ft22222222.gif

Nr. 26 - mars 2002

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

agron68.jpg

NJĖ KAFE PUNE NĖ HOTEL DAJTI

Fteriotėt e Tiranės, kryesisht veteranė tė luftės e tė punės, pensionistė tė ndryshėm, gati pėr ditė rreth ores 10 -11 takohen e pinė kafe bashkėrisht nė hotel "Dajti", nė tavernėn e saj, ku mirėpriten me dashuri e bujari nga pronari i saj Fredi Zijai, ish futboollist i talentuar i Vlorės. Tė shtunėn e tė dielėn bėhen mė shumė. Por ditėn e 10 shkurtit e gjallėroi mė shumė ardhja nga Fterra e kryeplakut tė Fterrės, Teno Lona, bashkė me Taipin e tė tjerė.

- Kam dashur tė vij mė pėrpara -tha Tenoja, por largėsia dhe hallet edhe pengojnė.

Dhe nisi njė kuvend miqėsor nisi njė bisedė e ngrohėt e vėllazėrore.

Ēėshtja e tokės, e pronėsisė sė saj u bė objekt diskutimi. Tenoja, si kryetar i Fterrės, shfaqi mendimet e tij. Ngriti dhe ndonje shqetėsim. U dhanė mendime dhe nga tė tjerė. Sqaroi anėn ligjore kushtetuese profesor Ismet Elezi, duke theksuar se toka i pėrket tė zotit, pavarėsisht se ku banon.

Nė kėtė takim, pėr pronėn, u arrit nė konkluzion : Nė pėrshtatje me Kushtetutėn ėshtė duke u diskutuar ligji i ri pėr pronėn. Ėshtė pėrgatirtur njė projektligj i posaēėm. Ndaj le tė presim deri sa tė kalojė e tė miratohet nė kuvendin e Shqipėrisė ky ligj. Dhe pas miratimit tė kėtij ligji, atėhere do tė veprohet duke zbatuar ligjin kushtetues.

U ngrit dhe u diskutua dhe problemi i mirėmbajtjes dhe rregullimit qė i ėshtė bėrė burimit tė Ixorit, pas artikullit tė botuar nė gazetėn "Fterra jonė" qė bėri efektin e duhur. Tashmė ujėt e Ixorit merr frymė lirisht.

Kryetari i Fterrės, Tenua, ftoi fteriotėt me banim nė Tiranė, qė shtėpitė e tyre nė Fterrė mundėsisht ti rregullojnė e ti mirėmbajnė.

Nga pjesėmarrėsit u kėrkua qė Fterra e fteriotėt kudo qė janė, nė radhė tė parė, tė ruajnė e zhvillojnė edhe nė tė ardhmėn mirėkuptimin, solidaritetin e mbėshtetjen pėr njėri-tjetrin. Demokracia pluraliste nė thelbin e saj duhet ti shėrbejė progresit, dhe nė Fterrė, dhe fteriotėve e nė asnjė rast debateve pa "bukė", qė nė ndonjė rast mund tė ēojnė nė grindje pa vlerė, qoftė dhe mes kėtij e atij fterioti. Le tė ruajmė e zhvillojmė traditėn tonė tė mirė duke jetuar pėrherė nė harmoni e vėllazėri fteriotėsh.

Me shqetėsim tė veēantė u ngrit edhe problemi i mirėmbajtjes dhe rregullimit tė xhades Fterrė - Borsh. U bė edhe propozimi qė ēdo fteriot tė japi njė kontribut modest financiar, tė cilat mund tė pėrdoren pėr rregullimin e disa copave mė tė vėshtira tė xhades ekzistuese.

Nr. 26 - mars, 2002

sarandasot.jpg

NGA SARANDA NA SHKRUAJNE

Gazeta "Fterra jone" ka hyre ne vitin e peste te saj. Ne si fterjote dhe si lexues jemi mirenjohes dhe duam te falenderojme botuesit e saj qe, me nje sponsorizim simbolik ( 7.000 leke nje numur gazete) dhe mė shume me punen vullnetare qė bejne, na kane dhene nje pjese te mire te jetes se Fterres sone, duke pasqyruar ne faqet e saj traditat tona me te mira, pjese nga historia dhe kultura jone, si dhe jeten e punen e jo pak fterjoteve te brezave te kaluar e te sotem, qe nga figura te shquara, jo vetem ne Fterre, por dhe ne krahine e ne shkalle vendi, dhe deri tek njerezit me te thjeshte te Fterres sone.

Nisur nga ideja se kjo gazete eshte nje histori e shkruar per Fterren dhe fterjotet kudo qe jane, se, edhe na njeh me mire me njeri-tjetrin, edhe na afron e na bashkon me shumė me njeri -tjetrin, edhe na nxit te gjitheve te shkruajne e te shprehin gjerat e mira me shpirtin dhe mendjen tone, edhe ka nxitur nje numur jo te vogel fterjotesh te shkruajne e te botojne krijimtari te tyre te kendeshme qe ne Fterre e ne Tirane, madje duke na njohur dhe me fterjote ne Shkoder apo ne Pogradec a gjetke.

Pra, botimi i saj ka vetem te mira, pavaresisht dhe nga ndonje deshire e paplotesuar e disave qe duan te shkruhet me shume dhe per ta, qe mundesisht te dalin qe te gjithe ne faqet e kesaj gazete, apo dhe nga ata qe kane dale e duan te dalin dhe me gjere. Edhe kjo mund te realizohet me mire kur dhe secili nga ne te shkruaj vete, por edhe botuesit mund te na nxitin me shume me mendimin e kualifikuar te tyre.

