ft22222222.gif

Nr. 9 - gusht 1998

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

saranda3.jpg

E NJOHIN, POR DHE DINĖ TĖ ĒMOJNĖ JETĖN

Me fteriotėt e Sarandės sė bukur.

Kush nga fteriotėt e brezit tė sotėm qė banon nė Tiranė nuk gėzohet kur shkon nė Fterrė, nė vendlindjen e vet apo kur takon fteriotėt e Sarandės? Tė qesh zemra kur bisedon me kėta njerėz, tė mirė e tė dashur, qė dinė tė pėrballojnė jetėn me punė e me dinjitet.

Fshati ynė ėshtė i vogėl. Atje tani kanė mbetur rreth 50 familje aktive. Tė tjerėt i ka "hedhur" koha nė qytete e nė vende tė tjera, se, megjithėse i do bijt e saj, pėrsėri nuk i mban dot. Veēanėrisht nė momente tė vėshtira kanė lėvizur mė shumė. Kėshtu nė periudhėn e Rilindjes jo pak fteriotė shkuan nė Stamboll pėr tu bėrė hoxhė e kadi. Isa Hizmua u bė dekan fakulteti. Kadiu i Korkute bėri emėr. Lėvizje masive u bė nė vitet 1913-14 kur gati tėrė Fterra, e imponuar nga lufta e andartėve grekė, u shpėrngul pėr nė Vlorė. Veē pasi mbaroi kjo luftė, shumica dėrmuese u kthyen nė Fterrėn e shkretuar pėr ta ndėrtuar pėrsėri jetėn. Edhe nė vitet 1920-40 jo pak djem nga Fterra pasi mbaruan shkollėn tregtare nė Vlorė, Normalen nė Elbasan, Medresenė nė Tiranė, e tė tjera, nuk u kthyen mė nė Fterrė. Tė tjerė u larguan nė zanate e profesione tė ndryshme. Ca pak, u bėnė dhe xhandarė. Ndonjė, si Jaho Mato, u bė dhe oficer i lartė.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore lėvizja e fteriotėve mori karakter masiv. Nga Fterra u larguan dhe me familje, kryesisht tė rinjtė, sidomos pėr nė Vlorė e Tiranė. Shumė shkuan nė detyra mėsuesie e nėpunėsie. Nė Tiranė, qė nė vitet 50-tė u formua ajo qė sot konsiderohet njė "Fterrė mė e madhe". Por tashmė njė Fterrė e madhe ėshtė formuar dhe nė Sarandė ku jetojnė mbi 80 familje. Nė vitin 1930 ishte vetėm Lame Xhama. Rreth 200 fteriotė ca me gjithė familje, e ca si individė, janė vendosur me punė kryesisht nė Athinė. Tė tjerė, por shumė mė pak janė vendosur ne Itali, deri nė SHBA, nė Kanada, Gjermani, apo gjetkė. Perspektiva, do tė rrinė atje apo do tė kthehen, nuk dihet. Sigurisht tė dy mundėsitė janė.

Sidoqoftė, fteriotėt, tė ēdo moshe e kudo qė janė, kanė njė gjė tė pėrbashkėt: punojnė e jetojnė me nder e dinjitet, duke ndėrtuar lidhje dhe me banorėt e atij vendi ku jetojnė, por edhe duke mbajtur lidhje me tė afėrmit dhe me Fterrėn.Kėta qė jetojnė nė Sarandė. Gati ēdo mbasdite takohen tek kafja e Kinoteatrit, nė qendėr tė Sarandės. Herė janė 4-5 e herė 10-15 fteriotė. Pinė kafe e bisedojnė me njeri-tjetrin duke qarė dhe hallet e fshatit. Gėzimi, psh, arrin tė interesohet edhe pėr njė top pėr fėmijėt e Fterrės nė Fterrė. Problemi ėshtė si tė ndihmojnė e tė lehtėsojnė ata qė kanė mė shumė halle.

Nė spitalin anglez, siē e quajnė ata, janė punėsuar edhe katėr fteriote: Hajrija, Menia, Leta e Beta. Mėrtir Gjoni ėshtė shef finance nė Rruga-Ura, Shuaipi - teknik, Zamir Brinja - punonjės bashkie pėr arsim-kulturėn, Almir Zeneli - revizor nė Bankėn e Kursimeve pėr Sarandėn, Delvinė e Gjirokastėr, Myrvetja - nė shtėpinė e kulturės, Lena e Tenos dhe Eduardi i Nexhos - nė degėn e Rendit, Fatmir Brinja agronom pėr mbrojtejn e bimėve nė rreth, Mynyri specialist nė komunėn e Bregdetit.

