ft22222222.gif

Nr. 29 - qershor 2002

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

percjellja.jpg
Fteriote ne klubin e Fterres

PER ATA QE MBAJNE GJALLE VENDLINDJEN TONE

- mbresa nga vizitat ne familje fterjote ne Fterre -

1.

Persepari shkuam ne Zanaj. Shkuam per dy arsye. Atje, une doja te takoja Motren e Nenes, se Nena mbetet njeriu me i dashur ne Bote. Kur e takoj, me duket se ēmallem pak dhe me Nenen time. Ndaj shkuam si tek Nena jone. Dhe kur njeriu shkon tek Nena, ai hyn ne dera e brenda, pa lajmeruar me pare.

Kur hapem porten e shtepise, perpara na doli nusja e Sulos, Drita. Na priti me dashuri, me embelsi, me respekt. Na priti si bije. Nuk thone kot: "leri ato petulla, po ngriji ato vetulla". Drita dhe vetullat i ngrinte, dhe syte e saj gezonin. Por dhe petullat, ishte shume e gatshme t'i shtronte. Ne sy na ra dhe pastertia. Drite e kishte emrin e drite e mbante shtepine, hyrjen tek porta, shkallet brenda, dhomen e guzhinen. Por, mbi te gjitha, drite mbante dhe Bullen tone, te cilen vitet e kishin renduar. Kujdesi per Bulle Kadrijene mua me gezoi shume. Por ky kujdes gezoi dhe Kanon. Kanua ia tha kete.

- Po kjo eshte Nene per mua,- u pergjigj ne ēast Drita, me syte e saj tere kenaqesi.

Ne e pergezuam. Drita na falenderoi. Bulla u kenaq. Ne u gezuam qe e gjetem mire Bulle Kadrijene. Nuk deshem te rrinim gjate se do te benim shume vizita. Por Bulla ma priti:

- Dale, dale, o Bir, se ti nuk me vjen per dite.Nje here ne vit me vjen. Se je ne Tirane e nuk je ketu. Une do te heq dhe njeēik veshin per nje merak qe kam. Po ti mos mu zemero. Une e di qe ti e ke merak vete, por mua nuk me rrihet pa ta thene.Nenen tende e ke te ndare nga Babai yt. Nenen e ke ne Shtufez, Babain e ke te Hunda e Hadushe. Beni bashke, kur te te vije nge. Se e pashe ne gjume mbreme. Dhe e di si me tha?- me lane vetem ne Shqope.

Mua me shkoi nje dritherime ne shpirt . Bulla me beri te psheretij.Syte mu emocionuan. Kishte shume te drejte. Fjala e saj eshte amanet persegjalli

2.

Njeriu, kur vete atje ku i ka rene koka, vetiu emocionohet. Dhe jo me kot, se ne shpirt te vjen Nena, ne shpirt te vjen Babai, te vijne njerezit e tu. Dhe Nenen e Babain, motren e vellain, njehere t'i jep Zoti. Dhe si njerezit e tu, njeriu nuk gjetka tjeter ne Bote. Dashuria per njeriun tend eshte instikt. Ketu fiton teoria e Frojdit.

Dhe vetvetiu ne shpirt te vijne shume ndjesi te femijerise. Ne moshe te madhe ato i ndjen dhe me shume. Ja keshtu qenka jeta. Edhe mosha ben punen e saj. Ndaj me ngjalli emocione dhe Rimi i Zenele qe ishte shkretuar. Por kur ikin njerezit, dihet qe dhe vendi shkretohet. Edhe shtepia e Zenele ishte shkretuar. E ne keto raste edhe guri djersit lote. Une do te isha ndjere mire po te kishte atje nje Njeri. Por dhe Ai, qe e fitoi me "drejtesi", iku dhe e la. Si duket mallin kur nuk e ke hallall, sikur nuk mund ta gezosh. Nuk thote kot populli:"harremja, nuk behet hallall". NejseLe ta leme menjane nostalgjine me emocionet e saj. Le te vazhdojme, siē thoshte Xha Ēallua: "vizitat te rralla e shpejta, aqe te pelqyera jane".

3.

Ne shtepine e Haskos kishim shkuar dhe vite te tjera sa per nje vizite, por rralle here e kishim gjetur ne Shtepi. Haskua ishte gjithnje me bageti ne mal. Edhe kur Fterra ishte kooperative, edhe pas vitit '90 e ketej, kur u fut ekonomia e tregut te lire. Haskua, si bari eshte bere me emer ne Fterre e ne krahine.

Kur e pyetem se si i kishte delet, na u duk se psheretiu. Dhe pasi heshti per nje ēast, nisi te tregonte.

- Tani kam vetem ca cangadhe ketu ne shtepi. Nuk e perballoja dot me jeten ne mal. Edhe mosha ben punen e saj. Ndaj e shita kopene. Sigurisht, nuk e pata te lehte. U mendova shume. Po dhe djali me ka ikur ne Greqi. Une vetem me Bershimen nuk i mbaja dot. Ndaj tani jam mbledhur ne shtepi. Shpesh me merr malli dhe per ato brinja, por

Midis bisedes tone, Haskua shfaqi nje merak. Meraku im, tha Haskua, jane vjershat e Isuf Avrecit. Ju, si gazete, kini botuar disa, por une e kam fjalen per t'i botuar te gjitha. Isufi ka qene nje bejtexhi i madh per Fterren.

I dhashe te drejte, por me sa di une, askush nuk i ka te gjitha. Ndofta dhe mund te mblidhen. Por do nje zot ta beje ate pune.

4.

Sa hyme tek porta e gurte, ne sy mu perfytirua Babezot Hajdini. Nje burre i bukur, me gjoksin hapur qe kemishen nuk ia pashe ndonjehere te mberthyer. Kur une isha i vogel, mbaj mend qe sa here qe shkoja, Babezoti na dhuronte nje grusht me arra. Po te mos kishte arra, te jepte cepele, apo nje kokerr shege, apo nje kokerr ftua, apo. Sido qe te ishte, nga Babezoti nuk mund te dilje duar bosh.

- O Dajko Muho, fola me ze te larte.

- Urdheroni, u degjua nga brenda zeri i te Zonjes se shtepise, Hadiles.

U takuam. Kur u ulem, nusja e shtepise, Marsela, bija e Kapo Gjonit te ndjere, na solli ne tabaka raki shtepie, duke mbajtur ne krahun e majte, birin e vogel Marinelin, 11 muajsh, qe ne ato dite ishte me i vogli i Fterres.

Muhua ishte me bageti lart ne mal, ne Lugun e Fterres. Ne vitet pas '90-tes ka bere nje kope me mbi 100 dhi. E takuam ne mbremje kur zbriti nga mali. Mbahej i forte, pavaresisht se i kishte hypur te 70-tat. Me pyeti per Vehapin. Kur i thashe se Vehapi kishte nderruar jete, shprehu keqardhje te thelle. I jam shume mirenjohes,-vazhdoi biseden,- sepse ne kohe te veshtire na eshte gjendur dhe Razipit dhe mua. Vehapi ne vitin 1970 na ka futur ne pune ne miniere ne Puke. Dhe me tej shtoi se i ishte mirenjohes dhe Dilaverit, edhe per vete, edhe per Begen, qe i kishte futur ne pune, kur ishte ne Patos.

Ne shtepine e Muhos na terhoqi vemendjen ambjenti qe ishte tere lule. Madje, lulet e bukura dhe te vendosura qe nga kati i pare e deri ne katin e dyte te shtepise dhe i tere mjedisi i harmonizuar, na joshi, qe operatori i RTSH-se, Nebiu, te vendoste ketu grupin polifonik "Fterra ne Kenge" per ta filmuar. Dhe ne emisionin qe u dha ne ekranin e ketij televizioni, keto plane dolen nga me te bukurit.

5.