Duke e vleresuar dhe gjykuar me deshiren e mire tere punen e gazetes, pasi diskutuam me njeri - tjetrin, ngritem nje komision ketu ne Sarande dhe vendosem qe numurin e ardhshem ta sponsorizojme ne menyre kolektive ne nje grup fterjotesh, qe jemi ose pensioniste ose buxhetore. Sigurisht kete e bejme ne menyre simbolike, edhe per te bere apel gjithe fterjoteve tane kudo qe jane, edhe per te shprehur dashurine dhe respektin ke kemi per gazeten "Fterra Jone" me botuesit e saj, edhe per t'u lidhur me shume me kete gazete.

Duke shprehur shqetesimin tone, qe kjo gazete te dale rregullisht nje here ne dy muaj, propozojme qė te organizohet abonimi vjetor me koston me te mundeshme, ose edhe ēmimi i shitjes mund tė rritet se njė herė nė dy muaj, nuk ėshtė ndonjė madé e madhe pėr ēdo fteriot, madje as pėr ne pensionistėt

Sugjerojme gjithashtu dhe alternativen tjeter qe 7.000 leke sponsorizim per nje numur, perveē atyre qe jane afariste te vegjel, te tjeret, qe nuk jane afariste, edhe mund te sponsorizojne duke u bashkuar 2-3 vete. Keshtu mund te perballohen normalisht te gjashte numurat e gazetes te ēdo viti.

Keshtu gjykojme ne, se mund te zgjidhet pa problem botimi periodik i gazetes "Fterra jone".

Ja, kėto na shkruajnė fteriotėt e poshtė shėnuar:Gėzimi, Sirani, Merqezi, Myrtja, Hakiu, Dullua, Diviti, Mushiri,Bakiu, Haruni, Arseni, Ēaushi, Gjyshua, Verdiu, Plotimi, Shuaipi, Xhuveli, Neimi, Lulėzimi, Eduardi, Kujtimi, Nesimi, Mėrtiri, Fredi, Flamuri, Gjika, Qebiri, Fatmiri, Asafi, Fisua, Hasani, Profiti, Gjykimi, Dėfrimi dhe Arjani

Ne listen me 35 vete, na beri shume pershtypje emri i Harun Maēit, i cili megjithese i semure dhe i sapodalur nga spitali, ka dhene kontributin e tij shume kuptimplote per te gjithe lexuesit tane.

Gazeta "Fterra jone" i uron sherim te shpejte e te plote nga semundja e veshtire qe kaloi duke besuar ne punen me cilesi te larte qe ka bere Profesori i ditur i mjekesise shqiptare, biri i shquar i Fterres sone, Besim Elezi, mjeku qe gjithmone eshte treguar i gatshem per te kuruar dhe operuar ēdo fterjot me mendjen e tij elektronike, si Yll i kirurgjise shqiptare.

Duam te falenderojme dhe mikun tone, Bakiun e mire e mesusin e pasionuar e me nivel te larte profesional, tashme ne pensionin e profesionit te nderuar, i cili ka gati 5 vjet, qe ben nje pune te ēmuar me korrektese shembullore ne dobi te gazetes "Fterra jone".

Botuesi

Nr. 26 - mars, 2002

godozhupa.jpg
Godo Zhupa

GODUA I STANEVE

Duke shkruar per Godo Zhupen, i cili ne 73 vjetet e jetes se tij, 60 vjet i kaloi ne male me bageti, me lindi ideja te di se ēfare mund te mendoje nje njeri qe e kalon gjithe jeten midis veshtiresive te malit, ne bore, ne ere e suferine, ne dimer e vere, duke u kujdesur si per femijte e tij per sheleget dhe dhente, te cilat kane mbajtur perjetesisht gjalle jeten aty henave.

Te jetosh ne male, natyrisht vete natyra te jep nje horizont me te madh shikimi. Nga Stani i "Hundes se Drerit" hapet nje pamje e gjere fantastike qe rralle e gjen ne tjeter vend. Nga deti duket Korfuzi. Nga veriu duken ne mjegull malet e larte te Laberise. Nga jugu syri te kap pamjen e vargmaleve gjer ne thellesi te Greqise.

Godo Zhupa 60 vjet vigjeloi ne ate sharapol, duke e rritur stanin e vet nga viti ne vit e duke e bere me nam ne te gjithe krahinen. Stani i Godo Mengulit nga Fterra dikur numeronte nga 500 deri 800 koke bageti te imta. Fterra nga te huajt, vite me pare, eshte quajtur "fshati i hoxhallareve", por ne vitet e pasēlirimit e ketej, eshte konsideruar si " fshati i shkollareve", si "fshat intelektualesh". Godua ishte pa shkolle, por ai kishte shkollen e madhe te jetes ne male. Askush nuk mund ta kuptoje se ēdo te thote te kesh "shkollen e malit". Une do te thoshja se jetesa e gjate dhe e vetmuar ne male, e cila eshte shansi i barinjeve , nje shans qe e kane zili, edhe filozofet, edhe poetet. Dhe Godo Zhupa duhet te kete qene i tille.

Stani i xha Godos ishte si nje pike, ku njerezit do te ndaleshin per te pushuar dhe per te ngrene diēka. Po te kaloje aty prane, ishte e pamundur te te linte xha Godua, te mos ktheheshe. Kur kishte udhetar te larget, therej menjehere shelegu. Ne 60 vjet jete kush mund t'i mbaje mend mijera e mijera miq, farefis e kalimtare qe nuk jane ulur kembekryq tek Stani i Zhupe ose Mengule. Hunda e Drerit ishte ne nje pozicion te tille, qe se largu dukej si nje karakoll i paprekshem. Ai ishte syri qe shihte gjitheēka. Ishte porta e hyrjedaljeve per ne Laberine e thelle. Edhe ne kohen e Luftes, kur ishim fare te vegjel, flinim te qete ne Fterren tone, pasi e dinim se dikush lart rrinte neteve roje e bashke me bagetine e tij, ruante edhe gjumin tone. Ēdo rrezik qe mund t'i kanosej fshatit do te vinte nga mali, dhe i pari qe do ta pikaste dhe do ta priste me qente e tij te stanit, ishte bariu Godo. E kush mund te perballej me qente e stanit te Godos?

