ft22222222.gif

Nr. 28 - maj 2002

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

fteriot5vjetori28pril.jpg
Fteriote ne festen e 5-vjetorit te gazetes "Fterra jone"

ME FYTYRE TE QESHUR E ZEMER TE GEZUAR

Ishte nje atmosfere festive. Tė gėzohej zemra kur shikoje njerėzit grupe - grupe, qė po vinin per tė kremtuar 5-vjetorin e gazetės "Fterra jonė", nė tavernėn e hotel "Dajtit" nė Tiranė, mė 28 prill 2002. Mė tė parėt kishin ardhė qė nė orėn 9, e pastaj tė gjithė me radhė. As shiu, qė ra atė ditė, nuk i pengoi fteriotėt, miqtė, shokėt, dshamirėsit dhe tė ftuarit tė vinin nė kėtė ceremoni qė pritej me njė gėzim tė ligjshėm.

Bukurinė dhe rėndėsinė kėsaj ceremonie Ia shtuan edhe ardhja e deputetit tė zonės Sabit Brokaj, miqtė e Fterres dhe tė fteriotėve: Fatos Klosi, kryetari i Shėrbimit Informativ Shtetėror, Edi Mazi, Drejtori i Pėrgjithshėm i Radiotelevizionit Shqiptar, Fatmir Toēi, Nėnkryetari i shoqatės "Labėria" dhe Presidenti i Shtėpisė Botuese "Toena", kryetari i shoqatės Labėria pėr Tiranėn Servet Tartari, juristi i mirėnjohur Paskal Haxhi, organizatori dhe sponsorizuesi i gazetės "Kuēi i Labėrisė" Sheme Shega, gazetari i gazetės "Golemi" Abdulla Kėnaēi, kryetari i komunės Lukovė, Ferdinad Dhrami, kryeplaku i Fterrės Teno Lona e mjaft miq e dashamirės, sa qė disave Iu desh tė rrinin te porta, sepse salla ishte mbushur plot.

Ndjen me tė vėrtet gėzim kur shikon qė midis fteriotėve kanė ardhe edhe tė moshuar, edhe gra, edhe tė rinj. Ishte nder pėr kėtė ceremoni pjesėmarrja e Safet Memit, Ismet Elezit, Nafiz Bezhanit, Sami Kofinės me gjithė Sadeten, Lutfiut me Lemanin, Rakipit me Lulen e deri dhe Hulsiut me Manxuranėn, qė kanė ardhė nga Belgjika Po sa e sa tė tjerė janė, tė cilėt dėshiroj ti pėrmend emėr pėr emėr, se tė gjithė janė tė mirė, tė gjithė janė fteriotė.

Emocjone ndjemė kur nė sallė erdhėn fteriotėt e Shkodrės: vėllezėrit Agimi me Lahen e djalin e vet, Ramirin. Ata janė pėr ti admiruar, pėr mė tepėr qė familjet e tyre kane ikur nga Fterra prej mė shumė se 70 vjetėsh dhe se ata vetė kanė lindur e jėtojnė nė Shkodėr, tė cilėt kanė marrė pjesė regullisht nė tė gjitha aktivitetet e fteriotėve, qė nga takimi i 5 shtatorit tė vitit 1999 nė Fterrė e vazhdimisht. Agimi ka qėnė edhe pranė gazetės, ka sponsorizuar dy herė daljen e saj dhe gati gjysmėn e shpenzimeve qė u bėnė pėr koktejlin e festės. Kushdo qė bisedon me tą, ndjen njė respekt pėr kėta njerėz aq tė mirė, , qė nuk harrojnė tė tė ftojnė: "na dilni edhe andej nga Shkodra".

Fteriotėt kanė qėnė e janė tė civilizuar. Kjo u duk edhe nė pjesėmarrjen e njė numri jo tė vogėl grash nė kėtė ajktivitet. E rėndėsishme ishte se erdhėn jo vetėm gra ftėriote, por edhe nuse nė Fterrė. Ndjen gėzim kur shikon krahas Liri Fterrės, Sadetes, Dallandyshes, Lules, edhe Nazmien e Rebiut, Nakon e Musait, Shanon e Imerit e shume gra te tjera.

E veēanta e kėsaj ceremonie pėr fteriotėt, ishte se pati njė gėrshėtim tė admirueshėm brezash. Shpesh nė bisedat qė bėjmė shfaqim ndonjeherė mos besim tek mė tė rinjtė, nė atė se sa ata do tė vazhdojnė traditėn fteriote tė lidhjes dhe vėllazėrimit me njėri-tjetrin. Por kur i hidhje njė sy sallės, shikoje edhe mė tė rinjtė qė kishin ardhur pėr tė marrė pjesė nė 5-vjetorin e gazetės "Fterra jonė". Ja dhe Dushua, Islami, Fatmiri, Jashiku, Rebiu, Ja, Altini, djali i Muzaferit qė ka ardhė bashkė me nusen e tij. Kėtu ėshtė dhe Altini i Pėrparim Shkurtit, Arjan Mėrkuri i Abedinit, Britani, djemtė e Muhametit, Feksori i kudondodhur se bashku me vėllanė, Saimirin, Ferhat Malo, Aleksandėr Ruko e Shkėlqim Gjoni, Trashėgim Mehmeti dhe shumė tė tjerė, qė do tė mė falin nė se nuk u a pėrmenda emrin. Ja, pra. Edhe kjo ceremoni ishte njė test qė tregon se tradita fteriote pėr dashurinė pėr njėri-tjetrin do ta vazhdojė brez pas brezi.

Aktivitetin e ēeli Dilaver Shkurti, i cili u uroi tė gjithve mirėseardhjen. Pastaj u lexuan materialet e pėrgatitura. Pėrshėndetėn mė pas deputeti i zonės Sabit Brokaj, Nėnkryetari i Shoqatės Kulturore Atdhetare "Labėria" Fatmir Toēi, nė emėr tė intelektualėve fteriotė Ismet Elezi, kryetari i Komunės sė Lukovės, Ferdinand Dhrami, dhe kryeplaku i fshatit Teno Lona. U lexuan pėrshendetja e Gėzim Dushės nė emėr tė fteriotėve tė Sarandės si dhe pėrshėndetja qė dėrgoi nga Amerika Bardhyl Xhama , Feksor Shkurti lexoi poezinė e tij e bėrė enkas pėr kėtė rast "Si dallandyshet e para".Nė emėr tė botuesit Muzafer Korkuti dorėzoi Ēertifikata Falėnderimi pėr mė aktivėt nė mbėshtetjen e gazetės: Dilaver Shkurti, Agim Haderi, Fatmit Mita dhe Baki Gjoni

Koktejli qė pasoi aktivitetin, ishte i organizuar nga njė dorė e kujdesėshmė e personelit me pėrvojė dhe me interesimin e posaēėm nga pronari zemėrmirė e bujar, Alfred Zijai. Rakia ishte, sigurisht, nga Fterra, e ambalazhuar dhe me etiketė tė posaēme. Gjithēka shkoi mirė.

