė 3" tė autorit Av. Nafiz BEZHANI

NJĖ "PARLAMENT" I VOGĖL ME POLITIKĖ TĖ MADHE

(Njė kandil nė errėsirė)

Kisha dėgjuar shpesh pėr njė "forum" tė intelektualėve tė fshatit tim, Fterrė, kryesisht pensionistė, qė mblidhej ēdo ditė nė njė nga "kioskat" pėrballė Hotel-"Dajtiti", nė Tiranė. Bashkė me kafen e mėngjezit, ata diskutonin pėr problemet e fshatit dhe pėr gjithėēka tjetėr qė ishte nė interes tė tyre. Mė vonė, ai u quajt "Parlamenti i Fterrės", pėr shkak se nė tė bėnin pjesė pėrfaqėsues tė partive kryesore, nga tė gjitha lagjet e fshatit. Natyrisht, grupin e maxhorancės e pėrbėnin socialistėt, por edhe ata, mė vonė u ndanė : nė "nanoistė" e nė "metistė". Kishte edhe ndonjė tė krahut mė tė majtė, qė dikush i quan "komunistė" apo "enveristė". Pastaj vinin pėrfaqėsuesit e minorancės, tė pėrbėrė nga demokratė, social-demokratė dhe aleancistė. Legalistėt dhe ballistėt akoma nuk e kishin gjetur dot rrugėn pėr tė hyrė nė derėn e kėtij "Parlamenti".

Isha ftuar edhe unė pėr tė bėrė pjesė nė kėtė "Forum",qysh nė krijimin e tij, jo vetėm si intelektual, por si ish-i pėrndjekur politik dhe i vetmi "deputet" i pavarur. Ftesėn e parė ma pruri nipi im, i mrekullushmi, As.Prof.Vehap Bezhani, nė vjeshtėn e v.1997. Ai mė tha se shokėt e gjykonin pjesėmarrja time tė nevojshme, sepse plotėsonte mozaikun e "Forumit". Ndonėse e ndieja veten krenar qė isha bir i atij fshati, e kisha tė vėshtirė tė plotėsoja kėrkesėn e tyre, pėr shkak se nė atė kohė isha i ngarkuar me detyrėn e Kryetarit tė Komisionit Shtetėror tė Kontrollit tė figurave, njė detyrė shumė e vėshtirė, qė kėrkonte pėrkushtim dhe pėrgjegjėsi. Por, mė 3 janar 2002, kur u promovua libri im "Mėkatarė-1", ata ishin tė gjithė prezent . Unė gjeta rastin ti falėnderoja dhe tu thosha se detyra ime shtetėrore, tashmė po mbaronte. Nė muajin prill tė kėtij viti, do tė dilja nė pension, prandaj,duhet tė mirrnin masa pėr tė shtuar edhe njė karrige pėr mua nė tavolinėn e "Parlamentit tė Fterrės".

Po ju tregoj sinqerisht se ndjeva emocione kur hyra pėr herė tė parė nė derėn e "Parlamentit tė Fterrės". Ata e kishin filluar "mbledhjen" si zakonisht, nė orėn 9,30, ndėrsa unė shkova pak me vonesė. Meqėnėse "kioska" ishte prishur, mbledhjet, tashmė, bėheshin nė tavernėn e Hotel-"Dajtit", ndoshta nė kushte mė tė mira. Kur shkova unė, karriget ishin tė gjitha tė zėna, por njė nga "deputetėt", qė ishte afėr ish-diplomatit, ing. Dilaver Shkurtit, i thirrur nga tė gjithė si "Kryetar", mė lėshoi vendin e tij dhe shkoi nė sallėn e madhe pėr tė kėrkuar karrige pėr vete. Diskutimet u ndėrprenė, paksa, pėr tė mė pėrshėndetur mua, por ato vazhduan pėrsėri dhe unė i ndoqa me shumė vėmendje .

