ft22222222.gif

Nr. 35 - shtator 2003

Gazeta "Fterra jone"
Nr.1 - maj 1997
Nr. 2 - korrik 1997
Nr. 3 - shtator 1997
Nr. 4 - tetor 1997
Nr. 5 - dhjetor 1997
Nr. 6 - shkurt 1998
Nr. 7 - prill 1998
Nr. 8 - qershor 1998
Nr. 9 - gusht 1998
Nr. 10 - tetor 1998
Nr. 11 - dhjetor 1998
Nr.12 - shkurt 1999
Nr.13 . prill 1999
Nr.14 - qershor 1999
Nr.15 - gusht 1999
Nr.16 - tetor 1999
Nr.17 - dhjetor 1999
Nr.18 - shkurt 2000
Nr.19 - prill 2000
Nr. 20 - qershor 2000
Nr. 21 - gusht 2000
Nr. 22 - tetor 2000
Nr. 23 - dhjetor 2000
Nr. 24 - maj 2001
Nr. 25 - dhjetor 2001
Nr. 26 - mars 2002
Nr. 27 - prill 2002
Nr. 28 - maj 2002
Nr. 29 - qershor 2002
Nr. 30 - shtator 2002
Nr. 31 - dhjetor 2002
Nr. 32 - shkurt 2003
Nr. 33 - prill 2003
Nr. 34 - qershor 2003
Nr. 35 - shtator 2003
Nr. 36 - dhjetor 2003
Nr. 37 - shkurt 2004
Nr. 38 - prill 2004
Nr. 39 - qershor 2004
Nr. 40 - gusht 2004
Nr. 41 - tetor 2004
Nr. 42 - dhjetor 2004
Nr. 43 - shkurt 2005
Nr.44 - maj 2005
Nr. 45 - korrik 2005
Nr. 46 - tetor 2005
Nr. 47 - dhjetor 2005
Nr. 48 - shkurt 2006
Nr. 49 - prill 2006
Nr. 50 - qershor 2006
Nr. 51 - shtator 2006
Nr. 52 - nentor 2006
Nr. 53 - dhjetor 2006
Nr. 54 - shkurt 2007
Nr. 55 - maj 2007
Nr. 56 - korrik 2007
Nr. 57 - shtator 2008
Nr. 58 - tetor 2008
Nr. 59 - dhjetor 2008
Nr. 60 - shkurt 2009
Nr. 61 prill 2009
Nr. 62 - qershor 2009
Nr. 63 - gusht 2009
Nr. 64 shtator 2009
Nr. 65 dhjetor 2009
Nr.66 - shkurt 2010
Nr. 67 prill 2010
Nr. 68 korrik 2010
Nr. 69 dhjetor 2010
Blank page

Artikujt kryesore

dilo.jpg
Dilaver Shkurti

PĖR DILAVERIN, NĖ 75 VJETORIN E DITLINDJES SĖ TIJ

Ditėn e shtunė, nė njė nga sallat e bukura tė Hotel "DAJTIT" nė Tiranė, Komuniteti fterjot, organizoi dhe zhvilloi njė aktivitet jubilar pėr 75 vjetorin e ditlindjes sė Dilaver Shkurtit, inxhinierit tė shquar tė Naftės, diplomatit tė ēmuar ekonomik, veteranit tė Luftės Antifashiste dhe tashmė, Kryetarit tė komunitetit fterjot nė Tiranė.

Pėr vlerat e Dilaverit folen: Profesor Ismet Elezi, Ing. Rexho Kurupi, diplomati Bujar Lybesha, publicisti Guro Zeneli, dhe miqtė e tij: ish ministri Nedin Hoxha dhe veteranėt Iljaz Spahiu, Kosta Gjika, si dhe miq e fterjotė tė tjerė.

Nga prof. Ismet Elezi,

Nė pėrshėndetjen e tij tė ngrohte dhe miqėsore Ismet Elezi, duke shprehur kėnaqėsinė dhe duke bėrė urimin e tij pėr pėr jubileun e 75 vjetorit tė ditlindjes sė Diaverit, nėnvizoi njohjen e herėshme, qė nė vitet e Luftės pėr liri, pavarėsi e demokraci, kur nė aksionet dhe nė aktivitetet e rinisė ishte ndėr tė parėt, dhe si nxitės dhe si organizator. Njeherazi ishte nė pararojė me grupin e arsimtarėve nė Fterrė: Xhevdet Kofina, Lame Xhama, Ismet Elezi e Rait Braho, qė shkuan midis gjermanėve dhe nė konferencėn e parė arsimore tė Qarkut ne Lipe tė Pėrmetit Nuk mund tė harroj,- tha Ismet Elezi,- kur shkonim nga Fterra nė Kuē me thirrjen: "San Franēisko, San Franēisko", duke kėrkuar pranimin e Shqipėrisė nė OKB, pa pyetur fare se San Franēisko ishte aqė larg nga ato gryka, sa ishte, gati, qielli me tokėn".

Dilaveru ynė,- theksoi me tej Prof. Ismeti,- ka ruajtur dhe ruan vlerat morale, virtytet mė tė mira, idetė dhe pikpamjet pėrparimtare. Gjithashtu shquhet pėr ndjenjat e dashurisė sė fortė pėr vendlindjen e tij, Fterrėn dhe pėr fterjotėt. Nga gjithė komponentėt e jetės tėnde 75 vjeēare,-theksoi Ismet Elezi,- do tė veēoja: sė pari, vlerat morale e njerėzore, sė dyti, ndjenjat e atdhedashurisė e pėrkushtimin ndaj idealeve tė lirisė e demokracisė dhe sė treti, aftėsinė intelektuale, qė u shfaq qė kur mori nė Moskė diplomen "shkėlqyeshėm" pėr inxhinier nafte, profesion nė tė cilin u bė i shquar, ashtu siē u bė dhe nė diplomacy, nė shoqėri e miqėsi.

Nr. 35 - shtator 2003

dilo35.jpg
Dilaveri yne

Nga Bardhyl XHAMA

PĖR "KRYETARIN TONĖ", DILAVERIN

E kemi Kryetarin e "Kuvendit tė Fterrės", siē i themi ne njė grupim i gjerė i komunitetitfterjot qė mblidhemi gati ēdo ditė nė Tiranė. Dhe nuk e zgjodhėm me vota, po ashtu me mirėkuptim e respekt, jo duke e parė si mė "tė gjatin" midis nesh, siē ėshtė nė tė vėrtetė, as si ndėr mė tė thinjurin. E vumė dhe e quajmė "kryetar", sepse tek Dilua vumė re njeriun e mirė, burrin e mėnēur, fterjotin e dashur, prindin, gjyshin e bashkėshortin shembullor, qė fjala i peshon si "gurė"themeli. Dhe "kryetar" i themi jo vetėm ne nė Tiranė, por dhe komuniteti nė Fterrė, nė Sarandė, nė Vlorė e gjetkė. Pra, Dilaveri, tashmė, njihet si kryetar i Komunitetit tė fterriotėve, kudo ku ata, jetojnė e punojnė.

Gjithėnjė i matur, gjithėnjė i qetė. Nuk dėgjon prej tij tė pėrgojojė tė tjerėt, tė flasė, siē thotė populli, "kodra pas bregut". I njeh me themel problemet e vendlindjes, se aty i ka rėnė koka, se aty u rrit, se aty kreu shkollėn fillore. Aty e gjeti dhe Dudushen e tij tė dashur, qė se ndau kurrė nga vetja, kudo ku shkoi e punoi, nė katėr kontinente e mbi pesėdhjetė shtete si diplomat ekonomik i Shqipėrisė. Por nė Fterrė ka dhe gjakun familjar, ka varret e tė parėve. Ka njė fis e njė fshat tė tėrė qė i do dhe e duan.

Me Dilon jam njohur qė kur isha fėmijė, por mė shumė e mbaj mend nė kohėn e Luftės. Ishte pesė vjet mė i madh. Mua dhe moshatarėve tė mi na dukej si hero. Se qe partizan me kapele me yll tė kuq dhe pushkė nė krahė, me gjerdan me fishekė dhe bomba tė kuqe italiane pėr mesi. E mbaj mend dhe kur qe pėr studime e kthehej nga Moska pėr pushime nė fshat. Ne, edhe pse disi mė tė rritur, nė atė kohė, i mblidheshim rrotull e na tregonte hisotorira interesante. Kishe dėshirė tė rrije e tė shkėmbeje mendime me Dilaverin. Se qe i matur, kishte horizont, jo vetėm pėr naftėn, pėr tė cilėn studioi e punoi shumė vite, por dhe probleme shoqėrore a politike. Fjala e tij tė linte mbresa, tė bėnte tė mendoheshe.