Nder na bėri RTSH-ja, televizioni shqiptar, qė transmetoi njė kronikė tė posaēme nė edicionet e lajmeve. Halit Zhupa nuk pushoi asnjė ēast duke filmuar aktivitetin e kėsaj feste. Tė njėjtėn gjė bėri edhe Shana, gruaja e Imerit. Amatorė tė tjerė, kush nė kamer e kush me aparatin fotografik, fiksuan momente nga kjo feste.

Lajmi i festės u pėrhap tek fteriotėt edhe jashtė Shqipėrisė me njoftime e fotografi, edhe nė internet.

Agron XHAMA

Nr- 28 - maj, 2002

sabitbroka.jpg
Sabit Broka - deputet i zones

FTERRA KA NE SHQIPERI KOLLOS TE DIJES

Nga pėrshendetja e deputetit SABIT BROKA

Ėshtė hera e dytė qė unė Vij nė bashkėsinė e Fteriotėve kėtu. Herėn e parė, ne promovimin e librit te zotit Nafiz dhe tashti nė gazetė. E vėrteta ėshtė se mė gėzon dhe mė emocionon ndjenja e bashkėsisė dhe solidaritetit qė kini ju. Zoti Dilaver, tha se kur doli pėr herė tė parė gazeta, dikush dhe u habit, "si ėshtė e mundur njė gazetė pėr njė fshat". Kjo mund tė jetė e vėshtirė dhe pėr njė gazetė pėr njė qytet, por jo pėr Fterrėn e cila ka mbushur Shqipėrinė me dituri dhe kollos tė dijes nė tėrė fushat, drejtėsi, mjeksi, arsim, arkeologji, gjuhėsi, etj..

Nuk ka fushė qė elita intelektuale tė mos gjejė kollos fteriot si autorė tė parė. Nė kėtė drejtim ju uroj gjithė fteriotėve tė mėnēur pėr kėtė kontribut tė madh qė kanė dhėnė. Botimin e gazetės "Fterra jonė", e quaj zhvillim. Unė kam besim qė gazeta juaj do tė ketė rritje, si nevojė e domosdoshmėri. Ne Fterrė jetojnė shumė mė pak fteriot se sa jetojnė nė Greqi, dhe gjetkė, kėshtu qė gazeta ka njė mision tė madh nė ruajtjen e ndjenjės sė bashkimit, nė zhvillimin e diturisė sė fteriotėve, qė vėshtirė se ndonjė fshat tjetėr nė Shqipėri, i ka kaq tė koncentruar siē i ka Fterra. E unė u uroj pėr kėtė. Unė nuk marr dot angazhime si Fatmiri nga Kuēi. Megjithatė, unė do tė bėj ēėshtė e mundur qė ju tė shkoni nė Fterrė nėpėrmjet Kuēit apo nga Borshi, mė lehtė se ēkini shkuar

Nr- 28 - maj, 2002

dilo28.jpg
Dilaver Shkurti

GAZETA - NEVOJE SHPIRTERORE

Nga fjala e z. DILAVER SHKURTI

Me deshiren dhe inisiativen e fterjoteve te Tiranes, kerkuam qe te zhvillojme kete ceremoni simbolike-miqesore, kushtuar 5- vjetorit te gazetes "Fterra jone".

Me kete rast, duke ju uruar mireseardhjen, deshiroj te bej, me pak fjale, prezantimin ne kete pervjetor.

Para pese vjetesh, tre ftejote-tiranas, bij te Fterres sone, Muzaferi, Agroni e Gurua, nxorren numurin e pare te gazetes "Fterra jone". Ndonje shfaqi dhe pak habi qe doli nje gazete per nje fshat. Por tashme praktika, jo vetem qe e afirmoi, por te gjithe fterjote, ne Fterre, Sarande, Vlore, Tirane, Durres e deri ata qe jetojne ne Evrope e Amerike, e duan dhe e kerkojne. Dhe tani botimi i kesaj gazete, per ne, eshte kthyer ne nje nevoje shpirterore e intelektuale, madje duan ta lexojne dhe miq e shoke te fterjoteve.

Prandaj, ne emer te gjithe fterjoteve, deshiroj te shpreh falenderimin dhe mirenjohjen per autoret e kesaj gazete, te cilet, me pune vullnetare arrijne te botojne e te na japin kete gazete periodike me histori dhe kulture te Fterres e te fterjoteve, duke na falur kenaqesi intelektuale e shpirterore per vendlindjen tone e per fterjotet tane.

Botimi i kesaj gazete meriton perkrahjen e fterjoteve kudo qe jane, sepse te gjithe jane te interesuar te lexojne diēka per historine, arsimin, kulturen, per traditat e Fterres dhe per jeten dhe punen e bijve te saj. Ne na vjen mire qe botimi i kesaj gazete eshte pritur mire dhe nga te gjithe dashamiresit tane, te cilet na kane shprehur vleresim pozitiv per gazeten "Fterra jone".

Kjo gazete del ne Tirane dhe shkon kudo ku jane fterjortet ne Fterre, Sarande, Vlore, Durres gjer per fterjote-shkodrane apo dhe per fterjote ne Greqi e Itali, ne Belgjike , SHBA dhe Kanada. Madje ne saje te Agronit, kjo gazete eshte futur dhe ne Internet, ku u eshte dhene mundesia bijve tane,qe ta lexojne atje ku jetojne e punojne.

Deshira e te gjithe ne fterjoteve eshte qe kjo gazete te vazhdoje misionin e nisur para pese vjetesh. Prandaj i urojme dhe shume pervjetore te tjere, si nje pasuri e ēmuar historike e kulturore, si nje faktor I rendesishem afrimi e vellazerimi, per te gjithe brezat, per te qene te lidhur perhere me Fterren, me vendin e te pareve tane dhe me njeri-tjetrin ne fterjote kudo ku jemi.

