ft22222222.gif

Nr. 30 - shtator 2002

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

teodorkeko.jpg
Teodor Keko

NJE DHĖNDĖRR NDĖRROI JETĖ,

NJĖ NJERI I DITUR, "FLUTUROI" NĖ QIELL

- Nė vend tė njė interviste qė mbeti pa bėrė -

Duke ngushelluar me dhembje, Xhulin tend, Dori, ajo me tha, se ne xhepin tend gjeti kartviziten time. Ne ishim miq dhe ruajtem miqesine ne ēdo kohe. Por emocioni me kapi me shume, edhe se mosha jote 44 vjeēare, me ngacmoi plagen e humbjes dhe te vellait tim, po 44 vjeēar, para disa vjetesh; edhe se ne bllokun tim, mbeti numuri i celularit tend; edhe se nje merak qe s'e tret shpirti, me ngeli mua pa e plotesuar. Ti shprehe deshiren te beje nje interviste ne gazeten "Fterra jone". Dhe gazeta e mirepriti. Mirpo, askujt nuk ia thoshte shpirti qe do tė tė ndodhte gjėma. Amaneti mbeti mbi mua. Mirpo, une pa ty, nuk e realizoj dot, se ti ike, "fluturove" si dhenderr qiellor, duke shkuar i buzeqeshur, midis trendafilave ne paradis, tek prehet

ne vite shpirti i Endrit, Babait tend, se ti ishje "bėmė, o babė, tė tė ngjaj".

* * *

Ne Fterren tone ka nje menēuri qe thote: "Dhenderri i mire, behet djale i pare i shtepise". Dhe, jo vetem per Dilverin e Dallandyshen, por edhe per ne fterjote e tjere qe te njihnim, ti u bere tamam i tille. Ndaj jeta jote e prere ne mes, ne moshe te re, na tronditi ne shpirt, se, ti Dori, ishje jo vetem djali shembellor i Xhanos, e vella-xhani i Ilirit, por u bere dhe si djale i shtepise, ku ishje dhenderr. E, ne kete kuptim, ishe dhe bir i ēmuar per Fterren tone. Se ishe i tille, ndaj le amanet dhe sponsorizimin e ketij numuri te Gazetes "Fterra jone", te cilen e lexoje me deshire. Faleminderit, shpirtit tend, aqe te paster, Dori!

Na trondite se jeta te vrau e te ēoi tek mortja, kur mijevjeēari u be vetem 2 vjeē e kur dhe nė qiellin tone ishin hapur portat e demokracise, qe ti iu perkushtove qe ne fillimet e saj, kur shume e shume te tjere ishin ne letargji. Iu fute dhe politikes, por shpejt e pe, qe ajo nuk ishte per ty, se ti kenaqesi kishe krijimtarine dhe shenjtėri - familjen dhe miqėsinė tende.

- Une, jam Ju,- pohoje shpesh me shpirt ne shoqerine tende te gjere. Por disa nga ata "Ju", nuk ishin as Dori e as ngjanin si Dori. Dhe kjo, shpesh, ty te brente. Se tek te tillet, ishte deformuar karakteri e morali, ndershmeria e qytetaria. Ndersa Dorit i pelqente urimi: shendet e nder!, te tjetersuarit kerkonin vetem: sa me shume para e sa me shume prone, kur Dori la si prone te tij, vetem nje dhome e nje guzhine, te para viteve 1990.

Shpirtin tend une e kam ndjere, ketu e 20 vjet me pare, por e pashe dhe ne librin tend te fundit: "Hollesira fatale", qe e le si mesazh per shoqerine shqiptare, per te goditur te ligėn tek lakmitaret, qe enderrojne e luftojne per karrike, per para, me psikologjine qe shkruante dikur Hasan Zyko Kamberi:"kadiut t'i rrefesh parane,/ ters e vertit sherjane,/ per para, shet dhe t'anė"( te atin),duke u perpjekur te largojne te miren, vlerat e jetes nga jeta normale. Ndofta ky realitet vrases, te vrau dhe ty Njeriun, Shkrimtarin e Familjarin. Dhe ne ngelem pa Dorin tone.

Se i doje dhe i ēmoje te mirat e jetes, ndaj sulmove te ligat qe deformojne jeten. Ti duke pasqyruar te verteten, lave shpirtin tend, kur ca me : "e te tjera, e te tjera", e kane njollosur shpirtin e tyre. Ti u perpoqe ta sheroje Njeriun me "ilaēin" e dashurise e te miqesise, kur ca te tjere e vrasin si pa te keq njerine. Ti flisje shqip, por, ata qe duhet te degjonin, nuk kishin vesh. Ndaj si duket "e keqja" te bloi shpirtin me metastazat e shtrira ne zemer te Njeriu-Dori e te Shkrimtar-Teodor Keko. Ti nuk mund ta afroje tek shpirti yt, ate qe e la te shkruar latini: "Homo, hominis-Lupus", ate qe Gėtja i madh i Gjermanise e artikulonte me shpoti: "vellezer-ujqer!", apo ate qe Konica thoshte se e keqja e shqiptareve, jane vete shqiptaret, apo ate qe, disa te liq te ketij tranzicioni, "Homo-hominis, lupus", duan ta transformojne ne "njeriu per njerine eshte shqiptar".

Ja, siē duket, ne kete dynja jallane, "semundja e pa-udhe" te mori jeten, kur po shkoje per ta kuruar ne spitalin e Selanikut, dhe kur Nenes e gruas tende u the ne celular: Erdha mire. Ju dua shume!. E pasi e the lajmin se ishje "mire", dhe kur deshe te kenaqje me nje dreke te bukur mikun tend, Stiljanin, si mirenjohje per miqesine e tij, ne nje restorant te Selanikut, te ra koka mbi tavoline, me 20 gusht 2002, duke shqiptuar vetem fjalen: "Jam", qe nuk u mor vesh me tej. Syte te ngelen ne syte e mikut Stiljan, si per t'i lene amanetin: Ktheme ne Shqiperi !, duke iu lutur te jepte lajmin e kobshem Xhulit, me dy djemte, 13 e 17 vjeēare, ne Belgjike dhe Xhanos e vellait-Ilir dhe Vjeherrit-Dilaver me Dudushen ne Tirane, tere shoqerise e miqesie tende, tere kolegeve gazetare, shkrimtare e zyrtare. Ishte e vetmja here qe Xhuli yt nuk te shoqeroi ne Selanik, se ti e ndalove duke i thene se do te ktheheshe sa te beje rreze kobalt per te prere metastazat qe donin tė tė hanin jeten

* * *

Te gjithe u tronditem ne shpirt, se nuk donim qe te na ikte nje mendje-burri, nje zemer-njeriu, nje pene-shkrimtari, nje qytetar per se mbari, nje mik per te gjithe, nje njeri qe e donte miqesine, siē donte veten. Ndaj, si dėshmi e kesaj miqesie mbeti dhe fakti, qe Dori, edhe shpirtin e dha ne miqesine e tij, ne duart e ne syte e Stiljanit, si deshmitar i gjalle i miqesie se madhe, por me mendjen tek Xhanua e zemren tek Xhuli me dy femije e tu si yll.

Dori donte e ēmonte Nenen, se e ndjente qe Nena e do djalin me shume se veten. Ndaj kudo qe ishte i telefononte disa here ne dite: Jam mire, Nene. Te dua shume! Shume te deshi e shume e deshe, por ja qė, dhe dashuria e Xhanos dhe Dorit, u thye ne mes. Dhe tani Xhanon, e plagosur ne thelbin e zemres, as gjumi i nates s'do ta zėrė, me shpresen se shpirti i djalit do te vije shpesh ne preherin e Nenes, pavaresisht se shpirtin e engjellit nuk e shikon dot i gjalli.

Dori donte dhe e ēmonte gruan, Xhulin e tij, e cila tani ndjen nje mal me dhembje ne zemren e saj, se ikja e Dorit i nxiu shpirtin e jetes dhe i preu krahun e zemres, tek i cili fuste krahun e saj.

* * *

Kur "rrallohen" njerezit e mire, ndjehet dhembje, por kur "rrallohen" krijuesit, shkrimtaret, njerezit me vlera per vendin, atehere dhembja eshte dhe per gjithe shoqerine. Ndaj, dhe Dori, nje dhembje te gjere shkaktoi, dhe si nje dhenderr i Fterres sone, dhe si nje bir i Shqiperise. Tani nuk e kemi me Dorin, por Ai la pas nje krijimtari te ēmuar, nje shpirt tė paster, nje miqesi te gjere, nje emer te mire, qe e kane zili te gjallet; la emrin, DORI.

Guro ZENELI

Nr. 30 - shtator, 2002

 

ismet2.jpg
Ismet Elezi

DOKUMENTARI TELEVIZIV:

FTERRA - LABĖRI, FTERRA - RIVIERĖ -

NJĖ MONUMENT KULTURE

Nė fillim tė muajit gusht 2002, u shfaqe nė Radio- televizionin publik Shqiptar dokumentari televiziv "Fterra - Labėri, Fterra - Rivierė, realizuar nga Guro Zeneli e Ilir Buēpapa, me operator Nebi Duro e montazhier Andon Beqari.

Ky film u prit me interesim tė madh, jo vetėm nga fterjotėt, tė cilėt pėrjetuan me emocione tė jashtėzakonshme pėr vendlindjen e tyre, por edhe nga shumė shikues tė tjerė. Fakti qė me dhjetra njerėz, miq, shokė e dashamirės tanė, na kanė telefonuar e na kanė uruar, ėshtė domethėnės. Filmi dokumentar la tek tė gjithė mbresa e kujtime tė pashlyeshme. Unė, nuk jam regjizor, as kritik i artit qė tė bėj vlerėsime pėr anėn artistike tė filmit, por njė gjė ėshtė e vėrtetė, se kudo filmi ka lėnė shije tė bukura, qė do tė thotė se edhe nga ana artistike, ai ėshtė paraqitur nė nivel tė lartė.

Nė kėtė shkrim tė shkurtėr, dėshiroj tė shpreh falenderimet e mia tė sinqerta autorėve tė dokumentarit dhe tė shfaq disa mendime rreth pėrmbajtjes sė tij ideore.