Dilaveri pėrherė ėshtė i matur dhe pėrherė fjala e tij tė ngjit si "zamkė". E shikon tė qeshur e tė qetė. Jo se ska e ska patur halle. Vdekja e dhėndėrrit, Dorit tė dashur, vitin e kaluar, e brengosi pamasė, atė e familjen. Po Dilua di ta pėrballojė edhe hidherimin, bashkė me Dallėndyshen, me fėmijėt, madje bashkė dhe me nipėrit e mbesat. Qėndrimi i tij ėshtė burrėror e ngushėllues. Ėshtė i gatshėm dhe ndėr tė parėt qė shkon nė familjet fteriote kur ka fatkeqėsi. Por nuk i lė pasdore as gėzimet. Motoja e tij ėshtė: "Hidhėrimi pėr dy vetė, ndahet pėrgjysmė, ndėrsa gėzimi dyfishohet".

Nė "Parlament", ku mblidhemi ēdo ditė pėr njė kafe e pėr tė shkėmbyer mendime, po te mungojė Dilua, e kuptojmė se do tė ketė ndonjė hall serioz. Dhe kėrcasin telefonat tė mėsojmė pse na mungoi. Ka fituar respektin e tė gjithėve, po e kemi dhe si "kripėn e gjellės" me ngjarjet gazmore qė na tregon, me shakatė e historitė e sė kaluarės. Pastaj dhe "vendimet" e "Parlamentit" nuk mund tė merren pa prezencėn e fjalėn e tij. Se, ēėshtė e vėrteta, ne, "parlamenti" marrim dhe ndonjė vendim, si pėr shembull: tė festojmė ēdo vit sė bashku nė kodrat e liqenit, tė pėrgatisim e tė festojme nė fshat ēdo 5 vjet pėrvjetorė tė historisė sė tij, tė ndihmojmė nė rregullimin e burimit tė fshatit, tė varrezave, tė lapidarit tė dėshmorėve etj. etj. Dhe kėto "vendime" i marrim me "konsensues", siē thonė tani pėr politikė.

Dilaverin e urojmė qė tė rrojė sa mė gjatė, se ėshtė njė nga bijtė mė tė shquar tė Fterrės sonė

Nr. 35 - shtator 2003

diluashoket.jpg
Dilaveri me disa shoke

 NJERIU QĖ KUPTOI KOHĖN
DHE DITI TA JETOJĖ JETĖN

Nė nivelin e ulėt tė zhvillimit tė tij, njeriu pėrpiqet tė sigurojė ushqimin e ditės, ekzistencėn e tij. Nė shkallėn e dytė mendon e lufton tė sigurojė dhe tė nesėrmen. Nė shkallėn e tretė kėrkon tė bėjė diēka e tė bėhet dikush nė jetė e nė shoqėri, duke u ngjitur nė shkallėn e katėrt tė zhvillimit, kur bėn rezymenė e jetės, duke kėrkuar mirėnjohje, respekt e vlerėsim. Dilaveri, qė sot i festojmė pėrvjetorin e 75-tė tė ditlindjes, i ka ngjitur dhe i ka kaluar me dinjitet shkallėt e progresit tė jetės. Kjo sepse Dilua ėshtė nga ata njerėz e nga ata fterjotė qė ka ditur ta kuptojė kohėn, pa ecur kundėr rrjedhės sė saj, duke respektuar disiplinėn politike tė idealit tė tij, qė gjatė Luftės Antifashiste Nēl. dhe duke zbatuar, pėrherė, disiplinėn e ligjit tė shteti.

Por jo tė gjithė njerėzit, ashtu si dhe jo tė gjithė fterjotėt, kanė ditur apo dinė ta kuptojnė kohėn dhe dinė ta jetojnė jetėn. Kjo mund tė varet nga jo pak faktorė. Por unė nuk mund te lė pa treguar, me dy fjalė, filozofinė e njė gjyshi nė Fterrėn tonė, i cili, pasi e pyeti tė nipin, se si shkonte me mėsime nė shkollė i tha: Unė tė pyes se ēfarė brumi ke ti. Ke brume gruri apo kė brumė misri? Se shkolla, ėshtė vetėm furrė, tė cilės po i hodhe brumė misri, bukė misri tė nxjerr, ndėrsa, po i hodhe brumė gruri, brumė gruri tė jep.

Dhe ėshtė pikėrisht ky "brumė", qė e bėn njeriun tė kuptojė kohėn dhe tė dijė ta jetojė jetėn. Ėshtė pikėrisht ky "brume" qė e bėri djalin e Bregut te Lleshe nė Fterrėn tonė, tė kuptonte, qė nė moshėn 14 vjeēare, idealin e luftės "Pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike", duke u aktivizuar i tėri, nė grupin edukativ qė nė Normalen e Elbasanit. Ėshtė pikerisht ky "brumė" qė e beri ketė djalė qė nė moshėn 15-16 vjeē, tė behet ne Fterrė njė organizator, drejtues rinie dhe anėtar partie, pėr tė kryer detyren e kohės.

Eshte po ky "brume",qė dhe pasi u fitua liria, pėrsėri, ky djalė, tashme 16 vjeēar, ndjeu dhe kuptoi se ishte koha pėr tė mesuar e studjuar. Prandaj dhe ia nisi studimit duke mbaruar 4 vjet shkollėn e mesme teknike nė Tiranė, dhe pas saj, nė vitin 1950, shkoi pėr studime tė larta nė degėn inxhinieri nafte, nė Moskėn, nė metropoli e kulturės ruse, ku mbaroi "atliēno". Dhe pas pajisjes me kulturė tė lartė, iu pėrvesh punės nė njė nga sektorėt me tė rėndėsishėm pėr vendin, nė kėrkimin dhe nė drejtimin e punėve nė naftė, me qėndėr nė Patos e deri, vite me radhe, nė Ministri. Kėshtu, pra, Dilaveri ynė, kur ishte koha pėr tė luftuar luftoi, kur ishte koha pėr tė studjuar, studjoi, dhe kur ishte koha per tė ndėrtuar, ndėrtoi, duke kryer, kėshtu, detyrėn e tij ndaj kohės, nė ēdo etapė tė saj, ashtu si dhe tani,nė demokracinė pluraliste, kryen detyrėn e veprimtarit nė komunitetin tonė fterjot.

Njėherazi, qė nė moshen e adoleshencės, kur ishte nė Normale tė Elbasanit, ndjeu dhe kuptoi nevojėn pėr familje, duke ditur tė hedhė dorėn e tė marrė "Mollėn", nė vėndlindjen e tij nė Fterrė, duke ruajtur ndjenjat, reciprokisht, Dilo e Dudushe, pėr 9 vjet, 4 te mesme nė Tiranė e 5 tė lartė nė Moske, ndjenja, qė i dinin vetėm tre vetė : dy tė zotėt e punės dhe Nėnė Razijea e mirė, deri sa bėri dasmėn e bukur nė Fterrė nė vitin 1955, duke krijuar njė familje, qė u bė shėmbullore, nė fshat e fqinjė, qė mbeti e tillė pėr 58 vjet, tė cilėn e kemi pasur dhe e kemi shėmbull tė njė familje tė qėndrueshme dhe tė pastėr, kur dhe aktualisht, familjen e qėndrueshme, e kanė zili dhe e stimulojnė dhe shtete modernė, si SHBA e Kanada, Franca e Gjermania, e tė tjerė, ashtu, siē mund tė ndodhė, nė njė kohė, ndofta jo shumė tė largėt, dhe nė Shqipėrinė tonė, kur dhe shoqėria shqiptare, do tė ndjejė nevojėn tė stimulojė e tė kėrkojė familje tė qėndrueshme, tė tipit, Dudushe e Dilo.

Ėshtė po Dilaveri,qė, nė kohėn e nė moshėn e duhur, bėri pėrpjekje pėr tu bėrė dhe i dalur, se dihet qė "I daluri, ėshtė mė i ditur se i mėsuari", duke marrė rrugėn e diplomacisė pėr tė zhvilluar marrdhėniet tregtare dhe shkencore te shtetit shqiptar, si atashe, duke e kryer kėtė detyrė pėr 12 vjet me radhė nė disa vendė tė botės, duke sjellė nje kontribut me vlerė, si bie fjala, pėr 7 vjet ka sjellė pėr vit 10 miljonė dollarė, eksport-import, duke bėrė, gjithashtu, 22 vjet kontrata, me 56 shtete tė ndryshme, qė nga Itali-Greqi-Jugosllavi e gjer nė Kinė dhe disa shtete tė Afrikės sė zezė.