Edhe njehere ju falenderoj me mirenjohje per pjesemarrjen tuaj ne kete gezim tonin

Falenderoj veēanerisht miqte tane: Deputetin Sabit Broka, Kryetarin e SHISH Fatos Klosi, Drejtorin e Pėrgjithshėm tė RTSH Z. Edi Maze, Zv. Kryetarin e Shoqatės "Labėria" dhe President i Shtėpisė Botuese "Toena" Z. Fatmir Toēi, kryetarin e shoqatės "Labėria" pėr Tiranėn Z. Servet Tartari, juristin e mirėnjohur Paskal Haxhi, pėrfaqėsuesit e gazetavė "Kuēi i Labėrisė" Sheme Shega dhe i gazetės "Golėmi" Avdulla Kėnaēi, kryetarin i komunės sė Lukovės Ferdinand Dhrami, pėr nderin qė na bėjnė me pjesėmarrjen e tyre.

Ju faleminderit,

Nr- 28 - maj, 2002

ftoci.jpg
Fatmir Toci

FTERRA DHE KUĒI KANE QENE GJITHMONE

NJE SHTEPI ME DY ZJARRE

- Nga pėrshėndetja e z. Fatmir Toēi, zv.Kryetar i shoqatės "Labėria" dhe

- president i Shtepisė Botuese "Toena"-

 

Fshatrat tona janė nė krah njėri-tjetrit. Si nė tė kaluarėn edhe tashti, kemi ndarė gėzime e hidhėrime. Fterra dhe Kuēi kanė qėnė gjithmonė si njė shtėpi me dy zjarre, ku kemi dhėnė e kemi marrė dituri e trimėri: ku kemi mbėshtetur njėri-tjetrin; ku kemi qarė hallet nė gėzime e hidhėrime.

Ne kuēiotėt kemi njė privilegj se me Fterrėn lidhemi me Bregdetin dhe mė gjėrė.

Sot nė kėtė pėrvjetor tė gazetės tuaj dhe tonin, kujtojmė mėndjet e mprehta tė fteriotėve. Kjo na frymėzon tė gjithve.

Privilegjy ynė ėshtė afrimi me detin. Pozicioni i Fterrės ėshtė i tillė qė mahnit ēdo vizitor.

Nė festa e urime, siē ėshtė tradita jonė, vijnė edhe me peshqeshe. Dhe unė e kam njė tė tille. Pėr dy numra gazeta juaj edhe me dyfishin e tirazhit, po qe nevoja, do te sponsorizohet nga Shtėpia Botuese "Toena".

Nr- 28 - maj, 2002

ferddhrami6.jpg
Ferdinand Dhrami - kryetari i komunes Lukove

FTERRA MERITON ME SHUME

- Nga pėrshėndetja e kryetarit tė komunės Lukovė

z. Ferdinand Dhrami -

Fterra dhe Ēorrajt janė edhe me Kurveleshin, ėdhe me Bregdestin. Rruga ėshtė ajo qė do tė gjallėrojė jo vetėm Fterrėn, por tė gjithė Krahinėn.

Unė si kryetar i komunės sė Lukovės, qė njoh tė gjithė shtėpitė e sokakėt e Fterrės, do tė bėj ēėshtė e mundur pėr kėtė fshat, sepse ai meriton mė shumė nga ēėshtė bėrė deri mė sot.

Sot nė pesėvjetorin e gazetės "Fterra jonė" , ne shikojmė tė shkruar nė tė esencėn e mendjes intelektuale tė fteriotėve. Ajo frymėzon gjithė fshatrat e Kurveleshit dhe tė gjithė Shqipėrisė. Ajo na frymėzon tė gjithėve edhe neve dhe gjithė krahinėn.

Mėndja jonė tashti punon pėr rregullimin e rrugės sė Fterrės, sepse ajo do ti japė mė shumė gjallėri jo vetėm kėtoj fshati, por edhe gjithė krahinės.

Nr- 28 - maj, 2002

bardhyl.jpg
Bardhyl Xhama

GAZETA JONE - NJE LIBER I HAPUR

- Nga Bostoni SHBA, Bardhyl Xhama na uron -

I urojme gazetes "Fterra jone" gezuar pesevjetorin! Nga vjetet, ajo mund te duket si nje femije qe sapo ka mesuar te flase,ndersa nga pjekuria ka arritur moshen e nje te riu te mencur, qe do te shtyje perpara dhjetevjecare te tjere.

Jemi deshmitare sesi 5 vjet me pare, ne maj te vitit 1997, na gezoi numrin e pare i gazetes "Fterra jone". Jemi deshmitare tani, 5 vjet me vone, per vleren e vecante qe pati kjo gazete ne bashkimin e fterjoteve dhe ne vellazerimin me tej te tyre, ne perhapjen e diturise ne fushen e historise e te kultures, te tradites e te edukimit, te punes e te jetes, ne forcimin e dashurise per vendlindjen , per Fterrėn tone te bukur e te dashur.

Nuk ka asnje dyshim se kjo gazete do te mbetet si nje liber i hapur me flete te arta, qe do te deshmoje ne breza historine e fshatit tone te vogel e te ditur, krenarine per te kaluaren e te sotmen dhe besimin se "dite me te mira pasketaj vijne".

Urime botuesve tė gazetes, te cilet, pa asnje shperblim, vullnetarisht e te ndergjegjshem, arriten ta mbajne me dinjitet per pese vjet me radhe. Urime sponsorizuesve bujare! Urime bashkepunetoreve dhe shperndaresve te gazetes, te gjithe atyre qe kane ndihmuar sado pak ne mbarevajtjen e saj!

Edhe pse jam shume larg prej bashkefshatareve, ne Malden, prane Bostonit, ne SHBA, zemra eshte aty midis jush, ne festen e bukur te 5-vjetorit te gazetes, prane miqve te mi te dashur, midis shokeve ne Kuvendin e Fterres, midis gjithe atyre qe na nderojne ne festen gazmore e kuptimplote te 5 - vjetorit te gazete "Fterra jonė" .

Po ngre nje dolli me Raki Fterre per te gjithe ju e nje gote te vecante po e pi me fund per Muzaferin, Agronin e Guron, nismetaret dritedhenes qe na sollen ne kete feste te bukur!

Gezuar!

