ft22222222.gif

Nr. 27 - prill 2002

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

gazetanr.1.jpg
Numri i pare i gazetes "Fterra jone"

KUR DOLI NUMRI I PARĖ

Nga numri i parė deri nė internet

Para me shume se 5 vitesh, takoheshim herė pas here per te pirė kafe dhe pėr tė kėmbyer mendime me njeri-tjetrin. Sigurisht atehere nuk ishte krijuar ky rreth i gjere qė ėshtė sot. Por me gjithate me Muzaferin, Guron, e Bardhylin, takoheshim shpesh. Madje dhe me shume se njehere ne jave.

Nė njė nga kėto takime, midis tė tjerave u diskutua edhe se ēfarė mund tė bėjmė pėr Fterrėn. Kishte nje mendim per te bere nje shoqate. Por mendimi avancoi, me mire te dilte nje gazete e vogel periodike, sa per Fterren dhe fterjotet. U shkembyen mendime. Deshira dhe vullneti ishin. Duhej dhe si do te dilte e ku do te dilte. Mjeti mė i pėrshtatshėm i kohės ishte kompjuteri.

Pasi mendimi u poq, i kėrkova djalit tim, Bertit, qė ėshtė nė Amerikė, tė mė dėrgonte njė kompjuter. Dhe Berti I gatshem ma dėrgoi kompjuterin bashke me printerin. Tani me lindi problemi te mesoja radhitjen ne kompjuter. Dija aq pak nga kompjuteri, sa kushdo nga juve qe lexoni kėtė shkrim. Iu futa punes me deshire e pasion. Dhe gradualisht ia arrita qellimit. Ndjeva gezim.

Njė ditė, duke punuar nė kompjuter, gjeta njė model pėr gazetė. E nxorra dhe fillova tė pėrgatis faqen e parė. Bėra dy tre varjante. Biseduam pėrsėri nė kafen tonė tė preferuar. E diskutuam. Na u duk njė gjė e mirė. Arritėm nė pėrfundimin e arsyeshem. Ne fillim e quajtėm "gazetez" periodike, historike e kulturore. Puna do te behej vullnetare, pa asnje shperblim. Botues do tė ishim ne tė tre qė jemi dhe sot. Bardhyli mori pėrsipėr korrektimin e gazetės.

Pas kėsaj fillova tė punoj nė kompjuter. Kisha shumė vėshtirėsi, por edhe durim. Mbas disa ditėsh u bė modeli i parė nė 4 faqe me shkrime tė ndryshme. Te nesermen u takuam tek "kafja jone". E pame. U bėnė pėrsėri diskutime.

Filloi puna konkrete. Vetem per leter, per boje dhe per fotokopjim duheshin 7.000 leke, pa llogaritur ketu punen tjeter. Ndaj duhej gjetur sponsori. Dhe menjeherė Rebi Korkuti, qė atehere ishte nė Vlorė me njė biznes tė vogėl, u tregua i gatshem. U caktuan artikujt, filluan tė mblidhen materialet dhe njė e nga njė, unė i hidhja nė kompjuter dhe i printoja. Bėheshin korigjimet pėrkatėse dhe perseri ne kompjuter. Numri i parė i gazetės mori formė javen e fundit tė prillit U bene verejtjet e korigjimet e duhura. Dhe keshtu doli numuri i pare me 8 faqe, siē e kemi dhe sot. Me shumė dashamirėsi Fatmir Mita bėri shumfishimin. Gazeta ishte gati pėr shpėrndarje javėn e parė tė majit. U dėrgua nė Tiranė, Vlorė, Sarandė e Fterrė. Ndjeme gezim te veēante kur morem falėnderime nga fteriotė, miq e dashamirės.

Duke filluar nga numri i parė, gazeta shkoi edhe jashtė shtetit, sidomos nė Itali, Greqi, Austri e Gjermani. I dėrgova edhe djalit nė Amerikė, i cili mbasi e mori, e lexoi, mė tha nė telefon: pse nuk keni edhe fotografi nė gazetė. I thashe se duhet njė skaner. Dhe ai me rastin mė tė parė qė gjeti, e bleu dhe ma dėrgoi, kėshtu, duke filluar nga numri 3, me fotografinė e Hiqmet Dushės, filloi tė dalė gazeta edhe me fotografi.

Qė nga ajo kohė rrodhėn vite. Dhe gazeta vazhdon tė dalė. Dėshirat e detyrimet shtohen. Kemi shume fteriotė jashtė shtetit. Mundėsia mė e mirė, qė ata tė mėsojnė sa mė shpejt diēka pėr Fterrėn dhe fteriotėt, ėshtė interneti. Me mundim arrita ta fut gazetėn tonė nė internet qė nga muaji qershor 2001. Nė kėtė faqe interneti gjen gjithēka qė ėshtė botuar nė gazetė qė nga numri i parė deri sot, atje gjen numrat e telefonit dhe adresat e fterioteve, gjen toponime tė Fterres, fjale tė rralla qė pėrdoren nė Fterrė, vjersha qė janė bėrė pėr Fterrėn, tė dhėna pėr disa nga krijuesit fteriotė, fotografi tė ndryshme, etj. Kjo faqe nė internet mund tė gjendet me adresėn www.fterra.g2gm:com

Ishte njė detyrim I bijve tė saj pėr Fterrėn dhe fteriotėt.

