ft22222222.gif

Nr. 22 - tetor 2000

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

fterra3.jpg

Ē'MUND TĖ BĖJMĖ PĖR FTERRĖN TONĖ ?

- Le tė shfaqim dėshira e mendime se si e dua unė, ti, aiFterrėn tonė. Le tė bėjmė diēka. Tė mos qėndrojmė nė vend, as si individ, as si familje as si fshat.

Nė "parlamentin" e fteriotėve, nė lokalin "Shqipėria", pranė urės sė Dajtit nė Tiranė, tė dielėn e dytė tė tetorit, u shtrua pyetja: Ē'farė mund tė bėjmė pėr Fterrėn tonė? Kjo ėshtė dėshira e tė gjithėve. Diēka duhet bėrė pėr vendlindjen, aqė mė tepėr nė kėtė periudhė kur fshati ėshtė rrudhur, kur nė Fterrė kanė mbetur rreth 50 familje, me gati 130 veta nė moshė mbi 18-vjeē, sipas votimit pėr pushtetin vendor tė 1 tetorit, shumica janė tė moshės sė madhe.

Nė kėtė takim kishte ardhur dhe kryeplaku nga Fterra, Teno Lona, i cili nxiti debatin me gati 20 pjesėmarrės. U shfaqėn shumė dėshira. Mundėsitė, ndofta nuk janė pėr aq sa duam. Por, ama diēka mund e duhet tė bėhet.

Ėshtė shqetėsim mirėmbajtja dhe rregullimi i shtėpive tė familjeve qė janė larguar nga Fterra, dhe para vitit 1990, dhe ata nė kėto 10 vjetė e kėtej. Ėshtė mirė tė mos lejojmė mė tej prishjen e tyre, ėshtė mirė qė shtėpitė e fteriotėve tė mirėmbahen e tė rregullohen nė pėrshtatje me kėrkesat e kohės. Kėshtu, bie fjala, mund tė bėhet mė i mirė komoditeti dhe pėr fjetje dhe pėr ndenjie, duke qėnė mė i kohės dhe mė funksional. Edhe banjot mund tė bėhen nė tė gjitha familjet, sipas zhvillimit tė sotėm, sepse ajo ėshtė shprehje e kulturės tė vetė familjes. Kėtė e dinė mirė, veēanėrisht tė gjithė djemtė tanė qė janė jashtė shtetit. "Guri i babait", siē thotė populli ėshtė i dhėmshur. Sipas gjasave e kushteve, Fterra jonė mund tė bėhet njė fshat i vogėl turistik, nė mos shpejt nė njė tė ardhme jo tė largėt. Dhe atėhere vlera e shtėpive do tė rritet dhe interesi material do tė jetė me leverdi ekonomike.

Edhe pėr burimet nė Ixuar e nė Ngurrėz mund tė bėhet diēka mė shumė. Njerėz tė ditur kemi jo pak. Specialistė, gjithashtu kemi. Por nuk kemi para, do tė thotė dikush. Kjo mund tė jetė e vėrtetė. Por ama dituria dhe vullneti bėjnė gjithėēka. Edhe para, njė pjesė mund tė sigurohen, se gjenden dhe shtigje, thotė populli.

Edhe shkolla ėshtė njė problem mė vete. Vėrtet kėtė vit shkollor u bė diēka, u bė njė punė e mirė, por edhe ajo ka nevojė pėr mė shumė, si pėr procesin mėsimor dhe pėr rregulimin e saj.

Nė ēdo vend, nė qytet e fshat, kudo nė botėn e zhvilluar, objekti mė me vlerė qė ēmohet e ruhet me kujdesin zyrtar e qytetar, ėshtė muzeu. E patėm edhe ne nė Fterrėn tonė. Dhe e patėm tė mirė, pavarėsisht nga ndryshimet e plotėsimet qė i duheshin bėrė. Por tre katėr mendjeshkurtėr, me urdhėr injorant nga lartė, nė natėn e punėve tė liga, bėnė atė qė as duhej menduar, prishėn muzeun e Fterrės. Por ai ujė u derdh. Tani po piqet mendimi se duhet ribėrė. Dhe godinėn e ka fshati ynė. Problem ėshtė pėrmbajtja e tij, gjetja e materialeve pėrkatėse. Por s'ka asgjė tė pakapėrcyeshme.

Edhe historiku i Fterrės duhet ripunuar nga njė komision i caktuar me njerėz tė ditur, qė Fterra jonė i ka me bollėk.

Shprehje e kulturės ėshtė dhe kėnga e vallja. Fterra ėshtė shquar dhe pėr grupin folklorik, veēanėrisht nė 50-vjetėt e fundit, ka qėnė me emėr e qė ėshtė paraqitur me dinjitet nė disa festivale kombėtare nė Gjirokastėr. Por ama mungoi nė festivalin e kėtij viti. Talentet i ka. Vjershėtorin e talentuar e ka. Faktorėt e tjerė mund tė plotėsohen. Ėshtė nga traditat tona mė tė bukura.

Problemi i xhades ėshtė njė problem madhor. Megjithatė dhe pėr xhaden do bėrė mė shumė. Pėr kėtė i ėshtė bėrė edhe njė kėrkesė qeverisė, nė formė letre sqaruese. Kjo xhade, qė kur ėshtė hapur nė Luftėn e Parė Botėrore e deri nė vitin 1996, ka qėnė rrugė nacioinale. Ajo duhet tė bėhet pėrsėri e tillė. Xhadeja e asfaltuar do ta kthejė kėtė zonė nė zonė turistike dhe me lėvizje tė shumta. Fshatit tonė do t'i japė zhvillim.

Fterra, edhe rezervat gjuetie mund tė bėhet, se historikisht dhe sorkadhe mali ka patur kjo zonė.

Ja pra, kėto janė disa nga dėshirat e kėrkesat e shumė fteriotėve tanė. Mund dhe ka edhe dėshira tė tjera. Le t'i shfaqim edhe ato. Le tė fillojmė tė bėjmė diēka me sa tė mundim, por pa u kursyer.

