ft22222222.gif

Nr. 4 - tetor 1997

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikuj kryesore

piknikmaj.jpg
Pikniku i fterioteve ne Tirane

SI I KAPĖRXEJNĖ FTERIOTĖT KOHĖT E VĖSHTIRA

Nė pranverėn e vitit 1943 nė fshatin tonė do tė vinte prefekti i Gjirokastrės Rasim Babameto, qė tė kthente Fterrėn me Ballin. Por, mėsues Hiqmet Dusha me shokėt e tij e kishte bėrė fshatin pėr vete. Fterra ishte lidhur me Frontin Nacionalēlirimtar. Balli ishte i vonuar. Megjthatė xha Ēallua, i cili ishte kryetar i kėsgillit tė fshatit, mendonte pak mė ndryshe, megjithėėse edhe vetė ishte i lidhur me Hiqmetin.

- Si do ta prisni Prefektin, o Bir? - pyeti xha Ēallua.

- Nuk do ta lėmė tė bėjė takim me fshatin, por do ta presim nė shtėpi tė mėsues Neimi. Dhe sapo tia shtrojė drekėn, Mustafai (Matohiti) dhe unė do tė shkojmė atje dhe do tė bėjmė qė tė vėrė nga majat - thenbrat.

- Unė o Bir, ia ktheu Ēallua, jam me ty dhe dua qė tė fitosh, por ka dhe ca qė mendojnė si nacionalistė. Lufta njė ditė do tė mbarojė. Mirė nė fitoftė partia jote, po nė se fiton partia e Ballit, kush do ti ndihmojė djemtė e fshatit qė tė bėjnė pėrpjetė?

Llogjikė pluraliste - pragmatiste, qė shprehte dėshirėn qė djemtė e Fterrės tė pėrparonin duke patur mbėshtetje si do qė tė bėhej, kushdo qė tė dilte fitimitar. Me kėtė llogjikė tė ftohtė nė Fterrė nuk u fut konflikti, as mosmarrėveshja, as grindja. Nuk u nxit e nuk u lejua asnjė lloj vėllaveasje, asnjė lloj hakmarrje. Dhe fshati edhe nė ato kohė tė vėshtira nuk u pėrēa. Nė Fterrė nuk ndodhi asnjė vėllavrasje, asnjė pushkatim. Fterra ruajti bashkimin dhe vėllazėrimin dhe brenda fshatit dhe nė lidhje me fshatrat fqinjė.

Edhe nė 435 vjetėt e shtetit monist fterioti e ka mbėshtetur fteriotin. Shėmbėll i veēantė i mirėsisė ka qėnė Safet Memi e pas tij Rait Braho, Nail Bezhani, Refik Bezhani, Hava Ruke, Zenel Shkurti, Hamza Mehmeti, etj. Etj. E kush mė shumė e kush mė pak secili me mundėsitė qė kishte. Ndėrsa nė shkencė fteriotėt arrijnė maja, nė politikė, si dhe nė tė shkuarėn, qėndruan nė sferėn e nepunėsisė e tė specialistit, tė lartė apo tė mesėm.

Edhe nė vitin 1990, nė vitin e kthesės sė madhe, kur u vendos pluralizmi nė Shqipėri e kur dhe nė fshatin tonė u shtrinė tre parti (PS, PD, PSD), pėrsėri nuk u fut ndarja e mosmarrėveshja, megjithėse pėr fat tė keq 4-5 "adoleshentė", nė mėnyrė tinzare, me urdhėr nga krerėt e tyre, prishėn muzeun, prishėn linjėn telefonike dhe vatrėn e kulturės, tė cilėt besojmė se tashmė janė pėnduar. Megjithatė pėrsėri uniteti i fshatit u ruajt. Debate pati, por nė asnjė rast nuk u kalua nė konflikte, nuk u zhvilluan grindje e pėrēarje ndėrmjet fteriotėve, as nė Fterrė e as kudo ku punojnė e jetojnė fteriotėt. Nė Tiranė ku jetojnė mbi 130 familje nga Fterra dhe ku janė jo pak intelektualė nė zė, pavarėsisht nga bindjet e tyre politike e pėrkatėsitė partiake, nuk pati asnjė rast grindje e mėrie midis nesh. Pėrkundrazi, gjerėsia shpirtėrore e civilizimi ynė toleroi duke zhvilluar debat me mirėsi e me argumente si me njėri-tjetrin dhe me tė tjerėt. Edhe kur lufta politike ka patur acarime e ashpėrsime, fteriotėt kanė ditur tė ruajnė gjakftohtėsinė e qetėsinė, kanė ditur tė vetpėrmbahen dhe nuk janė hedhur nė "flakėn e zjarrit".