Ai pėrshkohet tej e ndanė nga ideja madhore se fterjotėt kanė qėnė tė bashkuar nė luftė e nė paqe, se fryma e vėllazėrimit, e solidaritetit, e mirėkuptimit dhe e tolerancės, ka mbizotėruar kurdoherė. Uniteti nė Fterrė e midis fteriotėve ka qėnė tradicionalisht, por nė situata tė vėshtira, e pėr mė tepėr gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare ėshtė forcuar edhe mė shumė deri nė ditėt e sotme.

Njė ide tjetėr qė pėrshkon dokumentarin ėshtė ajo e atdhedashurisė sė fterjotėve.

Kjo ide madhore i frymėzoi fterjotėt tė luftojnė me trimėri pėr mbrojtjen e vendit nga pushtuesit e huaj qė para krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, 1912 e vazhdim, nė vitin 1914, nė Luftėn e Vlorės (1920) dhe, veēanėrisht nė pjesėmarrjen masive nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Dokumentari pėrmban idenė humane se populli i Fterrės, brez pas brezi ka qėnė e mbetet arsimdashės, duke e ilustruar kėtė fakt me prova tė shumta qė nga tė diplomuarit e parė nė Univeristetin e Stambollit e deri tek profesorėt, mėsuesit e specialistėt e tjerė nė gati tė gjithė fushat e jetės.

Nė vend tė veēantė pasqyrohet edhe folklori popullor i shprehur nė kėngėt melodioze tė grupit tė Fterrės.

Autorėt e filmit kanė mbajtur parasysh realitetin objektiv tė fshatit Fterrė, si pjesė pėrbėrėse e Kurveleshit dhe e Labėrisė, si dhe pamjet madhėshtore tė gjelbėrimit tė ullinjve, portokaleve, e pemėve tė tjera frutore, tė luleve tė shumėllojshme qė paraqiten si ansambėl i bukur nė dokumentar qė japin idenė se Fterra ėshtė edhe pranė Rivierės.

Natyrisht, pėr kėtė mund tė ketė dhe opinione tė ndryshme, por nė ēdo rast do pranuar se asfaltimi i 10 km rrugė, Borsh-Fterrė, qė ėshtė vena jetėdhėnėse, do ta afrojė kaq shumė Fterrėn me Rivierėn, sa qė edhe kundėrshtarėt e tanishėm do tė kėrkojnė tė shkojnė pėr pushime nė atė klimė, sa detare dhe kodrinore - malore tė Fterrės.

Duke i qėndruar besnik realitetit objektiv, filmi dokumentar jep edhe njė mesazh tė madh, tė dashurisė pėr Fterrėn, se sado qė ėshtė terren i thyer, pėrsėri ka burime tė shumta jetese sidomos pėr blegtorinė, qė ka qėnė historikisht dega kryesore e ekonomisė, si dhe frutikulturėn, me tė cilat kanė jetuar mė parė 100 shtėpi. Prandaj Fterra nuk duhet braktisur, nuk duhet emigruar prej saj, sepse kėshtu vihet nė rrezik ekzistenca e fshatit, i cili ndonėse tani ėshtė i vogėl, por me vlera tė mėdha.

Kėtė thirrje e bėn nė dokumentar njė i ri, i cili jeton e punon nė fshat, por kėtė thirrje e bėjmė tė gjithė ne fterjotėt, kudo qė ndodhemi, sepse e duam Fterrėn tė lulėzuar e tė populluar.

Jo mė pak e rėndėsishme ėshtė edhe ideja e pjesėmarrjes aktive sa mė tė gjerė tė subjekteve nė dokumentar, e cila e karakterizon atė, tė cilėt flasin me krenari tė ligjshme pėr fshatin e bashkėfshatarėt, brenda dhe jashtė atdheut, sepse kanė sjellje korrekte dhe ruajnė traditat mė tė mira tė popullit tė Labėrisė, nderin , besėn, mikpritjen, etj.

Kėtė e dėshmon fakti se fterjotėt qė banojnė nė Shqipėri, dhe ata qė punojnė nė Greqi, nė SHBA, nė Kanada e gjetkė, tė cilėt janė me qindra, sillen mirė e nuk ka tė dėnuar pėr vepra penale ose veprime tė tjera tė paligjshme.

Natyrisht, si pėr ēdo vepėr arti e kulture, edhe pėr filmin dokumentar "Fterra -Labėri, Fterra-Rivierė" mund tė ketė kėndvėshtrime tė ndryshme, dėshira ose objeksione, por kėto nuk e ulin vlerėn e filmit nė tėrėsi, sepse nė kėtė botė, veē dritės sė diellit qė na ndriēon, ka edhe hije. Me ndonjė episod tė rėndėsishėm apo me figura tė njohura tė kohės sė luftės dhe tė paqes mendoj se mund tė ishte plotėsuar mė mirė.

Pėr tė gjitha kėto e vlera tė tjera qė pėrmban ky film, mund tė thuhet me plotė gojėn se ai ėshtė njė monument kulture pėr Fterrėn, por edhe mė gjerė, sepse Fterra ėshtė pjesė e sė tėrės, e mėmės Shqipėri.

Prof. Dr. ISMET ELEZI

Nr. 30 - shtator, 2002

hiqmetdusha.jpg

MALL PĖR KOMISAR HIQMETIN

- Kėto kujtime u shkruan dhe u dorėzuan pėr gazetėn "Fterra jonė"

nga Resul Mita disa ditė para vdekjes -

Shpesh vetėm, dhe kur jam nė shtėpi me vjen nė kujtesė Hiqmet Dusha, komisari dhe mėsuesi me vlerė, i cili frymėzoi shumė djem tė rinj fteriotė qė tė radhiteshin qė nė fillimet e luftės nė radhėt partizane. Edhe me dijen e tij, dhe me fjalėn e ėmbėl ishte bindės. Pėr Hiqmetin mund tė shkruajnė shumė fteriotė. Por njė detyrim e kam dhe unė. Nė shpirtin tim ndjej mall pėr shpirtin e tij. Ndaj mora penėn tė hedh nė letėr pėr gazetėn ""Fterra jonė" momentin e rėnies heroike tė Hiqmetit qė pikėlloi dhe gurėt e Fterrės e tė Kurveleshit.

Nė fund tė muajit korrik 1943 komisari i ēetės sė Fterrės, Hiqmet Dusha, bėri njė mbledhje nė Kondale me ēetėn dhe fshatin. U foli se do tė formohej ēeta "Toto Bolena" dhe kėrkoi tė merrnim pjesė nė kėtė ēetė. Dolėn vullnetar Malo Malaj, Mustehak Ēallo, Ahmet Haxhiu dhe unė. Komandant i kėsaj ēete u caktua Iljaz Kofina, zėvėndės Sulo Veipi nga Kuēi dhe komisar Hiqmet Dusha. Ēeta u nis pėr nė Kuē dhe u bashkua edhe me ēetėn "Avni Rustemi", qė ishte ēeta e Kurveleshit dhe u nisėm pėr ne Cepo tė Gjirokastrės: Atje na priste edhe ēeta "Ēerēiz Topulli" e Gjirokastrės nė tė cilėn kishte partizanė gjirokastritė, nga Mashkullora, Plesati, Kardhiqi, Fushė Bardha, Zhulati e Prongjia.

Mė datėn 7 gusht 1943, tek rrepet e Kardhiqit, u formua Batalioni "Asim Zeneli" me komisar Shefqet Peēin. Mbas inkuadrimit te batalionit, na ngarkuan me detyrė pėr tė kapur krerėt e Ballit Kombėtar, tė cilėt kishin bėrė krime nė Labovė tė Kryqit dhe nė Glinė. Ēetės tonė ju ngarkua kapja e nėnprefektit dhe dy kryetar Balli. U nisėm nga Pogoni. Qėndruam njė natė nė malin e Makrikamit mbi Libohovė dhe ditėn e dytė natėn zbritėm nga mali. Si udhėrrėfyes kishim Isuf Ēobanin nga Nepravishta. Mbasi rrethuam fshatin, u vendosėm nė pozicione dhe Iljazi, Hiqmeti me Isufin u nisėn drejt e nė shtėpinė e Feim Kullės. E kapėn, e ēarmatosėn dhe pastaj u drejtuan edhe nė dy shtėpitė e komandantėve tė Ballit, tė cilėt, edhe kėta i kapėn dhe me kuaj kaluam fshatin Pogon, zbritėm gjatė Grykės sė Selckės. Atje komisar Shefqet Peēi komunikoi se gjyqi partizan i kishte gjykuar.

Pas kėsaj u mblodh Batalioni dhe u vendos tė sulmohej Libohova, mbasi forcat fashisto - balliste, ishin nė qytet. U bė plani dhe u vendosėn detyrat. Nė kompaninė tonė ishim tre mitralierė : Kabo Kabaj nga Borshi, Ahmet Haxhiu dhe unė. U nisėm pėr tė kryer aksionin. Gjatė rrugės, udherrėfyesi gaboi rrugėn dhe ēeta jonė ra nė pritė dy orė para kohės sė caktuar. Megjitharė, ballistėt dhe karabinierėt italianė ne i vumė pėrpara, duke hyrė nė lagjen e parė, kurse tre kompanitė e tjera ishin shumė larg.

Forcat fashisto - balliste u futėn nė kala. Hiqmeti, duke sulmuar me trimėri bashkė me Murat Bardhin nga Gusmari, u vra tek porta e kalasė. Ishte data 30 gusht 1943 Nė kėtė betejė u vra edhe Kabo Kabo nga Borshi. Ndėrsa Demo Fejzo nga Golėmi u vra pas krahėve nga njė ballist dhe e. ēuam dhe e varrosėm nė Labovėn e Kryqit. Ballisti u zu rob, ju bė gjyqi partizan dhe u pushkatua mbi varrin e Demos.

Resul MITA

Nr. 30 - shtator, 2002

4veterane.jpg

POR, JA QĖ VJEN NJĖ DITĖ DHE...

