ft22222222.gif

Nr. 38 - prill 2004

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

deshmoret.jpg
Deshmoret e Fterres

NDERIM E RESPEKT TE PERJETESHEM PER DESHMORET E FTERRES SONE

Dashuria pėr vendlindjen dhe pėr Atdheun dhe dėshira pėr tė jetuar nė liri e nė paqe nė trojet e tyre, si dhe urrejtja pėr armiqtė dhe pushtuesit e huaj, i ka karakterizuar fteriotet nė tė gjithė brezat e shkuar e deri nė ditėt tona.

Nė tė gjitha kohrat dhe momentet qė liria dhe pamvarėsia e vendit tonė kanė qėnė nė rrezik, fteriotėt i janė pėrgjigjur tė parėt duke u rreshtuar nė radhėt e luftetarėve pėr liri e pamvarėsi. Kjo u duk qartė dhe nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Pėrkrahja, ndihmesa dhe angazhimi direkt nė rreshtat e Ushtrisė Nacionalēlirimtare tė 45 partizanėve e partizaneve dhe tė mbi 50 fteriotėve tė tjerė nė ēetėn territoriale tė Fterrės, pėrfshi kėtu djem, burra, gra, tė rinjė tė reja, vėrteton mė sė miri se sa luftėtar, patriot e liridashės kanė qėnė dhe janė fteriotėt. Fterra i dha Atdheut 6 dėshmore, Hiqmet Dusha, Turhan Mato, Fuat Mato, Osman Memi, Azem Ēeli dhe Shaqo Mita. Jeta vepra, dhe trimėria e tyre deri nė dhėnien e jetės pėr lirinė e Atdheut, janė dhe do tė mbeten si treguesi mė kuptimplotė si kujtimi, nderimi e respekti mė i madh qė ruajmė pėr dėshmorėt e fshatit tonė.

Duke e hedhur vėshtrimin mė tutje, nė vitet e historisė, mesojmė se, nė tė gjitha kohėrat Fterra ka lindur e rritur burra e gra, trima e trimėresha luftėtarė, qė me plagėt e gjakun e tyre, kanė mbrojtur vatanin nga pushtuesit dhe armiqtė e ēdo ngjyre.

Nga kujtimet e ruajtura brez pas brezi pėr historinė e luftrave tė zhvilluara nga dokumentat e pakta qė ruhen, nga Fterra janė dalluar mjaft burra e gra tė cilet kanė treguar guxim e trimėri tė rrallė, deri nė dhėnien e jetės, pėr tė mbrojtur Atdheun, lirinė dhe pamvarėsinė. Kėshtu mund tė pėrmendim, luftetarin trim, tė mėnēur e patriot Lazo Kofina i parė.

Mulla Lazo Kofina, ka lindur nė Fterrė rreth vitit 1800. Ai ka qėnė burrė trim, i zgjuar, kundėrshtar i betuar kundėr pushtuesve otoman, organizator dhe udhėheqės i lidhjes kundėr reformave tė tanzimatit. Ai ka qėnė sekretar dhe kėshilltar i Zenel Gjolekės. Veprimtaria e tij njihej nė krahinėn e Kurveleshit. Dhe populli e pėrjetėsoi veprėn e Mulla Lazos nė kėngė:

Kurvelesh derė mė derė

Me njė mulla Lazo Fterrė

Lidhėn fjalėn e bėnė benė

Qė nizamė tė mos venė

Duke parė veprimtarinė anti- osmane tė tij, autoritet osmane e cilėsuan si njė kundėrshtar tė rrezikshem, dhe pasi nuk ja dolėn dot me presione e kėrcėnime pėr ta larguar nga Besėlidhja Labe, i ofruan grada, shpėrblime e privilegje tė ndryshme, tė cilat Mulla Lazua nuk i pranoi dhe nuk u bė vegėl e tyre. Ai edhe pse i varfėr, mbeti deri nė fund bir besnik i idealeve pėr liri.

Ja si e pasqyron rapsodi, tė kaluarėn e varfėr, por tė pastėr tė kėtij trimi tė pa pėrkulur:

O more Lazo Kofina

Spranove lule e sqima

Por me arna tu mbush linja

Mulla Lazo Kofina ishte udhėheqės i luftėtarėve fteriot. Ne librin e Mexhit Kokalari "Trimat e Kryengritjeve Popullore", botim i vitit 1979, (faqe 143 - 145) autori shkruan: Nė betejėn e pėrgjakėshme nė fushėn e Delvinės, u dalluan pėr trimėri tė rrallė luftėtarėt Gjirokastritė tė udhėhequr nga kordhėtari sypatrembur Ibrahhim Sina, trimat e Bregdetit, tė Ēamėrisė e tė Zhulatit tė komanduar nga Osmen Kuēi si dhe luftėtarėt e fshatit Fterrė, me nė krye Mulla Lazo Kofinėn .

Pėr veprimtarinė e tij patriotike si bashkluftėtar i Zenel Gjolekės, kundėr pushtuesve osmanė dhe duke mos pranuar tė bėhet vegėl e tyre, turqit e kapin pabesisht dhe e masakruan nė fshatin e tij tė lindjes nė Fterre, nė vitin 1850.

Duke vlerėsuar aktivitetin patriotik tė tij me Vendim tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit Sarandė Nr.83 datė 21.7.1992, Mulla Lazo Kofina, shpallet "DESHMOR I KOMBIT".

Njė fjalė e urtė e popullit thotė: "dardha bie nėnė dardhė", apo e thėnė ndryshe "nga dera dhe soi i trimave, lindin vetėm trima".

Nga ky fis dhe kjo derė me vonė dolėn luftėtarė tė tjerė. Nė vitet e luftes Nacionalēlirimtare nipi i Mulla Lazo Kofines, Iliaz Kofina, bashkė me tė birin, Sami Kofina, u radhitėn nė rreshtat e partizanėve nė brigatėn e I Sulmuese. Pėr veprimtarinė dhe trimėrinė e kėtyre luftėtarėve ndoshta ėshtė shkruar pak, por bashkluftėtarėt e tyre z. Nafiz Bezhani e te tjere, tregojnė se kanė luftuar me njė trimeri tė madhe jo vetėm brėnda kufijve tė Shqipėrisė, por deri edhe nė Kosovė e nė Malin e Zi.