Ne vizitat qe beme ne jo pak familje fterjote, na ngelen ne kujtese: gatimi i grave fterjote dhe pastertia e ambjentit ne familje. Revania e Beqares te shkrin ne goje. Peta e byrekut te Jetores te tretet nder dhembe. Mishi me patate te gatuara nga Afua te ngelet ne goje. Shijen e gatimit te gjizes, qe na e solli Monua e Novruzit, e kam dhe tani ne majen e gjuhes. Edhe djathin e Melos e shijuam shume. Ndofta se qe, dhe djathi i pare e ne diten e pare, sa shkelem ne Fterre. Ne kujtese me vjen dhe gatimi cilesor qe bente dikur, kur ishte ne Fterre, Dahatja jone, veēanerisht pergatitja e ullinjve te kripur dhe petullat ne tigan. Ne pergjithesi, petet, byrekun e samesane, dhe ullinjte, grate e Fterres i gatuajne fare mire. Po cila grua fterjote nuk gatuan mire? Ne ēdo dere qe te shkosh e zonja e shtepise gatuan diēka te veēante, qe te le me shume shije. Keshtu me ndodhi tek Lirua, keshtu tek Venetikja, keshtu tek Xhemilja, keshtu tek Gjubraja, keshtu tek Difua, keshtu kudo. Ato kane titullin "profesor" per gatimet e prodhimeve bujqesore e blegtorale

- Grate, ketu ne Fterre, me thote Mesuesja e pasjonuar, Difua ne Lonaj,- kete zanat kane.Dhe ne kete zanat ato nuk i meson dot, ashtu siē nuk meson dot ēdo njeri te zotin ne profesionin e tij.

Behua e Rexho Haxhiut, sa i vate fjala se i erdhen miq ne shtepi, la punen ne koshtra dhe erdhi me nje fryme. Maturantja gjimnaziste, Artjeda e Hakanit erdhi e ftoi t'i vinim nje vizite ne shtepi, kur ishim tek Balil Haxhiu. Donte dhe ajo te qeraste diēka.

Nga dora e tyre te shijon shume dhalla aqe e veēante. Ne Fterre nuk te shijon as coca-cola e as "lengrat" e tjera te ardhura nga ana e anes. Ketu parapelqen ne radhe te pare prodhimi natyral i vendit, qe fterjotet ta ofrojne me miresjellje ne tabaka. Ne ēdo shtepi qe te shkosh nuk te lene pa te qirasur me diēka. Gra bujare, gra pastertore jane keto grate e Fterres sone.

Ne Fterre, te kenaq ajri i paster, gjelberimi i perhershem, ujet e ftohte te Ixorit, ullinjte e shijshem, por, mbi gjitheēka, te bejne pershtypje grate pastertore e bujare te Fterres, te cilat i mbajne shtepite te sistemuar, thjeshte e bukur. Na beri pershtypje dhe ambjenti per rreth shtepive. Ishin te rrethuara me nje rjete teli, ku nuk hynin dot, as pulat per rreth, dhe as bagetia, kur mblidhej ne mbremje ne vathen e vet. Ne ēdo familje qe shkuam, pame se i kishin te gjitha objektet elektronike shtepiake. I ndihmonin dhe djemte ne emigracion, por, ama, krahet e veta mbajne shtepine. Nurēe Gjoni na tha nje menēuri: "Po u mbylle ne shtepi, te vjen pleqeria shpejt. Puna sikur e largon caNe punojme se na duket se me pune do jetojme gjate" Dhe nuk thote kot populli: Puna te mba gjalle.

Shkuam ne jo pak dyer. Tek disa shtepi nuk gjetem njeri. Por merak na ngeli qe ne Zhupaj, ne shtepine e Xhevos se helmuar ne shpirt, pikerisht Xhevon qe deshem t'i thoshnim nje fjale ngushellues per Diktimin e ikur nga ajo dere, nuk e gjetem, me gjithe se dera ishte hapur. Ne ne fakt trokitem lehte, dhe, me gjithese nuk degjuam: hyr!, u futem brenda. U futem se ne shtepine e pikelluar, njeriu hyn pa trokitur. Por, siē hyme, dolem. Kanua, qe kishte marre me vete dhe nje pako kafe, si simbol ngushellimi, u vu ne shqetesim.

- E zgjidhim. Ja e vendosim mbi kete tavolinen ne mes te oborrit para shtepise. Ketu, me siguri do ta gjeje Xhevua kur te vije.

- Posikur ta ..

- Ne Fterre Mami, ia ktheva ne gjuhen e femijeve tane, nuk e njeh "marrjen" fterjoti per fterjotin.

Dhe ikem nga ajo shtepi me zemer te lenduar, se na ngacmoi dhe neve plagen tone, e cila, megjithese kane kaluar 23 vjet, nuk u sheruaka. Plaga per njeriun tend, aqe me teper plaga e Nenes per djalin, nuk sherohet kurre. Po dhe plaga per vella-xhanin, qenka e pasherueshme. Uroj qe plage te tilla askush te mos provoj.

grufolklor29.jpg
Grupi polifonik i Fterres

6.

Valdi, vitin e kaluar, kur u kthye nga nje vizite nga Franca, me tregoi se ne familjen qe ndenji 2 jave ne Bordo dhe ne vizitat qe beri ne Paris, apo ne zona te tjera te Frances, i kishte bere pershtypje nje fakt. Francezi, kur bisedonte me prindet, me njeriun e shtepise, me shokun apo kolegun a dike tjeter, thoshte: "Ju dhe une, Ti dhe uneJu dhe ne: Ai dhe une, Ata dhe ne". Keshtu francezet, te parin vinin bashkebiseduesin ose ate te tretin, qe nuk ishte fare aty. E benin kete per te respektuar ne radhe te pare tjetrin, bashkebiseduesin apoNdersa veten e vinin te dytin, apo ne fund te bashkebiseduesve: Juaidhe une.. Kurse ne shqiptaret te parin veme, kudo dhe kurdo, veten e pastaj te tjeret. E shikon, konkludoi Valdi, sa ndryshim psikologjik dhe etik kemi ne shqiptaret nga njerezit e qyteteruar te botes se zhvilluar.

Mu kujtua ky "tregim" i Valdit, kur nje fterjot yne me shprehu, pak a shume pakenaqesine e tij se nuk ishte shkruar per te ne gazeten: "Fterra jone", duke thene: Pse nuk ke shkruar per mua? Pse nuk me more mua as ne televizor? Apo fjale a nentekste te tjera te kesaj natyre, qe shprehen ne kete ose ate bisede.

Jo pake bashkebiseduesve u shpreha bindjen se Gazeta ka deshire per te shkruar per te gjithe fterjote. Madje, une do te doja te shkruaja dhe per ndonje qe, ne kujtesen fterjote, ka ngele si antikap. Por, gazeta do te vazhdoje te dale. Autoret qe nxjerrin gazeten, Muzua, Agroni, dhe une, pavaresisht nga deshira qe kemi, nuk i dime te gjitha dhe nuk e njohim jeten dhe punen e te gjithe fterojteve, qofte per te kaluaren, qofte ne te sotmen. Ja, kemi deshire te shkruajme per emigrantet fterjote ne Greqi, per ata qe jane deri ne Amerike e Kanada, por nuk kemi te dhena per te bere shkrim per ta. Ata per arsyet e tyre, te jetes e halleve, ndofta nuk u vete fare mendja se ka gazete apo dhe kur u vete, nuk marrin mundimin te hedhin ne leter ngjarje dhe ndodhi nga jeta e tyre dhe t'ia dergojne gazetes. Ashtu si dhe juve, qe jeni ketu, qe, ndofta, fjale thoni shume, por artikuj nuk dergoni . Keshtu, ne jemi ne hall dhe per shume fterjote te tjere. Mundet qe kemi shkruar me teper per ata qe jane ne Tirane. Po kjo vjen edhe se ne Tirane jane gati "tri Fterra", se ne Tirane jane tere ata fterjote te penes. Prandaj, ju lutemi mos u zemeroni, se fterjotet nuk dine te zemerohen. Gazeta "Fterra jone" ka vend per te gjithe. Dhe me raste,gjykoj se do te kete vend per cilindo fterjot. Dhe e theksoj se eshte e plote deshira qe te shkruhet per te gjithe. Per kete, tė jetė i sigurte cilido fterjot.

Kryesore eshte se gazeta shkruan per historine dhe kulturen e Fterres dhe per anet e mira te Fterres e te fterjoteve duke na bere mire te gjitheve e jo vetem atyre qe dalin ne gazete. Sigurisht, mbi 2000 fterjote qe jane qe ketu, ne Ftere e deri ne Amerike, mund te jete e veshtire te shkruash per te gjithe. Shume kane dale e te tjere do te dalin, por do te kete dhe ca qe, ndofta per ta, nuk do te behet e mundur. Megjithate, deshira eshte te shkruhet per te gjithe, por, ne radhe te pare, per historine e kulturen e Fterres dhe per fterjotet me te shquar, me te cilet krenohemi te gjithe.

