ft22222222.gif

Nr.19 - prill 2000

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

babai.jpg
Lame Xhama - Mesues i Popullit

NĖ FTERRĖN TONĖ TĖ MIRĖ

Shėnime e mbresa

1 Nderim pėr Mėsuesin e Popullit

Shkak pėr tė shkuar nė Fterrė fundmarsin e ketij viti u bė pėrgatitja e njė emisioni televiziv pėr Mėsuesin e Popullit Lame Xhama. Ekipi me skenar tė Guro Zenelit, me redaktor Ilir Buēpapa e kameraman Nebi Duro, mori rrugėn e gjatė Vlorė-Fterrė-Sarandė pėr tė filmuar e pėr tė dėgjuar mbresat e kujtimet e bashkė-fshatarėve e tė ish nx+nėsve, pėr birin e Fterrės, qė gjithė jetėn ia kushtoi arsimimit tė brezit tė ri anembanė vendit. Po ne nuk ishim tė vetmit qė shkuam nė Fterrė. Ekipi tjetėr qė u nis po atė ditė ishte me Muzafer Korkutin dhe Femo Ahmetin, inxhiniere ndėrtimi , pėrfaqėsuese e Ministrisė sė Arsimit e tė Shkencės.Me ta ishte dhe Adelina e Muzos tonė. Ky ekip pati qėllim arsimor. Pėr rikonstruktimin e shkollės sė Fterrės ėshtė akorduar fondi i nevojshėm. Dhe Muzua, pėrveē ndihmės qė dha pėr miratimin e kėtij fondi, ēoi dhe specialistėt pėr tė bėrė preventivin e pėr tė marrė masa nė vend qė shkolla tė marrė pamje tė re e funksionale.

Njė grup tė tretė e pėrbėnin bashkėfshatarėt tanė Dilaver Shkurti, Hamza Memi e Halit e Ēelo Zhupa, tė cilėt u nisėn nė tė njėjtėn ditė me ne pėr tė parė tė afėrmit e pėr tu ēmallur me bashkėfshatarėt e vendlindjen. Tė tjerė "ekipe" qenė nisur nga Saranda e gjetkė pėr tė shfrytėzuar rastin qė Fterra tė bėnte festė pėr disa gėzime bashkė.

fterra33.jpg

 2 Bukuria e "egėr" e fshatit tonė tė butė

Shoferi ynė Adi, me "Benzin" qė e fluturonte, na ēoi nė fshat mė shpejtė se ēe prisnim. U nisėm nė drekė nga Tirana dhe arritėm nė Fterrė kur sapo kishte rėnė nata. Te dyqani i Profitit na prisnin Tenua, Astriti, Taipi, Beshiri, Kapua e shumė tė tjerė. Mbasi provuam rakinė e rrallė tė Fterrės, sekush dėshironte tė na merrte nė shtėpinė e tij. Po kryeplaku Teno Lona, siē e ka zakon nė kėto raste, dha "urdhėr" qė tė gjithė ne "mysafirėt" tė shkonim pėr darkė te ai. Dhe kėshtu u bė.

Difua na priti me bujari. Ėshtė mėsuar tė presė e tė pėrcjellė miq tėrė jetėn. Por kėsaj radhe kishte diēka tė veēantė. Nė ekipin e televizionit bėnte pjesė gazetari i pasjonuar Iliri, me origjinė nga Tropoja, operatori syhollė, Nebiu nga Pėrmeti e shoferi i zotė nė timon, Adi nga Kolonja. Qenė miq nga vise tė ndryshme tė Shqipėrisė dhe pėr herė tė parė vinin nė Fterrė. Ndaj sapo hymė nė dhomėn e pritjes, dėgjuam vėrrimėn e kecit qė u ther.

- Si e tepėrt, o Teno, - i thashė, - nesėr e kemi festėn.

- Ti e di proverbin tonė, - ma ktheu Tenua. - Po smbylle syrin e kecit, nuk hap dot syrin tėnd

Kaluam njė darė tė kėndshme. U ngritėn dolli pėr Tropojėn e Pėrmetin, pėr Kolonjėn e Fterrėn. Tenua na mbajti gjallė me bisedat e tij tė sinqerta, na tregoi pėr hallet e fshatit, pėr kėngėt e ngritura nė vite,

Nė mesnatė, bashkė me Livanin qė bujti te Tenua, shkova pėr tė fjetur te Tikja, fteriotja zemėrbutė e bujare. Nusja e shtėpisė, Shega, na priti me tė gjitha tė mirat. Nuk di nė fjeta apo sfjeta atė natė. Prisja tė gdhihej e tė ēmallesha me fshatin tim tė dashur.

Mėngjesi qe i freskėt. Dola nė oborrin e mbuluar me pjergulla e nuk ngopesha sė shikuari fshatin dhe malet e shkėmbinjtė e lartė, tė sertė e tė egėr, qė ngrihen kėshtjėlla mbi Fterrėn tonė, tė mbushur me gjelbėrim, ujė e pemė frutore. Nė majė tė Balashit shkrepi rrezja e diellit, dhe Guri i Ēokės llamburiti nga drita. Njė pamje e papėrsėritshm! Bagėtitė dolėn nė vath, zilet e ēokanet qė tringėllonin ngado tė jepnin ndjesinė e njė "orkestre". Krahas ēobanėve, dolėn nėpėr koshtra dhe bujkeshat e pakta. Ėshtė rralluar fshati. Jetesa ėshtė e vėshtirė Ndaj qindra tė rinj kanė mėrguar nė dhe tė huaj pėr tė rritur mirėqėnien. Por fshatin nuk e harrojnė. Dėrgojnė vazhdimisht kursimet e tyre te tė afėrmit, vijnė vetė ti shohin e tė ēmallen. Ja, Livani, pėr shembull, ka ardhur nga Greqia, por kėto ditė do tė niset pėrsėri.

Xha Hamzai

U befasuam kur tė nesėrmen, ende pa rėnė dielli, tė parin banor tė fshatit qė takuam qe xha Hamzai. I veshur thjesht, me njė kasketė nė kokė e belin nė sup, po shkonte nė punė. Ėshtė njė nga burrat e moshuar tė fshatit, 77 vjeē, por mbahet mirė e buzėqeshja nuk i shteron kurrė. Pėr vite me radhė ka qėnė kryetar i kėshillit dhe ka dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar pėr zgjidhjen e halleve tė fshatit, pėr ndėrtimin e shkollės nė veēanti. E duan dhe e respektojnė tė gjithė.