Njė trim dhe luftėtar tjetėr i shquar qė ka dalur nga fshati ynė ka qėnė edhe Islam Gjonika (Fterra). Islam Gjonika ka lindur ne Fterrė nė vitin 1835 dhe rridhte nga njė familje me tradita patriotike e liridashese. Ai ka qėnė jo vetėm njė luftėtar trim, por edhe komandant i ēetes se Fterres. Islami ka qėnė vallai i Mulla Selim Gjonikės i cili hapi shkollėn e parė shqipe nė Fterrė nė tetor tė vitit 1916 dhe u bė mesuesi i parė i saj, si dhe vellai i Ferhat Gjonikes.Vazhdim i trungut tė kėsaj familje me vonė, janė nipi i Islamit, Hidajet Gjonika dhe e bija e Hidajetit dhe e Xhevos, Liri Gjonika (Shkurti). Kjo ėshtė e vetmja dhe e fundit trashėgimtare e kėsaj dere dhe e kėtij mbiemri.

Nė janar tė vitit 1878, nė jug tė vendit, Atdheun tonė e sulmuan nga deti forcat shoviniste greke. Nė fillim ju drejtuan Himarės, por pasi nuk mundėn qė ti benin pėr vehte djemtė dhe burrat himarjotė, nuk zbarkuan dot nė Himare, ju drejtuan gjirit tė Sarandės, me qėllim qė tė kapnin e tė merrnin Kalanė e Lėkurėsit.

Pėr kėtė ngjarje tė madhe tė kohės populli, shkruan:

Qė nė Sarand e Kastri

Vjen vaporri zeherlli

Nėpėr det si mal i zi

Njė vaporr me tri gjemi

Perdridhet si gjarpėri

Veshtron vendin me dylbi

Ku bie Lėkuresi

Nė kėto kushte luftėtarėt e tė gjitha krahinave dhe komandantėt e ēetave u organizuan dhe marshuan drejt Sarandės pėr tė organizuar mbrojtjen e Lėkurėsit nga pushtuesit shovinist. Bashkė me e krijimin e ēetave, linden dhe kėngėt patriotike tė cilat bėnin thirrje pėr organizim e qėndresė ndaj okupatorit shovinist

. Dolli greku nė Sarėndė

Kush ėshtė djalė nė kėmbė

Tė hidhet, tė zėrė vėndė

Ēkerkon Jorgua i Greqisė

Nė sinor tė Shqipėrisė

Shqipe e zezė si korbi pisė

Do ta bėjė qė tė noisė

Tė gjithė luftėtarėt e krahinave jugore zbritėn ne fushėn e luftės pėr tė "mirseardhur"komshiun e paftuar. Qellimi kryesor dhe i vetėm ishte zmbrapsja e pushtuesit dhe mos lejimi i pushtimit tė Sarandes dhe veēanėrisht mbajtja e Kalasė sė Lekursit. Luftetarėt e kėtyre ēetave udhėhiqeshin nga komandantėt trima si: Idris Alidhima, Rakip Gjocaj nga Zhulati, Bako Ēarēani nga Fushbardha, Islam Gjonika nga Fterra, Rakip Delvina, Iliaz Tatėzati, Myslim Zenel Gjoleka, etj.

Sipas tregimeve dhe dokumentave qė ruhen pėr kėtė ngjarje, luftimet ishin shumė tė ashpra dhe megjithėse pushtuesit ishin me forca tė shumta e tė armatosur, nuk mundėn qė ta pushtonin dot Sarandėn dhe Kalanė e Lekurėsit. Nė kėtė luftė mbetėn tė vrarė edhe dy trima nga fshati Fterrė, komandanti i ēetės Islam Gjonika, - Fterra - ( janar i vitit 1878) dhe luftėtari Barjam Mehmeti, (nė shkurt) tė po atij viti. Pra lufta ka zgjatur rreth dy muaj.

Me tė njėjtin vendim tė Komitetit Ekzekutiv tė rrethit Sarandė me tė cilin u shpall deshmor i kombit Mulla Lazo Kofina, u shpallėn "Deshmore te Kombit" edhe Islam Gjonika dhe Barjam Mehmeti.

Tė kujtosh e tė nderosh ata qė dhanė jetėn pėr liri, ėshtė njė detyrim i brezave. Ndaj kėto pak rreshta qė po u kushtojmė nė faqet e gazetės sonė, bashkė me botimin e vendimeve pėr shpalljen e Mulla Lazo Kofina, Islam Gjonika dhe Bajram Mehmeti "Dėshmor e Atdhetar i vjetėr", ėshtė njė shėnjė respekti qė meritojnė dėshmorėt e lirisė tė tė gjitha kohėve. Ata pėrbėjnė vlera nė traditėn liridashėse fteriote. Me kėtė rast njė falėnderim tė posaēėm duam ti japim mikut dhe dashamirėsit tė Fterrės, Llahe Hysi nga Borshi, i cili pasi u njoh me kėto dokumenta ja vuri nė dispozicion redaksisė sė gazetės sonė.

Lavdi tė pėrjetėshme dėshmorėve tė fshatit tonė..

Feksor SHKURTI

Nr.38 - prill 2004

sako1.jpg
Sako Zeneli

 
PĖRKUJTIMORE, NĖ NDERIM DHE RESPEKT

PĖR SAKON TONĖ

25 vjet mė parė, mė 24 mars 1979, nė Mostrogunė nė Krizė, duke ardhur nga Borshi pėr nė Fterrė, u vra aksidentalisht Sako Zeneli, nė moshėn 44 vjeēare.

Me kėtė rast, Zenelajt organizuan njė perkujtimore te lokali i Sherif Lonės, ne Fterrė, nė nderim tė jetės dhe punės sė Sakos.

Nė kėtė ceremoni morėn pjesė gati tė gjithė banorėt nė Fterrė. Erdhėn dhe 30-40 fterjotė me banim nė Sarandė, si dhe zenelajt e malajt nga Tirana, tė afėrm e miq tė tij.

Ishte i pranishėm dhe Kryetari i Komunės Lukovė, z. Fitim Hizmo

Emocione ngjalli vizita qė bėnė tė gjithė pjesėmarrėsit nė Varreza, ku prehet Sako Zeneli, nė respekt tė tė cilit, mbi varrin e tij, ēdo pjesėmarrės, me dorėn e vet, vendosi njė lule. Emocionale ishte recitimi qė bėri nipi i tij, Fjori 8 vjeēar, mbi varrin, mbuluar me lule.

Ceremonia, u ēel duke parė nė vidiokasetė montazhin: "Pėrkujtimore nė nderim tė jetės dhe punės sė Sako Zenelit", konceptuar dhe pėrgatitur nga i biri, Peti Zeneli sė bashku me ish-mėsuesin dhe mikun e Petit, Ladi Kodheli nė Sarandė, emision qė ngjalli emocion tek tė pranishmit, dhe me ilustrimin fotografik, dhe me tekstin e goditur, dhe me ndėrthurjen me dy kėngėt e kėnduara nga i ndjeri Sako, qė nė vitin 1971.