Nr- 28 - maj, 2002

ismetguro.jpg
Dilaver Shkurti, Ismet Elezi dhe Guro Zeneli

SHPREHJE E VLERAVE INTELEKTUALE

TĖ KOMUNITETIT FTERIOT

 

Ne editorialin e numurit te pare, u cilesua si gazeteza "Fterra jone, sepse, ne thelbin e vet, e tille ishte dhe e tille mbetet. Mirpo opinioni fterjot e pati me lehte ta therrase Gazeta "Fterra jone". Dhe te gjithe iu bindem ketij opinioni.

Gazeta jone, eshte periodike, historike, kulturore dhe fterjote.

Eshte periodike, se del here pas here, por si rregull nje here ne dy muaj. Eshte historike, se ka objekt te pasqyroje vlerat historike te Fterres ne shekuj dhe te vete fterjoteve me te shquar ne kete histori. Vlera historike e saj eshte e madhe dhe per te ardhmen, mbasi sa me shume kohe te kaloje, aqe me shume vlera merr, jo vetem gazeta, por dhe artikuj te veēante te saj. Mendoni sikur sot te gjenim nje dokument per Fterren tone perpara "Defterit turk" te vitit 1431, se sa vlere do te kishte, kur, vetem mbi bazen e ketij dokumenti, ne festuam perpara pak vjetesh 570 vjetorin e Fterres sone, me pjesemarrjen e 800 fterjoteve te ardhur qe nga Amerika, feste e cila nxiti e frymezoi dhe grupin folklorik te Fterres, me tradita qe ne vitet'50-te, duke krijuar jo pak tekste kengesh polifonike e tekste per valle burrash e valle grash e deri poezi e studime modeste.

Eshte kulturore, se na jep arsimin e kulturen e Fterres dhe veprimtarine e shquar te fterjoteve, kudo ku kane punuar e jetuar; qe nga i menēuri Lazo Kofina i pare, qe "nuk deshi lule e sqima", por mendoi e luftoi si kwshilltar kryesor. prane Gjolekes me idene: "as per mua as per tine, po per gjithe Shqiperine", qe nga Isa Hizmo, qe ishte dekan i fakultetit teologji-drejtesi ne Universitetin e Stambollit, kur ishte rektor Hasan Tahsini, dhe deri me sot, tek profesori i shquar i drejtesise shqiptare, Ismet Elezi yne.

Eshte fterjote, se merret dhe shkruan me logjike paqesore e progresive, me pastertine dhe miresine fterjote, se shkruan per te gjithe fterjotet e diturise e te trimerise, qe nga trimeresha Mene Zhupa me 1913-14, e cila me pushken e saj, siē shkroi nje gazete e kohes, turperoi dhe burrat ne krahine, e deri tek Hiqmet Dusha, komisari e mesuesi me vlere i Fterres dhe i te reneve te Atdheut dhe gjer tek njerezit e mire e modeste te Fterres.

Po cili eshte principi i kesaj gazete? Ne faqet e saj jepen ato qe jane me te qenesishme e me themelore, te Fterres dhe te fterjoteve, shkruhet ajo qe eshte e mire per te gjithe, apo per shumicen fterjote. Ndaj, nė te gjithe shkrimet tona pershkruhet "fytyra" e paster e Fterres dhe fterjoteve. Ndersa anet negative, ose thumbohen me rromuze e vjersha, si fenomene apo dukuri, pa u marre me persona konkrete, ose ndiqet politike e harreses dhe e ēvleresimit. Gjithashtu ne faqet e kesaj gazete nuk jemi marre asnjehere me politike a pozicione politike dhe nuk kemi botuar asnje artikull politik ne keto 5 vjet..

Veprojme keshtu dhe per faktin se tek Fterra dhe tek shpirti i fterjoteve sundon e mira, sundon miresia. Ketu kemi parasysh dhe menēurine, qe na keshillon, se "kush kerkon njerez pa te meta, mbetet pa njerez". Ndaj, ne, tek njeri-tjetri, por dhe ne pergjithesi tek njeriu, shikojme ato qe na bashkojne dhe jo ato qe na ndajne, gje qe shprehet dhe ne menēurine karakteristike te Fterrres qe thote: "Lumi na bashkon e nuk na ndan; mali na lidh e nuk na zgjidh; qafa, e malit apo e kodres, na afron e nuk na largon as me fqinjet". Gjithashtu njeriu normal, perpara te tjereve, prezantohet me fytyren e paster dhe jo ndryshe.

Ne kete kendveshtrim po permend numurin 4 te gazetes sone, artikullin: Si i kapercejne fterjote veshtiresite?, ku jepet kjo pergjigje: tradita fterjote flet se veshtiresite ne Fterre e midis fterjoteve jane zgjidhe: me fjale te menēur e jo me plumb te hidhur, me arsye e jo me inat, me falje e jo me hakmarrje, (e cila nuk eshte njohur ndonjehere ne historine e Fterres ), me dashuri e jo me urrejtje, me miresi e jo me ligesi, me pune te ndershme e jo me hile te turpshme.

Ne gazeten "Fterra jone", historia dhe kultura, eshte dhene nepermjet gati te gjitha llojeve e gjinive te shkrimeve

Keshtu ne faqet e kesaj gazete gjen editorialin dhe artikullin, analizen e reportazhin, intervisten, portretin e skicen, poezine e vjershen, humorin krakteristik,pa te keq, menēurine popullore, diturine intelektuale, krijimtarine, njoftime e informacione te ndryshme, deri per vepra e botime te fterjoteve, e gjer meditime e nekrologji.

Gjykojme se keto gjini shkrimesh eshte mire te rriten dhe ne numur dhe ne cilesi. Sikur secili nga fterjote, qe jane me tituj e grada shkencore, apo qe jane specialiste te fushave te ndryshme, te shkruaj nje here apo dy here ne vit, nje apo dy artikuj, per probleme qe lidhen direkt ose indirekt me Fterren e fterjotet tane, gazeta do te mirrte me shume vlera profesionale, vlera diturie e qytetarie.

Gazeta eshte mbajtur dhe mbahet ne radhe te pare nga pak biznesmene fterjote, por dhe nga grupe individesh, siē e bene para pak kohesh, kryesisht nje grup pensionistesh fterjote nga Saranda, qe kane marre persiper te sponsorizoojne dy numura ne vit, apo siē kanė bere dhe botuesit e saj. Por, njeherazi eshte mbajtur e mbahet dhe nga bashkepunimet apo shkrimet e materialet qe kane derguar e dergojne jo pak fterjote, gjithashtu pa asnje shperblim. Falenderojme te gjithe ata qe kane kontribuar ne daljen e kesaj gazete, qofte dhe me nxitjen e deshiren e tyre, per ta mbajtur rregullisht kete gazete, sepse kjo eshte nje kerkese kembengulese e fterjoteve, kudo qe jane. Dhe kete kerkese shpirterore e kane, sepse dine dhe ta shijojne, por dhe ta ēmojne gazeten.