Jo pak intelektualė u angazhuan nė luftėn politike tė pluralizmit edhe duke shkruar artikuj e deri dhe studime e libra. Por pėrsėri, tek tė gjithė, dominoi arsyeja. Janė pėr tu pėrmendur juristi Nafiz Bezhani e profesorėt e njohur Ismet e Besim Elezi, arkeologu i shquar Muzafer Korkuti e studjuesi i letėrsisė Jakup Mato, shkrimtari Bardhyl Xhama me poetėt Vullnet, Sulejman e Agim Mato, artisti Sheri Mita e Ilir Bezhani, pedagogėt nė Universitet Sezai Braho e Hamlet Bezhani dhe gjithė tė tjerėt nė ēdo detyrė qė morėn; tė gjithė ruajtėn arsyen e gjakftohtėsinė, pėrdorėn logjikėn e argumentin dhe askush nuk u bė sektar, askush nuk bėri tė liga.

Edhe kjo periudhė tregoi se fteriotėt shquhen pėr arsye e jo pėr inat, pėr pajtim e jo pėr hakmarrje, pėr dashuri e jo pėr urrejtje, pėr mėnēuri e jo pėr "kobure", pėr fjalėn e ėmbėl e jo pėr armėn e zjarrit. Fterioti ka dashur paqen dhe jo luftėn, ka bėrė mirėsi dhe jo ligėsi. Kjo psikologji, kjo traditė, kjo edukatė bėri qė edhe muajt e trazirave tė mėdha tė papara nė historinė e kėtij vendi, gjatė 6-mujorit tė parė tė kėtij viti tė kalojnė pa pėrēarje, pa vėllavrasje. Viktimė e plumbit qorr u bė vetėm Valter Kofina nė periferi tė Vlorės. Viktimė e detit u bė njė nga djemtė e Myrteza Brinjės. Ndėrsa viktimė kurbeti njė vajzė nga Brinjajt nė Itali. Po asnjė nuk ka lėnė sherr e hasmėri pas. Edhe tė parėt tanė, prindėr e gjyshėr, madje edhe stėrgjyshėr nuk kanė lėnė bela, nuk kanė lėnė hasmėri as nė fshat e as nė fqinjė. Edhe ndonjė sherr me fshatrat nė kufi, para shumė vjetėsh, fterioi e ka shuar, e ka falur dhe ka mbjellur paqe tė pėrhėershme.Fjala e ėmbėl ka fituar mbi plumbin e hidhur. Kėshtu ndodh dhe tani nė kėta muaj. Nė maj e qershor erdhėn nga Lumi i Vlorės njė grup i armatosur, si duket pėr tė vjedhur. E tmerruan Dullon nė Ēerrica. Fterioti me fjalė, kusarėt me armė. Dhe fitoijeta, se jeta duhej ēmuar, jeta duhet shijuar, jeta duhej shpėtuar me ēdo mundėsi. Ndaj fterioti di dhe tė ēmojė dhe ta ruaj jetėn e tij. Dhe jetėn e tė tjerve nuk e merr. Dhe kur erdhėn disa banditė kusarė, po nga Lumi i vlorės, fteriotėt ruajtėn gjakftohtėsinė. Edhe Arta 25-vjeēare e Hasanit shtiu me pushkė, iu pėrgjigj me pushkė, por pėr herė tė parė qėlloi nė qiell, ndėrsa pėr herė tė dytė nė gomat e makinės. Por jo mbi njeriun. Kur u dėgjuan krismat nė Ēorraj, shpėrthyen krismat edhe atje. Ishte bėrė marrėveshje Fterrė - Ēorraj qė kur qėllohej nė njėrin fshat, kėtė do ta bėnte edhe fshati tjetėr nė pėrkrahjė tė tij. Nga Kuēi erdhėn tre baballarė. Fteriotėt u thanė: U kemi falur, por tė mos vijnė mė as me armė as pėr tė vjedhur. Kėshtu pėrsėri fjala fitoi mbi plumbin.

Se ka arsye, se ka logjikė, se ka mirėsi e urtėsi nė tė gjitha familjet fteriote, ndaj asnjė djalė e as njė vajzė fteriote nuk ka vjedhur e as ka vrarė, nuk ėshtė bėrė as bandit e as hajdut e nuk ėshtė dėnuar asnjė. Tė gjithė kanė kuptuar se kohėt e vėshtira kapėrxehen mė mirė me qetėsi e mėnēuri, me urtėsi e dituri. Prandaj ėshtė nevojė e detyrė qė dhe brezin i ri ta bėjmė sa mė tė ditur. Dhe i ditur bėhet kushdo qė arsimohet e kulturohet. Dhe njeriu kulturohet duke lexuar. I kulturruari di tė ēmojė mė mirė dhe jetėn e tij, dhe jetėn e tė tjerėve.