Ne kohen e Luftes ketej kaloi brigada e gjashte me komandant Tahir Kadarene. Nuk e di se sa dite qendruan e u ushqyen me mish te kopese se ketij Stani. Kur iken, Tahiri i zgjati nje deftese, ku shkruante se ishin therur per partizanet 350 shelege.

- Xha Godo,- i tha Tahiri,- t'I kemi borxh kur te ēlirohet Shqiperia.

- Po qe per Shqiperine, ia kam bere hallall,- ia ktheu xha Godua.

Madje ne ate kohe Godoja nisi edhe djalin e tij, Naxhiun 15 vjeēar partizan me Brigaden e 8-te, e cila shkoi deri ne Mal te Zi.

Stani i tij pas Luftes nuk e mori me veten. Ne 1956-ten Fterra u fut ne kooperative. Perseri I deleguari iu drejtua pasurise se Godos.

- Xha Godo, po ti do te futesh ne kooperiative?

Xha Godua u mendua. Kujtoi Halitin qe e kishte me studime ne Bashkimin Sovjetik dhe Naxhiun e Ēelon qe i kishte te lidhur me partine. Dhe tha: Do t'i fut !

Une tani e mendoj se sa vendim I veshtire do te kete qene per Godon e staneve me 500-800 krere bageti, qe e kishte ngritur per 60 vjete te jetes se tij aktive. Sa tonelata shi kishte ngrene sharku i ēobanit gjat gjithe jetes per kete bageti? Sa ere kishte pritur ne gjoks? Sa nete kishte gdhire duke ruajtur ne shi e ne bore bagetine, qe tani me nje fjale goje do t'ia jepte kooperatives? Megjithate asnje fjale nuk nxorri nga goja. Kishin ardhur te tjera kohe. Nje vit me vone nderroi jete. Por pas la 4 djem dhe niper e mbesa me shkolla te larta e te afte per ta shpure me perpara historine e mengulajve.

Godo Zhupa donte me shume djem ne fisin e tij, donte njerez te forte, qe te perballeshin me veshtiresite e jetes si dhe Ai. Dhe Elvira e Halitit lindi e rriti dy djem te edukuar e me shkolle te larte. Po edhe djemte e tjere te Godos bene e rriten djem te edukuar, te dashur e qe gati tė gjithė mbaruan shkollat e larta, duke realizuar keshtu vazhdimesine e tradites se Zhupe dhe enderren e Xha Godos.

Sulejman MATO

Nr. 26 - mars, 2002

nafizi.jpg
Av. Nafiz Bezhani

VLERĖ PĖR PASTERTI MORALE

- Mendime rreth librit tė Nafiz Bezhanit, me titullin :"Mėkatarė"-

Qe kur lexon titullin ne kopertine dhe deri sa mbyll faqen e fundit, te 234-ten e ketij libri, veren se autori i ka dhene ne trajte te pashquar mekataret, duke mos i futur te gjithe ne nje thes, siē shkruan vete ai, dhe as me emrat qe u ka vene Nena e Babai, por me "pseudonimet" qe u ka ngjitur shteti.Njeherazi veren se autori, me formimin e tij juridik e qytetar, nuk don te vrase e te shqetesoje njeriun si individ te veēante, por te godit nje fenomen negativ e te teperuar te shoqerise moniste.

Duke lexuar librin: "Mekatare", te del perpara nje autor vullnet-fort dhe mendje-kthjellet. Dhe jo vetem i tille, por dhe me kurajo civile e qytetare. Kjo, per vete faktin, se Nafizi ka kapur dhe trajtuar nje problem te mprehte,te nderlikuar e kompleks, nje stil qe e ka shpikur shteti, qe kur ka lindur dhe qe do ta kete shteti deri sa te jete, por qe shteti monist ne Shqiperi e shperdoroi me teperice, duke zbatuar ligjin brutal te luftes se klasave ne parti e ne popull, duke e shtrire ate po me teperice, ne funksion te interesave klasore.

Gjithashtu, kur lexon kete liber njihesh me nje pjese te stilit agjenturor e policesk te qeverisjes te asaj kohe, por dhe me disa detaje antiligjore te disa qeveritareve te veēante te viteve te ketij tranzicioni te gjate e te veshtire. Problemi me te cilin merret Nafizi yne, ka brenda dhe drame njerezore, dhe intriga tragjike te permasave shekspiriane, per jo pak njerez qe u bene viktime te nje sistemi dhe nje shteti te ashper, ne rrethana te ndryshme qe autori na i jep me kthjellesi per ēdo personazh te tij, duke arritur kulmin ne kapitullin e peste dhe te gjashte me dosjen "T.S 412".