-Homazh pėr katėr veteranė tė luftės e tė punės-

Dhe vjen dita kur njeriu ndahet nga kjo Botė. Asnjė nuk ėshtė i pėrjetshėm. Tė gjithė jemi mysafirė. Asnjeri nuk e di kur do te vdesė, por e di se njė ditė nuk do te jetojė mė midis njerėzve tė tij tė dashur: farefis, bashkėfshatarė, shokėve e miqve. Edhe kur vdekja vjen "tėkfėt", siē i thonė njė fjale nė Fterrė, edhe kur vjen me nje sėmundje, prap vdekje ėshtė. Nė rastin e parė ata qė mbeten thonė: nuk ju gjendėm pranė,: nuk na la dot asnjė amanet. Nė rastin e dytė thonė: vuajti i shkreti. Pra, vdekja mbetet vdekje, se ikėn njeriu e nuk kthehet mė. Po pas vdekjes ata qė mbetėn, tė afėrmit, shokėt e miqtė fillojnė tė kujtojnė jetėn e tij, punėn, sjelljen, vuajtjet e sakrificat e gjithecka. E ndokujt i ka mbetur ndonje merak. Po kur ai qė ikėn nga kjo jetė lė pas kujtime tė mira, sikur ka njė ngushėllim mė tepėr.

Kėshtu ndodhi edhe kėto kohėt e fundit, kur nė njė kohė mė pak se njė muaj ndėrruan jetė katėr bashkė-fshatarė tanė tė mirė, katėr fteriotė tė njė brezi, katėr fteriotė tė njė ideali, veteranė tė luftės e tė punės: Malo Malaj e Resul Mita dhe Fuat Brinja e Arshi Brinja. Ata ishin nė gjendje tė mirė pėr tė jetuar mė gjatė, prandaj tė gjithė thanė se vdiqėn para kohe, por jeta ka ligjet e saj. Ajo i ndau nga bashkėshortja me tė cilat jetuan mbi 50 vjet, i ndau nga fėmijėt pėr tė cilėt bėnė mjaft sakrifica pėr ti rritur e arsimuar, i ndau nga shokėt e miqtė qė i kanė dashur e respektuar tėrė jetėn.

MALO MALAJ, ishte fėmija i parė i xha Zilfos dhe bashkė me vėllezėr e motrat e tjerė u rrit nė kushte tė vėshtira ekonomike, por tė gjithė tė edukuar e shėmbullorė nė punė e nė jetė. Malua gjithmone printe mė shėmbėllin dhe vyrtitet e tij tė mira edhe tek fėmijėt e tjerė tė xha Zilfos, ai ishte i pari qė i doli nė krah familjes edhe nė punė.

Por ishin vite tė vėshtira, Malon e thėrriste zėri i atdheut, zėri i Shqipėrisė qė ishte e pushtuar nga tė huajt. Prandaj edhe u regjistrua ndėr tė parėt nė ēetėn territoriale tė Fterrės nė qershor 1942. Nuk u nda nga ēeta pėr asnjė moment dhe mori pjesė nė tė gjitha luftimet e saj. Mė pas merr pjesė nė batalionin "Ismail Hakiu" qė vepronte nė tė gjithė Kurveleshin e Poshtėm. Edhe kėtu Malua mori pjesė nė tė gjithė veprimtarinė e kėtij batalioni, deri nė qershor 1943 kur u inkuadrua nė ēetėn "Toto Bolena" dhe mė vonė nė Batalionin "Asim Zeneli" sė bashku me bashkėfshatarė tė tjerė Hiqmet Dusha, Iljaz Kofina, Ahmet Hazhiu, e Resul Mita. Por nuk ishte vetėm Malua, ishte e gjithė familja e tij e lidhur me luftėn pėr liri. Xha Zilfua bėri pjesė nė kėshillin nacionalēlirimtar tė fshatit, vėllai, Muhameti u radhit bashkė me shokėt nė Brigadėn e 12 S, vėllai tjetėr, Pertefi, u vra nga plumbat e okupatorit.

Edhe pas ēlirimit Malua nuk priti qė ti ofroheshin poste e grada, por shkoi e punoi atje ku ishin intersat e atdheut. Po ndėrtohej Kombinati i Tekstileve nė Tiranė dhe Malua shpejt u bė njė nga punonjesit e tij, deri sa doli nė pension, ku nė sajė tė punės dhe vyrtyteve tė larta nė jetė e nė punė, u bė shėmbull pėr tė tjerėt.

Por, ja qė vjen njė ditė dhe

RESUL MITA, ishte fėmija i fundit i xha Shaqos. U rrit nė varfėri e i njohu shpejt hallet e jetės. Po xha Shaqua mė shumė se ēdo gjė tjetėr i futi nė gjak atdhedashurinė, se i tillė ishte edhe vet, pjesėmarrės nė Luftėn e Vlorės dhe nė tė gjitha luftimet qė ka bėrė ēeta e Fterrės. Resuli mori pjesė aktive nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare, qė nė fillim shkoi nė ēetėn e Kurveleshit "Hajredin Tremishti". Me krijimin e ēetės sė Fterrės, ai radhitet ndėr tė parėt dhe merr pjesė nė luftimet e saj. Mė vonė, nė qershor 1943 shkon nė ēetėn "Toto Bolena" dhe nė gusht 1943, inkuadrohet nė batalionin "Asim Zeneli" e, mė vonė, nė Brigatėn e VI-tė S, ku u njoh edhe me Qibron qė ishte po atje partizane e qė mė vonė u martuan dhe kaluan gjithė jetėn bashkė.

Por nuk ishte vetėm Resuli qė mori pjesė nė kėtė Luftė. E gjithė familja e Resulit ka dhėnė njė kontribut tė veēantė, qė nga xha Shaqua, tė cilin e vranė pikėrisht pėr kontriubutin e tij qė jepte, nėnė Havaja, njė nga aktivistet mė tė shquara tė organizatės sė gruas tė Fterrės dhe pėr njė kohe edhe kryetare e kėsaj organizate, Lutja, motra e Resulit, nė familjen e Xhamajve, gjithashtu aktiviste e dalluar e organizatės sė gruas dhe bazė e luftės, Sevdeja, motra tjetėr e Resulit, qė mbajti njė barrė jo tė vogėl tė luftės nė familjen e saj dhe Mirua, motra e vogėl aktiviste e organizatės sė rinisė e mė vonė nė parti: Njė familje patriote, qė po tė ishin gjallė, tė gjithė do te meritonin titullin e nderuar tė veteranit.

Resuli punoi tė shumtėn e kohės si fotograf dhe me mundim e sakrifica, sė bashku mė bashkėshorten e nderuar Qibron, rriten, edukuan dhe arsimuan 4 femije, tre djem e njė vajzė, njėri mė i mirė se tjetri. Te tre djemte trashėguan profesionin e tė jatit dhe sot punojnė duke u angazhuar nė ekonominė e tregut. Resuli ishte me shpirt tė madh, gjithmonė i qeshur, gjithmonė me humor dhe i gatshėm pėr tė ndihmuar kėdo nė jetė e nė halle.

Por, ja qė vjen njė ditė dhe

FUAT BRINJA, vėllai i tij Bexheti dhe motra Bajamja, u rriten me mundim e sakrifica nga xha Asllani dhe nėnė Xhekua. Ata bėnė tė pamundurėn dhe pėr ti rritur, edhe pėr ti mėsuar, edhe pėr ti edukuar. Prandaj u bėnė tė mirė, dhe kudo ku jetuan e punuan, mbahen mend pėr mirė.

Edukata e prindėrve dhe e gjithė mjedisit tė Fterrės, bėri qė nė kohėt mė tė vėshtira, nė atė tė pushtimit tė Shqipėrisė nga tė huajt, tė tre fėmijėt e kėsaj familjeje tė pėrfshihen aktivisht nė luftėn pėr liri. Bexheti doli partizan, Bajamja aktiviste e shquar e rinisė nė Fterrė, ndėrsa Fuati, mė i vogli prej tyre, me pushkė nė dorė u radhit nė Brigadėn e 8-.tė Sulmuese deri nė Ēlirimin e plotė tė Shqipėrisė. Mbas Ēlirimit punoi pėr njė kohė nė ushtri, deri me gradėn majorr dhe, mė pas, punoi nė organet e pushtetit dhe nė administratėn shtetėrore, kryesisht nė Vlorė.

Fjalė tė mira e respekt kanė pėr Fuatin tė gjithė sa e kanė njohur e veēanėrisht ata qė kanė punuar me tė, sepse Fuati ishte i paisur mė vyrtyte tė larta, kishte shpirt tė pastėr, shte i dashur e i sinqertė me njerėzit, ishte familjar shembullor. Edhe 5 fėmijėt e tij, tre djemtė e dy vajzat i gėzojnė kėto vyrtyte dhe po ecin nė rrugėn e jetės. Fuati ishte i dashur e i respektuar nga gjithė bashkėfshatarėt, e nė veēanti nga ata me banim nė Vlorė, me tė cilet e lidhi mė shumė jeta.

Por, ja qė vjen njė ditė dhe

ARSHI BRINJA, Lindi nė Fterrė nė vitin 1917. I mbetur jetim nga e jėma dhe nė gjendje tė vėshtirė ekonomike, ndihmohet nga i jati, xha Kamberi dhe dajua i tij Demir Shkurti pėr tė vazhduar shollėn Teknike nė Kavajė.

Lufta Antifashiste Nacionalēkirimtare e gjeti nė Romė. U lidh me partizanėt italianė dhe mori pjesė nė luftėn kundėr fashizmit e nazizmit, nė vitet 1943-1944. Nė vitin 1945 kthehet nė atdhe. Punoi pėr njė kohė tė gjatė, deri nė vitin 1966, nė Komisioinin e Kontrollit te Shtetit dhe mė vonė nė Estradėn e Shtetit, deri sa doli nė pension, ku u aktivizua nė organizatėn e veteranėve tė lagjes.

E gjithe familja e Arshiut ka qėnė pjėsėmarėse aktive nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare. Dy vėllėzėrit e tij Shefqeti dhe Nevzati, dolėn partizanė, motra Merjeme dhe i ati, Kamberi veteranė tė nderuar.

Por, ja qė vjen njė ditė dhe

Por, ja qė vjen njė ditė dhe ata nuk jetojnė mė. Nuk jetojnė fizikisht, se shpirtėrisht ata mbeten njė kujtim i mirė pėr tė gjithė bashkėfshatarėt, miqte e dashamirėsit e shumtė, sepse ishin njerėz tė mirė, bashkėfshatarė tė respektuar, veteranė tė njė ideali.