Edhe duke menduar pėr Fterrėn tonė, edhe duke u sjellė mirė secili fteriot, edhe duke punuar mirė, edhe duke studjuar mė shumė, edhe duke thėnė njė fjalė tė mirė pėr Fterrėn e fteriotėt, pėrsėri mirė i bėhet edhe Fterrės dhe fteriotėve tanė, kudo qė janė, se kėshtu do t'i rritet dhe mė shumė, edhe emri i mirė, fshatit e njerėzve tanė.

Ndaj, le tė bėjė secili diēka tė mirė. Ne besojmė se kjo ėshtė tradita e dėshira jonė e mirė. Dhe po besove, do tė mendosh. Dhe po mendove, dhe diēka do tė bėsh. Pra, le tė bėjmė diēka, secili dhe sė bashku. Edhe gazeta "Fterra jonė" pėrpiqet qė me fjalėn e saj t'i bėjė vetėm mirė Fterrės dhe fteriotėve. Le tė mos rrimė nė vend, por tė ecim pėrpara dhe si individ, edhe si familje, edhe si fshat!

Botuesi

Nr.22 - tetor,2000

bruksel.jpg

ME FTERIOTĖ NĖ BRUKSEL

Ishte udhėtimi i parė pėr nė Belgjikė. Avioni u ndal nė Budapest. Mbresa mė la bukuria e gjallėria e njerėzve. Levizja e makinave anės Danubit dhe lėvizja e mjeteve detare nė kėtė lumė ishin bukuri mė vete. Nuk ishin me pak parqet e lulishtet, shatėrvanet, statujat, rrugėt e shtruara me pllaka guri dhe ndėrtesat e bėra shumė e shumė vjet mė parė.

Ditėn tjetėr arritėm nė Belgjikė, nė Bruksel. Nė aeroport na priti Kudreti me Adėn. Ada kishte ardhė nga SHBA ku ėshtė me studime, e cila gėzoi shumė Elvirėn, hallėn e saj.Makinėn e ngiste Kudreti. Autostrada na futi nė njė qytet tė lashtė por tė bukur. Pėr njė moment Kudreti ndali makinėn. Para njė ndėrtese mahnitėse na priste Monda, e cila sapo kishte dalė nga puna. U takuam me mall. Nė shtėpi na priti Besi, i rritur dhe i zgjatur qė u bė pėrkthyes i ynė pėr gjuhėn frėnge.

Nė kujtesėn time kanė mbetur tė paharruara bukuritė e pyjeve pafund tė Rusisė, parqet magjepsėse, gjelbėrmi dhe arqitetktura e Leningradit, veēaanėrisht tė Rigės, ku unė hodha themelet e dijes. Por kur vizitova Brukselin, Anversin, Dinah, Lezhe tė Belgjikės, Luksemburgun, Mastritin e Holandės, Ahenin e Gjermanisė dhe selinė e NATO-s, pashė bukuri tė tjera mahnitėse.

Fati ynė ishte se na shoqėruan Monda, Hulusiu, Manxurana, Nandi, Aveniri , Besi dhe Kudreti . Ciceron u bėnė Monda dhe Besi. Nė qendėr tė Brukselit, nė "Grand Place", pamė njė mrekulli. Kėtu ėshtė zemra e Brukselit. Historia e luftrave nė "Vaterlo". Njė ansambėl nė "Grand-Place", me tėrė ato ndėrtesa rreth e rrotull, qindra statuja me fytyra tė ndryshme, tė gjitha tė ndėrtuara para 400 vjetėsh, ruanin orgjinalitetin e tyre, ata mure, me aq mjeshtėri.

Nė Bruksel pamė njė njeri-monument qė vizitohet nga mijra njerėz. Ndodhej nė njė kamare. Pėrfaqėsonte njė djalė tė vogėl qė "urinonte" pa pushim. Pėr tė, thuhej njė legjendė: Atje ishin zhvilluar luftime tė ashpra. Gjatė pėrleshjes, ky djalė del nė dritare dhe bėn shurrėn. Forcat qė luftonin trup me trup e lanė luftėn.

Vlera tė mėdha historike kishte Vaterloja, fusha, ku u ndesh ushtria e Napoleonit me ushtrinė e Valingtonit. Vaterloja mbylli epokėn e Napoleonit. Nė kėtė vend ishte ndėrtuar njė pirg i madh me gurė e dhé, njė piramidė vigane. Nė majė tė piramidės ishte vendosur shtatorja e njė luani tė madh, qe simbolizonte Napoleonin. Nga maja e kėsaj piramidie shikoje luginėn e Vaterlosė, ku u formua njė liqen gjaku. Kudreti me kujtoi vargjet e Hugoit tė madh:

"Vaterlo, Vaterlo, Vaterlo!

Fushė Varri,

Porsi uji qė vlon nė njė enė mbi zjarr,

Nė cirkun tėnd prej pyjesh,

Luginash e bregoresh

Vdekja e zbetė trazonte

Atė gjumė taborresh"

Mbresa mė la vizita qė bėmė nė selinė e NATO-s. Atje na priste kolonel Axeni,mik i Kudretit tonė. Pamė dhe sallėn ku fliste Xhimi Kei. Dreka nė selinė e NATO-s, ishte e shijshme.

Me Hulusiun, me gjithė djemtė e niprit, shetitėm nė parkun e muzeun e Afrikės. Nandi, i lartėsive tė mėdha tė kėrcimit mė shkop edhe nė Belgjikė, kishte konkuruar edhe kampionin e Belgjikės.

Fteriotėt tanė nė Bruksel rrezatonin bukuri, punė dhe civilizim.

Halit ZHUPA

Nr.22 - tetor,2000

lamehaxhiu.jpg
Lame Haxhiu

I THJESHTE DHE I RESPEKTUAR

I thjeshte e i respektuar, i pastėr dhe i ndershėm. Kėto veti jane shprehje e karakterit tė tij. Lamja na kujton tė jatin, xha Rushanin. Nuk thonė kot: bėmė o babė tė tė ngjaj!

E gjetėm tė rėnduar nga shėndeti. Sigurisht edhe mosha bėn tė vetėn. Kjo vizitė u bė shkak pėr tė "vjelur" diēka nga jeta e Lame Haxhiut.