Dhe jo vetėm kaq, por Dilaveri, tashmė, diti jo vetėm ta kuptojė dhe ta ndėrtojė jetėn, por diti dhe ta jetojė jetėn e tij dhe tė familjes sė tij, dhe nė Fterrė, dhe nė Patos, dhe nė Tiranė, dhe nė Pekin, dhe ne Algjeri e gjetke e gjetke, nė ndėrtimin e sė cilės ka vlerė shėmbullore, dhe shpirti, dhe mendja e bashkėshortes sė tij, Dudushes, gruas qė Zoti e gatoi me dėshirė e me nge. Dhe tė dishė tė jetosh jetėn, nuk ėshtė pak, e as diēka e vogėl, sepse tė mirėjetosh, duhet, dhe tė dish, dhe tė kesh, aqė mė tepėr, nė psikologjinė, e midis psikologjisė shqiptare, qė njė kohė jetėn ia kishim kushtuar me tepėrim partisė, ashtu si, tashmė, themi: "si tė dojė Zoti", kur, dhe vetė Zoti kėshillon : "ruaju tė tė ruaj"!, kur jeta ėshtė: "kujdes dhe rregull".

Kjo vlerė e bėn Dilaverin, qė, pavarėsisht se mund ti kenė ngelur, jo pak dėshira pa u realizuar, siē i ngelen ēdo njeriu nė jetė, Dilua kur kthen kokėn pas, dhe bėn rezymenė e jetės sė tij, nuk i skuqet faqja, pėr asnjė lloj ligėsie apo faji ndaj vetes, apo ndaj te tjerėve.

Dhe ky njeri, qė diti tė kuptojė kohėn dhe diti ta jetojė jetėn, di dhe tė festojė edhe pėrvjetorin e 75-tė tė ditlindjes, qė tregon qytetėrim e civilizim tė tij, kur jo pak nga ne tė tjerėt, vazhdojmė tė kemi ndroje, qė tė organizojmė ceremoni tė tilla qė japin gėzim familjes, tė afėrmve, miqėsisė e shoqėrisė.

Pra,si i tillė, ėshtė njohur Dilaver Shkurti, korrekt me jetėn e i drejtė me njerėzit, pa abuzuar , as nė rini, as nė moshėn e parė 20-40, as nė moshėn e dyte 40-65, dhe as tani nė moshėn e tretė, duke mbetur nje model i bukur nė jetė.

Prandaj, pėr tė gjitha kėto arsye, sot, njė ditė pas lindjes, mė 5 shtator, 75 vjet mė parė, gjėj rastin, ti uroj, me gjithė zemėr dhe me tėrė arsyen time, jetė sa mė tė gjatė dhe gjithnje pa pleqėri, bashke me Dudushen, duke i falėnderuar, si ēift, dhe pėr kėtė model, qė i japin Fterrės dhe fterjotėve tanė

Guro Zeneli

Nr. 35 - shtator 2003

dilorexho.jpg
Dilaveri dhe Rexho Kurupi

 Nga ing. Rexho Kurupi,

I PARI INXHINIER I SHQUAR FTERJOT

Kolegu i tij, Rexhua, duke i uruar ditlindjen, nėnvizoi se, Dilaveri, pasi kishte kryer dy vjet shkollė nė Normalen e Elbasanit, pasi u diplomua si teknik i mesėm nė shkollėn Teknike Tiranė, shkoi pėr studime tė larta pėr inxhinier nafte nė Moskė, ku mbrojti temėn e diplomės shkėlqyeshėm pėr shfrytėzimin e puseve tė naftės. Me ndėrgjegje dhe me vullnet tė madh punoi si inxhinier, si kryeinxhinier, si drejtor nė Patos.

U shqua pėr punėn qė bėri nė pusin "fontan 542", tre muaj rresht pa u shkėputur pėr 24 orė, dite e natė. Kėshtu mė pėrkushtim punoi dhe si kryetar i degės teknike tė Naftės dhe si si sekretar I bashkėpunimit teknik e shkencor nė Ministri me vendet e huaja. Vlerat e tij profesionale e shkencore i tregoi ne librin e tij "Mbi shfrytėzimin e puseve tė naftės", libėr qė shėrbeu si udhėzues teknik e praktik pėr specialistėt e naftės. Metoda e nxjerjes sė naftės viskoze, nėpėrmjet injektimit tė naftės sė lehtė, u aplikua dhe po aplikohet dhe tani nė industrine e nxjerrjes sė naftės.

Me kėtė pėrkushtim punoi ing.Dilaveri dhe si diplomat ekonomik nė disa shtete, si nė Kinė, Algjeri e gjetke, kur arriti tė nėnshkruaj marrėveshje ekonomike e tregėtare me 56 shtete tė ndryshme nėpėr botė.

Shoku e miku ynė, Dilaveri, ėshtė shquar pėr punė mė ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie, pėr korrektesė nė detyrė, pėr ndjenjėn e tė drejtės nė punė e nė shoqėri dhe pėr dashamirėsi ndaj tė tjerėve.

Janė kėto arsyet, qė Dilaveri, pavarėsisht nga punėt e shumta dhe tė rėnda nė nafte dhe jashte shtetit pėr shtetin, i ka dhembur koka, por ama, nuk i ka hyrė asnjė "gjėmb" nė kėmbė, duke mbetur pėrherė i nderuar dhe i respektuar kudo, nė shoqėri e nė miqėsi, nė Fterrė e me fterjotėt.

Nr. 35 - shtator 2003

hiqmetdusha.jpg

MIRĖNJOHJE PĖR HIQMETIN

- Me rastin e 60 vjetorit tė rėnies heroike pėr Ēlirimin e Libohovės -

Nė kuadrin e 60-vjetorit tė rėnies sė dėshmorit tė shquar, Hiqmet Dushės, mė 30 gusht 1943, pėr ēlirimin e Libohovės, Komuniteti fterjot nė Sarandė, nė bashkėpunim me Komitetin e Veteranėve te rrethit tė familjeve tė dėshmorėve, morėn inisiativėn dhe organizuan njė aktivitet jubilar kushtuar jetės, veprės dhe vlerave tė Hiqmetit, si Mėsues, si komisar i Luftės pėr liri e demokraci, dhe si njeri i ditur midis tė diturve.

Me kete rast, pėrfaqėsues tė veteranėve dhe tė komunitetit fterjot ne Sarandė e ne Tiranė dhe gati tė gjitha familjet e Dushajve me banim nė Tiranė, nė ditėn e rėnies, mė 30 gusht erdhėn nė Fterre, nė vendilindjen, ku Hiqmeti zhvilloi dhe veprimtarinė kryesore si organizator i Luftės Antifashiste Nēl.

Pranė lapidarit te 6 dėshmorėve tė Fterrės, nė Ixuar te burimi, u vendosėn kurora dhe lule nga veteranėn, nga komuniteti fterjot i Sarandės, nga familja e tė birit, Dushos, nga vėllai Lutfiu e nipėr e mbesa te Hiqmetit, nga Muzua nė emėr tė Korkutajve dhe nga mjaftė fterjotė tė tjerė.

Pėrshėndetėn dhe folėn pėr Hiqmetin, veterani, Myslim Bisha nė ėmėr tė familjeve te dėshmorevė tė rrethit tė Sarandės. Fjalė zemre shprehu pėr Hiqmetin Muzafer Korkuti. Falėnderuar me lot nė sy, Lutfiu dhe Dusho Dusha. Nė ėmer tė Xhanes pėrshėndeti bukur, e bija e saj, Flutura.

Ditėn tjetėr, nė Sarandė, pasi u bė njė vizitė dhe u vendosėn kurora e tufa me lule nė varrezat e dėshmorėve, mbi varrin e Hiqmetit, nė lokalin e vėllėzėrve Ēelaj, u zhvillua nje ceremoni mė e gjėrė, ku veterani, kryetari i Shoqatės sė familjeve tė Dėshmorėve tė rrethit, Myslim Bisha, foli pėr jetėn dhe veprimtarinė e Hiqmet Dushės dhe Guro Zeneli pėr vlerat e tė shquarit Hiqmet Dusha. Njė pėrshėndetje e veēantė ishte dėrguar nga Tirana, prej Safet Memit dhe Ismet Elezit.

Nė kėtė ceremoni nderuan me pjesėmarrjen e tyre dhe sekrertarja e Bashkisė sė Sarandės, znj. dhe Kryetarja e Partisė Demokratike pėr rrethin e Sarandės, znj. Parashqevi Shehu.( ?), si dhe miq e dashamirės tė Fterrės dhe tė fterjotėve.