Pastaj, tė pranishmit e shumtė i mirėseardhi, nė emėr tė Zenelajve, Djali i madh i Sakos, Peti Zeneli.

U ndoq me vėmendje kumtimi: "Njeriu qė jetoi e punoi nė Fterrė e pėr Fterrėn", kushtuar Sako Zenelit, mbajtur nga i mirėnjohuri, Gėzim Dusha.

Grupi polifonik i Fterrės kėndoi dy kėngė elegjike kushtuar Sakos: "Dheu yt tė mban gjallė", qė ia mori Afo Dhuli dhe ia ktheu Taip Lona, dhe " Nderi-Jetė e Jeta-Nder", me marrės Tomorr Avrecin. Tekstet u ngritėn, aty pėr aty, nga Rapsodi me emėr Teno Lona dhe Shako Mehmeti. Ndėrsa Marsela Dhuli recitoi vjershėn e saj: "Brengė nė zemėr na ka ngelur".

Kryetari i Fterrės, Tenua, dhe shokėt e miqtė: Hamzai, Nurēja, Myniri, e tjerė treguan mbresa e kujtime. Emocion te veēante ngjalli Nedretja, me mbresat e saj pėr momentin e renies, e cila ra nė pėrroin e Mostrogunės bashkė me 15 tė tjerė, shumica fterjotė, tė cilėt, pėr fat tė mirė, i shpėtuan vdekjes nė atė ditė tė zezė. Njė pėrshėndetje tė veēantė bėri, publicisti Avdulla Kėnaēi.

Ceremoninė e mbylli, duke falėnderuar tė pranishmit, vėllai i madh, Merqez Zeneli.

Profit ZANI

Nr.38 - prill 2004

sako4.jpg
Ne varrezat e Fterres 27 mars 2004

 
NJERIU QE PUNOI NE FTERRE DHE PER FTERREN

- nė pėrvjetorin e 25 - tė rėnies nė Mostrogunė -

25 vjet mė parė, ditėn e premte, mė 24 mars 1979, sikur tė mos ishte nxitur nga njė mbledhje pune qė kishte nė Fterrė, e aq mė tepėr sikur tė mos kishte ndodhur aksidenti te pėrroi i Mostrogunės, apo sikur tė kishte patur nė ēast njė ndihmė mjekėsore tė kualifikuar, sot Sakua do tė ishte midis nesh, nė moshėn 70 vjeēare. Por ja qė jeta nuk ėshtė me "sikur", ja qė jeta ka dhe tė papritura, ka dhe aksidente, ka dhe fatkeqėsi. Mjerė, kė zė ajo. Megjithatė, ka njė mėnēuri qė thotė : ia dhanė gurit e u ēa, ia dhanė drurit e u tha, ia dhanė Njeriut e duroi. Se Njeriu, do sdo, bėhet mė i fortė se guri e druri. Ndaj dhe Nėnė Ilja e duroi atė pikėllim pėr disa vite me radhė, nė moshėn e saj tė thellė, duke e qarė dhe vajtuar pėr ditė, me lotė e me ngashėri-nėne, qė krahasohet vetėm me ngashėri- Nėne dhe me askėnd tjetėr mbi kėtė dhe.

Mė ka ngelė nė shpirt njė nga vajtimet e Nėnė Iles : Sako xhani, mė helmove,/ Perėndi, pse smė more,/ Po mė le ketu kokole,/ Djalė, a e zeza!

Ndaj duroi, motra e tij, Resmja qė, e donte vėllanė, sa do nėna djalin. Ndaj duruan Dahatja dhe dy djemtė e tij, dy vėllezėrit e tij dhe tėrė njerėzit e tij, se bashku me miqtė e zenelajve, nė fshat e fqinjė, pavarėsisht se plaga mbeti e pashėrueshme.

Po kush ishte Sakua ynė ?

Jeta e Njeriut ndahet nė katėr mosha: Nga 0 deri 19 vjeē konsiderohet mosha "Zero". Ndėrsa nga vitet 20-40 quhet "Mosha e Parė". Nga 40 deri 65 konsiderohet "Mosha e Dytė" dhe nga vitet 65 e lartė konsiderohet "Mosha e Tretė". Por Sakos iu ndėrpre jeta nga aksidenti fatkeq, pa mbushur moshėn 45 vjeē. Megjithatė, ky Njeri i zgjuar dhe energjik, nė pjesėn e shkurtės tė jetės sė tij, bėri shumė mė tepėr nga ēkanė bėrė shumė e shumė te tjerė nė moshėn e plote tė jetės. Ai bėri, dhe punėn e bujkut e tė ēobanit, nė Fterrė e nė Borshin e Vjetėr, nė Omlo e nė Gurrė, nė Gostilėn e Borshit dhe nė Lugun e Fterrės, por kreu me nder dhe detyrėn e ushtarit nė kufi, pėr tre vjet rresht, nė Lugun e Zi, nė bjeshkėt e Tropojės, nė lartėsinė mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, (kur Fterra jonė ėshtė 200-250 metro), atje kufi me Jugosllavinė e viteve pesėdhjetė, detyrė pas sė cilės, u kthye e u vendos me vullnetin e tij tė plotė nė vendlindjen e tij, Fterrė, duke mospranuar kėrkesėn qė iu bė tė qėndronte nė Ushtri.

Dhe erdhi nė Fterrė, ku iu pėrvesh punės nė Kooperativėn e sapokrijuar, duke bėrė dhe punė nė blegtori dhe nė krasitjen e hardhive, tė ullirit e tė portokalleve nė brigadė, por mori dhe kreu me zotėsi pėr disa vjet detyrėn e Brigadjerit e pastaj, me bashkimin e Fterrės me Ēorrajn nė njė koperative, iu caktua detyra e pėrgjegjėsit tė sektorit Fterrė- Ēorraj, ku u shqua pėr punėn e palodhur organizuese e kontrolluese nė Sektor, pėr realizimin e detyrave qė kėrkonte koha. Dhe pikėrisht pėr kėtė, kėrkoi kualifikim profesional pėr organizimin bujqėsor. Ndaj shkoi nė shkollėn Njė-vjeēare tė kuadrove pėr bujqėsinė nė "Qytetin e Nxėnėsve" nė Tiranė, ku u dallua pėr pėrvetėsimin e programit tė njohurive tė asaj shkolle.