Dhe, kur themi me te shquar, kuptojme cilindo fterjote, qe dallohet qofte dhe per nje gje te veēante, ndryshe nga te tjeret. Ja, bie fjala, ne kujtese me ka ngele zotesia e Taip Lones per te pjekur mishin ne hell dhe per ta ndare ate ne pjese, duke qene keshtu elēi esnaf, ne brezin e tij. Apo fakti qe Taipi e hedh vallen " nje me nje, me Taro Gjone". Ose, Tomorr Avreci dallohet se po shkruan vjersha poetike a vjersha per kenge polifonike. Disa burra, si Nurēia e Astriti dhe ca te tjere, prodhojne raki te paster. Ose, kane ngele ne kujtesen e Fterres shume fterjote per nje cilesi te tyre qe nuk e kane pasur te tjeret. Keshtu jane fterjote tane, secili shquhet ne nje drejtim te caktuar. Dhe pikerisht ky drejtim, ku ky ose ai fterjot shquhet, eshte mire te shkruhet ne gazeten "Fterra jone" dhe jo gjithēka qe do njeri apo tjetri.

Por, pavaresisht nga te gjitha, une kerkoj ndjese per te gjitha ata qe kane ndonje deshire-mbetje, duke shpresuar, qe, ca vete qejfmbetesit, e ca dhe ne qe nxjerrim gazeten, te bejme sa me shume te jete e mundur ne dobi te emrit te mire te Fterres dhe te fterjoteve tane kudo qe jane, per ta ruajtur gjithmone emrin e mire te Fterres sone e te fterjoteve tane kudo qofshin. Falenderojme mirekuptimin e lexuesit te kesaj gazete.

* * *

7.

Ne Fterren tone ndjeva nje qyteterim te ri, nje civilizim te dukshem. E ndjeva kete qyteterim kur pashe se si takoheshin e perqafoheshin djemte e vajzat fterjote me shoqerine dhe miqesine e tyre e me njeri-tjterin. Kete menyre te re takimi e pashe dhe tek fterjote te tjere, madje dhe tek brezi me i rritur.

Ketu tradita ka qene qe, gruaja apo vajza fterjote, e takonte te afermin e vet duke e puthur si vella. Ndersa burri nuk puthte fare, veē e perqafonte vellazerisht. Ndersa tani, qe nga Artjeda gjimnaziste, nuset ne Fterre dhe deri tek Hasua ne Gjofterraj e Lirua ne Breg te Lleshe, te takojne si qytetare, ashtu siē te takojne dhe femrat e qyteteruara ne Tirane, ashtu siē takojne dhe grate e qyteteruara ne shoqerite e zhvilluara miqte e koleget e tyre, me nje puthje te lehte qytetare.

* * *

Pasi filmuam grupin polifonik " Fterra ne kenge" dhe per nje emisionin: "Fterra-Laberi, Fterra-Riviere", u larguam te ngarkuar me mbresa per njerezit tane te mire, qe banojne ne Fterre, per ata qe e mbajne gjalle vendlindjen tone, per ata qe kane ditur ta ndertojne dhe ta gezojne jeten dhe ne kushtet jo te lehta te atij terreni e te atij mjedisi, per ata qe na joshin te shkojme here pas here ne Fterren tone bukur, ne Fterren tone te dashur, ne Fterren tone shqiptare.

Guro ZENELI.

Nr. 29 - gusht, 2002

ilirbezhaniamilja.jpg
Ilir Bezhani familjarisht

FESTA E PRANVERES

- Nga pikniku tradicional i fterioteve nė Tiranė -

Ashtu si ēdo fund-maji edhe kėsaj radhe fteriotėt u takuan pėrsėri nė piknikun tradicional tek kodrat e Liqenit artificial tė Tiranės. Ishte vėrtet njė takim i bukur e me shumė vlera, jo vetėm nga fteriotėt qė banojnė nė Tiranė, por edhe pėr ata qė vijnė nga Fterra e nga qytetet e tjera. Meegjithėse gjatė kėtyre dhjetė ditėve tė fundit kanė rėnė shira tė vazhdueshme, ditėn e diel mė 26 maj, jo vetėm qė nuk ra shi, por ishte njė ditė e bukur, e ngrohtė, plot diell e freski, ashtu siē janė zemrat dhe shpirtrat e fteriotėve tanė tė mirė.

Pjesėmarrja nė kėtė takim ishte e mirė dhe ajo qė tė binte nė sy e tė gėzonte, ishte ardhja e fteriotėve grupe-grupe, tė qeshur e tė gėzuar dhe nga tė gjitha grup-moshat.

Kėnaqėsinė e kėtij takimi e ndjejmė tė gjithė, por nė mėnyrė tė veēantė na duket se e ndjenė Safet Memi, Ismet Elezi, Beje Zhupa, Abedin Mėrkuri, etj. Mė tė vegjlit luajnė. Ky takim ėshtė traditė bukur domethėnėse.

Takohemi, shtėrngojme duart e pėrqafohemi me njėri-tjetrin me mall e dashuri vėllazėrore

Fteriotėt tiranas takojnė tė ardhurit nga Saranda, Fterra, Vlora, Durrėsi, Shkodra etj. Nga Fterra kanė ardhė Hasan Mehmeti e Taulant Dauti, takohemi me Nebi Dautin e Shezai Kofinėn qė kanė ardhė nga Vlora dhe Harun Maēin e Munir Zhupėn nga Saranda. Gjuzide Gjonen (Korkute) ka ardhė nga Durrėsi,. Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur edhe gruan fisnike Liri Fterra (Lubonja), e cila ka ardhė bashkė me djalin e saj, Agim Lubonja.

\Pėr tė pėrshėndetur pjesėmarrėsit nė kėtė takim, fjalėn e mirseardhjes e mbajti profesor Ismet Elezi, i cili, si githmonė, me fjalė tė pakta, tė urta e tė mėnēura, uroi pėrzemėrsisht jo vetėm tė pranishmit, por tė gjithė fteriotėt kudo qė jetojnė e punojnė, brenda e jashtė vendit.

Me fjalė tė ngrohta prej njė nėne tė vėrtetė fteriote, pėrshėndeti dhe uroi nga zemra nėnė Bejeja. Nė emėr tė fteriotėve qė banojnė nė Fterrė pėrshėndeti me kėmgė labe, Hasan Mehmeti. Ndėrsa pėr komunitetin e fteriotėve tė Sarandės, Mynyr Zhupa uroi thjesht. Fjala e tij sikur na solli edhe erėn e Detit tė Sarandės. Njė gėzim i veēantė nė kėtė takim ishte edhe ardhja e Harun Maēit, i cili ka qėnė shumė i sėmurė, por qė tashti ėshtė mirė. Ky fakt na jep kėnaqėsi tė gjithve dhe, me kėtė rast, i urojmė shėndet e jetė. Pėr fteriotėt qė banojnė nė Vlorė, tė cilėt kohėt e fundit e kane riorganizuar mirė komunitetin fteriot qė banon nė Vlorė, pėrshėndetėn Shezai Kofina dhe Nebi Dauti.

Poetesha e vogėl Elira Elezi recitoi njė poezi tė bukur tė krijuar posaēėrisht pėr kėtė takim. Nė kohėn qė recitonte, gjysh Ismetit, pa dashje i rrėshqitėn dje njė pika lot nga gėzimi qė ndjeu. Blerta, goca e Beniamin Kurupit, kėndoi disa kėngė tė bukura e mė pas ja la radhėn grupit tė imprpvizuar tė kėngės labe tė vjershave plot mall pėr Fterrėn tė krijuara nga Servet Dauti.

Takimi vazhdoi mė pas me drekėn tradicionale mbi barin e njomė dhe hijet e pemėve tė parkut tė Liqenit tė Tiranės, ku na shijuan byrekėt e gatuar nga dajke Gjuzideja, qė i kishte sjellė nga Durrėsi.