Pas aktivitetitt jubilar, u zhvillua dhe njė koktejl.

Nr. 35 - shtator 2003

hiqmetfterre.jpg
Tek lapidari ne Fterre

VLERĖ E SHQUAR NĖ FTERRĖ E, PĖR MBI FTERRĖ

E kush nuk e njeh Hiqmetin tonė? Dhe jo vetėm nė vėndlindjen e tij, por edhe gjetkė e gjetkė. Kur ishte nė shkollėn Normale, Elbasani e njohu si djalė patriot dhe si nxėnės e student shėmbullor, e njohu si veprimtar e si organizator i demostratave antifashiste nė shkollė e nė qytet. Kėtu, nė vitin 1940 mori dy diploma , njė si Mėsues, nga shkolla, dhe njė si Trim, nga opinioni pėrparimtar. E ēmuan kėtu njerėz tė shquar tė dijes, si Aleksandėr Xhuvani me pedagogė tė tjerė, ashtu siē e vlerėsuan dhe njerėz tė trimėrisė sė madhe si Muzafer Spahiu me tė tjerė, dhe deri tek Fadil Hoxha, njė nga organizatorėt kryesor pėr Kosovėn.

U nda me normalistėt, me pedagogė e studentė, me idealin se do tė takoheshin nė njė Shqipėri tė lire e demokratike. I ngarkuar me kėtė ideal, u kthye nė vendlindje, ku i kishte rėnė koka, nė Fterrėn e tij. Kėtu filloi me pasion punėn si mėsues i shkollės, qė ishte hapur 24 vjet mė parė, nė tetor tė vitit 1916, me mėsuesin e parė tė gjuhės shqipe nė Fterrė, mulla Selim Gjonika.

Dhe nisi Hiqmeti 24 vjeēar, dy punė njėherėsh, pa lėnė pas dore, as njerėn e as tjetrėn, po pėrkundrazi duke i vlerėsuar tė dyja njėlloj dhe duke futur idealin tek mėsuesia e shkolla bashkė, dhe mėsuesinė e shkollėn, tek ideali i tij, aq sa tė dyja, i lidhi dhe i bėri njė. E jo vetėm kaq, por Idealin e tij "pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike", e futi dhe nė shpirtin e fterjotėve nė Fterrė. Dhe nėqoftė se Fterra u lidh, gati e tėra me luftėn kundėr pushtuesit fashist e nazist, meritėn e parė e ka Hiqmet Dusha, i cili jo vetėm e bėri Fterrėn njė tė tėrė, por diti ta lidhė Fterrėn e tij e Fterrėn tonė, dhe me gjithė lėvizjen antifashiste, me Kurvelesh e Labėri, me Bregdetin, me Gjirokastrėn e Vlorėn.

Nė kėtė veprimtari Hiqmetin e njohėn komisarė e komandantė, organizatorė e udhėheqės tė luftės, qė nga i shquari Bedri Spahiu, "birbil Matohiti qė stė shoh me sy", nga Lekdushi dhe "Memo Meto oratori", nga Kuēi, e tė tjerė e tė tjerė.

E njohu mire dhe e deshi ēeta e Fterrės, qė kur u krijua, nė qershor 1942, te kroi i Bedrinit. E njohu dhe e ēmoi ēeta "Haredin Tremishti" E njohu dhe e vlerėsoi Ēorraji, Borshi e Piqerrasi, ndėrsa, Kuēi dhe Gusmari, pa dhe trimėrinė e diturinė e tij nė nėntor 1942, kur Kurveleshi u ēlirua, njė herė e pėrgjithmonė nga pushteti i pushtuesit fashist, qė nuk mundi tė ringrihej mė nė krahinėn: Kurvelesh, o gurė i thatė,/ trima burra,trima gratė,/. E njė nga kėto trimėresha tė Fterrės e Kurveleshit, Limja e Korkute, i njohu nė thellėsi, ndjenjat dhe shpirtin e tij, duke i qėndruar kėshtu gjithe jetėn simbol besnikėrie duke u lidhė me fėmijėn e tij, tre muajsh nė barkun e saj, Dushon, qė tashmė ėshtė 60 vjeē.

Hiqmeti ishte ai, mėsues e komisar, qė diti tė bashkėpunojė pėr luftėn nė Fterrė, me tė gjithė fterjotėt, por veēanėrisht, me Safet Memin e Lazo Kofinėn, me Shaban Mitėn e Eqrem Kofinėn, me vėllėzėrit e tij, Mehmetin, Bilalin e Lutfiun, me Ēallon e Ismail Bezhanin, me Shuquri Sadikun, Nafiz Bezhanin e Resul Mitėn, me Shefqet e Kamber Brinjėn, me Halil Maton e Muhedin Haderin, me Belul Brinjėn, Dervish Shkurtin e Bastri Dautin, si dhe me shume e shume tė tjerė, deri nė Kurvelesh e Laberi. Njėherazi, Hiqmeti, diti tė bashkėpunojė fort dhe me intelektualėt nė Fterrė, si me: Neim Zanin e Tasin Elezin, Lame Xhamen e Xhevdet Kofinėn, me Qemal Mehmetin, Shefki Mitėn dhe Ismet Elezin, si dhe me burra e gra tė tjerė tė Fterrės sonė.

Edhe me pak fterjotė qė morėn rrugėn e Ballit, Hiqmeti, bashkė me Safet Memin e shokė tė tjerė fterjotė, ditėn tė mbanin ekuilibėr, ditėn dhe tė debatojnė me kundėrshtarėt politikė, por dhe ti shpėtojnė ata , nga e keqja e madhe.

E me qė dolėm nė kėtė ide, ėshtė vendi qė tė theksojmė, vlerėn me tė madhe tė Hiqmetit, aftėsinė e tij pėr tė zgjidhur ēdo lloj mosmarrėveshje, ēdo keqkuptim, qė atėhere nuk ishin tė paktė, dhe ēdo lloj pakėnaqėsie midis fterjotėve, pavarėsisht nga mendimet, pikėpamjet e qėndrimet e tyre "ndryshe". Dhe jo vetėm diti ti zgjidhė drejt, por diti tė ruaj e tė zhvillojė unitetin, bashkimin e vėllazėrimin fterjot, qė ai, para se tė dilte nė rreshtat partizane pėr luftėn nė Libohovė, nė momentin e ndarjes, ia la amanet Safet Memit, duke i thėnė": Safet! Kam merak unitetin nė Fterrė!, amanet tė cilin, Fterra e fterjotėt e ruajtėn dhe e trashėguan nė luftėn e nė pasluftėn, si dhe nė 50 vjetėt e shtetit monist, madje dhe nė kėto 10-12 vjet tė tranzicionit tė gjatė ė tė vėshtirė, nė vendin tonė.

Nėqoftė se Fterra jonė e njohu Hiqmetin, si mėsues tė ditur e me kulturė, si organizatorė tė shquar tė luftės, si njeri tė unitetit dhe solidaritetit, si njeri qė dinte tė punonte dhe vetėm, por qė dinte dhe tė bashkėpunonte dhe me tė tjerėt, me cilindo njeri tė arsyeshėm, me cilindo qė takohej e bisedonte; Libohova dhe ēetat partizane e njohėn Hiqmet Dushėn, dhe si trim me armė nė dorė nė betejėn e 30 gushtit 1943 pėr ēlirimin e saj, ku toka libohovite futi nė gjirin e vet gjakun e ngrohte tė birit dhe djalit 27 vjeēar tė Fterrės, qė ėshte cilėsuar:"buzėgas, qė kur kish lerė".., tė mėsuesit e komisarit ftejrot, qė mbeti nė krye tė nderit e trimėrisė partizane, qė u radhit si "yll i pashuar" midis dėshmorėve tė shquar tė Shqipėrisė sonė.

Pra, gjykojmė se Hiqmeti, si figurė e shquar, do parė nė shumė plane, por, nė radhė tė parė, nė tri-katėr vlerat mė tė mėdha tė tij: Vlera, si mėsues i ditur, midis tė diturve; Vlera, si komisar i parė, midis tė parėve; Vlera, si dėshmor i shquar, midis tė shquarve; dhe Vlera, si Njeriu i unitetit, nė vitet e vėshtira tė Luftės Antifashiste Nēl.

