ft22222222.gif

Nr.15 - gusht 1999

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

icoricol.jpg

FTERRA NA PRET

Nė ato takimet e zakonėshme me fteriotėt nė kafe "Manastiri", u hap biseda pėr njė takim tė mundshem tė fteriotėve me rastin e 570 vjetorit tė dokumentit tė parė tė Fterrės. Njė copėz e vogėl e kėsaj bisede u botua nė numrin e muajit prill tė gazetės "Fterra jonė". Menjėhere filluan reagimet e fteriotėve Kryeplaku i fshatit, Teno Lona, dėrgon njė letėr: "FTERRA JU PRET, Madje jo vetėm fton me mjaft dashamirėsi, por dhe janė preokuptuar se si do tė bėhet kjo festė, kanė menduar, kanė biseduar dhe janė duke u organizuar qė gjithėēka tė shkojė sa mė mirė. Deri edhe pėr vend parkimin e automjeteve, pėr vendin e takimit e tė drekes, pėr strehimin e gjithēka tė nevojshme,qė festa tė kalojė sa mė bukur.

Faleminderit Fterra jonė, edhe ne do tė vijmė! U ngrit komisioni i Tiranės me kryetar Dilaver Shkurtin, u diskutua e u pėrfundua programi. U ndanė detyrat, filluan tė merren masat qė nga ato mė tė thjeshtat e deri tek organizimi i transportit, i cili ėshtė mė i vėshtiri.

Sa bujarė janė fteriotėt! Dhe kėtė ata e kanė treguar jo vetėm pėr bashkėfshatarėt e tyre qė mezi presin ti kenė midis tyre, por edhe kushdo qė ka shkuar ose shkon nė Fterrė e ka provuar kėtė mikpritje. "Muaj mė parė, na tregonte njė djalė nga Fterra, qė as ka lindur e as ėshtė rritur nė Fterrė, duke shkuar nga Tirana pėr nė Sarandė, vendosa tė kaloj nga Vlora, nė Kuē e nė Fterrė. Shkoj tek shtėpia jonė. Unė atė e di ku ėshtė, se kam qėnė njė herė i vogėl nė Fterrė dhe e kam parė edhe nė vidio qė e kemi nė shtėpi. Ulem tek shkallėt e shtėpisė. Atje vjen njė i moshuar dhe mė thotė: "Pse rri kėtu ?! Hajde tė shkojmė nė shtėpi, se e kam kėtu afėr. As mė njihte e as e njihja. Dhe unė shkova. Sipas zakonevet tona, mė qerasi me raki, arrė, kafe e mbi gjithėēka me njė bujari tė jashtėzakonėshme. Dhe pastaj u njohėm ne njeri-tjetrin. Kjo mė ka mbetur nė mendje, njerėz qė jetojnė me njėmijė halle , tė peresin me aq pėrzemėrsi. Ky ishtė Jonuz Zhupa. Dhe tė tillė janė tė gjithė fteriotėt.

Dhe vėrtėt, sa e sa histori kanė Fterra e fteriotėt me kalimtarė tė rastit, krejt tė panjohur, qė i kanė kthyer pėr tė bujtur nė shtėpitė e tyre. Sa histori tė tilla tregohen pėr Ismail Bezhanin, Shaqo Mitėn, Bastri Dautin, Hamza Mehmetin, Muhedin Haderin, Nexhip Dautin, Sherif Lonėn, e sa e sa tė tjerė, qė po ti pėrmendim tė gjithė nuk do tė mjaftonte kjo gazetė. Sa mirė na vjen kur kudo dėgjojmė fjalė tė mira pėr Fterrėn dhe fteriotėt dhe kėtė e thonė me ēiltėrsi, se fteriotėt kanė vetėm mirėsi, se fteriotėt e duan njeri - tjetrin, e duan shokun, e duan dhe e respektojnė mikun, e duan, e kujtojnė dhe e respektojnė vendlindjen, asaj i kanė kushtuar shumė kėngė, shumė bejte, shumė shkrime, asaj i kushtuan edhe njė gazetė, "Fterra jonė", pėr tė njohur mė mirė historinė, arsimin e kulturėn, ata qė i kanė dhėnė emėr Fterrės, por dhe njerzit e thjeshtė e tė dashur, pėr tu njohur mė mirė e pėr tė qėnė mė pranė njeri-tjetrin.

Fterra na pret ne, bijve tė shpėrndarė nė tė katėr anėt e vendit, si dhe jashtė Shqipėrisė, na pret ne qė e duam aq shumė, qė nuk e harrojmė nė tė mira e hidhėrime. Edhe ndonjėri qė pėr arsye tė ndryshme nuk do tė mund tė vijė, edhe ai atė ditė me zemėr e mendje do tė jetė atje, nė Fterrė, atje ku ajo do tė presė bijtė e saj.

