ft22222222.gif

Nr. 11 - dhjetor 1998

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

ismetelezi.jpg
Prof.Dr. Ismet Elezi

NGA NJERIU I FTERRĖS -

TE NJERIU NDĖRKOMBĖTAR

- Profesor Doktor Ismet Elezi, shkencėtar i Drejtėsisė Shqiptare, nė muajin shtator 1998 u shpall NJERIU NDĖRKOMBĖTAR i vitit, pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė shekullit tė 20-tė nė Botė.

Mbi supe mban gati 80 vjet jetė, nė mendje ka njė mal me kulturė juridike, nė shpirt njė det me dashuri njerėzore.

Ky ėshtė Ismeti ynė, Ismeti nga Fterra, Profesor Doktor i Drejtėsisė Shqiptare. Dituria e bėri tė kalojė kufijt e vendlindjes e tė Shqipėrisė dhe tė cilėsohet si Njeriu Ndėrkombėtar i Vitit nga Qendra Biografike Ndėrkombėtare Cambridge - Angli. Dituria e bėri tė zgjidhet nė dhjetra-mijra biografi, duke e radhitur pėrkrah 2000 shkencėtarėve tė shquar tė shekullit tė 20-tė,duke e vėnė kėshtu nė radhėn ė njerėzve mė tė ditur tė njė shekulli.

Ky emėrtim ėshtė njė vlerė dhe njėherazi nje nder e lavdi pėr shkencėn juridike tė vendit tonė, aqė mė tepėr pėr Fterrėn, Kurveleshin e Labėrinė. Kjo edhe mua mė fali njė djenjė gėzimi, pėr mė tepėr qė Ismetin e njoh nga afėr, i njoh shpirtin e tij tė pastėr, diturinė e tij tė thellė dhe di qė siē thotė populli, Ismetin e duan dhe gurėt, dhe toka kur mbi vete mba njerėz tė ēmuar.

- Diell! ju bėftė jeta djalit tė Tasinit, pat uruar njė nėnė fteriote, kur lindi Ismeti mė 20 prill 1920, ai qė sot ėshtė vėnė nė ballin e nderit tė shkencės shqiptare deri dhe nė opinionin shkencor ndėrkombėtar. Jetėn e bėri punė. Si vullnetfort trgoi se jeton pėr tė punuar me mėnd, me dituri, me kulturė. Mu kujtua kjo cilėsi e lartė e Profesor Ismetit, kur nė Amerikė, Fiqiret Fterra, jetuar e punuar mbi 50 vjet nė SHBA, nė moshėn 80 vjeēare, para dy vjetėsh mė tha: "Amerikanėt jetojnė pėr tė punuar. Nė Amerikė njerėzit kanė dy kostume: atė tė punės dhe atė tė gjumit". Edhe Ismet Elezi, nė jetėn e tij, vetėm kėto dy "kostume" ka patur. Me pasion iu vu shkencės juridike, iu vu dijes, pėrvetėsimit tė saj.

Dashurinė pėr librin e mori nė familje. Kur lindi i ati, Tasini, te koka i vuri librin>Ndėrsa nėnė Hatemja i kultivoi vullnetin. Nė shkollėn e Lartė nė Leninigrad (1946-1951) pėrfitoi stilin e punės shkencore, ku la pėrshtypje te veēanta me doktoraturėn e tij " Mbrojtja juridike-penale e jetės sė Njeriut nė Shqipėri". Atė punė e thelloo mė vonė dhe arriti ta botojė si libėr nė 1962, qė u shėrben studentėve nė Universitet. Punė cilėsore ka bėrė pėr kualifikimin pasuniversitar. Pėr drejtėsinė ka hartuar disa tekste, ka ndėrtuar mbi 15 monografi dhe ka dshkruar mbi 80 artikuj e referate shkencore brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Janė madhore botimet e tij pėr tė Drejtėn Penale dhe tė Drejtėn Zakonore-penale Shqiptare. E shquar ėshtė vepra: E Drejta zakonore e Labėrisė nė planin krahėsues. Tani Profesor Elezi ėshtė nė proces tė veprės mė tė plotė: " E drejta zakonore Shqiptare". Pėr 10 vjet pandėrprerė ka hartuar veprėn "Mendimi Juridik Shqiptar" me rreth 500 faqe, e cila ėshtė njė paraqitje qė hap rrugėn pėr enciklopedinė juridike shqiptare, por qė pret dritėn e botimit.

Dija e tij ėshtė bėrė pasuri e dhjetra brezave studentė e studjues. Atė e ka ofruar dhe nė shumė e shumė konsulta, deri nė hartimin e kodeve dhe kushtetutave shqiptare. Edhe pėr Kodin Penal tė 1995 sugjeroi 13 faqe me ide e mendime konstruktive. Pėr 46 vjet ka punuar dhe si pedagog nė Universitet, qė kur u themelua fakulteti juridik. Edhe aktualisht jep leksione pėr tema madhore.