Dilaver SHKURTI

Agron XHAMA

Nr. 30 - shtator, 2002

lapidari3.jpg

NE TĖ LAM, PO TI S'NA LE

- mbresa nga vendlindja jone-

Kur shkon ne vendlindje edhe rigjallerohesh, por edhe emocionohesh. Emocionohesh me shume, sidomos ne ato shtepi, ku gjen vetem muret. Dhe te tilla nuk ka pak ne Fterre. Ne Qafen e Dushe nuk gjen me dushaj. Te tjere jetojne aty. Dhe tek shtepia ku banonte per disa vjet Razipi me familjen e tij, nuk ka njeri. Me poshte ne Bezhanaj, jane vetem Kurupaj, Alikua, se Rexhua me familjen e tij ka nje jete, qe jeton ne Tirane. Ne jo pak shtepi, te tjere kane jetuar dikur, te tjere jetojne tani. Por me shume emocion te japin ato shtepi ku nuk banon askush. Ne Shehaj, qe dikur benin emer, tani nuk ka me as shenja shtepishe. Tashme shkolla eshte e vetmja deshmi, ku kane qene shtepite e Shehajve. Me poshte te del perpara shtepia e Himet Maēit, qe ka ngele pa zot, ashtu siē ka ngele dhe shtepia e Zenelajve. Me tej, e tille eshte dhe shtepia e Merkurajve. Ne kujtese te vjen Hajro Merkuri me Bulle Xhikon, qe mua me kujton dhe Nenen time, me te cilen shkoqeshin muhabet. Pa njeri ka ngelur dhe shtepia e Hasan Hizmos, qe te kujton Xha Fikon zemerbardhe dhe Hanen e mire. Tek shtepia e Idriz Hizmos, edhe muret jane rrezuar. Operatori e filmon se ne kete truall ka lindur qe para dy shekujsh "Isa Hizmo trimi, qe iu versul dijes". Tani pasardhesit jane, kryesisht ne Tirane e deri ne Amerike, ashtu siē jane shume e shume fterjote te tjere, duke kuptuar dhe duke iu pergjigjur kohes qe jetojme.

Duke kaluar neper lagjet e Fterres perpara kujteses te dalin nje numur burrash qe kane lene emer: Laze Dusha e xha Agua me bastun ne dore e me kemben mbi kembe, qe e tundete si per qejf, me Mato Dushen, qe u vra ne luften italo-greke, nga artileria e pushtuesi italian, qe qellonte diku nga Himara, i cili eshte deshmori i pare ne tere ate zone, se ne thelb, ne konceptin atdhetar, eshte i rene per vatanin. Tek Maja e Ēalle te vjen ndermend Belul Brinja e xha Neshati me Ēallon dhe ne Bezhanaj, Xha Hivziu, hoxhe dhe kadi me emer, apo Ismail Bezhani, qe per vite ka qene dhe kryeplak ne Fterre. Por nuk mund ta harrohet dhe Xha Arifi, qe Nurēia i vuri per mbiemer shpirtin e vete atij, ne kengen:" Po te tha Arif Dedeja...Vetiu vijne ndermend dhe 4 vargje me shaka, te Xha Laze Brinjes qe thoshte: " gezoni mike se ika, / burrave tu dale frika, / po frika te mos u dale, se une prape kam per t'ardhe, se ketu e kam vatane..", ashtu dhe vargjet plot kuptim te xha Muslliut, qe, ne dasmen e djalit, kendoi: "Me qellime, mos qelloni, / se jemi tek Muslli Gjoni,/ te pleksur porsi rigoni"

Kur kalon nga burimi tek burimi, nga Ngurrezha ne Ixuar, dhe hedh syte mbi Fterre, syri i kujteses zgjuhet e te thote: Po ku e le Xha Azisin, te permendurin per zgjuarsi te rralle therese? Po Xha Xhemilin babaxhan e Xha Veliun usta? Edhe bejtet e Mustafa Mehmetit, qe t'i ngjiste me kembe, aty per aty, nuk mund t'i harrosh. Xha Xhevitin(Maton) e leshte, na e kujtoi karikuesi qe na humbi tek qafa e asaj shtepie, qe tashme ka ngele pa te zot. Shtepia e Korkute, qe te bie ne sy, sa del ne Qafen e Shethanasit, te kujton Katine e Korkute dhe Xha Muharremin, qe e mbaj mend dhe une, bashke me Bulle Gjulzane-burrereshe. Per Taro Gjonin kemi fole dhe here tjeter. Edhe Xha Tasinin e kemi permendur, pavaresisht se meriton me shume, siē meritojne dhe burra te tjere te shquar te Fterres sone. Po, rrofte e shkrofte kjo gazete !. Mbi Korkutaj, te vijne ne koke dhe rromuze te xha Ademit. Kur grupi "Fterra ne Kenge" hodhi valle ne Maje te Varre, perpara te perfytirohet Xha Vahiti, qe e hithte vallen e tij me thua. Kujtesa "zinxhir" te shpie dhe tek valltaret: Bastri Dauti, Lazo e Mehmet Kofina, qe e hidhnin aqe bukur vallen qe ka marre emrin e tyre. Nuk mund te anashkalosh, Xhevdet Brahon, ustain e letrave, kur thoshte: "me duket se u gargallos" dhe mbyllte tere kenaqesi lojen ne favor te tij. Kur je ne Ixuar nuk mund te mos kujtosh Xha Uzeirin, babain e Lekes, qe, edhe pse i varfer, ishte bujar e hokatar. As Veip Meron, qe plumbin e ktheu ne miqesi, nuk mund te mos e perkujtosh, ashtu si Rrapo Sadikun, per ndershmerine e drejte te tij. Po pse ne Shkurtaj : Hamit e Haxhi, Dervish e Axhem, qe rriten aq shumė djem e vajza? Apo xha Ramua, ishkasap ne Selanik, qe shpesh thoshte: ha mish me gjak qe te vesh gjak.

Desh harrova Murat Dhulin me emer, qe Nena ime e vleresonte aqe shume. Mbahet mend edhe, babai i babait, Abazi, Bazia, qe "atje siper me Rotua,\ me Havane, ē'u fjalua,/ jo me do e jo s'te dua,/Kush nuk kujton vjershen e Shaqo Mites: " O i ziu, Xhemil Leke, 0 i shituri per jete, per nje luge e nje gavete, partizani me qoshe, te plasne syte e s'e pe".

Ngacmimi kur vjen ne vendlindje eshte i thelle. Se ne te lam, po ti s'na le, o vendlindja jone, Fterre!. Por dhe kujtesa jote i ka rregjistruar te gjithe, por ne radhe te pare ate, per te cilen, ēdo fterjot eshte shquar, qofte brenda qafave tona, qofte jashte e larg tyre. Kujtesa e Fterres rregjistron vleren e ēdo fterjoti, se e vereteta eshte qe secili ka vleren e vet. Ne fund te fundit te gjithe kane qene njerez te mire. Dhe njeriut te mire, edhe ndonje e mete apo ndonje gabim ne jete, i falet. Kujtesa e Fterres keshtu e ka: mban mend e kujton te mirat dhe shuan ato qe konsiderohen "jo te mira". Ky eshte mesazhi me i mire qe na jep vendlindja jone, e cila megjithese se ne "e lam", ajo nuk na lė.

Une jap dhe zemren, e jo mė nje veshke

Biseda me gruan e Balil Haxhiut, Mezene, te emocionon. Kur bisedon me kete Nene, ne sy te perfytirohet figura e Nenes qe do djalin me shume se veten. Kjo thenie, ndofta, per shumekend, ka mbetur si nje menēuri e shprehur nga njerez te menēur. Por kur degjon kete Nene, mishi te ben mornica, se veprimi i bere prej saj, ia kalon edhe kesaj menēurie.

Iu semure djali Balilit e Mezes. I lajmeruan nga Athina. Vize nuk kishin. Kerkoi, te pakten, Nena, por nuk u be e mundur. Ne shpirtin e Nenes, Mezese, kishte nje mal me merak, se Kosta (Kudreti), djali i saj, kishte ngelur vetem me nje veshke. Por, fatkeqesisht dhe kjo veshke i ishte semure. Dhe njeriu pa asnje veshke nuk rron dot. Ndaj Mezene nuk e mbante vendi. Ndaj ajo ne moshen 65 vjeēare mori rrugen me kembe. Dy here, ne kete moshe, kaloi kufirin si refugjate. Atehere ishte janar, nje muaj i mbushur me debore. Por te dy heret e kthyen. Atehere vendosi te kalonte ne ndonje shteg te ngushte. Dhe u gjend Janjari. Bashke me vajzen e saj beri kater ore me kembe. Shpresa per te bere diēka per Birin I dha fuqi titanike. Dhe pas nje peripecie, qe nuk ka te shkruar, arriti. ne spitalin e Athines, drejt e ne krevatin ku djali vazhdonte te mbijetonte ne gjendje komi. Kjo, sepse dhe veshka e vetme e tij, kishte dale jashte funksionit. Duhej zevendesuar me nje veshke tjeter. Ndryshe, vdekja, nga ēasti ne ēast, priste ta rrembente. Nena therriti: "Kam une veshke per djalin ! Une i kam te dyja. Njera me mjafton. Po dhe nuk mė mjaftoi, Djalin tė lė pas". Atehere, mbas kembenguljes se Nenes, u desh te beheshin analizat dhe per Djalin dhe per Nenen. Dhe me ne fund u konkludua: duheshin bere dy operacione ne te njejten kohe. Nena do t'i dhuronte veshken e saj djalit te vet. Profesori grek, kirurgu, iu fut punes. E mori veshken nga Mezeja dhe ia vendosi Kostes, birit te saj. Mezeja nuk eshte ne gjendje edhe tani pas kaq kohesh, ta shpjegoje se si u be ajo pune aqe e madhe e aqe e ēmuar. Veē, tashme, ka 6 vjet qe djali eshte mire. Ate e mbajti ne jete dhe vazhdon ta mbaje veshka e Nenes, qe eshte e forte sa per dy veshka. Ndersa nene Mezeja, kur ka mire djalin, i ka te gjitha. Veshka e saj, kur eshte ne trup te djalit te saj, i jep jete dhe vete Nenes, pavaresisht se dhe vete Nena eshte me nje veshke. Kjo nuk e ka shqetesuar asnje ēast ketu e gjashte vjet, sepse me veshken e saj jeton Djali. Dhe nuk thone kot: Nena e do djalin me shume se veten. Te dy jetojne e punojne. Nje dashuri ne dy vete, dy veshka ne dy njerez.