Tė tjerė i janė futur ekonomisė sė tregut. Agim Matua, poeti ynė ėshtė bėrė afarist i mirė nė Sarandė. Shėmbėll i mirė janė djemt e Nexhipit, me Dėfrimin, mė tė madhin, secili nė punėn e vet. Po kėshtu edhe djemtė e Avniut pėr tė cilėt dėgjon vetėm fjalė tė mira. Tė mira bėn me makinėn e vet dhe Ēajupi i Nurēes. Xhelil Mehmeti, me autobuzin e tij, u vihet nė dispozicion nė ēdo kohė fteriotėve. Edhe Arturi i Gėzimit kur shkon si teknik pėr frigoriferė e lavatriēe nė familjet fteriote nuk merr shpėrblimin qė i takon. Doktor Peti, shefi i shėrbimit spitalor nė Spitalin e Sarandės, u shėrben me aftėsi tė lartė profesionale jo vetėn fteriotėve, por ēdo pacienti sarandiot. Edhe Rina, me dyqanin e saj, u ka shėrbyer gjithėnjė me gėzim klientėve. Kėshtu edhe Gjonia nė kioskėn e saj. Kėshtu punon e shėrben ēdo fteriot nė Sarandė. Madje dhe nipėrit e Fterrės.

Model ėshtė djali i Yllkės nė Sarandė. Mėsuesi i mirė, Bakiu, edhe nė lokalin e tij shet, me pakicė e shumicė, tėrė edukatė e korrektesė. Sejmeni, kėrkon qė nėpėrmjet gazetės "Fterra jonė" , tė falėnderojė fteriotėt pėr ndihmėn ekonomikė qė i kanė dėrguar.

***

Nė kohėn e trazirave nė vitin e kaluar ishin mbledhur tri-katėr herė rreth 30-40 burra, qė diskutonin pėr tė mos u bėrė pre e ekstremizmit, por pėr tė ruajtur bashkimin e vėllazėrimin, jo vetėm me njeri-tjetrin,

por mė te gjithė banorėt e Sarandės, me minoritarė e ēamėr, me lebėr e bregdetas, me delvinjotė e gjirokastritė. Fjalėt mė tė mira na tha dhe Kryetari i Kėshillit tė Rrethit Thoma Papagjika pėr Fterrėn e gjithė fteriotėt e Sarandės.

Nė ato ditė tė vėshtira shkuan edhe nė Fterrė. U mblodhėn nė Ngurrės rreth 50 vetė, ku biseduan pėr tė ruajtur njeri-tjetrin dhe pėr tė mbajtur lidhje tė mira edhe me fshatrat pėr rreth Fterrės. Dhe vėrtet u ruajt tradita. Midis fteriotėve nuk ka absolutisht asnjė grindje shqetėsuese. Nuk kanė krijuar, por kanė mėnjanuar ēdo konflikt, dhe me piluriotėt e ēamrit, dhe me minoritarėt. Edhe me ata, mė tha Merqezi, kemi pėrzier gjakun. Janė bėrė jo pak krushqi. Kemi jo pak nipėr e mbesa dhe minoritarė e ēamėr. Fteriotėt nuk kanė komplekse. Mjafton tė jenė njerėz tė mirė. Mė shumė se 70 pėrqind e brezit tė sotėm jane martuar me bija e bij jo

nga Fterra.

***

Fteriotėt e kėtij qyteti kanė kėrkesa pėr tė jetuar jetėn sa mė mirė, sepse dhe e njohin, por dhe dinė ta ēmojnė atė. Jeta jepet pėr ta jetuar e pėr ta gėzuar, Ndaj ashtu si vėllezėr e si miq, si tė njeri-tjetrit shkuan dhe kėto ditė njė grup fteriotė tek Syri i Kaltėr. Kėshtu gati tė gjithė kishin shkuar dhe nė Butrint mė 1 Maj. Kėshtu shkuan dhe tė dielėn e kaluar nė Kakome me anije. Por edhe kur i zė fatkeqėsia, ata dinė ta pėrballojnė me dinjitet. E pamė kėtė edhe ne vdekjen e Osman Rukos, Fteriotėt qė nga Athina sollėn trupin e tij tė vdekur. Kėshtu kishin sjellur edhe trupun e djalit tė mirė tė Dullos, Kėshtu, tė lidhur e tė bashkuar janė edhe nė halle edhe nė gėzime fteriotėt, nė Sarandė e nė Fterrė. Kėshtu janė kudo. E mira do ruajtur, e liga do harruar. Mesazhi i Fterrės: gjithė kohėt ka pėrcjellė mirėsi.