Guro ZENELI

Agron XHAMA

Nr.15 - gusht, 1999

fterra33.jpg

DUKE GJYKUAR MBI TOPONOMINĖ E

FSHATIT TONĖ

Nė historikun e fshatit tonė, Fterrė, tė punuar me kompetencė nga bij tė fshatit, jane hedhur hipoteza pėr lashtėsinė e kėtij fshati, mbėshtetur edhe nė burime gojėdhėnore dhe interpretime tė toponimeve tė ndryshme. Me dėshirėn e mirė po paraqes edhe unė disa tė dhėna tė toponimeve tona, nė referencė tė disa tė dhėnave historike.

Qysh nė vėshtrimin e parė tė tė bėn tė mėndosh vetė emri i fshatit Fterrė dhe i lagjeve tė tij: Gjon-fterra, Llesh, Nikaj etj. Tė dhėna tė tilla flasin pėr fshat me origjinė tė lashtė, themeluar nga Gjon Fterra, mbiemrin e tė cilit e ka fshati dhe far e fisi : Llesh, Nikė etj.

Ky gjykim pėrforcohet kur shikon njė mori emrash tė tjerė tė kulturės qė lidhet me besimi katolik nė toponimet e fshatit si : Qafa e Pjetre (e Pjetrit), e Fonicės, e Gjesh-Nikoshit, e Thoma Lleshit, apo ara e Luk-shtave, e Gjo(n)-Lige, e Gjo(n)-Plakės, e Gjo(n)-Lagje, e Gji(n)-Lazrit,e Gjin-Alisė, e Gji(n)-Pogave, e Konji-Lleshit, e Gjo(n)-Zenikut, bregu i Gji(n)-Lazrit, apo shpella e Gjo(n)-Lekės, lumi i Duk-Hilės, pėrroi i Gjon-Marėzės, guri i Gjik-Novės etj. etj. Kjo toponomi tė krijon idenė sikurt je nė njė fshat romak.

Nė toponimet e Fterrės gjenden edhe shumė emra tė besimit ortodoks, si: Shėn-Thanasi, Mėrtiraj, Qafa e Qishės, Shtegu i Dhimos etj.. Por dihet se prejardhja e krishtėrimit ortodoks ėshtė mė e vonė. Edhe mė vonė pas besimit tė krishterė, vijnė emrat e besimit mysliman prandaj. Prandaj pėr tė gjertur origjinėn e fshatit Fterrė, duhet pėrqėndruar vemendja nė tė dhėnat historike qė kanė tė bėjnė me romanizimin e fiseve ilire.

Duke mos gjetur ndonjė referim shkencor direkt, spjegimi i tė dhėnave tė toponomisė, mund ti referohet anallogjisė nė fiset e tjera ilire tė Shqipėrisė sė Jugut, siē janė disa fshatra tė Gjirokastrės dhe Pogonit, Frashėri i Pėrmetit, Gramozi i Kolonjės, Voskopoja dhe fshatra tė tjera tė Korēės, disa fshatra tė Beratit, tė Lushnjės e tė Durrėsit. Duke studjuar historinė e tyre, historianėt J.B.Ėace dhe M.S.Thomson i konsiderojnė ato autoktonė tė romanizuar. Ndėrsa historiani Miron dhe Kostinin, i konsiderojnė me prejardhje romnake. Kėtė mendim e shpreh edhe historiani Jorga me pak ndryshime.

Nafiz BEZHANI

Nr.15 - gusht, 1999

shkollanxenes.jpg
Viti shkollor 1942-1943

KUJTIME NGA NJE FOTOGRAFI E RRALLE

Kujtimet e fėmijėrisė lenė gjurmė tė pashlyera. Po ato ridalin e freskohen kur shikon ndonjė fotografi tė kohės. Kėshtu mė ndodhi dhe mua me fotografinė e nxėnėsve tė shkollės sė fshatit, e bėrė nė fillimet e viteve 40, e qė tani e kemi tė gjithė si kujtim nga Muzafer Korkuti, qė e shumfishoi dhe e shpėrndau para disa vjetėsh te tė gjithė shokėt.

Ja, shikojeni fotografinė. Ėshtė bėrė para gati 60 vjetėve! Nuk e di nga kush. Shikojeni e njihni veten tuaj e tė afėrmit ju qė tani jeni tė moshuar e pensionistė. Shikoni dhe ju mė tė rinjtė prindėrit e ju nxėnėsit e shkollave gjyshėrit dhe gjyshet tuaja. Shikoni aty, nė krye. Janė mėsuesit e nderuar Hiqmet Dusha e Mihal Kopali. Ti kujtojmė e ti nderojmė me respekt. Po pa vėreni edhe nė rreshtin e parė. Besoj do tė jenė tė rrallė ata qė do ti njohin

ēunakėt mė tė rinj tė shkollės Besim Elezi, Agron Xhama, Muzafer Korkuti, Gėzim Dusha e tė tjerė. Shikoni dhe rreshtin e dytė, ku radhiten disa vajza, dhe nė rreshtin e tretė dhe mė lart. Ndėrmjet tyre dallojmė Gjuzide Korkuti, Tefta Kofina,..