U ndamė me njėri-tjetrin me urimin e pėrbashkėt: U takofshim edhe pėr shumė vjet tė tjera, kėshtu, pėr tė mira e pėr gėzime dhe me njė pjesėmarje edhe mė tė madhe . Mos kujtoni se e harrova Dilaverin tonė tė kudondodhur? Jo, por ai nuk ishte nė piknik, sepse kishte shkuar deri "kėtu", ne Amerikė.

Feksor SHKURTI

Nr. 29 - gusht, 2002

safet.jpg
Safet Memi

TĖ GJITHĖ FTERIOTĖT U LIDHĖN ME

LUFTĖN PĖR LIRI

- Intervistė me Safet Memin,

figurė e shquar pėr Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare nė Fterrėn tonė-

Pyetje: Ju kini qėnė njė nga figurat e shquara tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, qė nė fillimet e saj. Ku i gjetėt frymėzimet e para qė pėrqafuat idetė e luftės pėr njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike?

Pėrgjigje: Nė vitin 1941 punoja nė Tiranė nė farmacinė e gjirokastritit Fadil Kotoni. Nė kėtė farmaci vitin Muhamet e Nebahet Bakiri. Muhameti ishte gjimnazist, ndėrsa Nebaheti ishte mėsusese. Nga kėta u njoha edhe me Skėnder Hajro dhe Ismail Hoxha. Krijuam besim tek njėri-tjetri dhe filluan tė mė jepnin edhe komunikata, qė, dhe unė si ata, i shpėrndaja. Kur mėsuan se nga fshai im, Fterra, kishte xhandarė, mė sugjeruan qė tė bisedoja me ta. Dhe unė bisedova me Zenel Shkurtin, me Arif Mitėn, Vesel Haderin qė vinte shpesh nga Shkodra nė Tiranė. Kėshtu vetiu unė isha futur nė grupin e atyre qė luftonin pėr lirinė e Shqipėrisė. U binda me shumė pėr kėtė, kur nė natėn e 15 qershorit 1941 u arrestova nga fashistėt, ku mė mbajtėn njė muaj e gjysėm. Me ndėrhyrjen e pronarit, Fadil Kotonit, mė liruan. Pas kėsaj pronari mė dėrgrgoi tė punoja nė farmacinė e tij nė Vlorė.

Shokėt e Tiranės mė thanė qė nė Vlorė tė lidhesha me Mynyr Xhindin dhe Kleo Bezhanin. Dhe nė Vlorė punkva po nė farmacinė e Kotonit. Pastaj nė Himarė nė farmacinė e Abdyl Gjokės nga Borshi. Kėtu u lidha me Findia Veizin, Fane Veizin dhe Vasil Neranxin. Detyrė e veēantė ishte tė luftohej dhe influenca greke duke i bėrė njerėzit qė tė luftonin kundėr pushtuesit fashist. Nė qershor 1942 shkova nė Kuē ku gjeta Mynyr Xhindin, qė ishte pėrgjegjės politik, i cili mė ngarkoi me detyrė qė tė shkoja nė fshatin tim, nė Fterrė. - Atje, mė tha Myniri, do tė lidhesh me Hiqmet Dushėn, Lazo Kofinėn e Shaban Mitėn.

Nė Fterrė terreni ishte i pėrgatitur. Hiqmeti kishte bėrė punė tė madhe. Nė ato ditė kishte vajtur dhe Bedri Spahiu nga Qarkori i Gjirokastrės. Tek Kroi i Bedrinit ishte krijuar dhe Ēeta e Fterrės me komisar Hiqmet Dushėn dhe me komandant Lazo Kofinėn e zėvendėskomandant Muhedin Haderin. Ndėrsa pėrgjegjės ushtarak u caktua Dervish Shkurti.

Pyetje: Mund tė na tregoni pėr veprimtarinė konkrete tė ēetės sė Fterrės?

Pėrgjigje: Ēeta e Fterrės ka marrė pjesė nė disa luftime bashkė me forcat partizane dhe ēetat e tjera pėr rreth. Ėshtė e pėrmendur lufta nė Borsh nė janar tė vitit 1943, pjesėmarrja disa herė nė luftėn nė Breg tė Borshit, nė Kala tė Borshit, apo deri nė Muzinė. Ėshtė e pėrmendur pjesėmarrja e saj nė luftėn e Gjormit. Ēeta e Fterrės u dėrgua nė Portopalermo e Sarandė pėr tė marrė pjesė nė dorėzimin e kapitullimit tė Italisė.

Pjesėmarrja e ēetės sė Fterrės nė luftė qė kur u krijua e deri nė ēlirimin e vendit tonė, ka qėnė e pėrherėshmė edhe pėr faktin se Fterra ndodhej midis dy zonave: tė Kurveleshit dhe Bregdetit. Fterra ishte portė e Kurveleshit dhe njė pozicion i dominueshėm ushtarak pėr forcat partizane, pėr forcat e ushtrisė Nacionalēlirimtare. Ndaj Fterra ka patur gati pėrherė partizanė veēanėrisht nga brigadat: e 5-tė, e 6-tė, e 12-tė e tė tjera. Kėshtu Fterra ishte dhe njė bazė pėrshtatshme e Luftės. Kjo ishte njėherazi dhe njė arsye mė shumė qė nė Fterrė tė kishte gjithnjė partizanė dhe gati tė gjitha familjet fteriote tė ishin baza tė asaj lufte.

Pyetje: Cilėt ishin nė ato vite figurat e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare qė erdhėn nė Fterrė?

Pėrgjigje: Nė Fterrė, nė qershor tė vitit 1942 erdhėn si tė deleguar tė Qarkut Bedri Spahiu dhe Mustafa Matohiti qė morėn pjesė dhe nė krijimin e Ēetės sė Fterrės dhe tė Kėshillit Nacionalolirimtar tė Fterrės. Nė janar tė vitit 1943, nė "natėn e zezė tė janarit", nė ceremoninė e varrimit tė Fuat Matit, erdhi dhe foli Memo Meto oratori.

Nė dhjetor tė vitit 1943 erdhi dhe njė kompani e Brigadės sė Parė, me Tuk Jakovėn, i cili ishte komisar i kėsaj brigade. Nė kėtė kohė shkuan me kėtė brigadė 6 djem fteriotė. Fteriotė kanė qėnė partizanė kryesisht nė Brigadėn e 1-rė, 8- ė, tė 16-tė dhe tė 19-tė.

Gjatė operacionit tė dimrit 1943-44, nė fshatin tonė kanė ardhė tė deleguar nga Qarku Haki Toska, sė bashku me Memo Meton.

Pyetje: Po figura tė Ballit kanė ardhė nė Fterrė?

Pėrgjigje: Kanė ardhė dhe disa figura tė Ballit, por qė nuk gjetėn mbėshtetje. Por dua tė theksoj se tė gjithė i pritėm me korrektesė. Tė gjithėve u treguam me gjakftohtėsi vendosmėrinė tonė, se Fterra ishte lidhur me partinė e me luftėn dhe as nuk mundej e as nuk kishte pse kethehej me pushtuesin dhe me Ballin. Tė gjithė siē erdhėn - ikėn.. Fterra ruajti unitetin e vet. Fterra. ndryshe nga fshatrat e tjera, nuk pati asnjė tė pushkatuar politik dhe asnjė bashkėpunėtor me pushtuesit e huaj.

Pyetje: Ju thatė se Fterra diti tė ruaj unitetin. Si e shpjegoni ju kėtė fakt?

Pėrgjigje: E para, fteriotėt historikisht kanė qėnė tė lidhur ngushtė njėri me tjetrin. Tradita e Fterrės ka qėnė bashkimi e vėllazėrimi me njėri-tjetrin. Dhe, sė dyti pėr unitetin e ruajtur nė Fterrė gjatė Luftės, meritėn e parė e ka mėsuesi dhe komisari me vlerė Hiqmet Dusha, i cili ishte qė nė fillimet e luftės pėr liri, pėrgjegjės politik pėr Fterrėn. Nga qershori, kur Hiqmeti doli partizan e deri nė dhjetor, pėrgjegjės politik u caktua Mehmet Dusha. Ndėrsa nė dhjetor 1943, kur Mehmei u caktua komisar i batalionit "Dishnica", dhe deri sa u ēlirua Shqipėria, pėrgjegjės politik dhe pėrgjegjės pushteti u caktua Safet Memi Jo vetėm ne, por tė gjithė fteriotėt ushqenin lidhje e vėllazėrim pėr njėri-tjetrin.