- Qėnke mirė sot, - i thashė.

- Sipas moshės, jam mirė, m'u pėrgjigj.

- U bėfsh mirė e mė mirė, e urova.

Nga biseda me tė, bindesh pėr jetėn e pastėr e tė vėshtirė tė tij. Edhe padrejtėsinė e ka pėrballuar me dinjitet.

Qysh kur ishte 14 vjeē mbeti jetim, i vdiq nėna. Si i madhi i fėmijve, iu bė krah babait. Jetonin larg fshatit, nė Lumė, ku kishin bagėtitė dhe arat. Dhe u rritėn, si u rritėn.

Nė vitet e Luftės Antifashiste u aktivizua me ēetėn territoriale tė Fterrės. Kreu dhe detyrėn e korierit. Nė operacionin e qershorit, sė bashku me Nail Bezhanin, Nuri Mitėn, Belul Brinjėn, Kadri Gjonin etj. kryen detyra tė ndryshme. Udhėtonte ditė e natė pėr tė ēuar letra e dokumenta qė u jepte komandanti i brigatės, Jaho Gjoligu, nga Fterra nė Borsh, nė Kuē e Bolenė apo nė fshatrat e tjera.

Mbas ēlirimit, pėr katėr vjet shėrbeu si nėnoficer nė Gardėn e Republikės, nė Sarandė, Himarė, Konispol dhe Berat. Punė tė lodhėshme kishin organet e kufirit. Diti tė pėrballonte dhe padrejtėsinė qė i kushtoi shumė. E akuzuan pėr tė ashtuquajturin grup, qė disa bashkėfshatarė po pėrgatiteshin pėr tu arratisur nė Greqi. Pėr kėtė e liruan dhe e dėnuan katėr muaj. Edhe sot qė i ėshtė dhėnė pafajėsia, nuk e di se si e ē'farė faji ka bėrė!

Ka punuar mė vonė, pėr shumė vjet, nė Tecin e Kombinatit tė Tekstileve dhe nė Ndėrmarjen Kimike tė Tiranės, edhe si pėrgjegjės edhe si specialist i kaldajave dhe enėve nėn presion. Respekt meritojnė njėrėz tė tillė. Edhe nė familje me bashkėshorten e tij Sanien, rritėn, edukuan, shkolluan e martuan katėr vajzat e tyre tė mira, Zanėn, Ferziletin, Luten dhe Albinėn. Lamja, gjithnjė njė familjar i mirė, njė baba dhe njė mik i vėrtetė.

Mė 3 korrik tė kėtij viti, Lamja mbushi 76 vjeē. Albina dhe Shpėtimi, vajza dhe dhėndėrri, qė merren mė biznes, i organizuan njė festė tė thjeshtė e tė bukur familjare.

Fterra jonė ka jo vetėm burra tė dėgjuar pėr kulturė e dituri, por ka dhe burra e gra tė thjeshtė, tė ndershėm e punėtor qė meritojnė tė shkruajmė me respekt nė gazetėn "Fterra jonė" .

Feksor SHKURTI

Nr.22 - tetor,2000

fteriote25qershor60.jpg
Fteriote ne festen e Kurveleshit 25 qershor 1960

LETER KRYEMINISTRIT TE RPSH

 

Zotit Ilir Meta,

Kryetar i Kėshillit tė Ministrave

Tiranė

Fshati Fterrė, historikisht me krahinėn e Kurveleshit, aktualisht me rrethin e Sarandės, nė Komunėn e Lukovės, me rreth 4000 banorė, por shumica tė pėrhapur kryesisht Sarandė-Vlorė e mė shumė nė Tiranė dhe deri jashtė Shqipėrisė, duke ju uruar tė mira nė jėtė e nė detyrėn tuaj tė madhe, duke ju kėrkuar njėkohėsisht edhe ndjesė pėr kohėn qė ju okupojmė, detyrohemi t'iu ngrejmė njė problem shekullor pėr Fterrėn tonė.

Nė fshatin tonė Fterrė, xhadeja pėr herė tė parė ėshtė hapur nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore. Kjo xhade u rregullua diēka nė vitet '20-tė. Edhe nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore u vu pėrsėri dorė mbi tė. Edhe pėrpara viteve '90-tė ėshtė bėrė diēka. Ndėrsa nė kėto 10 vitet e fundit ėshtė dėmtuar dhe mbahet me pahir nė sajė tė ndihmės qė japin bijtė-fteriotė. Kjo xhade ka shtrat tė qėndrueshėm e tė fortė.

Rruga kalon Vlorė - Kuē - Fterrė - Borsh - Sarandė. Historikisht qė kur ėshtė hapur para mbi 80 vjet, ka qėnė rrugė nacionale, e ndėrtuar me pjesėmarrjen e burrave tė Kurveleshit. Me sa kemi mėsuar ne ėshtė vėnė nė rrugėn e zgjidhjes problemi i kėsaj rruge Vlorė - Kuē, e cila deri nė mes tė saj ėshtė e asfaltuar. Kėrkesa jonė ėshtė qė tė vihet nė rrugėn e zgjidhjes pėr tu asfaltuar dhe pjesa - Kuē - Fterrė Borsh, duke vazhduar asfaltimin edhe nė kėtė pjesė 21 km.

Dhe ja pse:

1.- Do tė bėhet e mundur lidhja me njė krahinė tė tėrė, e Lumit tė Vlorės dhe tė Kurveleshit, me fshatrat e Bregdetit tė Sarandės dhe vetė Sarandėn, dhe anasjelltas.