Po nuk janė pak qė ti pėrmendim tė gjithė, se bėhen 64 nxėnės, tė klasave e moshave tė ndryshme, tė etur pėr tė mėsuar, me ndjenjėn e patriotizmit nė zemėr, me dashurinė pėr atdheun.

Ėshtė mėsues Hiqmeti, nė radhė tė parė, qė e shndėrroi kėtė shkollė nė njė vatėr tė qėndresės antifashiste, qė mė 28 Nėntor 1942 organizoi me nxėnėsit shkeljen e flamurit fashist dhe ngritjen e flamurit tonė kombėtar, ja, me kėta nxėnės qė shihni nė fotografi.

Me dhjetra prej tyre vazhduan shkollat e larta, deri universitete e shkolla jashtė shtetit. Sot janė tė nderuar nė profesionin e tyre, me tituj e grada tė larta shkencore. E, megjithatė, tė gjithė sė bashku, kujtojmė me respekt mėsuesit e asaj kohe, Hiqmet Dusha e Mihal Kopali, nderojmė kujtimin e atyre shokėve e shoqeve qė tashti nuk janė mė, kujtojmė prindėrit tanė arsimdashės dhe na mbushet zemra me krenari pėr fshatin tonė tė bukur, qė e ka patur dhe e ka nė gjak mėsimin e diturinė, trimėrinė e bujarinė.

Me kėtė rast, duke qenė nė prag tė vitit tė ri shkollor, urojmė mėsuesit e nxėnėsit e fshatit, si dhe mėsuesit e nxėnėsit fteriotė kudo qė janė, qė ta fillojnė mbarė e ta mbyllin me sukses edhe kėtė vit shkollor. Qoftė i mbarė nė gjithė jetėn e punėn e fteriotėve e tė gjithė shqiptarėve, brenda e jashtė kufijve shtetėrorė.

Bardhyl Xhama

Nr.15 - gusht, 1999

 
 

KONFERENCA E ARSIMIT NĖ LIPĖ TĖ PĖRMETIT

Mė 29 gusht deri mė 2 shtator 1944 nė fshatin Lipė tė Pėrmetit u zhvillua Konferenca Arsimore e Qarkut tė Gjirokastrės. Nė kėtė konferencė morėn pjesė 140 delegatė, qė pėrfaqėsonin tė gjitha krahinat e qarkut tė Gjirokastrės, kryesisht arsimtarė nga zonat e ēliruara dhe repartet pasrtizane.

Ndėrmjet delegatėve tė tjerė, nga Fterra morėn pjesė Lame Xhama, Xhevdet Kofina, Ismet Elezi, Rait Braho dhe unė. Udhėtimin nga Fterra nė Pėrmet e bėmė duke kaluar nga njera zonė e ēliruar nė tjetrėn, nė mėnyrė qė tė mos ndesheshim me forcat gjermano-balliste. Nga Kurveleshi kaluam nė Labovė, malin e Ēajupit, Zagorie, Mali i Dhėmblanit dhe zbritėm nė Lipė tė Pėrmetit. Konferenca ishte organizuar nė mėnyrė shembullore. Atė e drejtonte Kadri Baboēi, atėhere Kryetar i Kėshillit Antifashist tė Qarkut tė Gjirokastrės dhe pėrshėndeti nė emėr tė Komitetit Antifashist Nacionalēlirimtar, Sejfulla Malėshova.

Vendimet e konferencės drejto-heshin kundėr shkollės sė vjetėr, pėrca-ktonin drejtimet e politikės sė re arsimore nė shkollat qė do tė hapeshin nė zonat e ēliruara, tė luftės kundėr analfa-betizmit etj.

Ne zbatim te detyrave te kėsaj konference, mė 5 tetor 1944 u mblodh nė Fterrė komisioni i arsimit pėr Kurveleshin e Poshtėm, Bregdetin dhe Rrėzomėn. Nė kėtė komision morėn pjesė Lame Xhama dhe Xhevdet Kofina

Delegatėt e Fterrės u ngarkuan me detyra tė veēanta qė tė organizonin hapjen e shkollave jo vetėm nė Fterrė, Ēorraj, Kuē, respektivisht nga unė, Sirri Bezhani, Rait Braho, por edhe nė krahina tė tjera si nė Rrėzomė nga Ismet Elezi, nė Bregdet nga Lame Xhama etj.