Guro ZENELI

Nr.4 - tetor, 1997

xhemalmato.jpg

 E NJIHNI XHEMALIN TONĖ?

Pasi mbaroi nė vitin 1970 Universitetin - Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega Fizikė, iu pėrvesh punės me vullnet. Qė gjatė jetės studentore filloi punėn si gazetar i programeve shkencore nė TV Shqiptar, duke bėrė dhe shkrime e emisione shkencore popullore. Mė vonė, pas 10 vjet pune si gazetar, u bė regjisor i programeve shkencore nė TVSH. Nė 1991 kreu specializim disamujor nė Televizionin Gjerman ARD. Punė tė kujdesshme bėri nė 1991-1993 pėr ndryshimin e programeve dhe strukturės sė TV nė detyrėn e regjisorit tė lajmeve.

Nė vitin 1994 largohet nga regjisori i lajmeve dhe iu vu pėrsėri punės si gazetar i programeve tė mjedisit nė TV. Po Xhemali ynė ka qėnė njėkohėsisht dhe pedagog i jashtėm nė Akademinė e Arteve, dega e Menazherėve, ku ka dhėnė lėndėn e gazetarisė televizive nga viti 1988-1994.

Xhemali dallohet nė televizion veēanėrisht si komentator i programeve shkencore dhe si dokumentarist. Dokumentarėt e tij kanė fituar ēmimin e dytė nė katėr Festivale Kombėtare tė organizuara deri nė vitin 1988. Nė vitin 1995 ka fituar ēmimin "Prix Leonardo-95" nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Parmės nė Itali me filmin "Treni i vdekjes". Po i njėjti film fitoi Diplomėn e Festivalit Ndėrkombėtar nė Minsk tė Bjellorusisė. Nė vitin 1955 ka fituar ēmimin "Gazetari mė i mirė televiziv" nė konkursin e gazetarisė tė organizuar nga Soros nė Tiranė.

Ka shkruar dy libra shkencore: "Gjithėsia rreth nesh" dhe "Shkenca dhe enigma". Ka pėrkthyer librin fondamental voluminoz "Historia e fizikės". Jep kontribut si antar i bordit drejtues nė disa shoqata mjedisore dhe kryetar i shoqatės " Masmedia dhe Mjedisi". Xhemali ynė zotėron gjuhėt rusisht, anlisht, italisht dhe disi gjermanisht.

Guro ZENELI

Nr.4 - tetor, 1997

shkollaevjeter.jpg
Shkolla e vjeter

SHKOLLA ME SAKRIFICA

Qė nė thellėsi tė dhjteėvjeēarėve fteriotėt janė shquar pėr dėshirėn qė brezat e rinj tė arsimohen, tė bėhen tė shkolluar e tė ditur.

Shembėlli i tė parėve si Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Ali Xhama nė shekullin e kaluar, i Omer Korkutitm Hivzi Bezhanit, Jaho Matos, Fetah Zanit nė fillimin e kėtij qindėvjeēari, tė normalistėve Xhevdet Kofina, Lame Xhama, Hiqmet Dusha, Safet Kofina, Hiqmet Shehu, Shefki Mita, Tare Braho e shumė tė tjerėve qysh para ēlirimit, u ndoq nga qindra djem e vajza, tė cilėt vazhduan me sukses shkollat e ndryshme tė vendit.

Dihet mirė varfėria e fshatit tonė me rreth 100 shtėpi, por pėr arsimin ai nuk ka kursyer kurrė. Vazhdimi i shkollave ėshtė bėrė me sakrifica tė mėdha. Dhe pėr kėtė shembujt janė tė shumtė. Mė tė herėshmit i kryen shkollat nė kurbet, edhe pse familjet e tyre i lanė nė varfėri. Disa nga ata qė kryen normalet e Elbasanit tė rrėnqethin me tregimet e tyre. Nga Fterra niseshin nė kėmbė, ose mė fatlumėt me mushka, pėr tė arritur rrugė e pa rrugė deri nė Elbasan. Mė kėmbė dhe me njė copė bukė nė ēantė kanė shkuar dhjetra nxėnės nga Fterra nė Kuē, Ēorraj e Borsh pėr tė mbaruar arsimin 8-vjeēar. Jakupi, Rakipi, Besimi e shumė tė tjerė i mbajnė mend mirė udhėtimet e gjata nėpėr male pėr tė arritur nė konviktin e Gjirokastrės ose pėr tu kthyer nė fshat, ngaqė nuk pėrballonin dot shpenzimet e udhėtimit. Janė me dhjetra fshatarė qė shtėrngonin rrypin, sshisnin edhe ndonjė bagėti pėr tė mbajtur fėmijėt nė shkollė.

