ft22222222.gif

Nr. 31 - dhjetor 2002

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

gjykim.jpg

GĖZUAR VITIN E RI 2003

- Nga mot e mė mirė -

Atdhedashuria fillon e shprehet ne vendlindje e per vendlindjen. Dhe ne kete kuptim dashuria per vendlindjen eshte dashuria me e madhe dhe dashuria me e thelle ne jeten e njeriut. E tille shte dhe per ne fterjotet dashuria per vendlindjen tone,per vendin ku na ka rene koka, per vendin e te pareve tane. Gjithashtu, ketu, ne vendlindje jemi njohur e jemi lidhur me njeri-tjetrin.

Prandaj, si ne ēdo rast gezimi, per me teper ne Festen e Vitit te Ri, ne bijve te Fterres, qe u lindem ne dheun e memes e ne dheun e atit, qe njeherazi, dhe per ne, eshte toka ku ka rene dhe koka jone, por qe dhe femijeve tane, qe kane lindur ne qytete apo ne vende te tjera, deri jashte Shqiperise, te gjitheve na takon qe urimin e pare tia bejme vendlindjes, Fterres sone, ku njeherazi kemi njohur e jemi lidhur me njeri-tjetrin deri dhe ne lidhje gjaku. Nuk ka fterjote qe te mos kete te beje me njeri-tjetrin, ose nga nena ose nga babai. Eshte kjo arsyeja thelbesore, qe, gjejme rastin, ti urojme, se pari, Fterres e njeri-tjeterit: Gezuar Vitin e Ri 2003 ! Nga mot me mire!

Dhe, pas vendlindjes, vjen shkolla, vjen arsimi, sepse siē ka thene para 250 vjetesh pedagogu i shquar evropian, Pestaloci, «nuk ka profesion me te bukur nen kete diell, se sa mesuesia », profesion qe te hap syte e te jep mundesi te behesh i kenduar e i ditur. Prandaj dhe Gazeta « Fterra jone », me kete rast, uron, ne radhe te pare, fterjotet arsimdashes, njerezit e penes e te librit, uron, se pari, profesorin e ditur, Ismetin tone, qe me punen e tij studimore e shkencore, i ka dhene vlera, jo vetem Fterres sone, por dhe drejtesise shqiptare, edhe si pedagog, nga duart e te cilit kane dale disa breza studentesh, permbi 40 vjet profesor ne Universitetin e Tiranes, por edhe si jurist -shkencetar, qe veēanerisht me disa vepra krijuese te tij, sidomos per te drejten penale shqiptare dhe per mendimin juridik shqiptar, jo vetem ne Shqiperi, por dhe ne te gjitha trevat shqiptare.

Gazeta uron njeherazi gjithe studjuesit e profesoret, tere fterjotet me tituj e grada shkencore, qe nuk jane pak, per kontributin e tyre te shquar ne dege e sektore te ndryshem te jetes, si Besim Elezi ne mjekesi, Jakup Mato ne letersi, Muzafer Korkuti ne arkeologji, Sezai Braho ne mjekesi, Hamlet Bezhani ne gjuhesi, Mukadeze Ruka po ne gjuhesi, Zaēe Malaj ne veterinari, Zeko Braho ne historine e arsimit, e te tjere e te tjere, te cileve u urojme : gezuar e nga mot me shume ne veprimtarine e tyre.

Deshirojme te pergezojme ne veēanti mjeket fterjote, qe gjithmone jane treguar te gatshem per tu sherbyer gjithe pacienteve te tyre, e per me teper fterjoteve tane. Urojme doren e arte te Besim Elezit qe ka operuar me zotesi te talentuar, jo pak fterjote qe ne vitet 60-te, pra permbi 40 vjet. Urojme po me shpirt kardiologun shembullor Maksi Memin, qe si perhere,i gatshem dhe i mire, per tu sherbyer fterjoteve pa pertese. Po nuk mund te leshe pa uruar mjekun-shpirt njeriu, Edip Bezhanin, qe dhe miqve te fterjoteve u sherben me devocion, duke treguar keshtu cilesite humane dhe qytetare te nje fterjoti model, qe nuk i hedh dot as qime mbi supet e tij. Nje urim shpirteror i bejme dhe endokrinologut te talentuar ne Sarande, Peti Zeneli, i cili,per nga profesioni,krahasohet me veten.

Per nje veprimtari njerezore, qe, me vete profesionin e zotesine e tyre juridike, dine vetem te mbrojne ēdo njeri qe mund te beje faj, u takon urimi dhe avokateve fterjote me emer, si i mbarenjohuri Av. Nafiz Bezhani, Av. Gazmend Zeneli ne Tirane dhe Av. Verdi Haderi ne Sarande.

Urimet me te mira per vitin 2003 ua dergojme krijuesve fterjote, poete, shkrimtare, dramaturge, gazetare, artiste, piktore, e gjithe mendjeve krijuese te Fterres, deri tek rapsodet e krijuesit popullore, Teno Lona, Tomorr Avreci, Shako Mehmeti, e me radhe, deri tek bejteberesit, qe eshte karakteristike per gati te gjithe fterjote, te cilet dine te bisedojne aq mire me bejte.

Gezuar mesuesve e nxenesve dhe studenteve fterjote, qe jane te shumte edhe jashte shtetit, duke u uruar suksese ne studime per te ngritur me larte traditen tone arsimdashese.

Gezuar e urime, shendet e jete te gjithe fterjoteve, kudo qe jane ne Shqiperi e deri ne Amerika e Kanada. Qofte nje vit i mbare per te gjithe !

Guro ZENELI

Nr. 31 - dhjetor. 2002

harta.jpg

FTERIOTĖT UROJNĖ :

GAZETA "Fterra jonė" Uron dhe falėnderon gjithė krijuesit dhe bashkėpunėtorėt e kėsaj gazete, qė kanė shkruar e shkruajnė artikuj tė ndryshėm nė kėtė gazetė, duke kontribuar nė afrimin e saj me sa mė shumė lexues.

Urojmė tė shtojnė vullnetin pėr tė shkruar dhe mė shumė pėr gazetėn tonė.

Uron dhe falėnderon sponsorizuesit bujarė qė kanė bėrė tė mundur botimin e gazetės, duke i mirėpritur edhe nė vitin 2003..

Uron gjithė gazetat si motra, sidomos "Labėria", "Kuēi i Labėrisė", "Golėmi" , suksese dhe bashkėpunim mė tė madh gjatė vitit 2003

Dilaver SHKURTI,

Nė emėr tė KOMUNITETIT FTERIOT TĖ TIRANES

Komuniteti Fteriot i Tiranės, ju uron nga zemra ta kaloni gėzuar e tė lumtur Vitin e Ri 2003, banorėve tė Fterrės tonė tė dashur, njėherazi "mėmėdheut" dhe "atdheut" tonė tė pėrbashkėt. Urojmė komunitetin e fteriotėve nė Sarandė, Vlorė, Durrės, Delvinė, Shkodėr, Kavajė, Pogradec, Fier, si dhe fteriotėt tanė qė punojnė e jetojnė nė Greqi, Itali, Amerikė, Kanada, Belgjikė, Hollandė, Turqi, Francė, Gjermani, Austri e kudo ku jetojn qoftė edhe njė fteriot i vetėm.

Mirupafshim nė takimin e brezave nė Fterrė tonė nė shtator 2004.