Fterra ka tėrequr vemendjen e disa studiusėve tė huaj. Kanė ardhė nė fshatin tonė studiues tė gjuhės, tė folklorit, tė kėngės e tė valles. Kanė ardhė edhe pėr kėrkime nėntokėsore. Kanė ardhe dhe pėr ēėshtje tė tjera. Profesor Ismet Elezi, bir i ditur i kėtij fshati, nė veprėn e tij mbi tė drejtėn zakonore e citon shpesh traditėn e bukur tė Fterrės. Mirėsia fteriote mund tė jetė njė studim mė vete.

Por kėto ditė tė muajit korrik-gusht, me nxitjen e Prof. Ismetit, pėr tri javė kishin ardhur 10 studiues tė huaj, nėn drejtimin e Prof. Kaser nga Austria, qė ishin vendosur nė familjen e Samiut dhe tė Ferikut. Nė kėtė ekip janė studjues nga vende tė ndryshme: nga Neė-Jorku, nga Gjermania, nga Greqia, etj. Ata anketojnė tėrė familjet e fshatit, sipas njė programi tė paracaktuar shkencėrisht. Me profesorin austriak patėm fatin e biseduam gjatė. Edhe me studjuesen - gazetare nga Amerika, diskutuam gjatė. Me Stefaninė - gjermane e lamė bisedėn pėr ta vazhduar nė Tiranė. Me interes tė veēantė pėr ta ishte emigracioni dhe demografia. Na premtuan se studimin e tyre pasi ta pėrfundojnė do ta dėrgojnė nė Fterrė. Ne, botuesit e gazetės "Fterra jonė" i falėnderojmė, duke i ftuar qė studimin e tyre ta botojmė edhe nė faqet e kėsaj gazete.

                                                  Guro ZENELI

Nr. 9 - gusht, 1998

 

 
 

DOKUMENTI MĖ I HERSHĖM PĖR FTERRĖN

Regjistri i perandorisė osmane i vitit 835 (1431) qė mban titullin "SURET-I DEFTER - I SANCAK- I ARVANID" (Kopje e regjistrit tė sanxhakut tė shqipėrisė) botuar nė Ankara mė 1954 nga Halil Inalcik, pėrbėn burimin e parė dhe mė tė saktė tė numrit tė familjeve tė ēdo fshati qė do ti paguanin detyrimet ekonomike perandorisė osmane pėr vitin 835 (viti 1431 sipas kalendarit tonė) . Dokumenti mban titullin SURET-I DEFTER-I (kopje e defterit) Ēdo regjistėr bėhej me dy kopje (suret), njė defter mbahej nė qendėr tė sanxhakut dhe njė kopje dėrgohej nė Stamboll, nė qendėr tė perandorisė.

Fshati ynė bėnte pjesė nė nahijen e Sopotit (Kazaja e Gjirokastrės kishte 11 nahije) dhe nė regjistėr shėnohet Efterane. Gėrma E - ėshtė njė kriter qė buron nga vetė gjuha osmane e vendosur pėrpara emrit Fteranė. Kėshtu shkruhej dhe emri i heroit tonė kombėtar Iskender ( Skenderbeu).

Sipas dokumentit, pėr fshatin Efterane, iu dhanė tė sipėrpėrmendurit Hasili, si pjesė, 12 hane. Hane llogariteshin familjet me kryefamiljar (burrė,grua,fėmijė etj). Familjet me gra tė veja nuk hynin nė hane dhe paguanin taksa mė tė ulėta. Kishte dhe njė kategori tjetėr familjesh, tė cilat ishin nė gjendje edhe mė tė keqe ekonomike e si rrjedhojė nuk paguanin detyrime.

Duke bėrė intepretimin e kėtij dokumenti, rezulton se nė vitin 1431 nė fshatin tonė kishte 12 familje tė mėdha dhe disa familje tė tjera nė njė gjendje ekonomike mė tė dobėt. Pra, Fterra nė vitin 1431 kishte mė shumė se 12 familje.

Prof.Dr. Muzafer Korkuti

Nr. 9 - gusht, 1998

 
 

ĒELET SHKOLLA 8-VJEĒARE NĖ FTERRĖ

Sivjet, mė 1 shtator, mbushen plot 30 vjet qė kur ēeli dyert shkolla tetėvjeēare e Fterrės. Deri nė kėtė kohė fėmijėt e fshatit e vazhdonin shkollėn 8-vjeēare nė Ēorraj.