- Tani merrem me dhritė, - na thotė. - Po dhe belin nuk e ndaj nga vetja.

- Ke ende fuqi tė punosh nė arė, o zoti Hamza? - e pyet njeri nga mysafirėt.

- Puna mė mban gjallė, biro! -pėrgjigjet Hamzai. - Ajo mė mban edhe trupin dhe shpirtin. Se ja, - vazhdon shtruar-shtruar, - kur ishte koha e ullinjve, i mblodha kokėrr pėr kokėrr e bėra ca vaj pėr merak. Vola dhe rrushin dhe e bėra raki. Se ma do shpirti nga njė dopjo darkave. Po dhe nja njė ēerek milionė lekė i mora nga shitja e rakisė.

Ne vazhduam punėn e me xha Hamzanė u takuam pėrsėri nė drekėn qė u organizua nė Ixuar, te klubi i Sherifit. E provuam me radhė rakinė qė solli "made in Hamza", siē thoshin me shaka disa tė rinj. Shijonte pėr mrekulli e tė linte nė grykė njė afsh tė nxehtė me aromė rrushi.

Meditim nė pragun e shtėpisė

Si bėmė disa filmime, u ula nė pragun e shtėpisė dhe rashė nė mendime. Mu kujtuan prendėrit qė sjanė mė, mu kujtua xhaxha Uzeiri, qė e ngrisi jetėn nė kėtė shtėpi qė nė verė na priste mua, Agronin e Lekėn mė njė ngazėllim tė veēantė. Koha ka bėrė qė shtėpia jonė tė mbetet gjysėm e rrėnuar. Po prapė aty ėshtė, aty i ka themelet, muret, aty ėshtė oborri, qė ne na dukej si njė fushė futbolli, aty janė shkallėt e gurta, kopshti me ullinj, aty mė poshtė dhe Ixori ynė i famshėm, me ujė qė ta do xhani.

Nga kėto kujtime mė shkėputi Melua, qė banon tre-katėr metra mė pranė. Na ftoi si ekip, nė shtėpi. Na priti me fjalė zemre. Beshiri, djali i saj, kėputi nga degėt limona tė freskėt sa njė kokėrr ftua dhe na i shpėrndau tė gjithve. Nusja, Vojsava, na solli rakinė e kafenė aty te oborri i pastėr e i shtruar bukur. Pėr njė ēast mu duk se isha nė shtėpinė time.

 

Njė drekė si njė dasmė

Nuk u mor vesh se nga mbinė gjith ata fteriotė, burra e gra, por mė shumė tė rinj, nė atė drekė pėrrallore qė u shtrua nė klubin e thjeshtė tė Sherifit. Njė traditė e hershme, por qė nuk ėshtė zbehur e nuk do tė zbehet kurrė. Kur vijnė bijtė e fshatit nga larg, e aq mė tepėr kur ka edhe mysafirė tė ardhur me ta, Fterra e "djeg" e bėn si dasėm. Dhe kėsaj here kishte edhe dy "sebepe" plus. Ekipi i televizionit do tė bėnte njė emision pėr njė nga bijtė e fshatit, babain tonė, por edhe ekipi i Muzaferit do ti ndryshonte faqen shkollės.

Dhe gjithėnjė sipas traditės mikpritėse, u vunė mishrat nė hell, u pėrgatitėn kukurecėt, bashkėfshatarėt sollėn me vete harxhet e tjera, rakinė me bidona, byreqe te gatuara me gjalpė, ullinj vajės me shije tė veēantė, djathė nape, gjizė e salcė, kos qė ta prisje me thikė e gjithfarė mezesh karakteristike fshati.

Dollitė u ngritėn njėra pas tjetrės. Buēiti kėnga labe nga grupi foklorik me vargje tė thurura nga Tenua e Hasani, po dhe nga i riu Tomor Avreci. U radhitėn nė grup Taipi, Titi, Afrua e Xhemilja, Jetorja, Livani e tė tjerė. Eduard Maēi qe i papėrtuar nė gjithė organizimin e drekės. Nė njė bllok ka pėrmbledhur kėngėt e grupit tė Fterrės. U kėnduan kėngė dhe pėr mysafirėt qė erdhėn nga larg, dhe pėr "sebepin" e vajtjes nė Fterrė:

 

Edhe Lame Xhama

i larti me penė

pas i vete fama

hapur mbeē, o derė!

Tė shumtė qenė ata qė ndihmuan, secili sipas "zanatit", por nuk mund tė lėmė parmendur Sherifin me tė shoqen, qė pėrballuan shėrbimin e "specializuar" dhe nuk i pamė njė herė tė vėrejtur apo tė lodhur. Nuk thonė kot qė "Sherifi i Klubit" na nderon fshatin.

Bardhyl XHAMA

Fterrė, 24 mars 2000

Nr.19 - prill, 2000

fterra.jpg

DIĒKA E MIRĖ, SADO E VOGĖL,

PĖR FTERRĖN NUK ĖSHTĖ PAK

As e kisha ndėrmėnd tė shkruaja pėr kėtė problem nė gazetėn tonė. Por Agroni kėmbėnguli tė shkruaj diēka. Shembulli i Muzaferit ėshtė i bukur.

Muzua ynė punonte e nuk fliste. Nė festėn e Fterrės kur kishte parė shkollėn, i kishte ngelur nė mendje gjendja jo e mirė e saj. Dhe me atė ngarkesė, kur u kthye nė Tiranė, njė ditė prej ditėsh ngjiti shkallėt e Ministrisė sė Arsimit e tė Shencės. I ngjiti ato dhe si bir i Fterrės, por dhe si intelektual, dhe si historian i dėgjuar nė arkeologjinė shqiptare. I ngarkaur me dyzet vjetė punė shkencore mbi supet e tij, shkoi nė zyrat e duhura. Dhe zyrat u hapėn. Profesor Muzaferi bėri prezent problemin. Dhe kėrkoi ndihmė pėr rregullimin e shkollės sė Fterrės, gjendja e sė cilės i kishte vrarė shpirtin.