Prandaj, me gjithe se nuk jep asnje lloj fitimi financiar dhe askush nuk perfiton ndonje leke prej saj dhe pavaresisht se sponsorizimi i bere eshte me pak se gjysma e kostos dhe jepet me nje ēmim fare simbolik, ajo vazhdon te dale, duke perdore edhe pune vullnetare, deri sa e ēojme ne shtypshkronje. Dhe kjo behet mbi parimin e vullnetarizmit, qe ka qene e eshte universal se e ka prodhuar nevoja e jetes dhe jo siē duan ta shpjegojne te mangetit ne kulture

Por vlera e kesaj gazeteze, nuk eshte as tek sasia e sponsorizimit, as tek angazhimi dhe koha fizike e mendore qe harxhohet per daljen e saj, por tek fakti qe, ne keto pese vjet, ne tete faqet e saj, ne 27 numura, ne mbi 500 shkrime te gjinive te ndryshme, jane pasqyruar nje pjese e mire e historise se pasur te ketij fshati dhe nje pjese e kultures se ēmuar te Fterres sone dhe te fterjoteve, megjithese perbejme nje komunitet te vogel me mbi 450 familje, me mbi 2.000 banore, nente te dhjetat e te cileve banojne e jetojne jashte Fterres dhe vetem me pak se nje e dhjeta, vazhdojne te jetojne ne vendlindjen tone.

Kjo gazete ka nje vlere dhe per vete ne, qe merremi me pergatitjen dhe botimin e saj. Jo vetem se shpesh gjejme kenaqesine tone shpirterore, por edhe sepse na ka nxitur dhe detyruar te angazhojme mendimin dhe vullnetin tone per te krijuar e per te shkruar per Fterren e fterjote, duke na bere te njohim me mire dhe historine e kulturen e vendlindjes sone, sepse jo pak here njihnim me mire veprimtarine e te huajve dhe historine e Botes se sa te Fterres e te ftejtoteve tane, apo lidhjet me Kurveleshin e me Bregdetin tone.

Vlera e saj eshte e madhe ne radhe te pare per lexuesin, te cilin e ka njohur me mire me nje pjese te veprimtarise se bijve me te shquar te Fterres sone, te profesoreve e te mesuesve fterjote, te krijuesve, te specialisteve me emer, ne fusha te ndryshme te jetes. Jane njohur dhe figura te shquara te mendjes e te trimerise, te rene ne luftra per liri e pavaresi, qe nga koha e Tanzimatit, nga 1878-ta, 1912-ta, 1913-14-ta, 1920, dhe 1940-ta. Ne vemendjen e gazetes kane qene dhe jo pak fterjote te tjere, deri dhe femije, nxenes e studente te dalluar ne mesime e ne studime, dhe virtytet e jo pak njerezve te thjeshte e te mire fterjote.

Ne faqet e kesaj gazete lexuesi yne ka mesuar per gjurmet e hereshme te banimit ne treven e Fterres, dhe per deshiren e hereshme te fterjoteve per arsim e kulture. Megjithese nuk kemi ndonje dokument te shkruar, por kujtesa e te pareve tane na ka lene goje me goje, se ne Fterre ka funksionuar mejtepi-xhami, qe kur eshte perfunduar myslimanizmi i fshatrave, dhe nė ntreven, deri ne Fterre, rreth gjysmes se dyte te shekullit 17-te, rreth viteve 1650-1680 Mejtepi, bashke me fene myslimane, perhapi dhe gjuhen turke, e cila u be dhe premise per te mesuar e punuar ne Stamboll e Izmir per kadi e per hoxhe, qe lindi dhe proverbin, i cili ka arritur deri ne ditet tona: 80 shtepi-100 hoxhe. Ishte periudha, kur gati shumica e fterjoteve mesonin permendesh sherjatin dhe te falat. Keshtu feja, krahas anes sunduese, u be dhe faktor i dijes dhe kultures, faktor paqeje e miresie.

Eshte e dukshme deshira per dije e kulture ne vitet e Rilindjes e ne fillim te shekullit 20-te, kur hoxha, mesuesi, Hasan Hizmo solli per here te pare, me 1905, abetaren e pare ne Fterre. Eshte kuptimplot fakti, qe vajzat fterjote kane shkuar ne shkolle bashke me djemte qe ne vitin shkollor 1926-27. Kuptimplote eshte dhe fragmenti ne vargje i viteve '20-te, qe ka ngele goje me goje, per avokatin dhe komandantin: O Xhafer Shehu me nam,/ Me fterjotė ne nje sufran,/ Me mendje si evropian, / Kerkon liri per vatan, fragmnet qe na sjell tek vargjet e kenges se grupit himarojt, me tekst te Lefter Ēipes para tre vjetesh:Fterra kasabaja labe,/ fjaleholla,argjendare,/ shpirt e zemer shqiptare,/ ne ēdo ane evropiane.

Lexuesi yne ne faqet e kesaj gazete ka mesuar se Fterra jone ne vitet 20-40 kishte 19 fterjote me shkolle te mesme, 9 prej te cileve me normalen e Elbasanit, veē nje numur i kufizuar qe kane shkuar per studime jashte, ne Itali, Austri, Gjermani. apo gjetke. Gjithashtu nga faqet e gazetes eshte mesuar se ne 60 vjetet e fundit te shekullit 20-te nga Fterra dolen 250 fterjote me arsim te larte, 350 me arsim te mesem, u bene 10 profesore, dy Mesues te popullit, dhe mbi 50 fterjote me tituj e grada te ndryshme shkencore dhe rreth 100 mesues, si dhe specialiste te shquar, me shume juriste, mjeke, inxhiniere, por dhe poete, shkrimtare, gazetare, artiste, ekonomiste, agronome e veterinere dhe ushtarake te larte, e te tjere.