Njėherazi, duke shfrytėzuar rastin qė na jep redaksia e nderuar e gazetės "Fterra jonė", pėrshėndes e puth fort "mjaltin e mjaltit", Tean, Arditėn, Besin, Martinin, Elion dhe ata me te rriturit, qe jane vet prinder, Xhulin, Mondėn e Taulandin si dhe Shanėn, Avniun e Liron me gjithe fėmijėt dhe niprit e mbesat e tyre.

GĖZUAR BARINJVE TĖ FTERRĖS

Dy vėllezerit, Muho e Hakan Dhuli dhe Kapo Zhupa, Taras Shkurti, Muēo Dhuli, Lavdosh Xhaferi janė barinjtė qė, gjatė viteve 90-tė, nė kėto vite tranzicioni, kanė ditur tė merren me zhvillimin e blegtorise, duke e nisur me njė dorė berra dhe, nė keto vite, mundėn tė arrijnė tė bėjnė kopč me mbi 100 krerė dele e dhi.

Kjo ėshtė njė zhvillim i ndjeshėm i ekonomisė sė tregut dhe nė Fterrėn tonė. ėshtė merite e kėtyre barinjve, qė kanė kuptuar thelbin e kėsaj shoqėrie nė tė cilėn jetojmė, ekonominė e tregut. Gjithashtu, ėshtė nė tė mirė tė tyre, nė radhė tė pare, por njėherazi ėshtė dhe nė tė mirė tė fshatit dhe tė gjithė fteriotėve qė janė tė lidhur me Fterrėn, se kur kanė ata, nė tė vėrtetė tė gjitheve u vjen mirė qė njerėzit tanė, fteriotėt tanė, kanė arritur tė kenė e tė ndertojnė jetėn e tyre. Nė tė njėjtėn kohė, kur kanė ata, edhe fteriotėt e tjerė mund tė gjejnė tė blejnė mish pėr dasme e gėzime, apo pėr nė kohė hallesh.

Prandaj, jo vetėm gėzohemi, por njėherazi, ju urojmė tė kenė mbarėsi nė shtimin e prodhimit dhe tė numurit tė kopeve tė tyre, duke patur njėherazi shėndet e jetė vetė dhe gjithė familjet e tyre me njerėzit e tyre kudo qė janė.

Gėzuar ! Nga mot mė mirė !

Nga Gazeta « Fterra jonė »

 

Lutfi DUSHA

Me rastin e Vitit tė Ri 2003, uroj bashkėfshatarėt e mi kudo qė janė, gqzuar e pėr shumė vjet fesėn. Shėndet, gėzim e lumturi

Servet DAUTI:

Nga zemra mė vjen urimi,

Pėr gjithė bashkėfshatarėt e mi,

ku jetoni, punoni e rrini,

Gėzuar Vitin e Ri!

Paēi shėndet dhe jetė,

Tė rroni nė harmoni,

siē e dėshironi vetė,

Vėllezėr e motrat e mi.

Nipėr dhe mbesa tė Fterrės,

Vazhdimisht tė studjoni,

Qė fshatit ti ngrini vlerat,

Emrin e tij ta lartėsoni.

Imer e Shano SHKURTI

Gėzuar Vitin e Ri 2003

Shėndet e lumturi nė ēdo familje fteriote.

Qatip GJONI - Kanada

Urime dhe suksese juve.

Une jam Qatip Gjoni. Kam lindur dhe rritur ne Fterre dhe tani jam me banim ne Kanada .Te them te drejten jam shume i gezuar qe lexoj gazeten Fterra jone ne internet dhe kjo me shtyu qe tju shkruaj kete mesazh urimi dhe falenderimi juve "mendjes se Fterres", qe na jepni mundesine edhe neve qe jemi larg ,per ta lexuar kete gazete , per disa ēaste me duket vetja, sikur jam midis fterioteve atje ne ixuar .

Une, si cdo fteriot tjeter, kam detyrim moral pėr botimin dhe perhapjen e gazetes "Fterra jone" . Me kete mesazh do te deshiroja tju falenderoja dhe uroja suksese juve "mendjes se Fterres " dhe gjithashtu do te deshiroja tju ndihmoja sadopak , te pakten me sponsorizimin e nje numuri te kesaj gazete, po te jete e mundur. Dhe nje here faliminderit dhe suksese juve dhe tere sponsorizuesve dhe atyre qė kanė shkruar nė gazetėn ""Fterra jonė" .

Me respekt dhe dashuri bashkefshatari juaj, Qatip Gjoni . Adresa im eshte:

qgjoni29@hotmail.com

Musa SHKURTI

Dilaverit, Nafizit, Halitit, Bardhylit, Jakupit, Muzaferit, nga zemra njė urim tė veēantė: Gėzuar Vitin e Ri 2003!, Qofshi gjithmonė tė rinj nė shpirt.

Bahriut, Imerit, Pėrparimit dhe, nėpėrmjet tyre, gjithė fėmijve tė xha Axhemit: Njėherazi dhe Mufit Hxhiut nė Fterrė, i uroj gėzuar Vitin e Ri 2003! Edhe pse larg, gjaku i zemrės nuk mė lė tju harroj. Zoti ju dhėnte jetė tė gjatė, tė lumtur, me shėndet e gėzime.. Uroj vėllain, Naxhiun, kryetar i komuniteti fteriot pėr Vlorėn: Gėzuar Fitin e Ri 2003! Nėpėrmjet jush, gjithė fteriotėve tė Vlorės, ju uroj gėzuar Vitin e Ri, me plot dashuri e respekt pėr njėri-tjetrin.

Rebi KORKUTI

Fteriotėt gjithmonė janė dalluar pėr ecjen dhe pėrshtatjen me kohėn. Janė bėrė hoxhallarė, mėsues, mjekė, inxhinierė, afaristė, etj. Por thelbi i shoqėrisė sė sotme ėshtė ekonomia e tregut. Prandaj uroj qė tė ketė sa mė shumė bisnesmenė fteriotė, qė tė rrisin nivelin e tyre ekonomik, se kėshtu do tė jetė mė mirė dhe pėr Fterrėn tonė tė dashur.

Gjej rastin tu uroj mbarėsi bisnesmenėve fteriotė, tė ēdo niveli, si Fatos Dusha, Albina Haxhiu, Edlira Zani, Piro Malaj, Ilir Dusha, Viktor Shazo Brinja, Agim Mato, Anita Gjoni, Mira Brinja, Ilda Sadiku, Qėndrim Dauti, Vera Dauti, Agim Haderi, Arsen e Sokol Bezhani, vėllezėrve Marenglen, Roland e Fatmir Mita, e cilitdo tjetėr, qė neve mund tė mos e dimė

Rait BRAHO

Uroj me mall gėzuar Vitin e Ri Fterrės e ggjithė fteriotėve. Uroj tė kenė shėndet e mbarėsi antarėt e familjes Brahaj, familja e Sezaiut, tė motrės Fate me Abedinin, tė Zekos nė Vlorė me tė gjithė brezat e tjerė-

Uroj gjithė tė moshuarit tė kenė pleqėri tė bardhė.

Agron XHAMA

Duke uruar gėzim e lumturi pėr tė gjithe fteriotėt, miqtė e dahamirėsit e tyre, nė kėtė Vit tė Ri 2003, kujtoj me respekt gjithe bashkėfshatarėt qė kanė ndihmuar njėri-tjetrin nė ēdo kohė.

Uroj veēanerisht Sherif Lonen dhe bashkėshorten e tij Zilihanė, qe me mjaft sakrifica po arsimojnė fėmijėt e tyre nė shkolla tė mesme e universitet nė Gjirokastėr.