Dhe kėto sakrifica e shumė tė tjera dhanė frytet e tyre. Sot nga fshati numėrohen mbi 250 kuadro me arsim tė lartė, mbi 350 me arsim tė mesėm, me dhjetra kuadro mbajnė tituj e grada shkencore, mbi 100 janė mėsues qė punojnė an e kėnd atdheut.

Ky ėshtė njė shembėll i vyer qė u jepet fėmijve tanė tė sotėm qė tė ndjekin rrugėn e diturisė. Kjo ėshtė njė thirrje dhe pėr shkollėn 8-vjeēare tė Fterrės qė tė eci nė gjurmėt ebrezave tė shkuar, sepse kushtet tani nuk u mungojnė.

Bardhyl XHAMA

Nr.4 - tetor, 1997

hivzi.jpg
Hivzi Bezhani diplomuar ne drejtesi e teologji ne Universitetin e Stambollit

 KULTURA FETARE - FAKTOR PĖR DIJE E KULTURĖ

Ashtu si bashkėfshatarėt e tjerė dhe unė si djalė fteriot daljen e gazetės "Fterra jonė" e prita me gėzim. I kam lexuar tė tre numrat e parė. Faleminderit se kam pėrfituar. Mendoj se mė shumė pėrfitojmė ne brezi i ri, qė tė kaluarėn tonė e njohim pak.

Fterra jonė njihet se ėshtė i besimit islam. Kjo fé nė fshatin tonė fillon ngs shekulli 18-tė, imponuar me tė gjitha mjetet nga Perandoria e fuqishme Osmane, se mė herėt fshati kishte bėsim tė krishter. Kėtė na e vėrteton historia. Dėshmi e veēantė janė toponimet nė emra si Qafa e Qishės, Gjonfterra, Gjinali etj, etj. Por nė kėto pak rreshta dėshiroj tė theksoj se feja, si ajo krishtere dhe islame, kanė predikuar vėllazėrimin, mirėkuptimin dhe paqen me njėri-tjetrin. Kėtė moral e kanė kultivuar njė numėr i kosniderueshėm fshatarėsh qė kanė mbaruar studimet e mesme dhe tė larta pėr fenė, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, si Isa Hizmo, Hivzi Bezhani, Hasan Hizmo, Shemedin Dauti, Selim Gjonika, Feim Mita, Omer Korkuti, fetah Zani, Sheme Korkuti e deri tek Safet Gjoni, Refik Bezhani e Shaban Mita.

Disa prej kėtyre kanė mbaruar teologji e drejtėsi. Me emėr u bė Isa Hizmo, dekan i fakultetit teologji-drejtėsi nė universitetin e Stambollit dhe njėkohėsisht hoxhė pėr familjen mbretėrore, i cili ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar pėr bashkėfshatarėt, duke u bėrė nxitje e strehė e fteriotėve qė vazhdonin mėsimet fetare e jurisprudencės nė Stamboll. Kultura e tyre ishte e gjerė, por sidomos nė teologji e drejtėsi. Dijet nuk i pėrdorėn pėr interesa e pėrfitime vehtiake, por u erdhėn nė ndihmė tė gjithė njerėzve tė atyre vendeve e krahinave ku kanė punuar dhe jetuan. Ėshtė i pėrmendur nė vitet 1910-1920 edhe Shemedin Dauti pėr dijet e tij teologjike, qė shpjegonte dhe njohuri teologjike, por edhe njohru shkencore bilogjike pėr peshqit e deri bretkocat, etj.

Ishin vitet e Luftės sė Parė Botėrore. Njė grup tė moshuar te shkolla e vjetėr u ndeshėn ballė pėr ballė me disa ushtarakė tė huaj. Hasani u doli pėrpara. Ushtarakėt thirrėn: Halt (ndal). Hasani u flet gjermanisht duke u thėnė me ironi se po vratė ne pleqtė e fituat luftėn. Njė nga ushtarakėt, komandanti i tyre, u befasua. Uli armėt dhe nisi dialogu:

- Pranon tė vish pėrkthyes te nė?

Hasani pranoi. Dokumente nuk kemi, por sipas gojės sė tė parėve tanė, Hasani kishte kryer studimet e larta nė Akademinė Ushtarake nė Gjermani. Si rezultat i kėtij dialogu ushtarėt nuk bėnė as bastisje dhe as djegie nė fshatin tonė.

I ditur ka qėnė dhe Hivzi Bezhani, teolog i njohur pėr Fterrėn e mė gjerė. Ky teolog qe shembėll i veēantė pėr fshatarėt tonė dhe pėr kulturėn e tij bujqėsore si bujk e veēanėrisht bahēevan i zoti.