2.- Fshati ynė ėshtė fshat qė vazhdon tė ketė njė funksionim normal me nje numer relativisht tė mirė banorėsh dhe mė shkollė 8-vjeēare. Ėshtė fshat me tradita arsimore e kulturore. Nga Fterra jonė kanė dalė dy "Mėsues tė Popullit", 8 profesorė, pėrveē disa tė tjerėve, me tituj e grada shkencore, e jo pak juristė e mjekė me emėr, poet e shkrimtarė, artistė e gazetarė, inxhinierė e oficerė tė shquar, e tė tjerė. Nė ēdo 10 fteriotė, njė ėshtė me arsim tė lartė. Pra, janė gati 350 bij tė kėtij fshati mė Universitet. Bijtė e fshatit tonė nxjerrin dhe njė gazetė pėr fteriotėt tanė, kudo qė janė. Fterra ėshtė e dekoruar, si fshat i dytė nė Shqipėri, pėr kontributin e saj nė fushėn e arsimit.

3.- Dhe ata qė janė larguar nė tė tėra kohėt vazhdojnė tė mbajnė lidhje tė forta me Fterrėn dhe me njėri-tjetrin, deri dhe ata qė kanė vajtur nė Amerikė para 1940-ės dhe pas 1990-ės.

4.- Fshati ėshtė 200-250 metra mbi nivelin e detit, 10 kilometra larg detit tė Borshit. Ka disa burime me ujė shumė tė mirė e tė bollshėm. Ka gati tė gjitha llojet e pemėve. Ka prodhim blegtoral. Ka ajėr tė freskėt e njė fllad, ku pėrzihet era e malit me erėn e Lumit dhe tė Detit pėrkarshi. Edhe nė dimėr nuk ėshtė ftohėt, por edhe nė verė ka freski e nuk e ndjen vapėn. Si e tillė, mund tė transformohet nė fshat turistik pėr dimėr e verė.

5.- Asfaltimi dhe i kėsaj rruge do te ndihmojė nė zhvillimin ekonomik, veēanėrisht nė blegtori e pemtari nė tė gjithė krahinėn.

6.- Asfaltim dhe i xhades Kuē - Fterrė - Borsh 21 km xhade, si vazhdim i rrugės Vlorė - Kuē, do tė jetė njė faktor qė dhe bijtė fteriotė tė venė e tė vijnė nė fshatin e tyre dhe njėherazi tė pakėsohet largimi prej tij i brezit tė ri, qė lind e rritet atje.

Fterra e fteriotėt ju ftojnė, qė nė njė moment tė pėrshtatshėm pėr Ju, tė jeni mysafiri ynė i nderuar nė Fterrė.

Duke ēmuar vullnetin dhe gatishmėrinė Tuaj, ju lutemi tė mbėshtesni zgjidhjen e asfaltimit dhe tė kėsaj pjese - rruge.

Me konsideratė dhe respekt tė plotė

Kryepleqėsia e Fterrės dhe 50 intelektualė, bij tė Fterrės nė Tiranė.

Nr.22 - tetor,2000

hidajetgjonika.jpg
Hidajet Gjonika

sako1.jpg
Sako Zeneli

qerimavreci.jpg
Qerim Avreci

lelozhupa.jpg
Lelo Zhupa

PLAGĖ JETĖSH NĖ NJĖ SHEKULL,

- POR QĖ S'KANĖ SHĖRIM

Kanė lėnė dhėmbje, por asnjė nuk ka lėnė bela pas.

Thonė se njeriu punon sikur do tė jetojė 1000 vjet, por duhet tė mendojė sikur do tė ndėrrojė jetė nesėr. Po ta dinte njeriu se kur do tė ndėrrojė jetė, ndofta dhe jeta nuk do tė kishte kuptim. Ndaj vetėm vdekja nuk dihet kur i vjen njeriut.

Nuk e dimė se sa ėshtė jeta mesatare e fteriotėve, ndoshta ėshtė aty, rreth mesatares sė republikės, 70-72 vjet, ndoshta dhe mė pak, ndofta aqė, ndofta dhe mė shumė. Sidoqoftė rastet janė nga mė tė ndryshmet. Jeta njeh edhe vdekje nė moshė tė mitur, edhe nė moshė tė re, edhe nė moshė tė madhe, madje deri mbi 100.

Nurēja, nė njė davet nė shtėpinė e Hajdin Dhulit, bėri njė urim duke kėnduar: "Babėzot, t'u faltė imani, rrove sa tė deshi xhani". Dhe rrojti babėzot Hajdini deri 104 vjeē. Madje thanė se kur mbushi 100 vjet, i doli njė dhėmb i ri. Ca e besuan, ca nuk e besuan. Po kjo e thėnė u pranua si e vėrtetė. Dhe ka ngelur nė kujtesėn e fteriotėve kjo jetėgjatėsi. Dhe ishte njė jetėgjatėsi me kėmbė e me duar dhe me logjikė, deri sa mbylli sytė e tij tė bukur. Nė Labėri thonė: "Nė qoftė se do tė jetosh gjatė, atėhere ha lesh, pi lesh, vish lesh". Qė do tė thotė: ha mish, pi bulmet, vishu me rroba tė leshta. Dhe atėhere jeta bėhet e gjatė. Se jetoi kėshtu Hajdini, ndaj dhe gjoksin e mbajti tėrė jetėn hapur. Ndofta ka dhe faktorė tė tjerė, unė po pėrmend vetėm logjikėn e popullit.

Jeta ėshtė e dhėmshur. Madje, megjithėse tė gjithė e thonė se njė ditė do tė ndėrrojnė jetė, pėrsėri tė shkretit njeri, kushdo qoftė ai, nuk ia do xhani, nuk ia do shpirti. Por megjithatė ajo vjen. Ēėshtja ėshtė qė njeriu ta jetojė jetėn, sa tė mundet, aqė mė mirė. Urimi ynė i bukur ėshtė: tungjatjeta! rrofsh! Vdejka ėshtė gjėja mė e hidhur nė jetėn e tė gjallėve. Por kur tė vjen nė moshė tė madhe, ka ngushėllim: Tė rroni vetė! Tė rrojnė djemtė! Tė rrojnė fėmijėt! Rrofshi dhe e kujtofshi!Pra, ka ēfarė mund tė thotė ai qė vjen pėr tė rėnkuar, ai qė vjen pėr tė tė lehtėsuar dhėmbjen.