Rakip KORKUTI

Ju uroj vajzave te mia nė Kanada Alma dhe Elsa si dhe nipėrve e mbesave nė Itali e Greqi Klementin, Tonin, Zamit, Neritan Ledio, Etleva, Zana e Leta si dhe gjithe emigrantėve fteriotė:

Jetė e lumturi,

Bėfshi ekonomi,

U kthefshi nė Shqipėri

Ku kini njerėz e shtėpi.

Rexho KURUPI

Me rastin e Vitit tė Ri 2003, uroj dhe pėrshėndes tė gjithė fteriotėt kudo ku jetojnė e punojnė. Vecanėrisht uroj e pėrshėndes:

Botuesit e gazetes "Fterra jonė", ideatorėt dhe realizuesit e dokumentarit pėr Fterrėn G.Zeneli, I.Buēpapa, N.Duro, etj, A.Xhama pėr hapjen e faqes nė internet pėr Fterrėn:; Z. Afat Serjani dhe botuesit e gazetės "Dita Jug" pėr shkrimin pėr njeriun tonė tė paharruar Vehap Bezhani.; Sherif Lonėn, qė me punėn e sjelljen e tij nderon veten dhe Fterrėn tonė.

Z. Baki Gjoni qė me pėrkushtim administron dhe shpėrndan gazetėn "Fterra jonė" nė Sarandė-

Lek XHAMA

Mjekt Neuro-Psikiatėr

Urim pėr bashkėfshatarėt tanė dhe kolegėt!

Ditėt e kėtij viti pėr ēdo familje fteriote u bėfshin mė tė bukura e mė tė gėzuara.

Gjėj rastin qė punonmjėsve fteriotė tė shėndetėsisė tju shfaq mirėnjohjen tme dhe tju uroj shėndet tė mirė ė mbarėsi pėr tė ndihmuar, mjekuar tė gjithė ata fteriotė qė sėmuren apo qė kanė nevojė pėr kėshilla mjekėsore, apo dhe gjgithė klientėt e tyre ngado qofshin.

Urime e falėnderime tė veēanta redaksisė sė gazetės "Fterra jonė" dhe Ing. Dilaver Shkurtit si njė nga figurat e uniteti tė fshatit tonė.

Tė gjithėve: Gėzuar 2003!

Ju uroj me gjithė zemėr:

Adriatk e Llushe HADERI

Njė urim i veēantė me katėr vargje e shumė zemėr, nga familja borshjote Adriatik Haderi (Ēika) dhe gruaja e tij Znj. Llushe pėr tre fshatrat tona tė lidhura historikisht e aktualisht me njėri - tjetrin .

Nga Tirana shkon urimi,

I ėmbėl si kokėrr fiku,

Ēorraj, Fterrė e Borsh urojnė,

Llushja dhe Adriatiku

Me kėtė urim bashkohet edhe gazeta "Fterra jonė" duke uruar gjithė borshjotėt, ēorrjotėt, kuējotėt, golėmasit, kalasjotėt, tatzatjotėt. Si fqinjėt tanė tė nderuar, pėr njė jetė mė tė mirė e pėr miqėsi tė pėrhershme

Selim AVRECI

Dėrgoj urimet mė tė mira dhe ujit tė Ixorit, se atė ujė e kemi pirė me dėshirė, se me atė ujė jemi rritur. Mua pėr atė ujė, aq mė tepėr tani, nė moshėn e tretė, mė merr malli, bile shumė, sepse mosha nuk mė lejon tė vij nga Tirana dhe tė vė dhe njėherė buzėt nė atė burim tė kulluar.

Uroj gėzuar Vitin e Ri, Astritit - familjarisht nė Fterrė, uroj Tomorrin dhe e falėnderoj qė bėn vjersha dhe i kėndon me grupin "Fterra nė kėngė", aq tė kėndshme pėr mua. Uroj gėzuar bijėn time nė Itali, Edėn dhe nipin tim Eduardin, po nė Itali; dhe kėtu nė Tiranė Resmen dhe Safon, Nefon me djalin e vajzėn, Nepin familjarisht, duke u uruar tė gjithve shėndet e tė mira, nga mot gėzuar!

Gėzuar gjithė fteriotėve kudo qė janė.

Feksor SHKURTI

Ju pėrshėndes dhe ju uroj

Me rastin e Vitit tė Ri,

Pasi smundem tju takoj

Tė gjithė, ju fteriotėt e mi.

Njė urim special pėr ju,

Qė ndosheni larg Shqipėrisė,

Por qė zemrėn e keni kėtu,

Tek burimi i dashurisė.

Gezim HIZMO - Greqi

Uroj gjithė bashkėfshatarėt e mi gėzuar Vitin e Ri 2003. Edhe ne fteriotėt e Greqise mblidhemi pėr festat, kėshtu u mblodhėm edhe pėr festat e Nėntoirit dhe do tė mblidhemi edhe pėr Vitin e Ri.

Gėzuar tė gjithve

Nr. 31 - dhjetor. 2002

bardhylkafe.jpg
Bardhyl Xhama

LULI - PĖRHERĖ BUZĖGAZ, KURDOHERĖ KRIJUES

Njė jetė tė tėrė, nga fėmijėria deri sot nė moshėn e thyer e kam njohur nga afėr Lulin, siē e thėrresin shpesh Bardhyl Xhamėn. Nė mėndje mė ėshtė fiksuar fytyra e tij e dashur, buzagaze. Gjithmonė e pėrfytyroj midis shokėsh e miqsh dashamirės e me humor. Luli ka shumė shokė e miq, di t'I nderojė, prandaj dhe ata e duan dhe e respektojnė ēiltėrsisht. Por mbi tė gjitha ai di tė krijojė njė atmosferė gazmore me shokėt, me fjalėn e tij tė mėnēur, me humorin e kėndshėm, me kulturėn e gjerė dhe shpirtbardhėsinė. Ajo qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje dhe qė mė shtyu tė shkruaj dy radhė pėr tė ėshtė njė fakt tjetėr. Luli kurdoherė dhe nė ēdo rast ka qenė i dalluar, si i talentuar , shumė i zoti nė mėsime dhe aftėsi tė shumta tė tjera.

Gjatė shkollės fillore ai tėrhiqte vėmendjen e mėsuesit dhe tė shokėve jo vetėm si njė nxėnės i dalluar nė klasė,por shquhej pėr shkathtėsi tė veēantė nė lodrat. Mė ka mahnitur dhe mė kujtohen edhe sot disa lodra "magjepėse" qė sajonte, si biseda midis dy shurdhėve, tjetra me gjelat, ose ajo kur fuste gjembin nė njė qoshe tė shkollės, e fshihte midis gishtave, pastaj tėrhiqte turmėn e nxėnėsve pas, ta shihnin si e nxori nė anėn tjetėr tė ndėrtesės. Tė tilla lodra, veē atyre tė zakonshmeve, si zjarrēI, topimesazi etj, ai organizonte shpesh. Pėr humor po shtoj se edhe me llastiqe ai shquhej dhe unė e kisha zili se ai kishte vrarė edhe cirko, qė ishin aq dinake. Shumė nga ne tė tjerėt arrinim deri te mėllenjat e ndonjė grifshė.

Nė shkollėn shtatėvjeēare nė Gjirokastėr ishim pėrsėri bashkė, por ai njė klasė mė lartė. Mbaj mėnd se shpesh emri i tij ishte nė tabelėn e nderit dhe ndėr tė parėt, qė i jepej fleta e nderit. Qė ishte me tė gjitha notat shumė tė mira as qė bėhej fjalė. Dhe nuk ishte e lehtė tė ishe i pari ose ndėr tė parėt nė klasėn e tij, se kishte disa nxėnės gjirokastritė shumė tė zotė.