Nr. 29 - gusht, 2002

binjozhupa.jpg
Binjo Zhupa

TEKSTILISTĖT FTERIOTĖ NĖ DEKADA

Ndėrtimi I kombinatit te tekstileve nė Tiranė mė 1951, shėnoi zhvillimin me nivel tė lartė tė industrisė tekstile. Kombinati punėsonte mbi 8000 punėtorė dhe mbi 1500 kuadro tė larta tė profesioneve tė ndryshme. Nė kėtė ndėrmarrje radhiteshin 11 fabrika tė ndryshme: Filatura Nr.1, Tezgjahu, Ngjyrosja, Fabrika e Leshit, e stofrave tė holla filatura nr.2, kadifja, fabrika e spangos, hidrofili, fabrika e prodhimit tė lėndės sė para dhe dega mekanike.

Gjatė ndėrtimit tė kombinatit u pregatiten punėtorėt e parė tėkstilistė, midis tyre kishte edhe shumė fteriotė. Mė pėrpara ata kishin parė tjerrjen e leshit, thurjen e velėnxave, shajakėve dhe qylimave me argalitė e njohura nė shekuj. Por kombinati I tekstileve pėrfshinte njė teknologji relativisht tė lartė nė kėtė fushė. Falė vullnetit, kujdesit, aftėsisė tė punonjėsve pėr tė mėsuaar si dhe organizimi qė kishtė sistemi I asaj kohe, mundėsoi fillimin dhe vazhdimin e punės tė prodhimit tė tekstileve pėr dhjetra vjet. Ky kombinat plotėsoi nevojat e vendit pėr tekstile dhe importimin e tyre jashtė shtetit.

Fteriotėt e parė u dukėn qė gjatė ndėrtimit tė kombinatit nė vitet 1949-1951. Ėshtė e ēmuar ndihmesa direkte e tė paharruarit Nail Bezhani, ish nėndrejtor I ndėrmarrjes sė ndėrtimit "21 dhjetori", shohim fteriotėt e parė si ndėrtues nė kombinat, tė paharruarit Veli Mehmeti dhe Xhevit Mato, por qė mė vonė kėta u kthyen nė fshat. Nė shkollėn tekstile tė kombinatit qysh nė fillim u pėrgatitėn pėr tekstilista: I paharruari Nezir Shkurti, I cili punoi pėr dekada tė tėra si mjeshtėr turni nė fabrikėn e tjerrjes nr.1. Mbaruan shkollėn e tekstilit dhe dolėn punėtorė tė kualifikuar Balil Haxhiu, por me kėrkesėn e vet pas njė viti pune u kthye nė fshat. Gjithashtu pėr njė kohė si tekstilistė kanė punuar Qamile Ruko, Farije Sadikaj. Duhet theksuar se falė vullnetit dhe aftėsive tė saj, Qamileja, vazhdoi shkollėn e stahanovistėve dhe mė vonė mbaroi universitetin nė degėn inxhinieri elektrike. Nė fabrikėn e tjerrjes nr.1 kanė punuar pa u shkėputur: Naze Shkurti, Resmie Avreci, Vide Shkurti, Mezo e Veno Malaj, dhe Beje Zhupa, tė cilat pėrballonin punėn me turne, ambjentin me pluhur, zhurmėn dhe mungesėn e rrezeve tė diellit, por gjithsesi te polodhura dhe tė ndėrgjegjėshme. Mjeshtėrinė pėr endjen dhe thurjen e stofrave tė leshit e pėrvetėsuan dhe punuan njė jetė tė tėrė: Selim Avreci, I cili ishte specialaist I mirėfilltė pėr makinat e endjeve, mbledhjeve, shumėfishimeve nė pregaditorin e tezgjahut. Gjithashtu Meshtane Gjoni kishte parė ne Fterrė si punohej nė argali, por mėsoi e punoi njė jetė tė tėrė nė makinat e tezgjahut tė leshit. Pwr shumw vite Bardhyle Zhupa ka punuar me makinat e tjerrjes nw fabrikwn e leshit. Nw kwto makina ka punuar pwr shumw kohw edhe Meliha Elezi

Ndonse mund tė qėndronte nė ushtri, ish partizani veteran Malo Malaj, kėrkoi me insistim tė punonte nė industrinė e tekstileve. Kėshtu mė 1953 ai mori pjesė nė montimin e makinerive tė filaturės nr.2 dhe pėr dekada tė tėra ai punoi atje mjeshtėr turni, duke drejtuar me ndėrgjegje dhe aftėsi tė lartė profesionale. Nė kėtė fabrikė punuan pėr vite tė tėra edhe dy motrat e Malos, falė aftėsive tė tyre ato u ngritėn nė detyra tė rėndėsishme administrative, deri nė kryetare tė kėshillit tė lagjes.

Dega mekanike pėrbentė njė nga fabrikat krysore tė kombinatit, mbasi aty prodhoheshin tė gjitha detalet, makineritė dhe pjesėt e kėmbimit tė kombinatit. Nė ofiēinėn qendrore tė kombinatit shohim veteranin e luftės dhe tė punės Muhamet Malo, njė jetė tė tėrė mjeshtėr turni, specialist I mirėfilltė dhe me ndėrgjegje tė lartė. Nga viti 1957 nė degėn mekanike punoi iI paharruari Niazi Zhupa, mjeshtėr me profesion, i pėrgatitur si axhustator nė industrinė e naftės nė Kuēovė qysh nga viti 1938.

I paharruari Sinan Ruko, kur ishte nėpunės kuadri nė kantjerin e ndėrtimit "21dhjetori", ndihmoi qė tė futeshin nė punė nė kombinat shumė fteriotėt. Gjithė fėmijėt e tij punonin nė kombinat dhe vetė Sinani punoi disa vjetė nė kėtė ndėrmarrje. Kėshtu, Ajet Ruko punoi pėr shumė kohė si axhustator, por bazuar nė aftėsitė e veta vazhdoi shkollėn dhe doli inxhinier mekanik. Njė pjesė tė viteve tė punės Ajeti I kaloi inxhinier projektues nė institutin e projekteve mekanike. Ideale Ruko, mbasi punoi disa vjet nė fabrikėn e stofrave tė leshta, ndoqi shkollėn profesionale, falė aftėsive tė saj arriti nė sfera tė larta administrative, zėvėndėsministre . I paharruari Nedim Bezhani, ish shef i transportit nė kombinat, vendosi nė punė nė kombinat tė gjithė fėmijėt e tij. Beshir Bezhani elektriēist dhe hidraulik, mjeshtėr nė profesion, pėr shumė vite shef hidraulik nė fabrikėn e stofrave tė holla, bazuar nė aftėsitė e tij dhe dhe pėrkushtimin nė punė ka drejtuar bashkimet profesionale tė degės mekanike pėr vite tė tėra, Fatriu marangos. Sado Bezhani punoi pėr dhjetra vjet dhe ishte punėtore e dalluar nė fabrikėn e kadifes. Po ashtu edhe Fate Gjoni, qw ka qwnw kurdoherw njw punwtore e dalluar. Nė fabrikėn e ngjyrosjes, nė ambjente tė vėshtira e me lendė kimike punoi njė jetė tė tėrė Hanėme Shkurti dhe e motra e saj. Nė ndėrmarrjen e furnizimit tė punėtorėve nė kombinat punuan tė paharruarit Shefqet e Axhem Shkurti dhe te gjithė fėmijėt e tyre u sistemuan me punė nė kombinat. Kėshtu, nė degėn mekanike kanė punuar si axhustator e tornitor tė kualifikuar Misir, Baftjar e Dasho Shkurti. Dashua falė vullnetit dhe zgjuarsisė sė tij mbaroi universitetin, fakultetin ekonomik.