Idetė shkencore tė profesor Ismetit janė vlerėsuar nė rrethe shkencore nė Tiranė, nė Prishtinė, nė Shkup e gjetkė. Lidhjet shkencore tė tij janė tė gjėra me Institutin Etnografik nė Moskė, me Universitetin Graz nė Austri, me Institutin e Studimeve pėrEuropėnJuglindore me qendėr nė Londėr, me shkencėtarė nė Ēikago e Filadelfia tė SHBA, nė Bari tė Italisė,etj. Me kėtė njohje Prishtinė, nė Shkup e gjetkė. Lidhjet shkencore tė tij janė tė gjėra me Institutin Etnografik nė Moskė, me Universitetin Graz nė Austri, me Institutin e Studimeve pėe EuropėnJuglindore me qendėr nė Londėr, me shkencėtarė nė Ēikago e Filadelfia tė SHBA, nė Bari tė Italisė,etj. Me kėtė njohje shpjegohet qė edhe propozimi pėr kėtė titull u bė nga Qėndra Studimore Ndėrkombėtare nė Ēikago.Urimet pėr profesor Elezin kanė qėnė tė shumta nga tė gjitha kategoritė sociale, nga tė gjithė rrethet. Urim tė bukur i bėri shqiptari-borshiot nga Zvicra, i cili vitin e kaluar ndėrtoi njė bust tė Skėnderbeut nė Gjenevė.Kėtė respekt e kane shprehur tė gjithė sa e kanė njohur. E thonė kėtė me plot gojėn dhe tė gjithė ishpunonjesit e Kryeministrisė, ku Ismeti punoi pėr gati 20 vjet si Kryetar i Byrosė Juridike. Me dashuri e respekt shprehen fteriotėt, kurveleshas e labėr. Kėtė ta obligon qoftė dhe njė takim i shkurtėr mė tė. Nga i dituri pėrfiton. Ismeti ėshtė i ditur.

Guro ZENELI

Nr.11 - dhjetor, 1998

 

berti11.jpg
Albert Xhama

ATJE KU ĖSHTĖ PUNA, ĖSHTĖ JETA

Amerika - vendi i mundėsive dhe i hapėsirave tė mėdha

Takuam kėtu nė Tiranė,Albert Xhamėn, tė riun 38 vjeēar, i cili nė mars tė vitit 1992, shkoi si refugjat nė SHBA dhe u vendos pėrgjithmonė nė Boston, nė shtetin Masaēust, ku vazhdon tė jetojė e tė punojė, Duke u takuar mė tė, biseda na nxiti tė zhvillonim kėtė intervistė:

Pyetje: Si tė lindi mendimi pėr nė SHBA?

Pėrgjigje: Amerika ėshtė ėndėrr pėr tė gjithė. Edhe unė si gjithė tė tjerėt e ėndėrroja njė gjė tė tillė. Dhe ėndėrra ime u realizua. Kisha dėgjuar shumė, por pashė vet se Amerika ėshtė vendi i mundėsive dhe hapėsirave tė mėdha. Nė fillim unė nisa si ndihmės-kamarier tek lokali i Antoni Athanasit. Pata shumė vėshtirėsi, se nuk dija anglisht. Iu vura punės, qė tė mėsoja edhe anglishten. Pėr 6-7 muaj arrita tė mėsoj gjuhėn e ditės dhe tė komunikoj mirė. Pastaj Athanasi mė vuri banakjer, ku punova gati pėr tre vjet.

Gjatė kėsaj kohe njoha edhe mė mirė jetėn dhe mundėsitė qė tė jep Amerika pėr njė jetė mė tė mirė. Besimi tek vetja mu rrit. Atėhere mendova tė bėja diēka mė shumė e mė tė mirė. Nė Amerikė nuk ėshtė e nevojshme tė kesh shumė para, se Bankat tė ofrojnė kredi pėr bisnes. Pa rolin e bankave Amerika nuk do tė ishte ajo qė ėshtė. Vendosa tė bėhem pronar, sigurisht njė pronar i vogėl. Dhe fati mė ndihmoi. E fillova me njė piceri-restorant. Sigurisht nė fillim ngurova, pata dhe pak frikė. "Zanatin" e ri nuk e njihja. Mu kujtua fėmijėria nė Sarandė, kur notin e mėsova duke u hedhur nė det. Por kėtė radhė deti ishte puna nė Amerikė. Iu futėm punės bashkė me Anilėn, nusen time. Krahas gatimeve tė pėrhershmė, bėmė edhe gatime speciale, gjellė karakteristike italiane e shqiptare. Nevoja dhe konkurenca na bėri ti kushtonim kujdes tė madh bisnesit tė ri, duke njohur sa mė mirė kėrkesat dhe shijet amerikane.

Pyetje: Sa kohė tu desh tė bėhėshe i zoti i vetes?

Pėrgjigje: Mu desh tre vjet e gjysėm. Vullneti dhe durimi mė nxorrėn sė "salamet", siē themi nė Fterrė. Tani punoj vetė, punon Anila. Kemi dhe katėr punėtorė. Puna na ecėn mbarė, sigurisht duke punuar shumė. Punoj 10-11 orė nė ditė pa ndėrprerje. Tė premten punoj 14 orė papushim. Tė shtunėn e tė dielėn tashti bėjmė pushim, se dy vjetėt e para qė hapėm "Picėn" nuk bėnim asnjė ditė pushim. Nė Amerikė kur ėshtė pėr tė punuar punohet dhe kur ėshtė pėr tė pushuar pushohet.

Pyetje: Ēfarė tė bėri mė shumė pėrshtypje nė Boston?