Kultura fetare u ka shėrbyer fteriotėve edhe pėr edukimin morale njerėzor, por edhe ka nxitur dashurinė pėr dije e kulturė, veēanėrisht pėr arsimdashje. Kėtu e ka bazėn fakti qė Fterra jonė ėshtė bėrė njė nga fshatrat e njohura pėr zhvillimin e arsimit e kulturės, me mėsuesit e profesorėt e shumtė qė kemi dhe sot.

Ardit MALAJ

Nr.4 - tetor, 1997

fteriotnevlore.jpg
Nje grup fteriote ne Vlore

  PĖRSHENDETJE NGA VLORA

Duke i uruar udhė tė mbarė "Fterra jonė" nuk mund tė mos pėrshėndes ekipin nismėtar tė kėsaj gazete, tė cilėt me kėtė gazetė dėshirojnė tia ngrenė mė lartė emrin fshatit tonė tė dashur, pėrjetėsisht tė paharruar nga tė gjithė ne, bijt dhe bijat e tij.

Mundi i nismėtarėve nuk mund tė mos na detyrojė dhe ne, tė tjerėve, qė tė japim ndihmėsėn tonė pėr mbarėvajtjen e saj. Mendja kolektive e bijve tė Fterrės, qė do tė shprehet kėrej e tutje dhe pėrmes "Fterra jonė" , do tė ndri7ojė mjaft vyrtyte tė fteriotėve ne shekuj, e sidomos nė ditėt tona, se mendja e shumė bijve tė saj, sidomos gjatė 70-vjetėve tė fundit, ka ndriēuar dhe nė krahinė e mė gjerė.

Personalisht dy numrat e oarė tė "Fterra jonė" i kam vendosur te koka e divanit tė dhomės sė pritjes, pėr tė mos harruar pėr asnjė ēast familjarisht Fterrėn dhe pėr tu krenuar para miqve, tė cilėt sapo e kanė parė, kane shprehur admirimin e tyre tė madh pėr daljen mė fritė tė kėsaj gazetėze.

Emri fteriot na jep nder. Ta ngremė atė kolektivisht gjithėnjė e mė lartė pėrmes punės sonė tė pėrditshme.

Jam i mendimit qė pėr tė ruajtur jetėgjatėsinė e gazetės dhe pėr tu bėrė i mundur shfrytėzimi i saj dhe nga breza pasardhės, tė dėrgohen 2-3 kopje nė Bibliotekėn Kombėtare dhe ne atė tė Vlorės e Sarandės, ku jetojnė mjaft fteriotė.

Gjithashtu propozoj qė nė ēdo numėr tė "Fterra jonė" tė botohen jetėshkrimet e shkurtėra tė figurave tė shquara tė Fterrės nė fusha tė ndryshme tė shkemcės, kulturės, artit etj.

Me kėtė rast u bėj thirrje afaristėve fteriotė qė tė sponsorizojnė vazhdimin e botimit tė gazetės, se penat e Fterrės nuk mungojnė. Pėrshėndes Rebiun dhe Halitin qė hodhėn hapin e parė nė kėtė rrugė. E tėrheqshin kėmbėn zvarrė.

Zeko BRAHO

Nr.4 - tetor, 1997

fteriote4.jpg
Burra fteriote te lindur ne ato vite

  FTERRA NĖ VITET 1913 - 1916

Pa u konsoliduar shteti i porsa formuar mė 28 Nėntor 1912 nė Vlorė, filloi Lufta Ballkanike, e cila preku drejtpėrdrejt edhe fshatin tonė. Nė maj tė vitit 1913 ushtarė grekė erdhėn deri nė Fterrė dhe si shprehje e dhunės e urrjetjes ndaj vendasve ishte dhe vrasja e disa bashkėfshatarėve. Mbi kėto ngjarje tė hidhura dėshmon njė letėr e popullit tė Fterrės drejtuar Minidtrisė sė Brendshme tė Qeverisė sė Pėrkohėshme tė Vlorės.

Gjendja e krijuar i detyroi fteriotėt tė mėrgonin ku tė mundnin. Shumė shkuan nė fshatrat e Lumit tė Vlorės dhe dimri i vitit 1913-1914 i zuri pa shtėpi e pa katandi, ndaj ka qėnė njė nga periudhat mė tė vėėshtira.

Nė pranverė tė vitit 1914 burrat e fshatit u ngritėn me armė, u organizuan nė ēetė dhe me ndihmėn e ēetės sė Vlorės tė udhehequr nga Sali Murati nga Vranishti, arritėn tė pėrzėnė ushtarėt grekė nga vatani. Nė luftė kundėr ushtarėve grekė pėr trimėri e qėndresė burrėrore u shqua Emine Zhupa, pėr tė cilėn ka shkruar shtypi i kohės. Gjithashtu, nė kėto pėrpjekje u plagos dhe Nuredin Kofina.