Ishin vite tė vėshtira. Ishte kohė e veshtirė, pėr mė tepėr qė Sakua nuk kishte asnjė lloj mbėshtetje, qė ti hidhte dorėn dikush. Nė vitet gjashtedhjete, kur u kėrkuan kuadro tė aftė pėr organizimin dhe drejtimin e punėve nė kooperativat bujqėsorė ne Veri tė Shqipėrisė, Sakua shfaqi gatishmėrinė e tij pėr tė shkuar ku kishte nevojė Partia e asaj kohe. Kėshtu, gati njė vit, shkoi e punoi nė sektorin e fermės nė Krane. Pastaj, i ra "shorti" tė shkonte pėr njė vit nė zonėn mė malore tė rrethit tė Peshkopise-Dibėr, nė kooperativėn e vėshtirė, dhe pėr terren dhe pėr kushte tė prapambetjes, nė Klenjė, ku punoi si organizator i punės mė shumė se njė vit.

Megjithėse pati propozim te qėndronte nė atė zonė, deri si kryetar Kooperative, Sakua pėrsėri u kthye nė Fterrėn e tij. Dhe kėtu erdhi dhe, pėr pak kohė, punoi nė brigadė, se pastaj punoi si pėrgjegjės sektori, duke iu pėrkushtuar edhe punės sė partisė nė Kooperativė. Ndaj dhe e zgjodhen nė detyren e Sekretarit tė Byrose sė partisė pėr Kooperativėn Borsh-Fterrė-Ēorraj, detyrė qė, duke mos qėnė organikisht funksionar, e kreu atė, pėr njė kohė, vullnetarisht. Mė vonė, e zgjodhėn Kryetar tė pushtetit pėr Kėshillin e Bashkuar Borsh-Fterrė-Ēorraj.

Kėshtu, Sakua nė jetėn e shkurtėr tė tij, punoi me vullnet e pėrkushtim, me aftėsi e zotesi, me drejtėsi e me dinjitet, me ndershėmri e korrektesė, duke ndėrtuar njė figurė tė pastėr tė njė Njeriu e kuadri tė zotė, si nė raport me detyrat dhe nė marrėdhėnie rigoroze me njerėzit nė detyrė, nė punė e nė jetė, nė tė gjitha funksionet qė iu ngarkuan, dhe nė tė gjitha pozicionet e punėve tė bujqėsisė, tė partise e tė pushtetit pėr Fterrėn, pėr tri fshatrat e bashkuara nė Kooperativėn: Borsh - Fterrė -Ēorraj dhe detyrat qė i ngarkonte Rrethi i Sarandės.

Kush punoi me Sakon, pa tek ai, Njeriun qė fjalėn e kishte fjalė dhe punėn punė. Ndaj shėmbulli i tij nuk ka pėr tė humbur kurrė, aqė mė tepėr qė, nė kujtesėn e Fterrės, mbetet shėmbull i njeriut qė e vuri veten nė dispozicion tė Fterrės, me tėrė vullnetin dhe menēurine e tij, me tėrė dashurine dhe sakrificėn e tij. Sakua ishte nga ata njerėz qė me dorėn e tij jepte, ndaj dhe dora e tij ishte sipėr dorės qė merrte. Punoi me pėrkushtim e drejtesi nė ēdo detyre, duke shfaqur burrėri dhe karakter tė fortė nė pune e nė shoqėri, duke pėrballuar me dinjitet problemet e kohės qė jetoi.

Ne, bashkėkohėsit e tij, nė vitet e jetės sė tij, e mbajmė mend si njeri tė ndėrgjegjshėm, qė punoi nė Fterrė dhe pėr Fterrėn, megjithėse, jo mė pak se njėherė, iu dha mundėsia pėr tu larguar nga Fterra, si shume e shumė tė tjerė.

Pėr tė gjitha kėto, Sakua la pas njė emėr tė shquar pėr Fterrėn, madje la emėr dhe nė fshat e nė fqinjė, dhe nė Kurvelesh e nė Bregdet, dhe nė Rrethin e Sarandės, madje dhe mė gjėrė.

* * *

Sot, nė kėtė moment pėrkujtimor, pėrzihet dhe dhimbja, por dhe krenaria pėr Sakon, se pėrkujtojmė, dhe pėrvjetorin e renies aksidentale me makinė nė Mostrogunė, por kemi obligimin qė tė "festojmė" dhe 70 vjetorin e Lindjes sė tij. Prandaj, nė kėtė pėrkujtimore kemi, dhe lotė, por dhe kėngė, se jeta kėshtu qėnka, e trazuar dhe me gėzime e hidhėrime, dhe me ah! e psherėtimė, por dhe me kėngė e valle. Njė shėmbull i tillė e konkret ėshtė jeta e Sako Zenelit, qė jetoi duke qarė e duke qeshur, por vdiq me lotė nė sy dhe me fjalėn nė gojė: amanet fėmijtė e mi!

Ndaj, ju ftoj qė tė zbatojmė logjiken e vargut popullor: "zemra qan, goja kėndon", ashtu siē na dha vetė "leje" me kėngėn e tij, me tė cilėn hapi kėtė ceremoni qė nė fillimin e saj.

Gėzim DUSHA

Fterrė, mė 27 mars 2004.

Nr.38 - prill 2004

vehap.jpg
As.Prof.Dr. Vehap Bezhani

NĖ 70 VJETORIN E LINDJES SĖ VEHAP BEZHANIT

Instituti i Kėrkimeve Gjeologjike nė bashkėpunim me familjen e Vehapit dhe komunitetin fterjot, organizuan mė 5 prill njė takim pėrkujtimor me rastin e 70 vjetorit tė ditlindjes sė tij, datė qė pėrkonte dhe me dy vjetorin e vdekjes sė tij.

Ishin tė pranishėm Drejtori i Institutit tė Kėrkimeve Gjeologjike, prof Dėfrim Shkupi, Drejtori i Institutit tė teknologjisėe Minerale, z. Martin Cukalla, si dhe punonjės tė Ministrisė sė Energjetikes dhe Minierave dhe kolegė e miq tė Vehap Bezhanit.

Nė kėtė takim u fol pėr veprimtarinė e gjėrė studimore e shkencore tė profesor Vehap Bezhanit nė fushėn e kėrkimeve gjeologjike shqiptare. Referimin shkencor e mbajti profesor, Afat Serjani. Ndėrsa, pėr vlerat e Vehapit, si bir i Fterrės dhe si njeri i veēantė, kumtoi ing. Dilaver Shkurti.

Nė kėtė takim u promovua dhe libri: Vehap Bezhani, njė jetė me dinjitet dhe u ekspozua aktiviteti i tij studimor.

Folėn pėr vlerat shkencore e njerėzore tė Vehapit kolegėt gjeologė: z. Polikron Vaso, Aleks Vranai, Tonin Deda, Pėllumb Kokona, Llambi Gegprifti, Dedė Marku, Marie Koēi, Irakli Premti, Lirim Hoxha, Siri Hajnaj, e tė tjerė.