Nė gjimnaz shpėrthyen me tėrė gjallėri aftėsitė e Lulit, nė mėsime dhe nė shumė veprimtari jashtėshkollore. Qė ishte nxėnėsi mė i mirė i klasės kuptohet po tė tregoj se fill pasi mbaroi maturėn, ai u emrua pedagog po nė atė gjimnaz. Dhe pedagogėt hijerėndė qė kishin mbaruar universitetet nė Paris, Athinė, Romė e pranuan me respekt tė ulej nė njė tavolinė me ta. Dhe unė pata fatin tė jem nxėnės i tij. Bardhyli jepte matematikė nė klasat e tjera dhe metodikė vizatimi nė klasėn tonė tė maturės. Ē'I lidhte matematikėn dhe vizatimin, qė i jepte njė pedagog? I lidhte talenti dhe aftėsia e Lulit. Por nuk shkėlqeu vetėm nė mėsime nė gjimnaz. Ai ndiqte rrethin letrar dhe atje mori shtysat si shkrimtar i njohur i sotshėm, nė letėrsinė pėr fėmijė. Ai sot ėshtė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė kėsaj letėrsie. Unė diēka kam shkruar pėr njė libėr tė tij, por si kritik letrar i ngelem borxhli. Luli luante nė teatrin e shkollės dhe pati njė shkėlqim tė veēantė si sportist. Nė Baēe tė Teqesė si voleibollist e duartrokitėm shpesh me entusiazmin e tifozėve. Dhe kėtu shkėlqente midis lojtarėve tė tjerė tė zotė si Ndrico dhe Hashorva. Njė djali tė tilė plot virtyte e hire iu bėnė "jashik" e admirues vajza edhe tė klasės sime. Ndonjera edhe ma pat shprehur simpatinė qė ushqente. Por shpirtin e Lulit e kishin bėrė pėr vete vyrtytet e njė vajze fisnike tė Delvinės qė iu bė shoqe jete, Feraseti.

Mė vonė, si drejtor i gjimnazit tė Sarandės. Dhe kjo shkollė shpejt tėrhoqi vėmendjen pėr rezultatet dhe talentet qė pėrgatiti. Dikur ne shkruanim se shkolla ėshtė pasqyrė e drejtorit. Dhe rasti i kėtij gjimnazi e provon kėtė. Qė nga Saranda e mė vonė nė gazetėn "Mėsuesi" ai u shqua pėrsėri si gazetar i talentuar. Mbaj mend njė herė, kur punoja nė gazetėn ,"Mėsuesi' dhe Luli ishte ende nė Sarandė, sekretari i kolegjumit, njė ndėr gazetarėt mė tė talentuar tė kohės, solli njė artikull dhe shtoi: "Kėtė shkrim po e ēoj direkt nė shtypshkronjė, s'ka nevojė pėr redaktim, e ka shkruar Bardhyli. " Tė fitoje besimin e atij gazetari qe njė sukses i veēantė. Unė kam ndjerė pėrherė kėnaqėsi dhe krenari qė Fterra jonė ka nxjerrė djem si Luli ynė i dashur. Ai pėrherė ėshtė krijues, veprues. Dhe andej nė Amerikė shkruan poezi tė bukura humoristike, gjuan peshk nė Oqean, si Heminguej,( Kam pėrshtypjen se ishte lindur pėr pėrmasa oqeani) na dėrgon pėrshėndetje tė pėrmallshme. Dhe ne, me dashuri e mall, i urojmė gjithė tė mirat.

Jakup MATO

Nr. 31 - dhjetor. 2002

walbina.jpg
Albina duke marre nje cmim nderkombetar

ALBINA E MIRĖ, BISNESMENE E SUKSESSHME

- Znj.Albina,a mund tė na thoni se cilat janė lidhjet tuaja me Fterrėn tonė ?

Si ēdo fterjot e fterjote edhe mua me Fterrėn mė lidhin shumė gjėra,pėr tė mos thėnė qė mė lidh gjithēka.Fillimisht dua tė them se me Fterrėn me lidh njė dashuri shumėdimensionale, e cila ka zėnė vend brėnda qėnies sime qysh kur unė arrita tė konceptojprejardhjen time,pra qysh kur isha fėmijė. Nė Fterrė janė varret e gjyshėrve,atje mbetur fėmijėria dhe rinia e prindėrve tė mi.Megjithėse unė dhe motrat e mia kemi lindur e jemi rritur nė Tiranė,qysh kur ishim tė vogla prindrit na kanė ushqyer dhe edukuar me njė dashuri tė veēantė per Fterrėn .

Njė arsye tjetėr ėshtė sepse atje banojnė njerzit e mi tė afėrm e tė dashur,xhaxhi Balili,xhaxhi Rexhua ,hallė Hadilja,teze Xhevua dhe daja Hamza ,tė cilėt unė i vizitoj jo rrallė.Sa herė qė shkoj nė Fterrė e ndjej veten tė lumtur e tė gėzuar dhe me pushton njė ndjenjė gėzimi e krenarie, sepse fshati ynw ėshtė vėrtet i bukur,por ne na duket, edhe mė i bukur, edhe shumė i dashur.

Puna dhe biznesi mė kanė krijuar mundėsinė qė tė shkoj e tė vizitoj shumė vende tė ndryshme,brenda e jashtė Shqipėrisė,deri nė Rusi, Poloni, Ēeki, Bullgari, Gjermani, Francė etj. Tju them tė drejtėn,pa mohuar bukuritė dhe avantazhet qė kanė kėto vende,kur i krahėsoj me Fterrėn tonė,asnjė nuk mė duket mė i bukur e mė i mirė.Vet pozicioni si fshat kodrinor e, me pyjet e burime tė shumta, me gjelbėrimin gjithvjetor, me klimėn e pazėvėndėsueshme dhe veēanėrisht me njerėzit aq tė mirė ,tė dashur e bujar,mua mė impresionojnė pa masė.Kėtė bindje ka edhe bashkėshorti im Shpėtimi,i cili edhe pse nuk ėshtė fterjot,pėr Fterrėn dhe bukurinė e saj,ndan tė njėjtin mendim me mua. Me kėtė dashuri e nostalgji,ushqejmė edhe vajzėn tonė,Tean e cila megjithėse e di qė babi i saj ėshtė me origjinė nga Skrapari,shpesh herė thotė,-unė jam nga Fterra.Gjyshi Lamja e nėnė Sanija qeshin e kėnaqen,sepse nė kėto mendime ėshtė ndikimi i tyre,megjithėse kur tė rritet mė shumė,mbesa e tyre do ndryshojė mendim e ndoshta do qeshė edhe vet me fjalėt qė ka thėnė nė moshėn fėminore.

-Si lexuese dhe dashamirėse e gazetės "Fterra jonė", cili ėshtė mendimi juaj pėr tė ?

Jo vetėm unė,por e gjith familja ,gazetėn Fterra Jonė e duam dhe e vlerėsojmė shumė.Me kėtė rast dėshiroj tė pėrshėndes dhe falėnderoj,jo vetėm botuesit ,por edhe tė gjithė ata qė kontribojnė pėr daljen dhe botimin e saj.Pėr mendimin tim,kjo gazetė ka vlera tė shumėfishta.Ajo na njeh me historinė e Fterrės,me ngjarje tė reja dhe tė vjetra,me lajme qė lidhen me Fterrėn dhe fterjotėt kudo qė janė.Jo vetėm kaq,por kjo do tju shėrbejė shumė edhe brezave mė tė vegjėl e atyre qė do vijnė dhe do jenė pikėrisht ata,qė do ta vlerėsojnė mė mirė e mė shumė.