Ketu, deshiroj te theksoj dhe qendrimin e guximshem dhe real te Nafizit, ndjenjen e forte te atdhetarise, i cili e jetoi kete ndjenje te ēmuar, ne tri kohe. Se pari, ne kohen e Luftes Antifashiste, ku ka qene partizan trim ne Brigaden e Pare Sulmuese. Se dyti, ne kohen e shtetit monist, ku per kritiken me kurajo qytetare te bere ne konferencen e Tiranes me 1956, u ndeshkua. Dhe se treti, ne kohen e demokracise, ne kete periudhe tranzicioni, perseri me kete liber, dhe ne moshen e trete, shfaq kurajon e tij qytetare e patriotike. Kjo ndjenje e ben Nafizin, qe pavaresisht se e godet me te drejte sigurimin e atij shteti, perseri nxjerr me vertetesi dhe realizem ne faqet e ketij libri inteligjencen dhe zgjuarsine fitimtare te shqiptareve ne ballafaqim dhe me organizma agjenturore nderkombetare te specializuara per mbare boten.

Kur lexon kete liber, autori, "te pandehurit" e tij, i gjykon dhe si jursit, dhe si njeri. Nafizi, si jurist i zoti, dhe Nafizi si njeri i mire, duke ditur te harmonizoje ligjin shteteror me arsyen njerezore, di dhe te ēmoje, di dhe te fale. Prandaj, si jurist- te ndeshkon konforme ligjit; si njeri- te gjykon si qytetar. Si jurist qendron i drejte,si njeri ndjen dhimbje per personazhet e tij. Njeherazi, si jurist shpreh idene se megjithese drejtesia u pelqen te gjitheve, por, fatkeqesisht, jo te gjithe jane te drejte. Dhe kjo sepse nuk eshte e lehte te besh drejtesi.

Autori ngrihet mbi konceptin sektar shqiptar, dhe mbi emocione e ndjenja, dhe gjykon me durim e gjkaftohtesi duke u futur ne rrethanat e kohes dhe te ēdo personazhi, duke pasqyruar nje realitet te caktuar ne nje veper dokumentare, por dhe letrare. Autori me penen e tij futet ne thellesi duke ditur te diferencoje te keqen nga e mira dhe te miren nga e keqja, pa perbuzur njeriun viktime apo fatkeq, madje as ate tip personazhi, qe ka ligesi ne shpirtin e vet, duke dhene qarte rrethanat ne te cilat jane vene ne sherbim mekatar te atij shteti, duke u perpjekur te mbroje pastertine e figurave te shtetit te sotem demokratik.

Megjithese e thote te verteten, e cila ne permbajtjen e saj eshte me peshe te rende, nuk i rendon personazhet ne emrin e vene nga Nena dhe Babai, por i godit ata me "nofken" qe u ka vene ai lloj shteti. Njeherazi nuk i godit as me dashakeqesi, po perkundrazi i jep me dhimbje njerezore, sepse autori e di mire qe, ne ate lloj shoqerie, ne nje forme, a ne nje tjeter, njerezit, edhe me vullnet, por edhe te detyruar nga rrethana te caktuara, siē e trajton autori, behen viktime e vete sistemit. Keshtu, nepermjet nje veprimtarie antinjerezore, percjell mesazhe qytetare, duke dhene mesimin njerezor: o ti njeriu me mend, provoje ne trupin tend, si te dhemb ashtu me dhemb, sepse njeriu qe do njeriun mundohet te beje diēka te mire ne dobi te njeriut e te shoqerise qe jeton.

Nafizi ne librin e tij kembengul duke arsyetuar se shoqeria demokratike jo vetem kerkon ligje te drejta e te arsyeshme, por dhe zbatim korrekt e te ndershem te tyre. Autori ne tere veprimtarine e detyres se tij, por dhe si krijues, ben ate qe duhet, kur jo pak kryepushtetare bejne ate qe duan.

Ne kete liber gjen ide kuptimplote, te dhena me origjinalitetin e autorit, siē eshte shpjegimi i bukur dhe bindes, se ligji i shtetit dhe ndergjegja e njeriut konvergojne tek njeri-tjetri, duke perfaqesuar logjiken njerezore dhe vullnetin e shoqerise, se ne jete njeriu mbi gjithcka duhet te vere ligjin dhe arsyen. Gjithashtu meson se duhet respektuar dhe ligji dhe arsyeja, se po i shkele ato, atehere dhe ai qe te do - nuk te mbron dot, ashtu si po nuk i shkele ato, dhe ai qe nuk te do - nuk ka se c'te ben.

Nafizi eshte nje njeri me ideal dhe, si i tille, perballon ēdo veprim me forcen e se vertetes e te idealistit, me forcen e te se drejtes dhe te ndergjegjes vetjake, ne dobi te vendit dhe te dinjitetit te tij, si njeri fisnik dhe idealist, kur sot idealistet dhe fisniket jane rralluar shume. Prandaj, Nafizi, di dhe te ndeshkoje, por dhe te fale, sepse autori e ka te qarte, se, ashtu siē nuk ka drejtesi pa ndeshkim, ashtu nuk ka dhe drejtesi pa falje.

Kur e mbyll se lexuari librin:"Mekatare", arrin ne perfundimin se kjo veper eshte vlere per pastertine morale te njeriut.

Guro ZENELI

Nr. 26 - mars, 2002

ismetimelihaja2.jpg
Ismet Elezi dhe bashkeshorja, Melihaja

NJĖ JETĖ ME DITURI

- me Prof. Dr. Ismet Elezi -

Pyetje: Gazeta jone ka deshire te beje te njohur, veēanerisht lexuesit tone nje pjese te veprimtarise tuaj. Si bir i Fterres sone ēfare emocionesh iu shkakton vendlindja juaj?

Pėrgjigje :Njerezit ne pergjithesi ndjejne emocione per vendlindjen e tyre. Por ne moshen time 80 vjeēare dhe per shkak te lidhjeve te forta shpirterore qe kam pasur e kam me Fterren e fterjotet, emocionet, dashuria e malli arrijne piken kulmore, aq sa edhe keto rreshta qe shkruaj i laj me lote. Krenaria per Fterren eshte e madhe.