Nė emėr tė familjes falėnderoi tė pranishmit z. Beshir Bezhani, vėllai i Vehapit.

Me kėtė rast u organizua dhe njė koktejl.

Nr.38 - prill 2004

 

STUDJUES ME VLERA TE PAZEVENDESUESHME NĖ GJEOLOGJI

Sot jemi nė 70 vjetorin e lindjes kur, dy vjet mė parė, Vehapi ėshtė ndarė nga jeta. Megjithatė, ne e ndjejmė gjithnjė pranė pėr veprėn e tij nė Gjeologji, pėr studimet e projektet shkencore, tė cilat janė njė vlerė e thesar pėr gjeologjinė shqiptare. Vehapin e ndjejmė pranė dhe pėr fjalėn e tij tė urtė, sjelljen modeste, dashamirėsinė nė shoqėri dhe pėr karakterin e tij fisnik. Kėto tipare i ruajti tėrė jetėn e tij dhe nė familje, dhe nė punė, dhe nė jetė.

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20-tė, Shėrbimi gjeologjik shqiptar zhvilloi punime nė shkallė tė gjėrė nė fushėn e kėrkimeve dhe studimeve gjeologjike. Nė kėtė veprimtari, Vehap Bezhani ishte njė ndėr gjeologėt e parė, qė porsa doli nga bangat e politeknikumit "7 Nėntori" nisi kėrkimet gjeologjike pėrkrah specialistėve sovjetike nė Mirditė. Pasi u diplomua nė universitetin e Tiranės, si inxhinier gjeolog, pėrsėri u emrua nė ndėrmarrjen gjeologjike tė Rubikut e, mė pas, nė atė tė Pukės. Kėshtu e lidhi jetėn dhe punėn e tij me bakrin nė zonėn e Mirditės, Pukės, Shkodrės e Kukėsit.

Ky gjeolog i pėrket asaj plejade tė gjeologėve shqiptarė, tė cilėt me ēekiē nė dorė, me vrojtime e dokumentime, me projekte, me studime dhe botime bėnė emėr, duke lėnė pas njė trashgimni tė madhe nė fushėn e kėrkimeve tė mineraleve tė dobishme dhe studimeve gjeologjike tė vendit tonė. Dhe Vehapi ėshtė nga ata studjues tė gjeologjisė qė ka njė listė tė madhe tė punimeve, studimeve, projekteve dhe botimeve, madje njė pjesė e tyre kanė vlera tė pazėvendėsueshme dhe pėr brezat e ardhshėm. Vehapi ka shkruar me dorėn e tij, tė cilat janė arshivuar, 3300 faqe dhe janė pėrpiluar rreth 500 grafikė si harta, profile e skema gjeologjike, tė cilat i kompozonte dhe i vizatonte bukur.

Nė veprimtarinė e tij shkencore ka disa momente tė spikatura, qė kanė lėnė gjurmė tė dukshme. Tė tilla janė punimet dhe hapja e perspektivės bakėrmbajtėse nė Pukė, kur ai ishte kryegjeolog. Njė faqe mė vete janė kėrkimet pėr bakėrmbajtesen nė zonėn e Mirditės: Poravit, Paluces,Qafė Bari, Lak Rroshi e tjera. Edhe rihapja e punimeve pėr bakėr nė Palaj mban firmėn e Vehapit. E tillė ėshtė dhe puna qė u bė pėr zgjatjen e jetės sė minierės sė Gjegjanit. Vehapi shquhej dhe pėr debatin shkencor nė pėrfytyrimet gjeologjike e gjeofizike, pėr punimet intensive dhe veprimet e guximshme, por dhe me pėrgjegjėesi tė madhe. Vehapi pėrpunoi hap pas hapi teorinė mbi premisat e kėrkimit tė mineralit tė bakrit, tė cilės i kushtoi dhe temėn e dizertacionit tė tij. Me vlerė tė madhe ėshtė dhe pėrpunimi nė teorinė e praktikėn e prognozės bakėrmbajtėse tė vullkaneve tė Mirditės. Shquhej Vehapi dhe pėr bashkėpunimin me specialistėt e huaj, duke debatuar me dinjitet nė aktivitetet shkencore kombėtare e ndėrkombėtare.

Ndaj, ai ka fituar me meritė dhe titullin e lartė shkencor: Profesor nė Gjeologji.

Vlerat e tij janė dhėnė mirė dhe nė librin e botuar: Vehap Bezhani- nje jetė me dinjitet.

Nr.38 - prill 2004

vehapfamilja.jpg
Dijenia, Dilaveri, Beshiri, Nusja

Nga ing. Dilaver SHKURTI

VLERĖ MIDIS VLERAVE

Ishte fėmija i parė dhe i mbarė i Nedinit dhe Zonjės. Tėrė rrethi familjar i tij vjen nga fis me tradita nga mė tė mirat nė Fterrėn tonė. Gjyshi i tij, Ismail Bezhani, njihet pėr veprimtarinė atdhetare. Ishte pjesėmarrės nė Luftėn e Vlorės dhe anėtar i Pleqėsisė sė Kurveleshit. Mbahet mėnd si burrė i mėnēur, qė gėzonte respekt nė fshat e fqinjė. Ishte njeri zemėrbardhė. Mė 4 dhjetor, pesė ditė pasi u ngrit Flamuri i Pavarėsisė nė Vlorė, Ismaili bashkė me burrat e tjerė fterjotė, ngritėn nė Fterrė Flamurin, nė mbėshtetje tė Flamurit tė ngritur nga Ismail Qemali. Luftoi kundėr andartėve grekė nė 1913-14. Ndihmoi nė hapjen e shkollės sė pare shqipe nė vitin 1916. Njihet si fannolist ne vitin 1924, pėr tė cilin dhe u internua nga regjimi i Zogut pėr 6 muaj, bashke me Tasin Elezin. Luajti njė rol aktiv nė ndėrtimin e rrugės Borsh-Fterrė-Kuē nė vitin 1925-1926. Mbėshteti Luftėn Antifashiste Nēl.

Edhe Nedini, i ati i Vehapit, punoi tėrė jetėn mė ndershmėri, megjithėse mbi shpinėn e tij ngrinte peshėn e rėndė tė kohės. Edhe Nedini si shumė fterjotė tė tjerė mori pjesė nė ēetėn territoriale tė fshatit tonė. Punoi dhe si fillorojtės e telegrafist nė shtabin e Zonės sė parė operative. Pastaj drejtor poste e telegrafist nė Delvinė dhe nė Tiranė pėr shumė vitė me radhė, deri sa doli nė pension. Ndėrsa nėna e Vehapit, Zonjė e kishte emrin e Zonjė ishte.