Agron XHAMA

Nr. 27 - prill, 2002

maksmemi.jpg
Dr. Maks Memi

MAKSI KRAHĖSOHET VETĖM ME MAKSIN

- Eja, me tha , kur te duash. Fterjotet jane me te mirepriturit, se dhe une i tille jam. Jam ne pune nga ora 08.00 deri ne oren 13.00. E di ti, ne kliniken tek 21- dhjetori, ish lagja 9, kati i dyte.

Kur u ngjita ne katin e dyte, ne te majte, me terhoqi vemendjen nje grua e moshes se trete, qe ka kapercyer kufijte e vitit 80, nje nene me fytyre te embel, e thinjur e tera, qe te imponon respekt shpirteror. Rrinte ulur ne nje stol tek dera e mjekut kardiolog, Prane i rrinte biri i saj, Beni. Priste kjo Nene fisnike te hynte tek doktorri. Ishte Xhanja jone, e cila, siē ka emrin, ka dhe shpirtin. Ishte Xhane Matja, motra e Turhanit dhe Fuatit, bija e nene Fatimese, "nje grua spartane", siē e cilesoi ate dite janari, Memo Meto oratori, nate dite ne sherbim.

Sa i vura doren tek supi, Xhania ngriti koken, duke i qeshur dhe syte e saj, qe ne thellesine e tyre pasqyronin nje shpirt te paster. E perqafova dhe me perqafoi.

- Pse nuk ke hyre, i thashe. Apo nuk eshte brenda Maksi yne?

- Jo, Ai eshte, mu pergjigj qetesisht, por me radhe, o Bir, se nuk dua te perfitoj nga qe eshte djali yne. Nuk me gjen gje, se prita pak.

Nderkaq, si me porosi, klienti qe ishte brenda, hapi deren dhe doli jashte.

E, si tu duk mjeku ?, e pyeta ate qe sapo doli.

I zoti eshte, shpirt njeriu eshte. Ē'te te them tjeter, o zotni ?

Bashke me Xhanen e Benin, hyra dhe une brenda.

E pershendetem doktorr Maksin. Rrinte ne pozicion mjeku profesionist, i veshur drite ne te bardha. Dhe tere respekt e dinjitet, duke buzeqeshur na zgjati doren, duke na e shternguar ate miqesisht. Pa u vonuar me muhabete pa vlere, nisi me njehere nga puna. E pyeti per shendetin e saj. E pyeti sikur ta kishte Nenen e vet.

E ke festuar 80-vjetorin e lindjes?,- e pyeti Maksi.

E kalova, o djale.

Te rrosh sa me gjate, i uroi doktorr Maksi. Por kur te festosh 90-vjetorin do te na ftosh, se do te vijme me kenaqesi.

Fterjoti tek fterjoti vete dhe pa ftuar, iu pergjigj e qeshur Xhania.

Kur doktorr Maksi po i bente viziten, mua me terhoqi vemendjen ambjenti. Mbi tavolinen perpara tij, nje manual mjekesor. Ngjitur, libra te tjera mjekesore per kardiologjine, madje dhe ne gjuhe te huaj. Prane dhe nje fjalor i madh i gjuhes angleze. Ne mure, mbrapa tij, nje tablo me pamje ne prerje te ndryshme te zemres se njeriut. Ne kend, nje lule Shqiponje. Thjeshte dhe bukur gjitheēka. Kam shkuar e kam pare dhe zyra pune te jo pak mjekeve te tjere. Por, nje pasterti dhe nje ambjent te tille, kaq harmoni qe te ngjall kenaqesi, nuk e kam hasur.

Me gezon, i thashe, qe te rrethojne librat dhe lulet.

Me keto u rritem, ma ktheu, dhe me keto jetojme. Nuk bejme dot ndryshe..Libri dhe lulja jane jeta ime.

Mua mu kujtua Shkrimtari i madh, Gorki, qe thoshte se libri eshte mesuesi me i mire i jetes.

Biseda plot kulture e miresi e tij, bashke me ate ambient per zili, ma gezuan shpirtin. Ne mendje me erdhi Babai i tij, Safeti, qe tere jeten ka qene dhe mbetet simbol i miresise fterjote. Dhe nuk thone kot: beme o Babe, te te ngjaj.

U largova bashke me Kanon time, te cilen e vizitoi me merak. Per miresjelljen dhe kujdesin e tij per njeriun, per zotesinė e tij profesionale, si kardiolog, tashme i njohur dhe me emer ne mbare vendin tone, e mbajtem ne goje, duke ia treguar kete dhe bijes tone ne shtepi.

E mo Babi, se keshtu i lavderon ti te gjithe fterjotet, me tha Bija jone, Valdi.

- Se ashtu eshte e verteta, o Bija e Babit. Por, ama, Maksi eshte shume here i mire. Maksi eshte per marshalla. Maksi eshte dhe qytetar i mire, dhe kardiolog i afte. Maks Memi krahesohet vetem me Maks Memin.