Por ēfarė mund tė thotė njeriu pėr vdekje-gjėmė, pėr vdekje nė moshė tė re, pėr vdekje tė papritur, pėr atė vdekje qė populli thotė: mos i ndothtė as hasmit! Gjurmė tė pashlyeshme kanė lėnė nė kujtesėn e Fterrės disa vdekje gjėmė, vdekje qė nuk kanė ngushėllim. Kush i ka pėrjetuar ato, i vjen dhe sot nė kujtesė ajo drithma e kujes, rrėnqethja e ulėrimės, vajtimet me ligje: djalė, a e zeza! Nuk ka vdekje tė tilla nė fshatin tonė qė tė mos jenė qarė me vaje e me ligje. Madje, nė Fterrė me ligje vajtohet ēdo vdekje. Po pėr vdekjen "normale", pėr vdekjen nė moshėn e thellė, ky vajtim bėhet kryesisht nga njerėzit e familjes. Ndėrsa pėr vdekjen nė moshė tė re, qan e vajton njė fshat i tėrė e deri njė krahinė e gjerė. Dhe nė kujtesėn e njerėzve mbeten gjurmė tė thella qė pėrcillen dhe ne breza pasardhės.

Gjatė shekullit tė kaluar nė Fterrėn tonė kanė ndodhur jo pak vdekje-gjėmė. Pikėllimi i atyre qė kanė humbur tė afėrmit e zemrės nuk ka kufi. Dhe nuk ka pak zemra tė plagosura nė Fterrėn tonė. Sipas njė llogarie tė pėrafėrt qė bėmė nė "parlamentin" e Fterrės nė Tiranė, na dolėn gati 80 vdekje-gjėmė. Mbi 40 kanė qėnė djem tė rinj beqar, 25 kanė qėnė tė martuar dhe rreth 10 femra tė reja nė moshė. Kėto janė humbje jetėsh qė kanė lėnė gjurmė nė shpirtin e nė kujtesėn e Fterrės.

Mbahen mend edhe sot, gati pas njė shekulli, vdekja-gjėmė e Sadedin dhe Mejdi Dushės, djem tė rinj qė sa kishin mbaruar gjimnazin "Zosimea" nė Janinė (Sadedini i sapo martuar), tė prekur nga sėmundja TBC, atėhere e pashėrueshme, sollėn nė Fterrė kuje e ulėrimė. Duket e afėrt vdejka e Hidajet Gjonikės, qė helmoi dhe gurėt e qė dhe sot kur kalon tek Gjonikajt, zemra tė pikėllohet. Kjo dhe se Hidajeti ishte Hidajet, por edhe se u mbyll njė derė, u mbyll dera e Gjonike, duke lėnė jetime Liron fėmijė. Kanė kaluar 60 vjet dhe nė kujtesė tė vjen i freskėt ai pikėllim.

Nuk shkaktoi mė pak dhėmbje pėr tė gjithė nė vitet '30-tė vdekja e Qerim Avrecit, qė la tė atin Meleqin, tė verbėr nė qoshe dhe xhaxhain Isufin me Hevon e vogėl, duke mbyllur njė derė tė shquar. TBC shkaktoi gjėmė nė Fterrė, duke ēuar nė xhenet kėtė djalė tė ri, qė dinte mirė italisht (tė mėsuar nė Itali), qė ishte me emėr dhe si kuzhinier pėr njė kohė edhe nė Kuēovė. Veremi nė ato vite ka ngrėnė dhe tė tjerė nė Fterrė. Hėngri dhe Skėnderin e Demir Shkurtit dhe Tajarin e Hajro Mėrkurit, dhe

Por edhe lufta nuk hėngri pak. 6 dėshmorėt e Fterrės sonė, Hiqmeti, Turhani, Fuati, Osmani, Azemi e Shaqo Mita qė ranė si trima nė beteja. "Dhe nė Fterrė, ulėrima - njė mandatė" Dhe tė tjera mandate vazhduanNuk mund tė harrojė Fterra plumbin nazist qė preu jetėn e gruas Hava Dhule, kur Kajtazin e kishte ende nė gji. Plumbi gjerman i preu jetėn nė moshėn 16-17 vjeēare Petrefit tė Zilfo Malos. Por plumbi mori dhe Muhon, qė i nxiu shpirtin dhe shtėpinė Fejzo Zhupės. Plumbi mori dhe patriotin e ditur e me emėr Nimet Mitėn, qė u bė viktimė e sektarizmit nė luftė. Plumbi mori edhe Miron 22 vjeēare te Shaqo Mitės, sepse nuk pranoi t'i cėnohej sado pak dinjiteti. Plumbi preu nė mes edhe jetėn 45 vjeēare tė Arif Mitės nė Durrės. Por, a mund tė harrohet plumbi nė familjen Rukaj mė 1942 qė mori jetėn e Selim Rukos nė Molisht tė Beratit? Pikėllimi qe mė i madh, 40 vjet mė vonė, qė edhe jetėn e tė birit tė Selimit, Agjahut tė mirė e tė ndershėm, ia mori plumbi i vetvetes.

Edhe bombat nuk ka shkaktuar pak gjėma nė Fterrė. Pikėllim kanė edhe sot Mitajt pėr Omerin e Nuri Mitės, ashtu siē e kanė edhe Mėrkurajt pėr vrasjen me bombė tė Lanos sė Hajros, dhe Zanajt pėr Eqeremin e mėsues Neimit. Bomba ka shkaktuar jo pak "bomba" nė Fterrėn tonė. Bomba mbylli derėn e Hodo Meros, qė mori djalin e vetėm, Zihniun nė Meraj. Plagė tė madhe la Pasori i Habilit nė Hizmaj, Xhixhi nė familjen e Sali Ēelit, dhe Mahmuti dhe i jati i tij Zotua nė Zhupaj. Nuk mund tė ikej pikėllimi nga Haxhiajt pėr Sulo Haxhiun. Me rrėnjė tė thellė ėshtė pikėllimi dhe pėr humbjen e Hitos sė xha Himetit, i cili nė moshėn 18-vjeēare, kur mbaroi shkėlqyer shkollėn e mesme teknike nė Tiranė, u kthye nė Fterrė me arkivol. Vdekje gjėmė ishte pėr Fterrėn edhe vdekja e maturantit Esat Haxhiu, vėllai i tė ndjerit Isuf. Po kush mund tė harrojė Sinon e Jonuzit dhe Yllon e Zotos, dy djem shėmbėllor tė Fterrės sonė?.