Dhe ministria e dėgjoi fjalėn e profesor Muzaferit, se ai kishte shkuar atje jo pėr interesa miqėsore apo interesa vetiake, por pėr interesa intelektuale, pėr interesa arsimore. Madje u bėri pėrshtypje, se kishte vajtė pėr shkollėn e fshatit, dhe jo pėr ndonjė ēėshtje tė tij.Dhe nuk kaluan shumė kohė dhe u caktua njė fond modest, por i asyeshėm pėr tė sjellė nė "vete" shkollėn e Fterrės sonė. Deri sa kjo punė u pėrfundua zyrtarisht, Muzua nuk tha asnjė fjalė. Kur mbaroi u dha "sihariqin" Dilaverit, Lutfiutt, Agronit e Tė gjithė u gėzuan. Ndaj dhe unė u ula njė darkė vonė nė shtėpi dhe shkrova, se mė "zuri" pena.

Shembulli i Muzaferit mė gjallėroi kujtesėn duke e shtrirė atė nė veprimtarinė e shumė bijve-intelektualė tė Fterrės.. Njė miku im mė pat thėnė se fteriotėt janė inteligjentė. Kjo ėshtė vetėm njė pjesė e sė tėrės. Fterra ėshtė fshat me shumė intelektualė dhe pėr i tillė njihet qė herėt. Tė jesh vetėm inteligjent do tė thotė tė jesh i zgjuar, i shkathėt, i zoti. Por kjo nuk mjafton, se tė jesh intelektual do tė thotė qė nė radhė tė parė tė punosh pėr interesa tė mėdha, pėr interesat e shoqėrisė, pėr interesa "as pėr mua, as pėr tinė, por pėr gjithė Shqipėrinė".

Duke e parė me kėtė sy Fterrėn tonė, tė rezulton se fteriotėt janė jo vetėm inteligjent, por njėherazi dhe intelektualė. Kėtė e vėrteton tradita e punės sė bijve tė kėtij fshati, veprimtaria krijuese e tyre, qė i ka bėrė tė njohur shumė mė gjerė. Le ta nisim me Lazo Kofinėn e Parė, qė ishte dhe komandant lufte, por edhe kėshillėtar dhe sekretar i Gjolekės, qė nuk pranoi as "lule e sqima", por luftoi me motivin "as pėr mua, as pėr tinė, por pėr gjithė Shqipėrinė". Vijme tek Isa Hizmo, qė si hoxhė i Sulltanatit, punoi dhe pėr interesat e Perandorisė, por edhe pėr interesat e bijve tė Fterrės, tė cilėt i nxiti dhe i ndihmoi, qė jo pak fteriotė, gati njė pėr ēdo derė, tė shkollohej nė kryeqytetin e Perandorisė, si hoxhė, si kadi, si mjek, si ushtarak, apo nė shkolla tė tjera tė kohės. Ėshtė i njohur Xhafer Shehu si komandant i ēetės sė Fterrės nė Luftėn e Vlorės mė 1920, por edhe si njeri altruist, si jurist me emėr pėr kohėn e tij. Ismail Bezhani e Tahsin Elezi si fanolistė e si demokratė punuan shumė nė vitet 20-40 tė shekullit tė kaluar dhe pėr intersat e larta shoqėrore, por edhe pėr problemet e Fterrės sonė. Nuk mund tė mos veēohet kointributi i shquar i Hiqmet Dushės dhe Safet Memit pėr interesat e lirisė sė vendit nė Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare, por edhe pėr ruajtjen e unitetit shpirtėror midis fteriotėve(kujto amanetitn e Hiqmetit :"Safet,

mos e lini fshatin tė pėrēahet"). Dhe kjo traditė nė breza, ka vazhduar dhe mė tej, duke ardhur deri nė ditėt tona. Ėshtė e njohur puna qė kanė bėrė nė Tiranė, por edhe pėr Fterrėn e fteriotėt, Nail e Refik Bezhani. E dinė fteriotėt qė Besim Elezi tėrė jetėn e tij si mjek i talentuar nė mjėkėsinė shqiptare, ėshtė treguar i gatshėm tė mjekojė dhe tė operojė me preferencė e pa interes ēdo fteriot qė e ka zėnė halli i shėndetit. Tė tillė janė dhe mjekė tė tjerė. E se mos vetėm mjekėt. Ēdo fteriot nė detyrėn e nė funksionin e tij ka bėrė diēka dhe pėr Shqipėrinė, por dhe diēka pėr Fterrėn e pėr fteriotėt tanė, madje dhe pėr gjithė ata me tė cilėt i ka lidhur puna e jeta.

Me interesimin e bijve tė Fterrės u ndėrtua hidrocentrali nė vitin 1955-56, qė solli dritė elektrike nė fshatin tonė, kur nė Shqipėri fshatrat me drita numėroheshin me gishta. Kėshtu u ndėrtua dhe shkolla 7-8 vjeēare. Kėshtu u veprua dhe pėr ndėrtimin e dyqanit e pastaj tė klubit nė IxuarPo kėshtu dhe godina e muzeut vatra e kulturės, e ēdo punė tjetėr. Ėshtė ndihma e paēmuar, kontributi i tė gjithė bijve fteriotė pėr tė arsimuar sa mė shumė djem e vajza, duke studjuar nė shkolla tė larta deri dhe jo pak jashtė shtetit. Duhet thėnė aēik qė intelektualėt fteriotė shquhen pėr altruizmin e tyre, shquhen pėr punėn e bėrė nė dobi tė shoqėrisė, por dhe tė Fterrės e tė fteriotėve tanė.

Ndaj dhe gazeta jonė i pėrgėzon tė gjithė bijtė intelektualė pėr gjithēka qė kanė bėrė e bėjnė pėr Fterrėn e pėr fteriotėt kudo qė janė, kudo qė punojnė e jetojnė.

Faleminderit Se dhe kur diēka tė vogėl bėn pėr Fterrėn e pėr fteriotėt, nuk bėn pak. Se pak e pak bėhet shumė. Kjo ėshtė shprehje e kulturės dhe e shpirtit atdhetar te fteriotėve tanė intelektualė.