Zhvillimi i mėvonshėm i ngjarjeve politike e ushtarake favorizuan ripushtimin e fshatit nga ushtritė greke. Ky keqėsim i gjendjes detyroi bashkėfshatarėt qė tė dėrgonin njė delegacion nė Delvinė pėr tė shprehur protestat e tyre kundėr bandave vorio-epirote. Kurse shumica e banorėve u detyruan tė lėnė pėrsėri shtėpitė e tyre e tė mėrgonin nė fshatrat e Vlorės. Kjo gjendje vazhdoi deri nė vitin 1916, kur ushtarėt grekė u detyruan tė largohen pėrgjithmonė nga fshati ynė.

Fteriotėt u kthyen pėrsėri nė fshatin e tyre me shtėpi tė djeguara e tė shkatėrruara, me pemė e ara tė shkretuara dhe me fare pak gjė tė gjallė qė kishte mbetur nga kėto vite tė vėshtira. Ne vjeshtėn e parė tė gjashtėmbėdhjetės, me punė e djersė fshati u pėrtėri nė tė gjitha fushat e jetės. Nė kėtė vit hapet shkolla fillore nė gjuhėn shqipe, dritarja e dijes pėr tė gjithė brezat e ardhshėm tė fshatit.

Prof.Dr. Muzafer KORKUTI

Nr.4 - tetor, 1997

qazogjoni.jpg
Qazo Gjoni

 VITE TĖ RĖNDA

Unė jam moshatar me shekullin dhe po pėrpiqem prej saj ngjarje e fakte pėr gazetėn, pėr brezat, pėr juve djemtė "flori", qė e mundėsuat me talentin tuaj njė gjė tė tillė - Fterra me gazetėn e saj.

Nė vitet 1910 Nuredin Kofina me Shaqo e Neki Mitėn, Xhafer e Jashar Maton, Haxhi Gjonin, nė luftime tė ashpra nė Delvinė, vranė komandantin e bandės greke dhe e shpartalluan fare atė.

Nė vitin 1913 Nuredin Kofina, Shaqo Mita, Xhafer e Jashar Mato, Veip Mero, Haxhi Gjoni e Mato Dusha e ndoqėn armikun deri nė Janinė. Nuk janė shkruar shumė e sidomos pėr vitet 1912 e mė parė. Unė i hodha kėto kujtime sepse janė disa figura qė u ka humbur mbiemri e kėshtu tu njohet mėnēuria e trimėria, sepse kanė qėnė krenaria e Fterrės.

Pas viteve 1912 nė skenėn e fshatit tonė del Xhafer Shehu, i cili ishte edhe mendjendritur, edhe kryetrim. Ky me figurėn e tij u bė anėtar i Shtabit Qarkor Luftarak tė qeverisė sė Ismail Qemalit. Ishin shumė tė prapa, tė liga e tė dhumbshme ato vite tė 1912 pėr ne e pėr tėrė vendin.

Nė Fterrė, veē taksidarėve tė tjerė, na ra nė qafė dhe epidemia e "krishtėrimit", e cila arriti kulmin me thirrjen e Spiro Milos - Himariotit qė Fterra tė braktiste qeverinė e Ismail Qemalit e tė bashkohej me Himarėn e Vorioepirin. Fterra e hoshi poshtė kėtė thirrje, edhe kur Muslli Gjolek Kuēi u lėkund dhe qe gati tė binte nė ujdi me Himarėn. Me Fterrėn u bashkuan edhe kurveleshasit e tjerė, si tė Sipėrm edhe tė Poshtėm.

Nė vitet 1914 Greqia sulmoi Koēėn e Gjirokastrėn me ushtri e aleatė, ku dhe himariotėt i ranė tė parėt Fterrės me qėllim qė ta djegin e ta shfarrosin krejt. Nė kėto sulme ata vranė Adem e Muēo Gjonin, Zeno Gjonin (tjetėr familje pa lidhje me Gjonajt e tjerė, me troje nė Avrecaj), Habil Dhulin, Lame Mehmetin, Muēo Maton, Mato Zhupėn. Populli emigroi Lumit tė Vlorės, ku ca nga tė ftohtit, ca nga uria, ca nga sėmindjet u gjymtuan rėndė me njerėz e mall. Vetėm dy vjet mė pas, kur u tėrhoq greku, u kthyen fteriotėt nė fshatin e tyre, ku ēdo gjė qe shkrumuar. I kam tė jetuara e jo tė dėgjuara ato dhimbje, kur njerėzit skishin asnjė hajat, asnjė rreckė pėr tu mbledhur me fėmijtė. Qe ky vit e kjo gjendje qė mundėsuan hapjen e shkollės sė parė shqipe, qė tėrė kėto gjėra tė shkruheshin, tė mėsoheshin e tė mos harroheshin.