Dhe pėrfundimisht, mund tė konkludojmė se, Hiqmet Dusha, mbetet djali dhe biri i Fterrės, qė: gjakun,e la nė Libohovėn e njohur tė Avni Rustemit, palcėn e eshtrave e la nė Fterrė e nė Kuē, dhe tani, ketu e mbi 40 vjet, eshtrat e tij, prehen nė Sarandėn e bukur, bashkė me dėshmorė, nga Kurveleshi e Bregdeti, nga Minoriteti e Ēamėria, nė brigadėn e dėshmorėve tė kėtij rrethi. Ndėrsa, nderin e diturinė, ia dhuroi Fterrės, si trashgimni tė pėrherėshme.

Dhe emrin: "yll i pashuar", ia fali hapėsirės sė Kurveleshit e gjithė Labėrisė, Sarandės e Vlorės dhe tėrė Shqipėrisė, ndėrsa shpirti i Hiqmet Dushės, ka 60 vjet, qė del e hyn nė paradisin e Zotit, duke pritur, si nė tė gjallė tė tij, me bujari e fisnikėri, shpirtin e ēdo fterjoti, duke pėrgėzuar Fterrėn dhe fterjotėt, kudo qė janė, qė ruajnė bashkėsinė e vėllazėrinė. Pėr tė gjitha kėto arsye, Hiqmeti ynė mbetet vlerė e shquar nė Fterrė e pėrmbi Fterrė, pėr tė gjithė fterjotėt, nė breza me radhė, pėr mot e jetė.

Lavdi tė gjithė atyre qė u shkruhet emri nė Histori. Kush vritet pėr liri, bėhet burrė nė Histori. Hiqmeti tashmė, ėshtė bėrė Burrė.

Dhe fjalia "kapak floriri"i pėrket Safet Memit, qė na tha: Sado tė mira tė thoni e tė shkruani pėr Hiqmetin, pėrsėri fterjotėt i mbeten borxhli atij Njeriu". Ndaj nė Fterrė thonė: Njėherė e bėri nėna.

Dilaver Shkurti,

Guro Zeneli

Nr. 35 - shtator 2003

hiqmetsarande.jpg
Ne vorrezat e deshmoreve ne Sarande

HIQMETI YNĖ ME VLERA

Ndofta, ne, Safeti dhe Ismeti, jemi ndėr ata fterjotė, qė duam me nostalgji tė madhe e me dhėmbje tė thellė, tė ndodhemi nė 60 vjetorin e rėnies pėr liri tė Njeriut, Shokut e Mikut tonė, Hiqmetit tė kohėve tė vėshtira dhe tė organizatorit tė luftės Antifashiste Nēl.

Por, mosha dhe mundėsitė fizike, nuk na lejuan tė vijmė atje tek ju, nė Fterrė e, midis fterjotėve, dhe veteranėve nė Sarandė, pėr tu ēmallur me kujtimet pėr Hiqmetin tonė me shumė vlera, qė ne e kujtojme shpesh, duke njomur dhe sytė tanė, dhe duke pėrfytyruar fytyrėn e Mėsues Hiqmetit, Komisar Hiqmetit, organizatorit tė Luftė nė Fterrėn tonė kundėr pushtuesit fashist e nazist, Njeriut qė diti tė ruaj e tė forcojė unitetin nė Fterrė e midis fterjotėve, dhe qė pėrhapi idealin "Pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike", nė Fterrė, nė Bregdet e Kurvelesh e deri nė Libohovė, ku derdhi gjakun, pikėrisht pėr kėtė ideal, Biri i shquar i Fterrės sonė tė dashur, Hiqmeti.

I paharruar, pėr jetė e mot, emri dhe shėmbulli i madh i Hiqmet Dushės.

Safet Memi,

Ismet Elezi.

Nr. 35 - shtator 2003

hiqmetlime.jpg
Limja me Hiqmetin

E nisim, qė kėtu, me Limen, se...

Kur ishim nė Sarandė, duke pirė njė kafe dhimbjeje, pėr vdekjen e Harun Maēit atė ditė tė dhimshme, Gėzimi ynė, na thotė se pas disa ditėsh, nė ditėn e rėnies sė Hiqmetit, ishte marrė nje nismė nga komuniteti fterjot nė Sarandė dhe veteranėt pėr familjet e dėshmorėve tė rrethit tė Sarandės pėr tė bėrė njė aktivitet jubilar mė rastin e 60 vjetorit tė rėnies sė Hiqmet Dushės. Gėzimi, edhe dėshirėn e kishte shumė tė mire, edhe mendimet tė mira i kishte. Por organizimi konkret ende ishte jo aqė i mirė. Sigurisht, kishte kohė pėr ta bėrė organizimin "e vogėl" tė kėsaj verpimtarie.

Muzua dhe Rebiu, dy vėllezėrit e mirė tė Limes sė Hiqmetit, u bėnė nxitės dhe organizatorė qė tė shkonim nga Tirana, dhe nė Fterrė,dhe nė Sarandė pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė thėnė dy fjalė pėr vlerat e njeriut tė mirė, mėsuesit tė ditur, dėshmorit tė shquar,Hiqmetit, me rastin e 60 vjetorit tė rėnies sė tij nė Libohovė.

Nė mėngjezin e ditės sė shtunė, nė orėn pesė e gjysėm, nė mėngjėz, nisėm rrugėn me mendimin qė tė rrinim nė Fterrė nė orėn 12.00 te drekės, ku do tė fillonte ceremonia pėr Hiqmetin.

Nė makinė pamė qė u vendosėn dy kurora me lule. E po menduam se ishin dy kurora, njė pėr nė Fterrė e njė pėr nė Sarandė. Dhe rruga nisi. Kur po arrinim nė tė dalė tė Tiranės, te Kombinti, Rebiu, qė ishte "shoferi" ynė, ktheu makinėn nė drejtim tė varrezave publike.

- Kėshtu e menduam,-tha Muzua. Do ta fillojmė aktivitetin qė kėtu, me Limen se ndofta kėshtu do tė bėnte dhe Hiqmeti i saj. Do tė "takojme" pesė minuta Limen tonė. Do ti vėmė kurorėn me lule tek koka e saj dhe do ti themi se, dhe nė emėr tė saj, do ti vėmė kurorė e lule Hiqmetit ne Fterrė e nė Sarandė.

Dhe kėshtu u bė. Sa ndali makina, Muzua me Adelinėn, gruan e tij tė ēmuar, morėn kurorėn dhe shkuan drejt varrit, ku prehej Limja.

- Mirėmėngjėz, Lime motra,- i tha Muzua. -Mirėmėngjėz,- tham dhe ne tė tjerėt me shpirt. Ndėrkaq Muzua me Adelinėn vendosėn kurorėn, duke i thėnė pėr rrugėn qė kishim marrė dhe pėr nderin qė donim ti bėnim, dhe Limes, por ama Hiqmetit nė radhė tė parė.

Adelina puthi fotografine e Limes. Muzua i vuri doren te faqja. Edhe ne tė tjerėt bėmė si Muzua. Por Muzos iu njomėn dhe sytė, se Limja pėr tė ishte motėr e shkuar motrės.

Makina mori rrugė. Nė makinė ra heshtja. Ishte heshtje nderimi pėr Limen, qė as na u pėrgjigj e as nuk u ngrit dot nga varri. Por ne na dukej, sikur na shoqėronte shpirti i saj. Dhe na dukej se Lime motra falėndėronte e puthte dy vėllezėrit e saj pėr respektin qė i bėnė asaj, dhe pėr mė tepėr Hiqmetit, qė ajo, Limja e veēantė, jetoi pėr gjithė jetėn me kujtimin e madh tė Tij.

Pasi pimė njė kafe nė Vlorė, vazhduam rrugen nėpėr rrugėn e Lumit tė Vlorės. Megjithėse rruga ishte dhe pak e vėshtirė, Muzua na e lehtėsoi duke na treguar dhe histori tė lashte, qė nga Velēa, tek "Shpella e Shkronjave", diku atje lart, mbi Brataj, pėr Horėn e Vranishtit, pėr vlerat e historisė sė kėsaj ane, pėr lashtėsinė e Shkėmbinjvė tė mėdhenj tė kuq nė kėto male me histori mbi 60 miljonė vjet, deri dhe shkėmbinjtė e Fterrės tonė.

Muzua fliste e mua mė kujtohej Nėna qė mė thoshte: Bir i Nėnės! Nė jetė ec me ata qė merr mėnd, dhe jo me ata qė tė marrin dhe ato qė ke.

Guro Zeneli.