Gjėmė e madhe ra nė derėn e Xhevitit nė majin e '75, kur Lelua 19-vjeēar ndėrroi jetė, duke lėnė nė pikėllim gjithė fisin, shoqėrinė e miqėsinė e Zhupajve. Kuje u bė nė Gjonaj pėr humbjen nga plumbi tė Samos, motrės sė vetme tė Nurēes sė mirė, ashtu siē u bė edhe nė Zhupaj pėr tė mjerėn Nazire, qė e mori "litari". Nuk harrojnė gratė e Fterrės vdekjen gjatė lindjes tė Shefos, nėnės sė Lek Xhamės, pamvarėsisht se kanė kaluar 60 vjet. Po pse, pak dhėmbje shkaktoi infąrkti i papritur i Pullumit tė Shkurte nė mes tė dasmės nė Durrės? Edhe Vasfiu la pikėllim nė Brahaj, se iku kur nuk duhej tė ikte. Fterra e mirė ndjen dhėmbje edhe pėr fatkeqėsinė e Reis Kurupit, Lifo Malos e Meēan Dautit, dhe pėr

Edhe varreja qė nuk mendohej, nuk ka ngelė pa marrė jetė djali, kur shirat e rrėmbyera nė vjeshtėn e 1936-ės e lėvizėn atė nga vendi, siē lėvizėn nė legjendė pyjet e Dankos, te pena e Shekspirit. Dhe varreja qė po rrokullisej futi nė vorbullėn e saj 18-vjeēarin, Mevlanin e nėnė Zulės. Ishte njė gjėmė e pa dėgjuar, as nė krahinė.

Nė Fterrėn tonė ka marrė trima dhe "tėrbimi" i njė ujku, qė u bė tigėr. Ishte viti 1949, shkurt-mars i zi i atij viti. Nė Ēerrica ra ujku i tėrbuar. Tamam si ujk u vėrsul nė disa stane mbi 7 fteriotė, 6 shpėtuan. Njė ndėroi jetė. Ishte afėr tė gdhirė kur nė tė hyrė tė Fterrės ulėrima mandatė tronditi Fterrėn e deri nė Ēorraj e matanė. Nga Vlora njė grup fteriotėsh sillnin tė vdekur trimin Hetem Malo, qė njė muaj mė parė ishte ndeshur me ujkun e tėrbuar nė stanin e tij dhe stanet e fteriotėve tė tjerė. Dhe Hetemi, djali mė i fuqishėm nė brezin e tij, duke mbajtur me dorėn e majtė, futur nė dhėmbėt e gojės sė ujkut; dhe gjurin e djathtė mbėshtetur mbi trupin e ujkut, i bashkėshtrirė pėrdhe, me dorėn e djathtė i nguli thikėn mu nė zemėr ujkut tė tėrbuar, duke e ngordhur midis gjunjėve tė hekurt tė Hetemit. Por frymėn e ujkut tė tėrbuar, mjekėt nė Vlorė nuk ja nxorrėn dot. Dhe kėshtu na vdiq djali mė i fuqishėm i Fterrės sonė. Jehona dhe ulėrima mė buēet edhe sot nė vesh, pas 51 vjetėsh.

Fterra nuk mund tė harrojė dot disa aksidente tė rėnda, qė i kanė tronditur deri nė palcė fteriotėt kudo ku kanė qėnė. Ishin vitet '30-tė, kur nė Fterrė erdhi mandata nga Pėrmeti pėr oficerin e shquar Jaho Mato. Gjėmė shkaktoi vdekja e Bujarit tė Tare Brahos nga aksidenti me motorr nė Athinė. Gjėmė ishte edhe vdekja e Penikut tė Dullos nė Greqi. Nuk harrohet as aksidenti automobilistik i Muzejenit tė Belul Brinjės. Kur shkon nga Ngurrėza, tė duket sikur bie dhe sot nga shkėmbi djali i Fero Gjonit, Kapua i ndjerė. Pikėllim pati nė Fterrė edhe pėr Qemal Mehmetin dhe Ali Dukagjinin qė u rrėzuan me makinė nė Llogora para 40 vjetėsh. Aksidenti automobilistik mė ngacmon nė shpirt dhe mua.

Ka 21 vjet qė sa herė vjen 24 marsi, ne, Zenelajve, na dhėmb gjoksi e na digjet shpirti dhe loti nė sy nuk na shteron. Dhe kjo se njeriu ynė, Vėllai, aksidentalisht, dhe nė moshė 44 vjeēare, ndėrroi jetė. Dhe megjithėse vitet largohen, pėrsėri plaga mbetet e shpirti ndjen mall.

Nė ditėn e 24 marsit tė kėtij viti, nė Ixuar mė doli pėrpara Dėfrimi. U takuam me njėri-tjetrin me shumė ngrohtėsi. Dhe as njėri, as tjetri nuk folėm dot. Nė sytė e mi ndjeva se po mė dilnin lotė, nė sytė e Dėfrimit pashė se rrodhėn lotė. Ishin lotė dhėmbjeje. Ai pėr Babanė e tij, Nexhipin, unė pėr vėllain tim, Sakon. Na kishte prurė atje e njėjta ditė, data e 24 marsit. Nexhipi 14 vjet mė parė, im vėlla 21 vjet tė shkuara.

- Mė mori malli pėr Babanė, mė tha me zė tė dridhur, dhe erdha nga Saranda. Nuk i thashė asnjeriu. Nė Borsh u ktheva te Elvira, e cila mė kuptoi dhe mė mori pas.