Qazim GJONI

Veteran

Nr.4 - tetor, 1997

muzeu.jpg
Inagurimi i Muzeut te Fterres viti 1979

  VENDE, EMRA, NGJARJE

Qė nga rinia dhe fėmijėria na janė ngulitur nė mendje shumė emra vendesh tė fshatit tonė. Ato na sjellin ndėr mend lojra fėmijėrie, ngjarje tė gėzueshme apo dhe tė rėnda, siē ishin ato tė luftės kur fshiheshim nė Guva, Fonicė e Koritė. Pėr gjuhėtarėt kėto emra, qė i studion toponomastika, kanė vlera tė mėdha. Pėr ne toponimet e fshatit janė edhe kujtime e mall, por kanė edhe vlerėn e tyre gjuhėsore e historike.Unė po pėrmend disa, me shpresė se do tė nxis kujtesėn e shumė bashkėfshatarėve pėr tė kujtuar shumė e shumė tė tjera.

Emra tė rrallė: Galilé, Arqi, Langadhė, Fonicė, Gjeshnikosh (mali mbi fshatin), Mortovicė, Kika, Xhinga, Hėri, Sheshi i Tėrhoit, Kon(d)ale, Rotua (apo Rotoi?), Kopec, Emra shqip:Guva, Hijesi, Brinja, Pirgu, Gurra, Ngurrėza, Qafa e Qishės, Gomarėz, Rripa e Cjepurrit, Shkėnbi i Kuq, Shtufeza, Argėlidhez, Shesheza, Varreja (Po hekalin?) Emta vendesh qė vijnė nga emra njerėzish: Dukėhila, Dedelagj, Dukagjini, Gjofterraj, Bregu u Lleshe, Nikėmėngsh, Dedec, Vija e Pale, Gjinale, Gjolige, Gjoplakė, Gjonikė, She Thanas (Shėn Thanas). Tė kujtojmė edhe pusin e Taros, atje i morėm mėsimet e para tė notit. Korita, Brodani, Komarova, Gjezhdanica, Ixori, Ēerrica, Bėrda, Zagrazhi, Marnjine, Paralezė, Vranare, Shelqe, Haliqe, Skomorah.

Kam harruar shumė emra? Sigurisht. Kam lėnė pa pėrmėndė "dy malet e ējerrė", qė kėndon Tartari, Galisht e Rrėmullė, pastaj Hunda e Drėrit, nga ana e Kuēit ėshtė Koma, Lugu i Thellė, Gropa e Sheqit. Nga krahu tjetėr kemi Gjovizhde, Qafa e Qishės,, pėrballė shtėpisė sime ėshtė Pine. Por Kroin e Mollės dhe Fushėn e Zhulit sduhet ta harrojmė se deri atje na pėrcollėn nėnat kur na nisėn nė shkollė nė Gjirokastėr mua, Bardhylin, Rakipin e Besimin. As Majėn e Lucės, se gjer atje shkuan nėnat tona pėr tė mbledhė lakra. Tė tjerė do tė plotėsojnė e saktėsojnė. Njė emėr ėshtė njė histori.

Jakup MATO, lagja Ēokaj.

Nr. 4 - tetor, 1997

gazeta.jpg

  SA NUMRA DO TĖ DALĖ GAZETA ?

Njė dashamirės i Fterrės, mbasi lexoi numrin e fundit tė gazetės "Fterra jonė" , me njė farė dyshimi mė pyetu:

- Pėrsa numra keni material qė mund tė nxirrni gazetėn?

- Do tė pėrgjigjem - i thashė -me njė ngjarje qė ka ndodhur nė Fterrė.

"Bėhej njė dasėm nė fshat. I zoti i dasmės do nte me ēdo kusht ti kėnaqte sa mė shumė tė ftuarit.Njėri nga dasmorėt, pėr ta ngacmuar, i thotė tė zotit tė dasmės:

- A ke raki qė tė na ngopėsh tė gjithve, o i zoti i shtėpisė! Se me keto shishe tė vogla qė na ke nxjerrė, nuk mjaftojnė as pėr tu fėrkuar.

I zoti i dasmės, duke e marrė edhe si shaka, por edhe si tė vėrtetė, nuk foli. Shkoi nė dhomėn tjetėr, mori dy tramyzana me raki dhe i vuri nė dhomėn ku ishin dasmorėt, duke i thėnė bashkėfsahatarit qė e ngacmoi:

- Kam raki unė, jo sa tė ngopeni ju, por tė punojė hidrocentrali i fshatit 24 orė rrjesht"!