Pėrbėrja e kėtij "Parlamenti" ndryshon shumė nga ai i Kuvendit tė Madh, qoftė nga niveli arsimor e kulturor, qoftė nga edukacioni i respektimit tė normave tė etikės, tė moralit dhe tė ligjit. Kėshtu,p.sh.,ndėrsa Kuvendi i Madh ka Profesor, Kryetarin e tij, tė nderuarin Servet Pullumbi, e dy apo tre tė tjerė, nė "Parlamentin e Fterrės" ka katėr apo pesė herė mė shumė, bile, njėrit prej tyre, qė ėshtė i rangut akademik, Prof.Muzafer Korkuti, i ėshtė besuar njė detyrė modeste : anėtar i redaksisė tė gazetės periodike "Fterra jonė", e cila ka faqen e saj nė internet dhe lexohet nė tė gjitha shtetet e Botės, ku ka emigrantė fterriotė. Kjo Redaksi ka edhe dy antarė tė tjerė : ekonimistin Agron Xhama dhe gazetarin veteran Guro Zeneli, tė cilėt aktivizojnė njėrėzit mė tė shquar tė Fterrės, si Pro.Ismet Elezin, Prof.Jakup Maton, Ing.Dilaver Shkurtin, e shumė tė tjerė. Ndėrsa, pėrsa i pėrket bashkėpuntorėve , ndjejmė krenari tė deklarojmė se, veē njėrėzve tė thjeshtė, por tė nderuar, kemi mbi 200 kuadro tė larta, nga tė gjitha llojet e profesioneve, tė gjithė bij tė kėtij fshati.

Punimet nė "Parlamentin e Fterrės" zhvillohen nė kushte shumė tė qeta dhe tė kulturuara. I ftojmė deputetėt e Kuvendit tė Madh pėr tė marrė pėrvojė. Ata, pa dyshim do tė habiten, kur tė shohin se si pėrqafohen socialistėt me demokratėt, se si diskutojnė ata me sinqeritet pėr zgjidhjen e problemeve, pa pėrjashtuar debatet, por gjithėnjė me respekt pėr njėri-tjetrin, me respekt pėr njeriun!. Ata kėrkojnė ti zgjidhin problemet jo me shantazhe e presione tė ndryshme, jo me kėrcėnime pėr hapje dosjesh, apo me tė thirrura e tė bėrtitura, me tė rėnė tavolinave apo me tė rėnė njėri-tjetrit. Pėrkundrazi, mbledhjet e tyre janė shumė tė qeta, shumė tė kulturuara. Ata nuk e njohin fjalorin e pistė qė pėrdorin deputetėt e Kuvendit tė Madh. Ndonse nuk mungojnė shakatė, herė-herė therėse, apo kundėrshtimet e paraqitura pėr probleme tė ndryshme, sidomos pėr probleme politike, ato nuk janė kthyer asnjėherė nė konflikte tė ashpra, ashtu siē ndodh ēdo ditė nė Kuvendin e Madh. Ju ftojmė, nė Kuvendin e Fterrės, tė nderuar "homologė", qofshi edhe "homoseksualė", apo "homotrafikantė", ejani tė shikoni, tė dėgjoni dhe po deshėt edhe tė flisni, por jo me fjalorin tuaj, nuk duam ta dėgjojmė dhe ta mėsojmė atė.

Veprimtaria e njė "Parlamenti" nuk mund tė mos pasqyrohet nė jetėn e shoqėrisė qė pėrfaqėson.. "Parlamenti i Fterrės" ndien krenari kur shikon se banorėt e kėtij fshati, kudo qė ndodhen, shquhen pėr figurėn shembullore tė qytetarisė. Kėshtu,p.sh., nga dhjetra familjet e emigruara nė Greqi, asnjė nga ata nuk ėshtė thirrur ndonjėherė nga organet e policisė apo ato tė hetuesisė. E ku nuk ka emigrantė nga Fterra jonė ? Politika e shkatėrrimit demografik tė popullsisė shqiptare, e ndjekur gjatė tė ashtuquajturave vite tė tranzicionit, i shkretoi plotėsisht fshatrat tona. Pėrveē Greqisė, nga fshati Fterrė gjėnden me dhjetėra familje tė emigruara nė Itali, Gjermani, Francė, Belgjikė, Hollandė e gjetkė. Shumė tė tjera nė Amerikė e Kanada. "Parlamenti i Fterrės" mban lidhje tė ngushta me ta. I ngarkuari ynė i posaēėm, zoti Agron Xhama, korrespondon rregullisht nėpėrmjet internetit dhe raporton herė pas here para "Parlamentit" pėr gjendjen e tyre. Kemi kėnaqėsinė dhe krenarinė tė deklarojmė se asnjė nga emigrantėt e Fterrės nuk ėshtė marrė ndonjėherė me veprimtari tė kundėrligjshme, pėrkundrazi, ata janė bėrė shembuj tė punės sė ndershme dhe tė sjelljes me korrektėsi nė zbatim tė ligjeve tė vendeve ku janė pranuar si emigrantė.