Njeherazi lexuesi i gazetes sone ka mesuar edhe shperndarjen e fterjoteve se ku kane vajtur e ku kane qendruar, se ne Fterre ne vitet '40-te kishte 116 familje aktive, ndersa aktualisht kemi ende 51 familje, me 149 banore,shumica e te cilave jane te moshes se trete. Ne Sarande kemi 80 familje, ne Tirane 170, ne Vlore rreth 30, ne Durres 10, ne Greqi 80 familje me 200 fterjote, e te tjere me pak ne Fier, Elbasan, Shkoder e deri ne Amerike dhe Kanada, ku kemi jo pak, por qe ende nuk e dime te sakte. Por ama, kjo pasuri te dhenash e vlerash, qe ka Fterra dhe fterjotet, vetem sa eshte gervishur nga kjo gazete.

Vlere e veēante e kesaj gazete eshte dhe fakti, qe, gazeta "Fterra jone", na ka njohur, na ka afruar, na ka lidhur e forcuar me shume me njeri-tjetrin, duke forcuar bashkimin dhe vellazerimin, ne gjurmet e tradites se mirenjohur fterjote.

Prandaj, eshte ne dobi te gjithe fterjoteve qe ta permiresojme bashkepunimin me gazeten, ne dobi te rritjes cilesore te kesaj gazete me tirazh te vogel, por te mjaftueshme per komunitetin tone fterjot.

Per sa u shtjelluan, mund te arrijme ne perfundimin se Gazeta "Fterra jone" eshte shprehje e vlerave intelektuale te komunitetit fterjot.

Guro ZENELI.

Nr- 28 - maj, 2002

jakupi.jpg
Prof.Dr. Jakup Mato

NJĖ "ENCIKLOPEDI" E VOGĖL E FTERRES

Ndihmesa e gazetės "Fterra jonė" pėr tė hedhur dritė mbi traditat kulturore tė fshatit ėshtė e madhe. Nė njė kėndvėshtrim kjo gazetė i ngjan njė "enciklopedie" modeste e tė vogėl, pėr njė fshat tė vogėl, por me njerėz tė mirė, tė kulturuar e tė mėnēur qė su doli kurrė emri pėr keq. Gazeta ka shembuj tė shumtė pėr tė pohuar kėto cilėsi.

Botuesit e gazetės, qė meritojnė falėnderime, kanė edhe njė meritė tjetėr. Me njerės tė kulturuar tė fshatit ata me tė drejtė nuk kuptuan vetėm profesorė me emėr, xi Ismet Elezi, Muzafer Korkuti, Besim Elezi, Hamlet Bezhani, Sezai Braho, etj, apo intelektualė tė njohur, si juristėt: Isa Hizmo si dekan i Universitetit tė Stambollit, Nafiz Bezhani e Isuf Haxhiu, tė tjerė tė njohur si specialistė e pėr virtyte si Safet Memi, Refik Bezhani e Dilaver Shkurti diplomati qė pėrfaqėsoi vendin nė tre kontinente, gjeologė tė palodhur si Vehap Bezhani e Rexho Kurupi, ekonomistė si Agron Xhama e Idriz Mita, specialistė e gazetarė si Guro Zeneli, mjekė tė shumtė si Luan Dusha, Hamza Memi, Edip Bezhani, Maks Memi, etj. Me njerėz tė kulturuar ata nuk kuptuan as vetėm sshkrimtarėt e artistėt Sheri Mita, Ilir Bezhani, Xhemal Mato, Bardhyl Xhama, apo Vullnet, Agim e Sulejman Mato. Me shumė tė drejtė botuesit pėrkujtuan trimat e fshatit, qė nga lashtėsia e deri tek deshmorėt e Luftės, si Hiqmet Dusha, Osman Memi, Azem Ēeli, Shaqo Mita e vėllezėrir Turhan e Fuat Mato. Nuk desha tė bėj listėn e njerėzve me shkollė tė fshatit, por vetėm tė theksoj se botuesit patėn meritėn tė vlerėsojnė nė tėrėsi bashkėfshatarėt, pėr ato vlera e virtyte qė patėn. Prandaj nderuan edhe Tahsin Elezin, Ismail Bezhanin, njerėzit e thjeshtė si Azis Mehmeti, Ēallon e Brinje, Sulo Hizmon, Razie Dushėn, tė njohur pėr mėnēuri e pėrvojė jetėsore, qė kanė njė emėr tė nderuar. Nė gazetė u nderuan mėsuesit dhe hoxhėt e shumtė fteriotė, qė smund tė numrohen, deri edhe studentėt e sotėm qė na nderojnė nė universitetet e botės si Ardita Mita, Blerina Shkurti, Marsela Maēi, etj.

Dhe kjo ėshtė njė meritė jo e vogėl e botuesve, se kulturėn e fshatit e pėrbėjnė tė gjithė bashkėfshatarėt, kush me shkollė, kush me virtyte e trimėri, kush me pėrvojė e mėnēuri, ashtu si lumi mbushet me rrėketė e burimet e shumta. Kulturėn e formojnė tė gjithė bashkėfshatarėt qė punojnė mirė dhe me nder nė profesionin e tyre. Shėnjė kulture ėshtė edhe ajo, qė as dje as sot nuk kemi dėgjuar tė tregohet si i keq ndonjė bashkėfshatar. Nė kėtė mėnyrė gazeta hapi rrugėn tė kujtojmė edhe shumė bashkėfshatarė tė tjerė nė tė ardhmen. Kemi kėtu Liri Fterrėn (Lubonja), gazetare e njohur, qė bashkė me tė vėllanė, Fiqretin mbajtėn me nder mbiemrin "Fterra" dhe nė mendje mė vijnė shumė bashkėfshatarė tė tjerė, qė presin tu shprehim nderimin tonė, se formimin tonė ua kushtojmė tė gjithė brezave.