Azem Gjoni ish partizan, u kthye nė industrinė tekstile nė ofiēinėn e fabrikės sė leshit, njė mjeshtėr i mirėfilltė pėr punė preēize nė torrnimin e rrotorėve te elektromotorrėve. Beqir gjoni me ndėrgjegje e aftėsi tė larta profesionale punoi njė jetė tė tėrė si specialist druri nė ofiēinėn e kombinatit. Gjithashtu pėr shumė vite nė degėn mekanike ka punuar si elektriēist Bardhyl Zhupa dhe si ekonomiste Silvana Zhupa. Por si punonjės tė kombinatit tė pa zėvėndėsuar do tė pėrmendim edhe ata tė sferės mjekėsore, siē janė: Halil Hizmo, me aftėsi tė plota tė mjekut, ai jepte dhe jep edhe sot receta mjekėsore, i sigurtė nė mjekėsinė e pėrgjithėshme dhe si reamatalog, Rasim Shkurti, Lifo e Alime Zhupa, qė punuan si ndihmėsmjeke tė afta. Duhet thėnė se nė kombinat punontė edhe termoelektrocentrali ndėrtuar po aty. Kėtu punoi pėr vite tė tėra Lame Haxhiu, mjeshtėr fugist nė kaldaja, i cili nuk ju nda kėtij profesioni, deri sa doli nė pension.

Ne, ish punonjėsit e kombinatit e kujtojmė me nostalgji kėtė ndėrmarrje tė madhe, ku sigurohesh jeta e mijra punėtorėve e kuadrove, ku prodhoheshin tekstile tė leshta e tė pambukta, por qė fatkeqėsisht e gjithė kjo pasuri u shkatėrrua.. Nė rast sė dėshtoi sistemi i vjetėr, nuk kishte asnjė faj kombinati, uzinat dhe fabrikat nė tė gjithė Shqipėrinė tė cilat u shkatėrruan. Kėto tė paktėn tė ruheshin pėr deri sa tė gjendej mundėsia e rehabilitimit tė tyre.

Numėri i madh i fteriotėve nė kombinat pėrbėn njė komunitet tė shpėrngulur nga Fterra, tė cilėt trashėgojnė dhe ruajnė tė gjithė vlerat pozitive tė fteriotėve, siē janė miqėsia me njėri-tjetrin, respekti reciprok, vizitat midis tyre, pa dallim fisnor dhe nivel shoqėror, si nė raste gėzimi, ashtu edhe hidhėrimi. Por duhet thėnė se tė gjitha keto veti pozitive i kanė tė gjithė fteriotėt nė Tiranė. Le tua transmetojmė kėto vlera tė mira dhe njerėzore edhe brezave mė tė rinj tė fteriotėve.

Binjo ZHUPA

Ish inxhinier elektrik nė Kombinatin e Tekstileve Tiranė

Nr. 29 - gusht, 2002

tenolona.jpg
Teno Lona

NJERI, I LIDHUR ME KENGEN,

SI LIDHET DHEU ME RRENJEN

- Nga biseda me Teno Lonen ne shtepine e tij, ne Fterre -

Kengen polifonike Tenua e ka pelqyer qe kur ishte femije. E kishte kengetarin ne familje. I ati, kendonte embel. Per kenge nuk kishje se ēfare t'i thoshje Xhahitit. Kur ai ia merrte kenges, te pranishmit kishin deshire ta degjonin. Edhe ne dasma Tenos i kishin ngele ne mendje kenget e bukura dasmore qe ngriheshin aty per aty. Gjithashtu dhe rromuzet qe beheshin, shpesh dhe me "piper", i flinin ne shpirt.

Kur filloi punen si mesues ne shkollen e Kunjoves ne Kuē, pa se si organizoheshin dhe festivale te femijeve me kenge polifonike. I shikonte me kenaqesi, por vetem kaq.

U deshen te shkonin dhe pak vite. Aty nga vitet '60-te mundi te vinte mesues ne Fterre, ne vendlindjen e tij te dashur. Ne ato vite iu zgjua kenga, qe kishte kohe qe i flinte ne shpirtin e tij.

- Per mua , tregon Tenua, ketu ne Fterre, me nxitidhe hesht per nje ēast.

- Kush?, ia priti bashkebiseduesi.

- Aindjese paste, Sakua qe ishte pergjegjes sektori, qe ishte organizator i zoti dhe per punet e kultures ne Fterre e ne zonen tone, shtoi si me psheretime. Po,po, Sakua me kerkoi te merresha me punet e kultures ne Fterre. -Une kam besim, me tha, se ti Teno, do ta besh mire kete pune.

- Po te me meshtetni ju, ia ktheva, atehere edhe mundet.

Dhe keshtu ndodhi. Ne fillim u krijua nje grup estrade. Ne te u perfshine dhe elemente folklori, qe, shpejt mori karakterin e grupit te folklorit. Ai qe i vuri emrin ketij grupi, ishte zeri i Hasan Mehmetit. Ne ato vite organizoheshin festivale, gati vit per vit. U zhvillua i pari ne zonen e Bregdetit, ne Piqerras. Ne kete aktivitet u perfaqesua dhe Fterra me grupin e saj. Doli mire. Grupi mori kurajo. Ngritja e grupit e nxiti dhe e detyroi Tenon te merret dhe me ngritjen e kengeve, te beje dhe tekste te reja. Per ta bere kete pune sa me mire i kerkoi ndihme dhe Xha Tasinit. Tenua na kujtoi dy vargje te bukura te ketij idealisti te menēur: "Une punoj per shoqerine,/ dhe ajo punon per mua", qe do te thoshte se ēdo fterjot i mire punon per Fterren.

- Puno, puno, i pat thene Tasin Elezi, se do te gjeshe fjale kenge.

Dhe Tenua, ne "not" e siper, mesoi si te lidhte fjalet. I kujtohet kenga e para e tij: "Kenga labe, Kenga jone", e cila u rregjistrua dhe u transmetua ne Radio-Gjirokastra. Kur u degjua kjo kenge, Tenos i kerciti nje gezim ne kraheror. E jo vetem Tenos, por te gjithe grupit folklorik, te gjithe fterjoteve. Ishte hera e pare qe kenga fterjote nga nje grup i organizuar folklorik, jepej ne radjo-Gjirokastra.

Ja keshtu i hyri me "not" detit te kenges Teno Lona, qe sot eshte bere i njohur si rapsod me emer ne te gjithe festivalet kombetare te Shqiperise, qe nga festivali i pare folklorik ne Gjirokaster e deri ne festivalin e kenges polifonike ne 1995 ne Berat. E jo vetem kaq. Por, pa Tenon nuk mund te kuptohet ekzistenca e ketij grupi edhe sot e kesaj dite. * * *

Atje ku ka qene grupi: "Fterra ne Kenge", atje ka qene vete Tenoja, atje eshte kenduar kenga me tekst te krijuar po nga vete Tenoja. Ka shkuar ky grup e ku nuk ka shkuar. Ne zonen historike, me trimeri e me dituri, Vlore-Gjirokaster, ka kenduar a hedhur valle, ketu e gati 40 vjet, ne ēdo aktivitet zonal apo krahinor. Po ky grup ka paraqitur programe disa here dhe ne Radjo-televizionin Shqiptar. Ne keto dhjete vjet ka shfaqur ne ekranin e RTSH-se, para teleshikuesit te ketij televizioni, dy koncerte, njerin ne vitin 1993 dhe tjetrin ne 2002, para disa ditesh, tani ne Qershor.

Kengen e ketij grupi e pelqejne veēanerisht ato zona qe e njohin dhe e kendojne polifonine shqiptare. Nje miku im nga Tirana, kur pa ne ekranin e televizionit Shqiptar grupin: "Fterra ne kenge", pyeti: - Ku i ka instrumentat kenga juaj?. Pergjigja qe mori ishte: - Kenga labe, orkestren instrumentale, e ka ne kordat e grykes se ēdo labi. Harmonizimi i disa zerave, formon polifonine.

Jeta e ketij grupi eshte ne kuroren e 120 kengeve. Tenoja ka krijuar me shume se 70 kenge me tekste epike, lirike, politike, patriotike, erotike, e te tjera e te tjera. Ne kenget e Tenos jane thure mjeshterisht vargje per historine e per kulturen e Fterres, te Kurveleshit, te Laberise dhe te mbare Shqiperise. Te spikatura jane dhe jo pak vargje per Kosoven apo per figura te shquara te Shqiperise, si per "Abdyl Frasheri me vule, eshtrat e tua t'i prune.", apo: " ku vete moj kokė e prerė", apo deri per : " O Mendja, qe prodhon Mendje" kushtuar prof. Rexhep Qoses, e te tjera e te tjera. Jane te paarritshme shume vjersha dhe shume e shume vargje te ketij rapsodi epik dhe erotik.