Kujton, dhe nuk harron Mezeja, as Profesorin grek, kur doli nga operacioni me lot ne sy e kur shqiptoi vetem nje fjale: shpresoj! Nuk harron dot as 15 doktorret qe bene konsulte dhe u angazhuan per te shpetuar jeten e djalit te saj. - Asnje leke nuk na pranuan,- thote ajo tere merak. Madje, ishin ata qe dhe e falenderuan Nene Mezene per aktin jetedhenes qe beri per djalin e saj. Vetem ilaēet bene 25 miljone me leket tona,- shton ajo, perveē operacionit. Te gjitha i shkoi spitali. Nuk ua shperblejme dot. Jeta e njeriut, aqe me teper jeta e djalit, nuk nuk ka te ēmuar. Por ja qe veshka e nje nene 65 vjeēare, kushton jeten e nje djali.

Ndahemi nga shtepia e Balilit, qe e shkoi jeten brigadjer, 12 vjet ne kooperative dhe 21 vjet ne ndermarrjen Rruga-ura, tere emocion te brendshem, veēanerisht per Mezene, gruan e tij, qe na ngeli ne kujtese si Nene e Madhe. Te tilla jane nenat fterjote. Ne momentin e duhur ato dine ta shfaqin veten. Kete e tregoi edhe Nene Mezeja. Prandaj Mezeja meriton pergezimet e te gjitheve. Meriton dhe pergezime nga gazeta "Fterra jone".

himetmaci.jpg
Himet Maci

 Ē ' mu kujtove, xha Himet e

Duke zbritur Kadremit, nen ullirin e Shkolles se vjeter, perpara me doli shtepia e abandonuar e Maēajve, qe e pat ndertuar Haruni i parė, me parate e vena ne kurbet, ne Ēanakala, qe ne shekullin e 19-te. Ne kujtese me erdhi Himet Maēi, qe ka nderruar jete qe ne prill te vitit 1976. Dy hapa me poshte para syve mu perfytyrua Mesues Neimi, qe ka mesuar per mbi 40 vjet, breza te tere nxenesish te Fterres sone. Nder mend me erdhen dhe te tjere. Por nuk e di pse Xha Himeti, siē i therrisnim te gjithe sa here e takonim, me ngeli dhe me godiste si ēekan ne tru. Me dukej sikur me thoshte: Na harruat, o djem! Na harruat !

Ketu, ne kete shtepi, qe aktualisht eshte shkaterruar, i ka rene koka para 100 vjetesh Himet Maēit, njeriut qe jetoi 76 vjet, qe, me Bulle Hasifene, linden kater djem e kater vajza, dy prej te cileve iken ne Qiell ne moshe fare te re. Ne varreza ne Sheshez, fotografia e Hitos, bashke me fotografine e Nenes Hasife, vendosur mbi pllaken e nje varri te perbashket, te sjell ndermend kujen e Hitos, qe u be ne Fterre, per maturantin e shkelqyer ne studime te shkolles se mesme te Politeknikumit "7 Nentori", para shume vitesh, te sjell ne shpirt helmin qe hoqi tere shtepia e Xha Himetit dhe tere fisi, madje, nuk e teperoj te them, tere fshati yne. Kete helm e hoqen Maēajt dhe Fterra edhe kur vdiq e re, Fatimeja aqe e mire, Nena e Alimese sone. Dhe kujtesa vetiu me shkon tek Bulle Hasifeja, qe i dha qumesht ne gjirin e saj, njeherazi dhe djalit te saj, Jashikut, dhe mbeses se porsalindur, vajzes se vajzes, Alimese. Ndaj, jo me kot Alimeja i thote "Vella" Jashikut, ose "Daja i preferuar". Helmi ne Fterre, pėr jo pak te moshes se re, ka prekur te gjithe fterjotet. Kjo eshte lidhja jone. Ky eshte shpirti fterjot.

Me vijne ndermend, jo pak biseda te Xha Himetit. Por, nuk harroj kur tregonte me ngasherim per vdekjen e te atit te tij, Harunit, qe vdiq ne moshe te re ne Ēanakala, duke e lene te birin jetim, qe e rriti me shume halle, e ema, Feza Kurupi. Jeten e perballoi me pune bujqesie dhe me kopene e tij me mbi 100 koke dhi. Kishte dhe nje ka qe punonte arat, ne qinosi me kaun e Memo Zhupes. Punoi rerth tre vjet si punetor dhe ne Kombinatin e Tekstilit ne Tirane, por mendjen e kishte tek vendlindja. Ndaj nuk qendroi dot me gjate.

Mikpritja e Xha Himetit eshte e permendur ne brezin qe e jetoi. Ne Gjishtire u be strehe e Luftes per liri kunder pushtuesit fashist e nazist. Njeherazi edhe ne Ngurrez edhe ne Shtepi ne Kadrem, i kthente miqte e te njohurit nga rruga, dhe ua shtronte me ē'te kishte shtepia. Edhe kecit, per mikun, i vinte thiken tek gryka. Bujaria dhe humori i tij i kendshem, me vijne ndermend sa here qe shkoj ne Fterre, tek i biri i tij, Nexhua. Edhe zemerbardhesia e Xha Himetit ishte e veēante. I donte shume fterjotet ne pergjithesi, na tregon Musai, por ama veēonte Dushajt, se i kishte te afert ne fisin e tij nga e jema. Per Hiqmetin, mbaj mend, qe, derthte lot, sa here e kujtonte.

Thone se kush kujton e nderon te paret, di te respektoje dhe te gjallet. Fterjotet dine te nderojne dhe te paret, dine te respektojne dhe te gjallet.

kadrigjoni.jpg
Kadri Gjoni

 e ti xha Kadri me

Nurēja me zgjoi kujtesen per Xha Kadriun.

- Ishte dhe njeri i mire, dhe valltar i mire,-me theksoi Nurēja.

Fjalet e Nurēes me ngelen ne kujtese, sepse me preken ne deshiren time. Fterra ka pasur nje brez burrash qe kane lene emer ne kujtesen e Fterres, per te cilet eshte mire te shkruajme pak fjale, dhe per t'i perkujtuar me nderim, dhe njeherazi per te njohur sadopak dhe historine e fterjoteve tane te mire.

Pas disa ditesh, shkova tek Mesuesi im, Bakiu, dhe u ula ne karrike perpara tij. Dhe nisem biseden shtruar. Kujtuam Kuēin, kur Jakupin e kishim Drejtor shkolle dhe Muzon e Bakiun, - mesues, ne ishnxenesit e tyre te nje klase: Difua, Plotimi,Bajraktari, Bashkimi dhe une.

Jeta ne Fterre historikisht ka qene e veshtire, sepse te tilla kane qene kushtet ekonomike. Ndaj shume fterjote e lane Fterren dhe shkuan per pune a per arsimim neper Shqiperi apo deri neper bote. Neper Shqiperi shkoi qe kur ishte djale i ri edhe Kadri Gjoni, qe "i ra koka" ne Fterre ne vitin 1893. Muaji, si per shume te tjere, nuk dihet. Se atehere nuk kishte ndonje regjistrim te sakte. Por kujtesa e Birit per Babain eshte fare e fresket. Ndaj, sa e ngacmoj, mesues Bakiun, ai nis e tregon. Per xha Kadriun me ka rene rasti te degjoj, jo rralle, edhe te tjere. Selimi eshte nje prej atyre, qe, ne jo pak raste, me ka folur me pasjon per te. Edhe me Tenon e kujtuam ne Fterre, kur biseduam per vallen e burrave te grupit folklorik

Ishte djale i bukur, kur Dita e Flamurit e gjeti ne Delvine, ku punonte ne nje furre qyteti. Kur mori vesh se u shpall Pavaresia, ndjeu nje gezim ne shpirt, qe nuk i zgjati shume, se te bemat e andareteve greke me 1913-14, i shkaktuan nje dhembje te thelle. Vitet e Luftes se Pare Boterore i kaloi ne Delvine. Por gjithnje vente e vinte ne Fterre. Ne keto vite u martua me Hava Avrecen. Me ndihmen e ushtarakut Jaho Mato u vesh xhandar. Po me ndihmen e Jahos u bene xhandar ne ato vite, dhe Neshat e Belul Brinja, Shefqet Shkurti e Ismail Haxhiu, Ziflo Malaj e ndofta dhe te tjere.

Ne Progonat la emer te mire. Ne Pogradec punoi per shume vite, ku e gjeti dhe Lufta e Dyte Boterore. Ne qytetin e Liqenit te Pogradecit u lidh me luften per lirine e vendit. Bashke me nje libohovit, qe ishte i lidhur me levizjen, te dy xhandare, e braktisen xhandarllekun dhe u hodhen me ēeten e Mokres, ku ishte komandant Muharrem Ēollaku. Me kete ēete u inkuadrua ne Brigaden e pare partizane. Por, duke qene mbi 50 vjeē dhe me halle familjare, kerkoi e u kthye ne vendlindjen e tij. Dhe ne tetor 1943 u inkuadrua ne ēeten e Fterres. Per veprimtarine e tij Presidiumi i Kuvendit te Shqiperise i ka akorduar Dekoraten e Ēlirimit.

Jeten vazhdoi ta jetoje ne Fterre, duke u marre me pune te ndryshme bujqesore. Por fterjotet e brezit qe e kane arrite, e mbajne mend si njeri, qe ēfare i shihte syri, ia zinte dora. Permendet dhe si murator, dhe si marangoz. Bente dhe bucela, dhe taler, dhe dybek, dhe Xha Kadriu mbahet mend dhe si njeri xhurmet. Por per me teper Fterra e kujton Kadriun dhe si nje valltar qe hidhte me aqe shpirt vallen burrerore:"Pa dil, dil, pasha ne dere", qe ka marre emrin: "vallja e Taro Gjonit", valle te cilen e ka kenduar dhe hedhur po aqe bukur dhe biri i tij, Bakiu, qe, ne ishnxenesit e tij, e shikonim me kenaqesi, pa ditur, ne ato vite, se Bakiu hidhte vallen e babit te tij. Xha Kadriut, vallja sikur ia lehtesonte dhe frymemerrjen ne mushkrite e semura nga azma, qe i mori jeten ne korrik te vitit 1969.