Nė gazetė, si pjesė e kulturės tradicionale, janė botuar emrat e vendeve (toponomastika), duke na kujtuar me kėtė, jo vetėm fshatin, por edhe lashtėsinė e Fterrės dhe marrėdhėniet e saj me kultura tė popujve tė qytetėruar.. Tė ēuditshėm duken emra rtė tillė si Galile, qė ndofta lidhet me kulturėn parakristiane dhe tė kujton vende tė evrenjve, tė tjera si Skomora, qė haset edhe nė vende tė tjera tė Evropės lindore dhe qė e shpjegojnė me emrin qė marrin grupet e gaztorėve shetitės tė mesjetės. Veē emrave tė shumtė dhe interesantė qė shpjegohen me shqipen, tė tjera toponime si Fonicė, Trohoi, Langadhė, madje dhe vet emri Fterrė, qė hasen edhe nė vende tė tjera tė Ballkanit, dėshmojnė pėr bashkėveprime kulturash dhe qytetėrim tė lashtė tė fshatit, i cili pėrmendet nė dokumenta rreth 600 vjet mė parė. Fshat me lidhje tė shumta me botėn ka qėnė Fterra, se bijtė e saj studiuan nė Stamboll, Misir, Vjenė, Paris, Romė, Moskė, Amerikė e sa e sa vende tė tjera. Dhe nė kohėt e vona nė Fterrė jetuan pjesėtarė tė misionit anglez gjatė Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare , studiues austriakė, piktori i madhe grek Caruqis, i cili bėri disa piktura gjatė luftės dhe Fterrėn e kujtonte sa herė takonte shqiptarė, prandaj i kemi dertyrim njė tufė lule mbi varr.

Kultura e njė populli ndjehet dhe nė kėngėt, nė fjalėt e urta tė tij etj. Nė to gjen edhe kronikėn e ngjarjes, edhe bėmat e heronjve, atje kujton edhe shpirtin krijues. Dhe pėr tė zbuluar shpirtin krijues tė bashkėfshatarėve gazeta ka bėrė shumė. Ajo ka botuar kėngė tė vjershėtorėve qė bėnė emėr nė fshat si: Isuf Avreci,, brenga e kėngėve tė tij tė kurbetit ėshtė mallėngjyese edhe sot, ka botuar vjersha tė Shaqo Mitės, Ile Zenelit, Tahsin Elezit, Sheme Dhulit, deri edhe tė vjershėtorėve tė sotėm, si Teno Lona, Feksor Shkurti, Servet Dauti, etj. Kėngėt janė kronikė e kohės. Pėrmes tyre mėsojmė pėr gurgulenė trimėrore tė Lazo Kofinės mė 1848, qė spranoi sqima, por mblodhi lebėrit e zbriti deri nė Janinė. Interesant ėshtė se disa kėngė historike pėr trimat fteriotė, janė mbledhur nė Vuno, Gjirokastėr, Dukaj, etj. Nė kėngė ndjejmė jehonėn e kėngėve tė luftės e tė punės, gėzimin e jetės e tė dashurisė. Do tė pėrmend ndonjė varg nga kėngėt e botuara nė gazetė, pėr tė dėshmuar sa frymėzim e shpirt poetik kishin bashkėfshatarėt tanė. Shihni sa dhėmbje, menēuri e toleracė ka nė vargjet: "Kėta miq qė kemi sot/ ėshtė harram dhe miqasia/ por pa ta sbėjmė dot/ si ta bėjė perėndia". Mė ka pėlqyer qysh nė vegjėli, por edhe sot mė mahnit bukuria e vargjeve: "Bie pėr gjum e smė zė/ mė shfaqet njė ėndėrrė/ vjen njė xhinde femėrė/ bėj ta kap e dot se zė." Vėreni sa dhimbje, ndjenjė por edhe humor ka nė vargjet: "O shokė, medet, medet!/ u plaksh e kėmba mė mbet/ djalėrinė kush ma shet/ ta blej njėmijė e dyzet." Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė shumė kėngė popullore tė fshatit ( ndonėse kėngėt shtegtojnė si zogjtė), ėshtė se nė to do tė gjesh njė pėrhapje kohore e gjeografike tė ēuditshme: nė to flitet edhe pėr Stamboillin e Romėn, edhe pėr Janinėn e Misirin, edhe pėr Moskėn e Berlinin, gjė qė provon pėr pėrjetimin e ngjarjeve botėrore. Por nė kėngė gjen emrat e shumė e shumė ēukave, maleve e pllajave tė fshatit. Nė kėngėt e fshatit tonė mė ka pėlqyer gjithmonė humori i kėndshėm, i hollė, shpesh i mprehtė, qė dėshmon pėr mėnēuri dhe aftėsi kritike. Kėtė humor tė mėnēur e skalitii mendja e mprehtė dhe e gjallė e shumė bashkėfshatarėve, qė su pajtuan me veset e dobėsitė. Nė kėtė takim solemn qė tė mos mungojnė edhe tonet e gazit, po pėrmend disa vargje humoristike: "Ma bėnė shoqet, ma bėnė/ qė rraha burrinė prėmė/ briti nėna nė mėhallė/ mė la nusia pa djalė." Vėreni sa humor e ndjenjė autokritike vezullon nė kėta vargje lakonike e tė bukura. Ja dy vargje tė njė natyre serioze, ku me koncizitet mahnitės, karakterizohet dhe vlerėsohen virtytet e njė bashkėfshatari: "Rakip zemėr ēeliku/ tė vlerėson dhe armiku/ se kur flisje vije gurė/ drejtėsi pėr turq e kaurė." Nuk mund tė mos pėrmendim kėngėt "Moj e bardha si jeleni" dhe "Ējanė ata qė shkojnė zallit", qė u kėnduan nga valltarė me aftėsi tė rrallė, si Taro Gjoni, Bastri Dauti, Kadri Gjoni dhe qė lanė tradita tė mira nė grupin e sotėm tė valleve, qė nderoi fshatin disa herė nė Festivalin Foklorik tė Gjirokastrės.

Sadoqė gazeta ka shkruar mjaft, kemi ende shumė pėr tė bėrė pėr tė pasqyruar kėngėt, vallet, fjalėt e urta, zakonet e dasmave, tė morteve, ritet e lindjes, tė vitit tė ri dhe pėr ti nxjerrė nė dritė ato, duhet kujdesi i tė gjithve.

Jakup MATO

Nr- 28 - maj, 2002

shemeshega.jpg
Sheme Shega nga Kuci

FTERRA NE BALLE TE DITURISE

Fterra dallohet pėr peisazhin e bukur qė e rrethon, gjelbėrimin e pėrjetshėm te hilqeve, mareve, shqopeve, qė e mbulojnė dhe i japin nė tėrėsi njė bukuri qė natyrė e ka pikturuar me dashuri me penelin e saj.