Dilaver SHKURTI

Nr.15 - gusht, 1999

profesoret2.jpg
Profesoret tane

BIJ TĖ FTERRĖS SONĖ -

PROFESORE TĖ SHQUAR TĖ SHQIPĖRISĖ

Mund tė duket e pabesueshme, qė nga njė fshat i vogėl, i cili po thuaj nuk i ka kaluar tė 100 shtėpitė, tė kenė mbaruar shkollat e larta rreth 300 bij tė tij nė njė periudhė 70-80 vjeēare tė kėtij shekulli. Tradita pėr arsimin ėshtė krijuar herėt. Qė nė shekullin e 19-tė gati ēdo derė kishte njė djalė nė kurbet, disa studionin pėr teologji e drejtėsi, disa shėrbenin nėpunėsi. Edhe nė gjysmėn e parė tė kėtij shekulli janė tė pėrmėndur mėsuesit e parė tė gjuhės shqipe tė Fterrės Selim Gjonika , Neim Zani, Lame Xhama e Xhevdet Kofina me shumė tė tjerė.

Por nė gjysmėn e dytė tė kėtij shekulli, pėr fteriotėt pati njė zhvillim arsimor tė dukshėm. I bie qė nė ēdo familje aktive tė jenė 1-2 vetė mė shkollė tė lartė. Midis tyre janė shquar rreth 50 studiues spe-cialistė tė fushave tė ndryshme.

Por nė kėtė shkrim duam tė theksojmė pak, pėr ata qė duhen thėnė shumė, pėr pesė profesorėt tanė, bij tė Fterrės sonė, qė u bėnė tė shquar pėr gjithė Shqipėrinė. Secili ka vlera tė veēanta, secili ėshtė i shquar nė fushėn e tij, secili i ka dhėnė vlera shkencės Shqipėrisė, secili ėshtė vėnė pėrkrah kolegėve deri nė nivele ndėrkombėtare. Tė pesė janė bėrė autoritet mėsimor, autoritet shkencor, autoritet kombėtar, deri pėr universitete e institucione shkencore tė Perėndimit.

Dija e tyre ėshtė kthyer nė pasuri pėr shoqėrinė. Thelbi i diturisė sė kėtyre fteriotėve citohet jo vetėm nė universitetet shqiptare, por edhe nė disa universitete tė huaja nė Evropė e Amerikė. E jo vetėm Ismeti, por edhe Besimi , Muzaferi, Sezaiu e Hamleti. Nė Prishtinė kanė dhėnė leksione pėr disa vjet. Dhe qė kur janė hapur shkollat e larta nė Shqipėri vazhdojnė tė pėrhapin dituri nė breza tė tėrė studentėsh. Fjalėt e tyre tė mėnēura janė bėrė tė dobishme pėr progresin.

*** 

Ndjen krenari kur mėson se Ismet Elezi, fterioti e njeriu ynė, ėshtė bėrė shkencėtar i drejtėsisė shqiptare, erudit nė jurisprudencė dhe Njeriu Ndėrkombėtar nė vitin 1998, duke u radhitur kėshtu pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė shekullit 20-tė pėr gjithė Botėn. Mund tė thuash shumė pėr vlerat e tij mėsimore pėr 50 vjet pa ndėrprerė nė Universitet. Mund tė flasėsh me admirim qė dhe tani nė moshė madhore vazhdon punėn shkencore. I nisi studimet shkencore nė Leningrad nė 1946-51. Ka hartuar 15 monografi e mbi 80 artikuj shkencorė. Vepėr madhore ėshtė "E drejta Penale e Republikės sė Shqipėrisė". E shquar ėshtė "E drejta zakonore e Labėrisė nė planin krahėsues", dhe "E drejta zakonore shqiptare". Me kryeveprėn e tij "Mendimi Juridik Shqiptar", me rreth 500 faqe qė doli kėto ditė nga botimi, Ismeti ynė i ditur, hapi rrugėn pėr ndėrtimin e enciklopedisė juridike shqiptare, duke i dhėnė njė kontribut tė madh drejtėsisė dhe kulturės kombėtare.