Pėrgjigje: Nuk mė doli siē e mendoja, se unė e dija qė ēdo gjė ishte e lehtė. Po kur pashė jetėn atje, i thashė vetes, vurju punės Berti, se kėtu nuk ėshtė Shqipėri. Kėtu nuk ka

nėnė e babė, kėtu ka vetėm punė. Mu kujtua ajo thėnia te libri "Bankieri", qė "Nė Amerikė, njeriu ecėn mbi dollarė, por duhet tė dish si ti fitosh" Dhe oreksi vjen duke ngrėnė. Tani dua tė bėj njė bisnes tjetėr. Dua ti futem punės pėr tė blerė dhe njė bilding, si pasuri kapitale, qė leku tė qarkullojė. Banka ėshtė e gatėshme tė mė japi kredi. Tani, mė thonė disa, dashke tė bėhesh si Athanasi, qė tėrė jetėn ka njohur vetėm punėn. Po ta arrija, u them, do tė ishte shumė mirė. Por unė dua qė edhe jetėn ta jetoj, se jam i ri. Prandaj kam shkuar dhe nė Florida dhe nė liqenet nė Majne e deri nė Niagara tė Kanadasė, qė ėshtė njė nga mrekullitė e botės. Ėeekend-in e kalojmė nė park, atje ku ka lodra pėr fėmijėt, apo vende tė bukura pranė detit. Unė e dua detin se kam lindur e jam rritur nė Sarandė, mos harro. Tė gjithė si familje dhe tė dy fėmijėt, luajmė golf. Ėshtė lojė qė na pėlqen.

Pyetje: Po fėmijėt si tė venė nė shkollė?

Pėrgjigje: Fteriotėt kudo qė janė e duan shkollėn. Edhe shkollėn amerikane fėnijėt e mi e duan shumė. Laerti, djali i madh, ėshtė nė klsėn e 7-tė. Pėrgjigja qė i dha njė pyetjeje, e cila bėhet nė tė gjitha shkollat e Amerikės, Laertin e nxorri fitues. E mori dhe televizioni publik. "Ti, i thanė djalit, duhet tė jesh proud (krenar) pėr kėtė pėrgjigje tė bukur qė ke dhėnė. Krenar tė jetė dhe shkolla nė Somervill dhe shteti Masaēust". I dėrguan dhe njė letėr tė posaēme. Ai merret dhe me sport. Kurse i vogli, Xheni, ėshtė nė klasėn e dytė dhe shkon shumė mirė.

bertinila11.jpg
Albert Xhama dhe bashkeshortja Anila

Pyetje: A jetoni tė lirė e tė qetė?

Pėrgigje: Amerika pėr mua ėshtė vendi qė ka edukatė dhe demokraci tė pastėr, qė, me sa thonė, nuk e gjen as nė Europė. Atje i ke tė gjitha liritė dhe tė drejtat e njeriut. Nė Amerikė nuk tė pėrbuz njeri. Nė Greqi, 7 muaj qė ndejta, e ndjeva veten si tė huaj, kurse nė Amerikė jam si nė shtėpinė time. Atje jam mė i lirė se kėtu. Kėtu nuk ka ende qetėsi. U bėftė mė mirė! Nė Amerikė mė ka bėrė pėrshtypje tė veēantė dhe policia, e cila tė ndihmon, por nuk tė fal. Me policin nuk ka debat. Po ke ankesė, shko nė gjyq. Polici ėshtė polic dhe ligji ėshtė ligj. Polici zbaton ligjin e tė gjithė janė tė barabartė para tij.

Pyetje: Po lidhjet me shqiptarėt si i kini?

Pėrgjigje: Pėrgjithėsisht tė mira. por mund tė ishin edhe mė tė mira. Kushdo qė ka ardhė dhe vjen nė Amerikė me mendjen tė mbledhur qė do ti nėnėshtrohet punės dhe ligjit, do tė gjejė Amerikėn e ėndėrruar. Amerikani nuk tė ngacmom, ai nuk pyet se nga je, as sa e ke rrogėn,sa fiton, as nga i nxjerr paratė, as se ku vete e se ku shkon. Shqiptari ėshtė ca ndryshe. Unė e them me krenari qė jam shqiptar se e ndjej veten nė rregull. Por mė 14 shtator ndjeva turp, kur njė mik amerikan mė tha: "Ēfarė po bėni kėshtu me njėri-tjetrin? Unė nuk e kuptoj dot, tha ai. Mirė sėrbėt luftojnė kundra shqiptarėve tė Kosovės, po ju, ju nė Shqipėri, ēkini?" Dhe pyetjen ma bėri me shumė keqardhje, sikur tė ishte njeriu im.

Nė Boston ka shumė shqiptarė, jemi dhe 4-5 familje fteriote. Na merr malli dhe pėr Shqipėrinė dhe pėr Fterrėn tonė. Kisha pa ardhur tre vjet e gjysėm. Ndaj dhe erdha. U ēmalla. Nė Fterrė nuk vajta dot, po vidiokasetėn me pamje nga Fterra e pashė. Kėto ditė do tė ikij. Atje ku ėshtė puna, atje ėshtė jeta.

- Faleminderit Berti, faleminderit!

Intervistoi Guro ZENELI

Nr. 11 - dhjetor, 1998

nxeneskuc11.jpg
Nje grup fteriot qe kane mbaruar shkollen 7 vjecare ne Kuc

KUR SHKONIM NĖ SHKOLLĖ NĖ KUĒ...

Nė Fterrėn tonė qė mė 1916 u ēel shkolla e parė nė gjuhėn shqipe, por ajo deri vonė kishte vetėm 3, 4 dhe 5 klasė tė fillores dhe jo klsasa tė unikės, apo shkollė 7-8 vjeēare. Por dashuria pėr arsim e kulturė te bijtė e kėtij fshati ka qėnė gjithmonė e madhe. Ndaj djemt e vajzat e Fterrės shkuan atje ku ishte shkolla. Mė afėr ishte shkolla 7-8 vjeēare nė Kuē. Dhe pikėrisht nė Kuē qė nga viti 1947 e deri nė vitin 1960 ne vazhduam arsimimin nė 7-vjeēaren. Pjesa mė e madhe e nxėnėsve, pasi mbaronin shkollėn fillore tė Fterrės, shkonin nė Kuē. Kėshtu, nė vitin shkollor 1947-1948, ne disa djem fare tė rinj u regjistruam dhe filluam shkollėn unike nė Kuē. Njė pjesė iku nė Tiranė,, nė Vlorė e gjetkė.