E si mund te mos ndjesh mall e dashuri kur kujton shtepine e Eleze, ku kam lindur e rritur, kur kujton Ixorin me ujet e ftohte, veēanerisht tani qe ujet e Bovilles eshte me ere e pa shije, kur kujton lojrat me top me lecka ne rrruge, ne Kika apo edhe ne Berde, qe benim me Safetin ,Taren, Syrjane, Shabanin, Bektashin ,Resulin , etj. E si te mos mallengjehesh kur mendon se sa njerez te dashur nuk jetojne me. Nuk harrohen as pikniket studentore ne Ngurres, ne Konale apo edhe ne Langadhe. Kujtimet e femijerise e te rinise jane kaq te shumta e te shtrenjta, sa qe nuk mund te shlyhen kurre dhe te pershkruhen lehte. Edhe kur isha nxenes i gjimnazit dhe kthehesha me pushime ne Fterre, gjithe veren me nje cope buke e djathe dhe me llastike ne dore, bridhja nga meni ne Ixuar deri tek meni i Konde per te vrare mellenja e grifsha dhe kthehesha ne shtepi ne darke duar plot.

Por mbi te gjitha nuk harrohet shoqeria e madhe dhe e paster me bashkemoshataret e mi jo vetem me te Rrezes se Ixorit, por edhe te tjere.

Pyetje: Po per Fterren dhe fteriotet, me pak fjale, ēfare vlerash mund te evidentonit?

Pėrgjigje: Per Fterren dhe fterjotet, edhe ata qe nuk jane dalluar per simpati , jane te detyruar te flasin fjale te mira. Ndersa une do te veēoja disa karakteristika themelore te fterjoteve si: urtesia, thjeshtesia, solidariteti per njeri tjetrin, zgjuarsia, atdhedashuria e shoqeruar me guxim e trimeri, siē ishte shembulli i luftes se Vlores, apo shembulli i shkelqyer i Luftes Antifashiste Nacionalēlirimtare, ku moren pjese dhjetra djem e vajza te Fterres, mikpritja, edukata qytetare, ndershmeria ne pune dhe mbi te gjitha fterjotet jane arsimdashes. Per kete deshmojne faktet qe ka qindra kuadro te larta e te mesme ne sektore te ndryshem.

Perpara ketyre vetive qe shkelqejne zhduket hija e ndonje keqdashesi apo keqberesi ne erresire.

Pyetje: Kur e ku i keni filluar dhe vazhduar studimet?

Pėrgjigje: Si te gjithe djemte e Fterres edhe une qe ne vitet 20-te te shek. te kaluar kam mesuar te lexoj e te shkruaj shkronjat e para shqipe, ne shkollen e Fterres nga mesuesi i paharruar Neim Zani. Ne nje kohe kur ne Shqiperi mbizoteronte analfabetizmi e erresira, te trasheguar nga pushtimi i gjate osman, Fterra kishte shkolle fillore, ku mesonim bashke djem e vajza. Kjo ishte nje fitore e madhe dhe merite e veēante e popullit te Fterres, qe e mbante shkollen vet. Dhe kjo nuk ishte aspak rastesi, sepse Fterra kishte tradita te lashta, te te pareve tane, te cilet kishin mbaruar studimet e larta ne Universitetin e Stambollit, si Isa Hizmo, Ibrahim Hizmo, Omer Korkuti, Hivzi Bezhani etj.

Ne gjurmet e tyre vazhduan mesimet ne Normalen e Elbasanit Lame Xhama, Xhevdet Kofina dhe me pas Hiqmet Dusha, Hiqmet Shehu, Safet Kofina, Shefki Mita e Esat Haxhiu. Pas tyre shkollat e mesme e te larta i vazhduan breza te tjere te rinj.

Une, ndoqa mesimet fillimisht ne Gjimnazin e Gjirokastres, pastaj te Shkodres dhe mbarova Liceun e Tiranes ne Korrik 1942. Ne Gjirokaster e ne Shkoder isha bashke me shokun e mikun tim te ngushte Refik Bezhani, me te cilin na bashkonte nje dashuri e madhe vellazerore.

Pasi kreva liceun, fitova konkursin e mora burse per ne Fakultetin e Letersi - Filozofise ne Firence te Italise, ku vazhdova vitin akademik 1942-1943.

Mbas mbarimit te vitit te pare, bashke me studentet e tjere shqiptare, ju pergjigjem menjehere pozitivisht thirrjes se Frontit Nacionalēlirimtar per tu kthyer ne Atdhe dhe per te ndihmuar Luften Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Qysh nga korriku i vitit 1943 , u aktivizova ne rinine antifashiste te Fterres dhe pastaj ne ate te Kurveleshit.

Pas fitores se luftes dhe ēlirimit te vendit nga pushtuesit fashiste , ku ndodhesha ne aksionin e rinise ne rrugen Kukes Peshkopi (1946), mora telegrafin nga sekretariati i Brashit (ku isha trasferuar pas kongresit te dyte te rinise prill 1945),se me kishte dale e drejta e studimit per ne Fakultetin e Drejtesise ne ish Bashkimin Sovjetik.

Ne tetor 1946, bashke me disa shoke, arritem ne Leningrad (sot Petersburg). Ne fillim u ndeshem me veshtiresi shume te medha te klimes se ftohte dhe te mosnjohjes se gjuhes ruse. Ne avion mesuam vetem nje fjale rusisht "sasnoliot" (aeroplan) dhe sdinim tjeter. Nepermjet nje kursi 6-mujor italisht-rusisht, arritem te mesonim gjuhen ruse dhe te frekuentojme mesimet bashke me studentet ruse. Fakultetin 5-vjeēar e mbarova me diplome te shkelqyer dhe ne korrik 1951 u ktheva ne Shqiperi e disa dite ne Fterre.