Krahesimi eshte i goditur, tha Kanua, si nje mesuese e mire letersie.

Guro ZENELI

Nr. 27 - prill, 2002

difoghoni.jpg
Difo Lona (Gjoni)

DIFUA - FAT PER NXENESIT E FTERRES

Brezi yne, mosha e dyte dhe e trete, mban mend mire dhe kujton me respekt mesues Neimin, qe punoi per 40 vjet ne Fterren tone, si mesues i pasionuar, duke kaluar ne doren e tij breza te tere femijesh ne kater klasat e shkolles fillore. Shume nga ne mbajne mend dhe ndonje pellembe apo ndonje shufer shege, qe ia sillnim vete ne ishnxenesit e tij, per te na fshikulluar mbi pellemben e dores, si kritike per te mesuar mire e me mire. Edhe pellemba edhe shufra e Mesues Neimit na ka bere mire. "Themeli" i hedhur ne kete shkolle, na beri te ngreme dhe godine te forte diturie. Ndaj ne i jemi mirenjohes Mesuesit tone Neim Zani.

Sigurisht qe brezat vijne e shkojne. Eshte fort mire, kur traditat ruhen e zhvillohen. E kane ruajtur kete tradite te bukur dhe bij te tjere te Fterres sone, mesues per shume vite, po ne shkollen "Hiqmet Dusha" Fterre. Ne biseda me jo pak fterjote eshte permendur ne menyre te veēante, gjithmone per mire, mesuese Difua. Dhe sa here qe e kujtoj kete mesuese apo sa here ma kujtojne te tjere ne biseda miqesore, ndjej obligim, per te shkruar diēka per Difliqare Gjonin, shoqe klase ne 7-vjeēare per tre vjet ne Kuē, per te cilen ndofta jam i vonuar, por ja qe me justifikon menēuria e popullit qe thote: "me mire vone se kurre". Ishte nxenese e dalluar, edhe ne klasen e peste, edhe ne te gjashten, edhe ne te shtaten. Ishte me e forte ne algjeber e gjeometri, por me tė paret ishte dhe ne lendet e tjera. Edhe tani pas 40 e ca vjetesh, ishmesuesi dhe drejtori i shkolles ne Kuē, Jakup Mato, flet me admirim per nxenesen Difo.

Njeherazi, ishte dhe nje nga shoqet tona me te mira. Difua ishte pa te meta.Ishte vetem e mire. Edhe ne shkollen e mesme pedagogjike, edhe tere jeten si mesuese, e gjer tani qe gezon pensionin, e tille ka ngele, e mire, e rregullt, korrekte. Punen e ka nderuar dhe njerezit e punes i ka respektuar. Edhe miqte, qe nuk jane te pakte ne shtepine e Tenos dhe te Difos, i pret me bujari.

Ne shkollen 8-vjeēare ne Ēorraj, per vite me radhe, kur jepte lendet e matematikes, apo ato lende, qe kishte nevoje shkolla, vetem fjale te mira degjoje per mesuese Difon. Edhe sot, ishnxenesit e saj thone fjalet me te mira,si mesuese kerkuese, qe me shpjegimin qe bente ne klase, te impononte ta ndiqje me vemendje tere oren e mesimit. Ne Fterre, aqe me teper si bije e ketij fshati, u angazhua dhe me shume. Detyrimi i saj shpirteror u be me i madh. Kembengulja e Difos per te nxjerre nga shkolla fillore nxenes te forte, ishte motivi i saj kryesor.

- Ka qene fat per Fterren dhe per nxenesit e asaj shkolle, qe ka patur per vite te tera mesuese ne fillore, Difon, se u dha njohuri tamam, se ishte e pergatitur,-na tha me plot deshire Stavri Dhrami, i cili ka qene gjithashtu per disa vjet mesues e drejtor i shkolles 8 vjeēare ne Fterren tone, tani Drejtor ne Shtepine e Femijes Sarande.

Difua ka qene mesuese e afte. Difua ka qene mesuese korrekte. Difua ka qene kembengulese. Difua u ka dhene femijeve te Fterres njohuri te sakta e te plota, duke punuar dhe si bije e Fterres, dhe si mesuese me vetedije te larte. Difua punoi nje jete te tere, si mesuese ne Fterren tone.Thinjat e kane fisnikeruar me shume. Ndaj ishnxenesit e saj, ia dine dhe e ēmojne me respekt qytetarie. Madje, Mesuese Difon e respekton nje Fterre e tere. E ēmojme dhe ne fterjote qe jetojme ne Tirane. Ndaj, tė gjithė i thėrrasim me emrin e nderuar: Mesuese Difo!

Guro ZENELI

Nr. 27 - prill, 2002

dilo27.jpg
Dilaver Shkurti

dilodudushi2.jpg
Dilaveri dhe Dudushi gjithmone bashke

PA GATI GJITHE BOTĖN ME SY,

POR SHPIRTIN S'E NDAU NGA FTERRA

- me Dilaver Shkurtin -

Pyetje: Keni mbajtur dhe mbani lidhje te forta me Fterren dhe fteriotet, megjithese keni rreth 60 vjet qe nuk banoni nė Fterre . A mund tė na thoni, ku e kane burimin kėto lidhje?