Nė shtator tė kėtij viti u mbushėn 50 vjet qė Ahmeti, Hulusiu, Qaniu, Muharremi, Kanani, unė e disa tė tjerė dhe nė vijim nė vitet pasardhės Lulja, Nazja, Pestrova, Ilfani, Pullumbi dhe shumė tė tjerė e filluan dhe e mbaruan kėtė shkollė.. Madje disa mbasi mabruan shkollėn e lartė u kthyen nė kėtė shkollė si mėsues, e disa edhe si drejtorė tė saj. Tė vazhdoje shkollėn nė Kuē nuk ishte e lehtė, jo vetėn se duhej bėrė 12 km rrugė kryesisht nė kėmbė, por vėshtirėsitė e motit e bėnin edhe mė tė rėndė. Ndaj nuk ishte e lehtė, se duhej tė pėrballonim e tė zgjidhnim edhe problemet e jetės. Fillimisht shkonim e ktheheshim brenda ditės nga Fterra nė Kuē, por shpejt njė gjė e tillė u bė e pamundur. Dimri e bėntė tė parealizueshme. Edhe mėsimet po shtoheshin. Duhej mė shumė kohė pėr pėrgatitje. Ndaj u detyruam tė gjenim dhomė fjetje nė Kuē. Na ndihmoi drejtori i kėsaj shkolle, Lame Xhama. Fillimisht u sistemuam nė njė dhomė tė madhe pėrdhese te shkollės. Nė vitet pasardhėse ndėrruam disa shtėpi

Nė shkollė, pranė nesh, u sistemuan edhe disa mėsues tė ardhur nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Patosi et. Nė shumė drejtime jetėn e bėnim kolektive, gjė qė na miqėsoi e na afroi mė shumė me njėri-tjetrin. Nė Fterrė, si rregull, shkonim dy herė nė javė pėr tu ndėrruar e pėr tu furnizuar me bukė e ushqime. Rrugėn e benim nė kėmbe, por kishte dhe raste me makinė. Ishin "makina e Nexhipit" dhe "makina e Avniut".

Nė dhomėn e shkollės jetonim sipas mundėsive tė secilit, disa me krevate tė improvizuar, disa pėrdhe, disa me dyshekė me lesh e disa me kashtė. Pėr ndriēim natėn pėrdornim kandil me vajguri. Nė kėtė pikė ishim tė barabartė. Meqėnese dhoma ishte mė dysheme dėrrase, pėr tė ndezur zjarr pėr ngrohje e sidomos pėr tė gatuar, pėrshtatėm njė karrocė dore druri, tė cilėn e "mbathėm" me baltė dhe si vatėr shtruam pllaka shtufi. Gatuanim kryesisht fasule, por edhe makarona, trahana etj. , edhe bashkėrisht, por edhe veē e veē.

Nė netėt e dimrit tė vitit 1948-1949, pasi kishim bėrė detyrat, kėrciste muhabeti pėr "shtatė palė qejfe". Nė shomėn tonė vinte herė pas here drejtor Lamja, qė i flisnim "zoti drejtor". Ai interesohej pėr ne pėr tė gjitha, pėr hallet dhe pėr mėsimet. I lironim njė vend pranė karrocės sė zjarrit dhe atje, ashtu lirshėm, bisedonim sikur tė ishim moshatarė. Na shpjegonte edhe mėsimet, sepse kishte sedėr qė ne fteriotėt tė ishim mė tė mirėt nė mėsime e nė sjellje, tė ishim mė tė edukuar e tė dalloheshim nga tė tjerėt. Xha Lames i qeshte fytyra. Na dukej idhull. Vishej elegant, flokėt i mbantė tė shkurtėra, kishte edhe dhėmbė tė veshur me flori, ēka i jepnin dhe mė shumė lezet fytyrės sė tij. Pėrvoja profesionale i jepte mundėsi tė ulej nė nivelin tonė e tė na "pshoniste" mendjen. Na jepte kėshilla tė vlefshme qė na kanė vlejtur shumė nė formimin tonė tė mėvonshėm. Si drejtor ishte i rreptė. Kėrkonte shumė si ndaj nxėnėsve edhe ndaj mėsuesve. Ishte i drejtė. Neve tė gjithė e respektonim.

Mė vonė shkolla e Kuēit u mbush me fteriotė, dhe me nxėnės dhe me mėsues. Edhe shkolla, por edhe fshati Kuē, u bėnė shkollė pėr ne.

Rexho KURUPI

Nr.11 - dhjetor, 1998

veipmero11.jpg
Veip Mero

EDHE PLUMBI I XHA VEIPIT MBJELL MIQĖSI

Tani qė kalova tė 60-tat dhe nė kėto vite tė vėshtira tranzicioni, nuk e di pse shpesh mė vjen nė kujtesė miqėsia e xha Veipit dhe xha Husos, qė rrojtėn aqė gjatė nė Fterrėn tonė.