Duke medituar ne keto pak rreshta per Kadri Gjonin, ne koke me vjen kenga e kenduar nga grupi polifonik: "Fterra ne Kenge", " O portat e gurta, ē' burra kini nxjerre".

ifraimgjoni120.jpg
Ifraim Gjoni

me nje menēuri te xha Feros

Kur u be dokumentari televiziv "Fterra-Laberi, Fterra-Riviere" me ngeli nje merak per lagjen Gjofterraj, qe nuk u filmuan nga afer disa nga shtepite e kesaj ane. Edhe ndonje merak tjeter me ngeli. Por ē't'i besh asaj dores se lige, qe gjeti apo qe mori karikusin e baterive dhe, me gjithe apelin qe u be, nuk degjoi nga ai vesh? I ligu te liga bie. I ligu nuk ndreq, por prish pune. Dhe ne kete rast i ligu prishi shume. Megjithate emisioni e realizoi qellimin e vet. Per Fterren ai qe nje veper e bukur televizive, qe u realizua nga ekipi i RTSH-se, me vullnetin dhe miresine e gazetarit Ilir Buēpapa, operatorit Nebi Duro dhe montazhierit te talentuar te ketij televizioni, Andon Beqari.

Ky merak mė beri te vete pothuajse dere me dere, te shkoj te Balili, te Rexhua, te Hakani, te Nurēja, te Hasua, te.. Te Hanua vajti Zana me Kanon. Ne ēdo shtepi qe vajta, ne kujtese me erdhen te paret e ketyre shtepive. Perpara shtepise se Nurēes mu perfytyrua Xha Ferua, qe ne shpirtin tim ka ngelur nje njeri punetor, i ndershem e i drejte, por dhe i zgjuar. Aty per aty, mu kujtua nje menēuri e tij.

Ishin vitet '60-te. Ne Ixuar Xha Ferua priste t'i vinte nje mik i tij, nga nje fshat fqinj. Dhe miku i erdhi. Sa zbriti nga "posta", siē i thoshnim atehere makines se linjes Sarande-Fterre, Xha Ferua i doli perpara dhe e mireseardhi. E prezantoi dhe me te pranishnmit, te cilet e ftuan te pinte nje "kafe" ne klubin e fshatit, ne vazhden e tradites se mikpritjes fterjote. Sa u ulen, ai qe e ftoi i pari, porositi, perveē kafes, dhe nga nje gote raki per mikun dhe per te pranishmit. Mirpo zakoni e donte qe kete bujari ta shprehnin dhe pjesetaret e tjere ne kete tavoline. Madje dhe ata qe ishin ne klub, nisen te porositnin: "Jepi dhe nje raki nga une mikut te Feros". Keshtu e para solli te dyten. E dyta te treten. E terta te . Nderkaq Xha Ferua kembengulte te nderprisnin pijen se mikun e priste shtepia, ku sipas adetit, i zoti i shtepise kishte ftuar per muhabet dhe dy-tre miq nga fisi i tij. Por miku, nga qe "u ngroh", nga rakia "e ngrohte", kembenguli te vazhdonin te pinin ketu ne klubin e Xha Ganiut, siē e therriste fshati, pavaresisht se klubi ishte dyqan i shtetit, mbasi ketu muhabeti ishte okada dhe nuk duhej prishur ky qejf "pa plan". Dhe keshtu u ndez dhe me shume muhabeti. Pas nje momenti kembengules, kur fjala nuk po i degjohej, Fero Gjoni thirri me ze sundues:

- Degjo, 0 Mik! Vazhdo te pish, se une nuk kam se ēfare te te bej. Une te luta te vemi ne shtepi, por ti nuk me degjon. Dhe me tej, duke marre kapelen ne dore, shtoi: Sos qe kapele, e nuk ta bleva ne dyqan te Ganiu, po eshte "Ajo nėnkapele", qe nuk shitet as gjekundi ne pazar.

Zgjuarsia fteriote ėshtė tipike pėr burrat fteriotė. Por burrat tė mos harrojnė se i kanė lindur Nėnat fteriote.

Guro ZENELI

Nr. 30 - shtator, 2002

sulejmanmato.jpg
Sulejman Mato

SHENIME HISTORIKE PĖR FTERRĖN

FTERRA MĖ 1583

Fshat me 60 burra.Me 30 shtėpi tė krishtera. Njė familje muslimane me tokė. Njė familje muslimane pa tokė.Kjo tregon qė myslimanizmi nė Fterrė ka rrėnjė mė tė hershme se koha e Ali Pashės. Katėr beqarė. Nė kėtė kohė fshati i Kuēit kishte gjithsejt 20 shtėpi.Borshi 75 shtėpi.Ēorraj 116 shtėpi. Emrat e familjeve qė gjenden nė Fterrė dhe paguajnė taksa: Kokė Gjini, Zhupa Brati, Gjon Brati, Pogė Gjoni, Gjok Nika, Nik Mėrtiri, Gjira Dhima, Brat Kosta, Marin Andrea, Gjokė Mėhilli, Marin Duka, Gjok Marini, Mėhill Marini, Gjin Kosta, Niko Dhima, Dhimė Mėhilli, Llesh Gjin Mato, Gjoka Gjini, Ded Gjini, Gjin Hila, Zhupė Hila, Hasan Gjoni (familje pa tokė.Duhet tė jetė i ardhur), Zhupė Deda(familje pa tokė), Sinan Deda (familje pa tokė), Iliaz Deda, Sinan Aliu, Memi Aliu, Thoma Gjoni, Gjok Marini, Gjonėm Gjoni Gjikė Andrea, Marin Gjoni, Ali Nika, Hasan Toja (pa tokė), Po kėshtu na kėtė listė ka edhe emra tė tjerė si :Hysen Marini, Marin Duka, Andrea Mėhilliģ, Golem Gjoni etj.

Nga kėto mbiemra nė Fterrė ka gjurmė vendesh,trojesh dhe tokash si: Prroi i Dedegjinit, Gjihile, Dukhila, Gjipogė, GjonFterra, Gjonėme. Nė troje tė Nike janė Matajt. Disa nga kėto mbiemra i gjen nė fshatrat arbėreshe si pėrshėmbėll: Toja, Marini, Mėhilli, etj.

ĒERICA

Nė kadastrėn e vitit 1583 figuron si fshat mė vete, me 34 shtėpi, me 36 burra dhe dy beqarė. Golem Bardi, Nikė Deda, Martin Deda, Novak Deda, Mėhill Gjoni, Koka Lagji, Mėhill Lagji (mbiemėr qė e gjen nė Ēorraj), Gjon Goja, Gjon Vaguli, Martin Peēi, Gjin Deda, Andrea Vaguli, Nik dhe Gjon Vaguli, Martin Komnini, Gjon Stoja, Lekė Leci, Gjira Komnini. Tė ardhura: Elb 380 akēe, Grurė 885 akēe, taks martese, gjoba, badihava 220 akēe. Fshati duhej tė paguante gjithėsejt 3500 akēe. Mbiemra qė sot i gjen si toponime pasi kanė lėnė gjurmė nė Fterrė janė:Bardi ose Bardhi (mund te jete shndruar ne Bėrda) Deda (Gjidede) Prroi i Nikdhimės, Mėrtirlagj, Stoja, Bragjon, Dedehilė, Gjihile, Guri i Gjonėme , Gjinali, Dukhile, Gjipoge, Dedelec,

Toponime tė tjera: Gjoplaka, GjoFterraj, Gjolleshaj, Gjonikaj, Gjomėnde, Gjovizhe, Nimėnksh Vija e Mėrtire, Hundė e Mėrtire, Pėrroi i Nestorit, Maja e Lekės, Kika, Shesheza, Gomareza, Proi i Kanės etj. Pine, Galile, Komė, Hekal, Kondale, Gjokaēe, Gjozike, Gjoplaka, GjonVizhe, Gjothanas, Gjomend, Gjonike, Gjozenik, Gjomato, Nikēokaj, Hadushaj, Qafpjetre, Hizmaj, Gjicali, Gjipoga, Hasakond, Nikmenksh, Gjeshnikosh, Sinantrako, Memotrakua, Mertinezh, Niklek, Vija e Pale, Qafpjetre, Thana e Tėrhile

Shėnim:( toponimet janė treguar nga nėna ime Vahide Bezhani,Mato)

ZAKONET

Fterra ka ruajtur dhe respektuar me rigorozitet traditėn dhe zakonet e vjetra tė fshatit lab. Edhe nė Fterrė burri sundonte mbi gruan, burrit i dėgjohej zėri nė familje, por kjo bėhej nė mirėkuptim. Gruaja fteriote ka qenė e emancipuar. Ajo merrte pjesė nė tė gjitha punėt bujqėsore dhe blegtorale sė bashku me burrin. Gruas i dėgjohej mė tepėr fjala nė familje dhe ishte e respektueshme nė shoqėri. Me kėtė frymė ne familje janė rritur dhe edukuar shumė breza fteriotė. Kjo lloj demokracie e brendėshme familjare, pa kapėrcyer caqet e nje jete, me reflekse tė njė edukate matriarkale, tepėr tė lashtė, u bė shkollė dhe bazė e tė gjithė edukatės sė pėrgjithshme fteriote, gjė qė dallonte nga fshatrat e tjera fqinje,ku gruaja nuk e luante kėtė rol dhe nuk e zinte kėtė vend nė familje. Shumė pak raste kemi dėgjuar qė burra fteriotė tė kenė vėnė dorė mbi gratė. Burri fteriot e ka respektuar gruan si shoqe tė jetės. Njė rol tė madh nė fshat kanė luajtur xhamia , hoxha si dhe kryeplaku i fshatit.Fteriotėt i janė shmangur me zgjuarsi gjaqeve, jo vetėm brenda fshatit, por edhe me fshatrat fqinje. Gjatė 100 vjetėve ka pasur vetėm dy raste zėnkash, me fshatarė borshiotė dhe me disa familje Ēorrjote. Rasti i zėnkės me borshiotėt ėshtė bėrė pėr probleme kullotash, se ishin troje tė Fterrės apo tė Borshit: Kėshtu thotė kėnga:

Ēu zunė Borshi me Fterrė

Vallė ēpanė qė u zunė?

Pėr njė dy male tė ējerrė,

Pėr Galisht e pėr Rrėmullė...

Edhe poeti popullor e pėrbuz kėtė grindje duke e minimizuar atė me fjalėt:pėr nja dy male tė ējerrė...