Fillimisht u hap klasa e pestė me 22 nxėnės, nga tė cilat 12 ishin vajza. Mėsimet kjo klasė i zhvilloi nė shtėpinė e Faro Shehes dhe si mėsuese punoi Difo Lona, e cila ishte e detyruar tė zhvillonte tė gjitha lėndėt. Klasat e tjera, e gjashta, e shtata dhe e teta vazhdonin mėsimet nė Ēorraj, nga varej dhe shkolla e re e Fterrės, qė ēeli vetėm klasėn e pestė.

Nė kėtė periudhė populli i Fterrės iu pėrvesh punės pėr ndėrtimin e shkollės sė re. Me punė vullnetare kanė kontribuar tė gjithė fteriotėt, por ėshtė shquar nė mėnyrė tė veēantė kryetari i kėshillit tė asaj kohe, i palodhuri Hamza Mehmeti. Ndihmesė tė veēantė ka dhėnė dhe Safet Memi qė nė atė kohė punonte mjek nė Borsh. Pėr sjelljen e materialeve tė ndėrtimit pėr shkollėn, si hekur, ēimento, dėrrasa, gėlqere etj. janė treguar tė papėrtuar, duke punuar jashtė orarit, shoferėt Avni Shkurti, Nexhip Dauti, Musa Maēi, Irfan Brinja etj.

Kėshtu qė fteriotėt, bashkė me ēeljen e klasės sė pestė, si bazė pėr tetėvjeēaren, filluan dhe ndėrtimin e shkollės se re njėherazi, qė e mbaruan nė vitin 1970, vit nė tė cilin u hapėn tė gjitha klasat e shkollės tetėvjeēare dhe nxėnėsit e Fterrės i vazhduan mėsimet qė nga viti 1970 nė fshatin e tyre.

Pėrgatiti Bardhyl Xhama

sipas tė dhėnave tė historikut tė arsimit tė fshatit

Nr. 9 - gusht, 1998

hiqmeshehu.jpg

FAMILJE MĖSUESISH TĖ NDERUAR

Na kujtohet hallė Farua, nėna e Hiqmet Shehut, qė ngarkohej me qeramidhe nė lumė tė Ēorre dhe i sillte nė Fterrė pėr tė fituar ndonjė lekė qė tė vazhdionte shkollėn Hiqmeti.Ajo ishte analfa-bete si shumė gra tė fshatit, dhe shumė e varfėr, por punėtore dhe me sedėr. Ajo donte qė i biri tė arsimohej si mjaft djem tė tjerė tė fshatit.

Hiqmeti, ose siē e thėrrisnim ne Shehu, pėr ta dalluar nga Hiqmet Dusha, me sakrifica tė mėdha mbaroi shkollėn normale nė Elbasan si edhe disa bashkėfshatarė tė tjerė si Hiqmet Dusha, Tare Braho, Rait Braho,Safet Kofina,Xhevdet Kofina,Lame Xhama.

Me mbarimin e shkollės sė mesme nė Elbasan e filloi karierėn si mėsues nė Kosovė, ku shėrbeu njė vit dhe u kthye me pėrshtypje tė mira, entuziast pėr tė vazhduar

detyrėn e edukatorit tė brezit tė ri, dhe pėr tė ndihmuar nėnėn qė jetonte vetėm nė fshat.

Shėrbeu pėr njė kohė tė gjatė larg familjes nė fshatrat e Tiranės dhe zonat e thella tė Skraparit, ku u njoh me mėsuese Hėnėn, me tė cilėn lidhi jetėn dhe krijoi familje tė lumtur. Kohėt e fundit u transferua nė qytetin e Vlorės dhe pėr njė kohė tė gjatė dha mėsim nė shkollat 8-vjeēare tė qytetit.Jepte lėndėn e gjuhės e tė letėrsisė shqipe, tė cilėn e zotėronte mire dhe ua transmetonte nxėnėsve me pasion.

Nxėnėsit e tij e kujtojnė me respekt si nje edukator tė urtė e shumė tė dururar, tė dashur e tė respektuar edhe nga prindėrit e tyre.

Rakip Korkuti

Nr. 9 - gusht, 1998

SI DESHĖN TĖ NA SHKRUANIN BALILA

Dy njerėz, qė nuk i njihnim, erdhėn nė shkollė qė tė shkruanin emrat e atyre qė do tė futeshin nė organizatėn e balilave dhe mbasi pyetėn se kush ishte dakord, asnjė nuk u pėrgjigj. Njeri nga ata qė shoqėronin kryeplakun shpjegoi:

- Ju qė do tė shkruheni pėr balila, do tė jini nga mė tė mirėt, do tju dėrgojmė nė shkolla nė Itali, familjes suaj do ti japim ndihma tė mėdha.

Asnjė nuk foli.

- Atėhere do tu shkru-ajmė vetė, thanė ata, dhe bėnė njė listė.