***

Dy vėllezėr nė njė derė, Ismeti nė drejtėsi dhe Besimi Elezi nė mjėkėsi. Besimi ėshtė cilėsuar "Yll i kirurgjisė shqiptare. Janė bijt e xha Tahsinit tė mėnēur tė lidhur ngushtė me Fterrėn dhe fteriotėt. Besimi, megjithėse i larguar nga Fterra qė nė moshėn 12 vjeē dhe pėr gati 50 vjet jeton nė Tiranė, pėrsėri vendlindjen e ka shumė tė dashur. Madje, siē pohon ai, Fterra pėr tė ėshtė "copėza mė e dashur e Atdheut". Fterra sipas profesor Besimit ka zakone e doke homerike. Kėtu nė Fterrė i lindėn ėndėrrat e shpresės pėr jetėn, pėr dijen. Dhe sot po mori vesh se vjen ndonjė fteriot i sėmurė, i ngjallet interes i veēantė, pleksur me emocione. Amanetin e Babait nuk e harron. E bėn kėtė se dhe ėndėrra pėr mjek i ėshtė nxitur nga dhėmshuria e fshatit pėr ndihmė mjeksore, pėr arsim e kulturė nė pėrgjithėsi. Jetėn ia ka kushtuar kirurgjisė. Nuk e ndėrroi pisturinė edhe kur e thirrėn pėr pushtet tė lartė. Instensiteti i punės shkencore ka qėnė e mbetet i pėrhershėm. Ndofta nuk ka ditė pune tė mos bėjė njė e mė shumė operacione. Ishte para disa vitesh. Unė i ndėrhyra pėr njė shok timin qė ta operonte me kujdes. Po e dini si mė tha Besimi? Kryesorja ėshtė tė vijė nė duart e mia. Cilėsinė mos e kij merak, se dhe bagėti po futa nė dorė, unė nuk i turpėroj kėto duar, e jo mė nė trupin e njeriut. Por ēėshtja ėshtė se kam shumė ngarkesė dhe nuk i marr dot tė gjithė.

Vazhdon pėr vite tė tėra shef i departamentit tė kirurgjisė tė spitalit universitar dhe kryetar i shoqatės sė kirurgėve. Por Besimi ynė ėshtė dhe anėtar permanent i Komitetit tė Euro-kirurgjisė dhe kolegjit ndėrkomnbėtar tė kirurgjisė. Tėrė jetėn e ka dashuruar punėn. Dashuri pėr punėn u uron edhe fteriotėve. Uron njėkohėsisht dhe solidaritet pėr njėri-tjetrin, uron shpirtgjėrėsi, uron vizion tė gjėrė kulturor e njerėzor. Uron vetėm tė mira.

*** 

Vlerė i ka dhėnė mjekėsisė edhe profesor Sezai Braho, veēa-nėrisht si element peda-gogjik, qė nga viti 1963, pėr 36 vjet pandėrpre-rė. I rriti vlerat studiimore me specializimet e tij nė Francė, Itali e Rumani. Si rezultat i punės disa-vjeēare, nė vitin 1993 fiton titullin e lartė: Profesor nė mjekėsi nė shkencėn e farmakologjisė. Ka hartuar 9 tekste universitare dhe 8 monografi e mbi 100 artikuj shkencorė, brenda e jashtė vendit. Meritė tė veēantė ka Sezaiu ynė nė themelimin e institutit tė mjekėsisė popullore. Niveli i lartė shkencor e ka bėrė fteriotin tonė Sezai, tė drejtojė deri dhe konferenca shkencore tė shėndetėsisė. Shquhet dhe si redaktor cilėsor i shumė referateve shkencore. Ėshtė dalluar dhe si organizator nė drejtimin e katedrės pėr disa vjet e tė shefit tė sektorit shkencor tė fakultetit tė mjeksisė. Fteriotėt e kujtojnė Sezaiun edhe pėr vizitat e mjekimet qė ka bėrė bashkėfshatarėve sa herė qė vinte nė Fterrė.. Madje nuk lė papėrmėndur dhe pritjen e lindjeve. Dy nėnat tona, Bullė Ilja dhe Nėnė Hatemja, si mami praktike nė Fterrė, kur lindi nusja e Sherifit, para disa vjetėsh mė thirrėn dhe mua, tregon Sezaiu. E unė bashkė me to pritėm lindjen. Sezaiun e kujtojnė edhe auditorėt e studentėve nė Prishtinė. Gjurmė kanė lėnė mendimet e tij nė dhjetra konferenca shkencore, kombėtare e ndėrkombėtare

***

Kur shkuam nga Prishtina nė Shkup, tregoin Sezaiu, vizituam njė muze historik. Ciceroni na tha pėr njė objekt se ishte i shekullit tė 4-tė. "Ndofta jo, - i thotė Muzaferi, kjo duhet tė jetė 100 vjet mė pėrpara.

- Ke tė drejtė, pranoi historiani- ciceron. Ndėrkaq, profesor P.Kokalari thotė: kur flet njė fteriot, lėviz njė shekull. Ky ėshtė Muzaferi ynė, shkencėtari i shquar i arkeologjisė shqiptare. Ka 37 vjet qė kryen studimet nė arkeologji dhe nė prehistorinė shqiptare. Me dashuri dhe pasion filloi shkollėn fillore nė Fterrė, me dashuri e pasion vazhdoi universitetin nė Tiranė.