Gazetėn e nxjerr nevoja pėr tė thėnė atė, qė tė tjerėt nuk e thonė, ose e thonė pėrgjysėm, e nxjerr nevoja pėr tė parė atė, qė tė tjerėt nuk e shikojnė, ose e shohin trubull, e nxjerr nevoja pėr tė dėgjuar atė, qė tė tjerėt nuk e dėgjojnė ose e degjojnė dobėt. Edhe gazetėn "Fterra jonė" kėto arsye e kanė shtyrė tė dalė para 5-vjetėsh. Nė kėtė periudhė tranzicioni dhe tė tejzgjatur qė ka shumė gjėra qė nuk thuhen, nuk shihen dhe nuk dėgjohen siē duhet. Gazeta "Fterra jonė" po kryen njė mision fisnik dhe shumė tė rėndėsishėm tė flasė pėr rrėnjėt, pėr trungun, pėr degėt dhe pėr fletėt e kėtij lisi tė madh qė quhet Fterrė. Tė futet nė histori qė tė flasė pėr trimat, pėr patriotėt dhe pėr popullin e Fterrės, tė tregojė pėr partizanėt e pavdekshėm, pėr tė gjithė ata qė luftuan, punuan dhe nderuan jo vetėm fshatin, dhe por Shqipėrinė, qė tė ishte e lirė, e begatė dhe vėrtetėsisht demokratike. Gjithmonė tė mos harrojmė rrėnjėt e mėdha, ato tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Nė vatrat e fteriotėvė u ulėn kėmbėkryq si nė shtėpinė e tyre partizanėt. Fterra ka 6 dėshmorė. Nėnat dhe gratė fteriote ndihmuan shumė luftėtarė tė lirisė.

Nė ēdo kohė fteriotėve nuk u ėshtė dridhur qerpiku. Pėr lirinė nuk e kursyen gjakun e tyre. Mbi gjakun e dėshmorėve ngrihet e mbijeton atdheu. Nė ēdo kohė fteriotėve u ėshtė dėgjuar zėri.

Ata kur e kane hedhur dorėn te parmėnda e kanė bėrė atė tė punojė, kur kanė hedhur dorėn te pushka, e kanė bėrė tė kėndojė. Historia e ka radhitur Fterrėn nė ballė me fshatrat e tjera tė Kurveleshit.

Nė kėto tė pesė vjet gazeta "Fterra jonė" ka mbledhur nektarin e fteriotėve atje ku jetojnė e punojnė. Nektar e ka bėrė "mjaltė", tė cilin fteriotėt dhe dashamirėsit e Fterrės e presin si njė kumt pėr tu informuar dhe pėr tu shmallur me fshatin dhe me njerėzit e tij tė dashur.

Fterra ka intelektualė tė niveleve kombėtare e ndėrkombėtare, si prof.dr Ismet Elezi, njė nga jurisprudentėt mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė, Besim Elezi, Nafiz Bezhani, Muzafer Korkuti, Jakup Mato, si dhe shumė intelektualė tė shquar si Hulusi Hizmo, Rexho Kurupi, Luan Dusha, Guro Zeneli, Agron Xhama, Dilaver Shkurti, etj, ushtarakė tė lartė e tė nderuar si Vexhi Gjoni, Halit Zhupa, Sklėnder Dusha, etj.

Unė jam nga Kuēi. Me Fterrėn jemi njė derė. Me fshatrat e tjera komshi.

I ruoj gazetės "Fterra jonė" dhe pjėsėmarrėsve nė kėtė takim jetė tė gjatė, mendje tė kthjellėt dhe shėndet tė mirė.

Sheme SHEGA

Nr- 28 - maj, 2002

gezimdusha2.jpg
Gezim Dusha

URIME DHE MBESHTETJE NGA SARANDA

Nė emėr te fteriotėve tė Sarandės, Gėzim Dusha pėrshėndet

Nė emėr tė gjithė fteriotėve tė Sarandės i urojmė gazetės sonė tė dashur "Fterra jonė" e cila mbush 5-vjet, qė pėr njė gazetė sjanė as shumė, por as pak. Gazeta na ka afruar mė shumė me njėri-tjetrin, duke na bėrė mė tė njohur historinė e fshatit tonė, tė njerėzve tė saj.

Nėpėrmjet faqeve tė gazetės ne jemi njohur me pėrpjekjet e bashkėfshtarėve tanė nė shekuj pėr tė jetuar e punuar, pėr arsim e kulturė, pėr dije e shkencė. Jemi njohur me punėn plot pasion, nė ditėt tona, tė profesorėve tanė tė nderuar Ismet Elezi, Besim Elezi, Muzafer Korkuti, Jakup Mato, Sezai Braho, Hamlet Bezhani. Etj. Tė cilėt na kanė rritur krenarinė .

Nėpėrmjet gazetės ne kemi shkėmbyer urimet e ngushėllimet tona nė gazime e hidhėrime. Jemi njohur edhe me emrat e bashkėfshatarėve tanė qė sot po shquhen nė fusha tė ndryshme tė jetės si nė arsim e kulturė, drejtėsi e mjekėsi, nė histori, arkeologji, bisnes, etj.

Ne fteriotėt e Sarandės edhe nėn shėmbullin e komunitetit tė fteriotėve tė Tiranės, mblidhemi vazhdimisht, kuvėndojmė e shkėmbejmė mendime, i gjėndemi njėri-tjetrit nė gėzime e hidhėrime, pėrmendim edhe punėn e mirė qė bėhet me fėmijėt tanė pėr tė edukuar tek ata dashurinė pėr vendlindjen e pėr njerėzit, pėr tė qėnė gjithmonė tė nderuar nė punė e shoqėri. Ėshtė pozitiv fakti qė marrim pjesė nė mėnyrė masive nė gėzimet e veēanėrisht nė hidhėrimet qė ndodhin nė fshat. Kjo falė edhe faktit qė jemi mė afėr Fterrės

E kuptojmė dhe e ndjejmė qė jetėgjatėsia e njė gazete kėrkon edhe mbėshtetjen e tė gjithėve me artikuj e tė dhėna tė ndryshme, por edhe me anėn financiare qė ne nė Sarandė jemi angazhuar pėr tė qėnė mė afėr saj dhe me artikuj, por edhe financiarisht, duke sponsorizuar dy numra nė vit pa patur parasysh kėtu angazhimin e veēantė tė bisnesmenėve fteriotė qė janė nė Sarandė.

Nga Saranda nė kėtė 5-vjetor pėrshėndesim punėn mjaft tė lavdėrueshme tė ekipit botues tė gazetės tonė tė dashur.

Gėzuar dhe shumė pėrvjetorė tė tjerė..

Nr- 28 - maj, 2002

Enter supporting content here