E folmja fteriote ėshtė si ajo e gjitha labėrisė, ndonėse, duhet thėnė sė ėshtė mė e pėrpunuar, mė pranė gjuhės letrare, ėshtė njė e folme e zbutur, e ėmbėl qė nuk tė vret veshin nė dėgjim tė parė. Zanoret e zgjatura i ka karakteristike edhe e folmja e Fterrės, por kjo flet pėr njė ruajtje e njė tradite tė lashtė tė kėsaj krahine. Zanoret dyfish tė zgjatura si nė rastet: kaa...haa..,naa.. etj., janė tė bukura nė arkaizmin e vet dhe ngjasojnė shumė me tė folmen arbėreshe, me tė folmen e fillimit tė kėtij shekulli. Nė Fterrė janė ruajtur diftongjet si dhe grupet e tė folmes sė lashtė arkaike me kl,gl si nė rastet: kopilje apo klau (qau). Nė gjuhėn fteriote gjen fjalė arkaike, tė cilat nuk i gjen nė asnjė fjalor tė shqipes si : haraqe, (druri qė pėrdoret pėr mbajtjen e fasuleve): "lėmishte" ,"karthje" ,"bazhdullizma", "cipal", "borigė" (vegėl muzikore e bėrė nga druri i lofatės) etj.

VESHJA

Kostumi fteriot ėshtė karakteristik pėr gjithė Labėrinė, ndonėse duhet thėnė se ėshtė mė i pėrpunuari nė gjithė krahinėn. Fteriotėt kanė nė traditėn e vet dy lloj veshjesh, atė me xhamadan , fuastanellė, brez, si dhe opinga me xhufka dhe; kostumin tjetėr me qylaf, kėmishė e bardhė pa qafore e me mėngė tė hapura, poture tė tipit qillota dhe opinga me xhufka. Edhe kostumi i grave ėshtė dyllojesh. Kemi mė tė vjetrin, i cili ngjason me kostumin e grave epirote. Mandile me ojna, (si skemantili qė ruhet edhe sot tek arbėreshėt e italisė) xhup tė qėndisur me fije ari, fustan jeshil tė derdhur gjer poshtė kėmbėve dhe kėpucė tė lehta pėr tė ecur. Kostumi

tjetėr i grave ka qėnė i pėrzier, duke futur edhe peshlinė dhe ēitjanin si veshje turke: Gruaja vishte shaminė e bardhė tė qėndisur me ojna, xhupin e qėndisur me fije ari dhe me figurina pas krahėve si dhe ēitjanin turk. Interesantja ėshtė tek ngjyrat e veēanta, si e bardha ngjyrė krem, e zeza me nuanca bojėkafe, jeshilja ngjyrė ulliri, apo e kuqja e veēantė, ngjyrė shege. Ndikimi i veshjes turke ka qėnė rezultat i kurbetit tė fteriotėve nė Turqi apo edhe i kohės sė nizamllėkut nė trevat turke.

Nė veshjen fteriote njihet edhe Labania (llabania) si dhe qylafi me majė i dėshmuar nė njė nga prerjet e monedhave tė qytetit Amantia qysh nė lashtėsi. Po kėshtu, pėr veshje tė lashtė bėn fjalė edhe fustanella labe e cila e gjen shprehjen e vet qysh nė kohėn ilire.

Veshja e nuseve fteriote dallon nga veshjet e tjera pėr nga ngjyrat dhe qindizmat. Po kėshtu gratė e Fterrės kanė qėnė tė dalluara pėr qėndismat e ēorapeve dhe prodhimin e qilimave me avlimendė. Figurat gjeometrike qė gjen nė to janė mbeturina tė njė koncepti tė lashtė ilir.

Sulejman MATO

Nr. 30 - shtator, 2002

anagreza.jpg

 SA ĖMBĖL ME FOLE, ANA !

- Jam Ana,- me tha. Nderkaq une mendoja se cila Ane ishte.

- Ju, nuk me njihni. Jam Ana e Bajram Sadikut. Kam ardhe nga Amerika, se kam Babin semure. Pashe emisionin: "Fterra-Laberi, Fterra-Riviere". Me pelqeu shume. Mu duk vetja, sikur ishja ne Ixuar. Ju mora vetem per falenderim.

Mirenjohja e saj, me te folmen e embel letrare, me dha emocion. Nuk e prisja qe nje bije fterjote, qe ka disa vite qe jeton e punon ne New Jork, te falenderonte me kaq ngrohtesi. Prandaj iu luta te pinim nje "kafe", siē thuhet fjala, kur dhe ku te donte vete Ana. Dhe Ana, nga ana e saj, e mirepriti ftesen time. Per mua ishte kenaqesi dhe se do te njihesha me vajzen e Bajramit dhe Evanthise, por edhe se do te mesoja se si jetonte kjo bije fterjote ne Ameriken e madhe. Dhe te nesermen, te Henen, e prita para dyqanit te Rebiut tone. Sa e pashe ne distance, e njoha nga paraqitja, e njoha nga figura e saj e bukur: "beme, o Babe, te te ngjaj", dhe nga drejtimi qe mori per tek dera e dyqanit.

U takuam si te ishim miq te lashte. Por me shume me gezoi biseda me te. Ana ishte nje fterjote - amerikane e re, por nuk e di pse qe ne fillim, mu duk me zemer te paster e me mendim te matur. Desha ta puthja ne balle, por ndroja ime e brendeshme me ndaloi. Zgjuarsia dhe menēuria e saj me frymezuan ne shpirt. Ndaj, qe ate mbremje, sa u ktheva ne shtepi, mora penen, te them pak, nga shume, qe perfitova prej saj

Ana ka mbaruar qe ne vitin 1991 Universitetin ne Tirane, per inxhiniere hidroteknike. Punoi pak kohe si sekretare ne Fakultetin e Mjekesise. Me vone me konkurim, midis shume vajzash, fitoi per te punuar ne nje firme italjane. E ndihmoi dhe fakti qe dinte mire italishten. Por, Ana enderronte Ameriken. Edhe frike kishte,por edhe vendosmeria nuk i mungonte. Me ne fund arriti ne Amerike. Fillimisht shkoi ne Florida, ku u ndesh me veshtiresite e emigracionit. Atje beri pune te veshtira. Punoi part-tajm.Veshtiresite ia shtonte fakti se nuk e dinte gjuhen e vendit, por dhe Terandi, djali i saj i vogel, qe kishte aqe nevoje per kujdesin e Anes.

- Motivi i jetes time, thote me shpirt Ana, ishte djali im, qe me mbajti ne vend mendjen e kokes. Perballova veshtiresi. Eca dhe mbi gabime. Po te ruhesha nga gabimet, nuk do te beja dot progres.

Dhe flet me pasjon per djalin. Nuk thone kot se "Nena e do djalin, me shume se veten". Ana keshtu e donte Terin e saj. Djali i ka dhene jete, jetes se saj. Edhe tani Teri i jep jete. Merakun, edhe ne keto ēaste, qe bisedojme bashke ne kafen e mire tek shkozjoti, Ana e ka vetem per djalin. Kur e pyes se sa vjeē e ka Terin e vogel, me thote: e kam ne klasen e katert,. ne shkolle te mire publike. E kam me Mesuese shume te mire. Djalin e kam pasur motivin shpirteror per te qendruar ne Amerike dhe per ta mesuar mire dhe vete une gjuhen amerikane. Sigurisht, shtjelloi Ana me tej, me ndihmoi dhe italishtja, duke me ndihmuar shume kompjuteri. Me ndihmuan dhe filmat per bisnes, qe i ndiqja me pasjon. Me ndihmuan dhe amerikanet e mire, qe me jane gjendur ne hallet e mia. Amerikanet, shprehet e bindur Ana, eshte veshtire t'i besh miq, por po i bere, atehere i ke miq per koke.

Dhe ne saje te zgjuarsise dhe te vullnetit te saj Ana arriti te rregullohet Ne New York, ne nje zone industriale, ku punon si inxhiniere ne nje kompani ndertimi, ku kryen dhe detyren e menazherit financiar, ku ben dhe lidhjet me klientet, ku punon nga ora 9.00 e gjer ne oren 17,00. Ndjehet e stabilizuar, sepse, siē thote vete, ka dhe punen shume te mire, ka dhe kolege shume te mire, qe dhe punen ia vleresojne. Ketu e tete vjet ka dhe makinen e saj, qe eshte mjet pune dhe qe i lehteson jeten e perditeshme per ta perballuar ate me dinjitet.

- Amerika, ftillon Ana, ka ditur te thith trurin e Botes. Ne Amerike dhe emigranti e gjen lirine e individit. Edhe mua ma ka suiuruar lirine time. Por Amerika ka dhe hapesira per pune. Dhe po punove atje, atehere jeton mire.

Dhe me tej tregon se tashme eshte integruar ne jeten e njujorkezeve, me tere elementet e jetes, si te ishte vendalie prej vitesh. Pronarja e ka marre me insistim dhe asistente personale per kozmetiken. Eshte e dhene dhe pas filmave e muzikes. Edhe shtepine e mbaj bukur, shton duke qeshur me nje shpirt te kristalte. Lexoj dhe libra psikologjik. Kam marre dhe njohuri mjekesore. Luaj dhe tenis me djalin tim. Njoh mire dhe New York-un. Leviz lirshem. Harten e kam ne koke. Ja keshtu, tani vetja me duket njujorkeze.

- Gezohem me gjithe shpirt qe je integruar, i nderhyra ne bisede. Por ama, telefonata jote per emisionin e Fterres, mua me ndjesoi shume.

- Ke te drejte, ma ktheu, pa me lene te flas me gjate. Une qe e vogel jam ushqyer me dashurine per Fterren dhe fterjotet. Nuk i harroj dot bukefiqet e Fterres, edhe per emrin qe me ka lene mbresa, edhe per shijen e tyre. Mbresa me ka lene dhe e folmja fterjote, e embel dhe e paster, si te ishte gjuhe perendie. Ne te njejten kohe une ruaj dashuri e mall per gjyshin tim Rrapo dhe per xhaxhi Shuqon. Me dashuri per Fterren me ka mekuar veēanerisht Babai im, Bajrami. Une e them me krenari qe: "jam shqiptare-fterjote", madje dhe ne rrethet e mia shoqerore ne Amerike. Kur me thote ndonje qe "je shume e mire", siē e perdorin shpesh amerikanet, une u pergjigjem se jam nga nje periferi e veēante e Albanise, ne jugun e Atdheut tim, nga Fterra ime. Edhe atyre u vjen mire qe une krenohem me vendlindjen time. Edhe djalin keshtu e kam kultivuar. Vjet nga Rinasi e ne New York udhetoi i veshur me kostum kombetar shqiptar. Dhe atje mban shpesh dhe nje veshje sportive shqiptare. Dhe u levdohet dhe fqinjeve dhe shokeve te tij. Asnjehere nuk e kam mohuar shqiptarine time. Une e them me gezim qe jam shqiptare. Ēdo popull ka njerez te mire dhe jo te mire. Une di qe, fterjotet jane njerez te mire edhe neper bote.