Tutje derės sė shtėpisė, gati pėr ditė, para e pasdite, dėgjohej trokitja e shkopit, kollitja dhe thirrja e xha Husos: zgjuar jeni?, kur nga brenda pėrgjigjej xha Veipi: po, po, hajde brenda!. Miqėsia e tyre u ngjit gjithnjė lart, megjithėse nė moshėn e re tė tyre pati njė acarim tė fortė, kur njė gojė e ligė, qė mbeti anonime, vuri nė dyshim nderin e Husos. Hodua, vėllai i madh i Veipit, nuk jetonte mė, ndaj zakoni e donte qė Veipi tė vinte nderin nė vėnd. Dhe njė mengjes, nė fillimet e kėtij shekulli, nga ledhi i oborrit tė shtėpisė Veipi e drejtoi pushkėn mbi trupin e Husos. Shtiu vetėm njė herė. Husua u rrėzua. Veipi mori arratinė. E futėn nė "kalanė" e Gjirokastrės. Po Husua ishte jetė-gjatė. Veipi ca pėr moshėn e vogėl dhe ca pėr faljen qė iu bė, u kthye nė Fterrė.

Dhe shpejt, Husua e Veipi, tė ndihmuar dhe nga mėnēuria e fshatit, u futėn pėrsėri nė miqėsinė e mėparshme. Pėrkrah njėri-tjetrit shkuan nė Luftėn e Vlorės, sė bashku qenė edhe nė pėrpjekje me bandat e andartėve grekė mė 1913-1914. Edhe nė Luftėn Nacionalēlirimtare pėrsėri u gjendėn bashkė. Ata tėrė jetėn qėndruan bashkė e tė pandarė. Kjo sepse Huso Zhupa, i pari, dhe plumbi nė shpatulla, diti ta falė. Por edhe Veip Mero, ama, diti tė kėrkojė falje. Dhe falja shpirtėrore e bėri miqėsinė e tyre tė pėrjetshme.

Megjithėse tipa tė ndryshėm, ata panė midis tyre ato qė i bashkonin e jo ato qė i ndanin. Husua - njeri i mbyllur, i heshtur e fjalėpak, ndėrsa Veipi - i hapėt e i afrueshėm. Por tė dy dinin dhe tė donin, dhe tė falnin, dhe tė ndihmonin njėri-tjetrin. Plumbit qė i ndau pėr ca kohė nė moshėn e rinisė, ditėn ti vėnė kapak, duke harruar sikur tė mos kishte ndodhur kurrė.

Historia e "plumbit" tė Veipit nė fillimet e kėtij shekulli, mė ėshtė kujtuar shpesh tashti qė po mbyllet shekulli. Bashkė me plumbin mė del pėrpara Xha Husua aq zėmėrmadh e aq bujar.

Nė Fterrė ky plumb ėshtė rast i rrallė. Por edhe nga ai rast - plumbi, miqėsia e Xha Veipit dhe Xha Husos - pėrcjell njė mėsim tė madh: Falja ėshtė hyjnore.

Bajram SADIKAJ

Nr.11 - dhjetor, 1998

 
 

XHA SULUA - NJERIU I PERĖNDISĖ

Sulo Hizmua, ose siē e thėrrisnim tė gjithė, fėmijė e tė rritur, xha Sulua, ka qėnė dhe ka mbetur nė kujtesėn tonė, si shembulli e modeli i njeriut tė mirė, punėtor e dashamirės. Kjo nuk ėshtė pak, sepse pėr ēdo njeri qė vjen dhe ikėn nga kjo jetė, duhet qė gjatė gjithė jetės tė ruajė tė pastėr dhe tė tregojė njė karakter tė fortė, veti e vyrtyte tė larta. Pra, nuk ėshtė e lehtė qė tė meritosh njė vlėrėsim e kujtim tė tillė. Jo mė kot thuhet e pėrdoret shprehja popullore : " lum kush lė njė kujtim tė mirė nė jetė, se me vete nuk merr gjė".

Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė na shtyn tė shkruajmė diēka pėr jetėn, punėn dhe urtėsinė e tij.

Jeta e xha Sulos ka qenė njė jetė e gjatė, e mbushur me punė e me halle,por e jetuar me dinjitet. Mė kane ngelur nė mendje trupi i bėshėm e pak i pėrkulur nga pesha e viteve, njė shikim i tij miqėsor e dashamirės, fjala e tij e matur, ecja e ngadaltė , shkopi nė dorė e qylafi i labit nė kokė.Kohėn e kalonte vetėm me punė. Nuk merrte njeri nėpėr gojė. Ai kurrė nuk u binte mė qafė tė tjerėve. Nė ēdo hall u gjendjej njerėzve pranė duke i ndihmuar vullnetarisht.

Kanė tė drejtė tė krenohen me babanė fėmijėt e tij, qė i rriti me aq punė, vėshtirėsi e halle, Inxhia, Hurmaja, Hulusiu, Beratia, Kadifeja dhe Islami. Portreti dhe figura e xha Sulos plotėsohen dhe me punėn e nėnės sė urtė e tė mirė, xhare Hankos.

E ēfarė nuk bėnte dora e xha Sulos! Punonte nė koshtrat e tij si njė bahēevan i pėrsosur, mbillte e rriste shumė lloje perimesh, pa harruar trandafilat e bukur. Shartonte pemė tė reja, tė cilat janė edhe sot, si fiq, ullinj, arra, portokalle, mėne etj. Bėnte mure e avlli, jo vetėm nė arat e tij, por ndihmonte pa pėrjashtim tė gjithė bashkėfshatarėt. Rregullonte e mirėmbante rrugėt e burimet e fshatit dhe ndihmonte vullnetarisht pėr ditė tė tėra ata qė ndėrtonin apo riparonin shtėpitė. Duart i kishte tė forta, tė rreshkura e tė argasura nga puna dhe dielli, me damarėt e trashė e tė kėrcyer mbi lėkurė. Puna i dha shėndet e jetėgjatėsi.Por Xha Sulua ishte dhe njė besimtar dhe fetar i madh, i cili njihte dhe respektone tė gjitha ritet fetare. Ai ishte modeli i njeriut tė perėndisė. Mbahet mend dhe tregohet edhe sot ngjarja kur xha Sulon e pickoi akrepi, ose curku, siē i thoshnim nė Fterrė, kur punonte pėr mirėmbajtjen e rrugės automobilistike dhe ai nuk e vriste, po i thoshte : " Ik, ik, belahu, ēke me mua, ik nė punėn tėnde". Megjithėse duket e pabesueshme, por ja qė ėshtė e vėrtetė. Lereni belahun, se dhe atė e ka jaradisur Zoti, thoshte xha Sulua.