- Si i hyre shkencės ?, e pyeta.

- Kur mbarova universitetin, ndjeva se mund tė bėja diēka, mė thotė me qetėsi. Me vullnet e kėmėngulje iu hap syri shkencor. I dashuroi gėrmimet arkeologjike qė nisi qysh student nė Apolloni, tė cilat nuk i ka ndėprerė pėr 41 vjet. Dhe kėto ditė, atje ėshtė, nė krye tė ekipit me 14 shqiptarė dhe 12 amerikanė, qė bėjnė bashkarisht gėrmime. Cilėsohet si vullnetfort. Ka akumuluar kulturė dhe ka pėrpunuar mendim shkencor nė disa vepra tė tij pėr neolitin dhe eneolitin.

Vepra madhore e tij, rezultat i njė pune 15-20 vjeēare, ėshtė botuar nė Universitetin 600 vjeēar tė Heidelbergut nė Gjermani, me 280 faqe e 210 tabela, qė pėrdoret nga bibliotekat shkencore nė Evropė e Amerikė. Problemi mė i komplikuar ėshtė konkluzioni pėr origjinėn ilire dhe njė shtresė apo komponent para-ilire nga njė tėrėsi mesdhetare. Kjo tezė ėshtė njė rezultante shkencore. Pėr konkluzionet e tij shkencore, citohet nga disa shkencėtare, si nga anglezi Ėillks dhe amerikani Edvin Jacke. Me vlerė tė veēantė ėshtė dhe studimi qė bėjnė nė Konispol nė bashkėpunim me studiues amerikanė tė Universitetit Teksas.. Dhe projekti 2 nė 1996-99 nė Apolloni - Bylis ka vlera tė mėdha.

Tashmė arkeologu Muzafer ka pėrdorė me sukses jo vetėm metodėn tradicionale, por edhe kėrkimet sipėrfaqėsore intensive, metodat bashkėkohore amerikane. Muzaferi, sė bashku me Neritan Cekėn, janė arkeologė tė parė pėr arkeologjinė shqiptare nė kėtė shekull. Nė se dy tė shquarit e historisė janė Aleks Buda dhe Kristo Frashėri, nė arkeologji janė Muzaferi dhe Neritani. Mendimi shkencor i M.Korkutit ėshtė ēmuar dhe nė universitetet perėndimore si nė Francė, Gjermani, Itali, Greqi e nė SHBA-Teksas.

- Me dy gjėra jam dashuruar nė jetė, e mbyll bisedėn Muzua ynė i mirė, me arkeologjinė dhe me Adelinėn time.

***

Tradita ėshtė e ēmuar. Lumthi kush e ka atė. Ai qė nuk e ka duhet ta krijojė. Refiku ishte me kulturė. Kishte mėsuar disa gjuhė tė huaja: anglisht, arabisht dhe italisht. Kėtė edukatė ia transmetoi dhe tė birit, Hamletit. Dhe Hamleti e ēoi atė mė pėrpara. Pėrvetėsoi me cilėsi disa gjuhė tė huaja. U bė profesor i Anglishtes dhe gjermanishtes. Gjermanishten e pėrvetėsoi nė Laipsig pėr tre vjet, anglishten nė Unuversitet nė Tiranė. Njė pasuri shkencore ėshtė fjalori gjermanisht-shqip me 82 mijė fjalė nė dy volume, botiar nė Gjermani - Harrassoėitz mė 1996, me bashkautor Ali Dhrimon, gjithashtu profesor. Pasuri pėr kulturėn universitare ėshtė dhe libri i tij "Historia e popullit anglez", e shitur dhe nė Londėr. Me vlera ėshtė dhe teksti "Zhvillimi historik i gjuhės angleze". Monografia "Sistemi nyjor nė shqipen dhe anglishten e nė gjuhė tė tjera indoevropiane" e ka vendosur Hamletin nė radhėn e gjuhtarėve indoevropianė. Me vlera janė dhe 7 tekstet shkollore pėr gjuhėn angleze.