Po ju, tė nderuar deputetė tė Kuvendit tė Madh, ēkini bėrė pėr emigrantėt dhe pėr diasporėn shqiptare, pra, pėr Shqipėrinė e madhe qė ndodhet fatkeqe, jashtė truallit tė vet ? E keni lexuar ndonjėherė nenin 8 tė Kushtetutės , sidomos pikėn 3 tė kėtij neni, qė thotė : "Republika e Shqipėrisė u siguron ndihmė shtetasve shqiptarė qė jetojnė e punojnė jashtė shtetit, pėr tė ruajtur dhe pėr tė zhvilluar lidhjet me trashėgiminė kulturore kombėtare". Pėr derisa Ju, tė nderuar "homologė", ju paguajnė taksapaguesit me rroga kaq tė majme pėr zbatimin e normave tė Kushtetutės, nuk ka arsye tė dyshoj se ju po neglixhoni, se ju nuk dini sa emigrantė keni, se ku i keni, se sa janė me punė e sa janė pa punė, se sa janė vrarė e sa janė gjallė, sa janė nė spitale e sa janė nėpėr burgje. Nuk mund tė besoj ato qė thonė, se ju kujdeseni vetėm pėr shėndetin e emigrandėve qė janė specialistė pėr trafiqe, pėr kontrabandė, pėr drogė, apo qė merren me krim tė organizuar! Por, nė qoftė se ju jeni shumė tė zėnė me kėto aktivitete, na e besoni neve zbatimin e nenit 8 tė Kushtetutės. Japim fjalėn e burrit se do ti dalim pėr zot detyrave tė larta qė u ngarkon Kushtetuta juve, shumė tė nderuarve deputetė, si dhe shumė tė nderuarės qeveri.

E, tė kthehem tek emocionet e ditės sė parė, tė pjesėmarrjes time nė "Parlamentin e Fterrės". Oh, sa tė lumtur do ta ndieja veten sikur tė kisha njė aparat inēizimi dhe tė regjistroja tė gjitha fjalėt qė thonin ata. Jo vetėm pėr ti ridėgjuar vetė, por mundėsisht ti transmetoja edhe me satelit, apo internet, pėr ti dėgjuar tė nderuarit deputetė tė Kuvendit tė Madh, kudo qė janė, dhe, veēanėrisht Kryeministri me gjysmėn e Kabinetit tė tij , qė shpesh ndodhen jashtė shtetit, pėr Ėeek-end, apo Ėeak-headed.

Diskutimet e "parlamentarėve" tė Fterrės, atė ditė, kishin pėr objekt ngjarje tė rėndėsishme tė aktualitetit politik. Pėr fshatin e tyre, me keqardhje, por nuk kishin ēfarė tė thoshin, se aty kishin mbetur 20 a 30 pleq, qė prisnin "apelin" pėr emigracionin e pėrjetshėm. Kėshtu mbeti Fterra pas "uraganit" tė proceseve tė ashtuquajtura demokratike, tė ndodhura nė fillim tė v.90. Na dhemb shpirti pėr kėtė shkretim, jo vetėm pėr fshatin tonė, por pėr tė gjitha fshatrat e krahinės, pėr tė gjitha fshatrat e Shqipėrisė. Si e bėtė kėshtu fshatin tonė, zotėrinj pushtetarė ? Kush duhet tė pėrgjigjet pėr shkretimin e fshatit ? Ku na i ēuat djemtė tanė, o mėkatarė tė mallkuar ? Kėto janė pyetjet e pleqve qė kanė mbetur nė Fterrė, tė pikėlluar pėr kėtė masakėr, pėr kėtė dėbim mizor tė tė gjithė forcės prodhuse , duke ia falur efendikojve grekė, apo tė tjerėve. Ky ėshtė pikėllimi dhe mallkimi i shpirtit tė tyre pėr tė gjithė ju, mėkatarė, qė i ndatė ata nga djemtė, pėr ju qė e katandisėt kaq poshtė Atdheun tonė tė dashur ! Mallkuar, pėr jetė, mallkuar qofshi!