Kjo ndodhi kur nuk e kishim mėsues Hiqmetin atje. Tė nesėrmen mėsuesi erdhi i mėrzitur nė klasė. U ul nė karrike dhe pėr njė farė kohe qėndronte duke mbėshtetur brrylet nė tavolinė dhe duart nė kokė. Edhe ne u shqetėsuam.

- Zoti mėsues, i tha Aliu, neve na kanė shkruar pėr balilė dhe do tė vemi nė Itali, na thanė.

- Jemi shumė, tha Diviti.

- E di, tha mėsuesi, e mora vesh qė mbrėmė, e kam parasysh qė juve iu a kanė bėrė shesh me lule. Ata duan tiu pėrgatisin si fashistė, qė ju asnjėherė tė mos kujtoni se jeni shqiptarė ,

Familja e Hiqmetit njihet nė Vlorė si familje arsmitarėsh, se veēse ishte vetė, kishte mėsuese tė respektuar edhe tė shoqen Hėnėn dhe djalin Alfredin

Hiqmeti qė punoi gjithė jetėn me nder dhe sakrifikoi shėndetin pėr edukimin e brezit tė ri, vdiq para kohe, para se tė dilte nė pension. Ai i fali Fterrės truallin dhe gurėt e shtėpisė pėr tė ndėrtuar shkollėn e re tė fshatit, qė ėshtė sot.

Gjėja mė e shtrenjtė ėshtė Atdheu ynė. Pėr kėtė shumė patriotė kanė punuar dhe luftuar, kanė shkruar dhe kėnduar. E dini historinė e Esat Pashės dhe trimėrinė e Avni Rustemit? Prandaj, mendoj se

nuk kini bėrė mirė qė kini pranuar tė bėheni balila.

Tani ne e kuptuam ku qe halli qė mėsuesi ishte kaq i shqetėsuar. Dikush shpejtoi:

- Zoti mėsues, neve kot qė na shkruan, neve nuk shkojmė, ne tani e kemi tė qartė se pėrse na duan.

- Unė jam zbathur dhe me rroba shumė tė vjetra, tha Aliu, por nuk pranoj tė shkoj.

Mėsues Hiqmeti pyeti: Kush do tė vejė, atėhere? Asnjė nuk u pėrgjigj.

- Edhe nė ju detyrofshin ?

- Le tė na bėjnė ētė duan, ne nuk shkojmė. -

- Domethėnė nuk shkoni nga qė u thashė unė?

- Jo, zoti mėsues, thanė shumė nxėnės sė bashku, por tani e kuptojmė qė nuk ėshtė mirė.

- Shumė mirė, nesėr nuk do tė kemi mėsim por eskursion.. Merrni bukė me vetė se do tė kthehemi vonė. Tė nesėrmen mėsuesi ishte i gėzuar dhe koha ishte ditė pranvere e bukur. Shqipėria - tha ai - asnjėherė nuk e ka duruar robėrinė. Edhe kėtė radhė nuk do ta pranojė. Italia kėtė e ka provuar edhe nė vitin 1920. Luajtėm tėrė ditėn dhe mė nė fund, tė mbledhur nė formė rrethi, vendosėm tė mos shkojmė balila...

Hader HADERI

Nr. 9 - gusht, 1998

azemceli.jpg
Azem Celi

ATĖ QĖ SE THA DOT ME GOJĖ
E KA THĖNĖ KAQ HERĖ ME MITROLOZ

Nata ėshtė e freskėt. Nga sipėr njė det me sy tė zjarrtė shikon zhvillimin e luftimeve. Njė yll shkėputet dhe vendoset nė anėn tjetėr. A thua u tremb nga gjėmimet qė pėrforcohen nė rrėzė tė shkėmbit? Apo mos kerkon kėndvėshtrim mė tė pėrshtatshėm pėr tė soditur betejėn poshtė luginės?

Ėshte nata e tretė dhe dita e dytė e luftimeve. Megjithatė ritmi i luftės nuk ka rėnė. Vėrtet qė partizanėt janė lodhur, por nuk e japin veten. Ėshtė luftė frontale : ofensivė - difensivė.

Armiku ėshtė mė i madh nė numėr e nė teknikė. Raporti i forcave ėshtė 3 me 8. Ka nja tre ēerek ore qė shpejtėsia e levizjeve sikur ka rėnė. Komandanti pėrfiton nga rasti dhe shkon pozicion mė pozicion. U jep udhėzime qė tė luftojnė me kujdes, tė ecin krahė njėri-tjetrit dhe tė kontrollojnė mirė terrenin se ėshtė i vėshtirė dhe mund tė kalojė ndonjė gjerman nė pozicionet e tyre.