Kjo gazetė na ėshtė bėrė e na duket si nje "vajzė e bukur"fterjote, e dashur dhe e mirė,pėr tė cilėn tė gjithė ndjejmė dashuri,respekt e krenari dhe e presim me padurim "takimin" me tė.Mendimi dhe dėshira ime,por jo vetėm e imja besoj,ėshtė qė kjo gazetė tė

ketė jetėgjatėsi dhe tė mbetet gjithmonė kėshtu siē ėshtė,gazeta e tė gjithėve dhe pėr tė gjithė fterjotėt.

- Ju, znj.Albina, jeni nga tė paktat fterjote qė merreni me biznes.A mund tė na thoni diēka pėr fillimet dhe arritjet tuaja nė ketė fushe ?

Me biznes fillova tė merrem nė vitin 1992,kur edhe unė si shumė intelektualė shqiptar,mbeta pa punė.Pra biznesi pėr mua nuk nisi si sport,por si rezultat i nevojės pėr tė mbijetuar.Fillimisht kam patur mjaft vėshtirėsi,pasi po shkelja nė njė fushė tė panjohur e me shumė tė papritura .Rreziku ishte i pranishėm nė ēdo ēast,por me shumė punė e pėrpjekje gjėrat u futėn nė shtratin e vet dhe dallgėt u qetėsuan.

Tani pas 11 vjetėsh pune intensive, firma ime "Artemida"rreshtohet pranė firmave mė prestigjioze tė mobilerisė qė operojnė nė Shqipėri,dhe nga dita nė ditė rrit dinjitetin e saj,si nė aspektin e cilėsisė,tė llojshmėrisė,ashtu edhe tė shėrbimit.Aktualisht ne kemi dy dyqane ku tregėtojmė paisje mobilerie pėr shtėpi dhe pėr zyra tė cilat i importojmė nga perėndimi.Kemi gjithashtu edhe njė repart prodhimi mobiljesh e paisjesh tė ndryshme.

Pėr tė kontaktuar pėr porosi dhe probleme pune e bisnesi,qėndrėn e kemi tek dyqani i mobilerisė nė rrugėn "Muhamet Gjollesha" nė katin e parė tė pallatit "Melrose".Pėr tė gjithė klientėt fterjotė,qė kanė preferuar dhe do preferojnė porosi pėr paisjet tona,kemi punuar dhe punojmė me ēmime tė favorshme ,duke ju zbritur atyre " koefiēentin " e tė qėnurit fterjot.Kėtė nuk e bėjmė pėr relkamė,por pėr ti ndihmuar sadopak njerėzit tanė me tė cilėt nuk na lidhin interesat e ēastit e tė biznesit,por na lidh gjaku,na lidh Fterra jonė e dashur.

- Para disa kohėsh ju jeni vlerėsuar me njė ēmim shumė tė rėndesishėm nė njė aktivitėt ndėrkombėtar pėr biznesin. Diēka mė tepėr per kėtė problem, ju lutem.

Organizata Botėrore e Biznesit (B.I.O.),nga data 20 deri mė 22 maj 2002 organizoi Kongresin e 19 tė saj nė hotel "CONCORD" La Fayette tė Parisit.Organizatorėt kishin pėrzgjedhur 168 firmat mė tė sukseshme nė biznesin botėror dhe pėr kėto firma kishin akorduar njė trofe tė rėndėsishėm.Nė kėtė veprimtari isha e ftuar edhe unė.Pas pėrfundimit tė aktivitetit firma ime "Artemida" u vlerėsua si njė nga firmat mė tė suksesėshme dhe ju dha njė Trofe i Artė me vlerė 20 mijė $, "Pėr arritje shumė tė mira nė biznesin e viteve tė fundit." Nga ky vleresim u ndjeva dhe ndjehem shumė e lumtur qė puna ime 11 vjeēare u vlerėsua nga njė forum kaq i lartė ndėrkombėtar. Aktualisht kam pėrfunduar projektin dhe me fillimin e vitit tė ri,do filloj ndėrtimin e njė fabrike moderne pėr prodhimin e mobiljeve sipas standarteve tė Komitetit Europian.

- Ju falenderojmė pėr intervistėn dhe ju urojmė suksese tė mėtejshme .

Intervistoi Feksor SHKURTI

Nr. 31 - dhjetor. 2002

fteriot23.jpg

ĒNA SHKRUAN NEBI DAUTI NGA VLORA ?

- me fterjote-vlonjate -

Edhe ne qytetin e Vlores ka nje komunitet te mire fterjotesh. Madje, duhet thene se ne Vlore, ne vitet 40-60, kishte me shume fterjote sepse Vlora ishte, dhe qender banimi, dhe rrugė kalimi per fterjotet. Vlora, per Fterren dhe fterjotet, ka qene kryeqender e dashur ne tere historine e kesaj krahine, ne tere zonen Vlore-Gjirokaster. Dhe kjo jo me kot, por sepse fterjotet ne kushtet me te veshtira te historise se saj, ne kete qytet e ne kete zone, kanė gjetur shpetimin.

Nuk harrohen ato vite, 1913-1914 e deri ne vitin 1916, kur e tere Fterra u detyrua te ikte per ne Vlore e rrethinat e saj, per ti shpetuar barbarizmit te pushtuesit andart. Fterra, dy jave pas ngritjes se Flamurit ne Vlore me 1912, me 14 dhjetor, ne mbeshtetje te qeverise se Ismail Qemalit, me Qafe, tek ulliri i Shkolles vjetėr te Fterres, ngriti flamurin simbol te Pavaresise. Edhe me 1920, gati 50 burra fterjote, me Xhafer Shehun komandant te Ēetes se Fterres, moren pjese ne Luften e Vlores. Kane qene fannolist dhe kane mbeshtetur veprimtarine e Avni Rustemit, fterjotet Tasin Elezi, Ismail Bezhani, etj.. Edhe gjate Luften Antifashiste NCL. Fterra e tere, u lidh me veprimtarine e zones se pare operative Vlore-Gjirokaster. Edhe pas Ēlirimit, deri ne vitin 1959 - 1960, Fterra dhe fterjote, kryeqender kishin Vloren.

Ja per te gjitha keto arsye Fterra dhe fterjotet mbeten te lidhur ngushte me Vloren. Kete lidhje e forcojne per me teper dhe 48 familje fterjote, te cilat tashme kane vite qe jane bere qytetare te denj te Vlores me histori, si dhe 10 familje fterjote-vlore, qe aktualisht jetojne ne Greqi, por qe i mbajne lidhjet me Vloren dhe komunitetin fterjot te Vlores.

Numri i fterjoteve nuk u shtua aq shume me te tjere fteriotė, kur Fterra jone kaloi administrativisht me rrethin e Sarandes, ku, me kalimin e viteve, jane bere me shume familje fterjote, se sa ne Vloren tone.