Profesor Hamleti ėshtė jo vetėm gjuhėtar. Por dhe pėrkthyes cilėsor. Ka bėrė disa pėrkthime. Mė i njohur ėshtė pėrkthimi nga anglishtja "Koha moderne", dhe i disa librave nga shqipja nė gjermanisht, etj. Edhe vepra "Epir" e profesorit anglez Hamond, nė pesė vėllime, ėshtė pėrkthyer nga Hamleti ynė. Ėshtė shquar Hamleti dhe si organizator i mirė i orės sė mėsimit, si pedagog e profesor me nivelin e dhėnies sė gjuhėve tė huaja, si shef katedre e zv/dekan, si themelues i katedrės sė anglishtes, si kryetar i kėshillit shkencor e si udhėheqės shhkencor. Specializimet pėr gjuhė tė huaja nė Francė, nė Angli, Gjermani, Kinė, Amerikė etj. e kanė vėnė Hamletin nė ballin e gjuhėtarėve. Traditėn e gjuhėve tė huaja e ka ēuar dhe te Enida dhe Ergysi, te fėmijėt e tij shėmbullor. Por meritė pėr kėtė ka dhe Sasha e mirė e Hamletit, bashkėshortja e tij me kulturė, pedagoge e anglishtes pėr vite me radhė.

Nuk mund tė lėmė pa pėrmėndur kėtu edhe Shefki Mitėn, pėr tė cilin dimė vetėm se ka qėnė profesor i filozofisė nė Filadelfia nė SHBA.

***

Ja, kėta janė me pak fjalė 5 profesorėt tanė, bij tė shquar tė Fterrės sonė. Gjithēka e kanė fituar me djersė, me punė tė pastėr e tė drejtrė, me vullnet tė fortė, me zell tė pandėrprerė, me sedėr tė lartė pėr tė arritur secili nė titullin Profesor. Me ta nderohet Fterra. Me ta krenohet shkenca shqiptare nė drejtėsi, nė mjekėsi, nė arkeologji e gjuhėsi. Dija e tyre ėshtė pasuri kombėtare. Shėmbulli i tyre ėshtė i bukur dhe pėr brezat qė vijnė. Ne i nderojmė dhe respektojmė.

Guro ZENELI

Nr.15 - gusht, 1999

refikfamilja.jpg
Refik Bezhani dhe familja

BĖMĖ O BABĖ, TĖ TĖ NGJAJ

Njė ngushėllim i veēantė te njerėz me kulturė e mirėsi

Kur Refiku, i mirėnjohur nė fshat e nė fqinjė, madje deri nė shkallė vendi, ndėrroi jetė, nuk mbeti fis, mik e i njohur pa shkuar nė familjen e tij pėr ngushėllim. Dhėmbje ndjenė tė gjithė. Dhėmbje ndjeu veēanėrisht Fterra jonė, se Refiku i pat shėrbyer me gjithėēka mundi fshatit tė vet. Por i theri zemra veēanėrisht Ismetit, se Ismeti e kishte dhe fis, por mė shumė ishin shok e miq jete me njėri-tjetrin. Vetėm orėt e gjumit dhe orėt e zyrės i ndanin. Bisedat e tyre nuk shternin pėr asnjė moment. Gurrė bisedash ishte Refiku. Dhe ato kishin brenda dhe mėnēuri, dhe filozofi, dhe bukuri njerėzore.

Mendja dhe virtytet e Refikut ishin tė gjera. Shpirtin e kishte flori, se tė tillė e kishte genin, por dhe tė tillė e kultivoi veten deri sa u bė i mirėnjohur duke lėnė pas veprėn e Njeriut-simbol. Ndaj Ismeti u pikėllua nė zemėr pėr Refikun. Ndaj Ismeti, pasi i vajti nė ceremoninė e lamtumirės, nuk shkonte dot mė nė shtėpinė e bezhane, por priste nė elezaj ngushėllime pėr humbjen e mikut tė jetės, Refikut tė shtrenjtė.

Dhe kaluan ditė ... Rabua, e shoqja e Refikut, e dinte kėtė. E dinin edhe tė katėr djemtė e Refikut. Ndaj, pasi pritėn tėrė shoqėrinė e miqėsinė e familjes Bezhani, njė ditė u bėnė tė katėr vėllezėrit bashkė: Hamleti, Petriti, Edipi, Mensuri. Dhe vėrtet qė dhėmbja e tyre ishte e madhe, se kishin humbur babanė, kishin humbur Refikun e tyre, atė qė i kishte rritur e eduktuar sa mė mirė, qė i ndihmoi dhe mėbėshteti nė krijimin e jetės sė pavarur familjare e profesionale, por ndjenė edhe njė detyrim tė veēantė pėr mikun e parė tė Babit tė tyre, Ismet Elezin. Dhe tė katėr vėllezėrit bashkė vendosėn ti bėjnė njė vizitė nė shtėpi Xha Ismetit, siē i thonė ata.

Kur profesor Ismeti hapi derėn dhe pa katėr djemtė e Refikut, u mallėngjye e u pėrlot. Atij qė kishte ligjėruar vite tė tėra nė podiume konferencash, tani i ngriu fjala nė buzė.