Guro ZENELI

Nr.19 - prill, 2000

deshmore19.jpg
Deshmoret tane

TĖ BASHKUAR DJE NĖ LUFTĖ DHE SOT NĖ PAQE

Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare ishte epopeja mė e lavdishme nė historinė e re tė popullit shqiptar.

Pjesėmarrja aktive nė kėtė luftė pėr liri, pavarėsi kombėtare e demokraci, paraqet disa karakteristika kryesore edhe pėr popullin tonė tė fshatit tė Fterrės, si pjesė pėrbėrėse e Labėrisė.

Sė pari, tipari themelor ka qėnė shpėrthimi i patriotizmit masiv tė popullit e tė rinisė sė Fterrės. Ky patriotizėm u shpreh me aktin heroik tė dėshmorėve tė Fterrės, qė dhanė jetėn pėr liri - Hiqmet Dusha, Turhan Mato, Fuat Mato, Osman Memi, Azem Ēeli e Shaqo Mita. Gjithashtu, ndjenjat e atdhedashurisė u shfaqėn fuqishėm me pjesėmarrjen e fteriotėve nga 100 shtėpi 45 partizanė nė radhėt e brigadave tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare, mbi 50 tė tjerė nė aksionet vetėmbrojtėse tė ēetės sė fshatit, nė aktivizimin e dhjetra tė rinjve, tė grave etj. nė organizatat antifashiste tė rinisė, tė gruas, tė Frontit Nacionalēlirimtar etj.

Sė dyti, kėto ndjenja tė larta tė atdhedashurisė sė fteriotėve nuk ishin rastėsi, por vazhdimėsi e trashėgimisė tė sė kaluarės, e luftrave gjatė shekujve e sodimos tė viteteve 1914 e 1920 kundėr pushtuesve tė huaj. Traditat luftarake dhe trimėria u ngritėn nė shkallėn mė tė lartė pikėrisht gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Sė treti, faktori vendi-mtar qė pėrcaktoi pjesėmarrjen e gjerė tė popullit tė Fterrės dhe shpirtin e lartė tė sakrificės nė luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare, kundėr pushtuesve fashistė dhe bashkėpunėtorėve tė tyre, ka qenė forcimi i unitetit tė fshatit gjatė gjithė periudhės sė luftės. Pėr kėtė merita tė veēanta i takojnė aktivistit tė shquar, ish mėsuesit tė fshatit, dėshmorit Hiqmet Dusha, dhe, pas rėnies sė tij dėshmor (1943) veteranit Safet Memi, si dhe kontributit tė tė gjithė aktivistėve tė Lėvizjes Nacional-ēlirimtare, mėnēurisė tė krejt popullit tė Fterrės, i cili vuri mbi gjithēka idealet dhe interesat e luftės ēlirimtare.

Me kėtė unitet tė fuqishėm, populli i Fterrės iu kundėrvu pėrpjekjeve tė kapitenit Ismail Golemi nė mars 1943 dhe disa krerėve tė Ballit Kombėtar nė korrik 1943, tė cilėt synonin ti tėrhiqnin pas tyre, por nė fakt asnjė fteriot nuk shkoi me ta.

Natyrisht kur flitet pėr unitetin e popullit tė Fterrės, nuk mohohet ekzistenca e pikėpamjeve tė ndryshme ose e veprimeve tė individėve tė veēantė qė tregonin lėkundje nė ēaste tė caktuara. Por, kėto, asnjėherė nuk e prishėn unitetin e popullit tė Fterrės, unitet qė e karakterizon edhe nė kohėn e tanishme.

Sė katėrti, megjithėse Fterra u dogj e u shkatėrrua nga operacionet e vazhdueshme tė pushtuesve tė huaj nazifashistė, ajo vazhdimisht tregoi solidaritet tė madh me forcat partizane, duke i ushqyer e strehuar brigatėn I, V, VI, VIII, XII etj. Populli e ndau kafshatėn e gojės bashkė me partizanėt. Gratė e fshatit pėrgatitnin veshėmbathje dhe furnizonin luftėtarėt me bukė e me municione. Nuk kishte kufi midis popullit dhe forcave partizane, por sė bashku i gjeje kudo, nė front e nė prapavija. Dashuria pėr lirinė ishte e pandarė nga dashuria e kujdesi pėr partizanėt, pėr luftėtarėt e lirisė.

Sė pesti, populli i Fterrės gjatė gjithė periudhės sė luftės forcoi bashkėpunimin e bashkėveprimin me forcat territoriale dhe me tėrė popullin e Kurveleshit, duke marrė pjesė sė bashku nė aksione tė ndryshme dhe duke ndihmuar njėri-tjetrin si shokė e vėllezėr tė pandarė. Uniteti i popullit tė Kurveleshit u shpreh edhe nė vendimin e Kėshillit Antifashist tė Krahinės mė 23 janar 1943, pėr bashkimin e popullit tė Kurveleshit, kundėr pėrēarjeve e hasmėrive, pėr pajtimin e gjaqeve.

Ai bashkim qė karakterizoi popullin e Fterrės nė Luftėn ēlrimtare deri nė fitoren historike tė 29 nėntorit 1944, ai e karakterizon edhe tani pėr ndėrtimin e demokracisėsė sė vėrtetė dhe pėrparimin e shoqėrisė.

Prof.Dr. Ismet ELEZI

Nr.19 - prill, 2000

hiqmetdusha.jpg
Hiqmet Dusha

"MOS MĖ LENI TĖ GJALLĖ NĖ DORĖN E ARMIKUT"