Tėrė rrethi familjar i Vehapit, dy xhaxhallarėt e tij, Naili me emėr dhe avokati i njohur, Nafizi, bashkė me tėrė bezhanajt e tjerė, qė nga Hoxhė Bezhani e trashgimtarėt e tij, Refiku me Sirriun, deri te bijtė e tyre, janė njė shėmbull pėr Fterrėn tonė.

Vehapi, nė Shkollėn Fillore tė Fterrės, mori mėsimet e para. Moshatarėt e kujtojnė si shokun e tyre tė mirė e tė dashur, tė respektuar, me mėsues e me gjithė bashkefshatarėt. I donte tė vegjėlit dhe respektonte tė moshuarit. Shkollėn 7-vjeēare e nisi nė Delvinė, pranė tė Atit, ndėrsa dy vitet e fundit i kreu me sukses nė Tiranė, nė shkollėn "Kosova". Me sukses mbaroi shkollėn e mesme nė vitet 1950-1954, "Politeknikumin 7 Nėntori", degėn "Minerale". Ishte ndėr nxėnėsit e zellshėm. Dallohej nė klasė e nė Shkollė. Pasi mori diplomėn e Shkollės sė mesme dhe pasi punoi dy vjet si teknik-gjeolog, nė vitn 1957-1961 mabaroi Institutin Politeknik, ku u diplomua si inxhinier gjeolog.

Duke mbaruar studimet e larta, ia nisi punės mė pėrkushtim e dinjitet profesional nė kėrkim tė nėntokės pėr ti marrė asaj pasuritė nė dobi tė zhvillimit tė industrisė minerare. E mati tokėn me kėmbė nė gati tėrė Shqiperinė, pėr mė tepėr zonat e Veriut tė vendit si gjeolog i pasionuar, duke futur dijet e tij shkencore nė thellėsitė e nėn tokės.

Nė kushtet e njė pune intensive, Vehapi nė vitin 1961 krijoi dhe familjen e tij, me Dijeninė, po me bijė fterjote, e cila e shoqėroi tėrė jetėn atje ku i shkeli kėmba e punės bashkėshortit. Lindėn dhe rritėn tre djem: Artanin, Arsenin dhe Sokolin, njeri mė i mirė se tjetri, nė qytetet e zonės verilindore, atje ku Vehapi bashkė me shokė zbulonte minerale tė ēmuara pėr industrinė. Edhe nė kushte tė vėshtira, u shqua si baba i dhėmshur, por dhe si gjysh i veēantė pėr tre nipėrit e tij, tė cilėve u puthte sytė ėngjėllorė.

Ja si e pėrshkruan kėtė dashuri, Valbona, nusja e djalit Arsen nė krijimin e saj:"Botės i shuhen jetė ēdo ditė,/ Por kur njė jetė kėputet nė mes,/ mizore na duket natyra me ligjet e saj,/ Por ty ėngjėjt tė deshėn pranė vetes,/ Se ti ishe si ata, i ėmbėl,/ paqėsor,/ I rrallė si njė gurė smerald. Asnjė stė ndjeu si ike,/ Nuk dhe asnjė sinjal,/ Se ti ashtu ishe gatuar,/ Sdoje tė bezdisje askėnd.

Aty, te "Klubi i fterjotėve", shokėve u mungon prania jote. Me sytė nga rruga shohin mos vjen, por gjėkundi nuk duket silueta jote. Brengė tė madhe u le djemve e nipėrve, se "shok" tė kishin, pastaj Baba. E mė i vogli pyet: Ku ėshtė Gjyshi?- Ne Qiell ka shkuar,- i themi ne. Por atė malli e merr, si tė gjithė ne, pėr tė shtrėnjtin gjysh". . Dhimbje tė madhe i shkaktoi Dijenisė, gruas sė tij tė mirė .

Ndarja nga Vehapi la dhėmbje tė thellė, jo vetėm familjes dhe fisit, por edhe fterjotėve e miqėsisė sė tij. Vlerat njerėzore dhe studjuese e bėjnė Vehapin qė tė mbetet midis nesh, si vlerė midis vlerave.

Nr.38 - prill 2004

kopertinemelihaja.jpg
Kopertina e librit "Himara ne shekuj e autorit Spiro Rusha"

NE KEMI HISTORI TĖ PASUR,

PAVARĖSISHT SE E KANĖ PĖRFITUAR TĖ TJERĖ

- Intervistė me historianin Spiro Rusha -

Pyetje: Ne numrin e kaluar tė gazetės "Fterra jonė" kemi berė tė njohur botimin e Librit tuaj "Himara nė Stuhitė e Shekujve". Do tju luteshim tė na bėnit tė ditur: nga ēmotive u nisėt qė iu futėt studimit dhe botimit tė kėtij libri tė ēmuar?

- E para, unė jam bir i Himarės, tė cilėn e kam dashur tėrė jetėn time 87 vjeēare. Prandaj, dhe e kam studjuar historinė e Krahinės time nė shekuj. Por jo vetėm tė 7 fshatrave qė ka sot, por siē ka qėnė nė shekuj: nga Saranda nė Tepelenė - Drashovicė - Dukat e Himarė. Kam studjuar shumė materiale. Ne librin qė thoni ju, unė kam hedhur esencėn e historisė sė kėsaj krahinė kaq tė madhe.

E dyta, Himarės, pa drejtėsisht, i ka ngelė "gozhda e Nasradinit", njė farė "megaloide" greke, ide tė cilėn e ka rrėzuar dhe e rrėzon totalisht historia e vetė Himarės, qoftė dhe vetėm e 7 fshatrave tė sotėm, aqė mė tepėr e tėrė krahinės, siē ka qėnė historikisht. Njė fakt, midis shumė fakteve. Himara ka bėrė pjesė organikisht nė shtetin e Skėnderbeut, kur shteti i tij pėrbėhej nga pjesė-pjesė tė Shqipėrisė. Edhe dy fshatra, qė e flasin gjuhėn greke, nė fakt e dinė tė tėrė, qė vetė banorėt e kėtyrė dy fshatrave, kėtė gjuhė, e flasin "barbarēe". Kjo sepse gjuha jonė, gjuha e Himarės, si pėr gjithė kėtė zonė, ėshtė gjuha shqipe. Kjo ėshtė e vėrtetuar dhe dihet. Pėr ketė flet dhe vetė folklori ynė, pėr kėtė flet tėrė historia jonė, me tė gjitha pjesėt pėrbėrėse tė jetės nė Himarė.