Ne, ish-fėmijėt qė e kemi njohur nga afėr xha Sulon e nderuar, ruajmė nderim dhe respekt pėr jetėn dhe punėn e tij.

Feksor Shkurti

Nr. 11 - dhjetor, 1998

musai11.jpg
Musa Shkurti

LIDHJA ME NJĖRI-TJETRIN KA VETĖM TĖ MIRA

Ishte nėntori i vitit 1972. Ditėt e festave tė mėdha. Si zakonisht ne, fteriotėt e Vlorės, takoheshim vazhdimisht. Pėrbėnim, kėtu nė Vlorė, njė bashkėsi tė vogėl. Ishim tė njė rrėnje, tė gjithė nga Fterra. E vizitonim njėri-tjetrin nė ditė tė mira, nė gėzime, por edhe nė ato tė vėshtira, me mėrzi. Lidheshim nėpėrmjet njėri-tjetrit, pyesnim shpesh dhe dinim gjendjen e secilit nė pėrgjithėsi.

Takimet e mia me Abedinin, Rakipin, Safetin, Taren dhe Hiqmetin ishin tė shpeshta. Por nuk mbeteshim pa u takuar edhe me bashkėfshatarė tė tjerė si me Ali Ēelin, Lavdosh Zanin, Zonjė Kofinen, Mevlut Gjonin, Dusho Dushėn, Ēobo Mehmetin, Nazmi Brinjėn, Ifraim Gjonin, Fuat Brinjėn etj, etj. Dėshmi e kėtyre takimeve ėshtė edhe kjo fotografi e vitit 1972 qė e ruaj si kujtim. Sa gėzim! Ruhej dashuria pėr njėri-tjetrin dhe pėr Fterrėn. Edhe sot kjo ndjenjė e brendshme na sundon, por duhet thėnė se nė veprimet praktike, lidhjet dhe takimet janė dobėsuar pak. Kjo edhe pėr shkak tė gjendjes nė tė cilėn kemi kaluar.

Pra, qėllimi ėshtė tė ringjallim lidhjet e marrėdhėnie me shoshoqin, ti ruajmė ato dhe ti transmetojmė nė brezat e rinj.

Unė, me tė vėrtet jam larguar fėmijė nga Fterra, por e ruaj shumė dashurinė pėr Fterrėn dhe njerzit e saj. Kjo ėshtė ndjenja ime e brendshme. Ėshtė kjo arsyeja qė gėzohem, kur fėmijtė e mi, edhe pse kanė lindur nė Vlorė, kur i pyet thonė: Jemi nga Fterra.

Fotografia e vitit 1972 mė zgjoi shumė kujtime. Veēanėrisht takimet me Abedinin e Rakipin (sot ata janė nė Tiranė), me Safet Kofinėn e me Hiqmet Shehun, qė sot nuk jetojnė mė.

Edhe pse neve na quanin vlonjatė, pėr shkak tė kohės sė gjatė kėtu, nuk na linin pa e pėrmednur orgjinėn tonė. Kėshtu, psh, Abedinit o thoshin doktori fetriot, kurse mua, Safetit dhe Hiqmetit, mėsuesit fteriotė. E tė gjitha kėto ishin konsiderata jo vetėm pėr ne, por edhe pėratė fshat tė vogėl, por me emėr tė njohur. Prandaj gėzoheshim dhe gėzohemi pėr kėtė gjė.

ngavlora11.jpg
Fteriote me banim ne Vlore

Takime tė tilla ( si nė foto) ishin tė gėzueshme. Nė tė tilla raste bisedat dhe shakatė midis nesh e shtonin edhe mė shumė atmosferėn gazmore. Mė kujtohen : humori i hollė i Hiqmetit, shakatė dhe "kunjat" e forta tė Abedinit, te qeshurat "serioze" tė Rakipit dhe porositė dhe kėshillat e forta tė Safetit e shumė e shumė tė tjera. Tė gjtha kėto shtonin dashurinė pėr njėri-tjetrin dhe pėr Fterrėn.

I kujtova sot tė gjitha kėto. Kujtova dhe Hiqmet Shehun dhe bashkėshorten e tij Hėnėn, e cila qe bėrė edhe ajo fteriote nė marrėdhėniet me ne. Ata nuk jetojnė mė, por tė dy kujtohen si mėsues tė nderuar e tė respektuar nė Vlorė. Nė Vlorė jetuan e punuan pėr 35 vjet. Tė njohurit dhe ish-nxėnėsit e tyre (sot tė rritur) i kujtojnė me respekt duke thėnė : Mėsuese Hėna. mėsues Hiqmeti nga Fterra. Njeri i mirė, i matur, i qetė dhe i zgjuar. Vyrtyte tė njė fterioti. Ti ruajmė pra, ti edukojmė fėmijėt tanė dhe ti transmetojmė nė breza kėto cilėsi tė karakterit fteriot. Tė lidhemi me njėri-tjetrin, si mė parė., se kjo lidhje vetėm tė mira ka.