Jonian BREGU.

Nr. 30 - shtator, 2002

 
 
 

PER LIRINE LUFTOI, POR LIRINE S'E GEZOI

Jetes nuk i dihet si te vjen. Shume here te ka ne dore dhe nuk e ke. Dhe Razipin e pati jeta ne dore. Keshtu u ka ndodhur, shumeve e shumeve. Dhe, megjithese ishte njeri korrekt me jeten, korrekt me punen, korrekt me njerezit, perseri jeta i shkoi ashtu siē e di vetem shpirti i tij, duke marre me vete ne shpirtin e vet dhe "sekretet" e jetes se tij.

U perpoqa te mesoj diēka sa me te sakte per te, pavaresisht se per jeten e Razipit kam dhe mbresat e mia. Per ta njohur me mire, shpesh e kam shpure biseden tek jeta e Razipit. Nurēia me ka ndihmuar me shume, se plagen per Razipin e ka plage ne zemer, siē mund ta kete ēdo vella per vellane e vet.

Ne Maje te Gjone lindi ne prill 1926 dhe ne maje te jetes mbeti moralisht. Femija e pare e Xha Muslliut dhe Bulle Taibese ishte, dhe partizan i pare shkoi ne Brigaden e Pare, kur ne Fterre erdhi kompania e asaj Brigade, me komisar Tuk Jakoven. Nxenes i mire i Mesues Neimit ishte, dhe i mire mbeti tere jeten. Te fisme ishin prinderit e tij dhe i fisme u tregua ne jeten e tij dhe Razipi.

Karakterin e forte e tregoi pa mbushur 12 vjeē, kur shkoi per te punuar ne Himare, duke mos u bindur as prinderve, qe te rrinte me bageti ne Krizen e Borshit. U fut ne Bollanaj per te bere punet e shtepise, ku mesoi te fliste greqisht. Por karakteri kryelart i tij nuk duronte nenshtrim. Ndaj iku ne Portin e Durrėsit, ku u fut ne nje firme italiane. Ne fund te vitit 1940, u kthye ne Fterre. Dashuria per lirine e lidhi me luften kunder pushtuesit nazifashist. Me devocion e kreu dhe detyren ne repartet e ndjekjes te diversionisteve, ku mori dhe plage te rende ne krahun e djathte te tij. Pas asaj plage, beri nje vit shkolle per polici, ku u shqua dhe perfitoi graden Marshall, siē i thoshnin atehere..

Razipi beri emer ne Brigaden e Pare Partizane me trimerine qe e tregoi dhe me vone ne Grupin e pare, Delvine, por emer beri dhe ne Sarande, si punonjes policie ne vitet pas Ēlirimit me korrektesen ne detyre; emer beri dhe kur u denua per disa vjet ne burg, se, per karakterin e tij te forte, nuk denoncoi miqte e njerezit e tij qe kishin thene "llafe kafenesh" se do te iknin ne Korfuz; emer beri dhe me faktin qe nuk denoncoi dhe ata qe e kishin denocuar per mosvigjilence revolucionare, dhe ata qe i kishin "perkedhelur" sedren se i ishte bere padrejtesi, duke mos e graduar me grada te larta e per karriere te larte, dhe per ata qe iu "qepen" pas, per te zbuluar "armikun", qofte ndonje kuējot, qofte ndonje "mik" fterjot. "Historite" me ta i mori me vete, duke ia lene shpirtin e tyre, qe Zoti t'i gjykoje.

Per Razipin te fliste me respekt Vehapi, qe e futi ne pune ne Minieren e Pukes bashke me Muho Dhulin, kur politika e kohes e shikonte me "syrin e njerkes". Ndaj Razipi e kishte "kyēur" gojen. Vetem duart i punonin per te nxjerre nen toke pasuri minerare. Dhe kur ishte ne spitalin e Tiranes ne gjendje te rende, gojen nuk e shqepi, njeri nuk pergojoi, madje as atyre, qe ishin fajtor ndaj tij, nuk ua zuri emrin ne goje. Kjo sepse tere jeten, ne kushte te mira dhe ne kushte burgu, ruajti moralin e paster dhe karakterin e forte e stoik. Prandaj beri emer dhe emer te mire la Razipi, dhe ne jeten e tij te lire, dhe ne 10 vjet te jetes se tij te burgosur e te "njolles" politike qe e ndoqi si "hije" deri sa vdiq ne duar e Nurēes e te Astritit, deri sa shpirti i shkoi ne Qiell e trupi, me zemren plot plage, u kumis prane babait te tij, Muslli Gjoni, ne Shesheza, duke lene ne pikellim Miron me 4 femijte: Vilon e tri vajzat. Razipi, eshte nga ata qe, luftoi per lirine, por lirine nuk e gezoi. E megjithate, lufta per liri, puna per te jetuar, morali dhe karakter i forte, e bene me emer Razipin tone.

Guro ZENELI

Nr. 30 - shtator, 2002

kopertina.jpg
Kopertina e librit

"BOTA E GJĖRĖ DHE FSHATI"

- Emigracioni shqiptar nė fund tė shekullit XX -

-

Me autorė Karl Kaser, Robert Pichler dhe Stephanie Schwandner - Sievers

Nė muajt korrik e gusht 1998 erdhėn nė Fterrė nga Austria njė ekip studiuesish. Ata anketuan shumė familjet fteriote pėr probleme ekonomike e sociale, nė shėrbim tė njė studimi tė tyre pėr Shqipėrinė.

Studimin e tyre tė ilustruar edhe me fotografi, e botuan nė Austri, nė gjuhėn gjermane, nė librin "BOTA E GJĖRĖ DHE FSHATI", ku njė vend mbi 150 faqe e zė Fterra dhe fteriotėt. Botuesit i kėrkuan bashkėfshatarit tonė Ing. Rexho Kurupi, tė bėjė njė informacion tė shkurtėr mbi pėrmbajtjen e kėtij libri, i cili e priti me dashamirėsi dhe ne duke e falėnderuar, po e botojmė, me shpresen se nė numrat e ardhshėm mund tė botojmė edhe materiale tė tjera mė tė plota.

Libri trajton pėr shoqėrinė shqiptare pėrvcojėn mė tė rėndėsishmė tė dhjetvjeēarit tė fundit, emigracionin e njė pjese tė tė madhe tė popullsisė pėr nė Greqi dhe Itali.. Janė tė rralla familjet, tė cilat nuk kanė pjesėtarė tė tyre me qėndrim tė pėrkohshėm jashtė shtetit. Ndikimet e valės sė emigracionit janė tė shumėanėshme: ato ndikojnė nė zhvillimin demografik, ekonomik dhe tė jetėsės e kulturės sė pėrditshme tė vendit. Pėrveē zhvillimit demografik nė dhjeėtvjeēarin e kaluar, ndikimit tė madh nė raportet dhe strategjine e migracionit si dhe tė problemit tė identitetit ky vėllim tregon edhe ndikimet edhe ndikimet e migracionit mbi dy kontekste tė ndryshme, ndikimin e tij nė njė fshat mysliman dhe nė njė fshat katoli..

Pikė e rėndėsishme e hulumtimeve qėndron nė ndikimin e migracionit qysh nga ndryshimet politike tė viteve 91-92. Ėshtė bėrė kujdes qė nė tekst tė trajtohen edhe modelet historike tė migracionit pėr tė treguar se ai nuk paraqet asnjė fenomen tė ri pėr rajonet malore tė Shqipėrisė. Trajtimi i historisė lejon tė dallohen format e ekonomisė lėvizėse, tė cilat ishin pjesė pėrbėrėse e realitetit shoqėror - ekonomik tė kėtij vendi dhe rajoneve tė tjera tė Ballkanit.

Njė nga artikujt trajton nė mėnyrė krahėsuese format e ndryshme tė ekonomisė lėvizėse para dhe pas periudhės komuniste. Strategjia pėr arritjen e lejes sė qėndrimit, tendencat pėr tu integruar nė vendin e huaj dhe pėr tė qėndruar atje, pa rėnė nė sy si dhe pėrvoja e fituar jashtė shtetit janė temat qėndrore tė artikujve tė kėtij vėllimi.

Njė artikull trajton rininė e fshatit, mendimet e tyre pėr tarthmen, marrėdhėniet ndėrmjet sekseve tė ndryshme si dhe ato tė atdheut me shtetet e huaja. Ndryshimet politike kanė ndikuar nė mėnyrė drastike nė ekonomi, nė mėnyrėn e jetesės dhe konceptimin e kulturės sė vendit. Kėto trasnfformime pasqyrohen nė godinat e braktisura dhe tė shkatėrruara tė fshatit, duke ndryshuar edhe strukturėn e tij. Kėshtu jepet shembulli nė procesin e transformimit tė arkeologjisė tė dy fshatrave Fterrė e Ēorraj. Jepet shembulli sinjifikativ i rekonstruksionit tė ketyre dy qendrave nė periudhėn komuniste dhe sot. Demografi Arian Gjonoēi mbi bazėn e njė materiali autentik jep njė paraqitje tė pėrmasave qė mori emigracioni shqiptar.

Ndėrmarrjen e kėtij studimi na e bėri tė lehtė dhe tė mundur njė person me reputacion nė kėto fshatra Dr. Ismet Elezi, pėr tė cilin autorėt kanė konsiderata dhe falėnderime mė tė sinqerta. Nėpėrmjet tė rekomandimeve tė tij grupi ynė prej 13 vetash gjeti njė ngrohtėsi tė veēantė nga banorėt e dy fshatrave, tė cilėt ne i falėnderojmė.

Vlerėsim tė veēantė bėhet nė kėtė libėr edhe pėr gazetėn "Fterra jonė", gjė qė pasqyrohet njė rubrikė mė vete ku nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nė mė shumė se njė faqe libri, pasqyrohet aktiviteti i gazetės "Fterra jonė" pėr rolin qė ajo luan pėr afrimin dhe bashkimin e fteriotėve.

Ing. Rexho KURUPI

Nr. 30 - shtator, 2002

Enter supporting content here