Pyetje: A mund te na njihni me veprimtarine tuaj si jurist dhe si pedagog ?

Pėrgjigje Si kuadro te para te larta, na caktuan ne vende me pergjegjesi. Ne shtator 1951 une u emerova ne hetuesine e Prokurorise se Pergjithshme dhe pas pak muajsh Prokuror Kasacioni pranė Gjykates se Larte, ku qendrova deri ne maj te vitit 1955. Ne kete kohe u zgjodha sekretar shkencor i Institutit te Shkencave deri me 1957. Kur u themelua Universiteti i Tiranes, u emerova Sekretar Shkencor i Universitetit deri me 1966 dhe Shef i Katedres Penale ne Fakultetin e Drejtesise.

Pyetje: Per arritjet tuaja shkencore ēfare mund te thoni?

Pėrgjigje Nga viti 1957 deri e dhjetor 1960 ndoqa me korespondence aspiraturen ne Leningrad, ku mbrojtja disertacioin e doktorates. Me 1961 mora graden shkencore dhe me 1972 titullin Profesor. Nga viti 1966 deri me 1985, punova kryetar i Byrose Juridike ne Keshillin e Ministrave. Megjithate nuk i nderpreva leksionet ne Fakultet. Veprimtaria ime pedagogjike kalon 47 vjet , duke dhene ndihmesen time ne pergatitjen e juristeve, te cilet sot mbajne funksione te ndryshme deri ato me te larta ne sistemin e drejtesise.

Pyetje: Cilat vepra dallohen ne veprimtarine tuaj?

Pėrgjigje Nderkaq, me sa kam mundur kam vazhduar edhe veprimtarine shkencore. Deri tani jane botuar 18 libra, 115 artikuj shkencore, 35 referate e kumtesa ne konferenca kombetare e nderkombetare, si dhe autor i teksteve te Fakultetit: E drejta penale (Pjesa e Posaēme 9 botime), te tekstit te kriminalogjise, bashkeautore ne tekstet e se drejtes penale (Pjesa e Pergjithshme), Historia e Shtetit dhe e se drejtes ne Shqiperi, Komentari i Kodit Penal, 2 botime, etj.

Nder punimet shkencore me te rendesishme jane: Mbrojtja juridike penale e jetes se njeriut ne Shqiperi (teza e doktorates), E drejta zakonore penale e shqiptareve, e cila ka marre Ēmimin e Republikes te shkalles se dyte, E drejta zakonore e Laberise ne planin krahasues, si dhe Mendimi juridik shqiptar.

Aktualisht kam derguar per botim punimin Mbrojtja juridike penale e pasurise.

Arritjet e mia ne punen shkencore jane modeste. Ato mund te kishin qene me te mira, po te mos kisha bere pune anonime per 20 vjet ne Kryeministri.

Pyetje: Kujt i dedikohen keto arritje?

Pėrgjigje Keto arritje u dedikohen nje varg faktoresh te marre se bashku, duke filluar nga trashegimia familjare, sepse babai yne Tahsin Elezi , ishte njeri me horizont te gjere kulturor dhe mjedisit shoqeror te Fterres qe na lindi e na rriti.

Nje faktor tjeter i rendesishem ka qene puna e vazhdueshme sistematike. Nga pervoja e gjate jam bindur se njeriu me vullnet te forte per pune, me vizion te gjere per jeten , me dashuri per dije e kulture mund te arrije te jap diēka ne thesarin e kultures sone kombetare.

- Ju faleminderit

Nr. 26 - mars, 2002

enaldagjoni.jpg
Analda Gjoni

ENALDA GJONI - FLAUTISTJA E TALENTUAR

Kur shkoja ne zyre ne mengjez, rreth ores 8.00, ndodhte shpesh qe perpara Hotel "Rognerit", ne anen tjeter te trotuarit, perballesha me nje vajze te re, te qeshur e simpatike, qe, here me dukej si nxenese ne shkollen e mesme e here si studente. Me shikonte me nje fytyre engjellore e me sy te shndritshem. Une e veshtroja me miresi. Ajo behej gati te fliste, por siē dukej i ngecte fjala ne gryke nga nje perskuqje trendafili qe i binte ne fytyre.

Ne mendje bluaja se kush ishte kjo vajze kaq njerezore, qe buzeqeshte aqe embel. Mua me gezonte ne shpirt. Dhe me vete thoja: ka goxha vajza Tirana, te veshura thjeshte e me shije. Jo pak here matesha t'i flisja e ta pyesja se nga ishte dhe e kujt ishte, por ajo ecte ne rrugen e saj.

Kur beme takimin tek Liqeni me fterjote ne muajin maj 2001, perpara me del Elham Gjoni, ne krah te te cilit ishte "vajza e mire nga Tirana" me fytyre te embel e me sy te ndritshem.

- Qenke vajza e Elhamit ?, e pyeta tere gezim.

- Po, mu pergjigj, duke qeshur e tera.

E perqafova si te ishte Valdi, bija e Kanos time. Edhe ajo me perqafoi si Elhamin e saj. Tani e zbulova "enigmen", qe me sjelljen e saj qytetare, sa here, fare rastesisht me dilte perpara me gezonte.

- Jam dhe bija e Meshtanes, - shtoi duke i qeshur dhe dhembet e bardhe te saj.