Pėrgjigje: Sa me shume kalojne vitet e jetės, aq mė shumė kam emocione e mė shtohet malli pėr vendlindjen. Kujtoj shtėpinė ku kam lindur, ku pėr herė tė parė pamė dritėn e diellit dhe shqiptuam fjalėt Nėnė e Baba, ku i paharruari Neim Zani na mėsoi abetaren, ku kemi varret e tė parėve tanė, midis tė cilėve, tė Babait e tė vėllait, ku vazhdon tė jetojė vėllai ynė, Avniu e motrat Mene e Liro. Emocionet shtohen kur kujtoj "Bregun e Lleshe", ku prindėrit na rritėn me shumė mundime, kur kujtoj ujin e ftohet te Kroit tė Bedrinit, ku nėnat dhe motrat tona nė tė kaluarėn, me vėshtirėsi, tė ngarkuara me bucela, na shuanin etjen, ndėrsa tashti i gėzohemi ujit tė ftohėt te Ixorit dhe Ngurrėzės, ku fshatarėt tanė, me shumė mundim e djersė, vite mė parė, e kanė sjellė nė ēdo shtėpi.

Si tė mos mbash lidhje me Fterrėn kur kujton shokėt e dashur me tė cilėt u rritėm bashkė: Naxhiun, Novruzin, Musain, Malon, Bahriun, Divitin, Hamzon, Raitin etj dhe te mallėngjehesh pėr ata qė nuk jetojnė mė: Fuatin e Mate, Osmanin, Skėnderin, Pertefin, Lavdoshin, Damon, e mė tė rinjtė: Pullumbin, Tomorrin, etj. Nuk mund tė harrohet shoqėria e pastėr me bashkėmoshatarėt e mi nė tė gjithė fshatin. Kujtimet e fėmijėrisė dhe tė rinisė janė aq tė shumta e tė shtrenjta, sa nuk mund tė shlyhen kurrė e tė harrohen lehtė, Edhe kur isha nxėnės nė Tiranė e Elbasan, e nė verė kthehesha pėr pushime, megjithėse tė varfėr, nuk ndaheshim nga gėzimi kur me llastikė nė dorė vrisnim grifsha, cirko e mėllėnja dhe shkonim pėr t'u larė e zėnė peshk tek "Pusi i Taros".

Mund tė them me gojen plot, qė edhe tani kur vete nė Fterrė e takohem me njerezit e mi tė dashur e bashkėfshatarėt, pėrtėrihem

Pyetje : Keni qenė dhe jeni njė ēift shėmbėllor bashkė me Dudushin. A mund tė na tregoni ndonje gjė tė veēantė nga intimitetet tuaja?

Pėrgjigje: Nder fterjote, ka shume ēifte tė lumtur e shėmbėllorė. Ne kete kategori jemi dhe ne si ēift. Por po tė hyjmė nė dashurine tonė, ajo nuk ėshtė 47 vjeēare, aq sa ėshtė koha qė jemi martuar, por 60 vjeēare. Ne fakt qe kur ika pėr studime nė Moskė, i premtuam njėri-tjetrit se do tė martoheshim. Dhe e mbajtėm premtimin. U martuam nė Fterrė sipas zakoneve te fshatit. Dudushi mė dhuroi tre fėmijė Mondin, Xhulin e Taulantin. Fėmijėt na kane dhuruar pesė nipėr e mbesa. Mė e madhja, Ardita, e cila mė 12 maj mbaron shkėlqyeshėm njė nga universitetet e Amerikės pėr filozofi e marrėdhėnie ndėrkombėtare, e mė tė voglėn kemi Tean, "ėmbėlsirėn" e pleqėrisė.

Pyetje: Keni njė aktivitet tė shquar nė Luftėn Nacionalēlirimtare. A mund tė na thoni si e keni filluar veprimtarine tuaj dhe cilėt kanė qėnė ata bashkėfshatarė me tė cilėt keni pasė mė shumė lidhje ?

Pėrgjigje: Nė vitin 1942, nėn influencėn e Turhan Matos, u pranova nė grupin edukativ dhe mora pjesė nė tė gjithė aktivitetet antifashiste tė Normales sė Elbasanit, ku unė isha nxėnės. Nė pushimet verore, tė po atij viti, mora pjesė nė Kuvendin e Fterrės tek Kroi i Bedrinit, ku u formua pėr herė tė parė Kėshilli antifashist nacionalēlirimtar dhe njėsiti gueril i Fterres. Megjithėse kanė kaluar shumė vite, tek unė kanė lėnė shumė mbresa diskutimet e Adem Lonės, Muhedin Haderit, Lazo Kofinės, Hiqmet Dushės, etj.Nė qershor 1943 u ktheva nė Fterrė. Mora kontakt me Hiqmet Dushėn. Mora pjesė nė tė gjitha aksionet e ēetės territoriale. Nė verė tė po atij viti nėn drejtimin e Safet Memit e Shaban Mitės organizuam rininė antifashiste dhe krijuam grupin e rinisė komuniste ku mė zgjodhėn zėvendės sekretar. Nė fillim tė vitit 1944 shkova partizan nė Komandėn e Vendit e tė Qarkut, nė Kuē. Shėrbeva si korrier midis tyre e Zonės sė Parė Operative, qė ishte nė Zagori. Nė korrik 1944 u pranova nė celulėn e Partisė Komuniste tė Fterrės me sekretar Safet Memin. Nga shtatori 1944 deri nė fund tė vitit 1945 punova anėtar i komitetit tė rinisė Kurvelesh - Tepelenė dhe nė sektorin e agjitpropit tė Qarkut Gjorokastėr.