Si Dėfrimi kisha bėrė dhe unė, por duke ardhur nga Tirana. Njėherazi kisha kombinuar dhe xhirime qė do tė bėheshin nė Fterrė pėr dokumentarin e Mėsues Lames. Dhe erdha kėtu, pikėrisht, se kisha njė mall tė brendshėm. Dhe vajta tek varri. I ēova njė zambak tė bardhė Vėllait, dhe njė Nėnės. U putha fotografitė te pllaka e varrit dhe atėherė mu duk se shpirti mu lehtėsua. Babė e Nėnė, motėr e vėlla, sikur tjetėr s'ka. Pėr fėmijtė as hasmi mos provoftė dhėmbje. Sigurisht pėr vdekjen e Nėnės e Babait nuk ka moshė, por vdekja e papritur pėr vėllain tim, i vrarė me aksident automobilistik, tek pėrroi i Mostrogunės, ndėrmjet Kalasė e Krizės sė Borshit, tek "Pėrroi i Vėllait", siē mė thotė motra Resme, kur kalojmė atje, edhe pas kaq vjetėsh nuk paska lehtėsim. Shpirti vazhdon tė dhėmbė. Helmi, pikėllimi qėnka i pėrjetshėm. Vdekjet-gjėme lėnė gjurmė tė thella nė jetėn e njeriut. Ndaj dhe thonė: ia dhane drurit e u tha, ia dhanė gurit e u ēa, ia dhanė njeriut e duroi.

Zemra tė pikėlluara ka jo pak nė Fterrėn tonė. Ju kėrkoj ndjesė cilitdo qė mund t'i ngacmoj plagėt e jetės. Por shpirti mė foli e logjika ma pranoi dėshirėn e mirė pėr tė kujtuar e pėr tė nderuar gjithė ata njerėz tanėt, qė u ėshtė prerė jeta nė mes, pa lėnė asnjė bela pas, as familjes e as Fterrės sonė. Ato kanė ngelur tė tilla gjatė, se i kanė shkaktuar gjėmat qė kanė ndodhur nė njė shekull, tė cilat fillojnė qė nga 1913-1914 me Lame Mehmetin, duke kaluar nėpėr shumė dyer fteriote, deri tek Valter Kofina, nė kėto vite. Me plumb u muarr jeta e parė e re nė fillim tė shekullit 20-tė, e me plumb u mbyll dhe fundi i shekullit tė 20-tė. Shekulli i 20-tė ishte shekulli i luftrave, kurse shekulli i ri qė ka nisur, ka shėnja pėr tė qėnė shekull i Paqes.

Guro ZENELI

Nr.22 - tetor,2000

turhanazemosman.jpg

ERDHI MANDATA PĖR TRE TRIMA

Duke shfletuar gazetėn "Fterra jonė" , Nr.21 - gusht,2000, pashė tė botuar kėngėn e tre dėshmorėve tė fshatit tonė, Turhan Mato, Osman Memi dhe Azem Ēeli, dėrguan nga Saranda prej Mirteza Brinjės, i cili meriton falėnderime pėr kėtė kujtesė.

Botimi i saj mė zgjoi shumė kujtime tė asaj periudhe tė stuhishme tė epokės sė madhe tė lavdishme tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare . Kuptohet qe Mirtezai nuk e ka ditur autorin e asaj kėnge.

Ishte muaji maj 1944, kur lajmi i hidhur pėr tre trimat erdhi nė njė ditė nga shtabi i brigatės I Sulmuese. Nė tėrė fshatin u dėgjuan ulėrima. Dhimbja nguroi ēdo moshė. Sa shumė vaje, lotė e ligje derdheshin nga nėnat e motrat tona. Ishte njė shpėrthim i paparė i muzės sė pashoqe labe, tė cilat ngjallnin aq shume emocione.

Kjo situatė emocionante frymėzoi bashkėfshatarin tonė, shume tė respektuar, Ismet Elezi, tė shkruante atė kėngė, flakė pėr flakė. Ajo kėngė pėrmban jo vetėm dhėmbjen e madhe pėr tre trimat, por brenda saj edhe karakteristikat e tyre, vuajtjet e shumta e hallet e tyre, objekt i tė cilave mund tė jenė shkrime tė tjera nė tė ardhmen

Ismeti ynė, i flet Turhanit: "O Turhan o lule djalė, nga goja mjaltė lėshoje". Nė kėngė u tregohej njerėzve se "Osman Memi u rrit jetim me plot vuajtje", po kėshtu edhe pėr Azem Ēelin.

Kjo kėngė u mėsua nga tė gjithė dhe shpejt filluan ta kėndojnė.

Nga dėshira pėr ta kėnduar, me qėnėse rrima e pėrdorur nga autori afrohej nė rrimėn e kėngės sė dėshmorit Themo Vasi, qė u vra nė operacionin e parė gjerman nė atė zonė nė tetor 1943, nė mal tė Golemit, kėngės i adoptuam melodinė e saj, e cila kėndohej ēdo ditė nga tė rinjtė, e dalėngadalė doli edhe jashtė fshatit. Kjo kėngė qė pėrmban brenda dhėmbjen, plotėsoi edhe traditėn e popullit tonė pėr t'u kėnduar trimave, qė bien pėr atdhe, duke i bėrė tė ecin bashkė lotė, ligje e kėngė.

Autori kėtė gjėmė tė rėndė e konstaton se u bashkua edhe me dy tė rėnė mė parė, prandaj shkruan:

"Fuat e Hiqmet mė parė

dhe juve tė tre, o shokė!

Nga gjiri i Fterrės u ndatė,

e pushoni nėnė tokė".

Ne bashkėkohėsit e tyre i kujtojmė ata me respekt, e ky kujtim e nder do tė shkojė nga brezi nė brez. Njėherėsh ne i urojmė autorit tė kėngės, Ismetit, shėndet e jetė tė gjatė pėr krenarinė e Fterrės sonė dhe pėr tė mirėn e shkencės e tė sė drejtės shqiptare.