Sipas bisedės me Nafiz Bezhanin, ish-partizan i i Brigadės I Sulmuese

Nė fillim tė dhjetorit 1943, para se tė fillonte operacioni armik i Dimrit, erdhi nė Fterrė batalioni IV i Brigadės s I Sulmuese, me nė krye komisarin e brigadės Tuk Jakova. Tuku shtroi problemin e pėrforcimit tė kėsaj njėsie, duke kėrkuar vullnetarė nga Fterra. Tė rinjtė e fshatit tonė ju pėrgjigjėn flakė pėr flakė: Nafiz Bezhani 15 vjeē, Osman Memi 16 vjeē, Pasho Zhupa, Sami Kofina, Razip Gjoni dhe Azem Ēeli - 18 vjeēarė. Tė gjithė kėta, ndonse tė rinj, ishin tė armatosur dhe tė pėrgatitur, sepse kishin kryer detyra luftarake nė ēetėn territoriale tė Fterrės. Djemtė trima tė Fterrės, bashkė mė shokėt e tyre tė brigadės, kaluan dy prova tė rėnda: Operacionin e egėr armik qė kishte synim shkatėrrimin e Lėvizjes Antifashiste Nacionalēlirimitare, sido-mos Brigadėn e Parė, qė ishte njėsia mė e madhe luftarake; dimrin e tmerrshėm tė atij viti, ku partizanėt ishin ditė e natė pa ēati, pa zjarr, pa bukė, pa gjumė. Tė dyja kėto prova partizanėt fteriotė i kaluan me sukses. Pėrveē vullnetarėve qė dolėn nė fshat, nė kėtė brigadė ishin edhe tre fteriotė tė tjerė; Turhan Mato e Shefqet Brinja, qė kish marrė pjesė nė tė qė nga themelimi i saj, si dhe Bektash Gėdo qė kishte ardhė nga ēeta e Matit.

Me Turhanin, zv.komisar kompanie, tregon Nafizi, u takuam dy herė, mė 7 shkurt 1944 nė Vėrzhezhė tė Skraparit dhe mė 8 prill 1944 nė Poēisht tė Oparit. Pas njė muaji nga takimi i fundit, Turhani u vra si trim, duke u shkruar letrėn e fundit bashkėfshatarėve, e cila u lexua para gjithė partizanėve tė brigadės, tė cilėt u prekėn dhe u pėrlotėn. Krahas pikėllimit tė thellė nė zemrėn e fteriotėve u ndje dhe krenari e ligjishme pėr jetėn luftarake tė Turhanit.

Mė 9 maj 1944, partizanėt fteriotė patėn edhe njė goditje tjetėr tė rėndė. Nė Shelcan tė Elbasanit vritet Osman Memi. Nafizi kujton ditėn e 9 majit ku tre kompanitė e batalionit IV sulmuan nė befasi rrerh orės 4 tė mėngjezit 150 armiq tė dislokuar nė Shelcan. Ata u thyen e ikėn nė panik duke lėnė 23 tė vrarė dhe 8 robėr. Pas kėsaj, Nafizi me Osmanin dhe njė shok tjetėr zbritėn nė fushėn e Shelcanit drejt Elbasanit.Njė plumb godit ne automatikun e Osmanit dhe copat i plagosin gishtin e madh. Nė njė pjesė tė xhveshur u dukėn njė varg i madh gjermanė e xhandarė qė pėrpiqeshin tu zinin krahėt. Bėnė pėrpjekje pėr tu tėrhequr drejt Shelcanit, por armiqtė i kishin zėnė shtigjet e tėrheqjes. Osmani e kishte tė vėshtirė tė tėriqej zvarrė dhe pa parashikuar rrezikun u ēua dhe doli nė buzėn e njė are ku plumbi i armikut e goditi tej pėrtej nė bark. Pasi asgjėsuam oficerin nazist qė ishte shumė afėr, vazhdon bisedėn Nafizi, tėrhoqėm Osmanin e plagosur rėndė dhe e shpumė nė kishėn e fshatit ku e mjekuam. Por gjaku nuk pushonte. Kėrkesa e tij ishte " mos mė leni tė gjallė nė dorėn e armikut". Ne, thotė Nafizi, vazhduam dhe nuk u tundėm deri sa na mbaruan fishekėt dhe bombat e dorės, pastaj u futėm nė kishė me njė revolver dhe tre fishekė, pikėrisht ai revolver qė ruhet nė Muzeun Kombėtar. Kur tė gjitha shpresat ishin prerė, dėgjuam zėrin: para partizanė dhe breshėri plumbash. Partizanėt i vunė armiqtė pėrpara duke lėnė 32 tė vrarė. Por Osmani ishte shumė rėndė. E morėm nė njė vig pėr nė spitalė, por zemra e tij pushoi sa doli nė breg.

Njė muaj pas vrasjes sė Osmanit, mė datėn 6 qershor, ra trimėrisht nė Gurin e Prerė edhe Azem Ēeli, qė mori pjesė nė Operacionin e Qershorit. Guri i Prerė ishte pika strategjike drejt sė cilės u vėrsulėn 3000 nazistė tė armatosur me tė gjitha mjetet, me synim qė tė merrnin krahėt e brigadės, ta shpartallonin atė dhe njėsitė e tjera partizane tė zonės Berat-Pėrmet. Eskalioni i parė armik u thye, por ata hodhėn nė sulm forca tė reja dhe pushtuan disa pika strategjike. Mitralozi "sharrs" nuk i linte partizanėt tė nxirrnin kokėn nga trashea nė pozicionet e bėra nė luftėn italo-greke. Komisari i kompanisė u plagos rėndė dhe kishte mbetur nė njė pozicion midis tė dy palėve. Komisari nuk duhet tė lihej i gjallė nė duar tė armiqve. Atėherė Azemi nxorri mitralozin e tij dhe ia drejtoi "sharrsit". Pėr njė ēast ai pushoi. Azemi u hodh pėrpara nė njė arė, kur "sharsi" filloi pėrsėri tė vjellė zjarr duke e lėnė Azemin tė shtrirė pėr vdekje bashkė mė 14 partizanė tė tjerė. Armiqtė nė kėtė beteje lanė mbi 200 tė vrarė dhe nuk ia dolėn dot qėllimit tė tyre.

Shembull trimėrie nuk kanė qėnė vetėm dėshmorėt, por gjithė partizanėt fteriotė. Kujtoj Sami Kofinėn dhe togėn e tij, qė ēliruan Pallatin Mbretėror tė Tiranės tė rrethuar me bunkerė. Vetė Samiu, nėn zjarrin mbojtės qė i bėnė partizanėt, kapėrceu i pari murin, duke u pėrleshur fytas me armiqtė.

Fterra jonė krenohet edhe kur kujton qė mė 8 gusht 1944 nė Helmės tė Skrapartit, nė Kongresin I tė Rinisė, morėn pjesė si delegatė edhe dy delegatė fteriotė: Nafiz Bezhani e Bilal Dusha.