Unė kam arritur nė konkluzionin e plotė se Himara, historikisht ka qėnė dhe mbetet pjesė pėrbėrėse-organike, si nė krijimin e kombėsisė shqiptare, dhe nė formimin e vetė shtetit shqiptar nė ēdo moment tė historisė sė Shqipėrisė.

Pyetje: Ne, botuam nė gazetėn tonė nje fragament tė marrė nga Libri juaj: "Himara nė Stuhitė e Shekujve". Lexuesi ynė do tė dėshironte tė mėsonte diēka mė shumė rreth Maro Kondes, si "Bije Fterre e Nuse Ēorre" si pėr figurėn e saj, dhe tė shoqeve tė saj tė kohės. Ēmund tė na thoni mė shumė?

- Nuk di mė shumė nga ēfarė kam shkruar nė librin qė bėjmė fjalė. Por, di tė saktė se Fterra ka qėnė "Himarė", se Fterra ka luftuar njėsoj si Himara e si gjithė pjesa e brendėshme e gjithė Labėrisė, kundėr tė gjithė pushtuesve tė huaj, ashtu si dhe kundėr sundimit otoman. Pėr mua, nė njė farė kuptimi, ose nė kėtė kuptim, dhe Ali Pashė Tepelena, si i njė nahije, mund tė konsiderohet "himarjot", se njėherazi, si gjithė Labėria luftoi kundėr sundimit osman. Madje kanė luftuar, jo vetėm burrat, por edhe gratė, tė cilat shumė herė kanė treguar heroizėm mė tė madh se dhe vetė burrat. Kjo del dhe nė Qeparo, kjo del dhe nė Fterrė, kjo del kudo nė krahinėn tonė tė madhe. Moment kulmor ėshtė lufta kundėr Ushtrisė sė Sulejman Kanuniu, qė vranė e prenė, por nuk e pushtuan dot kėtė krahinė.

Pyetje: Po pėr jetėn tuaj, a mund ta na thoni diēka pėr lexuesin tonė?

- Kam lindur nė Qeparo. Tani jam 87 vjeē. Kam kaluar njė jetė me tė mira e me halle. Hyj nė kontigjentin e parė tė historianėve qė kemi mbaruar tė Lartėn ne vitet 1951-55 nė Tiranė. E nisėm 100 studentė, e mbaruam 35. Kam mbaruar bashkė me Kristo Frashėrin dhe Reis Malilen. Veēanėrisht, nė vitet 30-40-50 kam lexuar e studjuar mė shumė. Kam qėnė disa vjet dhe drejtor i Arkivit tė Shtetit. Pėr shumė vite kam mbledhur matėrial, kryesisht historik, si pėr Himarėn dhe pėr gjithė Shqipėrinė. Ndaj botova librin pėr Himarėn, si krahinė. Ja tek kam dhe librin: "Shqipėria nė vorbullėn e Historisė". Shqiptarėt duhet ta dinė se Shqipėria ka njė histori tė pasur, pavarėsisht se e kanė "pėrfituar" tė tjerėt.

Kam bėrė dhe historinė e Qeparoit. Do tė thoshja se dhe ju fterjotė kini historianė tė mirė, qė mund ta bėni shumė mirė historinė e Fterrės suaj.

Pyetje: Po ju a kini njohur nga afėr fterjotė?

- Kam njohur, si nuk kam njohur. Njė nga kėta ėshtė Muzaferi, me tė cilin kam qėnė dhe nė kėshillin shkencor. Kam lexuar jo pak punime arkeologjike tė tij. Njoh Ismetin, tė cilin e kam propozuar vetė pėr ta marrė nė Kryeministri, si jurist tė talentuar, kur isha, vite tė shkuara, Sekretar i pėrgjithshėm nė Kėshillin e Mninistrave. Kėto ditė kam takuar dhe Dilaverin, se me tė kam punuar jashtė, nja katėr vjet, nė diplomacinė shqiptare. Kam shkuar mirė dhe me Mehmet Dushėn e me tė tjerė.

Por jo vetėm kaq. Unė di qė Qeparoi ka patur lidhje tė vjetra e tė mira me Fterrėn. Ne fterjotėt i njohim dhe pėr njerėz tė mirė, dhe pėr arsimdashės. Edhe hoxhėt tuaj kanė qėnė tė zgjuar. Fterrėn e njohim dhe pėr bleterritje. Me Fterrėn, po dhe me Kuēin e Bolenėn e gjithė Kurveleshin, nuk njihet asnjė gjurmė armiqėsie nė tėrė historinė tonė tė pėrbashkėt. Dhe mė 1913-14-tėn vetėm fare pak nga fshati Himarė ishin fajtorė, se u bėnė vegla tė andartėve grekė. Edhe ne, fisi Rusha jemi me origjinė nga Rushatėt e Progonatit, qė kemi lidhje me Totajt atje.

- Ju faleminderit

Intervistoi, Guro ZENELI.

Nr.38 - prill 2004

isahizmo.jpg
Isa Hizmo e familja ne Kanadaja

 
PERSHENDETJE NGA KANADAJA

Jetoj qe prej dy vitesh me gruan, vajzen dhe djalin ne Kanadane e larget. Malli dhe respekti per vendlindjen dhe njerėzit e saj me shtyne te shkruaj nje pershendetje per gazeten" Fterra jone".

Lexoj me deshire shkrimet tuaja qe flasin natyrshem e me realizem per Fterren, per historine, jeten, luften dhe punen e njerzve qe jetojne e atyre qe na kane lene.

Shpesh bisedoj dhe komentoj me dy miq te mire, gjitonet tane nga Kuci : Lazen e Perlatin, per historine dhe zakonet e perbashketa qe na lidhin dy fshatrat tane.Miqte e mi flasin me respekt per Fterren tone dhe njerėzit e saj, qe i njohin nga afer.

Ndjehem krenar qe jam fteriot dhe them: "Edhe ne planetin Mars te jetojmė, Fterrėn tone se harrojme"

Merite per kete keni dhe ju bij te shquar te Fterres, botues te gazetes, qe me punen tuaj te palodhur e te lavderueshme pasqyroni aq bukur te shkuaren dhe te tashmen e Fterres tone te dashur dhe njerėzve te saj te mrekullueshem.

Ju uroj nga zemra pune te mbare e lumturi ne familjet tuaja. Ju kendofte zemra, si ju kendon pena. Fteriotet kudo qe jane rrofshin e perparofshin. Uroj gjithe intelektualet e shquar fteriote dhe autoret e shkrimeve qe me punen dhe dijet e tyre kane ngritur lart emrin e Fterres.