Nr. 35 - shtator 2003

avreci.jpg
Eduardi me familjen ne Rome

Intervistė

Nė Romė punojmė e jetojmė, por njerėzit tanė nuk mund ti harrojmė

- Kėtė Intervistė na e ka derguar nga Roma, mė 17 korrik, nė fax-in 00 355 4 234180, djali i Ahmetit, Eduard Avreci, qė ka ikur qė nė fillimet e emigracionit shqiptar. Me kėtė rast, e falėnderojmė dhe i urojmė mbarėsi pėr gjithėēka, bashkė me fterjotėt e tjerė nė Romė e Itali-

Pyetje: Si ikėt dhe kur ikėt nga Shqipėria?

- Ishte viti i "ndryshimit" tė Shqipėrisė. Nė vendin tone u krijua njė situatė e vėshtirė, kur filluan tė ikin shqiptarėt turma-turma. Midis tyre ishin dhe jo pak fterjoptė, e jo pak miq e shokė dhe tė mite nė Tiranė. Brenda meje u krijua njė gjėndje e rėndė shpirtėrore. Si shumė e shumė tė tjerėve, edhe mua mė kishte humbur shpresa. Shpresėn e humbur e kėrkuam nė mėrgim. Mua mė erdhėn ndėr mend fjalėt qė kisha dėgjuar nga fterjotėt se Fterra kishte qėnė qė herėt fshat kurbeti. Dhe ja tani erdhi pėrsėri koha e kurbetit. Kėshtu, nė vitin 1992 mora rrugėn pėr nė Greqi, duke kaluar nga kufiri, pa ditur as vetė se si shkoja e ku do shkoja. Si shumė tė tjerė, me rregull e pa rregull, kaluam nė rruge e pa rrugė, deri nė thellėsi tė Greqisė, duke u shpėrndarė si zogjte e korbit. Atje gjeta punė nė peshkim, por flija ne baraka. Arrita tė pėrshtatem me punėn dhe tė mėsoj dhe gjuhėn greke. Kėshtu kaluan 2 vjet e gjysėm. Pastaj, me anije munda tė kaloj nė Itali. Por tani dija tė orjentohesha. Shyqir qė kuptoja pak italisht. Ēmova shume teklevizorin e shtepisė, qė e kisha ndjekur e mėsuar diēka gjuhėn italjane, sa per tė mos mbetur nė rrugė. Dhe rruga mė solli nė Romė. Kėtu gjeta punė, nė njė restorant nė Romė, ku arrita tė bėhėm guzhinier i parė. Kuptohet jam rregulluar me dokumenta qė kur erdha, duke respėektuar njė mė njė tė gjitha procedurat e shtetit Italian.

Pyetje: Po si e pėrballuat dhe po e pėrballoni jetėn?

- Mos mė pyet, xhaxhi Guro. Nuk i them dot tė gjitha. Tani, kur e kujtoj tėrė atė "marrėzi", me duket sikur nuk kam qėnė nė rregull. Bile ajo "histori" me ngjall frikė. Tani, me kėtė mėndje qė kam sot, as nuk mund ta mendoj njė gjė tė tillė, pa lere mė ta bėj. Por, si duket shpresa pėr jetėn mė dha atė forcė qė tani nuk e kam mė. Madje dua ti harroj ato peripeci, tė njė epidemie masive qė mė zuri dhe mua. Tani janė tė shkuara, por jo tė harruara. Tani, pas asaj lodhje e asaj situate tmerri, tė parė me sy e tė rrezikur deri fizikisht, jemi lule. Kaperceva vėshtirėsitė e para, deri sa tė merresha vesh me grekėt nė Greqi e me italianėt ne Itali. Nisa jetėn nga e para. Dhe tani, siē tė thashė, jam lule.

Pyeyje: Atėhere, le tė merremi me jetėn "lule".Apo jo?

- Po. Jam dakort. Tani jam nė pjesė tjetėr tė jetės.Tani ndjej kėnaqėsi nė punė. Ndjej gėzim dhe ne shoqėrinė e miqėsine time. Kam dhe shok e miq, por vėlla e shkuar vėllait kam dy fterjotė, Granitin dhe Erletin, qė janė me zemėr tė bardhė, tė ndershėm e punėtor, qė bisedojmė e qajmė hallet njeri me tjetrin dhe nuk ngatėrrohemi me asnjė gjė tė keqe nė kėtė botė. Kam marrėdhenie shumė tė mira dhe me kolegėt nė punė. Kam ndėrtuar dhe familjen time. Marjetėn, nusen, e kam nga Tirana, me origjinė nga Dhėrmiu i Bregut. Kemi lindur dhe dy fėmijė, njė djalė e njė vajzė, Kristin dhe Klejdian tre muajshe. Prandaj them: jam "lule".

Pyetje: Ke ndonjė merak, qė tė detyron ta kthesh kokėn pas, nė Fterrė e nė Tiranė?

- Nuk ka njeri pa njė merak. Umė jam nga ata qė kam mė shumė. Merakun mė tė madh e kam per Babain tim, Ahmetin, qė na vdiq shpejt dhe nuk munda as ta ndihmoja sa duhej e as munda ta sillja qoftė dhe njėherė nė Itali, se ja Mamanė, Lifon, tani e kam kėtu nė Romė, por ama, pa Ahmetin. E kujtoj shpesh. Pa dashje mė del pėrpara, ne radhe tė parė fjala e tij, pėr tė jetuar dhe punuar me djersėn e ballit, pėr tė mos i rėnė mė qafė asnjeriu, pėr tė parė punėn dhe jetėn e familjes e pėr tė shkuar mire me shokėt e miqtė. Kam pesė vjet qė ēdo 3 korrik pėrkujtoj pėrvjetorin e vdekjes sė Babait, qė e kisha aqė tė mirė. Kujtoj me respekt dhe gjyshin, Nejaziun, qė shpirti i pafte: paqe dhe hir! Po dhe Nėnė Bejenė, qė nuk e ndaj dot, e cila e ka shpirtin dhe tek sternipėrit e saj. Motrėn Lolė e dua shumė. Dua dhe kam mall dhe pėr dy xhaxhėt e mi, Selimin nė Tiranė e Astritin nė Fterrė. Nė shpirt kam mall dhe pėr gurėt e Avrecajve nė Fterrė. Vėrtetė qė jetojmė e punojmė nė Romė, por njėrėzit tanė, Fterrėn dhe fterjotėt, nuk mundemi ti harrojmė.

- Ju faleminderit,

Intervistoi: G. Zeneli

Nr. 35 - shtator 2003

xhevo.jpg
Xhevo Gjonika

BURRĖRESHĖ, NĖ GJONIKAJ E NĖ FTERRĖ

Ėshtė e njohur Fterra jonė pėr disa gra qė kanė marrė emrin: burrėresha nė familje e nė fshat. Njė nga kėto ėshtė edhe Xhevua e mirėnjohur, qė lindi nė Kofinaj nė vitet 1890 dhe u bė nuse-bijė nė Gjonikaj, duke ndėrruar jetė nė moshėn 87 vjeēare po nė vendlindjen e saj. Xhevon e bukur e me mend, fati e bashkoi me njė nga djemtė mė tė mirė e tė zgjuar, me Hidajet Gjonikėn, djalin e vetėm tė Selim Gjonikės, nė mes tė tri motrave tė tij, Husniesė, Shemos e Hases. Vjehrri i Xhovos, mulla Selimi, burrė i ditur e patriot, qė kishte kishte mbaruar studimet teologjike nė Stamboll, arriti qė nė vitin 1916 tė hapė shkollėn e parė nė gjuhėn shqipe, nė shtepinė e tij, nė Fterrė. Ēifti Xhevo-Hidajet lindi tri vajza. E para, Hafien, qė nuk jetoi dot mė shumė se 7 vjet. Edhe vajza e tretė, Nazmija, nė moshėn nėntė vjeēare u nda nga jeta. Familja e Hidajetit mbeti vetėm me njė vajzė, Lirinė apo Liron, siē i flet Fterra. Nė mes tė dhimbjes pėr humbjen e dy vajzave e nė mungesė tė njė djali, pėr Xhevon, Lirua u bė shpresa e vetme nė Gjonikaj.