Atėhere ka ētė shkruajė mė shumė edhe gazeta "Fterra jonė" pėr Fterrėn e mirė.

Musa SHKURTI

Nr.11 - dhjetor, 1998

 
 

MĖNĒURIA POPULLORE

"UNĖ NUK U KAM ZILI JUVE, JU TĖ MĖ KINI MUA..."

Njė i moēėm, i njohur si hokatar, nė moshėn rreth tė 80-tave, ecte mbėshtetur nė njė bastun dore ngadale-ngadalė nė rrugėn kryesore nė qendėr tė fshatit. Disa djem tė rinj, me shaka nisėn ta ngacmojnė: "Ike Xhaxha, mbarove, xhaxha, kaq e pate Xhaxha", e tė tjera "thumba" tė kėsaj natyre.

I moēmi i digjonte e nuk po fliste. Por duroi e duroi dhe u tha: "Ikni, o djem, ikni, mė lini rehat, se nuk dua tju them ndonjė fjalė tė rėndė, se pastaj do mė zemėroheni..."

- Jo, iu pėrgjigjėn djemtė, na e thuaj se ashtu si ti nuk zemėrohej me ne, dhe ne nuk zemėrohemi me ty.

- Unė nuk ju kam zili juve. Ju duhet tė mė kini zili mua. Unė kam qėnė atje ku jeni juve sot e sa jeni sot. Ju, nuk dihet nė se do tė arrini dot kėtu tek jam unė...

- Na the fjalė tė rėndė, Xhaxha, i tha njeri nga djemtė.

- U hėngri vetė kurrizi, o djem, pa unė dua tė vini tek jam unė e tė ma kaloni dhe mua.

"O XHEP! LEPE XHEPI!"

Brezi pesėdhjetėvjeēar e mban mend mirė xha Azisin (Mehmetin), i mban mend atė zgjuarsi natyrore, atė humorin e hollė tė tij, jetėn e tij tė "rrahur me vaj e me uthull", siē thotė populli.

Pretendohej se kishte shumė miq nė qytetin e Gjirokastrės, ku, ne kohėn e Zogut, kishte qėnė pėr disa vite edhe xhandar, por edhe nė burg pak vite, se pat marrė hak pėr babanė.

Nė vitet 50 - tė mori rrugėn dhe shkoi nė Gjirokastėr. Kur u kthye nė fshat, e pyetėn:

- Si shkove, si tė pritėn miqtė?

- O mik! Hiē miku, tha xha Azisi. - Po o xhep! Lepe xhepi! shtjelloi mė tej ai duke fėrkuar, njėri mbi tjetrin, gishtin e madh me gishtin tregues tė dorės sė djathtė.

Kjo mėnēuri e Xha Azisit, mė kujtohet gati pėr ditė nė kėtė kohė tranzicioni.

"PLURALIZMI" I XHA ĒALLOS

Ishte pranverė e vitit 1943. Nė fshatin tonė do tė vinte prefekti i Gjirokastrės, me idenė qė Fterrėn, si fshat me intelektualė, si fshat i ditur nė krahinė, ta kthente me partinė e tij, me Ballin Kombėtar, kur kėtu me dijen dhe kulturėn e tij sundonte mėsuesi Hiqmet Dusha. Pritej tė bėhej njė "duel" midis prefektit Rasim dhe mėsues Hiqmetit.

Ēallua, qė nuk dihet pse e thėrrrisnin kėshtu, kur emrin e kishte Himet, shkoi dhe takoi mėsues Hiqmetin pėr tė marrė vesh se cili do tė ishte qėndrimi qė duhej mbajtur, pėr mė tepėr se ishte dhe kryetar i kėshillit tė fshatit.

- Hiqmet, o Bir! Kam marrė vesh se do tė vijė prefekti i Gjirokastrės.

- Po, Dajo, - iu pėrgjigj Hiqmeti.

- Ēfarė tė shqetėson?

- Asgjė, o Bir. Po desha tė tė pyes diēka. Si kini menduar ta prisni?

- Nuk do ta lėmė tė takojė fshatin, ia ktheu Hiqmeti. Kemi biseduar me mėsues Neimin ta ftojė nė shtėpinė e tij pėr njė kafe apo pėr drekė. Dhe atje do tė shkojmė Mustafai dhe Unė. Mustafai do tė prezantohet si mėsues nė Ēorraj, unė si mėsues nė Fterrė. Dhe do ta bėjmė zotin Rasim qė tė vėjė nga majat-thėmbrėn. Dashka tė na kthejė Fterrėn me Ballin!

- Po unė kam dhe njė mendim tjetėr, o Bir! Sikur ti jepnim dhe nja dhjetė djem me vete? Se njė ditė lufta do tė mbarojė. Unė, partia jote dua tė fitojė, se ty tė kam dhe nip, por nuk i dihet ndonjėherė. Mirė nė fitoftė partia jote, po nė se fiton partia e Rasimit, atėherė kush do ti ndihmojė djemtė e fshatit tonė tė bėjnė pėrpjetė?

Ēfarė pragmarizmi! Xha Ēallua mendonte pėr Fterrėn, pėr tė ndihmuar djemtė e fshatit qė tė bėnin pėrpjetė. Ja, pėr kėtė e donte pluralizmin Xha Ēallua ynė qė nė vitin 1943 dhe jo pėr tė nxitur ndarje e konflikte midis njerėzve.

 

... KĖTA DJEM QĖ KEMI SOT...