Pyetje: Jeni ndėr inxhinierėt e parė shqiptarė, a mund tė na thoni dicka pėr fillimet e arsimimit tuaj dhe tė detyravė qė keni kryer ?

Pėrgjigje: Duke qėnė ne shėrbim nė njė familje pasanike, mbarova klasėn e pestė fillore nė Tiranė. Vitin e parė e tė dytė i mbarova nė normalen e Elbasanit. Mbas ēlirimit, mbasi mbarova Politeknikumin "7 Nėntori", studjova pesė vjet nė Moskė ku u diplomova inxhinier nafte. Nga viti 1955 deri 1961 punova si inxhinier, kryeinxhnier dhe drejtor nė Ndėrmarrjen e Prodhimit tė Naftės nė Patos. Pas kėsaj kohe e deri nė vitin 1967 punova kryetar i degės sė naftės nė Ministrinė e Minierave e tė Gjeologjisė si dhe sekretar i i komisionit tė bashkėpunimit tekniko-shkencor me vendet e huaja. Jam autor i librit "Mbi shfrytėzimin e puseve tė naftės" dhe propozues i metodės "shfrytėzimit tė puseve me naftė tė rėndė, me ndihmėn e naftės sė lehtė", metodė qė pėrdoret edhe sot me sukses nė industrinė e naftės.

Pyetje: Detyra qe keni pasė ka bėrė qė tė shkoni ne 45 shtete. A mund tė na thoni se nė cilat shtete keni qėnė dhe ndonje nga mbresat e veēanta ?

Pėrgjigje: Po. Ashtu ėshtė. Nė vitin 1967 deri nė vitin 1972 punova nė Pėrfaqėsinė Tregtarė nė Kinė. Pas kthimit nė Shqipėri u emerova kryetar i degės sė naftės nė ndėrmarrjet e tregtisė sė jashtme. Nga viti 1977 deri 1984 kam qėnė atashe tregtar nė Algjeri, ku mbuloja edhe 14 shtete Afrikane. Mbas kthimit nga Alegjeria e deri ne vitin 1988, kohė kur dola nė pension, punova shef konjukture nė ndėrmarrjet e tregtisė sė jashtme. Kam qėnė mė shėrbim nė 45 shtete pėr problemet e kontraktimit tė mallrave tė export-importit. Kam qėnė nė Japoni, Kinė, Rusi, Poloni, Hungari, Rumani, Jugosllavi, Gjermani, Ēekosllovaki, Greqi, Francė, Itali, Suedi, pa permendur dhe vende tė tjera tė Europės, Azisė dhe Afrikės, si Tunizi, Libi, Marok, Senegal, Guine, Mauritani, Maltė, Egjipt, Mali, etj

Mbresa tė veēanta mė ka lėnė Kremlini nė Moskė, Muri I Madh Kinez me gjatėsi mbi 5000 km, Kulla Eifel nė Paris, Akropoli I Athinės, Koloseu nė Romė, Shkretėtira e madhe e Saharasė, etj. Nė Japoni pėrshtypje tė veēantė mė ka lėnė zhvillimi industrial, kultura, respekti dhe jetėgjatėsia, kurse nė Afrikėn e zezė mė ka lėne pershtypje varfėria.

Pyetje, "Parlamenti" i Fterrės, siē jemi mėsuar ta quajmė, ju vlerėson pėr interesimin tuaj qė fteriotėt tė jėnė gjithėnjė tė bashkuar. Juve si e vlerėsoni kėtė ?

Pėrgjigje: Vlerėsimi pėr Fterrėn dhe fteriotėt ėshtė produkt I zgjuarsisė, thjeshtėsisė, urtėsisė, solidaritetit pėr njėri-tjerin, mikpritjes, ndershmėrisė nė punė, edukata nė tė gjitha rastėt, por edhe e trimėrisė qė nė momente tė ndryshme e gjer nė pjėsėmarrjen e 45 djemve e vajzave nė luftėn nacioinalēlirimtare. Kėto karakteristika na kanė bashkuar gjithmonė e nė ēdo rast i jemi gjendur njėri-tjetrit.