Megjithate, Vlora mbetet qender, ku jeton e punon nje komunitet jo i vogel fterjotesh, i cili eshte i organizuar dhe i bashkuar ne solidaritet me njeri-tjetrin. Aty nga mezi i ketij viti, me 30 qershor 2002, u mblodhen rreth 30 fterjote, qytetare te Vlores, dhe organizuan komunitetin fterjote. Ishte takimi i pare vellazeror, i organizuar gjeresisht nga nismetaret : Naxhi Shkurti, Nebi Dauti, Zeko Braho, Sezai Kofina dhe Ali Ēeli. Ate dite edhe kafja, edhe rakia, edhe birra qe pime, secili sipas deshires, sikur na shijoi me shume, -shkruan Nebiu. Biseduam miqesisht e vellezerisht, - vazhdon ai me tej ne materialin e tij. Zgjodhen dhe Kryetarin e ketij komuniteti, Naxhiun, Nen/kryetar Nebiun, Sekretar Zekon, anetare : Mevlut Gjonin, Nuho Hizmon, dhe Fatmir Lavdosh Zanin. Ndersa per probleme financiare, per veprimtarite e ketij komuniteti,u ngarkua Granit Brinja.

Komuniteti i fterjoteve-vlonjate takohet nje here ne jave, diten e shtune, tek lokali i Beut. Ketu bisedojne e shkembejne mendime per probleme nga me te ndryshmet, duke programuar dhe aktivitetin perspektiv.

Ne kete komunitet marrin pjese dhe jo pak djem te rinj. Nje nga keta djem te mire eshte edhe djali i Bexhet Brinjes, Graniti. Edhe vajzat e Hamdi Mites, Balia, qe i takuam ne familjen e Lavdosh Zanit, ku vam per nje vizite te organizuar, -shkruan Nebiu,- shprehen gatishmerine per te marre pjese ne veprimtarine e kominitetit fterjot. Edhe nipi i Neshat Brinjes, djali i bijes, qe babain e ka nga Velēa, te njejten deshire shprehu. Edhe nipi i Sulo Hizmos, djali i Inxhise, Ismeti eshte nje aktivist i njohur per fterjotet, qe ndihmon dhe me autobuzin e tij. I gatshem eshte dhe nipi i Ejup Mites, Skenderi, qe ka ardhur dhe ne Fterre dhe ne takime ne Tirane.

Eshte per tu theksuat se ne Vlore jane bashkuar me komunitetin fterjote dhe nje numur i madh niper e mbesa te fterjoteve, te bijave apo te bijve te martuar me jo fterjote, apo qe kane vetem nenen fterjote. Jane 60 bija fterjote, qe kane rreth 100 niper e mbesa, qe jane te lidhur me Fterren dhe fterjotet dhe qe dine te respektojne gjakun e nenanve te tyre fterjote. Jo vetem keto bija, por dhe femijte e tyre, mbajne lidhje shpirterore me Fterren dhe fterjotet.

-Shume prej femijeve te ketyre bijave jane pjesemarres dhe ne komunitetin e fterjoteve te Vlores,- shkruan ne materialin e tij, Nebi Dauti nga Vlora.

E redaktoi materialin G. Zeneli.

Shenim : Duke falenderuar Nebiun tone, per materialin me vlere qe i dergoi gazetes "Fterra jone", ftojme dhe fterjote te tjere, ne Tirane, ne Vlore, ne Sarande, ne Fterre , ne emigracion apo kudo qofshin, qe, ne te ardhmen, te bejne te njejten detyre ne dobi te punes se gazetes. Gazeta i garanton se do tė perpunoje e redaktoje me miresi e korrektese ēdo material te derguar prej tyre.

Nr. 31 - dhjetor. 2002

hysnitrako.jpg
Hysni Trako

PAK FJALE, ME MIRENJOHJE PER XHA HYSNIUN

E BULLĖ DARON

Ka disa fise ne Fterren tone qe per arsye te ndryshme nuk kane lene mbiemer. Por dhe ata kane patur jeten e tyre, te cilen e kane lene ne kujtesen e bashkekohesve. Eshte i njohur per fterjotet mbiemri Trakaj. Emer ne kete fis ka lene Hysni Trako. Emer ka lene dhe teze Daro, apo bullė Daro, ne te folmen e Fterres sone. Hysniu dhe Daro Dhulja perbenin nje ēift model per kohen qe jetuan. Mbeten nje familje shembullore ne kujtesen e te gjithe atyre qe i kane njohur, qe ne Fterre e gjer ne Vlore. E lane fizikisht Fterren qe ne moshe te re. Kushtet i detyruan. Por shpirtin fterjot dhe vendlindjen e tyre nuk e ndane asnjehere nga vetja.

Ne fillim te viteve tridhjete, 1932, Hysniu u vendos ne lagjen Karabash, qe aktualisht quhet "15 tetori". Si familje fterjote, eshte me e hereshmja ne Vlore. Lane pas vetem nje bije, Bejxhene e mire, qe ishte po aqe e mire, sa ata qe e linden. Me punen qe beri Hysniu, e rregulloi ekonomine familjare, madje u be i kamur. Per disa vjet punoi si nepunes ne shoqerine ndertim-rruga. Ne vitin 1940 iu fut bisnesit ne ortakeri me nje mikun e tij. Me pune te vullnetshme e me korrektese reciproke e rriten dhe e zhvilluan bisnesin e tyre. Ne fillim bene tregeti me pakice. Me vone u moren dhe me lende ndertimi. Xha Hysniu ishte nga bisnesmenet e pare fterjote. Ai u be nje nga bisnesmenet mė nė zė nė Vlore. Shtetezimi i nderpreu aktivitetin privat. U detyrua te futej si teknik ne zyrat e pasurise se shtetit. Tere jeten punoi me korrektese, ndaj ishte i nderuar ne pune e ne shoqeri..

Perhere i mbajti lidhjet, dhe me vendlindjen, dhe me fterjotet, ne Vlore e gjetke. Edhe krushqine e beri me fterjotet-kofinaj ne Vlore. Kete psikologji e nxisnin dhe ēifti, Dervish Shkurti e Sane Hadushi, qe e ushqyen miqesine trakaj-kofinaj. Ishte kuptimplote kenga e kenduar ne fejesen e Bejxhese me Safetin, qe e kendoi Dervishi, ne te cilen, mes te tjerash, thuhej: Profesori me xhube,( eshte fjala per Xhevdet Kofinen), / me ftoi te pime kafe/ dy kafe e dy raki,/ me tha : do bejme krushqi/. Dhe krushqia vajti mbare tere jeten. U bene miqesi, u bene shtepi, qe me bijen Bejxhe dhe dhenderrin e tyre Safet, lane pas gjashte femije, tashme te rritur, qe nga Sezaiu, nipi i Hysniut dhe Daros, dhe mbesat: Violeta, Diana, Lumtua, Elvira dhe Liza. Nuk thone kot: ne mos rrjethte, do pikoje. Ndaj, te gjithe jane, njeri me i mire se tjetri.

Tradita e lidhjes me Fterren dhe fterojtet vazhdon. Edhe pse nuk kane lindur atje ku u ka rene koka Hysniut e Daros,(gjyshi dhe gjyshja), perseri Sezaiu apo Elvira, dhe cilido nga pasardhesit e Hysni Trakos, deri ne sterniper, ne nje forme a ne nje tjeter, jane te lidhur me Fterren dhe fterjotet.