Nė biseda e nė takime tė rastit apo nė davete e nė dasma, zakonisht ka humor e rromuze, hidhen "thumba" e bėhen ironi, pėrdoren fabula e tregohen historira me nėnkuptime. Po tė mos jesh i vendit e tė mos e dish kėtė psikologji e kėtė traditė humortistike tė fshatit, apo tė mos jesh i vėmendshėm, shpesh mund tė ndodhė qė tė zihesh ngushtė, pėr tė mos thėnė se mund tė kthehesh nė objekt humori.

Nė njė dasėm hidheshin e priteshin rromuze. Disa djem ngacmonin, deri me tepėrime, njė tė moēėm qė nuk u pėrgjigjej dot kėrkesave tė tyre pėr tė pirė dolli me raki. Atėhere i moēmi ia mori kėngės:

Kėta djem qė kemi sot,

Ėshtė harram miqėsia,

Po dhe pa ta s bėjmė dot,

Si ta bėjė Perėndia.

Dhe kur rromuzet u shtuan shumė, i zoti i shtėpisė vazhdoi kėngėn:

Hani pini e kėndoni,

Me qėllime mos qėlloni,

Se jemi te Muslli Gjoni,

Tė pleksur porsi rigoni

Guro ZENELI

Nr.11 - dhjetor, 1998

sherimita11.jpg
Sheri Mita nė filmin "Yjet e neteve te gjata"

SHERI MITA -

ARTIST DHE REGJISOR I RESPEKTUAR

Nė jetėn e tij artistike mbi 30 vjeēare ka mbi 40 role nė kinematografi, teatėr e estradė

Kur Muzafer Korkuti mė mori nė telefon dhe mė kėrkoi tė shkruaja diēka pėr Sherin, ndjeva njė kėnaqėsi tė veēantė, duke menduar se ka ardhur koha qė Fterra e intelektualėve tė nderojė dhe tė respektojė tashmė dhe artistėt e vet.

Sheriu ėshtė njė artist me pėrvojė mbi 30-vjeēare, me njė krijimtari shumė tė pasur dhe tė larmishme, njė artist shumė i njohur i skenės sė Teatrit dhe Kinema-tografisė. Por sėshtė vetėm kjo. Ai ėshtė poliedrik nė krijimtarinė e vet tė pasur.

Njihet dhe si dramaturg, kome-diograf, libretist, si regjisor e drejtues artistik i Varietesė sė Tiranės pėr njė dekadė. Por nuk ėshtė e tėra as kjo. Sheri Mita ėshtė artist, qė ndonėse i kushtoi njė jetė tė tėrė skenės dhe kinematografisė, siē e dinė tė gjithė, nga regjimi i shkuar, nuk u trajtua siē e meritonte. Fillimisht, duke e hequr nga Teatri Kombėtar, u dėrguar si regjisor estrade nė Berat. Mė pas, me gjithė kėrkesat e institucioneve tė ndryshme pėr tu kthyer pėrsėri nė kryeqytet, lėshoheshin "rrufetė" e biografisė.

Si hije e ndiqte emigracioni i tė jatit nė Amerikė si dhe ndonjė letėr anonime, kur Shefki Mita ishte njė profesor i shquar i gjermanishtes dhe i anglishtes, violinist i apasionuar dhe patriot i pėrmalluar pėr ta parė atdheun e vet njė ditė, tė lumtur dhe tė lulėzuar. Ai e kaloi jetėn nė emigracion ekonomik, duke mbajtur sytė dhe zemrėn e brengosur tek Shqipėria dhe familja e vet e dashur.

Sheriu ,djali i Shefkiut, me talent e vullnet u bė autori i shumė komedive dhe dramave tė njohura nga publiku shqiptar.

Ėshtė brilante komedia "Kėshilli i ndrikullave", e cila 30 vjet mė parė u luajt nga aktorėt e talentuar tė trupės sė teatrit tė Shkodrės. E tillė ėshtė dhe "Dy krisma nė Paris"... "Njė dimėr i shkurtėr", bashkė mė shumė drama, komedi, librete pėr estradė dhe programe pėr vitin e ri, shkruar nga dora e shkrimtarit tonė fteriot Sheri Mitės.

Janė madhorė rolet e tij nė filmat "Ngadhnjim mbi vdekjen" (ku loz nė rininė e vet pėrkrah Artistit te Popullit Naim Frashėri) , "Nė fillim tė verės", "Skėterrė 43", "Netėt e yjeve tė pėrgjakura", "Gjeneral Gramafoni", "Dora e ngrohtė" e dhjetra e dhjetra role te filma tė tjerė shqiptarė ku spikat portreti i jashtėzakonshėm i artistit tonė Sheri Mita, i cili karakterizohet dhe nga njė zė i ngrohtė e kumbues, qė do tia kishin zili shumė aktorė tė tjerė...

Sheriun, artist e shkrimtar, mik i tė gjithve e i lidhur ngushtė me Fterrėn dhe fteriotėt e tė gjitha moshave, e ka karakterizuar nė ēdo kohė natyra e tij e qetė e kurajoze, menēuria dhe larpamėsia, cilėsi kėto tė lindura dhe tė brumosura qysh nė fėmini nga bankat e shkollė sė Fterrės.

Duke shkruar kėto pak radhė pėr Sheriun, siē e thėrrasim ne nė Fterrė, respektojmė njė nga bijtė dhe njė nga artistėt mė tė spikatur tė artit dhe letėrsisė sonė dhe njė nga figurat mė tė dashura dhe tė nderuara tė Fterrės sonė.

Sulejman MATO

Nr.11 - dhjetor, 1998

Enter supporting content here