Samiu e Azemi luftojnė nė brinjė tė njeri -tjetrit. I pari ka pushkė, kurse i dyti shtėrngon fort mitrolozin, qė e mbush herė pas herė me krehėrin e fishekėve shtėrnguar mezit e kutinė atje afėr.

- E, o Sami, - e pyet Azemi mė tė madhin, - si e parashikon betejėn, mua mė duket se gjermanėt do tė tėrhiqen, derisa e pakėsuan zjarrin.Apo duan tė na mashtrojnė ?

- Jo, - pėrgjigjet Samiu trup tė gjatė e jo shumė i mbushur, - e provuan ata nė Tendėn e Qypit se ne nuk i hamė ato kokrra ulliri. Unė mendoj se ata pėrgatiten pėr tu shtyrė mė tutje.

Dhe me tė vėrtetė ashtu ndodhi. Batalioni pėrgatitet pėr tu dhėnė goditjen pėrfundimtare gjermanėve dhe pastaj tė lėvizė nė drejtim tė Tomorricės dhe Ēorovodės. Tė gjithė luftojnė me tėrbim.

- Bjeruni qenėve, se na plasėn besėn, kemi dy netė e dy ditė qė po kacafytemi me ta e sduan tė shuhen. Tė shohim sonte ku do ta mbajnė frymėn, - thotė njė partizan i skuadrės sė tretė qė kapsėlliti sytė, qėlloi, kapsėlliti sytė pėrsėri dhe pėrsėri qėlloi.

Azemi ēohet pak, heq njė gur aty pranė, tėrheq mitrolozin nė drejtim tė vehtes, zė njė pozicion mė tė mirė e pėrsėri flet me gjuhėn-

flakė tė armės qė shtėrngon fort mė tė dy duart. Shtegu i tėrheqies sė armikut ėshtė fare pranė tij. Nga ajo anė, faqe e pa mbrojtur, djathtas grin skuadra e parė, mė tutje pjesa tjetėr e batalionit.

Mitralieri qėllon e mendon.

- Bjeruni vėllezėr, kėtė radhė do ti vėmė nė shtrungė si bagėtinė. Skanė ku futen.! - Kėshtu bėrtet Azemi pėrmes zhurmave shurdhuese tė natės.

- Na u vranė edhe dy shokė - klith dhe ecėn mė pėrpara njė partizan nga Cmokthina, qė gjuan mė tė djathtė tė Azemit. Ai puth kufomat e ngrohta dhe hidhet kaēube mė kaēube nė drejtim tė gjermanėve. Azemit i hipėn gjaku nė kokė :

- Prehuni, shokė, hakun do tua marrim! Flini tė qetė se ēėshtja jonė do tė triumfojė!

Mitrolozi grin e korr sa majtas djathtas. Luftėtari ngrihet nė kėmbė. Hije tė zeza shtrihen sa gjatė gjėrė. Hėna po zhduket dalėngadale. Hijet pėrzihen dhe formojnė njė siluetė tė zezė, tė zbehtė. Yjet po rrallohen. Nata po thyhet.

Njė klithmė e pėrzieshme dėgjohet fare afėr. Goja e zjarrtė hesht. Mitralieri ka

pushuar. Zemra e Azemit nuk rreh mė. Ai ėshtė shtrirė midis dy gurėve tė mėdhenj qė i bėjnė shtat si pėrmendore. Gishti tregues i dorės sė djathtė ėshtė ngurosur nė kėmbėzėn e shkrepjes. Flokėt e shpupuritur qėndrojnė si korrnizė nė atė fytyrė tė gjallė tė ashpėr e plot jetė. Dora e majtė ėshtė shtrirė nė drejtim tė shtegut tė mallkuar.

Shokėt rrijnė si kurorė mbi tė rėnin. Shtėrngojnė nofullat nga dhėmbja. Nė sytė e pėrlotur lexojmė betimin e tyre:

"Hakun tuaj do ta marrim dhjetėfish. Mitrolozi yt pėrsėri do tė

kėndojė. Qėllimi ynė do tė soset. Nė Shqipėrinė e ēliruar do tė lulėzojė jeta e re... Edhe njė yll shtohet nė detin e yjeve tė kuq tė pashuar. Ne dhe stėrnipėrit tanė do tė frymėzohemi nga akti dhe jeta e tyre.