Ne vargjet e Tenos gjen figura mbi figurat. Shihni si sokellijne figurat: "vargjet do t,i bej kurore,/ T'i var mbi gjokset e tua,/ U gremiē - malit me bore,/ nen vete, zenēe dhe mua,/apo:"As me jep nje pike uje,/ nga etja jam perveluar,/ Ose "As me jep ato buze,/ te mbetem fare i shuar./ apo: "Si nje mal keputej loti, u thinj ne vetull Sopoti", " Eshtrat e tua t'i prune, partia qe nuk ben gjume.."( kur sollen eshtrat e Abdyl Frasherit nga Stambolli), te tjera e te tjeraPasuria e tij me e ēmuar jane kenget, me te cilat ka pasuruar shpirterisht dhe Fterren, dhe fterjote.

Jeta e ketij grupi nuk mund te kuptohet pa zerin e Hasan Mehmetit, qe "Ben birbilin te pushoje." dhe pa zerin e Afos, qe "ben birbilin ta degjoje"; ashtu si zeri i Ana Kofines qe ben Fterren ta shijoje; apo:"Taipi me ato valle,/ nje per nje me Taro Gjone./, ashtu si: "Xhemilja, vallen me grate,/ Shtate pale-qejfe, ē'e hodhe.

Vlere ideore i kane dhene ketij grupi dhe vargjet-kenge te Shako Mehmetit, qe perbejne rreth 30 perqind te repertorit te ketij grupi, ashtu siē i kane dhene keto vitet e fundit dhe vjershat me nerv poetik te Tomorr Avrecit.

Gezim te sjell fakti qe grupi: "Fterra ne Kenge" ne keto vitet e fundit eshte riorganizuar me nje numur te mire te rinjsh, qe i kane dhene freski dhe e kane mbajtur gjalle kete grup, duke u dhene dhe Fterres e fterjoteve, kudo qe jane, kenaqesi artistike qe e ndjejne. Hasani vazhdon te mbetet nje "solo" i pazevendesueshem.

* * *

"Fterjotet dhe kur flasin, me thote miku im gazetar Ilir Buēpapa, duket sikur artikulojne kenge". Kjo, se bisedojne qete e embel. Po kur kendojne? Merret me mend sa embel kendojne. Kur ndezet kenga fterjote, ben dhe zogjte ta imitojne. Ndaj Fterra jehon ne kenge. Ne kenge Fterra ka hedhur historine. Kenget jane ne shpirtin dhe mendjen e fterjoteve. Dhe Jeten e Fterres dhe te fterjoteve ne kenge e ka thene.

Guro ZENELI

Nr. 29 - gusht, 2002

arditamita.jpg
Ardita Kudret Mita

VAJZA FTERIOTE ARDITA MITA, DIPLOMOHET PER "FILOZOFI DHE MARREDHENIE NDERKOMBETARE" NE AMERIKE

Me ftesė tė rektores tė Universitetit tė vajzave nė Lynchburg tė Virxhinias, mė datėn 9 maj, bashkė me Dudushin, Kudretin e Mondėn, u nisėm nga Brukseli dhe pas nėntė orė e gjysėm udhėtim me avion, duke kaluar oqeanin Atlantik dhe pjesėn lindore tė kontinentit Amerikan, ku u bashkuan dy ditė bashkė, ajo Evropjane dhe Amerikane, mbėrritėm nė qytetin Atlanta tė Amerikės. Qė andej me avjon tė linjės sė brendshme, pas njė orė e gjysėm, mbėrritėm nė Linchburg, ku na priste Ardita, vajza e Kudretit dhe e Mondės, mbesa jonė e dashur dhe e shtrėnjtė.

Vizita nė Amerikė ishte njė kuriozitet i veēantė pėr mua, ndėrsa takimi me Adėn, nė Universitetin ku ajo studjoi 4 vjet dhe asistimi nė ceremoninė e graduimit (dhėnies sė diplomės), ishte njė kėnaqėsi e veēantė e paprovuar nė jetėn time.

Ceremonia e graduimit, brenda territorit te Universitetit, nė njė amfitetatėr nė natyrė, ishte madhėshtore.

Tė gjithė vajzat diplomante dhe pedagogėt e tyre, duke pėrfshirė edhe rektoratin, ishin veshur me uniformė tė veēantė. Secilėn nga vajzat e shoqėronte njė i afėrt, prind ose gjysh. Nė rastin e Adės, mė ra fati mua qė ta shoqėroj. Amfiteatri ishte mbushur plot me prindėr dhe studentėt e Universitetit tė viteve mė tė ulėta. Pas pėrshėndetjeve nga rektorati, tė deleguarit tė qendrės, tė njė ish studenteje para 20 vjetėsh, tani punonjėse ne CNN dhe tė njė diplomateje, tė shoqėruar me marshe muzikor, thirrej nga rektorati emri i diplomantes dhe njė nga njė, nėn serinė e muzikės dhe thirrjeve tė gėzuara tė shoqeve, dorėzohej diploma.

Mė kanė lėnė pėrshtypje tė veēanta fjalėt e rektores, ku ndėrmjet tė tjerave ajo ju tha: " sot graduohen 200 vjza qė do tė drejtojnė nė tė ardhmen politikėn amerikane"... "Ndėrmjet kėtyre vajzave, qė nė bankat e universitetit, ka vajza si Ardita Mita qė kanė punuar nė organizata ndėrkombėtare ne Bruksel". Nga 200 diploma, 30 kishin mbaruar me nota tė shkėlqyera, e ndėrmjet tyre ishte edhe Ada jonė, ku nė diplomėn e saj tė zakonshme shtohej "Tė jepen nderime zyrtare pėr arritje tė shėnuara gjatė kohės sė studimeve". Pėrshtypje tė veēantė na la flamuri shqiptar qė valvitej nė krahė tė tribunės, bashkė me 5 flamurė tė tjerė pėr nder tė 6 vajzave qė pėrfaqėsonin shtete tė ndryshme.

Pas vizitės nė familjen e pedagoges amerikane, qė i jepte Adės leksione pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare dhe pas njė bisede tė ngrohtė me tė, e tė drekės madhėshtore pėr nder tė pjasėmarrėsve, u larguam nga Lynchburgu me makina qė mori me qera Kudreti. Kaluam Washingtonin, Baltimoren dhe qėndruam nė New York, ku fjetėm njė natė tek vajza e Shanės, e tė nesėrmen vizituam Monumentin madhėshtor tė Lirisė.

Ditėn tjetėr mbėrritėm nė Boston tek vajza e shpresės dhe Dantja i Dushe. Folėm nė telefon me Bardhylin, Ganen e Zenelit, Irenėn e Luanit e shumė fteriotė tė tjerė, qė nė Amerikė janė mbi 60 veta.

Vizita nė kishėn e Fan Nolit, nė restorantin e Antoni Athanasit, nė godinėn ku nga kati 54 duket tėrė Bostoni, i dha fund qėndrimit tonė nė Amerikė, e nėpėrmjet aeroportit Xhon Kenedi tė New Yorkut, fluturuam nė Bruksel. Nė kėtė rast na u bėnė dy netė bashkė.

Ditėt e fundit tė qėndrimit tonė nė Bruksel, vizituam Gjermaninė, Hollandėn, Luksemburgun dhe ne fund Parisin e bukur me kullėn Eifel, Harkun e Triumfit dhe objekte tė tjera me famė botėrore.

Ngado qė shkuam, mė e dashur na duket Shqipėria jonė, Tirana dhe ne veēanti Fterra jonė e bukur.

Dilaver SHKURTI

Nr. 29 - gusht, 2002

fteriotvlore.jpg
Fteriote ne Vlore

RIORGANIZOHET KOMUNITETIFTERIOT NE VLORE

Mė 30 qershor fteriotėt e Vlorės u mblodhėn dhe riafirmuan dashurinė pėr fshatin dhe njėri-tjetrin, riorganizuan komunitetin fteriot nė Vlorė.