Kėshtu edhe puna e gazetės. Ftera ėshtė "rakia" e gazetės. Fterra ėshtė 600 vjeēare, sa e njohim deri tani. Individėr ndėrrojnė jetė, por fshati jo. Ndaj sa tė jetė Fterra e sa tė jenė fteriotėt dhe gazeta "Fterra jonė" mund tė dalė. Kjo ėshtė dhe dėshira e gati tė gjithė bashkėfshatarėve dhe dashamirėsve tanė kudo qė janė.

Agron XHAMA

Nr.4 - tetor 1997

axhemshkurti.jpg
Axhem Shkurti

  PĖR TĖ NDIHMUAR SADOPAK QEVERINĖ E
FAN NOLIT

Rreth viteve 1922 babi im Axhem Seit Shkurti me bashkėfshatarin e tij, Ago Dusha, kishin vajtur pėr tė punuar nė xhandarmėrinė e Pėrmetit. Atje punuan rreth dy vjet deri nė vitin 1924. U lindi njė ide e u larguan nga kjo xhandamėri dhe u nisėn drejt Tiranės pėr tė ndihmuar Qeverinė e Fan Nolit.

Gjatė rrugės pėr nė Tiranė nė afėrsi tė Kuēovės, nė fshatin Kozare, u ndeshėn me forcat zogiste. Atje fanolistėt u munduan tė qetėsonin palėn kundėrshtare, se ne jemi vėllezėr e armėt nuk duhet tia kthejmė njėri-tjetrit, jemi tė gjithė shqipėtarė.

Por pala kundėrshtare nuk dėgjoi dhe hapi zjarr. Gjatė dyluftimit ngelėn tė vrarė dhe tė plagosur katėr Fanolistė dhe 17 zogistė.

Axhemi dhe Agua me tė mbėrritur nė Tiranė, u futėn nė shėrbim pranė hotel "Kursal", ku do tė formohej qeveria e re e Fan Nolit pėr ti shėrbyer sadopak kėsaj qeverie. Nė kėtė hotel shėrbyen 15 ditė, mandej u larguan pėr nė fshatin e lindjes Fterrė.

Babai pas njė kohe u kthye pėrsėri nė Pėrmet pėr tė vazhduar punė, por qeveria e Zogur, si Fanolist qė ishte babai, nuk e pranoi mė nė punė. Kėshtu ai kthehet pėrsėri nė Fterrė.

Imer SHKURTI

Nr.4 - tetor 1997

halilhizmo.jpg
Halil Hizmo

  ME URTĖSI E DREJTĖSI KANĖ MBROJTUR TĖ DREJTAT E TYRE

Historikisht fteriotėt janė vlerėsuar si njerėz tė dijes e tolerantė. Kanė bashkėjetuar nė mirėkuptim dhe me fshatrat fqinjė si Kuēin, Borshin, Ēorrajn, etj. Me kėto fshatra janė bėrė dhe krushqi, na lidhte gjeografia, historia, psikologjia, kultura e tradita. Ēdo problem, odo mosmarrėveshje ėshtė zgjidhur sipas ligjeve tė kohės dhe me traditėn e mirė popullore.

Ishte koha e Turqisė. Ēobanėt e Kuēit e shtynė pak nga pak kufirin me Fterrėn nga Qfa e Dėrrasės nė Bregun e Ēerricės. Ngritėn kasolle, nome, vendosėn bagėtitė dhe filluan tė punojnė arat pėr tė shtuar kullotat padrejtėsisht. Kėshtu vepruan edhe barinjtė e Borshit tė Vjetėr qė shtynė kufirin nė Qafėn e Shethanasit, lartė nė Hamuriqe nė Hallamėma, maja e Balashit e Fonicė.

Isa Hizmua ishte profesor nė Fakultetin e Drejtėsi-Teologji nė Stamboll. Idriz Hizmo kėrkoi mendim juridik pėr kėto ngjarje nga Isai.Isai udhėzoi se kėto probleme zgjidheshin nė rrugė ligjore duke e drejtuar tek gjykatėsi i Gjirokastrės. Kėshtu u hap gjyqi duke paraqitur dėshmitarė tė fshatrave fqinjė, si Alikajt e Kopalajt nga Ēorrajt e Hizmajt e Borshit, Lelajt e Kuēit etj. tė cilėt dėshmuan realisht kufijtė e Fterrės, pasi edhe ata kishin kullotur nė kėto toka duke paguar pronarėt e vėrtetė tė kėtyre kullotave qė ishin fteriotė. Gjyqi e vėrtetoi kėtė.

Pėrpjekjet e Rakip Gėdos, Shahin Brinjės dhe Idriz Hizmos, nė rrugė ligjore bėnė qė tė vendosen kufijtė realė qė ka edhe sot Fterra me kėto tė dy fshatra.

Halil HIZMO

Veteran

Nr.4 - tetor 1997

Enter supporting content here