E ėndėrronte i fterrioti demokracinė-kulturė dhe mendonte se i pėrkiste asaj, sepse me arsim e kulturė ishte gatuar. O ėndėrr e mjerė ! Njė mashtrim mizor u pėrgjumi dhe u zgjuat me goditjen makabre tė filosofisė sė Napoleonit, me "grushtin e hekurt nė dorezat e kadifesė." Dhe u shpėrndatė si zogjtė e korbit. Ikėt, ju, bijtė e Fterrės, nė tė gjitha kontinentet , duke patur me vete vetėm njė bagazh, atė tė fisnikėrisė qė mban nė shpirt ēdo fshatar i Fterrės. Dhe kjo ėshtė pasuria mė e madhe pėr njeriun.

(vijon numrin e ardhshėm)

Nr. 36 - dhjetor 2003

zekobraho.jpg
As.Orof.Dr. Zeko Braho

NDĖR STUJUESIT E PARĖ VLONJATĖ ĖSHTĖ EDHE ZEKO BRAHO

Para pak kohėsh, Komuniteti fterjot nė Vlorė organizoi njė takim dhe njė banket pėr tė nderuar Zeko Brahon, qė fitoi titullin shkencor: Profesor i Asociuar.

Fteriotėt kanė krijuar njė traditė tė pasur nė kėtė drejtim, duke filluar qė nga Isa Hizmo dhe deri mė tė rinjtė edhe nė emigracion.

Me kėtė titull Zekua i jep nder jo vetėm vetes, por edhe Fterrės dhe pėr faktin se ėshtė ndėr tė parėt qė ka fituar gradė shkencore nė rrethin e Vlorės, qė dy dekada mė parė.

Kjo veprimtari u organizua nė njė lokal nė qėndėr tė qytetit, ku u kėnaqėm tė gjithė sa ishim.

E ēeli kėtė veprimtari kryetari i Komunitetit Fterjot nė Vlora, Z. Naxhi Shkurti, i cili evidentoi punėn shkencore tė Zeko Brahos dhe shprehu krenarinė qė ndjejnė bashkėfshatarėt dhe miqtė e shokėt e tij pėr kėtė arritje. Me kėtė rast ai falėnderoi dhe gazetėn

"Fterra jonė", e cila e bėri tė njohur kėtė fakt pėr tė gjithė lexuesit e saj, tė cilėt nuk janė vetėm fteriotė.

Nė kėtė takim prekės, profesori i asocuar, Zeko Braho falėnderoi gjithė pjesėmarrėsit dhe pohoi se rrallė herė e ka ndjerė veten kaq tė nderuar, kur njerėzit mė tė afėrt tė tij, fteriotėt, e ndajnė bashkė me tė gėzimin e tij.

Njė veprimtari tė tillė e kanė organizuar fteriotėt e Vlorės pak kohė mė parė edhe pėr tė nderuar majorin Alaudin Haxhiu me rastin e dekorimit tė tij, traditė qė mendojmė se duhet vazhduar dhe nga degėt e tjera tė Shoqatės "Fterra", gjė qė na argėton dhe vėllazėron mė shumė me njėri-tjetrin.

E kush nuk foli e nuk pėrshėndeti nė kėtė veprimtari: Aliu, Shazua, e Sezaiu, Irfani dhe Mevluti, Bajtaktari dhe Bilbili, Nuhua dhe Alaudini me nipin e vogėl tė ardhur nga Greqia, Teki Abazi dhe Granit Brinja e Fatmir Zani, tė cilėt e ndjenin veten mė tė preokupuar, se ishin "elēijtė" e dasmės.

Unė, dikur shoku i ngushtė i jetės studentore dhe tashmė dhe kunat me Zekon, qė pothuajse ēdo ditė nė verė e nė dimėr, zakonisht e pimė kafen te Tuneli nė Ujė tė Ftohtė, si dhe Mirjana, Bedena, Pepa e Ismihaja, nuk mund tė mos ndjenin kėnaqėsi tė veēantė sė bashku me Anilėn, e cila fiksonte kėto momente nė fotografi.

Xhebro VERAJ

Nr. 36 - dhjetor 2003

Enter supporting content here