Kjo dashuri pėr Fterrėn dhe fteriotėt e kėtij qyteti ka qėnė e pėrherėshmė. Kujtojmė sė fteriotėt e hershėm tė kėtij qyteti, si familjet: Husni Trako, Safet Kofina dhe Tare Braho etj. kanė qėnė "hotel falas" pėr fteriotėt, qė vinin nė Vlorė, ose qė kalonin nė kėtė qytet a gjetkė.

Edhe fteriotėt e Vlorės e kanė ruajtur dashurinė dhe respektin pėr njėri-tjetrin, duke qėndruar pranė e pranė nė gėzime e hidhėrime.

Shumė vlonjatė pohojnė: "Ju lumtė juve fteriotėvė qė e konsideroni njėri-tjetrin si vėllezėr.

Ėshtė kuptimplotė ndihmesa qė ka dhėnė Tare Braho, qė bijtė e bijat e Fterrės tė fitonin bursa pėr studime. Xhevdet Kofina, "Mėsues i Popullit", megjithėse ka vdekur qė mė 1965 vazhdon tė pėrmendet me shumė respekt nga breza tė tėrė nxėnėsish. Sezaiu i Saftetit, vazhdues i denjė dhe agjitator i flaktė i gazetės "Fterra jonė". Edhe studiusi i parė i arsimit tė Vlorės ėshtė fteriot, thellues i traditės arsimdashėse tė fteriotėve.

Vėllezėrit Rakip e Rebi Korkuti dhe Abedin Mėrkuri e Musa Shkurti, tashmė kryeqytetas, kujtohen dhe priten me respekt sa herė qė vijnė nė Vlorė.

Naxhiu me Kastriotin dhe Nazmiu, janė pėrfaqėsues tė denjė tė kėtij komuniteti. I miri Ali Ēeli ėshtė me tė gjithė i dashur. Ardhja e Nebi Dautit po pėrtėrit forcėn organizuese tė Bastriut. Mevlut Gjoni jo mė kot zgjidhet ne kryesi Ifraim Gjoni, Nuh Hizmua, Tasim Mehmeti, Granit Brinja, dhe bijtė e Ali Abazit, LavdoshiZanit dhe Xhes sė Hizme japin mendimet e tyre e diskutojnė vėllezėrisht pėr mbarėvajtjen e komunitetit fteriot tė Vlorės. Njė ditė ne javė do tė takohen tek "Kafja e Beut" pėr tė pirė njė "kafe fteriote" e pėr tė shkėmbyer mendime me njėri-tjetrin dhe tė kujtojnė Ferrėn dhe fteriotėt kudo ku janė.

Nė kėtė takim u shpreh mendimi qė pasuria tu kthehet tė zotve, gjithnjė sipas ligjeve dhe vullnetit tė bashkėfshatarėve.

Kryetari i Komitetit fteriot pėr Vlorėn u zgjodh Naxhi Shkurti.

Sė shpejti komuniteti ynė fteriot do tė kalojė njė drekė tė pėrbashkėt familjare tek pishat e Llogorait.

Zeko BRAHO

Nr. 29 - gusht, 2002

MJEDISI SOCIAL I FTERRES TE SHERON

Sa here qe kemi shkuar ne Fterre( zakonisht nje here ne vit) ne keto 10-12 vjetet e fundit, veēanerisht burrat, apo dhe disa mesues e ata pak intelektuale qe jetojne atje, kerkonin te dinin se ēfare behej me politiken ne Tirane. Madje disa pyetnin dhe per kreret e politikes. Dikush mburrte njerin e dikush fliste jo mire per tjetrin. Ndersa tani ne qershor te vitit 2002, kur shkuam ne Fterre me nje ekip televiziv te RTSH-se, gjetem nje tabllo me ndryshe.

Ndenjem atje disa dite. Disa here u mblodhem ne klubin e Sherifit. Vajtem dhe ne dyqanin e Profitit. Shkuam dhe ne jo pak familje fterjote, qe ne Kofinaj, ne Zhupaj, ne Avrecaj, ne disa familje ne Bregun e Lleshe, ne Lonaj, ne Mehmetaj e deri ne Gjofterraj tek Nurēia, Balili e Rexhua. Dhe ne rruget e fshatit takuam jo pak. Ndofta pak qene ata qe nuk mundem te takonim.

Bisedat, me ata qe takuam, qene te ndryshme. Shumica ishin familjare. Gati me te gjithe, biseda ishte kryesisht per njerezit e afert dhe per fterjotet ne pergjithesi. U bene dhe pyetje. U zhvilluan dhe biseda, madje dhe ndonje dialog. U organizua dhe nje dreke ne klubin e Sherifit. Nje darke te bukur beri grupi polifonik. U pine dhe miresi. U pine dhe shendete. U kenduan e u hodhen dhe valle. U shkembyen dhe kenge, Tomorri per Tenon dhe Tenua per Tomorrin. U fol e perse nuk u fol. Veē nje problem nuk u permend. Madje problemet e politikes nuk u zune fare ne goje. Dhe nje rast qė Adrģ Hadushaj deshi te fliste per mbretin, nuk u lejua, qe me vone u kthye dhe ne mirekuptim.

Nje qendrim i tille na beri mire edhe ne qė ishim ato dite atje, se u qetesuam ne ate mjedis social aqe te ngrohte. Pikerisht, ne ate mjedis, ishte hequr dore nga praktika: "Ha buken tende e qaj hallin e botes" , siē eshte e modes tek shume e shume njerez ne vendin tone. Tani fterjotet tane ne Fterre, hane buken e tyre dhe qajne hallet e tyre, duke u marre me punet e tyre. Energjite i harxhojne per te ndertuar e gezuar jeten ne Fterre. Dhe me kete psikologji i jane perveshur punes. Ata, tashme kane kuptuar se ashtu si politika ka punet e saj, edhe fterjotet kane punet e tyre. Njeherazi ata dine dhe kane vullnet qė te mos pine as uje ne "ēezmen" e shtetit.

Kjo tashme eshte kthyer ne edukate tek fterjotet, kudo qe jetojne. Kete e verteton dhe historia, por kete e vertetojne dhe vitet e veshtira te tranzicionit te gjate ne kete dekade. Fterjotet nuk pine uje ne "ēezmen" e shtetit. Ky eshte dhe thelbi i demokracise: "ha buken tende e qa hallet e tua", duke kerkuar te te respektoje dhe ty shteti, ashtu si dhe ti ta respektosh ligjin e shtetit. Ky eshte civilizim.

Prandaj, fterjotet, te pakten per kete civilizim, meritojne mirenjohje.

Guro ZENELI

Nr. 29 - gusht, 2002

vaalbona.jpg

"ZĖRI I SHPIRTIT" - LIBRI POETIK I VALBONĖS

Nė njė dotė qershori, nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė, u promovua libri i parė i znj. Valbona Bezhani me titullin kuptimplotė: "Zėri i Shpirtit", nė parathėnien e tė cilės poeti ynė i madh Dritėro Agolli shkruan: "vargjet e Valbonės kanė njė dėndėsi figurash e idesh. Dhe kjo premton shpresėn e udhėtimit poetik tė saj".

Nė kėtė promovim ishin tė pranishėm shkrimtarė e artistė dhe tė afėrmit e dashamirasit e autores. Fjalėn e rastit e mbajti Presidenti i Shtėpisė Botuese "Toena", z. Fatmir Toēi, qė theksoi se "libri i znj Bezhani e ka marrė pasaportėn pėr tek lexuesi nga shtėpia jonė botuese, sepse nė zgjedhim pėr botim krijimtari me vlera tė spikatura".

Ky libėr pėrmban poezi dhe prozė, ku gjen zėrin dhe shpirtin e vetė krijueses, duke u dhėnė krijimeve tė saj zė nga zėri i saj dhe shpirt nga shpirti i saj.

Vlerėsime pozitive shprehėn krijuesit e njohur Odhise Grillo, Demir Gjergji, Fluturak Gėrmenji, Ilirjana Sulkuqi, Besa Imami, Bardhosh Gaēe e tė tjerė. "Artistja e Popullit" Margarita Xhepa recitoi me emocion njė nga poezitė qė Valbona ia kishte kushtuar vjerrit tė saj, Vehapit, i cili para pak kohėsh u nda nga jeta.

Dilaver SHKURTI

Nr. 29 - gusht, 2002

Enter supporting content here