Takimi qė bėjnė shumė fteriotė nė Tiranė pėr ēdo ditė, ku pijnė kafe sė bashku, shkėmbejnė mendime pėr probleme nga mė tė ndryshmet dhe informohen pėr ēdo gjė pėr Fterrėn dhe fteriotėt, kudo qė janė deri edhe jashte Shqipėrisė, qė bėjnė tė gjithė pėrpjekjet pėr asfaltimin e rrugės Fterrė-Borsh, takimi tradicional i pėrvitshėm tek kodrat e Liqenit tė dielėn ė fundit tė muajit maj, kuvendet e mėdha nė Fterrė ēdo 5 vjet, botimi i gazetės "Fterra jonė" qė mbushi 5 vjet nga botimi i numrit tė parė tė saj, e shumė aktivitete tė tjera, tregojnė qė fteriotėt janė gjithmonė tė bashkuar dhe kėshtu do tė vazhdojnė edhe brezat e ardhshėm. Prandaj I kemi vėnė detyrė vetes pėr vazhdimėsinė, e nė kėto takime tė aktivizojmė edhe mė tė rinjtė.

Pyetje: Ēfarė kujtoni nga prindėrit tuaj ?

Pėrgjigje: Fėmijėria jonė nė Bregun e Lleshe ka shumė pėr tė kujtuar, ka aq shumė sa ėshtė e pamundur ti pėrmendish tė gjitha. Mjafton tė kujtojmė vuajtjet e prindėrve pėr tė na rritur e shkolluar. Nėna ime ka tundur gjashtė djepe. Kur kam lindur unė, sigurisht edhe para kėsaj kohe, prindėrit tanė jetonin nė varfėri tė thellė. Nuk mund tė na vishnin mirė, por dhe me arnime, nuk mund tė na mbathnin, e deri sa vajtėm nė shkollė te mėsues Neimi bridhnim dhe zbathur. Nuk mund tė ngopnim barkun me bukė, veēse ditėve tė Bajramit. Kur ish stina e frutave shpesh mbushnim barkun me fiq e mana. Pėr tė na rritur neve, prindėrve tanė u duhej tė punonin larg, nė Galisht e nė Rrėmullė, ku mund tė siguronin bereqet pėr njė periudhė tė shkurtėr tė vitit. Nė koshtrat e fshatit mbilleshin kryesisht patate, qepė, fasule, dhe misėr. Por edhe ato nuk mjaftonin pėr tėrė vitin.

Nė vitin 1934, bashkė me vėllain tim, Skėnderin, nė Vranare, u mbytėn edhe cangadhet e pakta.Si rezultat I kėsaj iku edhe qumėshti I dhive nė behar, ku lagnim gojėn me njė pikė dhallė. Dy motrat u martuan nė moshėn 13 vjeēe. Dolėm nga varfėria vetėm kur u rrit Zeneli, qė hyri nė xhandarmėri e u doli pėr krah prindėrve e vėllezėrve mė tė vegjėl. Avniu mori zanat nė Tiranė, qė e ushtroi tėrė jetėn, me shumė lodhje, por me shumė ndershmėri pėr tė rritur pesė djemtė e tij tė mrekullueshėm, njėri mė i mirė se tjetri. Mua me ndihmoi tė vazhdoj tė shkollohem.

Babai ynė vdiq nė vitin 1948 e Nėna mė 1961.Mė 1988 vdiq Zeneli, "babai" ynė i dytė. Avniu dhe unė i kujtojmė me shumė dhėmbje vuajtjet e tyre pėr tė na rritur neve. U jemi mirėnjohės

Intervistoi Agron XHAMA

Nr. 27 - prill, 2002

tsmailbezhani.jpg
Ismail Bezhani

NJE JETE, ME EMER TE MIRE

E njohen dhe u njoh ne ēerekun e fundit te shekullit 19-te. Por me shume e ēmoi shekulli i 20-te. E mban mend edhe brezi, si nje burre te moēem e te menēur, si nje figure me autoritet te shquar per Fterren e per fterjotet, si njeri zemerbardhe e zemermire, qe ka lene emer dhe ne kujtesen e fterjoteve e te atyre qe e kane njohur, dhe ne historine e Fterres sone, madje, pse jo dhe per krahinen tone e deri per zonen Vlore-Gjirokaster.

Kur e kerkoi koha, qendroi ne balle te trimerise. Kur e kerkoi menēuria, u bashkua me diturinė. Sa here qe e deshi Fterra dhe fterjotet, Ismail Bezhani sherbeu me mend e me zemer.

Ne moshen e feminise e te rinise, kur ishte koha per te mesuar, mesoi. Kur ishte 14 vjeēar, emigroi ne Turqi. Atehere Isa Hizmo kishte thene, qe ēdo dere ne Fterre te ēonte ne kurbet nje djale. Dhe djemte e Fterres shkuan e u bene kryesisht, ose hoxhe,ose kadi, ose nepunes ne Stamboll apo ne rajone te tjera te Perandorise. Ismali i ri gjeti perkrahjen e Isa Hizmos, qe ishte personalitet ne Stamboll. Iu fut studimit ne shkolle. Pervetesoi turqishten. Mori dhe edukate fetare. Me 1894 u pranua ne shkollen e mesme financiare. Pasi kater vjetesh mbaroi degen per kontrollin doganor ia nisi punes me deshire e vullnet. U emerua ne doganen e Stambollit, si kontrollor per pjesen e Rumelise.