Sa here takon niperit e mbesat, apo sterniperit e Hysni Trakos, si pa dashje te vjen ndermend nje burre me trup mesatar, i shendetshem e i pashem, fjalepak e fjalerende, me kapele republike plot gusto, qe ecte ngadale, gjithnje ne pune te tij, pa ngaterruar askend. E bashke me te te del perpara syve dhe Daro Dhulja, te cilet nuk mund te shkeputesh per asnje ēast nga i shoqi i saj, Hysniu. Bukuria e perjeteshme dhe trupi si lastar, deri ne moshe te thelle, se bashku me virtytet e saj, ishin nje stoli e veēante e Bulle Daros. Familja Hysni- Daro e kaluan jeten me pune, por gjithmone me dinjitet e me nder, qe diti te nderoje te tjeret. Ndaj lane pas emer te nderuar. Ndaj me mirenjohje shkruam pak fjale ne gazeten «Fterra jone»

Musa SHKURTI

Nr. 31 - dhjetor. 2002

mirtebrinja.jpg
Mirteza Brinja

NDERIM PER MYRTEZA BRINJEN

Myrtezai lindi nė Fterrė mė 1932 nė njė familje tepėr tė varfėr, po me ndjenja tė larta patriotike. Babai i Myrtezat, Lazja, dhe Nėnė Hafėzja nuk kishin mundėsi ekonomike pėr tė pėrballuar jetėn. Edhe pse nė vėshtirėsi tė madhe jetese, lindėn e rritėn 6 fėmijė.

Po pikėrisht nė kėto vite vėshtirėsie tė jashtėzakonėshme, iu gjend shteti , qė hodhi dorė nė kėtė shtėpi. Dauti e Myrtezai u radhitėn nė radhėt e ushtrisė e te mbrojtjes sė kufijve.Vėllezėrit e tjerė u integruan nė profesione tė ndryshme, qė nė Ulėz e deri nė Sarandė, duke jetuar e punuar me ndershmėri. Myrtezai pėr 40 vjet punoi oficer nė forcat e kufirit, duke i shėrbyer mė sė miri detyrės, si komandant poste nė Karaburun, Borsh, Perdhikar, Kakome e Manastir, deri sa doli nė pension.

Nė punė e ka karakterizuar korrektėsia nė zbatim tė ligjeve dhe sjellja dashamirėse me djemtė ushtarė dhe efektivin oficer. Gjithmonė ishte i papajtuar me tė metat e neglixhencat. Ndaj, nga posta nė postė, iu shtua respekti, jo vetėm tek efektivat, por edhe tek fshatarėt ku ndosheshin postat kufitare, tė cilet, edhe sot, flasin me respekt pėr komandant Myrtezanė.

Me vdekjen e Myrtezait, duket sikur dhimbja goditi dhimbjen, sepse, jo shumė kohė mė parė, Myrtezai humbi djalin e dashur, Valterin. Kjo humbje i rėndoi shumė Bajames, vėllezėrve e motrave, tė cilėt e qanė me lot e me ligje, e vazhdojnė ta kene pikellim. Humbja e Valterit i shkurtoi jeten, se e mbajti hidhėrimin brenda nė shpirt. Pėr hir tė Bajames, bente kurajo. Nuk la organizatė e shoqatė ndėrkombėtare ,qė nė Amerikė e deri nė Gjermani, pa e kėrkuar Valterin. Por asgjė. Madje nuk e qau dot Valterin me zė e me ligje, por ne shpirt ndjeu per vite me radhe dhėmbje dhe brengė, qe e derdhi nė vargje elegjike, disa prej tė cilave jane botuar dhe nė gazetėn "Fterra jonė".

Myrtezai do tė kujtohet nga tė gjithė. Ai ligjeroi shume e shume vargje per Fterren, per historine e fshatit tone per hallet e dertet e tij. Ishte nė gjendje tė fliste pėr ngjarje e data historike me orė tė tėra.

Nė Sarandė, komuniteti fteriot, e ka patur njė kėshilltar tė mirė, tė urtė e tė menēur. Vėllezėria, njė barometer, qė diti ta ruaje dashurinė e harmonine vėllazėrore-

Familja humbi njeriun e saj te dashur. Komuniteti fterjot ne Sarande humbi keshilltarin e matur, qe ndihmoi ne forcimin e bashkimit te fterjoteve, edhe kur ndonje e rrėmbente gjaknxehtėsia.

Ne i jemi mirenjohes, ndaj do ta kujtojme perhere me nderim.

Gėzim DUSHA

Nr. 31 - dhjetor. 2002

cobanidheqeni.jpg

NJE NISME ME VLERE PER FTERREN TONE

Fterra jone eshte e ēmuar jo vetem se eshte vendlindja jone, jo vetem se eshte fshati yne,jo vetem se ka patur gjithmone njerez te mire, me virtyte e pa vese, jo vetem se ka tradita te mira historike e kulturore, jo vetem se ka njerez te arsimuar e te kulturuar, jo vetem se ka nje komunitet te organizuar e te civilizuar, por se ne kete vend ka dhe pasuri te ēmuara natyrore, qe u kanė dhene shendet e jete banoreve te kesaj treve.

Uji eshte nje pasuri e pazevendesueshme. Madje uji i Fterres, ne Ixuar e ne Ngurrez, eshte uje me vlera te veēanta, uje qe kur e pi te jepe nje gjalleri vitale, dhe per nga lehtesia qe ka, dhe per nga freskia e tij, ne dimer e ne vere.

Ajri i paster, dhe fare i lehte, qe kur e thithin mushkerite zgjerohen, i japin shendet njeriut. Ndaj ketu nuk eshte pare e nuk eshte degjuar te vuaj njeriu nga mushkrite. Ketu perzihet ajri i malit, me eren e lugines se lumit dhe flladin qe vjen nga deti i Borshit per karshi.

Ketu klima eshte perhere mesdhetare. Ne dimmer nuk ka te ftohte theres. Stina e pranveres dhe vjeshtes jane me afer veres e me larg dimrit. Dimri ėshtė i butė, vera e freskėt.

Po bukuria e natyres? Eshte ekzotike: mal, pak a shume i thyer, qe zbret e zbutet ne terren kodrinor e luginor; lart: mal me lisa e hilqe, pyje me vlere; poshte: ne luginen midis dy maleve Fterre-Ēorraj, rriten e zhvillohen lloj-lloj druresh e bimesh, ku ka gjelberim te perhershem. Ne Fterre nuk ka dite qe syri te mos ēlodhet nga gjelberimi gjithvjetor, ne te 12 muajt e vitit, qe shtrihet ne kufi me Kuēin ne veri, e Borshin ne jug, Golemin siper ne mal, e Ēorraj perkarshi ne perendim.

Ne pyllin e Fterres, historikisht, ka pasur e gjen, dhe kafshe pylli, qe nga derri i eger e gjer tek sorkadhe mali, perveē shpendeve te shumellojta. Dhe, fatmiresisht, njerezit, zakonisht, nuk i kane shperdoruar as pyjet, e nuk i kane keqperdore as kafshet e pyllit, e as shpendet e shumellojta.

Kjo treve, tere jeten ka pasur njerez te mire, uje te bekuar, toke te begate, peme qe prodhojne fruta te shijshme, kullota qe mbajne bageti me mish aromatik, blete qe prodhojne mjalte kurativ.

Ky vend me vlera te veēanta, mendojme se mund te terheq vemendjen e Drejtorise se Pergjitheshme te Pyjeve dhe Kullotave.

Se ka keto vlera, Prof. Muzafer Korkuti ka nxitur mendimin e ka marre takim me Drejtorin e Pergjithshem te Pyjeve dhe Kullotave Z. Haki Klla, i cili ka biseduar dhe ka shtruar mendimin per tiu drejtuar ketij organizmi, qe zona e Fterres mundėsisht te kthehet ne nje rezervat pyjor nen kujdetarine e komunitetit fterjot, banore te ketij fshati.