Ate dite i mesova dhe emrin: Enalda. Ate dite mesova se ishte studente ne Akademine e Arteve, se studjonte per instrumentin e flautes. Me gezoi dhe me shume se flauta per mua ka nje melodi qe kam vite qe e shijoj nen interpretimin e te talentuarit Xhovalin Shestani. Por u ngazelleva me shume, kur me tha se ishte me te gjitha notat dhjeta. Sa kenaqesi eshte kur degjon e takon bija te fterjoteve qe studjojne, per me teper kur perpara kisha bijen e Meshtanes, mbesen e Xha Ganiut, qe mua me kujton burrin e zgjuar e te qeshur, dyqanxhiun e shkathet e korrekt me vite te tera ne Fterren tone. Njekohesisht perpara syve te mendjes me doli gjyshi tjeter i kesaj vajze, valltari i shquar i Fterres, xha Tarua, qe hidhte valle te rende, vallen qe mori emrin: "vallja e Taros", e atij burri te beshem qe ne kujtese me ka ngele si nje burre homerik i valles laberishte.

Enalda eshte bije nga Baliajt. Baliaj, siē me thoshte Nene Ilja, ishin Zenelajt e Maēajt, Haxhiajt dhe Ēallajt e ca fise te tjere. Dhe Baliajt i vinin qe t'u dilnin perpara per mbaresi, kur fterjote niseshin per ne kurbet.

I thashe nje dite : po te kesh ndonje shqetesim ne Akademine e Arteve, me thuaj pa ndroje, se ndofta mund te ndihmoj.

-Faleminderit, ma ktheu, por une po e mbyll dhe vitin e katert me te gjitha notat dhjeta dhe nuk kam asnje shqetesim.

- Je shume e mire,- i thashe, se je bije nga Fterra jone me dituri, qe e fiton ēdo gje me djersen tende.

Tashti, Enalda deshiron te beje ndonje specializim diku jashte, ne ndonje vend ku mund te perfitoje dhe me shume, sepse flauten e ka pasjon. Te 16 vjetet ne shkolle Enalda ka perqafuar dhjetat me djersen e saj. Edhe Meshtania,edhe Elhami kane qene njerez te thjeshte dhe kane punuar me ndershmeri e drejtesi ne Kombinatin e tekstileve.

Kur e pyeta se si e shpjegonte suksesin e saj, me tha se falenderonte genin fterjot, vullnetin e saj dhe profesor Elvis Rudin.

Ne mendje me vijne dhe Xha Ganiu, dhe Xha Tarua. Por shpirtin ma gezon mbesa e tyre, Enalda artiste, Enalda flautiste, bija e prinderve te mire, Meshtane e Elham, prinderve qe e jetuan jeten me ndershmeri, por qe bija e tyre sot gezon jo vetem ata, por dhe ne fterjote, sepse te tille bij e bija vazhdojne traditen studjuese te fterjoteve, duke dhene dhe nje kontribut modest per zhvillimin e kultures dhe qyteterimit ne kete vend.

Guro ZENELI.

Nr. 26 - mars, 2002

mekatare.jpg

U PROMOVUA LIBRI I NAFIZIT - "MĖKATARĖ"-

- Mendime, pėrshtypje e vlerėsime -

Pata fatin ta lexoj e rilexoj disa here librin "Mėkatarė" tė bashkėfshatarit tonė tė nderuar Nafiz Bezhani, qė, siē treguan vetėm kėto dy muaj pas botimit, pati njė sukses tė padiskutueshėm-

1. Jam i bindur se kemi tė bejmė mė nje libėr interesant e me vlera tė shumėfishta.

- Ėshtė libėr historik e kronikal, sepse merret me pėrshkrimin dhe analizėn e njė periudhe tė caktuar kohore, nga viti 1997 deri nė vitin 2002.

- Ėshtė libėr politiko-juridik, sepse pėrmes tij lexuesi njihet me jetėn e drejtimin politik tė vendit, por e ndėrthurur kjo me aspekte juridike tė problemit, tė hartimit e tė zbatimit tė ligjeve, tė pėrplasjeve e kundėrshtive qė ka hasur autori e komisioni qė ai drejtonte pėr kryerjen e detyrės.

- Ėshtė libėr letraro-artistik, sepse nga kreu nė fund nė tė gjen njė stil letrar e tė posaēėm tė shkruari, fraza tė thjeshta e tė kuptueshme, figuracion e krahėsime tė goditura. Kemi tė bėjme me njė prozė tė mirėfilltė tregimtare, sidomos nė kapitujt ku flitet pėr dosje tė veēanta sekrete.

- Ėshtė libėr ku dalin nė pah, shpesh me detaje, pėrpjekjet e autotit pėr kryerjen e detyrės nė krye tė Komisionit Shtetėror tė Verifikimit tė Figurave tė Personave Zyrtarė. Lexuesi njihet me ndjenjat e mendimet e tij, me pikėpamjet e qėndrimin ndaj realitetit.

2. Kur mbaron sė lexuari librin, kupton qartė kush ėshtė Nafiz Bezhani: jurist i shquar, avokat i mirėnjohur nga tė gjithė, gazetar e shkrimtar i afirmuar, fteriot i ditur e i mirė, familjar shėmbullor.

Lexuesi e kupton qartė se ka tė bėjė me njė njeri korrekt, tė papajtueshėm me shkelėsit e ligjit, qofshin kėta drejtues tė lartė tė shtetit, apo edhe ish-agjentė tė sigurimit: Por askund nuk del hakmarrės, prepotent, pėrkundrazi, kėrkon drejtėsi nėpėrmjet ligjit.