Dilaver SHKURTI

Nr.19 - prill, 2000

femijefteriote19.jpg
Femije fteriote

FĖMIJĖT TANĖ TĖ BUKUR E TĖ ZGJUAR

Nė numerin e kaluar tė gazetės sonė shkruam diēka pėr disa studentė fteriotė, qė kanė fituar konkurse e vazhdojnė shkolla tė larta nė vendet e huaja. Kėsaj here "zgjodhėm" tre nxėnės kėtu nė Tiranė, qė shquhen jo vetėm nė mėsime, por edhe nė veprimtari tė tjera.

Mė i vogli prej tyre ėshtė Enea Korkuti, qė sė shpejti feston 10-vjetorin e lindjes. Ai ka ardhur shpesh me gjysh Rakipin nė "Kuvendin" e Fterrės. Ėshtė nė klasėn e tretė tė shkollės anglo-shqiptare "Fenix". Shquhet nė mėsime, por mėson "me themel" edhe anglishten, tė cilėn e ka pasion tė veēantė.Kur bisedon me tė pėr sportin, e kupton se pėlqen futbollin dhe luan me skuadrėne shkollės. Ėshtė mjaft i kėnaqur qė ekipi i tij i zemrės "Juventuesi" po shkon i sigurt drejt titullit kampion i Italisė.

Smund tė lija pa shkruar diēka edhe pėr Ronald Zhupėn, jo vetėm se atė e kam "mik" nga qė ka lexuar librat e mi tė kohėve tė fundit, por mbi tė gjitha se ėshtė i pari nga fėmijėt qė e solli gjysh Haliti nė "Kuvendin" e Fterrės, ku bisedoi me "deputetėt" si i barabartė midis tė barabartėve. Roni ėshtė nė klasėn e katėrt tė shkollės "Emin Duraku". E quan tė natyrshme qė radhitet ndėr njė nga tė dhjetave, por ka qejf veēanėrisht matematikėn. Nuk le libėr fėmije pa lexuar, por pėrshtypje i kanė bėrė sidomos ata qė quhen "Libra tė artė", si "Hirushja", "Pokahonda" etj. Ka dėshirė tė shkruajė vjersha e tregime.

Mendjen e mban nė Fterrė, po atė tani pėr tani e sheh shpesh nė vidiokasetat qė janė bėrė pėr fshatin. Do tė bėhem mjek, thotė, qė tė shėroj gjithė njerėzit.

Eniana Shkurti ėshtė diēka mė e rritur, nė klasėn e parė tė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme "Petro Nini Luarasi". Radhitet ndėr nxėnėset e mira me mesatare mbi 9. Mos u ēuditni nė se pas disa vjetėsh ajo do tė jeta astronomia e parė fteriote. Ėshtė pasioni i saj dhe do tė pėrpiqet ta bėjė realitet.Gjuhėt e huaja, thotė Eni, janė tė domosdoshme pėr tė rritur horizontin shkencor e kulturor. Ndaj veē italishtes e anglishtes qė kam studjuar deri tani, po studjoj edhe pėr gjuhė gjermane, si gjuhė tė dytė qė e kam nė shkollė. Kam dėshirė tė mėsoj dhe spanjishten, sepse mė tėrheq shumė.

Malli e dashuria pėr fshatin, si e gjithė fėmijėve tanė, ėshtė disi e veēa-ntė. Ēdo vit kur shkoj nė Fterrė mė ngelin mbresa tė pashlyeshme, thotė Eniana. Mė tėrheqin shumė gjėra, ajri i pastėr, uji i ftohėt, malet krenare, gjelbėrimi, por mbi tė gjitha mikėpritja e njerėzve, qė ėshtė e jashtėzakonėshme. Veēanėrisht mė mer malli pėr dy gjyshėrit e mi, Avniun e Liron, tė cilve u them se i dua shumė e i pėrqafoj me dashuri, pėrfundon ajo mendimin e saj.

Kėta janė, pra, tre nga qindra fėmijėt tanė, pėr tė cilėt duhet tė bėjmė gjithėnjė e mė shumė qė tė bėhen tė ditur, por dhe tė duan fshatin e ti ngrenė mė lart traditat e tij punėdashėse, arsimdashėse e trimėrore, mėnēurinė dhe prakticitetin

Bardhyl XHAMA

Nr.19 - prill, 2000

arifkurupi19.jpg
Arif Kurui

ARIF DEDEJA

Shtatėdhjetė e tre vjet jetė e pastėr, me gjumė tė qetė; njė jetė qė nuk i trokiti pėr keq askush nė derėn e shtėpisė; njė jetė qė askush nuk tha njė fjalė tė keqe pėr tė; njė jetė qė e jetoi dhe e pėrballoi me djersėn e ballit, edhe si bari, edhe si bujk, edhe si gjuetar; njė jetė qė nuk vuri dorė nė mallin e nė plaēkėn e tė tjerėve, as nė lagje, as nė fshat dhe as nė fqinjė; njė jetė qė e kėnaqte puna e tij, qė gėzohej kur mbrunte dhe bėnte edhe bukėn vetė, qė gėzohej kur arrinte tu bėnte njė tė mirė gjitonėve, bashkė-fshatarėve dhe cilitdo tjetėr me ato mundėsi qė kishte, i pakursyer pėr shtėpinė e pėr shoqėrinė. Ja, kjo ėshtė me pak fjalė rezymeja e jetės sė atij qė brezi ynė e thėrriste xha Arif, sikur ta kishte njeriun e vet. Dhe kjo, jo mė kot, por sepse kėshtu u fliste dhe ai tė gjithėve.

Bėhej dasmė nė shtėpinė e Neshat Brinjės, martohej njė nga djemtė e tij Xha Arifi dhe Nurēe Gjoni ishin caktuar si elēinj tė dasmės, qė do tė ndanin tė gjithė racionet e mishit dhe mezetė pėr gjithė dasmėn. Kjo detyrė nė davete ėshtė nga punėt mė tė vėshtira. Dhe kur merr pėrsipėr kėtė punė nuk duhet tė ngatėrrohesh me gotėn e rakisė. Mirėpo Nurēja, i ngacmuar nga jo pak dasmorė, nga qė e dinin se po tė pinte raki, atėhere do tė ngrinte bejte qė bėnin pėr tė qeshur njė dasėm tė tėrė, e bėnė tė kthente ca gota. Dhe nuk kaloi shumė e ia nisi kėngės me bejtin e tij:

O Nurēe kokė deveja,

ētu desh kjo pėrmati,

Mo tė tha Arif Dedeja,

qė mos u del pėr karshi

Dhe kėshtu i foli tėrė fshati nė tė gjithė jetėn e tij. Dedeja i thanė tė tėrė, se i tillė ishte Arif Kurupi, i ndershėm te Zoti, ėngjėllor si Ai.