Ne procesin e punes dhe te shoqerise e te miqesise, fitoi dhe rriti vetedijen e atdhedashurise. Ishte viti i pare i shekullit 20-te, viti 1900, kur ne kryeqytetin e Perandorise krijoi nje rreth te gjere shoqeror me shqiptare deri nga Kraja e Ulqini. Vlerat e tij u inkuadruan ne klubin e shqiptareve. U fut ne veprimtarine patriotike. Ne vitin 1908 u zgjodh nje nga drejtuesit e atij klubi, ku ishte njohur dhe me Ismail Qemalin.

Dhe kur Ismail Bezhani, ne fillim te vitit 1911, mesoi se ne Parlamentin turk Ismail bej Vlora, deputet ne atė Parlament, per nje kritike qe kishte bere per gazeten "Tanini", e cila kishte shpifur ndaj tij, ishte goditur enkas me shpulle nga deputeti turk Dervish beu, kerkoi dhe u bashkua me nje grup shqiptaresh per te mbrojtur autoritetin dhe per marre hak per Ismail Qemalin se ishte nje fyerje qe u behej te gjithe shqiptareve. Ndaj beri jehohe te gjere. Ndaj nje delegacion i klubit shqiptar, ku bente pjese dhe fterjoti yne, Ismail Bezhani, iu drejtua Ismail Qemalit per t'I marre leje qe te hakmerreshin ndaj Dervish beut. Pjesetar e nismetar i ketij delegacioni ishte dhe Ismaili nga Fterra jone. Mirpo i dituri Ismail Qemali me thinja, beri durim duke mos lejuar te merrej hak private ndaj Dervish beut, se do te vinte dita te merrej "hak" ndaj vete Perandorise.

Ishin vitet 1910-1911. Ishte koha e Luftes ballkanike. Edhe Shqiperia kerkonte lirine e saj, kerkonte lirine qe e kishte humbur, tashme pese shekuj, kerkonte lirine qe e kishin ideuar Rilindasit e medhenj. Dhe Ismail Qemali kishte nisur nga puna. Shqiptaret e Stambollit ishin me te. Me te ishte dhe Ismail Bezhani yne. Ishte momenti kur, me shume se ēdo here tjeter, Shqiperia kishte nevoje per shqiptaret. Ndaj dhe Klubi i Stambollit beri thirrje per t'u kthyer ne Atdhe. Nje nga vullnetaret e pare u be dhe Ismail Bezhani., qe u klthye ne vendlindje ne Fterren e tij, ku i kishte rene koka, qe ne vitin 1875. Ismail Bezhani dhe fterjote te tjere i qendruan besnike burrit te madh, Ismail Qemalit edhe kur ngriti Flamurin e Pavaresise ne Vlore, duke e ngritur kete flamur dy jave me vone, tek ish-shkolla e vjeter ne Fterre, por dhe me vone, kur pane se po rrezikohej vatani nga pushtues shoviniste. Per kete deshmon dhe dokumenti i Arkivit tė Shtetit me No. D.2 F.71 Dok.11229, ku fteriotet i shkruajnė Qeverisė sė Ismail Qemalit mė 24 maj 1913: "Me bajoneta kėrkohen nėnėshkrime se gjoja populli ėshtė i kėnaqur nga grekėt dhe dėshiron tė bashkohet me tą. Dhe ditėn e shtunė, mė 3 maj, kur populli dilte nga xhamia, ku kishte shkuar pėr lutjet fetare, andartet greke, qė kishin zėnė pusi, nė kėtė periudhė vranė 5 burra , tė cilėt nuk kishin pranuar tė nėnėshkruajnė tradhetine, dhe plagosėn 7 tė tjerė.

Ismail Bezhani nuk u kthye mė nė Turqi, se tashme ishte shpallur Pavaresia, pavaresisht se Shqipėria mbeti e trazuar. Ketu ne Fterre, ndihmoi me sa mundi ne punet e hallet e fshatit. Bashke me fterjotet e tjere perballoi veshtiresite e Luftes, bashke me fterjotet e tjere ndihmoi per hapjen e shkolles se pare shqipe ne Fterre me 1916. Mbeshteti dhe Luften e Vlore,madje u be dhe pjesemarres ne Ēeten e Fterres me komandant Xhafer Shehun. Ndaj eshte dhe i dekoruar nga Kuvendi i Shqiperise me medaljen: "Per veprimtari te shquar patriotike". Me 1924 e shfaqi veten si fannolist i shquar. Ndaj kur erdhi ne fuqi regjimi i Zogut, u burgos dhe internua bashke me Tasin Elezin, po si fannolist, madje deri dhe ne Korfuz. Tere periudhen e mbreterise se Zogut nuk u pa me sy te mire, sepse mbeti perhere fannolist.

Edhe nga fashizmi ne vitin 1941 u internua nė Portopalermo. Ndėrsa ne vitin 1942 u gjykua dhe u dėnua nė Tiranė si antifashist. Gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, megjithe ftesat qė iu bėnė nga personalitete te larta pėr tė marrė pjesė me "Ballin Kombėtar", nuk e pranoi nje veprim te tille. Logjika e tij ishte: "nuk mund tė vihem kundėr djemve tė mi".