Mbi bazene e vlerave qe ka kjo treve dhe bazuar ne nismen e Muzos tone, menduam qe ti bėjmė pikerisht,

Kėrkesė pėr transferimin e pyjeve nė pėrdorim tė fshatit Fterrė

MINISTRISE SE BUJQESISE DHE USHQIMIT

Drejtorise se Pergjitheshme te Pyjeve dhe Kullotave

Njesise se Menazhimit te Projektit te Pyjeve

Fterra eshte pjese perberese e Komunes se Lukoves nė Bregdetin e Sarandės dhe ka nje komunitet te organizuar, i cili eshte i vetedijshem per vlerat ambjentaliste te terrenit te ketij fshati, .dhe per rendesine e ruajtjes se natyres.

Fterjotet i njohin dhe i respektojne kufijte tradicionale dhe me fshatrat fqinje. Njeherazi, ka nje opinion te shendoshe per ruajtjen e pyjeve nga degradimi, te cilin deri tani e ka ruajtur per hire te tradites dhe te nevojes e dobise qe ka prej pyllit ne kete treve.

Duke qene se eshte ne dobi, dhe te shtetit, dhe tonit si fshat, do te kerkonim qe Fterra jone te perfshihej ne procedurat e projektit te pyjeve per te marre ne perdorim pyjet dhe kullotat e fshatit.

Ne, me nismen tone, kemi krijuar dhe nje komision, qe ka bere identifikimin e kufijve te fshatit.

Ne shpehim gatishmerine, qe ne zbatim dhe te rregullores nr. 306 te Ministrise se Bujqesise dhe te Ushqimit, te nenshkruajme marreveshjen paraprake per transferimin e ketyre pyjeve.

Me sa jemi informuar, ky proces ende nuk ka filluar ne rrethin e Sarandes, ne nje kohe qe ne shkalle republike jane trensferuar ne perdorim te fshatrave dhe te komunave mbi 300 mije ha.

Kryetari i fshatit dhe Shoqata e Mbojtjes e Zhvillimit tė Pasurive Naryrore i fterjoteve Sarandė, merr persiper qe te krijojne nje model te administrimit te pyjeve, duke realizuar keto objektiva:

- Ndalim te prerjeve dhe te degradimit,

- Frenim te proceseve te erozionit,

- Kullotje te kontrolluar ne vendet ku nuk demtohet pylli,

- Trajtim dhe permiresim te pyllit per te krijuar kushte ne nje perspektive te afert per perdorimin e pyllit per turizem dhe gjueti turistike.

Zoti AGRON DUKA,

Ministėr i Bujqėsisė dhe Ushqimit

Zotit HAKI KOLA

Drejtor i Pėrgjithshėm i Pyjeve dhe Kullotave

Ju lutemi, kontribuoni per perfshirjen e fshatit tone ne kete projekt. Komuniteti yne do te krijoje nje shembull te mire te rimekembjes se pyjeve per te gjithe Shqiperine e Jugut, ku aktualisht pyjet jane ne gjendje mjaft te degraduar. Ne kete problem do ta propagandojme dhe do ta nxisim dhe me gazeten «Fterra Jone» per te gjithe kete treve te Bregdetit te Sarandes.

Mbetemi ne shprese te nje pergjigje pozitive.

Ju falenderojme per mirekuptimin.

Teno Lona, Kryetari i Fshatit Fterre.

Av.Verdi Haderi, Sekretar i Shoqatės Mbojtjes e Zhvillimit tė Pasurive Naryrore i fterjoteve Sarandė,

Dilaver Shkurti, Kryetari i Komunitetit te fterjoteve, Tirane.

Nr. 31 - dhjetor. 2002

Enter supporting content here

roterdam.jpg

TAKIM I FTERIOTĖSH NĖ ROTERDAM TĖ HOLANDĖS

Mė datėn 12 tetor 2002, nė Roterdam tė Holandės, u bė njė takim i nje grupi fteriotėsh, ku morėn pjesė Ilmi Mita, Edip Bezhani, Kudreti e Raimonda Mita, Xhuljeta Keko, Marsela Maēi - studente nė Hollandė, Ardita Mita, qė vazhdon studimet pasuniversitare nė Luven tė Belgjikės mbas mbarimit me sukses te Universitetit nė Amerikė, si dhe gjimnazistėt Martini, Besjani dhe Elio.

Nė kėtė takim me mijra kilometra larg Shqipėrisė,, bisedat mė interesante ishin ato pėr Fterrėn tonė tė dashur. Nė mėnyrė tė vecantė u fol pėr gazetėn ""Fterra jonė" , dhe rolin e madh qė luajnė botusit e saj, pėr artikujt e numrit tė fundit, si ai i Guros pėr Dorin, artikulli i Resulit pėr Hiqmetin, shkrimi pėr veteranėt qė u ndanė kohėt e fundit nga jeta: Malua, Resuli, Fuati dhe Arshiu, artikulli Mbresa nga vendlindja, etj.

Nė vazhdim tė bisedės, pėrshtypje tė madhe u ka lėnė filmi dokumentar televiziv "Fterra - Labėri, Fterra - Rivierė", realizuar nga Gurua, Iliri e Nebiu dhe ishin nė njė mėndje mė vlerėsimet qė bente Prof. Ismeti pėr kėtė dhuratė tė paēmuar pėr Fterrėn dhe fteriotėt.

Takime e biseda bėjmė edhe neve kėtu nė Tiranė, bėhen edhe nė Sarandė e Vlorė, edhe nė Durrės, por takime e biseda pėr Fterrėn dhe fteriotėt larg atdheut, nė buzė tė Oqeanit Atlantik, midis Anglisė dhe Vendeve tė Ulėta, ėshtė diēka e vecantė, prandaj menduam qė ti kushtonim kėto radhė nė gazetė.

Dilaver SHKURTI

Nr. 31 - dhjetor. 2002

damo.jpg
Damo Gjoni dhe Ghuzideja

VAZHDIMESI BREZASH

Ka nje numur te madh bij e bijash fterjote qe vazhdojne rrugen e tradites se asimimit e te dijes te Fterres e te fterjoteve. Nje nga keta, apo me sakte keto bija, eshte dhe Kleva Klement Gjoni, 21 vjeēe, qe vazhdon me zell vitin e dyte te Fakultetit Ekonomik ne Bolzano te Italise. Ajo, bashke me motren, Marsiden maturante, jane shembull ne shkolle e ne jete. Ata kane trasheguar shume nga prinderit, Klementi e Vaja. Por rrenjet e trashgimnise i kane ne Fterren e perbashket, te vendit, ku linden dhe u rriten gjysherit e tyre, Damua dhe Gjuzidea.

Damua, jetim, ne moshen 15 vjeēare, u rreshtua ne brigaden e 8-te partizane. Me ēlirimin e vendit u be oficer marine. I ēilter, fjalepak, e i dashur me te gjithe, u bashkua per jete me Gjuzidene faqekuqe e tere zjarr rinor , e cila me 1948, ne moshen e Damos partizan, shkoi vullnetare ne hekurudhen Durres-Peqin. Pas ketij aksioni vazhdoi shkollen e infermjereve, dhe, bashke me Damon, u bene qytetare te Durresit, ku linden e rriten Klementin, Toninin, Zamirin e Neritanin.

Veshtire e paten Damua me Gjuzidene, qe lane vendlindjen e tyre, Fterren, dhe u vendosen ne Durres ku jetuan si qytetare te denj durrsake per 50 vjet. Mirpo nuk e kane te lehte dhe djemte e tyre, qe ne mars te vitit 1991, iken si refugjate duke shkuar e u vendosur ne Itali. Dhe, ja sot ata jane bere qytetare ne Italine e Veriut.

Muzafer Korkuti

Nr. 31 - dhjetor. 2002