Kudret SAKAJ

ish mėsues Merceolog nė Shkollėn e Mesme Ekonomike nė Sarandė

Nr. 9 - gusht, 1998

dilo.jpg
Dilaver Shkurti

DITĖ TĖ PAHARRUARA

Ishte kėnaqėsi e veēantė pėr mua dhe Dudushin tė kalonim 20 ditė me niprit dhe mbesat tona dhe midis gjithė atyre bashkėfshatarėve tė mirė qė punojnė e jetojnė nė Greqi.

Ishte e gjashta herė qė kisha qėnė nė Greqi, megjithatė, ftesėn e Vilsonit e Luanit pėr tu takuar nė Athinė, e pritėm me shumė kėnaqėsi, sepse atje do tė gjenim edhe shumė fteriotė, fėmijėt e motrave e vėllezėrve tanė, qė nevoja pėr njė jetė mė tė mirė i detyroi tė ikin nga vendi.

Gjatė gjithė rrugės nga Tirana pėr Pogradec, Korēė e deri nė Follorinė, Larisa e mė nė fund nė Athinė, kujtonim njerzit tanė qė do tė na prisnin dhe me ta do tė kalonim disa ditė tė bukura bashkė. Por tė them tė drejtėn asnjėherė nuk mendoja se do tė gjeja atje, veē tė afėrmve tė mi, edhe kaq shume fteriotė tė tjerė. Nuk janė pak rreth 50 familje dhe rreth 50 tė tjerė si individė, mbi 200 vetė tė gjithė bashkė. Pra me tė drejtė mund tė themi se edhe nė Athinė eshtė njė "Fterrė e vogėl"

Dhe "Fterra e vogėl" nuk ėshtė vetėm nga numri i njerėzve qė janė atje, por edhe nga ato tradita tė mira qė kanė patur e kanė Fterra dhe fteriotėt. Nė tė gjithė vizitat qė bėmė nė Pire, Akropol, Varkize, Korinthi, Omonia, Presidencė, Patra, nė Janinėn e Ali Pashės etjera, ata na shoqėruan vazhdimisht me atė dashurinė e pėrmallimin qė kanė pėr njerėzit dhe pėr vendin e tyre.

Pika kulmore, gjatė vizitės sime. ishte njė dasėm qė u bė ato ditė. Tamam dasėm fteriote! Bėhej dasma e Seneles, vajzės sė Luan Shkurtit me Vitrinin, djalin e Luman Dautit. Ishte mė tė vėrtet njė mrekulli kur midis mė shumė se 50 fteriotėve, nė njė nga restorantet mė tė bukura tė Athinės buēitėn kėngėt e vallet fteriote bashkė me ato moderne. Dollitė e mirėsitė e ngritura pėr ēiftin, pėr njeri-tjetrin, pėr njerėzit, pėr Fterrėn, pėr prindėrit e dashamirėsit, fotografitė e shumta dhe filmimet e vidokasetave, do tė mbeten me tė vėrtet njė kujtim i paharruar.

Si tė gjithė emigrantėt edhe ata kishin probleme. Por ishte kėnaqėsi tė mėsoje se pjesa mė e madhe e bashkėfshatarėve tanė nė Grėqi janė tė sistemuar me punė definitive dhe kishin fituar besimin e pronarėve. Disa prej tyre siguronin tė ardhura tė larta qė as mund tė krahėsohen me ato tė kėtushmet. Kėshtu mund tė pėrmendim Vlsonin, Vitrinin, Adrianin, Viktorin e tė tjerė.

Shumė biseda bėmė me ta: Pėr tė ruajtur traditat tona tė mira, pėr tu mėsuar fėmijve gjuhen e nėnės sidomos atyre qė vazhdojnė shkollat greke, pėr ndershmėrinė, pėr punėn, tė mos ligėshtohen por tė jenė gjithėnjė punėtorė tė ndershėm, e shumė e shumė tė tjera.

Interesim tė madh kishin pėr gazetėn "Fterra jonė" dhe mė porositėn qė tė falėnderoj veēanėrisht botuesit e saj Muzaferin, Agronin e Guron dhe tė krijojnė mundėsinė pėr tė dėrguar edhe atje disa kopje.

Sa tė malluar ishin! Kur ikėm na porositėn tė pėrqafojmė tė gjithe fteriotėt e Tiranės dhe tu premtojnė nė emėr tė tyre se ata asnjėherė nuk do ta harrojnė Fterrėn. Por edhe njė merak i tyre... tė mos abandonohet ujėt e Ixorit dhe Ngurrėzės.