- Erdhėm tė tė ngushėllojmė. Ne e kishim Baba, por edhe ti e kishe mik zemre, - tha Hamleti, si vėllai mė i madh. -Deshėm tė tė lehtėsojmė sadopak shpirtin tėnd, se kėshtu lehtėsojmė dhe veten. Edhė Nėnė Rabua, kėshtu na tha. Ecni te Ismeti, se ėshtė shumė i helmuar. Kishte pjesė tė madhe Ismeti te Refiku. Ismeti mė shumė lotoi se sa foli. Ky ishte njė ngushėllim i veēantė, i rrallė, qė e has po rrallė te njerėz me kulturė e me mirėsi, siē janė Hamleti, Petriti, Edipi e Mensuri. Ēfarė fisnikėrie! Nuk thonė kot : Bėmė babė tė tė ngjaj.

-

Guro ZENELI

Nr:15 - gusht, 1999

bilaldusha.jpg

BILAL DUSHA -

NJERI KURAJOZ DHE OPTIMIST

Ėshtė njerėzore dhe nė nderin e tė gjallėve, qė, sado vite tė kalojnė, ti kujtojmė me respekt ata qė kanė jetuar midis nesh e tashmė janė ndarė pėrjetėsisht, ndonse vetėm fizikisht. Veēmas ne fteriotėt dallohemi pėr trashėgiminė e pasur tė njė tradite tė prekshme edhe nė kėtė drejtim. Nė kėsi rastesh kujtimet na vijnė varg dhe emocionet na pushtojnė zemrat. Aq mė tepėr pėr Bilalin, tek i cili vitet e luftės dhe koha e gjatė qė kaloi nė detyrėn e rėndė tė kuadrit ushtarak kalitėn cilėsi e vyrtyte tė tilla morale, qė e bėnė tė nderuar e tė respektuar figurėn e tij dhe kujtimet pėr tė.

Bilal Dusha u lind nė Fterrė nė vitin 1926, nė njė familje me tradita atdhetare e luftarake. Ndaj dhe ai, si shumė djelmosha tė tjerė fteriotė, pasi pėrfundoi klasėn e pestė tė fillores ėndėrronte pėr tė vazhduar shkollėn mė lart. Por situata e luftės qė pllakosi nė fillim tė viteve 40, bėri qė ta kthente vėshtrimin nga jehona e saj. I mėkėmbur dhe edukuar nė mjedisin patriotik tė familjes e tė fshatit, vėllai i radhės, pas Hiqmetit, Bilali, megjithėse ende i parritur, u lidh shpirtėrisht e u aktivizua nė luftėn pėr ēlirim, qysh me fillimet e saj nė Fterrė. Veprimtaria e tij politik e luftarake nisi me pjesėmarrje nė aksionet e Ēetės "Fuat Mato" dhe me shumfishimin dhe shpėrndarjen e thirrjeve dhe komunikatave tė PKSH, anėtar i sė cilės tashmė ishte bėrė. Pėr aktivitetin e tij antifashist nė dhjetor 1943 u arrestua dhe u burgos nė Delvinė, nga ku nė shkurt 1944 u arratis, falė zgjuarsisė dhe shkathtėsisė sė tij.

Paskėtaj,Bilali, qė i kish hyrė me vendosimėri e pėrkushtim rrugės sė luftės ēlirimtare, u rreshtua nė radhėt e reparteve partizane: nė batalionin e Rinisė sė Qarkut, nė Grupin e Parė dhe mė pas nė Brigatėn e 16-tė Sulmuese. Kudo u dallua pėr guxim e trimėri, pėr qėndrueshmėri e vetmohim, aq sa nė Rrėzomė edhe u plagos rėndė. Nga spitali partizan, nė prag tė Operacionit tė Qershorit 1944, iku ende i pashėruar pėr tu gjendur pėrkrah shokėve nė vijėn e parė tė luftės. Pėr merita dhe aftėsitė e tij, Bilalit iu besuan detyra e pėrgjegjėsi nė sektorin politik aq sa, nė gusht 1944, u nderua duke u zgjedhur delegat nė Kongresin e I tė Rinisė Antifashiste Shqiptare nė Helmės.

Edhe pas ēlirimit tė vendit, deri sa u nda nga jeta, Bilali vijoi tė punojė dhe tė dallohet nė radhėt e Ushtrisė Popullore si kuadėr politik duke kryer detyra tė rėndėsishme dhe gjithėnjė nė ngjitje: komisar batalioni, regjimenti e brigate.

Edhe pse kalojnė vite figura e Bilal Dushės, do tė mbetet ashtu siē e skaliti dinamika e jetės: atėror dhe i kujdesshėm nė familje; serioz e i pėrkushtuar nė detyrė; korekt e me humor nė shoqėri, kurajoz e optimist nė jetė.

Bajram SADIKAJ

Nr.15 - gusht, 1999

Enter supporting content here