Xha Arifi respektonte dhe donte tė mėdhenj e tė vegjėl, madje dhe atė qė ishte ca si i "dhjavolisur", sepse dhe tek ai respektonte anėt e mira tė tij. Por xha Arifi donte dhe tokėn, dhe bagėtinė, se dhe ato i ka jaradisur Zoti, ato mbajnė jetėn gjallė. Pa tokė e pa bagėti nuk ka jetė, thoshte Arifi.

Me gjithėse nė jetėn familjare pati dhe fatkeqėsi, kur i vdiq gruaja, Rakibeja, nė vitin 1941, dhe e la nė kushte shumė tė vėshtira, pėrsėri nuk e theu zemrėn ndaj Zotit. Por edhe nė situatėn e Luftės iu pėrvesh punės, duke u kujdesur me dhėmshuri pėr gjyshen, nėnėn dhe djalin e shtrenjtė, qė iu bė edhe Babė edhe Nėnė, Rexhon e tij. Mbas disa vjetėsh, mė 1946, martesa me Manushen, sikur ia rregulloi mė mirė jetėn. Edhe Manushja i goditi njė grua shumė e mirė, e pėrshtatshme pėr psikollogjinė e pastėr tė Arif Dedesė.

Nė kujtesėn e fteriotėve qė e kanė njohur, Arifi mbahet mėnd vetėm pėr mirė. Edhe nė moshėn e tretė tė tij, nė vitet shtatėdhjetė, pėrsėri i shėrbeu me gjithė zemėr dhe Murat Malos nė moshė tė thellė, ashtu siē i kishte shėrbyer tėrė jetėn e saj dhe gjyshes, Shaho Mites.

Me mirėsi e me dashuri u shėrbeu Arif Kurupi tė gjithve, me aq sa mundi. Ndaj dhe ne nė gazetėn tonė shkruam pak fjalė, duke e kujtuar me nderim atė qė Nurēja e "pagėzoi" nė moshė tė madhe me mbiemrin kuptimplotė Arif Dedeja.

Guro ZENELI

Nr.19 - prill, 2000

 
 

JAHO MATO (FTERRA)

NĖ MBLEDHJE ME AVNI RUSTEMIN

Pak bashkėfshatarė mbajnė mend apo dhe e njohin Jaho Maton, prandaj dhe unė kur lexova librin "Ismail Haki Kuēi", shkruar nga Hasan Luēi, pyeta nėnė Rabon, se kush duhet tė ishte ky Jaho Fterra. Mė tha se ishte fjala pėr Jaho Maton, vėllain e madh tė Rexhep dhe Halil Matos. Nė librin qė citova mė lartė, thuhet: Nė pranverė tė vitit 1919 njė grup oficerėsh tė rinj, me tė cilėt ishte njohur Avni Rustemi, kujton Sali Alibali, Avniu u tha "Sonte nė orėn 20 do tė bėjmė njė mbledhje tė shkurtėr:Do tė bisedojmė disa ēėshtje me rėndėsi politikeNė orėn e caktuar u ndodhėn tė gjithė atje ku na tha Avniu.Ishin tė pranishėm nė kėtė mbledhje, pėrveē Avni Rustemit, Ismail Haki Kuēi, Gaspėr Mosi, Jahja Fterra, Ilia Korēa, Muhedin Prodani dhe unė". Nga shtjellimi i ngjarjes duket se kjo ėshtė njė mbledhje e rėndėsishme. Por ne na intereson qė kėtu ka marė pjesė dhe njė bashkėfshatari ynė.

Mė vonė mėsova se Jahja (ose Jaho) Mato (Fterra) kishte bėrė shkollė nė Filat tė Ēamėrisė, pastaj nė Janinė. Kur ishte formuar qeveria shqiptare, kishte qėnė komandant xhandėrmėrie nė Brataj. Kishte marrė pjesė bashkė me xhandarėt e tij nė Luftėn e Vlorės mė 1920. Pas kėsaj ishte emruar komandant i xhandarmėrisė pėr rrethin e Pėrmetit. Mė 1923 ai kishte vdekur gjatė njė aksidenti automobilistik. Jahua ka dhe meritėn tjetėr se ai veshi dhe mbajti si xhandarė shumė bashkėfshatarė. Ai ka lėnė njė vajzė, Selfixhenė, martuar nė Sasaj.

Petrit BEZHAN

Nr.19 - prill, 2000

fteriote32.jpg
Burra fteriote

KUR TI E KE LAKUN NĖ FYT, FTERIOTĖT,

NUK TA SHTRĖNGOJNĖ, POR TA LIROJNĖ ATĖ

Takim nė Athinė me Lefter Shekėn

Jo pak fteriotė e kanė bėrė rrugėn e Athinės si rrugėn e Kroit. Ske ēbėn, tė lidh puna, tė lidhin hallet, na merr malli pėr tė afėrmit, prandaj dhe shkojmė. Isha nė Athinė para njė muaji. Kisha vajtur pėr tė blerė njė makineri tė re pėr punėn, e cila mė duhej pėr zanatin tim si marangoz. Takimi qė kisha lėnė me pronarin grek mė bėri tė prisja rreth njė orė nė qendrėn e madhe tė Athinės, nė Omonia. Pėr tė shkuar kohėn, po u hidhja njė sy gazetave shqiptare qė ishin varur nė vitrinėn e njė lokali. Nuk kisha ndonjė kurjozitet tė madh pėr tė parė atė vend, jo se nuk ėshtė i bukur, por ia kisha nxjerrė sevdanė gjatė 2-3 vjetve qė jetova atje.

Shikoj qė drejt meje afrohej njė burrė rreth tė pesėdhjetave. Mu afrua duke vėnė buzėn nė gaz. Pėr njė moment vrava mendjen ku e kam parė kėtė njeri. Ai pa e zgjatur mu hodh nė qafė.