Me lejoni te pershendes prinderit e mi te dashur e te respektuar, motren time familjarisht, qe jeton ne Austri, te afermit, miqte, shoket dhe vecanerisht vellain tim, shokun, mikun, keshilltarin tim me te mire, njeriun dhe mjekun e mrekullueshem, Fejzi Hizmo.

I uroj nga zemra sherim te shpejte.

Me respekt:
Isa Hizmo, familjarisht.
Hamilton,Ontario-Kanada.

Nr.38 - prill 2004

belulbrinja.jpg
Belul Brinja dhe gruaja Hamo Shkurti

GJURMĖ JETE TĖ BELUL BRINJĖS

Ishin kohė tė vėshira. Ishte fundi i shekullit tė 19-tė, viti 1898, kur Shqipėria vazhdonte tė ishte nėn sundimin e Perandorisė sė Turqisė, kur edhe tek fterjotėt, si tek shumė shqiptarė, kishte filluar tė zgjohej ndjenja e shqiptarisė.

Pikėrisht nė kėto kushte, Havaja dhe Rustem Brinja lindėn djalin e tyre, qė i vunė emrim: Belul. Ishin kushte tė varfėra ekonomike. Se mos vetėm kėta. E varfėr ishte e tėrė Fterra jonė. Me vėshtirėsi dhe halle u rrit dhe djali i Rustemit, duke u marrė me punėt nė fshat pėr tė mbajtur jetėn. U martua nė moshe te re, ashtu siē ishte zakoni i kohės. Me vajzėn, me te cilėn u martua, Hamo Shkurten, ndėrtuan familjen e tyre. Por nevoja pėr tė jetuar mė mirė, e nxiti tė kėrkojė punė nė shtet. Dhe, me tu krijuar Shteti i Zogut, shkoi dhe u fut nė armėn e xhandarmėrisė, megjithėse kishte qėnė fanolist. Herė punoi nė krahinėn e Kurveleshit, herė nė Gjirokastėr e here ne Fier. Kėshtu deri nė vitin 1939. Pastaj kaloi nė radhėt e karabinierisė, nė Fier dhe Ballsh. Nė krahinėn e Ballshit u lidh me krerė tė Lėvizjes Antifashiste Nacionalēlirimtare. Informacionet e karabinier Belulit ishin tė rėndėsishėm pėr luftėn. Me porosinė e krerėve tė Luftės, nga mezi i viti 1943, dezertoi nga radhėt e karabinierisė pėr tu kthyer nė vendlindjen e tij, Fterrė. Dhe kėtu u lidh menjeherė me Lėvizjen, duke u inkuadruar nė radhėt e batalionit territorial tė Kurveleshit. Eshtė e pėrmėndur pjesėmarrja e tij nė luftėn e Selenicės. Bashkėpunoi me Lėvizjen pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike gjithė kohėn, deri nė Ēlirimin e plotė tė Atdheut.

Ēifti Belul-Hamo lindėn dhe rritėn tre djem e dy vajza. E megjithėse nė kushte tė vėshtira ekonomike familjare, kjo familje vuri nė dispozicion tė Luftės djalin e madh, Nazmiun 15 vjeēar, i cili u shqua si luftėtar nė Brigadėn e 8-tė partizane.

Edhe pas Ēlirimit Belul Brinja iu pėrvesh punės me dėshirė e vullnet pėr rindėrtimin dhe ndėrtimin e vendit tė shkatėrruar nga Lufta. Lufta e dogji dy herė shtėpinė e tij. Njėherė nė vitin 1943 nga fashistėt italianė dhe njė herė tjetėr nė vitin 1944 nga nazizmi gjerman. Ndaj, bashke me fterjotėt e tjerė u bashkua me kėngėn: Hajd tpunojmė,/ Djersėn ta kullojme,/ Se do tė ndėrtojmė, / Shqipėrinė e re...

Pėr vlerat e tij, Fterra e zgjodhi pėr disa vite Kryetar tė kėshillit tė fshatit. Veprimtarinė nuk e ndėrpreu, deri nė fundin e jetės sė tij. I sherbeu Fterrės dhe fterjotėve me devocionin e kohės, duke qėnė njeri pėrparimtar qė pėrkrahte atė qė i thoshte koha nė tė cilėn jetoi. Kėshtu nė moshėn e re, kur ishte nė xhandarmėri, kėshtu kur ishte nė karabinieri, kėshtu nė vitet e Luftės Antifashiste, kėshtu dhe nė detyrėn e pushtetit nė Fterrė. Tė tillė e kishte gatuar jeta me halle.

Ndaj, Xha Beluli, siē e respektonim dhe ne, kur ishim fėmijė, la pas gjurmė jete. Kėto gjurmė i gjėn dhe nė shtetin e viteve 1925-1939. Kėto gjurmė i gjėn dhe nė vitet e Luftės antifashiste Nēl, ashtu siē i gjėn me shumicė dhe nė veprimtarinė e tij nė Fterrė, si kryetar i kėshillit, si njeri i pastėr e i drejte, si njeri qė nuk la tė liga. Dhe kur ndonjėherė, ndonjerit, i fliste e i fliste, ai e bėnte kėtė me pastėrti e pa ligėsi, nė tė mirė tė personit pėrkatės e nė tė mirė tė Fterrės sė tė gjithėve.

Belul Brinja la pas pesė bij e bija. La Nazmiun e mirėnjohur pėr zotėsinė e tij profesionale, nė Luftė dhe pas lufte nė organin e inteligjencies, ku kreu detyrėn e kohės me dinjitet, duke lėnė emėr tė pastėr nė opinionin e njerėzve, se dhe Nazmiu ishte fterjot, qe nuk kishte ligėsi nė shpirtin e tij, por pėrkundrazi ishte nga ata oficerė, qė dhe "mishin e piqte, por dhe hellin nuk e diqte". Dhe nė Himarėn e vėshtirė e nė kohė tė vėshtirė, unė kam gjetur pėr Nazmiun opinion tė mirė.

Edhe Shazua punoi shofer ditė e natė, me shumė pastėrti, pėr mė tepėr nė sektorin e tregėtisė, nė shėrbim tė njerėzve, me njė makinė qė nuk e lėshoi timonin nga dora pėr 39 vjet me radhė. Kėshtu kane punuar e punojne, nė detyrat e tyre, dhe Rustemi, dhe Lavdia. Por, nuk harrohet dot Myzejeni, qė iu pre jeta nė mes, nė aksdident automobilistik.

Janė kėto gjurmė jete tė Belul Brinjės, qė na nxitėn ne si gazetė tė hedhim,nė respekt tė tij, pak nga shumė, pėr jetėn e njė fterjoti tė shquar nė Fterrė e jashtė saj.

Guro ZENELI

Nr.38 - prill 2004

Enter supporting content here