Dhe jo vetem kaq. Por Ismail Bezhani, ne jeten e tij shumevjeēare, asnjehere nuk u vu kunder ndonje fterjoti apo kunder ndonje njeriu. Fterra e pati per shume vite dhe kryeplak ne fshat. Per miqesine ishte i njohur dhe ne kraninen Kurvelesh e Bregdet, deri ne Vlore e Gjirokaster. Eshte e veēante inisiativa dhe kontributi e bashkepunimi i tij me major Ismail Hakiun nga Kuēi per hapjen e xhades Borsh-Fterre.

Me menēurine dhe urtesine e tij, ai diti te ndihmoje Fterren per hallet qe kishte ne ato vite te veshtira. Dhe ketu ne Fterre e mbylli jeten me nder, duke lene emrin dhe vepren e mire ne historine e Fterres dhe te krahines, madje dhe me gjere.

Guro ZENELI

Nr. 27 - prill, 2002

vehapibbezhani.jpg
Prof As.Dr. Vehap Bezhani

ME SYTĖ MBI FOTOGRAFINĖ TĖNDE

Sa bėra te ulesha syte me ngrine mbi nje fotografi kompjuterike. E kishte bere Agroni. Eshte fotografia jote VehapFjala me ngecime syte mbi fotografi. Sa ishim, na pushtoi dhimbja. Eshte dhimbje per humbjen tende te papritur.

Pardje ishe ketu ulur ne karrike. Dje, me 13 prill 2002, te hodhem nje grusht dhe' ne banesen tende te perjeteshme. Sot eshte fotografia atje ku rrije ti tere fisnikeri, ketu, midis ne fterjoteve, ne "parlamentin" fterjot ne Tirane, te taverna e "Dajtit". Dje, lot mbi varrin tend, sot, ngasherim mbi fotografine tende.

Nuk e prisnim, qe te na ikje kaq pa pritur. Nuk na e thoshte as zemra, te ndaheshim kaq befasisht, me ty, gjaku e fisi yne, fterjoti yne. Nuk mund ta donim kete pozicion te pikelluar per nje nga bijte e shquar te Fterres sone. Por, ja qe vjen nje moment i rende dhe rrallohet shoqeria jone.

Une prisja qe nje dite te ulesha e te beja nje interviste me ty per gazeten "Fterra jone", qe ti e ēmoje aq shume, por ja qe, si "bij te vdekjes" qe jemi, te mori Perendia per ne Parajse dhe mua ma la penen thate. Kush te njohu e nuk te ēmoi, kush te njohu e nuk te respektoi, kush u miqesua me ty e nuk te nderoi.

Ti ike nga bota mysafyre, per ne boten e perjeteshme, duke lene dhimbje, jo vetem per bezhanajt e tu e bezhanajt tane, por te gjithe ne fterjote. Ti le pikellim per Dijenine tende, per tre djemte e tu te shtrenjte, Artanin, qe i qan shpirti per Baba-xhanin ne Angli, Senin dhe Sokolin, qe dhe mbreme ne darke, ne shtepine tende, rrinin koke-varur, vellezerit qe qajne vellaxhanin, motrat qe ngasherejne per vellain Vehap, Nafizin-xhaxha- me sy te perlotur eme tension nė "mal" , tere bezhanajt e tu, qe nuk te heqin dot nga shpirti, fterjotet dhe shoqerine e miqesine tende te respektuar, sepse ke lene emer dhe veper, ke lene gjurme ne kujtesen e te gjitha atyre qe te kane njohur sadopak.

Ti, shkele me kembe gati tere Shqiperine, si gjeolog i pasionuar, duke e futur mendjen tende shkencore ne thellesi te nentokes per te zbuluar pasuri te ēmuara per Shqiperine tone, qe te ka nderuar me ēmimin e Republikes dhe me titullin Profesor.

Na ike, ti qe tere jeten nuk dite te shqetesoje njeri dhe kur te shqetesonin, ashtu siē nuk bezdise askend dhe ne ēastin e fundit te jetes tende, qe mendja e popullit e quan "vdekje te embel", pavaresisht se eshte e hidhur sa vete hidherimi. I dashur ne jete, i respektuar pas vdekjes, do te ngelesh per te gjithe sa te njohen.

Do te presin, te hyshe tek dera, njerezit e shtepise tende, do te presin bezhanajt, njerezit e miqte e tu per vizite, edhe ne fterjote tek kafja ne tavernen e "Dajtit", por banesa e perjeteshme dhe e rende nuk do te te lere te ngrihesh mė.

Fterra, ku ti linde me 4 prill 1934 dhe ku more mesimet e para, perhere do te nderoje. I respektuar do te mbetesh per te gjithe ne fterjotet dhe per koleget e tu inxhiniere gjeologe. Dhembja per ty, eshte plage per ne.

Te nderojme per emrin e mire qe na le ne fterjoteve, por dhe per vepren qe u le brezave te gjeologjise shqiptare.

Guro ZENELI.

Nr. 27 - prill, 2002

Enter supporting content here