- Jam Lefteri, smė mban mend? Lefter Sheka! U takuam si dy miq tė vjetėr, ashtu nė kėmbė. Rrėmbimthi mė bėri njė tufė pyetje pėr njerėzit e shtėpisė, tė afėrmit, tamam sikur ta kisha vėlla. Me tė qeshur i them : - Ik se mė prish biografinė, je i internuar, gjė qė sia kisha thėnė kurrė, kur ishte nė Fterrė.

- Hajde tė ulemi, mė thotė, se kam shumė pyetje e shumė mall pėr Fterrėn.

Mė pyeti e pėr kė nuk mė pyeti. Mė pyeti pothuajse pėr tė gjithė fteriotėt. Si morėm nga njė gotė birrė, ia nisėm shtruar muhabetit.

- Dėgjo, Shako. Mua mė prunė nė Fterrėn tuaj pėr tė vuajtur. Por erdha duke qarė dhe ika duke qarė. Erdha si i internuar, por jetova normalisht si fteriotėt, u largova shėndoshė e mirė dhe mė i pjekur. Kėto gjėra mi falėt ju. Fterioti, vazhdoi Lefteri, kur e ke lakun nė grykė, nuk ta shtrėngon, por ta liron. Ju tė impononi respekt me sjelljen tuaj, ju tė bėni pėr vete. Ju jam mirėnjohės pėr jetė tė jetėve.

Pastaj biseda vazhdoi tė rrjedhė natyrshėm. Mė pyeti pėr Muzeun e Fterrės, se punuam bashkė pėr ndėrtimin e tij. Kur i thashė qė ėshtė prishur shtangu nė vend.

- Si more Shako! Ju thaftė dora kush vuri dorė nė tė. Po kush qe i pari qė e prishi, besoj se sdo ketė qėnė fteriot, apo jo?

Mbeta ngushtė. Ēti thosha? - E, o Lefter, iku dhe muzeu me tė tjera bashkė! e kapėrxeva muhabetin. Po Lefteri e kuptoi qė unė isha i mėrzitur pėr prishjen e Muzeut e mė tha:

- Djemtė e Fterrės dhe mendja e tyre, bejnė jo njė muze, po 100. Vinte nga vinte muhabeti dhe prapė tek Fterra. - Dėgjo, kur tė vij nė Leshnicė, do tė vij dhe nė Fterrė. Kam 10 vjet qė kam lėnė Shqipėrinė, po dhe 100 vjet tė shkojnė Fterrėn nuk e harroj dot. Neve kemi tė tjera zakone, sjemi si kėta qė u ėshtė bėrė mendja dhrahmi.

Pastaj mė ftoi ti shkoja nė shtėpi. Mė pyeti si mund tė mė ndihmonte, ētė bėnte qė tė mė kėnaqte sa mė shumė. I shpjegova se fteriotėt e Athinės mblidhen nė Pire ēdo 28 nėntor. Mė falėnderoi dhe mė tha se do tė shkonte patjetėr qė ti takonte tė gjithė bashkė , se jam gjysėm fteriot, - shtoi.

I mora leje pėr tu larguar, se jashtė xhamit po mė priste ai me tė cilin kisha lėnė takim. U pėrqafuam e u puthėm me tė.

- Mos harro, mė tha, tė fala Fterrės, tė fala Ixorit, tė fala gjithė fteriotėve.

Shako MEHMETI

Nr.19 - prill, 2000

vorrezat.jpg
Varrezat e fshatit

VARREZAT E NJĖ FSHATI

TREGOJNĖ EDHE KULTURĖN E TIJ

Nderim pėr ata qė ndėrruan jetė. Ėshtė nė traditėn e ēdo njeriu qė tė nderojė tė afėrmit dhe gjithė ata qė vdesin. Nė Fterrė kjo traditė ka qenė dhe, ēka ėshtė mė e mira, vjen duke u forcuar. Shumė vaki kanė bėrė nė fshat e tek bashkėfshatarėt qė jetojnė nė vende tė ndryshme, brenda e jashtė Shqipėrisė, bile edhe vaki shumė tė rėnda. Por fteriotėt si gjithėnjė kanė qėnė tė bashkuar, kanė qėnė kurdoherė pranė njėri-tjetrit, prandaj dhe dhimbjet janė lehtėsuar.

Njė nderim i veēantė qė u bėhet atyre qė ndahen nga jeta, janė edhe varrezat. Fteriotėt dhanė njė shembull tė mirė nė kėtė drejtim. Me nismėn e disa bashkėfshatarėve tanė nė Fterrė, Sarandė , Tiranė e vende tė tjera, u vendos tė rregulloheshin varrezat e fshatit dhe tė grumbulloheshin ato nė njė vend, nė Shtufez, atje ku ishin dhe varret mė tė shumta. Dhanė kontributin e tyre pothuajse gjithė bashkėfshatarėt pėr tė bėrė rrethimin e disa rregullime tė tjera, tė cilat u pėrfunduan me sukses.

Varrezat e Fterrės sot janė tė njė niveli tė mirė dhe tregojnė njėkohėsisht edhe nivelin e kulturės tė bijve fteriotė, pėr tė nderuar prindėrit, tė afėrmit, miqtė e dashamirėsit. Shumė bashkėfshatarė i ēuan e po i ēojnė tė afėrmit e tyre, qė kishin nė vende tė tjera nė fshat, nė kėto varreza tė mirėmbajtura, me qėllim qė atje tė prehen bashkė, ashtu sikurse kanė qėnė nė tė gjallė, tė bashkuar e tė pandarė. Sipas kushteve ekonomike, disa kanė bėrė varoshe mjaft tė mira, ēka ėshtė shprehje e nderimit qė kanė pėr njerzit e tyre qė nuk jetojnė me. Nderimi mė i madh qė u bėhet ėshtė fakti se ata kujtohen nga tė gjithė dhe nderohen herė pas here.

U prehshin tė qetė nė banesėn e tyre tė fundit dhe mirėnjohje atyre qė u interesuan dhe atyre qė ndihmuan pėr tė bėrė kėto varreza tė pėrbashkėta pėr tė gjithė fshatin.

Firdus MITA

Nr.19 - prill, 2000

Enter supporting content here