Por, nė vitin 1935 ndodhi, ajo qė nuk pritej. Hidajetin, nė moshėn 26 vjeēare, e mori Zoti me vete, duke i dhėnė sėmundjen e tifos, qė e zuri aqė rėndė. Shtėpia e Gjonikajve mbeti me dy prindėr tė moshuar, Selimin e Lelen, dhe njė nuse, Xhevon, me njė bijė, Liron. Dhe, biri-Hidajet, pas njė viti, mori me vete nė botėn tjetėr, edhe Babanė, mulla Selimin me kulturė.i vetmi mashkull nė fisin e Gjonike. Kėshtu ai mbylli vazhdimin e jetės nė fisin e tij. Kėshtu nė kėtė familje mbetėn tri femra: vjehėrr-nuse-bije. Xhevua ishte nė moshėn 24 vjeēare. Lirua fėmijė. Dy vdekjet, njera pas tjetrės, nė njė vit, babė e bir, ishte kuje e gjėmė, qė ka ngele nė kujtesėn e Fterrės si njė pikėllim i madh. Pėr Xhevon e re nuk kishte ngushėllim. Nė vdekjen e Hidajetit 26 vjeēar vajtuan dhe burrat. Vajtimi me ligje i Veli Mehmetit ka ngelė nė histori. Ismail Bezhanit i ra tė fikėt. Ferruze Mehmetes(Hizmja) zbriti zbathur nga Qafa e Mehmete nė Gjinikaj, duke ulėritur, duke ējerrė fytyrėn dhe duke shkulur flokėt. Pėr tre vjet rresht ėshtė mbajtur zi dhe nuk ėshtė kėnduar, jo vetėm nė Fterrė, por deri dhe nė fshatrat fqinjė.

selimgjonikafamilja.jpg
Familja e Selim Gjonikes: Lelja, Hidajeti, Xhevua dhe Lirua e vogel

Nė Gjonikaj u mbyll njė derė, u shua njė mbiemėr nga mė tė mirėt e Fterrės. Tani Xhevos i duhej tė pėrballonte jetėn, duke mbajtur dhe vjehrrėn e moshuar dhe duke rritur bijen e vogel, dritėn e syrit tė saj, shpresėn e vetme ne jetė. Xhevos i duhej tė ishte dhe grua dhe burrė nė Gjonikaj, pavarėsisht nga plaga dhe dhimbja qė ishin tė pėrjetėshme. Jetėn e saj e lidhi me kujtimin e Hidajetit dhe me shpresėn tek Lirua, qė e kishte dhe vajzė dhe djalė, ashtu siē ishte dhe vete, edhe grua, edhe burrė shtėpie. Dhe kjo grua e fortė diti ti dalė pėr zot, me nder e dinjitet, Gjonikajve dhe familjes me tri femra brenda. Ajo e mblodhu veten, duke pleqėruar vjehrrėn, duke rritur e edukuar bijėn dhe duke mbajtur tė hapur portėn e Gjonikajve deri sa dha shpirt.

Ndjeu gėzim, vetėm kur bija e saj, Lirua, e martuar me Avniun e mirė, lindi djalin e parė Lulėzimin, qė i lulėzoi shpirtin, dhe tė dytin, Feksorin, qė i dha feks dhe shpirtit tė gjyshe Xhevos, qė patėn dhe kėmbėn e mbarė pėr tė lindur njeri pas tjetrit pesė djem me radhe. Edhe pse u bė gjyshe disa herė, edhe pse disa herė iu lutėn, jo vetėm e bija, Lirua, por dhe Avniu me nipėrit e saj, qė i donte si shpirtin, ajo nuk e la shtėpinė ne Gjonikaj, pėr tė zbritur tek e bija me nipėrit e saj.-Jo, dhe jo,- kėmbėnguli ajo,- nuk ikij nga shtėpia e Gjonikajve. Kėtu dua tė mė gjėjė dhe vdekja. Dhe varrin, e pat lėnė amanet, tė ma bėni praėn Hidajetit e dy vajzave nė Xhinga. Dha shpirt nė duart e vajzės dhe, njeherazi, djalit tė saj, Liros. Dhe, sipas amanetit, Lirua, me gjithė Fterrėn, e pėrcollėn pėr atje ku ajo deshi, tek porta e xhenetit. Sa herė kalojmė nė qafėn e Gjonikajve, edhe mė sot, na del para syve Xhevo Gjonikja, gruaja qė u bė burrėreshė e burrė nė Gjonikajt, qė lanė histori tė dhimbshme, por dhe histori pėr arsimin, nė Fterrėn tonė.

Dilaver SHKURTI

Nr. 35 - shtator 2003

bregulleshe.jpg

NGA JALI I VUNOIT, NĖ FTERRĖN TONĖ

- ne tė lam, po ti sna le, o vendlindja jonė -

Duke zbritur pėr herė tė parė nė kėtė vend bukurie, qė siē duket e ka bekuar vetė Zoti e qė, ai qė u quajt "pashai i Jugut", aty nga vitet 70-tė, ndėrtoi nė kodėr, sipėr kėtij gjiri magjepsės vilėn pėr ushtrinė, e cila, pasi pėsoi, si shumė objekte tė tjera shkatėrrimin e vitit 1996-97, tashmė ėshtė kthyer nė "identitet", veē, jo mė si "roje vigjilente"mbi ujrat e qeta tė detit Jon, por si rezidencė pushimi pėr ushtarakėt e shtetit. Kjo godinė shquhet pėr arkitekturėn e saj tė veēantė, ndryshe nga ndėrtesat modeste, qė janė ndėrtuar kėtu, nė kėto vite, nga dora private pėr rreth kėtij gjiri magjepsės, si tė ishte "Gji i Perėndeshės sė Bukurisė".

Kėtu natyra ka shkrirė nė njė, kaltėrsinė e Qiellit me ngjyrėn blu tė thellėsisė sė Jonit, qė derdh pa kursim jodin kurues, nė rėrėn gurėhollė e tė lėmuar qė me ngrohtesinė e vet i jep kėnaqėsi trupit tė shtrirė mbi tė, bashkė mė rėrėn mė tė hollė 3-4 metro mė larg nga ujėt e detit, ku hollohet e pėrzihet me brezin e tretė tė rėrės sė imtė, qė ngjitet e bie lehtas nga lėkura e trupit, pa tė lėnė, as pluhur, as dhe, e as njė lloj papastėrtie.

Edhe pse ishim me pushime tė plota nė kėtė pikė natyrore-turistike tė Bregdetit Shqiptar, nė kėtė "copė gjiri" me rėrė tė ngarkuar me jodin e nevojshėm pėr njeriun, si nė asnjė gji tjeter nė tėrė perlėn e Jonit, ku njeriu shėrohet nga sėmundje rematizmale e streset nervore, pėrsėri, ne nuk mund tė rrinim pa shkuar, nė fshatin qė Refik Bezhani e ka quajtur "Lule Xheneti", nė Fterrėn tonė, aqė tė mirė per syrin fterojt.

Dhe, pavarėsisht se kjo pjesė e detit Jon, ku vizitorėt dhe ata qė dinė tė kridhen vertikalisht e horizontalisht nė thellėsitė e ujravė tė kėsaj pjese magjepsėse bregdetare, e pagėzuar me emrin kuptimplot Jal, qė disa e pėrdorin nė gjininė femėrore Jala, duke u pėrqasur me bukurinė e fytyrės sė njė femre qė tė merr sytė me hijeshinė e saj, siē ti merr dhe Jali, pėrsėri nuk mund tė mos ēlodhja sytė, tė paktėn dhe pak orė, nė gjelberimin e pėrhershėm tė luginės sė Fterrės sonė.

Megjithėse emrin "Jali" e ka marrė, qė kur vunjocit kanė njohur veten nė historinė e tyre, qysh para erės sė re, megjithėse uji i detit kėtu nė Jal ėshtė i tejdukshėm si xhami, ku mund tė notosh pa shqetėsim me sy hapur pėr tu parė si nė njė pasqyrė tė bukur nusėrie, pėrsėri nuk mund tė rrija pa vėnė buzėt nė ujėt freskėt qė buron nga "frigoriferi" natyral nė Ixorin e Fterrės sonė.

Megjithėse ishim pranė Vunoit me emėr, qė qysh herėt nga vizitorė tė ndryshėm ėshtė cilėsuar si "qytet" i Bregut, nuk mund tė rrija i qetė pa shkuar nė Fterrėn tonė, qė vjershėtori i mirėnjohur, Lefter Ēipa me grupin e Himarės e ka pėrcaktuar nė kėngė: "Fterra kasabaja Labe,/ poshtė e sipėr evropiane,../.

Megjithėsė edhe Vunoin e ēmoj dhe e dua pėr njerėzit e mirė dhe trima e tė ditur, me tė cilėt kam dhe miqėsi tė ngushte, veēanėrisht me Piron e Andone dhe Toqen e Zote, qė nė vitet gjashtėdhjetė, ku e ndjej veten mirė dhe midis vunjocėve nė Jal, nė banesėn tek Bashkim Andoni e nė klubin e tij, ku unė pija kafe tė mirė, siē e pija dhe tek kafja e "barbės" prej Pilurit, nga dora e vajzės sė mirė, Valbonės, nga Kolonja e Kurveleshit, pėrsėri nuk mund tė rrija pa shijuar njė kafe e nje gotė raki fterre nė vendlindjen time, qė, shumė nga ne bijtė e saj, pėr arsye nga mė tė ndryshme, ne e "lam", po vendlindja sna lė, duke qėnė pėrjetė forca tėrheqėse e shpirtit dhe mendjes sone.