Dilaver SHKURTI

Nr. 9 - gusht, 1998

PLASJA DHE RREZIQET PREJ SAJ

Zakonisht shfaqet tek njerėzit qė merren me pėrkujdesjen pėr kafshėt e sėmura,veēanėrisht gjatė therjes, rrjepjes, manipulimit tė mishit, leshit dhe lėkurėve qė rrjedhin nga kafshėt e sėmura apo tė ngordhura nga plasja. Njerzit sėmuren gjithashtu kur pėrdorin si ushqim mishin dhe bulmetrat e pa pėrpunuara qė rrjedhin nga kafshėt e sėmura si dhe nga kontakti me to.Personat mė tė prekshėm janė barinjtė, kasapėt, grumbulluesit, pėrpunuesit, magazinierėt dhe shitėsit e lėkurėve dhe tė leshit qė rrjedhin nga kafshėt e sėmura me plasje. Ka raste qė tė jenė sėmurė njerez prej veshėmbathjes prej lėkure e leshi si kokore, kapele, shalla, doreza, ēorape, gėzofet, rrypat etj, tė cilat nuk janė pėrpunuar mirė dhe qė kanė patur origjinė nga kafshė tė sėmura, tė molepsura me spore, tė cilat jetojnė pėr njė kohė shumė tė gjatė.

Nga njeriu mikrobi i plasjes merret me tre rrugė: nėpėrmjet gojės, frymėmarrjes dhe tė lėkurės, pėr pasojė edhe shėnjat e sėmundjes ndahen nė tre grupe sipas formės sė shfaqjes, nė formėn e zorrėve, tė mushkrive dhe tė lėkurės. Sėmundja si rregull zgjat 3-8 ditė, nė disa raste edhe disa orė.

Forma e lėkurės, prek pjesėt e zbuluara tė trupit (duar, kėmbė, fytyrė, qafė) ku formohet njė enjtje nė formė puēre e quajtur karbunkul (ose garbuni) e cila nė mes ka njė njollė tė zezė, kullon gjak tė pėrzier me qelb, dhe nė dallim nga absesi i zakonshėm, pothuajse nuk ėshtė e dhimbshme. Shpesh ndryshon gjendja e pėrgjithshme, rritet temperatura, shfaqet dobėsia. Kjo formė mund tė vetshėrohet dhe pa mjekim, zakonisht pas 5-6 ditėsh,

ndėrsa nė rastet e rėnda kur ka mė shumė se njė karbunkul, shėrimi zgjat me muaj. Nė rast se mikrobi depėrton nė

gjak, jeta ėshtė nė rrezik. Personi i prekur nga plasja duhet menjėherė ti drejtohet mjekut dhe pa vonesė tė fillojė mjekimin me antibiotikė, me doza tė larta.

Pėr parambrojtjen e shėndetit tė kafshėve nga plasja masa mė e rėndėsishme dhe mė e domosdoshme ėshtė vaksinimi i pėrgjithshėm, pėr ēdo vit i tė gjitha kafshėve, bile nė vatrat ku ka shfaqie infeksioni duhet bėrė dy herė

nė vit vaksinimi. Kur bie sėmundja duhet

pėrsėri tė rivaksionohen tė gjitha kafshėt. Galishti ėshtė njė vatėr e vjetėr ku vaksinimi duhet bėrė detyrimisht ēdo vit.

Kur nė njė tufė shfaqet plasja, veē vaksinimit tė menjėhershėm qė duhet bėrė, kafshėt mbahen nėn kontroll veterinar duke i termometruar ēdo ditė pėr

tė veēuar kafshėt me temperaturė tė lartė e duke i mjekuar ato me antibiotikė.

Kafshėt qė ngordhin, asgjėsohen tėrėsisht me djegie, komplet, sė bashku me dherat apo plehrat dhe mbeturinat e tjera tė molepsura.

Personat qė kanė rėnė nė kontakt me kafshėn e sėmurė, veēanėrisht nė rastet kur i therin, rjepin dhe manipulojnė mishin e tyre, duhet pa tjetėr ti drejtohen mjekut pėr mjekim. Sipas ligjit mbi shėrbimin veterinar, kafshėt e sėmura me plasje nuk lejohet tė theren dhe mishi i tyre si dhe bulmetrat nuk duhet tė pėrdoren pėr konsum pėr njerėz, por tė asgjėsohen me djegie. Vend qėndrimi i kafshėve tė prekura, duhet tė dizinfektohet. Kafshėt e vaksinuara kundėr plasjes lejohet tė theren vetėm pas 15 ditėsh nga data e vaksinimit. Sipas ligjit, ėshtė e detyrueshme qė kafshėt tė vaksinohen falas kundėr plasjes. Nuk lejohet rrjepja dhe pėrdorimi i lėkurėve tė kafshėve tė ngordhura apo tė sėmura me plasje.

Dr. Zaēe Malo

Nr. 9 - gusht, 1998

Enter supporting content here