Lurtfi DUSHA

Nr.22 - tetor,2000

20 MOSHATARĖ NĖ 50-VJETORIN E LINDJES

Nė Fterrėn tonė sipas traditės dhe si rregull festohet ditėlindja e njeriut. Bėhej davet nė familje e nė fisin pėrkatės. Kjo mė tepėr kur lindte djalė. Kėshtu bėhėj kur lindte edhe njė fėmijė. Gėzonte familja, gėzonte edhe fshati. Urimi bėhej nga tė gjithė. Kjo bėhej mirė veēanėrisht nga Nėnat fteriote. Ndėrsa ditėlindja nė moshė madhore ėshtė festuar pak. Me civilizimin e Fterrės e tė fteriotėve ka kohė dhe vite qė jo pak fteriotė kanė festuar ditėlindjen e vet. Kjo ėshtė shprehje e civilizimit. Nė kėto vitet e fundit edhe gazeta ""Fterra jonė" ka uruar e uron ditėlindjen e jo pak fteriotėve, aqė sa ka informacion. Kėtė e kanė bėrė dhe e bėjnė edhe fteriotėt nė Tiranė, sidomos kur mblidhen e takohen nė lokalin "Shqipėria" pėrballė hotel "Dajti", tė cilat sjellin gėzim te pjesėmarrėsit.

Por, njė festė e bukur u bė nė Ixuar, te burimi pranė ujit tė freskėt. Njė grup fteriotėsh, shokė, miq e kushėrinj, tė gjithė 50-vjeēarė tė lindur nė vitin 1950, morėn nismėn tė festojnė sė bashku ditėlindjen e tyre. Dhe erdhi njė ditė shtatori, mė pesė tė kėtij muaji, 20 fteriotė 50-vjeēarė, tė ardhur kryesisht nga Saranda. U mblodhėn sė bashku, edhe burra, edhe gra.

Nė tė vėrtet, 50-vjeēarė ka mė shumė, por tė gjithė nuk erdhėn dot. Ata qė erdhėn, pinė shėndete me raki fterre pėr secilin. Kujtuan me dhėmbje, madje dhe me lot, ata qė nė moshė tė re kanė ndėrruar jetė. Pėrkujtuan Sulo Haxhiun, Illo Zhupėn dhe Valter Kofinėn. Nėnė Xhevua, kur bashkėmoshatarėt i vendosėn Yllos njė tufė me lule tek varri, ajo vajtoi:

Ngreu, o Yllo, o djalė!

Tė piqesh me moshatarė!

Nė lokalin e Sherifit u shtrua dreka. Gjithė tė mirat ishin mbi tavolinė. Por mė shumė se ēdo gjė tjetėr shpėrthyen kujtimet e jetės. Bisedat e humori shoqėror e shtuan gėzimin. Gėzim ndjeu tėrė Fterra. Urimi shkoi derė mė derė. Lulėzimin, Xhelilin, Qebirin, Rinėn, Ēaushin, Mynyrin, etj. i pritėn me pėrqafime Taipi e Xhina, Lina e Manushaqia. Takohen e gėzohen bashkėmoshatarėt e ardhur. Nuk munguan dhe vjershat humoristike, sipas stilit fteriot.

Ky shėmbull i bukur i ditėlindjes sė 50-vjeēarėve fteriotė fton : Ejani, qė ditėlindjet t'i festojmė bashkė nė Ixuar te burimi. Kėtu rinohet njeriu. Do tė kėnaqni veten, por do tė gėzoni dhe ata qė banojnė nė Fterrėn tonė, do t'i gėzoni tė gjithė. Ata qė banojnė nė Fterrė e mbajnė kokėn nga Qafa e Shethanasit. Presin e pėrcjellin me bujari, me zemėr tė bardhė e me fjalė tė ngrohėt.

Shako MEHMETI

Nr.22 - tetor,2000

fterrac2.jpg

KUSH JE TI QĖ VURE ZJARR ?

I dashur bashkėfshatar!

Kam ardhur nė Fterrė dy herė pėr tė tė takuar e pėr tė tė mėsuar emrin. Por nuk munda, as tė tė takoj, e as tė tė mėsoj emrin. Prandaj mendova tė ta dėrgoj kėtė letėr nėpėrmjet gazetės "Fterra jonė" , nė atė gazetė, e cila mund tė ketė fole edhe pėr ty, ose pėr prindėrit e tu.

I dashur mik, dua tė futem nė temė dhe tė ta bėj "tė hollė" dėmin qė ke bėrė: Tė gjithė e duam Fterrėn, ashtu siē ėshtė, ashtu si na e lanė prindėrit tanė me histori, bukuri e bujari. Dhe pėr kėto qė na lanė, krenohemi tė gjithė. Prandaj vijmė nė Sheshez, tek varet e tė parėve tanė, dhe u vėmė nga njė tufė me lule dhe u themi: "flini tė qetė nė kėtė copėzė tokė fteriote". Po ti, i dashur mik, pėr pakujdesinė tėnde i shqetėsove dhe tė vdekurit mė zjarrin qė vure nė gusht, i nxive e dogje lulet e pemėt I preke thellė nė shpirt tė gjithė ata qė kanė parė dėmin tėnd. Ndoshta dhe ti nesėr do tė shkosh pranė tyre dhe po tė tė ndodhė njė gjė e tillė tek varri, do thonė djemtė apo niprit e tu: ju thaftė dora kush vuri zjarrin. Dhe nė atė jetė o mik, ti do tė shkosh nė gjyq pa tjetėr nga xha Faslliu, nga xha Isufi, xha Xhevit Matua, nga Babi im dhe shumė e shumė tė tjerė, qė pėr 60-70 vjet pune tė tyre u a shumėzove me zero, dhe nuk janė pak, por 120 rrėnjė ullinj nė prodhim, 150 pemė frutore, fiq, pjeshkė, hardhi, mėne, etj.

Kėtė, mendojmė, s'ta fal as i vdekuri, e as i gjalli. Para se tė bėsh njė punė tė keqe, siē e bėre ti, ktheje thikėn nga vetja.

Tė gjithė duhet tė reflektojmė, por veēanėrisht ti, i paemėr, dhe ndonjė tjetėr qė mban shkrepsen nė xhep, dhe pėr interes tė disa fijeve bari, bėn njė dėm tė tillė.

Mbetem me shpresė, se do tė tė vrasė nė shpirt, sado pak kjo letėr.

Shako MEHMETI

Nr.22 - tetor,2000

Enter supporting content here