Ndaj qė ditėn e tretė, shpirti fterjot mė detyroi tė marr rrugėn pėr tek burimi nė Ixuar. E, kjo nuk ishte vetėm kėrkesa ime, por dhe dėshira kėmbėngulėse e mbesės sė vogėl, Helgės sė bukur, siē i thotė xhaxhai i saj, Albani nė Kanada; ishte dėshira e Nuses sė Djalit tonė, "Gaxhit tė babit", Elės sė mirė ; ishte kėnaqėsi e Kanos time dhe Valdetes tone, qė mban gjallė shpirtin e gėzuar nė shtėpinė prindėrore, ishte gatishmėria e Birit tonė, Gazmendit, qė donte me "male" tė shkonte, qoftė dhe pak orė, sa Gurua tė ēmallej me Fterrėn. Dhe tė gjitha dėshirat u shkrinė nė njė, kur me Birin "shofer", makina nisi rrugėn gjarpėrushe nga Perla e Jalit pėr nė "Lulen e Xhenetit". Frymėn, e ndalėm nė Ixuar, ku na doli pėrpara, me dėshirėn e mirė, Profiti, nė dyqanin qė e mban hapur dhe nė kohė dreke. Pasi shplamė e lamė duart nė burimin e Ixorit, pasi pimė nga ai ujė burimi qė tė jep energji dhe freski, aqė mė tepėr nė njė ditė me vapė gushti, Profiti na ftoi nė dyqanin e tij.

Sa hymė e sa u ulėm, i zoti i dyqanit, si gjithmonė, na ofroi pėr mirėseardhje nga njė gotė raki fterre. Nuk kaluan pak minuta dhe, pa pritur, na vuri perpara njė mėllėnjė te skuqur nė tigan. - Kjo,- tha Profiti,- nuk ėshtė pėr ju tė mėdhenjtė, por pėr mbesėn tuaj,- i tha Kanos, se kjo vjen pėr herė tė parė nė vendlindjen e gjyshit, nė Fterrėn tonė. Megjithate, Helga, na la ta shijonim, mishin e zogut, nga njė ēik, dhe ne tė tjerėt.

Ishte kohė dreke. Takuam pak. Nė Ixuar nuk kishte tė tjerė. Ca ishin me bagėti e ca nė punėt e tyre ne koshtra. Bėmė njė vizitė tė shkrtėr tėk Samiu e Sadetja, qė na lutėn shumė pėr tė qėndruar mė gjatė, por ne justifikoheshim me Helgėn tonė, qė donte tė shikonte sa mė shumė FTERRE. Shkuam deri nė Qafėn e Mehmete, por as te Nexhua nuk kishte njeri e as tek Hasani aty pranė. Gjetėm vetėm Afon e Lulos nė shtėpi, qė vetėm e pėrshėndetėm dukė lėnė "tė shkuara" pėr Lulon, qė kishte shkuar nė Tiranė pėr kurim nga njė kokėrr pranė syrit. Dhe u kthyem me merakun se nuk takuam dot fterjotė tė tjerė.

Ndėrkaq nė Ixuar na erdhi Gjubraja bashke me Astritin me lutjen pėr tė shkuar pėr drekė nė shtėpi. Na erdhi dhe Vojua e Beshirit, vajza e xha Ganiut, me duar plot, duke sjellė pak gjize e pak djathė, sa pėr ti berė me shėndet pėr "sėlli" dreke. Edhe njė pjatė me ullinj tė kripur fterre na e vuri pėrpara, nė tavolinėn qė kishte shtruar Profiti nė dyqanin e tij, me ēfarė iu ndodh. Nuk kaluan pak minuta, kur tek dera e dyqanit hyri Besmiri, studenti nė Medresenė e Gjirokastrės dhe djali i Profitit, me ēifte ne krah e me njė mėllėnjė e njė grifshė nė duar, duke na thėnė: Vajta shpejt e shpejt dhe munda tė vrisja vetėm kėto tė dya. Po tė rrini pėr darkė, unė mund ta vras dhe tė tjera. Fterra jonė ruan dhe traditėn pėr mėllėnja, qė dikur fėmijtė fterjotė i vrisnin me llastikė apo i zinin me dėrrasė guri.

U kėnaqėm, se gjetėm, si pėrherė "vetulla" tė qeshura. Pimė pėrsėri ujė Ixori, madje Kanua mbushi dhe 5 bidonė kauēuku me ujė Ixori. Tri pėr nė klubin-disko tė Bashkimit nė Jal, sipas porosisė sė tij: Mė bini ujė Fterre, se unė e di se ēfarė uji ka ajo Fterrė!" dhe dy pėr veten tone.

Nė shtufez bėmė njė "vizitė" te Nėnė Ilja e te vėllai-Sako, duke u vėnė tek koka e varrit nga njė degė dafine dhe duke puthur me lotė nė sy fotografinė e secilit. Me sy "pėrshėndetėm"gjithė fterjotė qė preheshin aty. Dhe ikėm me mendjen para pėr nė Jal, por me shpirtin pas, nė Fterrė.

Vėrtetė qė lam pas Fterrėn, por pėrpara na dolėn kudo fterjotė. Nė Borsh Shako Mehmeti, qė na kujtoi vargjet e tij pėr Fterrėn: "O portat e gurta, ēburra kini nxjerrė,/ mbi 100 mėsusa, dije kanė mbjellė../. Nė Ixuar Nedreten e Hamzait, Luanin e Demir Shkurtit dhe Qendrimin e Nexhip Dautit, i cili na ftoi me shumė dėshirė, pėr tė vizituar lokalin- disko qė ka ndėrtuar nė Shkallė buzė detit, por qė ne nuk mundėm ta realizonim. Edhe nė Jal, qė nuk na vinte mėndja, gjetėm fterjote. Na gėzoi takimi me bijėn fterjote, Suzanėn e Dushe, nuse nė Vuno, tek i miri Piro Kolori, e cila kishte ardhur pėr pushime nga Nju Xhersi i Amerikės pėr nė Vuno-Jal. Ndėrsa te lokali, ku pinim kafe njė grup pushuesish, na foli me bujari njė nga djemtė e Nazmiut, nipi i Belulit, ishkryetar kėshilli, qė kujtohet me respekt nė Fterrė, Bujar Brinja, qė, si emrin, kishte dhe shpirtin, me mendje poetike, por qė merrej me tregėtimin e akullores nga Vlora nė Bregdet. Buzė detit, te rėra u pėshėndetėm dhe me Xhemal Maton e gruan e tij tė mirė, qė si pėr vit kishte ardhur si profesor i notit me pulumbar pėr thellėsitė e Jonit. Ndėrsa nė Vlorė uruam Bajraktarin e Havanė pėr martesėn e djalit tė tyre, qė tu trashėgohet pėr jetė e mot.

Kudo, ku shkova, gjeta ose mė gjetėn fterjotė. Por, nė Sarandė gjeta jo pak fterjotė tė mėrzitur e tė pikėlluar se, atė ditė, kishte ndėrruar jetė Haruni, nga njė sėmundje e ligė qė nuk e la tė jetonte, tė paktėn sa ėshtė jeta mesatare e shqiptarėve nė Shqipėri, duke lėnė nė pikėllim Gjonen me tri vajzat e tij, motrat: Melo, Haso e Behare dhe vėllėzėrit: Musa, Nexhdet e Jashik. E jo vetėm kaq. Dhėmbja pėr vdekjen para kohe tė Harunit, u shtri gjėrė, te shumė kushėrinj, shokė e miq tė jetės sė tij nė Sarandė.

Tė gjitha kėto nė pak ditė. Por, tė tjera ditė vijnė e te tjerė fterjotė do tė takohen nė tė mira e nė gėzime, nė pėrpjekje pėr tė jetuar jetėn me djersė e me nder, duke bėrė njėherazi dhe mė shumė pėrpjekje pėr tė bėrė diēka mė tepėr, qoftė dhe me fjalėn e mirė nė dobi tėnde, o Fterrė, qė, "Ne tė lam, po ti sna le".

Jal-Vuno, gusht 2003.

Guro ZENELI

Nr. 35 - shtator 2003

Enter supporting content here