Nė libėr Nafizi qėllon pa mėshirė majtas e djathtas, lartė e poshtė, kur ėshtė fjala pėr tė mbrojtur parimet, tė drejtėn, ligjin, me "drejtėsinė e duan tė gjithė, por nuk janė tė gjithė njerėz tė drejtė".

Si njė sintezė tė qėllimeve tė tij nė libėr, autori thotė: "Ndėrsa prifti bekon nė emėr tė Zotit, unė veproj nė emėr tė ligjit dhe zbatoj vetėm ligjin...Mėshirėn time e kėrkoj nė ligj".

Bardhyl XHAMA

Nr. 26 - mars, 2002

naxhizhupa.jpg
Naxhi Zhupa

NAXHI ZHUPA -

HISTORIKU I BRIGADES SE 8-TE SULMUESE

Keto dite te shkurtit,Naxhi Zhupa, botoi librin "Historiku i Brigada e 8-te Sulmuese".

Ne kete liber autori pershkruan marshimin e luftes per 381 dite kalendarike duke pershkuar 3700 kilometra rruge luftarake te Brigades se 8-te Sulmuese, qe nga dita e formimit te saj e gjer me 30 janar 1945, duke luftuar dhe per Ēlirimin e Malit te Zi, e me vone ne Bosnjen Jugore, ne ēlirimin e Vishegradit me 14 shkurt 1945, ne Kosove me 9 maj 1945, dhe duke vazhduar udhetimin per ne Prishtine-Shkup-Manastir per te perfunduar ne Struge e Oher me 17 qershor dhe ne Pogradec me 5 dhjetor po te vitit 1945. Kjo rruge eshte aqe e gjate, shkruan autori, sa dhe duke e ndjekur ate edhe me mend, njeriu mund te lodhet.

Per pergatitjen e ketij libri Naxhiu ka punuar per vite te tera duke qemtuar ne dokumentat zyrtare, si dhe duke u bazuar tek shenimet e tij te mbajtura qe ne vitet e Luftes Antifashiste NĒl., kur ishte partizan ne kete Brigade, se bashku dhe me tete fterjote te tjere.( Fuat, Nevzat e Nazmi Brinja, Sefto e Damo Gjoni, Mezan Shkurti, Lavdosh Zani e Muho Zhupa).

Ne kete liber paraqitet sakte e kthjellet lufta e 915-1600 partizanėve e partizaneve, duke i dhene lirise se Atdheut 148 deshmore, ku u plagosen 176 partizane, 53 prej te cileve mbeten invalide te Luftes, te cilet, siē konkludon autori Naxhi Zhupa ne kete liber te tij me 350 faqe: " Vdekjen ne Lufte e perqeshnin dhe jeten per idealin e Lirise nuk e kursenin".

Nr. 26 - mars, 2002

jashikmaci.jpg
Jashik Maci

FAMILJA-BAZE E SHOQERISE CIVILE

-Interviste me Jashik Maēin per viziten e zhvilluar nė vitin e kaluar, nė Koreėe e Jugut-

Pyetje: Eshte e njohur qe shume fterjote kane shkuar me pune a si vizitore ne shume vende te botes. Per ju, mesuam se shkuat ne Kore, Seul. Si u be e mundur nje vizite e tille ?

Pergjigje: U be shkak nje seminar i zhvilluar ne Durres, i organizuar nga Federata Nderkombetare per Paqen boterore.

Pyetje:Ē'eshte kjo federate dhe me se merret ajo?

Pergjigje: Objekti i saj eshte familja. Qendren e ka ne Korene e Jugut. Si premise themelore per vendosjen e paqes merr familjen qe ndertohet mbi bazen e dashurise pa dallim fetar, racor, nacional apo dasira te tjera,qe perben bazen e paqes.Pra, baza e familjes eshte dashuria, qe vlereson aspektin shpirteror,shoqeror e fizik.Keta te tre komponente perbejne bazen e nje shoqerie civile.Dashuria eshte esenca e jetes, baze per karakterin dhe vlerat pozitive,burim i jetes. Kjo shoqate pranon dallimet midis sekseve,moshave,personaliteteve,duke i pare ato si burim vlerash dhe jo si kontraste e kundershti, qe duke biseduar te kuptohesh,por jo te gjykohesh, qe kundershtite te zgjidhen me ndjeshmeri dhe dashuri. Familja eshte shkolle e lirise, ku pergjegjesite per ēdo pjesetar te familjes jane baze per liri personale. Familja eshte dhe shkolle e sherbimit, ku anetaret e familjes mesojne nevojen e sherbimit ndaj familjes dhe shoqerise.

Pyetje: Si kaloi udhetimi dhe cilat jane pershtypjet tuaja nga ai vend?

Pergjigje: Udhetimi ishte i gjate dhe disi i lodhshem, por u befasuam dhe nga mikepritja, dhe nga ato qe pame, nga institucionet e qendrat turistike dhe ekonomike te atij vendi. Pershtypje te veēante na bene muzeu kombetar i princerve dhe nje fshat turistik i improvizuar per kushtet e shekullit te 19-te. Interesante ishte qendra e prodhimit te televizoreve Samsung ne qytetin e Seulit, ku punonin 11 mije vete dhe uzina e prodhimit te autoveturave,ku ne gjysme minuti prodhohej nje veture. Pershtypje te veēante me beri dhe Universiteti i themeluar dhe ndertuar nga kjo Federate., si dhe gazeta qe perhapte idete e kasaj federate.

Kjo vizite ishte nje rast i bukur per te pare nje vend te larget, por ne radhe te pare per te njohur dhe nje pervoje njerezore qe mbart vlera veēanerisht per familjen.

Intervistoi G.Z

Nr. 26 - mars, 2002

Enter supporting content here